rilindasit kombetare qe luftuan me pushke

5
"Libri i Kuq" (Menorandumi i Greçes) është resultat i Kuvendit të Greçes i cili u mbajt më 23 qershor 1911. Ky kuvend u mbajt nëpllajën e Greçës, në perëndim të Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishte tani një program kombëtar në të cilin aderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Eshtë shkruar shqip dhe frëngjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Këtë dokument, i njohur si Libri i Kuq” (për shkak të ngjyrës së ballinës së broshurës në të cilën u shtyp) ia paraqiti Kuvendit të krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi. Në hyrje të memorandumit (“Librit të Kuq”) flitet për ndihmën që dhanë shqiptarët për të sjellë xhonturqit në fuqi. Memorandumi i Greçës parashtronte një program të plotë të autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishte konceptuar ajo në platformën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit. “Libri i Kuqiu dorëzua nga përfaqësuesit e kryengritësve ambasadorit turk në Mal të Zi, Sadredin Beut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjë përgjigje. Për të pasur garancinëeFuqive të Mëdha për plotësimin e kërkesave të tyre, një delegacion i kryengritësve, i përbërë ngaLuigj Gurakuqi, Dedë Gjo Luli, Sokol Baci etj., ua dorëzoi Memorandumin e Greçës përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë. Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik evropian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Në memorandum thuhej: “...na po bajmë fli për arsye të nalta politike dëshirat e pavarësisë që frymëzojnë popullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypim vetëm autonomi të gjanë...” Menorandumi i Greçes

Upload: merkur-sinani

Post on 19-Jul-2015

1.883 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke

"Libri i Kuq" (Menorandumi i Greçes) është resultat i Kuvendit të Greçes i cili u mbajt më 23 qershor 1911. Ky kuvend u mbajt nëpllajën e Greçës, në perëndimtë Selcës, në Malësinë e Madhe dhe u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali. Me këtë akt kryengritja e armatosur e shqiptarëve të veriut kishtetani një program kombëtar në të cilinaderuan tashmë të gjithë shqiptarët. Eshtë shkruar shqip dhe frëngjisht e nënshkruhet nga SokolBaci (Grudë), Dedë Gjo Luli (Hot), DedëNika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), TomëNika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), LulëRapuka (Vukel), Llesh Gjergji(Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), MehmetShpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), NikëMëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), BinakLulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin). Këtëdokument, i njohur si “Libri i Kuq” (përshkak të ngjyrës së ballinës së broshurësnë të cilën u shtyp) ia paraqiti Kuvendittë krerëve të kryengritjes Luigj Gurakuqi.

Në hyrje të memorandumit (“Librit të Kuq”) flitet për ndihmën që dhanë shqiptarët përtë sjellë xhonturqit në fuqi. Memorandumi iGreçës parashtronte një program të plotëtë autonomisë së Shqipërisë, ashtu siç ishtekonceptuar ajo në platformën e LëvizjesKombëtare Shqiptare qysh nga koha e Lidhjes së Prizrenit. “Libri i Kuq” iu dorëzuanga përfaqësuesit e kryengritësveambasadorit turk në Mal të Zi, SadredinBeut, që e pranoi atë pa dhënë ndonjëpërgjigje. Për të pasur garancinëeFuqive tëMëdha për plotësimin e kërkesave tëtyre, një delegacion i kryengritësve, ipërbërë ngaLuigj Gurakuqi, Dedë GjoLuli, Sokol Baci etj., ua dorëzoiMemorandumin e Greçës përfaqësuesve tëFuqive të Mëdha në Cetinë. Malësorëtfilluan dhe zhvilluan kryengritjen tëvetëdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcëtë mposhtin turqit, por të bindur se do tëndikojnë në përmirësimin e pozitës së tyredhe të bindin opinionin demokratikevropian në zgjedhjen e problemit tëshqiptarëve. Në memorandum thuhej: “...na po bajmë fli për arsye të nalta politikedëshirat e pavarësisë që frymëzojnëpopullin shqiptar tash pesë shekuj, e lypimvetëm autonomi të gjanë...”

Menorandumii Greçes

Page 2: Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke

Mihal Grameno

Luftëtar dhe intelektual ishquar i Rilindjes.

Mësimet e para i mori nëvendlindje. Ende i vogël, për

nevoja ekonomike moriudhën e kurbetit, në

Rumani. Aty u lidh me lëvizjen atdhetare dhe më1889 u zgjodh sekretar i

shoqërisë "Drita". Me vullnetdhe këmbëngulje punoi përtë zgjeruar horizontin e tijkulturor. Botoi vjersha dheartikuj në shtypin e kohës. Më 1907 ishte antar i çetëssë Çerçiz Topullit dhe luftoi

pothuajse në të gjithëShqipërinë e Jugut.

Xhonturqit e burgosën disaherë. Mori pjesë në

Kongresin e Manastirit dhemë 1912 në Shpalljen e Pavarësisë. Pas këtij vitimbrojti me forcë shtetin

shqiptar

Krijimet e para letrare e publicistike të MihalGramenos panë dritën e botimit në fillim të shek.XX. Hartoi këngë patriotike, disaprej të cilave, si "Përmëmëdhenë", "Lamtumirë", "Uratë për liri" u përhapëngjerësisht në popull. Ështëndër nismëtarët e dramaturgjisë e të prozës(sidomos novelës) së gjatëshqipe. Shkroinovelat Oxhaku (1904-1905), Varri i pagëzimit (1909) dhe E puthura (1909), në tëcilat gjeti pasqyrim me nota sentimentaliste jeta e përfaqësuesve tëvegjëlisë, me brengat e saj tëpërditshme

Page 3: Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke

Bajram Curri

Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, tëkorrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e tëshkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit “Bashkimi”të Shkupit nga viti 1908.Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë sëMbishkodrës të v.1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimete mbledhjes sëJunikut, mori pjesë nëkryengritjen e përgjithshme tëarmatosur, u shqua sinjë nga komandantët e talentuar popullorë qëtheu ushtritë osmanenë Qafën e Prushit e nëfushën e Kosovës.

Së bashku me HasanPrishtinën, Isa Boletinin e Idriz

Seferin në krye të forcavekryengritëse hyri në

Shkup, duke çliruar nga zgjedhaosmane gjithë vilajetin e

Kosovës. Pas 1912 punoi nëKosovë për mbrojtjen e shtetit

të pavarur shqiptar. BajramCurri nuk u pajtua me vendimet

e padrejta të Konferencës sëLondrës të 1913 që lanë jashtë

kufijve të shtetit shqiptarKosovën dhe vise të tjerashqiptare dhe luftoi për

bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga

drejtuesit e kryengritjes sëarmatosur popullore në Kosovë

kundër zgjedhësserbomalazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundërveprimeve antikombëtare e

separatiste të Esat pashëToptanit në Durrës.

Page 4: Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke

Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhëheqës i lëvizjeve për çlirim e bashkim kombëtarku bashkë me Idriz Seferin përbënin një kombinim që u shndërrua në mit ndër bjeshkët e Kosovës, Hero i Popullit.

Isa Boletini

Në ditët e pavarësisë, në krye tëpërfaqësuesve të Kosovës, u ndodhpërkrahIsmail Qemalit në Vlorë dhemori pjesë aktive në organizimin e

forcave të armatosura për mbrojtjene Qeverisë së Përkohshme tëVlorës,- ku tregohet se Ismail

Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu "Jo Ismail, se duhen njerëztë shkolluar", dhe i rekomandoi M. Derallen. Këtu ngarkohet dhe krijonGardën e parë të Ushtrisë shqiptareduke vendosur rregull në disa zona

të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke. Më1913, si anëtar i delegacionit

shqiptar e përfaqsues i UshtrisëShqiptare, së bashku me Ismail

Qemalin shkoi në Londër, kuprotestoi me forcë kundër vendimittë Fuqive të Mëdha për copëtimin e

Shqipërisë.

Historiani Edwin Jacques tregon njëanekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyrinë godinën e Ministrisë së jashtmebritanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkojtë hiqte revolen nga brezi dhe t'alinte në vendin e posaçëm ngaqëduhet të hynte i paarmatosur. Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatëtakimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt venditpër të rimarrë revolen e tij. Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetatmund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut ShefqetPasha s'mund t'a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheume një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa njërevole të dytë.”

Page 5: Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke

Isa Boletini

Shqiptarët që shkuan në Londërlanë përshtypje të mira (edhe psenë rrezerva i vetmi që përballontenivelin e homologëve ishte LuigjGurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës). Në një rast kur Aubrey Herbert sikryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen sipërkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,"Thuaji atij,” tha Isa, "që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe qëunë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.” E tha me shumë shprehi, ”E thuajiqë kur të vij pranvera, do tëplehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumëpër të harruar."

Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshetë bardhë la një mbresë të fortë të zakoneveshqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë. Ai zuri shumë miq, që i treguanlavdinë e Londrës. "Por prapë,” ai i thoshtemikut të tij Aubrey Herbert, "madhështore siçështë, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unënuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhelumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupate tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri nënisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjene kolonelit holandez Thomson, krijonxhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoiqëndresën popullore kundër pushtuesve të rinjserbo-malazezë. Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritettë madh si udhëheqës popullor. Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët "Unë kam ngrit krye përhakin e Shqipnis. Nuk lypi shpërblime përvete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!" kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isënnë krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste. Më 1916 gjendet në Shkodërpër të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistëtmalazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtëHalilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitindhe tre luftëtarë të tjerë.