rezultatet reflektimi i e anketËs periudhËs ......analiza e të dhënave të mbledhura për këtë...

30
REZULTATET E ANKETËS REFLEKTIMI I PERIUDHËS KOMUNISTE NË KURRIKULËN E HISTORISË NË SHQIPËRI Tiranë, 14 shkurt 2020

Upload: others

Post on 20-Oct-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 1

    REZULTATET E ANKETËS

    REFLEKTIMI I PERIUDHËS KOMUNISTE NË KURRIKULËNE HISTORISË NË SHQIPËRI

    Tiranë, 14 shkurt 2020

  • 2

    Të dhënat mbi autoret:

    Dr. Jonila Godole punon prej vitit 2005 si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit. Ajo ka studiuar për shkenca politike, sociologji dhe pedagogji në Universitetin “J. W. Goethe” Frankfurt am Main/Gjermani. Godole ka qenë një nga gazetaret e para të shtypit të pavarur në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, e njohur sidomos për intervistat politike. Fushat e saj të hulumtimit shkencor përfshijnë komunikimin politik, sistemet mediatike dhe rolin e medias në kujtesën kolektive. Është doktore e shkencave që prej vitit 2013, me një punim mbi gazetarinë shqiptare në tranzicion dhe problematikat e saj, botuar nga Papirus më 2014. Njëkohësisht ajo është autore e dhjetra artikujve shkencorë botuar brenda dhe jashtë vendit kushtuar zhvillimit të mediave dhe gazetarisë në vendet postkomuniste. Prej vitit 2014 Godole është drejtore ekzekutive e IDMC.

    Dr. Ada Huibregtse është studiuese e shkencës politike. Ajo ka marre titullin Doktore e Shkencës në vitin 2009, në Universitetin e Wisconsin-it në Sh.B.A. Prej vitit 2009 deri në 2018, Dr. Huibregtse ka dhënë mësim si pedagoge e brendshme dhe e jashtme në Universitetin e New York-ut ne Tiranë. Ajo ka mbuluar fushat e politikes se jashme amerikane, marrëdhëniet ndërkombetare, metodologjisë së studimit shkencor dhe konfliktit etnik. Gjate ketyre viteve, Dr. Huibregtse, gjithashtu, ka punuar për projekte të ndryshme ne fushën e zhvillimit ndërkombetar ne Afghanistan, Bangladesh, Bosnje dhe Hezegovine, Gjeorgji, Kosove dhe Sudanin e Jugut. Ajo ështe autore e një sërë artikujsh të botuar në revistat shkencore më të njohura në botë nv fushën e marrëdhenieve ndërkombetare dhe autore e studimeve e raporteve të ndryshme për organizata si Banka Boterore, Organizata Ndërkomberate e Punës, SIDA, Save the Children, PNUD-i dhe USAID-i.

    Ky studim u përgatit nga Dr. Jonila Godole dhe Dr. Ada HuibregtseE-mail: [email protected], Web: www.idmc.al

    Ky botim u mbështet nga Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra Tiranë

    Grafika dhe faqosja: Iceberg Communication

    © 2020 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC)Adresa: Rr. Bardhok Biba, Hyrja A, Kati 11, Tiranë

    IDMC - Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë është një organizatë e pavarur,jo-fitimprurëse dhe joqeveritare me qendër në Tiranë. Aktiviteti i saj shtrihet në tri fusha të rëndësishme: demokracia, media dhe kultura. IDMC promovon zhvillimin e vlerave demokratike, rolin dhe impaktin e medias e të kulturës brenda dhe jashtë vendit.

  • 3

    FALENDERIME

    Ky projekt erdhi si rezultat i një angazhimi të gjatë të IDMC në fushën e ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe rinisë mbi periudhën komuniste dhe sidomos përmes trajnimeve me mësuesit e historisë në mbarë vendin. Prej njohjes sonë me tekstet e historisë dhe me problematikat që ngrinin mësuesit, kishim krijuar perceptimin se ka ende punë për t’u bërë me kurrikulën që kjo periudhë e rëndësishme historike të pasqyrohet me sa më shumë objektivitet. Përmes kësaj ankete me mësuesit e historisë synonim të analizonim realisht situatën në terren. Falënderojmë të gjithë mësuesit që iu përgjigjën thirrjes sonë për të dhënë kontributin e tyre duke vendosur së bashku tullën e parë në hulumtimin nga afër të problematikave të kurrikulës së historisë për këtë periudhë. Bashkëpunimi i ngushtë me shoqatën e mësuesve të historisë “Rinia dhe Historia” rezultoi shumë i frytshëm për projektin. Gjejmë rastin të falënderojmë kryetaren e shoqatës, Vojsava Goce, për mbështetjen përmes shpërndarjes së anketës te mësuesit nëpër rrethe, si dhe mendimet e vlefshme për pyetje të ndryshme në anketë. Një mirënjohje e veçantë i shkon ekspertes së historisë, presidente e Euroclio-s në Shqipëri, Fatmiroshe Xhemalaj, e cila mori pjesë aktive qysh në draftimin e parë të anketës dhe ndihmoi me ndërhyrjet e saj të vyera që anketa të merrte formën përfundimtare që ka.Dhe në fund një falenderim për Fondacionin Konrad Adenaur që mbështet projektet e IDMC në fushën e kujtesës në Shqipëri, pa kontributin e tyre ky projekt do të ishte i pamundur.

    Dr. Jonila Godole Drejtore e IDMC

  • 4

    PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

    Anketa kombëtare “Reflektimi i periudhës komuniste në kurrikulën e historisë në Shqipëri” u hartua nga Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë “Rinia dhe historia” për të nxjerrë në pah perceptimet dhe vlerësimet e mësuesve1 të historisë lidhur me kurrikulën për periudhën komuniste në Shqipëri, mënyrat e zbatimit të kësaj kurrikule dhe njohuritë që mësuesit e historisë kanë lidhur me përmbajtjen, të cilën kanë marrë përsipër të zbatojnë.

    Qëllimi dhe objektivatAnketa vendosi në fokus mësuesit e historisë si agjentët kryesorë të transmetimit të informacionit dhe të diskursit publik për regjimin komunist dhe pasojat e tij në jetën e individëve dhe shoqërisë në Shqipëri midis 1944 dhe 1991 nëpërmjet kurrikulës së historisë. Analiza e rezultateve të përftuara është eksploruese dhe synon të nxjerrë në pah perceptimet dhe vlerësimet e mësuesve të historisë lidhur me kurrikulën për periudhën komuniste në Shqipëri, mënyrat e zbatimit të kësaj kurrikule dhe njohuritë që mësuesit e historisë kanë lidhur me përmbajtjen, të cilën kanë marrë përsipër të zbatojnë.

    Rëndësia e anketës dhe rezultatetBrenda sistemit arsimor në Shqipëri, mësuesit e historisë janë agjentët kryesorë të transmetimit të informacionit dhe të diskursit publik për regjimin komunist dhe pasojat e tij në jetën e individëve dhe shoqërisë në Shqipëri midis 1944 dhe 1991. Kur segmente të rëndësishme të elitës politike dhe shoqërisë shqiptare flirtojnë me forma autoritare të qeverisjes dhe përpiqen të romantizojnë periudhën e regjimit komunist; kur reflektimi për regjimin komunist dhe krimet e kryera për ta mbajtur në funksion si në nivel individual dhe në nivel shoqëror është i limituar, ndihet nevoja për të kuptuar nëse kurrikula aktuale e historisë dhe mësuesit që e zbatojnë atë kanë potencialin të informojnë, të nxisin të menduarit kritik lidhur me regjimin komunist në vend dhe të provokojnë debat publik që tejkalon kufirin e orëve mësimore dhe të hapësirës së klasës dhe shkollës në të cilat zhvillohen ato.

    Ky është hulumtimi i parë që mbledh në mënyrë të strukturuar informacion të drejtpërdrejtë prej mësuesve të historisë lidhur me këtë pjesë të kurrikulës së historisë dhe zbatimit të saj dhe si rrjedhim krijon një pamje më të saktë. Gjetjet e këtij studimi janë të rëndësishme pasi si mësuesit, si kurrikula janë elementë përcaktues në procesin e reflektimit të shoqërisë për të shkuarën komuniste dhe krimet e kryera në emër dhe prej mekanizmave të tij. Megjithatë, vëmendja kryesore e këtij punimi është tek mësuesit. Ndërkohë që kurrikula është një kornizë sugjeruese, mësuesit vendosin se si zbatohet kurrikula; sa vëmendje i jepet regjimit komunist; në cilën pjesë të kurrikulës vendoset theksi; çfare ndikimi ka qasja personale dhe bindjet politike të mësuesit në orën e mësimit.

    1 Për lehtësi leximi dhe kuptueshmërie në këtë punim është përdorur vetëm termi „mësuesit“, në gjininë mashkullore, numri shumës, por që nënkupton edhe mësueset.

  • 5

    Rezultatet tregojnë se 63.4% e mësuesve të anketuar mendojnë që kurrikula e historisë krijon hapësirë të mjaftueshme për të trajtuar temat mbi regjimin komunist. Por temat që fokusohen në natyrën dhe metodat e dhunshme dhe privuese të regjimit komunist, qëndresa antikomuniste dhe zbulimi e dënimi i krimeve të këtij regjimi trajtohen pak ose aspak në kurrikul krahasuar me tema të tjera. Duke reflektuar paqartësitë ekzistuese në diskursin akademik dhe publik lidhur me numrin e viktimave të komunizmit, thuajse 60% e mësuesve të anketuar nuk janë të sigurtë cila është shifra e viktimave të regjimit komunist pasi ajo nuk përmendet në tekstet e historisë. Gjithashtu, mësuesit e patën të vështirë të identifikonin një datë të rëndësishme të qëndresës kundër regjimit komunist.

    Rekomandimet e thuajse 84% të mësuesve të anketuar fokusohen në ndryshime të kurrikulës që prekin strukturën dhe tematikën e saj. Mësuesit shohin nevojën për thellim e zgjerim te temave, sidomos ato që shihen relativisht më pak të trajtuara si: krimet e kryera prej regjimit komunist; dëshmitë e të persekutuarve politikë dhe vizitat në vendet e kujtesës; dhe qëndresa kundër komunizmit. Po ashtu, mësuesit rekomandojnë përdorim më intensiv të statistikave dhe dokumenteve arkivore për të ilustruar tekstet mësimore.

  • 6

    METODOLOGJIA

    KAMPIONIMIKy studim bazohet në rezultatet e një anketimi të kryer me 276 mësues të historisë në arsimin e mesëm të ulët dhe lartë nga të gjitha qarqet e Shqipërisë në tetor 2019. Pyetësori përmban 19 pyetje. Pesë pyetje janë përdorur për të mbledhur të dhëna demografike. Tre pyetje hedhin dritë mbi përkufizimin/et mbizotërues/e për regjimin komunist, njëra prej të cilave përmban 21 nënpyetje. Dhjetë pyetje mbledhin informacion të detajuar lidhur me të kuptuarit që kanë mësuesit për regjimin komunist dhe të drejtat themelore (politike, civile dhe ekonomike) dhe zbatimin e kurrikulës në shkollë dhe një pyetje mbledh rekomandime lidhur me ndryshimet e nevojshme në kurrikulën e historisë. Pyetësori iu shpërnda afro 300 mësuesve nëpërmjet postës elektronike apo anketës online, nga të cilët u përgjigjën 276 prej tyre (92%). Numri total i mësuesve të historisë në arsimin parauniversitar publik në shkallë vendi mendohet të jetë 2.803, nga të cilët 30% janë meshkuj dhe 70% janë femra. Ky raport rezultoi i përafërt edhe në kampionin e të anketuarve, siç do të shihet më poshtë. Kampioni i arritur gjithsesi nuk është përfaqësues për popullsinë e të gjithë mësuesve të historisë në vend, pasi përzgjedhja e kampionit nuk është e rastësishme. Vendimi për të zbatuar një kampionim jo të rastësishëm u kushtëzua nga burimet e pakëta financiare për këtë anketë. Si rrjedhim, përfundimet e këtij studimi janë më shumë sugjeruese dhe hulumtuese se sa përfundimtare. Ato shërbejnë për të nxitur fillimin e një procesi më sistematik të vlerësimit të efektit të kurrikulës dhe mësuesit në kuadrin e reflektimit individual e shoqëror ndaj regjimit komunist dhe krimeve të kryera gjatë këtij regjimi.

    ANALIZA E TË DHËNAVEAnaliza e të dhënave të mbledhura për këtë studim është përshkruese dhe shkakësore. Përpunimi i tyre është kryer në software-in statistikor Stata, versioni 13-të2 . Analiza lejonte mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave demografike të të anketuarve, si shpërndarja gjeografike, mosha, gjinia dhe përvoja në mësimdhënie.

    Shpërndarja gjeografike Qarqet e Tiranës (19.2%), Korçës (13.04%), Shkodrës (10.87%) dhe Fierit (10.87%) kanë numrin më të lartë të mësuesve të historisë që iu përgjigjën anketës. Qarqet e Vlorës (1.09%) dhe Dibrës (1.45%) kanë numrin më të ulët. Mbi 6% e të anketuarve nuk e përcaktojnë qarkun në të cilin japin mësim.

    2 Marzhi i gabimit ±5.6% është llogaritur sipas formulës MOE = z * √p * (1 - p) / √n.

  • 7

    Frekuenca dhe përqindja e të anketuarve sipas qarkut

    MoshaShumica e mësuesve të anketuar i përkasin grupmoshave 31- 40 (33.33%) vjeç dhe 41-50 vjeç (43.48%). Mbi 56% e tyre kanë qenë mbi 10 vjeç në periudhën e ndryshimit të sistemit politik dhe dëshmitarë okularë të ngjarjeve që shoqëruan atë periudhë, ndërsa 89.49% e tyre kanë lindur në periudhën e regjimit komunist.

    Mosha e të anketuarve

  • 8

    GjiniaKampioni i përftuar përbëhet nga 77.17% femra dhe 22.83% meshkuj. Femrat dominojnë të gjitha grupmoshat, përveç asaj mbi 60 vjeç.

    Gjinia e të anketuarve

    Grupmosha e të anketuarve sipas gjinisë

    Gjinia e të anketuarve sipas grupmoshës

  • 9

    Përvoja në mësimdhënie Mbi tre të katërtat e mësuesve të anketuar kanë mbi 16 vjet eksperiencë në mësimdhënie. Mes tyre 58.33% japin mësim në arsimin e mesëm të ulët dhe 40.58% në arsimin e mesëm të lartë.

    Vite në mësimdhënie

    Cikli parauniversitar në të cilin japin mësim

    40.58

    58.33

  • 10

    GJETJET KRYESORE

    A. NJOHURI MBI TERMINOLOGJINË DHE PËRKUFIZIMET Për të nxjerrë në pah shkallën e kuptueshmërisë të të anketuarve për terminologjinë në lidhje me regjimin komunist, anketa përmbante një pyetje me 19 nënpyetje. Secila nga nënpyetjet përfshinte një dimension të regjimit komunist në nivel teorik ose në atë praktik. Përgjigjet sugjerojnë se ka një dakordësi të gjerë lidhur me thuajse të gjitha përkufizimet e dimensioneve të regjimit komunist. Mbi 90% e të anketuarve pohojnë se regjimi komunist:

    • përdorte masivisht dhunën dhe terrorin; eleminonte armiqtë e mundshëm; synonte të kontrollonte jetën e qyetarëve duke përfshirë dhe izolimin e tyre nga vendet e tjera; • përjashton dhe eleminon kishën nga sfera publike, përdor çensurën dhe krijon propagadën e tij, përfshi “realizmin socialist” si forma e vetme e artit, për të formësuar mendimin e qytetarëve; • reduktoi pronën private në qytet dhe në fshat;• centralizoi zhvillimin e ekonomisë në duart e shtetit, ndërkohë që prodhimi vendas nuk ishte konkurrues në tregun ndërkombëtar. Niveli i dakordësisë bie ndjeshëm në 65.53% lidhur me pohimin se regjimi komunist subvencionoi ndërmarrjet jokonkurruese. Mbi 26% nuk janë të sigurtë nëse ky pohim është i saktë, ndërkohë që 8.55% e shohin si të pasaktë.

    Niveli i dakordësisë së mësuesve me përkufizime të

    dimensioneve të ndryshme të regjimit komunist

  • 11

    B. NGJARJET MË TË RËNDËSISHME TË QËNDRESËS ANTIKOMUNISTE Qëndresa kundër regjimit komunist është një pjesë e rëndësishme e kujtesës historike të shoqërisë shqiptare. Ajo duhet të përfshihet në diskutimin publik të shoqërisë si për të kuptuar më saktë zhvillimet historike në vend, ashtu dhe për të vlerësuar përpjekjet e individëve ose segmenteve të ndryshme të shoqërisë që u përpoqën të rrëzojnë një regjim diktatorial. Mësuesit e anketuar u pyetën të identifikonin datat/ngjarjet më të rëndësishme të kujtesës historike mbi qëndresën antikomuniste. Pyetja ishte e hapur dhe nuk ofronte një listë të mundshme të këtyre ngjarjeve. Përgjigjet nxjerrin në pah një sërë gjetjesh që kërkojnë hulumtim të mëtejshëm.

    Njohuritë mbi datat e qëndresës antikomuniste Kryengritjet antikomuniste të viteve 1945-1948 cilësohen më shpesh (38.76%) se ngjarjet e tjera si datat e kujtesës historike të qëndresës antikomuniste. Mes tyre, Kryengritja e Postribës përmendet nga 23.9%, Kryengritja e Koplikut nga 11.99% dhe Kryengritjet e 1945-1946 nga 8.33% e të anketuarve. Veprimtaria e Grupit të Deputetëve Socialdemokratë më 1946 përmendet nga 3.75% e mësuesve të anketuar. Këto ngjarje dhe data identifikohen në mënyrë njëtrajtëshme nga të anketuarit në të gjitha qarqet. 3% e mësuesve të anketuar, të gjithë nga qarku i Korçës, identifikojnë rezistencën e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit gjatë Luftës së Dytë Botërore si ngjarjet e datat më të rëndësishme të kujtesës.

    Data të rëndësishme të kujtesës historike të qëndresës ndaj komunizmit

    Mësuesit e anketuar (59.79%) nuk janë në gjendje të cilësojnë një shifër të përafërt të viktimave të regjimit komunist në Shqipëri. Prej tyre 46.74% pohojnë se nuk janë të sigurtë pasi shifra e viktimave të regjimit komunist nuk përmendet në tekstet e historisë, ndërsa 8.7% përgjigjen se nuk e dinë. Po ashtu, 4.35% të tjerë nuk i kthejnë përgjigje kësaj pyetjeje. Mes atyre që përmendin një shifër, 26.45% përgjigjen se shifra e përafërt e viktimave të regjimit komunist në Shqipëri është 400 000 – 700 000 persona, 9.06 % thonë 700 000 deri më 1 000 000 persona dhe 4.7 % mbi 1.000.000 persona.

    23.91

    22.1

    20.29

    9.78

    8.33

    3.26

    2.9

    05 10 15 20 25 30

    Lëvizja studentore dhjetor 1990 - 1991

    Kryengritja e Postribës

    Kryengritja e Koplikut, 1945

    Kryengritjet e viteve 1945-1946

    Veprimtaria e "Grupit të Deputetëve"

    Rezistenca e Ballit Kombetar dheLegalitetit

    Pa pergjigje

  • 12

    Përgjigjet e të anketuarve mbi datat e qëndresës antikomuniste sipas moshës dhe gjinisë

    Thuajse 24% e mësuesve të anketuar nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje. Nga 66 të anketuarit që nuk i janë përgjigjur kësaj pyetjeje, 36.36% i përkasin grupmoshës 31-40 vjeç, ndërsa 43.94% i përkasin grupmoshës 41-50 vjeç. Brenda secilës grupmoshë, të anketuarit e grupmoshës 51-60 vjeç kanë përqindjen më të lartë të përgjigjshmërisë (87.5%). Analizuar brenda grupeve gjinore, meshkujt kanë shkallën e mospërgjigjes (28.57%) më të lartë se femrat (22.54%). Pavarësisht se cilat janë shkaqet për këtë (mungesa e njohurive ose e sigurisë në njohuritë që kanë mësuesit e historisë, përgjigje të paqarta për t’u koduar, etj), kjo gjetje është tregues i nevojës për të kuptuar shkaqet e mungesës së përgjigjes dhe identifikimit të veprimeve pasuese për ta ndrequr atë.

    Lëvizja Studentore e Dhjetorit, e cila përmbledh fillimin e Lëvizjes Studentore më 8 dhjetor 1990, themelimin e Partisë Demokratike, grevën e urisë në shkurt 1991 dhe rrëzimin e bustit të diktatorit më 21 shkurt 1991, përmendet nga 22.1% e mësuesve të anketuar. Brenda secilës grupmoshë, të anketuarit e moshës 41-50 vjeç (18.83%) kanë nivelin më të ulët të përgjigjshmërisë, të ndjekur nga ata që i përkasin grupit moshor 51-60 vjeç (21.88%).

    Kjo gjetje kërkon një shqyrtim të mëtejshëm të shkaqeve për një identifikim kaq të ulët të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit, ndërkohë që është ngjarja më e afërt në kohë, shënoi rrëzimin e regjimit diktatorial komunist dhe shumica e mësuesve të anketuar e kanë përjetuar periudhën e Lëvizjes Studentore në një moshë 11-30 vjeçare.

    Identifikimi i Lëvizjes Studentore si ditë qëndrese sipas grupmoshës

  • 13

    C. REGJIMI KOMUNIST DHE TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT NË KURRIKULËN E HISTORISËKurrikula e historisë krijon hapësirë të mjaftueshme për të trajtuar temat mbi regjimin komunist për 63.4% të mësuesve të anketuar. Pavarësisht hapësirës ekzistuese në kurrikul, shumica e mësuesve mendojnë se temat që fokusohen në natyrën dhe metodat e dhunshme dhe privuese të regjimit komunist, qëndresa antikomuniste dhe zbulimi e dënimi i krimeve të këtij regjimi trajtohen pak ose aspak në kurrikul krahasuar me tema si Lufta e Ftohtë, krijimi i “Njeriut të Ri”, politikat ekonomike dhe sociale, të cilat nuk e trajtojnë dhe ilustrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë e të gjallë efektin e regjimit tek individi dhe grupi shoqëror rreth tij.

    Hapësira kurrikulare për të trajtuar regjimin komunist

    Mbi tre të katërtat e mësuesve të anketuar pohojnë se zbulimi dhe dënimi i krimeve të periudhës komuniste, mënyrat konkrete të torturës e dënimeve dhe numri i viktimave të regjimit komunist mbulohen aspak ose pak në kurrikulën e historisë. Dhunimi i të drejtave të njeriut dhe i lirisë së fjalës identifikohen nga mbi 60.51% e mësuesve të anketuar si aspak ose pak të mbuluara në kurrikul.

    Kurrikula e historisë i mbulon aspektet e mëposhtme “aspak” ose “pak”

    Temat mbi dhunën psikologjike të ushtruar tek fëmijët e shtresës së persekutuar (87.32%); dokumentet arkivore dhe rrëfimet e dëshmitarëve (85.87%); roli i gruas në shoqëri (82.97%); jeta e përditshme (74.64%); qëndresa antikomuniste (73.91%) dhe represioni komunist (66.31) gjatë regjimit komunist trajtohen pak ose shumë pak në kurrikulën e historisë.

  • 14

    Vendi që zënë temat në kurrikulën e historisë

    Roli i Sigurimit të Shtetit dhe instrumenteve të dhunës mbulohen pak ose aspak sipas 51.88% dhe 44.2% të mësuesve. Përqindja e mësueve që pohojnë se tema të tilla si Lufta e Ftohtë, Lufta e Klasave dhe krijimi i “Armikut të Popullit” trajtohet pak ose aspak është midis 41% dhe 43%. Krijimi i “Njeriut te Ri” dhe izolimi i Shqipërisë shihen si aspak ose pak të mbuluara në kurrikul nga respektivisht 38.4% dhe 32.24%e mësuesve , kurse politikat ekonomike dhe marrëdhëniet me bllokun komunist nga një e katërta e tyre.

    Kurrikula e historisë i mbulon aspektet e mëposhtme “aspak” ose “pak”

  • 15

    Kurrikula e historisë i mbulon aspektet e mëposhtme “aspak” ose “pak”

    Veprimtaritë ekstrakurrikulare Veprimtaritë ekstrakurrikulare, sidomos ato që përballin nxënësin me dëshmi vizuale e orale të fenomenit që studiojnë, janë mjete të rëndësishme për zbatimin e kurrikulës. Në mënyrë të dukshme, më shumë mësues identifikojnë vizitat studimore në vendet e kujtesës (81.52%) dhe takimet me dëshmitarë të periudhës së diktaturës (59.78%) si veprimtari ekstrakurrikulare që promovojnë respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe demokracisë me tepër se sa konkurset (39.86%), seminaret (33.7%) ose konferencat (29.35%).

    Veprimtaritë ekstrakurrikulare që promovojnë respektimin e të drejtave të themelore të njeriut dhe demokracinë

    Ndërkohë, përdorimi i veprimtarive ekstrakurrikulare varion midis 3% dhe 18%. Rreth 11% e mësuesve kanë kryer vizita studimore në vendet e kujtesës, 10.87% kanë kryer takime me dëshmitarët e diktaturës dhe 5.43% kanë përdorur konkurse krijuese që synonin reflektimin mbi të shkuarën.

  • 16

    Veprimtari ndërkurrikulare të kryera në shkollë për t’u njohur me krimet e komunizmit në Shqipëri

    Mësuesit e dinë se vizitat studimore dhe takimet me dëshmitarët e diktaturës kanë një vlerë të rëndësishme në përcjelljen e informacionit teorik, megjithatë ato përdoren nga shumë pak mësues për të zbatuar kurrikulën e historisë lidhur me regjimin komunist.

    Veprimtari që duhen kryer përkundrejt atyre që aktualisht kryhen për të promovuar respektimin e të

    drejtave të themelore të njeriut dhe demokracinë

    Dokumentarët, dokumentet arkivore, rrëfimet e dëshmitarëve të regjimit komunist dhe manualet pedagogjike janë materialet ndihmëse të përdorura nga më shumë mësues për një të mësuar interaktiv të historisë në shkollë se sa rastet krahasimore apo materialet e konferencave shkencore dhe tematike.

  • 17

    Materiale ndihmëse të përdorura për një të mësuar interaktiv të historisë komuniste në shkollë

    D. ANALIZË REGRESIONI MULTINOMINAL - MOSHA, PËRVOJA NË MËSIMDHËNIE, GJINIA DHE QARKU Për të kuptuar efektin e gjinisë, moshës, viteve të mësimdhënies dhe qarqeve nga vijnë mësuesit u përdor regresioni multinomial për përgjigjet lidhur me hapësirën që zënë temat e mësipërme në kurrikulën e historisë. Në mënyrë konsekuente, të gjitha regresionet nxjerrin në pah se mosha, përvoja në punë dhe gjinia ndikojnë këndvështrimin e mësuesve lidhur me masën e mbulimit në kurrikul të temave të ndyshme mbi regjimin komunist. Qarku nga i cili vijnë mësuesit nuk ka ndikim në këtë këndvështrim. Kjo gjetje mund të jetë rrjedhojë e numrit të vogël të të anketuarve për secilin qark.

    Nga pikëpamja gjinore, mësueset janë 54% më të prirura se mësuesit për të pohuar se dokumentet arkivore dhe rrëfimet e dëshmitarëve në temat kushtuar periudhës komuniste zënë pak vend në tekstin, të cilin ato përdorin; dhe 58% më të prirura se kolegët e tyre meshkuj për të pohuar se roli i gruas dhe të drejtat e saj zënë pak vend në tekstin mësimor.

    Rezultatet tregojnë se mësuesit në moshë më të madhe janë 1.5-1.8 herë më të prirur të pohojnë se informacionet mbi represionin komunist në kurrikul trajtohen më shumë se sa duhet 3. Ndërkohë që mësuesit me më shumë vite pune në mësimdhënie janë 66% më të prirur se ata me më pak përvojë të pohojnë se pasqyrimi i krimeve të periudhës komuniste dhe dënimi i tyre nuk mbulohet shumë në kurrikul. Këto rezultate nuk ndryshojnë pavarësisht përfshirjes së rajoneve në regresione. Pritshmëria që mësuesit me moshë më të madhe dhe ata me më shumë përvojë duhet të kenë mendime të ngjashme nuk qëndron, pasi një e katërta e mësuesve në moshë të madhe kanë pak vite pune. Nëse do t’i japim përvojës në mësimdhënie më shumë peshë se sa moshës, atëherë rezulton që kurrikula nuk i ka dhënë hapësirë mjaftueshëm represionit komunist.

    3 Rezultatet konkrete të regresioneve nxjerrin se: Mësuesit e një grupmoshe të caktuar janë 1.53 herë më të prirur se mësuesit e grupmoshës poshtë tyre për të pohuar se represioni komunist zë shumë vend në kurrikulën e historisë; 1.73 herë më të prirur për të pohuar se zbulimi dhe dënimi e krimeve të periudhës komuniste mbulohet shumë në kurrikul; 1.76 herë më të prirur për të pohuar se dhuna psikologjike e ushtruar tek fëmijët e shtresës së persekutuar zë shumë vend në kurrikulën e historisë; dhe 1.65 herë më të prirur për të pohuar se jeta e përditshme në periudhën e komunizmit zë shumë vend në kurrikulën e historisë.

  • 18

    E. REKOMANDIMET E TË ANKETUARVE

    Shumica e mësuesve të anketuar rekomandojnë ndryshime të kurrikulës që prekin strukturën dhe tematikën e saj. Vetëm 14% mendojnë se kurrikula e historisë ka mjaftueshëm tema për përiudhën e regjimit komunist. Prej 234 mësuesve që propozojnë ndryshime, 55.13% kërkojne që fokusi të vendoset te krimet e kryera prej regjimit komunist; 40.6% rekomandojnë përdorimin më të madh të dëshmive të të persekutuarve politikë dhe të vizitave në vendet e kujtesës; 32.48% kërkojnë rritjen e përdorimit të statistikave dhe dokumenteve arkivore për të ilustruar krimet, persekutimet dhe përjetimet e viktimave të regjimit komunist; dhe 17.95% më tepër materiale mbi qëndresën kundër komunizmit. Mbi 44% e mësuesve rekomandojnë thellimin dhe zgjerimin e temave që janë aktualisht në kurrikul dhe 16.26% rritjen e numrit të orëve mësimore.

  • 19

    PËRFUNDIME

    Pjesa dërrmuese e mësuesve (92% - 98%) shprehin mendime të ngjashme lidhur me natyrën e dhunshme, përjashtuese, censuruese e shpronësuese të regjimit komunist. Përdorimi masiv i terrorit dhe eleminimi i armiqve; përdorimi i propagandës dhe zhveshjes masive nga e drejta e pronës; si dhe centralizimi i ekonomisë siguroi kontrollin thuajse të plotë të regjimit ndaj shoqërisë dhe individit. Thuajse një e katërta e mësuesve në grupmoshën 31-50 vjeç nuk identifikuan dot një datë të rëndësishme të qëndresës kundër regjimit komunist. Lëvizja Studentore 1990-1991 u përzgjodh si datë e rëndësishme e qëndresës antikomuniste vetëm nga 22.1% e mësuesve të anketuar, ndonëse shumica e tyre kanë qene në një moshë 11-30 vjeçare kur kjo lëvizje shënoi rrëzimin e regjimit diktatorial komunist. Kryengritjet antikomuniste të viteve 1945-1948 identifikohen nga 38.76% dhe 3%, të gjithë nga qarku i Korçës, identifikojnë rezistencën e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit.

    Duke reflektuar paqartësitë ekzistuese në diskursin akademik dhe publik lidhur me numrin e viktimave të komunizmit, thuajse 60% e mësuesve të anketuar nuk janë të sigurtë cila është shifra e viktimave të regjimit komunist pasi ajo nuk përmendet në tekstet e historisë, ata nuk e dinë ose nuk i janë përgjigjur fare kësaj pyetjeje. Kurrikula e historisë krijon hapësirë të mjaftueshme për të trajtuar temat mbi regjimin komunist për 63.4% të mësuesve të anketuar. Temat që fokusohen në natyrën dhe metodat e dhunshme dhe privuese të regjimit komunist, qëndresa antikomuniste dhe zbulimi e dënimi i krimeve të këtij regjimi trajtohen pak ose aspak në kurrikul krahasuar me tema si lufta e ftohtë, krijimi i njeriut të ri, politikat ekonomike dhe sociale, të cilat nuk e trajtojnë dhe ilustrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë e të gjallë efektin e regjimit tek individi dhe grupi shoqëror rreth tij. Nga njëra anë, sa më e lartë mosha e mësueses ose mësuesit të historisë, aq më e lartë prirja për të menduar se temat si represioni komunist, zbulimi dhe dënimi i krimeve të komunizmit, dhuna ndaj fëmijëve të shtresave të persekutura dhe jeta e përditshme, mbulohen shumë ose jashtëzakonisht shumË në kurrikulën e historisë. Nga ana tjetër, mësuesit me më shumë vite pune në arsim janë më të prirur të pohojnë që këto tema zënë pak ose shumë pak vend në kurrikulën e historisë. Mësueset (femra) janë më të prirura se mësuesit (burra) për të pohuar se dokumentet arkivore dhe rrëfimet e dëshmitarëve në temat kushtuar periudhës komuniste dhe roli i gruas e të drejtat e saj zënë pak vend në teksin të cilin ato përdorin.

    Mësuesit e dinë se vizitat studimore dhe takimet me dëshmitarët e diktaturës të cilat konkretizojnë fenomenet e ngjarjet, që i kanë studiuar në shkollë janë më të efektshme në përcjelljen e njohurive se sa metodat e tjera. Megjithatë ato përdoren nga shumë pak mësues për të zbatuar kurrikulën e historisë lidhur me regjimin komunist.

    Rekomandimet e thuajse 84% të mësuesve të anketuar fokusohen në ndryshime të kurrikulës që prekin strukturën dhe tematikën e saj. Mësuesit shohin nevojën për thellim e zgjerim të temave, sidomos ato që shihen relativisht më pak të trajtuara si: krimet e kryera prej regjimit komunist; dëshmitë e të persekutuarve politikë, vizitat në vendet e kujtesës; dhe qëndresa kundër komunizmit. Po ashtu, mësuesit rekomandojnë përdorim më intensiv të statistikave dhe dokumenteve arkivore për të ilustruar tekstet mësimore.

  • 20

    SHTOJCË 1: ANKETA PËR KURRIKULËN E HISTORISË

    PJESA 1: TË DHËNA TË PËRGJITHSHME

    1. Qyteti/fshati/Qarku:

    2. Gjinia

    a. Femërb. Mashkull

    3. Mosha

    a. 23-30 vjeçb. 31-40 vjeçc. 41-50 vjeçd. 51-60 vjeçe. mbi 61 vjeç

    4. Prej sa vitesh jepni mësim?

    a. 1 - 5 vjetb. 6 -10 vjetc. 11 - 15 vjetd. 16 - 20 vjete. mbi 25 vjet

    5. Në cilin cikël të sistemit arsimor parauniversitar jepni mësim?

    a. arsimin e mesëm të ulëtb. arsimin e mesëm të lartëc. arsimin e mesëm profesionald. Sqaro për cikle të tjera

  • 21

    PJESA 2: PËRKUFIZIME

    6. Ekzistojnë kuptime të ndryshme për konceptin “regjim komunist”. Sipas mendimit tuaj, sa i saktë është secili prej përkufizimeve të mëposhtme?

    Zgjidhni një nga alternativat djathtas 1Shumë i saktë

    2I saktë

    3Disi i saktë

    4Jo i saktë

    5Aspak i saktë

    a. Komunizmi nënkupton që një rend optimal ekonomik, politik dhe shoqëror mund të programohet dhe zbatohet në praktikë bazuar në një pronësi të përbashkët të mjeteve të prodhimit dhe rish-përndarjen e të mirave materiale dhe përmes luftës së klasës synon të krijojë një shoqëri të zhvilluar pa klasa.

    b. Në sferën teorike ai mbështetet në mësimet e mark-sizëm- leninizmit.c. Partia Komuniste i nënshtron mekanizmat e pushte-tit shtetëror dhe bëhet parti - shtet. Interesat e partisë bëhen interesi kryesor i gjithë shoqërisë. Për të prom-ovuar interesat e partisë, regjimi komunist, i mbështe-tur nga një aparat shtypës burokratik është i përgatitur të likuidojë kundërshtarët e tij me të gjitha format.

    d. Sistemi totalitar komunist refuzon sisteminparlamentar. Partia Komuniste përshkon të gjithasferat e jetës shoqërore, duke paralizuar funksionete tyre normale dhe në fazën e fundit, ajo ikontrollon plotësisht ato. Sistemet vërtetdemokratike mungojnë.e. Zgjedhjet ekzistojnë, por ato kanë vetëm karakter zyrtar dhe propagandistikf. Pozicioni i aparatit partiak është thelbësor në sho-qëri, megjithëse komunistët formojnë pakicën e tij.g. Pikëpamjet kundërshtuese nuk tolerohen. Kritikët e regjimit persekutohen ashpër dhe pa kompromis.h. Regjimi nuk respekton as ligjet e veta, siç janë të drejtat qytetare dhe njerëzore të shkruara në kushte-tutë.i. Ekziston një përdorim masiv i shtypjes, dhunës dhe terrorit që synon të likuidojë armiqtë e mundshëm. Qytetarët janë të frikësuar sistematikisht (të gjithë e njohin dikë që u persekutua nga regjimi).j. Pala shtetërore gjithashtu përpiqet të sigurojë kon-trollin maksimal të jetës së shoqërisë në tërësi. Reg-jimi komunist ndryshon sistemin e mbrojtjes së kufijve shtetërorë; udhëtimi jashtë kufijve i nënshtrohet kon-trollit.k. Me anë të censurës, regjimi komunist krijon propa-gandën e vet në të cilën u shpjegon qytetarëve të saj se çfarë duhet të mendojnë.

  • 22

    l. Regjimi eliminon me qëllim dhe sulmon pozitën e kishës në shoqëri.m. Bëhet një “barazim” i kulturës dhe artit; krijohet nje formë e vetme dhe e pranueshme arti i quajtur “real-izëm socialist”.n. Regjimi komunist në Shqipëri goditi pronën private, e cila vazhdoi të ekzistonte vetëm në formën e shtëpive apo mjeteve shtëpiake. Por ato mbetën të gjitha sub-jekt i vendimeve arbitrare të pushtetit.o. Në fushën e bujqësisë promovoi një formë kolektive të pronësisë (fermat shtetërore, kooperativat e bash-kuara bujqësore).p. Zhvillimi ekonomik i shoqërisë ndodhi në një mënyrë të centralizuar, të planifikuar nën mbikëqyrje nga partia komuniste në formën e planeve dy-vjeçare e më pas pesë-vjeçare.q. Prodhimi i drejtuar nga partia komuniste shkëpu-ti kontaktet me vendet e demokracive perëndimore. Prodhimi nuk arriti të ruajë cilësinë dhe përfundimisht nuk mund të konkurronte në treg.r. Regjimi subvencionoi ndërmarrjet jokonkurruese.s. Fenomene të rëndësishme ishin gjithashtu të ash-tuquajturat “mungesa të mallrave” dhe qëndrimi në radhë për çdo gjë.t. Pas vendosjes së kontrollit të plotë nga partia komu-niste mbi shoqërinë lindi edhe kriza e regjimit.

    7. Sipas jush, cilat janë tre datat të rëndësishme të kujtesës historike të qëndresës ndaj komunizmit? Renditini sipas rëndësisë që kanë për ju:

    a. ___________________________b. ___________________________c. ___________________________d. Nuk e di

    8. Sa mendoni se është shifra e përafërt e viktimave të regjimit komunist (të përndjekur, të internuar, të burgosur, të vrarë etj.)?

    a. Nuk jam e sigurt, pasi në tekstet e historisë nuk përmendetb. 400 000 – 700 000 personac. 700 000 – 1 000 000 personad. Mbi 1 000 000 personae. Nuk e di

  • 23

    PJESA 3: REGJIMI KOMUNIST DHE TË DREJTAT THEMELORE TË NJERIUT NË KURRIKULËN E HISTORISË

    Në këtë pjesë, dëshirojmë të na informoni se në ç’mënyrë procesi i mësimdhënies së historisë për periudhën komuniste në shkollë është në përshtatje me kurrikulën zyrtare të historisë dhe me standardet e Këshillit të Europës për historinë.

    9. Sa orë vjetore zhvillohet në tekstin e historisë së popullit shqiptar periudha e komunizmit, sipas kurrikulës zyrtare të historisë?

    10. Qarkoni ju lutemi, më poshtë numrin nga 1-5 për të vlerësuar nëse kurrikula zyrtare ka lënë ose jo mjaftueshëm kohë për të trajtuar këtë periudhë ku 1 është shumë pak dhe 5 jashtëzakonisht shumë.

    1 2 3 4 5

    11. Sa trajtohen temat e mëposhtme në kurrikulën e historisë?

    Zgjidhni një nga alternativat djathtas 1Shumë pak

    2Pak

    3Disi

    4Shumë

    5Jashtëza-konisht shumë

    a. Sa vend zë represioni komunist në kurrikulën e historisë?b. Sa vend zë represioni komunist në kurrikulën e historisë? Në tematikën për komunizmin, sa tema i janë kushtuar qëndresës antikomuniste?c. Sa vend zënë dokumentet arkivore dhe rrëfimet e dëshmitarëve në temat kushtuar peri-udhës komuniste në tekstin që ju përdorni?d. Sa vend zë roli i gruas dhe të drejtat e saj në tematikën: “Shqipëria në periudhën komuniste”?e. Sa është pasqyruar dhuna psikologjike e ushtruar tek fëmijët e shtresës së persekutuar në veçanti dhe ndaj fëmijëve në përgjithësi, në tematikën kushtuar periudhës komuniste?f. Sa vend zë jeta e përditshme në periudhën e komunizmit?

    12. Sa orë të veprimtarive sugjeruese të kurrikulës zyrtare keni planifikuar në planin tuaj lëndor vjetor sipas klasës për periudhën e komunizmit?

    a. _____________________________________

    b. Bëni komentin tuaj për vendimmarrjen që keni bërë. ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

  • 24

    13. Sa i mbulon kurrikula e historisë aspektet e mëposhtme:

    Zgjidhni një nga alternativat djathtas 1Aspak

    2Pak

    2Disi

    4Shumë

    5Nuk e di

    a. Zbulimin dhe dënimin e krimeve të peri-udhës komuniste?b. Evidentimin e qëndresës antikomuniste?

    c. Dhunimin e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës përmes shembujve konkretë?d. Dokumentimin e jetës së përditshme në diktaturë?e. Promovimin e paqes e të drejtave themelore të njeriut në perspektivën rajo-nale dhe europiane?f. Marrëdhënien e Shqipërisë me vendet e bllokut komunist/socialist?

    g. Politikat ekonomike të shtetit komunist (ekonomia e planifikuar, elektrifikimi, ndër-timi i rrugëve, mjekësia etj.)?h. Izolimin e Shqipërisë?

    i. Krijimin e “Njeriut të Ri

    j. Krijimin e “Armikut të Popullit”?

    k. Luftën e Klasave?

    l. Luftën e Ftohtë?

    m. Politikat sociale?

    n. Rolin e gruas në shoqëri, të familjes?

    o. Rolin e instrumenteve të mbajtjes së pushtetit si: policia, ushtria; koncepti i par-tisë-shtet; represioni, përgjimet, përndjek-jet; masat për arratisjet në kufi etj.?p. Rolin e SIGURIM-it të shtetit?

    q. Ndalimin e fesë?

    r. Numrin e viktimave të regjimit komunist?

    s. Aspekte të tjera si mënyrat konkrete të torturës, masat konkrete për dënime?

  • 25

    14. Cilat janë veprimtaritë ekstrakurrikulare që promovojnë respektimin e të drejtave të themelore të njeriut dhe demokracinë? Mund të qarkoni më shumë se një alternativë:

    a. Vizitat studimore në vendet e kujtesës:- Burgje - Kampe internimi- Muze- Memoriale- Etj. b. Takime me dëshmitarë të diktaturës.c. Pjesëmarrja në konkurse krijuese që synojnë reflektimin mbi të shkuarën. d. Pjesëmarrja në workshope dhe seminare.e. Pjesëmarrja në konferenca. f. Tjetër (ju lutemi specifikoni) ________________________

    15. Çfarë veprimtarish ndërkurrikulare kryeni në shkollë për t’u njohut me krimet e komunizmit në vendin tonë?

    16. Cilat janë materialet ndihmëse që përdorni më shumë për një të mësuar interaktiv të historisë komuniste në shkollë? Mund të zgjidhni më tepër se një alternativë

    a. Manuale pedagogjike.b. Materiale nga konferenca dhe seminare kombëtare dhe ndërkombëtare.c. Dokumente arkivore.d. Dokumentarë / Video të tjera.e. Rrëfime të dëshmitarëve, viktima të regjimit komunist.f. Krahasime me raste studimore nga vendet e tjera.g. Tjetër (ju lutem specifikoni) ________________________

    17. Cilat janë temat që mendoni se mungojnë në kurrikulën e historisë në lidhje me diktaturën dhe që duhen të behën patjetër pjesë e saj?

    a.__________________________________________________________________ b.__________________________________________________________________ c.__________________________________________________________________d.__________________________________________________________________e. Mendoj se kurrikula e historisë ka mjaftueshëm tema për përudhën e diktaturësf. Nuk e di

    18. Cilat janë institucionet që punojnë në Shqipëri për dokumentimin e krimeve të komunizmit dhe trajnimin e mësuesve të historisë për këtë periudhë? Bëni komentin tuaj sesa ndikon veprimtaria e tyre në cilësinë e procesit mësimor të periudhës komuniste. ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

  • 26

    PJESA 4: REKOMANDIME

    19. Çfarë do të sugjeronit të ndryshonte në kurrikulën e historisë për periudhën komuniste?

    ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

    Faleminderit për bashkëpunimin!

  • 27

    SHTOJCË 2: DISA NGA REZULTATET MË TË RËNDËSISHME TË ANKETËS

    Pyetja 6: Ekzistojnë kuptime të ndryshme për konceptin “regjim komunist”. Sipas mendimit tuaj, sa i saktë është secili prej përkufizimeve të mëposhtme?

    Përkufizime Shumë i saktë

    I saktë Pak a shumë i saktë

    Jo i saktë Aspak i saktë

    a. Komunizmi nënkupton që një rend optimal ekono-mik, politik dhe shoqëror mund të programohet dhe zbatohet në praktikë bazuar në një pronësi të për-bashkët të mjeteve të prodhimit dhe rishpërndarjen e të mirave materiale dhe përmes luftës së klasës synon të krijojë një shoqëri të zhvilluar pa klasa.

    29.04 41.18 19.49 5.15 5.15

    b.Në sferën teorike ai mbështetet në mësimet e marksizëm- leninizmit.

    58.67 30.26 9.96 1.11 0.0

    c. Partia Komuniste i nënshtron mekanizmat e pushtetit shtetëror dhe bëhet parti - shtet. Interesat e partisë bëhen interesi kryesor i gjithë shoqërisë. Për të promovuar interesat e partisë, regjimi komunist, i mbështetur nga një aparat shtypës burokratik është i përgatitur të likuidojë kundërshtarët e tij me të gjitha format.

    63.37 30.40 5.86 0.37 0.0

    d. Sistemi totalitar komunist refuzon sistemin parla-mentar. Partia Komuniste përshkon të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke paralizuar funksionet e tyre normale dhe në fazën e fundit, ajo i kontrollon plotë-sisht ato. Sistemet vërtet demokratike mungojnë.

    63.24 31.62 4.78 0.37 0.0

    e. Zgjedhjet ekzistojnë, por ato kanë vetëm karakter zyrtar dhe propagandistik

    64.71 28.68 6.25 0.37 0.0

    f. Pozicioni i aparatit partiak është thelbësor në sho-qëri, megjithëse komunistët formojnë pakicën e tij.

    41.95 35.96 19.48 1.87 0.75

    g. Pikëpamjet kundërshtuese nuk tolerohen. Kritikët e regjimit persekutohen ashpër dhe pa kompromis.

    75.98 11.19 5.17 0.37 0.0

    h. Regjimi nuk respekton as ligjet e veta, siç janë të drejtat qytetare dhe njerëzore të shkruara në kushte-tutë.

    53.31 29.41 15.81 1.10 0.37

    i. Ekziston një përdorim masiv i shtypjes, dhunës dhe terrorit që synon të likuidojë armiqtë e mundshëm. Qytetarët janë të frikësuar sistematikisht (të gjithë e njohin dikë që u persekutua nga regjimi).

    67.40 27.11 4.40 1.10 0.0

    j. Pala shtetërore gjithashtu përpiqet të sigurojë kon-trollin maksimal të jetës së shoqërisë në tërësi. Reg-jimi komunist ndryshon sistemin e mbrojtjes së kufi-jve shtetërorë; udhëtimi jashtë kufijve i nënshtrohet kontrollit.

    64.10 28.57 5.49 1.10 0.73

    k. Me anë të censurës, regjimi komunist krijon propa-gandën e vet në të cilën u shpjegon qytetarëve të saj se çfarë duhet të mendojnë.

    64.84 32.97 2.20 0.0 0.0

    l. Regjimi eliminon me qëllim dhe sulmon pozitën e kishës në shoqëri.

    61.40 31.99 5.51 1.10 0.0

  • 28

    m. Bëhet një “barazim” i kulturës dhe artit; krijohet nje formë e vetme dhe e pranueshme arti i quajtur “realizëm socialist”.

    58.65 34.59 5.64 0.75 0.38

    n. Regjimi komunist në Shqipëri goditi pronën pri-vate, e cila vazhdoi të ekzistonte vetëm në formën e shtëpive apo mjeteve shtëpiake. Por ato mbetën të gjitha subjekt i vendimeve arbitrare të pushtetit.

    70.96 25.37 3.68 0.0 0.0

    o. Në fushën e bujqësisë promovoi një formë kolek-tive të pronësisë (fermat shtetërore, kooperativat e bashkuara bujqësore).

    78.31 20.22 1.47 0.0 0.0

    p. Zhvillimi ekonomik i shoqërisë ndodhi në një mënyrë të centralizuar, të planifikuar nën mbikëqyrje nga partia komuniste në formën e planeve dy-vjeçare e më pas pesë-vjeçare.

    76.01 22.14 1.85 0.0 0.0

    q. Prodhimi i drejtuar nga partia komuniste shkëpu-ti kontaktet me vendet e demokracive perëndimore. Prodhimi nuk arriti të ruajë cilësinë dhe përfundimisht nuk mund të konkurronte në treg.

    59.63 31.25 7.72 1.10 0.0

    r. Regjimi subvencionoi ndërmarrjet jokonkurruese. 34.30 31.23 26.02 4.83 3.72s. Fenomene të rëndësishme ishin gjithashtu të ash-tuquajturat “mungesa të mallrave” dhe qëndrimi në radhë për çdo gjë.

    66.91 26.39 6.32 0.37 0.0

    t. Pas vendosjes së kontrollit të plotë nga partia ko-muniste mbi shoqërinë lindi edhe kriza e regjimit.

    55.72 37.64 5.17 1.48 0.0

    Pyetja 7. Sipas jush, cilat janë tre datat të rëndësishme të kujtesës historike të qëndresës ndaj komunizmit? Renditini sipas rëndësisë që kanë për ju:

    Pa pergjigje 66 23.91Lëvizja studentore dhjetor 1990 - 1991 58 21.01Kryengritja e Postribës 56 20.29Kryengritja e Koplikut, 1945 27 9.78Kryengritjet e viteve 1945-1946 23 8.33Veprimtaria e “Grupit të Deputetëve” 9 3.26Rezistenca e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit 8 2.9Revolta e Spaçit 7 2.53Ambasadat, 2 korrik 1990 5 1.81Protestat 1989 5 1.81Bomba në Ambasadën e BS 4 1.45Lëvizja studentore dhjetor 1990 - 1991 3 1.09Zgjedhjet, mars 1992 2 0.72Konferenca e Mukjes 1 0.36Lëvizja antikomuniste e Bajzës 1944 1 0.36Revolta e Qafë-Barit, 22 maj 1984 1 0.36

  • 29

    Pyetja 19: Çfarë do të sugjeronit të ndryshonte në kurrikulën e historisë për periudhën komuniste?

    Rekomandime Frekuenca Përqindja

    Krimet e kryera gjatë regjimit komunist 129 55.13Thellimi dhe zgjerim i temave mësimore lidhur me regjimin komunist

    103 44.02

    Dëshmi nga të persekutuarit dhe vizita në vendet e kujtesës

    95 40.60

    Statistika dhe dokumente arkivore për viktimat e komunizimit

    76 32.48

    Qëndresa kundër komunizmit 42 17.95Më shumë orë mësimore 38 16.24Jeta e përditshme (varferia, radhet, vullnetarizmi i detyruar)

    25 10.68

    Shkelja e të drejtave të njeriut 19 8.12Lufta e klasave 16 6.84Gjithsej 234 100

  • 30

    Page 1Page 2Page 3Page 4Page 5Page 6Page 7Page 8Page 9Page 10Page 11Page 12Page 13Page 14Page 15Page 16Page 17Page 18Page 19Page 20Page 21Page 22Page 23Page 24Page 25Page 26Page 27Page 28Page 29Page 30