resurset natyrore tË kosovËs-

23
INSTITITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHORE FAKULTETI EKONOMIK Lënda: Ekonomia e Resurseve RESURSET NATYRORE TË KOSOVËS- POTENCIALI PËR ENERGJI DHE ZHVILLIMI EKONOMIK

Upload: salih-veseli

Post on 03-Apr-2015

3.598 views

Category:

Documents


11 download

TRANSCRIPT

Page 1: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

INSTITITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHOREFAKULTETI EKONOMIK

Lënda: Ekonomia e Resurseve

RESURSET NATYRORE TË KOSOVËS-POTENCIALI PËR ENERGJI DHE

ZHVILLIMI EKONOMIK

Prishtinë

Përmbajtja

Page 2: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

1. Hyrje........................................................................................................................32. Qëllimi i Studimit – rëndësia e sektorit...................................................................33. Resurset e Energjisë................................................................................................4

4. Konteksti.................................................................................................................54.1 Potenciali energjetik............................................................................................64.2 Rëndësia e Sektorit..............................................................................................74.3 Gjendja Ekzistuese Energjetike...........................................................................7

5. Mihjet Sipërfaqësore...............................................................................................85.1 Mihja e Linjitit.....................................................................................................85.2 Mihjet Sipërfaqësore në Bardh..........................................................................10

6. Termocentralet - Objektet e Prodhimit te Energjisë..............................................106.1 Termocentrali "KOSOVA A"............................................................................116.2 Termocentrali "KOSOVA B"............................................................................126.3 HC – Hidrocentrali i UJMANIT........................................................................136.4 Transmisioni dhe Distribucioni.........................................................................13

7 Konkluzione dhe Rekomandimet..........................................................................13

Literatura.......................................................................................................................16

1. Hyrje

2

Page 3: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Shkenca ekonomike ndahet në shumë degë sipas lendes dhe fushave të studimit. Ekonomia e resurseve - është një disiplinë e veçantë e shkencave ekonomike e cila merret me studimin e ligjeve ekonomike në kuadër të veprimtarisë njerëzore (të organizuar në njësi, kompani apo degë) të cilët merren me shfrytëzimin e resurseve të kufizuara, me qëllim të prodhimit të mirave materiale dhe jo materiale, që nevojitën për ekzistencën dhe zhvillimin e njeriut dhe shoqërisë njerëzore.

Ekonomia e resurseve ka të bëjë me faktorët kryesor të prodhimit si burimet natyrore (toka, nëntoka me pasuritë e sajë), puna e njeriut dhe kapitali. Ekonomia e resurseve siguron njohuri për shfrytëzimin më të mirë të faktorëve të prodhimit. Prodhimi është rezultat i bashkëveprimit të tre këtyre faktorëve të prodhimit (puna, objekti i punës dhe mjetet e punës). Prodhimi është proces i përshtatjes së natyrës (resurseve) nevojave të njeriut. Njeriu duke prodhuar, resurset natyrore, i transformon në produkte të cilat i përgjigjen kërkesave të tij.

2. Qëllimi i Studimit – rëndësia e sektorit

Kosova disponon me resurse natyrore të ndryshme të cilat, me një valorizim bashkëkohor dhe racional, mund të jenë edhe në të ardhmen një burim kualitativ i zhvillimit. Nga 9 xehe më strategjike në botë, 4 prodhohen në Kosovë( nikeli, zinku, plumbi dhe thëngjilli). Kërkesat e planifikuara vjetore në tregun botëror për këto xehe janë mjaftë të larta. (nikeli 5%, zinku 4,9%, plumbi 5,7% dhe thëngjilli 5,5% në vit).

Resurset natyrore paraqesin burimet e hulumtuara (të balancuara) dhe ato potenciale (të mundshme) për eksploatim. Rëndësia e resurseve, në dimensionin kohor, në kushtet e zhvillimit intensiv tekniko-teknologjik, është shumë më e madhe. Në këto rrethana hulumtimet gjeologjike dhe hulumtimet tjera rreth resurseve kanë rëndësi të veçantë.

Në mesin e burimeve natyrore të Kosovës, është biosfera (dielli, ajri, uji, etj.), Biosfera ka një rëndësi të veçantë, e cila deri tani, nuk është ndotur ( të vetmit ndotës të mëdhenj janë KEK-u dhe Kombinati Trepça, e para punon me kapacitet dukshëm të zvogëluar kurse e dyta kryesisht nuk punon.

Midis burimeve natyrore të Kosovës janë edhe klima, toka dhe malet. Në Kosovë janë prezentë tre tipe klimash mesdhetare e ndryshueshme, kontinentale dhe malore.Klima e cila mbizotëron në Kosovë është në vetvete një pasuri natyrore dhe një faktor ndihmës për zhvillimin e bujqësisë e sidomos të blegtorisë, të perimeve, drithërave, të pemëve dhe të hardhisë. Kosova disponon me burime dhe akumulime të konsiderueshme ujore.

3

Page 4: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Kosova me një sipërfaqe prej 10.887 km2 si tërësi gjeografike shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik dhe si e tillë ka një rëndësi gjeostrategjike nga se merr pjesë në shtetet të cilat e lidhin Evropën Qendrore me Lindjen e Afërt.

3. Resurset e Energjisë

Burimi kryesor i energjisë primare në Kosovë është thëngjilli-linjiti. Burime të tjera energjetike si nafta, gazi dhe urani, akoma nuk janë hulumtuar.Thëngjilli është burim energjetik tradicional nga të ashtuquajturat burime joregjenerative. Në mungesë të burimeve të tjera, përkundër fuqisë së ulët kalorike, në Kosovë thëngjilli përdoret masivisht si lëndë e parë energjetike.

Vendburimet e zbuluara të linjitit janë të përqendruara në dy bazene: i Kosovës dhe i Dukagjinit. Sipas hulumtimeve rezervat e thëngjillit në Kosovë vlerësohen në 11,5 miliardë tonë dhe niveli i hulumtimeve të rezervave është 85,1%, që është rrethanë mjaft e volitshme për eksploatim, respektivisht për realizimin e projekteve të reja në bazë të thëngjillit.Cilësia dhe vlera e rezervave të thëngjillit kosovar janë dukshëm më të vogla nëse mirret për bazë niveli i ulët kalorik i linjitit.

Në Kosovë, në bazë të linjitit janë ndërtuar dy termoelektrana- Kosova A, me kapacitet prej 790 MW, dhe Kosova-B, me kapacitet prej 620 MW. Në kuadër të Elektroekonomisë së Kosovës janë ndërtuar edhe kapacitete të tjera në bazë të linjitit si: tertorja, me kapacitet vjetor prej 610.000 tonë, gazifikimi, me kapacitet prej 480 m3, fabrika e plehrave azotike, prej 360 tonë në vit, dhe ngrohtorja, me kapacitet prej 260 tonë në orë.

Burimi kryesor i energjisë primare në Kosovë është thëngjilli-linjiti. Burime të tjera energjetike si nafta, gazi, urani etj. akoma nuk janë hulumtuar.

Thëngjilli është burim energjetik tradicional nga të ashtuqujturat burime joregjenerative. Në mungesë të burimeve të tjera, përkundër fuqisë së ulët kalorike. N Kosovë thengjilli përdorohet masovikisht si lëndë e parë energjetike.

Rezervat e thëngjillit, si edhe resurseve tjera minerale, janë të grupuara në rezervat:

e bilancuara, jashtë bilanceve dhe

4

Page 5: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

potenciale.

Sipas disa studimeve rezervat e thëngjillit në Kosovë vlerësohen në 8,5 miliard tona dhe niveli i hulumtimeve e rezervave është 85,1% (Tabela 2.)që është rrethan mjaft e volitshme për eksploatim respektivisht për realizimin e projekteve të reja në bazë të thëngjillit.

Struktura e rezervave të linjitit në Kosovë

Tabela 2. Në milion tona Llojet e rezervave Linjiti %

Rezerva të bilancuara 7.302 85.1Rezerva jashtë bilanceve 0 0Rezervat potenciale 1.281 14.9Gjithsej 8.583 100

Kualiteti dhe vlera e rezervave të thëngjillit kosovar janë dukshëm më të vogla nëse mirët për bazë niveli i ulët kalorik i linjitit. Nëse llogaritet linjiti i Kosovës në thëngjill ekuivalent sipas potencialit të nxehjes 29,31MJ/kg (P.X. i linjitit kosovar është 7,77 MJ/kg) atëherë edhe rezervat dukshëm zvogëlohen.

Struktura e rezervave të linjitit në Kosovë

Tabela 4. Në milion tona thëngjill ekvivalent

Llojet e rezervave Linjiti %Rezerva të bilancuara 1.935 85.1Rezerva jashtë bilanceve 0 0Rezervat potenciale 339.5 14.9Gjithsej 2.274.5 100

Prodhimtaria e thëngjillit në Kosovë me vite ishte në rritje të vazhdueshme. Mbi 90% të sasive të prodhuara u shfrytëzuan në industri kryesisht në prodhimin e energjisë elektrike.(Fig.6).

Në Kosovë në bazë të linjitit janë ndërtuar dy termoelektrana- Kosova A me kapacitet prej 790 MW dhe Kosova-B me kapacitet prej 620 MW. Në kudër të Elektroekonomisë së Kosovës janë ndërtuar edhe kapacitete tjera në bazë të linjitit si: tertorja me kapacitet vjetor prej 610.000 tona, gazifikimi me kapacitet pre 480 m3, fabrika e plehrave azotike prej 360 tona në vit dhe ngrohtorja me kapacitet prej 260 tona në orë.

4. Konteksti

5

Page 6: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Çështja e furnizimit me energji është bërë njëra ndër pikat më neuralgjike të realitetit kosovar të pasluftës. Gati pothuajse për një decenie të tërë popullata është duke u ballafaquar me ndërprerje të shumta të furnizimit me energji elektrike, kurse për përmirësimin e prodhimit dhe shpërndarjen e saj janë derdhur mjete të mëdha financiare si nga ana e donatorëve po ashtu edhe nga buxheti i konsoliduar i Kosovës – mbi 700 milion Euro.1

Por çështja e energjisë nuk konsiston vetëm në energjinë elektrike të prodhuar nga linjiti. Edhe pse Kosova nuk karakterizohet me potenciale të mëdha ujore, edhe ato ekzistuese shumë pak shfrytëzohen, kurse burimet alternative dhe të përsëritshme pothuajse nuk shfrytëzohen fare. Nga ana tjetër, shuma të mëdha financiare derdhen në blerjen e naftës, benzinës, gazit etj., pa ndonjë politikë të kontrollit dhe përdorimit racional të tyre.

Marrë parasysh këto rrethana dhe krizën gjithnjë e më të thellë energjetike në përmasa globale, është evidente se zhvillimi i sektorit të energjisë do të jetë njëra ndër çështjet më të rëndësishme për të cilën duhet të angazhohet menaxhmenti institucional i Kosovës, i cili deri tani asnjëherë nuk është treguar i suksesshëm (denjë) për tu ballafaquar me këtë çështje vitale për zhvillimin e Kosovës.

4.1Potenciali energjetik

Në përgjithësi, potenciali energjetik i Kosovës konsiston kryesisht në rezervat e mëdha të linjitit. 2 Resurset kryesore të energjisë në Kosovë gjenden në dy basenet e mëdha të linjitit - ‘Basenin e Kosovës’ dhe ‘Basenin e Dukagjinit’. Rezervat gjeologjike të linjitit vlerësohen të jenë rreth 14,3 miliard tonë, kurse ato të shfrytëzueshme rreth 11,5 miliard tonë. 3

Rezervat kryesore të energjisë në Kosovë gjenden në dy pellgjet më të mëdha të linjitit të quajtura “Kosova” dhe “Dukagjini”, që përbëhen nga depozitat e kualitetit të lartë të linjitit. Depozitat e vlerësuara të

1 Strategjia dhe plani zhvillimor i Kosovës 2007-2013 (draft), Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse/ Sekretariati i SPZhK-së, Prishtinë, 2007.2 Po qe se do të shfrytëzohej linjiti i Kosovës për djegie në termocentrale me fuqi 4.000MW, rezervat ekzistuese do të zgjatnin mbi 250 vjet.3 ESTAP I, Module G, 2002; MEM, Resurset minerale të Kosovës, 2005; sipas këtij dokumenti, deri në vitin 2006 janë eksploatuar 270 milionë tonë linjit dhe janë deponuar rreth 400 milionë m3 djerrinë.

Sipas këtyre dokumenteve, rezervat e linjitit janë me përmbajtje të ulët të sulfurit, përqendrim relativisht të favorshëm të oksidit të kalciumit, i cili është i përshtatshëm për absorbim të pjesshëm të sulfurit gjatë djegies. Raporti ndërmjet djerrinës dhe linjitit është i favorshëm, çka bën që mihjet të jenë atraktive për eksploatim.

6

Page 7: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

linjitit janë nga 11.55 deri në 14 miliardë tonë. Dy minierat e thëngjillit në Bardh dhe në Mirash operojnë qysh nga viti 1963/1964, dhe kapaciteti i impiantit të rrymës është përafërsisht 7 milion tonë në vit. Për furnizimin e tre njësive në mënyrë të njëhershme, kërkesa për thëngjill është rritur në 10.3 milion tonë deri në vitin 2009. Sipas vlerësimeve aktuale, minierat ekzistuese do të shteren kah viti 2021.Si rezultat, miniera kryesore dhe më e rëndësishmja e linjitit që është identifikuar gjendet në fushën e Sibovcit e cila përmban rezerva për furnizim prej rreth 2,000 MW të kapacitetit të instaluar gjatë periudhës 40 vjeçare.

Sektori i Energjisë në Kosovë është i dominuar nga Korporata Energjetike e Kosovës – KEK. Sistemi i integruar energjetik përbëhet nga dy impiante energjetike të linjitit – Kosova “A” dhe Kosova “B”, me një kapacitet prej 1,478 MW

Gjatësia gjithsej e rrjetës së punës së transmisionit (400 kV, 220 kV dhe 110 kV) është 1,187 km. Gjatë luftës në Kosovë, rrjeti i transmisionit, posaçërisht linja 400 kV, ishte pjesërisht i dëmtuar. Sistemi i transmisionit të rrymës është i ndërlidhur me të gjithë vendet fqinjë në 400 kV, me përjashtim të Shqipërisë, ku lidhja është vetëm 220 kV.

Që nga muaji Maj 2005, kapaciteti i përgjithshëm gjenerues në Kosovë (B1+B2, A1+A5 dhe Impianti Hidro-Energjik i Ujmanit) është rreth 1,521 MW me kapacitetin gjenerues vjetor rreth 3,800 GWh.

Duhet cekur që shumat gjithsej të rrymës së prodhuar gjatë viteve 2000-2006 ishin në rritje konstante, duke filluar nga 1,914 GWh në vitin 2000, në 3,996 GWh në vitin 2006 janë dhënë ne tabelën me poshtë:

Përshkrimi 2000 2001 2002 2003 2004 2005

2006

Prodhimi 1.914

2.568

3.153

3.326

3.501

3.999

3.996

0500

1000150020002500300035004000

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006

Prodhimit i Energjisë në GWh

Trendi i Prodhimit te Energjisë

7

Page 8: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Që nga viti 1999 është vendosur një kornizë ligjore dhe të gjitha ligjet e miratuara janë ne harmoni përputhje me direktivat e BE-së dhe më Procesin e Athinës per Themelimin e Tregut Rajonal të Energjisë (TRE), ku gjithashtu është nënshkruar edhe nga Kosova.

Që nga viti 2002, KEK u ashtu si është rasti me NP - të tjera, menaxhohet nga AKM (Agjencia Kosovare e Mirëbesimit), edhe pse menjëherë pas luftës, Shtylla e IV e UNMIK-ut ishte përgjegjëse për menagjimin e KEK-ut. Aktualisht, KEK u aktualisht është duke e vijuar procesin e korporatizimit, permes se cilit janë themeluar “KOSTT” si Shoqëri Aksionare dhe “KEK” Shoqëri Aksionare.

4.2Rëndësia e Sektorit

Furnizimi adekuat dhe efikas i energjisë është një nga faktorët më të rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Në të vërtetë, konsumi i energjisë ndonjëherë konsiderohet si indikator për nivelin e zhvillimit të ekonomisë. Kësisoj, themelimi i politikës së drejtë për furnizim me energji ndihmon në krijimin e kushteve për furnizim të sigurt me energji e cila në kthim do të krijojë kushte për tërheqjen e investimeve, dhe për një zhvillim të qëndrueshëm.

Politika e energjisë duhet të sigurojë kushtet për furnizimin adekuat të energjisë si dhe përdorimin efikas të energjisë, eksploatimin racional të burimeve të energjisë, dhe mbrojtjen e mjedisit. Emetimi i niveleve tejet të larta të veçantive, mbi deponinë e hirit tokësor, dhe dështimi që të sanohet gjendja e tokës, konsiderohen të jenë problemet më të rëndësishme të mjedisit.

4.3Gjendja Ekzistuese Energjetike

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë bazohet kryesisht në djegien e linjitit në termocentrale, kurse në përqindje të vogël në shfrytëzimin e potencialeve ujore. Aktualisht energjia elektrike e prodhuar në termocentrale përbën rreth 95-96 % të energjisë së tërësishme elektrike të prodhuar. Pjesa tjetër prodhohet në hidrocentrale – rreth 40MW (32MW nga liqeni i Ujmanit dhe 8MW nga Lumëbardhi).

Furnizimi aktual me energji elektrike paraqet sistem të integruar, të përbërë nga dy mihjet sipërfaqësore të linjitit në Bardh dhe Mirash, dy termocentralet Kosova A dhe Kosova B, me kapacitet të tërësishëm efektiv prej 875 MW (nga kapaciteti i instaluar prej 1.478 MW)4, dhe nga rrjetet e transmisionit dhe distribucionit të energjisë.5

4 Sektori elektroenergjetik në Kosovë, DSZH/MEM, Punëtoria “Prodhimi efiçient, i pastër dhe i qëndrueshëm i energjisë në Kosovë”, Prishtinë, 15 korrik 2007.5 Energy Strategy of Kosova 2005 – 2015 (Draft), Prishtina, July 2005.

8

Page 9: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Pesë aktivitetet (bizneset) kryesore të sektorit të energjisë së Kosovës janë :

1. Minierat e Linjitit – Mihjet Sipërfaqësore 2. Gjenerimi/Prodhimi i Energjisë Elektrike 3. Transmisioni – KOST i 4. Distribucioni – Rrjeti dhe 5. Furnizimi

Aktualisht të gjitha këto hallka karakterizohen me mangësi të theksuara menaxheriale dhe teknike:

5. Mihjet Sipërfaqësore

5.1 Mihja e Linjitit

Linjiti është burimi kryesor i energjisë në Kosovë. 98% e linjitit të nxjerrë i dedikohet prodhimit të energjisë elektrike në KEK, ndërsa energjia elektrike varet plotësisht nga furnizimi me linjit. Rezervat kryesore të linjitit gjenden në dy basene të mëdha të quajtura “Kosova” dhe “Dukagjini” me kualitet të mirë të rezervave të përdorura, me nivel të ulët të squfurit dhe nivel të mirë të koncentratit të gëlqerës.

Rezervat e linjitit vlerësohen të jenë prej 11 deri 14 miliardë tonë. Aktualisht janë funksionale dy miniera sipërfaqësore (Bardh dhe Mirash) të cilat furnizojnë njësitë gjeneruese të energjisë elektrike në KEK me 6.5 milion ton linjit në vit.

Vlerësimet përfundimtare tregojnë se rezervat në këto dy miniera do të shteren deri në vitin 2012 për shkak të rënie së nxjerrjes duke filluar nga viti 2009. Kjo çështje është alarmuese dhe ngritë nevojën për investime në minierë të re të linjitit e cila do të filloj së funksionuari në vitin 2009.

Për shkak të mihjes joprofesionale deri tani disa herë kanë ndodhur rrëshqitje të mëdha të shtresave të linjitit, çka ka shkaktuar dëme materiale dhe mungesë në furnizim me energji. Mangësitë në menaxhim të mihjes kanë sjell po ashtu mungesë të furnizimit të termocentraleve, përkatësisht ndërprerje të punës së tyre.

Dy minierat sipërfaqësore Bardhi dhe Mirashi përfshijnë një sipërfaqe prej 10 km2, kurse nëse këtu hyjnë edhe të gjitha palosjet e jashtme, të cilat ishin funksionale në periudhën 1956-1991, atëherë minierat përfshijnë një sipërfaqe prej 11 km². Eksploatimi i qymyrit realizohet në dy minierat sipërfaqësore me kapacitet të projektuar prej 16.7 milionë tonë qymyr në vit dhe 28 milionë m³ djerrinë. Eksploatimi dhe transporti i qymyrit nga të dy minierat ekzistuese deri te dy objektet për prodhimin e energjisë

9

Page 10: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

energjetike (TC Kosova A dhe TC Kosova B), bëhet me ekskavatorë rotorikë dhe konvejerë.

Nxjerrja e qymyrit nga basenet nëntokësore të qymyrit (zgafella), ka filluar në fshatin Hade me 1922, me një prodhimtari vjetore prej 1,700 tonë. Kjo prodhimtari e qymyrit gjatë viteve u rrit gradualisht, kështu që në vitin 1948 u nxorën 250 mijë tonë qymyr.

Puna në minierat nëntokësore është kryer me mjete shumë primitive, duke filluar nga ndriçimi i zgafelleve, që është bërë me llamba të karbitit e gjerë të prerja e qymyrit me sëpata (shemere), si dhe duke e rrënuar me mjete eksploduese, ndërsa bartja bëhej me vagoneta të vogla, të cilat kanë mbetur ende në nëntokën e ish-minierave, që edhe sot i sjellin telashe të shpeshta ekskavatorëve gjatë mihjes së qymyrit.

Pamje nga Minierat e Linjitit

Mihja Sipërfaqësore e Mirashit ka filluar të formohet dhe kompletohet që nga Nxjerrja (eksploatimi) i qymyrit nga miniera nëntokësore e Hadës ka zgjatur deri në vitin 1966, kur ajo është mbyllur plotësisht.Gjatë asaj kohe, miniera tjetër nëntokësore, e hapur në Dardhishtë me 1948, iu kishte bashkangjitur Minierës të Hades, e cila, edhe pse mjetet e punës me të cilat bëhej mihja e qymyrit ishin primitive, ka mund të realizojë afro 69 mijë tonë qymyr në vit. Ndërsa, 4 vjet më vonë, 1952 u hap edhe miniera tjetër në fshatin Sibofc, Zgafella e Sibofcit, me një kapacitet prej afro 22 mijë tonë qymyr në vit.

Prodhimi i Linjitit

(Qymyrit)

Sasia

Kapaciteti i Instaluar

Kapaciteti në Disponim

Hyrja ne Punë

Mirash kt /v 8.500 3.650 1989Bardh kt /v 8.200 3.400 1979

Miniera Sipërfaqësore e Mirashit ka filluar të formohet dhe të kompletohet që nga viti 1956, ndërsa tonelatat e para të qymyrit janë dhënë në vitin 1963, 1 milion ton. Ndërsa, si krahasim, tri minierat nëntokësore, atë vit kishin prodhuar vetëm rreth 400 mijë tonë qymyr. Sot, Miniera Sipërfaqësore e Mirashit

10

Page 11: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

shtrihet në një sipërfaqe të punës aktive prej afro 30km², ku punojnë afro 1500 punëtorë.

Miniera shfrytëzon mbi 10 ekskavatorë rotorë, por edhe ekskavatorë tjerë me litarë, buldozerë të shumtë si dhe mjete të tjera ndihmëse, që kanë për synim evitimin dhe largimin e djerrinës dhe nxjerrjen e qymyrit.

5.2 Mihjet Sipërfaqësore në Bardh

Miniera Sipërfaqësore "Kosova" në Bardh është themeluar në vitin 1964 në kuadër të Kombinatit të atëhershëm xehetar "Kosova". Po në atë vit ka filluar të punojë me pak punëtorë dhe me metoda primitive të punës, me ç'rast gërmoi 68.328 metra kub djerrinë.

Duke u pajisur me ekskavatorët rotorë, në vitin 1965, rritet vëllimi i punëve dhe gërmohen afro 500.000 metra kub djerrinë.Në vitin 1969 për herë të pare filloi prodhimi i qymyrit, kur u nxorën 169.537 tonë dhe u përdorën për plotësimin e nevojave të TC "Kosova A".

Prodhimi çdo vit rritej, shtohej numri i punëtorëve dhe po ashtu rritej edhe numri i mjeteve dhe pajisjeve që përdoreshin për gërmim. Kështu në vitin 1977, rezultatet u shtuan dhe u gërmuan 5.752.836 tonë qymyr. Kulmin e prodhimit, kjo minierë e arriti në vitin 1987, kur u gërmuan 10.774.284 metra kub djerrinë dhe u prodhuan 6.473.986 tonë qymyr.

Në vitin 1990 MS e Bardhit kishte 2512 punëtorë. Në këtë minierë prej fillimit të punëve deri në vitin 1992, sipas shënimeve të ruajtura, janë gërmuar 144.061.912 metra kub djerrinë dhe janë prodhuar (nxjerrë) 78.833.783 tonë qymyr. Sot kjo minierë sipërfaqësore ka një sipërfaqe të eksploatimit në gjatësi prej 2,5 km dhe gjerësi prej 1,8 km apo 4,5 km katrorë (450 ha).

6. Termocentralet - Objektet e Prodhimit te Energjisë

Disa janë problemet që i karakterizojnë termocentralet e Kosovës. Së pari, blloqet e termocentralit Kosova A janë shumë të vjetra (datojnë nga të gjashtëdhjetat dhe shtatëdhjetat), me teknologji të tejkaluar, kështu që efikasiteti i tyre i shfrytëzimit të linjitit është i ulët. Së dyti, lëshimet teknike janë shumë të shpeshta, kështu që për shkak “të derdhjes në kazana” vjen deri te ndërprerja e punës së punës së blloqeve të termocentraleve, kurse “derdhjet” sanohen me saldim të gypave, çka ka për pasojë zvogëlimin e kapacitetit real të termocentraleve.

11

Page 12: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Së fundi, çka është më e rëndësishmja, ndotja nga termocentralet është shumë e lartë dhe rrezikon seriozisht shëndetin e popullatës në një hapësirë shumë të gjerë të Kosovës.Bazuar në parimet e eksploatimit, qymyri i Kosovës në basenet e qymyrit të Kosovës dhe të Dukagjinit, i eksploatuar sipas metodës të mihjes sipërfaqësore, është më produktiv sesa rezervat e njëjta po të ishin zbuluar në ndonjë hapësirë tjetër. Baseni i Kosovës ndodhet në një strukturë gjeologjike sinklinale, i cili ka gjatësi prej 20 km V-J, në perëndim të Prishtinës, dhe ka rezultuar me ndërtimin e termocentraleve të cilat furnizohen me linjit.

Funksionimi i Sistemit të Prodhimit

Prodhimi i qymyrit, mihja; Prodhimi i energjisë elektrike; Furnizimi i konsumit energjetik të Kosovës me qymyr dhe

energji elektrike; Udhëheqja dhe zhvillimi i sistemeve të prodhimit; Modernizimi i sistemit energjetik

Sistemi i Prodhimit - Objektet për Prodhim

Qymyrit për termocentrale dhe për treg; Qymyrit të terur për treg (përpara për prodhimin e gazit

termik); Energjisë elektrike në termocentrale dhe në hidrocentrale; Avullit teknologjik në ngrohtoren industriale; Plehrave artificiale (jashtë funksionit); Bartjen dhe shpërndarjen

e energjisë elektrike

Depoja e Qymyrit

Sasia

Kapaciteti i Instaluar

Kapaciteti në Disponim

Hyrja ne Punë

Kosova A kt 500 500 1962Kosova B kt 350 350 1983

Separacioni Sasia

Kapaciteti i Instaluar

Kapaciteti në Disponim

Hyrja ne Punë

Kosova A MW 800 1962/75Kosova B MW 678 1983/84

Tertorja Sasia

Kapaciteti i Instaluar

Kapaciteti në Disponim

Hyrja ne Punë

Tertorja I kt /v 600 300 1976Tertorja II kt /v 600 300 1981

12

Page 13: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

6.1Termocentrali "KOSOVA A"

Blloku i parë i termocentralit "Kosova A" ka filluar të ndërtohet më 10.03.1960, ndërsa prodhimin e ka filluar më 21.10.1962, me fuqi prodhuese 65 MW energji elektrike. Blloku A1ishte i pajisur me kaldajën nga "Babcock" (Gjermanisë), ndërsa turbina nga "Westinghouse" e Amerikës. Blloku A2 ka filluar të ngritet në vitin 1962 dhe ka startuar në prodhim më 20.05.1965. Fuqia instaluese 125 MW. Blloku A2 ishte ii pajisur me kaldajën nga "Babcock" (Amerikë), ndërsa turbina nga "General Electrics" (Amerikë).

Blloku A3, me fuqi instaluese 200 MW, ka startuar me 18.04.1970, duke përdorur kaldajën nga "Rafako" e Polonisë, ndërsa turbina dhe gjeneratori nga LMZ ( Leningradski Metaljurgski Zavod) nga ish-Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS-Rusia).

Blloku A4, me fuqi prodhuese të instaluar prej 200 MW, ka filluar prodhimin më 15.05.1971, i përcjellur nga Blloku A5, më 8.07.1975, me fuqi prodhuese të instaluar prej 210 MW. Pajisjet e prodhimit, të këtyre dy Blloqeve janë të njëjta me ato të Bllokut A3. Fuqia e përgjithshme prodhuese e termocentralit"Kosova A" është 800 MWh energji elektrike.

Të dhënat dëshmojnë se në kohën kur blloku A1 me fuqi instaluese prej 65 MW ishte ndërtuar, ishte termocentrali më i madh në Ballkan. Në vitin e parë të prodhimit, ky bllok prodhoi 435.864 MW energji elektrike.

Pamje Te Termocentraleve

Vitet më të suksesshme të termocentraleve janë nga viti 1975 gjer në vitin 1982, dhe viti më frytdhënës ishte viti 1978 kur u prodhuan 3.391.411 MW. Nga viti 1982 prodhimi zvogëlohet, dhe në vitin 1983 prodhimi ra në 2.538.837 MW.

Që nga ajo periudhë prodhimi vazhdimisht shënon rënie dhe në vitin 1995 prodhimi vjetor ishte 1.561.407 MW, duke u zvogëluar më tutje në

13

Page 14: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

vitin 1999 në 924.480 MW, ndërsa në vitin 2000 prodhimi vjetor ishte 582.264 MW.

TC Njësia Fuqia e Instalu

ar

Fuqia ne

Prag MW

Fuqia ne

Disponim MW

Lende Djegës

e

Hyrja ne

Pune

TC Kosova A

A1 65 58 30 - 40 L/N 1962A2 125 113 0 L/N 1964A3 200 182 130/14

5L/N 1970

A4 200 182 120/145

L/N 1971

A5 210 187 135/150

L/N 1975

6.2Termocentrali "KOSOVA B"

Ndërtimi i TC "Kosova B" është kryer nga konsorciumi Man dhe Alstom Atlantique-ggee. "Kosova B" ka dy blloqe me fuqi të barabartë, secili nga 339 MW. Punimet në ndërtimin e Bllokut B1 filluan në vitin 1977 ndërsa prodhimi i energjisë elektrike nga ky bllok filloi më 10.09.1983. Ndërsa, blloku i dytë u lëshua në prodhim më 14 korrik 1984.

TC Njësia Fuqia e Instalu

ar

Fuqia ne

Prag MW

Fuqia ne

Disponim MW

Lende Djegës

e

Hyrja ne

Pune

TC Kosova B

B1 339 309 230/300

L/M 1983

B2 339 309 230/300

L/M 1984

6.3HC – Hidrocentrali i UJMANIT

Në HC Ujman (ish-Gazivoda) gjendja e stabilimenteve është relativisht e mirë dhe hidrocentrali mund të punojë më fuqi të plotë 2 x 17.5 MW dhe me një prodhimin vjetor të energjisë elektrike rreth 76 GWh. Në periudhën korrik - dhjetor 1999 HC i Ujmanit (ish-Gazivoda) Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës i ka dërguar 35.089 MW.

14

Page 15: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

TC Njësia Fuqia e Instalu

ar

Fuqia ne

Prag MW

Fuqia ne

Disponim MW

Lende Djegës

e

Hyrja ne

Pune

HC UjmanG1 17.5 17.5 17.5 1983G2 17.5 17.5 17.5 1983

6.4Transmisioni dhe Distribucioni

Transmisioni dhe distribucioni karakterizohen me humbje të mëdha teknike (rreth 18%), të cilat janë mbi mesataren humbjeve të tilla në sistemet elektrike të rajonit. Sistemi qarkor i transmisionit prej 400kV nuk është i kompletuar, pasi që ende nuk është ndërtuar rrjeti i tillë me Shqipërinë, çka vështirëson dhe e problematizon bartjen e ndërsjellë të energjisë në periudhat përkatëse të përshtatshme për këmbim të energjisë elektrike. Rrejti i distribucionit (të brendshëm) është i vjetruar dhe krijon humbje të mëdha teknike. Nuk mungojnë edhe shkatërrimet e rrjetit për përftime personale nga ana e individëve të papërgjegjshëm.

Problem në vete paraqet qarku vicioz i krijuar nga humbjet joteknike. Kyçjet ilegale në rrjet, abuzimet me njehsor të rrymës dhe mospagesa e faturave të energjisë elektrike përbëjnë 25-30% të humbjeve, çka së bashku me humbjet teknike rezulton në afër 50% të humbjeve të energjisë e cila nga termocentralet i “dorëzohet” rrjetit të distribucionit. Aktualisht faturohen kryesisht vetëm rreth 55% të energjisë elektrike të dërguar në sistem, prej së cilës inkasohen vetëm 60%, çka rezulton në efekt të dyfishtë negativ: nga njëra qindra milion Euro të painkasuara, kurse nga tjetër konsumim i pakontrolluar dhe tejet joefikas i energjisë.

Është e njohur se konsumi ditor i energjisë elektrike nuk është i njëtrajtshëm: në disa periudha gjatë ditës konsumi është shumë më i lartë,sesa në periudhat tjera, sidomos pas mesnatës.

Për këtë arsye, në vendet të cilat kanë potenciale ujore të mjaftueshme, një pjesë bazike e energjisë prodhohet nga termocentrale kurse pjesa tjetër, sipas mundësisë ndërmjet minimumit dhe maksimumit të konsumit ditor, mbulohet nga hidrocentralet. Në rrethanat aktuale kosovare, kur vetëm 4-5% e energjisë elektrike mund të mbulohet nga hidrocentralet, një mundësi e tillë nuk ekziston fare...

7 Konkluzione dhe Rekomandimet

Megjithëse struktura e potencialit energjetik në Kosovë është e pafavorshme në kuptimin teknik të eksploatimit racional, megjithatë me

15

Page 16: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

një strategji të mirëfilltë zhvillimore energjetike dhe me politika konsekuente dhe koherente implementuese mund të arrihet që Kosova t’i plotësojë nevojat vetjake për energji elektrike dhe deri në një masë të bëhet eksportuese e saj.Disa nga problemet aktuale që duhet të zgjidhen brenda një periudhe sa më të shkurtër janë:

Zvogëlimi i humbjeve teknike dhe komerciale të energjisë elektrike. Me zvogëlimin e këtyre humbjeve, sidomos atyre komerciale, do të arrihej efekti i dyfishtë. Nga njëra anë do t’i kontribuohet shtimit të buxhetit të Kosovës, e jo si deri tani që mjete të konsiderueshme buxhetore të derdhen në KEK, kurse nga ana tjetër me disiplinimin e keqpërdoruesve do të zvogëlohej konsumi i energjisë, pasi që konsumatorët e tillë do të jenë të detyruar ta kursejnë energjinë. Përveç aksionit të zbulimit të shfrytëzuesve jo legal të energjisë, të ndërmarrë nga vetë KEK-u, në këtë drejtim do duhej të kontribuonin edhe organet gjyqësore dhe të ndjekjes.

Përzgjedhja e stafit profesional menaxherial. Përvoja e së kaluarës tregon se pothuajse të gjitha strukturat e gjertanishme menaxheriale nuk kanë treguar aftësi të duhura për ta udhëhequr kompleksin e KEK-ut në mënyrë profesionale, ashtu që të sigurohet furnizim i sigurt me energji dhe që të arrihet një afarizëm pozitiv financiar.

Për këtë arsye, përzgjedhja e stafit profesional duhet bërë vetëm mbi bazën e aftësive të verifikuaradhe të mos jetë e ndikuar nga politika. Llogaridhënia duhet të jetë po ashtu pjesë përgjegjësisë së stafit menaxherial.

Ngritja e kuadrit profesional teknik. Mangësitë e shpeshta në furnizim ne linjit, daljet e termocentraleve nga sistemi, “derdhjet” e shpeshta nga kazanët etj. tregojnë se është e nevojshme që kuadri teknik të ngritet profesionalisht. Përveç kësaj, si edhe në rastin e stafit menaxherial, është e domosdoshme që ky kuadër të jep llogari për lëshimet e bëra.

Çështjet që kërkojnë zgjidhje më komplekse afatmesme ose afatgjata duhen studiuar që tani nga ekipet vërtet profesionale dhe me vizion. Disa nga këto çështje janë:

Rishikimi i konceptit të tanishëm të ndërtimit të termocentraleve. Siç është theksuar edhe më lartë, orientimi i vetëm aktual i politikave të shfrytëzimit të linjitit konsiston në ndërtimin e termocentralit të ri me kapacitet 2100MW, përkundër mangësive të shumta që e përcjellin atë.6 Edhe po që se ky do të

6 Për më tepër hollësi të mangësive shiko: Një Përrallë Moderne: Kosova C2100, Forumi 20015, Prishtinë, 2007.

16

Page 17: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

jetë varianti i vetëm i politikave, ashtu siç thuhet edhe në Strategjinë e Energjisë, duhet shikuar që kapaciteti i ndërtimit të mos kalojë 1000MW dhe që mundësisht Kosova të jetë po ashtu investues.

Ndërtimi i bllokut B3 në kuadër të termocentralit Kosova B. Duhet studiuar mundësinë e ndërtimit edhe të një blloku me fuqi rreth 300MW në kuadër të kompleksit ekzistues Kosova B. Ndërtimi i tij do të kushtonte relativisht lirë, për shkak të infrastrukturës ekzistuese, dhe do mund të realizohej mjaftë shpejtë, çka do të mundësonte mbylljen sa më të shpejtë të e termocentralit Kosova A, i cili shkakton ndotje të madhe në një hapësirë të gjerë.

Ndërtimi i termocentraleve në rajonet tjera të Kosovës. Marrë parasysh faktin se rezerva mjaftë të mëdha të linjitit gjenden edhe në Rrafshin e Dukagjinit, duhet që tani të planifikohet ndërtimi i termocentraleve në këtë hapësirë.

Përveç që problemi i ujit në këtë rast do të ishte më pak problematik, me ndërtimin e këtyre termocentrale do të rritej potenciali energjetik i Kosovës dhe njëkohësisht do të zbutej problemi i ndotjes i përqendruar vetëm në hapësirën e Obiliqit dhe rrethinës së gjerë. Meqë edhe në Drenicë ka rezerva të linjitit, ndonëse jo aq të mëdha, do duhej studiuar mundësinë e ndërtimit të një termocentrali të vogël edhe në Drenicë.

Shfrytëzimi i teknologjive energjetikisht efikase. Aktualisht shumë procese që mbështeten në shfrytëzim të energjisë elektrike janë të vjetruara dhe karakterizohen me efikasitet të ulët të shfrytëzimit të energjisë. Në të ardhmen duhen shfrytëzuar vetëm proceset që cilësohen me shkallë të lartë të efikasitet, me çka do t’i kontribuohet zvogëlimit të tërësishëm të energjisë elektrike. Përveç kësaj, është e nevojshme që në të gjitha sferat e jetës të në përgjithësi të ngritet niveli i kulturës së kursimit.

Shfrytëzimi i burimeve alternative dhe të ripërtërirshme. Shfrytëzimi i këtyre burimeve (energjia e erës, energjia e diellit, biomasa etj.) duhet të jetë orientim i përhershëm strategjik.

Duhet theksuar se realizimi i shumë prej këtyre projekte varet nga potenciali vetjak investues, i cili aktualisht është shumë i vogël. Për këtë arsye shumë prej tyre do të varen nga fondet monetare ndërkombëtare, përkatësisht nga zgjidhja e drejtë e statusit politik të Kosovës.

17

Page 18: RESURSET  NATYRORE TË  KOSOVËS-

Literatura

Ekonomia e Resurseve (përmbledhje e ligjëratave)

o Dr. Halim Gjergjizi

ESTAP I, ESTAP II

o Banka Botërore Sektori i Energjisë

Strategjia e Energjisë e Kosovës

o MEM Ministria e Energjisë dhe Minierave 2005 – 2015 Prishtina, Korrik 2005.

Strategjia dhe plani zhvillimor i Kosovës 2007-2013 (draft),

o Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse/ Sekretariati i SPZhK-së, Prishtinë, 2007.

Dokumente dhe Web Site te Korporatës Energjetike te Kosovës

18