republika e shqipËrisË universiteti “aleksandËr moisiu ... · ne qofte se do ta analizojme...

19
________________________________________________________________________ Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs Page | 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS REKTORATI www.uamd.edu.al RAPORT I AKTIVITETIT AKADEMIK, KERKIMOR SHKENCOR DHE EKONOMIKO FINANCIAR PËR VITIN 2015 A. Veprimtaria akademike. Në këtë vit kalendarik stafi akademik i Universitetit, ka zhvilluar normalisht proçesin mësimor dhe ka realizuar arritje të rëndësishme në këtë drejtim. Të gjitha Njësitë Kryesore tashme janë konsoliduar me staf akademik dhe administrativ. Në fillim të këtij viti akademik në auditoret e Universitetit tonë studiojnë me shume se 11,9 mijë student në ciklin e parë me kohë të plotë, 2.700 studentë në ciklin e parë me kohë të pjesëshme dhe me shumë se 3.800 studentë në ciklin e dytë. Ne total ne universitet ne te gjitha ciklet dhe ne te gjitha format e studimit aktualisht studiojne 18.547 studente. Nje proces i rendesishem ishte dhe zbatimit i rekomandimeve te kontrollit te ligshmerise i kryer nga MAS. Tashme eshte perfunduar procesi i transferimit te Filialit te Peshkopise. Programet e studimit Struktura e ofertes akademike e programeve te studimit ne Universitet mund te konsiderohet e konsoliduar. Programet e studimeve te ciklit e dyte, të Universitetit i japin mundesine studenteve tane te ciklit te pare, por dhe jo vetem atyre, te perfundojne studimet ne ciklin e dyte. Megjithese, pas kontrollit te zbatimit te ligjshmerise ne institucionet e arsimit te larte te bere nga MAS, pritej nje tkurrje e numrit te studenteve, ne universitetin tone mund te konsiderohet qe kjo tkurrje ka qene e pa perfillshme per ciklin e pare te studimeve. Në këtë vit akademik kanë filluar studimet në universitet 1565 studentë në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë ne 41 programet e studimit, si dhe gjithashtu në 35 programet e studimit të ciklit të dytë (Master shkencor dhe Master profesional) kanë filluar studimet 825 studentë.

Upload: others

Post on 25-Oct-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

REKTORATI

www.uamd.edu.al

RAPORT I AKTIVITETIT AKADEMIK, KERKIMOR SHKENCOR DHE

EKONOMIKO FINANCIAR PËR VITIN 2015

A. Veprimtaria akademike.

Në këtë vit kalendarik stafi akademik i Universitetit, ka zhvilluar normalisht proçesin

mësimor dhe ka realizuar arritje të rëndësishme në këtë drejtim. Të gjitha Njësitë

Kryesore tashme janë konsoliduar me staf akademik dhe administrativ. Në fillim të këtij

viti akademik në auditoret e Universitetit tonë studiojnë me shume se 11,9 mijë student

në ciklin e parë me kohë të plotë, 2.700 studentë në ciklin e parë me kohë të pjesëshme

dhe me shumë se 3.800 studentë në ciklin e dytë. Ne total ne universitet ne te gjitha

ciklet dhe ne te gjitha format e studimit aktualisht studiojne 18.547 studente.

Nje proces i rendesishem ishte dhe zbatimit i rekomandimeve te kontrollit te ligshmerise i

kryer nga MAS. Tashme eshte perfunduar procesi i transferimit te Filialit te Peshkopise.

Programet e studimit

Struktura e ofertes akademike e programeve te studimit ne Universitet mund te

konsiderohet e konsoliduar. Programet e studimeve te ciklit e dyte, të Universitetit i japin

mundesine studenteve tane te ciklit te pare, por dhe jo vetem atyre, te perfundojne

studimet ne ciklin e dyte.

Megjithese, pas kontrollit te zbatimit te ligjshmerise ne institucionet e arsimit te larte te

bere nga MAS, pritej nje tkurrje e numrit te studenteve, ne universitetin tone mund te

konsiderohet qe kjo tkurrje ka qene e pa perfillshme per ciklin e pare te studimeve.

Në këtë vit akademik kanë filluar studimet në universitet 1565 studentë në ciklin e parë të

studimeve me kohë të plotë ne 41 programet e studimit, si dhe gjithashtu në 35 programet

e studimit të ciklit të dytë (Master shkencor dhe Master profesional) kanë filluar studimet

825 studentë.

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 2

Natyrisht qe krahasuar me vitet e tjera ka nje tkurrje te numrit te studenteve te rregjistruar

kryesisht ne programet e studimit te ciklit te dyte. Kjo ka ardhur edhe si rezultat i

procedures se rregjistrimeve kohes shume te shkurter, po ashtu edhe si rezultat i punes se

pamjaftueshme te stafeve drejtuese kryesisht te Fakultetit te Shkencave Politiko Juridike

po ashtu dhe te Biznesit.

Numri total i studentëve në të tre ciklet e studimit në këtë vit akademik të rregjistruar

është 18.547 studentë.

Fakulteti

Cikli i Pare Cikli i Dyte Cikli i Trete

Totali Bachelor

Bachelor me kohe te

pjeseshme Master

Shkencor Master

Profesional Doktorature

Biznesit 3307 1060 611 631 50 5659

Shkencat Politiko Juridike 1163 519 602 260 0 2544

Edukimit 2177 782 844 620 0 4423

Studimeve Profesionale 3131 319 0 185 0 3500

Teknologjise dhe Informacionit 2061 0 37 80 0 2102

Studimeve te Integruara me Praktiken 108 0 0 0 0 138

UAMD 11947 2680 2094 1776 50 18547

Sic shihet dhe ne tabele me shume se 11.947 studente ose 64 % e totalit studiojne ne

ciklin e pare me kohe te plote, ndersa 2680 studente studiojne ne ciklin e pare me kohe te

pjeseshme. Nderkohe qe 20 % e studenteve te universitetit tone, ose 3870 prej tyre,

studiojne ne programet e studimit te Ciklit te dyte.

Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te

studenteve vazhdojne ta mbajne fakultette e Biznesit dhe te Edukimit me respektivisht

5659 dhe 4423 studente ose mwe shume se 55 % te numrit total te studenteve.

Per sa i perket numrit te studenteve te diplomuar verehet se ne vitin akademik qe sapo

kaluam jane diplomuar gjithsej 844 studente ku sipas fakulteteve e paraqesim ne grafikun

e meposhtem.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 3

Nje element i rendesishem i paraqitur ne grafik eshte dhe numri i studenteve qe

diplomohen brenda kohes normale te diplomimit (tre vite). Sic shikohet vetem rreth 50 %

e studenteve te diplomuar i kane perfunduar studimet brenda afateve normale. Ndersa po

qe se do ta krahasojme numrin e te diplomuarve me numrin e atyre qe jane rregjistruar

dhe duhej te ishin diplomuar ather perqindja e kalushmerise nuk i kalon 20 %.

Stafi akademik.

Në vitin akademik 2014-2015 kanë kontribuar në mësimdhënie në UAMD gjithsej 270

punonjës si personel akademik me kohë të plotë, nga të cilët 121 janë me tituj e grada.

Gjithashtu për zhvillimin e proçesit mësimor në vitin 2015 janë aktivizuar edhe 459

punonjës staf akademik me kohë të pjesshme.

Gjate ketij viti ne te gjitha programet e studimit eshte realizuar procesi mesimor ne 2596

seksione ose thene ndryshe jane realizuar 156.303ore mesimore te konvertuara.

Ne grafikun e meposhtem paraqesim numrin e seksioneve te realizuara sipas stafeve

akademike te njesive kryesore te ndare ne staf akademik me kohe te plote dhe staf

akademik me kohe te pjeseshme. Sic shihet numri me i madh i seksioneve eshte realizuar

nga stafi akademik i Fakultetit te Biznesit dhe ai i Edukimit.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 4

Po qe se do te analizojme raportin e oreve mesimore te realizuara nga stafi akademik i

brendshem dhe nga ai i jashtem do te shofim 70 % e procesit mesimor eshte perballuar

nga stafi i brendshem ndersa pjesa tjeter eshte perballuar nga stafi akademik me kohe te

pjeseshme. Kjo eshte nje arritje qe ne nivel universiteti ne plotesojme kushtin e mbulimit

te procesit mesimor me staf akademik te brendshem.

Ne tabelen e meposhteme po paraqesim oret mesimore te konvertuara te realizuara nga

personeli akademik gjate vitit 2013-20134.

Personel akademik

Kohe te plote Kohe te Pjeseshme Totali Fakulteti Edukimit 25466 12309 37775

Fakulteti i Shkencave Politiko Juridike 20225 6617 26842

Fakulteti i Teknologjise dhe Informacionit 21426 8683 30109

Fakulteti i Studimeve Profesionale 11785 10191 21976

Fakulteti I Biznesit 30781 8820 39601

Totali 109683 46620 156303

Nje tregues i rendesishem per analizen eshte dhe tejkalimi i ngarkeses mesimore. Sipas te

dhenave rezulton se stafi akademik i universitetit ka perballuar mesatarisht nje

mbingrakese prej afro 51 %.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 5

Ne grafikun e meposhtem paraqitet shperndarja e mbingrakesave per stafet akademike

sipas Fakulteteve. Sic shikohet ne grafik Fakulteti i Biznesit ka perballuar pothuajse

dyfishin e ngrakeses normale.

Ne drejtim te mbingrakesave eshte e domosdoshme jo vetem qe te ulet ajo duke

aktivizuar me shume personel akademik me kohe te pjeseshme apo dhe duke rritur stafin

akademik me kohe te plote, por duhet bere kujdes ne shperndarjen e mbingrakeses. Ka

raste ku mbingrakesa eshte e perqendruar ne disa punonjes akademik dhe jo e shperndare

njetrajtesisht.

Nje element tjeter i rendesishem i analizes eshte dhe perberja e stafit akademik. Sic e

cilesuam dhe me lart stafi akademik ne drejtim te titujve dhe gradave ka pesuar nje rritje

cilesore te ndjeshme. Numri i personelit akademik me tituj dhe grada eshte dyfishuar.

Sic shifet dhe ne grafik numri i personelit me tituj dhe grada eshte me shume se 45 % e

totalit. Vlen te permendet ketu Fakulteti i Edukimit i cili ka mbi 50% te stafit me tituj dhe

grada. Nderkohe qe Fakulteti i Teknologjise dhe Informacionit e ndjekur nga Fakulteti i

Studimeve Profesionale jane Njesite Kryesore te cilat kane me pak staf akademik me tituj

dhe grada.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 6

Ne grafikun e meposhtem paraqitet nje krahasim i evoluimit te numerit te stafit nga viti

2014 ne vitin 2015 sipas titujve dhe gradave. Po te shikohet vihet re se numri i

punonjesve akademik me tituj dhe grada eshte rritur nga 25 ne 66 %, keshtu nga 93

punonjes me tituj dhe grada qe ka pasuar ne vitin 2014 aktualisht ne kemi 121 punonjes

me tituj dhe grada pra nje rritje mesatare prej 30 % .

Nje tregues tjeter i rendesishem eshte dhe raporti i numrit të studenteve ne ciklin e pare

me numrin e punonjësve akademike brenda structures. Ky raport ne rang universiteti

është 44 studentë për një punonjës.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 7

Po qe se do te bejme raportet mes njesive kryesore sic tregohet ne grafikun e

meposhteme, me keq paraqitet Fakulteti i Studimeve Profesionale me nje raport prej 98

studentesh per staf akademik, ndersa me mire paraqitet Fakulteti i Shkencave Politiko

Juridike me nje raport prej afro 22 studente per staf akademik.

B. Aktiviteti kerkimor shkencor

Puna kërkimore shkencore në universitet është realizuar përmes: konferencave shkencore

në nivel universiteti dhe fakulteti, pjesëmarrjes në projektet e programit TEMPUS, dhe

punës individuale të lektorëve me kohë të plotë

Aktivitetet shkencore në rang institucioni

“Crossroads of Foreigin Languages Linguistics, Literature, Didaktiks”

2nd International Conference, 15-16 May, 2015. Fakulteti i Edukimit

“The State, Society and Law: Albanians 25 years from the Change of Systems”

The fourthen International Scientific Conference, 4 May, 2015, Fakulteti i Shkencave

Politike Juridike

“How the International Migration is Shaping the Contemporary Society”

10th International Conference , 20-21 November, 2015, UAMD –bashke organizator

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 8

Projekte Tempus ku UAMD është institucion partner të cilat janë në vazhdimësi:

Nr. Institucioni Lider Titulli Projektit Numri Referencës Granti EU

1 Universiteti Karl-

Franzens, Graz,

Austri

Connecting Science-

Society Collaboration

for Sustainability

Innovations

543742-TEMPUS-1-2013-

1AT-TEMPUS-JPHES

968 205,72

2 Universiteti Polis,

Tiranë, Shqipëri

Developing and

adapting professional

programs for energy

efficiency in the

Western Balkans

543782-TEMPUS-1-2013-

1AL-TEMPUS-JPCR

742 557,07

3 Universiteti i

Arteve në Beograd

Development of

Higher Education and

society by creating a

collaborative

environment in the

field of arts and media

through regional

student partnership in

production of audio-

video content

544108-TEMPUS-1-2013-

1RS-TEMPUS-JPHES

827 620, 75

4 Universiteti

Koblenz-Landau në

Gjermani

Enhancing Albanian

system of quality

assurance in Higher

Education:

Application of the

process and outcome

based methodology

544302-TEMPUS-1-2013-

1DE-TEMPUS-SMGR

627 832, 07

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 9

Projekte në të cilat UAMD pritet të aplikojë në thirrjet e ardhshme të programit

Erasmus+.

1. Projekti (ish Tempus) me titull DevEx “Development of training materials and

transfer based accreditation approaches into HEI of WB Regions” ku UAMD do

të aplikojë si koordinator.

2. Projekti (ish-Tempus) me titull “Strategic Partnership for Higher Education” ku

Universiteti Edukimit në Gjermani është koordinator, në këtë projekt UAMD do

të aplikojë si institucion partner.

3. Projekti (ish Tempus) me titull “Dual Studies in Applied Information Technology

in Albania” ku the Universiteti Huelva në Spanjë do të jetë koordinator, në këtë

projekt UAMD do të aplikojë si institucion partner.

4. Projekti ne kuader të programit të shkëmbimit “Credit Mobility” ku UAMD do të

aplikojë si institucion partner dhe aplikues do te jetë Universiteti i shkencave të

aplikuara Kodolányi János në Hungari.

Marrëveshjet e bashkëpunimit që UAMD ka lidhur me institucionet e tjera gjatë

vitit 2015:

1. Marrëveshje ndërinstitucionale që UAMD ka lidhur ne kuadër të projektit “Credit

Mobility” i programit Erasmus + me Universitetin Lodz në Poloni, ku janë fituar

dy bursa studimi për studentët e UAMD.

2. Marreveshja shkëmbimi në kuadër të programit Mevlana me Universitetin Trakya

në Turqi.

3. Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Kodolany

Janos në Hungari

4. Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillim e Qarkut Durrës.

5. Marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Kultures Kombëtare

Durrës.

6. Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë Kosovë.

7. Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin “AAB” Prishtinë Kosovë.

Aktivitetet shkencore individuale të lektorëve.

Ne analizat e trajtuara nga Njesite Kryesore aktiviteti kerkimor shkencor I stafit

akademik eshte ne nivele te kenaqeshme. Mesatarisht cdo punonjes akademik I

universitetit tone ka marre pjese ne 2,5 konferenca kombetare dhe nderkombetare.

Gjithashtu numri i publikimeve eshte ne nivelin e 2.5 publikime per cdo punonjes

akademik ne revista Brenda dhe jashte vendit.

Pa u thelluar ne nje analize cilesore te ketyre kontributeve duhet te themi se keto jane

tregues te gjallerise dhe vitalitetit akademik te stafit tone.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 10

B. Aktiviteti Ekonomiko Financiar i realizuar ne vitin 2015

Aktiviteti ekonomiko financiar (realizimi faktik), për periudhën 01 janar – 09 dhjetor

2015, për Universitetin “Aleksandër Moisiu”, është në vlerën 798 363 796 lekë, i

financuar në vlerën 533 196 598 leke nga buxheti i shtetit për vitin 2015 dhe 265 167

198 lekë nga të ardhurat e Institucionit. Bazuar në sa më sipër konstatojmë se aktiviteti

financiar është financuar në masën 66.8 % nga buxheti i shtetit dhe 33.2 % nga të

ardhurat e Institucionit.

Shpenzime Korente

Per periudhen janar – 09 dhjetor 2015 shpenzimet korente (shpenzime paga+sigurime

shoqërore + shpenzime operative + bursa + shpenzime per transferta ne individe) janë në

vlerën 619 670 152 lekë ose 77.6 % të totalit të shpenzimeve faktike vjetore. Kёto

shpenzime krahasuar me vitin 2014 kanё pёsuar rritje nё vlerёn 98.8 milion leke.

Financimi i shpenzimeve korente eshte realizuar ne masёn 65.5 % nga buxheti i shtetit

dhe 34.5 % nga te ardhurat tona.

Realizimi faktik për periudhën janar – 09 dhjetor 2015, në zerin “Shpenzime për paga”,

ёshtё në vlerën 390 837 237 lekë ose 48.9 % të totalit të shpenzimeve faktike vjetore.

Shpenzimet faktike për pagat, janë financuar në vlerën 262 704 000 lekë ose në masën

67.2 % nga buxheti i shtetit dhe 128 133 237 lekë ose në masën 32.8 % nga të ardhurat.

Pёr vitin 2015 ky zё paraqitet mё i rritur nё vlerёn 37 925 505 lekё. Kjo shpjegohet me

faktin se kemi 26 punonjёs buxhetor mё shumё nё kёtё vit buxhetor si dhe 23 punonjёs tё

personelit akademik tё cilёt kanё pёrfituar grada shkencore dhe tituj akademik gjatё vitit

2015. Peshёn kryesore nё kёtё zё ose 77.7 % e totalit tё shpenzimeve pёr paga e zёnё

shpenzimet pёr paga pёr personelin me kohё tё plotё, 11 % janё shpenzimet pёr orё

suplementare tё paguara nё vitin 2015, 8.3% tё totalit tё pagave janё shpenzime pёr

personelin akademik me kohё tё pjesshme dhe 3 % e shpenzimeve janё pёr punonjёsit

mbёshtetёs.

Sqarojmё se janё paguar 38 885 orё suplementare tё realizuara nё vitin akademik 2014 -

2015. Nё krahasim me shpenzimet e realizuara nё vitin 2014 ky zё ёshtё mё i ulur nё

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 11

vlerёn 8 240 171 lekё dhe kjo spjegohet me arsyetimin se janё paguar orё suplementare

deri nё masёn 70% e ngarkesёs mёsimore vjetore dhe janё tё papaguara ende 8386 orё

mёsimore tё cilat vlerёsohen nё 5 792 122 lekё. Tejkalimi i ngarkesёs mёsimore nё nivel

Universiteti ёshtё nё masёn 80 % tё ngarkesёs mёsimore vjetore duke pёrfshirё kёtu edhe

orёt e realizuar nё ciklin e parё me kohё tё pjёsshme dhe nё Filialin e Peshkopisё.

Sqarojmё se shpenzimet pёr paga tё financuara nga buxheti i pёrkasin

shpenzimeve pёr paga pёr periudhёn janar – shtator dhe pjesёrisht pёr muajin tetor 2015.

Pёr periudhёn nё vijim tё vitit 2015 shpenzimet pёr paga janё financuar 100% nga tё

ardhurat tona.

Realizimi faktik për periudhën janar – 09 dhjetor 2015, në zerin “Shpenzime për

sigurime shoqërore“ është në vlerën 80 349 711 lekё ose nё masёn 10 % tё totalit tё

shpenzimeve faktike vjetore. Ky zё paraqitet mё i rritur nё vlerёn 31 198 475 lekё mё

shumё sesa viti 2014. Kjo spjegohet me faktin se gjatё kёtij viti buxhetor janё paguar

kontribute pёr sigurime shoqёrore dhe shёndetsore pёr personelin akademik me kohё tё

pjesshme.

Ky zё ёshtё financuar në vlerёn 62 000 000 lekё ose masen 77 % nga buxheti i

shtetit dhe 23 % nga të ardhurat tona. Shpenzimet pёr kontribute pёr personelin me kohё

tё plotё pёr peiudhёn janar – shtator 2015 janё financuar nga buxheti dhe pёr periudhёn

tetor e nё vijim janё financuar nga tё ardhurat tona.

Realizimi faktik për periudhën 01.01.2015 - 09.12.2015 në zërin “Shpenzime

operative” ku pёrfshihen shpezime pёr energji, ujё, telefoni, internet, ruajtja me roje

cvile, shpenzime pёr qera, shpenzime pёr borde drejtuese, , shpenzime pёr udhёtime

brenda vendit, blerje materialesh, karburant, shpenzime gjyqёsore dhe shpenzime pёr

riparim pajisjesh, paraqitet nё vlerёn 120 128 739 lekë dhe zënë 15 % të totalit të

shpenzimeve faktike vjetore. Financimi i shpenzimeve operative vjetore, është realizuar

në vlerën 62 157 918 lekë ose në masen 51.7 % nga buxheti dhe 48.3 % nga te ardhurat.

Nё krahasim me vitin 2014 ky vjen mё i rritur nё vlerёn 41 840 772 lekё dhe kjo

shpjegohet me faktin se nё kёtё vit 52 157 918 lekё janё shpenzime pёr ekzekutim tё

vendimeve gjyqёsore tё formёs sё prerё. Sqarojmё se kёto tё fundit janё financuar nё

masёn 100% nga buxheti i shtetit.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 12

Shpenzimet faktike për periudhën 01.01.2014 – 31.12.2014 në zërin “Bursa dhe

transferta të tjera” janë 28 354 465 leke dhe zënë 3.5 % në totalin e shpenzimeve

faktike vjetore. Nё kёtё zё 19 186 020 lekё janё shpenzime pёr bursa dhe 9 168 445 janё

rimbursim tarifa shkollimi pёr studentё qё vijnё nga shtresa nё nevojё. Financimi i këtij

artikulli është realizuar në vlerën prej 19 186 020 lekësh ose ne masen 67.7 % nga

buxheti i shtetit dhe 32.3 % nga të ardhurat. Deri nё fund tё kёtij viti buxhetor edhe ky zё

parashikohet tё pёrdoret 100%.

Pёr sa i pёrket shpenzimeve pёr investime “Shpenzime per rritjen e aktiveve te

trupezuara” janё nё vlerёn 178 693 644 lekё ose 23 % te totalit te shpenzimeve vjetore.

Financimi i tyre ёshtё bёrё nё vlerёn prej 127 148 660 lekё ose nё masёn 71.2 % nga

buxheti dhe 51 544 984 lekë ose 28.8 % nga tё ardhurat e Institucionit. Sqarojmё kёtu se

nga buxheti i shtetit janё financuar kryesisht investime tё trashёguara si detyrime tё

pashlyera nga viti 2014. Konkretisht 105 946 204 lekё nga buxheti i shtetit janё pёrdorur

pёr financimin e punimeve tё ndёrtimit tё godinёs sё parё tё kampusit dhe 21 202 456

lekё janё pёrdorur pёr financimin e godinёs sё dytё tё kampusit e cila vazhdon tё

ndёrtohet. Buxheti i shtetit ёshtё pёrdorur nё masёn 100% pёr financimin e punimeve tё

ndёrtimit si investime prioritare.

Fondet Buxhetore te Planifikuara

Për Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për vitin 2015, fondi i planifikuar nga

buxheti i shtetit (nё formёn e grantit dhe buxhet), për financimin e aktivitetit financiar,

është në vlerën 545 240 578 dhe paraqitet 125 543 046 lekё mё shumё sesa fondi i

planifikuar nё vitin 2014.

Fondet buxhetore tё miratuar pёr vitin 2015 janё si mё poshtё:

334 704 000 lekё nga granti (financim i dhënë në formën e transfertës së

pakushtëzuar),

31 230 000 lekë nga fonde buxhetore per shpenzime pёr bursa

179 306 578 fonde pёr likujdimin e detyrimeve tё trashёguara si dhe investimeve

nё proçes.

Nё zbatim tё vendimit tё Kёshillit tё Administrimit, granti buxhetor për vitin 2015, është

i detajuar si më poshtë vijon:

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 13

Plani vjetor buxhetor në zërin “Shpenzime për paga” është 262 704 000 lekë ose

78 % e grantit buxhetore vjetore

Plani vjetor buxhetor në zërin “Shpenzime për kontribute për sigurime shoqërore”

është 62 000 000 lekë ose 18.5 % e grantit.

Plani vjetor buxhetor në zërin “Shpenzime operative” është 10 000 000 lekë ose

3 % e grantit.

Realizimi faktik vjetor i shpenzimeve me fianancim nga fondet Buxhetore

Totali i shpenzimeve buxhetore faktike të realizuara, për periudhen 01.01.2015 –

09.12.2015 është në vlerën prej 533 196 598 lekësh. Realizimi i shpenzimeve të

planifikuara me burim financimi nga buxheti i vitit 2015, është në masën 98 % e planit,

përkatesisht sipas zërave të mëposhtëm:

Shpenzime buxhetore faktike në zërin “Shpenzime për paga”

Shpenzimet vjetore faktike, për paga, janë në vlerën 262 704 000 lekë ose 100 %

e planit buxhetor vjetor në zërin “Shpenzime paga” dhe zenë 49 % të shpenzimeve totale

vjetore me financim nga buxheti i shtetit. Në këtë zë jane perfshirё shpenzimet për paga,

për periudhen dhjetor 2014 – nёntor 2015, për 376 punonjes buxhetor. Shpenzimet për

paga për muajt tetor, nentor 2015 janë financuar nga të ardhurat e Institucionit. Nuk janë

përfshirë pagat e muajit dhjetor 2015, të cilat do të likujdohen në janar të vitit 2016.

Fondi buxhetor i planifikuar për shpenzime për paga është përdorur për financimin e

pagave për punonjësit buxhetor. Shpenzime të tjera për personelin si: shpenzime për orë

mbi normë, shpenzime për lektorë të ftuar apo personel me kontratë të përkohshme janë

financuar nё masёn 100 % nga të ardhurat e Institucionit.

Shpenzime buxhetore ne zerin “Shpenzime pёr kontribute pёr sigurime shoqёrore”

Shpenzimet me financim nga granti pёr kontribute pёr gigurime shoqёrore dhe

shёndetsore jane realizuar në vlerёn 62 000 000 leke ose 100 % e planit buxhetor. Kёto

shpenzime zenë 11.6 % të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 14

Në këtë fond janë përfshire kontributet për sigurimet shoqërore për periudhen dhjetor

2014 – shtator 2015. Shpenzimet për sigurime shoqërore për periudhën tetor – nëntor

2015 janë financuar nga të ardhurat e vet Institucionit.

Shpenzime buxhetore ne zerin: “Shpenzime operative” (Artikulli 602)

Në këtë artikull shpenzimet jane realizuar në vlerën prej 62 157 918 lekësh ose

100 % e planit në këtë zë e zenë 11.6 % të totalit të shpenzimeve buxhetore për vitin

2015. Këto fonde janë përdorur pёr likujdimin e detyrimeve tё trashёguara si dhe për

financimin e shpenzimeve për të tretë.

Pёrdorimi

1. Shpenzime pёr energji, uje, shërbim telefonie fix + ADSL+ celular, posta,

siguracion + taksa makine, Shpenzime për udhëtime dhe dieta, Shpenzime

qeramarrje, shërbime të tjera

Shpenzime buxhetore ne zerin “Shpenzime per bursa”:

Shpezime pёr bursa janë në vlerën prej 19 186 020 lekesh ose 62 % e planit në

këtë zë dhe pjesa e mbetur e papёrdorur do tё pёrdoret pёr shpёrndarjen e bursave pёr

vitin akasdemik 2015-2016.

Shpenzimet e realizuara zenë 3.6 % të totalit të shpenzimeve buxhetore për

periudhen 01.01.2015 – 09.12.2015.

Në këtë vlerë janë përfshire shpenzimet për bursa për studentet e të tre viteve, per

të gjithë fakultetet, për periudhen janar – 15 korrik 2015 si dhe shpenzimet për bursa për

studentet e viteve të dyta dhe të treta, për vitin akademik 2014 – 2015.

Për vitin akademik 2014 - 2015 janë shpërndare bursa për rreth 450 studente të cilët

plotësojne kriterin ekonomik për t’u trajtuar me bursë.

Shpenzime buxhetore ne zerin “ Investime” me financim nga buxheti i shtetit

Realizimi faktik financiar i shpenzimeve në këtë zë ёshtё në vleren 127 148,660 lekë ose

100% e planit vjetor. Ato zenё 24 % e planit buxhetor vjetor.

Plani buxhetor i miratuar në zerin “Investime” është i ndarë në:

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 15

“Plani i çelur për të financuar detyrimet e prapambetura nga viti 2014” në vlerën

105 946 204 lekё dhe

“Plani i çelur nga fondi i zhvillimit te rajoneve, për projekte nё vijim, për vitin

2015” në vlerёn 21 202 456 lekë.

Fondet e celura për financimin e detyrimeve të prapambetuar jane përdorur 100% për

finacimin e detyrimeve për likujdimin e plotë të kontrates me Objekt “Ndertimi i godinës

së parë të Kampusit të Ri”

Edhe fondi i celur në vlerën 21 202 456 lekë është përdorur në masën 100% për

financimin e ndërtimit të godinës së dytë të kampusit.

Realizimi faktik vjetor i shpenzimeve me fianancim nga te Ardhurat

Financimi i aktivitetit financiar tё UAMD, pёr periudhën Janar – 30 nёntor 2015,

nga tё ardhurat e veta, është në vleren 265 167 198 lekё (19 955 074 lekё trasheguara nga

viti 2014 dhe 245 212 124 lekë nga te ardhurat e arkёtuara gjatё vitit 2015).

Pёrdorimi i tё ardhurave ёshtё si vijon:

Shpenzime nga tё ardhurat nё zёrin “Shpenzime pёr paga”,

Këto shpenzime janë në vlerën 128 133 237 lekё ose 27 741 507 lekё mё shumё sesa viti

2014 dhe zenё 48 % të shpenzimeve me financim nga të ardhurat. Ky artikull përfshin:

a. Shpenzimet për paga për personelin me kontrate të përkohshme nё vlerёn 11 570

579 lekë ose 4 % tё tё ardhurave tё pёrdorura.

b. Shpenzimet per pagat e punonjesve buxhetor per muajin pjesёrisht tetor, nëntor

2015 jenё në vlerën lekë .

c. Shpenzimet për stafin akademik të jashtëm jane 43 118 789 lekё ose 17 147 666

lekё mё shumё sesa viti 2014. Ato zenё 16.6 % të totalit të shpenzimeve vjetore të

financuara nga të ardhurat. Për vitin akademik 2014 – 2015, janë paguar 514 lektorë me

kohë të pjesshme.

d. Shpenzimet për pagesën e orëve të realizuara mbi normën vjetore, për vitin

akademik 2014 – 2015, nga stafi akademik me kohë të plotë, të paguara në vitin 2015,

janë në vlerën 32 478 929 lekë ose 12.2 % e tё ardhurave tё pёrdorura.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 16

Shpenzimet për sa paguar orë mësimore mbi normën vjetore, të realizuara në vitin

akademik 2014 - 2015 dhe të paguara në nёntor të vitit 2015 janё raportuar sipas

shpenzimeve faktike tё paguara, nё zbatim tё miratimit tё dhёnё nga MAS pёr pagesё

deri nё 70 % tё normёs mёsimore vjetore. Janë realizuar gjithsej 47 272 orё suplementare

por janё paguar 38 885 orë të realizuara nga 277 anëtarë të personelit akademik me kohë

të plotë të angazhuar në mësimdhënie gjatë vitit akademik 2014 – 2015, në gjashtë

fakultetet e UAMD.

Shpenzime nga tё ardhurat nё zёrin “Shpenzime per sigurime shoqerore dhe

shëndetsore:”

Për vitin 2015, shpenzime të financuara nga të ardhurat pёr kontribute pёr

sigurimet shoqёrore dhe shёndetsore janë në vlerën 18 349 711 (pothuajse sa viti 2014)

dhe zenë 6.9 % të totalit të vjetor të shpenzimeve tё financuara nga të ardhurat.

Në këtë zë janë përfshirë shpenzimet për të likujduar detyrimet për sigurime

shoqerore per punonjesit me kontrate te perkohshme ne vleren prej 1 932 280 lekësh ose

10.5 % e totalit të shpenzimeve të këtij zëri, dhe 9 216 594 lekё për të likujduar detyrimet

për sigurimet shoqërore dhe shëndetsore, për 376 punonjes buxhetor për muajt tetor dhe

nëntor 2015, pasi nё mungese te fondeve buxhetore jane perdorur te ardhurat për të

financuar këto shpenzime, 7200 837 lekё ose 39.2 % e totalit tё shpenzimeve nё kёtё zё

tё financuara nga tё ardhurat janё pёrdorur pёr financimin e shpenzimeve pёr kontribute

pёr sigurime shoqёrore dhe shёndetsore pёr personelin akademik me kohё tё pjesshme, .

Shpenzimet operative

Shpenzimet operative të financuara nga të ardhurat janë në vleren 57 970 821 lekё ose 14

130 148 lekё mё pak sesa viti 2014. Kёto shpenzime zenё 21 .8 % të financimit total

vjetor nga të ardhurat e vitit 2015.

Ato janë përdorur:

a. Nënartikulli 6020: “Shpenzime për blerje materialesh zyre ne 5.9 % e tyre.

b. Nënartikulli 6022 “Shpenzime pёr sherbime nga tё tretё“ është në masёn 45 % e

shpenzimeve operative të financuara nga të ardhurat. Peshёn kryesore ne kete artikull

(pothuajse 38 %) e zene “Shpenzime per te trete” (energji + uje + telefon + sherbim

postar) dhe rreth 61.6 % janë shpenzime pёr ruajtje me roje civile.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 17

d. Nënartikulli 6023 “Shpenzime për karburant” me financim nga të ardhurat është

në masёn 6.4 % të shpenzimeve operative nga të ardhurat..

dh. Nënartikulli 6024 “Shpenzime për udhёtime dhe dieta” me financim nga të

ardhurat është në masёn 10.2 % të shpenzimeve operative nga të ardhurat.

e. Nënartikulli 6025 “Shpenzime për mirembajtje” me financim nga të ardhurat

është në masёn 3.8 % të shpenzimeve operative nga të ardhurat.

f. Nënartikulli 6026 “Shpenzime qeraje“ është në masёn 10 % të shpenzimeve

operative nga të ardhurat.

g. Nënartikulli 6027 “Shpenzime gjyqesore “ është në masёn 3.3 % të shpenzimeve

operative nga të ardhurat.

Gj. Nënartikulli 6029 “Shpenzime te tjera “ është në masёn 15.3 % të shpenzimeve

operative nga të ardhurat.

Shpenzime pёr financimin e aktiveve tё qёndrueshme tё trupezuara

Shpenzime pёr investime tё financuara nga të ardhurat, gjatë periudhës janar – 09

dhjetor 2015, janë në vleren 51 544 984 lekë dhe zenë 19 % të të ardhurave të pёrdorura.

Financimi i investimeve nga tё ardhurat nё kёtё zё ёshtё mё i vogёl nё krahasim me vitin

2014 nё vlerёn 89 082 184 lekё.

36 515 481 lekё ose 13.8% e tё ardhurave totale tё pёrdoruara janё pёrdorur pёr

financimin e punimeve ndёrtimore, kryesisht për financimin e ndërtimit të godinës nr. 2

të kampusit (ndërtim + supervizim), 0.8 % e tyre pёr blerje librash dhe pjesa tjetёr pёr

blerje pajisjesh.

Realizimi i te Ardhurave

Përsa i përket të ardhurave gjithsej të arkёtuara gjatë periudhës 01.01.2015 –

30.11.2015, janë në vlerën 309 044 964 lekë. Nё krahasim me tё njёjtёn periudhё tё vitit

2014 janё arkёtuar 10 581 298 lekё mё shumё.

Tё ardhurat janё realizuar nga:

Të ardhura nga tarifat e shkollimit ( te gjitha programet dhe ciklet e studimit) janë

291 659 585 lekë ose 8 370 430 lekë me shumë sesa në vitin 2014. Këto zenë 94

% te totalit te te ardhurave.

Sqarojmё se:

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 18

Pёr vitin akademik 2014-2015 kanё paguar tarifёn e shkollimit 6 905 studentё tё

ciklit tё parё me kohё e plotё dhe vlera e arkёtuar ёshtё 138 072 670 lekё. Janё

506 studentё tё ciklit tё parё me kohё tё plotё tё cilёt janё tё perjashtuar nё masёn

100% nga detyrimi pёr tё paguar tarifёn e shkollimit dhe 3725 studentё tё cilёt

nuk kanё paguar tarifёn e shkollimit pasi nuk kanё vijuar studimet nё vitin

akademik 2014 - 2015.

Pёr vitin akademik 2014-2015 kanё paguar tarifёn e shkollimit 1,877 studentё tё

ciklit tё dytë me kohё e plotё dhe vlera e arkёtuar ёshtё 103,556,264 lekё. Janё

116 studentё tё ciklit tё dytë tё cilёt janё tё perjashtuar nё masёn 50% nga

detyrimi pёr tё paguar tarifёn e shkollimit dhe 379 studentё tё cilёt nuk kanё

paguar tarifёn e shkollimit pasi nuk kanё vijuar studimet nё vitin akademik 2014

– 2015 dhe 1404 kanё shlyer detyrimet akademike rrjedhimisht nuk kanё mё

detyrime financiare.

Nё ciklin e parё me kohё tё pjesshme , nё vitin akademik 2014-2015 kanё paguar

tarifёn e shkollimit 1 055 studentё tё ciklit tё parё me kohё e pjesshme dhe vlera e

arkёtuar ёshtё 40 585 764 lekё. Janё 155 studentё tё ciklit tё parё me kohë të

pjesshme tё cilёt janё tё perjashtuar nё masёn 50% nga detyrimi pёr tё paguar

tarifёn e shkollimit dhe 1 438 studentё tё cilёt nuk kanё paguar tarifёn e

shkollimit pasi nuk kanё vijuar studimet nё vitin akademik 2014 - 2015.

Gjithashtu janё arkёtuar 9 444 887 lekё si tarifa shkollimi pёr lёndё pёrsёritёse.

Duhet tё sqarojmё se janё 713 studentё tё ciklit tё parё me kohё tё plotё, tё cilёt

nuk vijojnё studimet dhe kanё mbushur dyfishin e kohёs normale tё studimit dhe

efekti financiar ёshtё 12 698 811 lekё.

Të ardhura të arkëtuara nga tarifa regjistrimi dhe vërtetimesh janё 5 774 700 lekё

ose 1.9 % të të ardhurave të realizuara.

Të ardhura nga tarifat administrative, programe studimi, tarifa për trajnime per

pjesmarrje ne konferenca etj) jane 11 333 962 lekë ose 3.7 % te te ardhurave.

Të ardhura nga qeratë janë 156 000 lekë.

Bazuar ne Ligjin nr. 80/2015, datё 22.07.2015 “Per Arsimin e Larte ne Republiken e

Shqiperise” dhe Udhezimin e Ministrit te Financave “Udhezim per zbatimin e vitit 2015”,

Institucioni ynë të ardhurat e realizuara gjate vitit 2015 dhe të papërdorura do t’i

trashëgoje në vitin buxhetor pasardhes. Te ardhura te trasheguara ne vitin 2016 janë rreth

63 712 720 leke.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU ... · Ne qofte se do ta analizojme situaten sipas njesive kryesore, numrin me te madh te studenteve vazhdojne ta mbajne

________________________________________________________________________Analiza vjetore, pёr vitin 2015, pёr Universitetin “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

Page | 19

Kosto per student

Në qoftëse do t’i referohemi shpenzimeve faktike dhe numrit total të studentёve rezulton

së për vitin 2015 kostoja mesatare për student:

Duke pёrfshirё investimet është 44 326 lekë nga të cilat 29 600 lekё përballohet nga

buxheti ndërsa pjesa tjetër nga të ardhurat e institucionit.

Pa marrё nё konsideratё investimet ёshtё 34 405 lekё nga tё cilat 29 604 nga buxheti dhe

pjesa tjetёr nga tё ardhurat.

Në përfundim për aktivitetin akademik, shkencor dhe financiar një analizë më e

hollësishme në nivel degësh dhe fakultetesh, gjëndet në analizat e realizuara nga Njesitë

Kryesore.