republika e shqipËrisË ministria e arsimit dhe shkencËs...

32
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR Fusha: TEKNOLOGJI Lënda: EKONOMI SHTËPIAKE Klasat: 4-6 Kodi: _______ Koordinator: Edlira SINA Tiranë, 2012

Upload: others

Post on 05-Feb-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: TEKNOLOGJI

Lënda: EKONOMI SHTËPIAKE

Klasat: 4-6

Kodi: _______

Koordinator:

Edlira SINA

Tiranë, 2012

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

2

EKONOMI SHTËPIAKE

Grupi i punës:

Edlira SINA

Mirela ANDONI

Alqi MUSTAFAI

Rezearta KRASNIQI

Petrina BLUSHI

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

3

EKONOMI SHTËPIAKE

1. TË PËRGJITHSHME

Teknologjia është një formë e veçantë e veprimtarisë njerëzore. Sot në botë ndeshesh me

shumë lloje teknologjish dhe çdo ditë njerëzit ndërveprojnë në të gjitha mjediset duke përdorur

materialet, mjetet dhe proceset e duhura në përgjigje të plotësimit sa më mirë të nevojave dhe

dëshirave të tyre.

Teknologjia, si një fushë e kurrikulës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar,

zhvillon te nxënësit aftësi për t’u përballur me sfida që lidhin funksionimin e tyre si qytetarë në

këtë mjedis teknologjik. Ajo integron njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet e duhura për t’u

përshtatur në mjedisin teknologjik ku jetojmë, për të analizuar, konceptuar dhe përdorur sisteme

të ndryshme teknologjike, për zgjidhjen e problemeve teknologjike, prodhimin apo përpunimin e

produkteve, për kryerjen e shërbimeve me mjete teknologjike etj.

Nxënësit, gjithashtu, analizojnë dhe vlerësojnë marrëdhënien komplekse ndërmjet

teknologjisë, individit dhe shoqërisë. Si qytetarë, ata aftësohen të bëjnë gjykime të drejta mbi

çështjet që lidhen me ndikimin e teknologjisë në jetët e tyre, në shoqëri dhe mjedis.

1.1. Objekti i studimit të lëndës

Kjo lëndë ka si objekt:

Edukimin e balancuar të nxënësve përmes përvojave të gjera dhe sfiduese, me qëllim

fitimin e njohurive dhe shprehive, si dhe të kompetencave të thjeshta, duke i përgatitur

ata që të jenë pjesëmarrës dhe aktivë në botën e teknologjisë;

Integrimin e njohurive dhe shprehive, së bashku me cilësitë për hulumtim dhe mendim

reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura teknologjike që lidhen me shëndetin,

orientimin për punë, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm etj;

Zhvillimin e aftësive të komunikimit, atyre krijuese, përparuese dhe praktike duke

përdorur mjete dhe procese të thjeshta teknologjike, në një mjedis teknologjik;

Zhvillimin te nxënësit të aftësive për zbuluar dhe vlerësuar ndikimin e teknologjive në

mjedisin përreth, në ekonomi dhe në shoqëri.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

4

EKONOMI SHTËPIAKE

1.2. Qëllimi i lëndës

Kjo lëndë ka për qëllim të zhvillojë te nxënësi aftësitë për të njohur, eksploruar dhe

analizuar sisteme të thjeshta teknologjie, kjo, për të lehtësuar përshtatjen e tyre me mjedisin

teknologjik që i rrethon.

Për më tepër, kjo lëndë i ndihmon nxënësit për të planifikuar, projektuar dhe zhvilluar

praktikisht mjete, metoda apo procese të thjeshta teknologjike, si dhe për të bërë vlerësimin e

produktit përfundimtar.

Aftësitë e përfshira do të zhvillohen në mënyrë progresive, ku nxënësit orientohen në

zbatimin e fazave të përcaktuara për zgjidhjen e problemeve të thjeshta teknologjike.

Përfshirja në hulumtimin, planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e veprimtarive apo të

produkteve të marra nga situata të përditshme, do të rrisin të kuptuarit dhe zgjojnë interesin e

nxënësve për këtë fushë të veprimtarisë njerëzore.

Veprimtaritë teknologjike të nxënësve mbështeten duke përdorur edhe TIK-un në

regjistrimin, analizimin dhe paraqitjen e informacionit, në nxitjen e hetimeve, analizimin e

provave etj.

2. SYNIMET E PROGRAMIT

KLASAT 4-6

Programi i lëndës “Ekonomi shtëpiake” synon të njohë dhe të aftësojë nxënësit të

eksplorojnë, vlerësojnë, planifikojnë dhe zbatojnë veprimtari teknologjike që lidhen me

materialet tekstile, mjedisin shtëpiak, kopshtin, ushqimet, duke i parë ato në aspektin teknologjik

dhe ekonomik, duke marrë si shembull veprimtaritë e jetës së përditshme.

Linja: Tekstilet dhe mirëmbajtja e tyre

Nxënësit eksplorojnë lloje të ndryshme tekstilesh dhe mënyrën e tyre të thurjes, një gamë

konfeksionesh dhe aksesorësh, si dhe realizojnë produkte të thjeshta përmes qepjes me dorë dhe

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

5

EKONOMI SHTËPIAKE

me makina qepëse shtëpiake, duke përdorur materialet dhe mjetet e duhura të punës. Nxënësit

skicojnë kallëpe të thjeshta, si dhe hekurosin dhe mirëmbajnë konfeksionet.

Linja: Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit dhe oborrit

Nxënësit eksplorojnë objekte në mjedisin shtëpiak, në oborr dhe në kopsht, kujdesen për

kopshtin sipas stinëve, si dhe ndërtojnë objekte të thjeshta, duke përdorur vegla dhe materiale të

ndryshme.

Nxënësit eksplorojnë mënyrat e arredimit të mjedisit shtëpiak, ndërtojnë skica të thjeshta

arredimi, si dhe realizojnë mirëmbajtjen, pastrimin dhe dekorimin e tij.

Nxënësit eksplorojnë dhe përdorin pajisje të thjeshta elektro-shtëpiake sipas manualeve

dhe instruksioneve përkatëse.

Linja: Gatimi dhe ruajtja e ushqimeve

Nxënësit eksplorojnë gamën e ushqimeve, mënyrat e përpunimit të tyre sipas vakteve, për një

ushqyerje të shëndetshme, si dhe interpretojnë e përgatitin receta të thjeshta.

Nxënësit kryejnë procedura të thjeshta të parapërgatitjes dhe të përpunimit të lëndëve të para,

sipas recetës, duke përdorur mjetet e punës dhe ndërkohë aftësohen se si ta shërbejnë

asortimentin e gatuar.

Nxënësit realizojnë gatimin e asortimenteve tradicionale të zonës sipas recetave për një

ushqyerje të shëndetshme, duke nxjerrë në pah vlerat dhe traditat e zonës.

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT

Programi është një dokument zyrtar dhe përfaqëson një pjesë të dokumenteve zyrtare për

zbatimin e lëndës “Ekonomi shtëpiake”.

Përdoruesve të këtyre dokumenteve u nevojitet të njohin në mënyrë të veçantë standardet

fushës së “Teknologjisë”, “Shkencave Natyrore” dhe “Arteve” për arsimin e detyruar 9-

vjeçar.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

6

EKONOMI SHTËPIAKE

Objektivat e programit

Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe synojnë aftësimin praktik të tyre.

Kjo do të thotë se që të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia që të nxënë çka përshkruhet tek

objektivat e programit për klasat 4-6. Realizimi i objektivave dhe renditja e tyre është zgjedhje e

lirë e zbatuesit të programit, duke ruajtur renditjen metodologjike të paraqitur në rubrikat

“Metodologjitë e mësimdhënies”, si dhe “Objektivat sipas linjave dhe klasave”.

Realizimi i objektivave të programit kërkon sigurimin e bazës materiale, si: mjete dhe

vegla pune, mostra të materialeve, udhëzues përdorimi, albume, CD dhe kompjutera për

ilustrime dhe demonstrime etj.

Krahas veprimtarive në klasë, sugjerohen vizita në terren, për një qasje sa më konkrete të

nxënësve.

Orët mësimore

Programi i lëndës “Ekonomi shtëpiake” realizohet në 36 orë mësimore çdo vit shkollimi

nga klasa e 4-t deri në të 6-ën dhe është strukturuar në linja që vijnë njëra pas tjetrës. Përdoruesit

e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës, ndërsa janë të lirë të ndryshojnë

me 10% (shtesë ose pakësim) orët e rekomanduara për secilën linjë.

Realizimi i programit sugjerohet të zhvillohet me nga 2 orë javore (90 minuta) të

planifikuara së bashku, pra të zhvillohet një herë në dy javë, për t’i lënë nxënësve më shumë

kohë në dispozicion për realizimin e veprimtarive.

Në programin e lëndës “Ekonomi shtëpiake” afërsisht 30% e orëve mësimore totale janë

për shtjellimin e njohurive të reja lëndore dhe 70% e tyre janë për përpunimin e njohurive.

Përpunimi i njohurive

Përpunimi i njohurive përmban:

përsëritjen e njohurive bazë në lidhje me aspekte të aftësimit praktik teknologjik;

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

7

EKONOMI SHTËPIAKE

integrimin e njohurive dhe të aftësive të reja të një linje me njohuritë e linjave

paraardhëse;

integrimin e njohurive dhe të aftësive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera (integrimi do

të përshkojë zhvillimin e çdo ore mësimore);

punët praktike të mbikëqyrura ose të pavarura dhe projektet.

Orët mësimore që i përkasin përpunimit të njohurive mund të zhvillohen në tema apo në

veprimtari me nismën e mësuesit ose me kërkesën e vetë nxënësve.

Gjatë përpunimit të njohurive duhet t’i kushtohet kohë e posaçme zhvillimit të:

aftësive të përgjithshme, si: komunikimit, transferimit të informacionit, të menduarit

kritik dhe krijues, zhvillimit të karakterit dhe të estetikës;

aftësive për të eksploruar, planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtaritë konkrete

teknologjike të parashikuara në linjat e programit;

aftësive të posaçme lëndore në lidhje me përdorimin e materialeve, mjeteve dhe veglave

të thjeshta të punës, në lidhje me interpretimin e skicave, udhëzuesve të përdorimit,

interpretimin e simboleve, si dhe aftësive për të përgatitur produkte të ndryshme të

parashikuara sipas linjave të programit;

qëndrimeve, si: qëndrimi gjatë punës në grupe, si dhe gjatë punës individuale,

mirëmbajtja e mjedisit dhe e mjeteve të punës, vëmendja ndaj rregullave të sigurisë.

Gjatë orëve të përpunimit të njohurive nxënësve duhet t’u krijohet mundësia të punojnë detyra

tematike, projekte kurrikulare, të zgjidhin situata problemore nga jeta etj.

Pjesë e përpunimit të njohurive është vlerësimi i realizimit të objektivave, i cili ka për qëllim të

nxjerrë në pah shkallën e arritjeve të nxënësve.

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Lënda “Ekonomi shtëpiake” përdor njohuritë dhe aftësitë që nxënësit kanë marrë në

fushën e shkencave, të shkencave shoqërore, në lëndën “Art pamor”, si dhe në lëndën “TIK”.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

8

EKONOMI SHTËPIAKE

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Realizimi i programit kërkon përdorimin e metodologjive dhe teknikave që nxisin punën

individuale dhe atë në grup, si dhe diskutimin e nxënësve në lidhje me objektivat e parashtruara

për çdo linjë.

Në qendër të punës së mësuesit/es duhet të jetë drejtimi i nxënësve për të fituar aftësi

për të eksploruar, planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar veprimtari konkrete teknologjike në varësi të

linjave të programit.

Metodologjitë e mësimdhënies duhet të përmbajnë metoda, strategji dhe teknika që

nxisin përdorimin e TIK-ut, përgjatë procesit të mësimnxënies, për aftësimin praktik teknologjik

të nxënësve.

Mësuesi/ja gjatë shpjegimit të termave dhe demonstrimit të veprimtarive praktike, duhet

të përdorë sa më shumë njohuritë dhe aftësitë e marra paraprakisht nga nxënësi në lëndë të tjera,

si dhe të japë shembuj nga realiteti i jetës.

Realizimi i linjave të përmbajtjes së programit:

A. Tekstilet dhe mirëmbajtja e tyre.

B. Mirëmbajtja e mjedisit shtëpiak, kopshtit dhe oborrit.

C. Gatimi dhe ruajtja e ushqimeve.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

9

EKONOMI SHTËPIAKE

Kërkohet nga mësuesi/ja që të zbatojë hapat metodologjikë, të cilët realizohen nëpërmjet fazave,

si:

EKSPLORIMI - PLANIFIKIMI - ZBATIMI - VLERËSIMI.

Realizimi i fazës “Eksplorimi”, kërkon që nxënësit:

të shqyrtojnë një gamë të gjerë të objekteve të përditshme;

të eksplorojnë lirisht sesi një varg i formave, i objekteve dhe i strukturave të tjera mund të

bëhen duke përdorur një shumëllojshmëri të materialeve;

të shqyrtojnë sesi disa objekte mund të përmirësohen ose të përshtaten;

të eksplorojnë sesi njerëzit pëlqejnë karakteristikat e caktuara të objekteve dhe të hetojnë

arsyet e këtyre preferencave (preferencat në: formë, ngjyrë, cilësi, strukturë e material,

prakticitet në përdorim etj).

Realizimi i fazës “Planifikimi”, kërkon që nxënësit:

të përdorin njohuritë dhe rezultatin e hetimeve për të identifikuar nevojat dhe mundësitë

për të përmirësuar një objekt ose mjediset në kontekste familjare (p.sh., duke ditur se

bimët kanë nevojë për ujë, mund të fillojnë konceptimin e pajisjes për ujitje, rezultatet e

një sondazhi të mbeturinave, mund të nxisin bërjen e koshave të rinj të mbeturinave);

të zhvillojnë aftësinë për të skicuar;

të prezantojnë skica e modele duke përdorur media të ndryshme;

të organizojnë mjedisin dhe mjetet e punës, duke marrë parasysh kufizimet e burimeve.

FAZA I

Eksplorimi

FAZA II

Planifikimi

FAZA III

Zbatimi

FAZA IV

Vlerësimi

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

10

EKONOMI SHTËPIAKE

Realizimi i fazës “Zbatimi”, kërkon që nxënësit:

të realizojnë objekte dhe veprimtari të ndryshme;

të identifikojnë problematikën gjatë zbatimit të skicave, të recetave, të modeleve;

të zbatojnë teknikat artizanale gjatë realizimit të veprimtarive të ndryshme;

të përdorin një gamë të mjeteve, të materialeve, të veglave të punës.

Realizimi i fazës “Vlerësimi”, kërkon që nxënësit:

të vlerësojnë ndikimin pozitiv dhe atë negativ të punimit, për vete dhe për mjedisin

përreth;

të diskutojnë qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe formën e objekteve të tjera të realizuara;

të justifikojnë idetë, materialet, procedurat dhe teknikat e përdorura dhe të tregojnë

përmirësime të mundshme;

të vlerësojnë veprimtarinë dhe produktin përfundimtar, duke iu referuar planit të

veprimit, skicës, recetës ose modelit;

të kryejnë llogaritje të thjeshta të kostos së materialeve të produktit përfundimtar.

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor dhe shërben për përmirësimin e

këtij procesi. Vlerësimi i nxënësit kryhet në përputhje me objektivat e programit. Objekt i

vlerësimit janë: njohuritë, shprehitë dhe qëndrimet e nxënësve.

Vlerësimi i nxënësit mund të bëhet në mënyrë individuale ose në grup. Nxënësi

vlerësohet me notë, ndërsa demonstron arritjet e tij me gojë, me shkrim ose nëpërmjet

veprimtarive të tjera.

Nxënësi vlerësohet për portofolin e detyrave, për prezantimet, për veprimtaritë e

realizuara në përputhje me detyrat standarde të përcaktuara nga mësuesi/ja.

Në punimet e nxënësve me grupe të vogla, mësuesi/ja parashtron peshën e vlerësimit me

notë të grupit në tërësi dhe të secilit nxënës në veçanti.

Vlerësimi me notë i nxënësve në çdo orë mësimore, nuk është i detyrueshëm. Mësuesi/ja

duhet t’u parashtrojë nxënësve qëllimin, kriteret dhe instrumentet e vlerësimit.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

11

EKONOMI SHTËPIAKE

Portofoli i punëve të nxënësit është një nga mundësitë kryesore të vlerësimit për mësuesin/en dhe

të vetëvlerësimit për nxënësin.

7. OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE/NËNLINJAVE, SIPAS KLASAVE

LINJA: TEKSTILET DHE MIRËMBAJTJA E TYRE

Orë të sugjeruara1: 10 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit eksplorojnë lloje të ndryshme tekstilesh dhe mënyrën e tyre të thurjes, si dhe

realizojnë produkte të thjeshta përmes qepjes me dorë, duke përdorur materialet dhe mjetet e

duhura të punës.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë një gamë të

gjerë të tekstileve të

përdorimit vetjak dhe atij

familjar;

të eksplorojnë përbërjen e

Tekstile

Thurjet e tekstileve

Fibra natyrore

Fibra artificiale

1 Orë të sugjeruara janë orët e planifikuara nga specialistët për zhvillimin e linjës. Shuma totale e orëve të linjave duhet të jetë sa

numri i plotë i orëve në planin mësimor për këtë lëndë. Quhen të sugjeruara, sepse i jepet liri zbatuesit të programit

(mësuesit/es), që të shtojë ose të pakësojë numrin e sugjeruar të orëve në masën 10%, sipas nevojave të klasës.

KLASA 4

35 javë x 1 orë/javë = 35 orë

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

12

EKONOMI SHTËPIAKE

tekstileve të ndryshme

(llojet e fibrave: natyrore

dhe artificiale);

të eksplorojnë mënyrat e

thurjes në tekstile të

ndryshme;

të hetojnë përdorimin e

tekstileve sipas llojit të tyre

(sipas përbërjes dhe sipas

thurjes).

Planifikimi

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të prezantojnë raste

konkrete të përdorimit të

tekstileve të ndryshme;

të përzgjedhin përdorimin

praktik të tekstileve sipas

llojit të fibrave dhe thurjes

së tyre (p.sh., për pastrim

shtëpiak duhet të përdoren

tekstile me përbërje dhe me

thurje të caktuar, ndërsa për

veshje duhen të përdoren

tekstile me karakteristika të

tjera);

të përzgjedhin materialet e

nevojshme për realizimin e

qepjeve me dorë.

Përdorim për veshje

Përdorim për pastrim

Përdorim për mjedis

shtëpiak

Planifikim

materialesh për qepje

më dorë, si: kopsa,

gjilpërë, pëlhura etj.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

13

EKONOMI SHTËPIAKE

Zbatimi

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të realizojnë produkte

përmes qepjes me dorë

(ildisje, kthim pale, qepja e

vrimës së kopsave dhe

kopsave etj).

Qepja me dorë

Vlerësimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë materialet e

përdorura, kohën për

realizimin e produktit dhe

kostot e materialeve

përkatëse.

Vlerësimi i

materialeve, i kohës

dhe i kostos së

materialeve.

LINJA: MIRËMBAJTJA E MJEDISIT SHTËPIAK, KOPSHTIT DHE OBORRIT

Orë të sugjeruara: 11 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit eksplorojnë objekte në mjedisin shtëpiak, në oborr dhe në kopsht, kujdesen për

kopshtin sipas stinëve, si dhe ndërtojnë objekte të thjeshta, duke përdorur vegla dhe materiale të

ndryshme.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë një gamë të gjerë

të objekteve në mjedisin

shtëpiak, oborr dhe në kopsht

(mjetet dhe pajisjet e

brendshme, muret dhe

Mjedis shtëpiak

Mjedis kopshtarie

Oborr

Material/objekt për

përdorim shtëpiak

Material/objekt për

përdorim kopshtarie

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

14

EKONOMI SHTËPIAKE

ndërtimet e tyre, porta dhe

mentesha, karroca dore etj);

të eksplorojnë format dhe

ndërtimin e objekteve të

përdorimit shtëpiak, të oborrit

dhe të kopshtit (llojet e

materialeve dhe montimi i

objekteve të ndryshme);

të hetojnë preferencat për

objektet sipas karakteristikave

(preferencat në formë, në

ngjyrë, në cilësi, në strukturë,

në material dhe prakticitetin e

përdorimit).

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të prezantojnë raste konkrete

të përdorimit të mjeteve të

nevojshme për mirëmbajtjen e

shtëpisë, të oborrit dhe të

kopshtit (veglat e punës: çekiç,

pincë, kaçavidë, lopatë,

sqepar, bel, gërshërë e kopshtit

etj);

të evidentojnë rastet e

përdorimit të veglave të

nevojshme për mirëmbajtjen e

shtëpisë, të oborrit dhe të

kopshtit (veglat e punës: çekiç,

pincë, kaçavidë, lopatë,

sqepar, bel, gërshërë e kopshtit

Mirëmbajtja e

mjedisit shtëpiak.

Mirëmbajtja e

kopshtit.

Vegla dhe mjete për

mirëmbajtjen e

shtëpisë dhe të

kopshtit.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

15

EKONOMI SHTËPIAKE

etj.);

të planifikojnë masat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Zbatimi

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të realizojnë punë në kopsht

dhe në oborr sipas stinëve

(kujdesi për lulet dhe për

bimët dekorative);

të ndërtojnë objekte konkrete

të përdorimit të përditshëm në

shtëpi, duke përdorur vegla

dhe materiale të ndryshme

(p.sh.: kosh plehrash me

karton, varëse rrobash, qese

pëlhure për mbajtjen e rrobave

të palara, kuti druri për

mbajtjen e çelësave etj);

të zbatojnë rregullat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Vegla dhe materiale

për të kryer punë në

oborr, kopsht dhe në

shtëpi.

Materiale për

përgatitjen e objekteve

të ndryshme.

Vlerësimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë materialet e

përdorura, kohën për

realizimin e produktit dhe

kostot përkatëse të

materialeve.

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

16

EKONOMI SHTËPIAKE

LINJA: GATIMI DHE RUAJTJA E USHQIMEVE

Orë të sugjeruara:14 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit eksplorojnë gamën e ushqimeve, mënyrat e përpunimit të tyre sipas vakteve, për një

ushqyerje të shëndetshme, si dhe përgatitin receta të thjeshta.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë gamën e

ushqimeve sipas vakteve të

ngrënies;

të eksplorojnë mënyrat e

përpunimit të ushqimeve sipas

vakteve (ushqime të gatshme,

të gatuara në shtëpi me zierje,

me pjekje, me skuqje, me

skarë, me avull), për një

ushqyerje të shëndetshme.

Ushqim

Vakt ushqimor

Ushqime të gatshme

Ushqime të gatuara

Planifikimi

Orë të sugjeruara

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të prezantojnë raste konkrete

të gatimit të vakteve me

mënyra të ndryshme;

të prezantojnë mënyra të

ruajtjes së ushqimeve të

ndryshme (të gatshme ose të

gatuara) në kushtet e shtëpisë;

të planifikojnë masat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ruajtja e ushqimeve

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

17

EKONOMI SHTËPIAKE

Zbatimi

(8 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përzgjedhin mjetet e punës

dhe lëndët e para për gatimin e

vaktit sipas recetave të

paracaktuara për një ushqyerje

të shëndetshme;

të realizojnë gatimin e vaktit

sipas recetave të paracaktuara

për një ushqyerje të

shëndetshme;

të zbatojnë rregullat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Recetë gatimi

Ushqyerje e shëndetshme

Gatimi me zierje/ me

avull

Gatimi me pjekje

Gatimi me skuqje

Gatimi në skarë

Vlerësimi

Orë të sugjeruara

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë materialet e

përdorura, kohën për

realizimin e vaktit dhe kostot

përkatëse të materialeve, për

një ushqyerje të shëndetshme.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

18

EKONOMI SHTËPIAKE

LINJA: TEKSTILET DHE MIRËMBAJTJA E TYRE

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit eksplorojnë lloje të ndryshme materialesh konfeksioni, aksesorë dhe mënyrën e tyre të

përdorimit, si dhe realizojnë produkte të thjeshta përmes qepjes me dorë, duke përdorur

materialet e konfeksionit, aksesorë, si dhe mjetet e duhura të punës.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të eksplorojnë përbërjen e

konfeksioneve të ndryshme

(llojet e pëlhurave, lëkura,

peliçe, mbërthecka dhe

aksesorë ndihmës e

dekorativë);

të shqyrtojnë një gamë të

materialeve, si: lëkurë natyrale

dhe artificiale, peliçe,

mbërthecka dhe aksesorë

ndihmës e dekorativë, që

përdoren në konfeksionimin e

materialeve të përdorimit

vetjak dhe familjar;

Konfeksion

Aksesorët e

konfeksioneve

Klasa 5

35 javë x 1 orë/javë = 35 orë

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

19

EKONOMI SHTËPIAKE

të eksplorojnë rastet e

përdorimit të lëkurës natyrale

dhe asaj artificiale, peliçes,

mbërtheckave dhe aksesorëve

ndihmës e dekorativë në

konfeksionet e përdorimit

vetjak dhe familjar;

të prezantojnë raste konkrete

të përdorimit të lëkurës

natyrale dhe artificiale,

peliçes, mbërtheckave dhe

aksesorëve ndihmës e

dekorativë në konfeksionet e

përdorimit vetjak dhe familjar.

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të planifikojnë raste konkrete

të përdorimit të lëkurës

natyrale dhe artificiale,

peliçes, mbërtheckave dhe

aksesorëve ndihmës e

dekorativë në konfeksionet e

përdorimit vetjak dhe familjar;

të planifikojnë skicimin dhe

realizimin (me qepje me dorë,

ngjitje, aplikacion etj.) e një

objekti konkret, duke përdorur

materiale të ndryshme prej

tekstili, lëkure natyrale dhe

artificiale, peliçe, mbërthecka

dhe aksesorë ndihmës e

Skicimi i objektit

Ngjitje materialesh

Aplikacion

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

20

EKONOMI SHTËPIAKE

dekorativë në konfeksionet e

përdorimit vetjak dhe familjar;

të listojnë materialet e

nevojshme për realizimin e një

objekti konkret, duke përdorur

materiale të ndryshme prej

tekstili, lëkure natyrale dhe

artificiale, peliçe, mbërthecka

dhe aksesorë ndihmës e

dekorativë, bazuar në skicë;

të planifikojnë kohën për

realizimin e objektit dhe kostot

përkatëse të materialeve, sipas

skicës.

Zbatimi

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përzgjedhin materialet e

nevojshme për realizimin e një

objekti konkret duke përdorur

materiale të ndryshme prej

tekstili, lëkure natyrale dhe

artificiale, peliçe, mbërthecka

dhe aksesorë ndihmës e

dekorativë, sipas skicës së

dizenjuar nga ai/ajo;

të realizojnë një objekt konkret

me materiale të ndryshme prej

tekstili, lëkure natyrale dhe

artificiale, peliçe, mbërthecka

dhe aksesorë ndihmës e

dekorativë, sipas skicimit me

qepje, me ngjitje etj.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

21

EKONOMI SHTËPIAKE

Vlerësimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë materialet e

përdorura, kohën për

realizimin e objektit dhe kostot

përkatëse të materialeve, sipas

planifikimit;

të vlerësojnë vlerën e

përdorimit të objektit të

realizuar.

LINJA: MIRËMBAJTJA E MJEDISIT SHTËPIAK, OBORRIT DHE KOPSHTIT

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit eksplorojnë mënyrat e arredimit të mjedisit shtëpiak, ndërtojnë skica të thjeshta

arredimi, si dhe realizojnë mirëmbajtjen, pastrimin, dekorimin e tij.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë objektet e

mjedisit të ndenjes dhe fjetjes

në shtëpi;

të eksplorojnë mënyra të

arredimit të mjedisit të ndenjes

dhe të fjetjes në shtëpi;

të hetojnë preferencat e

vendosjes së objekteve në

mjedisin e ndenjes dhe të

fjetjes në shtëpi, duke marrë

parasysh rregullat e ndriçimit,

të hapësirës, të funksionit etj.

Arredimi i shtëpisë

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

22

EKONOMI SHTËPIAKE

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të planifikojnë raste konkrete

të arredimit të mjedisit të

ndenjes dhe të fjetjes në

shtëpi;

të skicojnë (edhe në

kompjuter) arredimin e

mjedisit të ndenjes dhe të

fjetjes në shtëpi, duke marrë

parasysh rregullat e ndriçimit,

të hapësirës, të funksionit etj;

të përcaktojnë rregullat për

mirëmbajtjen dhe për

pastrimin e mjedisit të ndenjes

dhe të fjetjes, të skicuar nga

vetë ata;

të planifikojnë mjetet,

materialet e nevojshme për

mirëmbajtjen, për pastrimin,

për dekorimin e mjedisit të

ndenjes dhe të fjetjes, si dhe

kostot përkatëse të

materialeve.

Skicimi i mjedisit të

ndenjes.

Rregullat për

mirëmbajtjen e shtëpisë.

Rregullat për pastrimin

e shtëpisë.

Zbatimi

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përzgjedhin mjetet dhe

materialet e nevojshme për

mirëmbajtjen, për pastrimin

dhe për dekorimin e mjedisit të

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

23

EKONOMI SHTËPIAKE

ndenjes dhe të fjetjes;

të realizojnë në kushte

konkrete mirëmbajtjen,

pastrimin, dekorimin e

mjedisit të ndenjes dhe të

fjetjes.

Vlerësimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë materialet e

përdorura, kohën për

mirëmbajtjen, për pastrimin,

për dekorimin e mjedisit të

ndenjes dhe të fjetjes, si dhe

kostot përkatëse të

materialeve;

të vlerësojnë individualisht

dhe në grup mjedisin e skicuar

dhe të dekoruar nga ai/ajo

bazuar në rregullat e ndriçimit,

të hapësirës, të funksionit etj.

LINJA: GATIMI DHE RUAJTJA E USHQIMEVE

Orë të sugjeruara:15 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit kryejnë procedura të thjeshta të parapërgatitjes dhe të përpunimit të lëndëve të para

sipas recetës, duke përdorur mjetet e punës dhe duke dekoruar dhe shërbyer asortimentin e

gatuar.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Dekorimi i ushqimeve

të gatuara.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

24

EKONOMI SHTËPIAKE

të shqyrtojnë asortimente me

bazë perimesh, frutash;

të shqyrtojnë gamën e

ushqimeve me bazë mishi,

peshku, qumështi dhe

nënprodukteve, për një

ushqyerje të shëndetshme;

të eksplorojnë mënyrat e

gatimit të perimeve, të frutave,

të mishit, gamën e ushqimeve

të peshkut, të qumështit dhe

nënprodukteve.

të eksplorojnë dekorimin,

shërbimin dhe pijet shoqëruese

të ushqimit, sipas llojit të

asortimentit dhe vaktit.

Shërbimi i ushqimeve të

gatuara.

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të prezantojnë raste konkrete

të gatimit të perimeve dhe të

frutave me mënyra të

ndryshme për një ushqyerje të

shëndetshme;

të prezantojnë raste dhe receta

konkrete të gatimit të mishit,

të peshkut, të qumështit dhe të

nënprodukteve me mënyra të

ndryshme.

të planifikojnë lëndët e para

dhe ato ndihmëse për

Planifikimi për një

ushqyerje të

shëndetshme.

Recetë gatimi

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

25

EKONOMI SHTËPIAKE

realizimin e një gatimi, sipas

recetës dhe kostot përkatëse

të planifikojnë masat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Zbatimi

(8 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të interpretojnë dhe analizojnë

recetën e përzgjedhur të

gatimit për një ushqyerje të

shëndetshme;

të përzgjedhin mjetet e punës

për gatimin sipas recetës së

paracaktuar;

të përzgjedhin lëndët e para

dhe ndihmëse për realizimin e

gatimit dhe kostot përkatëse të

materialeve.

të realizojnë larjen, qërimin,

prerjen e përbërësve të gatimit

sipas recetës së përzgjedhur;

të përpunojnë (me marinim,

me zierje, me pjekje etj.)

përbërësit sipas recetës;

të dekorojnë dhe të shërbejnë

asortimentin e gatuar;

të zbatojnë rregullat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Lëndët e para për

gatim.

Mjetet e punës për

gatim.

Larja, prerja dhe

qërimi i ushqimeve

për gatim.

Përpunimi sipas

recetës.

Vlerësimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë lëndët e para dhe

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

26

EKONOMI SHTËPIAKE

ato ndihmëse të përdorura,

mënyrën dhe kohën e gatimit,

si dhe kostot përkatëse të

materialeve;

të vlerësojnë individualisht

dhe në grup shijen dhe

paraqitjen estetike të

asortimentit të gatuar, sipas

recetës për një ushqyerje të

shëndetshme.

LINJA: TEKSTILET DHE MIRËMBAJTJA E TYRE

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës: Nxënësit skicojnë kallëpe të thjeshta, përdorin dhe

realizojnë produkte të thjeshta me makinë qepëse shtëpiake, si dhe hekurosin dhe mirëmbajnë

konfeksionet.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të eksplorojnë skica dhe

kallëpe të gatshme për qepjet

me makinë qepëse familjare

Makina qepëse

familjare.

Etiketat e

konfeksioneve.

Hekuri për hekurosje.

KLASA 6

(35 javë x 1 orë/javë = 35 orë)

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

27

EKONOMI SHTËPIAKE

(skica të çarçafëve, të perdeve,

të shalleve, të veshjeve etj.);

të shqyrtojnë një gamë të

produkteve për llojet e qepjeve

të realizuara me makinë

qepëse familjare;

të prezantojnë raste konkrete

të qepjeve me makinë qepëse

familjare të përdorimit vetjak

dhe familjar;

të dallojnë ndërtimin dhe

funksionin e makinës qepëse

familjare;

të evidentojnë llojet e

detergjenteve që përdoren për

mirëmbajtjen e tekstileve;

të interpretojnë etiketat e

konfeksioneve të gatshme për

mirëmbajtjen e tyre;

të dallojnë ndërtimin dhe

funksionin e hekurit për

hekurosje në kushtet e

shtëpisë.

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të listojnë materialet e

nevojshme për realizimin e një

produkti konkret me makinë

qepëse familjare;

të skicojnë sipas kallëpit

Skicimi

Prerja sipas kallëpit

Pastrimi i pëlhurave nga

njollat.

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

28

EKONOMI SHTËPIAKE

pëlhurën për qepjen me

makinë qepëse familjare;

të presin sipas kallëpit

pëlhurën për qepjen me

makinë qepëse familjare;

të planifikojnë kohën për

realizimin e produktit dhe

kostot përkatëse sipas skicës;

të përgatisin për punë makinën

qepëse familjare;

të evidentojnë llojet e

ndryshme të njollave dhe

mënyrat e pastrimit të tyre;

të evidentojnë mënyrat e

hekurosjes së konfeksioneve

sipas përbërjes së tyre;

të planifikojnë masat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Zbatimi

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të qepin sipas kallëpit të prerë

nga ata vetë;

të realizojnë produkte të

ndryshme me makinë qepëse

familjare;

të pastrojnë njollat sipas llojit

të tyre;

të hekurosin konfeksione të

ndryshme sipas përbërjes dhe

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

29

EKONOMI SHTËPIAKE

treguesve të etiketës;

të zbatojnë rregullat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Vlerësimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë materialet e

përdorura, kohën për

realizimin e objektit dhe

kostot përkatëse sipas

planifikimit.

LINJA: MIRËMBAJTJA E MJEDISIT SHTËPIAK, OBORRIT DHE KOPSHTIT

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit eksplorojnë dhe përdorin pajisje të thjeshta elektro-shtëpiake sipas manualeve dhe

instruksioneve përkatëse.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë një gamë të gjerë

të pajisjeve të ndryshme në

mjedisin shtëpiak (pajisjet

elektro-shtëpiake);

të eksplorojnë mënyrat e

përdorimit të pajisjeve elektro-

shtëpiake sipas manualeve dhe

instruksioneve përkatëse;

të hetojnë rreziqet e

mundshme nga përdorimi i

pajisjeve elektro-shtëpiake dhe

Pajisje elektro-shtëpiake

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

30

EKONOMI SHTËPIAKE

mënyrat e mbrojtjes prej tyre.

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të prezantojnë raste konkrete

të përdorimit të pajisjeve

elektro-shtëpiake;

të evidentojnë mënyrat e

mirëmbajtjes së pajisjeve

elektro-shtëpiake;

të planifikojnë masat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Zbatimi

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përdorin konkretisht pajisjet

elektro-shtëpiake.

të zbatojnë rregullat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit

Manualë përdorimi të

pajisjeve elektro-

shtëpiake

Vlerësimi

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë rregullat e

sigurisë dhe të mbrojtjes së

mjedisit gjatë përdorimit të

pajisjeve elektro-shtëpiake.

Rregulla të sigurisë

gjatë përdorimit të

pajisjeve elektro-

shtëpiake.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

31

EKONOMI SHTËPIAKE

LINJA: GATIMI DHE RUAJTJA E USHQIMEVE

Orë të sugjeruara:15 orë

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit realizojnë gatimin e asortimenteve tradicionale të zonës sipas recetave për një

ushqyerje të shëndetshme.

Fazat e përmbushjes së

linjës

Objektiva

Terma/Koncepte kyçe

Eksplorimi

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shqyrtojnë meny tradicionale

në trevat shqiptare;

të eksplorojnë përbërësit dhe

mënyrat e gatimit të menyve

tradicionale për një ushqyerje të

shëndetshme.

Meny

Meny e shëndetshme

Meny tradicionale

Planifikimi

(2 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të prezantojnë raste konkrete të

menysë tradicionale të zonës;

të planifikojnë përbërësit për

realizimin e menysë

tradicionale të zonës për një

ushqyerje të shëndetshme.

Zbatimi

Orë të sugjeruara

(6 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përzgjedhin mjetet e punës

dhe lëndët e para për gatimin

tradicional të zonës sipas

recetës;

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/ekonomi... · reflektiv, për gjetjen e zgjidhjeve të duhura

32

EKONOMI SHTËPIAKE

të realizojnë gatimin e

asortimenteve tradicionale të

zonës, sipas recetave, për një

ushqyerje të shëndetshme;

të zbatojnë rregullat e sigurisë

dhe mbrojtjes së mjedisit.

Vlerësimi

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të vlerësojnë vlerat ushqyese

dhe koston e asortimenteve

tradicionale të zonës për një

ushqyerje të shëndetshme.

Vlera ushqyese