republika e shqipërisë instituti i studimeve të · pdf fileshqyrtim të...

52
REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TË KOMUNIZMIT _______________________________________________________________________ Rruga: George W. Bush Telefon/fax: 035542255442 Nr........prot Datë 20.02.2017 RAPORTI I AKTIVITETIT VJETOR PËR INSTITUTIN E STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TE KOMUNIZMIT (ISKK) GJATË VITIT 2016 I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta Të nderuar zotërinj Deputetë, Më lejoni, që në respekt të detyrimit ligjor, t'iu parashtroj Raportin Vjetor të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), ku pasqyrohet në mënyrë sa më të përmbledhur institucionale veprimtaria jonë shkencore, dëshmuese e informuese përgjatë vitit 2016 e në vijim: DETYRAT TONA Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, i krijuar në bazë të Ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010 (ndërsa Bordi është konstituuar me 27 korrik 2010) - është institucion publik, qendror, i pavarur dhe gëzon statusin e personit juridik. Detyrat kryesore të ISKK janë: a) studion dhe vlerëson objektivisht periudhën e regjimit komunist; b) analizon, studion dhe dokumenton krimet e kryera nga organet e diktaturës komuniste, si dhe pasojat gjatë dhe pas periudhës së komunizmit; c) identifikon aktet ligjore dhe nënligjore, sekrete dhe josekrete, të përgatitura apo të miratuara nga të gjitha institucionet, organet e autoritetet shtetërore dhe kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe e funksionimit të të gjithë aparatit të sistemit komunist; ç) studion dhe vlerëson ndërtimin, organizimin institucional dhe veprimtarinë antidemokratike e kriminale të strukturave shtetërore, veçanërisht të organeve dhe të strukturave të Sigurimit të Shtetit; d) studion dhe vlerëson 1

Upload: hoangdien

Post on 05-Feb-2018

259 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUTI I STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TË KOMUNIZMIT

_______________________________________________________________________

Rruga: George W. Bush Telefon/fax: 035542255442

Nr........prot Datë 20.02.2017

RAPORTI I AKTIVITETIT VJETOR PËR INSTITUTIN E STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TE KOMUNIZMIT (ISKK) GJATË VITIT 2016

I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta Të nderuar zotërinj Deputetë,

Më lejoni, që në respekt të detyrimit ligjor, t'iu parashtroj Raportin Vjetor të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), ku pasqyrohet në mënyrë sa më të përmbledhur institucionale veprimtaria jonë shkencore, dëshmuese e informuese përgjatë vitit 2016 e në vijim:

DETYRAT TONA

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) në Shqipëri, i krijuar në bazë të Ligjit nr. 10242, datë 25.02.2010 (ndërsa Bordi është konstituuar me 27 korrik 2010) - është institucion publik, qendror, i pavarur dhe gëzon statusin e personit juridik. Detyrat kryesore të ISKK janë: a) studion dhe vlerëson objektivisht periudhën e regjimit komunist; b) analizon, studion dhe dokumenton krimet e kryera nga organet e diktaturës komuniste, si dhe pasojat gjatë dhe pas periudhës së komunizmit; c) identifikon aktet ligjore dhe nënligjore, sekrete dhe josekrete, të përgatitura apo të miratuara nga të gjitha institucionet, organet e autoritetet shtetërore dhe kushtetuese, të cilat kanë shërbyer si bazë e organizimit dhe e funksionimit të të gjithë aparatit të sistemit komunist; ç) studion dhe vlerëson ndërtimin, organizimin institucional dhe veprimtarinë antidemokratike e kriminale të strukturave shtetërore, veçanërisht të organeve dhe të strukturave të Sigurimit të Shtetit; d) studion dhe vlerëson

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

veprimtarinë kriminale të Partisë Komuniste të Shqipërisë, më pas të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të organizatave të tjera, të krijuara në mbështetje të ideologjisë së saj; dh) analizon shkaqet dhe rrugët e vendosjes së regjimit komunist, dokumentet, që vërtetojnë përfshirjen e personave shqiptarë a të huaj, që mbështetën ardhjen e këtij regjimi, si dhe të atyre, të cilët bënë rezistencë kundër këtij regjimi; e) grumbullon të dhëna, dokumente dhe dëshmi për ndriçimin e veprimtarisë së organeve dhe të strukturave të Sigurimit së Shtetit, të formave të persekutimit dhe formave të rezistencës kundër tyre, si dhe të të gjitha veprimtarive, që kanë çuar në dhunimin e të drejtave e të lirive themelore të njeriut në vitet e regjimit komunist; ë) evidenton personat, që kanë qenë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse, përgjegjëse për propagandën komuniste, për aktet administrative dhe vendimet, të cilat kanë çuar, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, në veprime represioni, në jetën shoqërore dhe kulturore, përfshirë luftën e klasave, kolektivizimin, luftën kundër fesë, izolimin nga Perëndimi, pamundësinë për t'u informuar dhe censurën në art, kulturë e shkencë, si dhe kufizimin e furnizimit me ushqime, përmes tallonave të ushqimit; f) vë në dijeni publikun për krimet dhe rrjedhojat e tjera të luftës së klasave; g) sistemon dhe boton kujtimet e të dënuarve politikë, qoftë të atyre që u burgosën, edhe të atyre që u persekutuan në kampet e internimit; gj) përpunon, në formë elektronike, të gjithë dokumentacionin për krimet e regjimit komunist në Shqipëri; h) publikon dhe përhap materiale të shkruara, në letër dhe në rrugë elektronike, si dhe organizon ekspozita, seminare, konferenca e diskutime për krimet e komunizmit dhe pasojat e tij në Shqipëri; i) bashkëpunon me institucionet kërkimore, kulturore, arsimore dhe institucione të tjera për shkëmbimin e informacionit e të përvojës, lidhur me objektin e punës së institutit; j) bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të arsimit për përfshirjen, në planet dhe programet mësimore të shkollave të të gjitha niveleve, të informacionit të mjaftueshëm për krimet e komunizmit dhe të pasojave të tij në Shqipëri; k) bashkëpunon me institucionet homologe të huaja për të shkëmbyer në mënyrë sa më efikase përvojat e përbashkëta.

MBI AKTIVITETIN E ISKK GJATË VITIT 2015 DHE PUNËT NË PROCES

Në zbatim të detyrave të ngarkuara me Ligjin përkatës, Instituti ynë vazhdon prej më se 5 vitesh aktivitetin e tij. Ky aktivitet, njësoj si viteve të mëparshme, përfshin një gamë të madhe veprimtarish shkencore, studimore e sensibilizuese mbi Krimet antiligjore dhe Pasojat e tragjedisë popullore që i shkaktoi diktatura qytetarëve shqiptarë gjatë pushtetit të saj mbi 45 vjeçar. Këto aktivitete e veprimtari, kanë pasur jehonë të gjerë në mediat shqiptarëe, por edhe të huaja: ato kanë nxitur diskurse publike në studio televizive dhe në shtypin e shkruar. Instituti ka organizuar një sërë aktivitetesh shkencore-përkujtimore kombëtare e Ndërkombëtare të një rëndësie të veçantë, të cilat do t'i gjeni të përmbledhura, përpos raportit të hollësishëm të Drejtorive përkatëse, edhe në Almanakët e përvitshëm shkencorë që botohen tradicionalisht, në fund të çdo viti, por edhe në sit-in zyrtar, faqen zyrtare të ISKK-së.

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Drejtoria e ISKK ka bërë një punë intensive në zbatim të detyrave të përcaktuara në Ligj; ka vendosur marrëdhëniet e bashkëpunimit institucional me të gjitha drejtoritë e arkivave të rëndësishme dhe vijon punën e pandërprerë e sistematike në mbledhjen, dokumentimin dhe mbështetjen e mbi dhjetra projekteve të rëndësishme vjetore, afatmesme, sipas një strategjie të qasjes ndaj dokumentacionit arkival, dëshmive të tjera dhe përpunimit të tyre studimor. Por më së pari, po punohet për krijimin e arkivës bazë të Institutit. Kjo arkivë është e hapur për studimet dhe shfrytëzimin e materialit për studiuesit e botës akademike dhe bashkë me Bibliotekën Shkencore të Institutit, e cila është bërë e aksesueshme me sallë leximi për studiues e kërkime shkencore për studentë shqiptarë e studiues të huaj, përbën një bazë të mirëfilltë të literaturës shkencore me tematikë krimet e komunizmit mbi qytetarët shqiptarë. Gjithashtu kemi siguruar lidhje bashkëpunuese me Institucione shkencore brenda vendit, organizma të interesuara për veprimtarinë e Institutit dhe me Institutet e ngjashme të Kujtesave Kombëtare në Europë, ku jemi ftuar në Konferenca Ndërkombëtare me drejtues të këtyre Instituteve homologe, kemi dhënë intervista e informacione për hartime dokumentarësh. Pëgjatë vitit 20156 Instituti ynë kurorëzoi një punë këmbëngulëse me botimin e kolanës së botimeve të përvitshme shkencore e memuaristike, duke kryer dyfishin e botimeve në këtë lëmë krahasuar me vitet e mëparshme (gjithësej 21 vëllimeve me studime monografike të bazuara në Arkivat e shtetit dhe dokumenta origjinalë, sikundër memuaristikën e intelektualëve që kanë përjetuar burgjet e komunizmit apo internimet. Kjo kolanë u prezantua e plotë më 3 mars 2017 në sallën e Akademisë së Shkencave.

STUDIMET SHKENCORE

Aktiviteti ynë studimor e dëshmues ka ecur, në vijim të traditës së krijuar, edhe këtë vit, duke iu përmbajtuar dy linjave kryesore: kërkime dhe studime dhe mbledhja e dëshmive audiovizive, mandej zbardhja e tyre dhe botimi në një kolanë speciale, siç është projektim i ndërmarrë nga Agron Tufa dhe Luljeta Lleshanaku. E reja për këtë vit ka qenë zhbllokimi i Marrëveshjes së nënshkruar midis ISKK dhe MAS, pas së cilës, në mirëkuptim të plotë të MAS ka vazhduar projekti pilot për informimin e shkollave (gjimanzeve të kryeqytetit) me krimet dhe format e përndjekjes së qytetarëve gjatë diktaturës komuniste, luftës së klasave, biografisë, dëbim-internimeve etj. Ky projekt vitin e ardhshëm (2017-2018) do të shtrihet në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. Është hapur një sferë e madhe dhe e çmuar aktiviteti ku parashikohen rishikimi dhe rishqyrtimi i të gjitha curriculave shkollore për të plotësuar mungesën katastrofike në informacionin e munguar të përndjekjes politike gjatë komunizmit, që në thelb përbën qasjen e parë për dekomunistizimin e teksteve shkollore dhe sistemit arsimor.

Bashkëpunimet dhe koordinimet

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Duke bërë kërkime në arkiva ose duke studiuar dhe përcaktuar ekspertizën e çështjeve problematike me të shkuarën tonë diktatoriale (mbledhja e dokumentave, studimi dhe përpunimi i tyre dhe, nga ana tjetër, hetimi i pasojave propagandistike të trashëgimisë së komunizmit nëpër tekstet dhe currikulat shkollore). Prej kësaj punë të duarnduarshme janë ngjizur projektet tona studimore, një pjesë e të cilave tashmë janë botuar, ndërsa pjesa tjetër janë në proces. Në vijim të kësaj strategjie është rritur gama e bashkëpunimeve me instituciona e shoqata shqiptare e të huaja për të krijuar një plan veprimi sa më të koordinuar e të frytshëm. Veçojmë këtu bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MAS) në bazë të një Platformë-Marrëveshjeje të përbashkët për informimin e brezave të rinj shkollorë, Gjimnazeve, me njohjen dhe informimin e aspekteve të veçante të krimeve të komunizmit dhe shtypjen e lirive dhe të drejtave të qytetare. Nga zhbllokimi i kësaj Marrëveshjeje të nënshkruar me MAS, u mishërua praktikisht projekti pilot, i filluar që në dhjetor 2016 me 2-3 orë mësimi në javë për çdo gjimnaz, i cili vijon deri në fund të vitit shkollor me 21 gjimnazet e kryeqytetit, duke u afruar nxënësve performanca të ndryshme me materiale audovizuale, intervista, informacione, dëshmi të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e internimit dhe bashkëbisedime. Ndërkaq projektit tonë të përbashkët me MAS i janë bashkuar edhe shkollat e kolegjet private. Aktualisht në bashkëpunim me MAS dhe komisionet tona të përbashkëta jemi në shqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, për të kompensuar me informacion mbi krimet e komunizmit boshllëkun e madh në këtë lëmë, të lëndëve mësimore humanitare si Historia e Shqipërisë, Letërsia, Njohuri për Shoqërinë etj, në lidhje me periiudhën e diktaturës komuniste. Përveç bashkëpunimet me MAS, ne kemi pasur bashkëpunime të çmuara me IIPP (Instituti i Intergrimit të të Përndjekurve Politikë) në një sërë veprimtarish shkencore e përkujtimore, Konferenca dhe mbështetje projektesh me të tretët, filma dokumentar etj., sikundërse dhe me shfrytëzimin e dokumentacionit dhe detatbazës së tyre për hartimin e volumeve të "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist". Me projekte të ngjashme po punojmë për projekte edhe me shoqata e institute të tjera, ku do të veçojmë para së gjithash Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC); me OSCE, përkatësisht me znj. Claudia Vollmer, shefe e Departamentit të Demokratizimit, kryesisht për çështje të kujtesës kolektive dhe trajtimit të së shkuarës; me Konrad Adenauer Stiftung (KAS) me të cilin vijon bashkëpunimi i pandërprerë, ku ata mbështesin financiarisht një ndër projektet tona qëndrore - Enciklopedinë e Viktimave të Terrorit Komunist

BASHKËPUNIME STUDIMORE

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Gjatë vitit 2016, ISKK ka bashkëpunuar me studiues shkencorë, kryesisht të huaj, duke u ofruar gjithë dokumentacionin dhe informacionin që ky Institut zotëron, si edhe ndihmë logjistike. Konkretisht, kemi pasur bashkëpunime me këta studiues:

- Dr. Blerina Kellezi, Division of Psychology, School of Social Sciences, Nottingham Trent

University, Nottingham, Mbretëri e Bashkuar, për dy studime: “Roli i ndryshimeve pas diktatures si harresa apo përkujtimet” dhe “Shëndeti mendor i të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet.”

- Prof. dr Tadeusz Czekalski, Instytut Historii, Krakóë, Poloni, për një studim me temë:

“Statistikat dhe lloji i dënimeve politike në ish vendet komuniste në Europën Lindore”

- Alina Ëagner, gazetare e pavarur dhe studiuese ne Universitetin e Berlinit, për:

“Monografi për Musine Kokalarin.”

(Ky studim madje u botua së fundmi, me mbështetjen e fondacionit Friedrich Erbert Sttiftung në Shqipëri.)

- Elona Morina, Università degli Studi di Padova, Master's degree, European Studies, Itali, për studimin me temë: “Trauma post-komuniste; menaxhimi i saj”.

- Andy Zdan-Michajloëicz,profesor-historian, director i shoqatës "Chroland Associates Limited", United Kingdom, për studimin me temë "Shqipëria dhe shkarja në stalinizëm"

BASHKËPUNIMET ME INSTITUCIONE PARTNERE

a. Partnerë kruesorë:

- Fondacioni “Konrad Adenauer”, në Tiranë - Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë - Albanian Human Rights Project (AHRP), SHBA. - European Solidarity Centre, (për “Permanent Exhibition Section”, Gdansk, Poloni.) - Federal Foundation for the Reappraisal of the SED Dictatorship, Berlin. - “Ëende Museum and Archieve of the Cold Ëar” në Los Angelos,- që zotëron materiale

filmike arkivore, libra, artifakte, dokumenta, etj, për përfshirjen në fondin e këtij muzeumi, të produkteve të këtij institute, si: filmime, libra dhe dokumenta.

- “European Rememberance”, Berlin.

Partnerë të tjerë:

- Instituti për Media dhe Komunikim

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

- Qendra Musine Kokalari - Instituti i Traumës dhe Rehabilitimit - Akademia e Multimedias MARUBI - Forumi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut - Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, Republika Çeke

INTERSHIP

Prej tri vitesh, ISKK ofron intership per studentët e Masterit apo Doktoratës me profile studimore të cilat përputhen me natyrën e aktivitetit të ISKK, si: në Degën Histori, Antropologji, Sociologji, Psikologji, Letërsi, etj. Për këtë vit, e pranuar si punonjëse stazhiere (ose intership) ka qenë:

- Frida Piroli, Universiteti i Durrësit, student për studime “Master shkencor” në Degën Histori.

- Silidan Zylollari, master shkencor në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dep. Historisë me temën "Politika komuniste mbi fënë deri në ndalimin e saj me Kushtetutë".

SHPËTIMI I KUJTESËS SË TË MBIJETUARVE Duke mbledhur anembanë Shqipërisë dëshmitë e të mbijetuarve nga burgjet e komunizmit nëpërmjet dëshmive gojore e dokumntare të drejtpërdrejta me anë të videoregjistrimeve (prej të cilave ka marrë trajtë kolana "Zërat e kujtesës", (deri më tash janë 3 volume), ndërsa filmimet përbëjnë bazën e projekteve të filmave dokumntarë). Janë mbi 150 intervista të gjata videofilmike, të realizuara në disa seanca (nga 2 deri në 6 orë rrëfim), që përbëjnë ndoshta dëshmitë e fundit, gjykuar nga mosha shumë e thyer e bartësve të kësaj përvoje të trishtuar. Fakt është se pjesa më e madhe e këtyre personazheve, ish të dënuar, që rrëfejnë, janë ndarë nga jeta dhe kjo na ka motivuar të përshpejtojmë tempin në këtë projekt. Gjithësesi mundësitë tona janë të limituara në buxhet dhe organikë për ta përballuar me një efikasitet më të madh marrjen e dëshmive të fundit të këtyre qytetarëve. Një pjesë të këtyre dëshmive audiovizuale jemi përpjekur ta vëmë në funksion të auditorëve me të rinj gjimnazistë, ndërsa fragmente të zgjedhura (25 rrëfime) filmike i kemi përgatitur dhe ia kemi vënë në dispozicion Ministrisë së Kulturës për të ilustruar Muzeun e Përgjimeve të Fshehta (Shtëpia e Gjetheve), që është në projekt. Pjesë të këtyre filmimeve janë përshtatur e kompozuar në filma dokumentarë, tashmë të realizuar ("Dyert memece të ferrit"), dhe projteve të reja që kemi për filma dokumentarë.

PROJEKTE ENCIKLOPEDIKE Është bouar vëllimi V i "Fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit komunist", i cili, përveç detyrës dëshuese, mund të shërbejnë për studime të shumëllojshme politologjike, ideologjike,

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

kulturologjike, gjinore et., sikundërse do të shërbejë, në mbarim të tij, për një detabazë tashmë të saktë e të sigurtë për numrin e përgjithshëm të qytetarëve të pushkatuar, të dënuar drejtpërdrejt nga gjykatat komuniste apo të internuar me vendim të Komisionit të Dëbim-internimeve. Një projekt tjetër enciklopedik, është botimi në proces i mbi 2000 faqeve të gjetura në AQSH, në dosjen e priftit dijetar At Benedikt Dema "Fjalor i Shtjelluem Enciklopedik Shqip-Shqip", ku në kemi zbardhur e botuar pjesën e parë të tij "Mjekitë" dhe jemi duke përgatitur pjesën e dytë e të tretë të tij "Bimët e frymorët" dhe "Sëmundjet". Një tjetër projekt i rëndësishëm enciklopedik të cilin e kemi në realizim e sipër, për ta botuar këtë vit, në trajtë guide të ilustruar, është "Guidë për komunizmin shqiptar", i cila përfshin apektet më tipike të persekutimit komunist në ekonomi, religjion, kulturë dhe politikë. Një album i kompozuar me foto dhe informacion shoqërues mini-monografik përbën projekti enciklopedik, gjithashtu në përfundim e sipër, me titullin "Të padenjët", ku përfshihen figurat më gjakatare e më mizore që janë fiksuar në kujtesën kolektevi të të ish-burgosurve politikë dhe që përmenden në narrativën e tyre memuaristike. Rëndom ata janë shefa të operacioneve ndëshkuese të ish-Sigurimit të shtetit, ish-prokurorë, ish-gjykatës, ish-hetues, ish-Kryetarë të Degëve të Punëve të Brendshme nëpër rrethe, ish-komandantë burgjesh apo kampesh internimi, të cilët dëshmuan zellin sadist, tejligjor, mbi të dënuarit e pambrojtur. Projekti i nisur dhe që përbën natyrën e një albumi enciklopedik titullohet “Në gjurmët e komunizmit në Shqipëri”- album fotografik i soqëruar me shënime. Ashtu siç konstatojnë edhe studiuesit perëndimorë, gjurmët e komunizmit në Europën Lindore po zhduken shumë shpejt. Për t’u distancuar nga e shkuara, po tregohet një indiferencë e madhe ndaj ruajtjes së trashëgimisë komuniste, simboleve dhe artefakteve, të cilat do ta bëjnë të pamundur identifikimin e kësaj periudhe nga brezat e rinj. Duke e konsideruar trashëgiminë materiale të epokës komuniste si një pjesë të rëndësishme të historisë që rrezikon të zhduket, një grup pune nga ISKK, në bashkëpunim me fotografë artistë, do të realizojë një album të shoqëruar me shënime mbi ato objekte, shenja, simbole të asaj periudhe, të cilat akoma ekzistojnë edhe pse jofunksionale, si: parulla të shkruara në mure, kasolle në ish kampet e internimit, kazerma të përdorura si strehim për të internuarit, fabrika të amortizuara, makineri të amortizuara, orendi shhtëpiake, fotografi, etj.

AKTIVITETE SENSIBILIZUESE Në mënyrë sa më të përmbledhur, pa hyrë në kalendarin e hollësishëm të veprimtarive të ISKK gjatë vitit 2016, do të mundohemi t'i cekim shkurt, pasi shtjellimin e gjeni në kapitujt në vijim të raportit. Janë disa konferenca tematike e përkujtimore me të cilat ISKK ka synuar të ngjallë një diskurs shkencor në botën akademike, nisur nga këndvështrime e metodologji të sotme 1. “Brenda telave me gjemba” –konferencë (27.01.2016)

Në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe me rastin e nxjerrjes nga shtypi të dhjetë botimeve të reja, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

organizoi një konferencë në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, në fokus të së cilës ishin disa nga temat ku fokusoheshin këto botime, si: vrasjet në kufi, kampet me tela dhe keqtrajtimi i të miturve në vitet 1945-1954, periudhë kjo që korrespondon edhe me kampet me tela ose internimin masiv. “Pra “tela” përbënte fjalën çelës në këtë konferencë.

2. “Bomba në ambasadën sovjetike: alibia dhe pasojat”-konferencë ndërkombëtare (26.02.2016)

Me rastin e 65 vjetorit te masakrës me shkas “Bombën” në Ambasadën Sovjetike, ku 22 intelektualë pro- perëndimorë u arrestuan dhe më pas u pushkatuan pa gjygj, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tiranës, dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, organizuan konferencën ndërkombëtare “Bomba në ambasadën sovjetike: alibia dhe pasojat”. Konferenca u organizua ne ambjentet e Presidencës me pjesmarrjen e profesorëve të Universitetit të Tiranës, ambasadave, intelektualëve e politikanëve dhe me pjesmarrjen e Dr. Anna Kaminsky (Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shtetëror Gjerman për Trajtimin e Periudhës së ish Diktaturës Komuniste), e ftuar nderi nga Instituti.

3. “Në emër të popullit”- konferencë mbi dokumentet e reja që hedhin dritë mbi diktaturën komuniste në Shqipëri (20.12.2016)

Duke përdorur në mënyrë simbolike formulën paradoksale “Në emër të popullit!” me të cilën arrestoheheshin njerëz të pafajshëm dikur, kjo konferencë pati si objektiv të tërheqë vëmëndjen drejt aspekteve më të rëndësishme të shtetit komunist në Shqipëri, siç qe eleminimi i sistemit të drejtësisë, dhe trajtimi barbar në burgje dhe kampe, të cilat përbënin edhe tematikën bazë të Kolanës së re me 21 botime nga ISKK. Konferenca u zhvillua në dy sesione: Sesioni i parë: Rrënimi i sistemit të drejtësisë që në vitet e para pas Luftës (Kumtesa). Sesioni i dytë: Nevoja urgjente e informimit të brezit të ri mbi periudhën komuniste dhe strategjitë e Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit në këtë drejtim. (Diskutime)

4. Prezantimi i numrit të V-të të “Fjalorit të viktimave të terrorit komunist në Shqipëri”

(24.10.2016)

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Ditët e Kujtësës”, në ambjentet e Hotel Xheko Imperial, ISKK në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Tiranë, organizoi prazantimin e volumit të V-të të “Fjalorit të viktimave të terrorit komunist në Shqipëri”. Të pranishmit në këtë takim- të mbijetuarit e krimeve të komunizmit, përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të botës akademike,- u përfshinë në disktutim mbi temat që prek ky botim, si: mungesa e një dokumentacioni të plotë në arkiva, vëshirësitë e riprodhimit historik të së shkuarës, mosreflektimi i ish-elitës politike komuniste mbi të shkuarën, zbatimi i Ligjit të hapjes së dosjeve, statusi i sotëm i klasës së të përndjekurve politikë, etj.

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Pjesëmarrje e ISKK në konferenca të tjera:

- ”Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen” (5 dhjetor 2016, Tiranë)

Kjo konferencë u organizua nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri me qëllim shpalljen dhe analizimin e rezultateve të një ankete mbi perceptimet e publikut shqiptar për të shkuarën komuniste. Kjo anketë vjen në vijimin e përpjekjeve të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, për të mbështetur një platformë të depolitizuar diskutimi për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, me qëllim përfundimtar informimin e shoqërisë shqiptare dhe përgatitjen për të trajtuar historinë e vendit gjatë diktaturës komuniste.

- “Trajtimi i së shkuarës komuniste të Shqipërisë” (2 qershor 2016, Tiranë)

Kjo konferencë u organizua nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri, dhe pati si qëllim trajtimin e këtyre çështjeve: 1. Cilat janë disa nga sfidat me specifike, ende ekzistuese ne trajtimin e kësaj çështjeje ? 2. Si mund t’i kapërcejmë këto sfida? Cilat janë strategjitë e suksesshme deri më sot? 3. Si mund bashkërendojmë më mirë punën tonë për të shmangur mbivendosjet dhe për të pasur ndikim maksimal? 4. Si mund t’i ndajmë sa më mirë burimet?

- “Ditët e kujtesës” (24-28 tetor 2016, Tiranë)

Kjo konferencë katër- ditore ndërkombëtare u organizua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë / Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer Prezenca e OSBE në Shqipëri / Bundesstiftung zur Aufarbeitung der SED-Diktatur Tetori Gjerman / Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë / Ministria e Arsimit dhe Sporteve / Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqiperi etj. Qëllimi i konferencës analizimi i punës së bërë në drejtim të transpoarencës së të shkuarës komuniste në Shqipëri në disa nivele dhe shkëmbimi i përvojës me vende të tjera ish-komuniste. ISKK u paraqit me pjesëmarrje në këto panele: 1. Paneli “Histori e Aplikuar në Shqipëri”; 2.“Projekte dhe Iniciativa në Fushën e Kujtesës”

- “Hapja e dosjeve të sigurimit – sa më parë, aq më mirë”(28 tetor, 2016)

Kjo konferencë u organizua nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me ambasadën gjermane dhe përfaqësinë e OSBE në Tiranë.Pjesëmarrja e ISKKK në sesionin e hapjes: “Hapja e dosjeve të fshehta dhe ndikimi i tyre në punën e institucioneve studimore ” – ligjëratë, Luljeta Lleshanaku. Takime të ISKKK me përfaqësues të institucioneve të tjera

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

- Takim me përfaqësues të instiutit homolog gjerman “Bundesstiftung Aufaerbeitng” (20.02.2016)

Një përfaqësi e institutit homolog gjerman “Bundesstiftung Aufaerbeitng” e përbërë nga drejtoresha z.Anna Kaminsky dhe historiania dhe sociologia z.Sabine Kuder drejtuese që prej vitit 2001 e departamentit të ekspozitave, filmit, multimedias në “Bundesstiftung Aufaerbeitng”, me një përvojë bashkëpunimi edhe me “Stiftung zur Aufarbeitung der SED-Diktatur “, vizituan Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të ISKK, zotin Agron Tufa dhe stafin drejtues të këtij Instituti, ato u informuan për aktivitetin e këtij institucioni dhe sfidat për rishkrimin e historisë së komunizmit në Shqipëri. Ato u njohën më nga afër me produktin e këti instituti dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucione të tjera homologe evropiane.

- Takim me Zv/Ministren e Arsimit znj. Nora Malaj (03.06.2016)

Me qëllim konkretizimin e termave të bashkëpunimit midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dy drejtues të ISKK u takuan me Zv/ministren e Arsimit dhe Shkencave, zonjën Nora Malaj. Zv/Ministrja Malaj u njoh konkretisht me projektin e ISKK me shkollat, dhe të dyja palët përcaktuan një grafik kohor të realizimit të këtij projekti dhe mënyrën se si do të koordinohet projekti nga të dyja palët. Znj Zv/ministre angazhua edhe për mbështetjen e ISKK në përfshirjen në procesin e kurrikulave, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis dy institucioneve.

- Takim me përfaqësues të Institutit të Zhvillimt Arsimor (10.06.2016)

Në kuadër të marrëveshjes midis dy institucioneve, dy përfaqësues të ISKK u takuan me përfaqësues të Institutit të Zhvillimt Arsimor, i ngarkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për koordinimin e zbatimin e projektit pilot për informimin e gjimnazistëve të Tiranës me të shkuarën komuniste. Të dyja palët analizuan me detaje projektin, shqyrtuan programin dhe agjendën e veprimeve. Ky Institut, përmes përfaqësuesve të tij garantoi mbarëvajtjen e projektit, përmes koordinatorëve nëpër shkolla.

- Takim me Përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) ( 07.12.2016

Me kërkesën e një përfaqësie të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në ambjentet e ISKK, u organizua një takim me një grup përfaqësuesish të kësaj Organizate dhe drejtuesve të ISKK. Delegacioni përbëhej nga kryetarja e grupit të punës, znj. Houria Es-Slami dhe nga z. Henrikas Mickevičius, anëtar i saj. Gjatë këtij takimi, përveçse u bë një rezyme e aktivitetit të këtij Instituti që në fillimet e veta, u diskutua edhe mbi rolin e tij për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës, që ishte edhe synimi kryesor informues i këtij takimi. Përfaqësuesit e OKB-së, u njohën edhe me marrëdhëniet e ISKK me institucione të tjera për zbardhjen e së shkuarës komuniste në Shqipëri, dhe arritjet studimore në evidentimin e keqtrajtimit të grave dhe fëmijëve gjatë diktaturës, si dy katëgoritë më të pambrojtura sociale.

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Prezantime në media

Gjatë vitit 2016, përfaqësues të ISKK, kanë qenë aktivë në media me qëllim sensibilizimin publik mbi nevojën e transprencës së të shkuarës komuniste në Shqipëri, duke sjell fakte dhe dokumente të zbuluara nga puna e këtij Instituti në aspekte të tilla si: shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, puna mizore në kampet e punës dhe në burgje, presioni dhe shantazhet që çuan në përçarjet e familjeve dhe denigrimin e njeriut, proceset farse gjyqësore dhë dënimet e njerëzve të pafajshëm, përvetësimi i pronës dhe dështimi i ekonomisë, etj. Një temë tjetër për të cilën ISKK ka qenë veçanërisht aktive në media, ka qenë roli i arsimit në informimin mbi të shkuarën komuniste, dhe nevoja e reformimit të arsimit në këtë aspekt. Konkretisht, përfaqësues të ISKK kanë qenë pjesë e debateve në këto programe televizive:

- Emisioni TEMPULL, TV Neës 24 Tema: “Krimet e komunizmit, akoma të panjohura” Shkurt 2016

- Emisioni KAPITAL TALK SHOË, TV Vizion Plus

Tema: “Notalgjia mbi komunizmin” 16 dhjetor 2016

Dhe në median e shkruar, me artikuj të botuar në: “Panorama”, “Gazeta shqiptare”, “Shqiptarja”, “Shqip”, etj.

DISA PROBLEME

Instuti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) vazhdon të vuajë probleme të trashëguara burokratike, ende të pazgjidhura, të cilat i kemi relatuar edhe më parë.

1) Vazhdon të mbetet e pazgjidhur kontradikta që ndeshëm që në fillim, e që vazhdon të mbetet e pazgjidhur është çështja e ambienteve të Institutit. Me vendimin Nr. 189, datë 9.3.2011 të Këshillit të Ministrave Institutit tonë i është dhënë në përdorim kati i parë i vilës 2-katëshe në rrugën "George.Ë.Bush", duke e ndarë këtë godinë respektivisht me Institutin e Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Mirëpo ambientet e dhëna ISKK-së me vendim të Kryeministrit me 2011, kanë qenë që në fillim e vazhdojnë të jenë të zëna në masën 40% nga subjekte private që refuzojnë të paraqesin dokumentacionin, përkatësisht nga Kafe-Bar-Restorant "1 maji" me të ashtuquajturën "salla e restorantit kinez", një sallë e madhe kjo, në kushtet kur Instituti ynë është në krizë për ambiente. Në pikën 3 të vendimit të Kryeministrit thuhet: "Ngarkohet Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, si dhe Agjencia për Inventarizimin dhe Administrimin e Pronave të Paluajtshme të Shtetit për zbatimin e këtij vendimi". Duke qenë se Instituti ynë nuk ka tagrin shtrëngues e detyrues në zbatim të këtij ligji, ne i jemi drejtuar me shkresë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë për ta zgjidhur këtë ngërç. Përgjigja e këtyre dy

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

instancave mbi çështjen e ambienteve tona të zëna, ka ardhur refuzuese. Ne na duket se ky është anashkalim i problemit, sepse me natyrën e kësaj çështje duhet të merret Agjencia për Inventarizimin dhe Administrimin e Pronave të Paluajtshme të Shtetit, e cila në bazë të ligjit dhe kompetencave përkufizon pronën tonë në bazë të genplanit që shoqëron vendimin e Kryeministrit. 2. Si rrjedhojë e problemit të mësipërm, hapësirat tona janë mjaft të ngushta për ushtrimin e aktivitetit, të tejngarkuara me punonjës (nga katër për zyrë) dhe ndjehemi mjaft të kufizuar për sallën e librarisë (e cila është njokohësisht dhe salla e mbledhjeve të bordit). Thuajse nuk kemi vend për magazinimin e librave e matërialeve që botojmë (gjithësej deri më tash janë rreth 60 tituj me tirazhet përkatëse). As që bëhet fjalë për projekte të tjera, si ndonjë pavion minimuzeu me sendet personale që kemi mbledhur nga familjet e ish të pushkatuarve dhe të dënuarve, apo ambiente ku të trajnoheshin mësues të lëndës së Historisë, sipas marrëveshjes që kemi me MAS.

3) Shqetësimi ynë i përsëritur dhe më i madhi ka të bëjë me pamjaftueshmërinë e stafit për të përballuar detyrat, sidomos punënën me mbledhjen, fotokopjimin, përpunimin, klasifikimin, aksesimin dhe shfrytëzimin e materialeve arkivore. Instituti ynë vazhdimisht ka kërkuar, së paku dhe 5 pozicione pune, për të përballuar nevojat e ngutshme të kërkimeve në arkiva dhe aktiviteteve shkencore, në kushtet e një stafi tepër të kufizuar, i cili bllokohet nga projekte të tjera të ngutshme, siç është projekti i përvitshëm i "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terorit Komunist". Nga 5 pozicione e kërkuara (një shifër minimale kjo kundrejt punës së vëllimshme që kërkohet me shfrytëzimin e arkivave dhe sektorin edukativ (punën e vëllimshme për përballimin e prezantimeve shkollore mbi informimin e krimeve të komunizmit), vitin që shkoi, ndonëse u premtua për 4 në Komisionin e Ligjeve, ende nuk kemi asgjë të formalizuar. Gjendja parashikohet të vështirësohet menjeherë, që në vjeshtë të këtij viti, kur mbaron projekti pilot me gjimnazet e kryeqytetit dhe nis, sipas Marrëveshjes me MAS, shtrirja e projektit në të gjitha gjimnazet e Shqipërisë. Stafi ynë tepër i vogël, e ka të pamundur të përballojë një shtrirje të tillë, si për nga logjistika/ mjetët e matërialet, ashtu dhe nga numri i vogël i specialistëve. Një situatë të tillë Institutet e ngjashme me ne në Europën Qëndrore e Lindore ish-komuniste e kanë përballuar me një numër prej disa qindrash dhe ndonjëherë me mijëra specialistë (si në Poloni).

4) Siç e dini, nga viti 2011 kur ka filluar të funksionojë ISKK e deri më sot, ka mbaruar mandati 5 vjeçar. Sipas Ligjit të ISKK-së një herë në 5 vjet bëhet zgjedhja Bordit në Parlament, siç është parashikuar. Desha t'jua parashtroj edhe këtë, për të qenë korrekt dhe legjitim në detyrë.

Më poshtë, Ju parashtrojmë një pasqyrë të përmbledhur të aktivitetit të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit për vitin 2016, sipas drejtorive. Drejtori Ekzekutiv Doc. Dr. Agron Tufa

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

DREJTORIA E STUDIMEVE

1. Hyrje Gjatë vitit 2016, aktiviteti i Drejtorisë së Studimeve të Institutit të Studimeve të Krimeve të komunizmit, në përmbushjen e qëllimit aftagjatë të këtij Instituti që është njohja dhe informimi publik mbi krimet e komunizmit në Shqipëri, është fokusuar në realizimin e këtyre objektivave:

- Mbledhja e dokumenteve dhe dëshmive gojore/fizike mbi këtë periudhë - Përfshirja e aktivitetit te ISKK në programet arsimore për informimin e brezit të ri mbi

historinë e komunizmit në Shqipëri - Analizimi shkencor i periudhës komuniste në disa aspekte - Ndërgjegjësimi publik dhe institucional mbi të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe

pasojat e saj Për realizimin e këtyre objektivave, brenda vitit 2016, aktiviteti i ISKSH në përgjithësi, u konkretizua në disa drejtime kryesore:

- Botime - Videoregjistrime - Grumbullim dhe organizim dokumentacioni - Biseda dhe prezantime nëpër shkolla - Pasurim i arkivës muzeale dhe dokumentuese - Organizim konferencash dhe pjesëmarrje në konferenca - Prezantime të aktivitetit të ISKK në media - Zgjerim i partneritetit me institucione vendase dhe të huaja.

Falë fillimit të funksionimit të marrëveshjes midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë mbi bashkëpunimin dypalësh në disa nivele për informimin në shkolla mbi periudhën komuniste, prioriteti numër një i Drejtorisë së Studimeve gjatë vitit 2016, kanë qenë projektet arsimore, siç është projekti pilot “Komunizmi në shqipëri: fantazi apo realitet?”, një projekt i konceptuar si një seri leksionesh dhe bisedash me karakter informues, edukues dhe sensibilizues mbi historinë e hidhur të komunizmit në Shqipëri, me nxënësit e shkollave të mesme të arsimit publik në të gjithë Shqipërinë. Projekti filloi të zbatohet në fillim të muajit nëntor, dhe deri në fund të vitit 2016, aktiviteti u shtri në gjashtë shkolla të mesme të Tiranës. Faza e parë e këtij projekti pilot, parashikohet të zgjasë deri në muajin maj 2017, duke ezauruar kështu shkollat e mesme publike të qytetit të Tiranës. I konceptuar si një projekt afatagjatë, në muajt dhe vitet në vazhdim, projekti parashikohet të shtrihet në të gjitha shkollat e mesme të republikës, madje edhe në grup-nivele të tjera si: universitete dhe shkolla tetëvjeçare. Projekti i dytë prioritar ka qenë ai i video-regjistrimeve të dëshmive të të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet e internimit. Ky projekt vzhdon të konsiderohet si urgjencë, për shkak të humbjes nga dita në ditë të dëshmitarëve, në një distance të gjatë kohore nga koha e vuajtjes.

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Si rezultat i punës së dy drejtorive (drejtorisë së Arkivës dhe të Studimeve), gjatë vitit 2016 u bë i mundur botimi i 21 veprave, dy prej të cilëve janë studime shkencore dhe një tjetër është përmbledhje dëshmish gojore të të mbijetuarve. Ndërkohë, Drejtoria e Studimeve ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Arkivës për hartimin e numrit të radhës të “Fjalorit të viktimave të komunizmit”, që është një kolanë enciklopedike e nisur që në vitin 2012. Përveç aktiviteteve të mësipërme, Drejtoria e Studimeve është angazhuar edhe me marrëdhëniet e ISKK me publikun, institucionet dhe median, si: organizime dhe pjesëmarrje aktive në konferenca, asistencë për studiuesit shqiptarë dhe të huaj të interesuar për kërkime shkencore mbi këtë temë, bashkëpunim me median, etj.

2. Organizimi Për realizimin e këtyre objektivave, pavarësisht numrit të kufizuar të punonjësve në këtë drejtori (5 studiues gjithsej), puna është organizuar në katër grupe kryesore. Kështu specialistëve të kësaj drejtorie, u është dashur të aktivizohen në disa grupe pune njëkohësisht: Grupi i punës për mbledhjen e dokumentacionit nga arkivat dhe hartues të botimeve me karakter arkivor: 2 persona (specialistë) Grupi i punës për videoregjistrimin e dëshmive gojore, zbardhjen dhe përgatitjen e tyre për botim: 3 persona (2 specialistë nga Drejtoria e Studimeve + Drejtorin Ekzekutiv të Institutit) Grupi hartues & realizues i projektit nëpër shkolla: 6 persona (4 specialistë nga Drejtoria e Studimeve+ Drejtorin Ekzekutiv + Drejtorin e Drejtorisë së Arkivave) Grupi i punës i marrëdhënies me publikun dhe i koordimit të aktivitetit midis ISKK, partnerëve dhe medias: 3 persona (2 nga Drejtoria e Studimeve + Drejtorin Ekzekutiv)

AKTIVITETET

I. PROJEKTET EDUKUESE

1. Komunizmi në shqipëri: fantazi apo realitet?”

- Seri leksionesh dhe bisedash me karakter informues, edukues dhe sensibilizues mbi

historinë e hidhur të komunizmit në Shqipëri, me nxënësit e shkollave të mesme të arsimit publik në të gjithë Shqipërinë.

Projekti është konceptuar si pjesë e bashkëpunimit midis Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Shqipërisë

a. Background-i i projektit

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Për shkak të informimit të pamjaftueshëm, pasqyrimit të dobët të kësaj epoke në literaturën shkollore dhe në media, për shkak të zvarritjeve në proceset e transparences së të shkuarës, njëzet e gjashtë vjetë pas rënies së komunizmit në Shqipëri, akoma mbetet e panjohur dhe e pavlerësuar sa duhet kjo periudhë, e cila vazhdon të ndikojë si pengesë në paqen dhe harmoninë sociale, dhe në proceset demokratizuese të vendit.

Nga ana tjetër, mungesa e informacionit mbi epokën komuniste, mbi atë regjim totalitar që dhunoi të drejtat e njeriut, pronën private, progresin në përgjithësi, e bën akoma më të vështirë të kuptuarit e realitetit të sotëm politik, ekonomik, social, sidomos për brezin e ri, i cili nuk e ka përjetuar atë epokë, dhe i cili do të trashëgojë fatet e vendit.

Ashu siç rezultojnë edhe disa testime të realizuara kohët e fundit (më i fundit prej tyre, ai i OSBE-së), të rinjtë janë shumë pak të informuar lidhur me historinë e komunizmit në Shqipëri, dhe vetëm 3% e këtij informacioni, vjen nga edukimi në shkolla. Në vijim të konkretizimit të marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar me datë 21 tetor 2014, midis Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të Shqipërisë, marrëveshje e cila ka si qëllim koordinimin e veprimtarive të përbashkëta institucionale që synojnë edukimin e nxënësve dhe studentëve dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi krimet e komunizmit, ISKK duke ndjekur edhe përvojën e gjithë institucioneve homologe të kujtesës në Europë, kërkoi bashkëpunimin e kësaj Ministrie, për realizimin e projektit “Komunizmi në Shqipëri: fantazi apo realitet?” Projekti bazohet në testimin e njohurive të të rinjve mbi dramën e komunizmit në Shqipëri dhe veçanërisht informimin e tyre, përmes një serie bisedash të zgjeruara nëpër të gjitha shkollat publike të vendit. Në përmbajtjen e tyre, këto takime, ofrojnë informacion të dokumentuar mbi aspektet më të rëndësishme të kësaj epoke, si: persekutimi politik, ekonomia komuniste, roli i propagandës, etj. Takimet janë të konceptuara si leksione të hapura & bashkëbisedim midis ekspertëve dhe audiencës, duke përdorur forma interaktive, foto, dokumente, filmime, etj.

b. Qëllimi i projektit

Qëllimi i këtij projekti afatgjatë është që përmes informimit të brezit të ri mbi dramën e komunizmit në Shqipëri dhe pasojat e kësaj epoke në të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të edukojë tek ata kulturën demokratike dhe sensin e përgjegjësisë në shoqëri.

c. Objektivat e projektit:

1. Informim i përgjithshëm mbi realitetin komunit në Shqipëri nga 1944-1991. Konkretisht:

a. Informimi mbi fillesat e komunizmit dhe instalimin e sistemit totalitar në Shqipëri. b. Informimi mbi shkatërrimin e sistemit të drejtësisë.

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

c. Informimi mbi reformat ekonomike komuniste: sekuestrimet, zhdukja e pronës private dhe krijimi i ekonomisë kolektive. Prona shtëtërore dhe kooperativat bujqësore.

d. Informimi mbi burgjet, kampet e internimit dhe kampet e punës. e. Informimi mbi mekanizmin dhe rolin e propagandës komuniste. f. Informimi mbi diskriminimin mbi baza politike në të gjitha nivelet. g. Informimi mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit komunist.

2. Nxitja e një debati publik në shkolla dhe më gjërë mbi këtë temë.

d. Përmbajtja

Faza e parë

Kohëzgjatja: 1 nëntor 2016- 1 maj 2017

Aktivitet 1: Leksione & bashkëbisedim nëpër shkolla

Gjatë kësaj faze që zgjat gjashtë muaj, grupi i punës së ISKK, do të realizojë 21 takime në 21 shkolla të mesme publike të qytetit të Tiranës, nga një takim në çdo javë. Çdo takim, zgjat rreth 90-120 minuta. Secili nga takimet, do të bëhet me një grup prej rreth 60-100 nxënësish.

a. Kalendari i aktiviteteve:

Shkollat e mesme të përgjithshme publike:

1. Ismail Qemali (java e parë) 2. Sami Frashëri (java e dytë) 3. Petro Nini Luarasi (java e tretë) 4. Qemal Stafa (java e katërt) 5. Partizani (java e pestë) 6. Abdulla Keta (java e gjashtë) 7. Arben Broci (java e shtatë) 8. Andon Zako Çajupi (java e tetë) 9. Besnik Sykja (java e nëntë) 10. Eqerem Çabej (java e dhjetë) 11. Kostandin Kristoforidhi (java e njëmbëdhjetë) 12. Aleks Buda (java e dymbëdhjetë) 13. Sandër Prosi (java e trembëdhjetë) 14. Myslim Keta (java e katërmbëdhjetë) 15. Sinan Tafaj (java e pesëmbëdhjetë)

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Shkollat e mesme publike profesionale:

2. Ekonomike (java e gjashtëmbëdhjetë) 3. Asim Vokshi (java e shtatëmbëdhjetë) 4. Jordan Misja (java e tetëmbëdhjetë) 5. Hoteleri-turizëm (java e nëntëmbëdhjetë) 6. Elektrike (java e njëzetë) 7. Koreografike (java e njëzet e një)

e. Programi i takimeve:

Takimet nëpër shkolla do të ndjekin këtë program:

- Njohje e shkurtër e projektit me studentët, dhe një rezyme e dënimeve politike gjatë periudhës komuniste, e ilustruar me shifra zyrtare dhe dokumente në poëerpoint (si psh, numri i të dënuarve politikë, burgjet, kampet, veprat e ndërtuara nga të burgosurit politikë, etj.)

(15 minuta)

- Shfaqja e një montazhi filmik me dëshmi të të mbijetuarve të kampeve të internimit (kampeve me tela)

(15 minuta)

- Pyetje- përgjigje, disktutim. (15 minuta)

- Shfaqja e një montazhi video-intervistash dhe dokumentash në poëer-point, mbi

sekuestrimin e pronës dhe reformat e tjera komuniste me karakter ekonomik. (15 minuta)

- Pyetje- përgjigje

(15 minuta)

- Propaganda dhe simbolet komuniste; prezantim në poëer-point. (15 minuta)

- Pyetje- përgjigje

(15 minuta) - Njohja me pyetësorin (i cili u shpërndahet nxënësve në sallë), dhe shpërndarja plotësimi i

tij (5 minuta)

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Herë pas here, në këto takime, do të ftohen të marrin pjesë edhe të mbijetuar të krimeve të komunizmit, vuajtës të drejtëpërdrejtë dhe dëshmitarë, me qëllimin për ta bërë sa më të prekshme temën nga nxënësit. Aktivitet 2: Realizimi i pyetësorit

Realizimi i pyetësorit synon në testimin e njohurive të të rinjve mbi dramën e komunizmit në Shqipëri dhe rritjen e interesit të tyre mbi këtë temë. Disa nga çëshjet të cilave synon t’u japë përgjigje pyesësori, janë:

- Çfarë dhe sa dinë mbi këtë temë? - Cilat janë burimet nga e kanë marrë infomacionin? - A flitet në familje apo në rrethin e tyre shoqëror mbi këtë temë? - Cili ka qenë roli i literaturës shkollore në këtë lloj informimi? - Cila ka qenë predispozita e stafit akademik drejt kësaj teme? - Sa të lirshëm ndjehen ata brenda kuadrit shkollor për të debatuar mbi këtë temë? - A janë të interesuar të informohen më gjërë mbi të shkuarën komunite? Etj.

Gjatë fazës së parë, parashikohen të realizohen e pakta 100 pyetësorë në secilën nga shkollat publike, dhe rreth 2100 pyetësorë vetëm në rrethin e Tiranës.

Pas përgatitjes së pyetësorëve, një grup i caktuar nga ISKK, merret me përpunimin e të dhënave dhe nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me masën e njohjes dhe të interesit mbi këtë temë. Këto rezultate, përveçse do të publikohen, i bëhen të njohura edhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave , dhe njëkohësisht vlejnë edhe për përpunimin e strategjive të ISKK, në lidhje me projektet arsimore por edhe informimin publik në tërësi.

Faza e dytë

Kohëzgjatja: 20 shtator 2017-1 qershor 2018

Në fazën e dytë të projektit e cila do të zgjasë nëntë muaj, ISKK parashikon ta shtrijë këtë projekt në shkolla të tjera të mesme publike të Republikës, konkretisht në: Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Kukës, Dibër, Lezhë, Gjirokastër, Sarandë, etj. Agjenda e aktiviteteve do të saktësohet konkretisht më vonë, pas aprovimit të vitit të ri buxhetor (meqenëse disa aspekte të realizimit të projektit, varen deridiku nga buxheti i ISKK), si edhe duke marrë në konsideratë rezultatet e fazës pilot, për përpunimin e strategjisë që do të ndiqet më tej.

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Për zbatimin e këtij projekti, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, siguron mbështjetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në këto aspekte:

1. Të garantojë ambjentet dhe kushtet e duhura, brenda shkollave ku do të zhvillohen takimet

2. Përmes koordinatorëve të saj, të garantojë pjesëmarrjen e nxënësve në këto takime 3. Të garantojë mbarëvajtjen e përgjithëshme të projektit

Ndërsa ISKK nga ana e saj, garanton:

1. T’i përmbahet me korrektësi përmbajtjes dhe kalenderit të aktiviteteve 2. Ekspertët, mjetet e nevojshme audiovizuale dhe didaktike të parashikuara në projekt, dhe

një përformancë cilësore.

Duke e konsideruar këtë nismë si një nga hallkat më të rëndësishme të strategjisë afatgjatë të ISKK-së tashmë të paraqitur dhe të aprovuar nga parlamenti shqiptar, duke vlerësuar ndjeshmërinë ndaj arsimit dhe brezit të ri nga institucionet ndërkombëtare, duke vlerësuar edhe vullnetin pozitiv të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ISKK tashmë po përgatit strategjinë e një projekti dyvjeçar, si vazhdim i këtij projekti pilot.

f. Pritshmëritë e projektit

1. Informimi gjërësisht i mijëra të rinjve të shkollave të mesme në rrafsh republike, mbi dramën e komunizmit dhe pasojat në realitetin e sotëm.

2. Inkurajimi i iniciativave individuale, në grup ose në rrang shkolle, për reflektimin mbi të shkuarën komuniste.

3. Nxitja dhe inkurajimi i stafit pedagogjik të shkollave, për lëvrimin e kësaj teme në lëndë të ndryshme brenda programit mësimor.

4. Rritja e ndjeshmërisë publike dhe institucionale përmes marrëdhënieve nxënës-mësues, nxënës-prindër, pas realizimit të bisedave dhe debatit në shkolla.

5. Nxitja e reformave për modifikimin e teksteve ose krijimin e alterteksteve shkollore, të cilat pasqyrojnë gjërësisht dhe në mënyrë shkencore, realitetin komunist në Shqipëri.

g. Struktura dhe organizimi

- Projekti realizohet fizikisht në ambjentet e shkollave të mesme përkatëse, me ndërmjetësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

- Projekti koordinohet nga persona të ngarkuar si përgjegjës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bashkëpunim me koordinatorin e Insitutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit.

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

- Data dhe ora e zhvillimit të aktivitetit, do të përcaktohet në marreveshje midis shkollave dhe ISKK, përmes koordinatorëve.

II. PROJEKTET DËSHMUESE

1. Dëshmitë në formë video-regjistrimesh

Edhe gjatë vitit 2016, në grup punë i Drejtorisë së Studimeve, është angazhuar me video-regjistrimin e dëshmive të të mbijetuarve të krimeve të komunizmit. Ky projekt, prej fillimi ka qenë një nga projektet prioritare të ISKK, i nisur që në vitin 2012, dhe synon në krijimin e një video-arkive me interevista të individëve të cilët dëshmojnë përvojën e tyre në burgjet dhe kampet e internimit në komunizëm, dhe të gjitha format e persekutimit të ushtruara mbi ta dhe mbi familjet e tyre.

Përzgjedhja e të intervistuarve bëhet sipas ktij kriteri: të intervistuarit duhet të jenë vuajtës të drejtëpërdrejtë ose dëshmitarë të këtyre akteve. Lidhur me metodologjinë e marrjes së këtyre dëshmive, është ndjekur modeli i intervistave të gjata disa orëshe, pa pyetje përgatitore, duke ia lënë kështu vendin një rrëfimi të gjatë e të pasur me detaje, dhe krejt të natyrshëm. Pra, është ndjekur më tepër një qasje antroplogjike se sa statistikore, ku emrat e njerëzve, dëshmitarëve të tjerë, vendeve, koha, përbëjnë një element mjaft të rëndësishëm në riskicimin e ngjarjes, në mënyrën më të besueshme të mundshme. Por ndërsa gatishmëria e dëshmuesve është në rritje, mundësitë logjistike për t’i ndjekur rast pas rasti, sidomos në zonat a largëta, mbetet relativisht e pamjaftueshme. Sidoqoftë, gjatë këtij viti, ne arritëm të realizojmë rreth 50 orë intervisttime.

Ashtu siç është vepruar edhe më parë, paralelisht me filmimin e intervistave, i njejti grup pune ka punuar për zbardhjen gradualisht të një pjese të tyre dhe botimin në kolanën “Zërat e kujtesës”. Aktualisht, gjatë vitit 2016, ISKK nxori nga shtypi volumin e III-të të kësaj kolane.

2. Mbledhja e memuareve, ditareve, shënimeve autentike

Në vazhdim Drejtoria e Studimeve, në bashkëpunim me Drejtrinë e Arkivës, ka punuar edhe për grumbullimin e llojeve të tjera të dëshmive, siç janë: memuaret, ditaret, shënimet autentike që i përkasin periudhës së komunizmit dhe që reflektojnë pikërisht këtë dramë. Në sajë të jehonës së botimeve dhe aktivitetit të ISKK, po zgjerohet gjithnjë e më tepër bashkëpunimi i kësaj shtrese, në formën e memuareve, ditareve, dorëshkrimeve origjinale, dëshmive të shkruara, të cilat ofrohen vullnetarisht. Vetëm brenda vitit 2016, u përgatitën për shtyp dhe u botuan një ditar dhe dy romane publicistikë, ndërkohë që disa të tjerë presin dritën e botimit. Graduliasht, ISKK po krijon kështu edhe arkivën e dëshmive të shkruara, e cila do të shërbejë si burim informacioni pr studiesit.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

III. BOTIMET

1. “Fjalor enciklopedik i vikitimave të terrorit komunist”, Vëllimi V

(Gërmat J-L)

Pas botimit volumit IV të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist”, në vitin 2016, një grup i caktuar pune i Institutit nga drejtoria e Arkivës në bashkëpunim me Drejtorinë e Studimeve, arriti të hartonte volumin e pestë të kësaj kolane. Në volumin e V-të, përfshihen viktimat me iniciale tre gërmat pasardhëse: “i”, “j” dhe “k”. Si edhe në katër volumet parardhëse, këtu pasqyrohen të gjithë individët të cilat kanë vuajtur këto forma persekutimi: ekzekutim me gjyq ose pa gjyq, burgim, internim dhe dëbim. Botimi i ketij vëllimi, ashtu si edhe vëllimeve të mëparshme, u financua nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë

2. Akte gjyqësore politike (dosjerë dhe dëshmi), gjatë komunizmit në shqipëri”, Vëllimi II Leka NDOJA, Alvin SARAÇI,

Këtë vëllim, zbardhen dokumentet që i përkasin gjyqit të Grupit të Deputetëve. Gjyqi i deputetëve, i vitit 1947 pas atij të Bashkimit Demokrat, për nga rëndësia është i pari që vendos në bankën e të akuzuarve tashmë jo Opozitën e vërtetetë të cilën e ndëshkoi një vit më parë, më 1946, por Opozitën legale brenda parlamentit dhe deputetëve të saj si pjesë e L.A.N.Ç-it dhe e Frontit Demokratik antifashist të Shqipërisë. Nëse në gjyqin e Bashkimit Demokrat aleatët anglo-amerikanë përmendeshin si nëntekst, si inspirues të organizimit opozitar, tashmë në këtë gjyq u përvijua drejtimi antianglo-amerikan ndaj përfaqësuesve si Shefqet Beja, të cilët e shpallnin hapur politikën e tyre. Sipas kësaj politike, ata e shihnin Shqipërinë si aleate të natyrshme të vendeve perëndimore demokratike dhe në mënyrë të veçantë si aleate me SHBA-s dhe me Britaninë e Madhe, që deri një vit më parë ishin aleatët kryesorë brenda koalicionit antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Goditja brenda radhëve të Parlamentit ndaj të ashtuquajturit nga hetuesit si “grup klandestin i deputetëve” ishte e pamëshirshme siç do shihet në këtë vëllim me dokumente arkivore, të grupit të parë të gjykuar të deputetëve të njohur si grupi i Shefqet Bejës me 16 të dënuar kapital, (nga 16 të ekzekutuarit në 10 Tetor 1947, tre deputetë u dënuan me varje (Shefqet Beja në Tiranë, Sulo Klosi në Rubik, dhe Riza Alizoti në Kuçovë) dhe 13 të tjerët me pushkatim, ndërsa

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

bashkëlidhur me këtë proces ishte edhe Kolë Kuqali që vdiq në hetuesi më 30 maj 1947 nga torturat, zyrtarisht u shpall i vetëvarur e vdekur në spitalin ushtarak të Tiranës.

3. Akte gjyqësore politike (dosjerë dhe dëshmi), gjatë komunizmit në shqipëri”, Vëllimi III

Leka NDOJA

Në këtë vëllim zbardhen proceset gjyqësore të Grupit të Dytë të Deputetëve, në periudhën 1947-1948 Riza Dani u vu në qendër të procesit hetimor dhe gjyqësor nisur nga opozicioni i tij në Asamblenë Kushtetonjëse në fillim të marsit 1946 kur u diskutua Projekt Statuti i hartuar nga qeveria, në fjalën e tij ai u shpreh për një regjim politik të “demokracisë së lirë” në Shqipëri dhe të mos ishte dominuese politika e një partie të vetme, asaj komuniste, në organizimin e shtetit duke bërë paralelizmin me zhvillimin e luftës kundër pushtuesit gjatë luftës ku Dani shprehej: se në këtë luftë kanë marrë pjesë të gjitha shtresat e popullsisë dhe ajo luftë nuk ka qenë ideologjike. Pasojat e veprimtarisë së tij legale të pasqyruara edhe në shtypin e regjimit, si gazeta Bashkimi, do të binin shpejt mbi Riza Danin dhe gjithë grupin e quajtur të deputetëve, apo grupin e dytë të tyre, duke e vënë Danin para akuzës së drejtuesit të këtij grupi deputetësh. Veprimet e jashtëligjshme të prokurorisë ushtarake dhe të hetuesisë u zhvilluan nga Sigurimi i Shtetit mbi Kol Kuqalin e Loni Adhamin duke ushtruar mbi ta tortura deri në asgjësimin fizik. Kështu u vranë në hetuesi edhe 2 avokatët më të njohur të Shkodrës Pali dhe Pipa. Gjyqi i grupit të dytë të deputetëve u parapri nga këto akte terrori të vrasjes së katër intelektualëve. Madje avokati Muzafer Pipa mbasi u mor në pyetje në shtëpinë e Pjetër Çurçisë në Shkodër dhe mbasi ai nuk pranoi të denonconte shokët u qëllua në gojë me revolver nga Elez Mesi. Më pas trupi i tij për të fshehur krimin e kryer u flak në rrugë duke e paraqitur këtë krim si “vetëvrasje”. Konkretisht, në këtë përmbledhje pasqyrohen: të pushkatuarit (Riza Dani, Faik Shehu, Islam Radovicka, Uan Filipi, Surja Selfo, Hilmi Hysi, Hasan Reçi); të dënuarit me burgim të përjetshëm, punë të detyruar: (Konstandin Boshnjaku, Mestan Ujaniku, Beqir Kallarati, Isuf Hysenbegasi, Nexhmi Ballka, Hivzi Kokalari; të dënuarit me 15 vjet burgim: (Halit Gjolena, Kamber Back); të vdekurit në hetuesi lidhur me gjyqin e deputetëve (Kol Kuqali.) (Në këtë dy volume zbardhen dokumentat e gjyqeve dhe të hetuesisë së grupit të deputetëve. Ky botim është vazhdim i një serie me dokumenta arkivorë për gjyqet politike komuniste mbi elitën shqiptare.) 4. "V.I.Lenin - ideologu i së keqes"

Spiro MHILLI

Ky libër është një monografi e plotë dhe e para realiste mbi figurën e Vldimir Iliç Leninit, ideatorit dhe drejtuesit të revolucionit të tetorit. Në këtë monografi, jepen fakte të panjohura më

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

parë dhe të pacesuruara mbi jetën, idetë, marrëdhëniet me të afërmit, bashkëpunëtorët dhe figurat më të rëndësishme politike të asaj periudhe duke zbuluar demagogjinë e filozofisë totalitare leniniste, dhe pasojat skllavëruese që patën tezat dhe idetë e Leninit në pushtetet komuniste të Europës Lindore.

Kapitujt kryesore të librit kanë të bëjnë me: aktivitetin e Leninit para revolucionit dhe vitet e rinisë; emigrimin e tij i dytë; marrëdhënien me të afërmit dhe kolegët; Luftën e Parë Botërore; abdikimin e Nikollait të Dytë; Revolucionin e Tetorit dhe ekzekutimin e familjes mbretërore; Luftën Civile; eksportimin e Revolucionit në Europë; elektrifikimin e vendit; trazirat në Petrograd dhe në Kronshtad; anët e errëta të personalitetit të Leninit; sëmundjen dhe testamentin e Leninit; vdekjen e Leninit dhe “betimin” e Stalinit; rolin e idhullit të tij Inessa Armand , etj.

Për hartimin e kësaj monografie, autori i është referuar rreth dyzet studimeve të plota dhe dhjetëra artikujsh të realizuar mbi figurën e Leninit, pjesa më e madhe e të cilave, të botuara pas rënies së komunizmit në Rusi.

Autori Spiri Mëhilli i përket atij brezi studentësh të shkolluar në ish Bashkimin Sovjetik, i diplomuar për inxhinieri dhe mjekësi, dhe ka punuar gjithë jetën e tij si mjek në ushtri. Spiro Mëhilli është njëkohësisht autor i disa veprave letrare dhe publicistike. 5. "Skenarë të përgjakur”

Xhafer SADIKU

Ky botim është një monografi e Përmetit nga viti 1943, e cila zbulon historinë e kësaj zone gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pas instalimit të komunizmit, deri në rënien e tij në vitin 1991. Botimi, falë shfrytëzimit të dokumentave tashmë të deklasifikuara të Arkivit Qëndror të Shtetit dhe Arkivës së Ministrisë së Brendshme, zbulon një anë krejt të panjohur të historisë së kësaj zone: rolin e forcave politike gjatë rezistencës kundër pushtuesit gjatë luftës dhe më pas të përdjekjes komuniste dhe manipulimit të popullsisë vendase në emër të luftës së klsave. Falë një pune skrupuloze të autorit me arkivat, lënda që ofron ky botim nuk lë shumë vend për komente.

Libri është konceptuar në dy pjesë: Pjesa e parë është historia e Përmetit gjatë Luftës, dhe pjesa e dytë, pas Luftës.

Momentet më të rëndësishme në të cilat fokusohet autori në pesën e parë të monografisë, janë: rezistenca kundër pushtimit, krijimi i çetave nacionliste të zonës, celulat komuniste dhe misioni i tyre, mbledhja e Goricës, Dëshnica dhe komunistët, lufta e prbashkët kundër pushtuesit në vitin 1943, roli i misionarëve jogosllavë në shtabin e luftës, si vepruan partizanët me kundërshtarët, etj.

Në kapitullin e dytë, atë të terrorit komunist, autori fokusohet në këto momente: vrasjet e kundërshtarëve politikë, operacionet ushtarake në Dangëlli, shtetrrethimi terror mbi banorët,

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

përligja e luftës së klasave në emër të demokracisë, përçarja e fshatarësisë, trajtimi si armiq i patriotëve, burgosjet e njerëzve me influencë, përpunimet e individëve dhe arrestimet, kontrolli mbi vllehët, viktimat e “agjtacionit dhe propagandës”, kleri në kthetrat e Sigurimit, Sigurimi në kërkim të dëshmitarëve për gjyqe, bashkëpunëtorët edhe si viktima, etj.

Përveç ngjarjeve të dokumentuara, autori ndalet edhe në një rezyme të figurave më me influence të kësaj zone dhe të cilët, u bënë objekt përndjekjeje nga regjimi komunist, si: Akile Tasi, Kostandin Kote, Gani Jashari, etj.

6. "At Pjetër Mëshkalla S.J."

Fritz RADOVANI

Ky botim monografik pasqyron biografinë, jetën dhe veprën e At Pjeter Mëshkallës (1901 – 1988), intelektual, atdhetar e prift shkodran, i burgosur disa herë nga diktatura komuniste, deri në vdekjen e tij.

Autori e ndan librin në nëntë pjesë. E nis rrëfimin me lartësimin e portretit të tij si atdhetar, meshtar jezuit, qendresën e tij etiko – jetësore, besnikërinë e tij ndaj bindjeve të tija të palëkundshme filozofike, fetare e njerëzore, duke dhënë, po ashtu, edhe sinteza të kontekstit kohor të ngjarjeve, nëpërmes kujtimeve e të evokimeve. Po në frymën e këtij dokumentacioni, për ta parë edhe në një plan tjetër shembëlltyren vepruese të këtij jezuiti shqiptar, në pjesen e dytë jepen pjesë nga trashëgimia letrare e shkrimore e At Mëshkallës (poemat “Kanga e Isaisë”, “Krishtlindje në Shkoder”, “Nanë ktheu”...dhe gjashtë pjesë të poems “Hipokrizia”...etj. deri në 1982.) Në pjesen e tretë, autori trajton biografinë e shkurtër të At Mëshkallës. Duke e ndërthurur shpesh refleksionin me komentin lirik, sintezën përshkruese me faktin, portretin e shembëlltyrës me kontekstin historik e shoqëror, shquhet modaliteti dokumentar i Fritz Radovanit. Pjesa e katërt (“Ai nuk perkulej!”) jep shkallë – shkallë vendosjen e regjimit komunist dhe luften e këtij regjimi kundër klerit dhe fesë përgjithësisht, dhe ballafaqimet dhe qëndrimet e At Mëshkallës kundrejt qendrimeve zyrtare, në shtypin e kohës... Në kapitullin “Ai nuk thyhej!” paraqiten vitet ’50, ’60 të diktaturës kundër fesë, dhe viti 1967, kur u mbyllen përfundimisht kishat dhe Shqipëria shpallet shtet ateist. Historia që vëzhgohet e dokumentohet në këte monografi, është ajo më e reja, që i gërmon këto rrënjë shqiptare e fetare, që gërmon harmoninë shqiptare përballë fytyrës së krimit dhe egërsisë së ndërhyrjes së armiqve shqiptarë, sllavëve, të cilët injektuan ideologji përçarëse. Parametër i këtij gjurmimi gjithnjë është humanizmi, njeriu, fytyra njerëzore. Drita dokumentuese, e hedhur nëpër minierat e kujtesës e të katakombeve të historisë më të re, përqendrohet pikërisht në kërkimin e së Vërtetës. Prandaj, lënda e shtrirë dokumentare strukturohet nga referencat e shumta, nga kujtimet, rrëfimet, dëshmitë, ditarët, reportazhet, letrat, korespondencat, të gërshetuara me rrëfimin biofiksional e me pasazhet lirike narrative; që e shtyjnë autorin të japë një precedimor karakteristik të thurjes së librit. Prandaj, sa e lexojmë esenë dokumentare në trajtën e hibridizimit të zhanreve, sa lexojmë thënien dokumentare –

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

realiste të përshkrimëve, kroniken dhe monologun e brendshëm, një procedimor – kolazh, ku përvijojnë linjat kronologjike – dokumentare . 7. "Net të bardha" F.M. Dostojevski

Përktheu Luan MYFTIU

Novela e famshme e Dostojevskit “Netë të bardha”, vjen këtë herë e përkthyer në shqip nga një tjetër përkthyes, Luan Myftiu.

Pavarësisht se ky nuk është përkthimi i vetëm i veprës në shqip, arsyeja që ISKK zgjodhi ta përfshijë botimin e kësaj novele në listën e botimeve të veta, është historia e përkthimit të saj: përkthimi i kësaj vepre u shndërua në akuzë për të dënuar politikist përkthyesin e saj, zotin Luan Myftiu.

Luan Myftiu, njihet si një nga simbolet e persekutimit komunist, duke filluar nga kampet e internimit, kampet e punës dhe burgjet.

8. "Koha për qiri", roman memuaristik

Luftar PEPMARKU

Ku botim është një jetëshkrim memuaristik i mbijetesës së një familjeje të përsekutuar në dy breza, që na përafron me përditshmërinë e rëndë e të ankthshme gjatë komunizmit, por edhe me brengat e familjeve që nuk i gjetën dot eshtrat e të afërmve të tyre pas viteve 1990.

Përmes perceptimit të karaktereve biografikë në roman, vijnë disa nga aspektet dëshpëruese të regjimit komunist në Shqipëri, për të cilat, brezat e rinj dinë shumë pak ose aspak, siç janë: zhdukja e pronës private dhe krijimi i kooperativave, varfëria ekstreme, censura në art dhe letërsi, propaganda komuniste në shkolla, përndjekja dhe presioni ndaj individit nga organet Sigurimit të Shtetit, të drejtat e mohuara të klasave të përmbysura në emër të Luftës së Klasave, izolimi nga shoqëria, jeta në një ankth të vazhdueshëm etj.

Autori përcjell të paprekura përjetimet e veta, duke qenë që i ati u pushkatua nga regjimi kur ai ishte vetëm tre vjeç.

9. "Letërsia e penguar dhe mitet e saj" (Studim)

Yzedin HIMA

Është një studim që merr në shqyrtim produktin letrar që nuk arriti dot të komunikojë me lexuesin në kushtet e dogmës zyrtare soc-realiste. Studimi është një tezë e mbrojtur doktorate në Fakultetin Filologjik.

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Në këtë punim autori trajton çështjen e ekzistencës së një letërsie tjetër, krahas “Letërsisë së realizmit socialist” në Shqipëri gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, e njohur si “Letërsisi e penguar”. Autori sjell argumente se kjo letërsi ekziston edhe si rrjedhë e veçantë me një sens të kundërt si shkrimtari me letërsinë zyrtare. Autori jep një shpjegim se pse e kemi emërtuar këtë letërsi me termin “Letërsi e penguar”. Më tej ai argumenton se kjo letërsi zë një vend të rëndësishëm në mozaikun e “Letërsisë shqipe” si vazhdim i “Letërsisë së modernitetit”, letërsi e ndërprerë dhunshëm nga metoda e realizmit socialist, por që vijoi rrjedhën pikërisht në kushte ilegale ose gjysëm ilegale. Autori sjell fakte se kjo letërsi u krijua në burgje, por edhe jashtë tyre: u botua dhe u ndalua, por edhe u fsheh për t’i shpëtuar asgjësimit; u krijua, u shkrua dhe qëndroi e strukur sirtareve, por pati raste që u krijua, por nuk u shkrua, për t’u shkruar më vonë. Autori argumenton edhe që tekstet e kësaj letërsie patën fatin e autorëve, pasi ata u dënuan me burg ose u pushkatuan, kure tekstet e tyre letrare u arkivuan në dosjet e policisë. Mjaft vepra humbën për shkak të frikës së zbulimit, u grisën nga autorët apo të afërmit e tyre për shkak të përndjekjes. Mjaft tekste u krijuan, por nuk u shkruan kurrë për arsye të njëjta. Në fokus të këtij studimi janë këta shkrimtarë: Arshi Pipa, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti, Zef Zorba, At Zef Pllumi, Mihal Hanxhari, Jamarbër Marko, Vilson Blloshmi, Trifon Xhagjika, Maks Velo, Havzi Nela, Pano Taçi, Zyhdi Morava, Sadik Bejko, Ylljet Aliçka etj. Studimi shoqërohet edhe me një mini-antologji. 10. "Mirdita nën terrorin komunist"

Preng GJOMARKAJ

Ku studim sjell një model të mënyrës se si ishte konceptuar terrori shtetëror i Sigurimit të shtetit komunist ne rrethin e Mirditës.

Synimi i autorit me këtë studim është evidentimi i plagëve tragjike që sundimi komunist i shkaktoi popullsisë së kësaj treve në harkun kohor 1944-1990. Autori argumenton se si klika e PKSh, që synonte të gllabëronte e vetme pushtetin pas Luftës së Dytë botërore, i druhej një krahine si Mirdita si një krahinë me cilësi luftarake të veçanta e të njohura ndërkombëtarisht, me orientim të natyrshëm perëndimor, me besim fetar katolik të palëkundur, me shërbimin e klerikëve korifenj të kultures kombëtare, me institucionin solid të vetëqeverisjes për disa shekuj, me një prijës (por jo sundues) të pranuar nga të gjithë, me bajraktarët, me shtëpitë e para, etj. K ëta e të tjerë faktorë sipas autorit, u vlerësuan si pengesa serioze për vendosjen e pushtetit komunist sipas modelit bolshevik të diktaturës së proletariatit në atë zonë, saqë me pretekstin e reformës administrative, me dekret Nr. 684, dt.11.03.1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Mirditës do t’i krasitej gjysma e sipërfaqes. Lokalitete të tëra të saj, do të ”arnonin” rrethe të tjera si Shkodrën, Lezhën, Kukësin, Pukën, Matin dhe Dibrën. Mirdita, ashtu si edhe vetë Shqipëria, do të kufizohej tërësisht me vetveten. Enver Hoxha, sipas fakteve që sjell autori, bëri gjithçka mundi që ta kthente Mirditën në rreth politik. Banorët e saj, do të shpalleshin e do të goditeshin të gjithë si ‘banditë’ e ‘reaksionarë’, të mëdhenj e të vegjël, nga foshnjat në djep e deri tek burrat e gratë në pleqëri të thellë.

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Për pasqyrimin e fenomenit në fjalë, autori është mbështetur në dokumente arkivorë, libra, shkrime të publikuara në media, dëshmi, rrëfime e kujtime të njerëzve që kanë vuajtur përsonalisht, por edhe të pasardhësve të tyre apo edhe të përsonave të tjerë me dijeni e ndjeshmëri për vuajtjet mbinjerëzore të atyre burrave e grave që u martirizuan në atë periudhë. 11. "Replikë e pamundun" (ditar)

Ali Isak SPAHIA

Ky botim është një libër i mbajtur në formë ditari mbi realitetin e ngarkuar politik në përditshmërinë shqiptare të viteve 1980 nga Ali Isak Spahia, një komunist dhe më pas i persekutuar nga Kukësi. Libri ka vlera të rëndësishme antropologjike për të kuptuar jetesën e ankthshme në përditshmërinë komuniste. Në këtë ditar përfshihen tri fletore shënimesh që i shpëtuan djegies nga gjithë moria e shënimeve, të cilat autori i konsideroi si më pak të rrezikshme. Këto u ruajtën me kujdesin ma të madh nga familjarët deri në ndryshimin e sistemit. Në këto fletore sikurse dhe në ato që u dogjën, shprehet disidenca dhe kundërshtitë për pikëpamje e veprime, format dhe mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së problemeve të punëtorëve, fshatarëve, shtetit të diktaturës së proletariatit e diktaturës në përgjithësi dhe përbuzja për të, dhimbja për jetën e vështirë që jetonte vetë, për privimet dhe mohimet e të drejtave që u bëheshin fëmijve të tij por edhe shqetësimi për vuajtjet dhe mjerimin e mijëra të tjerëve në vend e në botë. Në to haptas shpalosej refuzimi ndaj udhëheqjes staliniste shqiptare dhe botërore, por edhe komente për libra të lexuar prej tij, etj. Përveç të tjerash, këto shënime, të habisin me qartësinë, kulturën politike dhe aftësinë analitike, pothuajse të pabesueshme në kushtet e izolimit fizik ndaj botës dhe informacionit. Në to paraqiten shkrime për ngjarje të ndodhura në gjysmën e dytë të vitit 1979, në vitin 1980 dhe muajin e parë të vitit 1981. Shënimet janë hedhur në libër tekstualisht siç ishin në fletore pa asnji ndryshim, që të sillnim në mënyrë sa ma autentike, mënyrën si ai shkruante, mendonte e fliste. Ali Isak Spahinë, autorin e këtyre ditareve, në vitin 1959 e përjashtuen nga Partia, që siç janë shprehur funksionarë të Komitetit Partisë, me motivacionin zyrtar që “ka qëndrim arrogant në Parti, është nip kulaku dhe është dhëndërr i nji personi të cilësuar armik i popullit. Shkurt: me përbërje të keqe politike”, sikurse shënohet në dosjen hetimore Nr.2482 në ngarkim të tij. Pas kësaj, ndaj tij filloi survejimi, presioni, gjë që e çoi autorin në eleminimin e një pjese të mirë të shënimeve të tij. 12. "Flamuri, shenjti i Kombit dhe manipulimi i tij"

Vasfi BARUTI

Bëhet fjalë për një studim në trajtë albumi mbi metamorfozën e shenjave të Flamurit Kombëtar nga viti 1912 e në vijim, dhe ndryshimet e ideologjizimin e tij gjatë periudhës komuniste. Albumi dhe pjesa studimore rrokin njëkohësisht në mënyrë paralele falsifikimin e flamurit dhe

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

aktit të shpalljes së Pavarësisë me ndërhyrjet dhe manipulimet e shumëfishta që i janë bërë këtij Akti para, gjatë dhe pas luftës së Dytë Botërore.

Studimi bazohet mbi materiale zyrtare nga arkivat.

13. "Nga andrrat rinore në botën e mashtrimit" (Publicistikë)

Sami REPISHTI

Në këtë libër është përqendruar gjithë publicistika e zgjedhur e Profesor Sami Repishtit dhe idetë e tij mbi dekomunistizimin e Shqipërisë.

Volumi përmban ribotimin e disa prej shkrimeve të autorit, kryesisht në shtypin shqiptar, të cilat siç shprehet ai “elementi thelbësor i tyne ka qenë, dhe mbetet, kërkesa e ime e pandryshueshme – andrra e ime rinore që nuk shuhet, shpresa e ime që nuk vdes: formimi i nji shoqënie mbarë shqiptare të lirë, demokratike dhe europiane në nji Shqipëri, shtet i pavarun dhe i bashkuem. Dhe elementi i dytë, që imponohet nga i pari: përpjekja e ime e pandalshme, kambëngulëse, pothuejse obsesive me luftue pa kuartier çdo lloj tiranie – politike, ekonomike, kulturore ose shoqënore - e çfarëdo forme qoftë, e me çfarëdo emni që mban ose ngjyrë që e dallon, ….e që pakëson madhështinë e qenies njeri! Unë dënoj komunizmin si shkaktar i vdekjes shpirtënore të individit, si shkaktar i atmosferës së errtë për mendjet aktive dhe si përgjegjës i nji organizimi ekonomik plot konfuzion e shkaktar i urisë masive.” Në këto shkrime, përveç denoncimit të komunizmit të cilin ai e konsideroi si mision personal që nga momenti që arriti arriti të arratisej nga Shqipëria, Prof Sami Repishti reflekton edhe mbi politikën e vendeve fqinje në lidhje me Shqiperinë, si edhe politikën botërore në përgjithësi. Vlerësimi i figurave të anatemuara nga regjimi komunist, zë një tjetër vend të rëndësishëm ne këto shkrime. Libri paraqet mjaft interes sepse kap problematikën e së keqes komuniste në të tria rrafshet kohore. Në këto analiza e reflektime si dhe në letrat drejtuar presidentëve të Europës dhe Amerikës del në pah shqetësimi intelektual i prof. Repishtit për fatet e Shqipërisë si gjatë komunizmit ashtu edhe në periudhën postkomuniste. Gjithashtu përmes këtij libri ne njihemi me shpalimin e ideve të djathta të njërit prej personaliteteve më me ndikim të kohës sonë. 14. "Parathënie e terrorit serb ndaj shqiptarëve" (Përkthim)

(Raport konfidencial i Shërbimit për Shqipërinë-Ballkanin pranë MPJ të Jugosllavisë) Agim POPOCI Përmbajtja e këtij libri është një analizë konfidenciale e bazuar nga raportet e shërbimit sekret serb, e titulluar “Shqipëria mes dy luftrave”, që përveç se dëshmon se prania e tyre në Shqipëri nuk ishte rastësi, pavarësisht se trajtoheshin si vëllezërit serbë, tregon se ky ishte një epilog i një pune shumëvjeçare të një strukture të tërë për të cilën ishin angazhuar edhe vetë kryeministrat

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

serb, me misionin e qartë, të shkeljes dhe okupimit të tokës shqiptare, me çdo çmim. Për fat të keq, në këtë çmim ishte përfshirë edhe terrori serb ndaj shqiptarëve. Edhe kjo nuk ishte rastësi! Për terrorin serb janë bërë studime të shumëta, por këto dokumenta sekrete nga Arkivat e Njësiteve Armiqësore dhe Instituti Historik Ushtarak i APJ në Beograd, në bazë të të cilave është hartuar kjo analizë në 12 kapitujë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, më 1952 në Beograd, përveç se japin shumë përgjigje marrëdhënieve zyrtare Beograd- Tiranë, delegacionit shqiptar me urdhër të Beogradit në Konferencën e Paqes në Paris, rolit të Zogut, rënies së Qeverisë Noli, përdorimit serb të Republikës së Mirëditës, themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare, protokollin e përcaktimit të kufirit të Shqipërisë dhe kujdesin e shtuar të Beogradit zyrtar në marrëdhëniet italo-shqiptare, si pengesë e vazhdueshme për “okupimin serb të tokës shqiptare”, dëshmojnë edhe për mendësinë e krijuar shtetërore serbe, kryesisht në bazë këtyre raporteve të shërbimit sekret serb, pse terrori është mjeti i vetëm dhe i domosdoshëm për të mbajtur Kosovën dhe për të luftuar për të siguruar daljen në det, të paktën nga Shkodra. Cili ishte qëllimi i hartimit të kësaj analize?! Pas përplasjeve të para për pushtet të dy diktatorëve, Enver Hoxha – Josip Broz Tito, Shërbimi sekret Serb, UDB, vazhdoi punën në tokën shqiptare ku përveç përfaqësisë diplomatike, punëtorët e saj në terren vazhduan me raportimet e rregullta drejt Beogradit. Por, si të vazhdohet me Shqipërinë e cila për momentin i kishte shpëtuar okupimit serb?! Kjo është pyetja për të cilën më së shumëti u shqetësua Beogradi zyrtar dhe kjo mund të jetë edhe arsye që u aktivizua i gjithë aparati shtetëror për të hartuar një Plan të mirëfillt afatshkurtër dhe afatgjatë, për llogari të të cilit u hartua edhe analiza e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugoslavisë: Shqipëria në mes të dy luftërave! Konkretisht, ku raport sekret prek këto momente kyçe të historisë shqiptare, ngjarje të cilat i paraprinë ndikimit të komunizmit jugosllav më vonë, si: kufijtë e Shqipërisë sipas librave italiane në shkollat shqipe; nga Qeveria e Durrësit në vitin 1918 deri në Kongresin e Lushnjes më 1920, Kongresi i Lushnjes, Qeveria e parë shqiptare dhe personaliteti i Ahmet Zogut, evakuimi i Shqipërisë veriore nga trupat aleate, vrasja e Esat Pashës, përjashtimi i italianëve dhe marrëveshja e pare italo-shqiptare, konflikti me shtetin SHS, Disa qeveri të arrdhshme shqiptare, Republika e Mirditës, Reperkusioni i Republikës së Mirditës, konfliktet e reja me Jugosllavinë, gjendja e krizës së brendshme, protokolli i kufirit me Shqipërinë, qeveria e parë e Ahmet Zogut, nafta shqiptare dhe konçesionet e kapitalit huaj– Fan Noli, rrëzimi i qeverisë së Fan Nolit, Qeveria e njëzetë shqiptare, Qeveria e dytë e Zogut, Shpallja president i Republikës, marrëdhëniet me Beogradin, Banka Popullore e Shqipërisë, pakti i Tiranës, incidenti i Gjurashkoviçit dhe ndërprerja e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare, konventa ushtarake italo-shqiptare, lufta për Kishën Ortodokse, vala e re e emigracionit, mbretëria shqiptare nga viti 1930-1939, jehona e Paktit të Beogradit nga viti 1937, humbja e pavarësisë. 15. "Saga e Merdanëve nën terrorin komunist" (Memuaristikë)

Ylber MERDANI

Në këtë libër memuaristik kemi të përqëndruar kalvarin e vuajtjeve të një prej familjeve të mëdha të Korçës, familjes Merdani. Aty pasqyrohen përmasat e vazhdueshme gjysmëshekullore të përndjekjeve, pushkatimeve, burgimeve dhe internimeve që vazhduan deri në ditët e fundit të

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

diktaturës. Përmes përvojës së kësaj familjeje, njihemi edhe me fatin e ngjashëm të shumë fsmiljeve të tjera, me të cilat i bashkojnë rrethanat.

Përmes këtij rrëfimi biografik, Ylber Merdani na njeh edhe me ngjarje dhe personazhe realë politikë të asaj kohe, që ishin përgjegjës. Nga ana tjetër, autori nuk lë jashtë vëmendjes edhe ndihmesën e të tjerëve, pavarësisht rrezikut.

16. " Gjysmë shekulli pa u parë...." (Ese)

Sokrat SHYTI

Libri është një ese mbi fatin e individit të ndarë nga shoqëria, në izolim të plotë për shkaqe politike, dhe mandej, ritakimi me shokët e shkollës pas 45 viteve. Eseja është shkruar në trajtën e një refleksion meditativ mbi natyrën e shkatërrimit të personalitetit njerëzor përgjatë diktaturës.

17. "Zërat e kujtesës" (Volumi III)

Luljeta LLESHANAKU, Agron TUFA Ky është vëllimi i tretë serisë së dëshmive në formën e intervistave me të mbijetuarit nga burgjet dhe kampet e internimit në periudhën komuniste. Ashtu si edhe në dy vëllimet e para, në këto dëshmi pasqyrohen me detaje ngjarjet dhe personazhet e asaj kohe, të gjitha format e shkeljes së të drejtave të njeriut, që nga arrestimet dhe internimet pa shkak, e deri tek trajtimi çnjerëzor në burgje dhe kampe.

Konkretisht, dëshmitë zbulojnë fakte të panjohura më parë mbi kampin e Internimit në Krujë, kampin e punës në Katër Rrugët e Shijakut, Kampet e vogla të punës në Gramsh dhe Vlorë, trajtimin e borgjezisë së madhe dhe të mesme nga komunistët pas lufte; internimin e kulakëve dhe diskriminim e tyre në tre breza, kushtet mizore të punës në minierën e Spaçit, si një nga shkaqet e shpërthimit të revoltës, menaxhimi i revoltës nga Ministria e Brendshme, ndëshkimet masive, trajtimet në hetuesi, etj. Në këtë vëllim i është dhënë hapësirë veçanërisht trajtimit të të miturve dhe grave, përndjekja e të cilëve jo vetëm ishte në kundërshtim të plotë me legjislacionin e vetë shtetit komunist, por ka kaluar edhe e padokumentuar.

18. "Eleminimi i grupit të të Rinjve: Sadik Premtja dhe Neki Ymeri” (Dokumente, dëshmi, studime) Enver MEMISHAJ-LEPENICA

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Enver Memishaj - Lepenica, me këtë punim që është vepra e gjashtëmbëdhjetë e tij, ka objekt studimi ngjarje e figura historike të patrajtuara më parë. Duke përdorur të gjitha mënyrat e mjetet e eksplorimit të historisë, dokumentin arkivor, shtypin, kujtimet, folklorin, dëshmitë e mbledhura me shumë kujdes, ai përpiqet të ndërtojë të vërtetën historike për eleminimin e Grupit të të Rinjve. Veçanërisht ai trajton jetën dhe veprën e dy figurave komuniste, atë të Sadik Premtes dhe të Neki Ymerit, që krahas Anastas Lulos, u vunë në shënjestër për t’u asgjësuar që në themelimin e PKSh. Autori bën një parashtrim të situatës politike në Shqipëri, nëmomentin kur depërtuan idetë komuniste deri në krijimin e Partisë Komuniste. Ai sjell pohime nga burime të ndryshme për të skicuar qartë e bindshëm tiparet e komunistëve, moralin e tyre të përçudnuar, për të mos u ndalur para asnjë pengese apo krimi, për ta arritur qëllimin. Këtë frymë terroriste veprimi dhe organizimi në PKSh e injektuan edhe misionarët jugosllavë Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, që luajtën rolin e arbitrit në marrëdhëniet me komunistët shqiptarë. Autori i librit na tregon se ata përzgjodhën të rinj komunistë, pa arsim dhe përvojë, të cilët siç thotë autori i manipulonin më lehtë, për t’i formatuar sipas dëshirës dhe parametrave të tyre, për t’i përdorur në interes të tyre. Kjo vepër plotëson një boshllëk historik të atyre ngjarjeve tragjike të vitit 1943, që sollën me qindra viktima të pafajshme, kryesisht në Vlorë. Mënyra e organizimit të materialeve, me një strukturë të gërshetuar të problematikës, është i prekshëm që nga lexuesi i thjeshtë deri tek studiuesi serioz i historisë. 20. "Shkëndijëza mes errësirës" (Poezitë e burgut) Amik KASORUHO Në këtë libër, që është përmbledhje poezish, përfshihen poezitë në dorëshkrim të ish të burgosurit Amik Kasoruho, të papublikuara më parë. Poezitë e para zënë fill në burgun e Burrelit në vitin 1953 dhe vazhdojnë më tej gjatë viteve deri më 1995. Por, Amiku, gjatë tërë jetës nuk ka botuar asnjë poezi, madje ndihej paksa dyshues nëse poezitë e tij mund të vlerësohen. Amiku 17-vjeçar, burgoset pa mbaruar shkollën e mesme, po për fatin e tij të madh në burgun e Burrelit takohet dhe bën miq shumë personalitete të kombit shqiptar si: Suad Asllani, Ibrahim Biçaku, At Klement Miraj, Kudret Kokoshi, Arshi Pipa, At Donat Kurti, Pashko Gjeçi, Gaspër Çuni, Andon Frashëri e të tjerë. Në shoqërinë e këtyre njerëzve të jashtëzakonshëm ai u rrit e u burrërua, në këtë shoqëri do mësojë gjuhë të huaja, do thithë nga kultura e tyre. Ndonëse poezitë e Amikut te kësaj periudhe përshkohen nga zymtësia, ato ndrijnë nga fijet e shpresës, nga dashuria për njerëzit, për jetën, për dashurinë, për të bukurën. Libri është konceptuar në katër pjesë: poezitë e burgut ose “Shkëndijëzat përmes errësirës”, poezi për nënën dhe të atin të cilin e pushkatuan me të ashtuquajturin ‘incident të bombës në Ambasadën Sovjetike’, në kohën kur Amiku vetë ishte i burgosur, poezitë drejtuar mikut të tij

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

shpirtëror Robert Shvarc-it, dhe poezitë që i këndojnë dashurisë përshkruar me mendime të kthjellëta, të sinqerta për ulje ngritjet sipas rastit. Përmbledhja prej 200 faqesh u përgatit për shtyp dhe u pajisi me shënime nga Meri Lalaj 21. "Ferri komunist i gjyqeve politike në partinë komuniste; Maj - qershor 1955", Vëll I. Vasfi BARUTI Në këtë vëllim, shtjellohen konkretisht gjyqet e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut, duke përcjellë egërsinë e luftës "brenda llojit" dhe duke na sjellë një model tipik të gjyqeve të Partisë Komuniste, policore që në lindje, tejet kufirit të fundit të arsyes njerëzore. Ashtu siç del e dokumentuar edhe këtu, ndaj Tuk Jakovës, Enver H. me mjeshtëri të lartë ideoi e organizoi atë gjyq politik, që për nga platforma e “teknologjia” e realizimit është i pari e i fundit për motivimin (aq të egër), mizanskenat në fshehtësi me dëshmitarë, goditjet e forta, me një sistem të organizuar pyetjesh për të krijuar hutim e shashtisje për të akuzuarit, me situatë terrori në sallën e gjyqit partiak, ku partiakët e lartë shprehin revolta e protesta me përplasje këmbësh e thirrje policore, dhe deri në arrestimin shembullor të Bedri S., sapo kaloi pragun e sallës së plenumit-gjyq si një mësim demonstrativ për ata vetë, se ‘çfarë e pret atë del nga gardhi’! Materia e proces-verbaleve, në libër vjen pa asnjë ndërhyrje. Të paprekura janë diskutimet e fundit të Enver Hoxhës, të Tuk Jakovës. dhe Bedri Spahiut. Libri eshte i pajisur me dokumente të Arkivave te Shtetit, dhe burime të tjera autentike. 22. "E djathta dhe e majta në luftë" (Studime historike, ese dhe publiistikë) Uran BUTKA Libri është konceptuar në katër pjesë: pjesa e parë: ngjarje dhe refleksione; pjesa e dytë: personalitete; pjesa e tretë: polemika; pjesa e katërt: politikë. Në pjesën e parë, një vend të rëndëishëm zënë esetë historike, si: “Marrëveshja e Mukjes - një kompromis kombëtar mes së djathtës dhe të majtës”, “Dëshmorët e Grehotit”, “Pushkatimi i robërve të luftës”, “Masakra e 4 shkurtit 1944”, “Masakra me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike”, “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” “Enver Hoxha urdhëroi masakrimin e Llazar Fundos”, “Martirët e Progonatit”, “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, “Gjyqi special dhe gjykatat ushtarake”, “E vërteta e një gjyqi, që prishi marrëdhëniet me SHBA”, “Diktatura përballë demokracisë. Gjyqi ushtarak ndaj deputetëve demokratë”, “Plot 43 vjet të pandërprerë në burg”, “Çështja shqiptare në udhëkryqet e historisë”, etj, të cilat tërheqin vëmendjen drejt ngjarjeve të njohura historike, por të analizuara nën dritën e dokumenteve të reja të zbuluara nga arkivat vitet e fundit. Në pjesën e dytë, autori sjell portrete historike ,të cilët, pavarësisht kontributit të tyre, u shndërruan në viktima të sistemit komunist, si: “Përmasat europiane të figurës së Mid’hat Frashërit”, “Mirash Ivanaj”, “I pari është tingulli (Lec Kurti)”, “Dy pasionet e mëdha të Selman Rizës”, “Shkodrania Marie Shllaku, martire e Kosovës”, “Homazh për baba Kamber Prishtën”,

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

“Shkencëtari me famë botërore Stanislav Zuber në Shqipëri”,“Jam evolucioniste” (Sabiha Kasimati), etj. Në pjesën e tretë, zbardhen polemikat akademike të autorit me historianë dhe gazetarë lidhur për disa nga ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore dhe regjimit komunist. Në pjesën e katërt, përmblidhen reflektime mbi proceset e demokratizimit të Shqipërisë, pas rënies së komunizmit. Por ashtu siç është shprehur edhe në titull, thelbi i këtij libri është fati i formacioneve shoqërore e politike gjatë Luftës së dytë Botërore dhe përçarja e madhe civile e kombëtare që çoi në përvetësimin e luftës çlirimtare nga komunistët; spastrimet dhe dënimet e figurave nacionaliste në ag të diktaturës komuniste.

IV. PROJEKTE STUDIMORE NË PROCES

1. “Fjalor enciklopedik i vikitimave të terrorit komunist”, Vëllimi VI

(gërmat nga m, n) Grupi i punës drejtohet nga: Çelo HOXHA Pas botimit të pjesës së V-të të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist”, në fund të vitit 2016, ka filluar puna në arkiva dhe në Drejtorinë e Studimeve për haryimin e volumit të VI-të tij, që përfshin dy gërmat indeks ‘m’ dhe ‘nj’. Ky projekt do të vazhdojë të mbështetet nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë, dhe pritet të dalë nga shtypi në shtator, 2016.

2. “Në gjurmët e komunizmit në Shqipëri”- album fotografik i soqëruar me shënime Grupi i punës: Azem QAZIMI, Luljeta LLESHANAKU

Ashtu siç konstatojnë edhe studiuesit perëndimorë, gjurmët e komunizmit në Europën Lindore po zhduken shumë shpejt. Për t’u distancuar nga e shkuara, po tregohet një indiferencë e madhe ndaj ruajtjes së trashëgimisë komuniste, simboleve dhe artefakteve, të cilat do ta bëjnë të pamundur identifikimin e kësaj periudhe nga brezat e rinj. Duke e konsideruar trashëgiminë materiale të epokës komuniste si një pjesë të rëndësishme të historisë që rrezikon të zhduket, një grup pune nga ISKK, në bashkëpunim me fotografë artistë, do të realizojë një album të shoqëruar me shënime mbi ato objekte, shenja, simbole të asaj periudhe, të cilat akoma ekzistojnë edhe pse jofunksionale, si: parulla të shkruara në mure, kasolle në ish kampet e internimit, kazerma të përdorura si strehim për të internuarit, fabrika të amortizuara, makineri të amortizuara, orendi shhtëpiake, fotografi, etj.

3. Lufta II Botërore: raportet –italo shqiptare

(Fondi i dokumenteve të Alberto Pariani-t)

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Nga Alvin SARAÇI

Është në proces përkthimi dhe përgatitjeje për botim, fondi i dokumenteve të Mëkëmbësit italian Alberto Pariani, njërit prej figurave më me rëndësi gjatë Luftës së Dytë Botërore në raportet shqiptaro-italiane. Në fokus do të jenë relacionet mbi gjendjen në Shqipëri në vitet 1939-1943 dhe sidomos në gjashtëmujorin e parë të vitit 1943 (janar - korrik 1943) kur Gjeneral Alberto Pariani mori postin e Mëkëmbësit të Shqipërisë. Fondi përmban edhe materiale të qëndrimit të tij në Shqipëri në vitet 1927-1933 kur ai punonte si Atashé Ushtarak i Legatës Italiane në Tiranë.

4. “Ekspertiza e kurrikulave dhe alterteksteve shkollore: cikli i ulët, i mesëm dhe universitar” (në vazhdim) Grupi i punës: Agron TUFA, Çelo HOXHA

Në kuadrin e programit afatgjatë të ISKK-së mbi dekomunistizimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore, vazhdon puna e një grupi studiuesish mbi këtë temë. Në qendër të vëmendjes do të jenë kryesisht vitet 1944-1960, 1960-1990 dhe sidomos vitet 1991-2016. Ekspertiza dhe studimi i kurrikulave dhe i alterteksteve shkollore do të përqëndrohet në trajtimin e historisë, ekonomisë dheproduktit kulturor në periudhën komuniste, dhe krahas saj në mënyrën e pasqyrimit të realitetit komunist në programet mësimore të hartuara dhe të fuqizuara pas vitit ’91. Për këtë projekt i cili, do t’i paraprijë “Konferencës për dekomunistizimin e teksteve”, e cila, megjithëse ishte parashikuar të zhvillohej vitin që shkoi, shtyhet për vitin tjetër, pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

V. AKTIVITETE ME KARAKTER INFORMUES, SENSIBILIZUES

a. Konferenca të organizuara nga vetë Instituti:

1. “Brenda telave me gjemba” –konferencë

27.01.2016

Në kuadër të 25 vjetorit të vendosjes së demokracisë në Shqipëri dhe me rastin e nxjerrjes nga shtypi të dhjetë botimeve të reja, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit organizoi një konferencë në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, në fokus të së cilës ishin disa nga temat ku fokusoheshin këto botime, si: vrasjet në kufi, kampet me tela dhe keqtrajtimi i të miturve në vitet 1945-1954, periudhë kjo që korrespondon edhe me kampet me tela ose internimin masiv.

Perveçse u prezantua brendia e secilit libër, ligjërues të ndryshëm, e pasuruan konferencën me përvojat e tyre ose të familjes në kampet me tela, ose në tentativat për kapërcimin e kufirit, që gjithashtu ishte i rrethuar me tela. “Pra “tela” përbënte fjalën çelës në këtë konferencë. Folësit

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

zbuluan informacione të dobishme lidhur dhe më dëshmitarët që janë akoma gjallë dhe janë në gjendje të dëshmojnë, edhe lidhur me burime të tjera informacioni, dhe denoncuan disa nga njerëzit e nomenklaturës komuniste, përgjegjës për këto veprime mizore.

2. “Bomba në ambasadën sovjetike: alibia dhe pasojat”-konferencë ndërkombëtare

26.02.2016

Me rastin e 65 vjetorit te masakrës me shkas “Bombën” në Ambasadën Sovjetike, ku 22 intelektualë pro- perëndimorë u arrestuan dhe më pas u pushkatuan pa gjygj, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë në Universitetin e Tiranës, dhe me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, organizuan konferencën ndërkombëtare “Bomba në ambasadën sovjetike: alibia dhe pasojat”. Konferenca u organizua ne ambjentet e Presidencës me pjesmarrjen e profesorëve të Universitetit të Tiranës, ambasadave, intelektualëve e politikanëve dhe me pjesmarrjen e Dr. Anna Kaminsky (Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shtetëror Gjerman për Trajtimin e Periudhës së ish Diktaturës Komuniste), e ftuar nderi nga Instituti.

Fjala hapëse u mbajt nga Drejtori Ekzekutiv i ISKK , Z.Agron Tufa. U mbajtën kumtesa nga Znj Enriketa Pandelejmoni Papa , lektore e Faklutetit të Historisë; nga Z. Uran Butka, studiues, autori librit “Bombë në Ambasadën Sovjetike”, Z. Gezim Peshkepia familjar i viktimave dhe i persekutuar politik, Z. Rigles Lenja përfaqësues i studentëve. Gjithashtu ambasadori i Republikës Federale Gjermane Sh.T Hellmut Hoffman dhe Ambasadori i OSBE Sh.T Florian Raunig, mbajtën një fjalë përshëndetëse. Fjala mbyllëse u mbajt nga Presidenti i Republikës Sh.T, Z.Bujar Nishani i cili dekoroi me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Skenderbeut” familjet e 22 intelektualëve te pushkatuar. Instituti falenderoi të gjithë pjsemarrësit dhe në veçanti Dr. Anna Kaminsky dhe Dr. Sabine Kuder për mbështetjen procesit të transparencës ndaj të shkuarës komunistë në Shqipëri, në planin ndërkombëtar.

3. “Në emër të popullit”- konferencë mbi dokumentet e reja që hedhin dritë mbi diktaturën komuniste në Shqipëri

20.12.2016

Me datë 20.12.2016, në ora 11:00, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, organizoi një konferencë informimi publik, në qendër të së cilës, ishte promovimi i njëzet e një botimeve të reja të këtij Instituti. Duke përdorur në mënyrë simbolike formulën paradoksale “Në emër të popullit!” me të cilën arrestoheheshin njerëz të pafajshëm dikur, kjo konferencë pati si objektiv të tërheqë vëmëndjen drejt aspekteve më të rëndësishme të shtetit komunist në Shqipëri, siç qe eleminimi i sistemit të drejtësisë, dhe trajtimi barbar në burgje dhe kampe, të cilat përbënin edhe tematikën bazë të këtyre botimeve të reja.

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Konferenca u zhvillua në dy sesione :

Sesioni i parë: Rrënimi i sistemit të drejtësisë që në vitet e para pas Luftës (Kumtesa)

Sesioni i dytë: Nevoja urgjente e informimit të brezit të ri mbi periudhën komuniste dhe strategjitë e Institutit të Studimeve të krimeve të Komunizmit në këtë drejtim. (Diskutime)

4. Prezantimi i numrit të V-të të “Fjalorit të viktimave të terrorit komunist në Shqipëri”

24.10.2016

Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Ditët e Kujtësës”, në ambjentet e Hotel Xheko Imperial, ISKK në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Tiranë, organizoi prazantimin e volumit të V-të të “Fjalorit të viktimave të terrorit komunist në Shqipëri”. Të pranishmit në këtë takim- të mbijetuarit e krimeve të komunizmit, përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të botës akademike,- u përfshinë në disktutim mbi temat që prek ky botim, si: mungesa e një dokumentacioni të plotë në arkiva, vëshirësitë e riprodhimit historik të së shkuarës, mosreflektimi i ish-elitës politike komuniste mbi të shkuarën, zbatimi i Ligjit të hapjes së dosjeve, statusi i sotëm i klasës së të përndjekurve politikë, etj.

b. Pjesëmarrje e ISKK në konferenca të tjera:

- ”Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen”

5 dhjetor 2016, Tiranë

Kjo konferencë u organizua nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri me qëllim shpalljen dhe analizimin e rezultateve të një ankete mbi perceptimet e publikut shqiptar për të shkuarën komuniste. Kjo anketë vjen në vijimin e përpjekjeve të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane, për të mbështetur një platformë të depolitizuar diskutimi për të shkuarën komuniste të Shqipërisë, me qëllim përfundimtar informimin e shoqërisë shqiptare dhe përgatitjen për të trajtuar historinë e vendit gjatë diktaturës komuniste.

- “Trajtimi i së shkuarës komuniste të Shqipërisë”

2 qershor 2016, Tiranë

Kjo konferencë u organizua nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri, dhe pati si qëllim trajtimin e këtyre çështjeve: 1. Cilat janë disa nga sfidat me specifike, ende ekzistuese ne trajtimin e kësaj çështjeje ? 2. Si mund t’i kapërcejmë këto sfida? Cilat janë strategjitë e suksesshme deri më sot? 3. Si mund bashkërendojmë më mirë punën tonë për të shmangur mbivendosjet dhe për të pasur ndikim maksimal? 4. Si mund t’i ndajmë sa më mirë burimet?

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

- “Ditët e kujtesës”

24-28 tetor 2016, Tiranë

Kjo konferencë katër- ditore ndërkombëtare u organizua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë / Fondacioni Gjerman Konrad Adenauer Prezenca e OSBE në Shqipëri / Bundesstiftung zur Aufarbeitung der SED-Diktatur Tetori Gjerman / Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë / Ministria e Arsimit dhe Sporteve / Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqiperi etj. Qëllimi i konferencës analizimi i punës së bërë në drejtim të transpoarencës së të shkuarës komuniste në Shqipëri në disa nivele dhe shkëmbimi i përvojës me vende të tjera ish-komuniste.

ISKK u paraqit me pjesëmarrje në këto panele: 1. Paneli “Histori e Aplikuar në Shqipëri”; 2.“Projekte dhe Iniciativa në Fushën e Kujtesës”

- “Hapja e dosjeve të sigurimit – sa më parë, aq më mirë”

28 tetor, 2016

Kjo konferencë u organizua nga Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me ambasadën gjermane dhe përfaqësinë e OSBE në Tiranë.

Pjesëmarrja e ISKKK në sesionin e hapjes: “Hapja e dosjeve të fshehta dhe ndikimi i tyre në punën e institucioneve studimore ” – ligjëratë, Luljeta Lleshanaku

c. Takime të ISKKK me përfaqësues të institucioneve të tjera

- Takim me përfaqësues të instiutit homolog gjerman “Bundesstiftung Aufaerbeitng”

20.02.2016

Një përfaqësi e institutit homolog gjerman “Bundesstiftung Aufaerbeitng” e përbërë nga drejtoresha z.Anna Kaminsky dhe historiania dhe sociologia z.Sabine Kuder drejtuese që prej vitit 2001 e departamentit të ekspozitave, filmit, multimedias në “Bundesstiftung Aufaerbeitng”, me një përvojë bashkëpunimi edhe me “Stiftung zur Aufarbeitung der SED-Diktatur “, vizituan Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv të ISKK, zotin Agron Tufa dhe stafin drejtues të këtij Instituti, ato u informuan për aktivitetin e këtij institucioni dhe sfidat për rishkrimin e historisë së komunizmit në Shqipëri. Ato u njohën më nga afër me produktin e këti instituti dhe mundësitë e bashkëpunimit me institucione të tjera homologe evropiane.

- Takim me Zv/Ministren e Arsimit znj. Nora Malaj

03.06.2016

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Me qëllim konkretizimin e termave të bashkëpunimit midis ISKK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dy drejtues të ISKK u takuan me Zv/ministren e Arsimit dhe Shkencave, zonjën Nora Malaj. Zv/Ministrja Malaj u njoh konkretisht me projektin e ISKK me shkollat, dhe të dyja palët përcaktuan një grafik kohor të realizimit të këtij projekti dhe mënyrën se si do të koordinohet projekti nga të dyja palët. Znj Zv/ministre angazhua edhe për mbështetjen e ISKK në përfshirjen në procesin e kurrikulave, sipas marrëveshjes së nënshkruar midis dy institucioneve.

- Takim me përfaqësues të Institutit të Zhvillimt Arsimor

10.06.2016

Në kuadër të marrëveshjes midis dy institucioneve, dy përfaqësues të ISKK u takuan me përfaqësues të Institutit të Zhvillimt Arsimor, i ngarkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për koordinimin e zbatimin e projektit pilot për informimin e gjimnazistëve të Tiranës me të shkuarën komuniste. Të dyja palët analizuan me detaje projektin, shqyrtuan programin dhe agjendën e veprimeve. Ky Institut, përmes përfaqësuesve të tij garantoi mbarëvajtjen e projektit, përmes koordinatorëve nëpër shkolla.

- Takim me Përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB).

07.12.2016

Me kërkesën e një përfaqësie të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në ambjentet e ISKK, u organizua një takim me një grup përfaqësuesish të kësaj Organizate dhe drejtuesve të ISKK. Delegacioni përbëhej nga kryetarja e grupit të punës, znj. Houria Es-Slami dhe nga z. Henrikas Mickevičius, anëtar i saj.

Gjatë këtij takimi, përveçse u bë një rezyme e aktivitetit të këtij Instituti që në fillimet e veta, u diskutua edhe mbi rolin e tij për gjetjen e personave të zhdukur gjatë periudhës së diktaturës, që ishte edhe synimi kryesor informues i këtij takimi. Përfaqësuesit e OKB-së, u njohën edhe me marrëdhëniet e ISKK me institucione të tjera për zbardhjen e së shkuarës komuniste në Shqipëri, dhe arritjet studimore në evidentimin e keqtrajtimit të grave dhe fëmijëve gjatë diktaturës, si dy katëgoritë më të pambrojtura sociale.

d. Prezantime në media

Gjatë vitit 2016, përfaqësues të ISKK, kanë qenë aktivë në media me qëllim sensibilizimin publik mbi nevojën e transprencës së të shkuarës komuniste në Shqipëri, duke sjell fakte dhe dokumente të zbuluara nga puna e këtij Instituti në aspekte të tilla si: shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, puna mizore në kampet e punës dhe në burgje, presioni dhe shantazhet që çuan në përçarjet e familjeve dhe denigrimin e njeriut, proceset farse gjyqësore dhë dënimet e njerëzve të pafajshëm, përvetësimi i pronës dhe dështimi i ekonomisë, etj. Një temë tjetër për të

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

cilën ISKK ka qenë veçanërisht aktive në media, ka qenë roli i arsimit në informimin mbi të shkuarën komuniste, dhe nevoja e reformimit të arsimit në këtë aspekt.

Konkretisht, përfaqësues të ISKK kanë qenë pjesë e debateve në këto programe televizive:

- Emisioni TEMPULL, TV News 24 Tema: “Krimet e komunizmit, akoma të panjohura”

Shkurt 2016

- Emisioni KAPITAL TALK SHOW, TV Vizion Plus

Tema: “Nostalgjia mbi komunizmin”

16 dhjetor 2016

Dhe në median e shkruar, me artikuj të botuar në:

“Panorama”, “Gazeta shqiptare”, “Shqiptarja”, “Shqip”, etj.

e. Bashkëpunime studimore

Gjatë vitit 2016, ISKK ka bashkëpunuar me studiues shkencorë, kryesisht të huaj, duke u ofruar gjithë dokumentacionin dhe informacionin që ky Institut zotëron, si edhe ndihmë logjistike. Konkretisht, kemi pasur bashkëpunime me këta studiues:

- Dr. Blerina Kellezi, Division of Psychology, School of Social Sciences, Nottingham Trent

University, Nottingham, Mbretëri e Bashkuar, për dy studime: “Roli i ndryshimeve pas diktatures si harresa apo përkujtimet” dhe “Shëndeti mendor i të mbijetuarve nga burgjet dhe kampet.”

- Prof. dr Tadeusz Czekalski, Instytut Historii, Kraków, Poloni, për një studim me temë:

“Statistikat dhe lloji i dënimeve politike në ish vendet komuniste në Europën Lindore”

- Alina Wagner, gazetare e pavarur dhe studiuese ne Universitetin e Berlinit, për:

“Monografi për Musine Kokalarin.”

(Ky studim madje u botua së fundmi, me mbështetjen e fondacionit Friedrich Erbert Sttiftung në Shqipëri.)

- Elona Morina, Università degli Studi di Padova, Master's degree, European Studies, Itali, për studimin me temë:

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

“Trauma post-komuniste; menaxhimi i saj”

VI. INSTITUCIONE PARTNERE

a. Partnerë kruesorë:

- Fondacioni “Konrad Adenauer”, në Tiranë

- Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë

- Albanian Human Rights Project (AHRP), SHBA.

- European Solidarity Centre, (për “Permanent Exhibition Section”, Gdansk, Poloni.)

- Federal Foundation for the Reappraisal of the SED Dictatorship, Berlin.

- “Wende Museum and Archieve of the Cold War” në Los Angelos,- që zotëron materiale

filmike arkivore, libra, artifakte, dokumenta, etj, për përfshirjen në fondin e këtij muzeumi, të produkteve të këtij institute, si: filmime, libra dhe dokumenta.

- “European Rememberance”, Berlin.

b. Partnerë të tjerë:

- Instituti për Media dhe Komunikim

- Qendra Musine Kokalari

- Instituti i Traumës dhe Rehabilitimit - Akademia e Multimedias MARUBI

- Forumi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut

- Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane, Republika Çeke

VII. INTERSHIP Prej tri vitesh, ISKK ofron intership per studentët e Masterit apo Doktoratës me profile studimore të cilat përputhen me natyrën e aktivitetit të ISKK, si: në Degën Histori, Antropologji, Sociologji, Psikologji, Letërsi, etj. Për këtë vit, e pranuar si punonjëse stazhiere (ose intership) ka qenë:

- Frida Piroli, Universiteti i Durrësit, student për studime “Master shkencor” në Degën Histori.

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

KONKLUZION

- Së pari, gjatë vitit 2016, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, arriti të bëjë disa hapa drejt përmbushjes së njërës prej objektivave më të rëndësishme të tij, asaj të fushatës së informimit mbi dramën komuniste nëpër shkolla. Dhe si pjesë e këtij procesi, në vitin që vjen, aktiviteti dhe produkti i ISKK, do të përfshihet në sistemin e kurrikulës.

Po kështu, gjatë vitit 2016, ISKK dhe Drejtoria e Studimeve si pjesë e tij, përmes projekteve studimore dhe dëshmuese, arriti të bëjë hapa të mëtejshëm drejt:

- Evidentimit statistikor të të dënuarve politikë në Shqipëri, në të gjitha format e persekutimit: vrasje, burgim, internim, dënim (Kolana enciklopedike “Viktimat e terrorit komunist”.)

- Zbulimit të mekanizmit gjyqësor dhe prapaskenave të eleminimit të kundërshtarëve dhe

oponentëve politikë, sidomos nga viti 1946 deri në vitin 1948.

- Evidentimit të rezistencës brenda grupimeve me bindje të djathta dhe të majta, ndaj totalitarizimit të shtetit. Roli i perëndimit në këtë rezistencë.

- Zbardhjes së abuzimeve që krerët partiakë bënin me ligjin e krijuar prej atyre vetë.

- Evidentimin e mekanizmit të ligjshëm e të paligjshëm të grabitjes së pronës, veçanërisht në fshat. Propaganda e egër e përdorur ndaj të shpallurve “kulakë” dhe politika përjashtuese e ndjekur ndaj tyre për tre breza.

- Evidentimit të kushteve mizore të punës dhe trajtimit në burgje, veçanërisht në burgjet-

miniera.

- Analizimit të shkaqeve të shpërthimit të revoltës së Spaçit dhe manaxhimi i situatës nga ana e shtetit.

- Njohjes dhe analizimit të strategjisë së përdorur nga shteti komunist për internimin masiv

të mijëra familjeve politike gjatë periudhës 1945-1954. - Evidentimit të trajtimit çnjerëzor dhe të paligjshëm të grave dhe fëmijëve në kampet e

internimit me tela (1945-1954).

- Faktimit të procesit të “ridënimeve” brenda burgjeve dhe proceset e inskenuara gjyqësore.

- Evidentimit të ndikimit të politikës botërore , si ndërhyrje apo jo, në ulje-ngritjet e valës së terrorit në Shqipëri.

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

- Informimit mbi sistemin përgjimit të përdorur nga Ish Sigurimi i Shtetit, sidomos në fund

të viteve ’80.

- Zbulimit dhe analizimit të natyrës së krimeve komuniste nga këndvështrimi sociologjik dhe psikologjik.

- Evidentimit të kontrollit të ushtruar nga strukturat partiake mbi organet e Sigurimit të

Shtetit.

- Njohjes së paanshme të realitetit politik të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, për të kuptuar tendencën e zhvillimeve politike pas Lufte.

- Evidentimit të abuzimeve fizike dhe psikologjike që bëheshin në emër të drejtësisë

komuniste, në institucionet e paraburgimit dhe në burgje.

- Evidentimit të abuzimeve në lidhje me shfrytëzimin intelektual të të burgosurve politikë.

- Evidentimit të pabarazisë në të drejtën për strehim, punë, ushqim, dhe shkollim.

- Krijimit të një arkive audiovizuale dhe dokumentash të shkruara, që do të shërbejë si bazë e rëndësishme informacioni për studiuesit.

- Rritjes së nivelit të vetëdijësimit publik dhe atij institucional mbi krimet dhe pasojat e

komunizmit.

- Sensibilizimit të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare mbi viktimat e komunizmit në Shqipëri.

DREJTORE E DREJTORISË SË STUDIMEVE Luljeta LLESHANAKU

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

DREJTORIA E ARKIVAVE Gjatë vitit 2016, DA u përqëndrua në përgatijen e vëllimit 5 të Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist, shkronjat L, LL, M, i cili u botua në tetor të vitit të kaluar. Për këtë numër u konsultuan dhe radhitën (zbardhën) rreth 8372 dokumente: deklarata personale, vendime gjyqi, vendime të Komisionit tre palësh; këto dokumente janë grumbulluar nga punonjësit e arkivës dhe gjenden në arkivën elektronike të ISKK. Puna për radhitjen e Vëllimit V, ndahet si më poshtë.

• Berat • Bulqizë • Burrel • Devoll • Dibër • Durrës • Elbasan • Fier • Gramsh • Librazhd • Mat • Mirditë • Peqin

Gjithsej 2696 dokumente të radhitura, nga Bruna Doçi.

• Pukë • Sarandë • Shijak • Shkodër • Tepelenë • Tiranë • Tropojë • Vlorë

Gjithsej 3303 dokumente të radhitura, nga Kolë Kamsi.

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

• Gjirokastër • Has • Kavajë • Kolonjë • Korçë • Krujë • Kuçovë • Kukës • Laç • Lezhë • Lushnjë • Përmet • Pogradec

Gjithsej 2375 dokumente të radhitura, nga Daniela Runa.

Shkornja L, të gjitha rrethet: 2297 dokumente, radhitur nga Juliana Kurti.

Me mbarimin e Vëll. V nisi puna për vëllimin tjetër, shkronjat: N, NJ, O,P, Q. Seklektimi i tyre është bërë si më poshtë:

• Berat • Bulqizë • Kolonjë • Korçë • Krujë • Kukës • Laç • Lezhë • Librazhd • Lushnjë • Malësi e Madhe • Mallakastër • Mat • Mirdita • Peqin • Përmet • Pogradec

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

• Puka

Afërsisht 3000 dokumente të përzgjedhura, (J. Kurti).

• Burrel • Devoll • Dibër • Durrës • Elbasan • Fier • Gjirokastër • Gramsh • Has • Kavajë • Kuçovë • Sarandë

Afërsisht 2000 dokumente të përzgjedhura, (B. Doçi).

• Sarand • Shijak • Shkodër • Tepelenë • Tiranë • Tropojë • Vlorë

Afërsisht 2500 dokumente të përzgjedhura, (K. Kasmi).

Puna për radhitjen e Vëllimit VI ka nisur në janar.

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

VEPRIMTARI TË NDRYSHME GJATË VITIT TË KALUAR, KU KA MARRË PJESË DREJTORI I ARKIVËS. Artikuj shkencorë: Çelo Hoxha, “Vështrim mbi legjitimitetin e Kongresit të Përmetit”, për revistën Studime Historike, nr. 3\4, Tiranë, Qendra e Studimeve Albanalogjike, Instituti Historisë, 2016, f. 191-2008. Libri është një punim shkencor që trajton çështjen e organizimit të Kongresit të Përmetit, i cili është mbajtur nga regjimi komunist si baza legjitime nga buronin institucionet e tij. Dhe, sipas narrativës së regjimit, Kongresi ishte një ogrnaizim demokratik, me votime të zhvilluara në zonat e çliruara, dhe përfaqësim kombëtar. Artikulli e sfidon këtë narrativë dhe tregon se asnjë nga zonat e konsideruara të çliruara nuk ka qenë e çliruar në kohën mbajtjes së Kongresit, bazuar në datat e çlirimit të këtyre qyteteve që janë festuar gjatë diktaturës dhe vazhdojnë të festohen si të tilla edhe sot. Ndërsa përfaqësimi kombëtar i pretenduar nuk ka qenë i tillë, por ka qenë thjesht përfaqësim i ushtrisë partizane dhe PKSH, që ishin pak a shumë e njëjta gjë. Redaktime: Çelo Hoxha, redaktim i librit “Parathënie e terrorit Serb në Kosovë”, përkthyer nga Agim Popoci, botim i ISKK. Aktivitete të ndryshme:

1. Takim joformal, koordinues për të gjithë palët e interesuar mbi trajtimin e së shkuarës

komuniste të Shqipërisë, organizuar nga OSBE- Prezenca në Shqipëri. Më 4 shkurt 2016.

2. Vizitë në burgun e Spaçit, organizuar nga OSBE- Prezenca në Shqipëri. Më 27 shkurt 2016.

3. Pjesëmarrje në takimin koordinues për të gjithë palët e interesuar mbi trajtimin e së

shkuarës komuniste të Shqipërisë, organizuar nga OSBE- Prezenca në Shqipëri. Më 2 qershor 2016.

4. Pjesëmarrjen në aktivitetin përkujtimor “Terrori komunist në Tiranë”, me rastin e 72 vjetorit të vrasjes të 39 intelektualëve, akademikëve, klerikëve dhe oficerëve të lartë në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, organizuar Shoqëria Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Seksioni i Shqipërisë, Shoqata Tirana, Instituti i Studimeve Historike Lumo Skëndo, Pjesëtarët e familjeve të viktimave, Instituti dhe Shoqatat e të dënuarave politikë nga diktatura komunist në Shqipëri. Më 16 nëntor 2016.

5. Pjesëmarrje në takimin përkujtimor me rastin e 70 vjetorit të vdekjes së Marie Shllakut, organizuar nga Instituti i Integrimit të Ish të Përndjekurve Politikë. Më 24 nëntor 2016.

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

6. Pjesëmarrje në takimin për prezantimin e rezultateve të anketës “Njohuritë dhe perceptimet e publikut për të shkuarën komuniste në Shqipëri dhe pritshmëritë e tyre për të ardhmen.” Organizuar nga OSBE- Prezenca në Shqipëri. Më 5 dhejtor 2016.

Drejtori i Arkivit Çelo Hoxha

47

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

SEKTORI I BUXHETIT, FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

I.HYRJE

Në zbatim të organikës së institucionit, e cila do të paraqitet më poshtë, Instituti i Studimit të Krimeve të Komunizmit është strukturuar në dy drejtori dhe ne nje sektor: Drejtoria e Studimeve Shkencore, Drejtoria e Arkives dhe Sektori i Buxhetit, Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. Struktura, marrëdhëniet dhe detyrat e këtyre drejtorive, rregullohen përveç legjislacionit dhe akteve nënligjore në fuqi edhe nga rregullorja e brendshme e institucionit, e cila ka përcaktuar në mënyrë të detajuar funksionet, përgjegjësitë dhe proçedurat për kryerjen e veprimtarisë së secilës prej këtyre drejtorive dhe sektorit.

Emerimi personelit te institucionit, eshte bere ne zbatim te Ligjit Nr.10242 date 25.02.2010 “Per Institutin e Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit ne Shqiperi” neni 13 i tij si dhe ne baze te VKM-se nr 191, date 23.02.2011 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqiperi”, organika e institucionit tonë, ka 15 punonjes.

Për sa më sipër dhe në zbatim të Ligjit Nr. 10468, datë 18.12.2011 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2015”, numri i punonjësve të institucionit të ISKK për vitin 2016, ka qenë 15 punonjës.

ORGANIKA E STRUKTURA E INSTITUCIONIT TË STUDIMEVE PER KRIMET E PASOJAT E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI

POZICIONI NUMRI

I. DREJTORI EKZEKUTIV 1

SEKRETAR/ARKIVIST 1

II. DREJTORIA E ARKIVES/NENDREJTORI (4)

48

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

DREJTOR DREJTORIE/NENDREJTOR 1

SPECIALIST 3

III. DREJTORIA E STUDIMEVE (5)

DREJTOR DREJTORIE 1

SPECIALIST 4

IV. SEKTORI I BUXHETIT, FINANCËS

DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (4)

PERGJEGJES SEKTORI 1

SPECIALIST 2

SHOFER 1

PUNONJËS GJITHSEJ 15

II. FAQJA E INTERNETIT

Adresa e internetit te ISKK eshte, www.iskk.gov.al, është ndërtuar me krijimin e institucionit, në gjuhën shqip dhe anglisht.

I rëndësishëm për t’u evidentuar është fakti se në adresën e email-it [email protected] të gjithë të interesuarit mund të drejtojnë pyetje dhe te dergojne informacion qe do te ndihmonte edhe me tej punen studimore te institutit.

III. BUXHETI

Buxheti mbetet i rendesishem per realizimin e veprimtarisë së institutit. Në funksion të këtij objektivi, buxheti i miratuar për institucionin tonë, në volumin e tij të përgjithshëm, ka qenë si fillim 28.1 milion lekë. Megjithatë, institucioni ynë ka bërë të mundur që nëpërmjet përdorimit me rigorozitet të buxhetit të miratuar, të realizojë tërësisht detyrimet dhe angazhimet e tij.

49

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Megjithëse totali i shpenzimeve është realizuar në masën 92.43% aspekt ky që tregon se realizimi i shpenzimeve eshte ne nivelin maksimal, megjithate mosrealizimi eshte me i ndjeshem ne Shpenzimet Operative . Shpenzimet kapitale te miratuara prej 1.0 milion lekesh jane realizuar ne masen 40.5%. U krijua nje fond biblioteke ne masen 124 mije leke pasi pasja e Biblioteke eshte e rendesishme per Drejtorine e Studimeve, u blene pajisje ndihmese per kompjuterat qe perdoren per konferencat e mbajtura neper shkollat e mesme, si dhe ne masen 84.880 u blene fikse zjarri per zyrat e ISKK. Shfrytezimi ne kete mase i ketij fondi plotesoi disa nga kerkesa e tyre per libra per vitin 2016, dhe kerkesa te tjera te paraqitura ne fillim te vitit 2016 nga te gjithe sektoret e drejtorite e ISKK.

Mbështetur në treguesit e realizimit të buxhetit të Institutit tone, për periudhën Janar-Dhjetor 2016, situata buxhetore (plani vjetor dhe realizimi faktik, në lekë e përqindje) paraqitet në tabelat e mësipërme:

50

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

Gjithashtu, në tabelën e mëposhtme, evidentohet pesha e

shpenzimeve sipas artikujve në raport me totalin e shpenzimeve:

Artikulli

Plani Realizimi Realizimi

Emërtimi

Vjetor vjetor

vjetor

(në mijë lekë) (në mijë lekë) në %

600 Paga 14,430 14,197 98.39%

601 Sigurime shoq. & shëndet. 2,170 2,143 98.80%

602 Mallra e shërbime të tjera 10,500 9,228 87.89%

600-606 Shpenzime korente 27,100 25,569 94.35%

231 Shpenzime kapitale 1,000 405 40.5%

Totali i shpenzimeve 28,100 25,974 92.43%

51

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË INSTITUTI I STUDIMEVE TË · PDF fileshqyrtim të një prej çështjeve më delikate, siç janë curriculat shkollore, ... Sociologji, Psikologji, Letërsi,

INSTITUTI I STUDIMEVE TË KRIMEVE DHE PASOJAVE TË KOMUNIZMIT Kryetari i Bordit Drejtori Ekzekutiv Kolec TOPALLI Agron TUFA

Artikulli

Realizimi

Realizimi në

vjetor

Emërtimi raport me totalin

(në mijë lekë) e shpenzimeve

600 Paga 14,197 54.66%

601 Sigurime shoq. & shëndet. 2,144 8.25%

602 Mallra e shërbime të tjera 9,228 35.53%

231 Shpenzime kapitale 405 1.56%

Totali i shpenzimeve 25,974 100%

52