republika e shqipËrisË ministria e arsimit...

28
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR FUSHA: GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI LËNDA: LETËRSI Klasa: 7-9 Kodi: _______ Kordinatore: Erida KOLECI Tiranë, 2012

Upload: tranhanh

Post on 08-Jun-2018

234 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

FUSHA: GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI

LËNDA: LETËRSI

Klasa: 7-9

Kodi: _______

Kordinatore:

Erida KOLECI

Tiranë, 2012

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

2

LETËRSI

Grupi i punës:

Ardian MARASHI

Aljula JUBANI

Enkelejda KAPIA

Dhurata SHEHRI

Alfred MULLAI

Lindita AGURIDHI

Erida KOLECI

Luljeta MINAROLLI

Gjergj VANGJELI

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

3

LETËRSI

1. TË PËRGJITHSHME

Letërsia është lëndë e detyrueshme në arsimin bazë. Ajo zhvillohet nga klasa e shtatë deri

në klasën e nëntë. Hartimi i programit të Letërsisë është bazuar në Kornizën Kurrikulare të

Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Programi i letërsisë ndërtohet mbi bazën e parimit koncentrik dhe parimit linear, me qëllim që

nxënësit nga klasa në klasë të shtojnë njohuri të reja dhe të konsolidojnë e të përsosin ato që kanë

marrë më parë.

Synimi kryesor i lëndës së Letërsisë është formimi estetik i nxënësve, si dhe krijimi i një

raporti pozitiv dhe të qëndrueshëm mes nxënësve dhe tekstit letrar. Njohja dhe studimi i gjinive

dhe llojeve të ndryshme letrare, vizitat në biblioteka, shfaqjet teatrore, aktivitetet me natyrë

letrare dhe artistike, u mundësojnë nxënësve përjetime artistike dhe u zhvillojnë shijet estetike.

Gjatë këtyre viteve, nxënësit përballen me krijimtarinë letrare të shkrimtarëve të njohur të

letërsisë shqipe dhe botërore, si dhe me krijimtarinë gojore popullore. Nëpërmjet studimit të

veprave të gjinive të ndryshme letrare, nxënësit krijojnë edhe një perceptim për fazat kryesore

historike të letërsisë shqipe dhe asaj botërore. Zhvillimi i kësaj lënde synon edhe që nxënësit të

zbulojnë lidhjen e letërsisë me artet e tjera.

Synimi i lëndës

Programi i Letërsisë ka për qëllim që nxënësit të aftësohen:

të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit të letërsisë dhe të bëhen të vetëdijshëm për shumësinë

e mënyrave të perceptimit të botës përreth tyre;

të shprehin në mënyrë të logjikshme mendimet e tyre, kur diskutojnë ose shkruajnë rreth

letërsisë;

të studiojnë tiparet e veprave ose fragmenteve të ndryshme letrare në poezi, prozë dhe

gjini dramatike dhe të veçojnë funksionet e këtyre tipareve;

të lexojnë vepra e fragmente nga gjini të ndryshme letrare, si dhe krijimtarinë e disa

autorëve klasikë, përfaqësues të periudhave të ndryshme nga letërsia shqipe dhe letërsia

botërore;

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

4

LETËRSI

të shprehin mendimet e tyre për personazhet e veprës, subjektin, mjedisin, gjuhën,

tematikën, stilin etj.

Organizimi dhe struktura e programit lëndor

Programi i Letërsisë është hartuar me linja dhe nënlinja. Të njëjtat linja dhe nënlinja shtrihen nga

klasa e shtatë deri në klasën e nëntë. Linjat në program plotësojnë njëra-tjetrën. Shpërndarja e

njohurive përgjatë vitit shkollor nuk bëhet e rastësishme, por mendohet me kujdes që në fillim

nga autorët e teksteve dhe mësuesit.

Sasia e orëve në javë dhe totali i tyre do të jetë si më poshtë:

Klasat 7 8 9

Orë/javë 2 2 2

Orë gjithsej 70 70 70

Linjat në program

Programi i Letërsisë është organizuar në dy linja. Linjat, nënlinjat, objektivat nuk janë organizuar

në mënyrë lineare ose sipas rëndësisë. Linjat në program janë:

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe reflektimi ndaj një teksti letrar

Kjo linjë përshkruan procesin e të kuptuarit, të interpretuarit, të reflektuarit dhe të vlerësuarit e

tekstit letrar nga nxënësit. Në këtë linjë është e mundur edhe që nxënësit të lidhin përvojat e tyre

jetësore me veprën letrare dhe me njohuritë që ata kanë.

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit letrar

Linja e dytë ndërtohet mbi linjën e parë. Në këtë linjë dallohen veçoritë specifike të tri

formave kryesore të tekstit letrar: tekst poetik, tekst në prozë dhe tekst dramatik. Pra, në një tekst

poetik nxënësi ndërton kuptimin, e interpreton, reflekton dhe e vlerëson atë (objektivat e linjës së

parë) dhe, më pas, veçon e vlerëson elemente të metrikës, të gjuhës së poezisë etj. (objektivat e

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

5

LETËRSI

linjës së dytë). Linja përqendrohet në krijimin e një marrëdhënieje të ngushtë të nxënësve me

letërsinë, si dhe në zhvillimin e aftësive të nxënësve për të punuar me të gjitha gjinitë dhe llojet

letrare.

Në fund të çdo nënlinje ka edhe objektiva për punët me shkrim që mund të organizojnë

mësuesit në lëndën e Letërsisë, si p.sh., në klasën e shtatë, një nga objektivat është: “Nxënësit

duhet të jenë të aftë të realizojnë me shkrim dramatizimin e një tregimi të shkurtër”.

Përdoruesit e programit

Përdoruesit e programit janë mësuesit, autorët e teksteve, prindërit dhe komuniteti,

specialistët e arsimit dhe fakultetet e mësuesisë.

Mësuesit do ta përdorin programin e Letërsisë për të krijuar një tablo të qartë rreth asaj se

çfarë duhet të mësojnë nxënësit dhe se si duhet të ndërtojnë mësimdhënien për të përmbushur

kërkesat e programit.

Autorët e teksteve do ta përdorin programin e Letërsisë për të hartuar tekste që janë në

funksion të realizimit të tyre. Leximi i kujdesshëm i programit, nga klasa e shtatë deri në klasën e

nëntë, do t’i ndihmojë për të shmangur ngarkesën e panevojshme.

Prindërit dhe komuniteti nëpërmjet programit lëndor mund të informohen për njohuritë,

aftësitë dhe vlerat që marrin fëmijët e tyre në lëndën e Letërsisë.

Specialistët e arsimit mund ta përdorin programin e Letërsisë për qëllime inspektimi,

vlerësimi, studimi etj.

Fakultetet e mësuesisë mund ta përdorin programin lëndor për të përshtatur kurrikulat e

tyre, me qëllim përgatitjen efektive të mësuesve të ardhshëm, si dhe për praktikën pedagogjike të

studentëve.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

6

LETËRSI

2. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT

Ky program është një dokument zyrtar, pjesë e tërësisë së dokumenteve zyrtare për t’u

zbatuar në lëndën e Letërsisë. Dokumentet e tjera kryesore janë: Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar dhe Standardet e të Nxënit të fushës së Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, ku bën pjesë

edhe lënda e Letërsisë. Hartimi i programeve është mbështetur te Korniza Kurrikulare e Arsimit

Parauniversitar dhe te standardet e fushës.

Për të siguruar një përdorim sa më të mirë të programeve është e vlefshme njohja me dokumentet

e lartpërmendura. Te Korniza Kurrikulare, zbatuesit e programit duhet t’u kushtojnë vëmendje e

veçantë sidomos:

synimeve të përgjithshme të kurrikulës së arsimit parauniversitar;

synimeve të aftësive ndërkurrikulare;

vlerësimit të nxënësit;

parimeve e metodave të mësimdhënies.

Zbatimi i programit duhet të bëhet duke respektuar diversitetin gjinor, gjuhësor, etnik,

kulturor e fetar.

Objektivat e programit

Programi lëndor është strukturuar në linja, të cilat vijnë njëra pas tjetrës dhe për secilën

prej tyre janë hartuar një sërë objektivash. Kjo formë e organizimit të programit, nuk nënkupton

që lënda duhet të zhvillohet në këtë renditje gjatë vitit shkollor. Linjat e programit janë ndarë në

nënlinja. Për secilën nënlinjë janë hartuar objektiva, të cilët nuk synojnë të përshkruajnë vetëm

përmbajtjen dhe njohuritë, por edhe shprehi, vlera e qëndrime, që janë po aq të domosdoshme sa

edhe përmbajtja. Linjat dhe nënlinjat janë vendosur në kolonën e majtë dhe objektivat përkatëse

në kolonën e djathtë. Pavarësisht se objektivat janë hartuar për çdo linjë, në zbatim, lënda duhet

parë si një e tërë, me ndërthurje të linjave me njëra-tjetrën.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

7

LETËRSI

Realizimi i objektivave në tema ose njësi dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesve të

programit.

Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit dhe të detyruara për përdoruesit e

programit. Kjo do të thotë që të gjithë nxënësve duhet t’u jepet mundësia që të nxënë çka

përshkruhet tek objektivat. Një objektiv përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të

ndryshëm. Mësuesit dhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjitha nivelet e

nxënësve.

Orët mësimore

Në program, për secilin lloj teksti (poetik, prozë, dramatik), është shënuar një sasi orësh

sugjeruese. Shuma e orëve sugjeruese për secilin lloj teksti letrar është e barabartë me sasinë e

orëve vjetore të përcaktuar për lëndën e letërsisë në planin mësimor të arsimit bazë. Kjo ka si

qëllim që përdoruesit e programit të orientohen për peshën që zë secili lloj teksti në orët totale

vjetore. Në klasën e nëntë, 6 orë mësimore janë parashikuar të përdoren në fund të vitit shkollor

për përgatitjen e nxënësve për Provimin e Lirimit. Gjatë këtyre orëve përzgjidhen njohuritë

kryesore, të cilat kanë rol parësor në formimin letrar të nxënësve.

Në program, përveç sasisë së orëve sugjeruese për çdo lloj teksti, është sugjeruar edhe

numri i teksteve që do të studiohen përgjatë këtyre orëve. P.sh., në klasën e shtatë përgjatë 40

orëve për tekstin në prozë është sugjeruar që të punohet me 12-13 tekste.

Përdoruesit e programit duhet të respektojnë sasinë e orëve vjetore të lëndës.

Raporti në përqindje njohuri të reja-përpunim njohurish

Raporti njohuri-përpunim njohurish në programet e Letërsisë është 60-70% njohuri me 30-40%

përpunim njohurish.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

8

LETËRSI

Përpunimi i njohurive

Përpunimi i njohurive përmban:

përsëritjen e njohurive;

vlerësimin e njohurive;

integrimin e njohurive të reja të një linje me njohuritë e linjave paraardhëse;

integrimin e njohurive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera;

detyrat/projektet përmbledhëse;

vlerësimin semestral dhe vjetor (nuk janë të detyruara).

Në orët mësimore që i përkasin përpunimit të njohurive, mësuesit zhvillojnë edhe tema

me nismën e tyre ose me kërkesën e vetë nxënësve. Këto tema mund ta kenë pikënisjen nga

ngjarje aktuale ose thjesht nga kureshtja e nxënësve.

Pjesë e përpunimit të njohurive është vlerësimi i realizimit të objektivave, i cili ka për

qëllim të nxjerrë në pah shkallën e realizimit dhe të përmirësojë e të përforcojë njohuri e aftësi të

papërmbushura të kësaj lënde.

Udhëzime për fragmentet dhe veprat letrare

Leximet jashtë klase dhe veprat e fragmentet letrare, që do të studiohen përgjatë tre

viteve (klasat 7-9), të zgjidhen nga titujt e autorët e dhënë në shtojcën e programeve të

Gjuhës shqipe dhe të Letërsisë. Këto tekste duhet të plotësojnë kriteret artistike dhe didaktike

të gjatësisë, të strukturës dhe qartësisë së gjuhës.

Këshillohet që nxënësit të lexojnë fragmente dhe vepra:

të letërsisë shqipe dhe letërsisë botërore, përfshirë edhe letërsinë gojore;

që trajtojnë tema dhe motive të përshtatshme për moshën e nxënësve dhe nxitin tek ta

imagjinatën dhe të menduarit;

që mbartin origjinalitet në dhënien e emocioneve dhe përvojave njerëzore nga kultura dhe

periudha të ndryshme në historinë e njerëzimit;

që janë shkruar në periudha të ndryshme.

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

9

LETËRSI

Këshillohet që përgjatë një viti shkollor të zhvillohen 5-6 vepra lexime jashtë klase. Orët e

leximeve jashtë klase, mësuesit duhet t’i vendosin në planin e tyre mësimor, kur të bëjnë

zbërthimin analitik të programeve.

Veprat e rekomanduara për lexime jashtë klase duhet të jenë nga:

letërsia shqipe dhe letërsia botërore;

autorë të periudhave të ndryshme;

gjini dhe lloje të ndryshme letrare.

Përzgjedhja e leximeve jashtë klase nga autorë të ndryshëm, periudha të ndryshme, gjini

dhe lloje të ndryshme letrare krijon mundësi për pasurimin e përvojës letrare së nxënësve.

3. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Lënda e Letërsisë ka lidhje me shumë lëndë të Arsimit Bazë. Kjo do të thotë që zbatuesit

e këtij programi duhet të realizojnë parimin e integrimit të njohurive dhe aftësive të Letërsisë me

njohuri dhe aftësi të fushave dhe lëndëve të tjera të dijeve, të tilla si: Gjuhë shqipe, Arte, Gjuhë e

huaj, Teknologji, Shkenca shoqërore etj.

Lënda e Letërsisë përdor edhe njohuri dhe aftësi që nxënësit kanë marrë në lëndët e

mësipërme. Natyrisht, Letërsia ka lidhje më së shumti me Gjuhën shqipe. Më konkretisht, këto

njohuri dhe aftësi janë dhënë në tabelën e mëposhtme:

Letërsi Gjuhë shqipe

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

Nxënësit:

përdorin njohuritë gjuhësore për të

vlerësuar gjuhën e një teksti letrar.

Letërsi Muzikë

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Nxënësit:

interpretojnë krijime të ndryshme muzikore

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

10

LETËRSI

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

(përfshirë edhe këngët popullore) të

periudhave të ndryshme historike;

vlerësojnë efektet muzikore në një film,

dramë, dokumentar, emision për fëmijë, si

elemente që ndihmojnë për të kuptuar

domethënien e filmit, dramës,

dokumentarit etj.

Letërsi Art pamor

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

Nxënësit:

interpretojnë karakteristikat e veprave të

artit pamor në periudha të ndryshme kohore

dhe kontekste të ndryshme kulturore;

përdorin elementet e artit pamor për të

shprehur emocionet e marra nga një tekst.

Letërsi Gjuhë e huaj

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

Nxënësit:

përdorin leksikun e gjuhës së huaj për të

shpjeguar etimologjinë e fjalëve të huaja

në një tekst.

Letërsi TIK

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

Nxënësit:

shkruajnë në Word tekste të llojeve të

ndryshme;

përdorin programin PowerPoint për të bërë

prezantime të ndryshme;

përdorin internetin për të mbledhur

informacione të ndryshme.

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

11

LETËRSI

Letërsi Histori

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

Nxënësit:

përdorin njohuritë për periudha dhe

personalitete të ndryshme historike për të

analizuar dhe vlerësuar kontekstin e

teksteve letrare.

Letërsi Qytetari

Kuptimi, interpretimi, vlerësimi dhe

reflektimi ndaj një teksti letrar

Gjinitë dhe llojet e ndryshme të tekstit

letrar

Nxënësit:

përdorin njohuritë për etikën dhe normat e

vlerat shoqërore gjatë diskutimeve në grup

ose në situata të ndryshme komunikimi.

4. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Metodat e mësimdhënies janë mjaft të rëndësishme për të realizuar një mësimdhënie

efektive. Mësuesit duhet të përditësojnë çdo ditë njohuritë rreth metodave, teknikave dhe

strategjive të mësimdhënies, me qëllim që të zhvillojnë te nxënësit dëshirën për dijen, virtytet

njerëzore, ambicien për të qenë të suksesshëm dhe aktivë në jetën e përditshme. Metoda, strategji

dhe teknika të tilla, si: diskutim për njohuritë paraprake, diagramë piramidale, lexim i drejtuar,

imagjinata e drejtuar, parashikim me terma paraprake, harta e konceptit, rrjeti i diskutimit,

pyetje autorit, ditaret e të nxënit, pyetja sjell pyetjen etj. shërbejnë si nxitje për nxënësit në

procesin e të nxënit dhe janë garanci që ata të bëhen lexues aktivë dhe kritikë të veprave letrare.

Mësuesit duhet t’i përdorin këto metoda edhe në varësi të nevojave dhe nivelit të arritjeve të

nxënësve në klasë.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

12

LETËRSI

5. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi korret dhe sistematik i nxënësve është pjesë e mësimdhënies dhe të nxënit.

Vlerësimi i nxënësve nuk ka për synim vetëm vendosjen e notës dhe as nuk përfundon me

vendosjen e saj. Ai duhet të shërbejë për disa qëllime si:

të sigurojë informacion rreth nivelit të arritjeve të nxënësve;

të motivojë nxënësit;

të shënojë përparimin e nxënësve;

të vlerësojë gatishmërinë e nxënësve për nxënie në të ardhmen.

Gjatë procesit mësimor, mësuesit duhet:

të identifikojnë nevojat dhe mangësitë e nxënësve në procesin e të nxënit dhe duhet të

ndjekin strategjitë dhe metodat e duhura për të përmirësuar nivelin e të nxënit;

t’u ofrojnë nxënësve mundësi, veprimtari dhe detyra të shumta e kuptimplote, në mënyrë që

të zhvillojnë dhe të demonstrojnë aftësitë dhe progresin e tyre;

t’i udhëzojnë, t’i motivojnë dhe t’i nxitin nxënësit për të përmirësuar rezultatet e tyre;

t’i qartësojnë nxënësit për qëllimin dhe kriteret e vlerësimit;

t’i përfshijnë nxënësit në procesin e vlerësimit.

Vlerësimi mbështetet në objektivat e programit lëndor. Gjatë zbatimit të programit,

nxënësve duhet t’u jepet mundësia të punojnë edhe në grup, për kryerjen e detyrave, të cilat

mund të zgjidhen me këtë metodë pune. Në këto raste, mësuesi parashtron peshën e vlerësimit

me notë të grupit, në tërësi dhe të secilit nxënës, në veçanti.

Mësuesi nuk e ka të detyrueshëm vlerësimin me notë të nxënësve në çdo orë mësimi dhe

të vendosë nota në regjistër për secilën prej tyre. Si rregull, nxënësit dhe mësuesit duhet të

bashkëbisedojnë lirshëm si partnerë rreth përvetësimit të njohurive të fituara të orëve të kaluara

dhe mirëkryerjes së detyrave jashtë klase.

Komponentët e vlerësimit janë vlerësim i vazhdueshëm me gojë dhe me shkrim.

Vlerësimi me shkrim shërben për aftësimin e komunikimit me shkrim. Mësuesi e vlerëson

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

13

LETËRSI

nxënësin me notë për parashtrimet ose prezantimet me gojë dhe punët me shkrim, të zhvilluara

vetë ose në grup.

Portofoli i nxënësit, si një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi, është një koleksion i

punimeve të tij përgjatë vitit shkollor. Ai mund të përmbajë punë me shkrim, detyra tematike,

projekte lëndore e ndërlëndore etj. Përzgjedhjet për portofolin bëhen nga nxënësi, mësuesi në

këtë rast rekomandon.

Çrregullime të diagnostikuara, si: disleksia, vështirësi të veçanta gjuhësore të fëmijëve të

ardhur rishtas nga emigracioni ose të fëmijëve të shtetasve të huaj, banues në vendin tonë,

merren parasysh nga mësuesit, duke u mundësuar këtyre nxënësve të vlerësohen me mënyra të

posaçme.

Mësuesi duhet t’u komunikojë prindërve, stafit pedagogjik të shkollës, organeve

shtetërore dhe palëve të tjera të interesuara, herë pas here, rezultatet e përparimit të nxënësve. Ky

komunikim është mirë të jetë me shkrim dhe të përmbajë disa aspekte kryesore të punës së

nxënësve si: aftësitë, qëndrimi ndaj lëndës, pjesëmarrja në veprimtari, punët me shkrim,

sugjerime për përmirësimin e punës në të ardhmen etj.

KLASA 7

35 javë x 2 orë në javë= 70 orë

Nr. Llojet e teksteve Orë të sugjeruara

1 Tekst poetik 20 orë (5-7 tekste)

2 Tekst në prozë 40 orë (12-13 tekste)

3 Tekst dramatik 10 orë (2-3 tekste)

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

14

LETËRSI

Objektivat e klasës së shtatë sipas linjave

LINJA: KUPTIMI, INTERPRETIMI, VLERËSIMI DHE REFLEKTIMI NDAJ NJË TEKSTI

LETRAR

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit lexojnë rrjedhshëm dhe me intonacionin e duhur tekste ose fragmente të ndryshme

letrare. Ata kuptojnë dhe interpretojnë një tekst, analizojnë personazhet, analizojnë kuptimet e

figurshme që marrin fjalët në një tekst letrar, dallojnë epitetin, krahasimin, personifikimin,

metaforën, hiperbolën, personifikimin dhe tregojnë efektin që krijojnë ata.

Nxënësit shprehin këndvështrimet e tyre rreth tekstit letrar, gjykojnë rreth ideve të ndryshme që

shfaqen në një tekst letrar, diskutojnë se si ndikon teksti në botën emocionale dhe në ndjesitë e

tyre, si dhe vlerësojnë tiparet e gjuhës dhe të stilit.

Nënlinja Objektiva Terma/koncepte kyçe

Kuptimi dhe

interpretimi

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë rrjedhshëm dhe me intonacionin e

duhur tekste ose fragmente të ndryshme nga

letërsia shqipe e botërore dhe nga periudha të

ndryshme;

të lexojnë pjesë-pjesë tekstin dhe të

parashikojnë rreth brendisë, personazheve,

ngjarjeve etj. (lexim i drejtuar);

t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme rreth

brendisë së tekstit, duke i shoqëruar përgjigjet

e tyre me detaje nga teksti;

të shprehin me fjalët e tyre se si e kuptojnë

tekstin që lexojnë;

të dallojnë dhe të analizojnë çështjet kryesore

që trajtohen;

të analizojnë personazhet, duke u përqendruar

te:

− fjalët përshkruese të autorit për personazhin;

− fjalët, veprimet, mendimet e tij;

Lexim i rrjedhshëm

dhe me intonacionin

e duhur

Parashikime

Përgjigje për pyetje

rreth brendisë

Brendi e tekstit letrar

Analizë e çështjeve

kryesore

Analizë

personazhesh

Krahasime mes

personazheve

Kuptimet e

figurshme të fjalëve

Epitet

Krahasim

Personifikim

Metaforë

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

15

LETËRSI

− marrëdhëniet me personazhet e tjera;

të veçojnë ngjashmëritë dhe dallimet mes

personazheve, duke u përqendruar në portretin

fizik dhe në disa tipare të karakterit e të

personalitetit të tyre;

të dallojnë dhe të analizojnë kuptimet e

figurshme që marrin fjalët në një tekst letrar;

të dallojnë epitetin, krahasimin, personifikimin

metaforën, hiperbolën, personifikimin dhe të

tregojnë efektin që krijojnë ata;

të bëjnë përmbledhje të thjeshta për tekste të

lexuara për fondin e literaturës së leximeve

jashtë klase.

Hiperbolë

Përmbledhje

Reflektimi dhe

vlerësimi

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shprehin këndvështrimet e tyre rreth tekstit

letrar;

të gjykojnë rreth ideve të ndryshme që shfaqen

në një tekst letrar;

të sjellin përvojat e tyre të ngjashme me ato të

personazheve të një tregimi, përralle, drame

etj.;

të diskutojnë se si ndikon teksti tek ta, në

botën emocionale ose në ndjesitë e tyre;

të vlerësojnë disa tipare të gjuhës dhe të stilit

në një tekst letrar.

Këndvështrim rreth

tekstit

Gjykime

Lidhje e tekstit me

lexuesin

Ndikimi i tekstit në

botën emocionale të

lexuesit

Vlerësimi i tipareve

dhe stilit

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

16

LETËRSI

LINJA: GJINITË DHE LLOJET E NDRYSHME TË TEKSTIT LETRAR

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit lexojnë poezi të ndryshme nga letërsia shqipe dhe ajo botërore, dallojnë disa elemente

të metrikës në një tekst poetik. Ata komentojnë dhe shprehin përjetimet rreth poezisë në mënyra

të ndryshme.

Nxënësit lexojnë lloje të ndryshme të prozës (prozë e shkurtër dhe e gjatë), identifikojnë

rrëfimtarin, vetën dhe kohën e rrëfimit, dallojnë disa karakteristika të fabulave, përrallave dhe

anekdotave. Nxënësit përshkruajnë personazhe të ndryshme të teksteve që lexojnë.

Nxënësit lexojnë me role fragmente nga tekste dramatike, dallojnë dhe analizojnë elementet e

strukturës, si: skena, aktet, personazhet, fjalët e personazheve, didaskalitë. Ata veçojnë disa

tipare të komedisë, dramës dhe tragjedisë, si dhe krahasojnë një tekst dramatik me një film,

tregim ose roman.

Nënlinja Objektiva Terma/koncepte kyçe

Tekst poetik Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë poezi të ndryshme nga letërsia

shqipe dhe botërore;

të dallojnë ritmin, rimën, figurat metrike dhe

strofën në një poezi me rimë dhe strofa;

të dallojnë mënyrën e ndërtimit të një poezie

me varg të lirë dhe monokolonë;

të shprehin përjetimet e tyre rreth poezisë në

një pikturë;

të kthejnë, me shkrim, një poezi në prozë;

të bëjnë shkrime komentuese për poezi të

llojeve të ndryshme;

të mësojnë përmendësh dhe të recitojnë poezi

të ndryshme.

Ritëm

Rimë

Strofë

Varg i lirë

Kthim i një poezie

në prozë

Komente

Poezi përmendsh

Tekst në prozë Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë dhe të njihen me disa lloje të

ndryshme tekstesh në prozë (prozë e shkurtër

Lloje të prozës së

shkurtër dhe të gjatë

Rrëfimtar

Vetë rrëfimi

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

17

LETËRSI

dhe e gjatë);

të identifikojnë rrëfimtarin, vetën dhe kohën e

rrëfimit;

të dallojnë karakteristika të disa teksteve në

prozë, si:

− fabulat (personazhet, personifikimi,

alegoria, morali i fabulës);

− përrallat (elementet fantastike, numërorët:

3,7,9,12, formulat e hyrjes dhe mbylljes,

personazhet joreale, formulat e magjisë,

fundi i lumtur, hiperbola etj.);

− anekdotat (karakteri i personazheve,

ironia, krahasimi);

të shkruajnë hyrje, mbyllje përrallash dhe

fabulash ose të shtojnë një episod të ri;

të përshkruajnë personazhe nga tregime,

përralla dhe fabula të ndryshme.

Koha e rrëfimit

Karakteristika të

disa teksteve në

prozë

Hyrje, mbyllje

përrallash, fabulash

etj.

Përshkrime

personazhesh

Tekst

dramatik

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë me role fragmente nga një dramë,

duke imituar të folurit e personazheve;

të dallojnë dhe të analizojnë elementet e

strukturës së një teksti dramatik që shohin,

lexojnë ose që luajnë, si: skena, aktet,

personazhet, fjalët e personazheve, didaskalitë;

të veçojnë disa nga tiparet e komedisë, dramës

dhe tragjedisë;

të veçojnë ngjashmëritë dhe dallimet mes një

filmi, një tregimi ose romani dhe një drame;

të luajnë një fragment ose një vepër dramatike,

Lexim me role

Elemente të

strukturës së një

teksti dramatik:

skena, aktet,

personazhet, fjalët e

personazheve,

didaskalitë

Ngjashmëri dhe

dallime mes një

filmi, tregimi dhe

një drame

Lojë me role

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

18

LETËRSI

duke u përqendruar te mbajtja përmendsh e

tekstit, diksioni, lëvizjet e trupit, detajet

shprehëse etj.;

të realizojnë me shkrim dramatizimin e një

tregimi të shkurtër;

të përshkruajnë përvojën e parë si spektator në

një shfaqje dramatike (me shkrim).

Dramatizim me

shkrim i një tregimi

të shkurtër

Spektatori dhe

shfaqja dramatike

KLASA 8

35 javë x 2 orë në javë= 70 orë

Nr. Llojet e teksteve Orë të sugjeruara

1 Tekst poetik 20 orë (5-7 tekste)

2 Tekst në prozë 40 orë (12-13 tekste)

3 Tekst dramatik 10 orë (2-3 tekste)

Objektivat e klasës së tetë sipas linjave

LINJA: KUPTIMI, INTERPRETIMI, VLERËSIMI DHE REFLEKTIMI NDAJ NJË TEKSTI

LETRAR

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit lexojnë tekste të ndryshme letrare nga letërsia shqipe dhe ajo botërore dhe nga

periudha të ndryshme. Ata përshkruajnë dhe diskutojnë për kohën, vendin, mjedisin dhe ngjarjet

në një tekst, duke i ilustruar përgjigjet me detaje dhe shembuj. Nxënësit interpretojnë tekstin,

analizojnë personazhet, dallojnë tipare të disa teksteve letrare, si: mitet, legjendat, identifikojnë

karakteristika të përbashkëta të krijimtarisë gojore folklorike, dallojnë dhe analizojnë epitetin,

metaforën, krahasimin, hiperbolën, antitezën, personifikimin dhe alegorinë. Nxënësit dallojnë

funksionin e figurave tingullore, si: aliteracion, asonancë, konsonancë, analizojnë elementet e

stilit dhe të gjuhës. Ata formulojnë mendimet, opinionet, gjykimet dhe ndjenjat e tyre rreth

tekstit letrar.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

19

LETËRSI

Nënlinja Objektiva Terma/koncepte kyçe

Kuptimi dhe

interpretimi

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë në mënyrë shprehëse dhe me

intonacionin e duhur tekste të ndryshme

letrare nga letërsia shqipe dhe ajo botërore

dhe nga periudha të ndryshme;

të parashikojnë rreth brendisë së tekstit

letrar, duke u bazuar në një grup fjalësh

kyçe (parashikim me terma paraprakë);

t’u përgjigjen pyetjeve rreth brendisë së

tekstit;

të bëjnë përmbledhje të shkurtra rreth

teksteve që lexojnë;

të përshkruajnë dhe të diskutojnë për kohën,

vendin, mjedisin dhe ngjarjet në një tekst,

duke e ilustruar me detaje dhe shembuj;

të bëjnë interpretimet e tyre duke i ilustruar

idetë me detaje nga teksti;

të argumentojnë interpretimet e tyre rreth

tekstit;

të analizojnë personazhet, duke u

përqendruar te:

− fjalët përshkruese të autorit për

personazhin;

− fjalët, veprimet, mendimet e tij;

− marrëdhëniet me personazhet e tjera;

− mendimet e personazheve të tjera për të;

të analizojnë se si personazhet zhvillohen

dhe ndryshojnë në një tekst letrar;

Lexim shprehës

Parashikime rreth

brendisë

Përgjigje rreth brendisë

Përmbledhje të shkurtra

Përshkrim i vendit, i

mjedisit, i ngjarjeve

Interpretim i tekstit

Argumente për

interpretimet

Analizë personazhesh

Zhvillimi i

personazheve

Mitet

Legjendat

Karakteristika të

përbashkëta të

krijimtarisë gojore

Epitet

Metaforë

Krahasim

Hiperbolë

Antitezë

Personifikim

Alegori

Aliteracion

Asonancë

Konsonancë

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

20

LETËRSI

të dallojnë tipare të disa teksteve letrare, si:

mitet dhe legjendat;

të identifikojnë karakteristika të

përbashkëta të krijimtarisë gojore

folklorike, si: elementet fantastike,

personazhet bardhë e zi, numërori tre,

hiperbola, krahasimi etj.;

të dallojnë dhe të analizojnë figurat letrare

në një tekst letrar, si: epitet, metaforë,

krahasim, hiperbolë, antitezë, personifikim

dhe alegori;

të gjejnë në tekst figurat tingullore, si:

aliteracion, asonancë e konsonancë dhe të

shpjegojnë funksionin e tyre;

të analizojnë elementet të stilit dhe të

gjuhës, si p.sh.:

− zgjedhja e fjalëve, si p.sh.: përdorimi i

mbiemrave, fjalët e reja (neologjizmat)

dhe arkaizmat etj.;

− përdorimi i figurave letrare mbizotëruese.

Elemente të stilit dhe të

gjuhës

Reflektimi dhe

vlerësimi

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të formulojnë mendimet, opinionet,

gjykimet dhe ndjenjat e tyre rreth tekstit

letrar;

të gjykojnë rreth mendimeve, veprimeve

dhe botës shpirtërore të personazheve;

të diskutojnë se si ndikon teksti tek ta, në

botën emocionale dhe në mendimet e tyre;

të bëjnë vlerësimin e mjeteve gjuhësore të

përdorura nga autori.

Gjykime rreth tekstit

letrar

Gjykime të

personazheve

Ndikimi i tekstit te

lexuesi

Vlerësim i gjuhës së

autorit

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

21

LETËRSI

LINJA: GJINITË DHE LLOJET E NDRYSHME TË TEKSTIT LETRAR

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit analizojnë elementet e metrikës në një tekst poetik, dallojnë tiparet e poezisë lirike dhe

epike dhe bëjnë shkrime komentuese për poezi të ndryshme.

Nxënësit lexojnë lloje të ndryshme tekstesh në prozë, zbulojnë ngjarjet kryesore (fabulën) në

një prozë, dallojnë fabulën nga subjekti dhe zhvillojnë detyra të ndryshme me shkrim.

Nxënësit lexojnë tekste të ndryshme dramatike, dallojnë elementet e subjektit dhe

kompozicionit në një vepër dramatike, analizojnë personazhet, duke u përqendruar te dialogjet,

monologjet e dramës, si dhe veçojnë ngjashmëritë e dallimet mes një komedie, drame dhe

tragjedie.

Nënlinja Objektiva Terma/koncepte kyçe

Tekst poetik Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të recitojnë para grupeve të vogla dhe të mëdha

poezi të ndryshme dhe fragmente poemash;

të analizojnë elementet e metrikës, si: strofa,

vargu, rima;

të dallojnë elementet që krijojnë ritmin në një

poezi;

të dallojnë tiparet e poezisë lirike;

të dallojnë tiparet e poezisë epike (Cikli i

Kreshnikëve);

të dallojnë llojin e poezisë sipas motivit (i

natyrës, i dashurisë, patriotik);

të krahasojnë poezinë lirike me muzikën e

pikturën;

të bëjnë shkrime komentuese për poezi të

llojeve të ndryshme.

Recitime

Elementet e

metrikës: strofa,

vargu, rima, ritmi

Poezi lirike

Poezi epike

Motivet

Poezia dhe artet e

tjera

Komente me

shkrim

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

22

LETËRSI

Tekst në prozë Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njihen dhe të lexojnë lloje të ndryshme

tekstesh në prozë;

të zbulojnë ngjarjet kryesore (fabulën) në një

prozë;

të dallojnë fabulën nga subjekti;

të shkruajnë një tregim rreth një teme të

caktuar, të përcaktuar nga mësuesi ose të

zgjedhur nga vetë nxënësit;

të përshkruajnë me shkrim një tregim

fantastiko-shkencor të lexuar ose të parë;

të shkruajnë një tregim, duke u mbështetur në

imagjinatën e tyre;

të përshkruajnë personazhet e tyre të preferuara

dhe të argumentojnë pëlqimin e tyre;

të krahasojnë me shkrim personazhe nga

tregime, përralla dhe fabula të ndryshme.

Lloje tekstesh në

prozë

Fabula

Subjekti

Shkrim i një tregimi

Përshkrim i një

tregimi fantastiko-

shkencor

Shkrimi i një

tregimi

Përshkrim

personazhesh

Krahasime

personazhesh (me

shkrim)

Tekst

dramatik

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dallojnë elementet e subjektit dhe

kompozicionit në një vepër dramatike që

lexojnë, shohin ose që luajnë, si p.sh.:

- vendi, koha, periudha historike, ngjarjet;

- kompozicioni (hyrja, zhvillimi, pika

kulminante dhe zgjidhja);

të analizojnë personazhet, duke u përqendruar

te dialogjet dhe monologjet e dramës;

të veçojnë ngjashmëritë dhe dallimet mes një

komedie, drame dhe tragjedie;

Elemente të

subjektit dhe

kompozicionit

Vendi

Koha

Periudha historike

Ngjarjet

Analizë

personazhesh duke

u bazuar në

dialogjet dhe

monologjet e

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

23

LETËRSI

të veçojnë ngjashmëritë dhe dallimet mes

subjektit dhe personazheve në një film dhe në

një tekst dramatik.

dramës

Teksti dramatik dhe

filmi

KLASA 9

35 javë x 2 orë në javë= 70 orë

Shënim. Sugjerohen 6 orë mësimore në funksion të përgatitjes së nxënësve për Provimin e

Lirimit.

Nr. Llojet e teksteve Orë të sugjeruara

1 Tekst poetik 15 orë (5-6 tekste)

2 Tekst në prozë 39 orë (12-13 tekste)

3 Tekst dramatik 10 orë (2-3 tekste)

Objektivat e klasës së nëntë sipas linjave

LINJA: KUPTIMI, INTERPRETIMI, VLERËSIMI DHE REFLEKTIMI NDAJ NJË TEKSTI

LETRAR

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit lexojnë rrjedhshëm lloje të ndryshme tekstesh letrare nga letërsia shqipe e botërore

dhe nga periudha të ndryshme, përshkruajnë dhe diskutojnë për kohën, vendin, mjedisin dhe

ngjarjet duke dhënë detaje nga teksti, veçojnë temën dhe motivet. Ata analizojnë personazhet,

dallojnë dhe shpjegojnë funksionin e personifikimit, metaforës, krahasimit, similitudës,

hiperbolës, ironisë, simbolit dhe alegorisë. Nxënësit analizojnë përdorimin në një tekst letrar të

elipsës, shkallëzimit, enumeracionit, paralelizmit dhe antitezës, si dhe shkruajnë një tekst duke

respektuar karakteristikat e llojit letrar të zgjedhur. Nxënësit gjykojnë e vlerësojnë elemente të

formës dhe të përmbajtjes së një teksti letrar.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

24

LETËRSI

Nënlinja Objektiva Terma/koncepte kyçe

Kuptimi dhe

interpretimi

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë rrjedhshëm lloje të ndryshme

tekstesh letrare nga letërsia shqipe e botërore

dhe nga periudha të ndryshme;

të grupojnë tekstet që lexojnë sipas gjinive dhe

llojeve letrare;

të përshkruajnë dhe të diskutojnë për kohën,

vendin, mjedisin dhe ngjarjet, duke dhënë

detaje nga teksti;

të përmbledhin shkurtimisht brendinë e tekstit,

duke e ilustruar me shembuj dhe detaje të

ndryshme;

të interpretojnë tekstin letrar duke e

argumentuar mendimin e tyre;

të dallojnë dhe të diskutojnë rreth temës dhe

motiveve në një tekst letrar;

të analizojnë marrëdhëniet ose lidhjet mes

personazheve, si p.sh., ndikimin që ka një

personazh te një tjetër;

të analizojnë se si ndryshojnë gjatë veprës ose

fragmentit marrëdhëniet mes personazheve;

të dallojnë dhe të shpjegojnë funksionin e

personifikimit, metaforës, krahasimit,

similitudës, hiperbolës, ironisë, simbolit,

alegorisë;

të analizojnë përdorimin në një tekst letrar të

elipsës, shkallëzimit, enumeracionit,

paralelizmit dhe antitezës;

Përshkrimi i kohës,

i mjedisit, i

ngjarjeve

Përmbledhje

Interpretim i tekstit

Temë dhe motive

Analizë e

marrëdhënieve mes

personazheve

Personifikim

Metaforë

Krahasim

Similitudë

Hiperbolë

Ironi

Simbol

Alegori

Elipsë

Shkallëzim

Enumeracion

Paralelizëm

Antitezë

Shkrimi i një teksti

letrar

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

25

LETËRSI

të shkruajnë një tekst duke respektuar

karakteristikat e llojit letrar të zgjedhur.

Reflektimi dhe

vlerësimi

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të komentojnë tekste të ndryshme letrare;

të vlerësojnë idetë që përcjell teksti, duke

argumentuar mendimin e tyre;

të diskutojnë rreth këndvështrimeve të

ndryshme në një tekst dhe të shfaqin mendimet

e tyre;

të shkruajnë ese për të gjykuar dhe vlerësuar

tekste të ndryshme letrare.

Komente

Vlerësime dhe

gjykime të tekstit

Reflektime

Ese

LINJA: GJINITË DHE LLOJET E NDRYSHME TË TEKSTIT LETRAR

Përshkrimi i përmbajtjes së linjës:

Nxënësit dallojnë motivet dhe elementet e metrikës në një tekst poetik, diskutojnë rreth

atmosferës që krijon ai, analizojnë dhe shpjegojnë funksionin e elementeve të stilit dhe të

gjuhës në një tekst poetik, krahasojnë poezinë lirike me poezinë epike. Nxënësit njohin dhe

dallojnë disa lloje të teksteve poetike, si: balada, soneti, himni, elegjia etj.

Nxënësit lexojnë lloje të ndryshme të prozës, dallojnë temën dhe motivet, përshkruajnë me

detaje nga teksti fabulën dhe subjektin e një proze. Ata përcaktojnë tipare të disa teksteve në

prozë, si: tregimi, novela, romani. Nxënësit dallojnë rrëfimtarin, vetën, kohën e rrëfimit dhe

kohën historike në një tekst në prozë.

Nxënësit lexojnë fragmente dhe vepra të ndryshme dramatike, përcaktojnë tipare të ndryshme të

tragjedisë, komedisë dhe dramës, analizojnë elementet e kompozicionit në një vepër dramatike

që lexojnë ose shohin, tregojnë ç’rol kanë personazhet në veprat dramatike, analizojnë tiparet

psikologjike të personazhit dhe tregojnë funksionet e elementeve të veçanta të dramës.

Nënlinja Objektiva Terma/koncepte kyçe

Tekst poetik Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë me shprehësi lloje të ndryshme

tekstesh poetike;

të diskutojnë rreth atmosferës që krijon poezia;

të dallojnë motivet në një tekst poetik;

Atmosferë që krijon

poezia

Komente

Motivet

Metrikë

Varg i lirë

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

26

LETËRSI

të veçojnë tiparet e metrikës në poezi;

të njohin dhe të përcaktojnë vargun e lirë;

të analizojnë dhe të shpjegojnë funksionin e

elementeve të stilit dhe të gjuhës në një tekst

poetik, si p.sh.:

− zgjedhja e fjalëve;

− përdorimi i figurave letrare mbizotëruese;

− lloji i vargut, i rimës dhe i strofës;

të krahasojnë poezinë lirike me poezinë epike;

të njohin dhe të dallojnë disa lloje të teksteve

poetike, si: balada, soneti, himni, elegjia etj.;

të përcaktojnë disa tipare të baladës, sonetit,

himnit, elegjisë etj.;

të krahasojnë poezinë me prozën poetike;

të shndërrojnë me shkrim një poezi në prozë

poetike;

të shprehin me shkrim këndvështrimet e tyre

rreth një poezie;

të mësojnë përmendsh dhe të recitojnë poezi.

Gjuha dhe stili

Poezi lirike dhe

epike

Baladë

Sonet

Himn

Elegji

Krahasim mes

poezisë dhe prozës

Prozë poetike

Punë me shkrim:

shkrimi i një poezie

si prozë poetike

Tekst në prozë Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njihen dhe të lexojnë lloje të ndryshme të

prozës;

të përshkruajnë me detaje nga teksti fabulën

dhe subjektin e një proze;

të dallojnë temën dhe motivet;

të përcaktojnë tipare të disa teksteve në prozë,

si: tregimi, novela dhe romani etj.;

të dallojnë mënyrën e rrëfimit në një tregim,

Fabul e një teksti në

prozë

Subjekt

Temë dhe motive

Tregim

Novelë

Roman

Rrëfimtar

Vetë e rrëfimit

Kohë e rrëfimit

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

27

LETËRSI

novelë, roman etj., si p.sh.: rrëfim në formën e

një letre, një ditari, rrëfim nga një këndvështrim

i caktuar ose nga këndvështrime të ndryshme,

rrëfim duke i dhënë ngjarjet në rend

kronologjik ose kohor etj.;

të dallojnë rrëfimtarin, vetën dhe kohën e

rrëfimit;

të dallojnë kohën historike dhe kohën e

brendshme në një fragment ose tregim.

Kohë historike

Kohë e brendshme

Teksti

dramatik

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të lexojnë fragmente dhe vepra të ndryshme

dramatike (tragjedi, komedi dhe dramë);

të përcaktojnë tipare të ndryshme të tragjedisë,

komedisë dhe dramës;

të analizojnë elementet e kompozicionit në një

vepër dramatike që lexojnë ose shohin;

të tregojnë ç’rol kanë personazhet në veprat

dramatike;

të analizojnë tiparet psikologjike të personazhit

letrar në bazë të ngjarjeve, të dialogut dhe të

monologut;

të tregojnë funksionet e elementeve të veçanta

të dramës, si p.sh., funksioni i korit në një

tragjedi të Eskilit;

të luajnë me role gjatë orëve të mësimit

fragmente të ndryshme nga vepra dramatike;

të vënë në skenë, në shkollën e tyre (në formën

e një projekti) fragmente nga një dramë ose një

tekst të shkurtër dramatik duke ndarë rolet:

Tragjedi

Komedi

Dramë

Kompozicion

Roli i personazhit

në një tekst

dramatik

Analizë personazhi

Funksion i

elementeve të

ndryshme të një

teksti dramatik

Lojë me role

Vënie në skenë e

një teksti dramatik

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT …shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/...Arsimit Parauniversitar dhe në Standardet e të Nxënit të fushës së gjuhës

28

LETËRSI

regjisori, aktorët, skenografët, kostumografët

etj.