republika e kosovs – zyra e presidentit republika … · aktivitetin e këtij subjekti politik,...

16
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Presidenti rikonfir- moi mbështetjen për ndriçimin e fatit të të zh- dukurve Sejdiu: Kemi vetëm një vizion – Kosovën demokratike dhe të integruar në BE e në NATO Republika e Kosovës faktor i madh i paqes dhe i stabilitetit në rajon Presidenti Sejdiu dekoroi Kryemi- nistrin Berisha me “Medaljen e Artë të Lirisë” Michael Spindeleg- ger: Ne do ta mbështesim Kosovën që të njihet nga sa më shumë vende Sejdiu: Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të ditur dhe të njohur ndërkombëtarësisht

Upload: tranngoc

Post on 03-Mar-2019

218 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTITREPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9

Presidenti rikonfir-moi mbështetjenpër ndriçimin e

fatit të të zh-dukurve

Sejdiu: Kemi vetëmnjë vizion – Kosovëndemokratike dhe tëintegruar në BE e

në NATO

Republika eKosovës faktor i

madh i paqes dhe istabilitetit në rajon

Presidenti Sejdiudekoroi Kryemi-

nistrin Berisha me“Medaljen e Artë të

Lirisë”

Michael Spindeleg-ger: Ne do tambështesim

Kosovën që të njihetnga sa më shumë

vende

Sejdiu: Kufijtë eRepublikës së

Kosovës janë tëditur dhe të njohurndërkombëtarësisht

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

01.10.2009. - Albert Prenkaj është dekretuarsot nga Presidenti i Republikës së Kosovës,dr. Fatmir Sejdiu, në detyrën e Ambasadorittë Republikës së Kosovës në Republikën eItalisë, me seli në Romë. Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84,pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës

së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presi-dencial Nr. DMD-005-2008, të datës 18 qer-shor 2008, për themelimin e MisionitDiplomatik në nivel ambasade në Republikëne Italisë, si dhe pas marrjes së pranimit tështetit pranues për emërim të Ambasadorit,

Presidenti Sejdiu dekretoi ambasadorin eRepublikës së Kosovës në Itali

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 2

Presidenti Sejdiu priti një delegaciontë Partisë së Re Demokratike

01.10.2009. - Presidenti i Repub-likës së Kosovës, dr. Fatmir Se-jdiu priti sot një delegacion tëPartisë së Re Demokratike (NDS),me seli në Prizren, kryesuar ngaEmilia Rexhepi, kryetare. Drejtuesit e kësaj partie e kanënjoftuar Presidentin Sejdiu meaktivitetin e këtij subjekti politik,të themeluar para disa muajshdhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën e Prizrenit dhetë Sharrit, ku edhe do të jetë pjesëe garës për pushtetin lokal në zg-jedhjet e ardhshme lokale që do tëmbahen më 15 nëntor. ■

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presi-dentin Obama dhe popullin e SHBA-së 02.10.2009. - Pas cunamit vdekjeprurës qëgoditi Ishullin e Oqeanit Paqësor të SamoasAmerikane, Presidenti Sejdiu ia dërgoi njëtelegram ngushëllimi Presidentit të Shteteve tëBashkuara të Amerikës. Në telegram thuhet: I nderuari President Obama:

Në emër të institucioneve dhe popullit të Repub-likës së Kosovës, dua t’ia shpreh ShkëlqesisëSuaj dhe mbarë popullit të Shteteve tëBashkuara të Amerikës ngushëllimet e mia mëtë thella për viktimat dhe dëmet që i kanë shkak-tuar tërmeti dhe cunami i fundit në SamoanAmerikane. Lajmi për këtë tragjedi e ka prekur në shpirt dhenë mendje tërë popullin tim, prandaj, i nderuariPresident Obama, Ju lus t’i pranoni ngushëllimet

tona më të sinqerta. Në këto momente tëvështira për popullin tuaj, ne jua ofrojmë miqës-inë dhe solidaritetin e popullit të Kosovës. Nëkëto momente pikëllimi, ne u bashkohemi lutjevetuaja.Unë jam i bindur se Shkëlqesia Juaj dhe populliJuaj do t’u bëni ballë këtyre momenteve të rënda.Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe ven-dit tonë mik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Gjithashtu, Presidenti Sejdiu, pas cunamit vdek-jeprurës që goditi Ishullin e Oqeanit Paqësor tëSamoas, u ka dërguar telegrame ngushëllimiMbretit të Tongas, George Tupou V, kreut të Sht-etit të Pavarur të Samoas, Tupua Tamasese Tup-uola Tufuga Efi, si dhe Presidentit të Republikëssë Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono. ■

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

02.10.2009. - Presidenti Sejdiu, Ministrja eDrejtësisë, znj. Nekibe Kelmendi dhe kryetarii Gjakovës, z. Pal Lekaj vizituan nënat ngaGjakova të cilët para disa ditësh ndërprenëgrevën shumëditëshe për ndriçimin e fatit tëmë të dashurve të tyre. Me këtë rast, Presidenti Presidenti Sejdiurikonfirmoi mbështejen e tij dhe të institu-cioneve të tjera për ndriçimin e fatit të të zh-dukurve si dhe identifikim e mbetjevemortore.Ai shprehu përkushtimin e institucioneve tëvendit që të punojnë pandërprerë dhe me in-tensitet të shtuar që të gjendet formula më emirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzvetë vendit tonë.“Ka rezultate të drejpërdrejta tëbashkëpunimit me institucionet ndërkom-bëtare dhe do të vazhdohet një punë me in-tensitet të shtuar që të gjendet formula më emirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzve

tanë”, pohoi Presidenti Sejdiu. Presidenti foli edhe për vështirësitë e këtijprocesi si dhe për përkushtimin e institucion-eve të vendit për zbardhjen e fatit të njerëzetanë.“Nuk është lehtë të bëjmë identifikimin embetjeve mortore dhe ndriçimin e fatit tënjerëzve që na mungojnë, me ritmin që dëshi-rojm, për arsye se kemi të bëjmë me atë që kadashur të na zhbëjë totalisht”, theksoi Presi-denti.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu, u tha nënavegjakovare, se Kosovës i duhen dëshmit e tyretë cilat janë një provë plus e dëshmisë përkrimin e bërë mbi Kosovën. “Na duhet tregimi juaj për atë që ka ndodhë”,theksoi Presidenti dhe si elaborim përmendiemrin e librit të kujtimeve të vështira që kapasë At Zef Pllumi “Rrno për me tregue”.Ndërkaq, Ministrja Kelmendi, foli përangazhimet konkrete e fundit pas ndërpre-

rjes së grevëssë nënave tëGjakovës, lid-hur me kon-firmimin erasteve të rejatë identi-fikuara, ra-portetantro-pologjike tëautopsisë,ekzaminimittë mbetjevemortore dheanalizave ngaICMP të cilatpo bëhen mepërkrahjenprofesionaletë EULEX-it.

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 3

Presidenti rikonfirmoi mbështetjenpër ndriçimin e fatit të të zhdukurve

“Ka rezultate të drejpërdrejta të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtaredhe do të vazhdohet një punë me intensitet të shtuar që të gjendet formula më e

mirë e punës për ndriçimin e fatit të njerëzve tanë”, pohoi Presidenti Sejdiu. Presi-denti foli edhe për vështirësitë e këtij procesi si dhe për përkushtimin e institucion-

eve të vendit për zbardhjen e fatit të njerëze tanë.

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Sejdiu: Kemi vetëm një vizion –Kosovën demokratike dhe të inte-

gruar në BE e në NATO tha ai. “Raportet që kanë të bëjnë me procesin e decentralizimit dhe formimin e ko-

munave të reja, raportet që kanë të bëjnë me qëndrimin tonë në proceset inte-gruese dhe kërkesën tonë që të shkohet shpejt me përgatitjen e udhëzimit apo

dhënien e udhëzimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe për përgatit-jen e Kosovës në proceset integruese. Ne nuk kemi vizion tjetër nga ai që ështëthemelori, pra një Kosovë demokratike e të gjithë qytetarëve, një Kosovë e inte-

gruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu

05.10.2009. - “Ne nuk kemivizion tjetër nga ai që ështëthemelori, pra një Kosovëdemokratike e të gjithë qyte-tarëve, një Kosovë e integruar nëBashkimin Evropian dhe nëNATO”, ka thënë sot Presidenti iRepublikës së Kosovës, dr.FatmirSejdiu në konferencë e për-bashkët për media me kryemi-nistrin Hashim Thaçi dhe shefin eICO-s, z.Peter Feith, pas drekëssë punës me përfaqësuesit eGrupit Ndërkombëtar Drejtuespër Kosovën (ISG). “Sot kemi pasur zhvillime tërëndësishme në mbështetje tëKosovës, në Prishtinë janëprezentë përfaqësuesit e vendeve anëtare tëGrupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën,të gjitha vendet që kanë punuar dhe e kanënjohur pavarësinë e Republikës së Kosovësdhe punojnë për zhvillimin e shpejt tëKosovës”, tha Presidenti Sejdiu.Ishte një mundësi e mirë që krahas informa-cioneve të hershme që i kanë dhënë të dyministrat, Ministri i Jashtëm dhe Ministri iPushtetit Lokal, tash bashkë me Kryemi-nistrin dhe z.Feith si dhe Kryetarin e Parla-mentit, t’i njoftojmë me zhvillimet epërgjithshme dhe të shprehim gatishmërinëtonë dhe ndjenjën tonë të bashkëpunimit meBashkësinë Ndërkombëtare dhe veçanërishtme EULEX-in, KFOR-in dhe të gjitha vendetveç e veç si dhe të shtrojmë edhe disa ngapikat themeloret të cilat mendojë se duhet tëjenë në fokus të veçantë të punës dhembështetjes së mëtejshme, vijoi Presidenti

Sejdiu.“Kemi para vetes procesin e zgjedhjeve dheduam mbështetje të rëndësishme edhendërkombëtare, janë procese që organizohenpër herë të parë nga institucionet vendoredhe natyrisht na duhet një mbështetje sikuredhe për të gjitha vendet e tjera të rajonit”,tha ai. “Raportet që kanë të bëjnë me procesine decentralizimit dhe formimin e komunavetë reja, raportet që kanë të bëjnë me qën-drimin tonë në proceset integruese dhekërkesën tonë që të shkohet shpejt me për-gatitjen e udhëzimit apo dhënien e udhëzimitpër liberalizimin e vizave për Kosovën, poredhe për përgatitjen e Kosovës në proceset in-tegruese. Ne nuk kemi vizion tjetër nga ai qëështë themelori, pra një Kosovë demokratikee të gjithë qytetarëve, një Kosovë e integruarnë Bashkimin Evropian dhe në NATO”, thaPresidenti i Republikës së Kosovës, dr.FatmirSejdiu. ■

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 4

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

05.10.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu i ka dërguar njëtelegram ngushëllimi Presidentit të Repub-likës së Italisë, Giorgio Napolitano, me tëcilin e ka ngushëlluar për humbjen e jetës sëmbi 20 qytetarëve të shtetit italian, si pasojëe rrëshqitjes së dheut në rajonin e Sicilisë. Nëtelegram thuhet: Shkëlqesisë së tij, Giorgio Napolitano,President i Republikës së ItalisëNë emër të popullit dhe të institucioneve tëRepublikës së Kosovës, Ju shpreh ngushël-

limet më të sinqerta për humbjen e jetëve tëqytetarëve tuaj si pasojë e rrëshqitjes sëdheut në rajonin e Sicilisë.Populli i Kosovës është me ju në këto çaste tëvështira dhe lutet për viktimat dhe familjetqë humbën më të dashurit e tyre. Po ashtu,urojmë që të gjinden të gjallë qytetarët qërezultojnë si të zhdukur, si dhe urojmë që tëplagosurit të shërohen sa më parë.Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këtoçaste pikëllimi!Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie! ■

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 5

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentine Republikës së Italisë, Napolitano

Republika e Kosovës faktori madh i paqes dhe i sta-

bilitetit në rajon 06.10.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot Kryemi-nistrin e Republikës së Kosovës, dr.Sali

Berisha. Në një takim të gjatë dhe vëllazëror,ata biseduan për marrëdhëniet mes dyvendeve, për marrëveshjet e nënshkruara për

bashkëpunimnë shumëfusha, përpërkrahjen qëRepublika eShqipërisë pojep në procesine rëndësishëmtë lobimit përnjohjen epavarësisë sëKosovës dhe përnjë varg temashtë tjera. Në përfundimtë takimit,Presidenti Se-jdiu dhe Kryem-inistri Berishambajtën njëkonferencë tëpërbashkët përmedia, tran-skriptin e

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 6

së cilës po e japim në vijim.Presidenti Sejdiu: Më lejoni që të prezantojpara jush dhe të shpreh kënaqësinë time tëveçantë se sot Kosova ka në zemrën e vetnjeriun i cili më tërë përkushtimin e vet jetë-sor i është dhënë mbështetjes së lirisë dhepavarësisë së saj.Duke shprehur këtë respekt dhe falënderiminpër punët e mëdha që ka bërë KryeministriBerisha dhe shteti shqiptar nën udhëheqjen etij, jemi paralelisht pjesë e proceseve tëmëdha historike. Sot jemi në një kohë të re,në një kohë të dëshmimit të fuqishëm të vler-ave të Republikës së Kosovës si shtet sovrandhe i pavarur dhe të marrjes paralele tëgjithë asaj që ne mund të quajmë vlera të për-bashkëta të identitetit por të njëjtën kohëedhe të demokracisë dhe të lëvizjeve të shpe-jta të një përvoje të jashtëzakonshme që Re-publika e Shqipërisë ka kapërcyer në procesindrejt rrugës së integrimeve. Natyrisht seështë privilegj i veçantë për udhëheqësit e in-stitucioneve të vendit që pikërisht në këtëkohë të zhvillimeve kaq të bujshme kryemi-nistri Berisha dhe shteti shqiptar e siguronKosovën për një mbështetje të fuqishme edhepër procese të reja dhe të rëndësishme që dot’i kapërcejë.Për ne ka qenë i jashtëzakonshëm dhe his-torik momenti i anëtarësimit të Republikës sëShqipërisë në NATO dhe po kështu janë njëfanar i rëndësishëm udhërrëfyes edhe

veprimet e shpejta racionale të ecjes së Re-publikës së Shqipërisë në proceset integruesedhe këtë të dëshmuara në procese të rëndë-sishme që kapërceu vendi. Para pak kohëshju e dini se ka qenë një proces i rëndësishëmelektoral, një mbështetje dhe vlerësim pozitivi bashkësisë ndërkombëtare dhe gjithë atyreqë kanë përcjellë me vëmendje dhe kureshtjetë veçantë këto zhvillime që janë në harmonitë plotë me standardet më të mira ndërkom-bëtare dhe në të njëjtën kohë, them paralel-isht, ne si Kosovë jemi në përgatitje tëprocesit të zgjedhjeve të nëntorit që do të jenëzgjedhje në nivel lokal, por do të jenë zgjedhjepër herë të parë të menaxhuara nga institu-cionet e vendit. Prandaj, sot dëshiroj të përgëzoj po kështunënshkrimin e marrëveshjeve bilateralemidis Republikës së Shqipërisë dhe Repub-likës së Kosovës, që është një moment poashtu i ndërtimit në vazhdimësi me kualitettë edhe Republikës së Kosovës në funksion-imin e saj në dimensionet e shumtashtetërore pra edhe në këtë aspekt të mar-rëveshjeve bilaterale dhe unë do të shfrytëzojmundësinë që në kohën më të shpejtë të bëjëratifikimin e tyre. Prandaj, edhe njëherëz.Kryeministër, dëshiroj t’ju shpreh falën-derimet tona dhe konsideratat më të larta përpunën dhe mbështetjen në vazhdimësi që ijepni Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tësaj.

Kryeministri Sali

Berisha: I nderuarzoti President!Shfrytëzoj rastint’ju falënderoj meshumë mirënjohjepër pritjen vël-lazërore, por mbi tëgjitha të shpreh ad-mirimin tim dhevlerësimin më tëmadh për kon-tributin tuaj nëdrejtimin e shtetittë Kosovës, si sim-bol i vlerave dheunitetit të popullittë Kosovës. Ju, zoti President,erdhët në krye tështetit të Kosovës

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 7

në rrethana shumë të vështira, pas ndarjesnga jeta të burrit të madh të kombit shqiptar,arkitektit të Kosovës së pavarur, PresidentitIbrahim Rugova. Ju me dinjitet të madh, mepërkushtim dhe mençuri arritët të jepni njëkontribut thelbësor në shpalljen e pavarësisësë Kosovës, në konsolidimin e pavarësisë dhesistemit demokratik të bazuar në vlerat etregut. Kosova ka një periudhë të shkurtët si shtet ipavarur, por sukseset dhe arritjet i ka shumëmë të mëdha. Në Kosovë po ndërtohen insti-tucione dhe po vendosen standardedemokratike, në disa aspekte, unike në rajondhe me gjerë. Është frymëzues qëndrimi dhestandardi që po konsolidohet këtu për pakicatdhe të drejtat e tyre, dëshmi e vullnetit dhepërkushtimit të autoriteteve dhe qytetarëvetë Kosovës, për një Kosovë multietnike tëqytetarëve të barabartë para ligjit, ku shqip-tarë, serbë, malazez, boshnjak, turq dhe romëtë jetojnë në paqe dhe harmoni. Në Kosovë po vendosen standardet më tëgjera të decentralizimit, këtij parimi themelortë sistemim demokratik. Krijimi i komunavetë reja përbën një ngjarje shumë pozitive përpaqen, stabilitetin dhe demokracinë nëKosovë. Kosova shkon drejt zgjedhjeve tëtetorit pasi ka krijuar një traditë shumë tëmirë zgjedhjesh të lira dhe të ndershme. Unëjam i bindur se edhe këtë provë, se këto janëzgjedhjet e para që pas shpalljes së pavarë-sisë, Republika e Kosovës do ta kalojë mesukses të plotë. Republika e Kosovës në njëhark të shkurt kohor është shndërruar në njëfaktor të madh paqeje dhe stabiliteti në rajon.Për të gjithë ata që njohin rajonin dhe hedhinsytë drejt së shkuarës së tij, këto 20 muajjanë muajt e parë të stabiliteti të vërtetë nëBallkanin Jugor dhe kjo falë pavarësisë sëKosovës.Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dheKosovës janë vëllazërore. Marrëveshjet qënënshkruam sot dhe të tjerat që po përgatitendo të krijojnë infrastrukturën ligjore për mar-rëdhëniet më të shkëlqyera dhe më shembul-lore në rajon. Jam i bindur se ky është njëkontribut i përbashkët që ne japim përmirëkuptimin, integrimet dhebashkëpunimin rajonal e më gjerë. Në Kosovë japin një kontribut të madhKFOR-i dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut,EULEX, Bashkimin Evropian dhe Komisioni

Evropian, si dhe institucione të tjerandërkombëtare. Ky kontribut vlerësohetshumë nga Shqipëria, por vlerësohet shumëedhe nga vende të tjera. EULEX-i dhe praniae tij janë një shans i madh për perspektivënevropiane të Kosovës dhe përshpejtimin ekësaj perspektive. KFOR-i dhe prania janënjë faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm përpaqen dhe stabilitetin, por edhe për përgatit-jen dhe mbështetjen e Kosovës në procesin eanëtarësimit në NATO. Shqipëria do t’i japë Kosovës çdo ndihmë qëajo mundet t’i japë. Shqipëria është e vendo-sur t’i ripërtërij me shpejtësinë më të madhetë mundshme të gjitha lidhjet infrastruktur-ore. Brenda katër viteve që vijnë do të përfun-dojë autostrada Qafë Morinë - Shkodër, e cilado t’i japë Kosovës perëndimore dalje të shpe-jtë në det. Qeveria ime do të nisë vitin eardhshëm studimin e fizibilitetit dhe projek-timin e hekurudhës Shqipëri – Kosovë. Lidhjetë tjera të shumëllojta infrastrukturore janënë ndërtim dhe do të ndërtohen. Diplomacia shqiptare ka bërë dhe do të bëjëpërpjekjet më të mëdha për të lobuar për njo-hjen e mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës.Dua të theksoj se këto zhvillime të mëdhadhe pozitive e lehtësojnë jashtë mase detyrëntonë. Kosova nuk ka qenë kurrë ndonjëherëmë e qetë, më e drejtë dhe më e barabartë.Tensionet ndëretnike kanë një rënie tëmadhe dhe qytetarët e shpërngulur po kthe-hen. Qeveria shqiptare është vendosur qëbashkë me qeverinë e Kosovës të jap një kon-tribut direkt , me ndërtim shtëpish apo objek-tesh të tjera, për qytetarët e shpërngulur.Ekonomia e Kosovës, megjithë disa bllokadaqë i përkasin të shkuarës, po reziston dhe kanjë dinamizëm dhe perspektive shumë tëqartë. Lidhjet infrastrukturore e ndihmojnëKosovën, ndihmojnë daljen e saj të shpejtë nëdet dhe lidhje më të ngushta me veten për-reth. Sigurisht, që edhe Kosova edheShqipëria nuk e kanë bulevard të shtruarrrugën. Ato e kanë rrugën me vështirësi dheme probleme, por, absolutisht, kanë të gjithëkëtë energjinë dhe vullnetin për t’i zgjidhurdhe për të ecur më shpejtë se kurrë në tërëhistorinë tonë. Sot, ne jemi të lirë dhe, duke shfrytëzuar pa-suritë e lirisë, jam i bindur se do të arrijmë tëkapim nivele të larta të zhvillimit që presinqytetarët e tyre.

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 8

Zoti Presidenti, edhe një herë ju falënderojshumë për mikpritjen vëllazërore. Pyetje: Zoti Kryeministër, qeveria ju drejtonidhe qeveria e Kosovës kanë një moto të për-bashkët; zero tolerancë ndaj korrupsionit. Saështë luftuar ky fenomen në Shqipëri?Kryeministri Berisha: Pyetja është për njëproblem ndër më të rëndësishmit. Korrup-sioni është ‘mater matrix’ i të gjitha të këqi-jave në një shoqëri të lirë. Ndaj, mendoj seqeveria shqiptare me një kompleks refor-mash, por në zbatim të ligjit, ia doli të bëjënjë shkëputje të madhe nga situata në tëcilën ndodhej vendi. Por, qeveria shqiptareështë e vetëdijshme se në rast se ka fituarbetejën,ende nuk ka fituar luftën dhe po për-piqet çdo ditë që të vendosi standardet më tëmira në praktikat dhe procedurat për tëngushtuar gjithnjë e më shumë hapësirënndaj këtij kanceri që gërryen më egër se çdogjë tjetër mirëqenien dhe të drejtat e qyte-tarëve shqiptarë.Shqipëria është sot i vetmi vend ku tenderëtzhvillohen 100 për qind me prokurim elek-tronik. Shqipëria është një vend me shkallënmë të madhe të privatizimeve, duke zhdukurnë këtë mënyrë korrupsionin nga sektori pub-lik. Por, Shqipëria ka sërish probleme me ko-rrupsionin dhe është e vendosur të përdorëstandardet më të mira në luftën kundër tij, sidhe me gërshërët e ligjit të presë dorën e zezëtë korrupsionit kudo që ajo shtrihet. Pyetje: Zoti Kryeministër, ish ministri iJashtëm Lulzim Basha ka pas deklaruarShqipëria ka angazhuar njerëz specialë, nëvende të ndryshme, për të lobuar përpavarësinë e Kosovës. A vazhdojnë ende këtanjerëz dhe në çfarë formash konkretishtduhet të lobojë Shqipëria? Dhe, pyetja e dytë,a ka gjasa që edhe Shqipëria të ketë trupa tësaj në kuadër të KFOR-it? Kryeministri Berisha: Shqipëria kaangazhuar dhe angazhon misione të vazh-dueshme për pavarësinë e Kosovës. Shqipëriakëtë e ka një detyrim madhor ndaj një vendi icili është vëlla. Shumë vende i quajnë mar-rëdhënie vëllazërore, por ne i kemi të vërtetavëllazërore. Shqipëria do të bëjë çdo përp-jekje. Ka dërguar dhe do të dërgojë emisarënë të gjitha kancelaritë për të qartësuar senjohja e Kosovës është një shans për të kon-tribuuar në paqen dhe stabilitetin në Bal-lkan. Asnjë vend nuk e ka njohur Kosovës për

arsye tjetër përveç faktit se pavarësia ështëfaktor madhor për paqe dhe stabilitet nërajon. Mund t’ju them se tematika e diplo-macisë shqiptare përveç problemit të inte-grimit, e tëra do të jetë ekonomikë. Do tatransformojnë në diplomaci ekonomike, sepsekështu i shërbejmë më mire interesit tonë.Pyetje: A e konsideroni pengesë mospjesëmar-rjen e serbëve në zgjedhjet në Kosovës?Presidenti Sejdiu: Po unë mund të them sekëto zgjedhje pavarësisht se e kanë karak-terin e tyre lokal apo për komuna, janë zgjed-hje që shtrihen në gjithë nivelin e vendit, janëzgjedhje që kanë ambicien por edhe ështëbërë puna që t’u japë shansin gjithë qyte-tarëve të vendit, të japin votën e tyre përnjerëzit që duan ti prezantojnë. Natyrisht sene kemi bërë thirrje të vazhdueshme dhepunë të dimensioneve të ndryshme në kon-takte dhe forma të tjera që t’u ofrohet drejt-përdrejt mundësia qytetarëve serbë që tëparticipojnë, të zgjedhin, dhe të zgjedhin edhenë komunat e reja që do të formohen dhe janëformuar me një vendim të veçantë të institu-cioneve të vendit për të realizuar premtimindhe zotimin tonë të Pakos së Ahtisarit. Për neështë tepër irracionale, qasja që Beogradi nëvazhdimësi fatkeqësisht e bën si thirrje për tëpenguar këta njerëz që të dalin dhe të dhanëvotën e tyre për njerëzit e tyre që janë njerëztë Kosovës. Është moment, i veçantë i kthesëskujtoj në kualitet se në studimet që ne kemibërë, pra edhe me kontaktet, ekziston njëgatishmëri e mirë e qytetarëve serbë edhe eatyre që kanë hezituar më tepër në fazat emëhershme që t’i kthehen realitetit. Dhe duat’i thërras edhe nga kjo foltore që të shfrytë-zojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe njerë-zore që të jenë në një proces të madh tëKosovës, të zgjedhin ata që mendojnë seduhet t’i zgjedhin. Janë të paraqitura rreth14 parti politike serbe që të marrin pjesë nëzgjedhje dhe kandidatë të pavarur dhe nedëshirojmë që pikërisht me këtë paraqitje mepunën që bëjmë në nivele të ndryshme, membështetjen e bashkësisë ndërkombëtare pokështu që këta njerëz të jenë në ditën e 15nëntorit.Mbase mund të jetë edhe një numër i atyre qëende mbesin peng i këtyre shtrëngimeve qëvijnë nga jashtë, por mendoj se është koha efundit që të kuptojnë se janë shtrëngime ngajashtë dhe se nuk janë vullnet i brendshëm

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 9

njerëzve, nuk është vullnet i brendshëm edhei qytetarëve serbë që duan të t’i prezantojnëapo duhet t’i prezantojnë. Kosova ka hyrë nënjë rrafsh të ri të zhvillimeve me mbështetjenndërkombëtare të gjithë investimet që bëhennë Kosovë bëhen pikërisht për të pas karak-terin e saj funksional edhe të prezencës mul-tietnike. Dhe ne kemi garantuar edhe përtejstandardeve ndërkombëtare, them se meKosovën siç ka qenë trajtimit i saj sui generis,me idenë e Presidentit Ahtisari, sui generisështë në standarde. Unë s’mund të gjej njëvend nga studimet që kam bërë edhe nëEvropë edhe jashtë që të ketë ofruar stan-dardet më të larta të mundshme ekzistuesese sa Kosova që ka ofruar dhe i ka ofruar me

vetëdije dhe si shans për të gjithë.Kryeministri Berisha: E kuptoni vetë. Qën-drimet ndaj zgjedhjeve janë komplekse. Dik-tohen nga shumë faktorë, por interesi më imirë i serbëve në Kosovë është të marrinpjesë në zgjedhje, të zgjedhin përfaqësuesit etyre, të përfitojnë një shans në vendosjen estandardeve të shkëlqyera, të përfaqësimitdhe të drejtave të minoriteteve. Uroj dhe sh-presoj që problemet e serbeve të Kosovës tëmos bëhen probleme ndërpartiake, politike nëBeograd. Ky nuk është interesi as i Serbisë.Rrjedha kërkon që ato të marrin pjesë. Jam ibindur që ky proces do të ecë drejt normal-izimit. ■

Presidenti Sejdiu dekoroi Kryemi-nistrin Berisha me “Medaljen e Artë të

Lirisë” 06.10.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu e ka dekoruar sotKryeministrin e Republikës së Shqipërisë,dr.Sali Berisha, me Medaljen e Artë të Lirisë. Po japim në vijim fjalën që Presidenti Sejdiu

ka mbajtur në ceremoninë e dekorimit tëKryeministrit Berisha:

I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikëssë Kosovës, Jakup Krasniqi,

I nderuarikryeministërHashimThaçi,Të nderuardeputetë dheministra,I nderuariz.Feit dheKermaboTë nderuarambasadorëPërfaqësuestë institucion-eve ndërkom-bëtare dhe tëmisionevediplomatikenë Kosovë,Qytetarë tëdashur të Re-publikës sëKosovës,Zonja dhe

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 10

zotërinj,Më lejoni që në emër tëqytetarëve dhe të insti-tucioneve të Republikëssë Kosovës, t’i shprehmirëseardhjen më tëpërzemërt Kryeministrittë Republikës sëShqipërisë, z. SaliBerisha, i cili, padyshim, pati rol historiknë ndryshimet dhe të ar-riturat e mëdha tëShqipërisë dhe të gjithërajonit tonë gjatë dydekadave të fundit. I nderuari KryeministërBerisha, Qytetarët dhe institu-cionet e Republikës sëKosovës ju falënderojnënga zemra për përkrahjen e parazervë që ju,Qeveria dhe i gjithë populli i Shqipërisë i kenidhënë Kosovës në vazhdimësi, dhe në çastetmë të rënda të historisë sonë.Republika e Shqipërisë ka qenë përherë zë iartikuluar i mbështetjes së aspiratavelegjitime të popullit të Kosovës për liri,pavarësi dhe demokraci. Shteti shqiptarështë edhe sot i përkushtuar tërësisht për tambështetur Republikën e Kosovës. Kypërkushtim dëshmohet kudo dhe kurdo qëShqipërisë i jepet rasti të flasë për Kosovëndhe të drejtën e saj absolute për të qenë e lirëdhe e pavarur. I nderuar Kryeministër Berisha,Republika e Kosovës deri sot është njohurnga 62 shtete sovrane e demokratike të botës.Ne po punojmë që ky numër të rritet, sepsejemi të vendosur që procesin e pakthyeshëmtë integrimit euroatlantik të vendit tonë tapërmbyllim me sukses. Duke ripohuar zotimin tonë për garantimin eplotë të lirisë dhe të të drejtave të secilit qyte-tar pa dallim etnie dhe besimi, ne rithekso-jmë po ashtu se Kosova është dhe do të jetëgjithmonë faktor i paqes, i stabilitetit dhe i sëardhmes prosperuese për tërë rajonin.

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës,Zonja dhe zotërinj,Kryeministri Sali Berisha është dëshmuar sinjë lider vizionar dhe i vendosur në sfidat e

shumta me të cilat është ballafaquar. Ai mesukses punoi për Shqipërinë e integruar nëinstitucionet euroatlantike dhe pati një rolvendimtar në transformimin e madh tëShqipërisë gjatë këtyre dy dekadave të fun-dit. Nën udhëheqjen e tij, si president dhe kryem-inistër, por edhe si lider i opozitës, Shqipëriadoli nga izolimi shumëvjeçar dhe iu bashkuabotës së lirë e demokratike. Me kënaqësi tëjashtëzakonshme, sot themi se Republika eShqipërisë është anëtare e NATO-s, është nërrugë të mirë drejt integrimit në BashkiminEvropian dhe po shënon çdo ditë rezultate tëpamohueshme ekonomike. Inaugurimi i autostradës Durrës-Morinë, idee hershme e Presidentit Rugova, është njënga arritjet më të mëdha të QeverisëBerisha, e cila duke jetësuar “udhën e kom-bit” krijoi mundësi të reja për bashkëpunimindhe afrimin në mes dy vendeve tona. Prandaj, duke i pasur parasysh të gjithacilësitë e personalitetit dhe meritat e tij silider politik e si burrështetas, dhe duke umbështetur në kompetencat që me jepKushtetuta e Republikës së Kosovës, si Presi-dent i vendit, unë sot e kam dekoruar Kryem-inistrin Berisha me “Medaljen e Artë tëLirisë”. Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë!Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!Zoti i bekoftë miqtë tanë! ■

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 11

08.10.2009. - “Nuk ka larje më të mirë tëborxhit ndaj gjithë atyre që kanë rënë përlirinë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, sesatë punojmë mirë, të edukojmë mirë, të pa-jisim me njohuritë më të mira brezat e rinj”,ka theksuar sot Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu, duke folur në cer-emoninë e përurimit të objektit të ri tëshkollës fillore “Hyzriu dhe Samiu” nëLetanc të Podujevës. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri iArsimit, Enver Hoxhaj, kryetari i komunëssë Podujevës Ilaz Pireva, deputetë të Kuven-dit të Kosovës, zyrtarë lokalë, prindër,mësimdhënës e nxënës, të cilët do të vazhdo-jnë shkollimin në objektin e ri shkollor, tëndërtuar si investim i MASHT-it dhe Ko-munës së Podujevës dhe që mban emrat edëshmorëve të këtij fshati Hyzri Talla e

Sami Plakolli.Presidenti Sejdiu e ka quajtur si një ditë tëveçantë për të gjithë inaugurimin e shkollësqë mban emrin e dy djemve të lirisë, dydjemve që jetën e tyre e dhanë pa e kursyesas pikën e fundit të gjakut.“Edhe Hyzriu edhe Samiu kanë nxjerrë dheshpalosë në identitet të plotë mësimet e më-suesve të tyre, të prindërve të tyre, të atd-hetarëve të shumtë që ranë në altarin elirisë dhe si të tillë besoj se do të jenë fanar irëndësishëm edhe për brezat e shumtë,prandaj uroj që shkolla vërtet me krenaridhe me lavd ta mbaj këtë emër, ta mbajnënxënësit, mësuesit dhe banorët e këtij fshatitë bukur të Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu.“Nuk ka larje më të mirë të borxhit ndajgjithë atyre që kanë rënë për lirinë eKosovës, për shtetin e Kosovës, se të puno-

jmë mirë, të edukojmë mirë, të pa-jisim me njohuritë më të mira brezate rinj, të cilët nga shkronja e parë eA-së deri në ZH-në e fundit shqipe,do të mësojnë edhe shumëçka tjetër,edhe për historinë, të mësojnë edhepër gjuhën, kulturën, muzikën,sportin, por të mësojnë që të jenë tëpërputhshëm me dijen që iu jepetnxënësve sot në Evropë, dhe këtëpunë do të dinë ta bëjnë mësuesittuaj sepse ua keni dhënë besimin dhee kanë arsyetuar besimin edhe nëkohët më të vështira kur të tjerëtkanë dashur ta mbyllin fjalën shqip”,theksoi Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu. ■

Presidenti Sejdiu mori pjesë nëpërurimin e shkollës “Hyzriu dhe Samiu”

08.10.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sot përfaqësue-sit e federatës së futbollit shqiptar në Gjermanidhe futbollistët e klubit “Kosova” që vepron nëFrankfurt të Gjermanisë. Presidenti Sejdiu kapërgëzuar veprimtarët sportivë nga diasporadhe futbollistët e rinj shqiptarë për angazhimine tyre dhe organizimin për të marrë pjesë nëgara zyrtare në shtetit gjerman. Ai ka theksuar se institucionet e Republikës sëKosovës do jenë gjithmonë të gatshme të ndih-mojnë të gjitha aktivitetet sportive e kulturorenë diasporë. ■

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 12

Presidenti Sejdiu priti ministrin ePunëve të Brendshme të Kroacisë

08.10.2009. - Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu priti sotministrin e Punëve të Brendshme tëRepublikës së Kroacisë, TomislavKaramarko, i cili po qëndron për njëvizitë në vendin tonë. Në takim u diskutua për bashkë-punimin mes dy vendeve, me theks tëveçantë për lehtësimin e lëvizjes sëqytetarëve. Presidenti Sejdiu kafalënderuar për përkrahjen që Kroa-cia i ka dhënë dhe po i jep shtetit tëKosovës, ndërsa ministri Karamarkoka përsëritur se Republika e Kroacisëka qenë dhe mbetet mik i përkush-tuar i Republikës së Kosovës. ■

09.10.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu takoi sot z.Michael Spindelegger, ministër i Jashtëm iAustrisë.

Presidenti Sejdiu e falënderoi z. Spindeleg-ger për mbështetjen e pakursyer që Repub-lika e Austrisë i ka dhënë Kosovës në rrugëne saj për liri dhe pavarësi, në vendosjen e

marrëdhënieve diplo-matike me Republikën eKosovës, të qenuritshtëpi e dytë për shumënjerëz të Kosovës nëkohët e vështira,mundësitë e mëdha që ujanë dhënë studentëve tëKosovës që të studiojnënë universitetet me rep-utacion në Republikën eAustrisë, për mbështet-jen e rëndësishme përnjohje, si dhe përangazhimet e mëtejshmepër të pasur raporte samë të ngjeshura nëfushën ekonomike.Gjithashtu, PresidentiSejdiu e ka vlerësuar

Michael Spindelegger: Ne do tambështesim Kosovën që të njihet nga

sa më shumë vende

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 13

rolin e kontingjentit Aus-triak në kuadër të KFOR-itnë Kosovë si dhe punën e tëgjithë njerëzve të Austrisënë Kosovë në mandate tëndryshme ndërkombëtaredhe në kuadër të misionitdiplomatik të Republikës sëAustrisë në vendin tonë, tëcilët sipas Presidentit Se-jdiu, janë një partner i mirëdhe gjithmonë derë e hapure bashkëpunimit meKosovën.Ndërkaq, z. Michael Spinde-legger, ministër i Punëve tëJashtme i Austrisë, pasi qëfoli për miqësinë në mes tëRepublikës së Austrisë dheRepublikës së Kosovës, thase vendi i tij ishte një nga vendet e para që ekanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.“Austria është njëra nga vendet e para që ekanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhendjejmë një miqësi të veçantë me këtë venddhe një përgjegjësi që ta mbështesim edhe nëtë ardhmen. Ne do të vazhdojmë të mbetemitë angazhuar jo vetëm me prezencën eushtarëve tanë në kuadër të KFOR-it,mirëpo edhe në fushën ekonomike, Ne do tambështesim Kosovën që të njihet nga sa mëshumë vende dhe në integrimet e saj nëEvropë. Të jeni të sigurt se Austria do tëmbetët në anën e Kosovës”, theksoi MinistriSpindelegger.Sa i përket liberalizimit të vizave ai theksoise kjo është një temë për shumë vende tëBallkanit Perëndimor.“Mendojë se duhet të jemi realist, perspek-tiva të cilën veçanërisht ne duam ta mbësht-esim është që të vlejë edhe për Kosovën. Por,rruga drejt asaj kërkon që të bëhen edheshumë hapa, shohim se disa vende janë mëpërpara sesa disa të tjera, dhe për vendet epara liberalizimi i vizave do të filloj në fillimtë vitit tjetër, por ka edhe shumë shembuj tëmirë për Kosovën andaj duam ta mbësht-esim që edhe Kosova të shkojë në këtë drej-tim”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme iAustrisë .Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp,Presidenti i vendit foli edhe për çështjen enjohjes së Republikës së Kosovës nga pesë

vendet e mbetura të Bashkimit Evropian tëcilat ende nuk e kanë njohur Republikën eKosovës.“Dëshiroj të falënderojë të gjitha vendet eBashkimit Evropian të cilat e kanë njohurpavarësinë e Republikës së Kosovës, pra tritë katërtat e vendeve të BE-së, dhemegjithëse pesë vende të BE-së ende nuk ekanë njohur Republikën e Kosovës, ka hapatë ujdisë dhe të bashkëpunimi të tyre nëkuadër të politikave të përbashkëta tëBashkimit Evropian për Kosovën, disa prejtyre edhe i njohin pasaportat e Republikëssë Kosovës, janë në kuadër të EULEX-it, tëkontingjenteve të KFOR-it, dhe ju bëjmëthirrje që të shpejtojnë me njohje. Mendojëse është paralel borxh i të gjitha vendeve tëtjera të Bashkimit Evropian që e kanë njo-hur Republikën e Kosovës ta bëjnë një, “dota quaja presion konstruktiv pozitivë”, nëvendet e BE-së të cilat ende nuk e kanë njo-hur shtetin e Kosovës dhe t’i prezantojnë ar-syet pse e kanë njohur Republikën eKosovës. Kosova nuk është precedent përasnjë vend dhe mund të jenë të paarsyeshmeshqetësimet e ndonjërit prej tyre se Kosovamund të shërbejë si ndonjë model tjetëreventualisht shqetësimet që mund t’i kenëbrenda strukturave të veta të brendshmedhe konsiderojmë se vërtet është koha që tëshpejtojmë me përfundimin e ciklit tëvendeve të Bashkimit Evropian për njohjen eKosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu. ■

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 14

09.10.2009. - “Kufijtë e Re-publikës së Kosovës janë tëditur dhe këta kufij janë tënjohur ndërkombëtarësisht.Për ne është e papranueshmeçdo qasje e kujtdo qoftë që nënjë formë apo formë tjetër kaintencën e lëvizjes së kufirit”,ka theksuar sot Presidenti iRepublikës së Kosovës, dr.Fat-mir Sejdiu, gjatë një vizite nëkomunën e Pejës. “Ne dëshirojmë që të kemimarrëdhëniet më të mira meMalin e Zi dhe ato janë dësh-muar në ecje praktike të deritashme”, thaPresidenti Sejdiu, duke shtuar se organetkompetente që merren me çështjen eshënimit të kufijve ndërshtetërorë apo vend-kalimeve të rëndësishme kufitare, që janë tënevojshme për komunikimin e qytetarëve dhetë mallrave, do ta bëjnë punën si duhet.“Kosova i ka kufijtë e vet të qartë dhe nëse kandonjë ngatërresë të vogël në kuptimin e pre-tencës së dikujt, jashtë asaj që është normalenë relacionet ndërshtetërore, sigurisht që dotë ketë përgjigjen e vet”, vijoi Presidenti Se-jdiu.Për ne me rëndësi është që edhe Mali i Ziedhe Kosova kanë miqtë e përbashkët. Të dyvendet janë tepër të interesuara të lëvizin sh-pejt në proceset ne integrimeve euroatlantikedhe të dy vendet në bashkëpunimin rajonalkanë pjesën e bashkëpunimit të tyre”, tha ai.Gjatë ditës së sotme, Presidenti Sejdiu, ishoqëruar nga ministri i Tregtisë dhe Indus-trisë, Lutfi Zharku, ka vizituar Komunën ePejës, ku nga kryetari i komunës, Ali Berishaështë njoftuar me zhvillimet në këtë komunëdhe me problemet e të arriturat e pushtetitlokal.Z.Berisha ka theksuar se gjatë qeverisjes janëkujdesur për ruajtjen e stabilitetit politik,ndërsa kanë bërë një varg hapash të rëndë-sishëm në investime në infrastrukturë, nëdigjitalizimin e shërbimeve komunale e të

tjera dhe një varg projektesh të tjera. Aigjithashtu ka përmendur edhe vështirësitë epunës në fusha të caktuara.Presidenti Sejdiu tha se të gjithë kryetarët ekomunave kanë përkrahjen e tij dhe i inkura-jon për punë sa më të mirë të mundshme nëtë mirë të qytetarëve të vendit, pasi pushtetikomunal është ai që është më së afërmi meqytetarin. Ai shtoi se pushteti lokal duhet tëinsistojë në respektimin e ligjit dhe në re-spektimin e interesave të qytetarëve.Po sot, Presidenti Sejdiu dhe ministri Zharkumorën pjesë në ceremoninë e përurimit tëQendrës shpërndarëse të mallrave të kom-panisë “Elkos” në Pejë. Me këtë rast, pronari ikëtij subjekti ekonomik, Ramiz Kelmendi, eka njoftuar Presidentin Sejdiu për projektinpër zgjerimin e biznesit të tij edhe nëShqipëri, ndërsa ka prezantuar edhe të arrit-urat e rëndësishme në prezantimin e prod-himeve vendore në pikat e shitjes së kësajkompanie.Duke folur me këtë rast, Presidenti Sejdiu katheksuar se politika e vërtetë e një vendiështë kur ajo gjen zbatim në praktikë. Ai kapërshëndetur angazhimin e kësaj kompaniepër shtimin e numrit të të punësuarve dhe kapërsëritur edhe një se rreth 40 mijë bizneseaktive në vendin tonë, nëse punësojnë vetëmnga një punëtor të ri, atëherë do të japin kon-tributin e tyre më të madh në uljen e shkallëssë papunësisë. ■

Sejdiu: Kufijtë e Republikës sëKosovës janë të ditur dhe të njohur

ndërkombëtarësisht

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 15

Presidenti Sejdiu uroi PresidentinBarack Obama

09.10.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu e ka uruar Presi-dentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,Barack Obama, me rastin e nderimit të tij meçmimi Nobel për Paqe. Në urim thuhet:

Shkëlqesisë së tij, Barack Obama

President i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës

I nderuari President Obama: Dua ta shfrytëzoj këtë rast që, në emër tëpopullit dhe institucioneve të Republikës sëKosovës, ta përgëzojë Shkëlqesinë Tuaj përmarrjen e çmimit prestigjioz të Nobelit përPaqe. Ky çmim është dëshmi e suksesit tuajsi lider i një vendi të lirë që synon krijimin enjë bote më të sigurt dhe më paqësore. Populli i shtetit më të ri në botë, Republikëssë Kosovës, e ka pranuar me gëzim këtë lajmdhe me respekt dhe admirim të lartë ibashkohet Shkëlqesisë Suaj në festimin ekësaj ngjarjeje të rëndësishme. Për ne qëkemi përfituar drejtpërsëdrejti nga vendos-mëria e vendit tuaj për ta garantuar lirinë e

popujve anekënd botës, zgjedhja e Juaj si lau-reat i Çmimit Nobel për Paqe është një shenjëqë dëshmon se ka shpresë dhe përkrahje përtë gjithë ata që besojnë në liri, por që nukmund ta fitojnë atë pa ndihmën e të tjerëve. Tani që keni pranuar këtë nder dhepërgjegjësi të madhe, jam i bindur se nuk dot’i kurseni përpjekjet e Juaja për ta pro-movuar lirinë dhe demokracinë në mbarëbotën dhe për ta bërë botën më të sigurt përtë gjithë ne. Meqë populli i Kosovës e çmonlart kontributin e paçmueshëm që Shtetet eBashkuara të Amerikës e kanë dhënë përpopullin e Republikës së Kosovës, ju mund tëllogarisni që ai do të jetë përkrah jush në tëgjitha përpjekjet e juaja në këtë drejtim. Në pritje të përforcimit të vazhdueshëm tëlidhjeve të veçanta midis dy vendeve tona, iapërcjell edhe njëherë Shkëlqesisë Suajpërgëzimet e mia të përzemërta dhe ju sigurojpër nderimin dhe konsideratën time më tëlartë.

Sinqerisht,Dr. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës ■

Presidenti Sejdiu mori pjesë në“Takimet e Gjeçovit” në Zym të

Prizrenit Nga të gjithë të pranishmit më manifestim, sidomos nga banorët dhe veprimtarët ekësaj ane është pritur me gëzim shumë të madh deklarimi i Presidentit Sejdiu përtë ofruar ndihmën e institucioneve të vendit që në këtë vend të ngrihet edhe shta-torja e Pjetër Bogdanit, një studiuesi dhe burri të madh shqiptar, i vrarë edhe ai,

sikur at Shtjefën Gjeçovi, pikërisht për shkak të angazhimeve të tyre kombëtare nëkohë të rëndë për të gjithë shqiptarët

10.10.2009. - “Populli shqiptar mburret meat Shtjefën Gjeçovin, çfarë njeriu ka pasur.Ishte njeri edhe i punës edhe i penës”, ështëshprehur Presidenti i Republikës së Kosovës,dr.Fatmir Sejdiu, duke folur para pjesëmar-rësve të manifestimit tradicional, të 38-tit meradhë, “Takimet e Gjeçovit”, që këtë vit umbajtën nën patronazhin e Presidentit të

vendit. Para fillimit të manifestimit, Presidenti Se-jdiu ka vizituar familjen e Pjetër Prekpalajtnë fshatin Zym. Në një ambient të ngrohtëfamiljar, Presidenti Sejdiu është njoftuar mepreokupimet e kësaj familjeje dhe banorëve tëtjerë të Zymit dhe të fshatrave përreth, shkol-limin e fëmijëve, sigurimin e ujit të pijshëm

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · aktivitetin e këtij subjekti politik, të themeluar para disa muajsh dhe me shtrirje të aktivitetit krye-sisht në komunën

Aktiviteti i Presidentit, 1-10 tetor 2009, nr.9 Faqe 16

dhe kushteve të tjera për jetesë e të tjera.Më pas ai ka zbuluar monumentin e ngriturpër kontributin e dhënë për mbarëvajtjen earsimit shqip në vitet e rënda 1991-1999 ngabanorët e fshatrave Zym, Shëngjergj dhe Bre-gori.Pasi ka vënë buqetë lulesh para shtatores sëat Shtjefën Gjeçovit, Presidenti Sejdiu kafolur në manifestimin qendror “Takimet eGjeçovit” dhe ka përcjellë gjithë aktivitetet eorganizuara në kuadër të këtij manifestimiprestigjioz dhe tradicional, që ka mbledhurshumë figura publike të politikës e kulturës,si dhe shumë banorë të kësaj ane, që tashmëjetojnë në vise të tjera të Kosovës apo edhejashtë shtetit.Duka lartësuar figurën e at Shtjefën Gjeçovit,Presidenti Sejdiu ka theksuar një citat ngapasuria e madhe që la mbrapa Gjeçovi:Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe eMikut. “Merrni dhe zbërtheni. Aty e keniedhe nderin, edhe besën, edhe mikpritjen,edhe mbrojtjen dhe shumë të tjera që rral-lëkund mund t’i gjeni. At Shtjefën Gjeçovi ika mbledhur nga goja e popullit nga tradita epopullit dhe i ka bërë bashkë”, theksoi Presi-denti Sejdiu, duke shtuar se materia e mbled-hur nga at Shtjefën Gjeçovi jo vetëm që ështënjë pasuri shumë e madhe për kulturën dhehistorinë e popullit shqiptar, por ajo kakapërcyer kufijtë dhe është bërë objekt

studimi i shumë ekspertëve nga vende ngamë të ndryshme të botës. Në këtë kontekst, ai përmendi librin e një au-tori japonez, me titull “Struktura etike e Ka-nunit të Lekë Dukagjinit”, në të cilin ai nxjerrshumë përfundime dhe thekson se kryeveprae Gjeçovit është një dhe unikate.“Përkushtimi i institucioneve të vendit për tëmbajtur një traditë kujtimi, për të dhënëshansin e fjalës edhe për vepër letrare, edhepër studime, edhe për aspekte kulturore,edhe për rezistencën, kanë gjetur një rrugë tëmirë që këto takime, në këtë vend të bekuar,të jenë tradicionale”, theksoi më tej Presi-denti Sejdiu, duke lavdëruar angazhimin qëky manifestim të mos ketë asnjëherëshkëputje dhe që të shkojë vetëm duke urritur e duke zgjeruar gamën e pjesëmarrjes.“E dimë të gjithë se e keni pasur vështirë nëkohë të vështira. E dimë se keni shkuar përkafshatën e gojës skajeve të dynjasë, por e dise keni marrë me vete Kosovën dhe keni ard-hur në Kosovë, andaj mos u shkëputni as-njëherë nga porositë e njerëzve të mëdhenj tëkëtij vendi”, porositi Presidenti Sejdiubanorët e Zymit dhe gjithë hasjanët.Nga të gjithë të pranishmit më manifestim,sidomos nga banorët dhe veprimtarët e kësajane është pritur me gëzim shumë të madhdeklarimi i Presidentit Sejdiu për të ofruarndihmën e institucioneve të vendit që në këtë

vend të ngrihet edhe shta-torja e Pjetër Bogdanit, njëstudiuesi dhe burri të madhshqiptar, i vrarë edhe ai,sikur at Shtjefën Gjeçovi,pikërisht për shkak tëangazhimeve të tyre kom-bëtare në kohë të rëndë përtë gjithë shqiptarët.“Gjeçovin e Bogdanin ivranë, i hoqën nga jeta ataqë nuk deshën të na shohingjallë. Por, ne jemi gjallë,vazhdojmë jetën”, theksoiPresidenti Sejdiu.Gjatë vizitës në Zym, Presi-denti Sejdiu ka vizituar edhekishën në këtë fshat, kuIpeshkvi i Kosovës, imzotDodë Gjergji ka shtruar njëdrekë për Presidentit dhebashkëpunëtorët e tij. ■