republika e kosovأ«s ... tأ« drejtat dhe liritأ« e njeriut tأ« garantuara me marrأ«veshjet...
Post on 25-Feb-2020
0 views
Embed Size (px)
TRANSCRIPT
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government Zyra e Kryeministrit - Ured Premijera - Office of the Prime Minister
Zyra Ligjore - Zakonodavna Kancelarija - Legal Office
PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT
TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT
Përgatitur nga:
Besim M. KAJTAZI Drejtor i Zyrës Ligjore- Zyra e Kryeministrit
Adresa: Rruga Nënë Tereza, Ndërtesa e Qeverisë, Zyra 507 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: besim.kajtazi@rks-gov.net http://www.kryeministri-ks.net/
Prishtinë, 10 gusht 2012
This Publication is supported by “Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH –
Legal Reform Project
1 / 243
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government Zyra e Kryeministrit - Ured Premijera - Office of the Prime Minister
Zyra Ligjore - Zakonodavna Kancelarija - Legal Office
PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI
PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE
LEGJISLACIONIT
Përgatitur nga:
Besim M. KAJTAZI
Drejtor i Zyrës Ligjore- Zyra e Kryeministrit
http://www.kryeministri-ks.net/
Prishtinë, 10 gusht 2012
http://www.kryeministri-ks.net/
2 / 243
3 / 243
PARATHËNIE
Në Republikën e Kosovës, një seri e tërë aktesh ligjore dhe nënligjore rregullojnë
procedurat për hartimin e legjislacionit dhe rekomandim të politikave.
Në këtë drejtim, për nevoja praktike, është përpiluar kjo Përmbledhje Legjislacioni për
procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit. Qëllimi parësor është që zyrtarët të cilët janë
të kyçur në procesin e hartimit të legjislacionit dhe politikave, të kenë gjetje sa më të shpejtë e të
lehtësuar të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi akte këto që rregullojnë procedurat e hartimit të
legjislacionit dhe politikave. E tëra kjo në shërbim të ndikimit të drejtpërdrejtë në efikasitetin dhe
efektivitetin e punës së organeve të administratës dhe në respektimin e rregullave dhe
procedurave përkatëse.
Kjo Përmbledhje e legjislacionit përmban aktet ligjore dhe nënligjore themelore të cilat
janë në fuqi si dhe udhëzues dhe doracakë të ndryshëm të ndërlidhur me këtë proces.
Shfrytëzuesit e kësaj përmbledhjeje, me vërejtjet dhe propozimet e tyre, kontribojnë në
përmirësimin e saj, si dhe në përgatitjen e përmbledhjeve të tjera, duke përfshirë këtu edhe
versionet e përditësuara të cilat do t’i përgatisim varësisht nga aktet përkatëse që nxirren apo
ndryshohen dhe plotësohen në vazhdimësi.
Këtë Përmbledhje Legjislacioni për procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit
mund ta gjeni edhe në formë elektronike në faqen e Internetit të Zyrës së Kryeministrit:
www.kryeministri-ks.net
Me respekt!
Besim M. KAJTAZI Drejtor i Zyrës Ligjore- Zyra e Kryeministrit
http://www.kryeministri-ks.net/
4 / 243
5 / 243
Përmbajtja:
1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Nene të Kushtetutës qe kanë të bëjnë me procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit);
2. Ligji nr. 04/-L-025 për nisma legjislative (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 23 / 26 tetor 2011, Prishtinë);
3. Ligji nr. 03/L-190 për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / Prishtinë: Viti V / nr. 74 / 20 korrik 2010);
4. Ligji nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / Prishtinë: Viti III / nr. 27 / 03 qershor 2008) dhe
Ligji nr. 03/L-221 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për
menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë (Gazeta Zyrtare e Republikës së
Kosovës / Prishtinë: Viti V / nr. 76 / 10 gusht 2010); (Nene të Ligjit qe kanë të bëjnë
me procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit);
5. Ligji nr. 04/L-079 për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2012 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / nr. 30 / 31 dhjetor 2011, Prishtinë) (Nene të Ligjit
qe kanë të bëjnë me procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit);
6. Rregullore e Kuvendit të Republikës së Kosovës (29 prill 2010) (Nene të Rregullores se Kuvendit qe kanë të bëjnë me procesin e hartimit të politikave dhe legjislacionit);
7. Rregullore nr. 09/2011 e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 15 / 12 shtator 2011, Prishtinë;
8. Rregullore nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës / Nr. 1/ 18 prill
2011, Prishtinë dhe Rregullore nr. 07/2011 për ndryshimin dhe plotësimin e
Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së
Kryeministrit dhe Ministrive;
9. Udhëzim Administrativ Nr. 14/2008 për hartimin e projektligjeve dhe të akteve nënligjore (30.07.2008);
10. Udhëzim Administrativ nr. 13/2007 për organizimin dhe veprimtarinë e Shërbimeve Ligjore në Degën e Ekzekutivit-Qeverinë e Kosovës (30.07.2007);
11. Rregullore nr. 01/2011 për Departamentet për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në Kuadër të Ministrive (18.03.2011);
12. Udhëzime për rishikimin e akteve nënligjore të miratuara nga Qeveria dhe ministritë (29.02.2012, Vendimi nr. 03/63);
13. Udhëzimi Administrativ nr. 02/2012 për procedurat, kriteret dhe metodologjinë e përgatitjes dhe miratimit të dokumenteve strategjike dhe planeve për zbatimin e tyre;
14. Udhëzues për procesin e konsultimeve publike Nr. 062/201126.09.2011; 15. Udhëzues për hartimin e koncept dokumenteve dhe memorandumeve shpjeguese
(19.03.2012);
16. Udhëzues për hartimin dhe monitorimin e Planit Vjetor të Punës së Qeverisë, (11.11. 2011); 17. Udhëzues për hartimin e Raportit Vjetor të Punës së Qeverisë (11.11. 2011) 18. Udhëzues për monitorimin e zbatimit të Vendimeve të Qeverisë (11.11. 2011) 19. Rregullore nr. 01/2012 për Këshillin e Drejtorëve të Departamenteve Ligjore (29
shkurt 2012);
20. Udhëzues për përfshirjen e akteve nënligjore të ministrive në regjistrin e akteve nënligjore (10.10.2011);
21. Udhëzues për shkrimin e opinioneve ligjore. 22. 10 parimet themelore të hartimit ligjor që janë paraparë nga Këshilli i BE-së;
6 / 243
Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
(Nene të Kushtetutës qe kanë të bëjnë me procesin e hartimit të politikave dhe
legjislacionit)
...
Neni 4
[Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]
1. Kosova është Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe
kontrollit e balancimit në mes tyre, sikurse është përcaktuar me këtë Kushtetutë.
2. Kuvendi i Republikës së Kosovës ushtron pushtetin legjislativ.
3. Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i
Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe
garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në
pajtim me këtë Kushtetutë.
4. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave
shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar.
5. Pushteti gjyqësor është unik, i pavarur dhe ushtrohet nga gjykatat.
6. Gjykata Kushtetuese është organ i pavarur i mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe bën
interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.
7. Republika e Kosovës ka institucionet e veta për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të
integritetit territorial, rendit dhe qetësisë publike, të cilat funksionojnë nën autoritetin
kushtetues të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.
...
Neni 16
[Epërsia e Kushtetutës]
1. Kushtetuta është akti më i lartë juridik i Republikës së Kosovës. Ligjet dhe aktet e
tjera
juridike duhet të jenë në pajtim me këtë Kushtetutë.
2. Pushteti qeverisës buron nga Kushtetuta.
3. Republika e Kosovës respekton të drejtën ndërkombëtare.
4. Secili person dhe organ në Republikën e Kosovës u nënshtrohet dispozitave të
Kushtetutës.
Neni 19
[Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare]
1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e
sistemit të brendshëm juridik pasi të botohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së
7 / 243
Kosovës. Ato zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, me përjashtim të rasteve kur nuk
janë të vetëzbatueshme dhe zbatimi i tyre kërkon nxjerrjen e një ligji.
2. Marrëveshjet ndërkombëtare të r
Recommended