republika e kosovës qeveria...për hartimin e strategjisë së trajnimit për nëpunësit e...
TRANSCRIPT
-
Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government
Ministria e Administratës Publike-Ministrarsvo Javne Uprave
Ministry of Public Administration
Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil - Departament o Administraciji
Civilne Sluzbe
Department of Civil Service Administration
RAPORT
PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL PËR VITIN 2014
Prishtinë, maj 2015
-
Faqe 1 nga 23
PËRMBAJTJA
1. Hyrje ................................................................................................................... 2
2. Pjesa e përgjithshme ......................................................................................... 3
3. Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) ..................... 4
4. Mbështetja e departamentit nga donatorët .................................................. 4
5. Gjendja në Shërbimin Civil për vitin 2014 ................................................... 5
5.1.Pranimi në Shërbimin Civil ........................................................................ 10
5.2. Numri i autorizimeve konkurseve dhe numri mesatar i aplikantëve
nëprocesin e rekrutimit (niveli i konkurrencës) ............................................ 12
5.3. Hartimi i përshkrimeve standarde të detyrave të punës dhe
zëvendësimi i kontratave të punës me akte të emërimit .............................. 13
5.4.Vlerësimi i rezultateve në punë i nëpunësve civil .................................. 13
6. Zhvillimi i Kapaciteteve të Nëpunësve Civil .......................................... 14
7. Fondi për Kuadro ......................................................................................... 16
8.e-Qeverisja ........................................................................................................ 18
9. Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil ........................ 18
9.1 Masat Disiplinore ......................................................................................... 19
9.2. Zgjidhja e Kontesteve dhe Ankesave ....................................................... 20
10. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ............ 21
11. Sfidat ............................................................................................................... 22
12. Përfundimi ..................................................................................................... 22
-
Faqe 2 nga 23
1. Hyrje
Ndërtimi i Administratës Publike profesionale, efikase dhe transparente është një nga
prioritetet strategjike të Reformës së Administratës Publike të Republikës së Kosovës.
Ligjet bazike për funksionimin e shërbimit civil: Ligji nr.03/L-149 për Shërbimin Civil
të Republikës së Kosovës; Ligji nr.03/L-147 për Pagat e Nëpunësve Civilë dhe Ligji
nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe rregulloret
përkatëse për zbatimin e këtyre ligjeve tashmë janë të aprovuara. Në pajtim me
legjislacionin në fuqi Ministria e Administratës Publike ( MAP) si organ kompetent ka
përgatitur raportin vjetor për gjendjen e përgjithshme në Shërbimin Civil për vitin
2014. Me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të burimeve njerëzore në Shërbimin
Civil gjatë vitit 2014, Ministria e Administratës Publike (MAP), Departamenti i
Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) me përkrahjen e projekteve të Bankës
Botërore dhe UNDP-së, ka krijuar Sistemin e Informatave për Menaxhimin e
Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), si dhe ka miratuar aktet nënligjore si në vijim:
Rregullorja Nr.02/2014 për Planifikimin e Personelit në Shërbimin Civil;
Udhëzuesi Nr.01/2014 për Zbatimin e Procesit të Vlerësimit të Punës në
Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës;
Metodologjia për standardizimin e vendeve të punës në Shërbimin Civil;
Qarkorja Administrative Nr.01/2014 Statusi i të punësuarve në Institucionet e
Republikës së Kosovës që kryejnë funksione mbështetëse dhe të mirëmbajtjes:
Ndërsa janë hartuar:
Projekt-strategjia për trajnimin e nëpunësve në Shërbimin Civil 2015-2019;
Katalogu i vendeve të punës në SHCK .
Meqenëse Sistemi i Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) ka
qenë në proces të zhvillimit, edhe këtë vit raporti është pergatitur përmes një pyetsori
të hartuar nga DASHC, si metodë për mbledhjen e informatave për gjendjen në
zbatimin e Ligjit të SHCRK-së, i cili është dërguar në të gjitha institucionet që kanë
në marrëdhënie pune nëpunës civilë.
-
Faqe 3 nga 23
2. Pjesa e përgjithshme
Ligji për Shërbimin Civil rregullon statusin e nëpunësve civil, dhe marrëdhënien e
tyre të punës në institucionet e administratës qëndrore dhe komunale.
Në bazë të legjislacionit të ri të Shërbimit Civil merita dhe përgjegjësia janë një ndër
parimet themelore të rekrutimit dhe avancimit të nëpunësve civilë. Me qëllim të
ngritjes në karrierë të nëpunësve civil, krijohet një shërbim civil profesional i cili do
të ndikojë në zbatimin e reformave të propozuara nga Qeveria.
Ligji për Pagat e Nëpunësve Civilë përcakton pagat, kategoritë e pagave, shtesat dhe
kompenzimet tjera për nëpunësit civilë, të cilët për punën e njejtë do të kenë pagë të
njejtë, që kontribon në krijimin e një shërbimi civil profesional dhe të qëndrueshëm.
Njëri ndër prioritetet e Qeverisë është Reforma e Administratës Publike, e cila ka për
qëllim një administratë publike të reformuar në shërbim të qytetarëve, bizneseve dhe
të institucioneve. MAP, si institucion përgjegjës për procesin e organizimit të
brendshëm të Administratës Shtetërore dhe sigurimin e zbatimit të legjislacionit në
fuqi, në bazë të Ligjit për Administratën Shtetërore ka harmonizuar, dhënë pëlqimin
për projekt rregulloret për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të
punës, të organeve të larta të Administratës Shtetërore dhe të një numri të
konsiderueshëm të organeve të pavarura, dhe të atyre qendrore të Administratës
Shtetërore, të cilat më pas janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Departamenti për Menaxhimin e Reformës së Administratës Publike (DMRAP), në
mbështetje të Komisionit Ndërministror për Reformën e Administratës Publike
(KNRAP), ka zhvilluar aktivitete për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të
Udhërrëfyesit për Reformën e Administratës Publike, i cili është miratuar nga Qeveria
me datën 2 prill 2014.
Nga të dhënat e analizuara, rezulton se ka pasur përparim në zbatimin e
Udhërrëfyesit për Reformën e Administratës Publike, për hartimin dhe plotësimin e
kornizës ligjore dhe institucionale në të gjitha fushat e saj.
Janë zhvilluar aktivitete, me qëllim të prioritizimit të objektivave për SRAP 2015 –
2020, me strukturat përgjegjëse për zbatimin e SRAP, ku është prezantuar
-
Faqe 4 nga 23
metodologjia e cila kërkon involvimin dhe kontributin e të gjitha institucioneve
koordinuese dhe zbatuese të procesit të reformës.
Për ta mbështetur Reformën në MAP, ka pasur bashkëpunim me donatorët
ndërkombëtarë për sigurimin e mbështetjes financiare për procesin e reformës,
SIGMA, GIZ, UNDP, Komisionin Evropian, Bankën Botërore, dhe donatorë tjerë nga
Kosova.
3. Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC)
Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, në Ministrinë e Administratës
Publike sipas legjislacionit për SHCK-së dhe Rregullores për Organizimin e
Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Ministrisë së Administratës
Publike është përgjegjës për Administrimin e Shërbimit Civil, hartimin dhe
mbikëqyrjen e zbatimit të politikave që rregullojnë burimet njerëzore në Shërbimin
Civil, hartimin e politikave të pagave në administratën publike, hartimin e politikave
për aftësimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të nëpunësve civil, mbajtjen dhe
administrimin e Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
(SIMBNJ) si dhe sistemin e pagave.
4. Mbështetja e departamentit nga donatorët
Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil është mbështetur nga Projekti i
Modernizimit të Sektorit Publik i Bankës Botërorë me “Asistencë Teknike për
përmirësimin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në Shërbimin Civil ”.
Ky projekt është realizuar me kërkesë të DASHC, në MAP. Projekti ka mbështetur
DASHC-in në përgatitjen e disa dokumenteve për lehtësimin e zbatimit te
legjislacionit për shërbimin civil si; Rregullorja Nr.02/2014 për Planifikimin e
Personelit në Shërbimin Civil, udhëzuesin Nr.01./2014 për Zbatimin e Procesit të
Vlerësimit të Punës në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, i cili është aprovuar
me 20.02.2014. Metodologjinë për Standardizimin e Vendeve të Punës, e aprovuar me
02.09.2014 dhe hartimi i Katalogut të Vendeve të Punës. Me një projekt tjetër të
rëndësishëm UNDP ka mbështetur Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil
-
Faqe 5 nga 23
për hartimin e Strategjisë së Trajnimit për nëpunësit e Shërbimit Civil 2015-2019.
Strategjia e re e hartuar për periudhën kohore 2015-2019, synon të përmirësojë
kornizën ekzistuese për nëpunësit civil e cila është bazuar në strategjinë e mëparshme
të trajnimit.
Krijimi i Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, mbështetur
nga Banka Botërore, i cili mundëson automatizimin e menaxhimit të të gjitha
proceseve të punës në formë elektronike, dhe ndërlidhjen me sistemin e pagesave dhe
sistemin e thesarit. Krijimi i këtij sistemi është i rëndësisë së veçantë për institucionet e
shërbimit civil për arsye të lehtësimit të proceseve të punës dhe menaxhimin e
informatave më të sakta dhe të shpejtë.
Gjatë vitit 2014 për zhvillimin e SIMBNJ-së ka pasur aktivitete të shtuara të MAP-it në
bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera, të cilat do të jenë të përfshira në këtë
sistem për përdorimin e tije.
DASHC, në bashkëpunim me ekspertët e kompanisë fituese ka mbajtur trajnime për
menaxherët dhe zyrtarët e personelit të institucioneve të nivelit qendror dhe lokal. Pas
trajnimit të menaxherëve dhe zyrtarëve të personelit është organizuar pilotimi i
SIMBNJ-së në pesë institucione, ministrinë e administratës publike, ministrinë e
arsimit shkencës dhe teknologjisë, ministrinë e administrimit të pushtetit lokal,
komunën e Fushë Kosovës dhe agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale.
Pilotimi ka pasur për qëllim të identifikojë mangësitë, dhe vështirësitë teknike, të cilat
i ka evidentua ministria e administratës publike para se të shtrihet SIMBNJ-ja në të
gjitha institucionet.
5. Gjendja në Shërbimin Civil për vitin 2014
Sipas Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe
Rregullores nr.05/2012 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil,
vendet e punës në institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Shërbimin Civil ndahen
në katër (4) kategori funksionale:
1. Niveli i lartë drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin e përgjithshëm
administrativ të institucionit të Administratës Publike në Shërbimin Civil.
-
Faqe 6 nga 23
2. Niveli drejtues, është pozitë përgjegjëse për menaxhimin dhe koordinimin e
punës në fushë të caktuar të veprimtarisë së Administratës Publike në
Shërbimin Civil.
3. Niveli profesional, është pozitë përgjegjëse për ushtrimin e detyrave dhe
zhvillimin në fushë të caktuar profesionale.
4. Niveli tekniko - administrativ, është pozitë përgjegjëse për ofrimin e
mbështetjes administrative dhe teknike në institucionin e Shërbimit Civil.
Meqenëse klasifikimi i vendeve të punës ende është në fazën e realizimit, nuk mund
të bëjmë një ndarje të tyre sipas kategorive të mësipërme.
Nga të dhënat e mbledhura nga secili institucion, gjendja në shërbimin civil është si në
tabelën nr. 1 dhe grafikonin si më poshtë.
Tabela 1, numri i përgjithshëm i pozitave në Shërbimin Civil
Tabela grafike për numrin e pozitave në Shërbimin Civil 1
1 Për numrin e nëpunësve civil 1115, në Policinë e Kosovës dhe për komunat: Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan me 410 nëpunës civil, të dhënat jane marrur nga sistemi i pagave, për arsye se nuk iu kanë përgjigjur kërkesës së
MAP/DASHC.
0
5000
10000
15000
20000
Vende të lira të punës Nëpunës në detyrë
894
16364
Totali 17258
Nr. i vendeve të punës sipas Vende të lira të Nëpunës në detyrë
strukturës organizative punës
Totali 17,258 894 16,364
Përqindja 100% 5.20% 94.80%
-
Faqe 7 nga 23
Të dhënat në tabelat e mëposhtme janë përgatitur vetëm për 16,364 nëpunës civil.
Përgatitja arsimore e nëpunësve në Shërbimin Civil është paraqitur në
tabelën nr. 2 dhe në grafikonin si më poshtë.
Tabela 2 , struktura sipas kualifikimit
Krahasuar me vitin 2013, ka pasur ngritje të strukturës kualifikuese:
- fillor nga 3.14%në 2.28%;
- i mesëm nga 43.66%,në 39.07%;
- i lartë nga 7.85% ,në 4.47%.dhe
-superior nga 45.35% në 54.18%.
Legjislacioni në fuqi si qëllim parësor ka sistemin e karrierës, dhe duke u bazuar në
rregulloren për klasifikimin e vendeve të punës, e cila ka paraparë kriteret e
kualifikimit për secilën kategori përkatëse dhe mundësinë e arritjes së tyre për një
periudhë të mjaftueshme deri në kohën e diplomimit (Pajisja me diplomë
universitare), ka motivuar nëpunësit për kualifikim superior.
Tabela grafike sipas strukturës kualifikuese
0
2000
4000
6000
8000
10000
Fillorë I mesëm Sh.e lartë Superiorë
374
6393
732
8865
Totali 16364
Arsimimi
Numri dhe perqindja fillorë i mesëm sh. e lartë superior
Totali: 16364 374 6393 732 8865
Përqindja 100% 2.28% 39.07% 4.47% 54.18%
-
Faqe 8 nga 23
Zbatimi i procedurave të legjislacionit të Shërbimit Civil gjatë vitit 2014, është
udhëhequr nga parimi i respektimit të mundësive të barabarta për komunitete dhe
gjini. Mundësi të barabarta për pjesëmarrje në Shërbimin Civil në organet e
Administratës Publike kanë pjesëtarët e dy gjinive.
Tabela 3, sipas strukturës gjinore
Tabela grafike sipas strukturës gjinore
Krahasuar me vitin 2013 në vitin 2014 ka pasur rënie në disfavor të gjinisë femërore
në raport me gjininë mashkullore, nga 38.86% në 36.80% femra, ndërsa meshkuj nga
61.14% në 63.20%.
Rregullorja nr. 04/2010 për procedurat e përfaqësimit të drejtë dhe proporcional të
komuniteteve jo shumicë në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës ka përcaktuar
standardet përmes të cilave autoritetet punëdhënëse të Shërbimit Civil në institucionet
e dy niveleve sigurojnë përfaqësim të drejtë dhe proporcional të personave që iu
përkasin këtyre komuniteteve. Sipas dispozitave të kësaj rregulloreje, së paku 10% e
0
2000
4000
6000
8000
10000
12000
M F
10343
6021
Totali, 16364
Gjinia
M F
Totali: 16364 10343 6021
Përqindja: 100% 63.20% 36.80%
-
Faqe 9 nga 23
nëpunësve civilë në institucionet e nivelit qendror përfaqësohen nga stafi, që ju përket
komuniteteve jo shumicë në Kosovë dhe në
institucionet e nivelit lokal secili komunitet jo shumicë përfaqësohet proporcionalisht
me popullatën e përgjithshme në komunë. Të dhënat për strukturën etnike janë të
paraqitura në tabelën (tab.4) dhe grafikonin, si më poshtë
Tabela 4. Tabela sipas përkatësisë etnike
Tabela grafike sipas përkatësisë etnike
Tabela grafike sipas përkatësisë etnike në SHCK kemi këto rezultate të përqindjes
mbi punësimin si në vazhdim: Shqiptar – 91.21%, Serbë- 5.55%, Boshnjak – 1.46%,
Turq – 1.15%, Goran – 0.15%, Rom –0.23%, Ashkali – 0.16%, Egjiptian –0.09%.
0
2000
4000
6000
8000
10000
12000
14000
1600014925
909 239 189 24 37 27 14
Totali 16364
Përkatësia etnike
Shqipëtar Serb Boshnjak Turq Goran Rom Ashkali
Egjiptian
Totali: 16364 14925 909 239 189 24 37 27 14
Përqindja: 100% 91.21% 5.55% 1.46% 1.15% 0.15% 0.23% 0.16% 0.09%
-
Faqe 10 nga 23
Paraqitja tabelare për vitin 2012,2013 dhe 2014.
Përkatësit etnike 2012 2013 2014
Shqiptar 91.9% 90.50% 91.21%
Serb 5.2% 6.23% 5.55%
Boshnjak 1.3% 1.21% 1.46%
Turq 1.1% 1.05% 1.15%
Goran 0.1% 0.23% 0.15%
Rom. 0.4% 0.28 % 0.23%
Ashkali 0.26% 0.16%
Egjiptian 0.24% 0.09%
Totali i komuniteteve
jo shumicë :
8.10% 9.5% 8.79%
Duke u bazuar nga të dhënat e ofruara të institucioneve në SHCK, në vitin 2014 janë
të punësuar 94 persona me aftësi të kufizuar.
5.1.Pranimi në Shërbimin Civil
Pranimi në Shërbimin Civil mbështetet në parimet e meritës, me shpallje publike të
pozitave të lira, me transparencë të procesit, me objektivitetin dhe paanësinë e
komisionit testues, mos diskriminimin e kandidatëve dhe të drejtën për t’u ankuar në
fund të procedurës. Në vitin 2014 janë plotësuar 1894 vende pune, prej tyre 561
rekrutime të jashtme ose rreth 29.62% (nivel drejtues 84 ose 15%), rekrutime të
brendshme 647 ose rreth 34.16% (nivel drejtues 119 ose 18.40%), transfere 473 ose
24.97% (niveli drejtues 96 ose 20.30%) dhe avancime 213 ose 11.25% (niveli drejtues 72
ose 33.80%) e pozitave ekzistuese të nëpunësve civilë në institucione. Dispozitat ligjore
kanë parashikuar edhe mundësitë e transferimit të nëpunësve civilë, i cili mund të jetë
i përkohshëm: në kuadër të institucionit të njëjtë në Shërbimin Civil, në institucionin
tjetër në Shërbimin Civil dhe jashtë institucionit të Shërbimit Civil, ndërsa transferimi i
përhershëm mund të bëhet, në kuadër të institucionit të njëjtë në Shërbimin Civil dhe
në institucionin tjetër të Shërbimit Civil.
Në pajtim me Rregulloren për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në
Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, e cila përcakton procedurat e veqanta për
emërimin në pozita të larta drejtuese në Shërbimin Civil, me qëllim të kalimit nga
sistemi ekzistues në sistemin e ri të emërimit në pozita të larta drejtuese, të përcaktuar
-
Faqe 11 nga 23
në Ligjin nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe aktet
nënligjor, gjatë periudhës raportuese Sekretaria e Komisionit për Vlerësimin e
Kritereve ka zhvilluar procedurat e rekrutimit për këto pozita të nivelit të lartë
drejtues, në Ministri gjegjësishtë në Agjensionet Ekzekutive; Sekretar i Përgjithshëm
në Ministrin e Drejtësisë , Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Arsim dhe Aftësim
Profesional për te Rritur – MASHT, Avokat i Përgjithshëm Shtetëror në Avokaturën
Shtetërore e Republikës së Kosovës-MD, Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut-
MTI, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit – MF, Drejtor i
Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues i Kosovës - MD, Drejtor i Përgjithshëm në
Institutin e Kosovës për Administratë Publike - MAP, Drejtor i Përgjithshëm në
Agjencinë për Pronësi Industriale –MTI. Numri i rekrutimeve, transfereve dhe numri i
të avancuarve në karrierë, nga jashtë në shërbimin civil dhe nga brenda shërbimit
civil, janë të paraqitura në: tab.5 dhe grafikonin si më poshtë.
Tabela 5 për rekrutimet në SHCK
Tabela grafike për rekrutimet në SHCK
0
100
200
300
400
500
600
Rekrutimenga jashtë
Sh.C
R.ngajashtë ins.
R.ngabrenda ins.
Tr.ngajashtë ins.
Tr.ngabrenda ins.
Avancimet
561
181
466
74
399
213
Totali 1894
Rekrutime nga Rekrutime nga brenda Sh.C Transfere ne sh.c.k Avancimet jashtë ShC. Jashtë dhe brenda jashtë dhe brenda institucionit institucionit
Totali :1894 561 181 466 74 399 213
Përqindja : 100% 29.62 % 9.56 % 24.60.% 3.90% 21.07% 11.25 %
-
Faqe 12 nga 23
Krahasuar me vitin 2013 dhe vitin 2014, është shënuar rritje për 68 rekrutime nga
jashtë ShCK, nga brenda ka rritje për 382 NC ndërsa transferime me një rritje prej 150
NC në SHCRK.
Nga të dhënat e mësipërme, rezulton se rekrutimet nga brenda Shërbimit Civil kanë
qenë një procedurë e parapëlqyer në institucione, duke i dhënë një shtytje më shumë
zhvillimit të karrierës së nëpunësve ekzistues. Në këtë drejtim ka kontribuar edhe
përdorimi i transferimeve. Në total plotësimi i vendeve të punës nga brenda ShC
duke përfshirë transferet dhe avancimet janë 70.38% , të numrit të përgjithshëm të
rekrutimeve.
Të dhënat për grup mosha sipas strukturës gjinore janë të paraqitura në tab.6 , si më
poshtë.
Tabela 6 për grup moshat ne SHCK
5.2. Numri i autorizimeve konkurseve dhe numri mesatar i aplikantëve
nëprocesin e rekrutimit (niveli i konkurrencës)
DASHC, në vitin 2014 ka miratuar: 92 autorizime (196 pozita) për konkurse të
brendshme dhe 317 autorizime (743 pozita) për konkurse të jashtme, gjithsejtë 409
autorizime (939 pozita). Numri mesatar i aplikantëve për një pozitë pune nga jashtë
shërbimit civil ishte 23, ndërsa numri i aplikantëve brenda shërbimit civil për një
pozitë pune ishte 5.
Grup Mosha, nr. nëpunësve
18-35 35-50 50-65
M F F M F M
58.79% 41.20% 64.29% 35.70% 70.11% 29.89%
-
Faqe 13 nga 23
5.3. Hartimi i përshkrimeve standarde të detyrave të punës dhe
zëvendësimi i kontratave të punës me akte të emërimit
Ky proces ka përfunduar në të gjitha institucionet e Shërbimit Civil të Republikës së
Kosovës, përjashtimisht disa institucione nuk i kanë bërë ndarjen e një numri te vogël
te pozitave për kategorinë e te punësuarve sipas Qarkores Administrative Nr.01/2014
Statusi i të punësuarve në Institucionet e Republikës së Kosovës që kryejnë funksione
mbështetëse dhe të mirëmbajtjes, e cila i’u është dërguar se fundmi institucioneve.
5.4.Vlerësimi i rezultateve në punë i nëpunësve civil
Në bazë të rregullores për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve Civilë, çdo
Institucion i Administratës i SHCK-së, në fund të çdo viti bënë vlerësimin formal të
rezultateve në punë. Vlerësimi formal i kryerjes së punës në fund të vitit kalendarik
për vitin 2014, është kryer duke u bazuar në rregullore Nr. 19/2012 për Vlerësimin e
Rezultateve në Punë të Nëpunësve Civil, e cila përcakton kriteret dhe procedurat për
vlerësimin e rezultateve të punës të nëpunësve civil në Shërbimin Civil.
Ministria e Administratës Publike në mbështetje nga projekti i Bankës Botërore,
“Asistenca Teknike për Përmirësimin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në
Shërbimin Civil Bazë ”, ka bërë të gjitha përgatitjet për zbatimin e sistemit të ri të
vlerësimit i cili u aplikua për herë të parë në shërbimin civil pas miratimit të
rregullores së lartë cekur. Në vitin 2014, është hartuar plani për trajnim dhe janë
mbajtur trajnime për zbatimin e sistemit të ri të vlerësimit. Mbajtja e trajnimit kishte
për qëllim ngritjen e kapaciteteve të menaxherëve dhe zyrtarëve të personelit për
zbatimin sa më efikas dhe në mënyrë unike të rregullorës për vlerësimin e rezultateve
në punë.
Të gjitha institucionet në fillim të vitit janë udhëzuar nga DASHC-i, që të bëjnë
përcaktimin e objektivave për vitin 2014 në bazë të cilave është bërë vlerësimi duke u
bazuar edhe në kritere tjera të vlerësimit. Sipas rregullores për çdo njërën nga tri
kategoritë funksionale ( duke përjashtuar nivelin e lartë drejtues) të nëpunësve civil në
institucion rezultatet e vlerësimi te kryerjes se punes nuk mund të kalojnë limitet e
percaktuara me këtë rregullore. Shkelqyshem 5%, shumë mirë 15% dhe jo më shumë
-
Faqe 14 nga 23
se 30% vlersuar mirë. Të dhënat e pranuara nga institucionet mbi vlerësimin e
rezultateve të kryerjes së punës, janë të paraqitura në tabelën si më poshtë
Tabela 8 për vlerësimin e rezultateve të kryerjes së punës
6. Zhvillimi i Kapaciteteve të Nëpunësve Civil
Ngritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve
dhe plotësimin e kritereve për Integrimin Evropian, ka qenë një prioritet edhe në vitin
2014. Instituti i Kosovës për Administratë Publike, gjatë vitit 2014 ka trajnuar 2068
nëpunës civil nëpërmjet 88 moduleve të trajnimit dhe janë realizuar 272 ditë trajnim.
Nëpunësit e trajnuar ishin nga niveli Qendror dhe Lokal i Administratës Publike. Në
trajnime janë përfshi nëpunës të nivelit të lart drejtues, drejtues, profesional dhe
administrativë me një përfaqësim të gjerë përfshirë të gjitha Ministritë, agjëncionetë
dhe komunat. Struktura gjinore e pjesëmarrësve në trajnim përbëhej nga 43.25% gjinia
femërorë, 56.75% gjinia mashkullore dhe 2.41% pjesëtarë të komuniteteve të cilët e
flasin gjuhën serbe
Instituti i Kosovës për Administratë Publike ka zhvilluar trajnime në këto fusha
kryesore:
Menaxhimin e Përgjithshëm
Administratë dhe Legjislacion
Burime Njerëzore
Buxhet dhe Financa
Teknologjisë informativë
Çështjet e Komunale
Çështjet e Bashkimit Evropian
Vlerësimi irezultateve të kryerjes së punës
Shkëlqyeshëm shumë mirë mirë mjaftueshëm dobët
Totali: 9980 1339 3526 3987 1084 44
Përqindja: 100% 13.41% 35.33% 39.96% 10.86% 0.44%
-
Faqe 15 nga 23
Nga niveli qendror i institucioneve në trajnimet e organizuara nga IKAP–i, kanë marrë
pjesë 1638 pjesëmarrës apo 79.21% të totalit të trajnuarve gjatë vitit, ndërsa nga Niveli
Lokal i institucioneve në trajnimet e IKAP kanë marrë pjesë 430 apo 20.79%
pjesëmarrës të totalit të trajnuarve gjatë vitit.
Për organizmin e trajnimeve IKAP ka bashkëpunuar ngushtë me Departamentin e
Administrimit të Shërbimit Civil dhe me njësitë e personelit të institucioneve të cilat
kanë përgjegjësi për Administrimin e Trajnimeve në Shërbimin Civil. IKAP, ka
zhvilluar një aktivitet bashkëpunimi edhe me organizatat ndërkombëtare që
veprojnë në Kosovë, ndër të tjera edhe me Organizatën Gjermane Shoqëria për
Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Organizatat që kanë zbatuar projektet e
financuara nga Komisioni Evropian, siç ishin ”Projekti për Mbështetje Prokurimit Publik
në Kosovë, ”Projekti” Mbështetje agjencionit për Administrimin e Pasurisë së
-
Faqe 16 nga 23
sekuestruar ose të konfiskuar, Projektin “Asistenca Teknike për Përmirësimin e
Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) në Shërbimin Civil Bazë”, i financuar
nga Banka Botërore. Edhe gjatë vitit 2014, ka vijuar bashkëpunimin me Institutin
Evropian të Administratës Publike(EIPA) dhe me Shkollën Regjionale për
Administrate Publike (ReSPA) me seli ne Danilovograd (Mal i Zi). Në programet e
trajnimit të organizuara nga ReSPA gjatë vitit kanë marr pjesë 72 nëpunës civil nga
23 institucione të Republikës se Kosovës. Aktivitetet e ReSPA-së, bazuar në programin
e punës të saj ishin: trajnime, punëtori, konferenca, rrjetëzimet.
7. Fondi për Kuadro
Qeveria e Kosovës me qëllim për të krijuar, mbajtur dhe zhvilluar përvojën,
kualifikimet dhe shkathtësitë në pozita strategjike dhe prioritare të dikastereve të
Qeverisë ka themeluar me vendim Skemën e Fondit për Kuadro. Kjo skemë mundëson
pagesa konkurruese në raport me sektorin privat dhe organizatat ndërkombëtare për
një numër të pozitave të caktuara në Shërbimin Civil të cilat janë me rëndësi prioritare
dhe strategjike për Qeverinë.
Fondi për Kuadro në radhë të parë synon të mbështesë pozitat ekzistuese në
Shërbimin Civil të cilat edhe tani financohen nga buxheti i shtetit si pjesë e stafit aktual
të autorizuar të Ministrive dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim të sjellë kuadro të reja
të kualifikuara dhe me përvojë.
Fushat me prioritet për Qeverinë e Kosovës për të cilat Ministritë mund të kërkojnë
mbështetje nga Fondi për Kuadro janë; zhvillimi i politikave në fusha kryesore të
përcaktuara me prioritetet e Qeverisë; përmbushje të kërkesave që lidhen me raportet
e Kosovës me organizatat ndërkombëtare në veçanti me organizatat financiare
ndërkombëtare dhe integrimet evropiane dhe përmbushjen e standardeve
ndërkombëtare në fushat përkatëse.
Skema e Fondit për Kuadro zbatohet në bazë të rregullores së miratuar nga Komisioni
i Fondit për Kuadro. Komisioni i Fondit për Kuadro është komision ndërministror, i
cili udhëhiqet nga Zëvendës kryeministri dhe ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e
-
Faqe 17 nga 23
Skemës së Fondit për Kuadro. Rregullorja mbi funksionimin e Fondit për Kuadro
parasheh; kriteret për klasifikimin e pozitave për Fondin për Kuadro; kriteret dhe
procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përfshirë rregullat për përcaktimin e
pagesës; vlerësimin e përmbushjes së detyrave të punës i cili do të përdoret për të
përkufizuar objektivat dhe standardet e punës të pozitave të Fondit për Kuadro dhe
për vlerësimin e punës individuale për secilin anëtar të personelit të përzgjedhur të
Fondit për Kuadro në raport me ato objektiva dhe standarde. Përfitues nga ky fond
për vitin 2014 ishin;
Institucioni Nr.perfituesve Shumat
Zyra e Kryeministrit 9 46,920.00
Ministria për Komunitete dhe Kthim 5 13,950.00
Ministria e Zhvillimit Ekonomik 11 15,840.00
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 15 46,900.00
Ministria e Shëndetsisë 19 34,400.00
Ministria e Punëve të Jashtme 4 7,750.00
Ministria e Punëve të Brendshme 8 13,200.00
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 8 14,800.00
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor 5 10,996.77
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 10 19,270.00
Ministria e Integrimit Evropian 23 41,840.00
Ministria e Infrastrukturës 8 29,550.00
Ministria e Financave 16 62,960.00
Ministria e Drejtësisë 32 41,920.00
Ministria e Diaspores 4 7,200.00
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural 3 1,050.00
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 14 31,950.00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal 13 17,300.00
Ministria e Administratës Publike 15 25,950.00
222 483,746.77
-
Faqe 18 nga 23
8. e-Qeverisja
Rritja e transparencës dhe e qasjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe
ofrimi i shërbimeve të shpejta dhe efikase për qytetarët përmes e–Qeverisjes në
Administratën Publike ka qenë një ndër prioritetet, e Ministrisë së Administratës
Publike (MAP).
Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI) e themeluar sipas Ligjit për Organet
Qeveritare për Shoqërinë e Informacionit, në vitin 2014, ka vazhduar funksionalizimi
e saj me formimin e strukturave te reja organizative dhe plotësimin e stafit.
Me qëllim të avancimit të shërbimeve për qytetarë, biznese dhe institucione, ASHI
gjatë vitit 2014 ka ndërmarrë hapa konkret në monitorimin dhe dokumentimin e
zhvillimeve të e-Qeverisjes në institucione me qëllim të zhvillimit të një platforme
unike të Interoperabilitetit (ndërveprimit automatik të sistemeve elektronike) që del si
kërkesë nga Strategjia për Qeverisje elektronike 2009-2015 dhe Korniza e
Interoperabilitetit të Republikës së Kosovës.
Në fushën e ngritjes profesionale të nëpunësve civil, ASHI gjatë viti 2014 në bazë të
benificioneve që dalin nga kontrata me licenca Microsoft ka trajnuar 14 zyrtarë, prej të
cilëve 5 zyrtarë janë trajnuar në fushë të Interoperabilitetit (BIZ TALK) të sistemeve
elektronike ndërsa pjesa tjetër në trajnime të specializuara për administrimin e bazave
të dhenave dhe infrastruktures serverike.
9. Ndërprerja e Marrëdhënies së Punës në Shërbimin Civil
Marrëdhënia e punës në Shërbimin Civil mund të pezullohet, të ndërpritet dhe
të përfundojë sipas kushteve të parapara me Ligjin e Shërbimit Civil (LSHCK).
Të dhënat për largimet nga Shërbimi Civil gjatë vitit 2014 janë të paraqitura në
pasqyrën tabelore si më poshtë.
Tabela 9. Largime nga shërbimi civil
Largime nga shërbimi civil
Me vetë dëshirë Masë Shkurtim i Pensionim i Pensionim Shkak tjetër(paaft.pëher.Vd.)
displinore pozitës parakohshum.
Totali: 612 156 134 0 18 223 81
Përqindja: 100% 25.50% 21.90% 0 2.94% 36.43% 13.23%
-
Faqe 19 nga 23
Tabela Grafike për Largime nga Shërbimi Civil
9.1 Masat Disiplinore
Në bazë të Rregullores nr. 05/2011 për Procedurat Disiplinore në Shërbimin Civil, e
cila përcakton klasifikimin e shkeljeve të detyrave të punës, procedurat disiplinore
dhe masat që shqiptohen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shkeljet e
detyrave të punës ndahen në:
Shkelje të lehta dhe
Shkelje të rënda –serioze.
Numri dhe lloji i masave të shqiptuara, gjatë vitit 2014, në Institucionet e Nivelit
Qendror dhe Lokal, të grupuara sipas llojit të masës, janë të paraqitura në formën
tabelore si më poshtë.
Tabela 10, Masat Disiplinore
0
200
400
156 134
0 18
223
81
Totali 6012
Numri i masave disiplinore
Të lehta Të rënda
Totali: 228 140 88
Përqindja : 100% 61.40% 38.60%
-
Faqe 20 nga 23
Tabela Grafike për Numrin e Masave Disiplinore për Vitin – 2014
Tabela Grafike për Numrin e Masave Disiplinore për Vitin – 2013
Në vitin 2014, numri i masave disiplinore rezulton i njejtë me vitin 2013.
9.2. Zgjidhja e Kontesteve dhe Ankesave
Zgjidhja e kontesteve dhe ankesave nga marrëdhënia e punës të nëpunësve civilë dhe
të personave të cilët kanë konkurruar në procedurë të rregullt për rekrutim në
Shërbimin Civil, bazohet në Rregulloren nr. 05/2011 për Procedurat e Zgjidhjes së
Kontesteve dhe Ankesave. Nëpunësit civilë kanë të drejtë për ankesë kundër vendimit
administrativ apo çdo shkelje ose lëshimi të rregullave ose procedurave të
përgjithshme administrative, që ndikojnë dhe që kanë të bëjnë me marrëdhënien e tyre
të punës.
0
50
100
150
Të lehta Të rënda
140
88
Totali 228
0
50
100
150
Të lehta Të rënda
148
80
Totali 223
-
Faqe 21 nga 23
Të dhënat mbi numrin dhe tipin e ankesave brenda institucionit (ankesa kundër
procesit të rekrutimit, kundër masave disiplinore të lehta, kundër masave disiplinore
të rënda, kundër rezultatit të vlerësimit të kryerjes së punës, kundër ndërprerjes së
marrëdhënies së punës dhe ankesa në fusha të tjera), si dhe të dhënat për ankesat e
zgjidhura në favor të nëpunësit, janë të paraqitura në pasqyrën tabelore si më poshtë
Tabela 11, ankesat
Viti 2014, ka shënuar rritje të numrit të ankesave për 376, krahasuar me vitin 2013.
Viti 2014, ka shënuar rritje të numrit të ankesave për 346 krahasuar me vitin 2013.
Krahasimete vitit 2013 më vitin 2014 ndaj procesit të rekrutimit nga 83 ose 31.93% në
215 ose 35.48% ,ndaj masave disiplinore të lehta nga 28 ose 10.77% në 43 ose 7.10%,
ndaj masave disiplinore të renda nga 56 ose 21.54 % në 49 ose 8.09%, ndaj vlerësimit të
rezultateve në punë nga 17 ose 6.54% në 65 ose 10.72%, në fusha tjera nga 76 ose
29.23% në 174 ose 28.71% dhe të zgjedhura në favor të nëpunësit nga 45 ose 17.31% në
77 ose 12.71%.2
Numri i ankesave të ushtruara nga ana e nëpunësve civil dhe aplikuesëve për
punësim në Shërbimin Civil të Kosovës në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për
Shërbimin Civil të Kosovës në vitin 2014 është 689 ankesa, këto të dhëna janë siguruar
nga KPMSHCK.
10. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është i paraparë në
aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 101.2 të
Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili zgjidh ankesat e nëpunësve dhe siguron
respektimin e të gjitha rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në
Republikën e Kosovës.
2 Në vitin 2014 janë nxjerrë të dhëna edhe për numrin e ankesave ndaj ndërprerjes të marrëdhënies së punës për 60 N.C apo
9.90%.
Tipi I Ankesa ndaj Ankesa ndaj Ankesa ndaj Ankesa ndaj Ankesa Ankesa Ankesa të Ankesës procesit të masave d. masave d. rezultatit të ndaj ndp.se pu. në fusha të zgjidh.në Rekrutimit të lehta të renda vlerësimit tjera favor të NC
Nr. i ank. 215 43 49 65 60 174 77
Përqindja: 35.48% 7.10% 8.09% 10.72% 9.90% 28.71% 12.71%
-
Faqe 22 nga 23
11. Sfidat
Zbatimi i sistemit të ri të Vlerësimit të rezultateve në punë.
Standardizimi dhe unifikimi i titujve dhe përshkrimeve të vendeve të punes sipas metodologjise
dhe katalogut të vendeve të punës;
Zbatimi i sistemit të klasifikimit, gradimit dhe zabtimi i sistemit të ri të pagave;
Funksionalizimi i të gjitha moduleve të Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve
Njerëzore
Miratimi i Strategjisë së Trajnimit për Nëpunësit Civil 2015 – 2019 dhe Plani i Veprimit;
Plotësim ndryshimi i legjislacionit për SHCK;
Planifikimi i burimeve njerëzore në institucionet e shërbimit civil.
12. Përfundimi
Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me institucionet dhe mbështetjen
e partnerëve ndërkombëtar kanë bërë progres ne reformimin e Shërbimit Civil dhe
Administratës Publike duke plotësuar aktet ligjore dhe nënligjore të nevojshëm,
hartimin e dokumenteve strategjike për ngritjen e kapaciteteve te nëpunësve civil dhe
zbatimin e tyre. Krijimi i Sistemit të Informatave për Menaxhimin e Burimeve
Njerëzore ka lehtësuar proceset e punës për menaxhimin me efikas të Burimeve
Njerëzore në Shërbimin Civil.
Këto reforma kanë ndikuar në krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, të
motivuar dhe profesional i cili do të jetë në gjendje t’u bëjë ballë sfidave zhvilluese
dhe integruese të vendit që Administrata Publike të jetë efikase për qytetarët dhe
bizneset.
Meqenëse aktet ligjore janë kompletuar në tërësi prioritet i Qeverisë dhe MAP-it do të
jetë zhvillimi i burimeve njerëzore, ngritja e kapaciteteve të nëpunësve civilë, njohja e
tyre me metodat, teknikat dhe proceset e administrimit dhe menaxhimit më efikas.