republika e kosovËs – zyra e presidentit republika … · ofruara në deklaratën e këtij...

31
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, dhjetor 2009, nr.14 Presidenti Sejdiu kërkon ndriçimin e të gjitha krimeve të bëra në Kosovë dhe sjelljen e autorëve të tyre para drejtësisë Sejdiu: Argumentet e Kosovës për pavarësinë janë të parrëzueshme Kosova e mbështet vendimin e Presidentit Obama U vu gurthemeli i shtëpisë të Teatrit, Op- erës dhe të Baletit “Dr Ibrahim Rugova” Presidenti Rugova - njeriu që bëri epokë Kushtetutshmëria dhe ligji janë alfa dhe omega e zhvillimit të Kosovës Fjala e Presidentit Se- jdiu në 30-vjetorin e laurimit të Nënës Terezë me Çmimin Nobel Sejdiu përshëndet përmbylljen e seancave dëgjimore në GJND, pret njohje të reja Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 1

Upload: others

Post on 12-Jul-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT

REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, dhjetor 2009, nr.14

Presidenti Sejdiu

kërkon ndriçimin e të

gjitha krimeve të bëra

në Kosovë dhe sjelljen e

autorëve të tyre para

drejtësisë

Sejdiu: Argumentet e

Kosovës për pavarësinë

janë të parrëzueshme

Kosova e mbështet

vendimin e Presidentit

Obama

U vu gurthemeli i

shtëpisë të Teatrit, Op-

erës dhe të Baletit “Dr

Ibrahim Rugova”

Presidenti Rugova -

njeriu që bëri epokë

Kushtetutshmëria dhe

ligji janë alfa dhe

omega e zhvillimit të

Kosovës

Fjala e Presidentit Se-

jdiu në 30-vjetorin e

laurimit të Nënës

Terezë me Çmimin

Nobel

Sejdiu përshëndet

përmbylljen e seancave

dëgjimore në GJND,

pret njohje të reja

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 1

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Presidenti Sejdiu kërkon

ndriçimin e të gjitha krimeve të

bëra në Kosovë dhe sjelljen e au-

torëve të tyre para drejtësisë

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 2

30.11.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu, kërkoi sot ngainstitucionet e drejtësisë që të ndërmarrintë gjitha veprimet e nevojshme për tëndriçuar të gjitha krimet e bëra në Kosovëdhe për dënimin e autorëve të tyre. Presidenti ka përcjellë me vëmendje dheshqetësim zhvillimet e fundit pas prezan-timit të deklaratave publike të një qyte-tari - shtetas i Republikës së Kosovës, përkrimet dhe veprat e tjera tëkundërligjshme të bëra në Kosovë, në tëcilat, sipas tij, ai është pjesëmarrës dhedëshmitar.Presidenti Sejdiu insiston që organet e nd-jekjes dhe të drejtësisë, të Kosovës dhe tëEULEX-it, të ndërmarrin të gjithaveprimet e nevojshme, të parapara meligj, për të ndriçuar të gjitha të dhënat e

ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhepër të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi.Po kështu, Presidenti Sejdiu thërret tëgjithë qytetarët e vendit që, përkundërshqetësimeve, të ruajnë qetësinë dhe tëkontribuojnë në stabilitetin e vendit tonë,duke besuar dhe duke mbështetur institu-cionet vendase dhe ato ndërkombëtare tëdrejtësisë, në veprimin e tyre sa më meefikasitet për zbardhjen e të gjitha rastevetë pandriçuara, si dhe për sjelljen e au-torëve të tyre para drejtësisë.“Unë si president i vendit, sikur edhe derimë tash, do të angazhohem për funksion-imin e plotë të institucioneve të venditdhe të funksionimit të shtetit ligjor dhe tësundimit të ligjit”, ka theksuar PresidentiSejdiu. ◙

Presidenti Sejdiu mori pjesë në cer-

emoninë e dhënies së çmimeve për

Filantropinë Koorporative 2009 01.12.2009. - “Në një kohë kur mungonteshteti i Kosovës të gjithë njerëzit ishinbashkë, të gjithë njerëzit e bizneseve dhe tëvullnetit të mirë”, tha Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ne ceremoninëe dhënies së çmimeve për Filantropinë Koor-porative 2009. Çmimi për Filantropinë Koorporative 2009 uorganizua nga Forumi për Iniciativa Qytetaredhe Fondacioni “Rockefeller Brothers Fund”,me ç’rast u shpërblyen disa nga kompanitë tëcilat kanë kontribuar ne zhvillimin eshoqërisë kosovare.Presidenti Sejdiu tha se unë e quaj vërtetë

një moment historik për Kosovën në një ecjetë re, në një rrafsh të ri të zhvillimeve dhe njëfalënderim i veçantë shkon për të gjithënjerëzit që kanë kontribuar për organizimin ekësaj ngjarjeje të rëndësishme në Kosovë.Mund të them se terreni në Kosovë ështëmjaft i përshtatshëm për një veprimtari kaqtë mirë që del nga shpirti solidar i juaji.“Ka njerëz të shumtë që janë këtu brenda, qëjanë në konkurrencë dhe shumë të tjerë tëcilët nuk janë këtu, që s’kanë mundur të jenëkëtu, por janë pjesë e angazhimeve, pjesë embajtjes së shpirtit të Kosovës për periudhatë gjata kohore. Në një kohë kur mungonte

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 1

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 3

shteti i Kosovës të gjithënjerëzit ishin bashkë, tëgjithë njerëzit e bizne-seve dhe të vullnetit tëmirë . Mund t’ju themvetëm për 3-4 vite nëperiudhën e paraluftësderi në 1998 janë mbled-hur rreth 14 milionëmarka të asaj kohe,vetëm për mirëmbajtjene sistemit shkollor”,theksoi Presidenti Se-jdiu duke folur me këtërast.“Këta njerëz kanë ar-ritur që Kosovën ta mba-jnë me bukë nësolidaritet dhe i quajpavarësisht sasinë, merëndësi cilësinë, të gjithënjerëzit që kanë qenëjashtë vendit por edhe ata që kanë kontribuarnga këtu”, tha Presidenti Sejdiu.Këta njerëz do të vazhdojnë për të kontribuarpër Kosovën, bashkë me miqtë tanë do të njo-hin vlera të reja plus dhe do të ofrojnë vleratë reja plus, vijoi ai.E di se konkurrenca ka qenë e fortë por besojqë ai i cili do të shpërblehet do të jetë i parinë mes të barabartëve dhe të gjithë do tambështesin në ecjen e mëtejshme popullin e

Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike, thaPresidenti Sejdiu, duke ndarë çmimin e parëpër Filantropinë Koorporative 2009, për kon-tribut në nivel kombëtar, që iu dha kom-panisë “Data Project”.Ndërsa çmimin për kontribut në nivel lokal, itakoi kompanisë “Sharrcem”, ndërsa për kon-tributin e medieve iu dha “Radiotelevizionit21”, gjegjësisht emisionit “Edhe unë jamKosovë”. ◙

Argumentet e Kosovës për

pavarësinë janë të parrëzueshme 01.12.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në emër të popul-lit dhe të institucioneve të vendit, shprehmbështetjen e tij të plotë për përfaqësimindinjitoz të Kosovës në Gjykatën Ndërkom-bëtare të Drejtësisë nga përfaqësuesit institu-cionalë, Ministri i Punëve të Jashtme, z.Skender Hyseni, dhe Sër Michael Wood mebashkëpunëtorët e tij. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu falënderon tëgjitha vendet që e kanë mbështetur dhe po ijapin mbështetje Kosovës në këtë procesgjyqësor ndërkombëtar duke theksuar se ar-gumentet e prezantuara për pavarësinë eKosovës janë të qëndrueshme dhe të par-

rëzueshme. “Këtyre argumenteve, përveç atyre historike-juridike dhe bashkëkohëse të zhvillimit tëKosovës dhe të dëshmimit të saj si rast suigeneris, të cilat bazament e kanë vullnetinpolitik të popullit të Kosovës, u shtohen edhezhvillimet pozitive në Kosovë që nga shpalljae pavarësisë e këndej. Kosova ka dëshmuar se është vend i sta-bilitetit të qëndrueshëm, është vend ipranueshëm për të gjithë qytetarët e saj,është vend i respektimit të të drejtave dhelirive njerëzore, është vend i respektimit të tëdrejtave të komuniteteve pakicë sipas stan-dardeve më të larta dhe është vend që ka

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 2

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 4

marrë përgjegjësi si partner i rëndësishëmpër paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe përfqinjësi të mirë dhe bashkëpunim reciprok.Vetë njohjet ndërkombëtare që i janë bërëKosovës dhe anëtarësimi i saj në institucionetndërkombëtare (siç janë Banka Botërore dheFondi Monetar Ndërkombëtar) dhe partner-iteti i rëndësishëm i Kosovës në marrëdhënietbilaterale janë evaluim i ecjes së suksesshmedhe i zhvillimit të Kosovës si vend sovran, i

pavarur dhe demokratik në familjen evendeve të lira.Kosova i ka besuar dhe i beson drejtësisëndërkombëtare dhe pret që shumë shpejt dotë përfundojë ky proces duke e respektuarvullnetin politik të popullit të Kosovës dhe re-alitetin pozitiv të ndërtuar në Kosovënsovrane dhe të pavarur”, ka theksuar Presi-denti Sejdiu. ◙

U vu gurthemeli i shtëpisë të

Teatrit, Operës dhe të Baletit

“Dr. Ibrahim Rugova” 02.12.2009. - Presidentii Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Se-jdiu, sot mori pjesë nëvënien e gurthemelit tështëpisë të Teatrit, Op-erës dhe të Baletit “DrIbrahim Rugova”, nëafërsi të FakultetitTeknik në Prishtinë. Presidenti Sejdiu, dukee vlerësuar ditën esotme si një ditë tëveçantë për të gjithë,theksoi se Shtëpia eTeatrit, Operës dhe eBaletit shënon kulmin epjekurisë kulturore dheshtetërore të një vendidhe se investimi për tëbërë këtë objekt, që kaqenë projekt edhe i Presidentit Rugova,shënon një hap të rëndësishëm të përmbylljestë gjithë asaj pjese të peripecive për të ardhurnë ditën e sotme.“Njerëzit e Kosovës, njerëzit e kulturës dhe tëartit, miqtë tanë nëpër botë që do t’i kemi nëKosovë, do të kenë mundësi më të mirë për tëekspozuar vlerat e tyre”, theksoi Presidenti.Përcaktimi që t’i epet emri i njeriut të madhtë Kosovës, Presidentit Rugova, vijoi Presi-denti Sejdiu, është po ashtu një përkushtimparalel i të gjithëve që të qojmë edhe kështunjë pjesë të amanetit të tij, jo vetëm përnjeriun e letrave jo vetëm për njeriun e kri-

jimtarisë së madhe, jo vetëm për hulumtuesine lashtësisë sonë, por në të njëjtën kohë përnjeriun që vuri themelet e shtetit të Kosovës.Gjithashtu, Presidenti shprehu besimin e tijse investimet që do të bëhen, njerëzit që do tëmerren me punën e kryerjes së objektit, do tëkenë përgjegjësinë më të madhe që kjo tëshkojë shpejtë dhe mirë.Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryemi-nistri Thaçi, ministri i Kulturës i Rinisë dhe iSporteve Valton Beqiri, familja e PresidentitRugova dhe përfaqësues të shumtë të institu-cioneve, të partive politike si dhe të artit e tëkulturës në përgjithësi. ◙

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 3

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 5

02.12.2009. - Merastin e datëlindjessë 65-të të Presiden-tit historik tëKosovës, dr. IbrahimRugova, pasardhësi itij, presidenti i Re-publikës së Kosovës,dr. Fatmir Sejdiuvendosi kuroralulesh dhe bërihomazhe te varri idr. Rugovës. Presidenti Sejdiu thase jemi sot pranëvarrit të dr. IbrahimRugovës, pranë var-rit të njeriut i cilibëri epokë zhvil-limesh në fundin eshekullit të kaluardhe në fillimin ekëtij shekulli.”Unëerdha sot mebashkëpunëtorët emi, një pjesë e të cilëve kanë qenëbashkëpunëtorë të ngushtë edhe të Presiden-tit Rugova sikur edhe unë vet, për të shënuarsimbolikisht krahas gjithë asaj që e bëjmë es-encialisht, ecjen dhe kujtimin e përhershëmpër Presidentin historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova. Njeriun që bëri epokë nëzhvillimet më të rëndësishme të fundshekul-lit të kaluar dhe të fillim shekullit që jetojmëtash dhe njeriu që i mungon shumë Kosovës”,tha Presidenti Sejdiu.Rruga jonë, synim i yni do jetë integrimi iKosovës në BE, në NATO, për të arritur që tërealizojmë synimin dhe vizionin e themeltarittë shtetit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.“Kujtimi për të është i gjithmonshëm, vepra e

Tij, prej kolosit të dijes edhe të luftëtarit përrezistencë dhe liri të vendit, do të jetë fanarndriçues në ecjen tonë të mëtejshme. Për neështë me rëndësi që vizioni i Tij, dhe vizioni igjithë atyre që u shkrinë dhe ranë përKosovën të jetë i realizuar në kuptimin më tëmirë, me Kosovën shtet demokratik, të pros-perimit të përhershëm, dhe me Kosovën qëpandalshëm karshi sfidave që ka, ec në real-izimin e vizionit themelor të trasuar që herët,po edhe të Presidentit Rugova në këtë rast qëështë themeltar i vet shtetit të pavarur tëKosovës, për të qenë të integruar nëBashkimin Evropian, në NATO, për të pasurtë pashkëputshme miqësinë me Shtetet eBashkuara të Amerikës”, vijoi Presidenti Se-jdiu. ◙

Sejdiu: Presidenti Rugova -

njeriu që bëri epokë ”Unë erdha sot me bashkëpunëtorët e mi, një pjesë e të cilëve kanë qenë

bashkëpunëtorë të ngushtë edhe të Presidentit Rugova sikur edhe unë vet, për të

shënuar simbolikisht krahas gjithë asaj që e bëjmë esencialisht, ecjen dhe kujtimin

e përhershëm për Presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Njeriun që

bëri epokë në zhvillimet më të rëndësishme të fundshekullit të kaluar dhe të fillim

shekullit që jetojmë tash dhe njeriu që i mungon shumë Kosovës”, tha Presidenti

Sejdiu

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 4

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 6

Mbretëria e Bashkuar rikonfirmon

mbështetjen e plotë për Kosovën “Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumë paqe, stabilitet bashkëpunim rajonal dhe

perspektiv evropiane”, tha Kryeministri dhe shprehu përkushtimin e institucion-

eve të Kosovës që shumë shpejt Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe

pjesë e NATO-s

02.12.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe KryeministriHashim Thaçi pritën sot Baroneshën AnnTaylor, Ministre për Mbrojtje dhe SiguriNdërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar. Presidenti Sejdiu theksoi të kenë marrë kon-firmimin dhe përkushtimin, si gjithmonë, tëMbretërisë së Bashkuar për mbështetjen eKosovës dhe veçanërisht mbështetje përzhvillimet e demokracisë, të institucionevetona, mbështetje të veçantë në fushën e insti-tucioneve të sigurisë dhe përsosjes së tyre,mbështetje të partneritetit të përbashkët nëecje dhe asociim të Kosovës në mekanizmandërkombëtarë, mbështetje në GjykatënNdërkombëtare të Hagës për Kosovën epavarur dhe sovrane, si dhe mbështetje dhendihmë në procesin e njohjeve të mëtejshmetë Republikës së Kosovës.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu e ka falën-deruar Baroneshën Ann Taylor për inves-

timet e pakursyera të Mbretërisë sëBashkuar në Kosovë, për rolin e veçantë tëforcave të sigurisë të KFOR-it britanik, nërolin e tyre të shkëlqyeshëm në periudha tëgjata kohore, dhe për garancinë e veçantë nënxitjen e zhvillimeve tona të mëtejshme.Ndërkaq, Kryeministri Thaçi tha të kenëprezantuar të arriturat e Republikës sëKosovës, konsolidimin e institucioneve, dukepërfshirë Policinë e Kosovës, Forcat e Sig-urisë së Kosovës dhe Agjencinë e Intelig-jencës.“Pavarësia e Kosovës ka sjellë më shumëpaqe, stabilitet bashkëpunim rajonal dhe per-spektiv evropiane”, tha Kryeministri dhe sh-prehu përkushtimin e institucioneve tëKosovës që shumë shpejt Kosova të bëhetpjesë e Bashkimit Evropian dhe pjesë eNATO-s.Baronesha Ann Taylor, Ministre për Mbrojtjedhe Siguri Ndërkombëtare e Mbretërisë së

Bashkuar,tha se mePresidentindhe Kryem-inistrinkishte bise-duar përzhvillimet efundit këtunë Kosovë,për faktinse gjendja esigurisëtani ështëshumë mëe mirë sesaqë ka qenëpara ca ko-hësh, sidhe për sfi-dat me tëcilat po bal-lafaqohet

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 5

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 7

vendi në aspektin e ndërtimit të institucion-eve civile, në një shoqëri shumetnike. “Ne jemi shumë të kënaqur që gjatë këtyreviteve kemi pasur mundësinë të ofrojmë ngaBritania e Madhe ndihmë në vënien e bazavetë këtyre institucioneve dhe jemi shumë të in-teresuar që të ofrojmë çfarëdo ndihme qëmundemi në të ardhmen”, theksoi BaroneshaAnn Taylor.Ajo u shpreh se Mbretëria e Bashkuar ështënga vendet e para që e ka njohur pavarësinë eRepublikës së Kosovës dhe shprehu kënaqës-inë e saj që këtë shembull e kanë ndjekuredhe shumë vende të tjera.“Është e rëndësishme që tani Kosova kapavarësinë e saj. Megjithatë, ne e dimë se bal-lafaqimi me një rindërtim të këtillë të institu-cioneve civile është sfidë e madhe për cilindovend, prandaj edhe shpesh paraqitet nevojapër ndihmë nga shtetet e tjera. Sidoqoftë, navjen mirë të dimë për përparimin që ështëbërë, por edhe kemi kënaqësinë që të për-

piqemi të ofrojmë ndihmë dhe këshilla kudoqë të mundemi për punën që mbetet për t’ubërë”, tha Baronesha Ann Taylor, e cila përherë të parë po qëndron në vendin tonë. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëvepër mundësinë e përfshirjes së Forcave të Sig-urisë së Kosovës në ndonjë aktivitet ushtarakdiku në botë, me ndihmën e Mbretërisë sëBashkuar, ajo vlerësoi se kemi të bëjmë mendërtimin e forcave të sigurisë në cilindovend, kur fillohet nga e para, duhet të kaloninëpër disa faza dhe mendoj se është rela-tivisht herët për të diçka të tillë në rastin eKosovës.Në planin afatgjatë, vijoi Baronesha AnnTaylor, mund të jetë që të bëhen përpjekje qëtë arrihet një situatë në të cilën, në vend që tëjetë importuese e ndihmës, siç ka qenë në tëkaluarën, Kosova të arrijë në një situatë që tëmund t’u ndihmojë të tjerëve që ballafaqohenme probleme.

Kosova e mbështet vendimin e

Presidentit Obama Institucionet e Kosovës vlerësojnë se investimi që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-

ja kanë bërë dhe po bëjnë në Afganistan dhe në Pakistan do t’i shërbejë paqes dhe

stabilitetit të këtyre vendeve dhe gjithë rajonit

02.12.2009. - Deklaratë e përbashkët ePresidentit të Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit HashimThaçi pas fjalimit të mbrëmshëm të Presi-dentit të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, Barack Obama, në ‘West Point’,Nju-Jork, për hapat e mëtejmë në Afgan-istan dhe Pakistan Duke vlerësuar lart angazhimin e Shtetevetë Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s përpaqen, sigurinë dhe stabilitetin global, pop-ulli dhe institucionet e Republikës sëKosovës mbështesin vendimin e PresidentitObama për dërgimin e forcave shtesëushtarake e civile në Afganistan dhe Pak-istan për të çrrënjosur dhe parandaluar rik-thimin e Al Kaidës në këto vende në tëardhmen.Kosova, si partnere e rëndësishme në kul-tivimin dhe ruajtjen e paqes në rajon dhe

më gjerë, mbështet fuqishëm këtë vendim tëShteteve të Bashkuara të Amerikës,përkushtimi themelor i të cilave ka qenëdhe mbetet gjithnjë krijimi i një ambientimë të mirë dhe më të sigurt për popujt ebotës.Institucionet e Kosovës vlerësojnë se inves-timi që Shtetet e Bashkuara dhe NATO-jakanë bërë dhe po bëjnë në Afganistan dhenë Pakistan do t’i shërbejë paqes dhe sta-bilitetit të këtyre vendeve dhe gjithë rajonit. Jemi të bindur se ky mision do t’u ndihmojëedhe më tej autoriteteve të Afganistanit dhePakistanit që në një periudhë jo të gjatë ko-hore ta menaxhojnë vetë sigurinë dhe sta-bilitetin në këto dy vende e në rajon dhekësisoj t’i realizojnë përpjekjet për t’i kon-soliduar institucionet vendëse dhe për tësiguruar paqen e qëndrueshme dhe pros-peritetin e përgjithshëm të tyre. ◙

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 6

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 8

03.12.2009. - Duke përcjellë me vëmendjezhvillimet e fundit politike, të sigurisëdhe sundimit të ligjit në Kosovë, Presi-denti dhe Kryeministri i Republikës thek-sojnë: Përsërisim përkushtimin dhe angazhimintonë për funksionimin sa më të efektshëmtë shtetit ligjor. Suksesi ynë drejt zhvil-limit dhe integrimeve është thellë ikushtëzuar me sundimin e ligjit dhe kri-jimin e perspektivës për secilin qytetar tëRepublikës së Kosovës.Institucionet vendëse të drejtësisë dheEULEX-i, në kuadër të përgjegjësive qëkanë, do të ndërmarrin të gjitha veprimet

e nevojshme për të siguruar se të gjithaveprat kriminale të periudhës së pasluftëstë hetohen thellësisht dhe të pandikuaranga politika. Kërkojmë distancimin e plotë të politikësnga gjyqësia dhe transparencë të nevo-jshme të mbështetur në ligj. Çdo veprimjashtë institucional është i papranueshëmpër institucionet e Republikës. Edhe këtë herë, ftojmë të gjithë qytetarëte vendit që të ruajnë qetësinë dhe të kon-tribuojnë në stabilitetin e vendit, duke be-suar dhe mbështetur institucionet edrejtësisë në punën e tyre.

Deklaratë e Presidentit Sejdiu

dhe e Kryeministrit Thaçi lidhur

me zhvillimet e fundit në Kosovë

Presidenti Sejdiu mori pjesë në

shënimin e njëvjetorit të vendos-

jes së EULEX-it në Kosovë09.12.2009. - Presi-denti i Republikës sëKosovës, dr. FatmirSejdiu ka marrëpjesë në manifes-timin e shënimit tënjëvetorit të vendos-jes së misionit tëEULEX-it në vendintonë. Në një fjalë mbajturme këtë rast, Presi-denti Sejdiu falën-deroi drejtuesit ekëtij misioni dhevendet prej nga atavijnë për mbështet-jen e vazhdueshmeqë po i japin Kosovëssi dhe përbashkëpunimin e

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 7

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 9

mirë dhe reciprok.“Është bërë një punë e madhe, në një vit tësfidave të mëdha për Kosovën, por kemi zg-jedhur rrugën më të mirë, rrugën ebashkëpunimit, të mirëkuptimit të thellë dhereciprok. Kjo rrjedh si pjesë e mbështetjesdhe si bazë e qëndrueshme e mbështetjes sëmadhe që i është dhënë Kosovës. Kjo rrjedhnga vullneti i madh i të gjitha vendeve tuajapjesëmarrëse në kuadër të EULEX-it dhe tëinvestimeve të mëdha për Kosovën. Kjo vjenedhe për zhvillimet e mira që i kemi bërëbashkë tash e 10 vjet, posaçërisht në dy vitete pas pavarësisë”, theksoi Presidenti Sejdiu.Presidenti Sejdiu u tha të pranishmëve serrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në in-stancat më të larta ndërkombëtare do tëvazhdojë edhe më tej, në bashkëpunim tëndërsjellë me të gjithë vendet përkrahëse tëKosovës, në mënyrë që rruga drejt anë-tarësimit në BE dhe në NATO të jetë sa më eshkurtër. “Kosova do të vazhdojë bashkë me ju objek-tivin e saj për të qenë anëtare e BashkimitEvropian dhe e NATO-s. Shpeshherë pyesinsa do të zgjasë kjo rrugë? Do të punojmë dhedo ta shkurtojmë këtë rrugë nëse punojmë mekëtë sens të bashkëpunimit të tillë. Ne i dimëkriteret të cilat duhet plotësuar. Ato janë jetamë e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës,liria dhe të drejtat për secilin qytetar të Re-

publikës së Kosovës, parandalimi i veprimevetë këqija, sundimi i ligjit, respektimi iKushtetutës dhe i ligjeve të vendit. Nuk shohnjeri në Kosovë, i cili nuk e ka këtë kërkesëqë Kosova të jetë dhe i dashur dhe i perspek-tivës për të gjithë dhe kjo është platformaevropiane dhe e demokracisë”, vijoi Sejdiu.Presidenti Sejdiu tha se fryma ebashkëpunimit dhe e përkrahjes së vazh-dueshme që ju po i jepni Kosovës u dëshmuaedhe tani me rastin e Kosovës në GjykatënNdërkombëtare të Drejtësisë.“Me këtë rast dëshiroj të falënderojë për qën-drimin decidiv të Këshillit të Evropës për nx-itjen e Kosovës për lëvizje më të shpejt. Këtoditë ka zhvillime të bujshme për Kosovën,është një mbështetje e fuqishme e të gjithavendeve që e kanë njohur dhe e kanëmbështetur Kosovën në Gjykatën Ndërkom-bëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Bashkimi Evropian dhe të gjitha vendet ebotës demokratike e dinë arsyen pse Kosovaështë pikërisht e pavarur dhe se është re-spektuar vullneti i popullit të saj të lirë.Prandaj, shkëlqesi, u përcillni falënderimet tëgjitha vendeve tuaja, u thoni se do jetojmë nëpaqe, do të jemi partnerë të paqes dhe të sig-urisë me të gjitha vendet e rajonit me tëgjithë fqinjët tanë. Këto janë mundësitë tonadhe ky është mesazhi ynë”, tha Presidenti Se-jdiu. ◙

Presidenti Sejdiu dhe am-

basadorët e vendeve të Kuintit

vizituan KQZ-nëDuke folur me këtë rast, Presidenti Sejdiu ka theksuar se Kosova më 15 nëntor ka

kapërcyer një sprovë të madhe që ka pasur para vetes në mënyrë të suksesshme

dhe ka shtuar se kjo është meritë e të gjithë atyre që kanë qenë të involvuar në pro-

ces

09.12.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe ambasadorëte vendeve të Kuintit vizituan sot KomisioninQendror Zgjedhor, ku u njoftuan lidhur meecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjetlokale. Duke folur me këtë rast, Presidenti Sejdiu katheksuar se Kosova më 15 nëntor ka kapër-cyer një sprovë të madhe që ka pasur para

vetes në mënyrë të suksesshme dhe ka shtuarse kjo është meritë e të gjithë atyre që kanëqenë të involvuar në proces. “Është meritë në radhë të parë e qytetarëvetë Kosovës, e subjekteve politike, e institu-cioneve, e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,e të gjithë njerëzve që kanë qenë në proces,në një formë a në formë tjetër të angazhuarpër të mbajtur në radhë të parë imazhin e

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 8

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 10

mirë të proceseveelektorale që janë or-ganizuar pas luftësnë Kosovë, për tëdëshmuar vizioninkëmbëngulës tëKosovës në ar-tikulimin e vleravedemokratike, për tëkrijuar në zbatimpraktik realizimin ezotimit apo të ofertëssë madhe se vota egjithë qytetarëveështë e nevojshme.Në këtë rast, me njëinkurajim dhe pjesë-marrje edhe të ko-muniteteve pakicë,posaçërisht të komu-nitetit serb, sepse tëtjerët e kanë kapër-cyer edhe më herët këtë pjesë të sfidës së hez-itimit, dhe të njëjtën kohë, për të bërëkompletimin e imazhit në punën epërgjithshme të institucioneve të vendit”,theksoi Presidenti Sejdiu.Në vijim Presidenti Sejdiu falënderoi edhepër ndihmën e madhe që kanë dhënë për pro-cesin zgjedhor shtetet e ndryshme, përfshirëShtetet e Bashkuara të Amerikës,Mbretërinë e Bashkuar, RepublikënFranceze, Republikën e Italisë RepublikënFederale Gjermane e të tjera.Duke folur për rrjedhën e mirë të zgjedhjevetë 15 nëntorit, me gjithë vërejtjet që janë nor-male për një proces zgjedhor, Presidenti Se-jdiu tha se kemi hyrë në obligimin e madh qëmë 13 dhjetor ta përfundojmë mirë ciklin. “Është balotazhi në 21 komuna. Unë besoj sedo të jetë më lehtë për shumë arsye. E para,është bërë një verifikim i mirë i potencialit in-stitucional për t’u përballur suksesshëm mesfidën dhe tash është një përvojë. E dyta, kenishënuar pjesët ku nuk ka shkuar krejt siduhet në vlerësimet e juaja dhe mund të kor-rigjohet në proces. E treta, keni shënuarvendet ku eventualisht duhet investim më imadh që të mos ndodhin çështje që në njëformë a në formën tjetër mund të jenë pjesëqë mund të pengojnë procesin si duhet dhe e,katërta, unë besoj që në këtë pjesë që unë equaj një ushtrim të mirë, keni arritur shpe-

jtësinë e mirë që rezultatet e balotazhit tëdalin më shpejt”, tha Presidenti Sejdiu dukeiu drejtuar anëtarëve të KQZ-së.“Kur kamë bërë emërimet e Juaja, Ju jeni be-tuar në Kushtetutë dhe në Ligj, në asnjë partipolitike, por jeni betuar që të respektoni dhetë zbatoni Ligjin dhe Kushtetutën Ai ështëmandat themeltar i Juaji dhe besoj se kymandat do të jetë i tillë në funksionin e plotëkur të realizoni misionin e zbatimit të ligjit,të zbatimit të Kushtetutës, sepse gjithë këtobashkë përbëjnë standardet e jetës sonë nëecje, në zhvillim”, vijoi Presidenti Sejdiu.Në fund, Presidenti Sejdiu ka çmuar rolin ePolicisë së Kosovës në mbarëvajtjen e procesitzgjedhor.”Dëshiroj të çmoj rolin e Policisë së Kosovës.Policët nuk do të jenë në proces për repre-siven por do të jenë në pjesën e rendit dhesigurisë normale që mund të jetë e efektshmedhe e nevojshme si në çdo shtet demokratik”,tha Presidenti Sejdiu.Ai gjithashtu ka folur edhe për rolin e me-dieve. “Çmoj në veçanti rolin e mjeteve të in-formimit. E di se mund të ketë dikush ndonjëanim të një grupacioni politik a të një tjetri,që është krejt normale. Por, përgjithësisht,dëshiroj të them se ka qenë përcjellje e din-jitetshme, e zhvillimeve më të rëndësishmeqë ka kapërcyer populli i Kosovës në kohën efushatës elektorale”, tha Presidenti Sejdiu. ◙

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 9

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Sejdiu: Kushtetutshmëria dhe

ligji janë alfa dhe omega e

zhvillimit të Kosovës Duke folur për zhvillimet e fundit, pas “rastit Bllaca”, Presidenti Sejdiu tha se

hetimet duhet të shkojnë në rrugën e vet dhe puna më e mirë që mund të bëhet

është jashtë politikës dhe se asnjë interferencë politike nuk do të ishte e dobishme

për procesin e hetimeve. Ai gjithashtu shtoi se ka nevojë të urgjencës për të pasur

ndriçimin e secilit rast

09.12.2009. - Presidenti Sejdiu gjatë takimitë sotëm me shefin e EULEX-it, Yves deKermabon, në të cilin u bisedua për zhvil-limet e përgjithshme në vend dhe për sfidattë cilat janë përpara, tha se vizioni i për-bashkët është që Kosova të shpejtojë hapat esaj në proceset e integrimeve drejtBashkimit Evropian dhe NATO-s. Aigjithashtu shtoi se kushtetutshmëria dheligji janë alfa dhe omega e përcaktimit dhe embështetjes sonë për ecjet dhe zhvillimet eKosovës si shtet sovran dhe i pavarur. Presidenti Sejdiu theksoi se mbështetja ngaEULEX-i do të vazhdojë, në partneritet meinstitucionet e vendit, dhe do të ketëbashkëpunim të mirë edhe me institucionete tjera, me KFOR-in, që është në një mandatspecifik, pavarësisht procesit të reduk-timeve, i cili shkon në përputhshmëri të plot

me stabilitetin e vendit.Duke folur për zhvillimet e fundit, pas“rastit Bllaca”, Presidenti Sejdiu tha sehetimet duhet të shkojnë në rrugën e vetdhe puna më e mirë që mund të bëhet ështëjashtë politikës dhe se asnjë interferencëpolitike nuk do të ishte e dobishme për pro-cesin e hetimeve. Ai gjithashtu shtoi se kanevojë të urgjencës për të pasur ndriçimin esecilit rast.“Nuk dua të paragjykoj se a është apo nukështë e vërtetë, cili duhet të jetë rezultati,por është çështje e prokurorisë, e gjyqësorit,që në kombinimin e punës së tyre do të japinrezultatin final”, theksoi Presidenti Sejdiu.Gjithashtu, Presidenti tha se janë zotimetabsolute, do të veprohet në mënyrë efikaseedhe nga ana e EULEX-it, dhe kemi nevojëqë të shpejtojmë hapat në procesin e re-

formimit të gjyqësorit.“Gjyqësori dhe të gjithëmekanizmat e kësaj fushe,si pjesë të pushteteve tëndara, do të jenë nëefiçencë të plotë dhe nëavantazhe në kuptimin epërballjes me të gjithafenomenet, që mund t’ikemi, korrupsionin edhekrimin e organizuar, sidhe ndriçimin e veprave tëkryera në periudha të cak-tuara kohore. Mendoj seështë prehje për të gjithëqytetarët e Kosovës, padallim, që e vërteta tëdalë, në kuptimin e tëvërtetës së elaboruar meargumente në mënyrën

1 Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 11

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 10

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

më të mirë. Besoj se kjo mbështetje sa i për-ket EULEX-it, prezencës dhe institucioneveqë këta kanë, nuk do të mungojë”, theksoiPresidenti.Presidenti Sejdiu dhe z. Kermabon mohuantë ketë ftohje të marrëdhënieve në mes tëEULEX-it dhe institucioneve të vendit dhevlerësuan se institucionet e Kosovës dheEULEX-i kanë bashkëpunim të mirë dhe seky bashkëpunim do të thellohet edhe më tej.Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon, tha seme rastin e përvjetorit të parë të Misionit tëEULEX-it, ka ardhur për ta falënderuarPresidentin dhe popullin e Kosovës përmbështetjen që i kanë ofruar gjatë këtij vititë parë dhe qenësor të bashkëpunimit.Siç e dini, vijoi ai, vendimi i 27 shteteveanëtare të BE-së për ta dërguar këtë misionnë Kosovë dëshmon qartë përkushtimin eBE-së për integrimin evropian të Kosovës, sipjesë e perspektivës evropiane të BallkanitPerëndimor.Ai tha se nevoja për krijimin e një sistemifunksional dhe civil të sundimit të ligjitështë qenësore për Kosovën, në mënyrë qëKosova të zhvillohet si shoqëri e cila mundtë përparojë në aspektin demokratik, finan-ciar, shoqëror dhe kulturor.“Këshilli i BE-së theksoi dje se sfidat krye-sore mbesin në Kosovë. Këto sfida kanë tëbëjnë me sundimin e ligjit dhe luftimin e ko-rrupsionit dhe të krimit të organizuar. Këtojanë sfidat e tona të përbashkëta, të cilatpopulli i Kosovës, institucionet e Kosovësdhe EULEX-i duhet të përpiqen t’i zgjedhinsë bashku. Kjo nuk mund të arrihet nëmënyrë të izoluar, por për ta arritur këtëlypset bashkëpunim në nivel lokal dhe ra-jonal, përfshirë nivelin e BE-së”, theksoi z.Kermabon.Duke folur për të arriturat e Kosovës, që ngaviti 1999 e këtej, z. Kermabon tha se Kosovaqë nga ajo kohë ka arritur shumë, por ndër-timi i një sistemi funksional të sundimit tëligjit nuk ndodh brenda ditës dhe nevojitetkohë për zhvillimin e procedurave gjyqësoredhe hetimeve të ndërlikuara, siç duhet kohëedhe për krijimin e një korpusi të gjyqtarëvedhe prokurorëve vendas.Ai premtoi se EULEX-i do të jetë këtu që tambështesë Kosovën në përmirësimin e mëte-

jmë të situatës dhe se suksesi i Kosovës lid-het drejtpërdrejt me suksesin e EULEX-itdhe të BE-së.“Kur flasim për rezultatet, unë e di se pop-ulli mund të jetë i shqetësuar, por ju mundta keni parë sot në disa artikuj që kanë tëbëjnë me rezultatet që janë arritur nëdrejtësi dhe e dini se, p.sh., kemi rastin eprokurorisë e cila është duke i trajtuar mëshumë se 1000 raste, kemi marrë më shumëse 50 aktgjykime dhe kemi rihapur gjykatënnë Mitrovicë”, theksoi Kermabon.Ndërkaq, duke iu përgjigjur një pyetje tëgazetarëve për zhvillimet e fundit në fushëne drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, ai thase kanë mbetur ende shumë çështje për t’utrajtuar. Kemi raste shumë të ndërlikuara,por ju megjithatë duhet të kuptoni se kjoështë shumë e rëndësishme për të gjithë,sepse kur flitet për sundimin e ligjit, flitetpër drejtësinë, e drejtësia është processhumë i ndërlikuar, proces shumë i gjatë,tha Kermabon.“Duhet të kontrollojmë çdo hollësi, nëse syn-ojmë një drejtësi të vërtetë, të paanshme dhetë ekuilibruar, ndërsa për ta bërë këtë, keminevojë të punojmë me sinqeritet dhe nëmënyrë që pavarur e konfidenciale.Drejtësia nuk është proces negativ dhe men-doj se çdokush duhet ta kuptoj këtë”, theksoiai. Gjithashtu, në interesimin e gazetarëve përmë shumë informacione për “rastin Bllaca”,shefi i EULEX-it tha se në këtë rast, edhenjë herë, duhet t’i presim procedurat gjyqë-sore. “Është rast shumë i ndjeshëm, të gjithë edinë. Një mori njerëzish flasin për këtë. Por,mendoj se tani kemi të bëjmë me anën medi-ale të medaljes, por kemi edhe anën gjyqë-sore të saj. Gjyqtarët dhe prokurorët popunojnë. Ju e dini se z. Bllaca është marrënë pyetje para një jave, se është dërguar tegjyqtari dhe se gjyqtari ka urdhëruar që aitë dërgohet në arrest shtëpiak. Dhe ja kujemi tani. Duhet t’i lëmë organet e drejtësisëta bëjnë punën e tyre dhe kur të kemindonjë informatë, gjegjësisht kur gjyqtariapo prokurori të kenë ndonjë informatë, nedo t’ju informojmë për vendimet e tyre”, thaz.Kermabon. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 12

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 11

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Faler: Hungaria e dëshiron sa më

parë Kosovën në Evropë09.12.2009. - “Republika eKosovës ka vetëm njëvizion dhe ky është inte-grimi në BashkiminEvropian dhe në NATO”,theksoi Presidenti i Repub-likës së Kosovës, dr. Fat-mir Sejdiu gjatë një takimiqë pati sot me z. JenoFaler, Sekretar i Shtetitdhe ZëvendësministërPunëve të Jashtme i Hun-garisë. Duke shfaqur besimin epopullit dhe të institucion-eve të vendit se përkrahjae Hungarisë për jetësimine këtij synimi madhor tëKosovës nuk do të mungojëasnjëherë, Presidenti Se-jdiu theksoi se Hungariaështë ndër vendet e para që e kanë njohurpavarësinë e Kosovës.“Hungaria ka qenë vazhdimisht pjesë erëndësishme e mbështetjes ndërkombëtarepër vendin tonë, ndaj ne jemi të përkushtuarqë këtë frymë të mirë të bashkëpunimit tavazhdojmë e ta thellojmë”, vijoi Presidenti Se-jdiu. Ndërkaq, z. Jeno Faler e siguroi PresidentinSejdiu se Hungaria do të jetë gjithmonë e in-teresuar për të investuar në Kosovë dhe për

të punuar për Kosovën. “Ne kemi njerëzit tanë në EULEX dhe nëKFOR dhe do të vazhdojmë t’u japimpërkrahje të plotë aspiratave të Kosovës përintegrim në Bashkimin Evropian dhe nëNATO”, tha z. Jeno Faler. Ai angazhua përthellimin e bashkëpunimit në mes dyvendeve, sidomos në fushë të ekonomisë,ndërsa, sa i përket dimensionit politik, rikon-firmoi se se Hungaria e dëshiron Kosovën tëintegruar sa më shpejt në Evropë. ◙

Presidenti Sejdiu shtroi drekë

për fëmijët e fshatit “SOS –

Kinderdorf”

09.12.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Zonja e Parë evendit Nezafete Sejdiu pritën fëmijët e fshatit“SOS – Kinderdorf”. Gjatë drekës së përbashkët me fëmijët,edukatoret dhe mësueset e këtij institucioniPresidenti Sejdiu u interesua për shëndetin

dhe sukseset e tyre në mësime, si dhe u prem-toi fëmijëve organizimin e një ekskursioninëpër Kosovë në pranverë.Ky takim, është në vazhdën e takimeve tradi-cionale të Presidentit dhe të Zonjës së Parëme këta fëmijë. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 13

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 12

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Presidenti Sejdiu u nderua me

titullin Anëtar Nderi i Shoqatës

së Kontabilistëve të Çertifikuar

dhe Auditorëve të Kosovës 10.12.2009. - President i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në cere-moninë e organizuar nga shoqata eKontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëvetë Kosovës, me rastin e pranimit të kësaj or-ganizate si anëtare me të drejta të plota nëFederatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu i përgëzoianëtarët e kësaj shoqate për rezultatet e ar-ritura, për punën e mirë që janë duke e bërëdhe për kontributin e vazhdueshëm që pojapin për zhvillimin e shtetit të Kosovës. “Unëmund të them se nga pjesët e mira që Kosovai ka bërë në zhvillimet e saj të përgjithshmeështë qasja shumëdimensionale në të gjithasegmentet e rëndësishme.Prandaj, vijoi Presidenti, pavarësisht se jugëzoni trajtimin apo keni statusin e pavarur,unë them se jeni jetësisht të orientuar që tëbëheni pjesë kreative e punës për ecjet, përzhvillimet tona të suksesshme si shtet.Duke folur më tej për rolin e veçantë të kësajshoqate, Presidenti Sejdiu tha se nuk mund

të ketë raporte të mira të progresit përshtetin tonë, po qe se llogaria e deritashme ejona nuk është e pastër.”Asnjë raport i progresit, i zhvillimeve tëpërgjithshme të një shteti nuk mund të jetë ikompletuar mirë pa e pasë të pastër llogarinëe veprimeve tona të deritashme. Ju kishalutur juve që jeni këtu, por edhe të tjerët qëjanë të lidhur në segmente të caktuara me ju,të jeni vrojtues objektiv, të jeni “hatri” i zhvil-limit të Kosovës edhe në këtë pjesë të rëndë-sishme të shtetësisë. Të jeni njerëzit që bënisinjalet më të mira në kohë, për atë se ështëpunuar mirë dhe për atë që s’është punuarmirë. Sepse, mund të bëhen analiza edhe tësegmenteve të tjera në veprimtari tëndryshme shtetërore, por kjo pjesë e rrumbul-lakon qoftë një vit buxhetor, një vit kalen-darik, ose një bazë për ecje në vitin tjetër dhenë vitet tjera që do të vijnë”, vijoi PresidentiSejdiu.Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu tha senëse bëjmë projektet dhe analizat më të mira,

në strukturë të mirë të ndërlidhjes memekanizmat e shtetit, ne do t’ia dalimsikur që ia kemi dalë deri tash. Presidenti në fjalën e tij tërhoqi vërejt-jen se edhe tek auditorët nganjëherëbëhet një auditim i brendshëm apo ipërgjithshëm, andaj, për hirë të dikujtapo i shtyrë nga dikush për të dalë llog-aria zero- zero në fund, andaj vijoiPresidenti, mos e bëni atë për hatër tëaskujt, as për hatrin tim, e them tash siPresident, as për hatër të njerëzve tëqeverisë, as njerëzve të institucionevetjera sepse mashtrohemi keq, dhe s’nadel si duhet pastaj ecja tjetër.Në këtë ceremoni, Presidenti Sejdiu underua me titullin Anëtar Nderi iShoqatës e Kontabilistëve të Çerti-fikuar dhe Auditorëve të Kosovës. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 14

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 13

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Presidenti Sejdiu mbështet

fuqizimin e rolit të të rinjve në

shoqëri Në fjalën e tij mbajtur me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se Kosova ka një rini të

arsimuar, të shëndetshme dhe të njerëzishme, e cila e do shansën e vet dhe së cilës

duhet krijuar hapësira më të mëdha të pjesëmarrjes në të gjitha proceset në kri-

jimin e politikave, por edhe në zbatimin tyre

10.12.2009. - Presidentii Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Se-jdiu mori pjesë në kon-ferencën e organizuarnga “Qendra RinoreFisnikët”, në partner-itet me Ministrin e Kul-turës Rinisë dheSportit, e mbështeturnga forum SYD të fi-nacuar nga SIDA e cilakishte për qëllimpasqyrimin e rolit të ak-terëve për fuqizimindhe pjesëmarrjen e tërinjve në proceset përimplementimin e poli-tikave rinore. Në fjalën e tij mbajturme këtë rast, PresidentiSejdiu tha se Kosova kanjë rini të arsimuar, tëshëndetshme dhe të njerëzishme, e cila e doshansën e vet dhe së cilës duhet krijuarhapësira më të mëdha të pjesëmarrjes në tëgjitha proceset në krijimin e politikave, poredhe në zbatimin tyre.Presidenti i bëri thirrje Ministrisë së Kul-turës, Rinisë dhe Sportit që në fokusinthemelor ta ketë dhënien e mundësisë dheangazhimin paralel të të gjitha potencialevetë reja në projekte të rëndësishme për zhvil-limin e Kosovës.“Zhvillimi i vendit nuk mund të bëhet paqenë e angazhuar e gjithë struktura emoshave e veçanërisht në rolin e veçantë tërinjtë”, theksoi Presidenti.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se Kosovaduhet të bëje “luftë” të veçantë që të kthejëresurset e veta njerëzore që janë jashtë, kra-

has këtyre që janë në vend. Në këtë kontekst, Presidenti përmendi num-rin shumë të madh të të rinjve të Kosovës tëcilët kanë studiuar ose janë duke mbaruarstudimet jashtë vendi.“Numër shumë i madh i i të rinjve të Kosovëskanë studiuar ose janë duke mbaruarstudimet jashtë vendi, një pjesë e së cilëvejanë kthyer, por edhe shumë nga ata presinftesën tonë për të dhënë kontributin këtu.Kthimi i tyre do të ishte një humbje shanse eprofitit më të madh që mund ta kenë tash përtash atje, por e gjejnë profitin më të madh përvendin e tyre dhe kjo mund të quhet atd-hetaria e njerëzve për vendin e vet”, theksoiPresidenti Sejdiu.Në këtë konferencë, një fjalë rasti e mbajtiedhe z.Valton Beqiri, Ministër i Kulturës Rin-isë dhe Sportit. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 15

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 14

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Fjala e Presidentit Sejdiu në

akademinë solemne me rastin e

30-vjetorit të laurimit të Nënës

Terezë me Çmimin NobelTridhjetë vjet më parë, Nëna Terezë teksa po dilte nga manifestimi solemn i pra-

nimit të çmimit “Nobel”, duke ia nënshkruar Dom Lush Gjergjit një foto-portret të

sajin, i shkroi këto fjalë: “Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar.

Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në

gjithë botën. Lutnu shum për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une

lutem për juve”

10.12.2009. - Të nderuar drejtues të institu-cioneve të vendit, Të nderuar ministra dhedeputetë, Të nderuar ambasadorë të akredi-tuar në Prishtinë, Të nderuar përfaqësuesittë institucioneve arsimore, shkencore e kul-turore, Të nderuar përfaqësues të klerit,

Të nderuar përfaqësues të medieve,Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,Zonja e zotërinj,Tridhjetë vjet më parë, Nëna Terezë teksa podilte nga manifestimi solemn i pranimit tëçmimit “Nobel”, duke ia nënshkruar Dom

Lush Gjergjit një foto-portret të sajin, i shkroikëto fjalë: “Une gjithmon e kam në zemërpopullin tem Shqiptar. Shum luti Zotin qëpaqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjithafamiljet tona, në gjithë botën. Lutnu shumpër fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat emija. Une lutem për juve”.Këto fjalë, të shkruara me thjeshtësi e sin-qeritet, tregojnë shpirtin e rrallë të NënësTerezë. Fjalia e parë - Une gjithmon e kam nëzemër popullin tem Shqiptar – dëshmonpërkushtimin dhe dashurinë e saj për kombintë cilit i përkiste. Ndajfolja gjithmonë vetëm

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 16

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 15

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

sa e përforcon këtë lidhje të pashkëputshmetë saj me fatin e rëndë të kombit shqiptar nëshekullin njëzet. Prandaj, ajo lut shumë Zotinqë “Paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në tëgjitha familjet tona, në gjithë botën”.E vetëdijshme për gjendjen e vështirë të mi-jëra familjeve shqiptare në atë kohë, NënaTerezë lutet që Paqja e Hyjit të zbresë në tëgjitha familjet tona, në të gjitha familjet tonashqiptare, të cilave asokohe iu mohohej edhee drejta e lutjes. Por, Nëna Terezë nuk engushton rrethin e njerëzve për të cilët lutet.Ajo ishte shqiptare e lindur në Shkup, meprindër nga Kosova, të cilët e kishin edukuarnë frymën e vërtetë të shpirtit shqiptar, nëfrymën e dhembshurisë, të humanizmit dhetë dashurisë për njeriun. Ndaj, lutja e sajnjeh shkallëzimin ngjitës dhe zgjerohet nëtërë botën, bëhet universale, ashtu siç ishtezemra e saj. Nëna Terezë, misionare e paqes dhe edashurisë, lut Zotin që t’u japë paqen e Tij tëgjitha familjeve të botës. Për t’u kthyer nëfjalitë vijuese, në thelbin e përkushtimit tësaj jetësor e shpirtëror, në përkushtimin,dhembjen dhe lutjen për të varfrit, përfukaratë e saj.Nëna Terezë e mahniti botën me luftën e sajunikate. Ajo nuk kishte asnjë armë, asnjëforcë, asnjë metodë detyrimi ndaj të tjerëve.Ajo kishte vetëm lutjen dhe sakrificën e pan-dalur për të tjerët, për të braktisurit, për tësëmurët, për të pashpresët. Ajo ishte vetë sh-presa e tyre në këtë jetë, ishte dielli që uasillte agun e ditës së re, ishte hëna që uahiqte terrin që kishte pllakosur jetët skam-nore.Nëna Terezë, bijë e urtë e popullit shqiptar,është personalitet i rrallë edhe i Kishës Kato-like Shqiptare. Ajo e vazhdoi në mënyrëshembullore udhën e madhe të Papa Klemen-tit, Pjetër Budit, Atë Shtjefën Gjeçovit dheshumë e shumë misionarëve të tjerë, qëdhanë aq shumë për fe e për atdhe, duke unisur nga besimi i thellë se vetëm duke ushërbyer të tjerëve mund ta fitosh paqen dheparajsën e Zotit dhe njëkohësisht të jesh i do-bishëm për veten dhe për popullin tënd. Nëna Terezë, pa dyshim, është bijë dhe nënëe gjithë njerëzimit. Ajo është shqiptare, po,gjithashtu, është edhe indiane, italiane,amerikane, angleze… Të gjithë duan ta iden-tifikojë si të tyren, të gjithë duan të shëm-

bëllejnë me të. Dhe kanë të drejtë, sepse ajonuk ishte vetëm jona, vetëm e ne shqiptarëve,por ishte e botës mbarë, e gjithë njerëzimit.Që në moshë të njomë ajo ndoqi udhën e sajjetësore dhe mori udhën e largët drejtKalkutës. Me vetëdije të plotë dhe me qël-limin e lartë për t’ua zgjatur dorën e ndihmësatyre që kishin mbetur të harruar në lymin evrazhdësisë së jetës dhe mizorisë së mjerimitsocial, ajo braktisi familjen e dashur, lavendlindjen dhe iu përkushtua me tërë sh-pirtin shërbimit për të varfrit. Ndaj, mund tëthemi lirisht se Nëna Terezë është mishërim itë gjitha virtyteve më të mira të njeriutshqiptar, por edhe të njeriut të botës. Ajoështë shembull i papërsëritshëm i flijimit tëpërditshëm për njerëzit e lënë, është shem-bull i besimit në Zotin dhe në Njeriun.

Të nderuar pjesëmarrës, Rrallëkush në botën moderne mund të kraha-sohet me Nënën Terezë sa i përket namit dhedashurisë që ajo gëzonte anekënd globit.Mirënjohjet dhe epitetet që fitoi ajo për tëgjallë nuk mund të numëron. Vërtet, Nëna Terezë e fitoi çmimin Nobel përPaqe më 1979, por më parë ajo kishte fituarnjë çmim shumë më të madh, kishte fituardashurinë dhe qindra-miliona njerëzve nga egjithë botës, kishte fituar nderimin e përher-shëm të njerëzve pa dallim kombi e besimi.Prandaj, themi se ajo është njësoj e tëgjithëve, e krishterëve dhe e myslimanëve, etë pasurve dhe e të varfërve. Ajo është shem-bulli më i shkëlqyeshëm i pastërtisë njerëzoredhe i dashurisë për njeriun pavarësisht sta-tusit të tij shoqëror. Nëna Terezë u nderua me çmimet më tëmëdha që jep sot bota. Përveç Nobelit, ajomori edhe shumë mirënjohje të tjera shumëprestigjioze si: Çmimi “Pamada Shir” (1962),mirënjohja më e madhe kombëtare indiane,Çmimi “Papa Gjoni XXIII për Paqe” (1971),mirënjohja e parë e madhe nga Kisha Kato-like, e cila iu dha nga vetë Papa Pali VI,Çmimi “Gjon Kenedi” (1971), Çmimi “Nehru”,Çmimi “Nëna e të gjitha nënave” (1973),Çmimi “Medalja e Lirisë” (1985), i cili iu dhanga vetë Presidenti amerikan Ronald Regan. Më 28 tetor 1996, Presidenti historik iKosovës, dr. Ibrahim Rugova e shpalli NënënTerezë “Qytetare e Nderit e Republikës sëKosovës”, ndërsa në të njëjtin vit, Presidenti i

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 17

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 16

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

atëhershëm iShqipërisë,dr. SaliBerisha enderoi NënTerezë më“Urdhrin eArtë të Popul-lit Shqiptar”. “Nëna Terezëka tejkaluarpersonalishthumnerën qëekziston mestë varfërvedhe të pa-surve. Vizionii saj i din-jitetit njerë-zor ka ngriturnjë urë”, ar-syetonte tridekada mëparë dr. GjonSanesvendimin e Komitetit Nobel për Paqe, derisapo ia dorëzonte mirënjohjen Nënës Terezë nëUniversitetin e Oslos.Vlerësime të këtilla, të cilat shprehin konsid-eratat më të larta për figurën e Nënës Terezëkanë dhënë personalitet më të shquara tëkohës sonë, si Papa Gjon Pali II, Presidentiamerikan Bill Klinton, Kryeministri britanikToni Bler, Presidenti Italian Sandro Pertini,Presidenti frances Zhak Shirak etj.

Pjesëmarrës të nderuar të kësaj akademiesolemne,Duke i pasur parasysh të gjitha virtytet dhecilësitë e rralla njerëzore e kombëtare tëNënës Terezë, duke pasur parasysh veprën esaj të madhe jetësore, si dhe duke u mbështe-tur në përgjegjësitë dhe kompetencat që kamsi President i vendit, pas konsultave edhe meMinistrinë e Kulturës, me përfaqësuesit eklerit dhe me përfaqësues të shquar të komu-nitetit tonë kulturor, kam marrë vendim që tëshpall vitin 2010, vitin që shënon njëqindvje-torin e lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, “Vit tëNënës Terezë”. Me këtë, njëkohësisht,deklaroj se jap Patronazhin tim për të gjithaveprimtaritë që Ministria e Kulturës dhe in-stitucionet e tjera shkencore, arsimore e kul-

turore do të organizojnë për ta nderuar e përta lartësuar emrin e ndritur të Nënës Terezë. Sivjet, simbolika e ditës së sotme, 10 Dhje-torit – Ditës së të Drejtave të Njeriut, për nebashkëkombësit e Nënës Terezë kadomethënie të shumëfishtë, sepse përkonpikërisht me ditën kur bija jonë, NënaTerezë, kjo luftëtare e madhe për të drejtat enjeriut dhe për dinjitetin njerëzor përgjithë-sisht, u nderua me mirënjohjen më të madhepër paqe, me çmimin “Nobel”. Uroj që ky vit të përshkohet me veprimtari tëmirëfillta shkencore e kulturore, në mënyrëqë sadopak, si institucione të Republikës sëpavarur të Kosovës, t’i dalim borxhit kësajbije të madhe të popullit shqiptar, kësaj nënemadhështore të gjithë njerëzimit.Bota na njeh më mirë nëpërmjet NënësTerezë. Ne na mbetet të mësojmë prej saj sita duam më shumë botën, botën e sotme të di-versiteteve dhe të kundërthënieve të përher-shme.Nëna Terezë botërisht u shpall “Personalitet iShekullit XX”. Shpallja e vitit 2010 “Vit iNënës Terezë” është një mirënjohje jona evogël për këtë bijë të madhe të botësshqiptare dhe të gjithë njerëzimit.Ju faleminderit! ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 18

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:19 PM Page 17

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Sejdiu përshëndet përmbylljen e

seancave dëgjimore në GJND, pret

njohje të reja të shtetit të Kosovës11.12.2009. - Me rastin e përfundimit tëseancave dëgjimore në Gjykatën Ndërkom-bëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, Presi-denti i Republikës së Kosovës, dr.FatmirSejdiu shpreh konsideratën e lartë për urtës-inë e udhëheqjes së procesit nga ana eGjykatës dhe njëherit shpreh falënderiminpër të gjitha vendet, të cilat, përmes përfaqë-suesve të tyre, prezantuan edhe një herë ar-gumentet e fuqishme, të cilat kanë qenë edhedeterminuese për pavarësinë e vendit. Delegacioni i Republikës së Kosovës ka bërënë GJND një prezantim shumë të suk-sesshëm, duke ritheksuar se pavarësia eKosovës është shpallur sipas vullnetit të pop-ullit dhe në përputhje të plotë me të drejtënndërkombëtare dhe duke ofruar argumente tëmjaftueshme për ta dokumentuar këtë.Presim se edhe zhvillimet në vijim do të kenëepilogun e tyre të drejtë, duke evaluuar pozi-tivisht të gjitha zhvillimet që ka kapërcyer

Kosova, si argumente të qëndrueshmërisë sështetit.Kërkesa për ta pasur këtë shqyrtim nëgjykatë nga ana e Serbisë, e cila ka pretend-uar ta mbajë Kosovën si koloni të vazh-dueshme dhe me dhunë, ka qenë një tentimpër të penguar proceset e zhvilluara pozitivenë Kosovë dhe të njohjeve ndërkombëtare, qëpo i bëjnë vendet anekënd botës.Jemi shumë të bindur se, edhe shumë prejvendeve që, për një arsye a për një tjetër,kanë pritur seancat dëgjimore në GjykatënNdërkombëtare të Drejtësisë, do të marrinqëndrim të drejtë me njohjen e shtetit tëKosovës dhe mbështetjen e saj për anë-tarësim edhe në mekanizmat e tjerëndërkombëtarë, siç kanë vepruar edhe merastin e anëtarësimit të Kosovës në FondinMonetar Ndërkombëtar dhe BankënBotërore. ◙

Mesazhi i Presidentit Sejdiu me

rastin e zgjedhjeve në balotazh të

13 dhjetorit11.12.2009. - Të dashur qytetarë të Repub-likës së Kosovës, Këtë të diel, më 13 dhjetor,në vendin tonë organizohet balotazhi i zgjed-hjeve për kryetarë të 21 komunave të Repub-likës së Kosovës. Kështu, edhe do tëpërmbyllet procesi zgjedhor për pushtetinlokal, i pari pas pavarësisë së vendit. Këto zgjedhje janë të rëndësisë së veçantë përRepublikën e Kosovës, sepse janë organizuarnga institucionet vendëse, me monitorim dhepërkrahje ndërkombëtare. Më 15 nëntor, Kosova ka kapërcyer nëmënyrë të suksesshme një sprovë të madhedhe kjo është meritë e të gjithë atyre që ishintë përfshirë në këtë proces – e qytetarëve padallime etnie, e subjekteve politike dhe e in-

stitucioneve të tjera, të cilat punuan për për-gatitjen dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve tëpara lokale në shtetin tonë sovran dhe tëpavarur.Këto zgjedhje kanë forcuar imazhin e mirë tëproceseve elektorale të organizuara pas luftësnë Kosovë, si dhe kanë ridëshmuar vizionin eKosovës për artikulimin e vlerave më të lartademokratike.Ndaj, si president i vendit, ju ftoj që edhekëtë të diel të dilni në vendvotime dhe të për-caktoni me votën tuaj se kush do t’ju prijë nëkatër vjetët e ardhshme në komunën tuaj.Duke votuar ju ndikoni drejtpërdrejt në cilës-inë e qeverisjes së mirë dhe të jetës në ko-munën tuaj!Urime dhe fat! ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 19

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 18

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Presidenti Sejdiu e ndriçoi

Bredhin e Pavarësisë Presidenti u shpreh se Kosova ka një gjeneratë të shkëlqyeshme të të rinjve të cilët

do të marrin përgjegjësitë për të udhëhequr procese të mëdha për shtetin e

Kosovës, andaj, vijoi Presidenti Sejdiu, gëzimi i fëmijëve tanë është kthyer falë in-

vestimit të madh në luftën për rezistencë, por edhe falë mbështetjes së madhe nga

miqtë e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumë vende të botës

demokratike

12.12.2009. - Sonte, në Sheshin Skënderbeunë Prishtinë, Presidenti Sejdiu bëri ndriçimine Bredhit të Pavarësisë, i cili vendoset çdovjet nga Presidenti i vendit, në këtë shesh, nëshenjë të nderimit të festave të fundvitit,Kërshëndellave dhe Vitit të Ri, që në Kosovëkremtohen bashkërisht nga të gjithë qyte-tarët pa dallim besimi fetar. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu tha se mo-menti i ndriçimit të bredhit të pavarësisë e kasimbolikën e dritës për të gjithë.Ai i vlerësoi zhvillimet e shtetit të Kosovës nëvitin që po e lëmë pas, dhe tha se Kosovakëtë vit e ka pas një vit jashtëzakonisht tëmirë të zhvillimeve, vit në të cilin dinjitet-shëm e ka dëshmuar qëndrueshmërinë e sajsi shtet, ecjen e saj të suksesshme në anë-

tarësimin e saj në mekanizmat ndërkombë-tar, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe nëBankën Botërore, në zhvillimin e proceseve tërëndësishme demokratike, në ofrimin dhe nëecjen e vizionit të qytetarëve të Kosovës nëproceset e integrimeve, në një mbështetje tëfuqishme me njohjet nga 63 vende të pavarë-sisë së Kosovës.Gjithashtu, Presidenti u shpreh se Kosova kanjë gjeneratë të shkëlqyeshme të të rinjve tëcilët do të marrin përgjegjësitë për të udhëhe-qur procese të mëdha për shtetin e Kosovës,andaj, vijoi Presidenti Sejdiu, gëzimi i fëmi-jëve tanë është kthyer falë investimit tëmadh në luftën për rezistencë, por edhe falëmbështetjes së madhe nga miqtë e Kosovësnga Shtetet e Bashkuara dhe nga shumë

vende të botësdemokratike.Presidenti Sejdiubëri thirrje tëpunohet edhe mëshumë, që gëziminë fytyrat e fëmi-jëve të Kosovëstë mos zbehenasnjëherë, dhe qëzhvillimi iKosovës të ecë nërrugën e vet mëtë mirë.Në ceremoninë, ecila tradicional-isht organizohetnën përkujdesjene Komunës së Pr-ishtinës, ishte ipranishëm edheKryetari i Prisht-inës, dr. IsaMustafa. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 20

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 19

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Walaas: Norvegjia angazhohet

fuqishëm që Ballkanit Perëndi-

mor të integrohet si tërësi në BE

dhe në NATO “Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës çmojnë lart përkrahjen e

rëndësishme që Norvegjia i ka dhënë dhe po i jep vendit tonë”, theksoi Presi-

denti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një takimi që pati sot

me znj. Elisabeth Walaas, Zëvendësministre e Punëve të Jashtme e

Norvegjisë14.12.2009. - “Populli dhe institucionet e Re-publikës së Kosovës çmojnë lart përkrahjen erëndësishme që Norvegjia i ka dhënë dhe po ijep vendit tonë”, theksoi Presidenti i Repub-likës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë njëtakimi që pati sot me znj. Elisabeth Walaas,Zëvendësministre e Punëve të Jashtme eNorvegjisë. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu e falënderoiznj. Walaas edhe për mbështetjen që Norveg-jia ia dha Kosovën në Gjykatën Ndërkom-bëtare të Drejtësisë duke e mbrojtur meargumente të fuqishme legjitimitetin e sh-palljes së pavarësisë dhe të drejtën e popullittë Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur.

Ndërkaq, znj. Walaas ritheksoi përkushtimine Norvegjisë për ta përkrahur edhe më tej Re-publikën e Kosovës në të gjitha fushat e jetës,sidomos në procesin e përmbushjes së stan-dardeve për integrimet euroatlantike.“Norvegjia angazhohet fuqishëm që i gjithërajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet sitërësi në Bashkimin Evropian dhe në NATO”,tha ajo. Zëvendësministrja e Jashtme e Norvegjisë,Elisabeth Walaas u angazhua edhe për thel-limin e bashkëpunimit në mes dy vendeve,veçmas në fushën e edukimit, në të cilënNorvegjia do të vazhdojë të japë mbështetjene saj, në mënyrë që edukimi në Kosovë të jetë

ekuivalent me atë nëEvropë.Gjatë këtij takimi u bise-dua edhe për çështje tëtjera të rëndësishme, siçjanë bashkëpunimi bilat-eral, sundimi i ligjit, luftakundër korrupsionit etj.Presidenti Sejdiu dhe znj.Walaas konstatuan se Ra-porti i Progresit përKosovën ka qenë objektiv,meqë ka veçuar përparimete arritura në Kosovë, poredhe sfidat që shtrohenpërpara institucioneve tëRepublikës së Kosovës nëtë ardhmen, veçmas nëfushën e sundimit të ligjitdhe në luftën kundër kor-rupsionit, si një dukuri qëka prekur gjithë rajonin. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 21

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 20

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Presidenti Sejdiu mori pjesë në

ceremoninë e diplomimit të gjen-

eratës së parë të kandidatëve për

gjyqtarë dhe prokurorëPresidenti Sejdiu tha, se mësimi, dija dhe shkolla s’ka fund asnjëherë dhe janë të

pafundme. Pavarësisht faktit se keni mbaruar studimet, keni pjesë të përvojës të

deritanishme, keni kryer me sukses këtë cikël të rëndësishëm të arsimit profesional

specifik, mos e ndalni veten, studioni edhe më

14.12.2009. - Presi-denti i Republikës sëKosovës, dr. FatmirSejdiu mori pjesë sotnë ceremoninësolemne të orga-nizuar nga InstitutiGjyqësor i Kosovës,me rastin ediplomimit të gjener-atës së parë të kandi-datëve për gjyqtarëdhe prokurorë. Presidenti Sejdiu kambajtur një fjalërasti dhe ka çmuarlart përgatitjen egjeneratës së parë tëkandidatëve për gjyq-tarë dhe prokurorë. “Mund ta kem mëlehtë të flas me ju,sepse shumicën e jush i kam takuar edhe nëkohët e mëhershme në studime. Jam i emo-cionuar me atë që dëgjova për përgatitjen ejuaj, për gatishmërinë e juaj që të hyni nënjë proces të ri të marrjes së barrës të rëndë-sishme për vendin, në të njëjtën kohë përshfrytëzimin e mirë të mundësive të mëdhaqë ka ofruar Kosova me mbështetjenndërkombëtare që të bëni studime të këtijtipi, edhe komplementare, për të përgatiturveten tuaj për misionin për të cilin jeni për-caktuar”, tha Sejdiu.Presidenti Sejdiu tha, se mësimi, dija dheshkolla s’ka fund asnjëherë dhe janë të pa-fundme. Pavarësisht faktit se keni mbaruarstudimet, keni pjesë të përvojës të deritan-

ishme, keni kryer me sukses këtë cikël tërëndësishëm të arsimit profesional specifik,mos e ndalni veten, studioni edhe më.“Pa e kuptuar gabimisht, latinët e vjetër ekanë pasur një shprehje “Ruajuni njeriut icili ka lexuar vetëm një libër, ruajuni njeriutqë lexon vetëm një kod”. Studioni thellësishtatë që ka dhënë dija njerëzore sot, që kadhënë shkenca për të pasur një armë tëfuqishme të ballafaqimit me atë që do tandeshni nesër”, vijoi Sejdiu.Duke folur rreth nevojave imediate që katani vendi ynë, Presidenti Sejdiu tha seKosova, në këtë kohë, veçanërisht ka nevojëemergjente të shpejtojë hapin e saj në ndër-timin e mirëfilltë të strukturës së organeve,

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 22

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 21

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

të sundimit të ligjit edhe të sigurisë paralelme tjerët, por posaçërisht në këto dy fusha,të cilat janë fusha të ndjeshme për faktin sendeshen ditë e për ditë me të gjitha ele-mentet e tjera që japin natyrën edhe njerë-zore dhe bëjnë implementimin e misionit tësaj, edhe natyrën e shtetit, edhe natyrën egjithë zhvillimeve të tjera. “Do të jeni njerëzqë drejtpërdrejt do të ballafaqoheni mesfidën e parë të ruajtjes dhe të kultivimitpermanent të të drejtave dhe lirive njerë-zore, pa dallime etnie, të ruajtjes dhe kul-tivimit të asaj që e kemi sot bashkëkohëse nëstandardet më të larta”, tha Presidenti Se-jdiu.Duke çmuar lart rolin dhe rëndësinë që kanëgjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë,Presidenti Sejdiu foli edhe rreth sfidave metë cilat natyrisht do të ballafaqohen kjo gjen-eratë të porsadiplomuarve. “Dhe ku janë sfi-dat? Janë sfidat në mosrealizimin e tyre kurdo të ndesheni, eventualisht, janë sfidat nëvënien e drejtësisë në vend, në akuzën mebazë apo në akuzën e pabazë, janë sfidat nëshumë aspekte të tjera që lidhen në tëpërditshmen që do ta ndeshni në jetën aponë shekullin e punës në vazhdim. Keni përc-jellë raportin e progresit për Kosovë, nëevaluimin pozitiv që i jepet Kosovës nëshumë elemente, në vrojtimet objektive kaedhe diçka që na sugjerohet të punojmë mëshumë. Ne do ta kemi në vazhdimësimbështetjen ndërkombëtare dhe miqtë tanë,por, në të njëjtën kohë, është sfidë dhekërkesë e jona që të sigurojmë potencialintonë, që të funksionojë mirë, të ecë si njëmakinë e ndezur përherë me gjithëmekanizmin e saj dhe të lëviz suksesshëm,sepse është e interesit për të gjithë. Është einteresit që Kosova pikërisht mbi këtë bazëtë shpejtojë hapin e saj në përmbushje tëkritereve për integrim”, tha Sejdiu.Presidenti Sejdiu tha se nuk është interesi iinstitucioneve të vendit, që Kosova të bëhetshtet i dorës së fortë, por interesi, qëllimiështë që Kosova të bëhet shtet i garantimitpër të gjithë qytetarët e saj, pa dallim etnie efeje. “Asnjëherë, nuk dua të investoj në idenëqë Kosova të bëhet shtet i dorës së fortë apo ishtrëngimit të qytetarëve të vet. Jo! Kosovatë bëhet shtet i garantimit të perspektivës sëçdo qytetari edhe me funksionimin e institu-

cioneve më të rëndësishme që ka nëpushtetet e ndara gjithmonë, por këto duhettë funksionojnë si duhet, kur të gjitha hal-lkat e sistemeve punojnë dhe bashkëpunojnëmirë. Edhe prej organeve preventive, edheprej organeve të pretencës në çështjet qëduhet të shqyrtohen në gjyqësor, edhe prejgjyqësorit vet në të gjitha nivelet apo rraf-shet ekzistuese të tij”, theksoi Sejdiu.Presidenti Sejdiu tha se kemi një vakuum tëmadh në këtë kohë dhe se po e paguajmë nëbarrën tonë, atë që na e kanë planifikuardikur që të zhbëhemi totalisht. Kemi pasurnjë vakuum edhe të shkollimit, edhe tëstudimeve të thelluara, edhe të provimeve tëjurisprudencës, edhe të problemeve të tjera.“Para do kohe kemi pasur atë që quhetprovimi i etikës dhe njerëzit kanë kapërcyerapo s’kanë kapërcyer. Dua të ndalem pak nëanalizën që do të jetë pjesë e studimeve tonaedhe përtej. A është bërë mirë në raste tëcaktuara? Nuk kam aluzione konkrete, qëdikush ka dhënë provimin e etikës si dije pornuk e ka sjelljen, veprimin, back-graundinprofesional të etikës së plotë apo dikush qëka rënë në provimin e etikës dhe nuk mundta ketë mundësinë e hyrjes së tij në llogaritjepër të qenë gjyqtarë apo prokurorë i vendit”,tha Presidenti Sejdiu.Prandaj, vijoi ai, duhet të investojmë në pro-cese, që të krijohet një bazë e mirë, e qën-drueshme e njerëzve që i duhen Kosovës tëtë gjitha etnive. Jam shumë i gëzuar që sotvërtet kemi arritur të përfundojmë një cikëltë rëndësishëm të përgatitjes plus të të gjithëjuve që jeni prezentë, them dhe e kamshtruar idenë edhe në takimet e mëhershmeqë ky cikël të shndërrohet në nivel të shkol-lës apo do ta quaja të Akademisë profesion-ale të magjistraturës, që njerëzit e shohin josi filtër por si shans plus për të krijuar njëfond të mirë që i duhet Kosovës.Në fund Presidenti Sejdiu tha se është njëthënie nga latinët e vjetër se “njeriu nuk kalindur vetëm për veten por edhe për atd-heun”. Çka dua të them. nuk jeni njerëz tëambicieve personale, nuk jeni njerëz që do tëkrijoni karrierën e juaj për të krijuar profitinpër xhepin tuaj, por jeni njerëz që i duhenivendit në misionin tepër të ndjeshëm portepër human dhe të peshës së madhe për tëardhmen tonë. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 23

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 22

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Presidenti Sejdiu priti në takim

lamtumirës ambasadorin

francez, François-Xavier Deniau“Franca do të jetë përkrah jush deri në jetësimin e plotë të synimit tuaj për

të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s”, tha ambasadori François-

Xavier Deniau. Deniau. Gjithashtu, ai pohoi se vendi i tij do të bashkëpunojë

me institucionet e Kosovës për ta thelluar dhe për ta intensifikuar edhe më

tepër bashkëpunimin ekzistues, sidomos në ato fusha për të cilat ekziston in-

teresi reciprok

14.12.2009. - “Franca ka qenë nëvazhdimësi mbështetëse e fuqishme eKosovës dhe e aspiratave të popullit të sajpër liri e pavarësi”, theksoi Presidenti iRepublikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiunë takimin lamtumirës që pati sot me am-basadorin e Republikës së Francës nëKosovë, z. François-Xavier Deniau. Kjo mbështetje, vijoi Presidenti Sejdiu, ushpreh me peshë të veçantë edhe këto ditënë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë,ku Franca mbrojti në mënyrë tëshkëlqyeshme legjitimitetin e pavarësisësë Republikës së Kosovës dhe të drejtën e

popullit tonë për të jetuar i lirë dhe ipavarur. Po ashtu, Presidenti Sejdiuvlerësoi përkrahjen e përhershme qëFranca i ka dhënë Kosovës në arsim, kul-turë dhe ekonomi, duke dalluar veçmasrolin e saj në kuadër të KFOR-it, nëkuadër të të cilit kontigjenit francez kadhënë një ndihmesë shumë të rëndë-sishme për paqen, stabilitetin dhe sigur-inë në Kosovë. Ndërkaq, ambasadoriDeniau ritheksoi përkushtimin e vendit tëtij për ta përkrahur edhe më tej Kosovënnë të gjitha fushat e jetës. “Franca do tëjetë përkrah jush deri në jetësimin e plotë

të synimit tuaj përtë qenë pjesë eBashkimitEvropian dhe eNATO-s”, tha am-basadori François-Xavier Deniau.Gjithashtu, aipohoi se vendi i tijdo tëbashkëpunojë meinstitucionet eKosovës për tathelluar dhe përta intensifikuaredhe më tepërbashkëpuniminekzistues, sidomosnë ato fusha për tëcilat ekziston in-teresi reciprok. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 24

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 23

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Augusto Santos Silva: Vizioni i

Portugalisë për Kosovën është

shumë i qartë 14.12.2009. - “Portu-galia gjithmonë ka lua-jtur një rol tërëndësishëm përKosovën, si para,ashtu edhe paspavarësimit të vendittonë dhe ne nuk mundta harrojmë kurrëaktin e njohjes sëpavarësisë sonë, në njëmoment krucial përne”, theksoi Presidentii Republikës sëKosovës, dr. FatmirSejdiu, gjatë njëtakimi që pati sot meministrin e Mbrojtjessë Portugalisë, z. Au-gusto Santos Silva. “Pas pavarësisë, nekemi pasur zhvillimepozitive në Kosovë. Më e rëndësishmja ështëse nuk janë realizuar parashikimet e këqijatë kundërshtarëve të pavarësisë. Përkun-drazi, Kosova gjatë kësaj kohe ka dëshmuarpërgjegjësi të lartë dhe është bërë faktor irëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit nërajon”, vijoi Presidenti Sejdiu.Duke rikujtuar faktin se Republika eKosovës deri më sot është njohur si shtet ipavarur dhe sovran nga 63 vende anekëndbotës, Presidenti Sejdiu kërkoi nga ministriportugez Silva që Portugalia të shfrytëzojëinfluencën për ta ndihmuar edhe më tej pro-cesin e njohjes së Kosovës nga sa më shumëvende.Sa i përket reduktimit të trupave të KFOR-it, Presidenti Sejdiu ripërsëriti qëndrimin etij dhe të institucioneve të vendit, se reduk-timi duhet të bëhet duke i pasur parasyshnevojat dhe zhvillimet në Kosovë, krahasforcimit të kapaciteteve të saj të sigurisë.Në këtë kontekst, ai kërkoi që të mos ketë

deklarime unilaterale të tërheqjes sëushtarëve të NATO-s nga Kosova, sepse mi-sioni i KFOR-it në Kosovë ka qenë dhe duhettë jetë i përbashkët.Ndërkaq, ministri portugez i Mbrojtjes, z.Augusto Santos Silva tha se vizioni i Portu-galisë është shumë i qartë, Kosova ka per-spektivë evropiane dhe duhet të integrohetnë Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtusi edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndi-mor.“Portugalia është e përkushtuar për sta-bilitetin dhe sigurinë e Kosovës dhe nuk dotë bëjë asnjë reduktim të trupave të saj nëKosovë gjatë muajve të ardhshëm”, theksoiministri Augusto Santos Silva, duke shtuarse kontingjenti i ushtarëve portugezë nëkuadër të KFOR-it paraqet misionin më tëmadh ushtarak të Portugalisë jashtë kufijvetë këtij vendi. Kjo, sipas tij, dëshmonpërkushtimin e thellë që ka Portugalia përKosovën, për sigurinë dhe të ardhmen e sajeuroatlantike. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 25

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 24

Page 26: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Sejdiu: FSK-ja është garanci e së

tashmes dhe e së ardhmes së

vendit 15.12.2009. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu, me rastin e fes-tave të fundvitit, organizoi një pritje përkuadrin komandues të Forcës së Sigurisë sëKosovës, të prirë nga gjenerallejtënant Sylej-man Selimi, komandant i FSK së. Në këtë pritje, në të cilën ishin të pranishëmedhe komandanti i KFOR-it, gjeneraliMarkus Betler, zëvendëskomandanti iKFOR-it, gjeneralmajor Antonio Satta, Min-istri i FSK-së, Fehmi Mujota, zëvendësmin-istri Behxhet Brajshori,zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralma-jor Rrahman Rama, si dhe eprorë të tjerë tëstrukturës komanduese të FSK-së, Presi-denti Sejdiu tha se Forca e Sigurisë sëKosovës, gjatë vitit që po e lëmë pas, kanëbërë një punë të madhe në ecjen e tyre tëndërtimit si një mekanizëm i rëndësishëm isigurisë së qytetarëve të vendit.Duke e vlerësuar FSK-në si një mekanizëmtë rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve tëvendit dhe një partner të rëndësishëm për

paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon,Presidenti Sejdiu tha se “ne do të lëvizim nëstandardet e NATO-s duke besuar shumë seKosova, në një kohë të afërt, do të jetëanëtare e NATO-s”.Presidenti Sejdiu, i cili është edhe koman-dant suprem i FSK-së, tha se Forca e Sig-urisë së Kosovës është një nga institucionetme peshë të veçantë, e cila i ka kapërcyer mesukses sprovat e para në karakterin multiet-nik të saj, në përgatitjet e mira profesionaledhe njerëzore.“Ju keni dhënë shenjat më të mira se jeni njëformacion i garancisë së mirë për të tashmendhe të ardhmen e Kosovës, dhe si koman-dant suprem i FSK-së, ju premtoi juve,kuadrit komandues të FSK-së, gjithëmbështetjen e time, në çdo kohë, për zhvil-limet e reja që do ketë FSK-ja”, theksoi Pres-identi Gjithashtu, Presidenti Sejdiu i falënderoiedhe të gjithë pjesëtarët e NATO-s, të cilëtnë sfida të vështira përpiqen për të mbajtur,

ruajtur dhe zhvilluar pro-ceset e paqes dhe të sta-bilitetit të përgjithshëm.Ndërsa, Komandanti iKFOR-it, gjeneraliMarkus Bentler thamënyra se si është shtruarrruga e ndërtimit të FSK-së është shumë e mirë dhee mençur dhe u shërbenqëllimeve dhe objektivavetë komandantëve të FSK-së dhe të vetë Presidentittë vendit.Gjatë pritjes, nga një fjalërasti e mbajtën edhe z.Fehmi Mujota, ministër iForcës së Sigurisë, si dhegjenerallejtënant Sylej-man Selimi, komandant iFSK së. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 26

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 25

Page 27: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Gjeneral Sulejman Selimi i dorë-

zoi Presidentit Sejdiu uniformën

e FSK-së17 dhjetor. - Ko-mandanti i Forcëssë Sigurisë sëKosovës (FSK),gjenerallejtënantSulejman Selimi ika dorëzuar sotuniformën e kësajforce dr. FatmirSejdiut, Presi-denti i Republikëssë Kosovës dheKomandantsuprem i Forcëssë Sigurisë sëKosovës.“Sikur edhe mëherët, edhe sot,edhe nesër, siPresident i venditdo të kemibashkëpuniminmë të mirë tënevojshëm dhe tëmundshëm përzhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.Në rritën e saj si një forcë e standardeve mëtë mira, duke u mbështetur në rrugën qëpërcillet me instruktorët e NATO-së, dhe qëdo të ketë përgjigjen më të mirë për sfidat qëka para vetes, si në ngritje të potencialevepor edhe në gjithë atë që është misionkushtetues i saj”, tha Presidenti Sejdiu mekëtë rast.Presidenti Sejdiu e falënderoi Gjeneral Se-limin dhe ekipin e tij për angazhimet e vazh-dueshme në ngritjen e standardeve tëFSK-së. “Gjeneral Selimin e falënderoj vërtetpër angazhimet e tij edhe personale edhe megjithë ekipin e eprorëve që bëjnë një punë tëshkëlqyeshme. Sot ka ardhur natyrisht që tëm’i japë informacionet e vitit, në përmbled-hje për gjithë punën që kanë bërë. Natyrishtse do të kemi edhe veprime të tjera të për-bashkëta”, tha Sejdiu.

Ai tha se para tri netësh kishte kënaqësinëqë të ketë gjithë stafin komandues të FSK-sënë një darkë dhe të bisedojë me ta dhe t’ifalënderojë për punët e mëdha që i bëjnë.Ndërsa gjenerallejtënant Sulejman Selimitha se meqë jemi në fundvit dhe në prag tëfestave të këtij fundviti, jam këtu që t’iadorëzoi Presidentit Sejdiu uniformën e FSK-së, si dhe t’ia dorëzoj raportin e punës përkëtë vit.“Unë erdha që ta njoftoj Presidentin rrethdetyrave të cilat i kemi bërë gjatë këtij viti,vështirësitë dhe procesin, i cili ka kaluargjatë këtij viti dhe që viti i ardhshëm na pretme sfida tjera që Forca e Sigurisë ta kryejëmisionin e vet, të jetë një forcë operacionale”,tha Selimi, duke shtuar se me këtë rastgjithashtu i ka sjellë Presidentit uniformën eForcës së Sigurisë si dhe raportin e përm-bledhur për këtë vit. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 27

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 26

Page 28: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

Sejdiu: Argumentet e

Kosovës të parrëzueshmeThem se argumentet e saj janë të parrëzueshme, në kuptimin edhe të argu-

menteve historike, por edhe të atyre juridiko-kushtetuese dhe të argu-

menteve të tjera që lidhen me investimin ndërkombëtar, në radhë të parë për

të shpëtuar Kosovën nga gjenocidi i planifikuar apo vrasja me paramendim

si dhe në fazat e mëvonshme të investimit në demokraci dhe në paqe

30 nëntor 2009. - Presidenti i Kosovës, Fat-mir Sejdiu, në prag të nisjes së procesit përligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës nëGjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, thase pala shqiptare do të paraqiste argumentatë forta dhe 'të parrëzueshme'.Në një intervistë për BBC-në, z. Sejdiu sh-prehu bindjen se gjykata nuk mund të mer-rte një vendim që do të binte ndesh mevullnetin e shqiptarëve të Kosovës. Ai tha se procesi i përcaktimit të statusit tëKosovës ka përfunduar dhe përjashtoi çdomundësi të rifillimit të bisedimeve meSerbinë për këtë çështje. Me presidentin Sejdiu foli korrespondenti iBBC-së, Arbër Vllahiu. BBC: Çfarë gjasash për sukses ka

çështja e Kosovës para Gjykatës së

Hagës?

Presidenti Sejdiu: Sikundër e kemi thënëedhe herë të tjera, Kosova ka argumente tëbollshme të cilat i ka prezantuar edhe nëdëgjimin e parë dhe në të gjitha proceset qëjanë përfillur nga ana e Gjykatës, përmes njëekipi jashtëzakonisht të përgatitur. Them se argumentet e saj janë të par-rëzueshme, në kuptimin edhe të argu-menteve historike, por edhe të atyrejuridiko-kushtetuese dhe të argumenteve tëtjera që lidhen me investimin ndërkombëtar,në radhë të parë për të shpëtuar Kosovënnga gjenocidi i planifikuar apo vrasja meparamendim si dhe në fazat e mëvonshme tëinvestimit në demokraci dhe në paqe. Them edhe se (do të merret parasysh) ajo qëështë respektimi i vullnetit të popullit tëKosovës, pas një procesi të madh negociatorqë ka qenë i gjatë në kohë dhe materie nëkuptimin e përballjeve jo i lehtë, por edhe(për shkak të) kompromiseve të mëdha qëKosova ka bërë për gjithë komunitetet pa-

kicë, e në këtë rast bëhet fjalë për komu-nitetin serb. Dhe së fundi them se është argument ifuqishëm edhe ecja e Kosovës në këto dyvitet e pas pavarësimit të vendit. Ajo ështëtreguar si një subjekt rëndësishëm nëskenën ndërkombëtare me 63 njohje që kaarritur, me anëtarësimin në mekanizmatndërkombëtarë, në Bankën Botërore dhe nëFondin Monetar Ndërkombëtar si dhe mepartneritetet e saj për paqe në rajon. Në këtërrafsh është e veçantë njohja e Kosovës ngavendet e rajonit dhe vendet fqinje, përveçSerbisë. BBC: Kështu thotë politika e Kosovës.

Por Beogradi zyrtar vazhdon të pre-

tendojë se i është marr një pjesë e terri-

torit të tij.

Presidenti Sejdiu: E para, Kosova as-njëherë s’ka qenë pjesë e Serbisë. Ajo ishte eaneksuar dhe ato gjithnjë kanë pasojat etyre e ato që kanë ndodhur, në kuptimin përtë mos qenë me vullnet në një kornizë qëSerbia pretendon ta ketë. Kosova ka qenëpjesë e një Federate që është zhbërë. Para disa ditësh ka qenë një deklarimjashtëzakonisht i argumentuar i ministrit tëJashtëm britanik, David Miliband, se procesii shkatërrimit të plotë të Federatës Ju-gosllave përfundon me Kosovën, sepse ajoishte njësi e barabartë sikur edhe njësitë etjera. Mund të them gjithashtu se Kosova në tëgjitha ecjet e saj ka patur karakterin suigeneris. Duke qenë anëtar i barabartë nëFederatën Jugosllave, duke qenë pjesëmar-rëse në vendimet e mëdha deri në të drejtëne vetos, duke patur kufijtë e definuar si njësifederale dhe ka patur po ashtu edhe proceseparalele të cilat i kanë patur edhe njësitë etjera federale në kontributin e zhbërjes dhe

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 28

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 27

Page 29: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

edhe këtu Kosova patur edhe referendumin evet; një referendum që është arritur medeklarimin e gjithë qytetarëve të vendit,rreth 90 për qind e tyre janë deklaruar përmëvetësinë e saj. Njëkohësisht e them se Serbia nuk mund takonsiderojë Kosovën si territor të saj, as nëkuptimin politik. Në organizimin e territorittë Kosovës, asnjë gjë nuk lidhet me qenien esaj në shtrirjen e institucioneve të Serbisë. Mos të harrojmë të themi edhe atë që kandodhur, por duhet të marrim parasysh edhezhvillimet ndërkombëtare që janë bërë rrethKosovës. Përveç intervenimit humanitar të 78 ditëveqë ka qenë i pashembullt në histori, vendosjae Kosovës nën protektorat ndërkombëtar,nën kornizat e Rezolutës 1244, që ka sank-sionuar një gjendje të një shteti që realishtnuk ekziston, si dhe procesi negociator i ud-hëhequr nga presidenti Martti Ahtisaari,dhe në të njëjtën kohë puna e veçantë në ko-rnizimin e negociatave nga ana e Grupit tëKontaktit. Në këtë Grup ka qenë edhe një nga aleatëtkryesorë të Serbisë, pra Federata Ruse dhegrupi ka dhënë parimet themelore në dhjetortë vitit 2005 se zgjidhja përfundimtare eKosovës do të vinte si pajtim i realizimit tëvullnetit politik të shumicës. Ai vullnet është realizuar dhe unë them senuk është vetëm vullnet i shumicës, por edhei të gjitha pakicave të tjera, me përjashtim tënjë pjese të pakicës serbe, e cila nuk e kapranuar realitetin. Por mund të them se kohët e fundit ka njëkualitet të veçantë të kthimit të serbëve nënjë realitet normal duke marrë pjesë dheduke qenë faktor i rëndësishëm edhe në pro-cesin zgjedhor të zgjedhjeve të Nëntorit. Gjithashtu mund të them se pjesëmarrja etyre në institucionet e vendit dhe garancitëqë u janë dhënë me Kushtetutën e Repub-likës së Kosovës, me projektin Ahtisaari,fryma e të cilit është bartur në Kushtetutë,me ligjet speciale apo specifike që u dediko-hen qenies së pakicave, ka bërë që Kosova t'iketë kapërcyer sprovat e para. Këtu duhen marrë parasysh edhe përgjigjetpozitive ndaj ogureve që janë paralajmëruarnga ana e kundërshtarëve të pavarësisë.Asnjë nuk ka ndodhur nga ato zëra ndjel-

lakëqinj se në Kosovë do të ketë revansh, seajo do të jetë një vend jostabël, se në Kosovëdo të ketë eksod të komunitetit serb dhe dotë ketë shembje të monumenteve kulturore-historike, që janë të popullit të Kosovës, tëgjitha këto nuk kanë ndodhur, por ka ndod-hur e kundërta. Kosova ka ecur dhe ka bërë hapa të mirë eseriozë. Natyrisht që ajo, si çdo shtet nëlindje ka sfidat e veta, por mund të them seky sukses deri tani është një sukses që eval-uon pozitivisht në qasjen tonë. Të gjitha njohjet që i janë bërë Republikës sëKosovës, ajo njihet si shtet Sovran dhe ipavarur. Kujtoj se pas 1 dhjetorit do të ketëlëvizje pozitive të shumë vendeve për të njo-hur Republikën e Kosovës, sepse edhedeklarimet e tyre janë kushtëzuar në njëmasë të madhe, për një numër prej tyre, qëtë shohin se çfarë do të ndodhë me Gjykatën.Mendoj se ky do të jetë një udhëkryq pozitivpër Kosovën. BBC: Duket se Gjykata mund të mos

marr një përgjigje të prerë. Por, nëse do

të ndodhë që mendim i saj të jetë nega-

tiv për Kosovën, atëherë sa mund ta

dëmtojë ky vendim vendin?

Presidenti Sejdiu: Unë do ta ndaja këtë nëdisa çështje. Nëse Gjykata do të marrë njëvendim, ajo s’mund të marrë një vendimtjetër që është jashtë respektimit të vullnetitpolitik të një populli, të një kombi, të njëvendi të ri të krijuar në kuptimin juridiko-kushtetues ose edhe ndërkombëtar. Çështja e dytë është se Gjykata asnjëherës’mund të marrë një vendim në formulën qëka kërkuar Serbia. Formula e saj ka qenë qëtë kërkojë nëse ishte në pajtim me të drejtënndërkombëtare shpallja e pavarësisë. E drejta ndërkombëtare realisht do të sank-sionojë veprimet që janë të mbështetura nëparimet universale, që njeh bota e sotme, poredhe e dikurshme në aspektin teorik. Pra, qëtë respektohet vullneti i një populli. Dhe nuk mund të dalë asnjë Gjykatë që tëjap ndonjë verdikt tjetër dhe të thotë se nukka ndodhur në pajtim me këtë ose këtë. Kjopër arsye se Kosova ka patur një qenësi tësaj esencialisht tjetër nga ajo që pretendonSerbia. Kosova as nuk ka qenë territor i Serbisë, asnuk ka qenë pjesë e saj, dhe si e tillë nuk

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 29

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 28

Page 30: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

mund të jetë as nën juridiksionin e shtetitserb. E gjithë kjo që ka ndodhur nuk ështëshkëputje. Kjo ka ndodhur si një deklarim ivullnetit në zhbërjen e një krijese që ka qenëe përbërë edhe nga vendet e tjera dhe qëpjesë-pjesë, që nga viti 1991, ka ndodhurshkëputja e njësive të ndryshme federale,ashtu siç e kishim para pak kohësh edheshkëputjen e Malit të Zi. Unë nuk dua të paragjykoj se cila do të jetëformula definitive, por vendet që në një oseformën ose në një tjetër, kanë qenë peng iqëndrimit të deritashëm, nuk do të presinmë vullnetin e Serbisë për të shtyrë procesete tjera. Pas kësaj nuk ka diçka tjetër. Fundja Gjykata Ndërkombëtare e Hagës eka detyrim që këtë trajtim të sajin, taprezantojë në opinionin ndërkombëtar nëmandatin që ajo ka. Unë nuk po them se cilado të jetë formula, por them se para “argu-menteve edhe zotat heshtin”. Kosova është një realitet i cili nuk mund tëzhbëhet. Rrota e historisë as nuk mund tëndalet, as nuk mund të kthehet prapa. Dheky realitet i ndërtuar sot në Kosovë është re-alitet pozitiv. Ai është realitet pozitiv për tëgjithë qytetarët e vendit. Është pozitiv përrajonin dhe për kontinentin në të cilin gjen-demi ne. BBC: Ju thoni se pas kësaj nuk ka

kthim prapa. Beogradi thotë se do të

ketë bisedime të reja për statusin e

Kosovës. E kuptoj qëndrimin tuaj rreth

kësaj, por a mund të ndodh që të ketë

ndonjë bisedë për të arritur pajtimin e

Beogradit për njohjen e Kosovës?

Presidenti Sejdiu: Jo, bisedime për sta-tusin nuk mund të ketë asnjëherë. Ne e kemithënë dhe është proces i përfunduar. Kosovanuk do të hyjë në diçka që të zhbëjë gjithëproceset pozitive dhe jo të lehta që i kakapërcyer, që i ka kapërcyer edhe membështetje ndërkombëtare, sikundër që kaqenë edhe pajtueshmëria edhe e ditës së sh-palljes së pavarësisë së vendit. Bisedime me Serbinë mund të ketë përçështjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e ra-porteve të reja midis dy shteteve sovrane.Mund të ketë për tema që janë në interes tëdy popujve. Mund të ketë për tema që në njëfarë mënyre mund të jenë pjesë e këmbimittë përvojave si të nxisim hapat e zhvillimit

rajonal dhe të nxitimit të rajonit për inte-grime, posaçërisht në BE. Mund të ketë bisedime që lidhen me sfera tëveçanta të interesave të shteteve fqinj përçështjen e parandalimit të krimit të orga-nizuar. P.sh. bisedime edhe për kyçjen dhefunksionimin e mirë të rrjetit, po e marr nëenergjetikë apo të rrjeteve të tjera të komu-nikimeve ekonomike. Mund të ketë bisedimenë realizimin, po kjo si pjesë vetëm opera-tive, të zotimit tonë për projektin Ahtisaari. Ne kemi thënë se mund të ketë komisionendërqeveritare të njërit dhe vendit tjetër përtë avancuar proceset që kanë të bëjnë mezbatimin e tij të përpiktë, jo si pjesë kontrollipor si pjesë e bashkëpunimit. Dhe këtu nemund të ecim. Dhe mund të ketë bisedimeqë, në një ose formën tjetër, mund të lironintë qenurit peng nga shtrëngimet të komu-nitetit serb. Ne nuk ia kemi mohuar asnjëherë deri tanitë drejtën Serbisë për interesim për pakicënserbe në Kosovë, sikur që ndodh me çdo vendamë me pakicat e veta që ka në një vendtjetër. Por këtu ka rregulla. Janë rregullatndërkombëtare. Është çështja e trajtiimit tëpakicave mbi standardet ndërkombëtare qëështë edhe obligim edhe i Kosovës dhe ështëvija edhe e kuqe edhe e gjelbër e pjesës së in-teresimit. Ne nuk ua kemi mohuar njerëzve që të vijnënga Beogradi dhe të interesohen përavancimet e proceseve p.sh.: në arsim, tëavancimit të proceseve, po e marrim, të disakaptinave të projektit Ahtisaari në shënde-tësi, në ndihmat e tjera po e marrim finan-ciare që mund të bëhen për projekte tëcaktuara, por gjithmonë të kapërcehen nëtransparencë dhe në kontrollin e institucion-eve të vendit dhe në respektimin e ligjeve tëvendit tonë. Për këtë arsye po them se këto biseda mundtë jenë vetëm ndihmuese në ecjen e mëtejme,të krijimit të mirëbesimit mes dy popujvedhe dy vendeve. Unë besoj se nuk është nëinteres as në Serbi që të vazhdojë me irra-cionalitet e saj të mbajë proceset e mëdha qëjanë për rajonin dhe Evropën Juglindorepërgjithësisht, apo Ballkanin Perëndimor. Serbia nuk mund të vazhdojë me iluzionin senesër ajo do të jetë në BE dhe se do të ndalëKosovën. Absolutisht jo. Ka edhe këtu mar-

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 30

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 29

Page 31: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA … · ofruara në deklaratën e këtij qytetari dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e para-para me ligjet në fuqi. Po

ifete. Di shumë e shumë vende në BE, qënatyrisht e mbështesin edhe Serbinë që tëlëvizë, por do të jetë megjithatë një “por…”.Ajo “por…” ka të bëjë me ecjen epakushtëzuar edhe të vendeve të tjera. Ecjen, që unë do ta quaja mbështetje të pro-ceseve për ecjen në kompozicion të për-bashkët, flas edhe në vendet e tjera që nuk ekanë lehtë. Sidomos në nxitimin e Shqipërisëme pyetësorin që do të vijë në përgjigje,çështjet në Bosnjë, interesimet në Maqedoni,në Malin e Zi dhe në Kosovë. Kosova s’kavizion tjetër. Dhe Kosova nuk mund tëmbetet e fundit në pjesën e mozaikut tëEvropës Juglindore për të dalë Serbia e tëthotë “ne të tjerët mund të vijmë por Kosovanuk bën”. Unë besoj se do të ketë një harmoni në pro-ces dhe se nxitimi ynë në këtë drejtim do tëjetë më i avancuar flas posaçërisht në peri-udhën që kemi përpara duke patur parasyshedhe shumëçka që duhet të korrigjojmë ngakjo pjesë e punëve që kemi bërë deri tash. BBC: Por, president, Beogradi thotë se

pavarësisht vendimit të Gjykatës, ai

nuk do ta pranojë asnjëherë pavarësinë

e Kosovës?

Presidenti Sejdiu: Jo, unë për Beogradinbesoj se do të jetë më lehtë tani. Beogradi dotë dalë para njerëzve të vetë për të thënë se“bëmë atë që bëmë, penguam sa penguamnjohjet e pavarësisë së Kosovës por e shihnise bota mendon ndryshe”. Këta njerëz, po them, kanë patur nevojëndoshta që të dalë përtej tyre edhe në këtëformë të një qëndrimi të Gjykatës, për tëthënë “nuk shkon më tej”. Kjo qasje që kanëpatur deri tani, unë e quaj, si një përpjekje,natyrisht inatçore, për të shpëlarë gjithë re-torikën e tyre të ashpër, të keqe dhe irra-cionale para qytetarëve të vendit të tyre dhetë thonë se “ne jemi për idenë e Serbisë që ekemi menduar, nuk jemi për luftëra dhe kon-frontime”, megjithëse unë them se u mungonvetëm lufta sepse qasja që kanë patur deritash është fatkeqësisht në përputhje mehapat që ka patur edhe Akademia e Shken-cave përpara, edhe Kisha Serbe gjatë gjithëproceseve por edhe Milosheviqi. Por nëse kjo qeveri e Beogradit tash, që sh-presohet të orientohet pak më shumë ngapro-evropianizmi, megjithëse nuk ka prova,

shpall se e ka luftuar Milosheviqin del se eka luftuar vetëm për pushtet. Ndërsanjerëzit e Milosheviqit i ka në qeveri. Ndërsaveprimet që ka bërë Milosheviqi me krijim tëtensioneve në rajone të caktuara, sikur qëështë tash e në kohët e fundit, në pjesët eLuginës së Preshevës, i ka të njëjta. Del se vrapimet e saj në gjithë botën për tëpenguar pavarësinë e Kosovës janë po atothirrje që i ka patur edhe Milosheviqi edhemë herët në forma të ndryshme, në etapa qëkanë dalluar nga proceset e tashme, dhe unëthem se ka një iluzion se atë do ta mbështesdikush deri në pafundësi. Por kjo nuk do tëndodh. Unë them se as Federata Ruse nuk eka interes të investojë në vazhdimësi nëdiçka që është e kundërt me arsyen që e gjennë botën bashkëkohore. BBC: Në bazë të kësaj që më thatë, më

duket sikur Serbia brenda një periudhe

të shkurtër, ndoshta, ta pranojë

pavarësinë e Kosovës?

Presidenti Sejdiu: Jo, jo nuk e them asisoj.Serbia do të vazhdojë ende deri sa të mosdalë një njeri më i këndellur, me një fuqimorale dhe politike, më racionale dhe më im-ponuese për vendime të mëdha edhe paraqytetarëve serbë. Këta nuk e kanë këtë en-ergji, deri tani nuk e kanë dëshmuar. Kosova nuk pret se do të jetë një njohje e sh-pejtë prej Serbisë, por unë them se do të vijëkoha kur Serbia do ta njohë Kosovën dhejam shumë i bindur sepse në radhë të parëështë edhe në interes edhe të popullit serb. Tema e Kosovës nuk është temë në Serbi.Unë pashë edhe shumë sondazhe që janëbërë në brendi të Serbisë edhe me qytetarë,pash një intervenim jashtëzakonisht të mirëtë 100 intelektualëve me rastin e zgjedhjevelokale dhe adresimin e tyre për qytetarëtserbë të Kosovës, që ishte jashtëzakonisht,them, edhe i guximshëm edhe njerëzor.Pashë edhe përgjigje pozitive edhe të qyte-tarëve serbë në Kosovë dhe atë tabllo që kri-johet para tyre. Është një Serbi që dëshiront’i mbajë peng dhe të shkëputur nga jetareale apo është një Kosovë që bën ofertën evet në ecjen e qytetarëve të barabartë dheKosovën ta duan si atdhe të tyre. Ne nuk uamohojmë serbëve që ta duan Kosovën siatdhe të tyre, absolutisht. Serbia e bën tëkundërtën. ◙

Aktiviteti i Presidentit, nr.14 Faqe 31

Aktivitetet e Presidentit, numer 14:Layout 1 12/17/2009 10:20 PM Page 30