republika e kosovËs – zyra e presidentit republika …_nr._22.pdfprishtinë, selami gashi –...

27
REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun www.president-ksgov.net Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010, nr.22 2 korriku i vitit 1990 ishte kulmi i artikulimit të nd- jenjës së lirisë Presidenti Sejdiu uroi Presidentin Obama dhe popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve Herman Van Rompuy: Është vetëm një e ardhme për Kosovën - Bashkimi Evropian Presidenti Sejdiu i dha Kryeministrit Toni Bler “Medaljen e Artë të Lirisë” Deklaratë e Presidentit Se- jdiu pas publikimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës Lellouche: Franca do t’i inkurajojë shtetet ta njohin pavarësinë e Kosovës Sejdiu ndan së bashku me Presidentin Topi dhe me Kryeministrin Berisha gëz- imin për vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 1

Upload: others

Post on 09-Mar-2021

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT

REPUBLIC OF KOSOVO – OFFICE OF THE PRESIDENT

REPUBLIKA KOSOVA – URED PREDSEDNIKA

Botim i Departamentit të Informacionit dhe Komunikimit me Publikun

www.president-ksgov.net

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010, nr.222 korriku i vitit 1990 ishtekulmi i artikulimit të nd-

jenjës së lirisë

Presidenti Sejdiu uroiPresidentin Obama dhepopullin amerikan me

rastin e Ditës së Pavarësisësë SHBA-ve

Herman Van Rompuy:Është vetëm një e ardhmepër Kosovën - Bashkimi

Evropian

Presidenti Sejdiu i dhaKryeministrit Toni Bler

“Medaljen e Artë të Lirisë”

Deklaratë e Presidentit Se-jdiu pas publikimit të

mendimit këshillëdhënës tëGjykatës Ndërkombëtare të

Drejtësisë, lidhur melegjitimitetin e shpalljes së

pavarësisë së Kosovës

Lellouche: Franca do t’iinkurajojë shtetet ta njohin

pavarësinë e Kosovës

Sejdiu ndan së bashku mePresidentin Topi dhe me

Kryeministrin Berisha gëz-imin për vendimin e

Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 1

Page 2: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Sejdiu: 2 korriku i vitit 1990ishte kulmi i artikulimit të

ndjenjës së lirisëNë një ceremoni organizuar në sallën e seancave në Kuvendin e Kosovës,

Presidenti Sejdiu ua dha deputetëve që shpallën Deklaratën Kushtetuese përPavarësisë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e

Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, dekoratat“Medalja e Artë të Pavarësisë” me të cilën ata i kishte dekoruar Presidenti

Ibrahim Rugova më 2 korrik 2004

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 2

2 korrik 2010. - Presi-denti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiuka marrë pjesë sot në disaaktivitete për nder tëshënimit të 20-vjetorit tëshpalljes së DeklaratësKushtetuese të Republikëssë Kosovës. Fillimisht ai ka marrëpjesë në simpoziuminshkencor me temën“Deklarata Kushtetuesedhe Kushtetuta eKaçanikut”, organizuarnën patronatin e Presiden-tit, ku ai ka mbajtur njëfjalë rasti, të cilën po esjellim në vijim: Më poshtë po e japimfjalën e Presidenti Sejdiunë simpoziumin shkencorme temën “DeklarataKushtetuese dhe Kushte-tuta e Kaçanikut”: Sot është vërtet një ditë e veçantë përKosovën, jo vetëm në kujtesën dhe përkush-timin tonë që të flasim për të, por për faktinse flasim për një nga zhvillimet më të rëndë-sishme të dekadës së fundit të shekullit tëkaluar. Është e veçantë se pikërisht më 2 korrik1990, Kosova hyri në një rrugë të rëndë-sishme të zhvillimeve dinamike në procesinpër lirinë dhe pavarësinë e saj. Duke pasur parasysh zhvillimet e vitit 1989,por edhe të gjitha zhvillimet e mëhershme,

kulmi në artikulim të ndjenjës së lirisë erdhinë momentin e 2 korrikut të vitit 1990. Kjo datë dhe kjo ngjarje e rëndësishme,bashkë me kurajon e të gjithë njerëzve në idepor edhe në aksion, ka dy rrafshe të veçantatë kundrimit me peshën e saj. E para ështëartikulimi politik i vullnetit të qytetarëve tëKosovës që të jetojnë të lirë në një maturi tëshprehjes së formulës e cila do të avancohejnë esencën e saj dhe në thellësi më tej dhe, edyta, vënia e themeleve të shtetësisë sëKosovës në kuptimin formal-juridik dhekushtetues. Deklarata Kushtetuese për pavarësinë e ven-

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 1

Page 3: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 3

dit e vitit 1990dhe Kushte-tuta eKaçanikut, përaq sa e kanëpeshën e tyrepolitike, ishinjo vetëm pre-lud, por edhenjë fuqilëvizëse e in-spirimit tëvazhdueshme,si emocion dhesi aksion, në tëgjithë periud-hën e mëte-jshme tëlëvizjes për liridhe pavarësidhe në tënjëjtën kohënjë sheshim iqartë parabotësdemokratike ecila e kun-dronte thellë Kosovën se çfarë pozicioni ajo kadhe çfarë pozicioni donë të ketë në ecjet emëtejshme. Nëse sot e shikojmë nga distanca, që ështëmë e mira për shkencën, sepse edhe misionijuaj është ky, do të bëjmë analizën më të mirëpër të ardhur te konstatimet e drejta dhe tëqëndrueshme që kanë qenë të kohës, nëpjesën e kohezionit politik, të zhvillimit tëideve të vazhdueshme për shtetësinë eKosovës por edhe në pjesën e moskontestimitdhe të hegjemonizmit të plotë të qytetarëve tëKosovës për këtë ndjenjë të fuqishme të lirisë. Protagonist të asaj periudhe është PresidentiRugova, është Akademia e Shkencave dhe eArteve, janë edhe njerëzit që kanë votuar nëatë ditë me kërcënimin e madh, por janë edhefëmijët që kanë shkuar në vite të vështira tëmëvonshme në shkollë duke bartur mbi superrezikun e madh e të vazhdueshëm që kanëpasur mbi kokë ata dhe familjet e tyre pornuk janë tërhequr asnjëherë. Paralelisht është vërejtur nga të gjithë ata qëKosovën e kanë dashtë dhe të cilët kanë in-vestuar që ajo të ecë në rrugën e lirisë, sevërtetë njerëzit e saj e kanë njëmend.

Edhe largimi apo tërheqja strategjike e dele-gatëve të Kuvendit të Kosovës të vitit 1990,jashtë vendi, pas shpalljes së Kushtetutës sëKaçanikut, është bërë për të funksionuarpërsëri, këtu duhet pasur parasysh momentete rëndësishme të ndërtimit të strukturësefikase shtetërore në rrethana kohe, siç ishinRezoluta e Tetorit dhe të gjitha ecjet e mëte-jshme të cilat kanë qenë edhe inspirim edhebazë edhe emocion të gjitha së bashku. Në atë kohë, është punuar në Prishtinë, nëPrizren, në Drenicë, në Karadak, në Shtut-gard, në Nju Jork dhe gjithkund në një dell tëpërbashkët për t’i dhënë fuqi proceseve tëvazhdueshme në përpjekjeve për liri deri nëkohën kur lufta u bë e pashmangshme, andajedhe u bë lufta e UÇK-së, sepse një popullkur të vendoset me supe për muri, me krejtpjesën e rezistencës dhe shpalosjes së vizionittë tij se nuk do gjakderdhje me askënd,megjithatë ka të drejtën e mbrojtjes dhe edrejta e mbrojtjes buron nga e drejta e natyr-shme që në radhë të parë të jetë i lirë. Ajo që është nxjerrë në frymën e Deklaratëssë Pavarësisë së Kosovës ët vitit 1990, studi-uesit do ta thonë edhe më mirë sesa unë,

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 2

Page 4: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 4

është një përmbledhje e mirë e asaj fryme,qoftë e para dy apo tre shekujve, që i gjejmëte deklarata mbi të drejtat dhe liritë e qyte-tarëve te përgatitja franceze për revolucionpor që esencialisht e gjejmë në Deklaratënpër Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës të 4 korrikut të vitit 1776. Me përjashtim të nuancave, të gjitha motivetnga deklarata që jep të drejtën e popullitamerikan që të jetë i lirë, po ato motive kanëqenë në jetën në sprovën në vuajtjet dhe nëambicien e popullit të Kosovës. Dëshiroj të përgëzojë të gjithë njerëzit eKosovës, ata që pa hezitim kanë votuar më 2korrik të vitit 1990 edhe ata që kanë përgati-tur itinerarin e lëvizjes strategjike të de-putetëve të asaj kohe, por edhe të gjithëqytetarët e Kosovës pa dallim. Ajo ditë ka ndarë Kosovën në dy epoka tëveçanta, në një epokë të vështirë në të cilënnuk është ditur shumë për Kosovën dhe nënjë epokë, që përcjellë me referendumin evitit 1990 dhe zgjedhjet e përgjithshme tëvitit 1992 dhe me proceset e mëvonshme kashpalosur tërësinë e saj. Pas simpoziumit, në një ceremoni organizuarnë sallën e seancave në Kuvendin e Kosovës,Presidenti Sejdiu ua dha deputetëve që shpal-lën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësisë eKosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që mi-ratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovësmë 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, deko-ratat “Medalja e Artë të Pavarësisë” me tëcilën ata i kishte dekoruar PresidentiIbrahim Rugova më 2 korrik 2004.

Me dekoratën “Medalja e Artë të Pavarësisë” u

nderuan këta deputetë:

Adem Azemi – Prishtinë, Adem Mikullovci –

Prishtinë, Adem Vitia – Prishtinë, Adnan

Zhelta – Gjakovë, Afijete Azizi – Prishtinë,

Agim Morina – Rahovec, Agush Balaj –

Deçan, Ali Shahini – Ferizaj, Avdi Grajqevci –

Obiliq, Azem Neziri – Prishtinë, Bahri Abazi –

Mitrovicë, Bajram Arifi – Lipjan, Baki Kras-

niqi – Prishtinë, Basri Bajrami – Shtime,

Besa Basha – Pejë, Binaze Jashari – Ferizaj,

Bujar Gjurgjeala – Prizren, Burim Muhaxheri

– Pejë, Daut Jashanica – Prishtinë, Enver

Pula – Gjakovë, Ethem Bekeri – Rahovec,

Fatos Pula – Prizren, Fehmi Nallbani –

Gjakovë, Feride Hyseni – Vushtrri, Feti Broqi

– Pejë, Fetije Shala – Deçan, Flamur Xhiha –

Gjakovë, Gafurr Kiseri – Prizren, Gani Mif-

tari – Mitrovicë, Gani Vula – Gjakovë, Gëzim

Haklaj – Pejë, Gëzim Lipoveci – Gjakovë,

Gjyljeta Mulla – Pejë, Halil Maxhari – Klinë,

Halim Dema – Kaçanik, Halit Kryeziu – Mali-

shevë, Hanife Elshani – Drenas, Hilmi

Muhaxheri – Pejë, Hisen Bashota – Klinë,

Hisni Salihu – Viti, Ilaz Ramajli – Prishtinë,

Ilirjana Jusufi – Kaçanik, Imer Gashi –

Suharekë, Isa Shefkiu – Gjilan, Isak Restelica

– Prishtinë, Islam Gashi – Rahovec, Ismajl

Sahiti – Ferizaj, Isuf Konjufca – Gjilan, Jahir

Bekteshi – Suharekë, Jakup Bullatovci –

Fushë Kosovë, Kadrije Dajqi-Gashi – Prisht-

inë, Kadrije Ismajli – Viti, Leonora Zajmi –

Gjakovë, Lucia Laqi – Pejë, Maliqe Bajoku –

Podujevë, Maxhun Shala – Rahovec, Mehmet

Ibrahimaj – Istog, Mehmet Sahatqiu –

Gjakovë, Mikereme Nishliu – Mitrovicë, Mi-

lazim Vitia – Prishtinë, Muhamet Ahmeti –

Skenderaj, Muhamet Shabani – Shtime,

Muharrem Shabani – Vushtrri, Murtez Rah-

mani – Shtërpcë, Naser Gashi – Kaçanik,

Nazif Berisha – Prishtinë, Nazif Matoshi –

Kamenicë, Nazmi Fejzullahu – Shtime,

Nazmi Kelmendi – Prishtinë, Nebih Abdul-

lahu – Drenas, Nejazi Hoxha – Prishtinë,

Nezir Prokshi – Mitrovicë, Nezir Sallahu –

Viti, Nikollë Shabani – Klinë, Osman Nuhiu –

Viti, Qamil Bajraktari – Suharekë, Qazim

Kelmendi – Prishtinë, Qefsere Boshnjaku –

Gjakovë, Qemajl Sahatqiu – Gjakovë, Raif

Ramabaja – Kamenicë, Ramadan Kelmendi –

Mitrovicë, Ramiz Bacaj – Istog, Refik Raka –

Kaçanik, Refika Belegu – Pejë, Remzi Maliqi –

Prishtinë, Rifat Rifati – Mitrovicë, Ruzhdi

Bakalli – Gjakovë, Sabit Berisha – Drenas,

Sabri Hashani – Prishtinë, Sanije Qitaku –

Prishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim

Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-

vicë, Shaban Hashani – Ferizaj, Shemsedin

Bytyqi – Suharekë, Shemsi Hajdini –

Vushtrri, Skender Aliu – Gjilan, Skender Sk-

enderi – Prishtinë, Sokol Prokshi – Drenas,

Tafil Berisha – Rahovec, Tafil Salihu – Mitro-

vicë, Ukë Gashi – Prishtinë, Valentin Dom-

niku – Pejë, Veli Haxha – Mitrovicë, Veton

Shala – Prishtinë, Xhemajl Dizdari – Prizren,

Xhemajli Bajri – Malishevë, Xhevat Pllana –

Prishtinë, Xhevat Zejnullahu – Skenderaj, Zi-

jadin Salihu – Gjilan dhe Zymer Lulaj –

Deçan.

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 3

Page 5: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 5

04.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiu i dërgoi sot njëletër urimi Presidentit të Shteteve tëBashkuara të Amerikës, Barack Obama, merastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve tëBashkuara të Amerikës – 4 Korrikut.Në letrën e Presidentit Sejdiu thuhet:

I nderuari President Obama,Në emër të popullit dhe institucioneve të Re-publikës së Kosovës, ju uroj Juve Shkëlqesi,Qeverisë Suaj dhe tërë popullit të Shteteve tëBashkuara të Amerikës Ditën e Pavarësisë tëShteteve të Bashkuara - 4 Korrikun.Kjo ditë e veçantë nderon historinë e pasur tëAmerikës dhe shenjon të ardhmen prospe-ruese që ka përpara shteti Juaj i madh. Ishinpikërisht principet e baballarëve themeluestë shtetit Tuaj ato që prinë popullin amerikandhe që premtojnë një ardhmëri të ndritshmepër Shtetet e Bashkuara dhe për të gjitha ataqë u besojnë idealeve tona të përbashkëta tëlirisë dhe të paqes. Po ato principe e udhëhe-qin sot Kosovën dhe kjo lidhje e përbashkët

në mes dy shteteve tona e ka shndërruarKosovën dhe popullin e saj në aleatin më tëpalëkundur që Shtetet e Bashkuara kanë sotdhe do të kenë përherë në të ardhmen. Populli të Republikës së Kosovës 4 Korriku iapërkujton zemërgjerësinë e paparë tëShteteve të Bashkuara të Amerikës dhepërkrahjen që ajo ka dhënë për lirinë dhepavarësinë e Republikës së Kosovës, si dhepër mbështetjen e gjithanshme që po jep sotpër zhvillimin e vendit tim. Prandaj, populli iKosovës qëndron me Amerikën për tanderuar këtë ditë monumentale dhe mbetetfalënderues ndaj Shteteve të Bashkuara tëAmerikës për mbështetjen e palëkundur përRepublikën e Kosovës. Ju lus, i dashur President, pranoni ndjenjën ekonsideratës sime më të kartë! Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara tëAmerikës!

Sinqerisht, Dr. Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës

Presidenti Sejdiu uroi PresidentinObama dhe popullin amerikan me

rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve

Presidenti Sejdiu pritiIpeshkvin Dodë Gjergji

05.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takimIpeshkvin Dodë Gjergji, me të cilin bisedoipër shumë aspekte që lidhen bashkëpunimine vazhdueshëm me Ipeshkvinë, por në tënjëjtën kohë kishin në fokus përgatitjet përorganizimin sa më të mirë të aktiviteteve përshënimin e 100-vjetorit të lindjes së human-istes dhe nobelistes shqiptare, Nëna Tereze.“Ju e dini që unë e kam shpallur vitin 2010 si

vit të Nënë Terezës. Është krenari për tërëvendin dhe botën shqiptare në përgjithësi qëkemi një personalitet të fuqishëm të paqesdhe të urtësisë si Nëna Terezë. Kremtja e 100vjetorit të lindjes së Nënë Terezës do të jetënjë zë i vazhdueshëm jo i propagimit por edhe

i shpalosjes në thellësi në botë për veprën,jetën, krijimtarinë dhe përkushtimin e saj tëgjithmonshëm”, theksoi Presidenti Sejdiu,duke shtuar se janë formuar ekipe të për-bashkëta por edhe ekipe që lidhen me pjesëne institucioneve, për shënimin sa më mirë tëkësaj date të rëndësishme.“Është një moment që ne do ta kemi krenar-inë ta themi fjalën tonë dhe, në të njëjtënkohë, biseduam edhe për shumë aspekte tëtjera që janë të nevojshme në koordinim tëmëtejshëm të punës për të pasur një sh-palosje të identitetit të Kosovës, duke eçmuar lartë frymën e tolerancës, tëbashkëpunimit ndërkonfensional. Shqiptarët,e dini, se janë me shekuj të cilësuar si një

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 4

Page 6: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 6

popull vërtet me veçantinë evet të tolerancës ndërre-ligjioze sepse janë njerëz tënjë gjaku”, tha Presidenti Se-jdiu.Ipeshkvi Dodë Gjergji tha sebashkëpunimi dhe përpjekjae përbashkët për të çuar pro-ceset përpara është ashtu siçe tha edhe Presidenti porunë jam këtu për të falën-deruar Presidentin e Repub-likës së Kosovës përkontributin e tij nëbashkëpunimin e mirë meKishën Katolike, por edhe nëkultivimin e bashkëjetesësndërfetare në Kosovë, eposaçërisht për shpalljen evitit 2010 si vit i NënëTerezës.“Diskutuam për mundësitë ezhvillimeve të mëtejshme tërealizimit të këtij viti jubilardhe organizimin e festëssolemne më 5 shtator për të cilën kremte iftojmë të gjithë shqiptarët sepse Nënë Terezaështë e të gjithëve ashtu si ka qenë e tëgjithëve me dashurinë dhe zemrën e saj,ashtu do të mbetet për të gjithë një person icili pas Gjergj Kastriotit Skënderbeut ibashkon të gjithë shqiptarët në dashuri”, thaIpeshkvi Gjergji.Ipeshkvi Dodë Gjergji, duke u përgjigjur njëpyetjeje të gazetarëve për përpjekjet e dikujttjetër për tjetërsimin e Nënë Terezës tha sene nuk kemi nevojë për t’i treguar dikujt seNënë Tereza është shqiptare sepse ajo i katreguar të gjithë botës vetë, kështu që do tëmerremi me aktivitetet tona dhe 5 shtatori dotë jetë dita e kremtimit solemn e të gjithëshqiptarëve por edhe e miqve tanë dhe kjofestë do të kremtohet në Katedralen e re nëPrishtinë.Ndërsa, i pyetur nga gazetarët për mbledhjene Këshillit të Sigurimit, e thirrur nga Serbia,dhe nëse ajo do të dërgojë një imazh jo tëmirë për Kosovën pas ngjarjeve në Mitrovicë,Presidenti Sejdiu tha se ne si institucione tëvendit e kemi thënë dhe e themi se Kosovaështë e të gjithë qytetarëve të saj dhe natyr-isht në Kosovë ka edhe të atillë që dëshirojnëta prishin imazhin e mirë të përgjithshëm që

ka vendi ynë.“Nuk duam të paragjykojmë se cili do të jetëakteri për tërë atë që ka ndodhë, organet ehetuesisë duhet ta bëjnë punën e vet dhe jemitë vetëdijshëm se ata që ia duan të mirënKosovës nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Edimë se Serbia, si gjithmonë deri tash ka bërëpërpjekje që të gjejë grimca të caktuara sipassaj për të demonstruar se Kosova nuk mundtë jetë një vend i qëndrueshëm dhe stabil, pordo ta ketë të kotë sepse qytetarët e venditjanë akterë të rëndësishëm në stabilitetin epërgjithshëm dhe, në të njëjtën kohë, aktet edhunës, siç e kemi thënë të gjithë bartësit einstitucioneve por edhe qytetarët nuk janërrugë që mund të ndihmojnë ecjen dhe zhvil-limin e Kosovës dhe e kemi dënuar si të tillë”,tha Presidenti Sejdiu.“Për ne është me rëndësi që të shpejtojmë nësqarimin e plotë, është me rëndësi që shumëfakte ekzistojnë se kjo ka qenë një pjesë eprotestës së qytetarëve që kundërshtojnë ven-dosjen e rendit dhe të ligjit dhe ofertën e mirëtë institucioneve të vendit për të ndërtuarmekanizma që janë në të mirën e qytetarëvedhe kjo rrugë e mirë e nisur e institucionevetë vendit për të vënë rend dhe ligj nëbashkëpunim edhe me EULEX-in do të vazh-dojë”, tha Presidenti Sejdiu.

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 5

Page 7: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 7

Presidenti Sejdiu takoi Ad-miralin James Stavridis

05.07.2010. - Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe ad-mirali James Stavridis, KomandantiSuprem i Forcave të Përbashkëta përEvropë (SACEUR), në një takim tëmbajtur sot në kabinetin e PresidentitSejdiu, kanë diskutuar për zhvillimetnë Kosovë dhe bashkëpunimin e insti-tucioneve të Kosovës me NATO-n.Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dhe admirali JamesStavridis, Komandanti Suprem i For-cave të Përbashkëta për Evropë(SACEUR), në një takim të mbajtur sotnë kabinetin e Presidentit Sejdiu, kanëdiskutuar për zhvillimet në Kosovë dhebashkëpunimin e institucioneve tëKosovës me NATO-n.

Presidenti Sejdiu dënoisulmin ndaj deputetit Petar

Miletiç05.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu dënoi ashpër sul-min me armë zjarri ndaj deputetit të Partisësë Pavarur Liberale dhe kryetarit të GrupitParlamentar të kësaj partie në Kuvendin eRepublikës së Kosovës, z. Petar Miletic,para banesës së tij në pjesën veriore tëMitrovicës.“Sulmi ndaj z. Petar Miletiç, deputet i Ku-

vendit të Republikës së Kosovës dhedrejtues i Këshillit Konsultativ për Komu-nitete, i cili vepron në kuadër të Zyrës sëPresidentit të Republikës, është një akt ishëmtuar kriminal, i cili drejtohet drejtpër-drejt kundër paqes, stabilitetit, bashkë-jetesës dhe të ardhmes së përbashkët të tëgjithë qytetarëve të vendit”, thuhet në reag-imin e Presidentit Sejdiu.“Angazhimi këmbëngulës i deputetit Miletiç

për një jetë më të mirë të gjithë qytetarëvetë Kosovës pa dallim etnie e besimi, për tol-erancë, për bashkëpunim dhe mirëkuptimnë mes të gjithëve njerëzve të vullnetit tëmirë ka bërë që ai të ketë respektin e qyte-tarëve anekënd Kosovës, por jo edhe tëatyre që nuk u përshtatet rendi dhe ligji”,tha Presidenti Sejdiu. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu ka kërkuarnga institucionet përgjegjëse që të punojnëpër zbardhjen sa më të shpejtë e këtij rastidhe vënien e fajtorëve përpara drejtësisë.“Deputetit Miletiç i dëshirojmë shërim samë të shpejtë dhe kthim në detyrën e tij. In-stitucionet e Kosovës janë të vendosura qëta çojnë deri në fund luftën kundër çfarëdoforme të krimit, e cila cenon jetën e qyte-tarëve dhe rrezikon stabilitetin e vendit”,theksoi Presidenti Sejdiu.

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 6

Page 8: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 8

05.07.2010. - Në dhjetëvjetorin ethemelimit të “Rotary Culb” tëGjakovës, Presidenti i Republikëssë Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu underua me titullin “Anëtar nderi ipërjetshëm” i këtij klubi. Poashtu, me këtë titull u nderuanshefi i ICO-së Peter Feith, ko-mandanti i KFOR-it Gjeneralle-jtënant Markus Bentler dheGjeneral Sato.“Është nder i veçantë që do të jemanëtar i përhershëm i nderit nëpunën tuaj, por besoj se do të jemedhe me mendje me ju, prandajkëtë nder ma kanë bërë edhe Ro-tary Klub i Pejës. Gjithëangazhimet e mia, në pozicioninqë kam si President i vendit, do tëjenë jo vetëm në propagimin epunës së mire, por, të njëjtën kohëedhe në mbështetjen për aq saunë do të mundem” tha Presidentii Republikës së Kosovës, dr. Fat-mir Sejdiu.Presidenti Sejdiu më tej shtoi se

është një nder i veçantë që të jemanëtarë i Rotary klubit tuaj dhe tëjem bashkëveprimtar i idesë që kaky klub, që të jetë me gjithëveprimtarinë e tij në shërbim të të gjithëqytetarëve të Kosovës, edhe në kuptimin endihmave që atyre u bëhet, edhe në kupti-min e bashkëpunimit profesional të njerëzvetë biznesit dhe të veprimtarive të tjera, por,edhe në kuptim të bashkëpunimit të thellëme njerëz dhe asociacione të ngjashme tëmbarë botës. “Më gëzon fakti se Kosova vërtet për një

kohë shumë të shkurtë ka arritur të krijojdhjetë klube të Rotarisë, me njerëz tëpërkushtuar në këtë asocim kaq të qëlluardhe të njëjtën kohë përmes veprimtarisë sëtyre kanë zënë shumë miq anekënd botës,duke dhënë të njëjtën kohë mesazhe të mirapër punën që bëjnë njerëzit e Kosovës dheduke dhënë mesazhe të mira të afrisë dhemiqësisë mes vendeve” shtoi Sejdiu.

Presidenti Sejdiu u nderuame titullin “Anëtar nderi i

përjetshëm” i “RotaryClub” të Gjakovës

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 7

Page 9: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 9

06.07.2010. - Presidenti iBashkimit Evropain, z.Herman Van Rompuyështë pritur sot në Pr-ishtinë nga Presidenti iRepublikës së Kosovës,dr. Fatmir Sejdiu, ngaKryetari i Kuvendit tëRepublikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi dhe ngaKryeministri i Kosovës,z. Hashim Thaçi.Në këtë takim, Presi-denti Herman VanRompuy i ka siguruarliderët e Republikës sëKosovës se BashkimiEvropian angazhohetfuqishëm për ta ndih-muar Kosovën në ecjenpërpara drejt aspiratavetë saj evropiane, si dhe të ardhmen e gjithërajonit drejt BE-së. “Të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së kanërënë dakord për vendosjen e EULEX-it nëKosovë. Ato e kanë mbështetur zhvilliminekonomik të Kosovës dhe BE-ja është 100%së bashku në mendimin se e ardhmja e tëgjithë rajonit qëndron brenda BashkimitEvropian”, theksoi z. Herman Van Rompuy. Sipas tij, integrimi evropian është në të mirëtë të gjithë popullit të Kosovës dhe të rajonit,ndaj Bashkimi Evropian kërkon nga seciliangazhim për të pasur një qëndrim konstruk-tiv lidhur me bashkëpunimin rajonal, pasi qëi gjithë rajoni ka perspektivë evropiane. Po ashtu, Presidenti i BE-së, z. Herman VanRompuy theksoi se lufta kundër krimit të or-ganizuar dhe korrupsionit është e domos-doshme për zhvillimin e Kosovës dhe për tënxitur përparimin social e ekonomik të vendittonë. “Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ështënjë nga prioritetet më të rëndësishme dhe ajo

duhet të jetë një përpjekje e koordinuar meautoritetet lokale, të cilat duhet të prijnë’pohoi ai. Presidenti Herman Van Rompuy foli edhe përprocesin e liberalizimit të vizave, të cilin ecilësoi si një proces teknik që ka kushtet eveta, të cilat duhet të plotësohen. Ndërsa, Presidenti i Republikës së Kosovës,dr. Fatmir Sejdiu theksoi se të gjitha të arrit-urat e Kosovës janë edhe rezultat ibashkëpunimit të thellë dhe i përkrahjes sëgjithanshme që ka dhënë Bashkimi Evropianpër Kosovën. “Vizioni ynë i vetëm është integrimi nëBashkimin Evropian dhe në NATO dhe nepresim mbështetjen tuaj të mëtejshme për re-alizimin e aspiratave të popullit dhe të insti-tucioneve të Republikës së Kosovës”, thaPresidenti Sejdiu Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,z. Jakup Krasniqi pohoi se vizita e Presiden-tit Herman Van Rompuy në Prishtinë dësh-mon tërë përkushtimin që ai personalisht dhe

Herman Van Rompuy: Ështëvetëm një e ardhme për

Kosovën - Bashkimi Evropian

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 8

Page 10: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 10

vendet e BashkimitEvropian kanë për Kosovën. Duke folur për angazhimet eKuvendit të Republikës sëKosovës, z. Krasniqi tha seKuvendi ka miratuar dheështë në proces të miratimittë ligjeve që janë tërësishtnë harmoni me standardet eBashkimit Evropian. Ndërkaq, Kryeministri ivendit, z. Hashim Thaçi upërqendrua në përpjekjet eQeverisë së Republikës sëKosovës për vënien e renditdhe shtrirjen e sundimit tëligjit në të gjithë territorin evendit. Në këtë kontekst, aitheksoi se hapja e Zyrës sëShërbimit Civil në veri tëMitrovicës, e cila ështëpërkrahur edhe nga Përfaqësuesi CivilNdërkombëtar dhe nga EULEX-i, nuk është

akt që drejtohet kundër askujt, por synon tëlehtësojë shërbimet për të gjithë qytetarët.

07.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot shefin e

Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit,Hasan Preteni.

Presidenti Sejdiu e përgë-zoi z.Preteni për punën qëpo bën kjo agjenci, si dherikonfirmoi përkrahjen përkëtë agjenci, në hapat emëtutjeshëm në luftënkundër korrupsionit. Duke rikujtuar edhenjëherë se të gjithë janë tëbarabartë para ligjit, Se-jdiu tha se si President ivendit do ta përkrahfuqishëm këtë proces tëluftës kundër korrupsionit,në mënyrë që të hetohen tëgjitha rastet e korrupsionitdhe drejtësia ta thotëfjalën e vet.

Presidenti Sejdiu priti shefine Agjencisë Kosovare KundërKorrupsionit, Hasan Preteni

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 9

Page 11: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

08.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu e përshëndeti Re-zolutën për Kosovën, të cilën e miratuan sotme shumicë dërmuese votash anëtarët e Par-lamentit Evropian.“Rezoluta për Kosovën e ParlamentitEvropian paraqet një hap shumë të rëndë-sishëm cilësor të këtij institucioni në raportme vendin tonë”, tha Presidenti Sejdiu, i ciliritheksoi se kjo rezolutë dëshmon fuqishëmpërkushtimin e vendeve të Evropës për Re-publikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. “Ko rezolutë është shumë e rëndësishme edhepër faktin se ajo në mënyrë eksplicite kërkonnga pesë vendet anëtare të BashkimitEvropian, të cilat nuk e kanë njohur endepavarësinë e Republikës së Kosovës, që tabëjnë sa më parë këtë”, theksoi Presidenti Se-

jdiu. Presidenti Sejdiu çmoi lart edhe angazhimine deputetes austriake Ulrike Lunaçek, e cila eka përgatitur këtë rezolutë. Po ashtu, Presidenti Sejdiu ripërsëriti sevizioni i vetëm i popullit dhe institucioneve tëRepublikës së Kosovës është integrimi nëBashkimin Evropian, në NATO dhe nëmekanizmat e tjerë ndërkombëtarë. “Republika e Kosovës është e vendosur t’iplotësojë të gjitha standardet që i kërkohennë udhën e integrimeve euroatlantike, ndërsaRezoluta e sotme e Parlamentit Evropianështë një mbështetje konkrete, e cila u jep ku-rajë të fuqishme synimeve tona sublime përtë qenë sa më shpejt edhe de jure pjesë efamiljes së madhe evropiane”, pohoi Presi-denti Sejdiu.

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 11

Presidenti Sejdiu përshëndet Re-zolutën për Kosovën të Parla-

mentit Evropian

Presidenti Sejdiu i dhaKryeministrit Toni Bler

“Medaljen e Artë të Lirisë”08.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në kabi-netin e tij ish-kryeministrin e Britanisë sëMadhe, Toni Bler.Në një ceremoni të veçantë, Presidenti Sejdiuia dorëzoi z.Toni Bler “Medaljen e Artë tëLirisë”, me të cilën e ka dekoruar Presidentihistorik Ibrahim Rugova, më 12 qershor2004. medalje kjo që u jepet qytetarëve tëKosovës dhe të huaj, për kontributin e lartënë mbrojtjen e lirisë së Kosovës. Duke folur në këtë ceremoni, Presidenti Se-jdiu u shpreh: “Populli dhe institucionet e Re-publikës së Kosovës kanë një admirim tëveçantë për Ju, i nderuar Kryeministër Bler,dhe për vendin Tuaj, Mbretërinë e Bashkuar.Ne do t’ju jemi përherë mirënjohës për

përkrahjen e jashtëzakonshme që na kenidhënë në ditët më të vështira që ka përjetuarvendi ynë.Roli Juaj personal dhe i Mbretërisë sëBashkuar për çlirimin e Kosovës është ipazëvendësueshëm. Ju e bashkuat botëndemokratike përreth Aleancës Veriatlantikenë intervenimin më të madh humanitar tëhistorisë moderne të njerëzimit për ta shpë-tuar popullin e Kosovës nga gjenocidi që ikanosej në pranverën e vitit 1999.Gjatë ditëve të luftës, Ju i dhatë kurajë dheshpresë popullit të Kosovës duke e vizituar nëkampet e refugjatëve në Maqedoni. Porsalufta mbaroi, Ju erdhët në Kosovë për tarikonfirmuar vendosmërinë Tuaj për tëardhmen demokratike dhe evropiane të ven-

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 10

Page 12: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

dit tonë.Sot ju jeni sërish në Prishtinë, kur Kosova epavarur dhe sovrane, si vend për lirinë e tëcilit Ju u angazhuat me aq pasion, ju pret sinjë mik, si një lider dhe si një hero.Si President i Republikës ë Kosovës, unë ndi-hem shumë i privilegjuar t’jua dorëzoj“Medaljen e Artë të Lirisë”, me të cilën ju kadekoruar paraardhësi im, dr. Ibrahim Ru-gova, në shenjë të nderimit të gjithmonshëmqë kanë për Ju të gjithë qytetarët e Kosovës.Ju faleminderit për gjithë atë që keni bërëpër Kosovën”! Pas takimit të tyre, Presidenti Fatmir Sejdiudhe kryeministri Toni Bler dhanë nga njëdeklaratë për media. Fillimisht, Presidenti Sejdiu falënderoi zotinBler për angazhimet për lirinë njerëzore, përlirinë e njerëzve të Kosovës, për shpëtimin eqenies sonë dhe, në të njëjtën kohë, përangazhimet e fuqishme që Mbretëria eBashkuar, edhe nën udhëheqjen e tij edhe mëvonë, e bënë për Kosovën.“Shpreha falënderimet më të larta përangazhimet e veçanta të të gjitha ekipeve tëMbretërisë së Bashkuar në Kosovë, që kanëardhur që të ndihmojnë në ngritjen e ka-paciteteve tona edhe ekonomike por edhe in-stitucionale dhe, në të njëjtën kohë, një

konsideratë të lartë për angazhimet e tij derinë nivelet më të larta të mekanizmavendërkombëtarë, deri në Kombet e Bashkuaradhe në Këshillin e Sigurimit, për të ardhmene Kosovës, të Kosovës së të gjithë qytetarëvetë saj, vijoi Presidenti Sejdiu. “Kosova nuk ka vizion tjetër, do të jetë atdhei dashur për të gjithë qytetarëve e saj, me sfi-dat që ka, por do të kalojnë në sukses të vazh-dueshëm, ka objektivin e saj që të jetëanëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-sdhe ka një objektiv të fuqishëm që me këtëpërmbushje të fuqishme të kritereve çka edhee demonstron të ketë raporte shumë të miraedhe me të gjitha vendet e rajonit por edheme vendet e tjera”, tha më tej Presidenti Se-jdiu. Andaj, në këtë rol, në këtë qasje dhe në këtëpjekuri të ecjes sonë, vend të veçantë ka edheinvestimi i Mbretërisë së Bashkuar, i kryemi-nistrit Bler dhe i gjeneratave që kanë ardhurpas tij dhe gjithmonë një rol të veçantë Lart-madhëria e saj, Mbretëresha Elizabeth, thaPresidenti Sejdiu. Na gëzon fakti që sot Parlamenti Evropian kamiratuar një rezolutë të rëndësishme përKosovën në të cilën iu bën thirrje edhe pesëvendeve të BE-së të cilat ende nuk e kanë njo-hur pavarësinë e Kosovës që të shpejtojnë me

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 12

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 11

Page 13: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 13

njohjen e Kosovës sepse Kosovaështë një realitet pozitiv që ecënsuksesshëm, përfundoi PresidentiSejdiu. “Më lejoni të shpreh kënaqësinë dhenderin që jam në Kosovë. Me Presi-dentin Sejdiu kishin bisedimeshumë përmbajtjesore për të kalu-arën dhe të tashmen e Kosovës”,tha kryeministri Bler, duke falën-deruar Presidentin Sejdiu për prit-jen.“Më lejoni t’ju falënderoj për fjalëmiradije, për respekt timin dhe tëvendit tim. Është mundësi edhe përmua që t’i falënderoj forcat e ar-matosura të vendit tim dhe tëNATO-s që kanë pasur një rol kaqtë rëndësishëm në atë që ka ndod-hur para disa vitesh”, tha ai. Diskutimi ishte i përqendruar drejtsë ardhmes dhe perspektivësevropiane dhe jemi pajtuar se sa me rëndësiështë që Kosova të vazhdojë të bëjë përparimeduke i mundësuar idesë evropiane që të bëhetrealitet dhe të afrohet me Kosovën dhenjerëzit e saj, vijoi më tej z.Bler. “E di që ka shumë punë që janë duke u vazh-duar, me procesin e njohjeve, me anë-tarësimin në institucionet ndërkombëtare,dhe përparimi i dukshëm që është bërë ështëbërë duke iu falënderuar lidershipit dhenjerëzve të Kosovës. Është kënaqësi për muatë jem me ju këtu dhe të kthehem në Kosovëpas 11 vitesh. I kam vërejtur ndryshimet dhepër t’i njohur ato”, tha kryeministri Bler. Ndërsa, i pyetur nëse Kosova është çështje ezgjidhur, pasi ajo është njohur nga 69 shtete,por ka edhe pesë vende ne BE që nuk e kanenjohur, z.Bler u përgjigj:“Unë mendoj se Kosova është çështje e zgjid-hur, në kuptim që Kosova është këtu dhe dotë vazhdojë të jetë këtu, si shtet i pavarur. Kanjë lloj procesi të njohjes ndërkombëtare, pormendoj se me përparimin e Kosovës do tëbëhet edhe më e lehtë që të zgjidhet edhe kjoçështje. Pra, dujke marrë parasysh rezolutëne Parlamentit Evropian, kjo është e rëndë-sishme. Sigurisht që këto gjëra do të vazhdo-jnë, do të ketë mospajtime të vazhdueshme,por nëse e shohim përparimin e vazhdueshëmtë këtyre njohjeve, kjo është impresive”. Ndërkaq, duke u përgjigjur një pyetjeje të

gazetarëve lidhur me situatën në veri të ven-dit, perspektivën e jetës së përbashkët dheeventualisht hapjen e bisedimeve për tëardhmen e kësaj pjese të Kosovës, PresidentiSejdiu tha: “Çështja e Kosovës, me vullnetin epopullit të saj, është e vendosur më 17 shkurttë vitit 2008. Natyrisht, të gjitha vendet që ekanë njohur pavarësinë e Kosovës e kanë njo-hur atë si shtet sovran dhe të pavarur. Nedëshirojmë absolutisht që të kemi marrëd-hënie të mira edhe me Republikën e Serbisëdhe me popullin serb, dhe po ashtu, them seka shumë tema për të cilat mund të bisedo-het, të cilat janë në interes të dy shtetevesovrane, që është edhe pjesë e kritereve tërëndësishme për proceset integruese, siçështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve, çështjae parandalimit të krimit të organizuar,bashkëpunimi ekonomik, rrjeti energjetik ra-jonal etj, por asnjëherë për çështjen e sta-tusit”.Ne, vijoi Presidenti Sejdiu, e kemi dhënë zo-timin tonë në projektin e Presidentit Ahti-saari, që është një projekt i përbashkëtndërkombëtar dhe Kosova me gjithë sfidat qëka, do ta realizojë këtë objektiv që vërtet edheajo pjesë e serbëve të cilët deri më tash kanëhezitim në integrimin aktiv në jetën e përdit-shme, të jetë pjesë e proceseve, të jetë partneraktiv në perspektivën e përbashkët të tëgjithë qytetarëve të Kosovës.

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 12

Page 14: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

12.07.2010. - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë sot nëceremoninë e hapjes së Universitetit VerorNdërkombëtar të Prishtinës. Në një ceremoni ku ishin të pranishëm për-faqësues të Qeverisë së Kosovës, udhëheqëstë Universitetit të Prishtinës, përfaqësues tëinstitucioneve kulturore dhe profesorë e stu-dentë, Presidenti Sejdiu përshëndeti metheks të veçantë pjesëmarrësit ndërkombë-tarë të këtij edicioni jubilar të UniversitetitVeror, i 10-ti me radhë, duke u dëshiruar

atyre mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëmnë Republikën e Kosovës. Duke folur për sakrificat e mëdha të kaluarapër të arritur deri këtu, por edhe për sfidat qëe presin në të ardhmen vendin tonë, Presi-denti Sejdiu u tha pjesëmarrësve ndërkombë-tarë të Universitetit Veror që ta njohinKosovën, t’i njohin njerëzit e saj dhe kur tëkthehen në vendet e tyre të përcjellin atje rrë-fimin për shtetin e ri që i bashkëngjitet mehapa të sigurt botës bashkëkohore, në tëgjitha fushat e zhvillimit.

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 14

Presidenti Sejdiu mori pjesënë ceremoninë e hapjes së

Universitetit VerorNdërkombëtar të PrishtinësNë një ceremoni ku ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Kosovës,udhëheqës të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues të institucioneve kul-turore dhe profesorë e studentë, Presidenti Sejdiu përshëndeti me theks të

veçantë pjesëmarrësit ndërkombëtarë të këtij edicioni jubilar të Univer-sitetit Veror, i 10-ti me radhë, duke u dëshiruar atyre mirëseardhje dhe qën-

drim të këndshëm në Republikën e Kosovës

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 13

Page 15: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Presidenti Sejdiu priti pilotin shqip-taro-amerikan Xhejms Berisha

13.07.2010 - Presidenti i Republikës sëKosovës dr. Fatmir Sejdiu, priti sot pi-lotin shqiptaro-amerikan, me origjinënga Kosova Xhejms Berisha, i cili ështëbërë i njohur për opinionin me misionine lobimit për njohjen e pavarësisë sëKosovës në kontinentin amerikan.Presidenti Sejdiu e vlerësoi misionin fis-nik dhe kombëtar të z.Berisha, i cili ngaana e tij, e njoftoi presidentin se kandërmend ta vazhdojë misionin e tij mefluturimet në kontinentin e Afrikës methirrjen “Njiheni pavarësinë e repub-likës së Kosovës”

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 15

Presidenti Sejdiu uron presi-dentin Sarkozy me rastin e Ditës

Kombëtare të RepublikësFranceze

13.07.2010 - Presidenti i Republikës sëKosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi Presi-dentit të Republikës së Francës, Nico-las Sarkozy, një telegram urimi merastin e 14 Korrikut - Ditës Kombëtaretë Republikës Franceze.Në urimin e presidentit Sejdiu thuhet:

Shkëlqesia e tij Nicolas SarkozyPresident i Republikës së Francës

I dashuri mik:Në emër të popullit dhe institucionevetë Republikës së Kosovës, ju uroj juveShkëlqesia Juaj, Qeverinë dhe populline Francës me rastin e 14 Korrikut -Ditës Kombëtare të Francës. Për Francën, 14 korriku nderon histor-inë e pasur të Republikës Franceze dhepopulli i Kosovës ju bashkohen në fes-tën për këtë ditë shumë të rëndësishmepër historinë e vendit tuaj.

Derisa ju festoni këtë ditë në vendintuaj, ne shprehim falënderimet e thellatë të gjithë qytetarëve të Kosovës përnjohjen e menjëhershme të pavarësisësë Kosovës dhe mbështetjen e vazh-dueshme që Republika e Francës kadhënë dhe po jep për zhvillimin dhesuksesin e vendit tim. Qytetarët e Kosovës ndihen të bekuarqë e kanë Francën një vend mik tëvërtetë dhe presim me padurim qëmarrëdhëniet e shkëlqyeshme në mesdy vendeve tona të forcohen edhe mëtej.Pranoni, i dashur President,përgëzimet e mia të përzemërta merastin e Ditës Kombëtare të Francësdhe sigurinë për respektin dhe konsid-eratën time më të lartë. Sinqerisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 14

Page 16: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 16

Presidenti Sejdiu uroi presidentine Malit të Zi, Filip Vujanoviç

13.07.2010 - Presidenti i Republikës sëKosovës, Fatmir Sejdiu i dërgoi Presidentit tëRepublikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviçtelegram urimi me rastin e 13 Korrikut –Ditës Nacionale të këtij vendi.Në vazhdim po e japim tekstin e këtijtelegrami:

Shkëlqesisë së Tij, Filip VujanoviçPresident i Republikës së Malit të Zi

I nderuar President Vujanović,Në emër të popullit dhe të institucioneve tëRepublikës së Kosovës, Ju uroj Ju Shkëlqesi,Qeverinë dhe gjithë popullin e Malit të Zi, merastin e 13 Korrikut - Ditës Nacionale tëMalit të Zi. Populli dhe institucionet e

Kosovës bashkohen me ju në shënimin ekësaj dite të madhe.Unë po ashtu shfrytëzoj këtë rast për t’i sh-prehur Malit të Zi mirënjohjen e Kosovës përmbështetjen e hershme që i ka dhënë vendijuaj pavarësisë së Republikës së Kosovës dhevendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Unëshpresoj se përderisa vendet tona po shkojnëdrejt së ardhmes më të ndritshme euroat-lantike, ne do ta vazhdojmë ta forcojmë edhemë shumë miqësinë tonë.Ju lutem, i nderuar President, pranoniurimet e mia më të sinqerta dhe ndjenjën ekonsideratës sime më të lartë.Sinqerisht,Dr. Fatmir SejdiuPresident i Republikës së Kosovës

Presidenti Sejdiu vizitoikomunën e Prishtinës dhe atë të

Novobërdës14.07.2010 - Presidenti i Re-publikës së Kosovës, dr. Fat-mir Sejdiu, i shoqëruar ngaministri i Pushtetit Lokal,Sadri Ferati, vizitoi sot ko-munën e Prishtinës dhe ko-munën e Novobërdës, ku uprit nga udhëheqja komunaledhe diskutoi për zhvillimetaktuale në këto komuna dheproblemet që kanë ato njëko-hësisht duke ju ofruarpërkrahjen e nevojshme ngainstitucionet e nivelit qen-dror.Në objektin e ri të komunëssë Prishtinës, në lagjen Arbëria, PresidentiSejdiu u prit nga kryetari i kryeqytetit, dr.Isa Mustafa dhe zhvilloi një takim të gjatë medrejtorët e drejtorive komunale, shefat e gru-peve parlamentare e zyrtarë të tjerë komu-nalë. Presidenti Sejdiu tha se komunën e Prisht-

inës po e viziton si President po edhe si qyte-tar i Prishtinës, për t’u informuar për punëtqë bën udhëheqja komunale, por edhe për t’idhënë asaj përkrahje.“Kam ardhur për t’u informuar me të gjithazhvillimet, për sukseset dhe sfidat që ka paravetes, për të ofruar mbështetjen time dhe të

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 15

Page 17: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

institucioneve qendrore si interesnacional që ka kryeqyteti sikur edheqytetet e tjera, por, kryeqyteti kaspecifikën e vet të lëviz më shpejt nëzhvillime të reja, të realizohen pro-jektet e prezantuara para qyte-tarëve, pra të realizohen pritjet eqytetarëve të vendit dhe të krye-qytetit”, theksoi Presidenti Sejdiu. “Në këtë kuadër natyrisht të puno-het më shumë në hapjen e horizon-teve të reja, që janë gjithmonësfiduese, krahas asaj që është pjesëe obligimeve në rregullativënlegjislative që lidhet edhe me ligjinpër kryeqytetin që është proceduarnë Parlament, por, të njëjtën kohëedhe aspektet e tjera infrastruktur-ore specifike që Prishtina s’i ka jetuar deritash dhe duhet t’i jetoj”, vijoi Presidenti Se-jdiu, duke shtuar se Prishtina dhe Kosovaduhet të hyjnë nesër në gara sportivendërkombëtare, në organizim të ngjarjevekulturore si dhe të jetë nikoqire e ngjarjeve tëtjera edhe politike. Duke u angazhuar për krijimin e kushteve samë të mira për jetë banorëve të kryeqytetit,por edhe vendbanimeve të tjera që përfshinkomuna e Prishtinës, Presidenti Sejdiu thek-soi se “është borxh i kryeqytetit, por edhe inivelit qendrorë që të sigurojë mbështetjen efuqishme që të ecim në këtë drejtim dhe qëjeta e qytetarëve të komunës, të jetë jetë esiguruar me benefitet e përafërta sikur përatë që jeton në Dardani, në Ulpianë apo nëpjesën e vjetër të qytetit, sikur për atë qëmund të jetë në Koliq apo në Barilevë”. Vizita në komunën e Prishtinës është vizita eparë në ciklin e vizitave që Presidenti Sejdiudo të bëjë në komunat e Kosovës.Në këtë kuadër, ai sot vizitoi edhe komunëne Novobërdës, ku u prit nga kryetari i ko-munës, Bajrush Ymeri dhe udhëheqja komu-nale.Në një bashkëbisedim me udhëheqjen komu-nale, Presidenti Sejdiu u njoftua me gjendjennë këtë komunë, punët që janë kryer dhe sfi-dat që e presin atë në të ardhmen.“Çmoj shumë lart punët që janë bërë ngakryetari i komunës me njerëzit, me qytetarëte kësaj ane. Vizionin që kanë këta, që vërtetkomuna të jetë një realizim i pritjeve të tëgjithë njerëzve që u kanë dhënë mbështetje”,

theksoi Presidenti Sejdiu, duke shtuar se i kashprehur udhëheqjes komunale gjithëmbështetjen për punën që bëjnë dhe përkrah-jen e vazhdueshme të institucioneve të nivelitqendror.“Çmoj shumë lart bashkëpunimin mes dy et-nive kryesore, në kuptimin e numrave, shqip-tarëve dhe serbëve, por edhe të komunitetevetë tjera dhe them po ashtu shembullin e mirëqë është historik, në periudha të gjata kohoretë bashkëpunimit në projekte të rëndë-sishme”, vijoi Presidenti Sejdiu.Duke folur për të kaluarën e këtij vendbanimidhe shanseve të zhvillimit në të ardhmen,Presidenti Sejdiu përkujtoi se “Novobërda kaqenë nga qytetet më të rëndësishme tëEvropës në një kohë, për shkak të pasuriveminerale që ka në nëntokën e saj dhe mendojse do të jetë koha e studimeve të reja dhe eshfrytëzimit të shansit të ri për zhvillim tëkësaj komune por edhe të vetë Kosovës”.“Për ne është me rëndësi se të gjitha procesetqë i kemi kapërcyer edhe në kuptimin politikdhe procesi i decentralizimit në këtë hapësirëka qenë një temë e veçantë me zgjeriminkadastral, por, them se njerëzit që janëbashkuar do të jenë bashkëpunëtorë të mirënë vazhdimësi si qytetarë, si njerëz që duant’i realizojnë interesat e tyre brenda komunësdhe një kohezion të mirë bashkëpunimi qëështë edhe me prezencën ndërkombëtare nëKosovë, me njerëz të ICO-së, EULEX-it, portë njëjtën kohë edhe më një bashkëpunimshumë të thellë që kanë me KFOR-in, gjith-monë në të mirë të komunës”, theksoi Presi-denti Sejdiu.

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 17

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 16

Page 18: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 18

20.07.2010 - “Nuk pranojmë kurrë qëKosova të hyjë në negociata për çështjene statusit të saj, nuk pranojmë asnjëherëqë territori i Kosovës të jetë në pazar,pra të bëhen shkëputje të territorit tëKosovës apo lojëra të tjera që Serbia dot’i iniciojë, nuk pranojmë që të cenohetintegriteti i brendshëm unitar i Kosovës,të cilin e ka të definuar me Kushtetutë,por natyrisht nuk pranojmë as që dikushnga jashtë të jetë diktues i jetës sonë”,theksoi Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë vizitave qëua bëri sot Gjykatës së Qarkut në Pejë dheGjykatës së Qarkut në Prizren.Po ashtu, Presidenti Sejdiu tha se pret qëverdikti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtë-sisë, i cili pritet të bëhet i njohur të enjtën,nuk do të ketë qasje tjetër përveç mbështetjessë fuqishme të argumenteve që ka deponuarKosova, të cilat janë të parrëzueshme me tëdrejtën e natyrshme të një popullit që të je-tojë i lirë, dhe ai popull me vullnetin e vet eka deklaruar pavarësinë, natyrisht tëmbështetur dhe të koordinuar edhe me tëgjithë mbështetësit e Kosovës, të cilët kanëinvestuar shumë për paqen dhe stabilitetin.“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshmedhe e bazuar në vullnetin e një populli që tëjetojë i lirë dhe me aspirim për integrim nëfamiljen e vendeve të tjera të lira. Republikëne Kosovës deri më tash e kanë njohur 69vende, presim njohje të reja dhe do të vazhdo-jmë miqësinë tonë me vendet që iu kanë gje-tur Kosovës pranë në kohët më të liga, poredhe në kohët e zhvillimit”, theksoi Presi-denti Sejdiu.Gjatë vizitave në Gjykatën e Qarkut të Pejësdhe në atë të Prizrenit, Presidenti i Repub-likës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i cilishoqërohej edhe nga kryetari i KëshillitGjyqësor të vendit, z. Enver Peci, iu kadhënë mbështetjen e tij të plotë gjykatësvepër punën e tyre në realizimin e objektivit qëkanë për të sjellë besimin te qytetarët, për të

bërë realizimin e projekteve të përgjithshmepër sundimin e ligjit dhe për luftimin efenomeneve të këqija, të cilat i dëmtojnë in-teresat e qytetarëve të vendit, si dhe për sfi-dat me të cilat ata ballafaqohen gjatë punëssë tyre.Luftimin e fenomeneve, vijoi Presidenti Se-jdiu, e bëjnë organet gjegjëse dhe politikaduhet të jetë jashtë ndikesës në luftimin efenomeneve negative, sidomos kur është fjalapër luftimin e korrupsionit që mund të jetë nëinstitucione dhe është me rëndësi që sistemiprokurorial dhe ai gjyqësor ta bëjnë punë evet si duhet.“Duhet të ketë bashkëpunim shumë të thellëdhe të përgjegjshëm me organet e tjera të nd-jekjes, me Policinë e Kosovës, dhe është merëndësi që të instalohet në vazhdimësi njëpërgjegjshmëri e të gjithë njerëzve, pra edhe eqytetarëve. Është i nevojshëm bashkëpunimii mirë me institucionet ndërkombëtare, nëkëtë kuadër me EULEX-in. Kosova nuk ështëe inkriminuar, por njerëzit të cilët mund tëbien apo që kanë rënë ndesh më ligjin duhettë përgjigjen”, theksoi Presidenti Sejdiu”.Ndërkaq, kryetarët e gjykatave të qarkut tëPejës dhe të Prizrenit, pasi që e falënderuanPresidentin Sejdiu për vizitën në këto dygjykata, thanë se prisnin që Presidenti Se-jdiu, edhe në të ardhmen, do të angazhohetsikur edhe deri më tash, për mbështetjen epunës së gjykatave dhe reformave të gjyqë-sorit në përgjithësi.

Sejdiu: GJND-ja nuk mund të jetëkundër vullnetit të popullit të

Kosovës për liri e pavarësi

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 17

Page 19: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

22.07.2010 - Sot është edhe një ditë ebekueme për Republikën e Kosovës dhe tëgjithë qytetarët e saj! Para pak çastesh,Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhamendimin e saj për shpalljen e ligjshme tëpavarësisë së Kosovës. Populli dhe institucionet e Republikës sëKosovës e mirëpresin dhe e çmojnë shumëlart urtësinë e mendimit këshillëdhënës tëGjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kymendim eksplicit iu përgjigj pozitivisht çdopike të ngritur në favor të vendimeve që kamarrë Kosova. Ky mendim rikonfirmoifuqishëm se shpallja e pavarësisë së Repub-likës së Kosovës ka qenë vendim në përputhjetë plotë me të drejtën ndërkombëtare dhe nëtë drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe

vetëvendosje. Mendimi i sotëm i GJND-së i ka konfirmuarqartë argumentet e fuqishme dhe të par-rëzueshme që ka paraqitur Kosova dhe tëgjithë mbështetësit e pavarësisë së saj nga embarë bota demokratike. Ky mendim përfundimisht i heq të gjithadilemat që mund t’i kenë pasur vendet qëende nuk e kanë njohur Republikën eKosovës. Prandaj, ne u bëjmë thirrje sërishkëtyre vendeve që të marrin sa më parëvendimet e tyre për njohjen e Republikës sëKosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Pra,siç shihet edhe nga ky mendim i GJND-sëKosova nuk paraqet rast precedent për asnjërast tjetër në botë. Mendimi i sotëm i GJND-së paraqet një vlerë

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 19

Deklaratë e Presidentit Sejdiu pas pub-likimit të mendimit këshillëdhënës të

Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë,lidhur me legjitimitetin e shpalljes së

pavarësisë së Kosovës

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 18

Page 20: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

të veçantë të së drejtës ndërkombëtare, e cilae njeh të drejtën e qytetarëve të Kosovës përtë jetuar të lirë dhe të pavarur. Po kështu, kymendim hap udhë për progresin e mëtejmë tëKosovës dhe qytetarëve të saj. Republika e Kosovës është thellësisht epërkushtuar që të jetë edhe më tej partnerdhe kontribues i qenësishëm për paqen, sta-bilitetin dhe bashkëpunimin e ngushtë me tëgjitha vendet fqinje dhe ato të rajonit. Institucionet e Republikës së Kosovës mbesintë përkushtuara për zbatimin e plotë tëKushtetutës së Republikës së Kosovës dhe tëPropozimit Gjithëpërfshirës të PresidentitAhtisaari në tërë vendin dhe në të mirë të tëgjithë qytetarëve të saj pa dallim etnie. Me këtë rast, e ftojmë Republikën e Serbisë t’ibashkëngjitet vizionit të përgjithshëm tështeteve të rajonit për një të ardhme më tëndritshme dhe për integrim sa më të shpejtëeuroatlantik. Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë,duke qenë në fqinjësi të parë, duhet të puno-jnë për krijimin e një fryme të re tëbashkëpunimit në interes të mirëqenies dheperspektivës së qytetarëve të të dyja shtetevesovrane. Republika e Kosovës rithekson se vizioni ynë

i vetëm është integrimi i saj i shpejtë në BE,në NATO dhe në vetë OKB. Duke vlerësuar se Kosova është një rrëfimsuksesi i një investimi të madh ndërkombë-tar, Republika e Kosovës shpreh sërish falën-derimin e saj të thellë për të gjitha vendet qëe kanë mbështetur Kosovën në udhën e saj tëlirisë dhe të pavarësisë, në procesin e njohjessë saj në botë, si dhe për mbështetjen e dhënënë GjND. Në këtë kuadër, shfrytëzoj rastin të falën-deroj për rolin e veçantë që kanë luajtur dhembështetjen e dhënë, SHBA-të, vendet e BE-së, si dhe të gjitha vendet e tjera të botësdemokratike. Po kështu falënderojmë NATO-n për rolin unikat që ka pasur dhe ka për sig-urinë dhe stabilitetin në Kosovë. Në veçanti, i falënderojmë vendet fqinje dheato të rajonit për rolin e madh mbështetës përtë gjitha zhvillimet pozitive që ka pasur dheka Kosova. Gjithashtu, falënderojmë tërë ekipin eKosovës që ka përfaqësuar në mënyrë të din-jitetshme para kësaj kësaj gjykate të lartë tësë drejtës ndërkombëtare. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe pop-ullin e saj!Zoti i bekoftë miqtë e Republikës së Kosovës!

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 20

Presidenti Ahtisari, PresidentiJosipoviç dhe Ambasadori Vizner

uruan Presidentin Sejdiu 23.07.2010 - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmit Sejdiu, dje dhe sot, kapranuar urimet më të sinqerta për mendiminkëshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë nga burrështetas dhe presonalitetetë shquara ndërkombëtare.Ndër të tjerë, Presidentin Sejdiu e përgëzuanambasadori amerikan Frenk Vizner, ish-Pres-identi i Findlandës, Nobelisti i Paqes MartiAhtisari, Presidenti i Republikës së KroacisëIvo Josipoviç etj.Në bisedën telefonike që pati me PresidentinAhtisari, u vlerësuan të arriturat e deritan-ishme të popullit dhe të institucioneve tëKosovës. Presidenti Ahtisari e siguroi Presi-

dentin Sejdiu se ai do të përkrahë edhe më tejafirmimin e shtetit të pavarur dhe sovran tëKosovës kudo në botë.Në këtë bisedë të përzemërt, të dybashkëbiseduesit u pajtuan se mendimi iGJND-së i heq të gjitha dilemat që ndokushmund të ketë pasur për ligjshmërinë e shpall-jes së pavarësisë së Kosovës dhe u hap udhënjohjeve të reja.Ndërkaq, duke i shprehur urimet e tij, nëemër të popullit dhe të institucioneve të Re-publikës së Kroacisë, Presidenti Josipoviçtheksoi gatishmërinë e shtetit kroat për thel-limin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes dyvendeve.

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 19

Page 21: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

23.07.2010 -Presidenti i Re-publikës sëKosovës, dr.Fatmir Sejdiupriti z. PierreLellouche,Sekretar iShtetit Francezpër ÇështjeEvropiane, tëcilin e falën-deroi, në emërtë popullit dhetë institucion-eve të Repub-likës sëKosovës, përmbështetjen evazhdueshmeqë RepublikaFranceze i kadhënë dhe po ijep Kosovës.“Si gjithmonë, ne shprehëm falënderimettona të thella për mbështetjen e fuqishme qëFranca i ka dhënë Republikës së Kosovës dhetë gjithë qytetarëve të vendit. Unë mund tëthem se Franca, bashkë me vendet kyçe tëBashkimit Evropian, ka qenë dhe mbetetpjesë e zhvillimeve tona historike”, tha Presi-denti Sejdiu.Presidenti Sejdiu, më tej, ritheksoi qëndrimine institucioneve të vendit se Kosova do të jetëatdhe i barabartë i të gjithë qytetarëve të saj,pa dallim etnie, duke ripërsëritur se “vizioniynë është të lëvizim sa më shpejt drejt inte-grimeve euroatlantike”.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu e njoftoi z.Pierre Lellouche me zhvillimet epërgjithshme dhe të arriturat e Republikës sëKosovës, në kuptimin e zhvillimit ekonomiktë vendit, të bashkëpunimeve bilaterale dhepër synimin e institucioneve të Republikës sëKosovës për të pasur bashkëpunim shumë të

mirë, në radhë të parë me shtetet fqinje, praedhe me Republikën e Serbisë.“E njoftova z. Lellouche për zhvillimet pozi-tive që i kemi në kuptimin e zhvillimitekonomik të vendit, të bashkëpunimeve bilat-erale me vendet që e kanë njohur Republikëne Kosovës, deri tani 69, interesin tonë që tëkemi bashkëpunim shumë të mirë në radhëtë parë me shtetet fqinje, pra, edhe me Re-publikën e Serbisë nesër dhe të bisedojmë përtë gjitha çështjet që janë në interes të qyte-tarëve të dy vendeve sovrane”, tha PresidentiSejdiu.Duke e rikomentuar lajmin e ditës së djeshmepër mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë lidhur me legjitimitetin e shpalljessë pavarësisë së Kosovës, Presidenti Sejdiutheksoi: “Ishte një lajm i mirë i përbashkëtdhe vërtet ishte një ditë e bekueme përKosovën, pra, mendimi i Gjykatës Ndërkom-bëtare, është mendim që është mbështetur nëargumentet e fuqishme që ka dorëzuar mestjerash edhe Republika Franceze. Ligjsh-

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 21

Pierre Lellouche: Franca do t’iinkurajojë shtetet ta njohin

pavarësinë e Kosovës

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 20

Page 22: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

mëria e shpalljes së pavarësisë së Kosovës,mbështetja e saj e fuqishme në parimet elirisë njerëzore, që ka qenë parim themeloredhe i vetë Francës, do të jetë motoja e ecjessonë për të respektuar lirinë e secilit njeri tëKosovës”.Ndërkaq, z. Pierre Lellouche, Sekretar iShtetit Francez për Çështje Evropiane, pasiqë shprehu kënaqësinë e tij që ndodhej nëvendin tonë në këtë fazë të re të historisë sëKosovës, theksoi se pas mendimit këshilld-hënës të autoritetit më të lartë të drejtësisëndërkombëtare, Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë, të dhënë dje, se shpallja e pavarë-sisë së Kosovës nuk e ka shkelë të drejtënndërkombëtare dhe është bërë në pajtim metë drejtën ndërkombëtare dhe konform Rezo-lutës 1244, Franca do t’i inkurajojë edheshtetet e tjera, të cilat ende nuk e kanë njo-hur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë samë parë.

“Ne do t’i inkurajojmë edhe shtetet e tjera, tëcilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë eKosovës që ta bëjnë këtë sa më parë. Do tëpunojmë së bashku për fazën e re politike tëpajtimit në mes të Kosovës dhe të Serbisë”,theksoi z. Pierre Lellouche.Ne, vijoi z. Pierre Lellouche, së bashku mevendet e tjera të Bashkimit Evropian kemikontribuar gjatë luftës në ish-Jugosllavi dhevazhdojmë të kontribuojmë, me prezencën eushtarakëve dhe në fusha të tjera, për paqene cila është e domosdoshme në këtë rajon dhepër stabilizimin e këtij rajoni.Po ashtu, ai theksoi se nuk është rastësi qëndodhej në Kosovë, pikërisht në këtë kohë,pas vendimit të GJND-së, vendim ky i cili dotë ndikojë shumë në raportet e Francës meKosovën, dhe se gjatë kësaj vizite ai do tëtakojë edhe pjesëtarë të komuniteteve nëGraçanicë.

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 22

Presidenti Sejdiu ndan së bashku mePresidentin Topi dhe me Kryeministrin

Berisha gëzimin për vendimin e GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 21

Page 23: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

24.07.2010 - Presidenti i Republikës sëKosovës, dr. Fatmir Sejdiu gjatë një vizite jo-formale në Republikën e Shqipërisë, u takuame Presidentin e Shqipërisë, z. Bamir Topidhe me Kryeministrin Sali Berisha, më tëcilët ndan së bashku gëzimin për vendimin eGjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.Presidenti Sejdiu tha vendimi i GjykatësNdërkombëtare, të 22 korrikut për ne sivendim, por edhe si një ditë, është një ditë ebekuar, sepse i jepet një mbështetje efuqishme drejtësisë, lirisë njerëzore dhe lirisësë Kosovës. “Një mbështetje e fuqishme për verdiktin emadh të artikuluar më 17 shkurt të vitit 2008nga përfaqësuesit e vendit. Prandaj vërtet necilësojmë se ka ardhur koha e zhvillimeve tëreja, një epokë e re, në të cilën ne ftojmë qëedhe Republika e Serbisë të jetë partnere ebashkëpunimeve, e bashkëpunimeve edhe ra-jonale, edhe të bashkëpunimeve të Serbisë nëradhë të parë për paqen dhe stabilitetin, poredhe zhvillimeve të tjera që kanë të bëjnë meproceset integruese”, theksoi Presidenti Se-jdiuPër ne, vijoi Presidenti Sejdiu, është shumëme rëndësi që Republika e Shqipërisë ka qenëdhe mbetet mbështetëse e fuqishme e kauzëssonë edhe për lirinë, që ka qenë një vlerësim imadh, por edhe për zhvillimin e tanishëm dhethem se zhvillimet që kemi para vetes, objek-tivat që kemi para vetes, lëvizjet e fuqishmeqë janë bërë në këtë drejtim janë një taban imirë. Presidenti Sejdiu i vlerësoi lëvizjet e mira qëShqipëria i ka bërë me anëtarësimin nëNATO, dhe se integrimi në NATO dheBashkimin Evropian janë edhe synime tëKosovës.Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha të ishte ibindur së paralelisht do të vijnë momente qëKosova të krijojë edhe bonusin e menjëher-shëm të njohjeve ndërkombëtare për të qenëanëtare edhe e Kombeve të Bashkuara. Presidenti gjatë këtij takimi, i përgëzoi au-toritetet e Shqipërisë për rrugën Prizren- Dur-rës, përgjatë së cilës kishte shkuar nëShqipëri dhe e cila e ka afruar si kurrë mëparë Kosovën dhe Shqipërinë dhe shtoi sembetet të vazhdohet edhe në pjesën eKosovës.Ndërkaq, Presidenti Topi, gjatë këtij takimi, euroi edhe një herë Presidentin Sejdiu për

vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë lidhur me pavarësinë Kosovës,duke ndarë me të gëzimin dhe bindjen se kyvendim ishte një tjetër hap i rëndësishëm përtë ardhmen e shtetit të Kosovës dhe aspiratate tij integruese.“Pata kënaqësinë e madhe që të mirëpres nënjë takim, në një mëngjes pune, që do të thotënjë takim informal, Presidentin e Kosovës,zotin Sejdiu, me të cilin ndamë edhe njëherëgëzimin e përbashkët për vendimin e fundit tëGjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, qësanksionoi legjitimitetin e shpalljes së pavarë-sisë së Kosovës si një shtet të lirë, sovran dhetë pavarur”,theksoi Presidenti Topi.Pa diskutim, vijoi Presidenti Topi, mendimikëshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë, është një moment madhor, qështon në mënyrë të ndjeshme besueshmërinëe shtetit të ri të Kosovës dhe e fut atë në njërrjedhë të re të njohjeve të reja dhe të njëbashkëpunimi më institucional në rajon.Presidenti Sejdiu e përgëzoj Presidentin Se-jdiu për një rol të jashtëzakonshëm së bashkume lidershipin politik në Kosovë, përndryshimin e menjëhershëm të imazhit tështetit të ri të Kosovës, i cili është ndërtuarmbi bazat e multietnicitetit dhe mbi bazareale të kësaj filozofie.“Mendoj që është një erë e re e bashkëpunimitrajonal ku faktorët ndihen më të çliruar. Urojqë edhe Serbia, lidershipi në Serbi, ta vlerë-sojë këtë realitet të ri! Ishin ata që e dërguançështjen në Gjykatën Ndërkombëtare. Janëata të parët që duhet të pranojnë verdiktin eGjykatës, sepse ky është pozicioni që kanë kri-juar. Duhet të pranojnë vendimin e asajGjykate, e cila në një rast të një shembulli ek-strem të profesionalizmit, me një vlerësimanalitik, të cilin besoj se e keni ndjekur tëgjithë, vërtetoi në mënyrë shumë profesionalelegjitimitetin e shpalljes së pavarësisë sëKosovës”, theksoi Presidenti Topi.Presidenti Sejdiu dhe Presidenti Topi disku-tuan edhe për të ardhmen e raporteve në mestë dy vendeve, në kontekstin rajonal, dukepërmendur takimet e mëhershme dhe shpre-hën besimin për zgjerimin e tyre. Po ashtu, Presidenti Sejdiu gjatë kësaj vizitejoformale, një ditore në Republikën eShqipërisë ka patur një takim shumë vël-lazëror edhe me Kryeministrin e Republikëssë Shqipërisë, Sali Berisha.

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 23

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 22

Page 24: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

24.07.2010 - Pas bisedimeve, Presidenti Se-jdiu dhe Kryeministri Berisha mbajtën njëkonferencë të përbashkët për shtyp tran-skriptin e së cilës po e japim në vijim:Kryeministri Berisha: Sapo përfunduam njëtakim vëllazëror me Presidentin e Kosovës z.Fatmir Sejdiu. Vetëkuptohet se në agjendëpikë e parë e diskutimit ishte vlerësimi përvendimin e Gjykatës së Hagës mbi bazënlegale, bazuar mbi të Drejtën Ndërkombëtare,të pavarësisë së Kosovës. Unë e përshëndeta përzemërsisht PresidentinFatmir Sejdiu për këtë arritje të madhe dhehistorike të shqiptarëve në tempullin e drejtë-sisë botërore. Ky vendim është i një rëndësiedhe vlere të jashtëzakonshme, jo vetëm përKosovën, por të Drejtën Ndërkombëtare në

tërësi. Rrallë ndonjëherë në historinë e botësmund të ketë pasur përputhje më të madhemidis vendimit apo ligjit dhe të drejtës, sikësaj radhe. Vendimi ishte një vlerësim i të vërtetave tëmëdha të Republikës së Kosovës. Kam bind-jen se vendimi është një kontribut madhorpër paqen, stabilitetin në Kosovë dhe në ra-jonin e Ballkanin. Ky vendim është i bazuar,vlerësojmë me Presidenti Sejdiu, fund e krye,nga alpha te omega, në Kosovën si rast suigeneris, si rast unik, si rast i paprecedent.Gjykatësit panë me sytë dhe me mendjen eligjit se realiteti në Kosovë ishte tërësisht nëpërputhje me frymën dhe germën e ligjevendërkombëtare, e rezolutave të Organizatëssë Kombeve të Bashkuara, e kornizës Kushte-

tuese. Në këtëkontekst,mbetet qëky vendimtë mishëro-het me për-pjekje tëmëdha nënjohje tëreja, nëmënyrë qëKosova tëmarrë samë shpejtëvendin emerituar nëOrganiza-tën eKombeve tëBashkuara.Ne do tëbëjmë përp-jekje të për-bashkëta.Sigurisht,

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 24

Presidenti Sejdiu u priti sot, nëambientet e Vilës 30, në Tiranë,nga Kryeministri i Shqipërisë,

Sali Berisha

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 23

Page 25: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 25

qeveria e Kosovës, udhëheqja e saj, Presi-denti, qeveria, do të bëjnë përpjekjet dhe dotë udhëheqin procesin e njohjeve të reja.Shqipëria do të japë mbështetjen më tëmadhe të mundshme në këtë proces. Sigur-isht, jemi të hapur se ky vendim ka krijuarkushte dhe bazë të fuqishme ligjore ndërkom-bëtare edhe për marrëdhëniet e reja midis Pr-ishtinës dhe Beogradit, midis Tiranës dheBeogradit. Ne shpresojmë që gradualisht,pasi t’i bëhet një vlerësim objektiv vendimit,të ketë një përgjigje dhe nga Beogradi ndajkëtyre qëndrimeve. Natyrisht, në takim u diskutua për të gjithamarrëdhëniet midis dy vendeve tona,Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe për situatënnë rajon. Ne mbetemi të vendosur dhe të bindur sekusht për paqe dhe stabilitet është respek-timi i kufijve aktual në rajonin e Ballkanit.Çdo përpjekje për modifikim të kufijve ështënjë përpjekje e rrezikshme për të krijuar njëspiral të ri, i cili bie ndesh tërësisht me ide-alin evropian të popujve të rajonit, i cili ështëdhe aktualisht interesi jetik më i rëndë-sishëm kombëtar i tyre. Për ta mbyllur këtë konferencë, për ta falën-deruar Presidentin Sejdiu për këtë vizitë dhepër këtë takim në një moment shumë his-torik, mbetemi të vendosur për respektimin eplotë të kufijve ekzistues. Nuk duhet të ketëasnjë përpjekje. Është tërësisht e pa-pranueshme që për 3 komuna të mbahen ten-sione në një kohë kur situata të tilla analogeekzistojnë me dhjetëra, në Ballkan, në Evropëdhe kudo. Mund të bëhen disa përmirësimenë statusin ligjor, në Mitrovicë dhe 3 komu-nat e veriut, por gjithnjë duke ruajtur të pa-prekshëm kufijtë. 3 komunat shqiptare tëjugut të Serbisë, çfarë mund të kenë problemepër të vendosur standarde evropiane. Kjo dotë ishte zgjidhja përfundimtare, sepse tjetraështë copëza të Serbisë së Madhe. Ajo kamarrë fund. Nuk shkohet më drejtndryshimit të kufijve.Presidenti Sejdiu: Faleminderit! Unë ndihemme të vërtetë shumë i lumtur që takohemi nënjë kohë dhe në një kontekst jashtëzakonishttë pozitiv të zhvillimit të ngjarjeve. Sot kamardhur, them, me kënaqësi edhe për të parëmrekullinë e investimit të madh të shtetitshqiptar, të qeverisë shqiptare, në për-fundimin e një rruge që lidh jo vetëm

Shqipërinë dhe Kosovën, por që lidh vizionintonë, paralelisht, që lidh Evropën, që lidhkëtë pjesë të botës. Them në kontekst pozitiv,sepse mbështetet në një taban të rëndësishëmtë zhvillimeve që kanë të bëjnë me tëardhmen dhe perspektivën tonë, në veçantitë Kosovës. Mendimi i urtë i Gjykatës Ndërkombëtare tëDrejtësisë ishte përgjigja më e mirë e studi-uar dhe e thënë, për të gjithë atë që ne kemikapërcyer, si dhe për të gjithë atë që ne kemimarrë vendime të mëdha në Kosovë, themgjithnjë, si artikulim i vullnetit politik tënjerëzve të Kosovës, por edhe si mbështete ekoordinuar ndërkombëtare, ku rol të veçantëka pasur, ka dhe do të ketë Republika eShqipërisë, në mbështetje të vazhdueshme tëzhvillimeve të reja. Për ne është me rëndësi se mendimi iGjykatës Ndërkombëtare do të kundrohet nëdy rrafshe esenciale dhe të pashkëputshme:në rrafshin juridik dhe të së DrejtësNdërkombëtare, për çka dhe u kërkuamendimi për tu dhënë dhe ai mendim u dha.Mendimi është i drejtë, është i paanshëm,është mendim i pakontestuar, sado që dikushmund të mundohet me qasje irracionale takontestojë për ata vetë që e kërkuan. Dheiluzioni po të ishte një situatë tjetër e dhëniessë mendimit, se çfarë do të ishte pjesa e pro-pagandës përcjellëse. Mendimi i tillë ështëpërgjigje për të gjitha proceset që kemi kapër-cyer. E dyta është në rrafshin e zhvillimit të hapjessë një perspektive të re të Kosovës dhe tëkundrimit edhe të shumë vendeve që them senë arsye të caktuara kanë pritur verdiktin eGjykatës për të proceduar me procesin e njo-hjes së këtij realiteti pozitiv që ka bërëKosova. Ndaj, ne jemi shumë të interesuar qëkjo të jetë e shpejtë dhe e barazvlefshme nëkuptimet e njohjes së Kosovës me zhvillimetpozitive që kemi pasur. Ju them dhe epërsëris gjithmonë se storia më e suksesshmee kallëzimit apo e errësimit të Kosovës,përgjithësisht, pas shpalljes së pavarësisëështë oponenca reale pozitive karshi të gjithaprognozave ogurzeze të kundërshtarëve tëpavarësisë së Kosovës, duke thënë se do tëndodhë kjo apo ajo. Nuk ka ndodhur asnjë ekeqe. Ka ndodhur e mira në vazhdimësi. Janëhapur rrugë të përzishme për prosperimin etë gjithë njerëzve, pa dallim etnie. Është sh-

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 24

Page 26: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 26

palosur më parë dhe është në realizim vizioniynë se Kosova është e të gjithë qytetarëve, seKosova dëshiron të zhvillojë marrëdhënie tëshkëlqyeshme edhe me Republikën e Serbisë,sikurse kemi marrëdhënie të shkëlqyeshmeme të gjithë vendet e tjera të fqinjësisë sëparë, por edhe të rajonit. Prandaj, kjo peshë e punës dhe përcaktimitqë ne kemi. Dhe gjithë ato zhvillime, bashkëme sfidat, janë një kallëzim i suksesit edhe tëinvestimit ndërkombëtar, të investimit tëmbështetësve të Kosovës që nuk na janëndarë në asnjë kohë, në kuptim të mbështet-jes së fuqishme. Unë bëra ftesë më herët,edhe gjatë takimit me Presidentin Topi, por epërsëris edhe tani se rruga e mbarë dhe e për-bashkët e vendeve të rajonit është nëbashkëpunim. Adresimi është edhe tek Re-publika e Serbisë, që të heqë dorë nga kjoqasje, them në zbutje, irracionale që kakarshi edhe vetë qytetarëve të vetë brendaRepublikës së Serbisë.

Urdhëroni dhe shihni opinionet pas këtijmendimi. Se si qytetarët e zakonshëm eshohin ecjen tjetër që duhet ta bëjë ky vend,jo në tërheqje pas dhe përtej logjikës që paprezantuar deri më tani, flas në kuptim nega-tiv. Do të vijë dita që ky interes real edhe iRepublikës së Serbisë të prezantohet drejt,por sa më shkurt, në kuptimin kohor, do tëjetë i interesit të përbashkët. Ne do të zbato-jmë Kushtetutën dhe ligjet tona që janë tëstandardeve ndërkombëtare, do të realizojmëme përpikëri zotimet e dhëna me projektinAhtisari. Dhe, qytetarët serbë në Kosovë,edhe ajo pjesë që heziton, do të jenë partnerëtë përbashkët në ndërtimin e sallmës dhe,gjithmonë e quaj, të atdheut të përbashkët qëështë Kosova. Ne do të lëvizim në këtë vizionme realizim të vullnetit për të drejtat dhe lir-itë njerëzore dhe të komuniteteve. Janë storietë shkëlqyeshme këto që kanë ndodhur sëfundi me riorganizimin e zgjedhjeve lokale,me daljen si demant i drejtpërdrejtë të qyte-tarëve serbë në këto zgjedhje, 65 për qind, 55për qind, që është një rezultat i mirë përstandardet e bashkëkombësve evropianë. Prandaj, në ne është që të bashkëpunojmëthellë me njerëzit e Kosovës, të bashkëpuno-jmë me vendet përreth, të bashkëpunojmë nëvizionin tonë me Republikën e Serbisë. Abso-lutisht dhe natyrisht të jemi ndërtues të mirë

të Kosovës, e cila duhet të shkurtojë lëvizjet esaj drejt anëtarësimit edhe në NATO, edhe nëBashkimin Evropian. Integriteti i saj është ipacenueshëm. Çdo ide tjetër që mendon tacenojë integritetin e Kosovës hap diçka qëështë, absolutisht, tepër e rrezikshëm. Pran-daj ne çmojmë këtë kontekst të ndërtuar nëvullnetet politike dhe këtë realitet të mirë tëbashkëpunimit si me vende të tjera. Përvojatjanë të shkëlqyeshme dhe, natyrisht, në këtëkompozicion kujtojmë se do të lëvizim edhepërtej.

Faleminderit shumë!

- Pyetje: Ju thatë se mendimi i GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë ka refleksionepozitive brenda rajonit dhe më gjerë. A men-doni se ky vendim mund të mënjanojëideatorët e projekteve, në skenë apo në pra-paskenë, për shkëmbim të territoreveshqiptare me territore shqiptare? Si e shihniju këtë frymë që në prapaskenë, faktikisht,përflitet?Presidenti Sejdiu: Në e thamë një përgjigje qënuk është përgjigje e këtij momenti, por ështëe vazhdueshme. Dhe çdo ide që ka për qëllimtë destabilizojë rajonin në forma çfarë prezan-ton, absolutisht, është e papranueshme.Rruga jonë e përbashkët është rruga në inte-grimet euroatlantike. Shansin e madhShqipëria e ka shfrytëzuar dhe është anëtaree NATO-s, për këtë gëzohemi të gjithë dhe,natyrisht, është në procese të tjera të mëdhatë përmbushjes së kritereve. Për ne është poashtu të shpejtojmë dhe të arrimë atë qëështë pjesë e realizimit të perspektivave tëzhvillimit të përgjithshëm edhe të dyvendeve, Shqipërisë dhe Kosovës, në politikate përbashkëta nën kulmin evropian. Kryeministri Berisha: Së pari,vendimi iGjykatës së Hagës i jep përgjigjen ligjore mëtë shkëlqyer pyetjes suaj dhe mbështetjen mëtë fuqishme qëndrimit të autoriteteve tëKosovës, Shqipërisë dhe më gjerë. Gjykatashpalli legale Kosovën e pavarur dhe kjonënkupton territorin, kufijtë, himnin, au-toritetet dhe të gjitha. Së dyti, historia e trojeve shqiptare është njëhistori jashtëzakonisht tragjike. Nuk mund tëmohohet. Por një gjë është e sigurt, se shqip-tarët nuk kanë qoftë edhe një varr të vetëmnë tokat e askujt. Çfarë kanë varrosur në

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 25

Page 27: REPUBLIKA E KOSOVËS – ZYRA E PRESIDENTIT REPUBLIKA …_nr._22.pdfPrishtinë, Selami Gashi – Rahovec, Selim Krasniqi – Malishevë, Selvije Gjinaj – Mitro-vicë, Shaban Hashani

2000 vjetët e fundit i kanë në trojet e tyre. Nëkëtë aspekt, në qoftë se historia e shekullit tëkaluar ishte historia e copëtimit dhe e bërjessë tyre si plaçke shpërblimi për nacionalizmatë tjera përreth tyre, ky kapitull është mbyl-lur. Ndaj rindarje të tjera, pazare mbi trojet eshqiptarëve nuk ka shqiptar që ka autoritetinpër ta bërë. Nuk ka askush të drejtë tukërkojë shqiptarëve një gjë të tillë dhe sigur-isht s’do e pranojmë. Por ky qëndrim përpu-thet plotësisht, fatmirësisht, me qëndrimin eshkëlqyer të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës, të cilat, për hir të së vërtetës,meqenëse jam tani e 20 vjet në këto historirahartash, kanë qenë kundërshtarët më të ven-dosur. Dhe po kështu fuqitë e mëdha evropi-ane. Rri e mendoj, qëndron pikërisht në këtë,një nga shkaqet më kryesore në të cilat ata

parandaluan katastrofa shumë herë më tëmëdha se sa ajo që ne kemi parë në jugun eBallkanit. Ndaj le të punojmë. Presidenti bëri këtu një deklaratë jashtëza-konisht të veçantë, ftoi për marrëdhënie tëshkëlqyera me Serbinë. Unë mbetem, përsëri,i bindjes më të thellë se ideali evropian ikombeve të këtij rajoni është ideal kryesordhe se është interesi i tyre kombëtar jetik. Ndaj le të punojmë të gjithë, të shkojmë drejtBashkimit Evropian; tu garantojmë qyte-tarëve, pavarësisht nga përkatësitë etnike tëdrejtat që meritojnë, të barabartë para ligjitdhe Kushtetutës; të ndërtojmë vendet tona, tëcilat kanë humbur shumë nga koha dhe kon-fliktet. Këtë kërkojnë qytetarët, këtë duhet tëbëjmë ne!

29.07.2010 - Presidenti i Republikës sëFrancës, z. Nicolas Sarkozy i ka shkruar njëletër Presidentit Fatmir Sejdiu, nëpërmjet sëcilës e ka uruar për vendimin e GjykatësNdërkombëtare të Drejtësisë, si dhe karipërsëritur zotimin e Francës për tambështetur edhe më tej vendin tonë.Më poshtë po e japim në tërësi tekstin e kësajletre:Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kahequr tërë paqartësinë sa i përket ligjsh-mërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovësdhe i ka arsyetuar shtetet, si Francën, edheKosovën, të cilat mendonin se kjo deklaratëështë në përputhje me të drejtën ndërkom-bëtare. I gëzohem këtij vendimi që i kon-tribuon stabilitetit të rajonit dhe i bën më tëfuqishme përpjekjet tuaja, që prej më shumëse dy vjetësh, për konsolidimin e shtetit tuajtë ri.Mendimi i Gjykatës, për këtë jam i bindur, dotë duhej t’i bindë shtetet që ngurrojnë ta njo-hin Kosovën. Franca, me partnerët e saj, nëditët në vijim, do të ndërmarrë hapa të rinj nëkëtë aspekt duke u mbështetur në argu-mentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtë-sisë.Ky mendim do ta bëjë, po ashtu, edhe më të

fuqishëm vullnetin e 22 shteteve anëtare tëBashkimit Evropian që e kanë njohurKosovën, që BE-ja t’i ofrojë asaj procesin enjëjtë për bashkim, i cili tanimë u ështëofruar fqinjëve të saj. Për këtë, ju mund tëllogarisni në Francën për të vepruar nëmënyrë tërësisht aktive, ashtu siç ajo është eangazhuar për t’i afruar pikëpamjet endryshme të shteteve anëtare.Është e rëndësishme që Kosova të mos qën-drojë këtu dhe të punojë edhe më shumë, efortë nga shtimi i legjitimitetit që i jepmendimi i Gjykatës, për të përmirësuar situ-atën e komunitetit serb që jeton në territor.Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian,Zonja Ashton, ju propozon, në emër të 27shteteve anëtare unanime, që të merrni pjesënë dialog duke e pasur pikërisht këtë qëllim.Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë rast dhe tëangazhohet me mirëbesim në këtë çështje qëdo të kontribuojë për tejkalimin e shumëvështirësive konkrete, të cilat i vënë nëkundërshti ende shtetin tuaj dhe Serbinë.Duke shpresuar që së shpejt do të kem rastinpersonalisht t’i evokoj me ju këto çështje, Julus të pranoni, Zotëri President, besimin ekonsideratës së lartë.Nicolaz Sarkozy

Presidenti Sejdiu mori letërurimi nga Presidenti Sarkozy

Aktiviteti i Presidentit, korrik 2010 Faqe 27

Aktivitetet e Presidentit, numer 22:Layout 1 8/8/2010 11:20 AM Page 26