reja festiv al«-2017.pdfqë nga maji i vitit të kaluar, deri në fund të vitit 2016, më shumë...

32
REJA FESTIV AL 20-27 Maj, Tiranë KËRCIM/ART/LOJRA VALLËZIM HILAL/PROJEKSIONE TANGO/VALS/POLIFONI INSTALACION ZËRASH POEZI/PIKNIK/KURSE

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REJA FESTIVAL 20-27 Maj, Tiranë

KËRCIM/ART/LOJRAVALLËZIM HILAL/PROJEKSIONETANGO/VALS/POLIFONIINSTALACION ZËRASHPOEZI/PIKNIK/KURSE

REJA FESTIVAL 2017

Festojmë 1 vjetorin e RESË në Tiranë

Me Performancën si Art, si Lëvizje, si Zë

REJA –PAVIONI I GALERISË SERPENTINE 2013 NË LULISHTEN E GALERISË KOMBËTARE, TIRANË

Koncept britanik, art japonez, iniciativë zvice-riane, angazhim shqiptar. “Reja”, jo vetëm një vepër arti por hapësira më e re kulturore në Tiranë

PROJEKTUAR NGA SOU FUJIMOTO28 MAJ 2016 – 30 PRILL 2019

Fillimisht i konceptuar si një projekt artistik i përkohshëm, për pavijonin e Galerisë “Serpen-tine” në Londër 2013, pavijoni i Sou Fujimotos (tashme nën pronësinë e Fondacionit Luma) e shpërbërë në pjesë dhe e trasportuar nga Zvi-cra me 17 kamione gjigandë, mbërriti në Tiranë, në Janar të vitit 2016,

Pesë muaj më vonë, gardhi bllokues i kantierit të ndërtimit pranë Galerisë së Arteve Tiranë ,u hoq.

Me një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë dhe hapësirë të brendshme prej 142 metrash kat-rorë, struktura dhe cilësia delikate e pavijonit, shumëfishuar nga gjysmë-transparenca krijon një formë gjeometrike, të ngjashme me një re.Me 27 Maj 2016, kryebashkiaku i Tiranes Z. Erjon Veliaj (aspirata e të cilit është ta kthejë Tiranën në një qytet të mirënjohur kulturor), Maja Hoff-mann, Presidente e Fondacionit LUMA (mis-ioni dhe tradita e së cilës është, në mbështetje

të nismave të artit inovator), bashkë me artis-tin e mirënjohur shqiptar Anri Sala (influencës dhe përkushtimit të palodhur në mbështet-je të skenës kulturore shqiptare i detyrohemi shumë), me Sou Fujimoto, arkitektitin prezent në Tiranë, dhe së fundmi me drejtorët e galerisë Serpentine, Znj. Julia Payton–Jones dhe Hans Ulrich Obrist, hynë në CLOUD dhe që në atë moment e bekuan me emrin shqiptar–REJA.

“REJA” që atëherë është bërë jo vetëm atrak-sioni më i veçantë dhe hapësira më e vizituar e qytetit, por më e rëndësishmja është që është kthyer në një asset kulturor me një program të pasur, i krijuar në bashkëpunim me partnerë lokalë, ndërkombetarë dhe individë te pavarur apo institucional.

REJA është nën mbikqyrjen e Bashkisë Tiranë dhe nën administrimin e Agjensise së parqeve dhe rekreacionit.

Që nga maji i vitit të kaluar, deri në fund të vitit 2016, më shumë se 90 evente të të gjitha zhanreve art, dancë, performancë, teatër, muzikë, film, debate, sporte, etj kanë ndodhur tek REJA.

Më 27 Maj 2017, ne festojmë përvjetorin e parë të RESË në Tirane. Sikur të mos mjaftonte një ditë, vendosem të organizojmë një festival një javor i cili fokusohet veçanërisht tek Perfor-manca–si Art, Si lëvizje, si Zë, dhe çdo zhanër tjetër i ndermjetem apo i ndërthurur në të. Ne kemi krijuar një festival frymëzues në bash-këpunim me artistët e ftuar, të cilet i kemi inku-rajuar të marrin në vlerësim fillimisht RENË si strukturë dhe dimensionin e saj poetik për të filluar procesin e krijimit të punes krijuese apo përstatjen e punës së tyre, me rastin e Festivalit REJA 2017. Mirëkuptimi si nga publiku ashtu edhe nga ar-tistët për të vleresuar faktin që REJA para së gjithash është një vepër arti në vetvete, dhe jo një hapesirë e mirefillte shfaqjesh, bën që ndë-rhyrjet artistike në të krijojnë gjithmonë surpri-za të bukura dhe experienca të reja si për pub-likun ashtu edhe për artistët.

REJA dhe lulishtja e saj do të jenë hapësirat për teatër fizik, instalacione audio, kurse kërcimi, lojëra urbane të udhëhequra nga artistët, pra përgjate të gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të gjejmë përzierjen më të mirë ndërkom-bëtare, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe traditës e ritualeve. Misioni i RESË është të kultivojë dhe rrisë audiencë artëdashëse, duke e frymëzuar dhe ekspozuar vazhdimisht atë drejt formave të reja të shpreh-jeve dhe eksperiencave artistike. Ne krenohemi me mbështetjen dhe promovimin që i bëjmë ini-ciativave më të cilat ndajmë vision të përbashkët dhe të cilat kanë në focus të tyre krijimin e mundë-sive për pjesmarrje të gjerë të publikut. Edit PulaDrejtor Artistik

FESTIVALI I RESË 2017 Festojmë 1 v jetor in e RESË në Ti ranëMe Performancën - s i Art , s i Lëviz je, s i Zë

Edit Pula (j) Drejtor ArtistikFestivali i Resë 2017

Ajo është një artiste e njohur si edhe këshilltarja e kulturës së Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesja e projektit të Resë që prej fillimit.

EKIPI

Erjona Hanku ToK events - ProducenteFestivali i Resë 2017

Ish artiste performuese, dipllomuar për menaxhim arti, ajo punonte më parë si organizatore festivalesh në Institutin Japonez në Paris. Tani është drejtuesja e agjencisë së eventeve TOK.

Iris CanajMenaxherja e ResëFestivali i Resë 2017

Është një regjizore premtuese e teatrit dhe filmit, si dhe fotografe dhe koordinatore e Resë dhe eventeve të saj.

Creative Event Agency

Adriana Frisenna

Aldrin Dalipi

Ardian Mullahi

Andreas Faoro

Besim Petrela

Bijona Troqe

FALENdERIME TË VEÇANTA: n ë re n d a l fa b e t i k

ME MBËSHTETJEN E:

Christiane Wolters

Drita Lolla

Eljana Mankollari

Erjon Veliaj

Erjona Hanku

Iris Canaj

Jonida Beqo

Kledia Baci

Klod Dedja

Mira Tuci

Robert Wilton

Rose-Anne Bisiaux

Rudina Memaga

Stephan Orosco

Vasil Tole

Viola Gjoni

Yuvale Fischer

PROGRAMIFestojmë 1 vjetorin e RESË në TiranëMe Performancën - si Art, si Lëvizje, si Zë

dATA: 20-27 Maj, 2017VENdI: REJA dhe lulishtja e saj, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë

**Të gjitha performancat dhe eventet gjatë ditëve të Festivalit do të organizohen tek REJA dhe lulishtja e saj (përveçse në rastet kur është specifikuar ndryshe) dhe do të jenë falas dhe të hapura për të githë.

Tiranë 2017

E shtunë Ora 20:00- 24:00

Ceremonia e hapjes së FESTIVALIT me: BRËNdA Projeksion/Instalacion/Performancë,nga Klod Dedja (Shqipëri)

Shume palë sy të projektuar tek REJA, do të hedhin sytë nga vizitorët duke i bëre ata të shohin veten, qytetin dhe të tjerët nga një perspektivë e RE.

“Brënda” është konfrontim materialesh, duke lënë të hapur reaksionin ndërmjet arkitekturës konceptuale dhe asaj shpirtërore (Klod Dedja). Klod Dedja është njeri prej të parëve artistë të skenës artistike të fillim viteve 90, i cili praktikoi artin e PER-FORMANCËS në Shqipëri. Që atëherë përvecëse vazh-don karrierën si performues ai po ashtu ka kuruar disa nga eventet më interesante të artit bashkëkohor si për-shembull: ekspozitën INFORMAL MIND në Metalurgjik të Elbasanit apo IRON CURTAIN tek villa e ish diktatorit.

*“Brënda” u realizua me mbështetjen e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi dhe u prodhua posaçërisht për REJA -THE CLOUD FESTIVAL 2017.

Maj20

POLIFONI ÇAMEPerformancë me këngë polifonike nga Shaban Zeneli dhe ansambli Dodona e Fierit (Shqipëri)

Polifonia Çame është ekskluzivisht mashkullore dhe i përket të ashtuquajturës Isopolifoni e cila është karak-teristike në Shqipëri. Kjo praktikë është përfshirë në listën e mbrojtjes së UNESCO’s dhe është e veçantë nga iso, e cila performohet nga një kor i vogël mbi të cilin ngrihen zëra të tjerë me ritëm polifonik. Në polifoninë Çame mund të veçohen dy zëra solistësh marrësi e kthyesi, dhe Iso. Në shumë raste, të dy zërat përdorin mënyra të sofistikuara për tu marrë vesh me njëri tjetrin.

dJ RdN (SHqIPËRI) Mikson muzikën shqiptare me shije bashkëkohore.

Maj20

E Dielë Ora 11:00-21:00 Piknik te parku përreth Resë me:

PICNIC SUITENga Clazz Quintet (Mali i Zi), janë një ansambël jo i zakonshëm i mbledhur rreth idesë për të luajtuar dhe prezantuar muzikën e kompozitorit francez Claude Bolling. Ata miksojnë muzikën klasike me jazz në një mënyrë shumë interesante.

Anëtarët e Quintetit Clazz janë: flautist Boris Nikčević, kitarist Bojana Brajović, pianist Milanka Nikčević, kontra-bas Slaven Turusković dhe perkusion Predrag Lazović.

*Pjesëmarrja e Clazz Quintet në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga Ministria

e Kulturës e Malit të Zi

INCOGNITOLojë urbane/ Interaksion / Video performancë nga Urban Games Factory (Itali).

Ky është një format eventi i testuar më parë me sukses edhe në ekspozitën “Making Together” në Milano në vitin 2012. Kjo lojë bëhet e mundur me pjesëmarrjen e publikut të

Maj21

çfarëdo lloj moshe. Është sidomos i përshtatshëm si aktivitet kulturor familjar ku e gjithë familja mund të marrë pjesë . Një mision sekret u caktohet pjesëmar-rësëve, bashkë me dhënien e udhëzimeve si të arrijnë qëllimin në zonën e caktuar (nuk na lejohet të zbulo-jmë më shumë nga misteri i lojës). I gjithë ky eksplorim do të xhirohet e projektohet në RE pas kthimit nga misioni .Kjo eshte nje thirrje e hapur për aplikime nga njerëz të ndryshëm, të cilët do të regjistrohen në këtë “lo-jë-aktivitet” pasi të kalojnë provën.

*Për aplikime: [email protected] ose facebook reja.al.

* Pjesëmarrja e URBAN Games Factory në Festivalin e RESË 2017 u mbështet

nga Instituti Italian I Kulturës

KURS TANGO Për publikun dhe Performancë e Tangos Argjen-tinase nga Ricardo Astrada (Argjentinë) dhe Sara Shahu (Shqipëri).

Ricardo Astrada është kërcimtari i njohur ndërkom-bëtar për Tangon Argjentinase. Ka marrë pjesë si kërcimtar në disa filma si: “ Alma del Tango” dhe “Gloria del Tango”. Ai është edhe udhëheqësi i disa

Maj21

këngëtarëve të njohur si Kylie Minogue, e të tjerë . Partnerja e tij në RE, do të jetë Sara Shahu - një kërcimtare e re shqiptare që është e specializuar për Tangon Argjentinase dhe vjen si përfaqësuese e Federatës Shqiptare të Tangos Argjentinase. Të dy, do të zhvillojnë një kurs dhe performancë, në bash-këpunim me studion Niko’S Dance Academy.

*Pjesëmarrja e Ricardo Astradës në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga

Fatmira Gjoni dhe Niko’S Dance Academy

VAJzA ME dIELLIN NË KOKË Performancë / Teatër Fizik (22 min) nga Agnes Nokshiqi dhe Donikë Ahmeti (Maqedoni)

Shfaqja ka në qendër femrën (si gjini universale), që mbart me vete fatkeqësinë e të qënurit në një burg ku s’mund të thyhen zinxhirët, sidomos në zona rurale, ku femra “duhet të mbajë pozicionin e saj”pa thyer tabu dhe rregullat e moralit.

Maj21

E Hënë Ora 14:00-18:00 @ Teatri Metropol, Salla “Shekspir”–Përgatitje për Performancë.

“Colorblind” - “I verbuar nga ngjyrat” Përgatitje për PERFORMANCË/ PERFORMANCË nga BBB Johannes Deimling (Gjermani).

“Colorblind” përpiqet të njehsojë paraqitjen personale dhe të krijojë (nëpërmjet ndryshimeve të vogla) një imazh më të kuruar estetikisht. Përgatitja e njerëzve të tij në vende të ndryshme dhe lëvizjet e lehta, sjellin një formë të re zgjatjeje të asaj çfarë artisti po hulum-ton. “Colorblind” është parë si një mënyrë për të bërë të dukshme atë çfarë është fshehur në përsonalitetet tona. Nuk ka të bëjë me atë çfarë shohim, sesa ka të bëjë me atë çfarë nuk shohim!

Për këtë aktivitet, shpallim një thirrje të hapur për ap-likime për maksimum 15 pjesëmarrës pa dallim moshe, gjinie dhe përvoje paraprake, por vetëm përkushtim gjatë përgatitjeve dhe pjesëmarrje edhe në perfor-mancën e datës 23 Maj tek “Reja”, në orën 17:00-18:30.

*Për regjistrime, dërgoni email tek adresa [email protected] ose [email protected] ose

mesazh në facebook: reja.al

Maj22

Photo: Monika Sobczak

Photo: Matthias Pick. 2016

Ora 19:00-21:00

JEHONË RESHPerformancë poetike nga Robert Wilton (UK) dhe Mira Tuci (Shqipëri) dhe tinguj fyejsh nga “Fyejt e Gramshit”(Shqiperi)

HA e keni pyetur veten se cilën gjuhë flet poezia? A ka kode të veçanta apo ajo është esenca që i përm-bys kodet formale? Mbi këto rryma ajri prej Muzash qiellore, Robert Wilton - shkrimtar, përkthyes, një mik anglez i shqiptarëve dhe i letërsisë shqiptare dhe Mira Tuci - një gazetare shqiptare, na ftojnë të zbulojmë jehonën e reve poetike nga qielli anglez dhe ai shqiptar.

“Fyejt e Gramshit” janë një formacion me vegla tradicionale të polifonisë me iso ,me repertor krye-sisht baritor ,me fyej me regjistër kavalli me marrje, prerje dhe iso.

Maj22

E Martë Ora 17:00-18:30 tek lulishtja e Resë

COLORBLINd I verbuar nga ngjyrat” Përformancë në publik me BBB Johannes Deimling (Gjermani) dhe pjesmarrësit që ndoqën përgatitjet për Performancë.

“Nuk bëhet fjalë për atë që sheh, por për atë që nuk sheh!”

Arti mund të jetë i bukur, joshës, formal ose i thjeshtë. (Artisti nuk duhet të jetë i bukur). Arti mund të jetë ndjesia magjike e imazhit që shfaqet kur e verdha dhe bluja takojnë njëra-tjetrën, duke krijuar jeshilen… Ky proçes vizual nuk ka qëllim asnjë kuptim të thellë që ne duam të gjejmë. Por në këtë rast, bashkimi i ngjyrave na bën neve të mendojmë për çështje të ndryshme, histori, tema dhe koncepte, madje pa i përmendur fare ngjyrat dhe proçesin e tyre drejtpërdrejtë. Arti nuk është bërë për t’u kuptuar në një mënyrë log-jike e që mund ta pozicionosh diku në rafte për ta kup-tuar apo verifikuar. Nëse përpiqeni ta kuptoni fillimisht artin tim, e dëmtoni më herët sesa unë e shpalos atë.” (Johannes Deimling (Gjermani).

*Pjesëmarrja e BBB Johannes Deimling në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga Ambasada Gjermane në Tiranë

Maj23

Ora 20:00-21:00

REFLECTPërformancë kërcimi (43 min) nga Akreoma Sa-liu dhe Fjorald Doci (Albania) me koreografi nga Gjergj Prevazi “Albanian Dance Theater Company” (Shqipëri).

Për çdo njërin nga ne, vitet e fëmijërisë reflektojnë në jetën tonë tashmë të maturuar, me imazhet, dyshimet, kureshtjen, komplekset, mohimet e pohimet, momen-tet që duam të rizgjojmë dhe ato që përpiqemi t’i strukim në një qoshe të kujtesës... Akreoma Saliu dhe Fjorald Doci kanë vendosur që perjetimet e forta të fëmijërisë së tyre, krejt të ndryshme nga njeri - tjetri, t’i bëjnë publike nëpërmjet një performance artistike. Shfaqja dhe tematika e saj, kërkojnë në labirinthe të imta të kujtesës dhe përjetimeve personale të gjithse-silit nga ne; në skenë e në audiencë.

Maj23

E Mërkurë Ora 11:00-13:00

KURS KËRCIMI Për performues profesionistë me ko-reografen dhe kërcimtaren Yael Cara-van (Izrael)

Për këtë aktivitet, shpallim thirrje të hapur për rreth 10-20 pjesëmarrës (kërcimtarë,aktorë,akrobatë, per-formues).

Yael Caravan ka fituar disa çmime si performuese dhe regjisore. Ajo ka lindur në Izrael dhe është rritur në Firence, Paris dhe po qëndron në Londër prej vitit 1996. Vetëm 13 vjeç ajo nisi suksesshëm karrierën e saj në Teatrin Kombëtar, televizione, radio dhe filma në Izrael.

*Për t’u regjistruar në kurs: email tek adresa [email protected] ose [email protected] ose

mesazh ne facebook: reja.al

Maj24

Ora 20:00-22:00 pm

COBARIO Trio muzikore e një lloji te veçantë që vjen nga Vjena.

Prej vitit 2006, Rio Che dhe El Coba në Barcelonë krijuan projektin e tyre “Cobario” me dy kitara të fuq-ishme të tyret, me një muzikë akustike instrumentale. Pas disa muajsh, violinisti i jashtëzakonshëm Herwigos iu bashkua për të kompletuar trion, që hedh magjinë e saj të pakrahasueshme me pasion dhe finesë mbi një audiencë, për ta kënaqur.

Stili i tyre unik mund të përshkruhet si “Cigan Klasik”. Flamenco, Gypsy, Celtic, Sllave, Aziatike dhe ritmet bashkëkohore, kontribuojnë për të krijuar një harmoni unike, e cila i fton dëgjuesit që të mbyllin sytë e të arratisen nga realiteti me këtë muzikë familjare. Në tre vitet e fundit, “Cobario” e ka rritur audiencën e saj, duke qënë se ansambli po performon jo vetëm në Festivalet në Europë, por edhe në shumë të tillë në Kanada.

*Pjesëmarrja e Cobario’s në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga Ambasada

Austriake në Tiranë.

May24

E Enjte Ora 11:00-17:00

SONICITY TIRANA “REJA PASqYRUESE” një instalacion zanor nga Arch. Andreas Faoro (Itali)

Një re që të kujton frekuenca abstrakte, fragmente të hutuara të jetës, eksperienca të jetuara, panoramë peisazhesh urbane. Tinguj elektronik dhe të zhurmshëm, levizje mekanike makinerish, thashetheme betoni, flukse me frekuenca të ulta, tinguj fëshfërimash... përgjatë regjistrimeve në terren... një mozaik i zbërthyer, por guximshëm i një viti pune dhe koordinatash gjeometrike te artit zanor. “Është një instalacion zanor i përbërë nga fragmente të përbashkëta të vetëdijes kolektive.

Një kompozim gjithnjë në ndryshim i 8 kanaleve që ngrihen nga frekuencat e Tiranës, do të shpërnda-het në re, duke integruar luhatjet përreth. Tinguj që jetojnë, nga zhurmat sociale deri tek ato funksionale, nga grumbullimet, deri tek gjurmët e tingujve të përditshmërisë, do të bëhen pjesë e këtij instalacioni. Sonicity Tirana do të miksojë histori të banorëve/vizitorëve në forma në ndryshim të vazhdueshëm. Hapsira zanore do të dizenjohet në menyrë të atille që të ketë ndërveprim të hapur me mediume të tjera

Maj25

si video, skulpturë dhe ndërhyrje të reja tingujsh. Për herë të parë “Reja” do të kthehet në një laborator kondesues tingujsh urban.

Andreas Faoro është një arkitekt, planifikues urban dhe studiues. Studimet e tij artistike bazohen në dy fjalë kyçe, Kodim dhe Memorje: hapësirat përdoren për të kontrolluar parametrat e audios dhe imazhet përkthehen në tinguj.

Në 2004 ai themeloi UNLAB (Byroja e Arkitekturës, Urbanistikës dhe Peisazhit) një zyrë ndërkombëtare e bazuar ne Roterdam (Hollandë), me degë në Venecia (IT) dhe Tiranë (AL)

19:00-20:00 pm

LIVING THREAdS, PERFORMANCË Performancë kërcimi e krijuar posacërisht për Festi-valin e resë nga Yael Caravan ( IZRAEL). Muzika nga Carl Beukman, Tomoko, Tim Harbridge” dhe një i ftuar perkusionist.

Maj25

Një përmbledhje e performancës së teatrit të vallëzim-it, i frymëzuar nga struktura unike poetike e “Resë”, ka përmbledhur disa copa bashkë, si fragmente duke luftuar për unitetin e diversitetin. Ai e imagjinon Renë si një hapësirë që shëtit mes kohës dhe vendit, ku e shkuara dhe e ardhmja bëhen një e tashme e vazhduar.

*Pjesëmarrja e Yael Caravan’s në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga Am-

basada e Izraelit në Tiranë.

E Premte Ora 11:00-18:00

LENTICULARIS ALTOCUMULUS Performancë/Kërcim/Skulpturë/Cirk eksperimental, nga artisti Laurent Channel (Francë) që do të përfor-mojë katër herë brenda ditës.

Një re është e përbërë nga grumbullim i madh pi-kash uji ose kristale akulli, që qëndrojnë pezull në atmosferë. Pamja e tyre është një funksion i natyrës, madhësisë dhe shpërndarjes së tyre në pjesë më të vogla në të cilat përthyhet drita e na bën t’i shohim. Në një dialog me Renë në Tiranë dhe modulet e tij të

Maj26

Maj25

vazhdueshme, ne proçedojmë në një habitat ciklik të vendit. Ne eksplorojmë hapësirën, fizikun dhe cilësinë e gravitetit dhe teorië së tij. Prezantimet, zhurmat, skultpurat dhe arkitektura na fton në një meditim me-tereologjik te “Reja”.

*Pjesëmarrja e Laurent Channel’s në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga

Ambasada Franceze në Tiranë.

19:30-21:00 pm

HILAL dANCE PERFORMANCE Muzikë dhe kërcim nga Nensi Bego (Shqipëri/Itali), Sim-one Pulvano në përkusion (Itali) , Pejman Tadayon në in-strument oud (Iran) dhe Pëllumb Meta në flaut (Shqipëri).

“Elementsis” është një performancë spektakël e kërcimit të gjallë dhe e muzikës së drejtpërdrejtë që eksperi-menton kulturat dhe kufijtë artistikë. Tre muzikantë dhe një kërcimtare do të rrjedhin në kulturën e konceptet e muzikës së Europës Perëndimore dhe Lindore me ritme, lëvizje dhe estetikë, duke sjellë një qetësim shpirtëror që mban botën në një lloj vetëbesimi, nën të njëjtin qiell.

Maj26

Duke sjellë këtë shfaqje te “Reja” është e domos-doshme të udhëtojmë në një Re duke ngulitur dhe ushqyer ide të reja të komunikimit, dashurisë dhe bashkëpunimit, duke bërë që këto gjëra të rriten dhe të përparojnë në mënyrë që të ushqejnë mendjet dhe zemrat e njerëzve në mbarë botën. * NENSI BEGO ofron një Kurs për Hilal Dance të nesërmen (e Shtunë më datë 27 Maj, Ora për tu kom-firmuar); Thirrja për pjesëmarrje mbetet e hapur për këdo, pa pagesë dhe pa kushte.

*Pjesëmarrja e HILAL DANCE Performance në Festivalin e RESË 2017 u mbështet nga Këshilli I Qarkut Tiranë.

E Shtunë Ora 11:00 -14:00

KURS TANGO Për publikun dhe Performancë e Tangos Argjentinase nga Ricardo Astrada dhe Sara Shahu.

Ricardo Astrada është kërcimtari më i njohur ndërkom-bëtar për Tangon Argjentinase. Ka marrë pjesë si kër-cimtar në disa filma, si: “ Alma del Tango” dhe “Gloria del Tango”. Partnerja e tij në Re do të jetë Sara Shahu,

Maj27

një kërcimtare e re shqiptare që është e specializuar për Tangon Argjentinase dhe vjen si përfaqesuese e Fed-eratës Shqiptare të Tangos Argjentinase. Të dy do të zhvillojnë një kurs dhe performancë, në bashkëpunim me studion “Niko’S Dance Academy”. Kurs për Hilal Dance nga NENSI BEGO -Ora per t’u konfirmuar

20:00-21:00 pm

UNIKAT Është një performancë nga Astrit & Blerta Ismaili.

Unikat është një rezultat i dy viteve hulumtim mbi marrëdhëniet mes imazhit dhe zhurmave. Gjatë proçesit, artisti ka qenë i interesuar për të nxjerrë dobësinë dhe emocionet që vijnë nga zërat njerëzorë, që krijohen prej këndimit, frymëmarrjes dhe fishkël-limës. Njësoj si ndërtimi i imazheve të guximshme që përhapen si flluska në imagjinatën tonë, që transfor-mojnë një atmosferë në hapësirë. Ai propozon tri fig-ura që nisin nga vetja, por që prodhojnë trajektore të reja dhe të pavarura për publikun. Ndërtimi i imazheve do të realizohet me transparencë të plotë njëri pas tje-trit, por të shpërndarë në hapësira të ndryshme në Re.

Maj27

Maj27

1rëFESTA E PËRVJETORIT TË

21:00-02:00REJA-THE CLOUd