raporti vjetor i oak 2012«s_i_oak-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e...

43
RAPORTI VJETOR I OAK 2012 1 ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA KOSOVO CHAMBER OF ADVOCATES Rr. Qamil 10/3, 38/244-586, e-mail: [email protected] web: www.oak-ks.org RAPORTI VJETOR 2012

Upload: others

Post on 26-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

1

ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËSADVOKATSKA KOMORA KOSOVAKOSOVO CHAMBER OF ADVOCATES

Rr. Qamil 10/3, 38/244-586, e-mail: [email protected] web: www.oak-ks.org

RAPORTIVJETOR2012

Page 2: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

2

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE:.................................................................................................................................................4

Fjala e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës .......................................................................................5

1. MISIONI I OAK-së ...................................................................................................................................... 7

2. RRETH ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS................................................................................................8

2.1. Historiku.............................................................................................................................................8

2.2 Anëtarësia e OAK ................................................................................................................................8

2.3. Sistemi i etikës dhe disiplinës ............................................................................................................8

2.4. Shërbimet për anëtarësinë ................................................................................................................92.5. Shtrirja regjionale e OAK-së ............................................................................................................9

2.6. Parimet e organizimit të OAK.............................................................................................................9

2.7. Bashkëpunimet e OAK-së.................................................................................................................10

3. SFIDAT GJATË VITIT 2012 ........................................................................................................................11

3.1 Implementimi i AVLO ........................................................................................................................11

3.2 Ndryshimi i normativës .....................................................................................................................11

3.3 Organizimi i Kuvendit të OAK-së .......................................................................................................11

3.4 Ligji për avokatinë ............................................................................................................................11

4. PROGRAMET E OAK-së............................................................................................................................124.1. Programi Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP)......................................................................124.2. Programi i Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO) ............................................124.3. Bashkëpunimet ndërinstitucionale të OAK-së .............................................................................12

5. AKTIVITETET E ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS .................................................................................13

5.1 Bashkëpunimi me aktorët e sektorit të drejtësisë dhe partnerët tjerë............................................13

5.1.1 Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë .................................................................................13

5.1.2 Bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Kryetarët e Gjykatave në Kosovë ..........13

5.1.3 Bashkëpunimi me EULEX-in .......................................................................................................14

5.1.4 Bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës .....................................................................15

5.1.5 Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës ........................................................................................15

5.1.6 Bashkëpunimi me Odën e Noterëve të Kosovës........................................................................16

5.1.7 Bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ............................................16

5.1.8 Bashkëpunimi me Radio Televizionin e Kosovës .......................................................................16

Page 3: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

3

5.1.9. Delegacioni i OAK-së viziton familjen Haradinaj .......................................................................17

5.1.10 Bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës ................................................................................17

5.2. Aktivitetet ndërkombëtare të OAK ..................................................................................................18

5.2.1 Pjesëmarrja në Konferencën e Presidentëve Evropian..............................................................18

5.2.2 Vizitë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri..........................................................................19

5.2.3 Takimet me ambasadorët e akredituar në Kosovë....................................................................20

5.2.4 Bashkëpunimet me partnerët strategjik të OAK........................................................................20

5.3 Aktivitetet brenda OAK .....................................................................................................................22

5.3.1 Takimet me Komitetet dhe Komisionet e OAK ..........................................................................22

5.3.2 Aktivitetet e Komiteteve të OAK................................................................................................22

5.3.3 Aktivitetet e degëve regjionale të OAK......................................................................................23

5.3.4 Grupet punuese të OAK .............................................................................................................25

5.3.5 Takimet Bench - Bar ...................................................................................................................25

5.3.6 Kryetari i OAK-së takoi avokatet e Lipjanit, Skenderajt, Drenasit dhe të Ferizajt......................26

5.3.7 Betimi i avokatëve dhe praktikantëve .......................................................................................27

5.3.8 Vizitat e praktikantëve ...............................................................................................................27

6. Dita e avokatisë.......................................................................................................................................28

7. Kuvendi i rregullt i OAK ...........................................................................................................................30

8. Administrata e OAK.................................................................................................................................31

9. Shtojcat ...................................................................................................................................................33

9.1 Raporti financiar i OAK për vitin 2012...............................................................................................33

9.2. Raporti i Qendrës Trajnuese për Avokatë........................................................................................35

9.3 Raporti i Zyrës Disiplinore të OAK.....................................................................................................38

9.4 Temat e takimeve Bench – Bar .........................................................................................................39

9.5 Plani i punës i Komitetit për çështje gjinore dhe të pakicave për vitin 2013 ...................................41

9.6 Statistikat e faqes së internetit të OAK.............................................................................................42

9.7 Anëtarësia e Odës së Avokatëve sipas gjinisë, nacionalitetit dhe regjioneve ..................................43

Page 4: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

4

PARATHËNIE:Oda e Avokatëve të Kosovës ka nderin të publikojë raportin e punës gjatë periudhës janar –dhjetor 2012. Në veçanti, OAK është duke u përpjekur për krijimin e një tradite të re tëinformimit sa më të mirë të anëtarëve, publikut të gjerë në mënyrë që transparenca të jetë parim ipunës.

Oda e Avokatëve të Kosovës është e përkushtuar për rritjen e cilësisë së shërbimeve përavokatë, avokatë praktikantë dhe qytetarë, andaj raporti paraqet në mënyrë specifike aktivitetet epërgjithshme të cila janë zhvilluar nga: Kryetari i OAK-së, Bordi Drejtues, Stafi administrativ,Departamentet e OAK-së në qendër, Degët Regjionale në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë,Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Gjatë kësaj periudhe janë arrit bashkëpunime të ngushta me institucionet vendore si; KëshilliGjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës, Këshilli Prokurorial, Instituti Gjyqësor iKosovës dhe atyre ndërkombëtare; USAID, UNDP, NCSC, OSBE, UNICEF. Progresi i bërëështë edhe rezultat i bashkëpunimit intensiv nga të cilat OAK është asistuar në forma tëndryshme për avancimin e avokatëve dhe Odës së Avokatëve të Kosovës në drejtime dhe fushatë cilat janë në përputhje me misionin e OAK-së.

Gjatë periudhës raportuese OAK ka ngritur dukshëm nivelin e organizimit të Qendrës Trajnuesepër Avokatë, duke ofruar një numër të madh të trajnimeve në kuadër të Arsimimit tëVazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), si dhe duke e zbatuar në tërësi Rregulloren përAVLO në fuqi.

Duke u ndalur tek Zyra Disiplinore është angazhuar një zyrtar me pagesë për nevojën e ngritjesse efikasitetit te sistemit disiplinor. Angazhimet për Komitetin për Etikë janë synuar në hartimine planit për mbikëqyrjen e vazhdueshme, Trajnime për Kodin e Etikës, njoftimit të avokatëve përorët që janë obliguese të trajnimit për një vit kalendarik, zhvillimit të trajnimeve plotësuese përavokatët. Komiteti për çështje gjinore dhe të pakicave ka zhvilluar takime me avokatet nga radhae komunitetit pakice dhe femrave si me studentët e fakulteteve juridike nga radha e këtyrekomuniteteve.

Për sa i përket buxhetit është realizuar hulumtimi i burimeve alternative, planifikimi buxhetor,dhe ndarja buxhetore për Odat Regjionale. Ndërsa, Qendra Trajnuese, komitetet dhe komisionetkanë hartuar planet e tyre vjetore për aktivitetet dhe buxhetet e tyre.

Page 5: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

5

Fjala e kryetarit të Odës së Avokatëve të KosovësTë nderuar kolegë,

Ndjehem i privilegjuar dhe i nderuar, që kam rastin të Ju drejtohem, nëcilësinë e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës. Kam kënaqësinë që përherë të parë në këtë format të ju prezantoj raportin e punës së Odës sëAvokatëve të Kosovës për vitin 2012.

Aktiviteti i Odës së Avokatëve të Kosovës po përfshinë një rreth të zgjeruarshërbimesh për profesionin, anëtarët dhe opinionin e gjerë, duke u fokusuarnë:

kthimin e aktivitetit, shërbimeve dhe vëmendjes ndaj anëtarëve tanë - avokatëve; përmirësimit të profesionit tonë; eliminimit të paragjykimeve dhe rritjen e diversitetit, avancimit të sundimit të ligjit.

Avokatët janë në qendër të aktivitetit të Odës. Vet Oda si organizatë profesionale e avokatëve tëregjistruar është e themeluar që të jetë e përkushtuar në ndihmën dhe përkrahjen e anëtarëve tëvet. Ne i mbrojmë interesat jetike të anëtarëve, zhvillojmë kushtet për ushtrimin e pavarur tëveprimtarisë, përkujdesemi për trajtimin e drejtë të tyre në procedurat ligjore, duke u angazhuarpër një ambient i cili i mundëson anëtarëve një komoditet të denjë të profesionit të tyre.

Avokatët në Kosovë janë duke u ballafaquar me sfida të shtuara për pavarësinë e profesionitligjor. Takimet, tryezat, debatet dhe seminaret e përbashkëta të zhvilluara me përfaqësues tëinstitucioneve, gjykatave, prokurorive dhe akterëve tjerë relevant, po japin rezultate pozitive nëadresimin e shqetësimeve rreth problematikave dhe sfidat që i hasin avokatët, si dhe krijimi ilehtësirave në ushtrimin e profesionit të tyre pranë këtyre organeve. Ndihmë të fuqishme në këtëdrejtim kanë dhënë partneret tanë strategjik vendor dhe ndërkombëtar.

Një frymë bashkëpunim të tillë reflekton edhe pjesëmarrja me rastin e manifestimit “Dita eAvokatisë 2012” . Në këtë manifestim kanë marrë pjesë duke na nderuar, pos autoriteteve publiketë Republikës së Kosovës dhe përfaqësues të profesionit ligjor nga Shqipëria, Gjermania, Mali iZi etj. Po me rastin e kësaj dite festive të avokatisë në Kosovë, në adresë të Odës së Avokatëve tëKosovës kanë arritur një mori letra urimi, mbështetje dhe përshëndetje nga Odat e Avokatëvendërkombëtare.

Oda e Avokatëve të Kosovës prioritetin kryesor e ka bashkëpunimin dhe koordinimin me sistemine drejtësisë, konkretisht përmes mbështetjes nga partnerët strategjik ndërkombëtar dhe vendor,siç janë; USAID, UNDP, OSBE, NCSC, UNICEF, Twinning Project mbështetur nga BashkimiEvropian - të cilëve u jemi mirënjohës pafundësisht. Rezultatet e këtij bashkëpunimi janë tëprekshme, efektive duke e konsoliduar, funksionalizuar në një dinamikë vitale punën e OAK-së.

Page 6: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

6

Unë kam besim të fuqishëm në të ardhmen e ndritur të avokatëve, dhe para jush dua që sërish tërikujtoj përkushtimin maksimal të Odës së Avokatëve të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë kërkojpërkrahjen tuaj në këtë drejtim.

Në mënyrë që të rritet efikasiteti, bashkëpunimi është çelësi kryesor. Prandaj, besoj se jeni të njëmendimi me mua kur them se ne të gjithë jemi të lidhur me përkushtimin e thellë për drejtësi tëbarabartë para ligjit.

Për ta përmbyllur, sjell një thënie të Horacit mbi punën: Jeta nuk i jep asgjë njerëzve nëse nukpunojnë. Për këtë arsye duhet të punojmë së bashku që të rrisim mirëkuptimin e publikut dherespektin për sundimin e ligjit, që të kërkojmë qasje në drejtësi nga të gjithë, ta ruajmëpavarësinë e profesionit ligjor dhe gjyqësisë, si dhe të luftojmë për të ardhmen në të cilën do tërriten dhe zhvillohen profesionalisht gjeneratat e ardhshme të cilat një ditë do të na përfaqësojnëdenjësisht.

Page 7: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

7

1. MISIONI I OAK-sëo Oda ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke mbështetur

procesin e reformave ligjore. Ajo vazhdimisht do të jetë në mision të përmirësimit tëdrejtësisë.

o OAK do të nxitë një qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ligjor për tëgjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. Këto përpjekje do tëpërfshijnë veçanërisht pakicat, gratë dhe personat me të meta. Komuniteti do të përfitojënga përpjekjet e OAK për përforcimin e administrimit të drejtësisë, zgjerimin e kuptimitdhe respektimin e ligjit dhe të institucioneve ligjore.

o Oda do të angazhohet për rritjen e njohjes publike dhe respektit për ligjin, proceduratligjore dhe rolin e profesionit ligjor në mbrojtjen e standardeve ligjore. Ajo do të shtojëpërpjekjet për të ruajtur, promovuar dhe avancuar idealet e drejtësisë dhe dedikimin eprofesionit ligjor shërbimit publik.

o Oda do të vendosë standarde të larta të profesionalizmit, kompetencës, besimit dhesjelljes etike për avokatet në Kosovë. Ajo vazhdimisht angazhohet që ta përmirësojëpërgatitjen profesionale të anëtarëve; të kujdeset për pajisjen e tyre me informacione tërëndësishme për ushtrimin e profesionit.

o Oda do të sigurojë përfitime, programe dhe shërbime të cilat ndihmojnë ngritjenprofesionale dhe rritjen e cilësisë së jetës profesionale të anëtarëve të vet. Ajo do t’indihmojë anëtarët në komunikimin me gjykatat dhe organet e administratës si dheautoritetet e tjera të vendosura në Kosovë; të vihet në mbrojtjen e anëtarëve të vet nërastet e trajtimit jo të drejtë nga autoritetet.

o Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë sëprofesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike.

Ky mision paraqet udhërrëfyesin dhe synimin e përhershëm për strukturën udhëheqëse të Odëssë Avokatëve të Kosovës. Ai si i këtillë duhet të mishërohet në çdo anëtarë të Odës dhe t’i bëhet injohur komunitetit. Vet aktiviteti i Odës duhet të zhvillohet në përputhje me misionin e saj.

Page 8: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

8

2. RRETH ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS2.1. HistorikuOda e Avokateve të Kosovës është e themeluar me ligj në vitin 1973 si organizatë e

pavarur profesionale e avokatëve në Kosovë. Misioni i OAK-së është avancimi i sundimit tëligjit duke mbështetur procesin e reformave ligjore, nxit qasje dhe përfaqësim të barabartë për tëgjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. Oda gjithashtu angazhohet nërritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjordhe mbrojtjen e standardeve ligjore.

OAK është kategori Kushtetuese e cila parashihet me nenin 111 të Kushtetutës së Republikës sëKosovës, veprimtarinë e vet e rregullon me Ligjin për avokatinë nr. 03/L117 si dhe me aktetnënligjore si statuti, kodi i etikes si dhe rregulloret e brendshme.2.2 Anëtarësia e OAK

OAK është organizatë e profesionale e obligueshme e licencimit të avokatëve në Kosovë.Anëtarësia përbëhet nga të gjitha përkatësitë kombëtarë, fetare dhe gjinore. Në përbërjen eanëtarësisë janë; shqiptarë, serbë, turq, boshnjak, goran, rom, ashkali. OAK aktualisht numëron550 avokatë aktiv dhe 87 praktikantë te avokatisë.1

Përmes Odës së Avokatëve të Kosovë që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin epraktikës mbi 800 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionin e avokatit, gjyqtarit,prokurorit dhe të juristëve në institucione tjera.2.3. Sistemi i etikës dhe disiplinës

Që prej themelimit të Odës së Avokatëve të Kosovës ekzistonte një kornize etike dhe njësistem i disiplinës i bazuar në principet e vetë disiplinimit. Pas luftës sistemi i etikës profesionaleu përmirësua dhe u ndryshua rrënjësisht në përputhje me rrethanat dhe ambientin juridik tëndryshuar në Kosovë. Kodi i ri i Etikes Profesionale vendosi një sistem të tërësishëm tërregullave të etikes të cilat sanksionojnë raportet reciproke të avokateve, pastaj raportet eavokateve me klientin, raportet me organizatën - Oden dhe me gjykatat, sistemi i disiplinësvazhdoi që të mbahej i njëjtë. Sistemi i ri i disiplinës tani përbehet nga Zyra Disiplinore e Odës, ecila përbehet nga Komisioni Disiplinor Hetimor, Komiteti Disiplinor i Shqyrtimit dhe Komisionipër Ankesa, anëtarët e të cilëve i zgjedh Kuvendi i OAK-së, me propozim të Bordit Drejtues tëOAK-së.

Mandati i anëtarëve të zyrës disiplinore zgjat tri vite me të drejtë të rizgjedhjes. Sistemi i rie zgjeron numrin e subjekteve të cilat mund ta iniciojnë procedurën disiplinore ndaj avokatit,duke vendosur edhe garanci të mjaftueshme për procedura të drejta, të paanshme dhe teefektshme disiplinore. Ashtu siç është i dizajnuar, duket se sistemi i ri, të jetë një ambientim i

1 Sipas regjistrit të OAK me datë 20 shkurt 2013.

Page 9: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

9

mirë i zgjedhjeve dhe përvojave kooperative në rrethanat kosovare. Praktika e re dëshmonaftësinë e këtij sistemi që të manovrojë me rregullat e reja etike. Me jetësimin e sistemit të ridisiplinor gjasat që avokatia më në fund të promovohet si një shërbim profesional, kompetent, ibesueshëm dhe etik po bëhen reale.2.4. Shërbimet për anëtarësinë

Anëtarësia është në qendër të aktivitetit të Odës. Oda i mbron interesat jetike të anëtarëve,zhvillon kushtet për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë, përkujdeset për trajtimin e drejtë të tyrenë procedurat ligjore duke u angazhuar për një ambient i cili do t’u mundësojë anëtarëve një tëdenjë. Vet avokatët janë të organizuar dhe të bashkuar në OAK për këtë qëllim - të shprehin dhetë mbrojnë interesat e veta profesionale. Oda ka zbatuar programe të veçanta mentorimi dheaftësimi të gjeneratave.2.5. Shtrirja regjionale e OAK-së

Oda e Avokatëve të Kosovës në aspektin gjeografik aktivitetin e vet e shtrin në tërëRepublikën e Kosovës dhe atë e ka të ndarë në 7 regjione, përkatësisht Degë Regjionale;Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan dhe Ferizaj. Në të gjitha këto regjioneekzistojnë Zyrat Regjionale në të cilët veprojnë administratoret regjional të udhëhequra ngakryetaret e Degëve Regjionale. Kryetaret e Degëve Regjionale janë të përfaqësuar ex-officio nëBordin Drejtues të OAK-së. Tani se OAK ka përshtatur shtirjen e saj regjionale ne raport meshtrirjen regjionale te Gjykatave Themelore.2.6. Parimet e organizimit të OAK

Oda e Avokatëve të Kosovës organizohet mbi tri parime bazë dhe atë të; vetë organizimit,vetë disiplinimit dhe të vetë financimit. Vetë organizimi nënkupton se OAK organizohet përmesKuvendit dhe organeve tjera të saj dhe në punën e saj është plotësisht e pavarur nga të gjithaorganet dhe institucionet. Vetë disiplinimi nënkupton se për disiplinimin e anëtareve të saj merretvet OAK, përmes zyrës disiplinore në të cilën është e garantuar 2 shkallëshmëria, kurse vetëfinancimi e nënkupton që i tërë aktiviteti i OAK-së është i koncentruar në taksat e inkasuar ngaana e anëtarësisë që janë taksa licencuese dhe anëtarësia vjetore si dhe përkrahjen e donatorevetani se fundi programin për krijimin e te hyrave alternative për ngritjen e fondeve të OAK-së.

Organet e OAK janë:

Kuvendi i përgjithshëm Kryetari Bordi Drejtues Komisioni Disiplinor Komisioni i revizionit Komisioni i Kuvendit për shqyrtimin e ankesave Degët Regjionale

Page 10: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

10

2.7. Bashkëpunimet e OAK-sëOda e Avokatëve të Kosovës ka bashkëpunim me të gjitha institucionet të cilat merren me

sundimin e ligjit në Kosovë. OAK është nënshkruese e marrëveshjeve të formalizuara në formëtë Marrëveshjeve të Mirëkuptimit dhe të Bashkëpunimit dhe atë me: Misionin e EULEX-it nëKosovë, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Shoqatën eGjyqtareve, Shoqatën e Prokuroreve të Kosovës. Kurse, bashkëpunim dhe aktivitet zhvillon edheme Këshillin Gjyqësore të Kosovës si dhe me organizatat ndërkombëtare si USAID, UNDP,NCSC, UNICEF, PILGP, ABA/ROLI, Shoqata e Avokatëve Irlandez etj.

Me datë 17 tëtor 2012, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Instituti Gjyqësor i Kosovësnënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për themelimin e bashkëpunimit për mundësimin eshkëmbimit të kapaciteteve profesionale dhe praktikave më të mira të ndërsjella.

Gjate këtij viti OAK ka nënshkruar marrëveshjen me UNDP përmes së cilës UNDP nga tetori2012 deri dhjetor 2013 përkrah OAK duke financuar: Zyrat Regjionale (pagesën e qerave, pagate administratorëve dhe shpenzimet adminsitrative), Projektin Gjithpërfshires për Praktikant (pagapër 20 praktikantë të avokatisë), përkrahjen Komitetit për femra dhe minoritete, financimin eKuvendit 2012, Kampanje televizive për OAK.

OAK gjate vitit 2012 ka rikthyer bashkëpunimin me OSBE-në duke qenë bartëse e projektit përtrajnimin e stafit të Agjencisë për Ndihme Juridike, gjithashtu nga ana e ekspertet e OSBE janëtrajnuar 120 avokate ne mbrojtjen e te akuzuarve për vepra penale te motivuara nga urrejtja sivepër e veçantë penale e parapare me kodin e ri penal.

Page 11: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

11

3. SFIDAT GJATË VITIT 20123.1 Implementimi i AVLOMe nenin 15 të Ligjit të Avokatisë Nr. 03/L-117 i publikuar në Gazetën Zyrtare me datë 25

mars 2009, Arsimimi i Vazhduar Ligjore është përcaktuar si i Obliguar. Në Kuvendin e OAK-sëtë datës 19/09/2009 është aprovuar Rregullorja për Arsimimin e Vazhduar Ligjor te Obliguar përimplementimin e AVLO. Më 1 janar 2011 AVLO ka filluar implementimin e saj. Gjatë vitit2012, OAK është përballuar me sfidën e implementimit të Ligjit për Avokatinë dhe Rregullorespër Arsimimin e Vazhduar Ligjor të Obliguar duke përfshirë edhe dispozitat sanksionuese përavokatet të cilët nuk kanë përmbushur kreditë (10 përkatësisht 15 kredi).

3.2 Ndryshimi i normativësGrupet punuese të OAK-së kanë përgatitur draftet e akteve nënligjore për aprovim në

Kuvendin e OAK-së të organizuar me datë 01/12/2012 dhe atë; Statutin, Kodin e Etikësprofesionale, Tarifën e kompensimit dhe shpërblimit të punës së avokatëve, Rregulloren përArsimimin e Vazhduar Ligjor të Obliguar, Rregulloren për procedurën disiplinore. Mendryshime dhe plotësime janë aprovuar; Kodi i Etikes profesionale, Tarifën e kompensimin dheshpërblimin e punës së avokatëve, Rregulloren për Arsimimin e Vazhduar Ligjor të Obliguar,kurse Statuti dhe Rregullorja për procedurën disiplinore janë shtyrë për aprovim në Kuvendin eradhës.

3.3 Organizimi i Kuvendit të OAK-sëMe ligjin për avokatinë Nr. 03/L-117 përkatësisht nenin 2 par. 2 përcakton që anëtarë të

Kuvendit të OAK-së janë të gjithë avokatët. Kjo vazhdimisht ka paraqitur sfidë për OAK-nënë organizimin e Kuvendeve të rregullta. Që nga viti 2009 kur dhe ka hyrë në fuqi Ligji përAvokatinë, kuvendi ka zhvilluar punimet vetëm pas organizimit të dytë për arsye së hera e parëka dështuar gjithmonë për shkak të mungesës së kuorumit në mbledhje të kuvendit. Mepërkrahjen e logjistike dhe profesionale të UNDP dhe NCSC dhe me angazhimin maksimal tëstrukturës udhëheqëse dhe administrative të OAK-së me 01 dhjetor 2012, është organizuarKuvendi i rregullt i OAK-së në të cilën është siguruar kuorumi përkatësisht, kanë marr pjesë308 avokat.

3.4 Ligji për avokatinëLigji i Avokatisë Nr. 03/L-117 është aprovuar dhe publikuar në Gazetën Zyrtare me datë

25 mars 2009. OAK nuk ka marrë pjesë në përpilimin e këtij ligji dhe nuk i është dhënëmundësia e dhënies së komenteve. Zbatimi i të njëjtit në praktik ka hasur në vështirësi nëshumë segmente. OAK ka formuar grupin punues për inicimin e ndryshimit të Ligjit dukepërgatitur edhe draftin e Ligjit për avokatinë.

Page 12: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

12

4. PROGRAMET E OAK-së4.1. Programi Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP)

Ka filluar të realizohet me 1 shkurt 2002 me qëllim të aftësimit të juristëve të rinj përushtrimin e profesionit ligjor dhe krijimin e kushteve për të iu nënshtruar provimit tëjurispodencës në mënyrë që të përcaktohen për ushtrimin e profesionit të tyre të ardhshëm.

4.2. Programi i Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO)Është ndërtuar në bashkëpunim me partnerët për ngritjen e nivelit të kompetencës

profesionale dhe të shkathtësive praktike të anëtarëve të vet. Programi ka për qëllim zgjerimin enjohurive profesionale, zhvillimin e shkathtësive praktike dhe forcimin e etikës profesionale. Nëthemelet e këtij Projekti është synimi për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ligjore. Nëvitin 2009 me hyrjen në fuqi të ligjit të ri për avokatinë, përkatësisht me aprovimin e Rregullorespër Arsimimin e Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), bëhet e obligueshme për avokatët nëKosovë. Për ruajtjen e licencës avokatët obligohen të përmbushin kreditë e caktuara brenda vitittë parapara me këtë rregullore.

4.3. Bashkëpunimet ndërinstitucionale të OAK-sëOda e Avokatëve të Kosovës ka thelluar bashkëpunimin sidomos bashkëpunimin me

SHGJK dhe SHPK me qëllim të promovimit të idealeve të drejtësisë, transparencës gjyqësoredhe procedurat e drejta. OAK gjatë këtyre viteve ka bërë përpjekje të vazhdueshme përbashkëpunime ndërinstitucionale me segmente tjera të drejtësisë, për luftimin e korrupsionit dhetë dukurive korruptive në sisteme të ndryshme, e në veqanti në drejtësinë kosovare.

Bashkëpunimet ndërinstitucionale gjatë viti 2012; Memorandumi i bashkëpunimit OAK - IGJK Konferenca me gjyqtar dhe avokatë Takimet Bench Bar (Gjyqtar, Prokuror, Avokatë dhe përfaqësues të policisë) Pjesëmarrja në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Page 13: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

13

5. AKTIVITETET E ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËSGjatë periudhës raportuese, OAK ka organizuar dhe ka ndërmarrë një mori aktivitetesh si brendaKosovës ashtu edhe jahte vendit. Në veçanti, OAK ka qenë e fokusuar në ngritjen në nivel më tëlartë të marrëdhënieve me aktorët kryesorë të sistemit të drejtësisë në Kosovë, në sigurimin evazhdimësisë të asistencës së donatorëve, por edhe me shtrirjen e bashkëpunimit të OAK meodat e avokatisë dhe institucionet tjera të sundimit të së drejtës edhe jashtë kufijve të Kosovës.5.1 Bashkëpunimi me aktorët e sektorit të drejtësisë dhe partnerët tjerë5.1.1 Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë

Me datë 28.02.2012, Kryetari i Odës sëAvokatëve të Kosovës, z. IbrahimDobruna ka pritur në takimZëvendëskryeministrin dhe Ministrin eDrejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi me tëcilin kanë biseduar rreth bashkëpunimitmes OAK dhe Ministrisë së Drejtësisë nëfushat me interes të përgjithshëm rrethzbatimit të ligjit.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, ka falënderuarZëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi, për vizitën e cila vizitë është epara zyrtare e një funksionari të lartë të shtetit të Kosovës.

Në anën tjetër, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, shprehukënaqësi për takimin e realizuar me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ministri Kuçi ka uruar z. Dobruna për zgjedhjen në postin e Kryetarit të Odes së Avokatëve tëKosovës dhe ka ofruar mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ndihmën e tij personale përfuqizim e OAK-së, ngase sipas tij fuqizimi i OAK-së është edhe fuqizim i sistemit të drejtësisënë Kosovë sepse avokatët janë pjesë e sistemit të drejtësisë në kuptimin e gjetjes dhe vendosjessë rendit dhe ligjit.5.1.2 Bashkëpunimi me Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Kryetarët e Gjykatave në KosovëMë 23.07.2012, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka pritur në takimkryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Enver Peci. Kryetari z. Dobruna dhe kryesuesi z.Peci kanë diskutuar rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet sistemi gjyqësor dhe avokatura nëRepublikën e Kosovës.

Kryetari i OAK-së dhe kryesuesi i KGJK-së janë shprehur të gatshëm për eliminimin eproblemeve me të cilat po ballafaqohen dy institucionet të rëndësishme të sistemit të drejtësisë.

Page 14: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

14

Sipas tyre, një angazhim konstruktivë mes OAK-së dhe KGJK-së do të sillte rezultate tëprekshme në fushën e drejtësisë dhe ofrimi i shërbimeve ndaj qytetarit do të ishte i kënaqshëm.

Më 27.06.2012, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka zhvilluar takimme kryetarin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, me të cilin ka diskutuar përmundësinë e një bashkëpunimi mes dy institucioneve në fushat me interes të përbashkët.

Kryetari i OAK-së dhe ai i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës konsideruan si të rëndësishmekomunikimin dhe bashkëpunimin edhe me autoritetet tjera të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa më 16.10.2012, Kryetarët e shtatë Degëve Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovësnën kryesimin e kryetarit, z. Ibrahim Dobruna kanë marrë pjesë në takimin me kryetarët eGjykatave të Qarkut dhe Komunale në Republikën e Kosovës.

Takimi është organizuar nga GjykataSupreme e Kosovës dhe InstitutiGjyqësor i Kosovës, ku u diskutuannevojat konkrete për ngritjenkapaciteteve të gjyqtarëve, avokatëvedhe zyrtarëve tjerë të drejtësisëpërmes bashkëpunimit reciprok.

Kryetari i Odës së Avokatëve tëKosovës, z. Ibrahim Dobruna vlerësoi

lartë organizimin e këtij takimi duke thënë se është hera e parë që në një takim të përbashkët, pomarrin pjesë kryetarët e Gjykatave dhe kryetarët e Degëve Regjionale të OAK-së.

Panelistë të takimit kanë qenë; kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i KëshillitGjyqësor të Kosovës, kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës dhe drejtori i Institutit Gjyqësortë Kosovë.5.1.3 Bashkëpunimi me EULEX-inMë 30.01.2012, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës në udhëheqjen e kryetarit, z.Ibrahim Dobruna, janë pritur në takim nga kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, z.Francisko Flori, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit të ndërsjellët të deritanishëm mesOAK-së dhe Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjetjes së mënyrave për tejkalimin esituatave të ndryshme në të ardhmen.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është shprehur i gatshëm për tëvazhduar bashkëpunimin me EULEX-in për ofrimin e shërbimeve juridike për qytetarët eRepublikës së Kosovës. Z. Dobruna gjatë bisedës shprehu shqetësimin e qytetarëve për gjykatatnë Mitrovicën Veriore të cilat janë transferuar në Gjykatën e Vushtrrisë dhe kushtet për punëjanë shumë të vështira për shkak të hapësirës shumë të vogël.

Page 15: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

15

Kryetari i OAK-së shtroi nevojën epjesëmarrjeve të ekspertëve ndërkombëtar qëjanë të angazhuar në EULEX, që të ligjërojnënëpër seminare të organizuara në kuadër tëArsimimit të Vazhdueshëm dhe tëObligueshëm Ligjor (AVLO) të OAK-së.

Ndërkaq, në anën tjetër kryetari i Asamblesë sëgjyqtarëve të EULEX-it, z. Francisko Flori,duke folur rreth transferimit të Gjykatave tëMitrovicës në Vushtrri ka thënë se KëshilliGjyqësor i Kosovës do të vendos për këtë

çështje. Po ashtu, ai u shpreh i gatshëm që të angazhohen ekspertet e EULEX-it për ligjërime nëlëmi të caktuara për seminare të organizuara nga OAK.5.1.4 Bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës

Më 17.10.2012, Oda e Avokatëve të Kosovësdhe Instituti Gjyqësor i Kosovës nënshkruanMemorandum Mirëkuptimi për themelimin ebashkëpunimit për mundësimin e shkëmbimit tëkapaciteteve profesionale dhe praktikave më tëmira të ndërsjella.

Palët në këtë marrëveshje zotohen se do tëshkëmbejnë materiale të ndryshme trajnuese dhepraktikave më të mira të cilat konsiderohen tënevojshme për ngritjen profesionale tëtrajnuesve dhe përfituesve të secilit institucion.

Sipas marrëveshjes, palët angazhohen për mbështetje në krijimin e rregullave dhe praktikave mëtë mira për realizimin e trajnimeve të vazhdueshme të detyrueshme dhe menaxhim të regjistravepër pjesëmarrësit e trajnimeve.

Nënshkrimi i memorandumit në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Institutit Gjyqësor tëKosovës është mbajtur në një ceremoni solemne në Gjykatën Supreme të Kosovës.5.1.5 Bashkëpunimi me Policinë e KosovësMë 23.07.2012, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, z.Ibrahim Dobruna, janë pritur në takim nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, z. NaimRexha.

Page 16: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

16

Kryetari i OAK-së dhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës janë pajtuar që bashkëpunimi mesOAK-së dhe Policisë së Kosovës të jetë në frymën e zbatimit të ligjit dhe ofrimit të cilësisëjuridike në kuptimin e mbrojtjes para organeve të drejtësisë.

Gjatë takimit janë evidentuar sfidat e dy institucioneve me të cilat janë duke u ballafaquar dhedisa nga këto sfida janë; respektimi i listës sipas detyrës zyrtare, pagesat e angazhimeve tëavokatëve sipas detyrës zyrtare si dhe një mori çështjesh në interes të dy institucioneve.5.1.6 Bashkëpunimi me Odën e Noterëve të KosovësKrijimi i bashkëpunimit, ngritja e profesionalizimit si dhe shkëmbimi i përvojave në mes dyinstitucioneve të drejtësisë atë të Odës së Avokatëve dhe të Noterisë si institucion i ri, ka qenëtemë e takimit në mes kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhekryetares së Odës së Noterisë të Kosovës, znj. Arbena Shehu të mbajtur me datë 25.09.2012.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka shprehur kënaqësinë përthemelimin e Odës së Noterëve të Kosovës sepse sipas tij, shërbimi i noterisë është një prejzhvillimeve më të rëndësishme të sistemit të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, e cila do tëndikojë dukshëm në sistemin ligjor më efektiv si dhe në rritjen e efikasitetit të punës në gjykatadhe në organe tjera të drejtësisë.

Kryetari z. Dobruna informoi kryetaren znj. Shehu lidhur me rolin, misionin si dhe me përpjekjete Odës së Avokatëve të Kosovës për përmirësimin dhe disiplinimin e avokatëve përmesArsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar. Ai shtoi se avokatët janë duke luajtur një rol tërëndësishëm në sistemin e drejtësisë dhe në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Z. Dobruna paraqiti edhe shqetësimet e avokatëve rreth shërbimit të Noterisë, në këtë aspekt aitheksoi se OAK është duke parë Noterinë si një institucion të ri dhe bashkëpunimi i përbashkëtdo i tejkalonte këto shqetësime.

Në anën tjetër, kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës, znj. Arbena Shehu ka thënë se Noteriaështë institucion i ri dhe bashkëpunimet janë shumë të nevojshme, e sidomos me Odën eAvokatëve të Kosovës e cila ka një eksperiencë mjaftë gjatë në sistemin e drejtësisë.5.1.7 Bashkëpunimi me Fakultetin Juridik të Universitetit të PrishtinësMë 22.02.2012, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është takuar meDekanin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, z. Bajram Uka. Kryetari z. Dobrunadhe Dekani z. Uka kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në ndërtimin e lidhjeve tëqëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta.5.1.8 Bashkëpunimi me Radio Televizionin e KosovësMë 05.06.2012, Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna është pritur nëtakim nga drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), z. Sylejman Shaqiri.Kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna njoftoi drejtorin e RTK-së, Sylejman Shaqiri për

Page 17: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

17

angazhimin dhe aktivitetet e OAK-së në ruajtjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë nëRepublikën e Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar për krijimin e bashkëpunimit mes OAK-së dhe RTK-së në fushatëme interes të përbashkët si dhe përkushtimin dypalësh në intensifikimin e bashkëpunimit në tëardhmen përmes formave profesionale. Si aspekte kyçe të bashkëpunimit mes OAK-së dheRTK-së janë potencuar disa pika si; informimi i opinionit publik rreth temave që kanë të bëjnëme drejtësinë, realizimi i emisioneve me karakter promovues si dhe aspekte tjera sensibilizuese5.1.9. Delegacioni i OAK-së viziton familjen HaradinajMë 25.02.2012, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit z.Ibrahim Dobruna kanë vizituar kullat e Haradinajve në Gllogjan, ku është pritur nga babai iRamush Haradinajt, Hilmi Haradinaj.

Kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna është shprehur se Oda e Avokatëve të Kosovës ështëduke e përcjellë me vëmendje procesin gjyqësor ndaj ish kryeministrit Ramush Haradinaj, i ciliështë duke u gjykuar në Gjykatën e Hagës.

Në anën tjetër, babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj falënderoi delegacionin e Odës sëAvokatëve të Kosovës për vizitën dhe shprehu shpresën se një ditë pafajësia do të dëshmohet dheRamushi me të tjerët do t’i bashkohen familjeve të tyre dhe vendit të vet. Këto takime dhe vizitatë Odës së Avokatëve të Kosovës janë të rregullta dhe në vazhdën e agjendave të parapara.5.1.10 Bashkëpunimi me Komunën e PrishtinësMë 27.01.2012, delegacioni i Odës së Avokatëvetë Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, z. IbrahimDobruna janë pritur në takim nga kryetari iKomunës së Prishtinës, z. Isa Mustafa me të cilinkanë biseduar rreth intensifikimit të bashkëpunimitnë fushat të cilat janë në interes të përbashkët dhetë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z.Ibrahim Dobruna shprehu kënaqësinë e mikpritjesnga ana e kryetarit të Prishtinës dhe shpalosi çështjet për diskutim të cilat janë në interes tëqytetarëve të Republikës së Kosovës. Z. Dobruna shtroi çështjen e hapësirës në të cilën veprondhe e ka selinë kryesore OAK e cila është e pa mjaftueshme për punë efikase dhe ofrim tëshërbimeve sa më të mira për qytetarët, andaj sipas kryetarit, OAK është duke bërë përpjekje qënë këtë aspekt të punohet, por edhe nga ana e kryetarit të Komunës së Prishtinës për gjetjen e njëlokacioni për Odën e Avokatëve të Kosovës.

Page 18: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

18

5.2. Aktivitetet ndërkombëtare të OAK5.2.1 Pjesëmarrja në Konferencën e Presidentëve Evropian

Delegacioni i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës ishte pjesëmarrëse në Konferencën ePresidentëve Evropian të mbajtur me 16, 17 dhe 18 shkurt 2012. Hapja e konferencës dhemirëseardhje pjesëmarrësve u dëshiroj Dr. Rainer HAUSER, anëtarë i Bordit Ekzekutiv dhedrejtor i Bankës së Austrisë UniCredit Bank Group dhe Dr. Rupert WOLFF, president of theAustrian Bar.

Pjesëmarrje e Presidentit të Odës Amerikane të Avokatëve zotëri William. T. (Bill) RobinsonIII, i dha kësaj konference një impuls të fuqishëm, me fjalimin e tij përmbajtjesore, analitikë dhenxitës, për mbrojtjen e pavarësisë së profesionit të avokatisë, duke thirr të gjithë aktorët që tëjenë të përkushtuar në mbështetje të shtetit të së drejtës.

Peshë të veçantë kësaj konference i dha edhe pritja e delegacioneve nga Kryetari i federatës sëAustrisë dhe Ministri i Drejtësisë së Federatës së Austrisë.

Kishim nderin dhe kënaqësinë të takonim edhe kryetarët e Dhomës së Avokatisë së Republikëssë Shqipërisë, zotëri Maksim Haxhia, Kryetarin e Odës së Avokatëve të Kroacisë zotëri LeoAndreis, avokatët nga Irlanda, Hungaria, Bosna e Hercegovina etj. Veçmas i peshës së veçantëishte takimi me Presidentin e Odës Amerikane të Avokatëve zotëri William. T. (Bill) RobinsonIII.

Sfidë e ardhshme do të jetë anëtarësimi i Odës së Avokatëve, pas IBA-së, në CCBE. Në këtëdrejtim presim mbështetjen e miqve dhe mbështetësve të Republikës së Kosovës, që nuk janë tëpakët. Këto takime në të ardhmen do të intensifikohen, ngase është një moment i rëndësishëm iafirmimit të avokatisë kosovare, shkëmbimit të eksperiencave dhe krijimit të mundësive të rejapër të ngritur cilësinë e profesionit të avokatisë tek ne.

Page 19: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

19

5.2.2 Vizitë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri

Më 14.09.2012, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës i kryesuar nga kryetari, z. IbrahimDobruna, ka përfunduar vizitën zyrtare një ditore në Tiranë. Delegacioni në takimet e realizuarame përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë së Shqipërisë, ka marrë garanci të plota përkrijimin e bashkëpunimeve reciproke për ngritjen e cilësisë së avokatisë mbarë shqiptarë.

Në vizitën në Tiranë, delegacioni i OAK-së ka zhvilluar takime me Zëvendësministren eDrejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Brikena Kasmi, krerët e Dhomës Kombëtare tëAvokatisë së Republikës së Shqipërisë, zv/ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, z.Gani Veselaj, kryetarin e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Republikës së Shqipërisë, z. SaimirVishaj, kryetarin e Gjykatës së Parë për Krime të Rënda, z. Sandër Simon si dhe me kryetarin eGjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda,z. Gjovalin Përnoca.

Është për të theksuar se vizita e delegacionit tëOdës së Avokatëve të Kosovës në Tiranë,konsiston edhe me përafrimin e koncepteve tëpërbashkëta për organizimin e një konferencembarëshqiptare në fushën e drejtësisë. Gjatëtakimit të zhvilluar me zëvendësministren eDrejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj.Brikena Kasmi, u theksua dëshira dhe vullneti ipërbashkët që marrëdhëniet dypalëshe tëintensifikohen akoma më shumë në të ardhmenpër realizimin e synimeve të përbashkëta.

Page 20: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

20

Gjatë qëndrimit në Tiranë, delegacioni i OAK-së u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm tëDhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë, z. Virxhil Karaj.

Në këtë takim janë diskutuar çështjet me të cilat po ballafaqohen dy Odat e Avokatisë dhetejkalimi i këtyre barrierave përmes intensifikimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Delegacioni u prit në takim edhe nga kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Republikës sëShqipërisë, z. Saimir Vishaj, kryetari i Gjykatës së Parë për Krime të Rënda, z. Sandër Simon sidhe nga kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, z. Gjovalin Përnoca.5.2.3 Takimet me ambasadorët e akredituar në KosovëDelegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit, z. Ibrahim Dobrunakanë zhvilluar takime me Ambasadorin e Kroacisë në Kosovë, z. Zoran Vodopija,Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Jožef Hlep, Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Islam Lauka, Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Ernst Reichel, Ambasadorin eNorvegjisë në Kosovës, z. Jan Braathu, Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. JohannBrieger si dhe me Ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, me tëcilët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit dypalësh mes ambasadave gjegjëse dhe Odës sëAvokatëve të Kosovës për krijimin e lehtësirave për bashkëpunim me Odave të Avokatëve tëvendeve të tyre si dhe krijimi i kontakteve të përbashkëta në interes të komunitetit ligjor messhteteve.

Qëllimi i takimeve të delegacionit të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe ambasadorëve në fjalë,ishte njohja për së afërmi me zhvillimet në avokaturën kosovare, procesin e reformimit strategjiktë OAK-së, krijimi i bashkëpunimit, nevojat për përkrahje si dhe reformat në sistemin e drejtësisënë përgjithësi në Kosovë.5.2.4 Bashkëpunimet me partnerët strategjik të OAKMë 24.02.2012, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Programi përJuristët në Kosovë (PJK) kanë nënshkruar MemorandumMirëkuptimi. Qëllimi i këtij Memorandum Mirëkuptimi ështëthemelimi i bashkëpunimit në mes OAK-së dhe PJK-së nëndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin dhengritjen e mëtutjeshme të Profesionit të Juristit në Kosovë, bazuarnë fushëveprimin e aktiviteteve të përcaktuara me Programin përJuristët në Kosovë. Ky memorandum mirëkuptimi ështënënshkruar për periudhën 1 (një) vjeçare, me mundësi vazhdimi.

Page 21: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

21

Ndërsa më 24.05.2012, përfaqësuesit e Odës sëAvokatëve të Kosovës janë takuar mepërfaqësuesit e UNDP-së, UNICEF-it, Programitpër Juristët në Kosovë (PJK) si dhe mepërfaqësuesit të Public International Law & PolicyGroup (PILPG) të cilët janë edhe partneretstrategjik të OAK-së. Nga ana e përfaqësuesve tëOAK-së janë ngritur një mori çështjesh që janë tënevojshme për mbështetje në vazhdimin e ngritjessë kapaciteteve profesionale të anëtarëve të OAK.

Gjatë periudhës raportuese OAK ka fuqizuar bashkëpunimin me Programin për Zhvillim tëKombeve të Bashkuara (UNDP) i cili është duke e mbështetur OAK që nga viti 2006. Në kuadërtë këtij bashkëpunimi OAK gjatë vitit 2012 përveç përkrahjes ne ngritjen e kapaciteteve teQendrës Trajnuese është ndihmuar edhe nga Projekti për Përparimin e Drejtësisë Gjinore i cilifinancohet nga Qeveria e Holandës. Ky projekt e ka ndihmuar OAK gjatë vitit 2012 dukembuluar të gjitha shpenzimet për zyrat regjionale të OAK, përfshirë edhe rrogat eAdministratorëve regjional. Për më tepër, Projekti ka qenë një nga bartësit kryesor të organizimittë Kuvendit të rregullt të OAK dhe po ashtu ka ndihmuar Komitetin për çështje gjinore dhe tëpakicave. Përmes këtij projekti janë pranuar dhe kane përfituar pagë mujore 20 praktikant tëavokatisë për kryerjen e stazhit njëvjeçar të praktikës. Gjithashtu, UNDP ka financuarpublikimin e Buletinit Avokatura dheRevistës Informative Avokati Kosovar.Ndihma e Projektit do të vazhdojë në këtokomponentë edhe gjatë vitit 2013.

Po ashtu OAK ka qenë përfituese e Projektittë UNICEF-it në Kosovë “Ngritja ekapaciteteve të Odës së Avokatëve tëKosovës, në drejtësinë për të mitur”. Kyprojekt është implementuar në periudhënprej prill deri në dhjetor 2012. Si rezultat ikëtij projekti UNICEF ka trajnuar dhecertifikuar nëntë (9) avokatë si trajnues në fushën e drejtësisë për të mitur. Po ashtu, ështëpërpiluar edhe doracaku për trajnues në fushën e drejtësisë për fëmijë i cili i është shpërndarë njënumri të madh të avokatëve. Trajnimi dhe certifikimi i avokatëve si trajnues në fushën edrejtësisë për të mitur do të pasurojë edhe më tepër programin e AVLO ku tani OAK mekapacitetet e brendshme mund të mbulojë këtë fushë të rëndësishme ligjore.

Page 22: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

22

5.3 Aktivitetet brenda OAK5.3.1 Takimet me Komitetet dhe Komisionete OAKMë 24.05.2012, Oda e Avokatëve të Kosovësnë bashkëpunim me Programin për Juristët nëKosovë (PJK) kanë organizuar takimin mekryetaret e Komiteteve dhe Komisioneve tëOAK-së. Takimi kishte për qëllim rishikimin epunëve dhe angazhimet e Komiteteve dheKomisioneve të OAK-së si dhe intensifikimin e

veprimeve të aktiviteteve.

Në takim është parë e nevojshme edhe rishqyrtimi i planit strategjik të OAK-së, ku në të janëparaparë disa obligime rreth planifikimeve buxhetore dhe të aktiviteteve për Komitetet dheKomisionet e OAK-së.

Përfaqësuesi i PJK-së theksoi gatishmërinë për mbështetjen e Komiteteve dhe Komisioneve nëhartimin e planeve, por edhe në forma tjera planifikuese. Oda e Avokatëve të Kosovës aktualishtka 29 Komitete dhe Komisione dhe brenda këtyre organeve janë 244 anëtarë.5.3.2 Aktivitetet e Komiteteve të OAKOAK manifestoi 8 marsin me avokatet femra

Për të katërtin vit me radhë, në një atmosferëfestive, Oda e Avokateve të Kosovës nëbashkëpunim me NCSC - Programin përJuristët në Kosovë, me rastin e 8 marsit 2012 kaorganizuar drekë solemne për të gjitha avokatetfemra dhe po ashtu, është organizuar ceremoniae ndarjes së shpërblimeve për Ese-të me të mirapër studentet femra të Fakultetit Juridik tëUniversitetit të Prishtinës (UP). Çmimi i vendittë parë për Ese-në më të mirë i takoj, LyraAhmeti, vendi i dytë, Edona Morina dhe vendi itretë, Besa Rexhepi. Festimi dhe ndarja eshpërblimeve për Ese-n më të mirë është mbajtur të enjten me datë 08/03/2012 duke filluar ngaora 11:00 në Hotelin “Victory” në Prishtinë.

Page 23: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

23

Po ashtu, më 17.10.2012, Oda e Avokatëve të Kosovësnë bashkëpunim me NCSC, ka organizuar takimin meavokatet e komuniteteve pakicë anëtarë të OAK-së.

Në këtë takim janë paraqitur nevojat, kërkesat dheshqetësimet e avokatëve pakicë me të cilat janë duke uballafaquar në ushtrimin e profesionit të tyre. Avokatetpakicë kanë përshëndetur takimin e organizuar ngaOda e Avokatëve të Kosovës duke u shprehur seorganizime të tilla janë lëvizje pozitive drejt përafrimit të avokatëve të komuniteteve me OAK.

Disa nga çështjet që u diskutuan gjatë takimit ishin; Njoftimi për seminare, përkthimi imaterialeve në gjuhet zyrtare, çështja ex-officio, probleme me përfaqësime në Veri tëMitrovicës, respektimi i dinjitetit të avokatit, vendimet AVLO, pjesëmarrja në organet e OAK.

Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me NCSC kanë organizuar edhe një takim meavokatet femra dhe studentet femra të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Qëllimi itakimit ishte që avokatet dhe studentet femra të njoftohen me aktivitetet e Komitetit të OAK përçështje gjinore dhe të pakicave si dhe të identifikohen dhe diskutohen aktivitetet konkrete dheplani i punës për vitin 2013.

Kryetarja e Komitetit për çështje gjinore dhe tëpakicave, znj. Shpresa Rama ka falenderuaravokatet femra për kontributin e tyre dhënësistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës.Ajo me këtë rast paraqiti edhe planin strategjiktë Komitetit për çështje gjinore dhe të pakicave,që do të jetë edhe udhërrefyes për realizimin esynimeve për ngritjen e vetëdijësimit për tëdrejtat e gjinisë femrore.

Ndërsa, shefi i zyrës së NCSC, z. Harold D. Dampier u shpreh i knaqur me angazhimin eavokatëve femra të cilat sipas tij, janë tregues se Oda e Avokatëve të Kosovës ka anëtare tëdenjëta dhe profesionale në profesionin e tyre si avokate.5.3.3 Aktivitetet e degëve regjionale të OAKOda e Avokatëve të Kosovës ka përmbyllur në mënyrë të suksesshme, transparente dhedemokratike Kuvendet Zgjedhore në 4 (katër) Degët Regjionale, atë të; Prishtinës, Pejës, Gjilanitdhe Ferizajt, të cilat janë thirrur kryesisht për të zgjedhur kryetaret dhe kryesitë e reja. KuvendiZgjedhor në Prishtinë është rithirrur për datën 08 tetor 2012, pasi Kuvendi Zgjedhor në Prishtinëi datës 01 tetor është shtyre për shkak të mungesës së kuorumit.

Page 24: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

24

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 98 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtëKuvend nga 262 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. OsmanHavolli. Avokatet e Regjionit të Prishtinës kanë votuar me 53 vota për avokatin z. OsmanHavolli dhe për kandidatin tjetër avokatin, z. Blerim Prestreshi, 45 vota dhe 1 votë e pavlefshmeka qenë procesi i votimit. Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët ekryesisë së Degës Regjionale në Prishtinë.

Për nënkryetare të Degës Regjionale në Prishtinë është zgjedhur avokatja, znj. Gjylizare Selimime 51 vota, e cila kishte për kundër kandidate avokaten znj. Lule Bilalli Ymeri me 35 vota dhe tëpavlefshme 13 vota. Ndërsa, për sekretar është zgjedhur avokati, z. Xhevat Rama.

Gjatë kësaj mbledhje është zgjedhur edhe Këshilli Mbikëqyrës në përbërje të; zjsh. KimetePodrimqaku, zjsh, Rrezarta Metaj dhe z. Sabri Kryeziu.

Me datë 02 tetor 2012 – Dega Regjionale në Pejë në procesin e votimit në të cilin kanë votuarrreth 45 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 82 avokatë sa i ka gjithsej kjoDegë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. Arianit Nikçi.Avokatet e Regjionit të Pejës kanë zgjedhur avokatin, z. Arianit Nikçi, pasi kundër kandidati i tij,z. Bekë Lajqi, i cili ka qenë njëherit edhe ushtrues i detyrës së kryetarit të Degës Regjionale nëPejë, ka tërhequr kandidaturën. Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët ekryesisë së Degës Regjionale në Pejë.

Page 25: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

25

Me datë 28 shtator 2012 – Në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës Regjionale në Gjilan, nëprocesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 43 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtëKuvend, nga 55 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z.Shemsedin Piraj. Avokatet e Regjionit të Gjilanit kanë votuar me 26 vota për avokatin z.Shemsedin Piraj dhe për kandidatin tjetër avokatin, z. Abdylaziz Sadiku, 16 vota dhe 1 votë epavlefshme ka qenë procesi i votimit.

Me datë 13 shtator 2012 - Në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës Regjionale në Ferizaj, nëprocesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 23 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtëKuvend nga 30 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. ZekrijaGashi i cili për konkurrentë ka pasur kryetarin e deritanishëm avokatin, z. Selim Idrizi.5.3.4 Grupet punuese të OAKMë 29.02.2012 Grupi punues i Odës së Avokatëve të Kosovës për ndryshimin dhe plotësimin eLigjit për Procedurën Kontestimore ka zhvilluar punimet dhe ka paraqitur propozimet dhendryshimet në këtë ligj. Këto plotësime dhe ndryshime të bërë nga grupi i OAK-së, do tidërgohen Ministrisë së Drejtësisë për procedim të mëtutjeshëm

Më 01.04. 2012 në Strugë/Maqedoni, Oda e Avokatëve të Kosovës gjegjësisht, anëtarët e BorditDrejtues dhe Komisioni për Legjislacion e kanë zhvilluar punëtorin dy ditore për përgatitjen eamendamenteve të Ligjit për Avokatinë, të cilat amendamente më pastaj do të dërgohenKuvendit të Republikës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm. Punëtoria është mbajtur nëStrugë të Maqedonisë me datë 30 mars - 1 prill 2012, përkatësisht në Hotelin “DRIN”.

Me datë 31 gusht dhe 1 shtator 2012, OAK ka mbajtur një punëtori në Durrës, Shqipëri. Gjatëkësaj punëtorie Grupet Punues të OAK kanë shqyrtuar dhe kanë paraqitur propozime përndryshime në Statutin e OAK dhe Rregulloret për Etikë, Disiplinë, AVLO si dhe Tarifa tëavokatëve. Këto ndryshime do ti paraqiten për aprovim Kuvendit të Rregullt të OAK.5.3.5 Takimet Bench - Bar

Oda e Avokatëve të Kosovës nëbashkëpunim me Programin për Juristët nëKosovë i cili implementohen në partneritetnga USAID dhe NCSC, kanë realizuartakimet e përbashkëta (Bench-Bar) në mestë gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhepolicisë në të gjitha regjionet e Kosovës.

Në këto takime të përbashkëta (Bench-Bar)janë trajtuar temat nga më të ndryshme të cilat kanë qenë në interes të Gjykatave, Prokurorive,Avokatëve dhe Policisë së Kosovës.

Page 26: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

26

Temat që janë trajtuar në këto takime kanë qenë të përzgjedhura nga vetë gjyqtarët, avokatët dheprokurorët. Këto takime kanë sjellë mjaftë lehtësira në identifikimin e problemeve dhe sfidave tëcilat janë duke u ballafaquar institucionet e drejtësisë dhe janë identifikuar dhe rekomanduariniciativat për zgjidhjen e ketyre problemeve dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren përt’i implementuar këto iniciativa. Po ashtu, në çdo takim janë paraparë hapat e ardhshëm përtakimet e përbashkëta. Kjo iniciativë e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Programit për Juristëtnë Kosovë është mirëpritur nga përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Republikën eKosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës do të vazhdon edhe në vitin 2013 fazat tjera të takimeve tëpërbashkëta (Bench Bar) me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe përfaqësues të policisë. TakimetBench Bar do të zhvillohen edhe në regjionin e Ferizajt dhe të Gjakovës, duke kompletuar edheshtrirjen regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës.

5.3.6 Kryetari i OAK-së takoi avokatet e Lipjanit, Skenderajt, Drenasit dhe të FerizajtMë 14.08.2012, kryetari i Odës së Avokatëve tëKosovës, z. Ibrahim Dobruna ka zhvilluartakime me avokatet e regjionit të Lipjanit,Skenderajt, Drenasit dhe të Ferizajt, me të cilëtka diskutuar rreth sfidave në ushtrimin eprofesionit të avokatisë në Republikën eKosovës. Kryetari i OAK-së dhe ai i DegësRegjionale të OAK-së, kanë informuar avokatettë pranishëm lidhur me aktivitetet, sfidat dheçështjet tjera të rëndësishme për avokatet dhe

avokatinë në Republikën e Kosovës.

Page 27: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

27

5.3.7 Betimi i avokatëve dhe praktikantëveOda e Avokatëve të Kosovës që nga muajiqershor 2012 ka pranuar në regjistrin përregjistrim për avokatë dhe avokatëpraktikantë gjeneratën e II, III, IV dhe të V.

Dhënia e betimit të avokatëve dhepraktikantëve të këtyre gjeneratave ështëpërcjellur me ceremoni solemne tëorganizuar nga Oda e Avokatëve tëKosovës. Avokatet dhe avokatet praktikantëtë rinj dhanë betimin para kryetarit të Odëssë Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim

Dobruna, i cili gjeneratat tilla i ka cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisënë vend.

5.3.8 Vizitat e praktikantëvePraktikantet zhvilluan vizitën në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Prishtinë, 03.05.2012 - Nën organizimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, respektivisht QendrësTrajnuese për Avokatë në kuadër të Programit Gjithëpërfshirës për Praktikantë (PGJP) ështëorganizuar vizita studimore me praktikantët e avokatisë në Qendrën Korrektuese në Dubravë tëIstogut, ku nga afër u njohën me kushtet e të burgosurve, si bëhet trajtimi adekuat i njerëzve tëcilët vuajnë dënimet si dhe me sistemin brenda për brenda burgut. Numri i Praktikantëve tëpranishëm në këtë vizitë studimore ka qenë 39.

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, grupinën udhëheqjen e stafit të OAK-së, ështëpritur nga zv. Drejtori i QendrësKorrektuese, z. Adem Ahmetaj i cili kanjoftuar pjesëmarrësit e kësaj vizite përQendrën korrektuese, funksionimin e saj,numrin e të dënuarve aktual, kapacitetet ekësaj qendre për të pranuar të dënuar të tjerë,aktivitetet me të cilat ata merren gjatëqëndrimit në vuajtje të dënimit.

Page 28: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

28

6. Dita e avokatisëMe moton “Avokatia, pjesë e rëndësishme esistemit të drejtësisë”, Oda e Avokatëve tëKosovës (OAK), me datë 9 dhe 10 qershor,shënoi manifestimin “Dita e Avokatisë 2012”,që është mbajtur në Prishtinë. Në ceremoninë ehapjes morën pjesë avokatë, gjyqtar, prokurordhe personalitete të larta vendore dhendërkombëtare, të cilët e vlerësuan lartë rolin eavokatisë në Republikën e Kosovës.

Manifestimi është përcjell me ngjarje dhe aktivitete të veçanta që e kanë bërë madhështore këtëeveniment.

“Avokatia kosovare ka kaluar nëpër një rruge jo të lehtëdrejt konsolidimit dhe arritjes se vlerave të mirëfillta sikurqë kaloi e gjithë shoqëria kosovare. Kushtetuta eRepublikës së Kosovës, për herë të parë e ngrit avokaturënnë kategori kushtetuese (neni 111) duke e konfirmuarpavarësinë e saj si pjesë e rëndësishme e sistemit tëdrejtësisë në Kosovë. Këtë e mbështet edhe Ligji përAvokatinë. Kështu, Avokatia përmes OAK pokonsolidohet si një strukturë e fortë dhe e qëndrueshme, nëmënyrë që të përballet me kërkesat e anëtarësisë,profesionit ligjor dhe të komunitetit. Kjo si rezultat ibashkëpunimit dhe mbështetjes së fuqishme të partnerevestrategjik, si USAID përmes ABA/Roli më parë e tani përmes NCSC; UNDP; OSBE; Këshilli iEvropës, UNCEF”, ka thënë kryetari i OAK-së para të pranishmëve.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, mori pjesë në“Ditën e Avokatisë”, që është organizuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Duke ju drejtuar avokatëve të pranishëm, ministri Kuçi, vlerësoi se avokatia është një nga hallkate rëndësishme të Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, ndërsa është me rëndësi që avokatëtprofesionin e tyre ta ushtrojnë lirshëm, me fisnikëri dhe me profesionalizëm, në shërbim tëqytetarëve të vendit por mbi të gjitha në shërbim të së drejtës dhe të drejtësisë. Duke ju dhënëmbështetje dhe përkrahje nga Ministria e Drejtësisë, Zëvendëskryeministri Kuçi ju tha avokatëvese “Nuk ka drejtësi të paanshme, pa avokat profesional dhe të ndershëm. Ju jeni garantues tësundimit të ligjit!”

Page 29: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

29

Kryetari i Shoqatës së avokatëve Penalist të Shqipërisë, z.Sajmir Vishaj në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që për herëtë parë avokatet shqiptar marrin pjesë në festën e “Ditës sëavokatisë” në Kosovë. Ai uroi që festat e tilla tëmanifestohen së bashku në të ardhmen.

Me rastin e manifestimit të kësaj dite për avokatinë nëKosovë, OAK ka zhvilluar një mori aktivitetesh, ku synimtë saj ka pasur shërbimin ndaj komunitetin, ku janëpërfshirë ”Vetëdijesimi Ligjor i Komunitetit – ofrimi indihmës juridike falas për qytetaret” , dhurimi vullnetar igjakut, grumbullimi i veshmbathjeve, gjykimi i simuluarnga praktikantët, etj.

Po ashtu, janë organizuar edhe dy gjykime tëimprovizuar me praktikantet e avokatisë, kutë pranishëm në këtë aktivitet ishinpërfaqësues të OAK-së, përfaqësues tëGjykatës Komunale, mysafir nga Shqipëria,praktikantët e OAK-së si dhe student. Mekëtë rast kryetari i OAK-së ua ka ndarëpraktikantëve të OAK-së nga një Certifikatëpër angazhimin në përgatitjen e gjykimit tëimprovizuar. Gjykimi i improvizuar u mbajtnë Gjykatën Komunale në Prishtinë.

Gjithashtu, me rastin e manifestimit “Dita e Avokatisë”, Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), nëbashkëpunim me NCSC organizuan tryezën me avokatët dhe gjyqtarët e Prishtinës. Në këtëtakim morën pjesë përfaqësues të OAK-së, përfaqësues nga NCSC, gjyqtar, prokuror si dhemysafir nga Shqipëria.

Dhe në përmbyllje të manifestimit është organizuar një Mbrëmje solemne që është mbajtur nëSwiss Diamond Hotel Prishtina.

Page 30: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

30

7. Kuvendi i rregullt i OAKMë shumë se gjysma e avokatëve të Kosovës janë takuar për të zgjedhur zëvendës kryetarin eOdës së Avokatëve të Kosovës. Në Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës, avokatet kanëaprovuar ndryshime rrënjësore në rregullativën e brendshme.

Takimi i këtij viti ishte i rëndësishme për shkak së ky Kuvend; zgjodhi zëvendësin e ri të Odës sëAvokatëve të Kosovës, miratoi propozimin për rregulloren e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjortë Obligueshëm për avokatët, miratoi propozimin e rregullorës për tarifën e avokatë, miratoipropozimin e Komitetit për Etikë e që kanë të bëjnë me Kodin e Etikës si dhe me tarifen e OAK.

Page 31: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

31

8. Administrata e OAKOda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Programin për Juristët në Kosovë (PJK) kanëvazhduar bashkëpunimin edhe në fushën e trajnimeve për stafin dhe administratoret e Odës sëAvokatëve të Kosovës.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Zyrtaripër Komunikim i Odës së Avokatëve tëKosovës, z. Flamur Ramadani me datë18.07.2012 dhe 31.07.2012 ka zhvilluarpjesën e parë dhe të dytë të trajnimit përstafin dhe administratorët e DegëveRegjionale me temë; “Rëndësia einformimit dhe koordinimi” . Pjesëmarrësitnë trajnim kanë pasur mundësi që gjatëtrajnimeve të informohen rreth Zyrës përKomunikim, angazhimit një ditor zyrtaritpër komunikim, informimi i opinionit

publik, raportet; të takimeve, javore dhe mujore etj. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanëparticipuar edhe në simulime grupore.

Koordinatorja e Financave e OAK, Merita Kida ka organizuar trjanimin per stafin e OAK“Aspektet financiare të Odës së Avokatëve te Kosovës”. Qëllimi i trajnimit ishte informimi istafit për punen e sektorit të financave të OAK, procesimi i pagesave në qendër dhe degëtregjionale, formularët e pagesave dhe aspekte tjera financiare në kuadër të OAK-së.

Edhe koordinatorja e Qendrës Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës, AlbulenaUkimeraj, me datë 15.08.2012 ka organizuar trajnimin me administratoret e Degëve Regjionaletë OAK-së me temën; “Qendra Trajnuese për Avokatë, funksionimi i saj”. Trajnimi kishte përqëllim informimin e administratorëve rreth rolit të Qendrës Trajnuese për avokatë dhefunksionimit të saj. Pjesëmarrësit gjatë trajnimit janë ndarë në grupe duke luajtur në role tëndryshme në marrjen e shembujve në praktikat aktuale të punës së administratorëve.

Ndërsa, administratori i Degës Regjionale në Prizren, znj. Agnesa Thaqi dhe administratori iDegës Regjionale në Prishtinë, z. Florim Shefqeti me datë 25.09.2012 kanë mbajtur trajnimin metemë: “Roli i administratorit të Zyrës Rajonale të OAK-së”.

Gjatë këtij prezantimi janë fokusuar nëçështjet ditore me të cilat përballenadministratoret e Degëve Regjionale, ështëparaqitur një storie suksesi, ku në Prishtinëështë cekur aplikimi i kujdestarisë me polici,ndërsa në regjionin e Prizrenit pagesa eanëtarësisë në përqindje shumë të lartë. Nëpërfundim të trajnimit, pjesëmarrësit janëndarë në grupe dhe kanë simuluar rastet

Page 32: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

32

praktike të një qytetari i cili i drejtohet Zyrës Regjionale të OAK-së.

Një trajnim të tillë e kanë zhvilluar edhe administratori i Degës Regjionale në Pejë, LenditaBerisha dhe administratori i Degës Regjionale në Gjakovë, z. Besmir Juniku, me datë 10.10.2012me temë: “Roli i administratorit të Zyrës Rajonale të OAK”.

Rreth Zyrës Disiplinore është mbajtur trajnimi nga znj. Vjollca Ajeti, e cila është edhe zyrtare eZyrës Disiplinore. Trajnimi është mbajtur me datë 10.10.2012 dhe ka pasur për qëlliminformimin e drejtë dhe sa më i qartë të stafit administrativ të OAK-së, lidhur me rolin dhemënyrën e funksionimit të zyrës disiplinore si organ bazë i OAK-së, rrjedhën e procedurës dukefilluar nga pranimi i fletëparaqitjeve nga palët e deri tek marrja e vendimeve nga ana eKomisioneve Disiplinore në mënyrë të paanshme, mënyra e ushtrimit të një fletëparaqitje pranëzyrës disiplinore si dhe kundër vendimet të komisioneve disiplinore.

Është për të theksuar se rol kyç që është potencuar vazhdimisht gjatë trajnimit është edhe qasja edrejtë ndaj palës, informimi i drejtë rreth gjithë procedurës disiplinore, mos diskriminimi i palësnë baza gjinore, etnike racore, fetare nga ana e stafit administrativ, pa paragjykime, dhe veprimi idrejtë me përgjegjësi. Të gjitha trajnimet janë organizuar në zyret e Programit për Juristët nëKosovë.

Page 33: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

33

9. Shtojcat9.1 Raporti financiar i OAK për vitin 2012Numri i Llogarisë Emri i Llogarisë Shpenzimet

Shpenzimet për obligimet komunale2.1.1 Tatimi në pronë € 1,1422.1.2 Rryma € 1,3082.1.3 Uji € 3992.1.4 Telefoni € 3,2962.1.5 Mbeturinat € 2312.1.6 Mirëmbajtja € 1,519

Shuma € 7,895Shpenzime për të ardhurat personale

2.2.1 Kompensimi i Kryetarit € 9,8002.2.2 Pagat e punëtorëve € 55,5252.2.3 Tatimi në burim € 7,4072.2.4 Kontributet pensionale € 11,5532.2.5 Mëditjet e Bordit Drejtues € 8,3202.2.6 Mëditjet e Komisioneve Disiplinore € 1,674

Shuma € 94,279Shpenzime të zyrës

2.3.1 Shpenzimet për material të zyrës € 3,9352.3.2 Shpenzime të internetit € 5402.3.3 Shpenzime të automjetit € 27,8212.3.4 Shpenzime për literature-biblioteke € 3202.3.5 Shpenzime për reprezentacion € 4412.3.6 Shpenzime për provizion bankar € 1,1042.3.7 Shpenzime për ID kartela te avokateve 2012 € 1,8872.3.8 Shpenzime për Licenca te avokateve € 6582.3.9 Shpenzime për zyre (pije, shtypin ditor dhe TV) € 1,4852.3.10 Shpenzime për Ditën e Avokatisë 2012 € 9,5932.3.11 Shpenzime te udhëtimit zyrtar € 2,5222.3.12 Shpenzime 8 Marsi (dreka avokatet femra dhe ESE) € 7112.3.13 Shpenzime operative € 5,3102.3.14 Shpenzime për Kuvendin 2012 € 6652.3.15 Shpenzime për 100 vjetorin e Pavarësisë € 3,2702.3.16 Mbledhje: salla, ushqim, pije € 2,5582.3.17 Publikime (Avokatura, Avokati kosovar, Ditar Pune) € 7,9952.3.18 Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor i Obliguar (seminaret) € 23,5112.3.19 Zyrat Regjionale 7 (pagat, qiratë, shp. Komunale, etj.) € 45,7552.3.20 Anëtarësia vjetore në IBA € 1792.3.21 Ndihme humanitare € 5,9202.3.22 Uniforma e avokatëve € 2,6182.3.23 Kthim I mjeteve avokatëve pas çregjistrimit € 8302.3.24 Gabimet ne banke € 2802.3.25 Tatimi ne interes € 441

Shuma € 150,348

Gjithsej € 252,522

Page 34: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

34

Bilanci fillestar € 113,395.00Të hyra nga anëtarësia

1.1.1 Të hyra nga anëtarësia dhe regjistrimi € 167,769.501.1.2 Të hyra nga aplikacionet dhe Provimi € 665.001.1.3 Të hyra për AVLO € 23,550.001.1.4 Nga dënimet AVLO € 600.001.1.5 Për uniformen e avokateve € 1,271.001.1.6 Tejkalimet e telefonit nga punëtoret € 186.571.1.7 Interesi nga afatizimi € 4,410.00

Shuma 311,847.07

3.1%37.3%

1.6%0.2%

11.0%0.1%0.2%0.4%0.7%

0.3%0.6%

3.8%1.0%

0.3%2.1%

0.3%1.3%1.0%

3.2%9.3%

18.1%0.1%

2.3%1.0%

0.3%0.1%0.2%

0% 5% 10% 15% 20% 25% 30% 35% 40%

KomunalitPagat kompenzimet meditjet

Shpenzimet për material të zyresShpenzime të internetit

Shpenzime të automjetitShpenzime per literature-biblioteke

Shpenzime per reprezentacionShpenzime per provizion bankar

Shpenzime per ID kartela te avokateve 2012Shpenzime per Licenca te avokateve

Shpenzime per zyre (pije, shtypin ditor dhe tv)Shpenzime per Ditën e Avokatise 2012

Shpenzime te udhetimit zyrtarShpenzime 8 Marsi (dreka avokatet femra dhe ESE)

Shpenzime operativeShpenzime per Kuvendin 2012

Shpenzime per 100 vj PavaresiseMbledhje: salla, ushqim, pije

Publikime (Avokatura, Avokati kosovar, Ditar Pune)Arsimimi I Vazhdueshem Ligjor I Obliguar…

Zyret Regjionale 7 (pagat, qirate, shp. Komunale, etj)Anetaresia vjetore në IBA

Ndihme humanitareUniforma e avokatëve

Kthim I mjeteve avokatëve pas çregjistrimitGabimet ne banke

Tatimi ne interes

Page 35: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

35

9.2. Raporti i Qendrës Trajnuese për AvokatëGjatë periudhës raportuese Qendra trajnuese për avokatë ka mbajtur 49 seminare, prej tyre 27seminare janë organizuar nga OAK ndërsa 22 ne bashkëpunim me donatoret.

Janar 2012

18 Janar 2012 1. E drejta e punës dhe procedura gjyqësore Pejë

26 Janar 2012 2. Paqartësitë e dispozitave të LPK-së Gjilan

27 Janar 2012 3. Gjykata Evropiane e Drejtësisë, procedura para saj Prishtinë

Shkurt 2012

15 Shkurt 12 4. E drejta e punës dhe procedura gjyqësore Mitrovicë

16 shkurt 12 5. Zgjidhja e Martesës Prishtinë

21 Shkurt 2012 6. Procedura kontestimore palët dhe përfaqësuesit e tyre Prizren

26 Shkurt 2012 7. Kontrata për kredinë dhe kamatëvonesën Prishtinë

29 Shkurt 2012 8. Procedura penale, roli i mbrojtësit në procedurë Gjakovë

Mars 2012

10 Mars 2012 9. Fillimi i hetimeve dhe shqyrtimi gjyqësor Prishtinë

13 Mars 2012 10. Mënyrat e hartimit të projekteve Prishtinë

14 Mars 2012 11. Procedura në Gjykatën Kushtetuese Prishtinë

17 Mars 2012 12. Etika profesionale e Avokatëve Prishtinë

24 Mars12 13. Konventa e KB për shitjen ndërkombëtare të mallrave Prishtinë

28 Mars12 14. Ligji për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia/2011 Prishtinë

31 Mars12 15. Ligji për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia/2011 Gjakovë

Prill 2012

12 Prill 2012 16. Struktura e të shkruarit dhe të hartuarit Juridik Prishtinë

Page 36: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

36

17 Prill 2012 17. Ligji për ndërmjetësimin Prishtinë

28 Prill 2012 18. Ligji për arbitrazhin Prishtinë

Maj 2012

03 Maj 2012 19. Vizitë Studimore – QK Dubravë (PGJP)

12.Maj 2012 20. Etika Profesionale ligjore Prizren

19 Maj 2012 21. Kontrata për Licencën Prishtinë

26 Maj 2012 22. Drejtësia për të mitur Prishtinë

Qershor 2012

14 Qershor2012 23. Trajnimi i Trajnerëve - NCSC Prishtinë

15 Qershor2012 24. Etika Profesionale Ligjore NCSC Prishtinë

16 Qershor2012 25. Etika Profesionale Ligjore Gjilan

30 Qershor2012

26. Kontratat, përgjegjësia parakontraktuale, formimi dheinterpretimi i tyre Prishtinë

Shtator 2012

8 Shtator 2012 27. Risitë e Kodit Penal të Kosovës Prishtinë

15 Shtator 2012 28. Shoqëritë Tregtare Prishtinë

22 Shtator 2012 29. Juridiksioni i gjykatave në çështjen pronësore juridike Prishtinë

29 Shtator 2012 30.Ligji i ri mbi marrëdhënieve të detyrimeve Prishtinë

Tetor 2012

10 Tetor 2012 31. Ligji kundërdiskriminimit Prishtinë

13 Tetor 2012 32. Etika profesionale Ligjore Mitrovicë

20 Tetor 2012 33.Mjetet e jashtëzakonshme juridike në Procedurën Kontestimore”dhe“Masat e sigurisë dhe masat e përkohshme sipas ligjit të

Prizren

Page 37: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

37

procedurës kontestimore”

29 Tetor 2012 34. Marrëveshja për pranimin e fajësisë Mitrovicë

30 Tetor 201235. E drejta për shfrytëzimin e papenguar të posedimit, neni 1Protokolli 1 Prishtinë

31 Tetor 201236. E drejta për shfrytëzimin e papenguar të posedimit, neni 1Protokolli 1 Prishtinë

Nëntor 2012

03 Nëntor 2012 37. Etika profesipnale lifgjore Pejë

07 Nëntor 2012 38. Shpërblimi i dëmit në rast aksidenti nga autopërgjegjësia Ferizaj

Nëntor 2012

17 Nëntor 2012 39. Etika profesionale ligjore Mitrovicë

17 Nëntor 2012 40. Marrëveshja për pranimin e fajësisë Prishtinë

20 Nëntor 2012 41. Krimet e Urrejtjes Prishtinë

21 Nëntor 2012 42. Krimet e Urrejtjes Prishtinë

24 Nëntor 2012 43. Ligji dhe kontratart për partneritetin publiko-privat Prishtinë

27 Nëntor 2012 44. Krimet e Urrejtjes Pejë

29 Nëntor 2012 45. Krimet e Urrejtjes Prizren

Dhjetor 2012

04 Dhjetor 2012 47.Krimet e Urrejtjes Gjilan

06 Dhjetor 2012 48. Krimet e Urrejtjes Mitrovicë

Page 38: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

38

9.3 Raporti i Zyrës Disiplinore të OAKLëndët e trajtuara nga Komisionet Disiplinore të OAK-së gjatë vitit 2012

Komisioni Disiplinor Hetimor

Data Lëndë të trajtuara

17.01.2012 6 Lëndë

02.05.2012 7 Lëndë

25.07.2012 19 Lëndë

04.10.2012 7 Lëndë

06.11.2012 6 Lëndë

Gjithsej: 45 Lëndë

Komisioni Disiplinor i Shqyrtimit

Data Lëndë të trajtuara në KDSH

20.01.2012 7 Lëndë

21.09.2012 15 Lëndë

Gjithsej: 22 Lëndë

Komisioni i Kuvendit për Shqyrtimin e Ankesave

Data Lëndë të trajtuara nga KA

20.01.2012 3 Lëndë

02.03.2012 11 Lëndë

10.05.2012 5 Lëndë

13.07.2012 1 Lëndë

23.11.2012 134 Lëndë

24.11.2012 13 Lëndë

Gjithsej: 167 Lëndë

Page 39: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

39

9.4 Temat e takimeve Bench – Bar Faza e Parë: Në muajin maj dhe qershor 2012, është mbajtur Faza e parë e takimeve të

përbashkëta mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës.Regjioni Tema Data Vendi

Gjilan-Ferizaj

Caktimi i orarit/kalendarit të lëndëve/seancave në lëminpenal nga gjykatat dhe avokatët

16 maj Gjilan

Pejë-Gjakovë

Caktimi i mbrojtësit sipas detyrës zyrtarë 22 maj Pejë

Mitrovicë Caktimi i listave të avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio)

23 maj Vushtrri

Prizren Përfaqësimi i paautorizuar –nga kuazi avokatët 30 maj Prizren

Prishtinë Komunikimi i palëve në procedurë (Gjykatë-Avokatë,Gjykatë-të akuzuar)

10 qershor Prishtinë

Faza e Dytë: Në muajin qershor dhe korrik 2012, është mbajtur Faza e dytë e takimeve tëpërbashkëta mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës.

Regjioni Tema Data Vendi

Gjilan/

Ferizaj

Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë dhe pranimi i fajësisënë procedurën penale

25 qershor Gjilan

Mitrovicë Implementimi i iniciativave nga takimi i parë më temën“Caktimi i mbrojtësit sipas detyrës zyrtarë, nga faza eparaburgimit e deri në përfundim të procedurës penale.

28 qershor Vushtrri

Pejë/

Gjakovë

Komunikimi në mes të gjykatës, prokurorisë dhembrojtësve në rastin e shikimit të shkresave të lëndës nëçështjet penale.

10 korrik Pejë

Prizren Komunikimi dhe koordinimi në mes të gjykatave,prokurorisë, policisë dhe avokatëve në rastet e bastisjesdhe konfiskimit të pasurisë

12 korrik Prizren

Prishtinë Implementimi i njërës nga iniciativat nga takimi i parë -Konferenca statusore

24 korrik Prishtinë

Page 40: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

40

Faza e Tretë: Në muajin shtator 2012, është mbajtur Faza e tretë e takimeve tëpërbashkëta mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës.

Regjioni Tema Data Vendi

Gjilan/

Ferizaj

Komunikimi në mes të gjykatës, prokurorisë, policisë dheavokatëve në rastet e dorëzimit me kohë të shkresave dheprovave të lëndës në lëmin penal.

6 shtator Gjilan

Prizren Masat për sigurimin e të pandehurit në procedurënpenale.

13 shtator Prizren

Prishtinë Komunikimi i palëve në procedure – Roli i Gjykatës dheprokurorisë

18 shtator Prishtinë

Pejë/

Gjakovë

Komunikimi në mes të gjykatës, prokurorisë dhe avokatëvenë rastet e ndërmjetësimit.

26 shtator Pejë

Mitrovicë Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale-paraburgim.

27 shtator Vushtrri

Faza e Katërt: Në muajin dhjetor 2012, është mbajtur Faza e katërt e takimeve tëpërbashkëta mes gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe Policisë së Kosovës.

Regjioni Tema Data Vendi

Gjilan-

Ferizaj

Organizimi i Ri i Sistemit Gjyqësor në Kosove, zbatimi i tëcilit fillon nga viti 2013

17 dhjetor Gjilan

Pejë-

Gjakovë

Përfaqësimi i pa autorizuar para gjykatës në procedurëncivile – Kuazi avokatura

10 dhjetor Pejë

Mitrovicë Sistemi i organizimit të gjykatave në Kosovë, me theks tëveçantë në regjionin e Mitrovicës

27 dhjetor Mitrovicë

Prizren Politika e dënimeve dhe mundësia e unifikimit 04 dhjetor Prizren

Prishtinë Provat në Procedurë Penale me theks të posaçëm provat epranueshme dhe të pa pranueshme”

19 dhjetor Prishtinë

Page 41: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

41

9.5 Plani i punës i Komitetit për çështje gjinore dhe të pakicave për vitin 2013JANAR SHKURT MARS PRILL MAJ QERSHOR

*Hapja e garësvjetore për

ESSE-në me tëmire nga

studentet femradhe komunitete

*Ofrimi imundësive më të

favorshme përjuristet e reja qe

duan tëanëtarësohen në

OAK (p.sh.pagesa e

anëtarësisë mekëste)

*Përzgjedhja efituesve të

garës vjetorepër ESSE-në

më të mirë ngastudentetfemra dhekomunitete

*Ndarja eshpërblimit përESSE-në më të

mirë

*kremtimi ifestës së gruas 8

marsit

*Krijimi iprogramit të

mentorimit midisstudentëve tëdrejtësisë dhe

ushtruesve të ligjit

*organizimi itakimeve me

juristet femra dheato posa tëdiplomuara

*nxitja e femravejurist për hapjen ezyrave të avokatisë

*Angazhimi iKomitetit përanëtarësim të

komuniteteve nëDegët

Regjionale

* vizita ejuristëve të

Komunitetevenë regjionet endryshme te

Kosovës

*Organizimi i treseminareve me

komunitetebrenda nëKosovë

* vizita efemrave nëpër

burgje

* vizita efemrave te

dhunuara nëinstitucione ku

ato janë tëstrehuara

KORRIK GUSHT SHTATOR TETOR NENTOR DHJETOR

* Tëorganizohet një

kampanjë,përmes

pamfleteve dheemisioneve

televizive përvetëdijesimin efemrave për të

drejtën nëtrashëgimi

*Vizita në një shtetku është e

rregulluar çështja ekomuniteteve

*takimi me femratavokate të shteteve

fqinje

* Takimi iavokateve me

femrat gjyqtaredhe prokurore.

*projekti femratnë sistemin e

drejtësisë-përvojat e tyre,vështirësitë dhe

eksperienca

*Parashtrimi përmiratimi i planittë punës për vitin

e ardhshëm(Plani do të

përgatitet gjatëmuajit

tetor/nëntor)

Page 42: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

42

9.6 Statistikat e faqes së internetit të OAKViti Vizitorët

UnikNumri ivizitave Faqet Klikimet Brezi

2011 11,110 23,139 242,359 988,874 15.47 GB2012 20,391 39,577 482,589 1,747,438 117.12 GB

15.47 GB

117.12 GB

0 20 40 60 80 100 120 140

2011

2012

Brezi

Brezi

11,110

20,391

23,139

39,577

242,359

482,589

988,874

1,747,438

0 500,000 1,000,000 1,500,000 2,000,000

2011

2012

Statistikat e faqës së internetit të OAK

Klikimet

Faqet

Numri i vizitave

Vizitorët Unik

Page 43: RAPORTI VJETOR I OAK 2012«s_i_OAK-sh_817513_475345.pdf · rritjen e njohjes publike, respektimin e ligjit dhe procedurave ligjore, rolit të profesionit ligjor dhe mbrojtjen e standardeve

RAPORTI VJETOR I OAK 2012

43

5 6 442

1 2 5

657557

35

209

28 34 47

485

0

100

200

300

400

500

600

Pejë Prizren Mitrovicë Prishtinë Ferizaj Gjakovë Gjilan Total:

Femra

Meshkuj

60

4 0 1 0 0

65

452

253 4 1 0

485

0

100

200

300

400

500

600

Shqiptarë Serb Turk Boshnjak Goran i,e Huaj Total:

Femra

Meshkuj

9.7 Anëtarësia e Odës së Avokatëve sipas gjinisë, nacionalitetit dhe regjioneve