raporti vjetor 2014

28
Raport Vjetor 2014

Upload: partners-albania

Post on 24-Jul-2016

253 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

 

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

Page 2: Raporti Vjetor 2014
Page 3: Raporti Vjetor 2014

Tabela e Përmbajtjes

Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i OSHC-ve 5 Matrica e monitorimit mbi mjedisin mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri 5Puna për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri 6Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i shoqërisë civile-Axhenda Europiane 7LEVIZ ALBANIA - Demokracia Vendore në Veprim 9The Albanian Crowd, një platformë interaktive për OJF-të dhe ndërmarrjet sociale në Shqipëri 9Ngritje kapacitetesh dhe asistencë teknike për OSHC-të 10Aksion i bashkuar qytetar për një Bashkim Evropian më të fuqishëm dhe më pranë qytetarëve (JoiEU) 11Rritja e dialogut dhe ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve Evropiane drejt përfshirjes sociale 11

Punësimi dhe rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendim-marrje 13 Projekti RISIAlbania - Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare 13 Drejt një turizmi alternativ 14Vizitë studimore në Gjermani mbi arsimin profesional dhe punësimin e të rinjve 15

Sipërmarrja dhe inovacioni social 16Konkursi kombëtar dhe rajonal i Ideve të Gjelbërta 16Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë 17 Sfida dhe mundësi për punësimin e grupeve të margjinalizuara nga sipërmarrjet sociale 17 Evropa e Inovacionit Social 18 Inovacioni social - Projekti SI-Drive 18 Sipërmarrja sociale në rajon 19

Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit 20Çmimi i Filantropisë 2014 20

Qeverisja transparente dhe e përgjegjshme 21Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në aplikimin e prokurimit elektronik në nivel vendor 21Forume konsultuese mbi Reformën Administrive Territoriale 22Lehtësimi i inputit publik për Kuadrin e Ardhshëm të Partneritetit të Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 22 Ndërtimi i kapaciteteve lokale për qeverisjen urbane 22

Botime të reja 23

Partnerët Shqipëri në fokusin e medias 24

Financat 25

Page 4: Raporti Vjetor 2014
Page 5: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

5

Matrica e monitorimit të mjedisit mundësues për shoqërinë civile në ShqipëriPartnerët Shqipëri realizoi gjatë vitit 2014 një vëzhgim në nivel kombëtar për të vlerësuar zbatimin praktik të ligjeve, politikave dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me angazhimin qytetar dhe mjedisin mundësues për organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri. Gjetjet shërbyen si bazë për Raportin e Matricës së monitorimit mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në Shqipëri, 2014. Ai është pjesë e raportit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë i cili përdor të njëjtën metodologji dhe pregatitet nga anëtarët e Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile.

Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i OSHC-ve

Raporti u prezantua dhe diskutua në 27 nëntor 2014 me përfaqësues nga qeveria, organizata të shoqërisë civile dhe agjenci donatore. Në tryezë, këshilltarja e Kryeministrit për të drejtën publike Znj. Eralda Çani përcolli tek të pranishmit angazhimin e qeverisë për adresimin e çështjeve që shqetësojnë shoqërinë civile, të pasqyruara në raport dhe në linjë me axhendën e integrimit të vendit në BE.

Tryeza të rrembullakëta të organizuara në Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër për të diskutuar gjetjet paraprake.

Znj. Arjana Dyrmishi, Drejtoresha e Politikave dhe Marrëdhënieve Fiskale në Ministrinë e Financave prezantoi disa ndryshime të pritshme në legjislacionin fiskal lidhur me aktivitetin e organizatave jo-fitimprurëse.

Matrica e Monitorimit është e organizuar në tre fusha: (1) Garancitë Themelore Juridike të Lirive; (2) Kuadri për Qëndrueshmërinëdhe Lehtësirat Financiare për OSHC-të; (3) Marrëdhënia Qeveri-OSHC.

Page 6: Raporti Vjetor 2014

6

Gjatë 2014, Grupi i punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri, nën koordinimin e Partnerëve Shqipëri, punoi intensivisht për të adresuar të gjitha çështjet e ngritura në Konferencën Kombëtare “Partnerë Socialë-Koha për Veprim” që Partnerët Shqipëri organizoi në dhjetor 2013. Përpjekjet advokuese të Grupit të Punës rezultuan në disa zhvillime dhe arritje pozitive lidhur me arkitekturën ligjore e institucionale në mbështetje të shoqërisë civile.

Kuvendi i Shqipërisë miraton Rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”

Në 24 dhjetor 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”, i pari dokument politik që njeh dhe përcakton angazhime konkrete si nga shoqëria civile ashtu edhe nga aktorët shtetërorë në këtë drejtim. Mbështetja e gjerë që rezoluta mori në mbarë spektrin politik në Kuvendin e Shqipërisë, përfaqëson një arritje në legjitimizimin e sektorit të OJF-ve si një partner në marrëdhëniet e tij me organin më të lartë ligjvënës.

Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile

Grupi i Punës për Mjedisin Mundësues për Shoqërinë Civile në Shqipëri punoi gjatë vitit 2014 për hartimin e projektligjit “Për Krijimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”. Në dhjetor 2014 drafti final iu prezantua Grupit të Lartë Administrativ të krijuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me këtë çështje. Gjatë vitit 2015, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe AMSHC do të konsultojnë projekt ligjin me organizatat e shoqërisë civile.

Këshilli do të garantojë bashkëpunimin institucional midis qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe zhvillimin e një mjedisi mundësues duke përfshirë një strategji kombëtare për shoqërinë civile dhe një udhërrëfyes për qeverinë shqiptare.

Ndryshime në legjislacionin fiskal për OJF-të në Shqipëri

Vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave nr. 953, datë 29.12.2014 lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), në linjë me ligjin nr. 92/2014 për TVSH-në, pasqyron një seri ndryshimesh të rëndësishme në regjimin e taksave dhe rregullat për aktivitetin ekonomik të organizatave jo-fitimprurëse. Ato adresojnë mangësitë ligjore dhe paqartësitë e mëparshme lidhur me aktivitetin ekonomik të organizatave jofitimprurëse dhe trajtimin e TVSH-së.

Diskutimi i Dokumentit të Politikave me përfaqësues të OSHC-ve, donatorëve dhe qeverisë, 21 nëntor 2014.

Prokurimi social në Shqipëri

Partnerët Shqipëri po punon për prezantimin e konceptit të prokurimit social si një mënyrë për të mundësuar pjesëmarrjen e OSHC-ve në tenderat e prokurimit publik, për të ofruar shërbime cilësore dhe financiarisht të qëndrueshme.

Për të siguruar të kuptuarit e këtij koncepti të ri nga të gjithë aktorët e përfshirë dhe për të krijuar një mbështetje politike, Partnerët Shqipëri zhvilloi një Dokument Politikash që diskuton praktikën e prokurimit social, rëndësinë e tij në ofrimin e shërbimeve sociale nga OSHC-të dhe prezanton modele nga vende të ndryshme.

Dokumenti gjithashtu ofron një analizë të kuadrit ligjor aktual në lidhje me prokurimin publik në Shqipëri, duke identifikuar faktorët kryesorë që

pengojnë pjesëmarrjen e OSHC-ve në tenderat publikë.

Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i OSHC-ve

Një set rekomandimesh sugjerojnë mënyra se si mund të rregullohet prokurimi social në Shqipëri brenda kuadrit aktual ligjor të prokurimeve ose me një kuadër të veçantë.

Puna e Partnerëve Shqipëri për krijimin e një mjedisi mundësues për shoqërinë civile në Shqipëri mbështetet nga BE nëpërmjet projektit rajonal “Acquis e shoqërisë civile ballkanike - Fuqizimi i potencialit advokues e monitorues dhe kapaciteteve të OShC-ve” zbatuar nga anëtarët e BCSDN në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, dhe nga Olof Palme International Center në Shqipëri përmes financimit të Qeverisë Suedeze në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave”.

Page 7: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

7

Takimi i grupit të punës për Matricën e Monitorimit Trembëdhjetë përfaqësuesit e partnerëve të projektit të cilët zhvilluan Matricën e Monitorimit dhe realizuan monitorimin në vendet e tyre përkatëse, u mblodhën në Shkup, në 18-19 qershor 2014, për të diskutuar eksperiencën gjatë vitit të parë të monitorimit dhe për të planifikuar përqasjen për matjen e progresit në vitin aktual dhe në të ardhmen.

Partnerët Shqipëri, organizata që realizon monitorimin në Shqipëri,

u përfaqësua në këtë takim nga Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve.

Eksperienca e zbatimit të Matricës së Monitorimit dhe konsultimet me palët e interesit kanë bërë të mundur përpunimin e një metodologjie të re të përbashkët si edhe zhvillimin e mëtejshëm të matjes së progresit.

Një mjet për krahasimin e progresit në vendet pjesëmarrëse, sipas

Maksimizimi i potencialit dhe kapacitetit të Marrëveshjeve të Partneritetit (FPA)

Workshop politikash “Cili është mjedisi në të cilin operojnë OSHC-të dhe çfarë mund të bëjë Komisioni Evropian dhe qeveritë për të përmirësuar atë?”Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve, përfaqësoi Partnerët Shqipëri në këtë workshop për diskutimin e politikave, organizuar nga BCSDN në bashkëpunim me ECNL.

Workshopi mblodhi rreth 40 përfaqësues të Komisionit Evropian, rrjeteve evropiane, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia. Ai shërbeu si një mundësi për të prezantuar raportin e parë rajonal mbi mjedisin mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit.

Si një partner në zbatimin e projektit “Acquis e shoqërisë civile ballkanike - Fuqizimi i potencialit advokues e monitorues dhe kapaciteteve të OShC-ve”, Partnerët Shqipëri përfaqësuar nga Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve mori

pjesë në konferencën përmbyllëse të Marrëveshjeve të Partneritetit të Komisionit Evropian me rrjetet e OSHC-ve nga Ballkani Perëndimor, Turqia dhe Bashkimi Evropian.Drejtuesit e projekteve e partnerët e tyre, dhe Ekipi i Shoqërisë Civile

në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, u mblodhën së bashku në 24-25 shtator në Bruksel për të shkëmbyer pikëpamjet mbi atë që është arritur dhe planet për fazën e dytë të projekteve.

Rrjetëzimi në Ballkanin Perëndimor

Blerina Guga, Menaxhere e Projekteve pranë Partnerëve Shqipëri, mori pjesë në takimin rajonal të rrjetit të Qendrës Olof Palme International në Ballkanin Perëndimor, organizuar në Beograd në 24-26 shtator 2014.

Takimi ndihmoi në ndërtimin dhe fuqizimin e partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare mes organizatave aktive të rrjetit të Olof Palme International Center në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Suedi. Ato eksploruan mundësi për bashkëpunim përmes aksioneve e projekteve të përbashkëta, shkëmbimeve dhe bashkëpunimeve afatgjata.

Workshopi i organizuar në Bruksel, 27 Maj Foto: BCSDN

Foto: BCSDN

indikatorëve të Matricës, është i disponueshëm online në http://monitoringmatrix.net

Page 8: Raporti Vjetor 2014

8

Ofrimi i shërbimeve sociale nga OSHC-të – Vizitë studimore në Slloveni Pjesëmarrësit zhvilluan takime me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Çështjeve Sociale, Bashkinë e Ljubljanës dhe me disa OSHC që zbatojnë programe sociale.

Tema kryesore e diskutimit ishte funksionimi i sistemeve të programeve sociale, kuadri ligjor për prokurimin social dhe se si munden OSHC-të të kombinojnë në mënyrë efektive ofrimin e shërbimeve me advokacinë.

Edicioni i 7-të i Forumit të OJF-ve të Detit të Zi “ Mjedisi mundësues për OSHC-të: Drejt një strategjie për shoqërinë civile në rajonin e Detit të Zi”

Edicioni i këtij viti lançoi një konsultim rajonal me synim nisjen e procesit për krijimin e një strategjie për shoqërinë civile në rajonin e Detit të Zi. Nëpërmjet grupeve të punës e workshopeve tematike, Forumi mblodhi input të vlefshëm dhe ekspertizë nga pjesëmarrësit për identifikimin e nevojave të përbashkëta dhe sfidave për krijimin e një mjedisi mundësues në të cilin shoqëria civile kryen veprimtarinë e saj. Gjatë dy ditëve të aktivitetit, Ariola Agolli, Drejtore e Programeve e PSH lehtësoi disa nga workshopet.

Tryeza të rrumbullakëta mbi financimin, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e organizatave, OSCE, Varshavë Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, anëtare e grupit konsultues të OSHC-ve nga vendet anëtare të OSBE-së, mori pjesë në dy evente të organizuara në 6-7 maj 2014 në Varshavë, Poloni.

Tryeza e parë e rrumbullakët e cila diskutoi financimin, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e organizatave, u organizua në Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut pranë OSBE (ODIHR) në Varshavë.

Në vijim, një tryezë e dytë e rrumbullakët me grupin konsultues të shoqërisë civile u organizua nga Komuniteti i Demokracive dhe nga ekipi i Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara Maina Kiai.

Diskutimet u fokusuan në normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, standartet dhe mekanizmat për promovimin e të drejtës së lirisë së organizimit dhe mënyra për fuqizimin e tyre.

Foto: OSBE

Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve e PSH, mori pjesë në një vizitë studimore për të eksploruar ofrimin e shërbimeve sociale nga OSHC-të, organizuar në Slloveni në 22-24 tetor 2014. Pjesëmarrësit vinin nga organizatat partnere nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Serbia, të cilat po kryejnë monitorimin e mjedisit mundësues për zhvillimin e shoqërisë civile. Pjesë e grupit ishin edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore përkatëse.

Foto: Black Sea NGO Forum

Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i OSHC-ve

Page 9: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

9

LEVIZ ALBANIA

The Albanian Crowd, një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri është një platformë interaktive e sektorit të organizatave të shoqërisë civile dhe ndërmarrjeve sociale në Shqipëri.

Platforma ofron informacion të zgjeruar mbi vendndodhjen, fushat e veprimtarisë, përfituesit, shërbimet që organizatat dhe ndërmarrjet sociale ofrojnë dhe projektet me të cilat po punojnë.

Platforma ka tashmë 140 organizata anëtare nga i gjithë vendi, që operojnë në fusha të ndryshme.

Që nga lançimi i saj, platforma numëron mbi 8000 vizitorë, mbi 100,000 klikime dhe 15,000 vizita nga mbi 120 shtete nga të gjitha kontinentet.

www.thealbaniancrowd.org

Të gjitha organizatat shqiptare dhe grupet e interesuara mund të bëhen pjesë e platformës duke plotësuar formën e regjistrimit online në linkun: http://www.thealbaniancrowd.org/aplikimi/

LEVIZ ALBANIA Në vitin 2014 u lançua projekti Demokracia Vendore në Veprim - LËVIZ ALBANIA i cili synon zhvillimin e demokracisë në nivel vendor përmes mbështetjes së aktorëve të ndryshimit.

Projekti do të punojë për mobilizimin dhe angazhimin e shoqërisë civile drejt një pjesëmarrje më të gjerë qytetare, dhe për rritjen

e mbikqyrjes ndaj qeverisjes vendore për transparencë e përgjegjshmëri më të lartë e shërbime publike të përmirësuara.

Gjatë fazës fillestare, projekti realizoi një hulumtim të gjerë për të identifikuar aktorët e ndryshimit, vlerësuar kapacitetet e tyre dhe mbledhur praktikat më të mira të bashkëpunimit me qeverisjen

vendore si dhe iniciativave të qeverisjes vendore për rritjen e përgjegjshmërisë.

LEVIZ ALBANIA zbatohet nga një konsorcium i i tre organizatave: OSFA, Partnerët Shqipëri dhe Co-Plan, dhe mbështetet financiarisht nga Ambasada Zvicerane në Tiranë.

The Albanian Crowd

www.levizalbania.al

Page 10: Raporti Vjetor 2014

10

Fuqizimi i Qeverive të Nxënësve në Librazhd

Partnerët Shqipëri asistoi organizatën World Vision Albania për fuqizimin e Qeverive të Nxënësve në 15 shkolla 9-vjeçare të rrethit të Librazhdit. Qëllimi i asistencës ishte përmirësimi i cilësisë së procesit mësimor përmes krijimit të një mjedisi miqësor për nxënësit.

Partnerët Shqipëri zhvilloi 21 trajnime ku morën pjesë 132 anëtarë të Qeverive të Nxënësve dhe 15 mësues koordinatorë.

Trajnimet u fokusuan në rolin, detyrat, përgjegjësitë dhe të drejtat e Qeverive të Nxënësve, shkrimin e projekteve dhe ngritjen e fondeve për nevojat e shkollave të tyre, dhe aftësitë për jetën.

Në përfundim të procesit të trajnimit, qeveritë e nxënësve të 15 shkollave morën pjesë në konkursin e organizuar nga World Vision në Librazhd, ku Partnerët Shqipëri ishin pjesë e panelit vlerësues.

Partnerët Shqipëri asistoi formalizimin, hartimin e procedurave institucionale e ngritjen e kapaciteteve njerëzore të grupit rinor “Changing the future” në Dibër.

Ky grup të rinjsh ka qenë i suksesshëm në mobilizimin e më shumë se 150 të rinjve nga zonat urbane dhe rurale në Dibër duke i angazhuar ata në iniciativa lokale komunitare. “Changing the future” është një partner i organizatës World Vision në rajonin e Dibrës.

Ngritje kapacitetesh dhe asistencë teknike për OSHC-të

Skemë e propozuar nga nxënësit gjatë konkursit.

Konkursi financoi projektet më të mira të prezantuara nga Qeveritë e Nxënësve dhe nga bordet e shkollave përkatëse për përmirësimin e infrastrukturës së shkollave të tyre.

Përdorimi efektiv i medias është thelbësor për shoqërinë civile për të ndërtuar mbështetje dhe siguruar transparencën e veprimtarisë së saj. Për të adresuar mangësitë në këtë fushë, Partnerët Shqipëri organizoi një program trajnimi mbi median sociale dhe imazhin për organizata nga Tirana, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.

Trajnimi u ofroi pjesëmarrësve njohuri dhe aftësi praktike në prodhimin e videove për të promovuar punën e organizatave të tyre dhe përdorimin e medias sociale për të përcjellë mesazhe, për të ndërtuar audiencë dhe mbështetje. Trajnimi u organizua membështetjen dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Shkrimi i projekt propozimeve cilësore dhe manaxhimi i projekteve të suksesshme mbetet një nevojë për sektorin e shoqërisë civile.

Në këtë fokus, Partnerët Shqipëri zhvilloi në dhjetor 2014 një trajnim tre-ditor mbi “Shkrimin e Projekt-Propozimeve dhe Menaxhimin e Projekteve”. Pjesëmarrës në program ishin një grup përfaqësuesesh të Rrjetit për Fuqizimin e Gruas nga mbarë vendi, të cilat u njohën me disa nga mjetet dhe teknikat më të fundit, si dhe me formate të ndryshme të projekt-propozimeve sipas kërkesave të donatorëve.

Ky program u mbështet nga organizata Kvinna Till Kvinna.

Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i OSHC-ve

Page 11: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

11

Aksion i bashkuar qytetar për një Bashkim Evropian më të fuqishëm e më pranë qytetarëve - JOIEUPartnerët Shqipëri është një nga organizatat partnere në zbatimin e projektit “Aksion i bashkuar qytetar për një Bashkim Evropian më të fuqishëm dhe më pranë qytetarëve - JoiEU ”.

JoiEU konsiston në organizimin e një serie debatesh ndërkombëtare që mobilizojnë pjesëmarrjen qytetare përmes përdorimit të mjeteve inovatore të komunikimit dhe strategjive advokuese, në një përpjekje të përbashkët për të dhënë propozime në fushën e politikave, për një një pjesëmarrjeje më të lartë të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në BE.

Në kuadër të projektit JoiEU, Partnerët Shqipëri organizoi në 14 tetor 2014 një debat ndërkombëtar mbi “Zhvillimin

e Ndërmarrjeve Sociale”. Ky aktivitet ishte në vazhdimësi të kontributit të Partnerëve Shqipëri për zhvillimin e sipërmarrjes sociale.

Debati solli së bashku aktorë nga institucionet shtetërore, ndërmarrjet sociale, institucionet akademike, agjencitë donatore dhe të zhvillimit që mbështesin dhe punojnë për zhvillimin e sipërmarrjes sociale.

Në debat u prezantuan disa nga praktikat më të mira dhe sfidat nga vendet evropiane si Belgjika, Kroacia, Republika Çeke, Serbia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në diskutimin e panelit shqiptar u soll eksperienca shqiptare nëpërmjet prezantimit nga sipërmarrjet e reja të mbështetura nga Partnerët Shqipëri përmes konkursit të Ideve të Gjelbërta.

Rritja e dialogut dhe ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve evropiane drejt përfshirjes sociale

Partnerët Shqipëri ishte një nga anëtarët e konsorciumit të institucioneve të arsimit të lartë dhe organizatave jofitimprurëse nga Portugalia, Spanja, Italia, Shqipëria, Polonia, Austria dhe Qipro të cilët zbatuan projektin IGA (Inter Gea Ação).

Projekti kontribuoi për një Evropë më gjithëpërfshirëse përmes nxitjes së dialogut dhe ndërveprimit mes qytetarëve dhe institucioneve evropiane, për gjetjen e zgjidhjeve efektive dhe të qëndrueshme për eleminimin e formave të ndryshme të përjashtimit social.

Një ekip i Partnerëve Shqipëri mori pjesë në takimin përmbyllës të organizatave partnere nga shtatë vendet, organizuar në Firence të

Italisë nga 21-24 maj 2014. Partnerët e projektit dhe qytetarët e ftuar ndanë me njëri tjetrin rezultatet e projektit në secilin nga vendet pjesëmarrëse dhe punuan për të finalizuar rekomandimet për përfshirjen sociale të cilat do t’i paraqiten programit Evropa për Qytetarët të Bashkimit Evropian.

Gjatë këtyre ditëve, partnerët e projektit vizituan dhe u takuan me disa sipërmarrje sociale si “Il Sipario”, një sipërmarrje sociale ku punojnë të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale ose fizike, IMPACT HUB Firence, Action Research for Co-development, ESPRIT Toscana, CESVOT (Qendra e Shërbimit Vullnetar për rajonin e Toskanës), Cooperativa Il Cenacolo, etj.

Projekti JoiEU financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit “Evropa për Qytetarët”.

Për më shumë informacion mbi produktet e rezultatet e projektit vizitoni:http://paginas.estsp.ipp.pt/iga/index.php

http://joieu.net

Page 12: Raporti Vjetor 2014

12

Zhvillimi i demokracisë dhe reforma institucionale në Evropën Juglindore: Zgjerimi i BE-së në praktikëNë 29 janar 2014 u zhvillua në Bruksel një takim me zyrtarë të Drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit demokratike dhe reformën institucionale në Evropën Juglindore, me një theks të veçantë në trendet e zhvillimit të shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e saj me qeveritë respektive në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë.

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, si përfaqësuese e Shqipërisë në panel, paraqiti planin advokues të zhvilluar nga shoqëria civile në Shqipëri lidhur me mjedisin mundësues, bazuar në projektin rajonal “Acquis e shoqërisë civile ballkanike – Fuqizimi i potencialit advokues e monitorues, dhe kapaciteteve të OSHC-ve”, si një kontribues i rëndësishëm në zhvillimin e kësaj axhende.

Samiti i PDCI 2014Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri dhe Ariola Agolli, Drejtore e Programeve morën pjesë në Samitin e Rrjetit Ndërkombëtar Partnerët për Ndryshim Demokratik (PDCI) organizuar nga zyra e rrjetit në Bruksel, më 1-4 nëntor 2014.

Samiti mblodhi drejtues dhe anëtarë të stafit të 19 qendrave të rrjetit nga Evropa, Amerika Veriore dhe Jugore, Lindja e Mesme dhe Afrika. Gjatë Samitit u organizuan një seri eventesh publike për të ndarë eksperiencat dhe praktikat më të mira të punës së rrjetit me përfaqësues të institucioneve të BE-së, organizatave ndërkombëtare dhe korporatave multinacionale.

PDCI është një rrjet global i përbërë nga 19 organizata të pavarura të cilat punojnë për një ndryshim paqësor e demokratik.

Duke qëndruar përkrah shoqërisë civileJuliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, së bashku me tridhjetë përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile nga e gjithë bota, mori pjesë në Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar (IVLP) - “Duke qëndruar përkrah shoqërisë civile”, një nga programet më të rëndësishme të Departamentit të Shteteve të Bashkuara. Programi u organizua në periudhën 14-27 shtator 2014.Si pjesë e programit, Znj. Hoxha pati mundësinë të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të Nismës Globale Clinton për 2014, si dhe në një aktivitet privat të shoqërisë civile me Presidentin Obama. Programi përfshiu pjesëmarrjen në takimin e nivelit të lartë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur, takime me Departamentin e Shtetit, agjenci amerikane përfshirë fondacione private dhe OJQ të ndryshme në Washington DC, New York dhe Filadelfia.

Mjedisi mundësues dhe zhvillimi i qëndrueshëm i OSHC-ve

Page 13: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

13

Për një treg pune në dobi të rinisë shqiptare

www.risialbania.alRisiAlbania është një projekt për punësimin e të rinjve që fokusohet në arritjen e ndryshimeve të sistemeve në tregun shqiptar të punës me qëllim përmirësimin e aksesit në mundësitë e punësimit për të rinjtë e të rejat.

Projekti RisiAlbania zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Helvetas Swiss Inter-cooperation dhe Partnerët Shqipëri, dhe financohet nga Ambasada Zvicerane në Shqipëri.

Duke përdorur përqasjen e Zhvillimit të Sistemeve të Tregut, projekti synon të kapërcejë barrierat kryesore të punësimit të të rinjve duke stimuluar krijimin e vendeve të punës (kërkesën), zhvillimin e aftësive (ofertën) dhe përmirësimin e informacionit dhe shërbimeve të tregut të punës (ndërmjetësimin).

RisiAlbania ka filluar stimulimin e krijimit të vendeve të punës në tre sektorë që kanë potencial për rritje dhe janë tërheqës për të rinjtë, veçanërisht vajzat, përkatësisht: Agro-përpunim, Turizëm dhe TIK (Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit). Duke lehtësuar ngritjen e modeleve të reja të bizneseve fitimprurëse, projekti synon të arrijë qëndrueshmëri dhe impakt të gjerë. Në vitin 2014 RisiAlbania nisi me sukses promovimin e ndërmjetësimit efektiv të punësimit dhe rritjen e mundësive për punë për të rinjtë e të rejat në Shqipëri. Projekti ka mbështetur disa nga portalet kryesore që pasqyrojnë kërkesën e ofertën për punësim, që të ofrojnë shërbime të reja online për bizneset dhe të rinjtë punëkërkues, e të rrisin aksesin e tyre përmes një aplikacioni falas në celular. Një shërbim i ri rekrutimi profesional që targeton sipërmarrjet e vogla e të mesme dhe që fokusohet në tregun e punës që kërkon aftësi të ulëta e të mesme, është ngritur dhe është tashmë funksional.Në sektorin e agro-përpunimit, RisiAlbania ka nisur ndërhyrje premtuese për mbështetjen e ofrimit të marketimit dhe shërbimeve financiare cilësore, si edhe përmirësimin e aksesit të agro-përpunuesve në skemat mbështetëse.RisiAlbania ka mundësuar realizimin dhe transmetimin e programeve informuese mbi tregun e punës për të rinjtë, në katër media kombëtare: TV, radio, shtyp dhe online. Informacioni mbi tregun e punës për të rinjtë dhe prindërit e tyre do të rrisë njohuritë, zgjedhjet e karrierës dhe mundësitë e punësimit për punonjësit e ardhshëm.

Punësimi dhe rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendim-marrje

Page 14: Raporti Vjetor 2014

14

Drejt një turizmi alternativPrej qershorit 2013 , Partnerët Shqipëri dhe fondacioni MEDF në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë po zbatojnë projektin ndërkufitar “Drejt një turizmi alternativ “, me fokus në zonën ndërkufitare të Qarkut të Korçës në Shqipëri dhe Strugës, Ohrit, Debarcës dhe Vevçanit në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Projekti kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik përmes promovimit dhe zhvillimit të turizmit alternativ në këtë zonë.

Gjatë vitit 2014, Partnerët Shqipëri lançoi një fushatë intensive mediatike për promovimin e rajonit si destinacion turistik, përmes reklamave në TV, një faqe interneti, një filmi dokumentar dhe materialeve të ndryshme promovuese që pasqyrojnë bukuritë e atraksionet turistike të zonës.

Një rëndësi të veçantë Partnerët Shqipëri i kushtoi kapaciteteve të bizneseve lokale dhe agjencive të shërbimit për zhvillimin dhe plotësimin me sukses të kërkesave turistike në rajonin e Korçës. Në këtë drejtim, atyre iu ofrua asistencë dhe trajnim mbi çështjet e kujdesit ndaj klientit, zhvillimit të planeve të biznesit dhe shërbimeve cilësore të kulinarisë në restorante.

Sesion trajnimi me bizneset lokale dhe agjencitë e shërbimit në Korçë.

Në Panairin e përbashkët të projekteve të realizuara në kuadër të Programit të BE-së IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar mes Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë 2007- 2013, të organizuar në Tiranë në 23 shtator 2014, Partnerët Shqipëri prezantoi rezultatet dhe arritjet e projektit “Drejt një turizmi alternativ”.

Projekti “Drejt një turizmi alternativ” zbatohet nga Partnerët Shqipëri dhe Fondacioni MEDF dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni ABC.

Aktiviteti u përshëndet nga Zj. Klajda Gjosha, Ministre e Integrimit Evropian në Shqipëri, Z. Lirim Shabani, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale i Republikës së Maqedonisë dhe Z. Yngve Engstrom, Shef i Operacioneve në Delegacionin e BE-së në Shqipëri.

Punësimi dhe rritja e përfaqësimit të grave dhe të rinjve në vendim-marrje

Page 15: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

15

“Të mësosh prej ‘më të mirëve’?” – Një vizitë studimore mbi arsimin profesional dhe punësimin e të rinjve”, Gjermani

Ariola Agolli dhe Klotilda Tavani Kosta, Drejtore të Programeve të Partnerëve Shqipëri, morën pjesë në një vizitë studimore mbi arsimin profesional dhe politikat për punësimin e të rinjve, organizuar në Gjermani nga 3-11 tetor 2014.

Arsimimi dhe punësimi i të rinjve janë ndër çështjet politike kryesore në Evropë. Ndërkohë që ekonomia në disa vende evropiane po përjeton nivel të lartë papunësie tek të rinjtë, forca punëtore e kualifikuar në grupmoshat e reja në disa vende të tjera po venitet.

Për këtë arsye Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për të adresuar këtë çështje. Ndërkohë, vendet e Evropës zhvillojnë politikat e tyre mikse të edukimit dhe punësimit – me rezultate të ndryshme. Gjermania ka aktualisht nivelin më të ulët të papunësisë së të rinjve në Evropë.

Gjatë vizitës studimore, grupi prej 33 pjesëmarrësish nga 19 vende, u njoh me fushën e arsimit profesional dhe të mesëm si dhe strukturat mbështetëse të punësimit të të rinjve në Berlin dhe Brandenburg.

Pjesëmarrësit u takuan me shkencëtarë, agjenci punësimi, këshilltarë për programet e financuara nga BE, kompani private dhe OJQ që mbështesin të rinjtë e rrezikuar dhe ata me mundësi të pakta.

Vizita studimore ishte një mundësi e mirë për të kuptuar sistemin dual të arsimit në Gjermani, përfshirjen në tregun e punës të të rinjve me mundësi të pakta, integrimin e të rinjve emigrantë në sistemin e arsimit dhe punësimit etj.

Pjesëmarrësit sollën eksperiencat e tyre dhe diskutuan se si të bëjnë lobim e advokim të suksesshëm për punësimin e të rinjve në vendet e tyre dhe në nivel Evropian.

Kjo vizitë u organizua nga Mostar Friedensprojekt në kuadër të Programit Erasmus+ të BE.

Page 16: Raporti Vjetor 2014

16

Konkursi kombëtar Ide të Gjelbërta 2014

Partnerët Shqipëri organizoi në 20-21 mars 2014 në Tiranë konkursin e tretë kombëtar “Ide të Gjelbërta”, i cili promovon përfshirjen sociale dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve që janë miqësore ndaj mjedisit. Risia e këtij konkursi qëndron në bashkëpunimin dhe ngritjen e një fondi të përbashkët krijuar nga dhurimet e bizneseve lokale dhe donatorëve filantropikë ndërkombëtarë.

Konkursi i këtij viti u mbështet nga Fondi Rockefeller Brothers, Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë, Albanian Mobile Communications (AMC) dhe Banka Credins.

Gjashtëmbëdhjetë finalistë prezantuan idetë e tyre përpara një paneli ekspertësh.

Eko Kamp Atlantid Beach një iniciativë e organizatës Tirana Ekspres synon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në zonën e Ishmit.

Riciklimi i Xhinsit një iniciativë e organizatës Njerëz dhe Ide do të përdorë çantave prej cope xhinsi të ricikluar për të zëvendësuar qeset plastike në qendrat tregtare dhe supermakete.

Vështrim i Gjelbërt, Kala m’ Kala, një iniciativë e organizatës GO2 do të promovojë turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë lokale përmes guidave me bicikleta në qytetin e Shkodrës. destinacion turistik urban

SHKODRA

Shiroka

destinacion turistik rural

Hot i Ri

Drisht

Liqeni I Shtodrit

Kalaja e Drishtit

Mes

Kalaja e Rozafës

Konkursi rajonal “Zhvillimi i Filantropisë në Ballkanin Perëndimor: Filantropia në mbështetje të ideve të gjelbërta” 24-27 korrik 2014, Llogara, Shqipëri.

Në konkursin rajonal morën pjesë 15 idetë fituese të konkurseve kombëtare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi. “Vështrim i gjelbërt, KALA m’KALA” e organizatës GO2 u shpall njëra nga tre idetë fituese të konkursit rajonal të këtij viti.

Ky konkurs rajonal organizohet nga Rockefeller Brothers Fund në bashkëpunim me fondacione partnere në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Serbi. Partnerët Shqipëri është organizata partnere e RBF në Shqipëri.

Tre fituesit do të mbështeten financiarisht dhe do të asistohen nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit të parë të zbatimit të idesë së tyre.

Sipërmarrja dhe inovacioni social

Page 17: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

17

Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë

Sfida dhe mundësi për punësimin e grupeve të margjinalizuara nga sipërmarrjet sociale

Në kuadër të punës për promovimin e punësimit dhe sipërmarrjes së të rinjve, Partnerët Shqipëri nisi në vitin 2014 iniciativën “Sipërmarrësit e Rinj Shqiptarë”. Kjo iniciativë mbështet nxënësit e shkollave profesionale për të zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet për krijimin e sipërmarrjeve konkuruese në treg. Shkollat pjesëmarrëse janë Instituti “Harry Fultz” në Tiranë dhe “Beqir Çela” në Durrës. Dy komponentët kryesorë të iniciativës janë organizimi i Kampeve të Biznesit, si pjesë e të cilëve këta sipërmarrës të rinj do të asistohen në hartimin e ideve të mira të biznesit, si dhe organizimi i një konkursi të përbërë nga dy faza në nivel shkolle dhe ndërmjet shkollave. Fituesit e konkursit ndërmjet shkollave do të përfitojnë financim të ideve nga biznese lokale si dhe orientim e këshillim gjatë ngritjes të sipërmarrjeve të tyre.

Partnerët Shqipëri po zbaton një projekt kërkimor mbi sipërmarrjet sociale si një mekanizëm për punësimin e grupeve të margjinalizuara, pjesë e Programit Rajonal për Promovimin Kërkimor (RRPP) në Ballkanin Perëndimor. Projekti fokusohet në hartëzimin e modeleve të sipërmarrjeve sociale në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë dhe analizimin e procesit të institucionalizimit të tyre, duke përdorur metodologjinë e Projektit të Krahasimit Ndërkombëtar të Modeleve të Sipërmarrjeve Sociale. Projekti do të hulumtojë mbi rolin që sipërmarrjet sociale luajnë në tregjet lokale dhe rajonale të punësimit dhe do të zhvillojë rekomandime në fushën e politikave në vendet e përfshira. Një nga rezultatet e pritshme të projektit është hartimi i një databaze të plotë mbi sipërmarrjet sociale në vendet e përfshira.

Ky projekt zbatohet në Shqipëri nga Partnerët Shqipëri, në Maqedoni nga Reactor – Kërkim në veprim, Konekt, Qendra për Aktivitetet e Medias, dhe në Kosovë nga Qendra për Paqe dhe Tolerancë. Iniciativa mbështetet nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në bashkëpunim me Universite de Fribourg.

Projekti zbatohet me mbështetjen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Rinisë.

Të gjithë aktorët e interesuar përfshirë komunitetin kërkimor do të kenë akses në produktet e projektit përmes një website të krijuar për këtë qëllim. http://socialenterprisesbalkans.org/

Page 18: Raporti Vjetor 2014

18

Evropa e Inovacionit Social

Evropa e Inovacionit Social (www.socialinnovationeurope.eu) është një platformë online që promovon inovacionin social dhe sjell së bashku inovacionet dhe inovatorët më të mirë në Evropë. Platforma ofron informacionet më të fundit mbi inovacionin social në Evropë, intervista me inovatorë të spikatur, raste studimore të sipërmarrjeve të suksesshme, studime dhe analiza të thelluara nga ekspertë të njohur të fushës.

Partnerët Shqipëri është organizatë partnere e iniciativës Evropa e Inovacionit Social, duke asistuar në shtrirjen dhe promovimin e inovacionit në Ballkanin Perëndimor.

Iniciativa koordinohet nga Shoqata Evropiane për Informimin mbi Zhvillimin Lokal (AEIDL) në Belgjikë dhe Social Innovation eXhange (SIX) në Angli, në bashkëpunim me rrjetin Euclid, Nesta, EMES, Fondacionin Young, Grupin SOS dhe Partnerët Shqipëri. SIE financohet nga DG Growth.

Partnerët Shqipëri si anëtare e Laboratorit të Inovacionit Social - SIL (një rrjet rajonal i inovatorëve socialë) është një ndër partnerët zbatues të projektit SI-Drive.

SI-DRIVE është një projekt kërkimor katër-vjeçar që nisi në 2014, i cili synon rritjen e njohurive mbi inovacionin social nëpërmjet: 1) Integrimit të teorive me metodat kërkimore për të përmirësuar të kuptuarit mbi inovacionin social e duke çuar drejt një paradigmë të re kuptimi mbi inovacionin; 2) Hartëzimit të inovacionit social në nivel evropian dhe global, duke adresuar në këtë mënyrë kontekste të ndryshme sociale, ekonomike, historike dhe fetare në tetë rajonet më të mëdha në botë. 3) Sigurimit të informacionit për politikë-bërësit dhe praktikuesit nëpërmjet analizave të thelluara dhe rasteve studimore në shtatë fusha politike, krahasimeve, parashikimeve dhe tryezave të rrumbullakta në fushën e politikave ndër-evropiane dhe botërore.

Një nga sipërmarrjet më të mëdha të projektit do të jetë hartëzimi i inovacionit social në nivel evropian e global. Hartëzimi fillestar do të sigurojë informacion bazik mbi më tepër se 1000 inovacione sociale ekzistuese, nga burime të shumta në të gjithë botën. Ky hartëzim do të krijojë një tipologji të inovacionit social dhe do të përdoret për të shqyrtuar shpërndarjen e inovacionit social në nivel global.

Hartëzimi pasues do të përdorë këtë tipologji për t’u fokusuar në inovacionin social të mirë-dokumentuar, duke çuar në zgjedhjen e 10 rasteve për analizë të thelluar në shtatë fushat politike të SI-DRIVE.

Rezultatet e SI-DRIVE do të mbulojnë një gamë të gjerë dimensionesh kërkimore, dhe do të kontribuojnë në objektivat e Strategjisë Evropiane 2020.

SI-DRIVE përfshin 15 partnerë nga 12 vende anëtare të BE dhe 10 partnerë nga vende të tjera të botës.

Inovacioni social

Sipërmarrja dhe inovacioni social

Page 19: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

19

“Drejt së ardhmes”, konferencë e rrjetit Euclid, 15 janar 2014, Strasburg

Juliana Hoxha, Drejtore e PSH mori pjesë në konferencën “Drejt së ardhmes” organizuar nga rrjeti Euclid.

Konferenca u fokusua në mënyrat se si shoqëria civile dhe sipërmarrësit socialë

mund të punojnë së bashku për të gjetur zgjidhje për çështje që kanë të bëjnë me sipërmarrjen sociale. Znj. Hoxha drejtoi një grup diskutimi të titulluar: “Magnetët për të tërhequr njerëz dhe para”.

Kjo konferencë ishte pjesë integrale e konferencës së Komisionit Evropian “Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën tuaj!”

Konferenca “Sipërmarrës socialë: Thoni fjalën tuaj!”, 16-17 janar 2014, StrasburgNë këtë konferencë të organizuar nga Komisioni Europian morën pjesë dhe e ndoqën online rreth 4000 persona. Aktiviteti synoi të ndihmojë në forcimin dhe ndërtimin e rrjetit të ekonomisë sociale evropiane për të lehtësuar iniciativa të reja në fushën e inovacionit social.

Konferenca theksoi rëndësinë e sipërmarrjeve sociale në ekonomi, nevojat dhe sfidat me të cilat ato përballen, si dhe veprime konkrete që duhen ndërmarrë për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Forumi i Sipërmarrjes Sociale, 14 mars 2014, Serbi

Në vijim të konferencës dhe Deklaratës së Strasburgut, u mblodh në Beograd Forumi i Sipërmarrjes Sociale për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Në Forum u diskutua mbi zhvillimin e sipërmarrjes sociale në rajon, mjedisin ligjor dhe operues dhe sfidat kryesore të zhvillimit. Në këtë diskutim, Partnerët Shqipëri si organizatë anëtare e Forumit u përfaqësua nga Juliana Hoxha, Drejtore.

Forumi i Sipërmarrjes Sociale hartoi dhe firmosi Deklaratën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për Zhvillimin e Sipërmarrjes Sociale. Deklarata iu adresua Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, Delegacioneve të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi si dhe qeverive përkatëse.

Deklaratën e plotë mund ta lexoni në këtë link:http://www.partnersalbania.org/Belgrade_declaration_on_the_development_of_SE_in_the_region_W.Balkan_and_Turkey.pdf

Konferenca miratoi një deklaratë formale bazuar në rezultatet e diskutimeve. http://ec.europa.eu/internal_market/conferences/2014/0116-social-entrepreneurs/docs/strasbourg-declaration_en.pdf

Page 20: Raporti Vjetor 2014

20

Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Kombëtar Iu akordua Bankës CREDINS me motivacion: Për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e shëndetësisë, edukimit, artit dhe kulturës, e në veçanti për ndihmën e konsiderueshme dhënë për rikonstruksionin e spitaleve, ndërtimin e laboratorëve kimikë si dhe pajisjen me aparatura mjekësore laboratorike, në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës, Vlorës dhe Spitalit Ushtarak Qendror Universitar.

Çmimi i Filantropisë 2014!2014 shënoi vitin e katërt të këtij konkursi kombëtar që sjell në vëmendjen e publikut dhe vlerëson kampionët e aktivitetit filantropik në Shqipëri.Ashtu si në vitet e kaluara, çmimet u ndanë në një ceremoni gala ku morën pjesë një numër i madh të ftuarish nga qeveria shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, sektori i biznesit, organizatat e shoqërisë civile, institucionet donatore dhe media.

Filantropia dhe Përgjegjshmëria Sociale e Biznesit

Çmimi për Bisnese me Kontribut në Nivel Lokal Iu akordua kompanisë Alb-Star me përfaqësues Z.Sadik Ismailaj, me motivacion: Për kontributin e dhënë në mbështetje të komunitetit të Qarkut të Fierit, përmes investimeve në infrastrukturën e disa institucioneve e mjediseve publike në Fier e Patos, si dhe mbështetjen e njerëzve në nevojë duke u ofruar përkrahje financiare e mundësi punësimi.

Çmimi për Kontributin si Individ Iu akordua Z. Emiliano Lule me motivacion: Për kontributin e veçantë në ndërtimin e infrastrukturës teknologjike për personat që nuk shikojnë, duke mundësuar aksesin e tyre në informacion dhe edukim, me qëllim përfshirjen sociale dhe integrimin.

Çmimi special – Pionieri i Filantropisë Iu akordua Z. Tef Pogu (pas vdekjes) me motivacion: Për kontributin e shquar të shumëanshëm dhënë gjatë viteve 1920 - 1944 në mbështetje të personave e grupeve në vështirësi ekonomike në qytetin e Shkodrës, e në veçanti për kontributin në fushën e zhvillimit ekonomik dhe edukimit, përmes hapjes së fabrikave, mencës për personat pa përkrahje, mbështetjes për shkollën fillore të “Motrave Stigmantine” dhe shkollës “Filip Shiroka” etj.

Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Claudia Janiszewski, themeluese dhe presidente e Organizatës për Mbështetjen e Bebeve të Braktisura në Shqipëri, me motivacion: Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e parreshtur për foshnjat e sapolindura të braktisura pranë materniteteve në Tiranë e rrethe, duke ofruar një mjedis të ngrohtë e të përshtatshëm për mirërritjen e tyre gjatë muajve të parë të jetës.

Page 21: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

21

Rritja e transparencës dhe përgjegjshmërisë në aplikimin e prokurimit elektronik në nivel vendorIniciativa pilot e ndërmarrë nga Partnerët Shqipëri gjatë vitit 2012 – 2013 për monitorimin në tre bashki të zbatimit të ligjit të prokurimit publik, u shtri edhe në katër bashki të tjera gjatë vitit 2014.

Monitorimi fokusohet veçanërisht në dy elemente kryesore si transparenca e procesit dhe kënaqësia e operatorëve ekonomikë me procedurat e prokurimit.

Në datën 6 shkurt 2014, Partnerët Shqipëri lançoi vazhdimin e iniciativës në bashkinë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës në praninë e kryetarëve dhe stafit të bashkive, OJF-ve dhe donatorëve që punojnë dhe mbështesin qeverisjen vendore në Shqipëri.

Në event përshëndetën Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Z. Bledi Çuçi dhe Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta, SH.T. Z. Martin De la Bej të cilët theksuan rëndësinë dhe kontibutin e iniciativave të tilla për transparencën dhe qeverisjen e mirë në nivel vendor.

Diskutimi në tryezën e rrumbullakët vijoi me një ceremoni të nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes kryetarëve të bashkive të përfshira dhe Znj. Juliana Hoxha në emër të Partnerëve Shqipëri.

Qeverisja transparente dhe e përgjegjshme

Gjatë vitit 2014 Partnerët Shqipëri përgatiti dhe shpërndau raporte dy-mujore monitorimi mbi njoftimet dhe tenderat e fituara, të publikuara nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe bashkitë e Beratit, Fierit, Himarës dhe Sarandës.

Qëllimi i monitorimit ishte vlerësimi i procedurave të prokurimit të ndjekura nga bashkitë përkatëse dhe identifikimi i problematikave teknike e ligjore gjatë zbatimit të këtyre procedurave. Partnerët Shqipëri solli në këtë monitorim zërin e operatorëve ekonomikë si një vlerë e shtuar për vlerësimin e praktikës së prokurimit.

Kjo iniciativë mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Shqipëri, në kuadër të programit MATRA për shoqërinë civile.

Page 22: Raporti Vjetor 2014

22

Forume konsultuese mbi Reformën Administrative Territoriale Viti 2014 shënoi lançimin e një prej reformave më të rëndësishme në vend, Reformës Administrative Territoriale.Në kuadër të lehtësimit të marrjes së inputit mbi ndarjen e re administrative, Partnerët Shqipëri organizoi 12 forume konsultuese me përfaqësues të organizatave lokale, bizneseve, universiteteve, shkollave profesionale, medias lokale, të rinj e qytetarë aktivë.Forumet u organizuan në katër qarqet e jugut të Shqipërisë përkatësisht në qytetet Fier, Sarandë, Lushnjë, Vlorë, Ballsh, Himarë, Berat, Kuçovë, Skrapar, Tepelenë, Gjirokastër dhe Përmet, ku morën pjesë 650 qytetarë.

Lehtësimi i inputit publik për Kuadrin e Ardhshëm të Partneritetit të Grupit të Bankës Botërore me ShqipërinëPartnerët Shqipëri lehtësoi një seri takimesh konsultuese rajonale të Grupit të Bankës Botërore me aktorë lokalë, me qëllim marrjen e propozimeve të tyre mbi fushat prioritare të zhvillimit të përshpejtuar të Shqipërisë.Këto takime janë pjesë e procesit të pregatitjes së Kuadrit të Ardhshëm të Partneritetit të Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë, për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e vendit. Kuadri i Partneritetit do të përcaktojë asistencën e Bankës Botërore për Shqipërinë për 4 - 5 vitet e ardhshme. Konsultimet u realizuan në Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Berat, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga shoqëria civile, biznesi, etj.

Ndërtimi i kapaciteteve lokale për Qeverisjen UrbanePartnerët Shqipëri, si një partner zbatues i Programit për Partneritetin Urban të Institutit të Bankës Botërore në Austri, u përfaqësua nga Ariola Agolli, Drejtore e Programeve në konferencën përmbyllëse të këtij programi në Vjenë. Si një prej praktikueseve të metodologjisë antikorrupsion, ajo ndau perspektivën e PSh për zbatimin e ndërhyrjeve të tilla në nivelin e qeverisjes vendore.

Këto aktivitete ishin pjesë e një serie prej 36 takimesh konsultuese me qytetarët në 12 qarqet e vendit, në kuadër të projektit për Mbështetjen e Reformës AdministrativeTerritoriale – STAR, mbështetur nga komuniteti i donatorëve ndërkombëtarë në Shqipëri (UNDP, USAID, Zyra e Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri, Ambasada Suedeze).

Z. Gjyzeli në fjalimin e tij nw Simpoziumin e Kryebashkiakëve – Lidershipi Tranformues në Evropën Juglindore, shkurt 2014, Vjenë.

Pjesë e panelistëve ishte edhe Z. Bardhyl Gjyzeli, Kryebashkiak i Kuçovës, i cili solli eksperiencën e tij në zbatimin e ndërhyrjeve diagnostikuese për trajtimin dhe parandalimin e korrupsionit në qeverisjen vendore. Bashkia e Kuçovës u asistua në këtë proces dhe në hartimin e Strategjisë e Planit të Veprimit Antikorrupsion nga Partnerët Shqipëri, në kuadër të iniciativës Qytete pa korrupsion-Qytete me të ardhme.

Qeverisja transparente dhe e përgjegjshme

Page 23: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

23

Matrica e Monitorimit mbi Mjedisin Mundësues për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Raporti për Shqipërinë 2014. Ky raport i dytë diskuton progresin e vendit sipas indikatorëve të përcaktuar në Matricë dhe ndryshimet e ndodhura gjatë vitit 2014.

Klikoni këtu për të shkarkuar raportin për Shqipërinë :http://www.partnersalbania.org/Raporti_matrices_monitorimit_Shqiperi_2014.pdf

Klikoni këtu për raportin rajonal:http://monitoringmatrix.net/

Botime të reja

Studimi Drejt një Turizmi Alternativ ofron hartën e produkteve dhe shërbimeve turistike me potencial të lartë për zhvillimin e turizmit në Qarkun e Korçës. Ai nxjerr në pah trendet e zhvillimit të bizneseve dhe ofron rekomandime për zhvillimin e qëndrueshëm e afatgjatë të turizmit alternativ në këtë zonë. Studimi u krye në kuadër të projektit “Drejt një turizmi alternativ””, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni ABC.

Shkarkoni Studimin këtu : http://www.partnersalbania.org/Drejt_nje_turizmi_alternativ_Towards_an_alternative_tourism.pdf

Eja në natyrë, përjeto aventurën ! është një broshurë që i bën jehonë bukurisë dhe atraksioneve turistike të rajonit të Pogradecit e Korçës në Shqipëri dhe Ohrit, Strugës, Vevçanit dhe Debarcës në Maqedoni. Broshura u prodhua në kuadër të projektit “Drejt një turizmi alternativ “, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni ABC.

Vizitoni këtë link për të shfletuar broshurën: http://www.partnersalbania.org/Broshure_rajonale_eja_ne_natyre_perjeto_aventuren.pdf

Dokumenti i Politikave për Prokurimin Social në Shqipëri paraqet një analizë të legjislacionit aktual në fuqi dhe praktikën e zbatimit të prokurimit publik, duke ofruar rekomandime në fushën e politikave për rregullimin e prokurimit social në Shqipëri.

Dokumenti gjithashtu ofron rekomandime që sigurojnë që kontraktimi social është jo vetëm i mundur, por mund të kthehet në një praktikë kryesore përsa i përket ofrimit dhe financimit të shërbimeve sociale në Shqipëri.

Shkarkoni dokumentin këtu: http://www.partnersalbania.org/dokument_politikash_prokurimi_social_ne_Shqiperi_2014.pdf

Korça dhe Pogradeci, 4 Stinët e një Turizmi Alternativ është një broshurë që pasqyron atraksionet turistike të rajonit të Korçës dhe Pogradecit, duke ofruar informacion mbi trashëgiminë kulturore, natyrore dhe kulinare, shërbimet e mikpritjes në zonë etj.Broshura u prodhua në kuadër të projektit “Drejt një turizmi alternativ “, mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Fondacioni ABC.

Vizitoni këtë link për të shfletuar broshurën: http://www.partnersalbania.org/Broshure_Promovimi_i_turizmit_alternativ_Qarku_Korce.pdf

Page 24: Raporti Vjetor 2014

24

Partnerët Shqipëri në fokusin e medias

Për një Shoqëri më të Zhvilluar është një gazetë tremujore që shpërndahet elektronikisht dhe është e aksesueshme në faqen e internetit të Partnerëve Shqipëri.

Raporti vjetor paraqet një përmbledhje të punës sonë, mbështetësve dhe përfituesve. http://issuu.com/partners-albania/docs/raport_vjetor_2013

Partnerët Shqipëri është e angazhuar për të ruajtur një standard të lartë të transparencës dhe dialogut me mbështetësit dhe përfituesit e saj. Këto janë kanalet kryesore që ne përdorim për të informuar mbi aktivitetet dhe për të pasqyruar impaktin e punës sonë.

Konkursi i Ideve të Gjelbërta në median e shkruar dhe elektronike Mbulimi mediatik i punës

së Partnerëve Shqipëri në zhvillimin e filantropisë

Proceset konsultuese shumë-palëshe të Partnerëve Shqipëri për Reformën Administrative Territoriale

Komunikimi

Page 25: Raporti Vjetor 2014

Raport Vjetor2014

25Financat

Page 26: Raporti Vjetor 2014
Page 27: Raporti Vjetor 2014
Page 28: Raporti Vjetor 2014

Rruga Sulejman Delvina, N.18, H.8, Ap. 12, Njësia Bashkiake 5, Kodi Postar 1022, Tiranë, Shqipëri, Kutia Postare (PO Box) 2418/1, Tel. 00355 4 2254881 Faks: 00355 4 [email protected]://www.partnersalbania.org

The Albanian Crowd

Vizitoni platformën online të OJF-ve dhe sipërmarrjeve sociale në Shqipëri