raporti perfundimtar pËr vlerËsimin e jashtËm pËr ... riakreditim mp... · fakulteti ekonomik,...

30

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 1 of 30

RAPORTI PERFUNDIMTAR

PËR

VLERËSIMIN E JASHTËM

PËR AKREDITIMIN PERIODIK

TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

MASTER PROFESIONAL në ADMINISTRIM

BIZNESI

OFRUAR NGA “UNIVERSITY OF NEW YORK TIRANA”

Grupi i vlerësimit të jashtëm

1. Prof. Asoc. Dr. Zana Koli _______________________

2 Dr. Petrit Dollani _______________________

Korrik, 2013

Page 2: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 2 of 30

Parathënie për Procesin e Vlerësimit të Jashtëm

I. PARIMET E PUNËS SË GVJ

Besimi

Vlerësimi i mbështetur në dokumenta të paraqitura nga GVJ, Institucioni etj.

Profesionalizmi, vërtetësia,

Objektiviteti, paanshmëria, transparenca e plotë dhe

Përfshirja e të gjithë aktorëve në të gjitha fazat e vlerësimit.

Objektivat kryesore të procesit të vlerësimit janë:

Të zbulojë fakte që bëjnë sa më të qartë gjendjen e një institucioni, apo programi

studimi në Arsimin e Lartë, në kohë reale dhe në kontekstin kombëtar e

ndërkombëtar

Të vlerësojë përmbushjen e rekomandimeve të dhëna nga GVJ në akreditimin e

parë;

Të bëjë publik informacionin, me qëllim që të gjithë partnerët dhe publiku i gjerë

(studentët, prindërit, stafet akademike dhe ndihmëse, partnerët e tjerë socialë,

ekonomikë e politikë) të informohen për cilësinë e IAL, programeve të studimit,

diplomave e shërbimeve që ato ofrojnë

Të japë një bazë të mjaftueshme të dhënash, rekomandimesh e konsideratash

profesionale, që do të shërbejnë si pikënisje për procesin e mëtejshëm të akreditimit.

Të shërbejë për kultivimin e kulturës së cilësisë në IAL e cila shihet në ndërtimin e

strukturave, praktikave dhe procedurave të brendshme të vlerësimit të cilësisë,

struktura të cilat kombinojnë eksperiencën e fituar gjatë vlerësimit të brendshëm

dhe të jashtëm.

II. ETAPAT E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Miratimi i kërkesës së IAL dhe përcaktimi i afateve kohore të Vlerësimit të

Jashtëm;

Ngritja e Grupit të Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) nga APAAL dhe miratimi i përbërjes

së tij në KA.

Njoftimi i IAL për përbërjen e GVJ dhe afatet kohore të Vlerësimit të Jashtëm;

Kontraktimi i anëtarëve të GVJ;

Trainimi i GVJ nga stafi i APAAL dhe njohja me Dosjen e Vetëvlerësimit;

Hartimi nga APAAL i programit të vizitës/ave në vend (axhenda) nga GVJ;

Njoftimi i titullarit të IAL për programin që do të ndjekë GVJ gjatë vizitave në këtë

institucion;

Kryerja e vizitave në institucion;

Hartimi i Draft raportit të vlerësimit të jashtëm;

Dorëzimi i Draft-Raportit të Vlerësimit të Jashtëm nga GVJ;

Dërgimimi i Draft-Raportit të GVJ në IAL;

Ardhja e vërejtjeve/Miratimit të IAL për draft RVJ;

Dorëzimi i Raportit përfundimtar të Vlerësimit të Jashtëm;

Page 3: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 3 of 30

III. PËRMBAJTJA E RAPORTIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

RVJ mund të përbëhet nga 12 Rubrika kryesore. Çdo rubrikë që kërkohet të analizohet mund të

përbëhet nga tre pjesë:

Pjesa përshkrimore

Tregues të matshëm (Të dhëna, shoqëruar me Anekset).

Vlerësimi sipas Standardeve

Në pjesën përshkrimore, GVJ sipas termave të referencës përshkruan aspektin përkatës të

vlerësimit. Në pjesën e treguesve të matshëm GVJ do të japë të dhëna sasiore, tabela etj, të cilat

vërtetojnë përfundimet e pjesës përshkrimore. Ndërsa në pjesën e vlerësimit cilësor sipas

standardeve, GVJ do të përgjigjet konkretisht për çdo kriter dhe për çdo standard, nëse plotësohet

apo jo.

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Master Profesional në Administrim Biznesi

në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Prof. Asoc. Dr. Zana Koli

2. Dr. Petrit Dollani

HYRJE

1. Të dhëna për programin e studimit MP në Administrim Biznesi në UNYT.

UNYT e nisi aktivitetin e tij zyrtar me liçensimin nëpërmjet VKM nr. 397, dt. 15/08/2002 dhe

zotëron statusin e Universitetit me VKM nr. 448, dt. 11/07/2012.

Programi Master Profesional në Administrim Biznesi e ka nisur aktivitein e tij bazuar në VKM nr.

397, dt. 15/08/2002 dhe është akredituar për here të parë me Urdhërin e MASH nr. 385, dt.

10/10/2006. Përmbajtja e programit të shqyrtuar është riformuluar gjatë vitit akademik 2006-2007,

në bashkëpunim me SUNY/ESC, bazuar edhe në gjetjet e rekomandimet e raportit të pare të

vetëvlerësimit dhe grupit të vlerësimit të jashtëm (akreditimit të pare).

2. Të dhëna për rekomandimet e GVJ në procesin e akreditimit të parë.

Në përfundim të akreditimit të parë të programit të shqyrtuar, GVJ formuloi rekomandimet e mëposhtme:

a) Analiza dhe vlerësimi i kurseve studimore, diplomave, kurrikulave dhe krediteve për shkencat e

Administrimit:

- të ofrohet mundësia e një kalimi sa më të butë në këtë sistem (kurikula amerikane,

mjedisi i biznesit shqiptar). Në këtë aspekt mund të shihet mundësia e ndonjë rishikimi të lëndëve të grupit të edukimit të përgjithshëm e që lidhet sidomos me lëndën e historisë

Amerikane.

Page 4: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 4 of 30

- duhet forcuar roli i këshilluesit personal që i ofrohet studentit nga ana e UNYT.

b) Stafi mesimdhënës dhe atë mbështetës:

- Lidhur me stafin mësimor të brendshëm, problem mbetet niveli i zëvendësimit të tij që

rezulton të jetë 20-30 përqind.

- duhet insistuar që rekrutimet e reja të bëhen vetëm nga rradhët e specialistëve me grada e tituj shkencor,

- të programohet, nxitet e kontrollohet puna për gjysmën e stafit aktual pa tituj e grada

që ta përfundojnë në afate sa më të shkurtra kohe mbrojtjen e doktoraturës,

- vëmendje më e madhe i duhet kushtuar angazhimit të stafit mësimdhënës në veprimtari

të mirëfilltë kërkimore.

c) Kërkimi shkencor:

- Duhet të programohet dhe kontrollohet angazhimi i stafit akademik në vëprimtari të

ndryshme shkencore që të mos i lihet vetëm iniciativës dhe përkushtimit individual të

secilit,

- mbetet akoma për të bërë më shumë në të ardhmen në angazhimin e studentëve në tema

kërkimore të mëdha, së bashku me pedagogët,

- mbetet detyrë për të ardhmen që të: institucionalizohet, koordinohet, programohet dhe kontrollohet më mirë veprimtaria kërkimore shkencore.

d) Infrastruktura, mjediset, fasilitetet:

- laboratoret e kompjuterave mund të konsiderohen disi të kufizuar për momentin, kur i takojnë mesatarisht 20 studentë për një kompjuter dhe të pamjaftueshme për të

ardhmen, kur pritet që të rritet numri i studentëve të universitetit,

- hapësira disi e ngushtë e bibliotekës mund të shkaktojë problem në një të ardhme, si me rritjen e numrit të studentëve, ashtu edhe të publikut që mund të frekuentojë

bibliotekën.

e) Bashkëpunimi me të tjerë:

- marrdhëniet dhe lidhjet me Universitetin e Tiranës dhe universitetet e tjera brenda vendit janë ende të dobëta dhe jo të institucionalizuara.

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Pjesa përshkrimore

Programi Master Profesional në Administrim Biznesi në UNYT ka për qëllim t’i pajisë studentët me

njohuri, aftësi, inteligjencë profesionale dhe eksperiencë, që do t’i ndihmojë ata të hyjnë me sukses

në botën e profesioneve që përdorin aftësi të kultivuara në këtë program, si dhe për të vazhduar

studimet në cikle dhe nivele më të avancuara. Programi u siguron studentëve mundësinë të bëhen

pjesë një procesi që kombinon teorinë me praktikën e administrimit të biznesit, brenda dhe jashtë

vendit. Programi i studimit synon që studentët të përvetësojnë dhe përdorin gjatë studimeve e

praktikave mësimore, një qëndrim analitik dhe sintetik në raport me realitetin e biznesit.

Objektivat e programit të studimit:

1. Studenti të kuptojë procesin e analizimit, racionalizimit dhe pasqyrimit të teorive të

administrimit të biznesit.

2. Studenti të bëhet kopetent në aplikimin dhe interpretimin e strategjive të biznesit lokal dhe

ndërkombëtar dhe të hartojë e implementojë plane biznesi.

3. Studenti të bëhet i aftë në diskutime teorike dhe aplikime praktike në fushën e administrimit

të biznesit.

Page 5: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 5 of 30

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Konstatojmë se programi i shyqrtuar i studimit: - është hartuar në përputhje me misionin dhe

qëllimin e institucionit; - ka mbajtur parasysh, gjatë hartimit, nevojat e tregut të punës në Shqipëri (studimi më i fundit është kryer në maj 2013) - është hartuar në përputhje me stadin e zhvillimit aktual ekonomik të vendit, duke i paraprirë gjithashtu zhvilimeve të ardhshme; - reflekton vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Konstatojmë se programi i shyqrtuar i studimit është në përputhje me strategjinë e zhvillimit të institucionit; si me atë të kaluarën, ashtu edhe atë aktuale (2012-2017).

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi;

Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Konstatojmë se: - përmbajtja e programit të shyqrtuar të studimit është në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi,

- emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe përkon me nivelin 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimit.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të

rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Konstatojmë se: - UNYT ka aktualisht një plan strategjik, për periudhën 2012-2017, në të cilin bazohet zhvillimi dhe përmirësimi i programeve të studimeve. - UNYT ka një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit. Në zbatim të këtij plani, hartohen raporte në përfundim të semestrave, si dhe raporte vjetore.

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet I.1, I.2, I.3, I.11 janë të plotësuara në të gjitha kriteret e tyre përbërëse.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Pjesa përshkrimore

UNYT ka ndërtuar një strukturë të përshtatshme hierarkike, në përputhje me kërkesat ligjore.

Struktura qeverisëse e UNYT përbëhet nga Bordi i Aksionerëve, Senati, Këshillat e Fakulteteve

dhe Këshilli i Profesorëve. Funksionarët e këtyre stukturave janë Presidenti, zv. Presidenti,

Rektori, zv. Rektori, Kryetari i Këshillit të Profesorëve, Dekanët e Fakulteteve, Shefat e

Departamenteve dhe drejtuesit e programeve të studimeve, menaxherja e përgjithshme;

përgjegjësit për arkivin, rregjistrin, bibliotekën, financën, si dhe koordinatorët e sistemit të

brendshëm të sigurimit të cilësisë. UNYT përbëhet nga dy fakultete dhe një institucion

1 GVB duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

Page 6: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 6 of 30

kërkimor-shkencor. Secili fakultet ka dy departamente dhe një qendër kërkimore-shkencore.

Tre departamente kanë nga dy njësi / seksione mësimore. Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për

programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin e Administrim Biznesit,

Departamentin e Ekonomiksit & Financës, si dhe Qendrën e Parashikimeve Ekonomike. Në

veçanti, Departamenti i Administrim Biznesit ka në përbërje Katedrën e Biznesit dhe Katedrën e

Anglishtes.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit

Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi,

për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Konstatojmë se UNYT është riorganizuar, bazuar në Urdhrin e MASH nr. 53, dt. 06.02.2013 dhe Vendimin e Këshillit të Akreditimit nr. 419, dt. 11.01.2013. - Riorganizimi është në përputhje me misionin institucionit. - UNYT ka dy fakultete, Fakulteti i Ekonomisë dhe Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale. - Secili fakultet i UNYT përbëhet nga tre njësi bazë me mision dhe objektiva të përcaktuara. - Secili departament ka të paktën 7 pedagogë efektivë

si personel akademik, nga të cilët të paktën 3 janë me gradën shkencore “Doktor”.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për

realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme lidhur me përgjegjësitë dhe detyrat e tyre për ralizimin e programit, - njësia bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm për realizimin e programit dhe në vlerësimin e tij, bazuar

në procedurat e miratuara nga UNYT.

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet II.2 dhe II.3 janë të plotësuara në të gjitha kriteret e tyre.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pjesa përshkrimore

UNYT perbëhet nga dy fakultete dhe një institut kërkimor-shkencor. Secili fakultet ka

dy departamente (katedra) dhe një qendër kërkimore-shkencore. Tre departamentet

(katedrat) kanë nga dy njësi / seksione mësimore. Stafi akademik efektiv dhe me

kontratë i këtyre njësive është i mjaftueshëm dhe secili departament (katedër) ka së

minimalisht 3 anëtarë efektivë me gradën shkencore “Doktor” dhe maksimalisht 6 të

tillë. Programi Master Profesional në Administrim Biznesi drejtohet nga Dr. Përparim

Page 7: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 7 of 30

Dervishi, i cili kryen njëkohësisht edhe detyrën e Shefit të Departamentit të

Administrim Biznesit.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Vlerësimi i Strukturës didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit

Vlerësimi i numrit të Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me

Kontratë (PAK), titujt/gradat, (Vlerësohen të dhënat Tabelore, të paqyruara në RVB)

Tabela 1

1. Fakulteti i Ekonomise Departamenti i Administrimit te Biznesit

Personeli

Akademik Efektiv

(Emër Mbiemër)

Detyra

në Dep.

Titulli

/Grada

Personeli Akademik

me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni ku

punon full time

1 Antonela

Pero Lektor MA 1 Alma Bici

Dr.

Kandidat

Agna Group

2 Elona Garo Lektor Dr.

Kandidat 2

Andreas

Kakouris Dr.

3 Enkleva

Prifti Lektor MA 3

Andreas

Antonopoulos Dr.

4 Nick Frydas Lektor Dr. 4 Antonis Zairis Dr.

5 Macit Koc Lektor Dr.

Kandidat 5

Dimitris

Andreou Dr.

New York

College, Athine

6 Paul

Seefeldt Lektor MA 6 Emily Hill MA

7 Perparim

Dervishi

Shef

Dep.. Dr. 7 Florensa Haxhi

Dr.

Kandidat

Koordinator ne

Keshillin e

Ministrave,

Shqiperi

8 Peter Brown

Shef i

katedre se

Anglishte

s

Dr. 8 George Samatis MBA

Universiteti i

Biznesit dhe Ekonomise,

Athine

9 9 Ilir Ciko MBA, MPA Vete-punesuar

10 Paul Murschetz Dr.

11 Procopios

Papagkikas

Dr.

Kandidat Vete-punesuar

12 William Pattison Dr.

Kandidat

University of

New York,

Prage

2. Fakulteti i Ekonomise Departamenti i Ekonomiksit dhe Finances

Personeli

Akademik

Efektiv

(Emër

Mbiemër)

Detyra në

Dep.

Titulli

/Grada

Personeli Akademik

me Kontratë

(Emër Mbiemër)

Titulli

/Grada

Institucioni

ku punon full

time

Page 8: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 8 of 30

1 Agim

Kukeli

Dekan i

Fakultetit Prof. 1 Arben Zibri

Dr.

Kandidat

Alpha Bank

2 Alda Thomaj

Lektor MA 2 Arjana Cela Dr.

3 Alqi

Bllako Lektor MBA 3 Claude Varley IHEC

Varley & C°

4 Evis

Kopliku Lektor MA 4 James Falter Dr.

5 Juna

Miluka Shef Dep. Dr. 5 Ledia Cirko CFI, MA

IFC/ Banka

Boterore

6 Nazik Roufaiel

Lektor Prof. / Dr. 6 Magdy Roufaiel Dr.

7 Brikena

Kazazi Lektor

Dr.

Kandidat

7 Mahendra

Rawat MS

Roufaiel

Associates

Int'l, Inc.

8 Ilir Binaj Lektor

MBA, MPA,

Dr. Kandidat

8 Orfea Dhuci Prof.

Alpha Bank,

Shqiperi

9 Phaedon

Kydoniatis

Dr.

Kandidat

10 Ioannis

Kougionas Dr.

NBG Bank,

Shqiperi

Tabela 2

Fakulteti

1. Departamenti i Administrimit te Biznesit

Numri i

PAE

Numri i PAK Numri i PA në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Ekonomik 8 3 12 5 20 8

Fakulteti

2. Departamenti i Ekonomiksit dhe Finances

Numri i

PAE

Numri i PAK Numri i PA në Total

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Gj Tituj/

Grada

Ekonomik 8 3 10 5 18 8

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit

(Vlerësohen të dhënat Tabelore, të paqyruara në RVB)

- Në RVB nuk është specifikuar egzistenca e Këshillit Shkencor të Programit të studimit.

- Programi Master Profesional në Administrim Biznesi drejtohet nga Dr. Përparim Dervishi,

i cili kryen njëkohësisht edhe detyrën e Shefit të Departamentit të Administrim Biznesit.

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Vlerësohen të dhënat Tabelore, të

paqyruara në RVB)

Tabela 3

Titulli

Dep. Administrim Biznesi Dep. Ekonomiks Finance

PAE PAK Raporti

PAE/PAK

PAE PAK Raporti

PAE/PAK Profesorë 2 1 200%

Profesorë të As.

Page 9: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 9 of 30

Doktorë 3 5 60% 1 4 25%

Docentë

Pedagogë (pa tituj) Doktorante

2 4 50% 2 2 100%

Asistentë me Ma 3 3 100% 3 2 100%

Asistentë pa Ma 1

Personeli Administrativ

Të dhënat sipas gjinisë

Tabela 4

Personeli Akademik

Departamenti i Adm. Biznesit Departamenti Ekonomiks &

Finance

Femra Meshkuj F/M % Femra Meshkuj F/M %

PAE PAK PAE PAK PAEF/PAEM PAE PAK PAE PAK PAEF/PAEM

Profesore 1 1 1 100%

As.Prof

Doktore (PhD) & PhD cand. 1 2 4 6 25% 2 2 1 5 100%

Msc 2 1 1 2 200% 2 1 1 2 100%

Asistentë 1

Personeli Administrativ dhe

ndihmës

Të dhëna sipas moshës së personelit

Tabela 5

Personeli akademik (Fakult. Ekon.1, Fakult. Jur, Shk.H. 2,)

Mosha

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK

Profesore 1 1 2 1 1 1

As.Prof

Doktore (PhD) & PhD cand. 4 13 6 15 3 10 2 4 4

Msc 7 7 4 6 1 1 1

Asistentë

Personeli Administrativ dhe

ndihmës

Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat

Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ

angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen

në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Konstatojmë se: Personeli akademik dhe ai ndihmës pranë UNYT, janë të angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar realizmin e objektivave të këtij programi Aktivitetet e mesimdhënies, të kërkimit shkencor dhe

ato mbështetëse prej stafit akademik dhe atij administrativ janë në vijushmërinë e zbatimit të strategjisë që ka hartuar UNYT.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të

zhvillimit të institucionit.

Page 10: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 10 of 30

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Konstatojmë se: - Çdo titullar lënde, ka të drejtën dhe detyrimin që të ndërtojë programin e çdo lënde të planit mësimor. - Shpërndarja e ngarkesës mësimore rezulton në përputhje me aktet ligjore, rekrutimi i stafit kryhet në bazë të konkurimit, me transparencën e duhur.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në

programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të

angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Konstatojmë se: - UNYT ndjek procedura ligjore për rekrutimin, që konsistojnë në shpalljen publike të vendeve vakante dhe procedura transparente të testimit, intervistimit dhe përzgjedhjes përfundimtare. Kontrata e punësimit e lidhur me çdo pedagog përmban të

drejtat dhe detyrimet e punësimit. - Në programin e shqyrtuar, personeli akademik me

kohë të plotë përbën 50% të stafit të angazhuar për mbulimin e këtij programi. - UNYT, është e përfshirë në ndjekjen e procedurave ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. - UNYT, disponon një bazë të dhënash mbi raportet e rekrutimit të stafeve.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon

nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete;

Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm

për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Konstatojme se: - Përgjegjësi i programit të shqyrtuar ka gradën shkencore “Doktor”. - Kriteri 2 nuk është relevant për programin e shqyrtuar. - Titullari i lëndës në programin e shqyrtuar ka të paktën gradën shkencore “Doktor”, me përjashtim të disa lëndëve (rreth 21% e totalit) ku titullarët kanë diplomën “Master”, por kanë një eksperiencë të gjatë (mbi 5-vjeçare) profesionale në fushat që lidhen me këto lëndë. - Rektori, dekani, zv/dekani, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i programit në UNYT janë të punësuar me kohë të plotë. - UNYT ka siguruar personel të mjaftueshëm për të udhëhequr dhe mbikqyrur praktikat profesionale të

studentëve.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i

Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Konstaojmë se: Studentët kanë një udhëheqës për punën kërkimore

dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve. Udhëheqësi i mikrotezës ka të paktën gradën shkencore “Doktor”. Udhëheqësi nuk mbikqyr më shumë se 5 studentë.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është

në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është

Page 11: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 11 of 30

parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Konstatojmë se: - Në UNYT, fusha studimore e specializmit të udhëheqësit është në përputhje me fushën studimore të programit të shqyrtuar. - Udhëheqësit janë kryeshit pedagogë me përvojë në programin master dhe kanë aftësi teorike dhë kërkimore, në përputhje me fushën ku parashikohet të hartohet teza.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe

administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave

të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Konstatojmë se: - Stafi i UNYT është i angazhuar optimalisht për

zhvilimin e seancave laboratorike (kompjuterike).

- UNYT përdor në mënyrë optimale burimet njerëzore

si dhe ato financiare e materiale.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet

ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Konstatojmë se: - Mësimdhënia e normuar vjetore, sipas kërkesave të

ligjit për arsimin e lartë, organizohet me jo më pak

se 6 orë mësimi në auditor për çdo javë mësimore të

vitit akademik.

- Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli i

UNYT në programin e shqyrtuar të studimit

vlerësohet me orë mësimore.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret

dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Konstatojmë se: - UNYT disponon një bazë të dhënash të plotë dhe që azhornohet vazhdimisht në lidhje me stafin akademik të përfshirë në programin e shqyrtuar. - UNYT disponon për çdo semestër listën e stafit akademik dhe mbështetës, që angazhohet në këtë program. - UNYT ka të përcaktuara kriteret për rekrutimin e

stafit, ato publikohen në mediat e shkruara dhe në faqen e internetit të institucionit.

Konkluzione të GVJ: 1. Plotësimi i Rekomandimeve të GVJ në akreditimin e parë (nëse ka):

Krahasuar me rekomandimet e formuluara nga GVJ në akreditimin e parë, vlerësojmë se:

- është stabilizuar përbërja e stafit akademik

- rekrutimet e reja janë kryer nga rradhët e specialistëve të fushës, me grada e tituj shkencorë,

- është programuar, zbatohet dhe kontrollohet puna për pjesëtarët e stafit pa tituj e grada,

- është shtuar vëmendja për angazhimin e stafit mësimdhënës në veprimtari kërkimore.

2. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet II.1, II.2, III.1, III.2, III.5, III.6, III.7, III.8 dhe III.9 janë të plotësuara në të

gjitha kriteret e tyre përbërëse.

Page 12: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 12 of 30

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Pjesa përshkrimore

UNYT është i vendosur në një territor prej 3.100 m2, i përbërë nga 3 godina me sipërfaqe totale prej 590 m2,

parking me sipërfaqe 1.410 m2 dhe mjedis të gjelbëruar prej 1.100 m2. Në godinën 1 ndodhen administrata,

biblioteka dhe dhomat e studimit. Në godinën 2 ndodhen kryesisht mjedise për mësimdhënie (klasa dhe

auditore), një sallë konferencash, librari dhe një mjedis bar-kafe. Godina 3 përbëhet nga zyrat e personelit

akademik me kohë të plotë, si dhe një laborator kompjuterash. Mësimi zhvillohet me 3 turne katër-orëshe gjatë

javës (09:00 – 21:00), ndërsa në fundjavë nga ora 9:00 deri në 17:00.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Mjediset për Programin e studimit

Salla për leksione

Klasa për seminare

Salla për aktivitete promovuese

Salla për praktikë lëndore/ profesionale

Laboratorë për lëndët

Laboratorë informatike

Salla interneti

Salla për bibliotekë

Mjedis për fotokopjime, librari etj

Zyrë informacioni për studentët

Nyje hidrosanitare Tabela 6

Mjediset për Fakultetin Ekonomik dhe

Fakultetin e Ligjit, Arteve & Shkencave, Sasia Sipërfaqja

Salla për leksione 11 1030m2

Klasa për seminare 11* 1030m2

Salla për aktivitete promovuese 2 200m2

Laboratorë informatike 3 130m2

Salla interneti 3** 130m2

Salla për bibliotekë 2 256m2

Mjedis për fotokopjime, librari etj 2 21m2

Zyrë informacioni për studentët 3 27m2

Korridore/holle 10 400m2

Nyje hidrosanitare për studentët 15 40m2

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 3 10m2

*) Të njëjtat salla përdoren për leksione dhe seminare

**) Të njëjtat salla përdoren si laboratorë kompjuterikë dhe interneti

Mjediset për stafin:

Mjedise për Dekanin/ kancelarin

Zyra për sekretarinë mësimore

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore

Zyra për personelin akademik Tabela 7

Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja

Zyrë për Dekanin/zv dekanin 2 67 m2

Zyrë për kancelarin 1 15 m2

Zyra për sekretarinë mësimore 4 48 m2

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 1 25 m2

Zyra për personelin akademik 10 229 m2

Zyrë për financën 1 10 m2

Salla për mbledhje 2 150 m2

Mjedis për stafin e shërbimit 3 223 m2

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 25 m2

Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fastfood/ restorant

1 83 m2

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Page 13: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 13 of 30

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që

ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të

mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Konstatojmë se: - UNYT ka një vendodhje të përhershme. Ambientet ku zhvillohen aktivitetet mësimore dhe admnistrative, përbëhen nga tre godina me hapësira të mjaftueshme dhe të pajisura me mjete didaktike bashkëkohore.. - Ambientet janë në dispozicion të UNYT për një periudhë mbi 6 vjet. - UNYT siguron menaxhim efikas të zhvillimit të programit të shqyrtuar në të tre godinat e përdorura. Këtë e lehtëson edhe fakti që ato ndodhen shumë pranë

njëra-tjetrës.

- Kriteri 4 nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Konstatojmë se: - UNYT siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të përshtatshme, për lëndët e programit të shqyrtuar. - Biblioteka e UNYT ka literaturën e nevojshme, në mbështetje të studentit dhe të kërkesave të programit të studimit. - Në këtë biblioteke ka botime periodike, si dhe akses në biblioteka multimediale (elektronike), nga ku mund të përditësohet fondi me libra dhe revista shkencore. - UNYT, në buxhetin e saj, ka parashikuar fonde për blerjen e literaturës së specializuar në fushën e kërkimit shkencor, duke akorduar në total rreth 20.000 Eur në vit pasurimin e bibliotekës me botimet dhe publikimet më të fundit të fushëse. - Biblioteka e UNYT është në dispozicion të studentëve në përputhje me orarin e studimit, ndërsa gjatë sezonit të provimeve qëndron e hapur për 24 orë.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe

mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me

qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Konstatojmë se: - UNYT ka ambiente të mjaftueshme për zhvillimin e

procesit mësimor dhe të pajisura në mënyrë

bashkëkohore për realizimin e programit të studimeve.

- Sallat janë ergonomike me kushte komode,

videoprojektor, kompjuter mundësi shfrytëzim interneti

si dhe ndriçim, ajrim, e ngrohje/ftohje, për zhvillimin

normal të procesit mësimor.

- UNYT disponon tre laboratorë informatike, të pajisur

me hardware dhe software bashkëkohorë, në funksion të

programit të shqyrtuar.

- UNYT, në lidhje me programin e shqyrtuar, garanton zhvillimin e praktikave laboratorike (informatike) në të tre laboratorët e tij.

Page 14: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 14 of 30

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i Rekomandimeve të GVJ në akreditimin e parë (nëse ka):

Krahasuar me rekomandimet e formuluara nga GVJ në akreditimin e parë, vlerësojmë se:

- është trefishuar kapaciteti i laboratorëve kompjuterikë, si dhe

- është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e bibliotekës.

2. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet II. 5, V.1 dhe V.2 janë të plotësuar në të gjitha kriteret e tyre.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Pjesa përshkrimore

UNYT kryen auditim të përvitshëm, të jashtëm dhe të brendshëm. Auditimi i brendshëm

kryhet nga nje komision i caktuar nga Bordi i Aksionereve të UNYT, ndërsa auditimi i jashtëm

kryhet nga një shoqëri e pavarur auditimi e cila ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri prej disa

vitesh.

Auditimi i brendshëm synon të garantojë:

- Efikasitet dhe efiçencë operacionale,

- Besueshmëri të raporteve financiare dhe menaxheriale,

- Pajtueshmërinë me politikat dhe rregulloret në fuqi.

Auditimi i jashtem konsiston në:

- Verifikimin e transaksioneve të kryera nga departamenti i financës dhe nëse ato janë në përputhje me rregulloret dhe politikat e brendshme të UNYT, si dhe verifikon

përputhshmërinë me legjislacioni tatimor në fuqi, në Republikën e Shqipërisë.

- Shqyrtimin mujor të kontabilitetit dhe dokumentacionit tatimor për të identifikuar dhe

pasqyruar detyrimet tatimore te UNYT.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):

Grantet për kërkim

Konsulencat, shërbimet

Tarifat për dhe gjatë shkollimit

Sponsorizimet

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)

Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në përqindje)

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Tabela 8

Te ardhura nga: Viti 2008 Viti 2009 Viti 2010 Viti 2011 Viti 2012

Fonde publike:

Pushteti qendror

Pushteti vendor

Gjithesej

Fonde jopublike:

Grantet per kerkim dhe kontratat 2.50% 0.61% 0.66%

Konsulencat, sherbimet

Tarifat per dhe gjate shkollimit 100% 99.34% 97.01% 98.95% 98.92%

Sponsorizimet

Sherbimet trajnuese (kualifikimi i vazhdueshem)

Donacionet, aktivitetet siguruese,

Page 15: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 15 of 30

fondacione, etj.

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, rezidencat, etj.) 0.0066 0.0049 0.0044 0.0042

Gjithesej 100% 100% 100% 100% 100%

SHUMA 100% 100% 100% 100% 100%

Analiza e kostove që kryhet nga UNYT përmban:

- Analizën e kostos operative, ku përfshihen: kostot e mësimdhënies, udhëtimet dhe

akomodimi i stafit akademik që vijnë nga jashte vendit, tarifat që u paguhen universiteteve

partnere (State University of New York/Empire State College), pagat e stafit mbështetës administrativ, si dhe kosto të tjera fikse operacionale (qera, energji/telefon/internet etj.) të

cilat janë të lidhura me këto programe;

- Analizën e kostove të blerjes së aseteve të nevojshme për funksionimin e aktivitetit të UNYT;

- Analizën e kostove për blerje të licensave të programeve software, licensave të bibliotekave elektronike, etj.

Analiza e kostove të programeve të studimit shoqërohet edhe me të ardhurat që gjenerohen nga çdo

program. Një analizë humbje / fitim kryhet për programet Master në përgjithësi dhe për çdo

program në veçanti. Bazuar në këto analiza, formulohen modifikimet e nevojshme të komponentëve

të caktuar të kostos për vitin e mëpasshëm akademik.

Në vitin akademik 2011-2012, situata e kostove për student, sipas programeve të studimit, paraqitet

si më poshtë, së bashku me tarifat e shkollimit të publikuara:

Tabela 8

Nr. Program

Kosto vjetore/student ne

euro

Tarifa vjetore/student ne

euro

1 Programet Master Profesional 4385 Deri në 5550

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të

brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të

ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Konstatojmë se: - UNYT përgatit dokumentet financiare, të përshfira në raportin e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm.

- Grantet e përfituara nga jashtë ndodhen gjithashtu të përfshira në raportet e auditimit. - Raporti i auditimit të brendshëm, në veçanti, analizon efiçencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studimit, në funksion të përmirësimit të këtij treguesi.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të

studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Konstatojmë se: - UNYT përgatit një analizë të detajuar të kostove operative dhe atyre fikse, në funksion të programit të shqyrtuar. - UNYT dëshmon se ka qëndrueshmëri financiare, gjatë një periudhe kohore mbi 10-vjeçare, si dhe disponon kapacitete financiare të

mjaftueshme për funksionimin normal të aktivitetit në vitet në vijim.

Page 16: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 16 of 30

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet II.9 dhe VI.1 plotësohen në të gjitha kriteret e tyre.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Pjesa përshkrimore

NJSBC në UNYT përbëhet nga dy koordinatorë, me synim shmangien e konflikteve të interesit gjatë zhvillimit të proçeseve të kontrollit dhe garantimit të cilësisë. Departamentet

marrin pjesë aktivisht në kontrollin e cilësisë, nëpërmjet administrimit të formave të vlerësimit, përfshirë peer evaluation, nga ana e kolegëve, që konsistojnë në pjesëmarrjen nga shefi apo

kolegë të departamentit, në mënyrë të paparalajmëruar në seancat mësimore dhe përgatisin një

vlerësim për cilësinë e mësimdhënies. Kjo menyre vleresimi është me e shpeshte për stafin

akademik me moshë apo vjetërsi pune më të vogël pranë UNYT. Edhe universiteti partner (SUNY/ESC) merr pjesë në veprimtarinë e sigurimit të cilësisë. Vlerësimi i cilësisë së

mësimdhënies përmes anketimeve të studenteve, kryhet në perfundim të çdo semestri, në të

gjitha lëndet dhe për të gjithë studentët pa përjashtim. Për secilën prej lëndeve, rezultatet e

anketimeve (të cilat kalojnë në raste të caktuara edhe përmes universitetit partner) i dërgohen

me e-mail titullarëve të lëndëve. Në raste problematike, diskutohet rezultati me shefin e

departamentit. Disa nga raportet që hartohen në kuadër të sigurimit të cilësisë, janë Raporti i Monitorimit të Programit, Raporti për transparencën dhe krahasueshmërinë e vlerësimit të

studentëve, Raporti vjetor për ecurine akademike, llogaritja e indeksit të performancës për

personelin akademik bazuar ne anketimin e studentëve, etj. Raportet që përgatisin

koordinatoret diskutohen në strukturat e UNYT dhe udhëzojnë planet për zhvillimin e

personelit akademik.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Vlerësohen të dhënat Tabelore, të paqyruara në RVB)

Tabela 9

Anëtarët e

NJSBC Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në

këtë detyrë

1 Rudina Xholi Përgjegjëse koordinatore 8 vjet.

2 Nertila Paskali Koordinatore 6 vjet.

3 Përfaqësues i

Qeverisë

Studentore

Anëtar 1 vit

4 Përfaqësues i

Qeverisë

Studentore

Anëtar 1 vit

Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si:

o Sa anketime kanë bërë me studentët

o Sa studentë janë anketuar

o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë

o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm

o Etj

Kontrolli i brendshëm i cilësisë

Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti

Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre

Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike

Page 17: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 17 of 30

Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe

vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të

studimeve; b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies,

kurrikulës, të të mësuarit; c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë

individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

Konstatojmë se: UNYT ka parashikuar në politikën e vlerësimit

metodologjitë dhe ka ndërtuar instrumente për vlerësimin

e ecurisë së vazhdueshme të programeve të studimit.

UNYT e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që

kryen për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë.

Disa prej mekanizmave të monitorimit të cilësisë në

programin e shqyrtuar janë:

Monitorim i përvitshëm;

Raport i përmbledhur vlerësimi në përfundim të

çdo viti;

Vlerësim nga studentët për çdo lëndë;

Feedback nga pedagogët;

Formularë vlerësimi;

Rezultatet e studentëve në provime;

Vëzhgime gjatë realizimit të projektit të menaxhimit.

Vlerësimi i këtij programi të studimit është pjesë e bazës

së të dhënave të UNYT, si dhe pjesë përbërëse e

vetëvlerësimit që institucioni kryen për ecurinë e

veprimtarisë mësimore dhe shkencore të tij për çdo vit

akademik.

Bazuar në informacionin e marrë nga takimi me NJSBC,

si dhe takimet me pedagogë të këtij programi, për kryerjen

e vlerësimit përdoren metoda të tërthorta, si në vijim:

a. Pyetësorë me studentët e programit të studimit në fund të çdo semestri për cilësinë e pedagogëve, për zhvillimin e lëndës dhe për ecurinë e programit të studimit;

b. Intervista; c. Diskutime nëpërmjet pjesëmarrësve të Qeverisë

Studentore në Senatin Akademik.

Metodat e drejtpërdrejta të përdorura, janë renditur në vijim:

a. Vlerësimi për pjesëmarrjen dhe aktivizimin në leksione dhe seminare;

b. Dëgjime në auditor. c. Vlerësimi për detyrë dhe/ose temën e kursit; d. Vlerësimi për provimet e pjesshme; e. Vlerësimi për provimin përfundimtar; f. Vlerësimi me pikë dhe notë;

Vëzhgimi gjatë realizimit të projektit të menaxhimit dhe mbrojtja e tij.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv,

sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Konstatojmë se: UNYT gjeneron informacion të brendshëm në lidhje me sigurimin e cilësisë, por sugjerojmë që ky informacion të jetë më transparent, dhe të publikohet në formën e broshurave, buletineve apo prezantimeve video në faqen e internetit të institucionit, pasi aktualisht këto forma nuk përdoren.

Page 18: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 18 of 30

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të

studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Konstatojmë se: UNYT ka si pjesë integrale të strategjisë së saj përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, dhe për këtë arsye mbi baza vjetore bëhet vlerësimi i ecurisë së programeve, nëpërmjet shqyrtimit të anketimeve prej studentëve, sugjerimeve prej pedagogëve të përfshirë në këtë program etj., si dhe hartohen politikat përmirësuese.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të

studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e

duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Konstatojmë se: - UNYT është akredituar institucionalisht dhe në nivel programesh të veçanta, që në vitin 2006. - UNYT është duke përdorur një sërë instrumentash, për sigurimin e cilësisë, e cila është pjesë integrale e

strategjisë që ky institucion ka hartuar dhe po zbaton. - UNYT ka hartuar një politikë të përshtatshme dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tij. - UNYT përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programit të shqyrtuar. Këtij qëllimi i shërbejnë proceset e vlerësimit të brendshëm periodik, analiza e rezultateve të çdo semestri dhe viti akademik, analiza e pyetsorëve të studentëve etj. - UNYT synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programin e shqyrtuar, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to. Ky ndërgjegjësim, veç të tjerash, synon të zhvillojë mendimin konstruktiv kritik të studentëve për programin, që ata

ndjekin, apo kanë përfunduar, duke synuar dhënien e sugjerimeve prej tyre për përmirësimin e vazhdueshëm. - UNYT ka hartuar dhe po zbaton një strategji, si dhe politika e procedura të detajuara, për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë.

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet I. 10, II.7 dhe VIII.1 plotësohen në të gjitha kriteret e tyre. Ndërsa

standarti I.13 plotësohet për kriterin 1, por nuk plotësohet për kriterin 2, pasi mungojnë

publikmet që përmbajnë informacione lidhur me vlerësimin e brendshëm të cilësisë.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE 7. Programi i studimit, organizimi i tij

Pjesa përshkrimore

Programi Master Profesional në Administrim Biznesi në UNYT ka për qëllim t’i pajisë

studentët me njohuri, aftësi, inteligjencë profesionale dhe eksperiencë, që do t’i ndihmojë ata

të hyjnë me sukses në botën e profesioneve që përdorin aftësi të kultivuara në këtë program,

si dhe për të vazhduar studimet në cikle dhe nivele më të avancuara. Programi u siguron

studentëve mundësinë të bëhen pjesë një procesi që kombinon teorinë me praktikën e

administrimit të biznesit, brenda dhe jashtë vendit. Programi i studimit synon që studentët

të përvetësojnë dhe përdorin gjatë studimeve e praktikave mësimore, një qëndrim analitik

dhe sintetik në raport me realitetin e biznesit.

Objektivat e programit të studimit:

1. Studenti të kuptojë procesin e analizimit, racionalizimit dhe pasqyrimit të teorive të

administrimit të biznesit.

2. Studenti të bëhet kopetent në aplikimin dhe interpretimin e strategjive të biznesit lokal

dhe ndërkombëtar dhe të hartojë e implementojë plane biznesi.

Page 19: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 19 of 30

Studenti të bëhet i aftë në diskutime teorike dhe aplikime praktike në fushën e administrimit të biznesit.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)

1 vit akademik ka 35 javë mësimore në auditor (përfshirë dhe semestrin veror)

1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

Në planet mësimore jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë

1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit (1 kredit në sistemin amerikan = 15 orë leksioni dhe

seminari)

1 orë mësimore = 60 minuta

Programi i shqyrtuar ndjek përkufizimet dhe specifikimet e sistemit amerikan të vlerësimit të

ngarkesës, ku leksionet, seminaret, laboratoret dhe praktikat janë të ndërthurura.

Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Vlerësohen të dhënat

Tabelore, të paqyruara në RVB)

Tabela 9

Lënda /Moduli Pedagogu/Pedagogët përgjegjës

Titulli/grada kualifikimi

Departamenti Statusi PAE apo

PAK

1. Composition I Dr. P. Brown Dr. BA PAE

2. College Algebra Dr. N. Gjini Prof. CS PAE

3. Computer

Application

Dr. M. Biba Assoc. Prof. CS PAE

4. World History &

Civilizations II

Dr. K. Giakoumis Assoc. Prof. HSS PAE

5. Other World

Civilisations

Dr. K. Giakoumis Assoc. Prof. HSS PAE

6. Composition II A. Pero MA BA PAE

7. Statistic I Dr. Smokthina, Dr. Gjebrea

Dr. CS PAE

8. US History II Dr. A. Herlich Dr. HSS PAE

9. Intro to Sociology or

Anthropology or

Psychology

Dr. E. Cenko Dr. HSS PAE

10. Art History II Dr. K. Giakoumis Assoc. Prof. HSS PAE

11. Principles of

Management

Dr. P. Dervishi Dr. BA PAE

12. Statistic II Dr. Smokthina, Dr.

Gjebrea

Dr. CS PAE

13. Intro to Microeconomics

Dr. J. Miluka Dr EF PAE

14. Advanced Business

English

P. Seefeldt MA HSS PAE

15. Intro to

Macroeconomics

Dr. A. Kukeli Prof. EF PAE

16. Knowledge

Management or MIS

E. Lice MA HSS PAK

17. Financial

Accounting

B. Kazazi Doktorant EF PAE

18. Principles of Marketing

Dr. P. Dervishi Dr. BA PAE

19. Managerial

Accounting

I. Binaj MPA, MBA BA PAE

20. Industrial and E. Garo MPA BA PAE

Page 20: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 20 of 30

Organizational

Behavior

21. Corporate Finance A. Bllako MBA EF PAE

22. Intro to Sociology or Social and Cultural

Antropology

Dr. E. Cenko Dr. HSS PAE

23. Introduction to

Speech

Communication

Dr. E. Hasimja Dr. HSS PAE

24. Intercultural

Management

Dr. A. Cela Dr. EF PAE

25. Money and Banking Dr. A. Kukeli Prof. EF PAE

26. Albanian Business and Labor Law

Dr. E. Olldashi Dr. HSS PAE

27. Economics of EU Dr. A. Kukeli Prof. EF PAE

28. Busines Ethics Dr. P. Dervishi Dr. BA PAE

29. Managerial

Leadership

E. Garo MPA BA PAE

30. Legal Environment

of Business

Dr. E. Olldashi Dr. HSS PAE

31. Business Policy and

Strategy

E. Garo MPA BA PAE

32. Entrepreneurship,

Small and Medium Business

Management

F. Haxhi Doktorante BA PAK

33. Human Resources

Management

P. Papagkikas Doktorant BA PAK

34. Marketing

Management

Dr. P. Dervishi Dr. BA PAE

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë

Emërtimi i lëndës/modulit

Viti/semestri kur zhvillohet lënda

Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën

Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit

Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës

Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë

Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik

Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS

Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre

Format e vlerësimit të studentëve

Detyrimet e studentit për lëndën

Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse

Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e

tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Konstatojmë se: - UNYT ofron programe të akredituara studimi, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite amerikane, të konvertueshme lehtësisht në Sistemin

Page 21: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 21 of 30

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), 1 kredit amerikan = 2 ECTS. - Sasia mesatare e kredititeve ECTS gjatë një viti, në programin e shqyrtuar, është rreth 62 kredite.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të

institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të

dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të

provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Konstatojmë se: Programi i shqyrtuar është ndërtuar, duke patur si objektiv thellimin teorik dhe praktik, si dhe trajnimin drejt kërkimit shkencor, të studentëve që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”. Programi i shqyrtuar fokusohet në thellimin e njohurive në disiplinat funksionale të administrimit të biznesit, bazat e të cilave janë marrë në ciklin e parë të studimeve.

Kriteri 4 nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Programi i shqyrtuar fokusohet në pajisjen e studentëve me aftësi të të përgjithshme dhe profesionale, të nevojshme për zhvillimin e karierës së suksesshme të të diplomuarve. Kriteri 6 nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Programi i shqyrtuar ka objektiva të qartë profesionalë (të renditur në pjesën përshkruese, më lart), të argumentuar, të arritshëm, që synojnë një nivel kualifikimi të përshatshëm për tregun e punës.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të

tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Konstatojmë se: - Përmbajtja e objektivave të programit të shqyrtuar

është në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ai ofrohet. - Bazuar në informacionin e marrë nga NJSBC, si dhe nga takimet me pedagogët që janë të përfshirë në këtë program, mësimdhënia dhe mësimnxënia synojnë të kenë studentin në fokus, nëpërmjet zbatimit të metodave interaktive dhe diskutimeve mbi çështjet e trajtuara.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe

Konstatojmë se: - Programi i shqyrtuar dhe mënyra e realizimit të tij, integrojnë praktikat më të mira amerikane me ato europiane dhe kombëtare. - Programi i shqyrtuar ka natyrë konkurruese në planin rajonal dhe ndërkombëtar, bazuar në përmbajtjen e tij (objektivat, plani mësimor, sasia e krediteve, stafi akademik i angazhuar etj.) - Programi i shqyrtuar është hartuar në përputhje me përvojat e mira amerikane, si dhe legjislacionin e direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Page 22: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 22 of 30

profesionet e rregulluara.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Konstatojmë se: - Programi i shqyrtuar mban në fokus aftësimin profesional, nëpërmjet integrimit të teorisë dhe praktikës, duke ndërthurur edhe elementë aftësimi të punës kërkimore-shkencore. - Programi i shqyrtuar është në përputhje me misionin dhe strategjinë e UNYT. - Personeli akademik i UNYT angazhohet në veprimtari mësimdhënieje dhe kërkimi shkencor. Kjo e fundit zhvillohet në fushën ku personeli është më i specializuar. - Puna e kërkimore-shkencore e stafit akademik të UNYT konkretizohet nëpërmjet pjesëmarrjeve në konferenca shkencore, simpoziume dhe workshope, botime në revista shkencore, monografi dhe tekste

mësimore etj., në funksion të programit të shqyrtuar.

Standardi I.7 - Programet e studimeve “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” ofrohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” synojnë të plotësojnë nevojat në sektorët përkatës të ekonomisë vendase apo të huaj.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: Përmbajtja e tij është në përputhje me tregun e punës, pasi është mbështetur në studime të mirëfillta dhe është konsultuar me një numër të konsiderueshëm subjektesh të sektorit privat, publik dhe jofitimprurës. Këto subjekte janë vendase dhe të huaja (amerikane, greke etj.), duke garantuar kështu edhe mbajtjen parasysh të nevojave të tregut të punës në nivel rajonal dhe më gjerë.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të

studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Konstatojmë, lidhur me programi e shqyrtuar, se: - UNYT ka mbajtur në konsideratë nevojat e tregut të punës dhe stadin e zhvillimit ekonomik të vendit. - është hartuar një studim tregu formal, për aspektet që mbulon programi, i cili mban parasysh nga pikëpamja saiore, mundësitë e punësimit, një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program në të ardhmen apo numrin e të regjistruarvë në programe të ngjshme, në universitete të tjetra publike e private.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Konstatojmë se: - Programi i shqyrtuar nuk bie ndesh me interesat kombëtare. - Programi i shqyrtuar synon të ndihmojnë ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kulturore kombëtare.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë

në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Ky kriter nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Kriteri 2 Programet e studimeve “Master Profesional” realizohen me 60-90 kredite europiane ECTS. Kohëzgjatja normale e tyre është 1-1.5 (një deri në një vit e gjysmë) vite akademike.

Programi i shqyrtuar e zhvillon aktivitetin e tij, duke u bazuar në nenin 45 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë nr. 9741, dt. 21.05.2007, me ndryshimet e mëvonshme. Ai ndjek modelin amerikan dhe funksionon si program i integruar studimesh me kohëzgjatje 4-vjeçare dhe përmban gjithsej 256 ECTS.

Page 23: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 23 of 30

Kriteri 3 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfundojnë me marrjen e diplomës “Master i Shkencave”. Ato realizohen me jo më pak se 300 kredite europiane ECTS (360 kredite europiane ECTS për studimet në fushën e mjekësisë). Kohëzgjatja normale e programeve të integruara të studimeve është jo më pak se 5 vite akademike (6 vite për studimet në fushën e mjekësisë).

Ky kriter nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet

e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit,

modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - Plani i diplomimit është bazuar në variante të

ndryshme që kombinojnë lëndët e detyruara me ato me

zgjedhje. Ky plan është lehtësisht i konsultueshëm për

studentët, nëpërmjet këshilluesve akademikë që ofron

UNYT.

- Individëve të interesuar iu ofrohet informacioni mbi programin e studimit si në formë të shkruar ashtu edhe elektronike.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve

të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - Plani i diplomimit është bazuar në variante të

ndryshme që kombinojnë lëndët e detyruara me ato me

zgjedhje. Ky plan është lehtësisht i konsultueshëm për

studentët, nëpërmjet këshilluesve akademikë që ofron

UNYT.

- Kriteri 2 nuk është relevant për programin e shqyrtuar.

Konkluzione të GVJ: 1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet I.1, I.2, , I.4, I.5, I.6, I.8, I.9, I.12, II.6 dhe II.8 janë të plotësuara në të gjitha

kriteret e tyre.

8. Mësimdhënia

Pjesa përshkrimore

Mësimdhënia dhe të nxënit në UNYT organizohen, duke u bazuar në një gamë të gjerë metodash

tradicionale (leksione, seminare, laboratore, seanca tutoriale etj.), si dhe novatore (debate,

simulime, mejdise virtuale të të nxënit, etj).

Vlerësimi kryhet në funksion të qëllimeve të programit të studimit dhe përfshin një spektër

mjetesh (ese, debate “mock”, analiza artikujsh, provime me shkrim ose me gojë etj).

Mësimdhënia realizohet në dy blloqe një, dy, tre ose katër orëshe në varësi të natyrës së lëndës

dhe disponueshmërisë së pedagogëve e studentëve.

Format e mësimdhënies në UNYT kombinojnë një larmi formash: leksion prezantues, leksion

demonstrim, leksion diskutim, rast studimor, punë në terren, punë në grupe, leksione të

ftuarish etj.

Cilësia e të nxënit monitorohet dhe matet me anë të mekanizmave të vlerësimit formativ dhe

sumativ, që mund të përdoren në çdo seancë, modul apo në përfundim të lëndës.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:

Page 24: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 24 of 30

Leksione

Seminare

Ushtrime

Laboratore

Praktikë lëndore

Praktikë profesionale

Etj

Format e kontrollit të njohurive

Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

Konkluzione të GVJ: 1. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se kërkesat e lidhura me llojet, format dhe metodat e mësimdhësnies janë të plotësuara.

9. Studentët

Pjesa përshkrimore

UNYT aplikon politikën e dyerve të hapura ndaj studentëve të rinj, bazuar në besimin se çdo individ duhet të ketë mundësinë për tu bërë e sistemit universitar, me qëllim zhvillimin e

njohurive dhe aftësive të veta. UNYT synon t’i ndërgjegjësojë studentët lidhur me vlerën dhe

rëndësinë e studimeve të larta në karrierën e tyre profesionale dhe në jetën shoqërore.

Cilësia e studentëve varion, në varësi të studimeve të tyre të mëparshme, institucioneve ku kanë

studiuar dhe angazhimit të tyre personal. UNYT përpiqet tu japë të gjithë studentëve të vet

mundësinë për të rritur standartet e edukimit, si dhe përgjegjësinë personale ndaj këtyre

studimeve.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Procedurat e pranimit të studentëve

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve

Studentë të regjistruar në vitin e Parë (për herë të parë)

Nota Mesatare

Studentë të diplomuar në vitin e fundit (pa vite përsëritëse)

Nota Mesatare

Mobiliteti i studentëve brenda sistemit të arsimit të lartë në vend

Të dhëna për punësimin e studentëve

Numri total të diplomuarve

Numri total i të punësuarve (në përputhje me diplomën)

Numri total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën)

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë

dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 25: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 25 of 30

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas

Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: Studentët që ndjekin programin zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar të paktën 180 kredite ECTS. Pranimi kryhet në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9741, dt. 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në RSH” i ndryshuar dhe akteve të tjera ligjore në fuqi. Studentët që ndjekin programin plotësojnë kriteret e pranimit të vendosura nga IAL, kryesisht lidhur me zotërimin e gjuhës angleze në nivel të kënaqshëm.

Studentët kandidatë, janë të informuar se nuk mund të kryejnë studimet e tyre në UNYT, nëse

nuk zotërojnë gjuhën angleze në nivelin B2, sipas Kuadrit Evropian të Gjuhëve. UNYT rishikon sistematikisht kriteret e pranimit, mbi bazën e kërkesave të tregut, numrit të të regjistruarve, etj., duke synuar të stimulojë tërheqjen e kandidatëve cilësorë.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë

për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - UNYT i informon rregullisht studentët lidhur

me mundësitë e punësimit pas diplomimit të tyre. - UNYT i informon studentët lidhur me ecurinë e procesit të akreditimit institucional, të programeve të veçanta të studimeve, si dhe vlefshmërinë e njohjen e diplomave që lëshon ky institucion, brenda dhe jashtë vendit. - UNYT ju ofron studentëve shërbim efektiv të këshillimit të karierës, nëpërmjet një zyre të posaçme.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë,

disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të

ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Konstatojmë se lidhur me programin e shqyrtuar: - UNYT disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar. -UNYT, nëpërmjet akteve të brendshme

rregullatore, disponon dhe ruan regjistrin e

studentëve sipas treguesve të përcaktuar nga

udhëzimet e MASH, përfshirë largimet,

mospërfundimet e programit dhe ecurinë

akademike të studentëve.

- Në UNYT, rregjistri i notave dhe amza janë

dokumentat bazë që pasqyrojnë të dhënat për

ecurinë akademike të studentëve, nga pranimi

deri në diplomim. Problem përbën egzistenca e

rregjistrit të notave vetëm si bazë elektronike të

dhënash dhe printime prej saj, ndërsa mungon

rregjistri i notave, i plotësuar me shkrim dore,

sipas kërkesave të akteve ligjore në fuqi.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të

ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 26: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 26 of 30

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - UNYT mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programit të studimit, si dhe vendet e punësimit të tyre. - UNYT mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar,

në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Konstatojmë se lidhur me programin e shqyrtuar: - UNYT i informon studentët në mënyrë të detajuar dhe të vazhduar në lidhje me programin e studimeve, kohëzgjatjen, statusin e tyre etj. - UNYT është transparente në raport me studentët, lidhur me informimin për rezultatet e tyre semestrale dhe vjetore. - Në UNYT studentët mund t’i paraqesin pa

pengesë komentet tyre në lidhje vlerësimin dhe të diskutojnë mbi këtë me përgjegjësin e modulit.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Konstatojmë se lidhur me programin e shqyrtuar: - UNYT reagon ndaj nevojave dhe kërkesave të studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe ofron zgjidhje për problematika të mundshme gjatë procesit mësimor. - UNYT nëpërmjet zyrës së karrierës, siguron zhvillimin e praktikës profesionale, në veçanti për studentët që nuk janë në marrëdhënie pune, ose për ata që janë në kërkim të përvojave të reja profesionale.

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i Rekomandimeve të GVJ në akreditimin e parë (nëse ka):

Është zhvilluar dhe fuqizuar fuknsioni i këshillimit të studentëve, si në raport me procesin mësimor, ashtu edhe për karierrën e tyre të mëvonshme profesionale.

2. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet IV.1, IV.2, IV.4, IV.5 dhe IV.6 janë të plotësuara në të gjitha kriteret e

tyre. Ndërsa standarti IV.6 nuk plotësohet në kriterin 3, pasi rregjistri i notave egziston vetëm si bazë të dhënash elektronike dhe printime prej tij, por mungon rregjistri i plotësuar në mënyrë

manuale.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Pjesa përshkrimore

UNYT e nxit personelin akademik të angazhohet në kërkimin shkencor. Këto nxitje përfshijnë

dhënien e fondeve për pjesëmarrje në konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit,

honorare për publikime dhe një fond për publikime brenda UNYT.

Shqyrtimi i raportit te GVB dhe dokumentacionit përkatës në UNYT dëshmon për veprimtari të

pasur kërkimore-shkencore të stafit akademik të UNYT. Ato përfshijnë: një projekt të financuar

nga AKTI, një projekt të financuar nga RRPP i fondit zvicerian për zhvillim, artikuj të botuar në

revista prestigjoze dhe çmime të marra nga forume ndërkokmbëtare (psh. PC World).

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Të dhëna për kërkimin shkencor

Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL

Page 27: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 27 of 30

Numri i projekteve kërkimore të fituara

Numri i projekteve të zbatuara

Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL

Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor

Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor

Numri i Çmimeve Kombëtare

Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në

kuadër të programit të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Konstatojmë se: - Bazuar në informacionin e siguruar në UNYT, personeli akademik PAE dhe PAK, janë të përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në publikimin e artikujve shkencorë. - Publikimet shkencore të stafit akademik të UNYT japin një kontribut të vlefshëm në zhvillimin e sektorëve të prodhimit dhe të shërbimit në vend.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një

personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - mësimdhënia kryhet vetëm në gjuhën angleze dhe stafi akademik i angazhuar i ka kryer studimet në atë gjuhë osë zotëron çertifikata për njohje të avancuar të saj. - stafi akademik, i angazhuar në mësimdhënie në anglisht, ka përvojë, prej të paktën një semestri, në mësimdhënie në atë gjuhë.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të

mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor;

Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Konstatojmë se: - UNYT organizon dhe mbështet programe specifike kualifikimi për stafin e vet akademik. - UNYT u ofron mundësi dhe i mbështet anëtarët e stafit të

tij akademik për kualifikime të mëtejshme, brenda dhe jashtë vendit.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij. Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program

studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Konstatojmë se lidhur me programin e shqyrtuar: UNYT e disponon bazën e të dhënave të studimeve

shkencore, të stafit akademik të angazhuar në program. UNYT disponon bazën e të dhënave mbi botimet e ndryshme shkencore të stafit të vet akademik (referate, artikuj, monografi, tekste etj.), brenda dhe jashtë vendit. UNYT disponon bazën e të dhënave për projektet kërkimore shkencore, ku anghazhohet stafi i tij akademik.

Page 28: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 28 of 30

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i Rekomandimeve të GVJ në akreditimin e parë (nëse ka):

Volumi dhe cilësia e punës kërkimore-shkencore është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

2. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet III.3, III.4, III.10 dhe III.11 janë të plotësuar në të gjitha kriteret e tyre.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Pjesa përshkrimore

UNYT ka bashkëpunime ndërkombëtare me universitete partnere, që i kanë siguruar në disa raste

edhe mobilitetin e stafit akademik. UNYT është pjesë e një grupi universitetesh me filiale edhe në

Republikën Çeke dhe në Greqi, me të cilat bashkëpunon në kuadër të mobilitetit të stafit akademik

dhe të studentëve.

Zyra e Karierrës mban lidhje të forta dhe të vazhdueshme me komunitetin e biznesit, i cili është prezent në UNYT gjatë panaireve të punës (organizohen rregullisht prej 5 vjetësh), prezantimeve,

leksioneve të hapura etj.

Vlerësimi sipas treguesve të matshëm:

Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar

Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare

Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj

Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit

Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL

Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor

Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe

prezantime

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata

profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të

rëndësishëm për arsimin e lartë:

Institucionet qeveritare bashkëpunuese

Organizatat Profesionale

Komuniteti i biznesit, tregu i punës

Dokumentacioni përkatës i marrë nga vizita në institucion

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo

të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Page 29: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 29 of 30

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Konstatojmë se për programin e shqyrtuar: UNYT ka nënshkruar marrveshje me mbi 30 organizata biznesi, me qëllimin e realizimit të praktikave të studentëve, për të garantuar një integrim mes aspektit teorik dhe atij praktik/profesional të programit. Kriteri 2 nuk është relevant.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes

personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme

të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar:

- UNYT nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit, me qëllim hartimin dhe mbikqyrjen e programit nëpërmjet shkëmbimit formal dhe informal të informacionit. - UNYT garanton marrdhënie efektive bashkëpunimi brenda institucionit, nëpërmjet ndarjes së detyrave, caktimit të përgjegjësive të qarta për anëtarët e stafit

akademik dhe analizave të vazhdueshme të punës së tyre, bazuar në procedurat e brendshme.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Konstatojmë se në programin e shqyrtuar: - UNYT ka vendosur marrdhënie bashkëpunimi me institucione homologe jashtë vendit (SUNY, ESC etj.), si dhe një numër të konsiderueshëm subjektesh të rëndësishme të biznesit vendas e të huaj, në funksion të realizimit të objektivave të programit të studimit. - UNYT ka vendosur marrdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit, në funksion të realizimit dhe mbikqyrjes së praktikave profesionale që përmban programi. - UNYT organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkëpunim me punëdhënësit. - UNYT harton një raport analitik të përfitimeve nga marrveshjet e bashkëpunimit, në funksion të realizimit të programit.

Konkluzione të GVJ:

1. Plotësimi i Rekomandimeve të GVJ në akreditimin e parë (nëse ka):

Është rritur ndjeshëm numri dhe cilësia e bashkëpunimeve me subjekte të tjera universitare, si

dhe të biznesit të huaj e vendas.

2. Plotësimi i standardeve në vlerësimin në kuadër të akreditimit periodik (II):

Vlerësojmë se standartet V.3, VII.1 dhe VII.2 plotësohen në të gjitha kriteret e tyre.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta,

Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Program mësimor bashkëkohor, i bazuar në modelin amerikan dhe përvojat më të

mira kombëtare

2) Staf akademik i kualifikuar, vendas dhe ndërkombëtar, me përvojë të

konsiderueshme profesionale

Page 30: RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM PËR ... riakreditim MP... · Fakulteti Ekonomik, përgjegjës për programin e shqyrtuar, ka në përbërje të tij Departamentin

Page 30 of 30

3) Mjedise mjaft të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, të pajisura me

projektorë, kompjutera dhe programe kompjuterike bashkëkohore

4) Bashkëpunime të afërta me subjekte të biznesit vendas dhe të huaj, në funksion të

realizimit të praktikave mësimore të programit dhe punësimit të të diplomuarve

5) Fleksibilitet i lartë i programit të studimit, me shumë mundësi zgjedhjeje për

studentët

b. Pika të dobëta:

1) Mungojnë publikimet e vlerësimeve, lidhur me procesin e sigurimit të cilësisë

2) Mungon rregjistri i notave i plotësuar në mënyrë manuale, sipas akteve normative

në fuqi (egziston vetëm si bazë të dhënash elektronike)

c. Mundësitë:

1) Përdorimi i imazhit pozitiv për tërheqjen e studentëve të huaj

2) Intensifikimi i kërkimit shkencor në funksion të nevojave praktike të bizneseve

3) Zhvillimi i mësimdhënies virtuale, nëpërmjet internetit

d. Pengesat:

1) Konkurrenca mjaft e lartë në tregun e arsimit privat në Shqipëri

2) Paragjykimet egzistuese në tregun e punës lidhur me arsimin e lartë privat

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1. Prof. Assoc. Dr. Zana Koli 2. Dr. Petrit Dollani