raporti i auditimit pËr pasqyrat financiare vjetore tË ... · kontabilitetit, teste të...

39
Nr. i Dokumentit: 22.3.1-2017-06 RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË GJAKOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017 Prishtinë, maj 2018

Upload: others

Post on 14-Oct-2019

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

Nr. i Dokumentit: 22.3.1-2017-06

RAPORTI I AUDITIMIT

PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË KOMUNËS SË

GJAKOVËS

PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

Prishtinë, maj 2018

Page 2: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

2

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është

institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili

me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale,

financiare dhe operative. Zyra e Kombëtare e Auditimit kryen

auditime të rregullsisë dhe të performancës dhe për punën e

vet i jep llogari Kuvendit të Kosovës.

Misioni ynë është që përmes auditimeve cilësore të fuqizojmë

llogaridhënien në administratën publike për përdorimin

efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare.

Ne kryejmë auditime në përputhje me standardet e njohura

ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik si dhe me

praktikat e mira evropiane.

Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë

drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike pasi që

ato ofrojnë bazë të qëndrueshme për të kërkuar llogari nga

menaxherët e çdo organizate buxhetore. Në këtë mënyrë ne

rrisim besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajmë

një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të

palëve tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike.

Auditori i Përgjithshëm ka vendosur në lidhje me opinionin e

auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së

Gjakovës, në konsultim me Ndihmës Auditorin e Përgjithshëm,

Valbon Bytyqi, i cili e ka mbikëqyrur auditimin.

Raporti është rezultat i auditimit të kryer nga Ilir Abazi,

Udhëheqës i Ekipit të Auditimit, dhe Arben Hundozi – Anëtar

i ekipit, nën menaxhimin e Udhëheqësit të Departamentit të

Auditimit Mujë Gashi.

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT – Adresa: Musine Kokalari, Nr. 87, Prishtinë 10000, Kosovë Tel: +381(0) 38 60 60 04/1011

http://zka-rks.org

Page 3: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

3

TABELA E PËRMBAJTJES

Përmbledhje e përgjithshme ........................................................................................................... 4

1 Fushëveprimi dhe metodologjia e auditimit ....................................................................... 6

2 Pasqyrat financiare vjetore dhe obligimet e tjera për raportimin e jashtëm ................... 7

3 Menaxhimi financiar dhe kontrolli ..................................................................................... 11

4 Progresi në zbatimin e rekomandimeve ............................................................................. 24

5 Qeverisja e mirë ...................................................................................................................... 25

Shtojca I: Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të aplikuara nga ZKA .................. 29

Shtojca II: Progresi në zbatimin e rekomandimeve të dy viteve paraprake .......................... 32

Shtojca III: Letër Konfirmimi ........................................................................................................ 39

Page 4: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

4

Përmbledhje e përgjithshme

Hyrje

Ky Raport përmbledh çështjet kryesore që dalin nga auditimi i Pasqyrave Financiare Vjetore të

Komunës së Gjakovës për vitin 2017, i cili e përcakton Opinionin e dhënë nga Auditori i

Përgjithshëm. Ekzaminimi i pasqyrave financiare për vitin 2017 është kryer në përputhje me

Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit. Qasja jonë ka përfshirë testet

dhe procedurat, të cilat ishin të nevojshme për të arritur në një opinion lidhur me pasqyrat

financiare. Qasja e aplikuar e auditimit është paraqitur në Planin e Jashtëm të Auditimit, të datës

09/10/2017.

Auditimi ynë është fokusuar në:

Puna e ndërmarrë nga Zyra e Kombëtare e Auditimit për të përfunduar auditimin për vitin 2017

është përcaktuar varësisht nga cilësia e kontrollit të brendshëm të zbatuar nga menaxhmenti i

Komunës së Gjakovës.

Zyra Kombëtare e Auditimit vlerëson Menaxhmentin dhe stafin e Komunës, për bashkëpunim

gjatë procesit të auditimit.

Opinioni i Auditorit të Përgjithshëm

Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes

Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2017 paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha

aspektet materiale.

Theksimi i çështjes

Ne tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se një pjesë e pronës komunale, si dhe pagesat për

projektet kapitale në vlerë 85,003€ nuk janë regjistruar në modulin e pasurisë në SIMFK.

Më gjerësisht shih Pjesën 2.1 të këtij Raporti.

Shtojca I, shpjegon llojet e ndryshme të opinioneve të aplikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Pasqyrat Financiare Vjetore

Menaxhimi financiar dhe kontrolli

Rekomandimet e vitit paraprak dhe ato të

mëhershme

Page 5: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

5

Konkluzionet dhe rekomandimet kryesore

Përgjigja e menaxhmentit në auditimin 2017

Kryetari është pajtuar me gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresoj

të gjitha rekomandimet e dhëna.

Theksimi i Çështjes pasqyron dobësitënë kontrolle për ta konfirmuar

vlerësimin, regjistrimin dhe shpalosjen e sakte të pasurisë.

Kryetari duhet t'i analizojë arsyet për theksimin e çështjes në 2017 dhe t'i

identifikoj veprimet që kërkohen për të mundësuar një prezantim të drejtë dhe të

vërtetë të pasurisë në vitin 2018 (shih theksimin e çeshtjes në opinionin e

auditimit).

Menaxhimi i dobët i buxhetit për investime kapitale. Përderisa një vlerë e

konsiderueshme e obligimeve për projekte kapitale ka mbetur e pa

paguar, buxheti për investime kapitale ka rezultuar në suficit.

Kryetari duhet të aplikojë një vlerësim të detajuar të shkaktarëve në mos realizim të duhur buxhetor dhe të përcaktoj veprimet

e nevojshme për t'i adresuar ato (shih çështjen 2).

Dobësi evidente janë vërejtur në disa sisteme të rëndësishme financiare, duke

përfshirë të hyrat, menaxhimin e personelit, prokurimin, menaxhimin e

kontratave dhe obligimeve ndaj furnitorëve, si dhe në menaxhimin e

pasurisë.

Kryetari duhet të kryej një rishikim të procesit të prokurimit dhe menaxhimit financiar dhe kontrollit, si dhe të forcoj

kontrollet ku dështimet janë identifikuar në proces (shih çështjet 3 - 16).

Procesi i zbatimit të rekomandimeve nuk është adresuar ashtu siç kërkohet

për zhvillimin dhe përmirësimin e organizatës.

Kryetari duhet ta zbatoj një proces rigoroz për të siguruar që rekomandimet

e vitit paraprak adresohen në mënyrë aktive ku çështjet/progreset kyçe i

raportohen menaxhmentit në baza mujore (shih çështjen 17)

Aranzhimet e qeverisjes që kanë të bëjnë me llogaridhënien, planet e punës

dhe menaxhimin e rrezikut janë të mangëta. Aktiviteti i auditimit të

brendshëm nuk i ka mbështetë sa duhet zhvillimet në këtë fushë.

Kryetari duhet të sigurojë që aranzhimet e qeverisjes janë rishikuar në mënyrë kritike për t'u siguruar se janë bërë

ndryshime adekuate në përmirësimin e aranzhimeve të llogaridhënies dhe

menaxhimit të rrezikut, për ta ngritur efektivitetin operativ të mbështetur nga një NjAB më efektive (shih çështjet 18 -

19).

Page 6: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

6

1 Fushëveprimi dhe metodologjia e auditimit

Hyrje

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është përgjegjëse për kryerjen e auditimit të rregullsisë që

përfshin ekzaminimin dhe vlerësimin e pasqyrave financiare dhe të dhënave tjera financiare, si

dhe dhënien e opinionit:

Nëse pasqyrat financiare japin një pamje të drejtë dhe të vërtetë të llogarive dhe çështjeve

financiare për periudhën e auditimit;

Nëse të dhënat financiare, sistemet dhe transaksionet janë në pajtim me ligjet dhe

rregulloret në fuqi;

Për përshtatshmërinë e funksioneve të kontrollit të brendshëm dhe të auditimit të

brendshëm; dhe

Për të gjitha çështjet të cilat dalin apo kanë të bëjnë me auditimin.

Puna e ndërmarrë e auditimit është bazuar në vlerësimin e rrezikut për auditimin e Komunës së

Gjakovës. Ne kemi analizuar veprimtarinë e Komunës se deri në çfarë mase mund të mbështetemi

në kontrollet menaxheriale për të përcaktuar nivelin e testeve të hollësishme, që janë të nevojshme

për të siguruar dëshmitë që mbështesin opinionin e Auditorit të Përgjithshëm.

Seksionet e mëposhtme ofrojnë një përmbledhje më të detajuar të gjetjeve tona të auditimit, me

theks të veçantë në vëzhgimet dhe rekomandimet në çdo fushë të rishikimit.

Procedurat tona kanë përfshirë rishikimin e kontrolleve të brendshme, të sistemeve të

kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri

në masën që ne i konsiderojmë të nevojshme për kryerjen efektive të auditimit. Të gjeturat e

auditimit nuk duhet të konsiderohen si një pasqyrë gjithëpërfshirëse e të gjitha dobësive që mund

të ekzistojnë, apo e të gjitha përmirësimeve që mund të bëhen në sistemet dhe procedurat që kanë

operuar.

Page 7: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

7

2 Pasqyrat financiare vjetore dhe obligimet e tjera për

raportimin e jashtëm

Hyrje

Auditimi ynë i Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) merr parasysh pajtueshmërinë me kornizën

raportuese si dhe cilësinë dhe saktësinë e informacionit të prezantuar në PFV. Gjithashtu merret

parasysh edhe deklarata e bërë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe Zyrtari Kryesor Financiar,

kur PFV-të dorëzohen në Ministrinë e Financave (MF).

Deklarata për prezantimin e PFV-ve përfshinë një numër të pohimeve në lidhje me pajtueshmërinë

me kornizën raportuese si dhe cilësinë e informacionit në kuadër të PFV-ve. Këto pohime kanë për

qëllim t’i ofrojnë Qeverisë sigurinë se të gjitha informatat relevante u janë ofruar për të siguruar se

mund të ndërmerret një proces auditimi.

2.1 Opinioni i auditimit

Opinioni i pamodifikuar me theksim të çështjes

Ne kemi audituar PFV-të e Komunës së Gjakovës për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017, të

cilat përfshijnë pasqyrën e pranimeve dhe të pagesave në para të gatshme, pasqyrën e ekzekutimit

të buxhetit, shpalosjet dhe raportet tjera përcjellëse.

Sipas opinionit tonë, Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017,

prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me

Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të kontabilitetit të bazuar në para

të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me

plotësime dhe ndryshime) dhe Rregullore MF, Nr. 01/2017 për raportim vjetor financiar nga

organizatat buxhetore.

Baza për opinion

Ne kemi kryer auditimin në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme

të Auditimit (SNISA). Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar më poshtë tek

pjesa ‘Përgjegjësitë e Auditorit për Auditimin e Pasqyrave Financiare’. Besojmë se dëshmitë e

auditimit që kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për opinion.

Page 8: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

8

Theksimi i çështjes

Ne tërheqim vëmendjen tuaj për faktin se një pjesë e pronës komunale siç janë 33 lokale afariste

dhe 131 njësi banesore , si dhe pagesat e realizuara përmes procedurave gjyqësore dhe të

përmbarimit për projekte kapitale, në vlerë 85,003€ nuk janë regjistruar në regjistrin kontabël të

SIMFK-së. Gjithashtu, zhvlerësimi vjetor për një pjesë të pasurisë jokapitale nuk është llogaritur

përmes programit e-pasuria. Kjo reflekton pasaktësi në regjistrat e pasurisë dhe shpalosje jo të

saktë të tyre në PVF-të e vitit 2017.

Çështjet kyçe të auditimit

Si rezultat i vendimeve gjyqësore dhe procedurave të përmbarimit, Ministria e Financave/Thesari,

nga buxheti i Komunës së Gjakovës ka çertifikuar pagesa në vlerë totale 724,669€ për kryerjen e

obligimeve ndaj operatorëve ekonomik. Sipas PVF-ve, në fund të vitit 2017 obligimet e papaguara

në total ishin 4,195,629€. Komuna është e ekspozuar edhe ndaj detyrimeve kontingjente apo

kontesteve të borxheve, dhe vlera e tyre pritet të jetë rreth 715,000€. Komuna nuk ka parashikuar

buxhet shtesë për provizione apo dalje të mundshme të parasë nga proceset gjyqësore. Nëse

paditë gjyqësore vendosen në favor të operatorëve, organizata pritet të ballafaqohet me vështirësi

buxhetore në vitet ardhshme.

Përgjegjësia e menaxhmentit dhe personave të ngarkuar me qeverisje për PFV

Kryetari i Komunës së Gjakovës është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të

pasqyrave financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit në Sektorin Publik -

Raportimi Financiar bazuar në Kontabilitetin e Parasë së Gatshme të modifikuar, si dhe është

përgjegjës për kontrolle të brendshme të cilat menaxhmenti i përcakton si të nevojshme për të

mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare, pa keq-deklarime materiale të shkaktuara qoftë nga

mashtrimi apo gabimi. Kjo përfshinë zbatimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave

Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime). Kryetari i Komunës është përgjegjës për

të siguruar mbikëqyrjen e procesit të raportimit financiar të Komunës.

Përgjegjësia e Auditorit të Përgjithshëm për auditimin e PFV-ve

Përgjegjësia jonë është që të shprehim një opinion për PFV në bazë të auditimit të kryer. Auditimi

është kryer në përputhje me SNISA. Këto standarde kërkojnë që t’i përmbahemi kërkesave etike,

të planifikojmë dhe të kryejmë auditimin për të marrë siguri të arsyeshme se pasqyrat financiare

nuk përmbajnë keq-deklarime materiale.

Siguria e arsyeshme është një nivel i lartë i sigurisë, por nuk garanton se një auditim i kryer në

pajtim me SNISA-t do të zbulojë çdo keq-deklarim material që mund të ekzistoj. Keq-deklarimet

mund të rezultojnë nga mashtrimi ose gabimi dhe konsiderohen materiale nëse, individualisht ose

së bashku, mund të ndikojnë në vendimet e marra mbi bazën e këtyre PFV-ve.

Auditimi përfshinë kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi në lidhje me informatat financiare

dhe shpalosjet në PFV. Procedurat e zgjedhura varen nga gjykimi i auditorit, duke përfshirë edhe

Page 9: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

9

vlerësimin e rreziqeve nga keq-deklarimet materiale në PFV, qoftë për shkak të mashtrimit apo

gabimit. Gjatë vlerësimit të rrezikut, auditori merr në konsideratë kontrollin e brendshëm që është

relevant në përgatitjen e pasqyrave financiare nga entiteti, në mënyrë që të dizajnoj procedura të

auditimit që janë të përshtatshme për rrethanat e entitetit, por jo për qëllim të shprehjes së

opinionit mbi efektivitetin e kontrolleve të brendshme të entitetit.

Auditimi përfshinë edhe vlerësimin e përshtatshmërisë së politikave kontabël të përdorura,

arsyeshmërinë e përllogaritjeve kontabël të bëra nga menaxhmenti, si dhe vlerësimin e prezantimit

të pasqyrave financiare.

2.2 Pajtueshmëria me kërkesat për PFV-të dhe kërkesat tjera për

raportim

Komuna e Gjakovës kërkohet të raportoj në përputhje me kornizën e caktuar raportuese dhe

kërkesat tjera për raportim. Ne kemi marrë parasysh:

Pajtueshmërinë me Rregulloren MF. Nr. 01/2017 për Raportim Vjetor Financiar nga

Organizatat Buxhetore;

Kërkesat e LMFPP-së nr. 03/L-048 (me ndryshime dhe plotësime);

Pajtueshmërinë me Rregullën Financiare nr. 01/2013 dhe 02/2013;

Planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve; dhe

Pyetësorin e vet-vlerësimit të komponenteve të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit;

Planin vjetor të prokurimit dhe raportin vjetor të kontratave të nënshkruara publike; dhe

Harmonizimet tremujore të shpenzimeve dhe të hyrave me Thesar.

PVF-të janë përgatitur në pajtueshmëri me formatin për raportim, si dhe janë nënshkruar dhe

dorëzuar brenda afatit ligjor në MF.

Komuna e Gjakovës kishte korrigjuar PFV-të duke përmirësuar raportimin e tyre, megjithatë edhe

pas korrigjimit, shpalosja e vlerës së pasurisë nuk është e plotë dhe e saktë.

Marrë parasysh çka u tha më lartë, Deklarata e bërë nga Zyrtari Kryesor Administrativ dhe ai

Financiar, me rastin e dorëzimit të PFV-ve në Ministrinë e Financave, mund të konsiderohet e

saktë.

Në kontekst të kërkesave tjera për raportim të jashtëm kemi identifikuar se në Raportin vjetor për

kontratat e nënshkruara publike, i dorëzuar në KRPP, nuk janë deklaruar gjashtë Aneks Kontrata

në vlerë totale 77,804€.

Page 10: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

10

2.3 Rekomandimet lidhur me Pasqyrat Financiare Vjetore

Për çështjet e sipër përmendura jepen rekomandimet:

Rekomandimi 1 Kryetari duhet të siguroj se është bërë një analizë për t’i përcaktuar shkaqet për

Theksim të Çështjes, si dhe të marrë veprime specifike për t’i adresuar shkaqet

në mënyrë sistematike dhe për ta konfirmuar regjistrimin e plotë të pasurisë

kapitale. E gjitha pasuria, përfshirë pronat të cilat i posedojnë si dhe pasuritë jo

financiare të blera/ndërtuara duhet të regjistrohen në regjistrat e pasurisë. Po

ashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike (MAP) të

përmirësojnë gabimet të e-pasuria në mënyrë që zhvlerësimi të përllogaritet

sipas normave të përcaktuara.

Gjithashtu, Kryetari duhet të siguroj se janë vendosur procese efektive për të

konfirmuar që plani i hartimit të PFV 2018 i adreson të gjitha çështjet që kanë të

bëjnë me pajtueshmërinë. Kjo, gjithashtu duhet të përfshijë rishikimin e PFV-ve

nga menaxhmenti, me fokus të veçantë në fushat me rrezik të lartë ose fushat

ku janë identifikuar gabime në vitet e mëparshme. Deklarata e bërë nga Zyrtari

Kryesor Administrativ dhe ai Financiar, nuk duhet të nënshkruhet përveç nëse

ndaj PFV-të janë aplikuar të gjitha kontrollet e nevojshme. Me tutje, Raporti

Vjetor për Kontratat e Nënshkruara Publike përpos kontratave të rregullta

duhet të përfshijë edhe aneks kontratat e nënshkruara gjatë vitit.

Page 11: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

11

3 Menaxhimi financiar dhe kontrolli

Hyrje

Puna jonë lidhur me Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin (MFK), pasqyron aktivitetet e

detajuara të auditimit për sistemet e të hyrave dhe shpenzimeve në organizatat buxhetore. Në

mënyrë të veçantë, në fokus të auditimit ishte menaxhimi i buxhetit, çështjet e prokurimit, burimet

njerëzore, pasuritë dhe detyrimet.

Konkluzioni për menaxhimin financiar dhe kontrollin

Menaxhimi i projekteve kapitale dhe pagesa e obligimeve vazhdon të mbetet fusha më

shqetësuese, duke rezultuar në vlerë të dobët të arritur për para si dhe në vonesa në përfundim të

projekteve. Në kontekst të sistemeve financiare, kontrollet mbi të hyrat në përgjithësi janë të

përshtatshme dhe janë duke u zbatuar në mënyrë efektive - por kontrollet mbi një sërë fushash të

shpenzimeve kërkojnë përmirësim të mëtejshëm për të parandaluar pa rregullsinë e shpenzimeve

dhe shpenzimet jo racionale. Fushat kryesore ku nevojiten më shumë përmirësime janë realizimi i

buxhetit për investime kapitale, menaxhimi i personelit, pasurisë dhe llogarive të arkëtueshme.

3.1 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit

Ne i kemi shqyrtuar burimet e fondeve buxhetore, shpenzimet e fondeve si dhe të hyrat e

arkëtuara sipas kategorive ekonomike. Kjo është paraqitur në tabelat e mëposhtme:

Tabela 1. Burimet e fondeve buxhetore (në €)

Përshkrimi Buxheti fillestar

Buxheti Final1

2017 Realizimi

2016 Realizimi

2015 Realizimi

Burimet e Fondeve: 21,229,849 23,473,290 20,942,026 19,437,159 20,104,201

Granti i Qeverisë -Buxheti 17,613,589 17,607,865 16,971,867 16,685,007 17,635,086

Të bartura nga viti paraprak2 – - 1,270,435 1,080,250 544,035 348,833

Të hyrat vetjake3 3,328,760 3,328,760 2,026,574 2,004,529 2,002,422

Financimi nga Huamarrja 287,500 287,500 - - -

Donacionet e brendshme - 101,525 - 30,078 17,218

Donacionet e jashtme - 877,205 863,335 173,510 100,642

1 Buxheti Final – buxheti i aprovuar nga Kuvendi i përshtatur më pas nga Ministria e Financave 2 Të hyrat vetjake të Komunave të pashpenzuara në vitin paraprak të bartura në vitin aktual. 3 Pranimet e përdorura nga entiteti për financimin e aktiviteteve vetiake.

Page 12: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

12

Buxheti final në raport me buxhetin fillestar ishte rritur për 2,243,441€. Kjo rritje është rezultat i

donacioneve vendore dhe të jashtme, por edhe të hyrave të bartura nga viti paraprak, si dhe

ndryshimeve të aplikuara pas rishikimit buxhetor dhe në pajtim me vendimet e Qeverisë.

Në vitin 2017, Komuna e Gjakovës ka shpenzuar 89% të buxhetit final ose 20,942,026€, apo 7% më

ulët krahasuar me vitin 2016. Realizimi i buxhetit mbetet në nivel jo të kënaqshëm dhe më poshtë

jepen shpjegimet për pozitën aktuale.

Tabela 2. Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike (në €)

Përshkrimi Buxheti fillestar

Buxheti Final

2017 Realizimi

2016 Realizimi

2015 Realizimi

Shpenzimet e fondeve sipas kategorive ekonomike:

21,229,849 23,473,290 20,942,026 19,437,159 20,104,201

Pagat dhe Mëditjet 13,000,526 13,026,697 12,756,145 12,916,157 12,834,526

Mallrat dhe Shërbimet 1,798,036 1,951,949 1,729,401 1,733,534 1,561,945

Shërbimet komunale 561,899 564,326 529,428 567,520 556,077

Subvencionet dhe Transferet 439,982 464,336 450,163 499,615 660,160

Investimet Kapitale 5,429,406 7,465,982 5,476,889 3,720,333 4,491,493

Shpjegimet rreth ndryshimeve në kategoritë buxhetore janë në dhënë si në vijim:

Paga dhe Mëditje – buxheti final është rritur për 26,171€ (8,640€ nga të hyrat e bartura prej

vitit paraprak dhe 17,531 nga donacionet);

Mallra dhe Shërbime – buxheti final është rritur për 153,913€ (156,489€ nga të hyrat e

bartura prej vitit paraprak dhe 3,147€ nga donacionet si dhe zvogëlimi prej 5,732€ sipas

vendimit te Qeverisë);

Shërbimet Komunale – buxheti final është rritur për 2,427€, nga të hyrat e bartura prej vitit

paraprak;

Subvencionet dhe Transferet – buxheti final është rritur 24,354€ (21,395€ nga të hyrat e

bartura prej vitit paraprak dhe 2,959€ nga donacionet); dhe

Investimet Kapitale – buxheti final është rritur për 2,036,576€ (1,081,484€ nga të hyrat e

bartura prej vitit paraprak dhe 955,092€ nga donacionet).

Page 13: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

13

Çështja 2 – Realizimi i ulët i buxhetit për investime kapitale

E gjetura Komuna e Gjakovës nuk ka arritë të realizojë buxhetin për investime kapitale

sipas planit dhe projekteve të synuara. Vetëm 73% e buxhetit për investime

kapitale ishte realizuar, duke rezultuar me një suficit rreth 2mil.€. Ekzekutimi i

ulët lidhur me projektet kapitale është sfida kryesore me të cilën po përballet

komuna. Çështja nuk është adresuar nga menaxhmenti në vitet e fundit edhe

pse ajo është trajtuar në raportet e mëparshme të auditimit. Shkaktarë të

ekzekutimit të ulët janë vonesat ne realizim të kontratave, planifikimet e

dobëta, vonesat ne fillimin e procedurave të prokurimit dhe menaxhimi jo i

mirë i kontratave.

Rreziku Ekzekutimi i ulët i buxhetit redukton efektivitetin e planeve vjetore të

organizatës. Mos-përmbushja e programit për investime kapitale do të

rezultojë në realizimin e më pak projekteve, e kjo do të ndikoj në cilësinë e

shërbimeve ndaj qytetarëve.

Rekomandimi 2 Kryetari duhet të sigurojë se është ndërmarrë një vlerësim sistematik të

shkaqeve për nivelin e ulët të ekzekutimit të buxhetit të investimeve kapitale

dhe të përcaktojë opsionet praktike për përmirësimin e ekzekutimit të tij në

vitin e ardhshëm.

3.2 Të hyrat

Të hyrat e realizuara nga Komuna e Gjakovës në 2017 ishin në vlerë 2,684,461€. Pjesa më e madhe

e tyre, apo 53%, kanë të bëjnë me të hyrat nga tatimi në pronë. Komuna mbledh edhe lloje tjera te

të hyrave si ato për lejet e ndërtimit, të hyrat nga veprimtaritë biznesore, të hyrat nga qiraja dhe

taksa tjera administrative.

Tabela 3. Të hyrat vetjake (në €)

Përshkrimi Buxheti fillestar

Buxheti Final

2017 Pranimet

2016 Pranimet

2015 Pranimet

Të hyrat vetjake 3,328,760 3,328,760 2,684,4614 3,204,552 2,581,209

4 Në këtë vlerë nuk janë përfshirë edhe të hyrat indirekte nga gjobat në trafik dhe dënimet gjyqësore në vlerë totale

346,569€.

Page 14: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

14

Çështja 3 – Verifikimi i pronave të regjistruara

E gjetura Komuna ka ndërmarrë veprime në verifikimin e pronave të regjistruara me

qëllim azhurnimin e të dhënave ekzistuese për tatimin në pronë, por deri në

fund të vitit ka arritë të verifikojë vetëm 24% të pronave të regjistruara. Me UA

nr.03/2011 për mbledhjen edhe regjistrimin e informatave mbi pronën dhe

tatimpaguesin, kërkohet që brenda vitit të verifikohet 1/3 e pronave të

regjistruara.

Rreziku Informacioni aktual mund të mos jetë i saktë rreth databazës së tatimit të

pronë. Kjo mund të ndikojë negativisht në vlerësimin dhe faturimin e tatimit

në pronë.

Rekomandimi 3 Kryetari duhet të përmirësoj procesin e verifikimit të pronave dhe të siguroj se

verifikimi i 1/3-ës së tyre bëhet në baza të rregullta vjetore, për të reflektuar

gjendjen reale të pronave të tatuara. Rritja e regjistrimit të pronave do të

rezultojë me më shumë të hyra komunale si dhe performancë më të mirë

buxhetore.

Çështja 4 – Aplikacionet për leje ndërtimore

E gjetura Në auditimin e dy dosjeve për leje ndërtimore kemi identifikuar se aplikacioni

për leje ndërtimore, përveç disa informatave bazike, nuk ishte plotësuar me

informatat e kërkuara në aplikacion.

Rreziku Aplikacionet e pa plotësuara krijojnë paqartësi gjatë shqyrtimit të kërkesës së

aplikuesit.

Rekomandimi 4 Kryetari duhet të sigurojë se aplikuesit dorëzojnë dokumentacionin e plotë dhe

të saktë në rastin e aplikimit për leje ndërtimore.

Çështja 5 – Vonesa në regjistrimin e të hyrave në SIMFK

E gjetura Në pesë raste, të hyrat ishin regjistruar me vonesë në SIMFK. Mangësi janë

hasur edhe në menaxhimin dhe sistemimin e dokumentacionit rreth të hyrave

në drejtorinë e inspektimit dhe evidencave nga të hyrat e qirasë.

Rreziku Vonesat në regjistrim dhe sistemimin e dokumentacionit rreth të hyrave

vështirësojnë harmonizimin e të dhënave dhe raportimin financiar.

Rekomandimi 5 Kryetari duhet të sigurojë se regjistrimin me kohë të të hyrave në SIMFK.

Vëmendje ti kushtohet ruajtjes dhe menaxhimit të dokumentacionit.

Page 15: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

15

3.3 Pagat dhe shtesat

Pagat dhe shtesat paguhen përmes një sistemi të centralizuar të pagesave që menaxhohet nga

MAP dhe MF. Në fund të vitit 2017, Komuna e Gjakovës kishte 2,142 të punësuar, përfshirë edhe

anëtarët e Kuvendit Komunal. Për paga dhe mëditje janë shpenzuar 12,756,145€ apo 98% e

buxhetit e kësaj kategorie ekonomike. Pjesëmarrja e shpenzimeve të pagave dhe mëditjeve në

shpenzimet totale të komunës është 61%.

Rekomandimi

Nuk kemi rekomandime në këtë fushë.

3.4 Menaxhimi i personelit

Auditimi ynë ka përfshirë dosjet e personelit, procedurat e rekrutimit, vlerësimet vjetore të

performancës, pensionimet, pushimet pa pagese dhe të lehonisë. Personeli administrativ me status

të shërbyesve civil menaxhohet nga zyra e personelit në Komunë, ndërsa personeli edukativo-

arsimor dhe personeli shëndetësor menaxhohen nga drejtorit përkatëse, Drejtoria e Arsimit dhe

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Çështja 6 – Parregullsi në menaxhimin e personelit

E gjetura Auditimi në menaxhimin e personelit ka identifikuar se:

Në procesin e rekrutimit5 për dy mësimdhënës/një pozitë të lirë dhe një

zëvendësim/, fillimisht ishin përcaktuar të dy kandidatet, mirëpo me

pas ishte tërhequr kandidati i cili kishte mbuluar pozitën e lirë. Pas

kësaj komisioni kishte rekomanduar që edhe pozita e lirë për

mësimdhënës, të mbulohej nga i njëjti kandidat që ishte përzgjedhur

për zëvendësim. Si rezultat i kësaj, të dy pozitat, mbahen nga i njëjti

mësimdhënës. Gjithashtu, në këtë proces të rekrutimit, përveç raportit

përmbledhës, anëtarët e komisionit nuk kishin mbajtur evidencë/raport

rreth vlerësimeve individuale për kandidatët e testuar në testin me

shkrim dhe intervistë;

Në konkursin për pozitën mjek i përgjithshëm, testi me shkrim i të

punësuarit nuk ishte i nënshkruar;

Në 33 raste pozitat mbuloheshin me ushtrues pozite (UD) përtej afatit

kohor të lejuar. Në QKMF, 29 pozita ishin mbajtur nga data 30.09.2016

deri ne në fund të vitit. Në tri shkolla, pozita e drejtorit ishte mbajtur

me UD përtej afatit ligjor prej tre muajve. Ndërsa, pozita Shef i zyrës

ligjore, mbahej me UD nga data 01.08.2016;

5 Procesi i rekrutimit është organizuar dhe udhëhequr nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

Page 16: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

16

Në një rast, përvoja e punës së të punësuarës ishte kalkuluar për dy vite

më shumë se sa ishin dëshmitë e ofruara. Nuk kishte as vendim nga

zyra e personelit që përcakton numrin e viteve të përvojës së punës për

punonjësen;

Për një mësimdhënëse, vendimi për pushim lehonie ishte bërë një muaj

pas fillimit të pushimit. Edhe ndalesa në pagë ishin bërë me një muaj

vonesë. Në rastin tjetër, vendimi për pushim të lehonisë ishte bërë një

javë pas fillimit të pushimit; dhe

Kontratat e punës për mësimdhënës, nuk ishin përpiluar sipas formatit

të përcaktuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, kjo

ngase te pjesa e pagës nuk ishte përcaktuar edhe përvoja e punës.

Rreziku Mangësitë e hasura në menaxhimin e personelit, përfshirë procesin e

rekrutimit, pagesën e pagave dhe përpilimit të kontratave mund të rezultojnë

në mos përmbushjen e duhur të detyrave por edhe me gabime potenciale në

shpenzimet për pagat e punonjësve. Gjithashtu, mbajtja e pozitës udhëheqëse

me ushtrues detyre më gjatë se tre muaj nuk siguron që punët realizohen me

përgjegjësi të plotë dhe që arrihen rezultatet e pritura.

Rekomandimi 6 Kryetari duhet të sigurojë se menaxhimi i personelit dhe pagesave bëhet në

pajtim me procedurat dhe rregulloret relevante. Në ketë aspekt duhet të

forcohen kontrollet në proceset e rekrutimit në mënyrë që komisionet të bëjnë

vlerësim objektiv në përputhje me kërkesat e përcaktuara. Gjithashtu kryetari

duhet të ndërmarrë veprime shtesë për të ndërprerë mbulimin e pozitave

menaxheriale me UD. Kohëzgjatja e funksionit si UD nuk duhet të jetë më e

gjatë se periudha e përcaktuar ligjore.

3.5 Mallrat dhe shërbimet, si dhe shërbimet komunale

Buxheti final për mallra e shërbime si dhe shërbime komunale në vitin 2017 ishte 2,516,274€. Prej

tyre ishin shpenzuar 2,258,829€, apo 90% e buxhetit. Kryesisht ato kanë të bëjnë me shpenzimet e

shërbimeve komunale dhe me aktivitetet operative që ndërlidhen me shpenzimet për udhëtime

zyrtare, shërbime tjera kontraktuese, furnizim për zyre dhe pajisje, mirëmbajtja e ndërtesave etj.

Page 17: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

17

Çështja 7 – Kontrolle jo efikase në procesin e çertifikimit të pagesave

E gjetura Si rezultat i kontrolleve jo efikase, janë çertifikuar për pagesë këto lëndë në

mungesë të dëshmive, si:

Lëndës për shpenzimet e derivateve në vlerë 113€ i mungonin informatat

rreth kalkulimit të çmimit mujor të derivateve sipas bursës. Mungonte

edhe autorizimi për shfrytëzimin e veturës private; dhe

Për shpenzimet e reprezentacionit, Komuna nuk kishte kontratë për

furnizim me operatorin ekonomik nga i cili ishin furnizuar.

Rreziku Lëndët e pa kompletuara mund të rezultojnë me pagesa të parregullta të cilat

në raste të caktuara mund ta dëmtojnë buxhetin e komunës.

Rekomandimi 7 Kryetari duhet të sigurojë kontrolle shtesë në sektorin e financave. Çertifikimi i

pagesave duhet të bëhet vetëm pasi lëndët të jenë të kompletuara me

dokumentacionin e nevojshëm.

Çështja 8 – Parregullsi në aktivitetin e prokurimit

E gjetura Komuna nuk ka arritur të zbatojë udhëzimet e prokurimit për shkak të

mungesës së mbikëqyrjes efektive menaxheriale. Kjo ka rezultuar në

Te kontrata për Sigurimi fizik i objekteve të Komunës së Gjakovës në vlerë

109,900€, ishte kërkuar që objekti i Bibliotekës të sigurohet nga dy

punonjës, 24 orë në shtatë ditë të javës. Angazhimi i vetëm dy

punëtorëve për orarin e përcaktuar bie ndesh me ligjin e punës,

përkitazi me orarin e punës dhe pushimin e nevojshëm për të

punësuarit; dhe

Te kontrata Furnizim me produkte ushqimore, higjenike dhe mish për nevojat

e Komunës së Gjakovës - Pjesa e III-të në vlerë 32,226€, siguria e

ekzekutimit nuk mbulonte periudhën prej 30 ditëve pas kompletimit të

kontratës, ndërsa te kontrata Sigurimi fizik i objekteve të Komunës në vlerë

109,900€, sigurimi i ekzekutimit ishte valid deri më datë 18.08.2018,

ndërsa kontrata përfundonte me 01.09.2018. Përveç që nuk e mbulonte

në tërësi afatin e kontratës, sigurimi nuk mbulonte as periudhën prej 30

ditëve nga përfundimi i kontratës.

Rreziku Mos zbatimi i kornizës ligjore te prokurimit publik dhe anashkalimi i tyre gjatë

lidhjes se kontratave rrit rrezikun që kontratat mund të mos realizohen sipas

kushteve kontraktuale.

Page 18: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

18

Rekomandimi 8 Kryetari duhet të sigurojë zbatimin e masave/proceseve të duhura për të

siguruar se kërkesat ligjore të prokurimit publik zbatohen në tërësi. Kriteret e

kërkuara në dosjen e tenderit të jenë matshme dhe të arritshme për

kontraktuesit.

Çështja 9 – Kontrata për shërbime të veçanta përtej afatit ligjor.

E gjetura Komuna kishte angazhuar punonjës me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta,

dhe në shtatë raste kontratat e tyre kishin zgjatur përtej afatit ligjor prej gjashtë

muajve.

Rreziku Në mungesë të monitorimit të mjaftueshëm ekziston rreziku që shërbimet mos

të përfundohen në përputhje me kushtet e kontraktuara. Vazhdimi i kontratave

përtej afatit ligjor bie ndesh me rregullat ligjore.

Rekomandimi 9 Kryetari duhet të sigurojë se punonjësit përmes marrëveshjet për shërbime të

veçanta të angazhohen vetëm në rastet kur ka kërkesa specifike, si dhe ato të

realizohen brenda afatit kohor të përcaktuar me kornizën ligjore.

3.6 Subvencionet dhe transferet

Buxheti final për subvencione dhe transfere ishte 464,336€. Prej tyre në 2017 ishin shpenzuar

450,163€ apo 97% e buxhetit. Subvencionet e dhëna kanë të bëjnë me përkrahjen financiare në

fushën e ekonomisë, sportit, bujqësisë dhe shëndetësisë.

Rekomandimi

Nuk kemi rekomandime në këtë fushë.

Page 19: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

19

3.7 Investimet kapitale

Buxheti final për investime kapitale ishte 7,465,982€, ndërsa janë shpenzuar 5,476,889€, ose 73% e

buxhetit. Ato kanë të bëjnë me financimin e projekteve kapitale në infrastrukturën rrugore, në

renovimin e objekteve arsimore, në fushën e shëndetësisë etj.

Çështja 10 – Dobësi në menaxhimin e projekteve kapitale.

E gjetura Mangësitë e hasura në auditimin e mostrave në fushën e investime kapitale

janë:

Gjashtë kontrata për projekte kapitale në vlerë totale 1,324,912€, të

nënshkruara në vitin 2012 dhe 2013, nuk ishin përfunduar as në vitin

2017. Planet dinamike të realizimit të këtyre projekteve ishin nga 28 deri

në 120 ditë kalendarike. Kontratat ishin nënshkruar në mungesë të

buxhetit të nevojshëm;

Nga mostrat e testuara, është identifkuar se si pasojë e mos pagesës me

kohë të obligimeve ndaj kontraktuesve, përmes procedurave

përmbarimore, gjykatave dhe nga Thesari janë realizuar pagesa në vlerë

82,596€. Në mungesë të buxhetit në kategorinë përkatëse, ishin

shfrytëzuar mjetet nga kategoritë tjera buxhetore;

Komuna ka të kontraktuar një kompani për mbikëqyrjen e projekteve

kapitale. Përveç situacioneve teknike të punimeve, në raportet e

përgatitura nga kompania nuk janë ofruar informata të mjaftueshme

rreth ecurisë së realizimit të projekteve kapitale; dhe

Për tri kontrata, Plani i Menaxhimit të Kontratës (PMK) ishte përgatitur

dhe nënshkruar me vonesë, ndërsa në tri raste tjera PMK-të nuk ishin

azhurnuar me informata të duhura.

Rreziku Dobësitë aktuale mund të ndikojnë në vlerë të dobët për para, pagesa të

parregullta, kosto shtesë si pasojë e padive nga mos pagesa me kohë e

obligimeve si dhe vonesa në ofrimin e shërbimeve që mund të rezultojnë në

kontrata të cilat nuk zbatohen sipas standardeve të kërkuara.

Rekomandimi 10 Kryetari duhet të sigurojë se kontratat të nënshkruhen vetëm pasi të sigurohet

buxheti i duhur për realizimin e tyre. Menaxherët e kontratave duhet të

monitorojnë rregullisht zbatimin e projekteve, dhe të hartojnë raporte në të

cilat ofrohen informata të mjaftueshme rreth ecurisë së zbatimit. Për çdo

vonesë të paarsyetuar në realizimin e projekteve të aplikohen penalet.

Page 20: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

20

3.8 Çështjet e përbashkëta për mallrat dhe shërbimet si dhe

investimet Kapitale

Në vijim janë çështjet e përbashkëta në fushën e prokurimit që kanë të bëjnë me mallrat dhe

shërbimet si dhe investimet kapitale:

Çështja 11 – Planifikimi dhe blerjet përmes procedurave të prokurimit

E gjetura Zbatimi i pritur i udhëzimeve të prokurimit nuk është arritur për shkak të

mungesës së mbikëqyrjes efektive menaxheriale. Kjo ka rezultuar në:

Ngecje në realizimin e planit të prokurimit. Kjo ka rezultuar si pasojë e

mos inicimit me kohë të kërkesave për blerje nga njësit kërkuese, por

edhe vlerësime të pasakta të vlerave të parashikuara të furnizimeve. Dy

aktivitete të prokurimit kishin filluar me dy muaj vonesë nga data e

aprovimit për inicimin e procedurave të prokurimit;

Nënshkrim i kontratave pa zotim të mjaftueshëm të mjeteve. Kontrata

për Mirëmbajtjen verore të rrugëve, në vlerë 159,561€ ishte nënshkruar me

vetëm 1,000€ zotim të mjeteve, përderisa pas 10 ditëve Komuna kishte

pranuar faturën/obligimet për shërbimet e kryera në vlerë 4,610€.

Kontrata Ndërtimi i terreneve sportive në disa shkolla në vlerë 44,459€, ishte

nënshkruar me vetëm 9,790€ zotim të mjeteve. Po ashtu kontrata

Ndërrimi i dyerve dhe dritareve në disa shkolla në vlerë 20,140€ ishte

nënshkruar me vetëm 10,000€ zotim të mjeteve.

Kontrata në vlerë përtej vlerës së parashikuar. Komuna ka lidhur tri

kontrata përtej vlerës së parashikuar me planin e prokurimit. Bëhet fjalë

për kontratat, si:

a. Mirëmbajtja verore e rrugëve, në vlerë 159,561€, ndërsa me planin e

prokurimit kontrata ishte vlerësuar të jetë vetëm 100,000€;

b. Mirëmbajtja e objekteve-pastrimi i QKMF, QMF, AMF, QPS, në vlerë

71,111€, ndërsa me planin e prokurimit kontrata ishte vlerësuar

61,800€; dhe

c. Furnizim me material dhe reagensa për laboratorin biokimik-hematologjik

në vlerë 22,228€, me planin e prokurimit ishte vlerësuar 15,000€,

ndërsa me Deklaratën e Nevojave dhe Disponueshmërisë së Mjeteve

ishin planifikuar vetëm 17,458€.

Page 21: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

21

Zotimi i mjeteve dhe përgatitja e urdhërblerjes me vonesë. Si rezultat i

mos zotimit të buxhetit me kohë dhe në vlerë të mjaftueshme, për pesë

fatura në vlerë totale 363,683€ ishin paguar vetëm 129,958€. Në një rast

tjetër, një pjesë e faturës (891€) ishte paguar nga buxheti i një projekti

tjetër.

Rreziku Dobësitë e hasura në planifikim, inicim dhe realizim të aktiviteteve të

prokurimit mund të ndikojnë negativisht në aspektin buxhetor dhe në zbatim

të kontratave.

Rekomandimi 11 Kryetari duhet të sigurojë se është ndërmarrë një rishikim për të gjeturat e

auditimit ku proceset nuk janë aplikuar në mënyrë efektive për të përcaktuar

se pse kanë ndodhur dështimet dhe pse nuk është aplikuar mbikëqyrja e

përshtatshme. Në ketë aspekt, të bëhen analiza të detajuara lidhur me

planifikimin e projekteve për të tejkaluar sfidat e identifikuara lidhur me afatet

kohore për fillimin e procedurave dhe fondet e planifikuara për realizimin e

tyre. Me tutje, të sigurojë se kontrollet në procesin e ekzekutimit të pagesave

janë duke u monitoruar në vazhdimësi. Procesi i pagesave duhet të bëhet në

pajtim të plotë me hapat e përcaktuar me LMFPP-në, dhe me rregullat e

Thesarit.

Çështja 12 – Klasifikimi jo i drejtë i shpenzimeve

E gjetura Në tri kontrata të testuara në vlerë 90,049€ kemi identifikuar keq-klasifikim të

shpenzimeve sipas kodeve ekonomike, si:

Mjetet e zotuara për kontratën Mirëmbajtja verore e rrugëve në vlerë 1,000€

ishte klasifikuar si shërbime kontraktuese tjera;

Shpenzimet për kontratën Mirëmbajtja e objekteve-pastrimi i QKMF,

QMF, AMF, QPS në vlerë 3,500€ nuk ishin klasifikuar si mirëmbajtje e

objekteve shëndetësore, por vetëm si mirëmbajtje e ndërtesave; dhe

Shpenzimet për mirëmbajtje dhe furnizim me material për ndriçim publik, në

vlerë 85,459€ ishin planifikuar dhe klasifikuar si investime kapitale

ndërsa marrë parasysh natyrën e shpenzimit dhe vlerën e furnizimeve,

shihet se i takon kategorisë së mallrave dhe shërbimeve.

Rreziku Planifikimi dhe realizimi i shpenzimeve në kode jo adekuate shkakton

paqartësi në raportimin e shpenzimeve të ndodhura. Kjo rezulton në

mbivlerësimin e shpenzimeve në një kod ekonomik, kundrejt nënvlerësimit në

kodin tjetër.

Rekomandimi 12 Kryetari duhet të sigurojë kontrolle shtesë në sektorin e financave në mënyrë

që shpenzimet të planifikohen dhe regjistrohen në kode përkatëse ekonomike.

Page 22: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

22

3.9 Pasuritë kapitale dhe jo-kapitale

Komuna e Gjakovës ka bërë vlerësimin dhe njehsimin fizik të pasurisë në fund të vitit. Sipas PVF-

ve, vlera neto e pasurisë kapitale në fund të vitit është 52,580,262€, ndërsa e pasurisë jokapitale

395,783€. Gjatë vitit 2017, një komision punues ishte krijuar në identifikimin dhe vlerësimin e

pronës publike. Një pjese e pronave ishin vlerësuar nga komisioni dhe ishin regjistruar në

regjistrin kontabël të SIMFK-së.

Çështja 13 – Regjistër jo i plotë i pasurisë

E gjetura Me gjithë angazhimet Komuna e Gjakovës ende nuk ka arritë të ketë një

regjistër të plotë dhe të saktë të pasurisë së përgjithshme. Ndonëse të gjitha

pagesat e çertifikuara për investime kapitale nga Komuna ishin regjistruar në

modulin e pasurisë në SIMFK, pagesat e çertifikuara nga Thesari kishin mbetur

të paregjistruara.

Rreziku Mungesa e një regjistri të përgjithshëm të pasurisë, vështirëson menaxhimin e

duhur të pasurisë, dhe se nuk përmbushë kërkesat ligjore për raportim të drejtë

financiar.

Rekomandimi 13 Kryetari duhet të sigurojë se kërkesat ligjore për regjistrimin dhe menaxhimin e

pasurisë janë përmbushur. Komisioni punues të vazhdojë punën në

identifikimin dhe vlerësimin e tërë pasurisë në pronësi të komunës, si dhe të

gjitha pasuritë kapitale të evidentohen në regjistrin kontabël të thesarit.

Çështja 14 – Mungesë e kontrolleve në menaxhimin e automjeteve zyrtare

E gjetura Ekzistojnë dobësi në menaxhimin e automjeteve zyrtare. Komuna nuk ka

zyrtar të caktuar që menaxhon me veturat zyrtare. Secila drejtori menaxhon në

mënyrë individuale me automjetet. Nuk ka evidencë të plotë e të saktë rreth

shfrytëzimit të automjeteve zyrtare. Nga mostra e testuar kemi gjetur se

mungojnë kërkesat e veçanta dhe aprovimet për përdorimin e tyre, shënime

rreth kilometrave te kaluara, servisimit, qëllimit të përdorimit, etj.

Rreziku Mungesa e kontrolleve dhe menaxhimit rrit rrezikun qe automjetet mund te

shfrytëzohen edhe për qëllime tjera jo zyrtare.

Rekomandimi 14 Kryetari duhet të sigurojë se automjetet zyrtare shfrytëzohen në pajtim me

rregullat dhe kërkesat ligjore. Për secilin automjet zyrtar të shfrytëzuar duhet

të mbahet evidencë e plotë dhe e saktë lidhur me kilometrat e kaluara, serviset

e bëra si dhe të dhëna tjera të nevojshme.

Page 23: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

23

3.10 Të arkëtueshmet

Llogaritë e arkëtueshme (Ll/A) kanë të bëjnë me tatimin në pronë, taksa në biznes dhe të hyrat

nga qiraja për shfrytëzimin e pronës komunale.

Çështja 15 – Menaxhimi jo i mirë i llogarive të arkëtueshme

E gjetura Ll/A nuk janë menaxhuar si duhet. Menaxhmenti nuk ka ndërmarrë veprimet

e nevojshme në inkasimin me kohë të të hyrave. Siç edhe është prezantuar në

PVF, vlera e përgjithshme e tyre arrinë në 8,505,710€, ku 87% e tyre i takon

tatimit në pronë.

Rreziku Vonesat në inkasimin e të hyrave reduktojnë fondet e mbledhura për buxhetin

e Komunës.

Rekomandimi 15 Kryetari duhet të siguroj që po shqyrtohen në mënyrë aktive të gjitha opsionet

e mundshme, përfshirë edhe mjetet ligjore, për të siguruar inkasimin me kohë

të llogarive të arkëtueshme.

3.11 Obligimet e papaguara

Sipas PFV-ve, obligimet e papaguara ndaj furnitorëve në fund të vitit 2017 ishte 1,340,211€. Këto

obligime janë bartur për t’u paguar në vitin 2018. Megjithatë, kjo pasqyron vetëm një pjesë të

vështirësisë buxhetore të hasura. Komuna ka shpalosur edhe obligime lidhur me vendimet për

shpronësime në vlerë 1,820,011€, si dhe situacionet e punimeve te kryera deri në fund të vitit 2017

në vlerë 1,035,407€. Gjithashtu, Komuna e Gjakovës përballet edhe me detyrime kontingjente, dhe

vlera e tyre pritet të jetë rreth 715,000€.

Çështja 16 – Menaxhim i dobët i obligimeve

E gjetura Komuna nuk ka menaxhuar si duhet obligimet ndaj furnitorëve. Ashtu siç

edhe është prezantuar në pasqyrat vjetore financiare, obligimet e papaguara

datojnë që nga viti 2011 e tutje. Pjesa më e madhe e obligimeve u takon

investimeve kapitale. Obligimet nuk janë paguar për shkak të hyrjes në to, pa u

siguruar mjetet buxhetore. Si rezultat i mos pagesës me kohë të obligimeve

ndaj furnitorëve, përmes procedurave gjyqësore dhe nga Thesari, nga buxheti i

Komunës janë kryer pagesa në vlerë 724,669€. Po ashtu, kemi vërejtur vonesa

në pagesë, mos pagesë e plotë e obligimit të faturuar si dhe raste të mos

protokollimit të faturave me rastin e pranimit.

Rreziku Hyrja në obligime pa u siguruar paraprakisht mjetet financiare si dhe mos

pagesa me kohë e obligimeve mund të shkaktojë kosto shtesë dhe dëmtim të

buxhetit nga ngritja e padive gjyqësore prej furnitorëve. Mos mbajtja e një libri

Page 24: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

24

të protokollit për faturat e pranuara, mund të rezultojë me vonesa të pagesave

të faturave apo edhe me pagesa të dyfishta.

Rekomandimi 16 Kryetari duhet të sigurojë kontrolle shtesë në menaxhimin dhe raportimin e

obligimeve të papaguara. Fillimisht, duhet të siguroj mbajtjen e një libri të

protokollit, ku do të regjistrohen dhe protokollohen të gjitha faturat e

pranuara, ndërsa me pas duhet të sigurohet se të gjitha obligimet paguhen

brenda afatit kohor prej 30 ditëve nga data e tyre.

4 Progresi në zbatimin e rekomandimeve

Raporti ynë i auditimit për PFV-të të vitit 2016 të Komunës së Gjakovës ka rezultuar në 22

rekomandime kryesore. Komuna kishte përgatitur një Plan Veprimi ku paraqitet mënyra se si do

t’i zbatoj rekomandimet e dhëna, por që ky plan nuk është dorëzuar me kohë në ZKA. Plani është

mbështetur me një proces konfirmues dhe se zbatimi i rekomandimeve është monitoruar

formalisht nga menaxhmenti.

Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2017, shtatë rekomandime janë zbatuar; 11 ishin në proces

të zbatimit dhe katër nuk janë adresuar ende. Po ashtu, nga viti 2015 ishin bartur edhe 13

rekomandime, dhe në vitin 2017, pesë nga to ishin zbatuar, shtatë rekomandime tjera ishin në

zbatim e sipër dhe një nuk është adresuar ende. Për një përshkrim më të plotë të rekomandimeve

dhe mënyrën se si janë trajtuar ato, shihni Shtojcën II.

Çështja 17 – Zbatimi i rekomandimeve nga viti paraprak dhe viti i mëhershëm.

E gjetura Komuna e Gjakovës nuk ka zbatuar kërkesat për të hartuar dhe dorëzuar në

ZKA një plan veprimi brenda 30 ditëve pas pranimit të raportit të auditimit për

vitin 2016. Plani i veprimit për adresimin e rekomandimeve është dorëzuar me

tre muaj vonesë. Përderisa vetëm pjesërisht janë zbatuar disa nga

rekomandimet e vitit 2016 dhe ato të viteve të mëhershme, mangësitë në

sistemet domethënëse mbesin të pa trajtuara sa duhet. Ne nuk kemi vërejtur se

menaxhmenti aplikon masa përgjegjësie për mos zbatimin e rekomandimeve.

E gjetura Përmirësimet e kërkuara të proceseve operacionale dhe të tjera mund të mos

zbatohen duke rezultuar në mos efikasitet të vazhdueshëm dhe humbje

financiare.

Rekomandimi 17 Kryetari duhet të siguroj që zbatimi i planit të veprimit, monitorohet në

vazhdimësi dhe raportohet në baza të rregullta tre mujore në lidhje me

progresin e arritur në ketë drejtim. Rekomandimet të cilat nuk zbatohen sipas

afateve, të rishikohen në një afat të shkurtër nga kryetari, si dhe të ndërmerren

veprime pro-aktive ndaj barrierave të paraqitura gjatë zbatimit.

Page 25: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

25

5 Qeverisja e mirë

Hyrje

Qeverisja e mirë nënkupton parimet themelore të llogaridhënies, efektivitetin e kontrolleve,

menaxhimin e rreziqeve, pavarësinë e auditimit të brendshëm, koordinimin e ZKA-së me

auditimin e brendshëm dhe qeverisjen e mirë me pasuritë publike.

Tregues kyç në mbështetje të qeverisjes efektive është zbatimi i rekomandimeve të auditimit pasi

kjo tregon se në çfarë mase menaxhmenti po ndërmerr veprime për t’i përmirësuar proceset

ekzistuese dhe kontrollet. Niveli i përmbushjes së kërkesave të MFK nga ana e organizatave

buxhetore po monitorohet edhe nga plotësimi i pyetësorëve të vet-vlerësimit që plotësohet nga të

gjitha OB-të, të cilat në fund të vitit i dorëzohen MF-së.

Fusha të veçanta të rishikimeve tona lidhur me qeverisjen kanë qenë procesi i llogaridhënies dhe

menaxhimi i rreziqeve, ndërsa komponentat tjera janë trajtuar në brendi të kapitujve apo

nënkapitujve të mësipërm të raportit.

Konkluzioni i përgjithshëm mbi qeverisjen

Ekziston ende një numër i dobësive të qeverisjes brenda Komunës së Gjakovës veçanërisht në

lidhje menaxhimin e rrezikut dhe cilësinë e raportimit menaxherial. Përgjigja efektive ndaj

rekomandimeve të auditimit dhe operimi i një sistemi cilësor të auditimit të brendshëm, nuk janë

të vendosura sa duhet. Komiteti i auditimit është themeluar vonë, ndërsa Auditimi i Brendshëm

nuk ka arritë të ofrojë siguri të mjaftueshme dhe pasqyrë të qartë mbi nivelin e sigurisë së

kontrolleve të brendshme.

Të gjitha organizatat buxhetore janë të obliguara të përgatisin dhe të përcjellin planet strategjike në

nivel të organizatës por edhe planet vjetore, si: planet urbanistike, hapësinore, plani operativ

emergjent, plani strategjik kundër korrupsionit, strategjia e zhvillimit rajonal etj.

Komuna e Gjakovës ka hartuar Strategjinë zhvillimore socio-ekonomike lokale 2016-2018.

Drejtoritë komunale kishin hartuar raportet vjetore të punës, por jo edhe planet vjetore, me

përjashtim të tri6 drejtorive.

6 Drejtoria për mbrojtje e shpëtim, drejtoria për zhvillim ekonomik, dhe drejtoria për urbanizëm dhe mbrojtje te mjedisit

Page 26: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

26

5.1 Sistemi i auditimit të brendshëm

Njësia e Auditimit të Brendshëm (NjAB) operon me vetëm një auditor. Për të kryer një auditim

efektiv nevojitet një program gjithëpërfshirës i punës që reflekton rreziqet financiare dhe të tjera të

entitetit të audituar dhe që ofron siguri të mjaftueshme mbi efektivitetin e kontrollit të brendshëm.

Ndikimi i produkteve të Auditimit të Brendshëm duhet të gjykohet nga rëndësia që i jep

menaxhmenti adresimit të rekomandimeve si dhe nga mbështetja e ofruar nga një Komitet efektiv

i Auditimit.

Çështja 18 – NjAB dhe plani i auditimit të brendshëm

E gjetura Ekzistojnë një numër dobësish në lidhje me operacionet aktuale të NjAB-së, si:

NjAB nuk është plotësuar me personel të mjaftueshëm. Komuna ka

vetëm një auditor të brendshëm. Sipas UA 23/2009, kërkohet që subjekti

qe ka mbi 5mil€ buxhet vjetor duhet të ketë se paku tre auditor të

brendshëm. Komuna e Gjakovës ka buxhet mbi 23mil€;

Plani vjetor i auditimit të brendshëm nuk është bazuar në fushat më me

rrezik. Projektet kapitale, menaxhimi i pasurisë, menaxhimi i personelit,

obligimet dhe llogaritë e arkëtueshme nuk janë përfshirë në planin e

auditimit, ndërsa prokurimi publik dhe të hyrat vetanake ishin

përfshirë, mirëpo nuk janë trajtuar mjaftueshëm në raportet e auditimit

të brendshëm.

Fokus i auditimit të brendshëm ishin aktivitetet e vitit 2016 dhe vetëm

fillimi i vitit 2017;

Plani vjetor i auditimit nuk ishte realizuar sipas afateve të planifikuara;

Nuk janë përgatitur plane veprimi për adresimin e rekomandimeve të

NjAB-së; dhe

Komiteti i Auditimit (KA) nuk është themeluar në vitin 2017.

Menaxhmenti ka arritë që në mars të vitit 2018 të krijojë ketë komitet.

Këto rezultate pasqyrojnë mungesën e vëmendjes së Menaxhmentit në njohjen

dhe maksimizimin e përfitimit të auditimit të brendshëm ose për të kërkuar

siguri për funksionimin efektiv të kontrolleve të brendshme. Kjo, gjithashtu,

tregon cilësi të dobët të planifikimit të auditimit të brendshëm.

Page 27: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

27

Rreziku Një program jo i plotë i auditimit i cili nuk pasqyron rreziqet e hasura nga

organizata, ndikon në mos identifikimin dhe mos adresimin e dobësive në

kontrolle duke rezultuar në jo efikasitet operativ dhe humbje financiare për

Komunën. Kjo mund të rezultojë me dobësi tjera të paidentifikuara, mos

reagim me kohë ndaj sfidave potenciale dhe vazhdim të praktikave joefektive

që mund të përfundojnë me vlerë të ulët për para dhe/apo humbje potenciale

financiare për komunën.

Rekomandimi 18 Kryetari duhet të punojë me drejtorin e NjAB-së për të siguruar aktivitete të

mjaftueshme mbi sistemet financiare të periudhave aktuale me fokus në fushat

me rrezik më të lartë. Përmbushja e planit vjetor të NjAB-së duhet të

monitorohet rregullisht nga menaxhmenti në mënyrë që devijimet të

adresohen në kohën e duhur. Përveç plotësimit të NjAB-së me staf të

mjaftueshëm, Kryetari duhet të sigurojë funksionimin e plotë të KA-së.

5.2 Raportimi menaxherial, llogaridhënia dhe menaxhimi i

rrezikut

Për të pasur një planifikim të mirë, për të mbikëqyrë aktivitetet në baza të rregullta dhe për të

mundësuar vendimmarrje efektive, menaxhmenti ka nevojë të posedoj raporte të rregullta.

Llogaridhënia si proces është pranim i përgjegjësive, mbajtje e personave përgjegjës për veprimet e

tyre dhe shpalosje e rezultateve në mënyrë transparente. Ndërsa, menaxhimi i rrezikut është një

proces që ka të bëj me identifikimin, analizën, vlerësimin dhe veprimet/masat e menaxhmentit

për të kontrolluar dhe reaguar ndaj rreziqeve që kërcënojnë organizatën.

Menaxhmenti, ndonëse ka zbatuar një numër kontrollesh të brendshme për të siguruar se sistemet

funksionojnë si duhet, ne kemi vërejtur se masat e aplikuara janë të dobëta dhe jo efektive dhe nuk

mundësojnë një përgjigje efektive dhe me kohë ndaj problemeve operative të identifikuara.

Page 28: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

28

Çështja 19 - Dobësi në kontrollet menaxheriale dhe menaxhimin e rrezikut

E gjetura Si pasojë e kontrolleve të pamjaftueshme menaxheriale, një pjesë e

konsiderueshme e buxhetit për investime kapitale nuk është shpenzuar.

Planifikimi i dobët i nevojave, vonesat në procedurat e prokurimit, mbikëqyrja

e pamjaftueshme, dhe obligimet e papaguara, nuk ishin trajtuar me kohë dhe

në mënyrën e duhur nga ana e menaxhmentit. Disa prej projekteve as që kanë

filluar, ndërkohë që disa kontrata ishin subjekt i shqyrtimeve gjyqësore dhe

procedurave përmbarimore.

Në fillim të vitit 2018 ka filluar me procesin e menaxhimit të rrezikut. Gjatë

vitit 2017 Komuna nuk kishte politika të shkruara dhe procedura për

menaxhimin e rreziqeve, në veçanti rrezikut të mashtrimit dhe parregullsive.

Ende nuk ekziston ndonjë regjistër formal i rreziqeve i hartuar sipas kërkesave

të MFK-së, nuk ka strategji për menaxhimin e rrezikut, dhe nuk përgatitet

ndonjë raport për menaxhimin e tyre. Gjithashtu shumica e drejtorive

komunale nuk kishin përgatitur as plane vjetore të punës për vitin 2017.

Rreziku Kërkesat e pamjaftueshme të llogaridhënies, planifikimit dhe menaxhimit

reduktojnë efektivitetin e menaxhimit financiar dhe operativ. Kjo rezulton me

dobësi në procesin e buxhetit dhe e zvogëlon aftësinë e menaxhmentit për të

reaguar ndaj sfidave financiare me kohë. Po ashtu, kjo ulë efektin e kontrolleve

buxhetore dhe rrit rrezikun për shpenzime të parregullta. Rrjedhimisht, kjo

mund të rezultojë edhe me ofrimin e shërbimeve jo cilësore.

Rekomandimi 19 Kryetari duhet të siguroj se ecuritë buxhetore, përfshirë planin e prokurimit

dhe shpenzimet do të jenë subjekt i analizave dhe rishikimeve të rregullta nga

ana e komunës. Për të reduktuar ndikimin e rreziqeve në nivele të

pranueshme, organizata duhet të hartoj regjistrin e rreziqeve me të gjitha

veprimet e duhura për të vendosur nën kontrolle kërcënimet e ekspozuara.

Page 29: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

29

Shtojca I: Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të

aplikuara nga ZKA

(e shkëputur nga ISSAI 200)

Forma e opinionit

147. Auditori duhet të japë një opinion të pa-modifikuar nëse arrin në përfundimin se pasqyrat

financiare janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në pajtim me kornizën e zbatueshme

financiare.

Nëse auditori, bazuar mbi dëshmitë e marra të auditimit, arrin në përfundimin se pasqyrat

financiare si tërësi përmbajnë keq-deklarime materiale ose nuk arrin të marrë dëshmi të

mjaftueshme auditimi për të nxjerrë përfundimin se pasqyrat financiare si tërësi nuk përmbajnë

keq-deklarime materiale, atëherë ai duhet të modifikojë opinionin në raportin e auditorit sipas

pjesës që flet për ‘Përcaktimin e llojit të modifikimit që i bëhet opinionit të auditorit’.

148. Nëse pasqyrat financiare të përgatitura sipas kërkesave të një kornize për prezantim të drejtë

nuk arrijnë të japin një paraqitje të drejtë, auditori duhet të diskutojë çështjen me menaxhmentin

dhe, varësisht nga kërkesat e kornizës së zbatueshme për raportim financiar dhe nga mënyra se si

zgjidhet çështja, të përcaktojë nëse është e nevojshme të modifikojë opinionin e auditimit.

Modifikimet që i bëhen opinionit në raportin e auditorit

151. Auditori duhet të modifikojë opinion në raportin e auditorit në rast se, duke u bazuar në

dëshmitë e marra të auditimit, arrin në përfundimin se pasqyrat financiare si tërësi përmbajnë

gabime materiale, ose në qoftë se auditori nuk ka mundur të marrë dëshmi auditimi të

mjaftueshme dhe të përshtatshme për të nxjerrë përfundimin se pasqyrat financiare si tërësi nuk

përmbajnë keq-deklarime materiale. Auditorët mund të japin tri lloje opinionesh të modifikuara:

opinion të kualifikuar, opinion të kundërt dhe mohim të opinionit.

Page 30: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

30

Përcaktimi i llojit të modifikimit që i bëhet opinionit të auditorit

152. Vendimi se cili lloj i opinionit të modifikuar është i përshtatshëm varet nga:

natyra e çështjes që i jep shkas modifikimit – d.m.th nëse pasqyrat financiare përmbajnë

keq-deklarime materiale ose, në rast se ishte e pamundur për të marrë dëshmi auditimi të

mjaftueshme dhe të përshtatshme, mund të përmbajnë keqdeklarime materiale; dhe

gjykimi i auditorit rreth përhapjes së efekteve ose efekteve të mundshme që çështja ka në

pasqyrat financiare.

153. Auditori duhet të japë një opinion të kualifikuar nëse: (1) pasi ka marrë dëshmi auditimi të

mjaftueshme dhe të përshtatshme, auditori arrin në përfundimin se keqdeklarimet, ose

individualisht ose së bashku, janë materiale por nuk janë përhapur në pasqyrat financiare, ose (2)

nëse auditori nuk ka mundur të marrë dëshmi auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme në të

cilat të bazojë një opinion, por arrin në përfundimin se efektet e çdo gabimi të pazbuluar mbi

pasqyrat financiare kanë mundur të jenë materiale por jo të përhapura.

154. Auditori duhet të japë një opinion të kundërt nëse, pasi ka marrë dëshmi auditimi të

mjaftueshme dhe të përshtatshme, auditori arrin në përfundimin se keqdeklarimet, ose

individualisht ose së bashku, janë edhe materiale edhe të përhapura në pasqyrat financiare.

155. Auditori duhet japë mohim të opinionit nëse, pasi nuk ka mundur të marrë dëshmi auditimi

të mjaftueshme dhe të përshtatshme në të cilat të bazojë një opinion, auditori arrin në përfundimin

se efektet e çdo gabimi të pazbuluar mbi pasqyrat financiare kanë mundur të jenë edhe materiale

edhe të përhapura. Nëse, pas pranimit të angazhimit, auditori bëhet i vetëdijshëm se

menaxhmenti ka imponuar një kufizim të fushëveprimit të auditimit, për të cilin auditori

konsideron se mund të rezultojë në nevojën për të shprehur një opinion të kualifikuar ose mohim

opinioni mbi pasqyrat financiare, auditori duhet të kërkojë nga menaxhmenti ta heqë atë

kufizimin.

156. Nëse auditori jep një opinion të modifikuar, ai duhet të modifikojë edhe titullin për të

korresponduar me llojin e opinionit i shprehur. ISSAI 1705 jep udhëzime shtesë rreth gjuhës

specifike që duhet përdorur kur jepet një opinion dhe për të përshkruar përgjegjësinë e auditorit.

Ajo gjithashtu përfshin shembuj ilustrues të raporteve.

Paragrafët e Theksimit të Çështjes dhe paragrafët e Çështjeve të Tjera në raportin e auditorit

157. Nëse auditori e konsideron të nevojshme për të tërhequr vëmendjen e përdoruesve në një

çështje të paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare, e cila është sa e rëndësishme aq edhe

thelbësore që ata të kuptojnë pasqyrat financiare, por ka prova të mjaftueshme e të përshtatshme

se çështja nuk përmban keqdeklarime materiale në pasqyrat financiare, auditori duhet të përfshijë

një paragrafi të Theksimit të Çështjes në raportin e tij. Paragrafët për Theksimin e Çështjes duhet

t'i referohen vetëm informacionit të paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare.

Page 31: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

31

158. Një paragraf i theksimit të çështjes duhet:

të përfshihet menjëherë pas opinionit;

të ketë titullin ‘theksim i çështjes’ ose ndonjë titull tjetër të përshtatshëm;

të përmbajë një referencë të qartë ndaj çështjes që theksohet dhe të tregojë se në ç’pjesë të

pasqyrave financiare mund të gjenden shpalosjet relevante që e përshkruajnë plotësisht

çështjen; dhe

të tregojë se opinioni i auditimit nuk është modifikuar për sa i përket çështjes të theksuar.

159. Nëse auditori e konsideron të nevojshme për ta komunikuar një çështje, përveç atyre që janë

paraqitur ose shpalosur në pasqyrat financiare, e cila, në gjykimin e auditorit, është e rëndësishme

për përdoruesit në mënyrë që ta kuptojnë auditimin, përgjegjësitë e auditorit apo raportin e

auditimit, dhe me kusht që kjo nuk është e ndaluar me ligj ose rregullore, duhet të përpilohet një

paragraf me titullin "Çështje Të Tjetra", apo ndonjë titull tjetër të përshtatshëm. Ky paragraf duhet

të paraqitet menjëherë pas opinionit dhe pas çdo paragrafi të Theksimit të Çështjes.

Page 32: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

32

Shtojca II: Progresi në zbatimin e rekomandimeve të dy viteve paraprake

Komponenta e Auditimit

Rekomandimet e bartura nga viti 2015 Të zbatuara gjatë vitit 2017

Në proces të zbatimit gjatë 2017 Të pa zbatuara

1.4 PVF dhe kërkesat tjera për raportim

Kryetarja duhet të sigurojë se janë vendosur procese efektive për të konfirmuar që plani i hartimit të PVF 2016 i adreson të gjitha çështjet e ngritura. Sa i përket palëve të treta, për vitin 2016 duhet të kompletohen saktë.

Po

2.3 Pagesat sipas vendimeve gjyqësore

Kryetarja duhet të siguroj se krijohet një strategji e përgjithshme për trajtimin e borxheve të mbetura, përfshirë buxhetimin e tyre. Rastet ku komuna konteston rregullsinë e pagesave nga përmbaruesit privat, të procedoj në instanca më të larta shqyrtimin e lëndëve.

Nuk janë marrë masa.

3. Rekomandimet e vitit paraprak

Kryetarja duhet të sigurojë që plani i veprimit, zbatohet, rishikohet dhe i njëjti përcakton saktë afatet kohore për implementimin e rekomandimeve të dhëna nga AP, me stafin përgjegjës të emëruar për monitorim rigoroz të këtij procesi.

Në proces të zbatimit. KGJ ka filluar me procesin e menaxhimit të rrezikut, ka themeluar KA, dhe se janë shtuar kontrollet ne procesin e prokurimit. Është përmirësuar menaxhimi i të hyrave, ka filluar protokolimi i faturave dhe se një pjesë e pasurisë kapitale janë regjistruar në SIMFK.

Page 33: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

33

2.5 Lista kontrolluese e vetëvlerësimit të MFK-së

Kryetarja duhet të sigurojë se është zbatuar një rishikim për plotësimin e listës kontrolluese të vetëvlerësimit dhe në mënyrë pro aktive të bëhet adresimi i fushave me dobësi të identifikuara. Duhet të aplikohet një mekanizëm rishikues për ta konfirmuar saktësinë e listës kontrolluese si dhe për të siguruar dokumentacionin mbështetës për përgjigjet e konfirmuara.

Po

2.6 Rishikimet specifike të qeverisjes

Kryetarja duhet të sigurojë se është deleguar përgjegjësia e drejtpërdrejtë për menaxhimin e rrezikut tek një drejtor përkatës i cili në koordinim me udhëheqësit e njësive do të menaxhoj këtë proces dhe do të raportoj në baza të rregullta mbi rreziqet.

Në proces të zbatimit. Menaxhmenti ka ndërmarrë veprime dhe ka filluar me procesin e menaxhimit të rrezikut.

2.7 Sistemi i auditimit të brendshëm

Kryetarja duhet të sigurojë se sistemi i auditimit të brendshëm bëhet funksional dhe përfitimet maksimale merren nga shërbimet e sigurisë të ofruara nga AB. Më tej, të sigurohet se përbërja e kapaciteteve njerëzore si në njësinë e auditimit, ashtu edhe në Komitetin e Auditimit, është në përputhje me rregullat për funksionimin e sistemit të AB.

Në proces të zbatimit.

Ndonëse në fillim të vitit 2018, është themeluar Komiteti i Auditimit, mangësit janë evidente edhe më tutje në auditimin e brendshëm.

3.4 Prokurimi

Kryetarja duhet të kërkojë përgjegjësi nga personat që kanë lejuar lëshimet dhe humbjet e mësipërme financiare. Zyra e prokurimit duhet të shtoj kujdes në përcaktimin e pozicioneve, dhe gabimet e tilla të mos përsëriten. Një planifikim i hollësishëm është i nevojshëm dhe njësitë duhet të vlerësojnë në mënyrë të drejtë kërkesat për prokurim.

Në proces të zbatimit. Janë shtuar kontrollet në proceset e prokurimit, por mangësi janë hasur në planifikimet e prokurimit.

Page 34: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

34

3.4 Prokurimi

Kryetarja të shqyrtoj arsyet pse kërkesat e rregulloreve të prokurimit nuk janë zbatuar me konsistencë në rastet e mësipërme, si dhe të forcoj masat e kontrollit që dështimet e tilla të mos përsëriten. Në rastin e trajnimit të stafit shëndetësor në të ardhmen, Kryetarja të shqyrtojë mundësitë e trajnimit nga vet pjesa e stafit. Punimet të mbikëqyren në vazhdimësi dhe pagesat të bëhen vetëm pasi merret siguri se pozicionet janë realizuar si dhe mangësitë e tjera në procesin e prokurimi të mos përsëriten.

Po

3.5.3 Subvencionet dhe Transferet

Komuna duhet të ndalojë fenomenin e pagesës së shpenzimeve operative të përfituesve të ndryshëm, derisa lënda për pagesë të ketë dokumentacionin relevant. Rasti i ngrohtores të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Më tej, procedurat e prokurimit të mos anashkalohen në asnjë rast ku ato mund të jenë të zbatueshme.

Po

3.6 Të hyrat

Kryetarja duhet të sigurojë se me rastin e rishikimit të buxhetit bëhet përshtatje e planifikimit të të hyrave, bazuar në trendin e inkasimit të periudhave të mëparshme dhe kompleksitetin e operacioneve ekzistuese. Gjithashtu, burime të mjaftueshme të vihen në dispozicion për verifikimin e pronave të tatimpaguesve.

Në proces të zbatimit. Komuna ka filluar me procesin e verifikimit, por nuk ka arritë të verifikojë 1/3 e pronave të regjistruara.

Page 35: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

35

3.7 Pasuritë dhe detyrimet

Kryetarja duhet të sigurojë se procesi gjithëpërfshirës i regjistrimit të pasurive do të vazhdoj dhe brenda një afati optimal do të nxirret një regjistër përfundimtar mbi pasuritë e komunës. Zyrtari për menaxhim të pasurisë dhe zyrtarët e angazhuar në pranimin e mallrave/pasurive të komunikojnë në mënyrë efektive për të shmangur mos zbatimin e kërkesave të rregullores për menaxhimin e pasurive.

Në proces të zbatimit. Komuna e Gjakovës ka arritë që një 21 lokale afariste të vlerësojë dhe regjistrojë në SIMFK, ndërsa një pjesë tjetër të pronës ende nuk ka arritë ta evidentojë në regjistër.

3.7.2 Trajtimi i të arketueshmeve

Kryetarja të sigurojë se drejtoria për zhvillim ekonomik mbikëqyrë mjaftueshëm historikun e taksave në biznes. Shpalosjet në pasqyra, vitin e ardhshëm ti nënshtrohen një kontrolli detal dhe të vihen kontrolle të dukshme në mbarëvajtjen e qiradhënieve. Çdo qiradhënie të mbështetet me bazë të fortë kontraktuale dhe realizimi i saj të mbikëqyret në vazhdimësi.

Po

3.7.3 Trajtimi i borxheve

Kryetarja duhet të instaloj sistem të protokollimit të çdo fature të pranuar nga komuna. Po ashtu, të siguroj se konfirmime formale për faturat e papaguara bëhen nga departamentet përgjegjëse ndaj kërkesave të ZKF-së.

Në proces të zbatimit. Komuna ka filluar me procesin e protokolimit me rastin e pranimit të faturave, por jo në të gjitha rastet është bërë protokolimi i tyre.

Komponenta e auditimit

Rekomandimet e dhëna në vitin 2016 Të zbatuara Në proces të zbatimit Të pa zbatuara

1. 3 Pasqyrat Vjetore Financiare

Të bëhet një analizë për t’i përcaktuar shkaqet e Theksimit të Çështjes së Opinionit. Të adresohen shkaqet e gabimeve në klasifikimin e shpenzimeve jo-kapitale, si dhe të sigurohet regjistër i plotë dhe i saktë të pasurive komunale.

Në proces të zbatimit. Me gjithë mangësit. Komuna ka arritë që një pjesë e pronave të regjistrojë në SIMFK.

Të sigurohet që procesi i përgatitjes së PFV-ve plotësisht adreson dobësitë e identifikuara në PFV.

Në proces të zbatimit. Mangësi janë hasur në shënimet shpjeguese.

Page 36: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

36

2.1 Zbatimi i rekomandimeve

Komuna të hartoj plan veprimi i cili do të jetë i zbatueshëm sipas afateve të përcaktuara.

Në proces të zbatimit. Komuna ka hartuar Planin e veprimit por nuk ka arritë të zbatojë në tërësi rekomandimet e dhëna.

2.2 Vet-vlerësimi Vet-vlerësimi i proceseve bëhet me një shkallë të lartë objektiviteti dhe se vlefshmërinë e pohimeve të vetëvlerësimit, përveç konfirmimeve të menaxhmentit, e bën edhe auditimi i brendshëm.

Po

2.3.2 Raportimi menaxherial

Të bëhet një rishikim për të përcaktuar formën e raportimit financiar dhe operativ tek menaxhmenti i lartë.

Në proces të zbatimit. Është përmirësuar formati dhe cilësia e raportimit.

2.4 Auditimi i Brendshëm

NjAB të plotësohet me personel të mjaftueshëm, dhe aktivitetet e ardhshme të NjAB duhet të fokusohen drejt zhvillimit dhe zbatimit të planeve të auditimit dhe strategjinë e auditimit të bazuar në rrezik. Të formohet Komiteti i Auditimit.

Në proces të zbatimit. Ndonëse KGJ ka themeluar KA, NjAB-në nuk ka arritë ta plotësojë me personel shtesë. Edhe plani vjetornuk është bazuar në rrezik.

3.1 Planifikimi dhe realizimi i buxhetit

Performanca buxhetore të monitorohet në mënyrë sistematike në baza mujore dhe që ky rishikim i identifikon dhe adreson barrierat.

Në proces të zbatimit. Perveç buxhetit për investime kapitale, buxheti i kategorive tkera ekonomike është realizuar në nivel të mirë.

3.1.1 Të hyrat Të bëhen harmonizimeve të rregullta mujore ndërmjet drejtorive komunale dhe administratës së financave si dhe të vendos kontrolle të qëndrueshme që sigurojnë një planifikim të mirëfilltë dhe inkasim efektiv të të hyrave vetjake të komunës. Të bëhet edhe procesi i verifikimit të pronave komunale.

Në proces të zbatimit. Janë bërë harmonizime të rregullta, por mangësi jane evidentuar në verifikimin e pronave.

Departamenti i urbanizmit të shqyrtoj të gjitha kërkesat e qytetarëve brenda afateve ligjore.

Po

Page 37: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

37

3.1.2 Pagat dhe Mëditjet

Kompensimi i zyrtarëve për punë jashtë orarit të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Të sigurohet se i tërë dokumentacioni i nevojshëm është përfshirë brenda një periudhe të specifikuar kohore.

Po

3.1.3 Mallrat e Shërbimet, si dhe shërbimet komunale

Të ndalet në burim dhe të paguhet tatimi dhe kontributet pensionale për personat e angazhuar për shërbime të veçanta.

Po

Pagesë të bëhet vetëm pasi të jetë kryer shërbimi dhe të mos pranohen faturat dhe raportet pa pranim të shërbimeve.

Po

3.1.4 Subvencione dhe Transfere

Subvencionet shpenzohen sipas qëllimit të dedikuar. Drejtoritë përkatëse mbikëqyrin dhe raportojnë në formë të detajuar, dhe pagesat përcillen me dëshmi të mjaftueshme.

Po

3.1.5 Investimet kapitale

Projektet duhet të realizohen konform planeve dhe buxhetit. Kur shfaqet nevoja për ridestinim të mjeteve apo ndryshim të projekteve, kjo të reflektohet në planet e rishikuara të buxhetit.

Nuk janë marrë masa.

Projektet të realizohen në pajtim me planifikimet paraprake.

Nuk janë marrë masa.

Njësitë kërkuese të vlerësojnë dhe të planifikojnë në mënyrë të drejtë kërkesat për prokurim, si dhe të respektohen në plotësi LPP si dhe UA përkatës.

Nuk janë marrë masa.

Të forcohen masat e kontrollit në menaxhimin e kontratave. Pagesat të bëhen vetëm pasi të merret siguria e plotë se pozicionet e kontraktuara janë realizuar sipas paramasave dhe parallogarisë.

Po

Page 38: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

38

Njësitë kërkuese vlerësojnë drejtë kërkesat për prokurim. Zyra e prokurimit duhet të mbikëqyrë komisionet vlerësuese dhe të shtoj kujdesin me rastin e përllogaritjes së pozicioneve, si dhe gabimet të vërehen me kohë dhe të korrigjohen.

Në proces të zbatimit. Nuk ka gabime në përllogaritjen e pozicioneve, por dobësi janë hasur në vlerësimin e nevojave vjetore.

Pagesat e shpenzimeve të bëhen në kode adekuate. Në proces të zbatimit. Në përgjithësi shpenzimet janë regjistruar drejtë, me përjashtim të tre rasteve të keqklasifikimit.

3.2 Pasuritë Të krijohet një regjistër i plotë dhe i saktë i pasurisë. Të aplikohet e-pasuria.

Në proces të zbatimit. Perderisa ka përmirësime në vlerësimin dhe regjistrimin e pasurisë, angësi janë hasur në zhvlerësimin e pasurisë jokapitale.

3.2.2 Të arkëtueshmet

Të vendosen kontrolle më efektive, ashtu që evidentimi dhe pasqyrimi i saldove të llogarive të arkëtueshme të jetë i saktë.

Në proces të zbatimit. Me gjithë përmirësimet, KGJ nuk ka arritë të inkasojë me kohë të hyrat e faturuara.

3.3 Obligimet e papaguara

Të shqyrtohen në mënyrë kritike gjendja e detyrimeve të papaguara. Pagesat të bëhen në kuadër të limiteve kohore të përcaktuara me rregullat financiare. Të ndërmerrt një rishikim të gjendjes së detyrimeve, të cilat mund shkaktojnë pagesën e tyre drejtpërdrejt nga MF apo edhe sipas vendimeve gjyqësore.

Nuk janë marrë masa.

Page 39: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ... · kontabilitetit, teste të ndërlidhura substanciale si dhe aranzhimet e ndërlidhura të qeverisjes deri në masën

ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE

39

Shtojca III: Letër Konfirmimi