raporti vjetor · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve...

45
RAPORTI VJETOR IEKA INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR PËR VEPRIMTARINE E KËSHILLIT DREJTUES TË INSTITUTIT TË EKSPERTËVE KONTABËL TË AUTORIZUAR PËR VITIN 2018

Upload: others

Post on 09-Jan-2020

6 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORTI

VJETOR

IEKA INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR

PËR VEPRIMTARINE E KËSHILLIT DREJTUES

TË INSTITUTIT TË EKSPERTËVE KONTABËL TË

AUTORIZUAR PËR VITIN 2018

Page 2: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

IEKA - Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar

Rr. ''Elbasanit'', Pallati Edil- AL IT, Tiranë, Shqipëri Email: [email protected] Web: www.ieka.al

Tel: +355 4 2346077 Mob: 0682063069

Page 3: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

Tabela e përmbajtjes

Mesazh nga Kryetari i Këshillit Drejtues __________________________________________________________________ 1

Misioni, Objektivat, Funksionet kryesore _________________________________________________________________ 5

Raport mbi realizimin e Veprimtarive të IEKA ____________________________________________________________ 9

Të dhëna mbi Audituesit Ligjorë, Shoqëritë e Auditimit dhe Kandidatët _____________________________ 16

Kualifikimi Vijueshëm i Anëtarëve dhe Edukimi i Kandidatëve _______________________________________ 23

Sigurimi dhe Kontrolli i Cilësisë __________________________________________________________________________ 30

Investigimi dhe Disiplina _________________________________________________________________________________ 31

Veprimtari me Organizmat Kombëtare __________________________________________________________________ 32

Veprimtaritë me Organizmat Ndërkombëtare __________________________________________________________ 34

Struktura Ekzekutive ______________________________________________________________________________________ 37

Realizimi i treguesve te buxhetit dhe veprimtaria financiare __________________________________________ 38

Objektivat për të ardhmen _______________________________________________________________________________ 40

Page 4: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

1

Mesazh nga Kryetari i Këshillit Drejtues

Të dashur kolegë,

Sikurse e kam theksuar dhe më parë, me gjithë punën e bërë dhe arritjet

e deritanishme, profesioni i audituesit ligjor vijon të gjendet përballë

kërkesave të shtuara rregullatore, të cilat janë evidente jo vetëm në

kontinentin e vjetër, por edhe në mbarë globin. Gjithashtu, mjedisi

kombëtar i ka shtuar kërkesat ndaj audituesve, dhe këtu mund të

përmendim rregullatorë të rëndësishëm, të tillë si Banka e Shqipërise,

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, autoritete nga fusha të ndryshme, si

dhe padyshim kërkesat e autoritetit mbikëqyrës direkt të profesionit tonë,

Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Ndikim të dukshëm ka mjedisi dhe klima e

biznesit, tendencat drejt bizneseve inovative e tejet komplekse, etj.

Sot, një vit pasi paralajmëruam përballjen e IEKAs me sfidat e reja rregullatore, ne gjendemi në një

situatë kur roli i mbikëqyrësit është rritur, dhe përfshirja e tij në veprimtari ekzekutivo-administrative

siç janë organizimi i provimeve, edukimi e kualifikimi i vijueshëm, kontrolli i cilësisë edhe për entitetet e

vogla e të mesme, investigimi etj., janë më se evidente. Megjithatë, organizmi ynë profesional, ka ditur

të përballet me këto sfida dhe do të vijojë të ngrejë zërin për shumë aspekte, të cilat kanë nevojë për

gjykim e vendimarrje sa më të drejtë. Kundërshtitë tona në lidhje me definicionin e entiteteve me

interes publik, i janë adresuar Kryeministrit e Ministrit të Financave, si edhe Bankës Botërore dhe

aktorëve të tjerë në vend dhe jashtë. Ne nuk jemi kundër mbrojtjes së interesit publik, përkundrazi IEKA

është ngritur e funksionon pikërisht për të mbrojtur këtë interes, duke mbajtur lart reputacionin e

anëtarëve të vet. Por ne mendojmë se shtimi i numrit të entiteteve me interes publik sipas VKM Nr. 17

datë 16.01.2019 “Për përcaktimin e shoqërive të tjera shtetërore ose private, të rëndësishme për

interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre”, e

vendos organizmin tonë profesional para sfidave të mëdha, për shkak të zvogëlimit mjaft të madh të

rolit rregullator, që ka qënë shtylla bazë zhvillimore e IEKAs për më shumë se dy dekada. Përvec kësaj,

një shtim mjaft i madh i këtij numri ka ndikim në rritjen e kërkesave të pavarësisë dhe shtimin e

detyrimeve të raportimit edhe për audituesit ligjorë, duke ndikuar në rritjen e pashmangshme të

honorareve të auditimit (kosto shtesë për biznesin). Vec kësaj, do të kemi një rritje të ndjeshme të

numrit të audituesve që auditojnë entitetet me interes publik vetëm për faktin se mund të ndodhen në

kushtet e auditimit në njërën nga këto shoqëri tregtare të klasifikuara me interes publik.

Sfidat dhe problematikat e shumta i kanë detyruar anëtarët e profesionit tonë të punojnë fort për të

rritur shumëllojshmërinë e shërbimeve profesionale duke shtuar vlerën për biznesin përmes rritjes së

ndjeshme të shërbimeve profesionale me natyrë këshilluese e orientuese. Nga të dhënat më të fundit

Page 5: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

2

të deklaruara në IEKA, vërehet se edhe për 2018, pati një shtim në shërbimet e dhënies së sigurisë, që

ndryshojnë nga auditimi, në shërbimet e rishikimit, por edhe në shërbimet e pajtueshmërisë e ato të

këshillimit/konsulencës dhe të riorganizimit e strukturimit inovativ të bizneseve. Profesioni i audituesit

ligjor, duke qenë i përfshirë në shumë fusha të veprimtarisë së biznesit, e ka më të lehtë të adoptohet

në kushtet e reja. Njohuritë, zotësitë, por edhe të menduarit kritik dhe gjykimet e duhura profesionale,

të cilat zhvillohen përditë bëjnë të mundur që anëtarët tanë të japin jo vetëm e thjesht shërbime

profesionale cilësore për klientin, por edhe të orientojnë e mbështetin veprimtarinë e tij, pa

kompromentuar pavarësinë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë interesin publik.

Kërkesa për të shkuar përtej shërbimit tradicional të auditimit ligjor dhe rishikimit të detyrueshëm të

informacioneve financiare historike, lidhet me dy aspekte të rëndësishme të këtyre të fundit:

(a) prirja drejt uljes së numrit të auditimeve nga njëra anë, dhe

(b) rritja e kërkesave rregullatore për garantimin e cilësisë, nga ana tjetër.

Të dy këto aspekte ndjehen shumë, vecanërisht tek personat fizikë, për të cilët, rrritet shumë kosto e

vendosjes dhe zbatimit të instrumenteve të duhura të kontrollit të brendshëm, që shërbejnë për të

garantuar pavarësinë, shmangur konfliktet dhe për të reaguar në kohë e në mënyrë cilësore tek

rregullatorët. Kjo vështirësi rritet edhe më shumë veçanërisht në kushtet kur me vendimin më të fundit

të Këshillit të Ministrave, sic u shpreha më sipër, është rritur shumë numri i entiteteve me interes publik,

duke shkuar përtej niveleve të natyrshme rajonale e europiane, çka për audituesit imponon kosto të

larta të pajtueshmërisë.

Në kushtet e reja anëtarët tanë duhet të bëjnë përpjekje edhe më të mëdha me qëllim që të vijojnë të

kenë lidershipin në ofrimin e shërbimeve të specializuara e më të kërkuara nga klientët, të cilët kënaqin

edhe interesat e palëve të tjera të interesuara. Rritja e llojshmërisë së shërbimeve profesionale të

orientuara në suksesin dhe zhvillimin afatgjatë të biznesit, jo vetëm që do të sjellë vlerë të shtuar, por

do të ndihmojë që lidhjet midis audituesit dhe klientit të bëhen më të forta e më të qëndrueshme.

Këto sfida dhe realitete të reja është e mundur të përballohen po qe se të gjithë anëtarët do të

vazhdojnë të përmirësojnë njohuritë, aftësitë, zotësitë profesionale e teknike dhe ekspertizën praktike

jo vetëm në disiplinat tradicionale siç janë kontabiliteti, raportimi financiar, dhënia e sigurisë dhe

auditimi, por edhe nëse ata nuk do të ngurojnë të përfshihen në shtimin e njohurive dhe zotësive për

fusha të tjera siç janë komunikimet, ndërmjetësimi, menaxhimi, analizat strukturore, parashikimet, etj.

Është koha që çdokush të mendojë si përparësi në treg specializimin e ngushtë, dhe investimin në aftësi

e burime njerëzore të afta për të bërë gjykime racionale e kritike dhe për t`u fokusuar në këshillat e

konsulencën. Suksesi i profesionit të audituesit ligjor lidhet ngushtë me të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Zhvillimi dhe kualifikimi i vijueshëm profesional mbetet një ingredient i pazëvendësueshëm në

garantimin e cilësisë. Cilësia e shërbimit, është treguesi që bën dallimin midis organizmit tonë

Page 6: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

3

profesional dhe anëtarëve të tij nga njëra anë dhe të gjithë organizatave e profesioneve të tjera të

ngjashme që kanë prirjen të shtohen përditë dhe anëtarëve të tyre, nga ana tjetër. Cilësia e shërbimit

lidhet ngushtë me edukimin, zotërimin e njohurive dhe kompetencës profesionale, sjelljen profesionale

si dhe etikën e zbatimin e standardeve cilësore tekniko-profesionale të fushës si SKK, SNRF, SNA, etj.

Për të përmbushur objektivin që profesioni ynë të vazhdojë të ketë lidershipin në shërbimet kontabël

në vend, të gjithë strukturat e IEKAs, sic janë KD, komitetet e komisionet dhe drejtimi ekzekutiv, kanë

ndjekur me vëmendje të gjithë zhvillimet kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ato ndikojnë si direkt

ashtu edhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në profesionin tonë. Prania jonë në grupin këshillimor

konsultativ (CAG) të bordeve të standardeve ndërkombëtare të auditimit dhe të etikës pranë IFAC

(respektivisht IAASB dhe IESBA), në cilësinë e përfaqësimit të EFAA, është një vlerësim mjaft i madh për

Institutin dhe veprimtarinë e tij 20 vjecare. Kjo prani bën të mundur që të dëgjohet zëri i SMP-ve, si

edhe të prezantohet në këto organizma kërkesa për standarde të thjeshtuara për auditimin e entiteteve

më pak komplekse ose ndryshe të vogla e të mesme.

Gjatë vitit 2018, IEKA ka vijuar të japë kontributin e vet në mbrojtje të profesionit të audituesit.

Gjithashtu, kontributi i drejtpërdrejtë i IEKAs ishte evident në cështje të tilla si përpjekjet për

formalizimin e ekonomisë, propozimet për ndryshime në aktet ligjore për raportimin financiar,

kontributi me sugjerime për ndryshimet në legjislacionin tatimor, rregullat dhe procedurat tatimore,

legjislacionin e biznesit, standardet e kontabilitetit, etj. IEKA gjatë vitit të kaluar bëri përpjekje të mëdha

për përmirësimin e marrëdhënieve me palët e interesuara brenda vendit, siç janë organizatat e

profesionit kontabël dhe të ngjashme me to, si dhe me rregullatorët dhe organizatat e biznesit, si edhe

me aktorët mbikëqyrës dhe politikbërës në vend, për të cilat do të jepen më shumë detaje në pjesët në

vazhdim të këtij raporti. Edhe gjatë vitit 2018 fokusi kryesor i veprimtarisë së organeve drejtuese të

IEKAs ishte zgjerimi i mëtejshëm i njohurive mbi standardet teknike profesionale sic janë ato kombëtare

e ndërkombëtare, (SKK, SNK/SNRF, SNA, etj), të cilat kanë qënë pjesë e rëndësishme në të dy sesionet e

kualifikimit të vijueshëm të organizuara; puna me kurrikulën postmaster të përgatitjes së audituesve

ligjorë, zgjerimi i literaturës dhe materialeve në ndihmë të anëtarëve dhe kandidatëve; përfaqësimi dhe

mbrojtja e interesave të profesionit; pjesëmarrja në procesin e provimeve profesionale dhe në tryeza ku

janë diskutuar cështje rregullatore dhe profesionale.

Një konsideratë të veçantë, IEKA i kushtoi gjatë vitit 2018 marrëdhënieve me organizatat homologe

jashtë vendit, me të cilat ka një bashkëpunim tradicional, dhe thellimit të zgjerimit të kooperimit me

organizatat nga rajoni i Ballkanit, Europës juglindore, nga vendet e Mesdheut, dhe më gjerë, ku mund

të përmendim pjesëmarrjen në aktivitete të IFAC-ut, CFRR Viene, EFAA, FCM, OEC/CNCC, CECCAR, IDES,

SCAAK, etj. Të gjithë arritjet e deritanishme janë bërë të mundura falë kontributit, angazhimit dhe

mbështetjes të të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët i përgëzoj dhe i falenderoj për shërbimin

mjaft të kujdesshëm, për marrëdhenie të hapura e etike, ndaj anëtarëve e kandidatëve.

Page 7: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

4

Gjithashtu në emër të KD falenderoj Drejtoreshën Ekzekutive, dhe personelin ekzekutiv, të cilët kanë

bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e

profesionale të IEKAs.

Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin dhe punën e organeve të tjera të zgjedhura dhe të anëtarëve të tjerë,

të angazhuar në komitete dhe komisione, të cilët kanë kontribuar për konsolidimin e mëtejshëm të

arritjeve në dobi të përmbushjes së misionit dhe realizimit të vizionit të Institutit.

Vijoj të shpreh bindjen time të plotë se mbajtja në nivelin që duhet dhe rritja e reputacionit të

profesionit, kërkon gjithëpërfshirje, punë dhe përpjekje të vazhdueshme, të gjithanshme si dhe

kooperim të pandërprerë me palët brenda e jashtë Institutit.

Në përfundim të këtij mesazhi sikurse theksova edhe në mesazhin e vitit të kaluar dëshiroj të ri-nënvizoj

se kyci i suksesit është dhe mbetet besimi. Por arritja dhe për më tepër, mbajtja e tij, nuk është e lehtë,

pasi kërkon përpjekje e sensibilizim të vazhdueshëm. Rivendosja e një besimi të humbur nuk është një

proces i lehtë, pasi kemi të bëjmë me perceptimin publik, ndryshimi i të cilit konsiderohet shumë i

vështirë, i gjatë në kohë dhe i ngadaltë. Besimi është çështje komplekse, pasi kërkon të dalë më mirë në

pah dhe dhe të promovohet sjellja etike, zotësitë profesionale, integriteti dhe standardet morale të

individit dhe shoqërisë.

Të dashur kolegë,

Në fund të muajit shtator të këtij viti, anëtarësia do të votojë për të zgjedhur katër anëtarë të rinj, të

cilët do ti bashkohen tre anëtarëve ekzistues, të cilëve sipas ligjit 10091, të ndryshuar, me short do t’ju

zgjatet mandati edhe me dy vjet të tjera. Cilësia e zgjedhjes, por edhe vetë angazhimi individual për të

kontribuar duhet të vlerësohen me shumë kujdes.

Përfitoj nga rasti të ri adresoj edhe njëherë, nevojën për të fuqizuar edhe më shumë organizmin tonë

profesional, shtëpinë tonë të përbashkët, që ka garantuar deri më sot rregulla të brendshme të sjelljes

të anëtarëve, të njëjta, të drejta dhe të paanshme. Parë si e tillë, IEKA për të gjithë ne mbetet një pasuri

e paçmuar, e krijuar me shumë mund, përpjekje, e sakrifica, prandaj, pavarësisht ndryshimeve, që kanë

ndodhur e po ndodhin, ne nuk duhet të lejojmë që Instituti ynë të shndërrohet në një “shoqatë” apo

“klub” miqsh. Dëshiroj të ritheksoj nevojën për kooperim, për mirëkuptim dhe për sjellje etike e

profesionale, të cilat janë të pazëvendësueshme për një të ardhme më të mirë, ku të gjithë ndjehen të

përfaqësuar dhe të përfituar.

Suksese!

Ju Uroj pushime sa më të bukura dhe riaftësim maksimal për veprimtaritë profesionale në vijim.

Hysen ÇELA

Kryetar i KD-së

Page 8: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

5

Misioni, Objektivat, Funksionet kryesore

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) u krijua më datën 24 Nëntor 1997, me statusin e një

organizate profesionale jo fitimprurëse, që grupon profesionistët kontabël të pajisur me titullin

"Auditues Ligjor", të cilët e ushtrojnë profesionin e tyre në praktikën publike në mënyrë të pavarur si

persona fizikë ose në përbërje të shoqërive të audituesve ligjorë.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka për objekt të veprimtarisë të sigurojë ushtrimin e

profesionit në përputhje të plotë me interesat e publikut, mbrojtjen e pavarësisë dhe të nderit të

anëtarëve të tij.

Misioni i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) është të rregullojë organizimin e

profesionit të Audituesit Ligjor dhe auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore individuale dhe të

konsoliduara të shoqërive tregëtare në zbatim të ligjit Nr. 10 091, datë 05.03.2009 "Për auditimin ligjor,

organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të kontabilistit të miratuar” të ndryshuar me ligjin

47/2016.

Në përmbushjen e funksioneve dhe kompetencave të parashikuara në ligj, IEKA udhëhiqet nga këto

objektiva baze:

Për të siguruar një vazhdimësi të profesionit të Audituesit Ligjor, Instituti synon të mbështetet në

modelet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, duke kombinuar përmirësimin e legjislacionit me

edukimin e anëtarëve nëpërmjet zhvillimit të trajnimeve profesionale cilësore nga trajnerë me përvojën

më të mirë, vendas dhe të huaj.

Page 9: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

6

Sipas Ligjit të Auditimit, Këshilli Drejtues i IEKAs kryen drejtimin e veprimtarisë së Institutit në

përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, me statutin si dhe me vendimet e Asamblesë së

Përgjithshme të Anëtarëve. Këshilli Drejtues i IEKAs i zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme për

mandatin 4 vjeçar 2015 –2019, përbëhet nga:

1. Hysen ÇELA Kryetar

2. Eleonora OLLI Zv/Kryetar

3. Bujar OSMANI Anëtar

4. Shkelzen MARGJEKA Anëtar

5. Kledian KODRA Anëtar

6. Doranin AGALLIU Anëtar

7. Arqile MISHTAKU Anëtar

Këshilli Drejtues zgjedh Kryetarin dhe zv/Kryetarin e tij si dhe emëron Drejtorin Ekzekutiv.

Kryetari i Këshillit Drejtues është organi që përfaqëson Institutin tek palët e treta.

Tre nga anëtarët e KD, të cilët do të përcaktohen me short, do të vazhdojnë mandatin e tyre edhe për

një periudhë 2 vjecare. Në fund të muajit shtator 2019, Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve do të

votojë për të zgjedhur katër anëtarët e tjerë të Këshillit Drejtues. Pas kompozimit të Këshillit të ri,

anëtarët e tij do të zgjedhin Kryetarin dhe zv/Kryetarin.

Page 10: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

7

Gjatë vitit 2018 Këshilli Drejtues ka realizuar 10 mbledhje dhe ka marrë gjithsej 64 vendime.

Këshilli ka kompetencë miratimin e vendimeve, hartimin e akteve nënligjore të cilat i dërgohen për

miratim Asamblesë së Përgjithshme ose sipas rastit edhe BMP, hartimin e kurikulave të përgatitjes dhe

trajnimeve profesionale për kandidatët, organizimin e kontrollit të cilësisë, etj,. Në muajin prill 2018

Këshilli ka miratuar Programin e Punës së tij për vitin 2018.

Këshilli Drejtues harton buxhetin e Institutit, vendos për politikat e administrimit dhe për procedurat e

përdorimit të mjeteve financiare për realizimin e veprimtarisë së Institucionit. Në maj 2019, Këshilli

miratoi buxhetin vjetor 2020, i cili i paraqitet për miratim Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve.

Buxheti u hartua në përputhje me parashikimet e zhvillimeve të ardhshme sipas sektorëve në lidhje me

të ardhurat dhe shpenzimet për vitin 2020.

Objektivat kryesore janë funksionimi normal i veprimtarisë së IEKAs, ruajtja e kapaciteteve të burimeve

njerëzore, përmirësimi i shërbimeve që duhet t’u jepen anëtarëve/kandidatëve, etj.

Këshilli është informuar nga kontrolli i brendshëm dhe i jashtëm për sigurimin e respektimit korrekt të

ligjit dhe të akteve të tjera që rregullojnë veprimtarinë e përditshme të institucionit.

Komiteti i Kontrollit të Brendshëm është përgjegjës për kontrollin e procesit të raportimit financiar,

auditimin e PF si dhe përputhshmerinë e IEKAs me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Komiteti i

Kontrollit të Brendshëm përbëhet nga dy anëtarë të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e

Anëtarëve: zj. Vjolla Dervishi dhe z. Luan Muca. Komiteti ka informuar Këshillin mbi veprimtarinë e tij

dhe zbatimin e përgjegjësive të veta.

Sipas statutit është parashikuar që llogaritë e IEKAs të kontrollohen nga Auditues Ligjorë. PF të IEKAs

auditohen për të ofruar siguri të arsyeshme se ato nuk kanë pasaktësi, si rezultat i gabimit apo

mashtrimit dhe paraqesin në mënyrë të drejtë pozicionin dhe performancën financiare të Institutit.

Këshilli Drejtues është informuar nga Drejtori Ekzekutiv për realizimin e veprimtarive dhe realizimin e

buxhetit në afatet kohore të parashikuara në statut.

Këshilli ka përmbushur rregullisht detyrimet e llogaridhënies ndaj anëtarësisë duke hartuar këtë raport

vjetor, pjesë përbërëse të të cilit janë edhe pasqyrat financiare. PF janë audituar në emër të shoqërisë

TPA Albania nga AL Laura Konda si dhe nga AL Rajmonda Reveli. Sipas opinionit të AL, PF paraqesin në

mënyrë të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin financiar të IEKAs më 31 dhjetor 2018 si

dhe performancën financiare dhe flukset e mjeteve monetare për vitin e mbyllur në atë datë në

përputhje me politikat e përshtatura nga KD dhe APA të cilat janë bazuar në SKK dhe vecanërisht në SKK

për OJF.

Page 11: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

8

IEKA është anëtare me të drejta të plota dhe kontribuon rregullisht në organizmat ndërkombëtare të

mëposhtme:

Anëtarësimet Ndërkombëtare

IFAC - Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve

FIDEF - Federata e Ekspertëve Kontabël Frankofonë,

FCM - Federata e Ekspertëve Kontabël të Mesdheut

EFAA - Federata Evropiane e Kontabilistëve dhe Audituesve

të Entiteteve të Vogla dhe të Mesme

CFRR - Qendra për Reformën e Raportimit Financiar në të cilën

IEKA është pjesëmarrëse aktive në programet e edukimit

kontabël dhe të auditimit

Page 12: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

9

Raport mbi realizimin e Veprimtarive të IEKA

Të nderuar anëtarë,

Raporti vjetor i veprimtarisë së KD është një platformë gjithëpërfshirëse komunikimi e cila synon të

prezantojë, në tërësi dhe me vërtetësi punën e bërë dhe rezultatet e arritura gjatë harkut kohor të një

viti. Në këtë cilësi, Raporti Vjetor, së bashku me dokumentet shoqëruese, si dhe pasqyrat financiare,

janë një dokument i rëndësishëm i llogaridhënies dhe transparencës.

Më lejoni të theksoj, që në fillim të këtij komunikimi, se gjatë vitit 2018, KD i IEKAs ka punuar me

përkushtim dhe profesionalizëm për përmbushjen e misionit dhe detyrave ligjore. Ndonëse sfidat nuk

kanë munguar, prirjet janë pozitive dhe pasqyrojnë rezultatet e punës së bërë.

Në këtë raport, i cili do të plotësohet me diskutime në mbledhje nga anëtarët, do të evidentohen jo

vetëm arritjet, por edhe problemet dhe sfidat me të cilat është përballuar KD gjatë kryerjes së rolit të tij

të drejtimit dhe qeverisjes midis dy mbledhjeve të përgjithshme të anëtarëve. Ne sot paraqesim para

jush performancën një vjeçare të Institutit, në rolin e njërit prej autoriteteve kompetente që vazhdon të

rregullojë profesionin në vendin tonë.

IEKA gjatë vitit 2018, në funksion të forcimit të integritetit të institucionit, por edhe të rritjes së

kapaciteteve të saj ndërmori një sërë hapash në drejtim të miratimit të rregulloreve të reja, dhe të

ndryshimeve në rregullat ekzistuese.

Kështu u miratuan dhe u rishikuan si më poshtë:

1. Rregullat për Përjashtimin nga detyrimi për kryerjen e praktikës profesionale për AL, për

individët të cilët kanë mbi 15 vite eksperiencë në veprimtaritë profesionale, të cilat i janë

dërguar për miratim Bordit të Mbikqyrjes Publike,

2. Programi i Provimeve të Aftësisë Profesionale për sezonin e vitit 2018.

3. Rregullorja e Edukimit dhe Zhvillimit të Vijueshëm profesional e cila u miratua nga Asambleja e

Përgjithshme e Anëtarëve.

4. Ndryshimet e propozuara në Statutin e IEKAs të cilat u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e

Anëtarëve.

Në këtë periudhë u intensifikuan në mënyrë të ndjeshme komunikimet verbale dhe shkresore me

Bordin e Mbikqyrjes Publike, me qëllim evidentimin e problematikave dhe gjetjen e rrugëve dhe

mundësive për zgjidhjen e tyre. Më poshtë, po rendisim disa ndërhyrje të IEKAs të bëra në këtë

periudhë, kryesisht lidhur me Rregulloret e miratuara nga BMP:

1. I është dërguar Bordit të Mbikëqyrjes Publike një shkresë në të cilën:

Page 13: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

10

- Janë parashtruar konstatimet e vërejtura dhe problematikat e pajtueshmërisë me ligjin për

rregulloren nr. 1 “Për mbledhjen e të ardhurave të BMP”;

- është kërkuar rishikim i rregullores më sipër;

- është propozuar organizimi i një tryeze të përbashkët, midis IEKAs dhe BMPs.

2. Janë ridërguar të gjitha reagimet/komentet e sugjerimet që ka bërë Këshilli Drejtues ndaj Bordit

të Mbikëqyrjes Publike në lidhje me Rregulloren nr.1 dhe Rregulloren nr. 2 “Për funksionimin e

Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale dhe Mbikëqyrjes së procesit të testimit të

kandidatëve për AL dhe KM”, të cilat edhe në variantet finale që i janë dërguar anëtarëve

rezultojnë se nuk janë marrë në konsideratë.

3. I është kërkuar BMP realizimi i një takimi të përbashkët midis Këshillit Drejtues dhe Bordit të

Mbikëqyrjes Publike për të shqyrtuar problemet që dalin dhe për të saktësuar rolin e dy

organizmave.

4. Në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve në datën 4 maj 2018, janë trajtuar problematikat që

dalin lidhur me katër rregulloret e miratuara nga BMP-ja, për të cilat KD ka marrë asistencën e

nevojshme juridike.

5. Është realizuar një takim midis BMP dhe KD të IEKAs.

6. Është bërë kërkesë zyrtare pranë BMP që IEKA të realizojë kontrollin e cilësisë për auditimet e

njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, duke argumentuar që IEKA ka patur e vijon të

ketë në funksionim një sistem efikas të kontrollit të cilësisë dhe duke garantuar realizimin me

sukses të tij në rastin e delegimit.

Në kuadër të projektit kombëtar “Përmirësimi i cilësisë së raportimit financiar (REPARIS), IEKA është

përfitues i komponentit të projektit “Support IEKA members to increase capacity and knowledge on

ISAs application through training programs, including tools and methodologies”. Ky komponent i

projektit është financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO),

administrohet nga Banka Botërore dhe ekzekutohet nga Ministria Financave dhe Ekonomisë. Projekti ka

filluar me nënshkrimin e kontratës në 2017. Pas dakordësimit të termave të referencës është realizuar

trajnimi i anëtarëve me standardet ndërkombëtare të auditimit. Referuar aktiviteteve 3.3.1 “Identifikimi

i programit kompjuterik të auditimit do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me IEKA-n, i cili do

të përdoret për trajnimin e audituesve dhe për kryerjen e auditimeve në Shqipëri” janë përgatitur

raportet krahasuese për përzgjedhjen e një programi komjuterik auditimi. Është për t’u përzgjedhur

midis Programeve kompjuterike të auditimit të bazuara në SNA-të e IAASB-së, respektivisht Caseware

(Canada) dhe Datev (Germany).

Veprimtaritë e KD edhe gjatë 2018 adresuan çështjet më të rëndësishme profesionale, përmirësuan

komunikimin e informacioneve për anëtarët duke i pajisuar ata me shumë udhëzime dhe materiale të

vlefshme dhe në dobi të rritjes së cilësisë së punës. Në zhvillimin profesional të vijueshëm, vëmendja ju

kushtua nevojave që anëtarët kanë për më shumë njohuri në lidhje me zbatimin e standardeve teknike

Page 14: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

11

të fushës kontabël dhe të auditimit, të etikës profesionale, etj. Standardet e raportimit të auditimit, të

kontabilitetit e raportimit financiar përfshirë përmirësimet në kodin e etikës dhe çështjet e aktualizimit

të njohurive në fushën e tatimeve dhe taksave, u trajtuan gjerësisht gjatë dy sesioneve të kualifikimit të

vijueshëm.

Pavarësisht problematikave, edhe viti 2018 mund të konsiderohet një vit tjetër i rritjes dhe suksesit për

Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA). Puna e nisur në drejtim të konsolidimit organizativ,

institucional dhe profesional, u vijua më tej duke patur gjithnjë moton: “Në shërbim të profesionit, dhe

në mbrojtje të interesit publik”. Vënia në jetë e kësaj motoje në të gjithë veprimtaritë e IEKAs ka patur

efekt të drejtpërdrejte pozitiv në shtimin dhe forcimin e besimit të publikut dhe të palëve të interesuara.

Shërbimet profesionale të dhënies së sigurisë, e në mënyrë të veçantë auditimi i detyrueshem i

informacioneve financiare historike, gjenden sot përballë situatave ku presioni është gjithnjë e më

shumë i pranishëm. Autoritetet rregullatore në shumë vende përfshirë edhe vendin tonë po bëjnë

ndryshime esenciale me qëllim zvogëlimin e barrës dhe të kostove shtesë për biznesin. Këto autoritete

po i paraqesin ligjvënësve të tyre kërkesa dhe propozime për ndryshime, rishikime dhe përmirësime të

mëdha, jo vetëm në edukimin bazë, por edhe në drejtim të standardeve teknike, profesionale dhe në

procedurat e punës. Të gjendur përpara këtyre ndryshimeve, profesioni duket se po i orienton

përpjekjet e tij në zgjerimin e gamës së shërbimeve shtesë nga njëra anë dhe në rritjen e cilësisë së

shërbimeve nga ana tjetër.

Gjatë vitit 2018, numri i anëtarëve të IEKAs mbeti afërsisht në nivelet e vitit të kaluar (2017). Në fund të

vitit 2018, në Regjistrin publik të AL ishin të regjistruar 208 AL dhe 61 shoqëri auditimi (firma auditimi).

Në zbatim të programit të punës të miratuar, edhe gjatë këtij viti Këshilli Drejtues vijoi të bëjë

përmirësime në aktet rregullatore dhe profesionale me qëllim zbatimin e duhur dhe efiçent të tyre, çka

tregon për një zhvillim profesional dinamik që mban parasysh jo thjesht nevojat e anëtarësisë, por edhe

reagimin e duhur ndaj tyre. Veprimtaritë trajnuese të anëtarëve u plotësuan me botime të reja

profesionale të IFAC-ut të cilat mbuluan zhvillimet e reja dhe ndryshimet e përmirësimet në standardet

e auditimit, por edhe në standardet për shërbimet e rishikimit, të sigurive të tjera, të kontrollit të

cilësisë, shërbimet e lidhura, etj.

Page 15: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

12

Me rëndësi të veçantë për vitin 2018 ishte edhe hedhja e hapave të parë për lançimin e programit

aplikativ Pack Pee, i cili është fryt i marrëveshjes me CSOEC dhe CNCC Francë. Ky program vjen në

kuadër të bashkëpunimit me palën franceze për të asistuar IEKAn në drejtim të modernizimit dhe

automatizimit të proçedurave të auditimit. Për të lehtësuar implementimin dhe për të rritur

kuptueshmërinë për këtë program, IEKA organizoi dy seanca trajnimi në muajin qershor dhe nëntor, për

të cilat pati një interes të madh nga ana e anëtarëve të IEKAs.

Në datë 7 dhe 8 qershor 2018 u zhvillua trajnimi i parë në lidhje me zbatimin në praktikë të programit

Pack Pee. Në këtë trajnimin i cili zgjati dy ditë morrën pjesë Auditues Ligjorë të shumtë të interesuar për

përdorimin e këtij programi.

Trajnimi u drejtua nga eksperti francez Philippe Strohm dhe trajtoi raste praktike të cilat shërbyen për

të kuptuar më mirë programin. Rastet u fokusuan në mënyrën sesi programi mund të ndihmojë

audituesin gjatë fazave kryesore të një auditimi, duke u ndalur që në hapat e para të pranimit të

angazhimit, në përgatitjen e planit dhe proçedurave të auditimit duke u përqëndruar në matricën e

analizës së rrezikut, në identifikimin e anomalive materiale, duke vazhduar edhe më tej në komunikimin

me personat e ngarkuar me qeversjen dhe fazat e fundit të përfundimit të auditimit.

Më 22 Nëntor 2018 u zhvillua seanca e dytë e trajnimit për progamin aplikativ Pack Pee e cila gjithashtu

shfaqi një interes të madh nga ana e audituesve.

Trajnimi u fokusua në mënyrën e përdorimit dhe funksionimit të këtij programi duke vënë në dukje

thjeshtësinë e tij dhe mënyrën sesi ajo lehtëson punën e audituesit. Në funksion të këtij qëllimi çdo

anëtar i IEKAs u pajis me një USB në të cilën përfshihej programi dhe udhëzuesit për përdorimin e saj.

Page 16: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

13

Instituti i vijoi më tej përpjekjet për të lehtësuar dhe standardizuar punën e audituesve, duke trajnuar

anëtarët me zbatimin e Guidës të thjeshtëzuar në auditimin e SME-ve. Zbatimi në praktikë i kësaj guide

në mënyrën e duhur i parapriu përdorimit të programit aplikativ të auditimit PACK PEE (IEKA – Auditimi

i SME-ve), i cili do të bëhet i mundur për auditimet e pasqyrave financiare të vitit 2018, falë

marrëveshjes që IEKA ka finalizuar me CNCC, e cila përfundoi me një rezultat konkret në fund të muajit

Qershor 2018.

Krahas këtij programi aplikativ, në kuadrin një kontrate të re me Bankën Botërore është duke u zhvilluar

gjatë 2018 /2019 një edukim masiv i anëtarëve të profesionit tonë me zbatimin e SNA-ve në programet

aplikative gjerësisht të përdorura për auditimin e pasqyrave financiare.

Ne mendojmë se ka ardhur koha që të forcohet me tej mbikëqyrja dhe të rriten masat shtrënguese për

zbatimin e kërkesave të SNA-ve. Për këtë duhet të përdoren më mirë se deri më sot, instrumentet e

kontrollit të cilësisë, pasi ato të na autorizohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike dhe të hartohen e

zbatohen rregulla të veçanta për kontrollin e zbatimit të parimeve etike e kërkesat e pavarësisë, duke i

lidhur papajtueshmëritë kur ato janë sinjifikative edhe me procedurat e investigimit dhe të disiplinës të

brendshme të IEKAs. Përcaktimi i një seri masash të brendshme do të ndihmonte shumë në këtë

drejtim.

Konteksti ekonomik global dhe vendas gjatë vitit 2018 ishte kompleks dhe me sfida të shumta, përfshirë

kërkesat rregullatore në rritje ashtu edhe problemet strukturore me të cilat është përballur ekonomia

shqiptare gjatë vitit. IEKA ka siguruar një rritje të qëndrueshme në të ardhura, por dhe ka amplifikuar

prezencën e saj pranë përmes marrëveshjeve dhe takimeve me institucionet qendrore dhe lokale.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është përpjekur të japë kontributin e tij nëpërmjet dhënies

së mendimeve për disa projektligje të propozuara nga ministria e financës ose kontributit në drejtim të

formalizimit të ekonomisë. Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka punuar me seriozitet dhe

përkushtim për përmbushjen e detyrave dhe angazhimeve të tjera institucionale të tij. Është zgjeruar

bashkëpunimi me institucionet kombëtare e ndërkombëtare dhe autoritetin mbikqyrës të profesionit.

IEKA do të ketë në objektivin e saj për 2019 përmirësimin e proçesit të edukimit dhe përkthimin e

standardeve ndërkombëtare të auditimit të ndryshuara si dhe të teksteve të ACCA-Kaplan publishing që

do të përdoren si module të përgatitjes së profesionistëve në vendin tonë.

Ne besojmë fort se me gjithë ndryshimet e bëra, me gjithë rolin e shtuar të Bordit të Mbikëqyrjes

Publike, nisur nga praktikat e shumë vendeve të BE-së dhe atyre aspirante, roli i Bordit në një të

ardhme të afërt do të fokusohet direkt dhe vetëm në kontrollin e cilësisë, të audituesve dhe auditimeve

të entiteteve me interes publik, siç janë Bankat e nivelit të dytë, shoqëritë e sigurimit dhe të ri-sigurimit,

si dhe një numër ndërmarrjesh të mëdha, me pronësi shtetërore dhe/ose private, që janë përcaktuar

nga qeveria si entitete me interes publik. Pra, pavarësisht këtyre zhvillimeve, të inicuara për të qenë në

Page 17: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

14

pajtim me kërkesat e Direktivës Europiane të Auditimit Ligjor (EU SAD), siç theksova edhe në mesazhin

hyrës, ne do të vijojmë të bëjmë përpjekje që roli i Institutit të vijojë të mbetet ai i njërit prej

autoriteteve rregullatore (kompetente) të profesionit dhe për rrjedhojë, me qëllim që IEKA të ketë rol e

përgjegjësi në çështje të tilla si kontrolli i cilësisë, investigimi, edukimi i kandidatëve dhe anëtarëve,

përgatitja e udhëzuesve proceduriale të punës profesionale, etj. Natyrisht, raportet midis IEKAs dhe

BMP janë e do të jenë në evoluim të vazhdueshëm dhe do të kushtëzohen gjithmonë me zhvillimet që

mund të ndodhin në mjedisin Europian, dhe me hapat integruese që do të bëjë vendi ynë në vitet që

vijnë.

Gjatë vitit që kaloi Instituti vijoi të bëjë progres edhe në drejtim të edukimit profesional të kandidatëve.

Por, ndonëse u përmirësua dhe u pasurua më tej përmbajtja e programeve dhe u vazhduan përpjekjet

për të rritur nivelin dhe cilësinë e mësimdhënies nga ana e lektorëve, ende mbetet shumë për të bërë

në drejtim të monitorimit të praktikës profesionale dhe garantimit të një udhëheqje cilësore dhe

profesionale. Ndryshimet që do të pasojnë miratimin e kurrikulës së plotë të audituesit ligjor, dhe

vecanërisht inicimi i shkollës postmaster të IEKAs, tregon se ky proces është futur në rrugën e një

përmirësimi të pakthyeshëm. Përsa i përket kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve, Instituti ka

përballuar me sukses problemet të shumta sic janë ato të përzgjedhjes së temave të duhura, dhe

organizimin e trajnimeve në grupe të mëdha me idenë që këto grupe të zvogëlohen dhe të profilizohen

në të ardhmen, etj.

Ky proces mendojmë se do të kontribuojë në mundësinë e njohjeve të dyanshme apo shumanshme

ndërkombëtare të profesionit. Sidoqoftë, për gjeneratat aktualisht në profesion, sfidë vijon të mbetet

zotërimi si i SKK-ve, ashtu edhe SNK/SNRF-ve, që duhet thënë se janë në nivele jo të kënaqshme.

Përgatitja e materialeve në dobi të anëtarëve kërkon jo thjesht vëmendje, por edhe një organizim të

veçantë dhe ristrukturim të proçesit, me qëllim identifikimin dhe informimin në kohë me ndryshimet

dhe përmirësimet që ndodhin. Megjithë arritjet dhe përmirësimet e bëra në drejtim të cilësisë së

shërbimeve profesionale, përsëri edhe gjatë vitit 2018 u vërejtën probleme e mangësi sidomos në

drejtim të respektimit të procedurave të parashikuara në standardet e auditimit, raporteve të auditimit

të verifikimit dhe të sigurive të tjera. Pak është bërë në drejtim të rotacionit të audituesve pas

përfundimit të periudhës kufi të përcaktuar nga ligji i auditimit, të vlerësimit të konflikteve të interesit

nga dhënia e shërbimeve të tjera, si kontabilitet, këshillime fiskale për të njëjtin klient auditimi

përdorimi i tarifave të ulëta në auditim, mos deklarimi i misioneve dhe mos likuijdimi në kohë të

kuotave profesionale, etj.

Problem mbetet mos kryerja e kontrollit të cilësisë për një periudhë tre vjecare, për faktin që ende IEKA

nuk është autorizuar nga BMP për kontrollin e cilësisë së audituesve që auditojnë entitetet pa interes

publik, ndërsa gjatë 2018 BMP filloi kontrollin e cilësisë për auditimet e entiteteve me interes publik.

Page 18: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

15

Përmirësime ka në faqen e internetit të IEKAs, megjithëse ende ka nevojë për të punuar me qëllim që

ajo të jetë më interaktive; në Regjistrin Publik të Audituesve, i cili sot është lehtësisht i aksesueshëm,

përmban më shumë informacione të dobishme dhe gjendet i shfaqur në faqet e disa institucioneve si

QKR, Gjykatat, etj.

Gjatë 2018, në kuadër të rikonsiderimit të rolit institucional të IEKAs, u thelluan më tej marrëdhëniet

dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e të Sipërmarrjes,

Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Integrimit, etj. Janë konsoliduar marrëdhëniet e IEKAs edhe me

organet e tjera të administratës publike dhe me shumë aktorë të tjerë që kanë rol e interes tek

shërbimet e profesionit, siç janë marrëdhëniet institucionale me Kontrollin e Lartë të Shtetit, Drejtorinë

e Përgjithshme të Tatimeve, Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit,

Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, organet e Drejtësisë, Prokurorisë, etj.

Zhvillime të reja dhe konsolidim njohën edhe marrëdhëniet e IEKAs në sferën ndërkombëtare, me

organizata të tilla si IFAC, FCM, FIDEF, EFAA, Banka Botërore, CFREP Reparis, Vienë, ACCA, FEE, etj.

Rritja e rolit dhe përmirësimi i reputacionit të Audituesit Ligjor dhe të organizmit tonë profesional

mund të bëhet realitet vetëm nëse ne do të kombinojmë më mirë se deri më sot rolin e organeve të

zgjedhura me ato ekzekutive, nëse mendojmë seriozisht për investime afatgjata në burimet njerëzore,

me synim fuqizimin administratës ekzekutive, në funksion të përmirësimit të qeverisjes së Institutit dhe

rritjes së transparencës dhe përgjegjshmërisë. Vetëm në këtë mënyrë nga njera anë interesi publik

trajtohet me prioritet, dhe nga ana tjetër mbrohet nderi dhe reputacioni i individit.

Page 19: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

16

Të dhëna mbi Audituesit Ligjorë, Shoqëritë e Auditimit dhe Kandidatët

Në fund të vitit 2018, nga të dhënat e Regjistrit Publik të IEKAs rezulton se janë të regjistruar 208

Auditues Ligjorë, nga të cilët 116 femra (55.7%) dhe 92 meshkuj (44.3%) si dhe 64 shoqëri audituese.

Gjatë vitit 2018, ka rezultuar se janë ç’regjistruar në mënyrë definitive 4 Auditues Ligjorë për shkak se

mbushën moshën e daljes në pension.

Të regjistruar në Regjistrin Publik edhe për vitin 2018 vijojnë të jenë 1 auditues i huaj, 2 auditues

shqiptarë me titullin CPA (të marrë në SHBA) dhe 14 AL të pajisur me titullin ACCA.

Për vitin 2018, përbërja e anëtarëve të organizatës profesionale vijon të jetë si më poshtë:

▪ 125 AL e ushtrojnë profesionin si persona fizikë, nga të cilët 75 femra dhe 50 meshkuj. ▪ 83 Al janë të angazhuar në shoqëri auditimi, nga të cilët 41 femra dhe 42 meshkuj.

Figura 1: Si e ushtrojnë audituesit ligjor profesionin? (31.12.2018)

116 92

Page 20: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

17

Sipas nenit 32, pika 2 e Ligjit Nr. 10 091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit

të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar”, i ndryshuar, Audituesi Ligjor mund ta ushtrojë

profesionin:

1. Në mënyrë individuale; 2. Si një ortak/aksionar pjesëmarrës në kapitalin e një shoqërie audituese; 3. I punësuar te një tjetër auditues ligjor i regjistruar.

Nga të dhënat mbi shoqëritë e auditimit, rezulton se shumica e tyre (47) vazhdojnë të jenë vetëm me

një Partner Angazhimi /Auditues Ligjor dhe si të tilla ato nuk kanë shumë dallim nga personat fizikë; 14

janë me dy partnerë dhe vetëm 3 janë me tre partnerë auditimi. Më poshtë jepet një paraqitje grafike e

shoqërive të auditimit sipas partnerëve të angazhimit/ortakëve të tyre:

Për të kuptuar më shumë lidhur me shpërndarjen e grupmoshave përbërëse të anëtarësisë së Institutit

të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar, ju vjen në ndihmë grafiku i mëposhtëm.

Page 21: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

18

Gjatë vitit 2018, vihet re një rënie në grupmoshat: < 30 vjec; 31-40 vjec dhe 51-60 vjec, ndërkohë që

grupmoshat 41-50 vjec dhe >61 vjec kanë pësuar rritje, krahasuar me të dhënat e vitit 2017

Në Regjistrin Publik të Audituesve Ligjore te IEKAs, krahas katër firmave më të mëdha audituese

(Deloitte Audit Albania, KPMG, PricewaterhouseCoopers dhe Ernst & Young), prej disa vitesh rezultojnë

të regjistruar edhe degë apo përfaqësues të firmave pjesë e rrjeteve botërore të tilla si: Mazars, Moore

Stephens, BDO, Baker Tilly, UHY Elite, Crowe, TPA, Ficadex, UHY, etj. Në objektin e veprimtarisë së

këtyre shoqërive përfshihet auditimi ligjor i pasqyrave financiare të entiteteve të bizneseve,

institucioneve financiare bankare dhe jo bankare, sipas kërkesave të ligjit 10091 datë 05.03.2009 “Për

auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe të Kontabilistit të Miratuar” (i

ndryshuar). Kryesisht në këto shoqëri ushtrojnë profesionin e Audituesit Ligjorë, AL të regjistruar në

Regjistrin Publik numri i të cilëve varion nga 2 deri në 3 auditues për shooqëri.

Pavarësisht përqëndrimit kryesisht në kryeqytetin e Tiranës, duhet theksuar se në Regjistrin Publik të

IEKAs janë të regjistruar profesionistë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. Shpërndarja gjeografike e këtyre

profesionistëve, ilustrohet nëpërmjet grafikut si më poshtë.

Shpërndarja gjeografike e AL

Nr. i AL

• Tiranë 155

• Durrës, Elbasan 21

• Korçë, Pogradec 5

• Fier, Lushnjë, Berat 9

• Vlorë, Sarandë, Tepelenë

10

• Shkodër 8

Page 22: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

19

Praktika profesionale e kandidatëve për Auditues Ligjorë

❖ Në fund të vitit 2018 rezultojnë të regjistruar 150 kandidatë të cilët kryejnë praktikën profesionale.

❖ Angazhimi i kandidatëve në praktikën profesionale 2018 është zhvilluar sipas marrëveshjes me kontratë pune me kohë të plotë (3 vjecare), kontratë pune me kohë të pjesshme (5 vjecare) dhe kontratë shërbimi (KM).

❖ Referuar regjistrit historik, lidhur me kandidatët për Auditues Ligjorë është konstatuar se numri më i madh i kandidatëve të regjistruar kanë qënë femra.

Figura 5 : Kandidatët sipas llojit të marrëveshjes profesionale

Në fund të vitit 2018 kandidatët sipas gjinisë janë:

109 41

Page 23: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

20

Lidhur me pranimet në praktiken profesionale, në retrospective rezulton se në vitin 2014 u pranuan 75

kandidatë, në vitin 2015 u pranuan 35 kandidatë, në vitin 2016 u pranuan 52 kandidatë, në vitin 2017 u

pranuan 21 kandidatë dhe në vitin 2018 u pranuan 19 kandidatë.

Viti 2014 75 kandidatë

Viti 2018 19 kandidatë

Në zbatim të Rregullores së Edukimit në periudhën nga data 1 deri 15 Nëntor 2018 regjistrohen

personat që jane të interesuar të zhvillojnë praktikën profesionale nën udhëheqjen e Audituesit Ligjor

vetëm me marrëveshje dhe kontratë pune me kohë të plotë (3 vjecare). Pranimet në praktikën

profesionale gjatë vitit 2018 krahasuar me një vit më parë, ka patur tendencë në ulje.

❖ Për vitin 2019 nr total i personave të cilët kanë aplikuar për t’u pranuar në praktikën

profesionale 2019 është 52 kandidatë.

❖ Kandidatët për Auditues Ligjorë që i përkasin grupmoshës 25-34 vjeç mbulojnë 53% të

kandidatëve që zhvillojnë praktikën profesionale dhe 37% i përkasin grupmoshës 35-44 vjeç.

Page 24: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

21

Tendenca në rritje e pranimeve për këto grupmosha është tregues i interesit të gjeneratave të reja, të

cilët kanë përfunduar ciklin e studimeve universitare në nivelin e dytë (Master) dhe duan të thellojnë

njohuritë në fushën e profesionit të auditimit.

❖ 83 kandidatë e kryejnë praktikën profesionale pranë Audituesve Ligjorë të regjistruar si person

fizik dhe 67 kandidatë e kryejnë praktikën profesionale pranë Audituesve Ligjorë të regjistruar

në Shoqëri Auditimi.

❖ 76 % e kandidatëve e kryejnë praktikën profesionale në Qytetin e Tiranës, më pas renditet

Durrësi me 7% dhe më pas Elbasani, Vlora, Shkodra me 3%.

Figura 8: Shpërndarja gjeografike e kandidatëve

Shpërndarja gjeografike e kandidatëve

Nr i Kandidatëve

• Tiranë 115

• Durrës 11

• Elbasan 5

• Fier 3

• Lushnje 1

• Vlorë 5

• Sarandë 5

• Shkodër 5

Page 25: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

22

Të ndarë sipas viteve të praktikës profesionale dhe llojit të marrëveshjes së kontratës së punës në fund

të vitit 2018 kandidatët rezultojnë si më poshtë:

Marrëveshje me kontratë

punësimi 3 vjeçare

Marrëveshje me kontratë

punësimi 5 vjeçare

Marrëveshje me kontratë

shërbimi (KM)

Gjithsej

Viti I 23 2 - 25

Viti II 26 5 - 31

Viti III 25 11 13 49

Viti IV 2 13 - 15

Viti V 6 24 - 30

Gjithsej 82 55 13 150

Sic tregohet në tabelen për të dhënat e vitit 2018, vërehet një trend në ulje lidhur me numrin e

marrëveshjeve me kontratë 5 vjeçare (ulur me 22%) dhe kontratat e shërbimit (ulur me 35%). Viti i parë

i praktikës profesionale 2018 ka 19 kandidatë të regjistruar me kontratë 3 vjeçare të cilët kanë filluar

praktikën profesionale në vitin 2018 dhe 4 kandidatë të riregjistruar të regjistruar me kontratë 3 vjeçare

dhe 5 vjeçare (të cilët përsëritin vitin e parë të praktikës profesionale).

Të dhënat për kandidatët që zhvillojnë praktikën profesionale gjënden të ilustruara në grafikun më poshtë:

Page 26: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

23

Kualifikimi Vijueshëm i Anëtarëve dhe Edukimi i Kandidatëve

Në zbatim të programit të punës për vitin 2018, i cili është miratuar nga Këshilli Drejtues i IEKAs,

Komiteti i Edukimit të Kandidatëve (KEK) dhe Kualifikimit të Vijueshëm (KKV) u kanë besuar kualifikimet

e vijueshme lektorëve profesionistë me eksperiencë, të cilët kanë rritur cilësinë e kualifikimit të

anëtarëve dhe kandidatëve tanë. Programi i kualifikimit është hartuar duke marrë në konsideratë edhe

propozimet e ndryshme nga anëtarët e IEKAs. Komiteti i Kualifikimit të Vijueshëm në bashkëpunim me

stafin ekzekutiv ka organizuar gjatë vitit 2018, dy sesione të kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve të

IEKAs.

Kualifikimi i Vijueshëm i Anëtarëve të IEKA-s

Gjatë sesionit të parë në datat 29 dhe 30 Qershor 2018 në mjediset e Hotel Partner dhe Universitetit

Ismail Qemali në qytetin e Vlorës, u zhvilluan gjithsej 2 ditë kualifikimi.

Më datë 30 Qershor u trajtuan temat e mëposhtme:

✓ Rast Studimor -Simulimi i një auditimi, rasti i PejaSco pjesa II ✓ SNRF 15- Të ardhurat nga kontratat me klientët ✓ IFRIC 12 Marrëveshjet Koncensionare të Shërbimit dhe 26- SIC 29 Marrëveshjet e Koncensionit

për shërbimet Dhënia e informacioneve shpjeguese

✓ Përmbledhje e ndryshimeve në temën e tatimit ndërkombëtar

Nga 210 anëtarë që ushtrojnë profesionin e audituesit dhe janë të regjistruar në regjistrin publik në

këtë sesion të kualifikimit morën pjesë vetëm 84% e tyre. Nga Audituesit Ligjorë të cilët nuk e ushtrojnë

profesionin kanë marrë pjesë në trajnim vetëm 35% e tyre.

Page 27: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

24

Më datë 30 Qershor në ambjentet e Universitetit Ismail Qemali (Vlorë) u zhvillua Konferenca e përbashkët e IEKAs (Insitituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar) dhe ShKÇAK (Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Audituesve të Kosovës) me temë:

‘’Sistemi i edukimit - rruga e duhur për sensibilizimin e palëve me interes

dhe mbajtjes së reputacionit te profesionit’’

Në këtë Konference u trajtuan temat e mëposhtme:

✓ Epoka e dixhitalizimit - Trendet në teknologjinë e informacionit për zhvillimin e kontabilitetit dhe auditimit,

✓ Parimet globale të Kontabilitetit Menaxherial,

✓ Roli i organizmave profesionale, IEKA

✓ Roli i organizmave profesionale, SCAAK

✓ Rrugët e garantimit dhe të rritjes së cilësisë së shërbimeve të profesionit

Page 28: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

25

Gjatë sesionit të dytë në datat 21, 22 dhe 23 Nëntor në mjediset e Hotel Tirana International u

zhvilluan gjithsej 3 ditë kualifikim. Ky trajnim u realizua në kuadër të fazës së parë të Projektit të Bankës

Botërore: “Inception report (Working Plan) and detailed ISAs based training program, considering IEKA

professional module on Audit, Assurance and Professional Ethics”.

Në këtë sesion u trajtuan temat e mëposhtme:

✓ Kërkesat e standardeve të etikes dhe pavarësisë. ✓ Ligjet dhe rregullat ✓ Përgjegjësia profesionale ✓ Pastrimi i parasë ✓ Mashtrimi dhe gabimi ✓ Përdorimi i punës së të tjerëve ✓ Auditimi i pasqyrave financiare të grupit ✓ Planifikimi, materialiteti dhe vlerësimi i rrezikut të gabimeve material ✓ Ngjarjet e mëvonshme dhe vijimësisia ✓ Konkludimi dhe rishikimi përfundimtar ✓ Raporti i audituesit të pavarur ✓ Raportimi për personat e ngarkuar me qeverisjen ✓ Shërbimet e lidhura me auditimin dhe dhënien e sigurisë ✓ Përgjegjësitë e audituesit në lidhje me informacionet e tjera ✓ Paragrafët që theksojnë çështjet dhe paragrafët për çështjet e tjera ✓ Pack PEE ✓ Kontrolli i cilësisë (në të gjithë firmën) ✓ Reklamimi, publiciteti, marrja e punës dhe tarifat ✓ Emërimet profesionale ✓ Zhvillimet profesionale dhe etike ✓ Çështje të tjera aktuale ✓ Reagimet e audituesit ndaj rreziqeve të vlerësuara ✓ Evidenca dhe konsiderata të vecanta

Më datë 22 Nëntor u prezantua edhe zbatimi në praktikë i programit aplikativ Audit Pack Pee për SME-të:

Zbatimi në praktikë i programit aplikativ Audit Pack Pee per SME-te u trajtua sesi Audit Pack PEE mund të ndihmojë audituesin gjatë fazave kryesore të një auditimi, duke u ndalur që në hapat e para të pranimit të angazhimit, në përgatitjen e planit dhe proçedurave të auditimit duke u përqëndruar në matricën e analizës së rrezikut, në identifikimin e anomalive materiale, duke vazhduar edhe më tej në komunikimin me personat e ngarkuar me qeverisjen dhe fazat e fundit të përfundimit të auditimit.

Nga 208 anëtarë që ushtrojnë profesionin e audituesit dhe janë të regjistruar në regjistrin publik në

këtë sesion të kualifikimit morën pjesë vetëm 88% e tyre. Nga Audituesit Ligjorë të cilët nuk e ushtrojnë

profesionin kanë marrë pjesë në trajnim vetëm 47% e tyre.

Page 29: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

26

Në objektin e veprimtarisë së KEKV është në fokus:

• Nxitja e interesit te anëtarëve për pjesëmarrje më të lartë në Kualifikimin e Vijueshëm Profesional,

• Ridimensionimi i marrëdhënieve bashkëpunuese me lektorë me eksperiencë pedagogjike dhe përvojë praktike në fushën e Auditimit, Kontabilitetit dhe Fiskalitetit.

Page 30: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

27

Kualifikimi i Kandidatëve të IEKA-s

Kualifikimi i kandidatëve për Auditues Ligjor. Edhe gjatë vitit 2018 për tre vitet e praktikës

profesionale, IEKA organizoi të tre seancat trajnuese për kandidatët.

98 orë kualifikimi

7 lektorë për çdo modul

Page 31: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

28

Komiteti i Edukimit të Kandidatëve gjatë vitit 2018 ka shqyrtuar dhe miratuar 42 vendime lidhur me

kandidatët që kryejnë praktikën profesionale, të grupuara si më poshtë:

▪ Vlerësimi i aplikimeve të personave që kanë shprehur interes për t’u pranuar në praktikën

profesionale, janë miratuar marrëveshjet e nënshkruara me Auditues Ligjorë.

▪ Shqyrtimi i kërkesave të ndryshme të kandidatëve si, ndërprerje të marrëveshjes së praktikës

profesionale, kryerjen e orëve shtesë të praktikës profesionale, ndryshimin e drejtuesit të

praktikës, mbartjen e provimeve vitet e ardhshme, etj.

▪ Vleresimi i kryerjes nga kandidatët, të detyrimeve e parashikuara nga Ligji 10091 (i ndryshuar)

dhe rregullorja e edukimit.

▪ Vlerësimi i aplikimeve për përjashtime nga praktika profesionale dhe për përjashtime nga

dhënia e disa provimeve për audituesit e huaj.

Numri i kandidatëve që kanë përsëritur praktikën profesionale krahasuar me vitin e kaluar është rritur

me 2 % dhe numri i kandidatëve të ç’regjistruar nga praktika profesionale është rritur me 5 %. Kjo ka

ndodhur për arsye se:

• Nuk kanë frekuentuar trajnimet e detyrueshme të praktikës profesionale ose nuk kanë rezultuar

fitues në testimet/ritestimet e zhvilluara në më shume se dy vite.

• Nuk kanë dorëzuar dokumentat që vërtetojnë kryerjen e praktikës profesionale (ditarët dhe

kopje të listëpagesave që vërtetojnë punësimin e rregullt në pajtim me kërkesat e parashikuara

në rregulloren e Edukimit dhe Kualifikimit Profesional) për më shumë se dy vite rresht.

Kryerja e praktikës profesionale në kushtet e punësimit me kohë të plotë bën që kandidati të përfshihet më shumë se më parë, në kryerjen e procedurave të auditimit ligjor të pasqyrave financiare. Pavarësisht këtij përmirësimi të arritur si rezultat i ndryshimeve ligjore, ende ka mangësi dhe në disa raste formalizëm të kryerjes së praktikës profesionale.

Disa nga përmirësimet në fushën e edukimit të kandidatëve janë:

• Hartimi i kurrikulës për programin e përgatitjes dhe të trajnimeve profesionale për kandidatët

që kërkojnë të hyjnë në profesion, të miratuar nga Këshilli Drejtues me propozim të konsulentit

të BB.

• Përmirësimi i cilësisë së trajnimeve nëpërmjet përfshirjes në program të rasteve studimore si

dhe hartimin e testeve më gjithëpërfshirëse dhe me karakter praktik.

• Rritja e shkallës së ndërgjegjësimit mes Audituesve Ligjore për rëndësinë e përzgjedhjes së

kandidatëve të duhur për praktikën profesionale, si hallka e parë dhe më e rëndësishme në

sigurimin e cilësisë dhe imazhit të profesionit.

• Informacione të vazhdueshme lidhur me praktikën profesionale të cilat janë pjesë e

azhornimeve të faqes web të IEKAs.

Page 32: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

29

MISIONI

Misioni i KEKV është të shërbejë, me

profesionalizëm dhe përkushtim ndaj çdo

anëtari dhe kandidati për Auditues Ligjor, duke

funksionuar si Komitet me parim udhëheqës

dhe bashkëpunues.

VIZIONI

Vizioni KEKV është të shërbejë si referencë për

të gjithë anëtarët dhe kandidatët të cilët e

shohin anëtarësinë pranë IEKAs si një angazhim

pranë një Institucioni të përgjegjshëm dhe të

përkushtuar ndaj përmbushjes së rolit te tij në

zhvillimin e vendit.

VLERAT

✓ Bashkëpunimi me anëtarët e IEKA-s për

të marrë ide në lidhje me çështje në

interes për t’u përfshirë në programin e

Kualifikimit të Vijueshëm.

✓ Numri i pakufizuar ndaj personave që

dëshirojnë të zhvillojnë praktikën

profesionale sipas kritereve për

regjistrim.

✓ Integriteti.

✓ Transparenca.

✓ Përkushtimi.

Page 33: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

30

Sigurimi dhe Kontrolli i Cilësisë

Sistemi i kontrollit të cilësisë mundëson garantimin e cilësisë së kryerjes së angazhimeve të auditimit në

përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe në metodën e IFAC-ut të bazuar tek

vlerësimi i rrezikut.

IEKA ka ndërtuar një sistem të kontrollit të cilësisë të mbështetur në rregullat (Manual dhe Pyetësorë),

të përgatitura në kuadrin e komponentit të tretë të projektit të BB CFREP, të cilin e ka përmirësuar dhe

përshtatur çdo vit. Synimi kryesor i këtyre rregullave është të vlerësojë dhe të japë opinion për cilësinë

e auditimit duke vlerësuar performancën në dy nivele: në nivel firme, dhe në nivel angazhimi auditimi

(dosje).

Komiteti i Cilësisë ka në përbërjen e tij:

1. Eleonora Olli kryetar

2. Arqile Mishtaku anëtar

3. Fatime Alliu anëtar

4. Afrim Suli anëtar

Me ndryshimet e bëra së fundmi në ligjin e auditimit, procesi i kontrolli i cilësisë do të kryhet nën

autoritetin e Bordit të Mbikqyrjes Publike i cili mund të delegojë kryerjen e kontrollit të cilësisë për

auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, tek organizata profesionale e audituesve

ligjorë kur ajo plotëson kriteret e ligjit.

Nga Organizata profesionale janë realizuar takime dhe i janë dërguar shkresa Bordit të Mbikëqyrjes

Publike me kërkesën që IEKA të realizojë kontrollin e cilësisë për auditimet e njësive ekonomike që nuk

janë me interes publik, por ende nuk është marrë një përgjigje zyrtare nga BMP për delegimin e KC.

Këshilli do të mbetet i angazhuar për të ndërtuar marrëdhënie korrekte në raport me BMP, bazuar në

profesionalizëm dhe vlerësim të kontributeve.

E parë në këndvështrimin e gjithsecilit përmirësimi i cilësisë së kryerjes së angazhimeve profesionale

është një garanci për të ecur përpara duke përballuar konkurencën e tregut të shërbimeve dhe e parë

në këndvështrimin e Institutit përmirësimi i cilësisë është garanci për përdoruesit që shërbimet e

anëtarëve janë të një cilësie të lartë.

Page 34: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

31

Investigimi dhe Disiplina Komiteti i Investigimit dhe Disiplinës për vitit 2018, ka zhvilluar disa procese investigimi lidhur me kërkesë-ankesat e ndryshme të ardhura në Institut ndaj anëtarëve të tij. Në përputhje dhe me objektivin e tij kryesor, ky komitet investigon sjelljet e anëtarëve të IËKA-s që bien në kundërshtim me:

• dispozitat e ligjit “Për Auditimin ligjor, organizimin e profesionit të Audituesit Ligjor dhe Kontabilistit të Miratuar” (i ndryshuar);

• të akteve nënligjore të nxjerra në zbatim të tij;

• të akteve statutore të organizatës; dhe me

• standardet e rregullat profesionale. Përbërja e Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës, për vitin 2018 rezulton si më poshtë:

1. Shkelzen Margjeka Kryetar 2. Elton Tirana Anëtar 3. Majlinda Maqellari Anëtar

Ankesat drejtuar Komitetit të Investigimit dhe Disiplinës gjatë këtij vitit kanë të bëjnë kryesisht me çështjet si më poshtë:

- Evidentimi i një individi (jo anëtar i IEKAs) të regjistruar në QKB jo me objekt të veprimtarisë "Auditim të Pasqyrave Financiare", i cili mund të ketë lëshuar raporte auditimit pa u pajisur me licensë profesionale dhe pa u regjistruar në Regjistrin Publik të IEKAs;

- Mos zbatimi i kërkesave të Kodit të Etikës dhe procedurat e auditimit gjatë ushtrimit të

profesionit të AL. Në përfundim të procedurave të investigimit të realizuara nga anëtarët e tij, KID ka hartuar relacionet dhe ka marrë vendimet përkatëse të cilat i janë përcjellë për vendimmarrje përfundimtare Këshillit Drejtues të IEKAs. Një problematikë e evidentuar gjatë investigimit të realizuar nga anëtarët e Komitetit të Investigimit, është mospërditësimi i të dhënave të kontaktit nga Audituesit Ligjorë, duke bërë të vështirë komunikimin me to.

Megjithë përpjekjet e shumë anëtarëve për të respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi, të

rregulloreve, të statutit, si dhe kodit të etikës të IEKAs, përsëri në praktikë vazhdojnë të vërehen raste

kur këto kërkesa nuk zbatohen plotësisht. Mangësi vërehen në procedurat e marrjes përsipër të

angazhimeve/misioneve, në zbatimin e tarifave të ulëta, jo-konkurruese dhe të pamjaftueshme për një

auditim cilësor sipas SNA-ve, mosdeklarime të sakta në IEKA, të angazhimeve të kryera, sidomos mos

deklarimi i angazhimeve të ndryshme nga auditimi, siç janë raportet e ekspertëve për prokurorinë,

gjykatën, raporte dhe shërbime të tjera, të cilat potencialisht mund të dëmtojnë profesionin tonë

(profesionin e Audituesit Ligjor) nëse nuk respektojnë të njëjtën kërkesë etike sikurse edhe shërbimet e

tjera.

Page 35: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

32

Veprimtari me Organizmat Kombëtare

Viti 2018 njohu një rritje të mëtejshme të komunikimit të IEKAs me institucionet e pavarura dhe

organet e tjera të administratës publike. Ky bashkëpunim i ka shërbyer rritjes dhe fuqizimit të rolit të

profesionit, përmirësimit të cilësisë së punës dhe veçanërisht mbrojtjes së anëtarëve dhe të interesit

publik. Zhvillimet ekonomike shoqërore të vendit e bëjnë gjithnjë e më të domosdoshme

bashkëpunimin, në rradhë të parë midis anëtarëve apo segmenteve të ndryshme të profesionit dhe

padyshim edhe me rregullatorët dhe aktorët e tjerë të pavarur e publikë. Thellimi i bashkëpunimit me

organizatat e kontabilitetit në vend (IKM, SHKFSH, SHKM, etj.), Ministrinë e Financave, Ministrinë e

Ekonomisë, Ministrinë e Integrimit, Kontrollin e Lartë të Shtetit, Bordin e Mbikëqyrjes Publike, Këshillin

Kombëtar të Kontabilitetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorinë e Përgjithshme të

Parandalimit të Pastrimit të Parave, Qendrën Kombëtare të Biznesit, me Universitetet (FEUT, UBT, etj.),

me Dhomat e avokatisë dhe të tregtisë, si edhe me shumë organe të tjera të administratës publike, ka

njohur një shkallë mjaft cilësore gjatë gjithë vitit të kaluar.

Bordi i Mbikëqyrjes Publike, ka ushtruar funksionin e tij të mbikëqyrjes së profesionit të AL dhe

shoqërive audituese. IEKA ka qenë në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me BMP për të

zbatuar vendimet e tij. Gjithashtu BMP-ja ka ushtruar detyrën e saj mbikqyrëse në veprimtarinë e

komiteteve/autoriteteve pranë IEKAs si KPAP, KR, të Komiteteve të tjera të IEKAs, si edhe drejtëpërdrejt

mbi veprimtarinë e anëtarëve të Institutit nëpërmjet kontrollit të cilësisë.

Në muajin shkurt IEKA mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Zyra e Këshillit Europian me temë

“Auditimi i raporteve të financimit të partive politike dhe të fushatës zgjedhore”. Trajnimi u zhvillua

në kuadër të Projektit kundër Krimit Ekonomik i bashkëfinancuar nga KiE dhe BE. Trajnimi kishte për

qëllim prezantimin e modeleve për:

• raportet e auditimit për financimin e fushatës zgjedhore;

• raportet e monitorimit të ekspertëve financiarë;

• raportet vjetore të partive politike; dhe

• prezantimin e udhëzimeve dhe mjeteve për auditimin e llojeve të ndryshme të raporteve.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme në mbështetje të Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve, me synimin e forcim e kapacitetit dhe efikasitetit për auditimin e raporteve financiare të

partive politike gjatë vitit kalendarik dhe fushatës zgjedhore.

Gjithashtu gjatë 2018 IEKA mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Këshilli Kombëtar i

Kontabilitetit me temë “Përmirësimi i vazhdueshëm i raportimit financiar kontribut në zhvillimin

ekonomik dhe integrimin”. Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues nga institucione të

rëndësishme për vendin si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Parlamenti

Page 36: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

33

dhe Banka Botërorë. Konferenca u fokusua në disa nga temat më të rëndësishme për profesionin e

kontabilistit si raportimi financiar në Shqipëri, detyrat dhe përgjegjësitë e organizmave mbikëqyrëse

dhe profesionale dhe përmirësimi i klimës dhe cilësisë së raportimit financiar.

Përfaqësues të IEKAs morën pjesë në Konferencat e organizuara nga Komisioni i Posacëm mbi

Reformën Zgjedhore me tema “Shitblerja e votës, vepra penale që prekin zgjedhjet” dhe “Përdorimi i

burimeve shtetërore për qëllime elektorale”, nismë e mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i

Europës. Eventet u zhvilluan më datë 12 dhe 13 qershor 2018, ku në fokus të konferencës së parë ishte

paraqitja dhe diskutimi i praktikave ndërkombëtare për shitblerjen e votës dhe mekanizmave efikase

për parandalimin e këtij fenomeni. Ndërsa në ditën e dytë konferenca u fokusa në prezantimin e

praktikave ndërkombëtare mbi përdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale.

Edhe për vitin 2018 IEKA ka vijuar bashkëpunimin e saj me Qendrën Kombëtare të Biznesit me marrjen

pjesë në konferencën e organizuar prej kësaj të fundit ku u diskutua projekti i saj mbi përmirësimin e

depozitimit dhe publikimit online të pasqyrave financiare. Projekti u mbështet nga Ministria e

Financave, Banka Botërore dhe SECO.

Gjithashtu IEKA mori pjesë në Mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtarë më 17 Tetor 2018. Në këtë

mbledhje u adresuan disa nga çështjet më të rëndësishme mbi ekonominë vendase duke përfshirë

diskutime mbi buhetin për vitin 2019 dhe ndryshimet në paketën fiskale në vecanti për biznesin e vogël.

Bashkëpunimi me administratën publike shprehet edhe në pjesëmarrjen në Grupet e punës të

përbashkëta apo në Komitetet/Autoritetet pranë IEKAs, të individëve, përfaqësues të institucioneve

shtetërore si nga Ministria e Ekonomise, MASH, MF, Ministria e Drejtësisë, Universitetet, etj. Gjatë vitit

të kaluar IEKA ka marrë pjesë në shumë veprimtari të zhvilluara nga organet e administratës shtetërore,

ku ka prezantuar pikëpamjet e saj për çështje të ndryshme, si edhe ka dhënë mendime e sugjerime për

aspekte të ndryshme ligjore e rregullatore. Bashkëpunime ka patur me Këshillin Kombëtar të

Kontabilitetit në çështjet e trajtimeve kontabël dhe të trajnimit të kandidatëve e anëtarëve.

Page 37: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

34

Veprimtaritë me Organizmat Ndërkombëtare

Gjatë vitit 2018, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar vijoi në traditën e tij me konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me organizmat profesionale ndërkombëtare ku IEKA është anëtare aktive me të drejta të plota, siç janë:

IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve)

Që nga viti 2000, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është anëtarësuar në IFAC (Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve). Në vitin 2006 IEKA u bë anëtare me të drejta të plota.

IFAC është organizata që përfaqëson profesionin në rang ndërkombëtar, e dedikuar për t’i shërbyer

interesit publik nëpërmjet forcimit të profesionit dhe duke kontribuar në zhvillimin e ekonomive të

fuqishme ndërkombëtare. IFAC përbëhet nga 175 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në më shumë se 130

shtete që përfaqësojnë mbi 3 milionë kontabilistë në praktikën publike, edukim, shërbimin qeveritar,

industrinë dhe tregtinë.

IEKA mori pjesë në një nga eventet më të rëndësishme për vitin 2018, Kongresi Botëror i Kontabilistëve

i organizuar në Sidnej, Australi nga IFAC dhe CPA Australi, i cili mblodhi rreth 5500 delegatë nga më

shumë se 115 shtete të ndryshme. Kongresi me temë “Sfida Globale, Liderët Globalë”, i cili zhvillohet

njëherë në katër vjet kishte një program të pasur me panelistë dhe prezantues nga mbarë bota, ku në

harkun kohor të katër ditëve trajtoi disa nga çështjet më të rëndësishme për botën e kontabilitetit si

etika profesionale, integriteti, përvetësimi i teknologjisë dhe qëndrueshmëria.

FCM (Federata e Ekspertëve Kontabël të Mesdheut)

FCM është një shoqatë e krijuar në fund të vitit 1999 me iniciativën e drejtuesve të organizatave

profesionale të vendeve të Mesdheut. Ajo mbledh së bashku organizatat profesionale të cilat veprojnë

në vendet e Mesdheut dhe promovon bashkëpunimin midis organizatave profesionale në rajon, si në

sektorin privat ashtu edhe në atë publik, për të ndarë njohuritë dhe për të ofruar ndihmë teknike për

anëtarët e saj dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë dhe mbajnë standarde të larta profesionale dhe të

dhënies së sigurisë. IEKA është anëtare e FCM nga viti 2006.

Gjatë vitit 2018 FCM organizoi Konferencën e XVI Vjetore me temë “Auditimi dhe prespektiva aktuale e

tij”, në të cilën mori pjesë edhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar. Konferenca u zhvillua në

Stamboll të Turqisë dhe kishte në fokus disa nga sfidat më të rëndësishme me interes publik që

ndikojnë në profesionin e audituesit dhe në auditimin e SME-ve. Ndër të tjera konferenca u fokusua në

impaktin që kanë zhvillimevet dixhitale për profesionin, rolin e profesionit në një mjedis të ri teknologjik,

cilësitë e domosdoshme për një auditues dhe modelet për vendosjen e standardeve të auditimit.

EFAA (Federata Europiane e Kontabilistëve dhe Audituesve për SME-të)

Page 38: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

35

EFAA është një organizatë e krijuar në 1994 e cila mbledh së bashku të gjitha organizatat

ndërkombëtare të kontabilistëve dhe audituesve anëtarët e së cilave sigurojnë shërbime profesionale

kryesisht për Entitetet e Vogla dhe të Mesme në Europë. EFAA përbëhet nga 17 anëtarë që

përfaqësojnë rreth 320,000 kontabilistë dhe auditues në të gjithë Europën. Instituti i Ekspertëve

Kontabël të Autorizuar është anëtare me të drejta të plota në EFAA që nga viti 2016.

Për vitin 2018 IEKA mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me temë “Transformimi dixhital i SME-

ve” të organizuar nga EFAA në bashkëpunim me Institutin Belg të Kontabilistëve dhe Këshilltarëve të

Taksave, në Bruksel. Fokusi i konferencës ishte impakti i dixhitalizimit për SME-të, shoqërinë dhe në

veçanti për profesionin e kontabilitetit, i cili kryesisht përbëhet nga praktika të vogla dhe të mesme.

Gjithashtu në muajin nëntor IEKA mori pjesë në Konferencën e organizuar nga EFAA në bashkëpunim

me Dhomën Austriake të Audituesve dhe Këshilltarëve Tatimorë (KSW) me temë “Raportimi i

informacionit jofinanciar për SME-të” në qytetin e Vjenës ku u diskutuan përfitimet dhe sfidat e

raportimit jofinanciar për SME-të.

CFRR World Bank Vienna Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka vijuar të jetë një

pjesëmarrës aktiv në aktivitetet e zhvilluara nga Qendra e Bankës Botërore për Raportimin Financiar në

Vienë të Austrisë (CFRR World Bank Vienna), duke ndjekur seminaret dhe veprimtaritë e zhvilluara nga

kjo qendër, në funksion të përmirësimit të edukimit të anëtarëve të saj në çështje të rëndësishëm si

auditimi e dhënia e sigurisë, raportimi i auditimit, SNRF për SME-të, etj.

Gjatë vitit 2018 IEKA mori pjesë në workshopin me titull “Audit training to trainers” e organizuar nga

CFRR në bashkëpunim me IFAC dhe IAASB. Qëllimi i këtij workshopi ishte zhvillimi i kapacitetit të

trajnuesve të auditimit për të ofurar një trajnim të një cilësie të lartë si dhe sigurimin e programeve mbi

kualifikimin e vijueshëm profesional bazuar në standardet e IAASB.

Gjithashtu më datë 27-29 Nëntor IEKA mori pjesë në konferencën e organizuar nga CFRR me temë

“Informacioni Financiar i Cilësisë së Lartë dhe Integrimi Ekonomik”. Kjo konferencë u organizua në

kuadër të programit “Rruga drejt Europës” e mbështetura nga Bashkimi Europian dhe kishte në fokus të

saj rritjen e përgjegjësisë në sektorin privat dhe publik në funksion të një integrimi më të thellë

ekonomik midis BE, Ballkanit Perëndimor dhe Europës Lindore.

CSOEC (Këshilli i Lartë i Urdhrit të Ekspertëve Kontabël), pjesëmarrja në Kongresin e organizuar nga

CSOEC më datat 10-12 Tetor në Clermont-Ferrand, Francë me temë “Strategjia dhe Kompetencat për

Rritje”. Kongresi u fokusua në shërbimet profesionale të ofruara nga kontabilistët në një treg të ndikuar

nga dixhitalizimi, duke vënë theksin në përcaktimin e një strategjie të qartë që përfshin më shumë

shërbime konsulence, zhvillimin e kompetencave dhe aftësive, si dhe një komunikim më i mirë i vlerës

së shtuar për shërbimet e ofruara.

Page 39: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

36

Gjithashtu u vijua bashkëpunimi me CSOEC (OEC & CNCC) Francë, në kuadër të lançimit të programit

PACK PEE për audituesit, ku gjatë vitit 2018 IEKA zhvilloi disa seanca trajnimi për zbatimin në praktikë të

këtij programi.

Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar ka vijuar bashkëpunimin me organizma të tjera të

profesionit brenda rajonit, siç është organizma e profesionit të kontabilistëve dhe të audituesve të

Kosovës (SHKCAK) me organizimin e konferencës së përbashkët midis IEKAs dhe SCAAK me temë

“Sistemi i edukimit - rruga e duhur për sensibilizimin e palëve me interes dhe mbajtjes së reputacionit

te profesionit” në 30 qershor 2018.

Page 40: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

37

Struktura Ekzekutive

Stafi Ekzekutiv i IEKAs funksionon në bazë të strukturës së miratuar nga Këshilli Drejtues dhe të Rregullores për organizimin dhe funksionimin e Administratës Ekzekutive të IEKAs, të miratuar me vendimin nr. 33 datë 05.11.2014 të KD. Në këtë rregullore është përcaktuar struktura organizative dhe përshkrimet e punës së ekzekutivit. Modeli i strukturës së re është mbështetur në strukturën ekzistuese, por u riformatua për të mundësuar mbulimin më të mirë të funksioneve të IEKAs. Në strukturën e re parashikohet që numri i punonjësve të rritet.

Struktura e personelit ekzekutiv e cila përbëhet nga: Punonjësit me kohë të plotë:

1. Elvira Hoxha Drejtor Ekzekutiv 2. Elda Luga Specialist Edukimi 3. Valentina Sora Sekretare 4. Tedi Ziko Specialist, Standardet Profesionale 5. Albana Pllaha Detyra e mirëmbajtjes (pastrimit) të ambjenteve

Punonjësit me kontratë shërbimi:

1. Alida Daija Specialist për Financë Kontabilitetin

Gjatë vitit 2018, Ekzekutivi i IEKAs ka realizuar detyrat duke pasur në vëmendje Programin e Punës së

KD për vitin 2018, si dhe detyrat e secilit nga punonjësit e stafit ekzekutiv të Institutit. Informacioni i

paraqitur për vitin 2018 jep një panorame të aktiviteteve të kryera bazuar në Ligjin 10091 datë

05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të AL dhe të KM”, të Statutit dhe të

rregullave të brendshme të organizimit dhe funksionimit të Institutit.

Zhvillimi i burimeve njerëzore i shërben rritjes së kapacitetit profesional të punonjësve në përputhje me

misionin dhe objektivat e IEKAs. Qëllimi kryesor mbetet zhvillimi i profesionalizmit të punonjësve,

motivimi i tyre për arritjen e objektivave si dhe punësimi i burimeve njerëzore gjithnjë e më cilësore.

Gjatë vitit 2019 do të jetë përparësi plotësimi i strukturës ekzekutive me punonjës të tjerë.

Page 41: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

38

Realizimi i treguesve te buxhetit dhe veprimtaria financiare

Në përmbushje të detyrave të parashikuara në Ligjin 10091 datë 05.03.2009 dhe në Statutin e IEKAs, ju

informojmë për realizimin e buxhetit të Institutit për vitin 2018.

Bazuar në nenin 25 të Statutit, veprimtaria financiare e Institutit dhe zbatimi i procedurave kontabël

verifikohet nga Komiteti i Kontrollit të Brendshëm. Anëtarët e Komitetit të Kontrollit të Brendshëm janë

zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve (vendimi nr. 117 datë 28.09.2015) dhe kanë

mandat 4-vjeçar. Gjithashtu bazuar në nenin 25.2 të Statutit, Pasqyrat Financiare të IEKAs auditohen

nga audituesit ligjorë të cilët janë miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve (vendimi nr. 136

datë 28.06.2018).

Buxheti i vitit 2018, sipas përcaktimit në nenin 8.1 të Statutit është miratuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Anëtarëve e datës 29 qershor 2017 (vendimi nr. 124).

Nga ana e KD i është kushtuar një kujdes i veçantë ndjekjes së aspekteve financiare jo vetëm në drejtim të ruajtjes së kufijve buxhetore por edhe në drejtim të gjetjes së mundësive të reja dhe përdorimit të burimeve me efiçencë maksimale, duke respektuar kërkesat e Ligjit, të Rregulloreve dhe të Statutit të IEKAs.

Në pjesën e dytë të raportit janë dhënë në mënyrë më të detajuar treguesit financiarë, ku është

përfshirë dhe raporti i audituesve të pavarur. Këta tregues tregojnë kujdesin e Drejtimit dhe të KD për

vlerësimin e çdo harxhimi financiar në funksion të domosdoshmërisë se tij dhe performancës aktuale e

asaj të ardhme.

Realizimi i buxhetit të Institutit për vitin 2018 është bërë në përmbushje të detyrave të parashikuara në

Ligjin 10091 datë 05.03.2009 (të ndryshuar) dhe në Statutin e IEKAs.

Burimet (të ardhurat) gjithsej për vitin 2018 nga 26.450.000 lek të planifikuara janë realizuar

27.125.637 lek ose në masën 103%. Kontributi kryesor në grupin e të ardhurave i përket të ardhurave të

paguara nga kuota fikse e anëtarësimit. Të ardhurat nga kuota fikse përbëjnë 54% të të ardhurave

vjetore të Institutit, nga 67% që përbënin vitin e kaluar.

Shpenzimet nga 31.315.820 lek të buxhetuara, janë realizuar 29.190.846 lek ose 93%. Teprica e

burimeve të vitit financiar e buxhetuar në shumën -4.865.820 lekë dhe në fakt është realizuar në

shumën -2.065.209 lekë.

Burimet dhe përdorimet e fondeve financiare të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar për vitin

2018 janë realizuar si më poshtë:

Page 42: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

39

Disa prej treguesve financiarë kryesorë për vitin 2018:

Buxheti 2018 Realizimi 2018 ne %

Nga aktiviteti Të ardhura 22,320,000 24,019,629 109.4

Shpenzime 27,265,820 22,135,130 109.4

Teprica nga aktiviteti -4,945,820 1,884,499

Botimet (Revista dhe te tjera) Të ardhura nga botimet 200,000 135,220 109.9

Shpenzime për botimet 1,000,000 55,019 1.5

Teprica nga botimet -800,000 80,201

Nga Kualifikimet Të ardhura 3,300,000 2,602,500 133.9

Shpenzime 3,050,000 3,022,416 132.4

Teprica nga kualifikimet 250,000 -419,916

Të ardhura nga depozitat 630,000 351,285 222.7

Teprica nga kursi i këmbimit -102,449

Aktiviteti sipas vendimit Asamblesë - 3,858,829

Teprica përfshirë investimin -4,865,820 -2,065,209

Pasqyrat Financiare të Audituara janë bashkëlidhur dhe janë pjesë e këtij raporti.

Page 43: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

40

Objektivat për të ardhmen

Të dashur kolegë,

Audituesit ligjorë kanë vite që kanë krijuar klientelën e tyre duke ofruar krahas auditimit ligjor e

shërbimeve të lidhura edhe një shumëllojshmëri shërbimesh profesionale, gjithnjë në respekt të etikës

dhe pavarësisë. Për shkak të natyrës së punës dhe vecanërisht, të diversitetit të portofolit të klientëve,

ku përfshihen entitete komplekse e ato më pak komplekse, entitetet e fokusuara në prodhim, shërbime,

apo tregti, transport, etj., audituesit jo vetëm përdorin ekspertizën e tyre të fituar nga edukimi dhe

praktika, por edhe marrin e zgjerojnë njohuritë e tyre për fusha dhe segmente të ndryshme të

ekonomisë. Shërbimet profesionale ndaj një shumëllojshmërie klientësh, bëjnë të mundur që

audituesit jo vetëm të japin por edhe të marrin njohuri e zotësi profesionale. Kriteri i përzgjedhjes së

audituesit nga klienti, është reputacioni i audituesit dhe cilësia e shërbimit që do të ofrohet. Kjo e

fundit, e cila nuk mund të sigurohet pa etikën dhe profesionalizmin, duke kontribuar drejtpërdrejt për

një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, në analizë të fundit i shërben si mbrojtjes së interesit publik

ashtu edhe reputacionit, nderit dhe integritetit të të gjithë anëtarëve të tjerë të profesionit.

Pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur e mund të ndodhin në të ardhmen e afërt, roli i IEKAs

mbetet i njëjtë e i panryshuar - shërbimi në interes të publikut dhe të anëtarit. Instituti do të vijojë të

monitorojë dhe mbikëqyrë sjelljen profesionale të anëtarit, do të demonstrojë me vepra një gjë të tillë,

pasi vetëm kështu jo vetëm ruhet por edhe shtohet besimi publik tek profesioni. Veprimtaria

monitoruese e mbikëqyrëse, që synon garantimin e cilësisë së shërbimeve profesionale, adreson në

mënyren e duhur asimetrinë e informacionit midis klientit dhe publikut nga njëra anë dhe profesionistit

nga ana tjetër, që qëndron në themel të rregullimit.

Reputacioni IEKAs, si një autoritet kompetent profesional është i lidhur ngushtë me besimin e palëve të

treta. Në kushtet, kur objektiv parësor mbetet rritja e gamës së shërbimeve profesionale, një pjesë e të

cilave janë të pastandardizuara e rregulluara, garancia e besimit është monitorimi e mbikëqyrja e

thelluar e anëtarëve, e cila nuk mund të realizohet pa riorganizimin strukturor e funksional të Institutit.

Në mbledhjen e përgjithshme të anëtarëve të vitit të kaluar u kërkua të materializohet përfshirja në

anëtarësi e segmenteve të tjera të profesionit, por anëtarësia në mënyrë demokratike vendosi të mos e

lejojë një gjë të tillë. Dhe ne si Këshill Drejtues e mirëkuptojmë një qëndrim të tillë, duke e lënë këtë

nisiativë të zhvillohet përmes një debati sa më konstruktiv. E nënvizoj një gjë të tillë në mbyllje të kësaj

analize, pasi nga zhvillimet më të fundit, me gjithë përpjekjet e BMP-së për të bashkuar në një

organizim të vetëm të gjithë shoqatat e tjera të kontabilistëve, në sfond numri po shtohet edhe me dy

organizata të reja dhe për më tepër edhe shoqata e ekspertëve fiskalë mund të nisë përpjekjet për t’u

njohur ligjërisht e ndoshta paralelisht me IEKAn. Gjithmonë ka vend për komunikim dhe shikim vizionar

Page 44: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

41

e jo thjesht e vetëm bardh e zi, pasi e nesërmja mundet të na surprizojë me gjithnjë e më pak auditime

dhe shërbimet e tjera që ngelen janë të njëjta për të gjithë.

Në kushtet e reja, nuk mjafton që të mbetemi vetem tek cilësia e auditimeve ligjore, pasi nevoja për

rritjen e llojshmërisë së shërbimeve, shoqërohet në mënyrë të pashmangshme me rritjen e rrezikut

reputacional. Reputacioni mund të dëmtohet si nga anëtarët ekzistues ashtu edhe nga ata të rinj,

kështu që puna edukative por edhe monitoruese e mbikëqyrëse duhet të zgjerohet më tej.

Zhvillimet ekstensive dhe intensive kërkojnë që firmat profesionale të avancojnë më tej me ndryshimet

e duhura strukturore e organizative, që i përgjigjen më së miri një llojshmërie të shtuar të shërbimeve

profesionale. Marrëdhëniet me klientët audituesit duhet t’i shohin nga këndvështrimi i kontributit në

shtimin e vlerës.

Në kushtet e zhvillimeve të reja ligjore e rregullatore, por edhe të ndryshimeve strukturore të

ekonomisë, na duhet që të gjithë së bashku të punojmë shumë për të forcuar rolin e Institutit, duke e

vendosur fokusin jo vetëm tek cilësia e shërbimeve të kryera nga anëtarët, por edhe tek edukimi cilësor

dhe mbajtja e njohurive teorike e zotësive praktike në një nivel sa më të lartë.

Problematikat e sotme profesionale kërkojnë që organizata jonë të rritë kapacitetet teknike e humane,

të zgjerojë më tej lidhjet dhe komunikimin, kërkojnë nxitjen e dialogut dhe të konsensusit, dhe

padyshim , kooperimin, të cilat në analizë të fundit përkthehen në besim se profesioni vepron në

interes të publikut. Një shërbim me interes publik, që kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm

ekonomik, ka në themel sigurinë se informacioni financiar është i besueshëm.

Për këtë qëllim, IEKA do të vazhdojë të punojë që anëtarët e saj të vijojnë të jenë të angazhuar për të

garantuar se publiku do të marrë shërbimin cilësor, në kohën e duhur dhe me një kosto të arsyeshme.

Për më tepër, në kushtet e reja, përpjekjet e tyre nuk do të lenë pas dore rritjen e llojshmërisë së

shërbimeve profesionale, ku padyshim auditimi i brendshëm, rishikimet, vlërësimi dhe raportimi mbi

kontrollin e brendshëm, vlerësimi për rreziqet e biznesit, rreziqet e sektorit, vlerësimet e zhvillimeve

afatgjatë, këshillat dhe vlerësimet për ndarjet e bashkimet, listimet, etj., do të jenë mjaft të kërkuara.

IEKA mbetet e angazhuar të punojë ngushtësisht me anëtarët e saj, me rregullatorët dhe organizatat e

biznesit, për koordinimin e punës individuale me veprimtarinë e grupit, me qëllim që në fund të fundit

të bëhet i mundur një konsiderim dhe përfaqësim sa më i mirë i interesave të shumë palëve të

involvuara drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Cdo anëtar i IEKAs e ka detyrim ligjor dhe profesional të aktualizojë vazhdimisht njohuritë e zotësitë

profesionale, etike dhe teknike. Në këtë mënyrë përmbushen kërkesat ligjore dhe rregullatore, dhe

zbatohen me cilësi standardet teknike dhe të etikës profesionale. Cdo anëtar i Institutit ka obligimin që

Page 45: RAPORTI VJETOR · bërë të mundur krijimin e kushteve dhe menaxhimin me sukses të aktiviteteve ekonomike, teknike e profesionale të IEKAs. Gjithashtu, vlerësoj përkushtimin

RAPORT VJETOR

2018

42

në çdo angazhim profesional që ai kryen, të respektojë parimet themelore të kodit të etikës,

objektivitetin, integritetin, kujdesin e duhur, paanshmërinë, dhe sjelljen profesionale.

Del domosdoshmëri që IEKA të përmirësojë organizimin dhe strukturimin e brendshëm për t’ju ardhur

më mirë në ndihmë nevojave të anëtarëve dhe kandidatëve. Anëtarët kanë nevojë të informohen

vazhdimisht me të rejat në ndryshimet e legjislacionit vendas, veçanërisht të atij tatimor, ku ndryshimet

janë të shpeshta; të kenë në dispozicion literaturën profesionale, të aktualizuar dhe mundësisht të

përkthyer në shqip; të kenë akses në modele (template) të materialeve të punës së përditshme, etj.; të

përdorin modele kompjuterike për lehtësimin e punës, përfshirë procedura të automatizuara të punës

në praktikë, si programi PACK PEE, apo programe të tjera të auditimit sic janë DATEV dhe/ose Caseware.

Arritja e këtyre objektivave nuk mund të shihet e shkëputur nga përmirësimi i nisur në fushën e

edukimit, ku që nga ky vit ka nisur funksionin struktura e edukimit të kandidatëve që do ta kthejë IEKAn

në një shkollë kombëtare të edukimit profesional. Gjithashtu, për këtë qëllim janë të rëndësishme

monitorimi, kontrolli, mbikëqyrja, transparenca dhe përgjegjshmëria, të cilat kërkojnë kooperimin më

të thelluar me autoritetin mbikëqyres të profesionit, BMP-në. Modulet e reja të përgatitjes profesionale

të kandidatëve, ku fillimisht do të përfshihet raportimi financiar i korporatave dhe auditimi e dhënia e

sigurisë, të cilat bazohen në standardet më të mira ndërkombëtare mund të përdoren edhe nga

audituesit ekzistues, të interesuar.

Rritja e cilësisë së punës të anëtarëve kërkon rishikimin pozitiv të marrëdhënieve dhe partneritetin

afatgjatë me të gjitha palët direkt dhe indirekt të interesuara, por veçanërisht me Bordin e Mbikëqyrjes

Publike, me të cilin sic e theksova edhe në asamblenë e vitit të kaluar mbetet shumë për të bërë për të

ndarë më mirë rolet, të drejtat dhe përgjegjësitë. Po kështu, koordinimi dhe bashkëpunimi duhet të jetë

më operativ edhe me organizmat homologe profesionale brenda e jashtë vendit, Institucionet e

edukimit dhe me aktorët e tjerë. Eukimi i kandidatëve por edhe zhvillimi i vijueshëm profesional i

anëtarëve mbetet në dosjen/axhendën permanente të Institutit.

Jam besimplotë, se anëtarët e IEKAs, do të dinë që dizantazhet ti kthejnë në avantazhe dhe sfidat në

arritje, se ata do të vijojnë të jenë të angazhuar dhe do t`i vlerësojnë në mënyrë kritike dhe racionale

arritjet e sukseset. Anëtaret e IEKAs, në përmbushje të rolit të tyre në mbrojtje të interesit publik, do të

jenë jo vetëm dyshues e skeptike, por edhe kërkues, bashkëpunues, me qëllim që të realizojnë

shërbime profesionale sa më cilësore dhe brenda kornizës së parimeve themelore të kodit të etikës të

IFAC-ut.

Hysen Çela

Kryetar i KD