raporti - amae.org.al · shumica e fshatrave në veri-lindje të shqipërisë kanë shkolla fillore...

10
Asistenca ndaj të Aksidentuarve nga Minat në Shqipëri PËRFUNDIMTAR PËRFUNDIMTAR PROJEKTI: Darka e 1000 Gostive 2005 Trajtim Mjeksor për të Mbijetuarit nga Minat tokësore Municionet e Paplasura me dëmtime në sy E aksidentuara nga minat Ardiana Mani në fjalën e saj në Darkën e 1000 Gostive 2006 së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Ries, për Ardianën u bë i mundur operacioni në sy me fondet e grumbulluara gjatë N1KD 2005. RAPORTI Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave (AMAE) E-Mail: [email protected] Tel / Fax: + 355 4 269 280; Mob. +355 69 20 94 629 Rr. "Donika Kastrioti" Pallati i Ri Ap 3A Tirana – Albania Website: www.amae.org.al

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

41 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Asistenca ndaj të Aksidentuarve nga Minat në Shqipëri

PËRFUNDIMTAR

PËRFUNDIMTAR

PROJEKTI: Darka e 1000 Gostive 2005

Trajtim Mjeksor për të Mbijetuarit nga Minat tokësoreMunicionet e Paplasura me dëmtime në sy

E aksidentuara nga minat Ardiana Mani në fjalën e saj në Darkën e 1000 Gostive 2006 së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Ries, për

Ardianën u bë i mundur operacioni në sy me fondet e grumbulluara gjatë N1KD 2005.

RAPORTI

Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave (AMAE)E-Mail: [email protected]

Tel / Fax: + 355 4 269 280; Mob. +355 69 20 94 629Rr. "Donika Kastrioti" Pallati i Ri Ap 3A

Tirana – AlbaniaWebsite: www.amae.org.al

Page 2: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Programi Asistenca ndaj të AksidentuarvePërgatitur nga: Jonuz Kola, VMA Kukës Periudha e raportimit: Nëntor 2005 - Dhjetor 2006

Page 3: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

I. Analiza e Situatës:

Rajoni i prekur nga minat në veri-lindje të Shqipërisë është një nga zonat më të varfra të vendit me një papunësi rreth 60%. 39 fshatrat e prekur direkt nga minat krahas varfërisë po hasin vështirësi të shumta si rezultat i prezencës kërcënuese të minave. Banorët në këto fshatra si rezultat i aksidenteve me mina e kanë të kufizuar lëvizjen dhe u ofrohen një numër i vogël shërbimesh sociale. Aktiviteti kryesor ekonomik në Prefekturën e Kukësit është bujqësia dhe si rezultat i kërcënimit nga prania e minave afërsisht 25,000 banorë nuk mund ta përdorin tokën duke shtuar në këtë mënyrë varfërinë në rajon.

Qendra Shqiptare e Veprimit ndaj Minave (AMAE) ruan të dhënat mbi aksidentet nga minat tokësore/UXO në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Veprimit ndaj Minave (IMSMA). Që nga dhjetori 2006 në sistemin e IMSMA-s janë rregjistruar 272 rastësi nga të cilat 34 të vrarë dhe 238 të plagosur. Këto shifra nuk përfshijnë viktimat e trazirave të 1997, të cilat numërohen afërsisht në 480 persona. Shumica e të mbijetuarve nga minat/UXO janë meshkuj në moshë aktive për punë dhe afërsisht 30% e tyre ishin fëmijë në kohën e aksidentit. Të mbijetuarit nga minat tokësore/UXO janë kryesisht nga shtresat e varfra të shoqërisë dhe shumica e tyre nuk ka përfituar akoma kompensim nga Qeveria si rezultat i dëmtimeve të tyre.

Të mbijetuarit nga minat/UXO hasin vështirësi të shumta në rikthimin në punë ose në shkollë mbas aksidentit pasi jetesa e tyre dhe kushtet e punës nuk janë aspak të përshtatshme për ta. Vështirësia kryesore lidhet me lëvizjen pasi jetojnë në zona të thella dhe të izoluara malore ku lëvizja është e vështirë jo vetëm për ta, por për të gjithë banorët. Rrugët janë të një cilësie të keqe dhe shërbimi me autobus mbulon vetëm qendrat e komunave dhe qytetet kryesore si rrjedhim njerëzit duhet të ecin deri në 3 orë më këmbë për të arritur në qytet.

Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm qendra e komunës ka shkolla të mesme (nga klasa 9-12). Në të shumtën e rasteve fëmijët duhet të ecin për rreth 3 orë për të arritur në shkollën e mesme, kështu që ndjekja e shkollës është shqetësuese për shkak të numrit të vogël të nxënësve që e frekuentojnë. Nga ana tjetër një numër i konsiderueshëm fëmijësh braktisin shkollën për shkak të incidenteve nga minat. Një projekt pilot që synonte reintegrimin arsimor dhe social të Fllanxa Murra, filloi në nëntor të vitit 2003. Ky projekt i dhuroi Fllanxës një kompjutër laptop, i siguroi një mësues privat për ta ndihmuar me mbarëvajtjen në mësime si dhe me transportin për dhe nga shkolla në shtëpi.

Afërsisht 200 të mbijetuar nga minat ishin kryefamiljarë dhe në kohën e aksidentit ishin duke u marrë me punët e tyre të përditshme në bujqësi ose blegtori. Si pasojë e aksidentit shumica e tyre e kishin të pamundur t'i riktheheshin punës dhe për rrjedhojë mbështeten në ndihmën financiare të familjarëve. VMA ka mbështetur 67 të aksidentuar nga minat dhe familjet e tyre gjatë periudhës 2004-6 (me fondet e Departamentit të Shtetit Amerikan përmes ITF) në krijimin e ekonomive me bazë shtëpie si dhe 30 të mbijetuar të tjerë kanë kryer trajnime profesionale me mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) dhe Komisionit Europian (KE).

Darka e Njëmijë Gostive (N1KD)

Darka e Njëmijë Gostive është një aktivitet humanitar mbarë-botëror i Veprimit ndaj Minave i themeluar nga Adapt a Minefield (AAM) për të zgjidhur krizën globale të minave tokësore.

3

Page 4: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Ambasada Amerikane në Tiranë mikpriti Darkën e parë të Njëmijë Gostive në dhjetor 2003 me qëllim sigurimin e fondeve në mbështetje të reintegrimit social-ekonomik të të aksidentuarve nga minat si dhe familjeve të tyre në veri-lindje të Shqipërisë. Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Veprimit ndaj Minave (AMAE) dhe siguroi një kontribut prej $16,275 nga donatorë privatë. Fondet u përdorën për të asistuar pesë fëmijë të aksidentuar nga minat t'i riktheheshin shkollës, pesë të aksidentuar nga minat dhe familjet e tyre në ngritjen e ekonomive me bazë shtëpie dhe dy të dëmtuar nga sytë janë asistuar me ndërhyrje mjeksore në sy.

Darka e dytë e Njëmijë Gostive u organizua nga Ambasada Amerikane dhe Hollandeze në shkurt 2005 në ambientet e Qendrës Kulturore të Ushtrisë. Nga ky aktivitet u grumbulluan $21,958.50 nga 44 donatorë privatë përfshirë dhe sektorin privat shqiptar. Fondet u shtuan përmes ITF përfshirë dhe 15% të cilat u dërguan te “Adopt a Minefield” për zhvillimin e aktivitetit. Projekti filloi në nëntor 2005 dhe përfundoi në dhjetor 2006, duke siguruar kontrollin mjeksor të 29 të aksidentuarve nga minat/UXO në sy pranë klinikës private Ruse IGLI në Tiranë, 8 prej të cilëve u operuan, si dhe asistoi 12 të dëmtuar të tjerë nga sytë me ndërhyrje mjeksore.

II. Problemet e adresuara nga projekti

Të mbijetuarit nga minat me dëmtime në sy në Shqipëri përpara mbështetjes dhënë nga Projekti i Darkës së Njëmijë Gostive 2005 morën trajtimin bazë mjeksor menjëherë pas aksidentit.

Në korrik 2004, një okulist nga Sllovenia ekzaminoi disa nga të mbijetuarit nga minat me dëmtime në sy në Kukës për të përcaktuar shkallën e tyre të dëmtimit si dhe për të dhënë trajtimin e duhur mjeksor. VMA dhe AMAE ishin të mendimit se ishte i nevojshëm një ekzaminim i mëtejshëm në klinikën private Ruse IGLI në Tiranë për të përcaktuar tipin e asistencës mjeksore si dhe koston totale të saj.

VMA në bashkëpunim me AMAE bëri të mundur ekzaminimin e të dëmtuarve në sy në klinikën private Ruse IGLI në fund të 2005/fillim të 2006. Në vazhdimësi të rezultateve të ekzaminimit të mbijetuarit nga minat me dëmtime në sy të cilët mund të kuroheshin në Tiranë, u trajtuan në klinikën IGLI. VMA dhe AMAE mundësuan transportin e tyre për në Tiranë si dhe vizitën në klinikën IGLI. Projekti N1KD 2005 mbuloi shpenzimet për transportin e të aksidentuarve me dëmtime në sy, pagesat e vizitave mjeksore, kurimin dhe akomodimin si dhe rehabilitimin dhe mjekimet e nevojshme.

III. Raport përmbledhës mbi implementimin e projektit

Projekti i Darkës së Njëmijë Gostive 2005 mbështeti të mbijetuarit nga minat tokësore dhe municionet e paplasura me trajtimin mjeksor për dëmtimet në sy. Ky projekt u zbatua nga Shoqata e Viktimave të Minave dhe Armëve (VMA), në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Veprimit ndaj Minave (AMAE).

Qëllimi i projektit ishte mbështetja sociale dhe reintegrimi fizik i të mbijetuarve nga minat/UXO me dëmtime në sy.

1 Aneksi 1 Lista e përfituesve dhe trajtimi mjeksor4

Page 5: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Ky objektiv u arrit përmes: Ekzaminimit të të gjithë të aksidentuarve me dëmtime në sy në klinikën e specializuar IGLI në Tiranë.

Sigurimit të transportit të të mbijetuarve në klinikën private IGLI në Tiranë. Sigurimit të akomodimit për të mbijetuarit gjatë qëndrimit në TiranëSigurimit të medikamenteve mjeksore për të mbijetuarit nga minatMbështetjes së të mbijetuarve gjatë sezoneve të ekzaminimitSigurimit të trajtimit mjeksor të të mbijetuarve në klinikën IGLI.

VMA dhe AMAE kontaktuan të gjithë mbijetuarit nga minat/UXO me dëmtime në sy të plagosur gjatë konfliktit të Kosovës të vitit 1999, të rregjistruar në sistemin e të dhënave të IMSMA-s si dhe të dëmtuarit në sy të identifikuar midis 480 të mbijetuarve nga minat/UXO si rezultat i municioneve të shpërndara në të gjithë vendin nga hapja e 15 depove të ushtrisë gjatë trazirave të 1997. Mbas kontaktimit paraprak personat u informuan mbi projektin e Darkës së 1000 Gostive dhe u procedua me ekzaminimet mjeksore pranë klinikës Ruse IGLI në Tiranë. 29 të dëmtuar në sy u ekzaminuan gjatë periudhës së projektit, nga të cilët 8 të mbijetuar kryen operacione kirurgjikale dhe 12 të tjerë u asistuan me medikamente, transport dhe akomodim gjatë kontrollove të tyre periodike.

Si rezultat i mbetjes së një sasie fondesh mbas trajtimit të të gjithë të mbijetuarve me dëmtime në sy, VMA dhe AMAE me aprovimin e ITF, ranë dakort ta përdornin këtë vlerë monetare për të mbështetur me medikamente Bashkim Pekën (i aksidentuar me bombë thërmuese në 2004). Përmes kësaj vlere ilacet e përdorura prej tij gjatë periudhës së kurimit u rimbursuan.

IV. Aktivitetet kryesore:

1. Informimi i të dëmtuarve në sy për shërbimet e ndryshme në dispozicion të tyre si dhe si të kujdesen sa më mirë për dëmtimet e tyre.

2. Sigurimi i mbështetjes logjistike për 29 të mbijetuarit me dëmtime në sy gjatë seancave të tyre të ekzaminimit.

3. Planifikimi dhe organizimi i mbledhjeve me klinikën e specializuar Ruse IGLI për caktimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.

4. Ekzaminimi i 29 të mbijetuarve me dëmtime në sy.5. Bërja e mundur e ndërhyrjeve kirurgjikale për 8 të mbijetuar me dëmtime në sy.6. Mbështetja e të mbijetuarve të tjerë me trajtim mjeksor dhe medikamente. 7. Kontroll periodik mbas trajtimit mjeksor për 12 të mbijetuar me dëmtime në sy.

V. Rezultatet e arritura:

29 të mbijetuar me dëmtime në sy u ekzaminuan dhe disa prej tyre u përmirësuan ndjeshëm mbas vizitës mjeksore.

8 të mbijetuar me dëmtime në sy u operuan dhe shikimi i tyre u përmirësua ndjeshëm mbas operacionit.

12 të mbijetuar me dëmtime në sy u ndoqën periodikisht nga okulisti mbas trajtimit mjeksor.

4 të mbijetuar nga minat u mbështetën me medikamente.U siguruan medikamente për kurimin e dëmtimeve të epilepsisë dhe të trakesë për një të

mbijetuar si rezultat i aksidentit me municione të paplasura.

5

Page 6: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

VI. Impakti i projektit:

Si rezultat i ndërhyrjeve kirurgjikale shikimi i 2 të mbijetuarve u rikthye plotësisht dhe ata janë të aftë të vazhdojnë shkollën.

Përveç kësaj 5 të mbijetuar me dëmtime patën përmirësime të ndjeshme të shikimit mbas operacionit.

VII. Detyrimet e projektit:

4 të mbijetuar me dëmtime në sy u këshilluan të kryenin operacione të specializuara me qëllim që t'i rikthehej shikimi, ky operacion nuk është i mundur të kryhet në Shqipëri.

Nuk u bë i mundur trajtimi i të gjithë të mbijetuarve nga minat/UXO, sepse trajtimet e syrit duhen bërë fill pas aksidentit pa kaluar shumë kohë që nga koha e aksidentit.

VIII. Potenciali për veprime të mëtejshme:

Darka e Njëmijë Gostive 2006 u mikprit nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga ky aktivitet u siguruan rreth $ 16,870, të cilët do të përdoren për të mbështetur 9 fëmijë të aksidentuar nga minat t'i rikthehen shkollës si dhe për të mundësuar ndërhyrjen kirurgjikale të 2 të mbijetuarve me qëllim përmirësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. VMA nga ana tjetër ka identifikuar tashmë nevojat e të mbijetuarve dhe ka përgatitur projekt propozimin për ndërmarrjen e aktiviteteve të sipër përmendura.

IX. Buxheti:

Nr

Përshkrimi

Shuma e Planifikuar

Vlefta e harxhuar

1

Ekzaminimi

300

300

2

Ndjekja e situatës mjeksore mbas ekzaminimit (duke përfshirë transportin dhe akomodimin) dhe trajtimi me medikamente

21.658,5

21,658,5

Totali $ US

21,963

Trajtimi mjeksor

Ekzaminimi dhe kontrolli

periodik

Ndërhyrjet kirurgjikale

Pajisje/Ilace

Totali i shpenzuar

Totali i

Planifikuar

1900

300

18,311

21,958,5

Shpenzimet mujore

1

Nëntor

110

0

0

0

110

2

Dhjetor

110

0

0

0

110

3

Janar

1,016

300

0

0

1,316

4

Shkurt

1,000

0

4940

60

6,000

5

Mars

989

150

147

0

1,286

6

Prill

1,124

0

0

0

1,124

7

Maj

1,124

0

0

0

1,124

8

Qershor

210

0

0

0

210

9

Korrik

550

0

220

0

770

10

Gusht

330

0

0

0

330

11

Shtator

1,100

1,068.34

1,849

400

4,417.34

12

Tetor

400

72.16

0

3,200

3672.16

13

Nëntor

600

486.5

140

262.5

1489

Totali i

shpenzuar

8,663

2,077

7,296

3,922.5

21,958.50

Bashkëlidhur: Aneksi 1. Ekzaminimi i të dëmtuarve në sy dhe trajtimi mjeksor6

Page 7: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Aneksi 1.Ekzaminimi i të dëmtuarve në sy dhe trajtimi mjeksor përmes fondeve të N1KD 2005

Emri Mbiemri

Diagnoza

Situata përpara ekzaminimit

Trajtimi me fondet e N1KD 2005

Situata mbas trajtimit mjeksor

Ahmet Iberhasaj

dëmtime në sy

Ka marrë trajtim mjeksor në Turqi

Iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale

Mbas ndërhyrjes kirurgjikale iu rekomandua të kontrollohej rregullisht për një periudhë 7 mujore.

Ilir Gega

dëmtime në sy

Nuk është ekzaminuar më parë

Mundësi e operacionit plastik

Mbas ndërhyrjes kirurgjikale iu rekomandua të kontrollohej rregullisht për një periudhë 7 mujore. Në një stad më vonë mund të vendoset dhe proteza e syrit.

Klevis Vorfi

dëmtime në sy

Ka marrë fillimisht trajtim në Spitalin Nënë Tereza, por shikimi i tij nuk është përmirësuar ende

Të ndiqet rregullisht

Të kontrollohet rregullisht

çdo 3 muaj

Ilir Havalja

i verbuar në të dy sytë

U ekzaminua në klinikën IGLI dhe ishte e pamundur të kurohej më tej.

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Kristian Noku

dëmtime në sy

Problemet e shikimit nuk janë optike, por neurologjike.

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Hasan Koci

dëmtime në sy

Mbas vizitës së parë në klinikën Ruse i është rekomanduar të ekzaminohet rregullisht.

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër, nuk mund të bëhej më asgjë

Ilir Gjana

dëmtime në sy

Është operuar në spitalin Nënë Tereza

Iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale

Duhet operuar syri i tij i djathtë. Kostoja e operacionit është rreth

1500 Euro

Gazmir Muhadri

i verbuar në syrin e djathtë, dëmtim i tesutit fibroz të syrit të

majtë

Më 12/14/04-

u ekzaminua në klinikën IGLI dhe ka marrë trajtim mjeksor

U kontrollua në klinikën IGLI, dhe iu rekomandua të kontrollohet rregullisht çdo muaj

Të kontrollohet rregullisht në klinikën IGLI

Ardiana Mani

dëmtime në sy

Më 10/04/05-

u ekzaminua në klinikën ruse IGLI dhe iu rekomandua operacioni i perdes së syrit të djathtë dhe zhvendosjes së shrapnelit.

Iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale dhe të kontrollohet të paktën çdo 2 javë për 3 muaj rresht mbas operacionit

Me fonde shtesë nga donatorë private u bë e mundur ndërhyrja kirurgjikale në klinikën IGLI. Të ndiqet rregullisht dy herë në muaj për një periudhë 8 mujore.

Sonila Dogjani

dëmtime në sy

Mbas ekzaminimit iu rekomandua ndërhyrja kirurgjikale

Protezat mund të kenë nevojë të ndryshohen në të ardhmen, nuk ka nevojë për operacion

Të kontrollohet rregullisht

Mustafe Dema

dëmtime në sy

Duhet të operojë syrin e djathtë

Protezat mund të kenë nevojë të ndryshohen në të ardhmen, nuk ka nevojë për operacion

7

Page 8: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Fatjon Celaj

dëmtime në sy

Njëri sy është mjaft i dëmtuar si rezultat shikon me vështirësi. Në prani të kësaj situate mjeku nuk mund të bëjë asgjë, por i rekomandon të lërë duhanin.

Iu rekomanduan ilace dhe të ndalonte duhanin.

Të kontrollohet rregullisht

Lumturi Muhadri

dëmtime në sy

Ka nevojë për një transplant të kornesë dhe të kristalit të syrit të djathtë dhe syze për syrin e majtë mbas kontrollit më 4 tetor në klinikën IGLI iu rekomanduan syze të reja.

Duhet të ndryshojë syzet në 6.2. ka nevojë për transplant të

lenteve intraokulare dhe vitroectamy. Në fazën e dytë të kryejë transplantin e kornesë së syrit.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 19 shkurt 2006. Të kontrollohet rregullisht për 8 muaj.

Bledar Bakiasi

dëmtime në sy

Është duke përdoruar proteza, por ka nevojë për të reja.

U pajis me proteza pas trajtimit më 31 mars.

Të kontrollohet mbas 3 muajsh. Mund të ketë nevojë të ndryshojë protezën në të ardhmen.

Erjola Asllani

dëmtime në sy

Ka nevojë për proteza

U pajis me proteza pas trajtimit më 31 mars.

Të kontrollohet rregullisht. Proteza e saj duhet zëvendësuar

Faik Ferhati

dëmtime në sy

Nuk është ekzaminuar më parë

Ka nevojë për vitroectomy

dhe

vendosje të lenteve intraokulare

për të përmirësuar 5-15% shikimin e syrit të djathtë; syri i majtë është gjithashtu problematik.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 19 shkurt 2006. Të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Esat Sadik Dauti

dëmtime në sy

Nuk është ekzaminuar më parë

U konstatua se ka disa copa metalike në sy, të cilat nuk shkaktojnë probleme, si rezultat u vendos që për momentin të mos hiqeshin, por të kontrollohej të paktën dy herë në vit.

Ndërhyrja kirurgjikale u krye më 19 shkurt 2006. Të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Bashkim Arifi

dëmtime në sy

Mbas ekzaminimit iu rekomandua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale

Ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale me lazer. Në një fazë të mëvonshme do të asistohet në transplantimin e kornesë.

Ndërhyrja kirugjikale u krye më 31 mars, është ndjekur rregullisht mbas operacionit për 6 muaj.

Bujar Kovaci

dëmtime në sy

Është trajtuar më parë në klinikën private Ruse

Operacioni mund ta përmirësojë në 5-15%

shikimin e tij;

Ka nevojë për transplantim.

Ndërhyrja kirugjikale u krye më 31 mars, është ndjekur rregullisht mbas operacionit për 6 muaj.

Gazmend Geca

Syri i djathtë është pothuajse atrofik; syri i majtë është në

rregull

Ka nevojë të ekzaminohet një herë në vit për të kryer një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale.

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Ka nevojë të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Mehmet Memia

dëmtime në sy

Mbas ekzaminimit iu rekomandua kontroll vjetor

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Nuk mund të asistohet më tej.

8

Page 9: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

Blerim Rukaj dëmtime në sy Të rikthehet për konsultime të mëtejshme

Të kontrollohet rregullisht.

Faik Ferhati

dëmtime në sy

Mbas ekzaminimit iu rekomandua kontroll vjetor

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Ka nevojë të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Besmir Guri

dëmtime në sy

Nuk është ekzaminuar më parë

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër, nuk mund të bëhej më asgjë

Syri dhe dora e tij janë shumë të dëmtuar.

Frrok Gjikalaj

dëmtime në sy

Nuk është ekzaminuar më parë

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Ka nevojë të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Engjellush Baci

dëmtime në sy

Mbas ekzaminimit iu rekomandua kontroll vjetor

Nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Ka nevojë të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Ded Shoi

dëmtime në sy

Eshtë në rregull, nuk iu rekomandua asnjë trajtim tjetër

Ka nevojë të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Dritan Gerdoci

dëmtime në sy

Është operuar në Rusi

U operua në Rusi, nuk mund të bëhet asgjë më tej

Ka nevojë të kontrollohet rregullisht një herë në vit.

Bashkim Peka

Epilepsi nga aksidenti me mina

Është trajtuar jashtë shtetit.

Të kurohet në Francë

Rimbursimi i shpenzimeve të medikamenteve.

Ambasadorja Amerikane Ries dhe Zv. Ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina

Pjesmarrësit në N1KD 2006

X. Aktivitete nga “Darka e 1000 Gostive”

9

Page 10: RAPORTI - amae.org.al · Shumica e fshatrave në veri-lindje të Shqipërisë kanë shkolla fillore (nga klasa 1-4), disa fshatra kanë shkolla 9-vjeçare (nga klasa 5-9) dhe vetëm

10

Donatorët e N1KD 2006

Të ndihmuar me Fondet e N1KD

Të ndihmuar me Fondet e N1KD