raporti 3 mujor i punËs korrik – shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj....

17
Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 2019

Upload: others

Post on 01-Mar-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Republika e KosovësRepublika Kosova – Republic of Kosovo

Komuna e MitrovicësOpština Mitrovica – Municipality of Mitrovica

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport

RAPORTI 3 MUJOR I PUNËSKorrik – Shtator 2019

2019

Page 2: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Duke u bazuar në obligimet ligjore për raportim, Drejtoria e Kulturs, Rinisë dhe Sportit kapërgatitur raportin e punës për Periudhen Korrik-Shtator2019.

Drejtoria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit punën e vet e bazon në Statutin e Komunës, OrientimetZhvillimore të Kulturës, Planin e Veprimit Rinor Lokal, Strategjinë e sportit, Vendimet eKuvendit të Komunës dhe në planin e punës për vitin përkatës.Raporti përfshinë;Strukturen organizative të drejtorisë,Aktivitetet

Struktura organizative e drejtorisë

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në strukturën e vet organizative përfshinë; Sektorin eKulturës, Sektorin e Rinisë dhe Sektorin e Sportit. Po ashtu DKRS është përgjegjëse përmenagjimin e institucioneve tjera si; Qendra e Kulturës, Muzeu i Qytetit, Biblioteka, Palestra eSporteve Minatori, Galerin e Arteve.

SEKTORI I KULTURËS

PASQYRË E PUNËS SË DKRS – SEKTORIT TË KULTURËS PËR PERIUDHËNKORRIK – SHTATOR 2019

Më daten 14-15-09.2019 ne sheshin Mehë Uka eshte mbajtur:Festivali i Vallëzimit dheMuzikës së Mirëfillt Shqipe. Edicioni i 2-të Ku pjesmarres ishin ansamble te shumta nga tegjitha trojet shqiptare.

Page 3: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë
Page 4: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Me daten 28.07.2019 Ditët e Mërgimtarëve

Page 5: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Gjithsej lëndë të shqyrtuara 17

Është bërëThirrja e dytë Publike për subvencionimin e OJQ-ve me ç’rast kanë dalë përfituese:1. SHAFM, me projektin Ekspozita dhe “Çmimi Kadri Kadriu”2. OJQ KosovaArs, me projektin “Mitrovica (Europian) Summer Music Academy”3. OJQ Shoqata e Muzicientëve të Mitrovicës me projektin “Festivali Mbarëkombëtar i

Këngës për fëmijë “Cicërrimat buzë Ibrit”

QENDRA E KULTURËS “REXHEP MITROVICA”

Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë muajit Korrik Në Qendrën e Kulturës‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë muajit Korrik në Mitrovicë janë zhvilluar aktivitete të ndryshmekulturore institucionale dhe sportive. Në këto aktivitete morën pjese apo i ndoqën 500 personapersona.Më 04.07.2019 premiera e shfaqjes për fëmijë “Buzëqeshja”Më 11.07.2019 u mbajt premiera eshfaqjes “Burri i gruas sime” ne regji të Qamil Sahitit. Pjesëmarrës ishin gjithsej 300.

Page 6: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

GushtNë një ngjarje kulturore morën pjesë apo i ndoqën 100 numri i dashamirëv të kulturës.Çdo të martë dhe të enjte, Organizata joqeveritare turke “BIRLIG’’ ka organizuar ushtrime nëQendrën e Kulturës prej orës 16h00 deri në orën 18h00.Takime të zakonshme me përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe KFORIT me drejtorin e Qendrës sëKulturës në Mitrovicë.Në ditët: E hëne, e Marte dhe E premte Ansambli i Qytetit ka organizuar ushtrime në Qendrëne Kulturës prej orës 18h-20h.Më 18.08.2017 nga ora 14h-15h u mbajt një debat i organizuar nga Daut Demaku për tema tëndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona.

Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë muajit Në Qendrën e Kulturës ‘’RexhepMitrovica’’ gjatë muajit Shtator në Mitrovicë janë zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturoreinstitucionale dhe sportive. Në këto aktivitete morën pjese apo i ndoqën 4600 persona.Nga data 09-13.0.2019, nga ora 19:00,në sallën e kinos u mbajt festivali “Mitrovica in Fest”,organizatorë të këtij festivali ishin Mirsad Ferati, Fisnik Istrefi dhe Fatmir Haliti.Të gjitha shfaqjet ishin e nivelit të gjitha shfaqjet ishin e nivelit të lartë artistik.Gjatë këtyre pesë ditëve të Festivalit salla e kinos ishte e mbushur me shikues.Pra, numri i artdashësve të shfaqjeve ishte 3000.

Më 18.09.2019 prej orës 18:00, në sallën e konferencave u mbajt takim i strukturave të AKR-së. Në këtë tubim morën pjesë 100 veta.Më 23.09.2019 prej orës 16:00, në hollin e Qendrës së Kukturës “Rexhep Mitrovica” nëMitrovicë, partia politike PDK në Mitrovicë, mbajti një takim ku morën pjesë 300 persona.Më 26.09.2019 prej orës 18:00, në sallën e kinos të Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë, partia politike PDK në Mitrovicë, mbajti një takim ku morën pjesë 400 persona.Më 27.09.2019 prej orës 20:00, në sallën e kinos partia politike AKR në Mitrovicë mbajti

tubim elektoral. Në kë tubim morën pjesë 400 persona.Më 28.09.2019 prej orës 18:00, në sallën e kinos partia politike AAK në Mitrovicë mbajti tubimelektoral. Në kë tubim morën pjesë 400 persona.

MUZEU I QYTETIT

KorrikNë fillim të këtij muaji u asistua studentja e arkeologjisë Kaltrina Igrishta me materiale tëarkeologjisë si dhe fotografoj disa artefakte për temë të diplomes.U kurua një ekspozitë me piktura të motiviara nga trashëgimia kulturore e organizuar nga OJQDoën Syndrome Kosova Qendra në Mitrovicë ekspozitë me emrin “Art dhe Trashigimi Kulturorepër Integrim Social” që u mbajte në sallën e etnologjisë.Në atriumin e muzeut po ashtu u mbajt edhe koncerti i organizuar nga Erhan Mujka dhe AnisaSuhodolli Mujka “Closing Participant's Concert of ESMA”.Në këtë muaj muzeu u vizitua nga stafi i komunes së Vitis, Drejtori i DKRS, zyrtari për turizëmdhe dy zyrtar tjerë.

Page 7: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Historian z.Naser Hajdari merr pjesë në takimi që u mbajt në komunë të Mitrovicës rreth hartimittë Planit Zhvillimor Komunal.

GushtKy muaj sikur edhe çdo muaj tjetër në muze, u vizitua me vizitor të ndryshëm të komunitetitmitrovicas, atij nga diaspora, po një karakteristikë tjeter ishte edhe prezenca e vizitorëvendërkombëtar.Pasiqe stafi i muzeut i dhuroj hapësirë bashkëpunuese OJQ GAIA-as në projektin “StorytellingCaravan” kjo OJQ i dhuroj muzeut inventar për ekspozim.Historian z.Naser Hajdari merr pjesë në takimi që u mbajt në komunë të Mitrovicës rreth hartimittë Planit Zhvillimor Komunal.Në këtë muaj u organizua dhe u shfaq filmit Etnografik “KRONI” nga Anduena Halilaj dheLekë Shala. Film që u mbajtë në artium të muzeut si dhe u pritë me një diskurs rreth tematikës sëkufirit.Sikur dhe çdo muaj tjetër punë në arkiva u vazhdua, duke bërë në kontinuitet pastrim eobjekteve, etiketimin si dhe konservim e koleksionit të etnologjisë.

ShtatorMuajt e vitit të ri shkollor në veprimtarinë muzeale karakterizohen me vizita të shumta tëorganizuara nga shkollat fillore dhe të mesme të Mitrovicës si dhe të qyteteve të tjera.Në këtë muaj si aktivitet artistik u organizua dhe u mbajtë një koncert nga Shkolla e Muzikës.Po ashtu stafi i muzeut bashkëpunoj me Ojq Hope Box nga Amsterdami, që zhvilluan projektin etyre “Mother Nature” që u mbajtë me pjesëmarrës nga Mitrovica dhe ekspozita finale u mbajtënë atrium të muzeut.Historian z.Naser Hajdari merr pjesë në takimi që u mbajt në komunë të Mitrovicës rreth hartimittë Planit Zhvillimor Komunal.Sikur dhe çdo muaj tjetër punë në arkiva u vazhdua, duke bërë në kontinuitet pastrim eobjekteve, etiketimin si dhe konservim e koleksionit të etnologjisë.Koleksionit të etnologjisë iu dhurua një pjesë inventari nga druri prej bashkëpunorit të muzeut z.Izedin Krasniqi.

BIBLIOTEKA KOMUNALE “LATIF BERISHA”

Në Bibliotekën Komunale ”Latif Berisha” gjatë kësaj periudhe janë kryer këto detyra dheaktivitete:

Në sektorët e Bibliotekës janë kryer 281 regjistrime si dhe janë kryer afër 7000 shërbimenë Bibliotekën amë si dhe në tri nëndegët e saj.

Gjate kësaj periudhe janë mbledhur dhe janë dorëzuar nga anëtarësimi i lexuesve 1257 €. Në sektorin e përpunimit gjatë kësaj kohe janë përpunuar gjithsej 452 tituj.

Page 8: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

- SEKTORI I RINISË

Raport Pune Korrik-Shtator 2019

Ky raport është hartuar në kuadër të aktiviteteve të Sektorit të Rinisë në Drejtorinë për KulturëRini dhe Sport dhe përfshin periudhën kohore Korrik Shtator 2019

Aktivitetet e implementuara gjate kesaj periudhe kohore jane te bazuara ne Planin e Punes përgjashtë mujorin e dytë të vitit dhe Planin e Veprimit Rinor Lokal.Sektori i Rinisë , njëri nga tre sektorët e DKRS-së është përgjegjës për kordinimin e aktiviteteverinore dhe mbarvajtjën e punës në sektorë.

Ky Sektor vëmendje dhe përkushtim të vecantë i ka kushtuar fuqizimit të të rinjve, përmesformave të ndryshme të organizimit institucional duke shënuar aktivitete të ndryshmegjithpërfshirëse.Mbështetje i është dhënë organizatave rinore, Qendrave rinore (me kushte të vështira financiare),grupeve rinore, individëve krijues, artistë dhe sportistë të talentuar dhe domosdoshmërishtpjesëmarrjes së grupeve të ndryshme rinore jashtë vendit në Festivale,Turnire dhe aktivitete tjerame karakter garues, ku të rinjët tonë në të gjitha dimensionet janë kthyer me rezultate të dalluara.

Në veçanti DKRS njeh rëndësine e pjesëmarrjës së të rinjëve në vendimmarje në të gjithaproceset që e prekin stautin e të riut dhe zhvillilim individual si qytetarë aktiv sot dhe bazë përzhvillim të qëndrueshëm të Komunës tani dhe në të ardhmën.Ky Plan është hartuar duke u bazuar në këto politika rinore të dalura nga Plani i Veprimit RinorLokal:

Pjesëmarrja aktive e rinisë në proceset shoqërore Krijimi i mundësive dhe përkrahja e punësimit të të rinjve Edukimi dhe parandalimi i dukurive të dëmshme për rininë

Fuqizimi dhe qëndrueshmëria e Qendrës Rinore dhe Këshillit të Veprimit Rinor Lokal(KVRL)

Siguria Njerëzore Integrimi social, ndër – etnik, vullnetarizmi, nxitja dhe fuqizimi i punës rinore në

komunitet, Kulturë, Sport dhe Rekreacion.

Gjatë këtyre tre muajve stafi i Sektorit të Rinisë ka qenë pjesë e shumë takimeve debateve me tërinjë. Si sektor i Rinisë ka filluar me promovimin e rregullorës për vullnetarizëm, dokument kyshume me interes për të rinjët e qytetit të Mitrovicës.Këto aktivitete janë organizaur në bashkëpunim me OSCE, KVRL-në, Qendrën Rinore Publikedhe në mbështjetje të shume organizatave dhe grupeve të tjera rinore që veprojnë në qytetin eMitrovicës.Vlenë të theksohet se takimet dhe kontaktet me shoqrinë civile kanë vzahduar edhe gjatë këtyre

Page 9: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

tre muajve, ne për çdo javë kemi vizituar Qendrën Rinore të Mitrovicës për ti monitoruaraktivitetet që zhvillohen në atë qendër, një praktikë e tillë është ndjekur edhe me organizatat qëkanë marr fonde nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

Në fillim të muajit Korrik nën mbështjetjën e MKRS-së është organizaur trajnim për fuqizimin erinisë. Këto trajnime janë mbajtur nga MDA, organizatë e kontraktuar nga MKRS-ja.Roli ynë në këtë bashkëpunim ka qenë mbështjetja në qështjet teknike si sgurimi I hapsirave përzhvillimin e trajnimeve dhe përzgjedhja e pjesëmarrsve.Në muajin Korrik nën organizimin e REA Prishtina është organizuar trajnimi pesë ditorë përngritjën e kapaciteteve për të rinjët e regjionit të MitrovicësRoli ynë në këtë bashkëpunim ishte sigurimi i hapsirës, përzgjedhja e pjesëmarrsve dhepjesëmarrja jonë në këto trajnime, për pesë ditë me radhe sektori i rinisë ka rezervuar hapsirat eKomunës së Mitrovicës për zhvillimin e trajnimit.Në muajin Gusht në bashkëpunim me ATRC-USAID, kemi organizuar sesionin informuesepër ndarjën e granteve për shoqërine civile.Në muajin Gusht kemi pasur vizitë nga një delgacion nga France i organizatës Caritas France tëpërfaqësuar nga znj. Aurélie Viard, të cilët janë interesuar për bashkëppunimin që ne kemi meCaritas Kosova.

Organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Misioni në Kosovë,në cilësinë e zyrtarit për OJQ, kam marrë pjesë në në Kampin Rinor Ndëretnik. Aktiviteti ështëzhvilluar si pjesë e procesit të zbatimit të Deklaratës së Përbashkët Ndër-Komunale mbiDialogun ndër-komunitar,deklaratë kjo e nënshkruar nga kryetarët e komunave të Mitrovicës sëJugut , Vushtrrisë, Podujevës dhe Skënderajt, e që ka për qëllim bashkëpunimin midiskomunave në rajonin e Mitrovicës.Kjo ngjarje do të mundësojë që ne zyrtarët e përzgjedhur komunal për këtë aktivitet dhe zyrtarëttjerë nga të katër komunat të diskutojmë për rmodalitetet e zbatimit të Deklaratës duke marrëparasysh gjithë ashtu edhe sugjerimet e drejtpërdrejta nga përfaqësuesit e të rinjve që vijnë nga igjithë regjioni i Mitrovicës.Të gjithë pjesëmarrësit kemi qenë të përfshirë në seanca, në mënyrë që të mësojnë më tepër përqëllimet e Deklaratës dhe kornizën përkatëse ligjore, dhe më pasataj kemi punuar në ekipet epërziera për të hartuar aktivitetet e dialogut ndër-komunitar, si dhe mjetet avokuese, për tëpromovuar financimin e tyre nga strukturat komunale, gjë që kemi hartuar edhe projektin i cilipritet te realizohet në maj të vitit 2020 dhe do të financohet nga Komuna e Mitrovicës.

Page 10: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë
Page 11: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë
Page 12: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

SEKTORI I SPORTIT

RAPORTI 3 ( Tre ) MUJOR I PUNËS ( 01.07.2019 – 30.09.2019 )Sektori për Sport në kuadër të Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport për periudhën 3mujor Korrik – Shtator 2019 kryesisht është përqendruar ne realizimin e objektivave tepërcaktuara me Planin e punës , dhe rregullores 17/4 për vitin 2019 duke upërqendruar kryesisht ne:

Page 13: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Lejimi dhe ndarja e subvencioneve për klubet sportive Vizita ne Palestrën sportive Takimet me klubet sportive Puna administrative ne rregullimin e dokumentacionit te klubeve sportive Turniri për diasporë ne N’shesh Vrapojmë shtigjeve te Enver Zymerit

I . Lejimi dhe ndarja e subvencioneve për klubet sportiveEdhe gjate këtij gjate mujorshi është bere lejimi dhe ndarja e subvencioneve për klubetsportive konform Planit te punës për vitin 2019 ,dhe rregullores 17/4.Ne janar te datës 27.06.2019 është bere lejimi për te gjitha klubet sportive , dheshoqatave sportive te cilat kane deponuar kërkesat e tyre për subvencione ne DKRS .

II. Vizita ne Palestrën sportiveGjate kësaj periudhe raportuese janë bere vizita te shpeshta ne Palestrën e sporteve“Minatori’ me qellim te përcjelljes se aktiviteteve përgatitore te klubeve sportive .

III. Takimet me klubet sportiveGjate kësaj periudhe raportuese janë realizuar shume vizita veç e veç neper klubesportive me ç’rast është biseduar lidhur me organizimin e tyre dhe problemet me tecilat ballafaqohen ndërsa gjate kësaj periudhe është mbajtur edhe një takim i përbashkëtme te gjitha klubet sportive.

IV. Puna administrative ne rregullimin e dokumentacionit te klubeve sportivePuna administrative ne rregullimin e dokumentacionit te klubeve sportive është detyredhe obligim permanent i stafit ne Sektorin e sportit dhe ne ketë kontest pothuaj çdodite,një pjese e kohës i dedikohet rregullimit dhe sistemimit te dokumentacionit teklubeve sportive dhe ne ketë kuadër edhe te përpunimit te dokumentacionit rrethregjistrimit te klubeve sportive si dhe paisja e tyre me vendime për regjistrim.

V.Turnir ne futboll te vogël për Diasporë ne N’Shesh

Page 14: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Me datën 15.07 deri me 20.07.2019 është organizuar turnir ne futboll te vogël N’Sheshpër mërgatën tone me pjesëmarrjen e 75 ( shtatëdhjetë e pesë ) ekipe te Mitrovicës ,dheSektori i Sportit ketë aktivitet e ka mbështet me kupa , për tre vendet e para

N’ shesh

N’shesh

Page 15: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

N’shesh

Page 16: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë

Vl. Vrapojmë shtigjeve te Enver Zymberit

Drejtoria për kulturë Rini dhe Sport e komunës se Mitrovicës ne bashkëpunim me Federatën eAtletikes se Kosovës , klubet e Atletikes ne qytetit tone , KA” Trepça”, KA”Trepça”89 dheKA”Mitrovica” dhe Policisë se Kosovës organizuan ketë aktivitet sportiv – vrapim rrugor, nePërkujtim te rënies heroike te policit ( Heroit te Kosovës ) Enver Zymberit me datën 26.07,2019

Page 17: RAPORTI 3 MUJOR I PUNËS Korrik – Shtator 2019 · ndryshme duke filluar nga pozitivizmi etj. Morën pjesë 100 persona. Në Qendrën e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ gjatë