raport vjetor mbi ecurinË e rtsh · 2018-09-16 · gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan lojrat...

113
2017 RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

2017

RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH

Page 2: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

2

HYRJE

Si Transmetues Publik i përkushtuar ndaj idealeve më të larta të transmetimit, RTSH u angazhua gjatë 2017 për të realizuar shërbime cilësore radioje dhe televizioni për të informuar, edukuar dhe argëtuar publikun, duke i shërbyer kombit, të gjitha grupeve të shoqërisë, përfshirë dhe pakicat kombëtare.Në këtë raport do të gjeni të detajuar veprimtarinë e RTSH-së në përmbushje të misionit për informim të paanshëm, të balancuar dhe në shërbim të publikut.

Raporti për aktivitetin e RTSH për vitin 2017 bazohet në ligjin për Autoritetin e Mediave Audiovizive 97/2013, në Statutin dhe Parimet Editoriale dhe Rezolutën e Kuvendit për veprimtarinë e RTSH të datës 06.04.2017Materiali pasqyron në mënyrë të detajuar:a) Raportin ekonomik - financiar dhe marketingunb) Lajmet dhe emisionet tematike- si përgjigje e kërkesave dhe shqetësimeve të gjithë popullatës. RTSH gjatë 2017 siguroi informacione, programe me lajme dhe çështje aktuale, në vend dhe jashtë, përfshirë mbulimin e veprimtarive parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë.c) Programet në kanalet gjeneraliste dhe tematike. (RTSH ka synuar të sigurojë një gamë të plotë të programeve në gjuhën shqipe, që pasqyrojnë larminë kulturore, që argëtojnë, informojnë dhe edukojnë publikun. RTSH ka pasqyruar veprimtaritë sportive, fetare e kulturore që kanë plotësuar pritshmëritë e publikut në përgjithësi, si dhe të individëve, që i përkasin pakicave shoqërore, duke respektuar në çdo rast dinjitetin njerëzor).d) Raport i njësisë teknike për investimet në prodhim dhe transmetim.f) Raportet e departamenteve të tjera (burimet njerëzore, juridik, marrëdhëniet me jashtë). Materiali mund të lexohet i plotë ose duke përzgjedhur kapituj të veçantë.Në punën e vet RTSH është nisur nga qëllimi kryesor: misioni publik, duke iu përgjigjur kërkesave dhe shqetësimeve të të gjithë popullatës. Në emisionet dhe programet e veta ka pasqyruar elementet e ndryshme njerëzore, ka mbështetur vlerat demokratike, të mbrojtura nga Kushtetuta, në veçanti të drejtën e shprehjes dhe informimit.RTSH gjatë 2017 i shërben publikut jo më me një kanal televiz kombëtar dhe 2 kanale radioje, por shikuesit në pjesën më të madhe të vendit marrin falas një paketë programesh prej 10 kanalesh, 3 kanale gjeneraliste dhe 7 kanale tematike. (Në raport është detajuar puna, përmbajtja dhe aktiviteti i secilit kanal). Gjithashtu i shërbehet publikut në katër kanale radioje kombëtare, katër lokale si edhe 24 orë transmetime në shtatë gjuhë të huaja të stacionit radiofonik Radio Tirana International.Gjatë 2017, siç është pasqyruar detajisht në raport kanë vijuar investimet në Transmetim, Shpërndarje dhe Prodhim.

Hyrje - Përmbledhje ekzekutiveMisioni: - NË SHËRBIM TË PUBLIKUT

Page 3: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

3

TRANSMETIMI - SHPËRNDARJA - AKSESI

RTSH, ka investuar gjatë 2017 për të përmirësuar shërbimin e Transmetimit pa pagesë për publikun për të qenë e pranishme te të gjithë individët në Republikën e Shqipërisë. Duke investuar si në transmetimin numerik me ngritjen e stacioneve të reja të transmetimit, por edhe me mirëmbatjen dhe investimin e shërbimit analog për të mos shkëputur për asnjë ditë sinjalin e vet për shikuesit.Gjatë gjithë periudhës së kalimit të transmetimeve nga analoge në ato digjitale, RTSH është e detyruar të sigurojë sinjal për publikun ndaj, megjithëse e ardhmja është transmetimi digjital, gjatë 2017 është përmirësuar dukshëm transmetimi i kanaleve analoge RTSH1 dhe RTSH2 në qytetin e Tiranës. Është përmirësuar fuqia e sinjalit për këto dy kanale, duke rritur zonën e mbulimit me sinjal, si dhe e shoqëruar me përmirësimin e kualitetit të figurës së transmetuar.Në rrethin e Korçës, nëpërmjet një investimi tepër të vogël, zgjeruam zonën e mbulimit të transmetimit të sinjalit analog në TV dhe Radio Korça. Investimi, përveçse ka rritur zonën e mbulimit, jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në Devoll, Kapshticë, rrethinat e Korçës, ka siguruar edhe një kualitet më të mirë të sinjalit TV dhe të atij FM.RTSH gjatë 2017 ka investuar që sinjali i saj të jetë i kapshëm nga shqiparët që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë. Me investimet e bëra në satelit, shqiptarët kudo që jetojnë mund të shohin jo një, por 6 kanale transmetimi, (2 kanale me HD dhe 4 me SD) dhe 4 kanale radioje. RTSH-ja transmetonte në satelit vetëm me një kanal i cili duhej të plotësonte kërkesat e bashkatdhetarëve në Europë dhe më gjerë. Kjo ishte e mundur nga një kanal në standardin DVB-S dhe me cilësi figure analoge 4:3. Për t’i ofruar shqiptarëve kudo që jetojnë, si dhe për të përmiresuar imazhin e Shqipërisë u vendos që të ngrihej një platformë me shumë kanale të cilësisë HD. Në sajë të rinegocimit për gjerësinë e brezit të mundësuar në transmetimet satelitore të RTSH-së, për të njëjtën vlerë pagese, u sigurua një gjerësi brezi më e lartë për transmetimet satelitore, faktor i cili mundëson shtimin edhe të disa kanaleve, duke krijuar një platformë të mirëfilltë satelitore.Tashmë në transmetimin satelitor kemi një sistem multifunksional modern që siguron transmetimin e 2 programeve HD, 4 programeve SD dhe 8 programeve Radio në standardin DVB-S2, si dhe 10 programeve me 3 profile në platformën OTT.Në përputhje me objektivin e vet për të qenë e pranishme në çdo platformë dhe kanal komunikimi, gjatë 2017 RTSH përveç aksesit në faqen e vet rtsh.al dhe në rrjetet sociale, i ofroi publikut dhe aplikacionin RTSH TANIAplikacioni RTSH TANI, i shkarkueshëm në App Store për IOS dhe Play-Store për sistemet Android, mundëson që:- Me një klik të përzgjedhësh mes të gjithë kanaleve të rrjetit.- Të ndjekësh në kohë reale programin që pëlqen.- Të informohesh për programin që po transmetohet në çast, dhe të shohësh paraprakisht se çfarë vjen më pas (deri në disa ditë, te kanalet tematike). Të shohësh të dhënat e programeve sipas gjinisë, tematikës, vit-prodhimit etj.

Page 4: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

4

- (Shërbimi Ketchup TV) Mund të kthehesh pas, deri në disa ditë për të ndjekur programe të transmetuara tashmë (pa asnjë pagesë shtesë).

CILËSIA E PRODHIMITRadio Televizioni Shqiptar po ndërton dy rrjete për transmetime numerike në standardin DVB T2, njëri për programet e vetë RTSH-së dhe tjetri për mbartjen e sinjaleve të operatorëve lokalë privatë.

RTSH ka trashëguar një teknologji të prodhimit të sinjalit PAL 4:3, teknologji e cila prej vitesh në Europë është zëvendësuar me teknologji të përparuara bashkëkohore, të tilla, si HD 16:9, UHD, 4K etj. Për t’ju përshtatur kërkesave të kohës si dhe kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, Njësia Teknike ndërmori projektin për kalimin e sinjalit nga analog në digjital. Teknologjia digjitale mundëson transmetimin e kontentit të definicionit të lartë (HD) dhe në bazë të këtij zhvillimi u ndërmor një ndryshim rrënjësor dhe cilësor në teknologji për të arritur në prodhimin e sinjalit me definicion të lartë.

Gjatë 2017 u investua në kamera për studiot e prodhimit që të mundësohej një prodhim digjital dhe i definicionit të lartë i sinjalit. Tashmë pas investimeve të kryera, duke u mbështetur në 2 regji dhe 7 kamera HD, emisionet e mëposhtme i prodhojmë në definicion të lartë dhe jo më në atë standard:

“Mirëmëngjes Shqipëri”“JAVA”“Rubrika sportive”“Pasditja ime”“Përball딓E hëna sportive”“Transmetimi i ndeshjeve të futbollit të Kombëtares, Europa Ligue, Euro Liga Basket”Gjithashtu emision me post–produksion HD është emisioni “Në Tempull”

Aktualisht 2/3 e prodhimit të përditshëm të programit të RTSH1 është në formatin HD.Për t’u shënuar është se gjatë vitit 2017 paralelisht me futjen e teknologjive dhe pajisjeve të reja në RTSH, është kryer dhe trajnimi i stafit përkatës për përdorimin e pajisjeve të reja. Në ndryshim nga vitet e mëparshme ku blerja dhe afrimi i teknologjive të reja nuk shoqërohej me trajnime, gjë që sillte mos shfrytëzimin e investimit, trajnimet kanë qenë pjesë e kontratave të blerjeve të pajisjeve dhe software-ve të reja

PËR HERË TË PARË….

Gjatë 2017 ka nisur transmetimi edhe në kanalin RTSH Kuvend, i cili synohet që në të ardhmen jo të largët të sjellë veç seancave të Kuvendit edhe Komisionet Parlamentare, intervista dhe përmbledhje të zhvillimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

Page 5: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

5

Prej 18 majit 2017, 101.2 MHz në FM, një frekuencë e re, nismë dinjitoze dhe emancipuese, për t’i ofruar dëgjuesve shqiptarë të radios, vetëm muzikë klasike, e para dhe e vetmja e llojit të saj në historinë e radios shqiptare, Radio Tirana Klasik.

Për herë të parë në RTSH po transmetohet një cikël emisionesh investigativ për mjedisin.

Për herë të parë: raporti ndërkombëtar i vëzhguesve të OSBE - ODHIR-it, vlerësoi paanshmërinë dhe profesionalizmin e mbulimit mediatik të RTSH-së për zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit të vitit 2017

Për herë të parë RTSH2 ka startuar në 5 gjuhë të huja, përkatësisht në 6 gjuhët e pakicave kombëtare në Shqipëri. Në bashkëpunim me Redaksinë e gazetarëve të Gjuhëve të Huaja në shtator, është bërë i mundur transmetimi edhe në gjuhën maqedonase, vllahe dhe për herë të parë në Shqipëri edhe në gjuhën rome. Prej muajit mars 2017 ka nisur transmetimi i edicioneve informative në gjuhën greke dhe serbe paralelisht me transmetimin e lajmeve shkurt shqip çdo dy orë.Nga 25 shtatori 2017 RTSH 2 startoi transmetimin e lajmeve edhe të 3 (tre) minoriteteve të tjera duke e çuar numrin e tyre në 6.Përkatësisht në gjuhën rome, vllehe dhe maqedonase, risi e cila e bën RTSH-në të vetmin televizion që transmeton në gjuhët e minoriteteve për t’i dhënë këtyre pakicave një zë publik në media. Për herë të parë, gjatë 2017, RTSH ka nisur transmetimet lokale digjitale, si RTSH Korça, dhe RTSH Gjirokastra.

Për herë të parë RTSH tashmë ka një kanal të dedikuar sportiv; RTSH Sport, jo vetëm për të plotësuar nevojat e publikut për argëtim dhe sport në ekran, por edhe për të shërbyer për edukimin e brezave të rinj me sport dhe një jetë të shëndetshme. Në vitin 2017 u transmetua drejtpërdrejt, në kualitetin me rezolucion të lartë, në RTSH1 dhe RTSH Sport, Kampionati Botëror i Notit 2017 dhe Kampionati Botëror i Atletikës 2017, aktivitete këto që zgjatën nga 2 javë. Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi.

Për herë të parë: RTSH transmeton në satelit 6 kanale televizive dhe 8 radio.

Për herë të parë: aplikacioni RTSH - TANI (më hollësisht, më sipër)

Për herë të parë, në RTSH është krijuar një skuadër që merret me përditësimin e lajmeve dhe mbulimin e emisioneve online, në rrjete sociale të dedikuara.

Për herë të parë: emisionet kryesore të RTSH transmetohen drejtpërdrejt në rrjetet sociale.

Për herë të parë: EPG, apo “Udhëzuesi Elektronik i Programit”, është pa dyshim një nga arritjet e padiskutueshme të vitit. EPG-ja është një shërbim që përdoret kryesisht tek “aparaturat e zgjuara digjitale” apo digitalbox, të cilët e kthejnë

Page 6: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

6

televizorin e vjetër në të zgjuar dhe sigurisht tek televizorët më të rinj, për të listuar programet që po transmetohen në çast dhe ato të planifikuara për më pas në çdo kanal. Përveç titullit të programit është edhe një përmbledhje (sinops), ose koment i shkurtër dhe një i gjatë për secilin program. Që prej 31 gushtit 2017 rrjeti i RTSH-së filloi ofrimin e këtij shërbimi, jo vetëm për ata që kanë një televizor të ri apo një digitalbox për televizorët e vjetër, por edhe për këdo që ka një telefon të zgjuar.

Për herë të parë, trajnimet kanë qenë pjesë e kontratave të blerjeve të pajisjeve dhe software-ve të reja.

PAMJE E RE

Data 21 dhjetor 2017, e cila përkoi dhe me premierën e Festivalit të Këngës, shënoi dhe një revolucion grafik për historinë e Radio Televizionit Shqiptar. Tashmë, rrjeti i RTSH-së ka një fytyrë krejt të re dhe inovative, me grafika të dedikuara, logo moderne dhe konfigurim mjaft cilësor.

Të gjitha emisionet e vitit 2017 kanë pasur studio të reja e moderne, që janë konceptuar sipas tematikave që trajtojnë. Të tilla janë “Pasditja ime”,“Femina”, “Bibliotekë”, “Përballë” “Java” “Bulza”, , emisionet sportive, etj.

Struktura e programeve ka pësuar ndryshime rrënjësore. Emisionet janë reduktuar në minutazh, për t’i dhënë më shumë ritëm informacionit; gjithashtu i është dhënë prioritet fragmentarizimit të emisioneve në rubrika më të shkurtra, për ta bërë informacionin më të rrjedhshëm për publikun e gjerë.

Për herë të parë në emisionet që xhirohen eksterier (jashtë) po përdoret aparati dhe droni, duke sjellë në RTSH1 pamje me cilësi të lartë dhe kualitet ngjyrash të dallueshëm.

Për herë të parë në RTSH është ndërtuar databaza e Fondit Filmik.

TRANSMETIMI I EVENTEVE ME PËRMASA KOMBËTARE

Zgjedhjet 2017 - RTSH mbuloi në një transmetim maratonë prej 3 ditësh duke pasqyruar situatën drejtpërdrejt në 12 qendra numërimi njëkohësisht (nga 4 që bëheshin më parë dhe 23 pika gjithsej (nga 12 që realizoheshin më parë). Cilësia e transmetimit ishte maksimale. Raporti ndërkombëtar i vëzhguesve të OSBE- ODHIR-it, për herë të parë vlerësoi paanshmërinë dhe profesionalizmin e mbulimit mediatik të RTSH-së.

“Fest 56” ishte pa dyshim ngjarja e vitit, një festival modern, me një skenar të larmishëm dhe të ftuar emra të njohur të muzikës shqiptare e botërore,

“Festivali Eurosong”. Festivali i muzikës europiane, që bën bashkë kulturat dhe këngët e shteteve të ndryshme pjesëmarrëse, ashtu si edhe Shqipërinë me përfaqësinë e saj, duke u transmetuar në tre net të muajit maj.

Page 7: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

7

Transmetim i stinës koncertore të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, e cila këtë vit kishte 55 vjetorin e krijimit.

Kampionati i 9-të Botëror i fluturimeve të lira me precizionShqipëria priti për herë të parë garues nga 28 shtete për kampionatin e 9-të botëror të fluturimeve të lira me precizion, që u organizua nga data 5-14 maj të vitit 2017 në qytetin e Vlorës.

Gjysmë-Maratona e TiranësRTSH ka marrë përsipër për të transmetuar drejtpërdrejt Maratonën e Tiranës për 2 vite radhazi 2016 dhe 2017.

KUJDESI në efiçencën e fondeve: mbyllja e transmetimeve në valë të mesme dhe të shkurtra.

RTSH operon në kushtet e një tregu mediatik të mbipopulluar, të një nevoje të madhe për të investuar në infrastrukturë, teknologji, programe dhe burime njerëzore. Në gjithë veprimtarinë e vet, institucioni synon përdorimin sa më efiçent të të ardhurave. Për vitin 2017, kemi një rritje të të ardhurave nga sektori marketingut, por në të njëjtën kohë janë kursyer fonde për t’u përdorur në sektorët prioritarë.RTSH mbas një studimi tekniko–ekonomik doli në përfundimin se vazhdimi i transmetimeve në valë të mesme dhe valë të shkurtra që realizoheshin nga 2 (dy) radiostacione të fuqishme në Shijak dhe Fllakë ishte joefektiv, me shpenzime të mëdha ekonomike dhe nuk arrin objektivin për të cilin ishin ndërtuar. Transmetimi në këtë teknologji ishte i padëgjueshëm me destinacionet e përcaktuara në mbarë botën. Për këtë arsye, në muajin prill 2017 u vendos ndërprerja e transmetimeve radiofonike në valë të mesme dhe valë të shkurtra nga Stacionet Shijak dhe Fllakë.Këta transmetues përdornin teknologjinë me llamba fuqie. Kjo teknologji është braktisur që prej shume vitesh edhe nga ato pak shtete që transmetonin ende në këto valë. Sepse kjo teknologji ka disa disavantazhe:

1. Ka rendiment energjitik shumë të vogël, rreth 33 %, që do të thotë që konsumojnë shumë energji elektrike. 2. Këta transmetues kanë stadet finale dhe të fuqisë me llamba. Këto llamba tashmë janë zhdukur jo vetëm nga prodhimi, por edhe gjenden me vështirësi në tregun ndërkombëtar. Edhe n.q.s mund të gjenden, kanë çmime të papërballueshme. Stacionet e Fllakës dhe Shijakut për mirëmbajtje dhe investim kërkonin 700 mijë euro në vit.Aktualisht është ngritur platforma “over the top” (OTT) që mundëson arritjen e publikut nëpërmjet internetit në të gjitha llojet e pajisjeve, duke filluar nga kompjuteri i tavolinës, tabletët, celularët e deri tek aplikimet e Smart TV-ve të ndryshëm, konsola lojërash etj. Në këtë formë të re, përveç përhapjes dhe përqasjes, garantohet edhe cilësia maksimale i audios dhe i videos digjitale, si dhe interaktivitetin me dëgjuesit dhe shikuesit tanë.

Page 8: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

8

Takime me shikuesit

Takimet me shikuesit në Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër, të zhvilluara gjatë 2017, që do të vijojnë me rrethe të tjera për 2018, për t’i njohur shikuesit dhe grupet e interesit me ndryshimet dhe ofertën e re të RTSH-së kanë shërbyer edhe për të marrë drejtpërdrejt përshtypjet dhe sugjerimet për cilësinë e informacionit dhe programeve të paketës që ofron televizioni publik. Takimet kanë ngjallur interes sepse u kanë hapur rrugën bashkëpunimeve të reja. Shumë televizione lokale kanë shprehur interes për shkëmbim informacioni duke marrë e dhënë nga programet e RTSH-së.

Page 9: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

9

REZOLUTË

PËR VLERËSIMIN E VEPRIMTARISË SË RADIO TELEVIZIONIT PUBLIK SHQIPTAR (RTSH) PËR VITIN 2016

Kuvendi i Shqipërisë,

- Duke besuar se RTSH-ja është duke u zhvilluar në drejtim të përmbushjes së misionit të vet primar për garantimin e shprehjes së interesave të publikut dhe fitimin e besimit të tij te ky organ;- Duke theksuar se RTSH-ja ka një rol kyç në procesin e digjitalizimit jo vetëm në aspekt të zhvillimit të tij teknologjik dhe konkurrencën mediatike, por dhe të mundësisë së zhvillimit të mediave të tjera që do të mbështeten në rrjetet e tij numerike;- Duke vlerësuar se organet drejtuese dhe të tjera të RTSH-së kanë përpara një sërë sfidash dhe përgjegjësish në reformimin tërësor shumëplanësh të këtij organi për të zbatuar detyrimet e tij ligjore-institucionale, sipas standardeve dhe detyrimeve ndërkombëtare;- Kuvendi i Shqipërisë, në rolin e tij ligjbërës dhe kontrollues të zbatimit të ligjit, shpreh mbështetjen e tij në proceset aktuale që po zhvillon RTSH-ja në përmbushjen e procesit të digjitalizimit,si dhe transformimit tërësor programor dhe organizativ, me qëllim që RTSH-ja të garantojë pavarësinë editoriale përmes forcimit të transparencës, llogaridhënies së RTSH-së para taksapaguesve të tij dhe, për rrjedhojë, edhe rritjen e audiencës publike;Kuvendi i Shqipërisë vëren se gjatë vitit 2016 RTSH shënon kthimin e funksionalitetit ligjor në drejtim të:

-Veprimtaria e RTSH-së është drejtuar nga Këshilli Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, i zgjedhur në maj 2016;-Me zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm u plotësua edhe zgjedhja e organeve të tjera kolegjiale, të përcaktuara nga ligji nr. 97/2013, si Bordi i Administrimit dhe Këshilli për S kuesit dhe Dëgjuesit;-Zgjedhja e organeve drejtuese ka reflektuar në plotësimin e kornizës ligjore që rregullon veprimtarinë e funksionimin e RTSH-së,me nxjerrjen e një sërë aktesh nënligjore më të rëndësishme, si Statuti dhe Rregullorja e Brendshme e Funksionimit të RTSH-së, që i hapin rrugën strukturimit organizativ dhe programor, si dhe Kodi i Etikës dhe Parimet Editoriale, të cilat përbëjnë aktet më të larta editoriale për RTSH-në, sipas standardeve profesionale dhe parimeve të integritetit të RTSH-së;- RTSH-ja gjatë fundvitit 2016 ka miratuar kontratën e shërbimit të

Page 10: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

10

transmetimit publik dhe nënshkruar nga AMA, si një detyrim ligjor ku përcaktohen veprimtaritë që merr përsipër për përmbushjen e qëllimeve të veta si transmetues publik.Kuvendi vlerëson arritje gjatë veprimtarisë së RTSH për vitin 2016 sa i takon:

- Rritjes së të ardhurave, si pasojë e arkëtimit të tarifës së aparatit marrës TV, të ardhurat nga financimi buxhetor për mirëmbajtjen e rrjetit të digjitalizimit, si dhe të ardhurat e krijuara nga reklama dhe njoftime;- Përdorimit të të ardhurave kryesisht në procesin e investimit në teknologji dhe pasurimit të programacionit të RTSH-së;- Strukturimin e ri organizativ me tri njësi kryesore, të cilat po reformojnë programacionet, tematikat, shtimin e kanaleve digjitale, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi më cilësor dhe rritje të audiencës televizive;- Gjatë muajit dhjetor 2016, nisjen e transmetimit digjital në Allotmenin e qarkut Tiranë, ku ka dalë me programet e veta, si dhe mbartur/mbështetur edhe disa prej operatorëve lokalë të Tiranës, si dhe në Allotmenin e Fierit në fund të dhjetorit 2016;- Ecurinë në fushën e marrëdhënieve me jashtë me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me mediet publike të vendeve europiane, ekspertizës, trajnimeve dhe sigurimit të të drejtave të transmentimit në evente të rëndësishme artistike e sportive ndërkombëtare që paraqesin interes në Shqipëri

Për vitin 2017, Kuvendi i Shqipërisë kërkon nga Këshilli Drejtues dhe RTSH-ja të përmbushin këto detyrime:

1.Koordinim të ngushtë me AMA-n dhe operatorët e tjerë privatë lokalë gjatë përfundimit të procesit të digjitalizimit;

RTSH ka bashkëpunuar ngushtë me AMA-n për futjen e operatorëve të tjerë privatë lokalë dhe rajonalë në rrjetin digjital të transmetimit DVB-T2 për vitin 2017. Kështu, për allotmentin e Tiranës kanë lidhur kontratë me RTSH 11 operatorë lokalë dhe janë aktualisht në transmetim 9 operatorë. AMA ndryshoi strategjinë gjatë pranverës së vitit 2017, duke mos mbyllur transmetimet analoge për allotmentin e Tiranës, siç ishte planifikuar fillimisht, por më 15 gusht u mbyll allotmenti i Beratit. Për allotmentin e Beratit kanë lidhur kontratë me RTSH tre operatorë lokalë dhe janë aktualisht në transmetim të tre operatorët.Më 15 nëntor ishte planifikuar nga AMA mbyllja e transmetimeve analoge në allotmentin e Korçës, por që u shty më pas për në 8 janar 2018. Deri tani 4 operatorë lokalë të këtij rajoni janë në transmetim.. Infrastruktura e RTSH është e gatshme të presë edhe çdo kërkesë tjetër që mund të vijë nga transmetues të tjerë.

Page 11: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

11

2.Mbylljen e suksesshme të përfundimit të ndërtimit të rrjetit numerik edhe në allotmentet e tjera, sipas planifikimit në vitin 2017 dhe mbulimin me sinjal televiziv të popullsisë, sipas parashikimit kontraktor;

Edhe pse mes shumë vështirësish financiare gjatë këtij viti, pasi po i përballon vetë të gjithë kostot e procesit të digjitalizimit, RTSH ka mundur të tenderojë dhe të mbyllë punimet për rindërtimin e plotë të 10 stacioneve ekzistuese, me qëllim që ato të jenë të gatshme teknikisht për instalimin e pajisjeve të reja digjitale. Për mungesë fondesh financiare mbetet ende edhe 1 stacion ekzistues për t’u rindërtuar pjesërisht, por ndërtimi i rrjeteve numerike të transmetimit të RTSH-së është drejt mbylljes brenda këtij viti dhe kjo do të garantojë mbulimin me sinjal të më shumë se 97 % të popullsisë.

3.Rezultate konkrete të matshme në rritjen e cilësisë dhe të ofertës televizive, përmes programeve dhe shërbimeve të synuara nga RTSH-ja përmes një qasjeje pluraliste, të padiferencuar dhe informim të plotë e të paanshëm;

Aktualisht, RTSH transmeton një paketë të plotë programore me tre programe gjeneraliste (RTSH 1, RTSH 2 dhe RTSH 3), pesë programe tematike (RTSH Sport, RTSH Film, RTSH Muzikë, RTSH Shqip dhe RTSH Kuvend), një program gjeneralist i RTK-së (Radio Televizionit Publik të Kosovës) dhe një program i dedikuar për lajmet, RTSH 24, por që ende nuk ka një program të vetin specifik.Progresi i një viti është i ndjeshëm dhe kjo vërtetohet te feedback-u që kemi marrë nga publiku. Tashmë, RTSH nuk është më një kanal që të qëllon ta hasësh kur bën zapping, por një paketë kanalesh që ofron atë që quhet “the best of TV”, me programe për të gjitha moshat dhe zhanret.RTSH në 2017 paraqitet me programe të reja politike “Përballë” dhe “Java”, dhe gjithë programet janë strukturuar në një mënyrë të tillë për të qenë më dinamike.Sondazhet online të kryera nga AMA kanë evidentuar interesin në rritje të produkteve tona televizive. Ka një rritje të ndjeshme të audiencës, që më së shumti vjen nga emisionet periodioke, si emisioni i mëngjesit, i pasdites, emisionet sportive dhe sigurisht eventet sportive, që janë ekskluzivitet i RTSH-së. Eventet sportive LIVE që transmetohen në rrjetin e RTSH-së kanë audiencën maksimale. RTSH ndiqet kudo kur ka evente të rëndësishme sportive shqiptare e të huaja, jo vetëm në kanalet tona, por edhe në RTSH-Online, ku jemi live streaming me cilësi të shkëlqyer, por edhe në aplikacionin RTSH-Tani, ku kushdo mund të na ndjekë në çdo kohë, me një celular smartphone. Gjithashtu në rreth 20 përind të popullsisë shihet falas vetëm sinjali i RTSH-së.

Page 12: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

12

4.Realizimin e reformimit strukturor, përmes garantimit të punësimit, në përputhje me kriteret e legjislacionit në fuqi dhe aktet e tjera nënligjore, si dhe forcimin dhe thithjen e kapaciteteve profesionale dhe me integritet, të aftë për të ofruar dhe ideuar risi në prodhimet e shërbimet e synuara të RTSH-së;

Gjatë vitit 2017 është kryer ristrukturimi i plotë organizativ i RTSH-së me krijimin e njësive të reja organizative dhe për secilën strukturë janë miratuar rregulloret e verimtarisë së tyre.Politika e ndjekur në ristrukturimin e kanalit të parë gjeneralist RTSH 1 HD është një politikë afatgjatë, që në përqindjen më të madhe të saj është manifestuar gjatë këtij sezoni, por është ende në proces.Synimi fillestar ishte riformatimi i kanalit të parë të RTSH-së, sjellja në kohë e programeve të strukturës dhe sigurisht ndryshimi i performancës. Po kjo nuk mund të realizohej pa filluar nga A-ja, që është PROCESI I NJOHJES, skanimi i gjithë hallkave të institucionit, që nga burimet njerëzore e deri te produkti final, që është produkti televiziv. Për të ndërtuar një strukturë programore efektive në një televizion të ri nevojitet koha për të njohur njerëzit, vendet dhe problematikat.Pikat pozitive që rezultuan të suksesshme me ndërtimin e strukturës së re programore të 10 kanaleve të paketës janë:- Strukturimi i redaksive të dedikuara për kanalet.- Angazhimi i punonjësve nëpër kanale, sipas specifikave të CV-së së secilit.- Ndërtimi i një axhende të re pune për njësinë e prodhimit, njësitë organizative, njësitë teknike, arkivi, regjitë, etj.- Atribuimi i vlerave dhe motivimi i punonjësve, duke i shpërndarë sipas redaksive në atë që dinë të bëjnë më mirë.Pas procesit të njohjes vijon procesi i ristrukturimit të pjesës bazike të një televizioni: produkti televiziv. Ky proces ka kaluar në shumë faza, për të mbërritur aty ku është sot. Të gjitha programet e RTSH-së janë transformuar në formë dhe në përmbajtje, duke sjellë një frymë të re në televizion, bazuar në standardet europiane. Interesi është rritur dukshëm edhe për figurat e njohura të televizionit, të cilat po afrohen gjithnjë e më shumë në RTSH, një vend që i motivon tashmë dhe që u ngjall të gjithëve besueshmëri dhe seriozitet.Gjatë këtij viti janë rritur kërkesat për bashkëpunime me RTSH, për organizimin e shumë eventeve në kryeqytet e më gjerë. Projektet që prezantohen pranë RTSH janë shtuar dhe tashmë shqyrtohen nga një grup pune i dedikuar për projektet e jashtme, i cili kujdeset të përzgjedhë propozimet më cilësore.

5.RTSH-ja të sigurojë që veprimtaria e saj të realizohet në përputhje me kërkesat e ligjit dhe statutit të vet, me qëllim që t’u përgjigjet interesave të publikut të gjerë dhe kategorive të ndryshme e të veçanta të shoqërisë,duke mbështetur të drejtat e shprehjes dhe të informimit dhe duke rritur besimin dhe audiencën e publikut të gjerë në të;

Page 13: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

13

E gjithë veprimtaria e RTSH-së është mbështetur në ligjin nr.97/2013, statutin e RTSH-se të miratuar nga Kuvendi në dhjetor 2016, rregulloret e secilës strukturë organizative dhe akte te tjera nënligjore. RTSH2 është kanali i cili do të ketë në vëmendje kategoritë ku përfshihen të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut. Të gjithë kanë të drejtën të mendojnë: Ky është Kanali im!Duke qënë se Shqipëria është vendi i cili numëron një numër të konsiderueshëm të minoriteteve, për herë të parë në Shqipëri krijohet një kanal TV i cili do të vërë në dispozicion një pjesë të kohës televizive dedikuar Minoriteteve Etnike dhe Kulturore, si dhe të gjitha grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.RTSH 2 është kanali që do të pasqyrojë të gjitha eventet me karakter kombëtar, artistik, fetar në të gjitha rajonet e vendit. Për herë të parë RTSH 2 ka startuar në 6 gjuhë të huaja, përkatësisht në gjuhët e pakicave kombëtare në Shqipëri.Prej muajit mars 2017 ka nisur transmetimi i edicioneve informative në gjuhën greke dhe serbe paralelisht me transmetimin e lajmeve shkurt shqip çdo dy orë.Nga 25 shtatori 2017, RTSH 2 startoi transmetimin e lajmeve edhe të 3 (tre) minoriteteve të tjera duke e çuar numrin e tyre në 5. Përkatësisht në gjuhën rome, vllehe dhe maqedonase, risi e cila e bën RTSH të vetmin televizion që transmeton në gjuhët e minoriteteve për t’i dhënë këtyre pakicave një zë publik në media.

6.RTSH-ja të synojë konkurrencën mediatike dhe shtimin e të ardhurave nga mënyra e organizimit, prodhimit të programeve dhe shitjen e tyre, veprimtaritë e tjera nga shfaqjet publike apo marketing në nivele të duhura;

Bilanci i një viti rezulton i suksesshëm edhe në sektorin e marketingut, ku vihet re një rritje me 10% e të ardhurave nga reklamat. Shumë brand-e të njohura duan të bëhen partnerë të programeve tona televizive. Sektori i marketingut po ndërton politika të reja marketingu sa u përket eventeve të mëdha dhe patentave ndërkombëtare, siç është ajo e “MasterChef Junior”, një format që kërkon më shumë burime të ardhurash dhe që ka më shumë mundësi për reklamim produktesh.

7.RTSH-ja të zhvillojë transparencën institucionale bazuar në detyrimet e statutit dhe pasurimin e faqes zyrtare të internetit me botime periodike dhe testime mbi veprimtarinë e RTSH-së, si dhe të zhvillojë më tej aplikacionet e tjera online;

Ndryshimet në strukturën programore po ecin me shpejtësinë e teknologjisë. Gjithçka që transmetohet në rrjetin e RTSH-së tashmë pasqyrohet gjerësisht online. Mediat sociale kanë ndikuar pozitivisht në përhapjen e jehonës së

Page 14: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

14

platformës sonë të re. Në këtë drejtim është ndjekur një politikë mjaft e mirë PR-i, për të shpërndarë sa më shumë informacione në portalet më të njohura në vend, lidhur me programet tona, eventet dhe personazhet e televizionit. Aktualisht është ngritur platforma “over the top” (OTT) qe mundëson arritjen e publikut nëpërmjet internetit në të gjitha llojet e pajisjeve duke filluar nga kompjuteri i tavolinës, tabletët, celularët e deri tek aplikimet e Smart TV të ndryshëm, konsola lojërash etj. Në këtë formë të re, përveç përhapjes dhe përqasjes, garantohet edhe kualitet maksimal i audios dhe i videos digjitale si dhe interaktivitetin me dëgjuesit dhe shikuesit tanë.Në këtë kuadër eshte implementuar sistemi që mundëson stream-in e të gjitha kanaleve te RTSH-së në tëgjitha platformat Desktop & Mobile.Tashmë me krijimin e aplikacionit RTSH Tani për platformat mobile iOS, android dhe smart tv, përdoruesi do të kete mundësinë të ndjekë të gjitha kanalet e RTSH-së në pajisjen smart të tij. Çdo kanal ka elementet multimediale për të ndërvepruar me playerin e kanalit që po ndjek. Çdo kanal livestream ka guidën elektronike të programeve (EPG) e vet interaktive, ku përdoruesit mund të zgjedhin programin për ta regjistruar dhe ta shikojnë më vonë. Të gjitha programet e LIVESTREAM ruhen (regjistrohen) në arkiv. Përdoruesit kanë mundësinë të kërkojnë për programe specifike, të regjistruara, në periudha kohore të ndryshme. Përdoruesit kanë mundësinë të kërkojnë videot nga sistemi i VOD (video on demand) me kritere të ndryshme kërkimi.EPG, apo “Udhëzuesi Elektronik i Programit”, është pa dyshim një nga arritjet e padiskutueshme të vitit.

EPG-ja është një shërbim që përdoret kryesisht tek “aparaturat e zgjuara digjitale” apo (digitalbox), të cilët e kthejnë televizorin e vjetër në të zgjuar dhe sigurisht tek televizorët më të rinj, për të listuar programet që po transmetohen në çast dhe ato të planifikuara për më pas në çdo kanal. Përveç titullit të programit është edhe një përmbledhje (sinops), ose koment i shkurtër dhe një i gjatë për secilin program.Që prej 31 gushtit 2017 rrjeti i RTSH-së filloi ofrimin e këtij shërbimi, jo vetëm për ata që kanë një televizor të ri apo një digitalbox për televizorët e vjetër, por edhe për këdo që ka një telefon të zgjuar.

8.Organet drejtuese të RTSH-së të sigurojnë pavarësinë e RTSH-së lidhur me krijimin, prodhimin dhe përmbajtjen e materialeve programore, përpilimin dhe paraqitjen e programeve të lajmeve dhe çështjeve me interes publik, duke mbikëqyrur mosndërhyrjen e shtetit, politikës dhe biznesit në këto veprimtari.

Shembulli më i dukshëm dhe gjerësisht i vlerësuar i ndryshimit në RTSH dhe ndikimit të Parimeve Editoriale në punën e gazetarëve dhe kërkimit të një mentaliteti sa më pranë standardit të raportimit profesional, ishin fushata zgjedhore dhe vetë dita e zgjedhjeve të përgjithshme. Për herë të parë në histori, në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, RTSH u vlerësua si (citoj):

Page 15: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

15

“I paanshëm e i balancuar, si gjatë pasqyrimit të fushatës elektorale të subjekteve politike, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve”.

Ndërsa për zgjedhjet lokale të vitit 2015, raporti i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR shkruante se:

“Transmetuesi i shërbimit shtetëror, Radio dhe Televizioni Shqiptar (RTSH), konsiderohet gjërësisht një mbështetës i qeverisë duke kontribuar në mungesën e lajmeve të pavarura në televizione (TV)” dhe se “Tre nga pesë stacione TV të monitoruara, duke përfshirë dhe TVSH-në, kanë treguar anësi në favor të ASHE, ndërsa dy stacione TV-ve favorizuan APPD. TVSH i kushtoi 63 përqind ASHE-së dhe 33 përqind APPD”.

Vetëm pak javë më parë, raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017, që duhet thënë se u zhvilluan në një konteks tepër të ndezur politik, për herë të parë vlerësonte paanshmerinë dhe profesionalizmin e mbulimit mediatik në RTSH, duke nënvizuar si më poshtë:

Si zhvillim inkurajues, transmetuesi publik, Radio Televizioni Shqiptar (RTSH), njoftoi në 23 maj se nuk do të pranonte asnjë filmim të regjistruar nga vetë partitë. RTSH u ofroi të gjithë garuesve minutazh falas dhe tregoi qartësisht një qasje të balancuar në raportimin e fushatës në edicionet e saj të lajmeve dhe programet informative”.

Në këtë kontekst, Radio Televizioni Shqiptar nuk shihet më si altoparlant dhe mbështetës i Qeverisë, nga një institucion i rëndësishëm dhe tërësisht i paanshëm, siç është misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR-it. Por ky distancim nga politika nuk vërehet vetëm për sa i përket raportimit dhe mbulimit të fushatës zgjedhore, por edhe problematikave të ditës, qoftë atyre politike, qofte atyre sociale dhe ekonomike.

Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria të rrisin mbështetjen financiare të RTSH-së me fonde nga Buxheti i Shtetit për rinovimin teknologjik të RTSH-së.

Gjatë vitit 2017 RTSH ka marrë mbështetjen më të madhe në vite nga buxheti i shtetit, mbështetje që nuk u vazhdua në vitin 2018. Megjithatë duhet thënë se mbështetja ka qenë përsëri e pamjaftueshme po qe se llogariten shpenzimet që RTSH ka digjitalizim dhe transmetimet të cilat gllabërojnë pothuajse gjithë shumën që mblidhet nga taksa.

Miratuar në datën 6.4.2017

Page 16: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

16

REALIZIMI I TREGUESVE EKONOMIKO FINANCIARË Analiza e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë vitit 2017:I. Strukturën e të ardhurave të RTSH gjatë vitit 2017II. Strukturën e shpenzimeve të RTSH gjatë vitit 2017

I. Struktura e të ardhurave të RTSH gjatë vitit 2017

A. Struktura e të ardhurave të realizuara Në mënyrë të detajuar burimet, nëpërmjet të cilave RTSH ka realizuar të ard-hurat gjatë kësaj periudhe janë:

Tabela 1

Në mënyrë të përmbledhur, të ardhurat sipas dy burimeve të financimit janë realizuar në raportet dhe në strukturën e mëposhtme:

Grafikisht struktura me përqindjet e realizimit të të ardhurave paraqitet:Grafik 1

Nr. Burimi Të ardhurat

në lekë 1 Financimi nga Buxheti i Shtetit 865,000,0002 Tarifa mbi Aparatin Marrës Televiziv 1,188,660,0003 Të ardhura nga Shfrytëzimi i Infrastrukturës Transmetuese 44,200,0004 Reklamat, njoftimet ,kronikat etj 76,600,0005 Kontrata e Radiobashkëpunimit me Kinën 80,000,0006 Të ardhura të tjera 41,000,000

TOTALI 2,295,460,000

-Të ardhura të vetë RTSH në vlerën 1,430,460,000 lekë (ose 62 % ndaj totalit )-Të ardhura të financuara nga Buxheti i Shtetit në vlerën 865,000,000 lekë (ose 38% ndaj totalit )

Page 17: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

17

B.Realizimi i të ardhurave në krahasim me planifikimin gjatë vitit 2017

Të ardhurat janë realizuar në masën 99.2% në krahasim me planifikimin dhe këtu ka ndikuar kryesisht mosrealizimi nga e ardhura e tarifës së aparatit televiziv,në vleren ~11,340,000 lekë, rënia e kursit të këmbimit të llogarise USD (dollarë) të vitit 2017 reflektuar në diferencen 9,000,000 lekë nga kontrata e radiobashkëpunimit me Kinën.

I-Të ardhurat nga buxheti janë realizuar në nivelin e planifikuar në programet e financuara nga financimi buxhetor :

a)Në Programin e parë Bashkatdhetarët dhe Shërbimi Satelitor, në zbatim të nenit 116/a,b,c të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili shprehimisht përcakton “Financimi nga Buxheti i Shtetit” përfshin :

a) shërbimin e transmetimeve audio për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë;b) shërbimin e transmetimeve audio për publikun e huaj;c) shërbimin e transmetimeve audiovizive për shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë;

Tabela 2 Në 000/lekë

TË ARDHURAT

Plani i Buxhetit

Viti 2017

Realizim i Buxhetit

Viti 2017I Financimi nga buxheti 865,000,000 865,000,000Shërbimi për shqiptarët jashtë kufirit 245,000,000 245,000,000Prodhime filmike, veprimtari artistike mbarëkombëtare 63,000,000 63,000,000Orkestra Simfonike e RTSH-së dhe kinematografisë 57,000,000 57,000,000Projekte teknike për futjen e teknologjive të reja 300,000,000 300,000,000Projekte teknike për futjen e teknologjive të reja investime 200,000,000 200,000,000II.Të ardhura të Institucionit 1,815,000,000 1,792,460,000Të ardhura nga taksa aparatit televiziv 1,200,000,000 1,188,660,000Të ardhura nga Shfrytëzimi i Infrastrukturës Transmetuese

44,000,000 44,200,000

Reklama,njoftime etj. 80,000,000 76,600,000Kontrata e Radiobashkëpunimit me Kinën 89,000,000 80,000,000Të ardhura nga shitja produkteve të veta e të ardhura të tjera

40,000,000 41,000,000

Të ardhura të trashëguara nga vitet e kaluara 362,000,000 362,000,000TOTALI I+II 2,680,000,000 2,657,460,000

Page 18: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

18

ështe tërhequr financimi në vlerën totale 245,000,000 lekë, bazuar në situacionet mujore nga Njësitë e strukturave që kryejnë e këto shërbimeve, si edhe pagesat e kryera për tarifat e shërbimit satelitor për Eutelsat, Ses Astra.

b)Në Programin e dytë Orkestra Simfonike e RTSH-së, në zbatim të nenit 116/dh të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili shprehimisht përcakton “Financimi nga Buxheti i Shtetit”/ dh) Orkestrën Simfonike të RTSH-së dhe Kinematografisë, është tërhequr financimi në vlerë totale 57,000,000 lekë , bazuar në situacionet mujore për paga, sigurime shoqërore.

c)Në Programin e Projekteve Filmike e Artistike, në zbatim të nenit 116/d të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili shprehimisht përcakton “Financimi nga Buxheti i Shtetit”/d) Projekte të rëndësishme prodhimi filmik dhe veprimtari artistike të mëdha mbarëkombëtare, të prodhuara nga RTSH-ja; është tërhequr financimi buxhetor në vlerën totale 63,000,000 lekë për aktivitetet si vijojnë: Eurosong 2017, Fesivali Junior Eurovision, Filmin serial “Ti mund të më quash Xhon”, Festivalin e 56-të Këngës në RTSH dhe programet festive të fundvitit.

d)Në Programin e Projekteve Teknike për futjen e teknologjive të reja, në zbatim të nenit 116/ç të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i cili shprehimisht përcakton “Financimi nga Buxheti i Shtetit”/ ç) projekte të rëndësishme teknike për futjen e teknologjive të reja për prodhim dhe transmetim; parashikuar si vijon:

d.1)Investime në Teknologji në vlerën ~200,000,000 lekë është realizuar 100%. Investimet e parashikuara gjatë vitit 2017 përfshinë dy projekte të rëndësishme:

*Investime në përshtatje me teknologjinë, për përshtatjen e stacioneve ekzistuese për montimin e teknologjisë digjitale me standardet bashkëkohore; u kryen investime për rikonstruksionin e stacioneve Mide, Tarabosh, Cervenakë Gllavë, Sopot, Llogara .

*Investime në Teknologji për “data center”, për transmetimet satelitore, përmirësim dhe shtim kanalesh satelitore, teknologji dhe studio lajmesh, investim në teknologji transmetimi për kanalet e platformës tokësore NDVB-T2 .

d.2) Shpenzime për shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit të digjitalizimit etj. në vlerën 300,000,000 lekë, nëpërmjet të cilës është likuiduar detyrimi kontraktor për shërbimin e mirëmbajtjes së rrjetit të digjitalizimit gjatë vitit 2017, si edhe është kryer likuidimi pjesor i këstit të dytë të kredisë së digjitalizimit.

Ndonëse të gjithë zërat e financimit janë realizuar 100% , theksojmë këtu se shpenzimet e RTSH-së për këto programe janë në vlera më të larta, dhe përballë faktit të domosdoshmërisë së kryerjes së tyre, RTSH-së i është dashur të përballojë nga fondet e të ardhurave të veta diferencat e pambuluara nga fondet buxhetore.

Page 19: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

19

II-Të ardhurat e realizuara nga vetë RTSH kanë patur ecurinë si vijon :

1.E ardhura nga tarifa e aparatit.rtv.

Tarifa aparatit televiziv është realizuar në nivelin 99% gjatë vitit 2017, ose e shprehur në vlerë absolute -11,340,000 lekë më e ulët nga planifikimi. Arkëtimi i kësaj të ardhure ka përbërë burimin kryesor të të ardhurave të RTSH-së, si përsa i përket vlerës mujore, ashtu edhe kronologjisë së arkëtimit brenda afateve të parashikuara. Gjatë vitit 2017, vlera e parashikuar e buxhetit fillestar të RTSH-së ka qene 1,250,000,000 lekë, bazuar në realizimet e viteve 2015, 2016. Por në fakt gjatë vitit 2017, mungesa e realizimit të këtij zëri në vlerën e planifikuar, solli vështirësi dhe risk të lartë në situaten financiare te RTSH-së, kundrejt likuidimit të shpenzimeve të lidhura me procesin e digjitalizimit. Kjo situatë u reflektua në një rishikim të buxhetit të RTSH-së, në ulje në vlerën e parashikuar vjetore nga 1,250,000,000 në 1,200,000,000 lekë, sepse mungesa e arkëtimit të kësaj tarife zvogëlonte edhe mundësinë e përballimit të shpenzimeve të domosdoshme të RTSH-së, kryesisht në objektivat bazë si shtimin e prodhimit dhe investimet në teknologji.

2.Të ardhurat nga shfrytëzimi i infrastrukturës transmetuese të RTSH-së

Realizimi i këtyre të ardhurave ka qenë konform detyrimeve dhe është kryer brenda afateve të parashikuara në periudhat përkatëse .Gjate vitit 2017, si rezultat i mosrealizimit të vënies në funksion të pajisjeve sipas allotmenteve për kontratat e parashikuara në fillim të vitit, duke ndjekur hap pas hapi riskun e mosrealizimit, RTSH-së i është dashur të rishikojë të ardhurat e parashikuara, duke pakësuar me 25,000,000 lekë buxhetin e këtij zëri.

3.Të ardhurat nga reklamat, njoftimet etj.

Gjatë këtij viti nuk është arritur të realizohet planifikimi vjetor në masën 4%, ose një mungesë në vlerë absolute prej 3,400,000 lekë. Në fakt krahasuar me ecurinë e dy viteve të fundit, realizimi i këtij zëri ka filluar të shënojë kurbën e rritjes.

4.Të ardhura nga Koorporata e Përgjithshme e RadioTelevizionit të Kinës për bashkëpunim Ndërkombëtar Tekniko-Ekonomik

Bazuar në Kontratën e Radio bashkëpunimit në valë të shkurtra midis Shqipërisë dhe Kinës , është realizuar 100% vlera e parashikuar në kontratë prej 700,000 USD gjatë vitit 2017, përfshirë këtu edhe vlera 150,000 USD në formën e grantit, e cila u përdor për pajisje, sipas kërkesave të njësive të vartësisë. Diferenca e mosrealizimit, në vlerën 9,000,000 lekë vjen si rezultat i rënies së kursit të këmbimit të monedhës USD (nga1 USD=127.20lekë në parashikimin e fillimit të vitit 2017), ndikim negativ ky në të ardhurat e RTSH-së gjatë vitit 2017, ndryshe nga viti i kaluar ku ndryshimi i kursit në rritje ndikoi pozitivisht.

Page 20: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

20

5.Të ardhura nga shitja e produkteve të veta e të ardhura të tjera

Të ardhurat e këtij zëri janë realizuar mbi nivelin e planifikuar.Gjatë vitit 2017 në këtë zë janë të përfshira të ardhurat nga kontratat e qerasë së ambienteve, pajisjeve dhe studiove, nga klikimet e kanaleve të RTSH-së në Youtube, shitja e materialeve arkivore, nga rimbursimi i shpenzimeve të radiostacionit të Cërrikut për detyrime nga kontrata e radio-bashkëpunimit në valë të shkurtra midis Koorporatës së Përgjithshme të Radio Televizionit të Kinës për Bashkëpunimin Ndërkombetar Tekniko-Ekonomik dhe Drejtorisë së Stacioneve Transmetuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Radio Televizionit.

6.Të ardhura të trashëguara nga vitet e kaluara

Të ardhurat e këtij zëri kanë përfshirë gjendjen e të ardhurave të trashëguara në llogaritë bankare të RTSH-së gjatë vitit 2017. Një vlerë e konsiderueshme e këtyre të ardhurave, duke qenë gjendje në llogarinë në valutë në vlerën ~2,400,000 USD, është ndikuar vazhdimisht nga rënia e kursit të këmbimit të monedhës USD gjatë vitit 2017, duke riskuar situatën me të ardhurat e parashikuara nga fillimi i vitit.

C.Krahasimi i të ardhurave gjatë tre viteve të fundit

Tabela 2 Në 000/lekë

TË ARDHURAT Viti 2015 Viti 2016 Viti 2017I Financimi nga buxheti 357,000,000 501,927,000 865,000,000Shërbimi për shqiptarët jashtë kufirit 240,000,000 245,000,000 245,000,000Prodhime filmike, veprimtari artistike mbarëkombëtare

62,000,00053,000,000

63,000,000

Orkestra Simfonike RTSH-së dhe kinematografisë

55,000,00057,000,000

57,000,000

Projekte teknike për futjen e teknologjive te reja 146,927,000

500,000,000

II.Të ardhura të Institucionit 2,174,000,000 1,894,994,000 1,792,460,000Të ardhura nga taksa e aparatit televiziv 1,139,000,000 1,342,994,000 1,188,660,000Te ardhura nga Shfrytezimi i InfrastrukturësTransmetuese

93,000,000 91,000,000 44,200,000

Reklama, njoftime etj. 60,000,000 74,000,000 76,600,000Kontrata e Radiobashkëpunimit me Kinën

90,000,000 91,000,000 80,000,000

Të ardhura nga shitja e produkteve të veta e të ardhura te tjera

42,000,000 36,000,000 41,000,000

Të ardhura të trashëguara nga vitet e kaluara

750,000,000 260,000,000 362,000,000

TOTALI I+II 2,531,000,000 2,396,921,000 2,657,460,000

Page 21: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

21

Grafik 2

Nisur nga të dhënat e tabelave dhe grafikëve të mësipërm, të ardhurat e RTSH-së gjatë vitit 2017 paraqiten ~11% më të larta se të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2016 dhe ~5% më të larta se të ardhurat e vitit 2015.

Rritja vjen kryesisht si rezultat i shtesës së financimit buxhetor gjatë vitit 2017, kryesisht në zërin e Projekteve Teknike për futjen e teknologjive të reja.

II. Struktura e shpenzimeve të RTSH-së gjatë vitit 2017

A.Struktura e zërave të shpenzimeve të RTSH-së në mënyrë analitike paraqitet:

Nr. Emërtimi Shpenzimet

VITI 20171 Paga, shpërblime, sigurime shoqëror 788,897,0002 Materiale, lëndë djegëse 49,699,0003 Projekte filmike, artistike, etj 224,980,0004 Organizma Ndërkombëtare 119,950,0005 Shërbime nga të tretë si: energji elektrike, ujë,

telekom, roje civilë 242,464,000

6 Shpenzime udhëtimi e dieta 78,859,0007 Shpenzime të tjera operative (honorare,pritje

përcjellje) etj.51,308,000

8 Fondi i prodhimit të pavarur 20,210,0009 Shpenzime për investime dhe mirëmbajtje rrjeti

digjitalizimi649,029,000

10 Shpenzime për interesa e këste kredie 291,000,000TOTALI 2,516,396,000

Page 22: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

22

Struktura e shpenzimeve në mënyrë grafike në përqindje paraqitet si vijon:

Sic shihet edhe nga paraqitja grafike, përqindjen më të lartë e zënë shpenzimet direkte që lidhen me procesin e digjitalizimit, me mbi 45% të shpenzimeve direkte, pa llogaritur këtu shpenzimet për paga personeli e sigurime shoqërore, në kuadrin e zbatimit të kontratës së projektit të digjitalizimit të transmetimit.

Grafik 3

Nr Emertimi

Planifikimi

Viti 2017

Realizimi

Viti 20171 Paga,shpërblime ,sigurime shoqëror 792,800,000 788,897,0002 Materiale, lëndë djegëse 51,270,000 49,699,0003 Projekte filmike, artistike etj. & Fondi

prodhimit Pavarur 255,000,000 245,190,000

4 Organizma Ndërkombëtar 120,000,000 119,950,0005 Shërbime nga të tretë 250,910,000 242,464,0006 Shpenzime udhëtimi e dieta 78,890,000 78,859,0007 Shpenzime të tjera operative 52,280,000 51,308,0008 Investime dhe mirëmbajtje rrjeti digjitalizimi 664,850,000 649,029,0009 Shpenzime për interesa dhe këste kredie 414,000,000 291,000,000

TOTALI 2,680,000,000 2,516,396,000

Page 23: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

23

Nga të dhënat e mësiperme shpenzimet janë realizuar në masën 94%.Në mënyrë analitike realizimi i çdo zëri paraqitet si vijon :

*Zëri: Paga, sigurime shoqërore e shpërblime është realizuar pothuajse 100%. Gjatë vitit 2017 janë reflektuar ndryshimet strukturore, janë bërë ndryshimet brenda përbrenda zërave. Niveli i pagave sipas kategorive ka mbetur i njejtë.

*Zëri: Materiale përfshin shpenzimet për blerjen e materialeve kryesore teknike, materiale ndihmëse dhe lëndë djegëse (karburant). Realizimi i këtij zëri është në masën 97% dhe është realizuar në përqindjen më të lartë në njësinë teknike dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH-së, kryesisht në funksion të të gjitha strukturave të vartësisë.

*Zëri i projekteve Filmike dhe Artistike & Fondi i prodhimit të pavarur, përfshin: a)të gjitha shpenzimet për blerjen e të drejtave të transmetimit, dokumentarë, filma, programe sportive, artistike, dhe është realizuar 100%, në vlerën e parashikuar 225,000,000 lekë.b)shpenzimet për fondin e prodhimit të pavarur, realizuar në vlerën 20.200,000 lekë nga 30,000,000 lekë planifikuar. Kjo diferencë është më e vogël po të mbajmë parasysh që një përqindje e vlerës së kontratës mbetet të realizohet në vitin 2018, me dorezimin e materialeve në Arkivën e RTSH-së.

*Zëri i Organizmave Ndërkombëtarë përfshin të gjitha shpenzimet që RTSH kryen ndaj organizmave ndërkombëtare, si Eutelsat, Ses Astra, për shërbimin satelitor, EBU për pagesat për transmetime në radio, televizion, aktualitet, të drejta transmetimi të programeve e aktiviteteve të ndryshme artistike dhe sportive. Gjithashtu në këtë zë përfshihen edhe pagesat e kuotizacioneve ndaj organizmave të tjerë ndërkombëtare, Circom, Copeam, Fiat, AFP, Erno etj. Realizimi i këtij zëri gjatë vitit 2017 është në masën 99%.

*Zëri i Shërbimeve nga të tretë përfshin shpenzimet për shërbime të një natyre të përgjithshme që kryhen nga të tretët për funksionimin e përditshëm të veprimtarisë së RTSH, si shpenzimet për energji elektrike, ujë, shpenzimet telefonike, shpenzimet për ruajtjen e sigurisë fizike të objekteve të RTSH, shpenzimet e internetit, qira të ambienteve, si dhe shpenzime të tjera për të drejten e autorit, prurësin e reklamës, shërbimin e fibrave optike, prodhimin e sinjalit tv etj. Realizimi i këtij zëri është në nivelin 97%.

*Zëri i shpenzimeve udhëtim e dieta është realizuar 100% , në të gjitha njësite e vartësisë dhe gjatë vitit 2017 janë bërë edhe ndryshimet brenda strukturave, gjithmonë në vlerën e planifikuar në fillim të vitit.

*Zëri i shpenzimeve të tjera operative është realizuar në nivelin 98%. Në këtë zë janë përfshirë shpenzimet për pritje e përcjellje në Drejtorinë e Përgjithshme, shpenzimet për honorare në të gjitha drejtoritë e sistemit si edhe shpenzimet për taksa, tatime etj.

Page 24: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

24

*Zëri i shpenzimeve për investime është realizuar në nivelin 95%.Në këtë zë janë përfshirë shpenzimet për investime në teknologji për blerje pajisjesh të ndryshme për transmetimin e sinjalit nga SD ne HD dhe furnizim-vendosje materiale teknologjike në studion e Prodhimit Storage, tenderuar në dhjetor të vitit 2016 dhe zbatuar gjatë vitit 2017.*Investime në përshtatje me teknologjinë, për përshtatjen e stacioneve ekzistuese për montimin e teknologjisë digjitale me standardet bashkëkohore; u kryen investime për rikonstruksionin e stacioneve Mide, Tarabosh, Cervenakë Gllavë, Sopot, Llogara (realizuar nga financimi buxhetor).*Investime në teknologji për “data center”, për transmetimet satelitore, përmirësim dhe shtim kanalesh satelitore, teknologji dhe studio lajmesh, investim në teknologji transmetimi për kanalet e platformës tokësore NDVB-T2 (realizuar nga financimi buxhetor).

Investime janë kryer edhe në Qendrat Rajonale Audiovizive Gjirokastër, Korçë, Kukës, si edhe rikonstruksione të pjeshme në arkivë, televizion etj.*Zëri i shpenzimeve të mirëmbajtjes i parashikuar është realizuar në nivelin 94%, nga fondet e buxhetit të shtetit. Vlera e parealizuar është fatura e muajit nëntor, e cila mbetej të arkëtohej nga të ardhurat e veta të RTSH-së, e në mungesë të gjendjes financiare likuidimi u krye në muajin janar 2018.

*Zëri i shpenzimeve të kësteve dhe interesave të kredisë është realizuar sipas pagesave të përcaktuara nga Deutsche Bank. Kësti i parë i kredisë u pagua në muajin shtator 2017 dhe vlera `97 milion lekë nga buxheti i shtetit u lëvrua në muajin dhjetor 2017.

Bashkëngjitur paraqesim edhe situacionin vjetor të shpenzimeve të RTSH në mënyrë analitike me të gjitha njësitë vartëse.

C.Krahasimi i shpenzimeve të RTSH gjatë tre viteve të fundit

Nr Emërtimi VITI 2015 VITI 2016 VITI 20171 Paga,shpërblime ,sigurime

shoqërore 775,500,000 784,345,000 788,897,000

2 Materiale, lëndë djegëse 43,300,000 57,293,000 49,699,0003 Projekte filmike, artistike, etj 199,200,000 319,685,000 245,190,0004 Organizma Ndërkombëtare 112,500,000 108,738,000 119,950,0005 Shërbime nga të tretë 183,900,000 240,630,000 242,464,0006 Shpenzime udhëtimi e dieta 64,400,000 80,600,000 78,859,0007 Shpenzime të tjera operative 29,300,000 31,976,000 51,308,0008 Investime, mirëmbajtje rrjeti

digjitalizimi 818,200,000 460,414,000 649,029,000

9 Shpenzimeinteresa dhe keste kredie

291,000,000

TOTALI 2,225,800,000 2,083,681,000 2,516,396,000

Page 25: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

25

Grafik 4

Buxheti i këtij viti qëndron në nje nivel më të lartë kryesisht për investimet në teknologji, mirëmbajtjen e sistemit të digjitalizimit dhe pagesën e kësteve dhe interesave të kredisë gjatë vitit 2017.Në përgjithësi nga krahasimi, kryesisht me vitin 2016, ndryshimet në zëra reflektojnë :-ndryshimet strukturore organizative për zërin e pagave, sigurimeve shoqërore

-ndryshimet strukturore programore për zërin e shpenzimeve të tjera operative(honoraret)

-ndryshimet në teknologji në zërat e investimeve, mirëmbajtjes, pagesën e kredisë, shërbime për të tretë.

Problematike ka patur parashikimi dhe realizimi i projekteve filmike e artistike, sepse ndërkohë që numri i kanaleve të transmetimit të RTSH-së është rritur gjatë vitit 2017, fondet e parashikuara dhe realizuara janë më të ulta nga viti 2016.Mungesat e analizuar në pjesën e të ardhurave të RTSH-së, shpenzimet e shumta të lidhura me procesin e digjitalizimit, nuk kanë bërë të mundur shtesa të domosdoshme për zërin e projekteve filmike e artistike mbarëkombëtare, blerje të drejtash transmetimi etj.

Page 26: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

26

Marketingu 2017

Sektori i marketingut është një strukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH-së, e cila me miratimin e strukturës së re në shkurt të vitit 2017, pësoi edhe ndryshime të rëndësishme të cilat lindën si nevojë e shtimit të kanaleve televizive dhe radiofonike. Marketingu ka një strukturë të përbërë prej 7 pesonash, nga 4 që ishte më parë. Është shtuar 1 specialist mediaplanesh, 1 menaxher WEB dhe 1 menaxher për kanalet e reja. Struktura e re është planifikuar që të mbulojë të gjitha kanalet e reja të paketës të RTSH-së. Gjithashtu për të qenë më efektiv dhe për të maksimalizuar të ardhurat në të gjitha fushat dhe degët e RTSH-së, janë shtuar sektorët e marketingut në Drejtoritë lokale të RTSH-së, në Korçë dhe Gjirokastër. Ky funksion deri në vitin 2016 mbulohej nga Sektori i financës dhe si rrjedhojë nuk kishte performancën e duhur. Ngritja e këtyre sektorëve ka patur një ndikim të menjëhershëm në të ardhurat e realizuara nga TV lokale. Gjatë kësaj periudhe Drejtoria e Marketingut në RTSH ka bërë një studim të detajuar të tregut të reklamave në Shqipëri dhe sidomos të mediave që operojnë me paketa programesh siç është tashmë edhe ajo e RTSH-së. Në përfundim të tij ky studim bashkë me një propozim të detajuar për tarifat e reja ju dërgua Bordit të Administrimit dhe Këshillit Drejtues për shqyrtim dhe miratim. Keshilli drejtues miratoi paketën e re të tarifave të Publicitetit për të gjithë kanalet e paketës digjitale të RTSH-së. Pas miratimit të Tarifave, drejtoria e marketingut hartoi ofertat e reja dhe i prezantoi ato tek Agjencitë dhe Klientët që operojnë në këtë treg. Gjatë kësaj periudhe janë organizuar takime me të gjithë klientët ekzistues dhe klientëve të tjerë potencialë.Për përmirësimin e imazhit dhe rritjen e pritshmërisë së bizneseve në takime është prezantuar strategjia e re e RTSH-së dhe zhvillimet si në fushën teknike edhe atë programore.

Marketingu, gjatë vitit 2017, ka lidhur me subjekte të ndryshme 47 kontrata. Objekti i këtyre kontratave ka qenë transmetimi i publicitetit dhe njoftimeve në Televizionin Shqiptar, Radio Tirana, ne faqen WEB si dhe sponsorizimi i programeve të ndryshme.

Gjatë kësaj periudhe ka një rritje të lehtë të të ardhurave të krahasuara me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Gjatë vitit 2017 janë realizuar 77.305.000 lekë, ose 98% e planit të kësaj drejtorie për vitin 2017. Këto të ardhura në krahasim me të ardhurat e vitit 2016 janë 4.120.000 lekë ose 5% më të larta.

Nga drejtoritë e rretheve gjatë kësaj periudhe janë realizuar 1.343.000 lekë. Këto të ardhura janë 65% më të larta se të ardhurat e realizuara gjatë vitit 2016. Masat e marra nga drejtoria e marketingut në bashkëpunim me programacionin e të gjithë kanaleve të RTSH-së dhe Radio Tirana nëpërmjet fushatave të

Page 27: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

27

ndryshme promocionale online, si mënyra më e re për të autoreklamuar emisionet, ka patur rezultat dhe ndikim në rritjen e të ardhurave gjatë kësaj periudhe. Në lidhje me planifikimin për vitin 2017, të ardhurat e realizuara nga drejtoria e marketingut janë 98% e atyre të planifikuara.

Tabela e të ardhurave të realizuara për vitin 2017, dhe 2016

Tabela 1

Grafik 1

Nr. Muaji Viti 2016 Viti 2017 1 Janar 3,383,059 3,040,179 2 Shkurt 1,890,420 4,006,266 3 Mars 6,073,438 8,119,220 4 Prill 5,749,427 9,182,324 5 Maj 6,221,666 2,774,091 6 Qershor 5,508,090 5,273,531 7 Korrik 2,337,172 2,950,372 8 Gusht 2,398,969 5,248,040 9 Shtator 8,134,998 5,478,362 10 Tetor 9,580,105 11,102,812 11 Nëntor 10,303,022 8,879,609 12 Dhjetor 11,606,160 9,907,353 TOTALI: 73,186,526 77,305,787

Page 28: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

28

Në një vështrim më të detajuar të të ardhurave të realizuara vihet re që mungesa më e madhe e të ardhurave në krahasim me vitin 2016 është në muajt maj dhe qershor të vitit 2017. Kjo mungesë e të ardhurave gjatë kësaj periudhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka adhur si pasojë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme të organizuar në vitin 2017. Gjatë kësaj periudhe pjesa më e madhe e bizneseve ulin ndjeshëm buxhetet dhe ndalojnë fushatat për të mos u bërë pjesë e fushatës politike. Një faktor tjetër i uljes së të ardhurave gjatë kësaj periudhe është Kodi Zgjedhor, i cili nuk lejon RTSH-në të transmetojë spote të partive politike dhe shoqatave që marrin pjesë në këto zgjedhje, duke e vënë RTSH-në në pozitë të disfavorshme në krahasim me mediet e tjera kombëtare dhe lokale.Faktor tjetër që ndikon në rritjen e të ardhurave është edhe sistemi i audiencës dhe i besueshmëririsë tsë këtyre sistemeve që operojnë në treg. Kjo mënyrë matjeje penalizon RTSH-në për arsye se shumë kompani vendase, por kryesisht ato ndërkombëtare marrin për bazë këto sisteme matjeje, pavarësisht besueshmërisë që ato kanë. Në mënyrë të përgjithshme duke përjashtuar 2 muajt e përmendur mësipër ë ardhurat totale të 2017 siç edhe vihet re në grafikun 1, në krahasim me ato të vitit 2016 kanë patur rritje me 5% të vlerës. Drejtoria e Marketingut ka marrë përsipër rritjen e të ardhurave në mënyrë të ndjeshme për të gjithë kanalet e RTSH-së. Është ndërtuar një strategji e detajuar për mirëmenaxhimin e eventeve kryesore që do të transmetohen në RTSH gjatë këtij vitit siç janë : Fifa World Cup, Master Chef Junior, Lojrat Olimpike Dimërore, Eurosong 2018, Festivali i Këngës në RTSH, Kombëtaren Shqiptare të Futbollit në Nations League si dhe Europa League.

Ne beme nje pasqyre te situates financiare te RTSH-se. Ajo që vijon më poshtë është një tablo e disa aspekteve kryesore në anën e të ardhurave. Për të krijuar një ide të shpejtë, tabela e mëposhtme na jep një tablo krahasuese të financimit vjetor në total të mediave publike në vendet e Europës Juglindore, të llogaritura për frymë, sipas të dhënave të fundit të EBU-së (2014). Financimi total kuptohet si të gjitha të ardhurat siguruar nga taksat e aparatit, fondi i qeverisë, shërbimet dhe të gjitha burimet e tjera të të ardhurave.FINANCIMI I PËRGJITHSHËM I MEDIAVE TË SHËRBIMIT PUBLIK PËR FRYMË (2014) Shqipëria 5.94 Euro/ për frymëBosnje-Hercegovina 5.04Kroacia 43.17Kosova s’ka të dhëna Maqedonia 10.41Mali i Zi 20.14Serbia 13.36Sllovenia 61.60

Disa fjalë për tarifën

Page 29: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

29

Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina janë në fund të tabelës, shumë larg nga fqinjët e tjerë. Duke përjashtuar anëtaret e BE-së, Kroacia dhe Sllovenia, të cilat kanë Produkt të Përgjithshëm Bruto më të lartë së te tjerat, mesatarja e rajonit është 12.2 Euro/frymë, që është sa 200% e të ardhurave të RTSH-së. KJo e bën RTSH-në një prej mediave publike më të keq-financuara në Europë, por edhe brenda rajonit.A.Asnjë rritje e taksës së aparatit që prej vitit 2011 Sipas burimeve të RTSH-së, një rritje graduale e taksës së aparatit supozohej të mbulonte një pjesë të madhe të kostos së dixhitalizimit. Edhe një rritje prej 50% mbi nivelin aktual do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar, për shembull, pagesat vjetore për “Deutsche Bank”. Siç vërehet, rritja e fundit u shënua në vitin 2011, nga 600 në 1200 lek në vit për çdo familje. Në 2014, RTSH siguroi një rritje të pazakontë të të ardhurave si rezultat i mbledhjes së taksave të papaguara në vite, që u mblodhën nga OSHEE, rezultat ky edhe i nxitjes së madhe të qeverisë për të kufizuar humbjet e energjisë. Siç u theksua më sipër, pjesa më e madhe u përdor për të parapaguar 15 për qind të kredisë së dixhitalizimit.Që nga ajo kohë, të ardhurat e mbledhura nga taksa e aparatit kanë shkuar në nivele më modeste. Për shembull, në 2017 mbledhja e taksës ishte në nivel 10 për qind më të ulët se në 2016, duke krijuar një defiçit prej 750,000 Eurosh. Veç kësaj, OSHEE mban 10% të taksës së mbledhjes, që është mjaft e lartë e krahasuar me tarifat e vendosura nga operatorë të ngjashëm në Europë, që shkon mesatarisht nga 1.5 % në 4.5%.Duhet vënë re se të ardhurat nga taksat e aparatit konsiderohen si burimet kryesore dhe më të qëndrueshme të të ardhurave për transmetuesit publikë në kontinent, pjesërisht sepse është një e ardhur e garantuar e parashikuar çdo vit dhe të lejon të bësh plane për buxhetin. Në rastin e RTSH-së, të ardhurat nga taksat e aparatit përbëjnë 76% të të ardhurave në total (përjashto këtu grantet vjetore të qeverisë nga buxheti i shtetit, të cilat përcaktohen me ligj se për çfarë shërbimesh apo aktivitetesh të RTSH-së do të përdoren) .Në terma krahasues, niveli i taksës së aparatit në Shqipëri është akoma më i dobët se të ardhurat totale për frymë të RTSH-së. Në terma absolutë, është taksa e dytë më e ulët mes gjithë vendeve anëtare të EBU-së që kanë këtë sistem (Algjeria ka taksën më të ulët) dhe është ndjeshëm nën mesataren e EBU-së. Sërish, taksa e RTSH-së është dukshëm më e ulët edhe se mesatarja në rajon. TAKSAT E APARATIT PER FAMILJE (TË DHËNAT E EBU 2017):Shqipëria: 8.6 EuroBosnje-Hercegovina 46.0Maqedonia: 37.0Serbia 14.6Kroacia 127.0Sllovenia 153.0Mali i Zi Nuk ka taksë aparati

Mesatarja e katër vendeve që kanë këtë sistem takse, sërish duke përjashtuar Slloveninë dhe Kroacinë, është 32.3 euro në vit. Kjo është 3.75 herë më e lartë se taksat e aparatit

Page 30: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

30

e RTSH-së. Gjitahshtu nuk ka asnjë parashikim ligjor, që ekziston në shumë vende europiane, për rishikimin periodik të taksës së aparatit, për shembull për të mos u ndikuar nga inflacioni.Duket qartë se në këtë nivele, RTSH nuk mund të mbulojë koston e dixhitalizimit, po ashtu si edhe shpenzimet e tjera operacionale, nëpërmjet taksës së aparatit. Një rritje domethënëse e taksës duket e domosdoshme për të siguruar nivelin e duhur të financimit të RTSH-së për funksionim normal. Veç kësaj, mund të ketë nevojë për kontribute shtesë nga buxheti i shtetit në 3-4 vitet në vazhdim pë të përballuar pjesë më të madhe të kostos së dixhitalizimit.B. Mospërjashtim nga TVSH-ja për kontratën me Rohde & Schwarz Ka një konflikt që zgjat prej kohësh mes RTSH-së dhe autoriteteve tatimore shqiptare, kryesisht Ministrisë së Financave, lidhur me faktin nëse RTSH-ja duhet të përjashtohet nga taksa e vlerës së shtuar për pajisjet e importuara dhe shërbimet e prokuruara sipas kontratës me Rhode & Schwartz. Shuma e TVSH-së në diskutim është të paktën 3,6 milionë euro.RTSH-ja dhe Ministria e Financave nuk bien dakord mbi interpretimin e disa ligjeve lidhur me këtë si dhe zbatimin e legjislacionit që rregullon përjashtimin nga taksat në vend. Ministria e Financave argumenton se për qëllime të TVSH-së, RTSH-ja trajtohet nga ligji pjesërisht si entitet publik dhe pjesërisht si operator komercial, pasi ajo operon në shitjen e reklamës dhe shërbime të tjera me të cilat konkuron ofruesit privatë të shërbimeve në të njëjtin treg. Si rezultat, RTSH-së i lind e drejta, në rastin më të mirë, të sigurojë vetëm një rimbursim të pjesshëm nga taksat për ndërtimin e rrjetit kombëtar, me shumë gjasë jo më shumë se 20 përqind e shumës së tatimit të paguar.Kjo linjë argumentimi duket sikur nuk merr parasysh faktin se rrjeti dixhital që RTSH po ndërton i shërben interesit kombëtar që shkon përtej nevojave të vetë RTSH-së, pasi rrjeti do t’u shërbejë edhe operatorëve lokalë privatë.Veç kësaj, RTSH i është referuar edhe një dispozite tjetër të ligjit për TVSH-në, sipas të cilit pajisjet e importuara në lidhje me investimet kontraktuale me vlerë më shumë se 50 milionë lekë përjashtohen nga TVSH-ja (neni 56, pika 38, gërma “a”). Përgjigja e Ministrisë së Financave është se kjo dispozitë duhet të lexohet së bashku me anekset e rregulloreve zbatuese të ligjit , të cilat listojnë në mënyrë specifike të gjitha pajisjet që përfitojnë nga kjo dispozitë dhe në këtë listë pajisjet e importuara sipas kontratës së dixhitalizimit, nuk përfshihen.Çështja ndërlikohet edhe më tej për shkak të vonesës në kohë, per shembull fakti se pjesa më e madhe e pajisjeve për ndërtimin e rrjetit janë importuar tashmë dhe TVSH-ja mbi importin është paguar. Gjithsesi, do të ishte e mundur për RTSH-në dhe Ministrinë e Financave të arrinin një marrëveshje të negociuar për rimbursimin e të gjithë ose të paktën një pjese të miliona eurove të paguar si TVSH, idealisht pa patur nevojë për procedura gjyqësore. Në fakt, ka fare pak gjasë që RTSH-ja ta çojë çështjen me Ministrinë e Financave në gjyq, duke ditur se kjo ministri luan një rol domethënës, në mos vendimtar, lidhur me shumën e taksës së aparatit të RTSH-së.C. Pagesat e reduktuara të operatorëve privatë Sipas Strategjisë së Dixhitalizimit (seksioni 3.7), pagesat nga operatorët lokalë privatë që do të përdorin rrjetin e parë të RTSH-së do të ndihmonin për të mbuluar në një masë të madhe koston e mirëmbajtjes së rrjetit.

Page 31: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

31

Këto kosto ishin llogaritur në 360,000 euro në vit për çdo rajon gjeografik (allotment). Duke i shtuar një marzh fitimi të supozuar prej 30 për qind për RTSH-në dhe duke e pjesëtuar me një mesatare prej 12 operatorësh lokalë në çdo rajon gjeogradik, kostoja mujore për çdo operator lokal do të ishte 3,300 Euro. Gjithsesi, Strategjia kishte vlerësuar se rreth 40 për qind e operatorëve nuk do të mund të përballonin këtë shumë dhe do të subvencionoheshion nga qeveria gjatë viteve të para. Asnjë prej operatorëve privatë nuk supozohej të kontribuonte lidhur për investimin kapital për ndërtimin e rrjeteve të RTSH-së, pavarësisht nga situata e tyre financiare.Ashtu si edhe me aspektet e tjera financiare të strategjisë, edhe ky vlerësim modest për pagesat nga operatorët privatë lokalë rezultoi të ishte tepër optimist në praktikë. Në fakt, AMA-s dhe grupit të punës për dixhitalizimin iu desh të “zmbrapseshin” përballë ankesave të operatorëve privatë se kostoja mujore prej 3,300 eurosh ishte shumë më e lartë se kostoja e tyre aktuale e transmetimit në analog. Për pasojë, AMA ka rishkruar rregullat për këto pagesa disa herë, duke përdorur një kompleks faktorësh të përzier (koeficientë) që synojnë të marrin në konsideratë popullsinë si dhe fuqinë relative të tregut të reklamës në secilin prej rajoneve. Tashmë shuma e vendosur nga AMA si kosto për transmetimin në dixhital të operatorëve privatë është mes 1,000 dhe 2,100 euro për operator.Siç u theksua më sipër, Ligji 34/2017 garanton një lloj lehtësimi për operatorët rajonalë dhe lokalë: sipas këtij ligji, buxheti i shtetit do të subvencionojë pagesat e tyre për vitin e parë të tranzicionit dixhital. Shuma e lënë mënjanë për këtë qëllim është deri në 1 milion euro; nuk është e qartë nëse periudha e subvencionimit mund të shtyhet përtej vitit të parë, ashtu sic ka pak gjasë që shuma e gjithë të shpenzohet për një periudhë njëvjeçare. Sidoqoftë, duhet të vërehet se operatorët lokalë do të kenë opsionin e zgjedhjes mes RTSH-së dhe rrjeteve private të ndërtuara nga transmetuesit komercialë. Pra, kjo nuk është një e ardhur e sigurt për RTSH-në. I. DEKODERAT: NJË SFIDË RREGULLATORE DHE FINANCIARE Një çështje e madhe praktike që ngrihet në çdo proces dixhitalizimi ka lidhje me investimet në teknologjinë e konsumatorit, të nevojshme për konvertimin e sinjalit dixhital. Pjesa më e madhe e aparateve televizivë të prodhuar në vitet e fundit përfshijnë një pajisje të brendshme që mundëson marrjen e sinjalit televiziv dixhital tokësor falas pa patur nevojë për pajisje të tjera. Gjithsesi, televizionet e vjetra që nuk kanë një dekoder të tillë kanë nevojë për dekoder për të konvertuar sinjalin dixhital. Nëse synimi është të këtë akses universal, atëherë çdo familje me një aparat televiziv do të duhet të sigurojë një dekoder dixhital para fikjes së sinjalit analog në çdo rajon të vendit, një politikë kjo që vjen bashkë me pasoja financiare domëthënëse. Shumë vende kanë miratuar disa lloj skemash subvencionimi për të siguruar dekoderat për familjet në nevojë, të cilat nuk do të mund të marrin sinjal televiz të kanaleve pa pagesë, pa këtë ndihmë.Strategjia e Dixhitalizimit e shqyrton këtë çështje në detaj dhe ka arritur në përfundimin se varianti më i mundshëm për qeverinë është të subvencionojë dekoderat për rreth 7 për qind të familjeve në vend që marrin asistence sociale. Kostoja e vlerësuar është 2 milionë euro.

Page 32: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

32

Në të njëjtën linjë me këtë qëndrim, një rregullore e vitit 2015 i jepte Ministrisë së Mirëqenies Sociale një total prej 350 milionë lekësh (2,6 milionë Eurosh) gjatë një periudhe dy-vjeçare për të tenderuar dhe shpërndarë dekoderat për rreth 80,000 familje me të ardhura të ulëta. Këta dekodera duhet të ishin universalë, të përdornin teknologjinë DVB-T2 dhe të shpërndaheshin ndërsa rajonet përgatiten të kalojnë në transmetime dixhitale, në përputhje me afatet kombëtare. Gjithsesi, ato janë shpërndarë gjatë vitit 2016 dhe duke marrë në konsideratë vonesat në procesin e kalimit në transmetimet dixhitale, do të duheshin disa muaj deri sa ato të jenë të gatshëm për përdorim. Si pasojë, duket se disa prej tyre kanë përfunduar në tregin e zi. Veç kësaj, ato mund të përdoren vetëm për kanalet televizive që transmetohen falas dhe pa mundësinë e përfshirjes së një pajisjeje që dekodon kanale të tjera me pagesë: kjo i bën ato aspak tërheqëse për çdo konsumator të interesuar në ndjekjen e programeve shtesë, pasi atyre do tu duhej të përdornin më shumë sesa një dekoder.Një tjetër çështje ka lidhje me ato familje që përdorin tashmë dekodera të ofruar nga operatorët televizivë dixhitalë, që nuk përputhen me standardin DVB-T2 dhe ndaj nuk mund të jenë në gjendje të marrin sinjalin në T2. Disa dekodera të tjerë të shpërndarë nga operatorët komercialë te klientët e tyre nuk janë universal, pra ato nuk lejojnë marrjen e sinjalit dixhital tokësor për kanalet pa pagesë, përfshi këtu të gjitha kanalet e RTSH-së (në rast se konsumatorët nuk blejnë një prej paketave të ofruara nga operatori komercial që përfshin këto kanale). Ky bllokim i sinjalit pa pagesë zakonisht kryhet nëpëmjet instalimit të një softëare të posaçëm.Një rregullore e miratuar nga qeveria në qershor 2015 mendohej se do të zgjidhte të dy këto probleme: ajo ndalonte importimin në të ardhmen e aparateve televizivë dixhitalë dhe shpërndarjen e dekoderave që nuk janë universal apo nuk përputhen me standardet DVB-T2 si dhe specifikimet e tjera. Gjithsesi, importuesit dhe operatorët dixhitalë duket se e kanë injoruar rregulloren e vitit 2015 (me pandëshkueshmëri totale), duke vazhduar deri vonë të shpërndajnë dekodera që nuk janë as universal dhe as që kanë standardin T2 . AMA dhe autoritetet doganore ja kanë kaluar topin njëra-tjetrës për dështimin e dukshëm në zbatimin e kësaj rregulloreje.Së treti, ka një mungesë në treg për dekodera DVB-T2 për ato familje që nuk kanë mundësi apo nuk duan të paguajnë për dekoderat e ofruara nga operatorët privatë. Sipas një sondazhi informal të kryer nga stafi i RTSH-së, vetëm 10 për qind e dekoderave aktualisht në shitje nga furnizuesit privatë janë të standardit DVB-T2. Për më tepër, askush në qeveri nuk duket se ka të dhëna bazë lidhur me numrin e familjeve që janë në dy kategoritë e mësipërme; nuk ka sondazhe të kryera për këtë qëllim. Autoritetet u kanë kërkuar jo-zyrtarisht importuesve dhe furnizuesve të sigurojnë më shumë dekodera T2 por nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë të dhëna nga ana e ofertës. Furnizuesit, nga ana tjetër, ndihen të shkurajuar nga hapat e ngadaltë dhe të pasigurt të tranzicionit dixhital.Gjithçka sa u përmend më sipër do të ketë një ndikim negativ lidhur me aksesin universal dhe në veçanti aftësinë e familjeve shqiptare për të ndjekur programet e RTSH-së të transmetuara me teknologjinë DVB-T2. Në terma praktikë nëse RTSH do të fikte sinjalin analog në këtë moment, rreth 90% e familjeve shqiptare nuk do të mund të merrnin sinjalin e programeve dixhitale tokësore të saj. Ky nuk është aq problem për operatorët privatë dixhitalë që përfitojnë nga shtyrja disavjeçare për kalimin në transmtimet me teknologjinë DVB-T2.

Page 33: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

33

Veç pasojave për RTSH-në, dështimi në zgjidhjen e çështjes së dekoderave është ndoshta ajo që kontribuon më shumë në vonesat lidhur me procesin e kalimit në transmetimet dixhitale. Nuk është rastësi që rajoni i parë për fikjen e analogut ishte Berati, ku shumë shtëpi/familje duket se përdorin shërbimet kabllore më shumë sesa marrjen e sinjalit nga ajri. Për këtë arsye edhe fikja e sinjalit analog në rajonin e Tiranës dhe Durrësit, që ishin të parat në listë, është shtyrë disa herë.Kjo situate vazhdoi per nje kohe te gjate pa zgjidhje prandaj RTSH-së ka marrë në konsideratë furnizimin e konsumtatorëve të saj me dekodera. Tashme eshte ne treg edhe nje dekoder i branduar rtsh i cili ben te mundur ndjekjen e te gjitha kanaleve te rtsh si edhe te kanaleve te tjera qe transmetohen falas. Rtsh eshte e mendimit qe keta dekodera te jepeshin me subvencion për familjet me të ardhura të ulëta, ose per gjithe popullsine duke shperndare per cdo familje nga nje. . Kjo do t’i kushtonte RTSH-së miliona euro, edhe pse është e pamundur të bësh një vlerësim të saktë pa patur statistika. Dhe rtsh nuk i ka mundesite financiare qe ta ofroje kete dekoder ne forme subvecioni pa financimin e buxhetit te shtetit.

Page 34: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

34

Veprimtaria e Njësisë Teknike, 2016-2017

RTSH ka pasur si synim kryesor ndryshimin e mënyrës së të punuarit, futjen e zhvillimeve të fundit teknologjike në studion e prodhimit dhe çuarjen përpara me ritme të larta të procesit të digjitalizimit të rrjetit DVB-T2.

Disa pika kryesore që përbëjnë shtyllat e zhvillimeve teknologjike janë:

- Digjitalizimi i rrjetit të transmetim-shpërndarjes.- Kalimi i prodhimeve të RTSH-së nga teknologjia me definicion standard në atë me definicion të lartë. - Arkivimi digjital i materialeve dhe menaxhimi i aseteve të RTSH-së.- Mbyllja e Transmetimeve në valet e shkurtra dhe të mesme dhe RTSH Tani- Përpunimi i sinjalit (Encodimi & Mux)- Radio Tirana Klasik- Transmetimet Satelitore- Transmetimi i eventeve me përmasa kombëtare- Guida elektronike e programeve (EPG)- Pajisja e RTSH-së me kompjutera për sektorët e ndryshëm- Trajnimi i stafit- Përmirësimi i transmetimeve analoge- Rritja e numrit të transmetimeve të eventeve sportive- Pasqyrimi i Zgjedhjeve Vendore 2017- Përmirësime të rrjetit IT dhe elektrik- Përmirësimi i studiove lokale- Rishikimi/rinegocimi i kontratave me të tretët- Modernizimi i Qendrës së Kontrollit- Krijimi i NOC (Qendra Operacionale)

Plani kombëtar i frekuencave parashikonte ndarjen e territorit të Shqipërise në 11 allotmente.

Radio-Televizioni Shqiptar po ndërton dy rrjete për transmetime numerike në standardin DVB T2, njëri për programet e vetë RTSH-së dhe tjetri për mbartjen e sinjaleve të operatorëve lokalë privatë.

Angazhimi kryesor i Njësisë Teknike ka qenë ndërtimi i rrjetit digjital në standardin DVB-T2. Bazuar në kontratën lidhur me R&S do të ndërtoheshin 48 stacione të reja transmetimi dhe rindërtohen 11 stacioneve ekzistuese të RTSH-së, sipas standardeve të paracaktuara në këtë kontratë.

Janë ndërtuar, janë testuar dhe janë marrë në dorëzim 40 stacione të reja ndërkohë që pritet të merren në dorëzim 5 stacione të reja si dhe vazhdon

Page 35: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

35

Janë mbështetur në rrjetin numerik të RTSH-së këta operatorë lokalë të allotmentit të Tiranës, si më poshtë si dhe jemi në bisedime me operatorët e tjerë të këtij allotmenti:

Report TvNews 24Ora NewsChannel OneScan TvIn TvUTVTv KukësiFaxNewsElrodi Tv

Që prej datës 15 Gusht 2017 janë fikur transmetimet analoge në allotmentin e Beratit. RTSH transmeton në DVB-T2 paketën e saj programore dhe operatorët lokalë TV Globi, Report Tv dhe TV Berati.

Po kështu është funksional transmetimi në standardin DVB-T2 edhe në qytetin e Durrësit me stacionet transmetuese:

-Kryevidh-Arapaj-Kodër Ishëm

Për 11 stacionet ekzistuese kanë perfunduar kontratat për rinovimin e këtyre stacioneve në Tarabosh, Mide, Çervenakë, Gllavë, Llogara dhe Sopot, Petresh, Zvërnec, mbetet për t`u përfunduar vetëm pika në Mile.

Nga 11 stacionet ekzistuese të RTSH-së është projektuar, prokuruar dhe ndërtuar nga e para stacioni Fushë-Dajt. I gjithë investimi për rindërtimin e këtij stacioni është realizuar nga fondet e RTSH-së.Aktualisht RTSH transmeton (në fazë testimi dhe kolaudimi) programet e saj në standardin DVB-T2 në stacionet e mëposhtme:

puna intensivisht për ndërtimin e stacioneve të tjera deri në kompletimin e rrjetit DVB-T2.

Është bërë funksional me parametrat optimalë teknikë, transmetimi në standartin DVB-T2 në qytetin e Tiranës, me stacionet transmetuese:

-Prezë-Kodër Sauk-Fushë Dajt-Shesh Ndroq

Page 36: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

36

TregtanTruncPeshkopi (Arapaj) Burrel (Vinjolli) LurthPllanëPerlati Fushë Dajt PrezëKodër Ishëm LapidarArapaj, Durrës KryevidhSheshLibrazhd GrabjanArdenicëLigovunëBallsh Kodër KoshnicëMoravë Pepellash TushemishtBeratBogovëPoliçanÇorovodëGramshi K.Rrëshen(Shpali)Kurbneshi

Në të gjitha stacionet e mësipërme kanë dalë në transmetim kanalet e prodhuar nga MUX-i i parë i RTSH-së me 10 kanale, ndër të cilët 4 kanale janë të definicionit të lartë (HD) dhe 6 të tjerë të definicionit standard (SD).

Njësia Teknike po projekton dhe ndërton pikat për futjen e sinjaleve të operatorëve lokalë privatë në rrjetin e transmetimit digjital DVB-T2 të RTSH-së. Është parashikuar realizimi i këtyre pikave për allotment, si më poshtë:Tiranë RTSH është realizuar dhe funksionon normalisht.Shkodër Ambientet e Radio Shkodrës është në fazën e popullimit me sinjale të operatorëve privatë.

Page 37: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

37

Kukës Ambientet e Radio Kukësit, është në fazën e popullimit me sinjale te operatoreve private.Korçë Ambjentet e Radio Korces eshte ne fazen e popullimit me sinjale të operatorëve privatë.Gjirokastër Ambientet e Radio Gjirokastrës, është në fazën e popullimit me sinjale të operatorëve privatë.Fier Ambient privat me fushëpamje nga stacioni i Ligovunit, është në fazën e projektimit.Vlorë Ambient privat me fushëpamje nga Zvërneci, është në fazën e projektimit.Lezhë Ambient privat, me fushëpamje me Pllanën, është në fazën e projektimit.Dibër Ambient privat, me fushëpamje nga Arapaj, është në fazën e projektimit.Elbasan Ambient privat me fushëpamje nga Petreshi është në fazën e projektimit.Berat Tv Globe. Është funksionale dhe e populluar me sinjalet e 2 operatorëve lokalë.

Me përfundimin e këtyre pikave për secilin nga 11 allotmentet do të arrihet transmetimi i kanaleve të operatorëve lokalë për allotmentin përkatës, duke u futur në MUX-in e dytë të RTSH-së. Ky transmetim do të mundësohet, duke u mbështetur në një rrjet prej 100 linqesh digjitale, i cili është projektuar dhe ndërtuar me topologjinë MESH, topologji e cila siguron vazhdimësinë e transmetimeve edhe në rast kur dështon komunikimi i drejtpërdrejtë midis dy pikave. Menaxhimi i këtij rrjeti linqesh bëhet nëpërmjet një programi softwerik “Network Management System”.

Kalimi i prodhimeve të RTSH-së nga teknologjia me definicion standard në atë me definicion të lartë

RTSH ka trashëguar një teknologji të prodhimit të sinjalit PAL 4:3, teknologji e cila prej vitesh në Europë është zëvendësuar me teknologji të përparuara bashkëkohore, të tilla, si HD 16:9, UHD etj.

Për t’ju përshtatur kërkesave të kohës si dhe kalimit nga transmetimet analoge në ato digjitale, Njësia Teknike ndërmori projektin për kalimin e sinjalit nga analog në digjital. Teknologjia digjitale mundëson transmetimin e kontentit të definicionit të lartë (HD) dhe në bazë të këtij zhvillimi u ndërmor një ndryshim rrënjesor dhe cilësor në teknologji për të arritur në prodhimin e sinjalit me definicion të lartë.

Fillimisht u krye një investim në kamera për studiot e prodhimit që të mundësohej një prodhim digjital dhe i definicionit të lartë i sinjalit. Në këtë projekt u parashikuan:

7 KAMERA BROADCAST PËR PËRDORIM NË STUDIO (KIT) duke përfshirë central camera unit (CCU) dhe remote control panel (RCP) për secilën nga

Page 38: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

38

njësitë, si edhe aksesorët e nevojshëm për integrimin e këtyre kamerave për infrastrukturën ekzistuese.

Kamerat janë plotësisht digjitale dhe të nivelit “broadcast” dhe jo “professional”. Me integrimin në sistem të këtyre kamerave u realizua prodhimi i sinjalit digjital nëpërmjet konvertimit A/D me kualitet 16-bit dhe me rezolucion prej 1920x1080 (Full HD). Kamerat lidhen me pjesën tjetër të sistemit nëpërmjet ndërfaqjes SDI.

3 MONITOR VIDEO LCD 24 INCH PËR MONITORIM PROFESIONAL TË FIGURËS. Rezolucioni i këtyre monitorëve është 1920x1080, me dy hyrje digjitale me konektorë BNC të formatit SMPTE ST424 (kompatibël me standardin 3G/HD SDI), hyrje HDMI si edhe hyrje analoge composite.

4 Display 65 inch profesional të rezolucionit Full HD.

Me shtimin e prodhimeve të brendshme në RTSH, lind nevoja edhe për shtimin e makinave që bëjnë të mundur regjistrimin e këtyre prodhimeve.

Si pasojë e shtimit të kanaleve të reja, një pikë tjetër e rëndësishme e projektit ishte edhe nevoja për t’u pajisur me makina të tjera playout, të cilat shërbejnë për të riprodhuar materialet në standardin HD-SDI.

Në këtë projekt u parashikuan:

Mikser video HD Procesor sinjali video 3G/HD/SD me dy kanale Analizator waveform me dy hyrje video 3G/HD/SD-SDI që ka dalje

pasive, hyrje audio AES/EBU dhe suportim të 16 kanaleve audio të embeduara Procesor Audio me kontroll të volumit sipas standardeve EBU R128,

ITUBS.1770-1/-2/-3 dhe të procesojë në 5 banda me hyrje/dalje HD-SDI embeduar dhe AES 3 Gjeneratorë grafikë live HD, së bashku me modulet përkatëse për

krijimin e template-ve grafike, së bashku me pajisjen hardëare. Modul për embedim HD-SDI 4 kanale analog audio, 2 kanale AES Software për regjistrim të sinjalit HD-SDI në formatet: MPEG2, DV,

AVC/H.264, MPEG1,wPro-Res–Avid DnX HD, QuickTime, MXF, GXF, LXF, XDCAM, MPEG,MOV me hardwarin përkatës. 3 Software për riprodhimin e materialeve HD-SDI në formatet MPEG2,

DV, AVC/H.264, MPEG1, Pro-Res – Avid DnX HD, QuickTime, MXF, GXF, LXF, XDCAM, MPEG, MOV, me hardëarin përkatës. Sistem Audio Mikser dhe nënsistemet e lidhura me të. Sistem ndërfaqësimi për Skype në transmetime direkte.

Nëse më parë RTSH prodhonte vetëm në definicion standard, tashmë pas investimeve të kryera, duke u mbështetur në 2 regji dhe 7 kamera HD, emisionet e mëposhtme i prodhojmë në definicion të lartë dhe jo më në atë standard:

Page 39: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

39

“Mirëmëngjes Shqipëri” “JAVA”“Rubrika sportive”“Pasditje ime”“Përball딓E hëna sportive”“Transmetimi i ndeshjeve të futbollit të Kombetares, Europa Ligue, Euro Liga Basket”Gjithashtu emision me post–produksion HD është emisioni “Në Tempull”, "Bibliotekë", etj.Me rritjen e investimeve per pajisjen me kamera HD dhe regji përkatëse, do të bëjmë të mundur që brenda periudhës 2018-2019, të gjitha prodhimet e RTSH-së të jenë të formatit HD, duke hequr dorë përfundimisht nga formati SD.

Aktualisht 2/3 e prodhimit të përditshëm të programit të RTSH1 është në formatin HD.

Arkivimi digjital i materialeve dhe menaxhimi i aseteve të RTSH-së

Në kuadër të digjitalizimit, që shumë televizione po i ushtrohen kohëve të fundit, dhe studim-vlerësimit të strukturave moderne, që shumë televizione po aplikojnë për sistemet e tyre të transmetimeve të kanaleve, RTSH, si platforma e vetme publike për të gjithë shqipfolësit, ka nderrmarrë hapa konkretë për të qenë sa më afër publikut, por edhe duke konkurruar me platformat më të përparuara ndërkombëtare.

Në këtë kuadër është ndërtuar dhe po vazhdon implementimi në shkallë të gjerë i një sistemi multifunksional modern për menaxhimin e aseteve multimediale (MAM), i cili do të shërbejë si qendër për të ndërlidhur të gjitha nënsistemet e tjera që do të ngrihen për playout, livestream, VOD (platforma OTT) etj. Gjithashtu po ngrihen sisteme të tjera ndihmëse për të bërë të mundur arritjen e audiencës maksimale nga të gjitha platformat ekzistuese që lejojnë stream të kanaleve livestream dhe VOD. Struktura e këtij sistemi është në formë unazore, e cila vjen duke u zgjeruar nga qendra e RTSH deri në datacenter-a të ndryshem në botë. Qendra unazore përbëhet nga një mori serverash, të cilët janë përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjitha punëve ditore që do të kryhen nga operatorët e RTSH, si: digjitalizim-arkivim i arkivës, punët e produksionit, playout, etj. Nga qendra unazore qendore do të bëhet e mundur shpërndarja e të gjithë aseteve në unazat e tjera të sistemit CDN që do të ngrihet për të kryer shërbimet tek përdoruesit në gjithë botën.

RTSH me anë të ketij sistemi synon krijimin e një qendre të dhënash në të cilën do të alokohen të gjitha pajisjet me sistemet përkatese. Ndertimi i Dhomës

Page 40: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

40

së Serverave është bërë duke marrë në konsideratë faktin se është pika më sensibël e një sistemi informatik dhe përqendrimi i pajisjeve kompjuterike, mekanike, elektrike dhe elektronike është më i lartë se në ambientet e tjera të punës. Dëmet eventuale të shkaktuara në këtë ambient do sillnin probleme serioze në funksionimin e të gjithë sistemit.

Duke analizuar sistemet multimediale për arkivimin/ digjitalizim të aseteve multimediale është ngritur një sistem storage për arkivimin e aseteve multimediale i shoqëruar nga një sistem softëerik, i cili do të mundësojë menaxhimin e këtyre aseteve në sistemet e storage.

Nga kërkimet dhe analizat e kryera për administrimin e televizioneve moderne, si dhe procesin e digjitalizimit të tyre, është ndërtuar një strukturë softwerike, e cila do të menaxhojë të gjitha hallkat e nevojshme për një televizion, që nga hedhja e videove në sistem (digjitalizimi) deri tek playout i videos nga sisteme të ndryshme, duke u bazuar në sugjerimet e mëposhtme:

Sistemi MAM konsiderohet si një ndër hallkat më kryesore të strukturës teknologjike në një radio-televizion modern. Duke pasur parasysh sasinë e konsiderueshme të materialeve media që një TV prodhon aktualisht, është e pamundur të operosh në efiçencë pa një strukture MAM. Struktura MAM tipike përbëhet nga disa software që zgjidhin role të ndryshme, si dhe nga një strukturë hardware që plotëson nevojat specifike të platformës MAM.

Platforma MAM shërben si shtylla kurrizore për të tjerë elementë të rëndësishëm të një studioje televizive, duke filluar që nga sistemi i playout, sistemi i shërbimit on-demand në web, sistemi informativ në web, sistemet e apps-eve për device ndër më të ndryshmit, apo si dhe për platformën Over-the-Top (OTT). Këto sisteme shkëmbejnë informacion me MAM si dhe marrin burimet video që përdorues të ndryshëm kërkojnë për të konsumuar. Një platformë e tillë MAM u shërben qoftë një sistemi broadcast-i tradicional i ekzekutuar nga sistemi playout, por qoftë dhe sistemeve unicast ku kërkesa e konsumatorit vjen nga device apo mjete komunikimi të ndryshëm. Platforma MAM i shërben dhe strukturës informative moderne të një sistemi televiziv, bazuar mbi web (faqja tipike e një kanali televiziv, qoftë për lajme, qoftë për materiale video të tjera).

Materialet video të ruajtura në platformën MAM do të ushqehen (ingest) në mënyra të ndryshme.

Platforma MAM u shërben dhe strukturave administrative të një stacioni televiziv, si p.sh.: struktura e marketingut, apo ajo e financës nëpërmjet klientëve kompjuterikë të posaçëm.

Mbyllja e Transmetimeve në valët e shkurtra dhe të mesme dhe “RTSH Tani”

RTSH mbas një studimi tekniko–ekonomik doli në përfundimin se vazhdimi i transmetimeve në valë të vesme dhe valë të shkurtra që realizoheshin nga 2 (dy)

Page 41: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

41

radiostacione të fuqishme në Shijak dhe Fllakë ishte joefektiv, me shpenzime të mëdha ekonomike dhe nuk arrin objektivin për të cilin ishin ndërtuar. Transmetimi në këtë teknologji ishte i padëgjueshëm me destinacionet e përcaktuara në mbarë botën. Për këtë arsye, në muajin prill 2017 u vendos ndërprerja e transmetimeve radiofonike në valë të mesme dhe valë të shkurtra nga Stacionet Shijak dhe Fllakë.

Këta transmetues përdornin teknologjinë me llamba fuqie. Kjo teknologji është braktisur që prej shume vitesh edhe nga ato pak shtete që transmetonin ende në këto valë. Kjo sepse kjo teknologji ka disa disavantazhe:

1. Ka rendiment energjitik shumë të vogël, rreth 33 %, që do të thotë që konsumojnë shumë energji elektrike.

2. Këta transmetues kanë stadet finale dhe të fuqisë me llamba. Këto llamba tashmë janë zhdukur jo vetëm nga prodhimi, por edhe gjenden me vështirësi në tregun ndërkombëtar. Edhe n.q.s mund të gjenden, kanë çmim tepër të lartë, rreth 15 000 Euro (kanë qënë ne çmim rreth 2000$ në vitet 2000).

3. Mirëmbajtja e këtyre transmetuesve kërkon shumë fuqi punëtore, si për transmetuesit edhe për pjesët ndihmëse të transmetimit, si p.sh.: teknik elektrik, teknik antene, hidraulik, mekanik për pompat e ujit.

4. Gjithashtu kërkon edhe shumë pjesë këmbimi e materiale të cilat konsumohen dhe sigurimi i tyre është tej mase i vështirë, si: tel bakri i pastër për fiderat e antenave, kontakte bakri, kondensatorë për kabinat e antenave, kavo çeliku të dimensioneve të ndryshme dhe në sasi të konsiderueshme për kullat, sasi të konsiderueshme grasoje për mirëmbajtje kullash, etj.

Shpenzimet që kryheshin për këto dy stacione, paraqiten si në tabelën më poshtë:

Nr EmërtimiVlera e plotë 100% e shpenzimeve

Vlera 70% e financimit Vlera 30%

1 Pagat 28,422,208 19,895,545 8,526,6632 Sigurimet shoqërore 4,515,943 3,161,160 1,354,7833 Shpenzime operative 23,645,484 16,551,839 7,093,645 Shuma 56,583,635 39,608,544 16,975,091

Siç mund të shihet, nevojiteshin shpenzime të mëdha, sidomos për pagesat e energjisë elektrike për shkak të teknologjisë shumë të vjetëruar (rendimentit të ulët energjitik) dhe të amortizimit të transmetuesëve dhe pajisjeve ndihmëse.

Kualiteti i sinjalit cilesohej “i padëgjueshëm” dhe “me zhurma”. Ky konstatim vinte nga radioamatorë kryesisht të huaj, të cilët kanë hobi marrjen dhe transmetimin e sinjaleve të ndryshme.

Stacionet Fllakë dhe Shijak kishin nevojë për investime në shërbime periodike që kapnin vlerën prej rreth 700 mijë Euro në vit.

Page 42: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

42

Investimet në shërbime mirëmbajtjeje periodike nuk ishin efikase, sepse kjo teknologji është e kaluar dhe ndjekësit ishin shumë të paktë në numër.

Gjithashtu, me evoluimin e aparatëve marrës (radio dhe autoradio) dëgjimi i sinjalit në VM dhe VSH është i pamundur, sepse këto aparate nuk kanë mundësi për sintonizimin (tuner) në këto valë.

Ndërprerja e transmetimeve në VM dhe VSH nga këto dy stacione u shoqërua me transmetimin në forma të tjera më moderne, shumë ekonomike dhe tepër të aksesueshme nga dëgjuesit.

Aktualisht është ngritur platforma “over the top” (OTT) që mundëson arritjen e publikut nëpërmjet internetit në të gjitha llojet e pajisjeve, duke filluar nga kompjuteri i tavolinës, tabletët, celularët e deri tek aplikimet e Smart TV-ve të ndryshëm, konsola lojërash etj. Në këtë formë të re, përveç përhapjes dhe përqasjes, garantohet edhe kualitet maksimal i audios dhe i videos digjitale, si dhe interaktivitetin me dëgjuesit dhe shikuesit tanë.

Në këtë kuadër, është implementuar sistemi që mundeson stream-in e të gjitha kanaleve të RTSH-së në të gjitha platformat Desktop & Mobile.

Tashmë me krijimin e aplikacionit “RTSH Tani” për platformat mobile iOS, android dhe smart tv, përdoruesi do ketë mundësinë të ndjekë të gjitha kanalet e RTSH-së, në pajisjen smart të tij. Çdo kanal ka elementët multimedialë për të ndërvepruar me player-in e kanalit që po ndjek. Çdo kanal livestream ka guidën elektronike të programeve (EPG) e vet interaktive, ku përdoruesit mund të zgjedhin programin për ta regjistruar dhe ta shikojnë më vonë. Të gjitha programet e LIVESTREAM ruhen (regjistrohen) në arkiv.

Përdoruesit kanë mundësinë të kërkojnë për programe specifike, të regjistruara, në periudha kohore të ndryshme. Përdoruesit kanë mundësinë të kërkojnë videot nga sistemi i VOD me kritere të ndryshme kërkimi.

PLAYER-i është një nga elementët kyç të platformës OTT të RTSH-së. Ai është pjesa ku ndërthuren një sërë elementësh dhe teknologjish, të cilat mundësojnë play-imin e kanaleve LIVESTREAM dhe videove VOD, po ashtu mundëson shfaqjen e elementëve të marketingut në format e ndryshme që janë aplikuar tashmë në player-at më të avancuar të kohës, si YouTube, Livestream, wowza etj.

PLAYER-i ndahet në 2 kategori:

PLAYER për web, mobile, mobile apps, rrjete sociale apps mundëson play-imin e të gjitha kanaleve livestream të platformës RTSH pa ndërprerje. Kjo gjë mundësohet duke përdorur teknologjitë e adaptivestreaming, ku player-i analizon të dhënat performuese të paketave nga të gjitha nyjet e CDN që është lidhur dhe përshtatur në kohë reale se nga cili EDGE duhet të stream-ojë kanalin e livestream. Serveri bën switch të burimit në kohë reale dhe pa ndërprerje, sipas nevojave që mund të lindin për të mos ndërprerë shërbimin e streaming të kanaleve. E njëjta logjikë ndiqet edhe për videot e sistemit VOD.

Page 43: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

43

Ai dërgon në kohë reale të dhëna performuese midis përdoruesit që po hap një kanal të caktuar dhe EDGE që është zgjedhur për të bërë play kanalin ose videon e VOD. Këto të dhëna i dërgohen sistemit të CDN-së, i cili i ruan për përpunime të mëtejshme dhe për të ditur performimin e secilit EDGE nga lokacione të ndryshme nëpër botë.

PLAYER për IPTV dhe SmartTV APPS

Këta lloj player-ash janë disi më të reduktuar në funksionalitete për të mundësuar që përdoruesit të ndërveprojnë me anë të telekomandës së tyre.

Përpunimi i sinjalit (Encodimi & Mux)

Në ambientet e RTSH-së është ndërtuar një Head-End qendror në të cilin janë vendosur sistemet që do të kryejnë menaxhimin e procesit të enkodimit dhe të multipleksimit të kanaleve, monitorimin në hyrje dhe në dalje të kanaleve, menaxhimin e rrjetit të linqeve digjitale microwave, menaxhimin e të gjithë transmetuesave, monitorimin e kamerave të sigurisë për stacionet, monitorimin e gjendjes së gjeneratorëve dhe të sistemeve UPS për stacionet transmetuese.

Sistemi i enkodimit aplikon standardin e kompresimit MPEG-4 H.264 për të realizuar kompresimin e kanaleve të sistemit.

Sistemi i Multipleximit aplikon gërshetimin e kanaleve në një stream të vetëm IP. Sistemi mund të gjenerojë 12 stream-e të dhënash, në përputhje me Standardin Europian EN 50083-9. Për secilin nga 11 allotmentet gjenerohen 2 stream-e të dhënash të tilla.

Stream-i i parë është me kanalet e platformës RTSH dhe do të jetë njësoj në secilin prej allotmenteve.

Në stream-in e dytë janë kanalet lokale të secilit prej allotmenteve përkatës. Ky sistem menaxhohet nga një program kompjuterik HMS (HeadEnd Management System), i cili është ndërfaqja e sistemit me operatorin.

Stream-et e gjeneruara shkojnë nëpërmjet rrjetit të linqeve digjitale në stacionet transmetuese nga ku transmetohen në allotmentin përkatës.

Menaxhimi i rrjetit të linqeve digjitale dhe i transmetuesëve realizohet nëpërmjet një programi kompjuterik të qujtur NMS (Network Management System), i cili monitoron dhe lejon menaxhimin e tyre.

E gjithë kjo platformë është ndërtuar në redundance të plotë 1+1, pra nëse një nga sistemet pëson avari, sistemi backup që qëndron në gjendje “hot standby” do të hyjë automatikisht në punë.

Page 44: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

44

Radio Tirana Klasik

Në maj të vitit 2017 u projektua, u prokurua dhe u ndërtua një sistem radio për radion më të re të platformës RTSH Radio Tirana Klasik. Kjo radio u ideua si një mision i RTSH-së për të kënaqur shijet e publikut artdashës, por edhe për t’i kultivuar këto shije.

Për të bërë të mundur daljen në transmetim me këtë radio u instaluan sistemet dhe pajisjet e mëposhtme:

Transmetuesi FM me fuqi 5KW me dizenjim modular dhe kompakt i cili punon në brezin e frekuencave 88-108MHz, i pajisur me procesor FPGA bazuar për teknologjinë Crystal Clear Digital Modulation. Efiçenca e përgjithshme e këtij transmetuesi është mbi 70%. Suporton hyrje IP dhe hyrje analoge, digjitale, MPX, AES EBU hyrje opsionale për demodulator COFDM në bord.

Është lehtësisht i përdorshëm dhe paraqet një raport shumë të ulët sinjali zhurme, gjithashtu ka shtrembërime ekstremisht të ulta. Transmetuesi mundëson kontrollin në distancë nëpermjet bus, portave seriale, faqeve web SNMP. Ofron daljen 7/8EIA për të thjeshtuar lidhjen me antenën.

Procesor Dixhital Audio për radio FM/HD. Procesori audio digjital proceson me 5-banda dhe me tre banda, të transmetimeve analoge FM dhe digjitale. Përfshin përmirësim të stereos, ekualizimin, AGC, kompresim multiband, limitim piku, enkodim stereo dhe limitimin e daljes kompozite. Më shumë se 20 presete të vazhdueshme, të konfiguruara nga fabrika.

Sistem playout i kompletuar për automatizim FM. Ky sistem playout përbëhet nga një server për playout me SSD dhe HDD, server është i pajisur me një kartë zëri me 4 AES hyrje/dalje të konfigurueshme dhe ka të instaluar një software të prodhuar për Radio Playout dhe automatizim në sistemet FM.

Antenë FM 10KW e përbërë nga 4 dipole, shpërndarësi dhe kabllot lidhës të shpërndarësit me antenat FM.

Që prej datës 18 Maj 2017, Radio Klasik është funksionale dhe ka një shtrirje sinjali në Tiranë, Durrës, Krujë, Lezhë, Rrogozhinë, Lushnjë, Fier.

Transmetimet Satelitore

RTSH-ja transmetonte në satelit në një kanal i cili duhej të plotësonte kërkesat e bashkatdhetarëve në Europë dhe më gjerë. Kjo ishte e mundur nga një kanal në standardin DVB-S dhe me cilësi figure analoge 4:3. Për t’i ardhur në ndihmë publikut, si dhe për të përmiresuar imazhin e Shqipërisë u vendos që të ngrihej një platformë me shumë kanale të cilësisë HD.

Në sajë të rinegocimit për gjerësinë e brezit të mundësuar në transmetimet satelitore të RTSH-së, për të njëjtën vlerë pagese, u sigurua një gjerësi brezi më

Page 45: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

45

e lartë për transmetimet satelitore, faktor i cili mundëson shtimin edhe të disa kanaleve, duke krijuar një platformë të mirëfilltë satelitore.

RTSH, për të arritur tek publiku, jo vetëm brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë tij, ka menduar të shfrytëzojë transmetimet satelitore për të ofruar këtë shërbim.

Në këtë kuadër është projektuar dhe prokuruar projekti për ndërtimin e një sistemi multifunksional modern për të siguruar transmetimin e 2 programeve HD, 4 programeve SD dhe 8 programeve Radio në standardin DVB-S2, si dhe 10 programeve me 3 profile në platformën OTT.

Sistemi transmeton në standardet DVB-S2, dhe operon në konfigurim 1+1 dhe N+1.

Transmetimi i eventeve me përmasa kombëtare

Njësia Teknike, në kuadër të detyrave të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së ka mundësuar edhe realizimin teknik të eventeve të mëdha sportive dhe kulturore, të cilat nuk janë zhvilluar ndonjëherë më parë dhe për shkak të përmasave dhe shtrirjes në kohë asnjë televizion tjetër nuk do t’i realizonte. Kështu ia vlen të përmendim:

Kampionati i 9-të Botëror i fluturimeve të lira me preçizion Shqipëria priti për herë të parë garues nga 28 shtete për kampionatin e 9-të botëror të fluturimeve të lira me preçizion, që u organizua nga data 5-14 maj të vitit 2017 në qytetin e Vlorës.

Në këtë botëror morrën pjesë rreth 150 pilotë. Pilotët u nisën nga maja e Malit të Shashicës, për të përfunduar në Plazhin e Vlorës.Kampionati u transmetua drejtpërdrejt nga RTSH1-HD dhe RTSH Sport.Duke iu referuar teknologjisë dhe risive që janë përdorur në transmetimin e këtij kompeticioni, mund të theksojmë:

1. Dy enkodera me bateri (deri në 6 orë) të standardit të kompresimit H.265 (kompresim i cili është i fundit përsa u përket standardeve të kompresimit të figurës, me një kualitet shumë të lartë figure) dhe përdorin rrjetin 4G të operatorëve celularë për të transmetuar sinjalin audio/video. Këta enkodera lejojnë transmetimin e sinjalit audio/video me 6 operatorë celularë njëkohësisht.

2. Dy Kamera me lente “fish eye” GoPro Hero 4, të cilat mundësojnë një pamje me kënd shumë të gjerë, për të marrë sa më shumë detaje nga plani.

Këto kamera u montuan tek parashutistët dhe u lidhën me enkoderat H.265, duke mundësuar transmetimin në real time të fluturimeve.

3. Nje çift transmetues-marrës valor (wireless) audio/video, i cili i mundëson një operatori që të transmetojë sinjalin e kamerës të tij deri në një distancë maksimale prej 750 m. Transmetuesi dhe marrësi janë omnidirection (sinjali merret në 360º), duke i lejuar operatorit një pavarësi totale brenda rrezes 750 m.

Page 46: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

46

4. Dron profesional Inspire 2 i markës DJi. Me dronin është marrë edhe gimble Zenmuse X5, i cili mundëson imazhe me kualitet shumë të lartë të figurës. Droni është versioni i fundit i nxjerrë në prodhim nga Dji dhe konsiderohet nga më të mirët në treg. Kohëzgjatja maksimale në fluturim është 30 minuta.

5. U përdorën 2 kamera sipër tek vendi i hedhjes, sinjali i së cilës merret në regji nëpërmjet një çifti transmetues-marrës, me mikrovalë, i teknologjisë IP.

6. Katër kamera te vendi i uljes së parashutistëve, për të marrë plane fikse dhe një kamera e cila lidhet me transmetuesin valor, e cila shërben si një kamera mobilewireless.

7. Transmetimi i sinjalit final nga regjia në Vlorë deri në RTSH nëpërmjet teknologjisë me fibër optike. Ky medium transmetimi (fibër optike) lejon transmetimin me kualitet maksimal të sinjalit audio/video.

8. Një OB-Van (regji lëvizëse) në vendin e zbritjes dhe një tjetër i vogël në pikën e hedhjes.

9. Grafika të integruara me jurinë ndërkombëtarë të FAI-t, duke bërë të mundur rezultatet zyrtare të shfaqen në mënyrë automatike në programin live.Në sajë të gjithë këtyre pajisjeve të futura si risi për herë të parë në RTSH dhe punës së palodhur të personelit të Njësisë Teknike, ky aktivitet u vlerësua maksimalisht, si një nga prodhimet më të mira të realizuara nga RTSH.

Maratona e Tiranës

RTSH ka marrë përsipër për të transmetuar drejtpërdrejt "Maratonën e Tiranës" për 2 vite rradhazi 2016 dhe 2017. Në të dyja këto aktivitete është realizuar mbulimi me transmetim i gjithë itinerarit të vrapimit, si dhe ceremonitë e fillimit dhe mbarimit të kësaj maratone, në sajë të:

- 5 pika fikse transmetim me kamera dhe linqe- regji levizëse- transmetim nga kamera e dronit- ndjekja e garuesve përgjatë itinerarit me kamera dhe solitone.

"Maratona e Tiranës" është transmetuar drejtpërdrejt nga rrjeti i RTSH. Regjia dhe gazetarët e tij sollën minutë pas minute atmosferën e kësaj gare, por edhe pamje spektakolare nga kryeqyteti shqiptar.

Guida elektronike e programeve

Guida elektronike e programeve është një shërbim i ri, i cili do t’u mundësojë informimin e shikuesve në Shqipëri dhe në të gjithë territorin e Europës me programet dhe emisionet e RTSH-së, oraret e fillimit të emisioneve, planifikimin e shikimit të një programi të caktuar, regjistrimin e tij dhe shikimin në një kohë të mëvonshme dhe shumë mundësi të tjera:

Page 47: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

47

- Për të realizuar këtë shërbim është projektuar dhe prokuruar një platformë që ofron një sistem qendror të dhënash për gjenerimin dhe menaxhimin e EPG-së. Ky shërbim ofrohet në sistemet DVB-T2 dhe në platformën OTT. Ofrimi i ketij shërbimi e vendos RTSH-në në radhën e gjithë televizioneve bashkëkohore.

- Të gjitha informacionet e përpunuara nga redaktorët të mund të ruhen në një arkivë numerike dhe të etiketohen për përmbajtjen e tyre.

- Aftësi të ofrojë metadata për shërbimet VOD.

Pajisja e RTSH-së me kompjutera për sektorët e ndryshëm

Për arsye të plotësimit të nevojave të gjithë sektorëve të RTSH me kompjutera sipas posteve të punës, zëvendesimin e kompjuterave ekzistues të amortizuar në të 3 njësitë e RTSH-së, si dhe shtimin e infrastrukturës që nevojitet për realizimin e objektivave, nga Njësia Teknike u zhvillua një kontroll mbi gjendjen dhe nevojat e institucionit për kompjutera dhe u konkludua në mungesa të mëdha dhe të pakonceptueshme për kompjutera workstation si edhe për kompjutera me parametra normalë. Sektorë të tërë hasnin në vështirësi të kryerjes së punës së tyre të përditshme, si pasojë e mungesës së kompjuterave nëpër tavolinat e tyre të punës. Zyra të shumta me personel të konsiderueshëm brenda të cilave ishin të pajisura vetëm me nga një kompjuter.

Në përfundim të këtij procesi, RTSH u pajis në total me 119 kompjutera, nga të cilët 52 Workstation, kryesisht për përpunimin e figurës dhe zërit në prodhim, post produksion, grafikë dhe transmetim dhe kompjuterat e tjerë për të përmbushur nevojat e institucionit.

Kjo fazë mundësoi furnizimin me kompjutera për shumicën e personelit në institucion dhe duke mbyllur një pjesë të këtij problemi.

Trajnimi i stafit

Gjatë vitit 201,7 paralelisht me futjen e teknologjive dhe pajisjeve të reja në RTSH, është kryer dhe trajnimi i stafit përkatës për përdorimin e pajisjeve të reja dhe workflow-n e ri. Kjo pasi trajnimet kanë qenë pjesë e kontratave të blerjeve të pajisjeve dhe software-ve të reja, në ndryshim nga vitet e mëparshme, kur blerja apo afrimi i teknologjive të reja nuk shoqërohej me trajnimet përkatëse, gjë që sillte mosshfrytëzim maksimal të investimeve kryera.

Jane bërë trajnime në fushën e transmetimit të sinjaleve për lidhjet e drejtpërdrejta, ku inxhinierët dhe stafi teknik kanë përvetësuar përditësimet e teknologjisë së afruar në RTSH, me qëllim shfrytëzimin me efiçencë të pajisjeve dhe sigurimin e një kualiteti të lartë në shërbimin që i ofrohet teleshikuesit. Rëndësi e veçantë në trajnimet e stafit teknik ka pasur në drejtim të dhënies dhe marrjes së sinjalit nëpërmjet internetit. Ky trajnim ka sjellë dhe mbulimin

Page 48: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

48

me këtë lloj shërbimi të disa eventeve të rëndësishme, si Kampionati Botëror i Aeronautikës, Zgjedhjeve të Përgjithshme 2017, evente të ndryshme sportive etj.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i trajnimit të stafit ka qenë dhe ai i kryer për menaxhimin e aseteve të arkivit të RTSH-së dhe digjitalizimin e tyre. Stafi është trajnuar për mënyrën e organizimit të aseteve në arkivën digjitale të televizionit.

Përmirësimi i transmetimeve analoge

Duke qenë se gjatë gjithë periudhës së kalimit të transmetimeve nga analoge në ato digjitale, RTSH është e detyruar të sigurojë sinjal për publikun. Vëmendjen e duhur kanë pasur edhe kujdesi për realizimin e transmetimeve analoge.

Kështu, është arritur në një përmirësim të dukshëm të transmetimeve të kanaleve analoge RTSH1 dhe RTSH2 në qytetin e Tiranës. Është përmirësuar fuqia e sinjalit për këto dy kanale nga 2,5 KW në 5 KW, duke rritur zonën e mbulimit me sinjal, si dhe e shoqëruar me përmirësimin e kualitetit të figurës së transmetuar.

Në rrethin e Korçës, nëpërmjet një investimi tepër të vogël, zgjeruam zonën e mbulimit të transmetimit të sinjalit analog në TV dhe Radio Korça, duke spostuar transmetimet nga qyteti në pikën tonë transmetuese në Çardhak. Kjo ndërhyrje, përveçse ka rritur zonën e mbulimit, jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në Devoll, Kapshticë, rrethinat e Korçës, ka siguruar edhe një kualitet më të mirë të sinjalit TV dhe të atij FM.Njësia teknike është në fazën e studimit të nevojave për transmetimet FM në radio, duke patur parasysh spostimin e transmetuesave pranë pikave të reja DVB-T2 dhe fuqizimin e transmetuesave për të rritur zonën e mbulimit në gjithë Shqipërinë.

Gjithashtu po studiojmë dhe përcaktojmë preventivat përkatëse për ndryshimin e transmetimeve në FM nga sistemi “një transmetues, një antenë” në atë “tre ose me shumë transmetues në një antenë të vetme”, duke mundësuar kështu lirimin e kullave nga ngarkesat, uljen e kostove të mirëmbajtjes së antenave dhe specializim të personelit teknik të mirëmbatjes.

Rritja e numrit të transmetimeve të eventeve sportive

RTSH, deri në vitin 2015, prodhonte dhe transmetonte vetëm një ndeshje në jave nga Kampionati Kombëtar i Futbollit, Superligës, si dhe ndeshjet e Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Tashmë, që prej vitit 2016, RTSH transmeton dhe prodhon minimalish 6 (gjashtë) ndeshje futbolli të Superligës Shqiptare, të Kategorisë së Parë të

Page 49: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

49

futbollit. Po kështu prodhon dhe transmeton ndeshje të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, ndeshje të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, ndeshje të Kombëtares së Basketbollit dhe Volejbollit, si dhe ndeshjet e Kombëtares U17 & U19 të futbollit.

Në vitin 2017 u transmetua drejtpërdrejt, në kualitetin me rezolucion të lartë, në RTSH1 dhe RTSH Sport, Kampionati Botëror i Notit 2017 dhe Kampionati Botëror i Atletikës 2017, aktivitete këto që zgjatën nga 2 javë. Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi.

Të gjitha këto prodhime, me një rritje me disa herë janë realizuar, duke u mbështetur në të njëjtën infrastrukturë si microwave linqe, studio lëvizëse, SNG etj, pra pa asnjë investim.

Pasqyrimi i Zgjedhjeve Vendore 2017

Mbulimi i Zgjedhjeve Vendore në një transmetim maratonë prej 3 ditësh, duke pasqyruar situatën në 12 qendra numërimi të votave në rrethe live njëkohësisht (nga 4 që bëheshin më parë) dhe në 23 pika gjithsej (nga 12 që bëheshin më parë).

Ky transmetim maratonë u realizua në sajë të përdorimit të resurseve teknologjike të reja, si Encoderat portable 4G me bateri, duke u mbështetur në rrjetin me Fibër Optike, përdorimin e MW linqe portabël digjital, por edhe të atyre analogë, si edhe me përdorimin e Uplinkut Satelitor (SNG). Pra realisht nuk është bërë asnjë investim, por janë shfrytëzuar të gjitha pajisjet që ka në dispozicion Njësia Teknike.

Transmetimi i këtij eventi ka qenë një arritje për RTSH duke siguruar një cilësi të lartë transmetimi në sajë të organizimit të mirë të bërë paraprakisht, por edhe të përkushtimit të personelit teknik të angazhuar në të.

Përmirësimi i rrjetit IT dhe elektrik

Gjendja e rrjetit IT si dhe të atij elektrik ka qenë dhe mbetet një problem madhor. Infrastruktura e vjetëruar e godinave si dhe përdorimi i pajisjeve të vjetra në pjesët e sistemit elektrik përbën jo vetëm një problem serioz për dëmtimin e pajisjeve në punë, por edhe një shqetësim për sigurinë e punonjësve nëpër zyra.

Për këtë arsye ka filluar puna për përmirësime pjesore të këtij sistemi, duke qenë se zgjidhja e plotë kërkon investime të mëdha dhe kohë për t’u realizuar. Kështu kemi bërë të mundur ndërhyrjen dhe kryerjen e instalimeve të reja në studiot e gazetarëve dhe redaktorëve të Njësisë së Programeve përkatësisht në katin e katërt të godinës kryesore. Janë kryer instalime të rrjetit IT dhe Elektrik

Page 50: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

50

sipas parametrave bashkëkohore dhe me pajisje cilësore, duke garantuar punimin në regjimin normal të pajisjeve, por edhe sigurinë e punonjësve në institucion.

Po punohet aktualisht për kryerjen e instalimeve elektrike në studion televizive 2, me një investim minimal për t’iu përshtatur arkitekturës së re të kësaj studioje. Gjithashtu po punohet në bashkëpunim më firmën kontraktore për realizimin e furnizmit me një infrastrukturë sa më moderne elektrike dhe IT në dhomën e server-ave të ndërtuar rishtas.

Njësia Teknike po harton plane dhe projektin përkatës për infrastukturë të re në godinën TV dhe Radio, me qëllim që të sigurohen kushte të mira teknike për paisjet dhe rritjen e sigurisë së punonjësve.

Përmirësimi i studiove lokale

Një drejtim i rëndësishëm i punës së Njësisë Teknike kanë qenë edhe ndërhyrjet në studiot TV dhe Radio të Qendrave Rajonave Radiotelevizive.

Kamerat në studiot lokale të tyre ishin të teknologjisë analoge ashtu si edhe sistemi i riprodhimit të materialeve, i cili ishte i bazuar në shirit.

Sistemet e prodhimit ishin shumë të vjetëruara dhe aspak të përshtatshme për standardet e sotme. Kjo ndikonte tek cilësia e materialeve që prodhon dhe të transmetimeve që kryenin për RTSH.

Për të përmirësuar këtë situatë është mundësuar furnizmi i studiove lokale me pajisje si kamera të standardit HD në TV Gjirokastra, kamera të standardit SD në Korçë dhe Shkodër. Po mundësohet edhe realizimi i serverave për transmetim në radio, furnizimi i tyre me software të përshtatshëm për këtë lloj transmetimi, duke e unifikuar me transmetimin e Radio Tiranës, si dhe trajnimi i personelit për përdorimin e tyre në Radio Shkodra, Radio Gjirokastra dhe Radio Korça.

Jemi në fazën e shqyrtimit të kërkesave të bëra nga ana e drejtorive të radiove lokale dhe shumë shpejt do të mundësojmë furnizimin e tyre me pajisje të teknologjisë bashkëkohore.

Modernizimi i Qendrës së Kontrollit

Qendra e Kontrollit, përpos gjendjes së vetë zyrës, e cila linte për të dëshiruar, mundej të monitoronte vetëm sinjalin e RTSH-së për transmetimet analoge për kanalet RTSH-1 dhe RTSH-2. Pas restaurimit total të kësaj zyre, u projektua dhe prokurua sistemi për monitorimin e të gjitha kanaleve në transmetim të RTSH-së. Sistemi Multiview mundëson monitorimin e të gjithë kanaleve, si atyre analoge, por edhe atyre digjitale. Kompletimi me ekrane të mëdhenj do të mundësojë shfaqjen e të gjithë kanaleve të monitoruar. Ky sistem monitorimi

Page 51: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

51

kushtoi vetëm 800.000 lekë, pra një shumë e papërfillshme për një sistem monitorimi.

Krijimi i NOC (Qendra Operacionale)

Në vitin 2017 në RTSH, pranë njësisë teknike u krijua Qendra Operacionale, e cila bën monitorimin dhe raportimin në lidhje me problemet në rrjetin e ri digjital DVB-T2. Kjo qendër kryen monitorim 24/7 dhe raporton në rast avarish, hap çështje për çdo problem të ngritur dhe ndjek çështjen e ngritur deri në zgjidhjen e saj.

NJËSIA E EMISIONEVE TEMATIKE DHE LAJMEVE

Riorganizimi i njësisë

Njësia e Emisioneve Tematike dhe Lajmeve iu nënshtrua në fillim të këtij vitit një riorganizimi të gjerë, me synim krijimin e një strukture sa më të thjeshtë dhe të zhdërvjellët, për t’u dhënë mundësi krijuesve, gazetarëve të shprehin në mënyrë sa më profesionale punën e tyre, që në këtë rast janë edicionet informative dhe emisionet tematike në transmetim deri tani. Në këtë mënyrë, njësisë, dikur departamenti i lajmeve iu bashkëngjitën departamente dhe redaksi të tjera, siç është Departamenti i Sportit, Redaksia e Gazetarëve në Gjuhë të Huaj, Departamenti i Lajmeve të Radio 1, RTSH Satelit dhe u krijua edhe një redaksi e vogël e dedikuar për transmetimet e RTSH Kuvend. Përqendrimi i tyre dhe kalimi në varësi të Njësive të tjera, përkatësisht asaj Teknike dhe të Programeve të disa komponentëve që më parë kanë qenë të atashuar në Departamentin e Lajmeve, ka sjellë një qasje tjetër të organizimit të punës në Njësi, duke i dhënë më teper vëmendje dhe përparësi komponentit krijues të gazetarëve.

Synimi i bashkimit në një kupolë të informacionit në Radio dhe Televizion ka krijuar një sinergji dhe bashkëpunim mes departamenteve si në realizimin, ndarjen edhe në pasqyrimin e informacionit në të gjitha kanalet dhe mundësitë e transmetimit të tij.

Por ndërsa në aspektin organizativ, organizimi ishte një proces mekanik, sfida më e rëndësishme në aspektin përmbajtësor mbetej - dhe pavarësisht zhvillimeve pozitive vazhdon të mbetet ende - ajo e përmbajtjes, cilësisë, paanshmërisë dhe besueshmërisë, ndarja nga mentaliteti i Radio Televizionit Shqiptar si një institucion shtetëror dhe afrimi i tij me një media të besueshme publike. Vazhdimisht, në të kaluarën, RTSH është konsideruar një servis i pushtetit, i qeverisë së radhës, dhe ky presion që është ushtruar vazhdimisht mbi trupën e gazetarëve ka krijuar një mentalitet të gabuar dhe aprofesional në raport me zhvillimet dhe lajmin. Gazetarët, nisur nga parimi i medias shtetërore, që ishte

Page 52: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

52

ngulitur ndër vite dhe dekada, ishin përshtatur me censurën, duke zhvilluar edhe një faktor akoma më të dëmshëm në mentalitet, autocensurën. Të gjithë këta faktorë i kishin kthyer gazetarët më shumë në nëpunës sesa profesionistë.

Në këtë aspekt, hapi i parë që mund të hidhej ishte krijimi i një klime besimi mes vetes, për të ndërtuar më pas një opinion të besueshëm te publiku dhe te të tjerët. Për këtë arsye, hartimi dhe më pas miratimi i Parimeve Editoriale në gjysmën e dytë të vitit të kaluar përbën një zhvillim të një rëndësie të madhe. Parimet Editoriale nuk janë thjesht një dokument më shumë në arkivën e RTSH-së, por kishin dhe kanë për qëllim të shërbejnë si një udhëzues në punën e përditshme të gazetarëve. Parimet, janë standarde të shkruara të cilat sanksionojnë se si duhet të sillen gazetarët e RTSH-së në raporti me lajmin, trajtimin e tij në mënyrë sa më profesionale, të paanshme dhe të balancuar, të zhveshur nga komentet dhe ndikimet politike. Parimet u hartuan që të shërbejnë jo vetëm si një udhërrëfyes, por edhe si një faktor mbrojtës për profesionalizmin e gazetarëve ndaj çdo lloj presioni politik ose jo, nga brenda apo jashtë RTSH-së.

Miratimi i Parimeve Editoriale, jo vetëm e rendit RTSH-në krahas intitucioneve mediatike publike në Europë që e kanë një dokument të rëndësishëm profesional, por e bën të vetmin Radio Televizion në Shqipëri që ka një dokument të shkruar mbi të cilin orientohet puna e trupës krijuese dhe prodhuese.

Parimet Editoriale sanksionojnë qartë se çfarë u lejohet dhe çfarë nuk u lejohet gazetarëve. Ajo që u lejohet është raportimi i saktë, objektiv dhe i paanshëm, sipas standardeve më të mira të gazerisë. Ajo që nuk u lejohet është shkelja e parimeve bazë të profesionit dhe kthimi në situatat e të kaluarës.

Dhe Parimet, krahas lirisë editoriale, ishin dhe janë një arsye e fortë për ndërtimin e gjithçkaje pozitive të ndërtuar deri tani. Edhe pse shumë mbetet për t’u bërë ende.

Ndryshimet përgjatë një viti në formë dhe përmbajtje

Përgjatë një viti, Njësia është përballur me ndryshime thelbësore, si në formë, ashtu edhe në përmbajtjen e lajmeve dhe emisioneve tematike, apo programeve të dedikuara që janë prodhuar, për ngjarje që na kanë shoqëruar. Tashmë edicionet informative kanë një bosht të qendrueshëm, orientuar nga profesionalizmi dhe parametrat dinamikë. Ndryshe nga çfarë ka qenë “tradita” e para disa viteve në Radio Televizionin Publik, kur lajmet dominoheshin nga ngjyrime mirëfilli politike, sot edicionet informative, janë krejt të balancuar dhe në konkurim skrupuloz me çdo media tjetër që transmeton në Republikën e Shqipërisë. Në RTSH edicionet informative nuk hapen me protokollin qeveritar të aktiviteteve të Presidentit, Kryeministrit apo Kryetarit të Kuvendit, por me lajmin e ditës, duke u munduar ta sjellim atë të plotë dhe të thelluar. Që në fillim, synimi i ekipit të lajmeve është ndryshimi i mentalitetit dhe realizimi i

Page 53: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

53

edicioneve informative sa më pranë interesit publik dhe sa më larg ndikimit apo anshmërisë politike.

Shembulli më i dukshëm dhe gjerësisht i vlerësuar i këtij ndryshimi, ndikimit të Parimeve Editoriale në punën e gazetarëve dhe kërkimit të një mentaliteti sa më pranë standardit të raportimit profesional, ishin fushata zgjedhore dhe vetë dita e zgjedhjeve të përgjithshme. Për herë të parë në histori, në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, Televizioni Publik u vlerësua si (citim): “I paanshëm e i balancuar, si gjatë pasqyrimit të fushatës elektorale të subjekteve politike, ashtu edhe në ditën e zgjedhjeve”.

Ndërsa për zgjedhjet lokale të vitit 2015, raporti i misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR shkruante se:

“Transmetuesi i shërbimit shtetëror, Radio dhe Televizioni Shqiptar (RTSH), konsiderohet gjërësisht një mbështetës i qeverisë duke kontribuar në mungesën e lajmeve të pavarura në televizione (TV)” dhe se “Tre nga pesë stacione TV-sh të monitoruara, duke përfshirë dhe TVSH-në, kanë treguar anësi në favor të ASHE, ndërsa dy stacione TV-ve favorizuan APPD. TVSH-ja i kushtoi 63 përqind ASHE-së dhe 33 përqind APPD”.

Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2017, për herë të parë vlerësonte paanshmerinë dhe profesionalizmin e mbulimit mediatik në RTSH, duke nënvizuar si më poshtë:

Pavarësisht nga rekomandime të mëparshme të OSBE/ODIHR-it, neni 84.1 i Kodit Zgjedhor lejon ende që filmime të regjistruara më parë që përgatiten nga partitë të transmetohen gjatë edicionit të lajmeve, gjë që çon në zbehjen e ndarjes midis përmbajtjes editoriale dhe reklamës politike. Kjo gjë bie ndesh me angazhimet e OSBE-së.Për të siguruar pavarësi editoriale të medias, duhet konsideruar shfuqizimi i nenit 84.1 të Kodit Zgjedhor dhe ndalimi në mënyrë të qartë i transmetimit në lajme të reklamave politike.

Si zhvillim inkurajues, transmetuesi publik i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) njoftoi në 23 maj se nuk do të pranonte asnjë filmim të regjistruar nga vetë partitë. RTSH-ja u ofroi të gjithë garuesve minutazh falas dhe tregoi qartësisht një qasje të balancuar në raportimin e fushatës në edicionet e saj të lajmeve dhe programet informative.

Në këtë kontekst, Radio-Televizioni Shqiptar nuk shihet më si zëdhënës dhe mbështetës i Qeverisë, nga një institucion i rëndësishëm dhe tërësisht i paanshëm, siç është misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR. Por ky distancim nga politika nuk vërehet vetëm për sa i përket raportimit dhe mbulimit të fushatës zgjedhore, por edhe problematikave të ditës, qoftë atyre politike, qofte atyre sociale dhe ekonomike.

Page 54: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

54

Zgjedhjet e qershorit 2017 shënuan një pikë kulminante dhe ishin tregues se si menaxhimi dhe koordinimi i kapaciteteve njerëzore, burimeve teknike dhe atyre prodhuese mund të realizojnë një maratonë televizive që zgjati tre ditë, nga hapja e kutive të votimit, numërimi i votave dhe deri në daljen e rezultatit përfundimtar, me raportimin non stop të gazetarëve, me 14 lidhje direkte fikse në të gjithë Shqipërinë, qendrat e 12 qarqeve dhe ato që konsideroheshin pika të nxehta në këto zgjedhje, si edhe disa lidhje të tjera direkte të lëvizshme në qarkun e Tiranës. Një panel profesional, me gazetarë, ekspertë të politikës dhe të zgjedhjeve, në studion e ndërtuar në Tiranë plotësoi me analiza dhe komente zhvillimet politike të zgjedhjeve dhe raportimin e paanshëm të gazetarëve në terren. Parapërgatitja e kësaj maratone ishte zhvillimi i tre debateve për çështjet themelore të programit të partive politike, dhe jo të politikanëve, me përfshirje të gjerë, jo vetëm të përfaqësuesve të partive, por edhe të ekspertëve dhe grupeve të interesit, për të dhënë një tablo sa më të plotë për publikun, në mënyrë që ai të zgjedhë në mënyrë të pavarur dhe jo partizane ditën e zgjedhjeve.

Nën një ritëm tjetër, e gjithnjë në ikje nga lajmet standarde, shpesh të servirura nga institucionet, siç është bërë praktikë të ndodhë në çdo operator privat, Njësia e Informacionit ka pasqyruar edhe këndvështrime objektive e të kujdesshme për ngjarje të caktuara.

Një tjetër lëvizje dinamike në funksion të një paraqitjeje profesionale të ngjarjeve, është edhe realizimi i lidhjeve direkte, aty ku ngjarja ka ndodhur, praktikë që nuk ka qenë thuajse fare prezente në Radio Televizionin Shqiptar, me përjashtim të ndonjë aktiviteti, ku RTSH ka qenë partner. Me strukturimin e ri përmbajtësor, RTSH realizon lidhje të drejtpërdrejta për çdo ngjarje,apo zhvillim me rëndësi publike, për t’u bërë sa më i vërtetë dhe pasqyrues, për audiencën.

Po kështu, për të dhënë këndvështrime të qarta për publikun, RTSH ka organizuar emisione “jashtë radhe” për ngjarje të caktuara, duke hapur studiot, e duke sjellë në sytë e shikuesve, aktorë të rëndësishëm e personazhe me peshë, për ngjarjet respektive. Për çdo ngjarje të rëndësishme në Shqipëri e kudo tjetër, RTSH ka qenë prezent me emisione të dedikuara. Këto emisione kane patur si qëllim paraqitjen sa më të plotë të tablosë reale të ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri e kudo në botë.

Për ngjarjet me interes publik, RTSH ka hapur studion jo vetëm për politikanët e shumices dhe opozitës, por edhe ekspertëve dhe teknicienëve për një debat sa më të gjerë, të thelluar dhe informues për publikun. Këtë debat, RTSH synon ta zhvillojë dhe sjellë edhe më tej në diskutimet që sapo kanë nisur edhe këtë vit, krahas debatit të pritshëm për reformën zgjedhore.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe paraqitjes sa më profesionale të zhvillimeve politike, dhe ngjarja me e rëndësishme pas zgjedhjeve ka qenë zgjedhja dhe inaugurimi i Presidentit të ri të Republikës, e cila ka ardhur

Page 55: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

55

përmes një transmetimi të veçantë dhe me analiza e raportim të drejtpërdrejtë.

Ngjarja më e rëndësishme në botë e vitit të kaluar, me ndikim edhe në Shqipëri, ishte zgjedhja e Presidentit të Shteteve te Bashkuara. Nisur nga veçantitë e kandidatëve dhe konteksit global, këto zgjedhje kishin interes të veçantë edhe në Shqipëri dhe u pasqyruan nga RTSH me transmetimin e dy debateve kryesore mes kandidatëve dhe me ndjekjen hap pas hapi të votimit në studio në një maratonë televizive, me të ftuar të ndryshëm deri daljen e rezultatit dhe shpalljen e Presidentit të ri të Amerikës.Analizat dhe komentet në studio kanë qenë të pranishme jo vetëm për ngjarje të rëndësishme, por për çdo problematikë të ditës. Pavarësisht nga pesha specifike, Njësia e Lajmeve ka ftuar në studion e lajmeve, protagonistë, ekspertë, politikanë, analistë apo juristë, për të dhënë sqarime të detajuara për çdo ngjarje. Disa herë në javë, kjo praktikë është zbatuar me përpikëri, e gradualisht po synohet të shndërrohet në një rutinë të përditshme.

Një ndryshim i dukshëm është bërë edhe për ngjarjet e ndodhura jashtë asaj që rëndom quhet Unaza e Tiranës. Edhe pse struktura e marrëdhënies me reporterët në qarqe të tjera, është në konsolidim e sipër, ajo që konstatohet lehtë, është se kronikat që vijnë nga qytete të tjera apo nga zona rurale, nuk janë më “shërbime” për drejtuesit lokalë, apo biznese me ndikim në zonë, por janë problematika të mirëfillta dhe histori që kalojnë në filtra profesionalë, derisa shfaqen në publik. Lajmet nga rrethet zënë një vend shumë të konsiderueshëm në edicionet informative të RTSH-së.

Roli i një media publike është dhe pasqyrimi i çështjeve dhe problematikave me interes publik, por që shpesh herë, për shkak të mungesës së komercialietit janë lënë mënjanë dhe nuk trajtohen nga mediaet private. Në këtë kontekst, Njësia e Emisioneve ka riformatuar dhe përshtatur me interesin publik emisione të rëndësishme, siç është “Auditor arsimi”, që i jep zë komunitetit të mësuesve, nxënësve dhe prindërve, me problematika që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, cilësinë e zinxhirit të shkollave në Shqipëri, që nga cikli i ulët deri në atë universitar.

“Hapësirë e blertë” ka ngritur veç të tjerash problemet e fermerëve dhe përballjen me politikat qeverisëse, me incentivat e prodhimit, reformën e grumbullimit të produkteve të tyre, ndihmat apo subvencionet.

Misioni i RTSH është edhe njohja me Shqipërinë, promovimi i vendeve dhe vlerave të gjithëllojshme, çka në një mënyrë apo tjetër ka ardhur në ekran përmes ciklit “Qyteti im”, me të cilin publiku njihet jo vetëm me qytetet e mëdha, por edhe qendrat e vogla, bukuritë e natyrës dhe aspekteve shpesh të panjohura që ofron Shqipëria.

Një zhvillim shumë i rëndësishëm që ka marrë vëmendje, dhe që ndodh për herë të parë në RTSH është nisja e transmetimeve në kanalin e dytë, të lajmeve në gjuhët e minoriteteve. Në bashkëpunim me Redaksinë e gazetarëve të

Page 56: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

56

SPORTI GJATË VITIT 2017 NË RTSH

Me ristrukturimin e RTSH edhe transmetimi i aktiviteteve sportive ka njohur një ndryshim rrënjësor. RTSH tashmë ka një kanal të dedikuar sportiv; RTSH Sport, jo vetëm për të plotësuar nevojat e publikut për argëtim dhe sport në ekran, por edhe për të shërbyer për edukimin e brezave të rinj me sport dhe një jetë të shëndetshme. Shtrirja e orëve të transmetimit sidomos e aktiviteteve kombëtare kanë ndikuar jo pak në rritjen e masivitetit të njerëzve që praktikojnë sport, por dhe të cilësisë.

Pallatet e sportit sidomos në ngjarjet sportive kombëtare të lojrave me dorë nuk janë më bosh, ndërkohë që këtë vit kanë gjetur pasqyrimin në ekran edhe sporte që nuk mendoheshin të prodhoheshin dhe transmetoheshin më parë në RTSH (si psh. Botërori i Aeronautikës, apo Rrethi ciklistik).

Me zgjerimin dhe kompletimin e Departamentit të Sportit në kanalin RTSH Sport ka një rritje të ndjeshme edhe të cilësisë së mbulimit të aktiviteteve sportive, duke alternuar stafin me eksperiencë me të ardhurit e rinj nga audicionet e organizuara nga RTSH.Më poshtë, po listojmë disa nga eventet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare transmetuar dhe mbuluar me sukses gjatë vitit 2017, duke ilustruar edhe me të dhëna audience, momentet më interesante etj.

Gjuhëve të Huaja, në prill ka nisur fillimisht transmetimi në gjuhën greke dhe atë serbe, ndërsa në shtator, pavarësisht vështirësive të njohura, është bërë i mundur transmetimi edhe në gjuhën maqedonase, vllahe dhe për herë të parë në Shqipëri edhe në gjuhën rome.

Gjatë kësaj periudhe ka nisur transmetimi edhe në kanalin RTSH Kuvend, i cili synohet që në të ardhmen jo të largët të sjellë veç seancave të Kuvendit edhe Komisionet Parlamentare, intervista dhe përmbledhje të zhvillimeve në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.

E fundit, por jo për nga rëndësia, është edhe kanali i dedikuar RTSH Sport. RTSH Sport është shembulli më i mirë i suksesit këtë vit. Kanali i dedikuar sportit ka sjellë në ekran të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare,që nga futbolli, sporti më i ndjekur deri te sportet e lojrave me dorë, çiklizmi, peshëngritja etj. Kanali ofron në edicionet e tij informative të përditshme në mënyrë shumë profesionale informacione për të gjithë zhvillimet sportive në vend, duke u kthyer në një dritare referimi dhe të ndjekur nga publiku.

Page 57: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

57

TOPI I ARTË dhe FIFA BEST AWARDS

Mbrëmja GALA e FIFA-s ka qënë një prej ekskluziviteteve të para në ekran. Trajtuar me dy komentatorë nga RTSH dhe pamje të drejtpërdrejta që prej tapetit të kuq dhe deri tek çmimet më të rëndësishme kanë bërë që edhe të dhënat e audiencës në atë datë dhe orar të jenë në standarde të larta ndjekshmërie në ekran.

Gjithashtu në muajin janar Departamenti i Sportit në RTSH në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme ka nënshkruar edhe disa nga kontratat më të rëndësishme të të drejtave televizive me disa nga federatat sportive shqiptare duke bërë që sporte si: Volejbolli, basketbolli, mundja, peshëngritja, boksi, çiklizimi të kenë ekranin e tyre për shfaqjen e veprimtarive kombëtare. RTSH plotëson kështu edhe një nga detyrimet që ka kundrejt publikut, duke edukuar një jetë të shëndetshme nëpërmjet sportit që transmeton në ekran, duke dhënë shembuj konkretë sportistësh të aktiviteteve kombëtare, në mënyrë që edhe fëmijët të kenë mundësinë të shikojnë shembujt pozitivë për tu nxitur të merren me sport.

Rubrika Sportive

Emisioni “ikonë” sportiv jo vetëm i RTSH-së, por emisioni më i vjetër sportiv në ekran (që prej vitit 1971 në TV), ka nisur që në janar dhe ka vazhduar për të gjithë vitin, madje nuk ka ndaluar transmetimet e veta as në muajt e verës, duke gjetur një format të ndryshëm, “Rubrika sportive edicioni veror”.

“Rubrika sportive” ka mbyllur një nga vitet më të sukseshme të tij në ekranin e RTSH-së dhe ky nuk është thjesht një konstatim i yni, por një perceptim publik, që bazohet në shumë faktorë të matshëm. “Rubrika sportive” vetëm nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetin social Facebook ka arritur numrin e 21.000 ndejkësve gjatë këtij viti. “Rubrika sportive” e vitit 2017 ka qenë në shumë raste burimi kryesor i lajmeve sportive që kanë ndikuar jo vetëm në ecurinë e garës, por kanë informuar publikun me atë që ndodh në sportin tonë, me vërtetësi dhe profesionalizëm.

Transmetimi i të gjitha kronikave të ndeshjeve dhe shqyrtimi i të gjitha rasteve të diskutueshme e kanë bërë “Rubrikën sportive” në RTSH një nga emisionet më të ndjekura sportive, qoftë edhe duke u bazuar në numrin e ndjekësve nëpërmjet faqes zyrtare në FB kur emisioni ka qënë LIVE edhe në këtë kanal komunikimi.

“Rubrika sportive” ka patur një rritje të dukshme cilësore pas muajit shkurt 2017, me krijimin e strukturave të reja. Duke qënë se Sporti kaloi në një kanal të dedikuar (RTSH Sport) dhe stafi është pasuruar me gazetarë të rinj,

Page 58: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

58

“E hëna sportive “

Është emisioni sportiv që përmbledh gjithçka ndodh në kategorinë e parë të futbollit shqiptar. Plot 20 qytete të rëndësishme janë pjesë e kësaj kategorie, kështu që kronikat me golat dhe rastet e ndeshjeve të skuadrave respektive kanë vetëm një mundësi për t’i ndjekur,… në RTSH. Ky është emisioni i vetëm në tregun mediatik që është i dedikuar për këtë kategori. RTSH ka të drejtën televizive të këtij aktiviteti dhe kjo ka rritur padyshim edhe shikueshmërinë për këtë kategori. Fakti që në këtë ligë të futbollit janë pjesë ekipe me traditë dhe me histori në këtë sport si: Tirana, Dinamo, Besa, Besëlidhja, Tomori etj, bën që edhe faktet që trajtohen në këtë emision të jenë interesante për publikun.

Me transmetimin e këtij emisioni, RTSH përmbush edhe një mision tjetër të rëndësishëm, zhvillimi i sportit të futbollit nëpërmjet pasqyrimit të tij në ekran. Disa nga fenomentet negative që shoqërojnë futbollin tonë, si dhuna apo paracaktimi i rezultateve janë minimizuar me transmetimin e ndeshjeve LIVE, por edhe pamjeve gjatë emisionit “E hëna sportive”.Vetë Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së për Vitin 2017, kishte evidentuar faktin se sa RTSH ndihmonte në zhvillimin e Kategorisë së parë të futbollit në kushte normale.

(Pjesë e raportit final të FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme, ku evidentohet fakti se transmetimi I ndeshjeve në RTSH ka ndihmuar në mbarëvajtjen e garës dhe rritjen e cilësisë).

Ëndërr Kuqezi

Një nga emisionet me shikueshmërinë më të madhe edhe për shkak se shoqëron ndeshjet që luan Kombëtarja e futbollit. Emisionet e vitit 2017 kanë pësuar një rritje të dukshme cilësore, duke shtuar lidhjet direkte, pasqyrimin e çdo detaji përpara ndeshjes, analizën teknike para, gjatë dhe pas ndeshjes, si dhe reagimet e protagonistëve menjëherë pas ndeshjes. RTSH në bashkëpunim me UEFA-n ka planifikuar dhe ka mbuluar mediatikisht çdo ndeshje kualifikuese të Shqipërisë me transmetime speciale. Pjesë e këtij viti (2017) janë transmetimet maratonë dhe speciale nga:Palermo (një ditë para dhe ditën e ndeshjes Itali - Shqipëri)Strumica (një ditë para dhe ditën e ndeshjes Maqedoni - Shqipëri)Haifa (një ditë para dhe ditën e ndeshjes Izrael - Shqipëri)Alicante (një ditë para dhe ditën e ndeshjes Spanjë - Shqipëri).

edhe emisioni ka një tjetër rritje cilësore sepse e ka mundësinë që një gazetar i caktuar të ndjekë një ndeshje të caktuar. Edhe paraqitja e skemave tekniko-taktike nëpërmjet një programi të posaçëm në ekran, kanë rritur standardin e diskutimit edhe për futbollin kombëtar, duke sqaruar si teorikisht edhe praktikisht lojën e futbollit për të gjithë të apasionuarit e vet.

Page 59: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

59

Lidhje direkte, protagonistë ekskluzivë në mikrofonin e RTSH-së, analiza teknike dhe komenti më profesional tekniko-taktik e kanë kthyer ekranin e RTSH në vendin e parë për sa i përket shikueshmërisë.

Gjatë vitit 2017 RTSH ka siguruar të drejtën edhe për tre miqësoret që ka luajtur Shqipëria: Shqipëri – Bosnjë, Luksemburg – Shqipëri, dhe Turqi – Shqipëri. Të gjitha ndeshjet e Kombëtares janë shoqëruar edhe me emisionin “Endërr kuqezi”, qofshin këto edhe ndeshje miqësore, ndërkohë që ato që janë kthyer në një standard tashmë, janë konferencat e shtypit dhe lidhjet direkte një ditë para ndeshjeve të rëndësishme, ku RTSH ka transmetuar LIVE duke qënë një partner mediatik i rëndësishëm i përfaqësueses.

Ndeshjet e veçanta dhe më të ndjeshme në Shqipëri, kanë patur edhe një trajtim shumë më të thellë. Për ndeshjen Itali – Shqipëri dhe për faktin se kjo ishte hera e parë që takoheshin këto dy shtete zyrtarisht në futboll, RTSH Sport ka përgatitur edhe një dokumentar në Palermo duke lidhur krahinën e arbëreshëve të Palermos me ndeshjen e futbollit. Dokumentari kishte si shkak ndeshjen e futbollit, por zbuloi shumë gjëra të panjohura për një komunitet që kishte ruajtur identitetin, gjuhën dhe zakonet edhe pse kanë kaluar më shumë se 500 vjet që nga koha kur janë larguar nga Shqipëria.

Një reportazh i veçantë dhe që shërbeu jo vetëm për informimin e publikut por edhe të sensibilizonte autoritetet përkatëse ishte edhe ai i përgatitur në Strumica të Maqedonisë, “Frika nga një ndeshje futbolli”. Reportazhi ka patur një impakt të madh në opinion për shkak se Maqedonia kishte vendosur që ndeshja me Shqipërinë të luhej shumë km larg kryeqytetit dhe afër kufirit me Bullgarinë, vetëm e vetëm që në stadium mos të kishte prani të madhe të shqiptarëve. Ky ishte reportazhi i parë dhe i vetëm që ndonjë media shqiptare i bëri kësaj çështjeje. Vetëm nëpërmjet rrjetit social FB, reportazhi është ndjekur nga mbi 30.000 shikues.

(Të dhëna publikuar nga media që tregojnë se RTSH ka qënë e para për audiencën dhe rëndësi merr fakti që shikueshmëria është e lartë jo vetëm në orën kur luhet ndeshja e futbollit, por edhe në orën kur transmetohet emisioni).

“Endërr Kuqezi” ka marë gjithë vëmendjen e publikut edhe për ndeshjet që janë luajtur në vendin tonë, sepse edhe trajtimi ka qënë i vecantë si në stadiumin “Elbasan Arena”, ashtu edhe në “Loro Boriçi”. Janë aplikuar nga RTSH Sport transmetim i drejtpërdrejtë njëkohësisht nga 5 (pesë) pozicione të ndryshme dhe njëkohësisht edhe me të ftuar të ndryshëm që publiku të mirë-informohet për çdo detaj, por ndërkohë që edhe transmetimi të jetë i standardeve të mediave më të rëndësishme ndërkombëtare.

Blerja e disa kamerave që transmetojnë LIVE me teknologjinë Mobile (Bonded Mobile Camera) dhe kalimi i pultit të transmetimit në sistemin HD, kanë krijuar një tjetër imazh për emisionet në RTSH dhe “Ëndërr Kuqezi” është një prej tyre…

Page 60: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

60

Pjesë e emisioneve përveç ndeshjeve të përfaqësueses së Shqipërisë kanë qënë edhe gjithë fushata kualifikuese e ndeshjeve të Kosovës, ku në emisionet përpara ndeshjeve bëheshin lidhje direkte edhe me stadiumet ku luante Kosova, ndërkohë që ndeshja e Kosovës transmetohej në RTSH 2 ose RTSH Sport.

Një tregues tjetër i matshëm dhe shumë domethënës për shikueshmërinë maksimale në emisionin “Ëndërr Kuqezi” është edhe publikimi për herë të parë i aplikacionit “mobile” RTSH TANI. Gjatë një emisioni, u publikua për herë të parë apliakcioni që ishte ende në hapat e parë dhe shifrat tregojnë për një dyndje online për të përvetësuar këtë produkt të ri dhe modern të RTSH.

Përveç stafit dhe impenjimit të RTSH Sport, janë përzgjedhur në këto programe edhe disa nga specialistët më të mirë dhe më të njohur të futbollit si Sulejman Starova, Shkëlqim Muca, Hasan Lika etj.

Studio Europa League

Një tjetër emision që i dedikohet një aktiviteti të caktuar. UEFA Europa League është eventi i dytë më i rëndësishëm i UEFA-s dhe RTSH ka të drejtën ekskluzive të saj. Përveç ndeshjeve, RTSH ka organizuar dhe transmetuar edhe emisionin përkatës përpara dhe pas ndeshjeve.

Skënderbeu ka qënë ekipi që ka kaluar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni dhe kjo ka sjellë një vëmendje më të madhe të shqiptarëve gjatë ndeshjeve të grupit ku merrte pjesë edhe një ekip nga vendi ynë.

Kjo ka rritur cilësisht edhe emisionin “Studio Europa League”. Çdo ndeshje e Skënderbeut është trajtuar si janë trajtuar ndeshjet e Kombëtares. Një grup televiziv (gazetar + kameraman) kanë ndjekur ekipin korcar në të gjitha transfertat e këij kompeticioni duke sjellë në ekran intervistat ekskluzive, lajmet më të fundit nga fusha dhe shumë materiale të tjera, që e kanë bërë edhe këtë emision, apo këtë kompeticion ta rrisin numrin e ndjekësve të programeve të RTSH.

RTSH ka bërë sakrifica të mëdha financiare gjithashtu çdo sezon për të fituar edhe të drejtën televizive të klubeve shqiptare në kualifikueset e UEFA Europa League, apo edhe në kualifikueset e Champions League, por kjo nuk varet vetëm nga RTSH, por edhe nga klubet shqiptare (pronare të këtyre të drejtave) që vendosin të transmetohen në ndonjë media tjetër edhe pse në disa raste oferta për të drejtën televizive ka qënë e njëjtë.

Kupa e Konfederatave dhe emisioni “Botërori i vogël”

RTSH ka transmetuar gjatë vitit 2017 edhe Kupën e Konfederatave në futboll, një aktivitet I FIFA-s ku luajnë gjithë kampionët e kontinenteve një vit përpara

Page 61: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

61

Kupës së Botës në futboll, në fushat dhe qytetet që do të zhvillohet Botërori në vitin 2018.

Ishte nga rastet e ralla, kur një aktivitet i tillë (më i rëndësishmi për vitin 2017 për sa i përket ekipeve përfaqësuese) ruhet si një EKSKLUZIVITET i RTSH, duke mos u ndarë me asnjë media tjetër dhe për këtë fakt edhe mbulimi mediatik duhet të ishte më nivelet që kërkonte FIFA. Ndonëse në këtë periudhë që u luajt ky aktivitet, kishte edhe fushatë zgjedhore (zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017) RTSH u kujdes që ndeshjet të transmetoheshin të gjitha, dhe për më shumë emisionin shoqërues ta bënte në standardin e kërkuar, apo t’ia ofronte publikut në mënyrën e duhur.U organizuan dhe u transmetuan 17 emisione përveç komentit të ndeshjeve LIVE dhe këto janë mbuluar nga stafi i RTSH Sport pa asnjë kosto shtesë.

FIFA WORLD CUP DRAW

Duke qënë se RTSH ka ekskluzivitetin e tij për Kupën e Botës, Rusi 2018 i ka bërë një trajtim dhe mbulim të gjerë aktiviteteve dhe eventeve që lidhen me këtë aktivitet. Njëri prej tyre ishte edhe shorti i botërorit që u hodh në Moskë. Përveç spektaklit të shortit, RTSH organizoi një emision të dedikuar me lidhje direkte nga “Kremlin Palace”, për të qenë sa më afër dhe për të dhënë për publikun detaje të rëndësishme të shortit. Vetë transmetimi i shortit dhe jehona që kishte në vendin tonë, sepse RTSH ishte e vetmja mundësi për ta ndjekur, treguan për publikun një tjetër nivel transmetimi duke e radhitur transmetuesin publik shqiptar mes gjithë gjigantëve mediatikë botërorë që e trajtuan në të njëjtën mënyrë.

Edhe dokumentarët mujorë të Kupës së Botës që më parë, për aryse të pamjaftueshmërisë së stafit të departamentit të sportit, përktheheshin dhe përgatiteshin nga bashkëpunëtorë me kosto shtesë për shkak të volumit dhe materialeve të shumta, tashmë me krijimin e strukturave të reja, përkthehen, montohen dhe prodhohen vetëm nga RTSH Sport dhe pa asnjë kosto shtesë.

Kategoria Superiore dhe Kategoria e Parë në RTSH

Një nga ndeshjet më të forta të Kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore dhe dy ose tre ndeshje nga më të fortat e Kategorisë së Parë janë çdo fundjavë në RTSH. Ka kohë tashmë që RTSH përzgjedh vetë ndeshjen që do të transmetojë duke përcaktuar për publikun ndeshjen më të fortë dhe më të bukur të Kategorisë Superiore. Edhe trajtimi që u bëhet këtyre transmetimeve është i veçantë dhe i standardeve të kërkuara. Çdo transmetim fillon me një prag-ndeshje, me lidhje direkte nga fusha, me një intervistë protagonisti dhe më pas vazhdon me komentin sportiv shoqëruar me komentin teknik dhe në fund të çdo ndeshjeje, flasin për mikrofonin e RTSH-së dy trajnerët protagonistë. I njëjti trajtim është bërë edhe në Kategorinë e Parë, ku prania e ekipive të

Page 62: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

62

Këtë vit kanë luajtur ndeshjet e tyre përfaqësuese e femrave dhe meshkujve, por ndonëse rezultatet nuk kanë qënë shumë të mira, promovimi nga RTSH ka bërë që të ndiqet në shkallët e pallateve të sportit.

Edhe ndeshjet e Play Off-it për basketboll falë transmetimit kanë risjellë tifozerinë të ndjekë këtë sport.

Sporte të tjera

Nëse vitin e kaluar, mund të kishte edhe ndonjë ankesë nga ndonjë federatë e caktuar për vëmendjen e RTSH-së karshi sporteve të tjera që zhvillojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë, viti 2017 është një vit ndryshe. Gjatë vitit kalendarik RTSH ka prodhuar, transmetuar, dhe mbështetur mediatikisht: boksin shqiptar (transmetim i drejtpërdrejtë i kampionatit kombëtar nga Shkodra), mundjen (transmetim i drejtpërdrejtë i aktiviteteve të saj sportivë), MMA (Miksing Marcial Sports) duke transmetuar kampionat kombëtar të Gladiatorëve, si dhe kampionatin ballkanik, not (gjithë aktivitetet kombëtare),

traditës si Tirana, Dinamo, Besa, Besëlidhja, Apolonia apo Tomori e bëjnë edhe këtë aktivitet shumë interesant për publikun e gjerë.

Lojrat me dorë

Gjatë vitit 2017 RTSH nënshkroi me shumë Federata shqiptare kontratën e të drejtave televizive. Padyshim pjesë e këtyre kontratave ishin edhe federatat e volejbollit dhe basketbollit shqiptar. RTSH plotëson kështu dy misione që ka karshi publikut; informimin dhe edukimin e popullsisë të ushtrojë sport dhe kur evidentohen veprimtaritë kombëtare, shembujt për rininë dhe fëmijët bëhen më të prekshme. RTSH ka transmetuar thuajse çdo javë kampionatet e rregullta të volejbollit dhe basketbollit, por edhe fazën PLAY OFF të të dyja sporteve. Ka transmetuar gjatë vitit 2017 finalet e Kupave të Shqipërisë në lojrat me dorë dhe ka kushtuar emisione për lojrat me dorë dhe problematikën e arritjet e tyre shpesh herë tek emisioni “E hëna sportive”.

Përveç gjithë veptimtarisë kombëtare, RTSH ka qenë partner mediatik për të dyja Federatat edhe për ndeshjet ndërkombëtare të volejbollit dhe basketbollit shqiptar, të ekipeve përfaqësuese si për femra, ashtu edhe për meshkuj. RTSH gjatë muajit qershor ka transmetuar të gjitha ndeshjet e volejbollit meshkuj dhe femra të përfaqësueses sonë për të arritur fazën finale të Kampionatit Europian. Ndonëse nuk arritëm një sukses sportiv, transmetimi I RTSH është përshëndetur nga Federata Europiane e Volejbollit si një transmetim bashkëkohor. Mbulimi mediatik i këtyre ndeshjeve dhe promovimi nëpërmjet spoteve televizive, kthyen në pallatet e sporteve edhe publikun shqiptar.

Të njëjtin trajtim ka patur edhe basketbolli shqiptar, në arenën ndërkombëtare, duke i shtuar edhe mbulimin që i është bërë ekipit të Tiranës

Page 63: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

63

atletikë (të gjitha aktivitetet, madje edhe Kampionatin Kombëtar në Elbasan Arena), çiklizëm (rrethin e 74 çiklistik, çdo ditë nga 2 orë transmetime për katër ditë resht duke xhiruar çdo etapë), bilardo (aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të zhvilluara në vendin tonë), Beach ...

Peshëngritja

Duke qenë një sport elitar që ka prodhuar kampionë të nivelit botëror, RTSH ka patur një mbulim fantastik të peshëngritjes shqiptare. Kampionati Kombëtar në Durrës është transmetuar direkt, kampionati europian i moshave U 23, ku merrnin pjesë 450 sportistë nga e gjithë Evropa. Pikërisht transmetimi me sukses i këtij kampionati detyroi Federatën Europiane të Peshëngritjes që kampionatin e ardhshëm Europian për të rritur ta zhvillojë në vendin tonë dhe si Federata shqiptare, ashtu edhe ajo evropiane kanë kërkuar me ngulm që partneti mediatik ...

RTSH nuk është mjaftuar vetëm me prodhimin dhe transmetimin e aktiviteteve të këtij sporti zhvilluar në vendin tonë. Janë bërë sakrifica financiare (duke bërë me dije se vlerat e të drejtave televizive ndërkombëtare po bëhen shumë të shtrenjta çdo vit edhe për shkak të kostove satelitore), për të patur të gjitha eventet e rëndësishme botërorë të këtij sporti. Kampionati Botëror i zhvilluar në SHBA dhe që është sjellë për publikun nga RTSH ishte një sukses jo vetëm për peshëngritjen shqiptare që kishte një medalist si Erkand Qerimaj (bronz), por edhe për transmetuesin publik që i solli këto gara LIVE për gjithë shqiptarët, duke i njoftuar edhe me spote publicitare se kur do të garonin sportistët shqiptarë. Pas këtyre sukseseve i vetmi burim informacioni, pamjeje, fotoje ishte RTSH. Natyrisht lajmi që Romela Begaj është skualifikuar për shkak të dopingut erdhi në fillimin e vitit 2018, por ky sport në ekran është pasqyruar së bashku me problematikën.

Transmetime të veçanta

Tek transmetimet e veçanta për vitin 2017 duhet përmendur patjetër “Kampionati Botëror i Aeronautikës” zhvilluar në Vlorë. Një transmetim, që pranuar edhe nga vetë Federata Botërore e Aeronautikës jo vetëm nuk është bërë asnjëherë, por është marë si demonstrim nga kjo federatë për t’ia treguar edhe vendeve të tjera që do të organizojnë Botërorin e radhës. Kamera dhe transmetues si në pikën e nisjes ashtu edhe në atë të mbërritjes, gazetarë dhe lidhje direkte me komentin teknik dhe sportiv të garës, kamera të vendosura në kasketat e pilotëve, të gjitha LIVE në RTSH.

Për një javë me radhë Vlora priti dhe organizoi një Kampionat Botëror, ndërkohë që RTSH transmetoi një aktivitet elitar që përcillet nëpërmjet kanaleve “Youtube” të Federatës Botërore në të gjithë botën, duke bërë një reklamë shumë të mirë edhe për bregdetin shqiptar pikërisht në nisje të sezonit veror, sepse ky kampionat u zhvillua në fillim të majit.

Page 64: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

64

Pas transmetimit të Botërorit të hedhjes me precizion të Aeronautikës, RTSH ka prodhuar dhe transmetuar edhe dy evente mbarëkombatëre të këtij sporti gjatë vitit 2017. “Llogara Open” dhe “Korça Open” kanë qënë dy transmetime të tjera me të njëjtin standard si “Botërori i Aeronautikës”, duke sjellë për shikuesit një sport interesant.

Maratona e Tiranës

Gjatë vitit 2017, RTSH ka kryer edhe një tjetër transmetim që nuk është bërë me parë në Shqipëri, një maratonë vrapimi. Duke qënë një distancë e madhe dhe një garë që zhvillohet në hapësirë dukej gati e pamundur mbulimi LIVE i Maratonës Ndërkombëtare të Tiranës, por RTSH arriti të kryente një prodhim dhe një transmetim të standardeve më të larta. Kamera në start, kamera në çdo pikë kthese, kamera me transmetues në lëvizje si dhe kamera me dron, kanë sjellë tek shikuesit gjithë “Maratonën”, duke i shërbyer publikut jo vetëm duke i ofruar një garë vrapimi me emocionet sportive që mbart, por edhe nxitjen për të vrapuar dhe jetuar shëndetshëm. Fakti që në këtë maratonë morën pjesë të gjitha grupmoshat, apo që ishte masive, tregon që edhe RTSH nëpërmjet mbulimit mediatik dhe promovimit të garës paraprakisht ka ndikuar pozitivisht.

“Maratona e Tiranës” kishte edhe një impenjim shtesë nga RTSH Sport, duke vendosur gazetarë dhe lidhje direkte në pika të vecanta të maratonës, duke mbajtur një lidhje qëndrore me studion ku komentohej nga një komentator dhe një specialist i atletikës. Shumë intervista dhe shumë personazhe sollën atmosferën e garës edhe në RTSH.

Sporti i një qyteti

Një tjetër cikël shumë interesant dokumentarësh përgatitur nga RTSH ka qënë “Sporti i një qyteti”. Duke qënë se federatat më të rëndësishme janë përqëndruar në kryeqytet dhe veprimtaritë më të rëndësishme sportive janë në qytetet afër Tiranës, RTSH Sport ka menduar mënyrën për të afruar në ekran edhe shumë qytete të vogla dhe larg kryeqytetit. Jeta sportive edhe në këto qytete ka qënë e pasur, por këtë radhë me vëmendjen mediatike nga RTSH nëpërmjet këtij cikli dokumentarësh ka shërbyer jo vetëm pozitivisht për të stimuluar sportin edhe në këto qytete, por edhe për të evidentuar problematikën dhe sakrificat që bëjnë në këto qytete, trajnerët, sportistët, fëmijët për të ushtruar sport.

Saranda, Permeti, Tepelena, Dibra, Bulqiza, Burreli, Shijaku, Gramshi, Shtermeni, Peqini dhe shumë e shumë qytete të tjerë kanë qenë pjesë e këtij cikli duke treguar me detaje, sportet që krenohen këto qytete, vendet dhe mënyrën ku stërviten, si dhe histori suksesi të dala nga këto qytete të vogla. Për çdo dokumentar, kemi marrë falënderime të veçanta nga komuniteti i këtyre qyteteve, duke qënë e vetmja media që transmetojmë për publikun edhe të tilla histori sakrificash dhe suksesi.

Page 65: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

65

TRANSMETIMET E SPORTEVE ELITARE NDËRKOMBËTAREMoto GP

Për vitin e tretë rresht RTSH ka qenë transmetuesi ekskluziv i garave me motora. Aktiviteti më i bukur në botë dhe gara më spektakolare mbi motor ka qenë pjesë e programeve të RTSH dhe RTSH Sport, duke patur këtë vit një hapësirë programative më të madhe se sa sezonet e tjera, për shkak të RTSH Sport. Ky është një sport elitar botëror, që edhe në vendin tonë ka shumë ndjekës dhe shikues. Garat me motora i komentojnë dhe transmetojnë gazetarë dhe komentatorë ekspertë të këtyre disiplinave.

Euroleague

Aktiviteti më i bukur dhe më i rëndësishëm i basketbollit europian është Euroleague. Në një format komplet të ri, kjo ligë e basketbollit ka mbledhur gjithë klubet më të rëndësishme të Europës duke qënë nga kampionatet me të ndjekura. Euroliga është me statistika, një nga eventet që ka ndjekshmërinë më të madhe nëpër pallate sportesh, ndërkohë që edhe në vendin tonë ka shumë të apasionuar dhe tifozë të këtij kampionati, ose të skuadrave të vecanta si: Real i Madridit, Barcelona, CSKA, Olimpiakos etj.Edhe RTSH ka sjellë çdo javë ndeshjen më të bukur të këtij eventi dhe në komentin e specialistëve dhe komenetorëve më të mirë.

Kampionatet Botërorë dhe Europianë

RTSH ka transmetuar gjatë vitit 2017 shumë Kampionate Botërore apo Europiane të shumë sporteve. Kombinuar me programacionin në RTSH Sport, rrjeti digjital i RTSH ka dhënë të gjitha eventet kryesore të sporteve elitare këtë vit si asnjëherë tjetër;

Kampionati Botëror i Hendbollit

Gjatë muajit janar, një nga kampionatet më spektakolare të hendbollit këto vitet e fundit edhe për shkak se u zhvillua në Francë. Plot 24 ekipe nga 5 konfederata u përballën një kampionatin e 25 botëror të këtij sporti duke u evidentuar nga të gjithë si Botërori i Spektaklit. Franca u shpall kampione e Botës në shtëpinë e vet duke mundur Norvegjinë në Finale. RTSH Sport ka transmetuar ndeshjet më kryesore

Kampionati EUropian i Basketbollit për femra

Për 9 ditë me radhë, skuadrat më elitare të basketbollit europian ishin pjesë e transmetimit të RTSH Sport. Në finale Spanja mundi Francën, por atmosfera që ishte në Pragë ka kaluar çdo parashikim.

Page 66: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

66

Kampionati Botëror i Notit

Një tjetër event ekskluziv në RTSH dhe duke qënë se Botërori është zhvilluar në Budapest (me orare evropiane) dhe gjatë korrikut transmetimet televizive kanë qenë në një periudhë pauze, ky kampionat është ndjekur shumë edhe në vendin tonë. Nga data 14 -30 korrik, çdo ditë në kanalet RTSH 1 dhe RTSH Sport janë sjellë për publikun garat më interesante, faza finale e vaterpolit, hedhjeve nga trampolina, not të sinkronizuar dhe shumë gara të tjera noti.

Turneu i Tenisit “Roland Garoos”

Një nga aktivitetet më të bukura dhe më impenjative të tenisit btëror. Njihet ndryshe edhe si kampionati Botëror i Tenisit, sepse zhvillohet në fusha dheu dhe marrin pjesë tenistët më të fortë. Edhe ky aktivitet ka qenë çdo ditë i pranishëm në RTSH 1 me ndeshjet finale dhe gjithë ndeshjet e tjera në RTSH Sport. Verdiktet finale të këtij eventi ishin kampionët: Rafa Nadal për meshkuj dhe Jeļena Ostapenko për femra. Aktiviteti është transmetuar dhe komentuar nga specialist të sportit, ish-kampionë të tenisit shqiptar dhe aktualisht trajnerë të ekipeve kombëtare.

Kampionati Botëror i Atletikës

Gjatë muajit gusht, RTSH transmetoi edhe Kampionatin Botëror të Atletikës që u zhvillua në Londër. Duke qenë se ishte një kampionat që kishte shumë ngjarje sportive, si tërheqja e Usajn Bolt nga atletika, apo përjashtimi i sportistëve nga Rusia për shkak të çështjes së dopingut, edhe në vendin tonë ky Botëror është ndjekur nga teleshikuesit.

Kampionati Europian i Basketbollit/Meshkuj

Një Kampionat që u zhvillua në disa shtete dhe finalet i luajti në Ljubjanë. Sllovenia u shpall për herë të parë Kampione e Europës duke mundur në një finale dramatike Serbinë. Të gjitha ndeshjet janë transmetuar në RTSH Sport dhe finalja në RTSH 1 në një koment profesional.

Kampionati Botëror i futbollit për Klube

Muaji dhjetor solli në ekran një tjetër ekskluzive për RTSH. Botërori i klubeve është një aktivitet i FIFA-s dhe marrin pjesë kampionet e kontinenteve.

Duke qënë se merrte pjesë Reali i Madridit nga Europa dhe Gremio nga Amerika Latine, sidomos për sa i përket ndeshjes finale, duke qënë se u luajt edhe ditën e shtunë, ka patur ndjekës të shumtë edhe në vendin tonë.

Page 67: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

67

Ndeshjet kualifikuese të Botërorit

Përveç ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Kosovës, RTSH ka transmetuar edhe shumë nga sfidat e tjera kualifikuese për Kupën e Botës, Rusi 2018. Duke qënë se shumë nga skuadrat e njohura luajtën edhe ndeshje “Play Off’ shtesë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror, shikueshmëria ka qënë e lartë. Sidomos në ditën e ndeshjes Itali – Suedi, ku italianët humbën mundësinë për të qënë pjesë e Botërorit, RTSH ka qënë ekrani më shumë i ndjekur nga shqiptarët.

Lajmet

Me krijimin e strukturave të reja dhe formimin e kanalit RTSH Sport, gazetarëve aktualë me eksperiencë të RTSH-së, ju shtuan të rinjtë me dëshirë dhe pasion. Gazetarët e rinj janë afruar, një pjesë me audicione të njëpasnjëshme, një pjesë nga bashkëpunëtorët e hershëm të RTSH-së në vite që kanë ndihmuar me komente dhe që njiheshin mirë me stafin dhe mënyrën e punës në televizion.

Një nga arritjet e para ishte edicioni informativ i lajmeve në RTSH Sport që nisi pa u mbyllur muaji i parë i formimit të RTSH Sport.

Duke patur objektiv profesionalizmin dhe informimin e publikut në mënyrën e duhur, edicionet e lajmeve nga 2 edicione, në fund të vitit kaluan në 5 në ditë, ndërkohë që shpesh lajmet që prodhonte redaksia e RTSH Sport, shërbenin si tema në shtypin e përditshëm sportiv. Ekskluzive si: E-mailet mes FSHF-së dhe Flamurtari publikuar për herë të parë në lajmet e RTSH Sport, dokumentet e gjyqit të FK Skënderbeut me FSHF-në në zyrat e CAS-it u publikuan për herë të parë në RTSH Sport dhe shumë e shumë lajme të tjera kanë sjellë tek publiku të parin edicion informativ sportiv në tregun e mediave “Free to air” që zgjat thuajse 45-50 minuta.

RTSH Sport ka përdorur edhe gjithë rrjetin e bashkëpunëtorëve nëpër rrethe për të sjellë në ekran gjithçka që ndodh në sportin kombëtar. Kemi përdorur edhe bashkëpunëtorët e RTSH për lajme nga Kosova, Maqedonia apo rajoni, për të mos munguar asgjë.

RTSH Sport është kthyer shumë shpejt në një partner mediatik i të gjithë federatave shqiptare, duke ju transmetuar çdo aktivitet të rëndësishëm që ato organizojnë, por kjo nuk do të thotë që në edicionet e lajmeve nuk evidentohen problematikat, gjërat që nuk shkojnë, apo mangësitë e këtyre Federatave.

Misioni ynë publik nuk është vetëm informues, apo argëtues, por është edhe edukativ, apo në shërbim të masivizimit të sporteve në vendin tonë. Sportet që transmetohen në ekran, janë shembuj për brezin e ri. Kupat dhe aktivitetet e të rinjve që janë transmetuar deri tani, mund të mos kenë cilësinë maksimale sportive, apo të ofrojnë marketing, por shërbejnë për fëmijët të shikojnë se shokët e tyre mbërrijnë në ekran përmes sportit.

***

Page 68: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

68

Qendrat Vendore Audiovizive të RTSH (Shkodër, Korçë, Gjirokastër, Kukës).

Në punën e tyre, stafet e këtyre qendrave janë orientuar nga vlerat themelore të sanksionuara në Statutin e RTSH: gjithëpërfshirja, besueshmëria,përsosmëria,diversiteti,llogaridhënia,inovacioni, paanshmëria;

Në dy qendrat ku ka transmetim televiziv (Gjirokastër dhe Korçë) gjatë vitit 2017 programacioni është pasuruar me programe të prodhuara nga vetë stafet e këtyre qendrave audiovizive. Kështu QVA Gjirokastra realizon disa emisione të rinj, si:

“Mirëmëngjes” (gjatë 5 ditëve të javës)“Retrospektivë”, “Arti i gatimit”, “Teleshëndeti”, “Rubrika sportive”, “Rrugëtim”, “Një çast rini”, “Dedikuar ty”, “Na ishte njëherë”.

Po ashtu QVA Korçë realizon disa programe të rinj si:

“Mirëmëngjes” (gjatë 5 ditëve të javës), “Studio Sport”, “Pasdite ndryshe”, “Mjeku dhe ju”,“Autor”, “Koha për fëmijët”, “Trendy”.

Për pakicat etnike në transmetimet e RT Gjirokastër është konsoliduar emisioni në gjuhën greke, që realizohet nga gazetari pjesëtar i komunitetit të kësaj pakice. Përveç emisioneve që kanë lidhje me zonën e minoritetit në fushën e vlerave të trashëgimisë, pasurisë kulturore, traditat, etj, një minutazh i caktuar brenda emisionit i është dhënë edhe lajmeve aktuale apo ngjarjeve të ditës që shqetësojnë këtë minoritet.Në fokus të këtij viti për QVA Gjirokastër është realizimi i një emisioni për një tjetër pakicë minoritare, asaj arumune (vllahe).Në QVA Korçë në program është shtuar edicioni i lajmeve në gjuhën rome, një format që vjen për herë të parë në RTV Korça dhe i drejtohet kryesisht

Page 69: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

69

komunitetit rom, i cili ka mundësi të ndjekë zhvillimet më të rëndësishme të javës në gjuhën rome, si dhe materiale sensibilizuese apo problematika të këtij komuniteti. Një punë e mirë është kryer gjatë vitit 2017 për pasurimin e programacionit, por edhe të arkivit të televizionit në të dy kanalet televizive lokale, nëpërmjet xhirimit të eventeve të ndryshme. Pas kryerjes së procesit të digjitalizimit në qarkun e Korçës, RTV Korça është pjesë e platformës së RTSH.

Meqë këto dy kanale televizive transmetojnë nga ora 08.00- 23.00 pjesa tjetër e programacionit është e përbërë kryesisht nga materiale të marra nga arkivi apo të regjistruara gjatë viteve nga rrjeti i RTSH-së.Struktura programore e të katër radiove të QVA të RTSH ka qenë ajo e një radioje magazine, që përmbledh shumë fusha dhe gjini radiofonike, por baza e kësaj strukture mbetet gjithmonë informacioni.

Secila nga 4 stacionet radiofonike gjatë vitit 2017 ka shtuar ediocionet informative, duke i shtrirë gjatë gjithë ditës (edicione flesh dhe edicione të zgjeruara). Bazë e këtyre edicioneve janë kryesisht zhvillimet lokale, por duke trajtuar edhe zhvillime të rëndësishme kombëtare e rajonale, që janë pasqyruar nëpërmjet lajmeve të shkurtra, kronikave ,intervistave dhe gjinive te tjera. Në programacionin e të katër radiove janë ruajtur edhe ato programe e emisione me të cilat këto radiostacione janë identifikuar që në krijimin e tyre (programet me këngë popullore të secilës krahinë janë shumë të ndjekura nga publiku i qyteteve respektive).

Stafet lokale të katër qendrave audiovizive gjatë 2017 kanë qenë pjesë e disa emisioneve dhe programeve të kanalene të RTSH. Në edicionet informative të RTSH pothuajse çdo ditë QVA-të janë të pranishme përmes kronikave, reportazheve si dhe transmetimeve të drejtpërdrejta të realizuara nga gazetarët e operatorët e këtyre qendrave, ku janë pasqyruar ngjarjet, veprimtaritë dhe probleme e tematika të ndryshme nga territori i gjithë qarqeve përkatëse.

Pasqyrimi i fushatës elektorale të 2017 ka qenë një sfidë për 4 qendrat vendore audiovizive. Fakti që nuk pati asnjë kontestim dhe u respektua kodi zgjedhor, dëshmojnë profesionalizmin dhe paanshmërinë politike, që tashmë është bërë motiv për krejt stafin e RTSH. Edhe problemet para fushatës që u shfaqën në QVA Gjirokastër, me marrjen e masave nga drejtoria e përgjithshme e RTSH u quajtën të tejkaluara brenda një kohe të shkurtër.

Sot në të katër qendrat vendore audiovizive gjenden në pozicionin e drejtuesit 4 gazetarë profesionistë. Korça, Shkodra dhe Kukësi drejtohen nga gazetarë që kanë një histori prej tri dekadash në fushën e gazetarisë qoftë të shkruar, apo radiofonike dhe televizive, kurse drejtuesja e Gjirokastrës, pavarësisht se në moshë relativisht të re, prej vitesh punon si gazetare televizioni. Edicionet e lajmeve dhe emisionet informative po fokusohen gjithnjë e më shumë nga interesi publik, duke trajtuar problematika që shqetësojnë komunitetet përkatëse.

Page 70: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

70

NJËSIA E PROGRAMEVE

RTSH1 – Fytyra e re e kanalit gjeneralist(Rikonceptim në formë dhe përmbajtje)

Figura dhe përmbajtja e RTSH1 kanë pësuar një ndryshim pozitiv. Kanali i parë i rrjetit të Televizionit Shqiptar është kthyer në një kanal modern, me një kualitet të lartë transmetimi.

-2017 ka qenë një vit me sfida të njëpasnjëshme, pjesa më e madhe të cilave janë pjesë e pandashme e rrugëtimit televiziv.

Politika e ndjekur në ristrukturimin e kanalit të parë gjeneralist është një politikë afatgjatë, që në përqindjen më të madhe të saj është manifestuar gjatë këtij viti, por është ende në proces.

Synimi ynë fillestar ishte riformatimi i kanalit të parë të RTSH-së, sjellja në kohë e programeve të strukturës dhe sigurisht ndryshimi i performancës.

Pikat pozitive që rezultuan të suksesshme me ndërtimin e strukturës së re të 10 kanaleve të paketës janë:- Strukturimi i redaksive të dedikuara për kanalet.- Angazhimi i punonjësve nëpër kanale, sipas specifikave të CV-së së secilit.- Ndërtimi i një agjende të re pune për njësinë e prodhimit, njësitë organizative, njësitë teknike, arkivi, regjitë, etj.- Atribuimi i vlerave dhe motivimi i punonjësve, duke i shpërndarë sipas redaksive në atë që dinë të bëjnë më mirë.

Të gjitha programet e RTSH-së janë transformuar në formë dhe në përmbajtje, duke sjellë një frymë të re në televizion, bazuar në standardet europiane.

Progresi i një viti është i ndjeshëm dhe kjo vërtetohet tek feedback-u që kemi marrë nga publiku. Tashmë, RTSH-ja nuk është më një kanal që të qëllon ta hasësh kur kontrollon stacionet, por një paketë kanalesh që ofron atë që quhet “the best of tv” (më e mira e televizionit), me programe për të gjitha moshat dhe zhanret.

Konfirmimin e kemi marrë nga shikuesit, të cilët kanë rritur dukshëm interesin e tyre për të ndjekur programet tona. Pas një sërë sondazhesh të kryera nëpërmjet telefonatave e sondazheve online, rezulton që është rritur ndjeshëm

Page 71: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

71

shikueshmëria, duke e bërë RTSH-në tashmë jo më një zgjedhje sporadike, por një zgjedhje të përhershme.

Gjatë këtij viti janë kryer 4 mbledhje me Këshillin e Shikuesve dhe Degjuesve, ku kemi diskutuar gjërësisht mbi platformën tonë te re dhe paketën e re të programeve, duke marrë një feedback pozitiv.

Sondazhet online të kryera nga AMA kanë evidentuar interesin në rritje të produkteve tona televizive, ku nga 1%-2% rritje, rezulton të kemi 5-6% rritje për -2017-ën. Ka një rritje të lehtë të audiencës, që më së shumti vjen nga emisionet periodike, si emisioni i mëngjesit, pasdites, emisionet sportive dhe sigurisht eventet sportive, që janë ekskluzivitet e RTSH-së. Eventet sportive LIVE që transmetohen në rrjetin e RTSH-së kanë audiencën maksimale. RTSH ndiqet kudo kur ka evente të rëndësishme sportive shqiptare e të huaja, jo vetëm në kanalet tona, por edhe në RTSH-Online, ku jemi live streaming me cilësi të shkëlqyer, por edhe në aplikacionin RTSH-Tani, ku kushdo dhe kudo pa kufizim gjeografik mund të na ndjekë në çdo kohë, me një celular smartphone.

Duke patur parasysh shtrirjen dhe përdorimin masiv të rrjeteve sociale, mjaft programe të RTSh transmetohen live edhe në rrjetin social facebook dhe mund të gjenden “me kërkesë” edhe në youtube ose brenda një periudhe kohore 3 ditësh me anë të aplikacionit RTSH TANI.

Ndryshimet në strukturën programore po ecin me shpejtësinë e teknologjisë. Gjithçka që transmetohet në rrjetin e RTSH-së tashmë pasqyrohet gjerësisht online. Mediat sociale kanë ndikuar pozitivisht në përhapjen e jehonës së platformës sonë të re; në këtë drejtim është ndjekur një politikë mjaft e mirë PR-i, për të shpërndarë sa më shumë informacione në portalet më të njohura në vend, lidhur me programet tona, eventet dhe personazhet e televizionit.

Interesi është rritur dukshëm edhe për figurat e njohura të televizionit, të cilët po afrohen gjithnjë e më shumë në RTSH, një vend që i motivon tashmë dhe që u ngjall të gjithëve besueshmëri dhe seriozitet.

Gjatë këtij viti janë rritur kërkesat për bashkëpunime me RTSH-në, për organizmin e shumë eventeve në kryeqytet e më gjerë. Projektet që prezantohen pranë RTSH-së janë shtuar dhe tashmë shqyrtohen nga një grup pune i dedikuar për projektet e jashtme, i cili kujdeset të përzgjedhë propozimet më cilësore.

Bilanci i një viti rezulton i suksesshëm edhe në sektorin e marketingut, ku vihet re një rritje me 10% të ardhurash nga reklamat. Shumë brand-e të njohura duan të bëhen partnerë të programeve tona televizive. Sektori i marketingut po ndërton politika të reja marketingu sa u përket eventeve të mëdha dhe patentave ndërkombëtare, siç është ajo e “MasterChef Junior”, një format që kërkon më shumë burime të ardhurash dhe që ka më shumë mundësi për reklamim produktesh.

Page 72: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

72

Studiot e reja televizive dhe “revolucioni” i skenografive:

Përgjatë gjithë vitit, në RTSH është ndërtuar nga e para çdo studio televizive, me skenografi të dedikuar, ndriçim të posaçëm dhe paketë grafike të kompozuar enkas për emisionet, sipas zhanreve të gjithsecilit.Kjo ka hasur në disa vështirësi, pasi studiot e RTSH-së janë të vogla dhe nuk kanë shumë thellësi, por megjithatë ato janë kthyer në studio shumë komode, duke shfrytëzuar çdo hapësirë të mundshme.Për herë të parë në studion e “Mirëmëngjes Shqipëri” përdoret ledwall-i, i cili play-on (paraqet) vazhdimisht informacion që lidhet me temat, apo pamje me animim. Kjo i shton studios një element mjaft të përdorur sot në televizion që pasuron skenografinë dhe ndërkohë është dhe mjaft i dobishëm për pamjet mbulim.

Të gjitha emisionet e këtij viti kanë pasur studio të reja e moderne, që janë konceptuar sipas tematikave që trajtojnë. Të tilla janë “Pasditja ime”, “Femina”, “Bibliotekë”, “Fol me mua”, “Bulza”, “Përballë”, emisionet sportive, etj.

Një tjetër skenografi e arrirë ishte ajo e programit të Vitit të Ri, “Ti je festa ime”, një program maratonë që mblodhi artistët e muzikantët më të mirë të vendit, që na shoqëruan në ndërrimin e viteve, me humor, muzikë, biseda në studio dhe batuta miqësore. Emisioni i “Vitit të Ri” ishte i pari i këtij përmasave për RTSH-në dhe ishte mjaft i ndjekur nga shikuesit.

“Fest 56” ishte pa dyshim ngjarja e vitit, një festival modern, me një skenar të larmishëm dhe të ftuar emra të njohur të muzikës shqiptare e botërore, si Riccardo Cocciante, Elsa Lila, Alban Skënderaj, Aurela Gaçe, Adelina Ismajli, Elhaida Dani, etj.Adi Krasta me prezantimin e tij unik priti në skenë figura të shquara të ekranit e të shoqërisë, të cilët bënë bashkëprezantimin e këngëve të festivalit. Për herë të parë në historinë e festivaleve të pasviteve ’90, kënga fituese “Mall”, e Eugent Bushpepës bashkoi unanimisht gjithë shqiptarët, të cilët e pëlqyen dhe përkrahën që në daljen e saj të parë publike.

Risia e festivalit, përveç skenografisë madhështore dhe emrave të shquar ishte padyshim publikimi i këngëve në YouTube përpara konkurimit, një risi që u shërbeu këngëtarëve dhe publikut, i cili u familjarizua me këngët para daljes së tyre në skenë.

Një konceptim tërësishti ri grafik

Paraqitja grafike e emisioneve është ndryshuar tërësisht, duke sjellë një frymë të re të konceptimit dhe duke pasuruar ndjeshëm produktet tona televizive.

Data 21 dhjetor 2017, e cila përkoi dhe me premierën e Festivalit të Këngës, shënoi dhe një revolucion grafik për historinë e Radio Televizionit Shqiptar. Tashmë, rrjeti i RTSH-së ka një fytyrë krejt të re dhe inovative, me grafika të dedikuara, logo moderne dhe konfigurim mjaft cilësor.

Page 73: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

73

Ajo që spikat dukshëm është ngjyra kuqezi e flamurit tonë, e cila është dhe simbol i logos kryesore, si dhe logove të kanaleve të tjera.Që prej datës 21 dhjetor, logo e re është implementuar në të gjithë sektorët e Radio Televizionit Shqiptar, duke filluar nga studio e re e Lajmeve. Faqosja e rinovuar është dhe tek siglat e emisioneve, paketat grafike të spoteve, promove, etj.Edhe faqja zyrtare e web-it tashmë ka fytyrën e saj të re dhe faqosje të dedikuar:

Struktura e programeve ka pësuar ndryshime rrënjësore. Emisionet janë reduktuar në minutazh, për t’i dhënë më shumë ritëm informacionit;githashtu i është dhënë prioritet fragmentarizimit të emisioneve në rubrika më të shkurtra, për ta bërë informacionin më të rrjedhshëm për publikun e gjerë.

Emisionet që xhirohen jashtë studiove të RTSH-së ndiqen nga një regjisor ose drejtor fotografie, i cili kujdeset për figurën, sidomos për emisionet ku figura kërkon dhe një lloj konceptimi artistik të detajuar. Për herë të parë në emisionet që xhirohen exterier po përdoret aparati dhe droni, duke sjellë në RTSH1 pamje me cilësi të lartë dhe kualitet ngjyrash të dallueshëm. Së shpejti në RTSH1 do të fillojë një cikël reportazhesh, me titull “Tregomë”, një prodhim ekskluziv i RTSH1, i cili është xhiruar i gjithi në exterier, me mjetet e fjalës së fundit të teknologjisë, HD dhe 4K.

Klipet e tipit profil, insertet dhe mënyra e montazhit gjithashtu janë ndryshuar, duke u bërë më të shkurtra, më të ngjeshura në përmbajtje dhe sigurisht nuk duhet harruar që pjesa më e madhe e montazhierëve tashmë punojnë me Edius, programin e dedikuar të editimit për pamjet HD.Klipet që përdoren në emisionet e përditshme të strukturës janë të pasuruara edhe me mjaft elemente grafike që shtohen në post-produksion, duke e bërë informacionin të dëgjueshëm dhe të shikueshëm në të njëjtën kohë.

Sektori i grafikës ka pësuar ndryshime rrënjësore: nga 5 grafistë që ishin vitin e kaluar, ky sektor sot numëron plot 14 grafistë, nga të cilët 3 janë të dedikuar për eventet sportive, 2 për lajmet dhe pjesa tjetër për kërkesat e kanaleve tematike të RTSH. Të gjithë punojnë me kompjutera të rinj, të një teknologjie të lartë. Ajo që bie në sy është mosha e re e grafistëve, të cilët pavarësisht kësaj kanë shumë vite eksperiencë në median vizive.

Page 74: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

74

Ndërkohë, edhe sektori i montazhit ka ndërtuar një strukturë mjaft produktive, duke angazhuar montazhierë të dedikuar për emisione të caktuara të strukturës, në mënyrë që montazhi të kalojë jo më në disa duar (me turne), por tek një montazhier, i cili merret nga fillimi në fund me një projekt televiziv.Regjia e emisioneve është pasuruar me burime të reja IN dhe OUT, ku tashmë mund të transmetohen në të njëjtën kohë më shumë se dy informacione, gjë që ka qenë një problem i kahershëm teknik. Tashmë kushtet janë të tilla që për një emision të dalin njëkohësisht disa burime informacioni.

RTSH1 – një dritare e aktualitetit në vend

Për një televizion publik, aktualiteti është furnizuesi kryesor e i përditshëm i një kanali. Synimi ynë është ta sjellim atë konform kërkesave të bioritmit të shoqërisë shqiptare, duke ruajtur ekuilibër në tregun mediatik e duke respektuar çdo të drejtë individuale.

Për të përcjellë aktualitetin në më të mirën e tij, është ndërtuar tashmë prej një viti redaksia e emisionit “Mirëmëngjes Shqipëri”, një redaksi e madhe, prej 13 gazetarësh (e moderatorësh), që përcjellin nga e hëna në të premten gjithçka që lidhet me aktualitetin shqiptar. Që prej shtatorit që sapo lamë pas, redaksia është zgjeruar dhe fasha e mëgjesit është afruar që nga ora 06:30, për të vazhduar deri në 10:00, me lajme, informacione utilitare, rubrika që promovojnë njerëz, institucione, rubrika mbi problematikën shqiptare, sociale, argëtim, etj. Pjesa e parë e programit, deri në orën 08:00 përcillet nga gazetari Enkel Demi, i cili me formulën e tij të re ka rezultuar shumë i ndjekur, duke sjellë pak nga të gjitha, për ta bërë mëngjesin shqiptar të pasur dhe shumë energjik.Për herë të parë kemi ndërtuar këtë vit një rrjet me 6 korrespondentë nga rrethet kryesore të Shqipërisë, një rrjet ky që monitorohet nga një redaktor përgjegjës, i cili angazhohet vetëm me produktin që vjen nga rrethet. Kjo e bën emisionin më gjithëpërfshirës dhe i bën gjithë shqiptarët protagonistë me historitë e tyre, traditën, problematikën e qytetit, etj.

Aktualiteti dhe politika në vend janë sërish kryefjala e “Përballë” të Lutfi Dervishit, i cili është rikthyer në këtë sezon, pas një sezoni të suksesshëm dhe të mirë-komentuar në media për profilin e tij të qetë dhe mjaft korrekt karshi publikut.

Dritares së aktualitetit i shtohet dhe emisioni “Java”, i cili sjellë çdo të premte temat politike të javës.

Pasditet në TVSH janë kthyer tashmë me më shumë kohë televizive, pasi emisioni “Pasditja ime” vjen për një orë e gjysmë pranë publikut, (me studio të re), me temat e përditshme që prekin fusha nga më të ndryshmet. Emisioni rezultoi mjaft i suksseshëm e i komentuar gjerësisht në mediat sociale, për nga gjetja e prezantuesve dhe për nga temat që trajton.

Page 75: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

75

Sot, “Pasditja ime” përcjell seriozitet për nga temat dhe për të ftuarit, duke gëzuar simpatinë e shikuesve të RTSH1-it. E veçanta e pasditeve të RTSH-së është gjetja e formulës për të “goditur” në një fashë që ecën paralel me konkurrentët, me temat specifike dhe me prezantuesit që ndryshojnë çdo ditë, ku secili vjen në atë që di të përfaqësojë më mirë.

Ngjarjet më të rëndësishme të vitit

Pa diskutim që publiku i RTSH-së është dashamirës pas Festivalit, i cili është tashmë një traditë e RTSH-së në vite. Sjellja e festivalit, me gjithë problemet në prezantim ishte një risi teknologjie dhe novacioni.

Programi i Vitit të Ri “Ti je festa ime” dhe koncerti me muzikën më të mirë të filmave shqiptarë “Faleminderit për muzikën” janë pa dyshim dy ngjarjet më të bukura të fundvitit në RTSH, të dyja sipërmarrje të mëdha, si për nga burimet njerëzore, ashtu edhe për nga forma e përmbajtja. Të dyja këto ngjarje rikthyen nostalgjinë e shqiptarëve për humorin tonë të traditës, muzikën e bukur dhe kompozimet më të mira kinematografike në vite.

Paketa e re festive për festat e fundvitit

Departamenti i programeve punoi ngushtësisht me kanalin e parë gjeneralist për të ndërtuar një buqetë programesh të reja ekskluzive, për të sjellë para publikut një javë të mbushur me evente të rendësishme, premiera e koncertë argëtuese dhe mjaft cilësore.

Paketa festive përfshiu fëmijët e të gjitha grupmoshave, me filma premierë artistikë e të animuar, ngjarje muzikore, kolazh me këngët më tëmira të koncerteve për fëmijë dhe kulmi arrin me 70-vjetorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, një përvjetor i mbushur me emocione, të ftuar të rëndësishëm e muzikë për të gjitha brezat. Emrat më të njohur të skenës, si Ardit Gjebrea, Irma Libohova, Zana Çela, Yllka Mujo, Inva Mula, etj,kënduan këngët më të bukura të fëmijëve në vite.

Paketa festive solli shumë evente muzikore, duke filluar nga Galaja e madhe e TKOB “Pop Star to Opera Stars” e deri tek koncerti Tradicional i Vjenës, i cili këtë vit riktheu për të pestën herë në skenë dirigjentin e njohur italian Riccardo Mutti. Nuk munguan koncertet, Grammy 2017, muzikë e zgjedhur e festivaleve, koncertet live, etj.Filmat premierë ishin bashkudhëtarë të javës festive, duke filluar nga 5 premiera ekskluzive shqiptare, për të vazhduar më tej me rreth 15 tituj filmash të huaj, të gjithë fitues të një sërë çmimeve ndërkombëtare.

Nata e ndërrimit të viteve ishte pika kulmore, aty ku u përqendruar gjithë vëmendja e publikut të RTSH1. Romir Zalla, Vikena Kamenica dhe Elvis Pupa prezantuan një program maratonë prej më shumë se 6 orësh transmetim.

Page 76: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

76

Humor nga të gjitha trevat, muzikë nga Shqipëria e Kosova, aktorë të njohur tëhumorit, valle e balet, performanca cirku të jashtëzakonshme e të ftuar ndërkombëtarë, të gjitha në një natë të vetme, në ditën e ndërrimit të viteve.

Filtrimi i emisioneve të strukturës & prurjet e reja

Struktura e re e RTSH1, pas shumë diskutimesh të gjata me të gjitha redaksitë e kanaleve të paketës, pësoi një sërë ndryshimesh. Si pasojë, një sërë emisionesh e mbyllën ciklin e tyre, ndërsa disa të tjera, që kanë rezultuar të suksesshme, risillen në strukturë, por tashmë të riformatuara dhe të rikonceptuara vizualisht.

Emisioni “Bibliotekë” vjen me një studio të re dhe me një konceptim ndryshe nga ana regjisoriale. Po ashtu rikthehen në strukturë emisioni tashmë i njohur “Trupi dhe shëndeti”, “Hapësirë e blertë”, etj. Emisioni “Në tempull”, i dedikuar për historinë e trashëgiminë kulturore vjen i riformatuar dhe në një fashë tjetër, ditën e shtunë, por këtë herë i rikonceptuar nga ana regjisoriale, për të marrë maksimumin e bukurive shqiptare të traditës.

Emisioni “Turni 3”,vjen në fundjavë dhe me një fashë tjetër, më i gjatë dhe më i ngjeshur me rubrika të reja.

Fëmijët në RTSH 1

Fëmijët janë kryefjala e RTSH1. Çdo ditë, në “Mirëmëngjës Shqipëri” dita nis me titujt kryesorë të gazetave dhe me një film vizatimor për vogëlushët që janë ende në shtëpi dhe po bëhen gati për në çerdhe, kopësht e shkollë.Fundjava u dedikohet atyre, që në orët e para të mëngjesit, me filmat vizatimorë, teatrin e kukullave dhe emisionin “Me duar të vogla”.

Fëmijët, familja e problematikat e rritjes së fëmijës gjejnë vend çdo të enjte, tek “Pasditja ime”, me Julka Gramon, e cila trajton vetëm tema që lidhen me familjen, rritjen e fëmijëve dhe prindërimin për moshat e ndryshme, edukimin, kohën e lirë, ushqyerjen, etj.

Emisioni për fëmijë “Miku im më i mirë”, ka për protagonistë fëmijët dhe lidhjen e tyre me kafshët, kujdesin për ta, këshillat e veterinerit, etj.Historitë janë të mrekullueshme dhe gjithçka rrëfehet në studio dhe jashtë saj, për të zbuluar pasionin dhe dashurinë që fëmijët e moshave 5-12 vjeç kanë për krijesat e vogla.

Një prej sukseseve të këtij sezoni ishte pa diskutim dhe organizimi i RTSH-së i Festivalit për Fëmijë “Junior Fest”, i cili kurorëzoi fituesen, Ana Kodra, një zë i mrekullueshëm që do të përfaqësojë Shqipërinë në Euro-Song-un për fëmijë. Ajo që spikati këtë vit në festival ishte fryma e re e këngëve dhe emra të njohur të muzikës shqiptare që sollën kompozime mjaft moderne për fëmijët në garë.

Page 77: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

77

Risitë kinematografike të sezonit

Kanali RTSH Film kujdeset të furnizojë me tituj për filma artistikë, dokumentarë të huaj, seriale të huaj dhe promo, kanalin kryesor të rrjetit, RTSH1.

Duke qenë përgjegjësi e këtij kanali, RTSH FILM bashkëpunon ngushtë me hartuesit e programit ditor e javor të RTSH1 për përzgjedhjen e titujve të filmave, dokumentarëve e serialeve që do të transmetohen.

Përgjatë një jave, RTSH1 transmeton mesatarisht 25 filma, të cilët përzgjidhen sipas zhanrit që i përshtatet fashë-orarit të caktuar.

Kështu, gjatë paradites transmetohen tituj që i përkasin zhanrit animacion, komedi apo familjar.

Gjatë pasdites transmetohen tituj që i përkasin zhanrit biografi, dramë-romancë, komedi-romancë apo fantazi dhe aksion.

Mbrëmja kryesisht u dedikohet premierave dhe Filmit Autor. Jemi kujdesur që të ketë të paktën një premierë filmi në javë, kryesisht ditën e diel. Çdo film premierë shoqërohet me spotet promovuese që transmetohen përgjatë gjithë javës. Për herë të parë, filmat vijnë me spote të dedikuara dhe të kujdesura nga ana e përmbajtjes dhe nga paraqitja grafike.

Dokumentari i huaj, një ushqim i përditshëm për RTSH1, tashmë në të gjitha zhanret e tij

Dokumentarët e huaj zënë gjithashtu një hapësirë jo të vogël në transmetimin ditor të RTSH 1. Gjatë një jave transmetohen mesatarisht 20-25 dokumentarë të huaj. Në varësi të tematikave, të cilat janë të larmishme, duke nisur që nga qytetërimet, portretet, aktualiteti, natyra, historia, etj, ata vihen kryesisht në fashë-oraret e paradites dhe pasdites.

RTSH1 transmeton të paktën 5 dokumentarë premierë në javë, kryesisht prodhimet e DW, dhe një pjesë e tyre shoqërohet me spote promovuese, kryesisht dokumentarët e ciklit “Në timon” dhe “Arts 21”.

Serialet e huaja

Serialet janë një pjesë e rëndësishme e programit javor të RTSH 1, ndaj për këtë bashkëpunimi me kanalin e filmit është i domosdoshëm. Duke qenë të blerë rishtazi, të gjithë serialet janë premierë për kanalin kryesor, ndaj çdo titull apo sezon i ri është shoqëruar me spote promovuese.

Page 78: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

78

Në sezonin e ri televiziv, RTSH 1 ka nisur transmetimin premierë të serialit “The Following” dhe pas tij pret të nisë transmetimin sezoni i ri i “Closer” dhe “Shigjetarit”, dy seriale që u testuan të ishin mjaft të suksesshme në RTSH1.

Kanali RTSH Film i ka ardhur gjithashtu në ndihmë kanalit kryesor me hartimin e një databaze të detajuar për secilin titull filmi, dokumentari apo seriali të huaj. Të gjitha informacionet që përmban databaza përdoren rregullisht në hartimin e EPG-së(Electronic Program Guide- Udhëzuesi Elektronik i Programeve) nga kanali kryesor.

RTSH1 planifikon të përcjellë, me ndihmën e RTSH Film, çdo aktivitet që lidhet me festivalet e filmit të huaj që zhvillohen brenda apo jashtë Shqipërisë, apo edhe ndarjen e çmimeve të rëndësishme për filmin dhe dokumentarin e huaj.

Filmi & Dokumentari Shqip

Kanali RTSH1 pasurohet vazhdimisht nga RTSH Shqip me filma artistikë shqiptarë, dokumentarë shqiptarë, reportazhe, tele-komedi, teatro dhe promo të dedikuara për filmat dhe dokumentarët premierë të kanalit gjeneralist.RTSH1 bashkëpunon ngushtë me hartuesit e programit ditor të RTSH Shqip për përzgjedhjen e titujve të filmave artistikë shqiptarë, dokumentarëve dhe promove që do të transmetohen përgjatë javës në RTSH1.

Përgjatë një jave, RTSH 1 transmeton mesatarisht 5-7 filma artistikë shqiptarë (para dhe pas viteve ’90), ndër të cilët, 1-2 janë filma apo doku-filma premierë.

Mbrëmja kryesisht u dedikohet premierave dhe doku-filmave apo teatrove. Çdo film apo doku-film premierë shoqërohet me spotet promovuese, të cilat transmetohen përgjatë gjithë javës.

Një hapësirë shumë të rëndësishme në këtë sezon kanë zënë edhe dokumentarët e zhanreve dhe tematikave të ndryshme, historikë, biografikë, gjeografikë dhe padyshim dokumentarë dedikuar artit dhe kinemasë e personaliteteve të botës së filmit shqiptar (cikle dokumentarësh si “Familjet e mëdha”, “Bregdeti”, “Portrete”, etj, të cilët zënë një hapësirë të konsiderueshme në transmetimin ditor të RTSH 1, në transmetim kryesisht në fashë-oraret e paradites dhe pasdites).

Kanali RTSH SHQIP i ka ardhur gjithashtu në ndihmë kanalit gjeneralist RTSH 1 me hartimin e një databaze informacioni të detajuar për secilin titull filmi artistik shqiptar, komedie apo vepre teatrale shqiptare. Të gjitha informacionet që përmban databaza përdoren rregullisht në hartimin e EPG nga kanali kryesor.

Page 79: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

79

Një kanal i pasqyruar gjerësisht ONLINE

Për herë të parë, në RTSH është krijuar një skuadër që merret me përditësimin e lajmeve dhe mbulimin e emisioneve online, në rrjete sociale të dedikuara.

Tashmë, emisionet kryesore të strukturës kanë menaxherët e tyre të faqeve online në Facebook dhe Instagram, duke hedhur çdo ditë, në kohë reale informacione, gjurmë mbi atë çka do të vijë pas pak, foto e video që lidhen me emisionet e përditshme.

Pasqyrimi i programeve në rrjetet sociale ka bërë të rritet interesi për programet, por e ka bërë dhe publikun pjesë të qënësishme të emisioneve, me komentet e tyre apo sugjerimet për përmbajtjen.

Kanali zyrtar i RTSH-së në YouTube publikon rregullisht rubrikat më interesante të emisioneve tona, të cilat filtrohen vazhdimisht nga autorët e emisioneve, duke gjetur tituj ngacmues që të joshin publikun.

Disa nga videot më të klikuara janë ato të “Pasditja ime”, të cilat i kalojnë 300 mijë shikues.

Orkestra e Radio-Televizionit Shqiptar, me një fashë të dedikuar prime-time në RTSH1

Koncertet e orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar kanë pasur një sezon artistik mjaft të ngjeshur, i cili do të kulmojë në mbylljen e këtij viti me disa koncerte premierë për festa, si dhe me Festivalin e Fundvitit në RTSH.

Për herë të parë, koncertet që sjell kjo orkestër, që është krenaria muzikore e kanalit tonë po transmetohen gjerësisht në kanalin e parë, tashmë edhe në fashat prime time, kryesisht të ditës së mërkurë. Koncerti i violinistit të njohur Klaidi Sahatçi u transmetua premierë në RTSH1 dhe pati mjaft sukses, pasi solli për herë të parë për teleshikuesin tingujt e një violine origjinale Stradivarius.Figurat që kanë dalë nga kjo orkestër në vite, zënë një vend të rëndësishëm në një nga ditët e emisionit të Mëngjesit, që u kushtohet gjithë personaliteteve të RTSH-së në vite.

Spote të dedikuara për të gjithë emisionet dhe premierat në RTSH1

Në këtë sezon është bërë një revolucion sa u përket promove të emisioneve, filmave, premierave e ngjarjeve sportive në RTSH1.Tashmë çdo emision i RTSH-së ka një spot gjeneralist, me sinopsin e emisionit dhe nga një spot të dedikuar për emisionin e radhës. Sektori i grafikës punon

Page 80: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

80

EPG-ja (Electronic Program Guide):Novacioni elektronik i vitit

E–P–G, apo “Udhëzuesi Elektronik i Programit”, është pa dyshim një nga arritjet e padiskutueshme të vitit.

EPG-ja është një shërbim që përdoret kryesisht tek “aparaturat e zgjuara digjitale” apo (digitalbox), të cilët e kthejnë televizorin e vjetër në të zgjuar dhe sigurisht tek televizorët më të rinj, për të listuar programet që po transmetohen në çast dhe ato të planifikuara për më pas në çdo kanal. Përveç titullit të programit është edhe një përmbledhje (sinops), ose koment i shkurtër dhe një i gjatë për secilin program.

Që prej 31 gushtit 2017 rrjeti i RTSH-së filloi ofrimin e këtij shërbimi, jo vetëm për ata që kanë një televizor të ri apo një digitalbox për televizorët e vjetër, por edhe për këdo që ka një telefon të zgjuar. Aplikacioni RTSH-Tani, i shkarkueshëm në App Store për IOS dhe Play-Store për sistemet Android, mundëson që:

përgjatë gjithë ditës, për të sjellë spote të kuruara nga ana grafike dhe mjaft moderne në konceptim.

Marketingu në rritje

Lajme të mira vijnë nga sektori i marketingut. Sipas të dhënave të nxjerra për 9-mujorin e parë të vitit 2017 rezulton që të ardhurat nga marketingu janë rritur me 10%. Sigurisht që do dëshironim që shifra të ishte më e lartë, por kjo na rrit edhe më shumë përgjegjësinë për të sjellë produkte që gjenerojnë të ardhura. Shikueshmëria e RTSH1 në rritje gjeneron më shumë të ardhura marketingu.

RTSH1, rritje e dukshme në kurbën e sondazheve:

Jo më larg se një vit më parë, kanali gjeneralist ishte kthyer në një kanal më shumë në treg, pa e imagjinuar se mund të kthehej ndonjëherë në konkurrent. Të jesh konkurrent me televizionet tashmë të konsoliduara në treg është e vështirë, por ka shenja të mira së fundmi dhe këtë e tregojnë sondazhet e kryera nga disa media private online, për të cilat ka dhe shumë skeptikë, mes të cilëve jemi edhe ne. E rëndësishme për ne është që RTSH është drejt një ngritjeje të dukshmë në raport me vitet e kaluara. Nga sondazhet tona të brendshme online dhe ato me telefon, rezulton se ndeshjet e Europaligës, Superligës dhe ndeshjet e kategorisë së parë që janë ekskluzivitet i kanalit tonë si dhe RTSH-Sport kanë shikueshmëri absolute. Për këtë, sektori i sportit ka një dritare dedikuar gjithë specifikave të shikueshmërisë.

Page 81: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

81

- Me një klik të përzgjedhësh mes të gjithë kanaleve të rrejtit.- Të ndjekësh në kohë reale programin që pëlqen.- Të informohesh për programin që po transmetohet në çast, dhe të shohësh paraprakisht se çfarë vjen më pas (deri në disa ditë, te kanalet tematike).- Të shohësh të dhënat e programeve sipas gjinisë, tematikës, vit-prodhimit etj.- (Shërbimi Ketchup TV) Mund të kthehesh pas, deri në disa ditë për të ndjekur programe të transmetuara tashmë (pa asnjë pagesë shtesë).- Është i përkryer për njerëzit që janë në lëvizje, për të ndjekur takimet sportive, kur je në makinë, apo të informohesh duke lëvizur.

Të gjitha kanalet e rrjetit të RTSH-së tanimë kanë bazë të dhënash më vete për filmat shqiptarë, filmat e huaj dhe dokumentarët e huaj. Secili nga redaktorët e kanaleve bashkëvepron për të ndërtuar rrjetin e EPG-së, duke përcaktuar me shumë kujdes të gjitha informacionet e nevojshme për secilin nga programet që transmetohet në kohë reale.

EPG-ja në RTSH, përditëson e pasuron çdo ditë bazën e vet të të dhënave, jo vetëm me programet e reja, por edhe me ato arkiv që kalojnë së fundmi në transmetim.

EPG-ja në RTSH kryhet duke zbatuar me fanatizëm rregullat drejtshkrimore dhe gramatikore të gjuhës shqipe.

Me anë të RTSH-Tani kudo ku ndodhesh, vetëm me anë të një kliku në celulari mund t’u kthehesh e rikthehesh programeve që do, për të shijuar emocionet e një ndeshjeje, filmi apo programi televiziv.

Page 82: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

82

Kriteret për të ndërtuar një strukturë programore të suksesshme, bazuar në kërkesat e audiencës

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jetojmë në epokën e artë të televizionit, por tashmë jemi gati për të zbarkuar në epokën e artë të përmbajtjes (*content-it).Ivana Kirkbride, Chief Content Officer of US Streaming Service

Përmbajtja është “mbreti”!

Çdo produkt televiziv ka për qëllim t’u përgjigjet kërkesave të audiencës. Audienca është ajo që fiton kur pikënisja është të menduarit për të bërë një program të suksesshëm. Pyetjet që na lindin natyrshëm janë: A do të jetë ky program i mirë për shqiptarët? A do ta ndjekin ata? Pse duhet ta ndjekin? A do e pëlqeja unë në vendin e tij?

Pesha e audiencës dhe rëndësia e saj bazohen në:- 50% përmbajtje (content)- 30% skedulim (programim) - 20% promocion

Ndarjet sipas fashave orare, bazuar në eksperiencën amerikane

Ndërtimi i programit për sezonin e ri është konceptuar me disa dritare të vogla, të cilët përfshijnë tematika bazuar në kërkesat e audiencës. Modeli amerikan i të bërit “dayparting” është një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur, në mënyrë që skaleta ditore të përfshijë rutinën e përditshme sipas grupmoshave, bazuar në studimet për audiencën të disa prej kanaleve më të njohura amerikane. Për shembull:

Mëngjesi (07:00-10:00): të rriturit përgatiten për punë, para-shkollorët dhe fëmijët për kopësht dhe shkollë lajme, biseda.Paraditja (10:00-18:00): shtëpiaket nga mesdita deri në pasdite talk show, seriale rozë + fëmijët nga mesdita deri në mbrëmje filma serialë, light drama.Para-mbrëmja (18:00-19:00): të rriturit kthehen nga puna lajme, biseda në studio.Para prime-time: (19:00-20:00) : të rriturit kthehen në shtëpi, fëmijët infotainment, game show, komedi.Prime Time (20:00-23:00): ora e parë me familjen komedi, dramë, aksion-aventurë, reality, spektakël.Ora e mbrëmjes (23:00-23:30): të rritur lajme.Natën vonë (23:30-00:30): të rritur biseda, talk show, dramë.Pas mesnate (00:30-07:00): të rritur talk, komedi, dramë, filma të vjetër.

Fokusi i skedulit ditor dhe strategjitë për të ndjekur një linjë të caktuar ditore televizive ndërtohen sigurisht të bazuara në kriteret ligjore, kërkesat respektive, kulturën e vendit, konkurrencën dhe sigurisht mbi buxhetin.

Page 83: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

83

“Ingredientët” kryesorë për të ndërtuar një “menu” të shijshme:

Përbërësit më të rëndësishëm në ndërtimin e një programi të shëndoshë, me një prime-time të shëndetshëm janë:

1. Lajmet2. Emisionet argëtuese3. Serialet (telenovelat)4. Shoë Bizz-i5. Emisionet talk showKëto janë ato që do të shërbejnë si brumi kryesor. Audienca është gjithnjë në kërkim të variacioneve nga dita në ditë dhe pritshmëritë e saj janë të larta. Qëllimi ynë është të balancojmë programin/planifikimin ditor, mbi një bazë permanente, balancë kjo e bazuar në nivel ditor, javor, mujor, sezonal dhe vjetor.

Bioritmi dhe rëndësia e tij në formulimin e një planifikimi efektiv programor

Motoja: Ndiq bioritmin e audiencës të synuar, nëse do të kesh sukses, pasi ai është ritmi i jetës! Nëse nuk njeh bioritmin e një vendi, nuk bën dot televizion dedikuar atij.

Kompatibiliteti: Skeduli duhet të jetë kompatibël me ciklin natyror të përditshmërisë shqiptare. Qëllimi ynë është të prodhojmë programe të suksesshme, në fashat që ne e dimë që gjithë shqiptarët do i gjejmë në shtëpi, sidomos për programet prime-time.

Ja një shembull mbi kërkesat e audiencës bazuar në bioritmin e popullit hollandez:

Aventura: 16%Kënaqësia: 19%Mirëqenia: 11%Jeta familjare: 20%Njohuritë: 18%Besimi: 14%

Page 84: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

84

Nëse do të bënim një paralelizëm me bioritmin shqiptar, vihet re që në mënyrën tonë të jetesës ka më shumë hapësira që u dedikohen interesave të tjera që lidhen me përditshmërinë tonë. Shqiptarët janë shumë të lidhur me aktualitetin në vend, gjë që

vërtetohet nga frekuenca e lartë e emisioneve politike ne vend. Gjithashtu, me interes janë emisionet e tipit reality, show bizz dhe pastaj ato me karakter human.

Emisionet dhe rubrikat dedikuar jetës familjare, problemeve të përditshme, pronës, juridiksionit, etj, janë çështje me mjaft interes, që ndiqen nga shumica e publikut shqiptar. Për të ndërtuar grafikun e përqindjes do të duhej një studim më i plotë, që të prekë edhe rrafshin social. Ajo ku ne bazohemi për momentin janë të dhënat e audiencës dhe përvoja në vite.

5 format e argëtimit (TV)Shpërndarja e tyre në skedulin javor:

Provokimi: Të nxitësh atë që publiku dëshiron, kënaqësitë e tij, fajet e vogla të ditës (emisionet e mesditës, aventurat, filmat seriale, kulinari).

Arratisja: Ta çosh publikun në vende që i heqin mendjen nga e tanishmja dhe stresi (filma argëtues, komedi, fanta-shkencë, dokumentare, qytetërim, udhëtim, modë, luks).

Eksperienca: Ta bësh publikun për vete duke e bërë pjesë të qenësishme të emisioneve të përditshme (aktualiteti, emisonet e pasdites, reality, problematikat, talk show, etj).

Shtendosja: Ta bësh gati audiencën të përjetojë emocione të bukura, pa e çuar direkt aty, tek prime-time, tek best of (më e mira) e ditës (lojra, quiz, muzikë, reportazhe, seriale, cikle dokumentarësh, emision aktualiteti).

Relaksi: Argëtimi maksimal, aty ku publiku nuk bën asgjë, veçse akomodohet në divan, bashkë me familjen për të parë më të mirën e ditës që mund të ofrojë një tv, prime time-in (format argëtues, shoë, spektakël muzikor, film premierë gjithëpërfshirës, cikël ekskluziv, mini-series i suksesshëm).

Ne RTSH gjatë 2017 ka nisur një cikël dokumentarësh për mjedisin, si dhe një cikël mbi historinë e krimit shiptar, të dyja të ndryshme në tematika, por njëkohësisht interesante dhe mjaft kurioze për publikun. Ato janë të realizuara në stilin e dokumentarit docu-series të huaj, duke futur shumë elementë artistikë brenda, për ta bërë edhe më intriguese historinë që rrëfejnë.

***

Page 85: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

85

RTSH 2 ka nisur transmetimet e saj në dt. 6 Dhjetor, 2016 si pjesë e krijimit të 4 kanaleve HD në platformën RTSH - HD.

RTSH2 është kanali i cili do të ketë në vëmendje kategoritë ku përfshihen të gjitha liritë dhe të drejtat e njeriut. Të gjithë kanë të drejtën të mendojnë: Ky është Kanali Im!

Duke qënë se Shqipëria është vëndi i cili numëron një numër të konsiderueshëm të minoriteteve, për herë të parë në Shqipëri krijohet një stacion i cili do të vërë në dispozicion një pjesë të kohës televizive dedikuar Minoriteteve Etnike dhe Kulturore si dhe të gjitha grupeve të margjinalizuara në Shqipëri.

RTSH 2 është kanali që po pasqyron të gjitha eventet me karakter kombëtar, artistik, fetar në të gjitha rajonet e vendit.

Programi i transmetimit në RTSH 2 përgjatë 24 orëve është organizuar në mënyrë që secila nga kategoritë të ketë hapësirën e saj të dedikuar me orare të përcaktuara.

RTSH2 pas një kërkimi, mbi organizatat në Shqipëri që operojnë në këto drejtime, ka bërë të mundur bashkëpunimin me disa prej tyre, ERIAC Instituti i Artit Kontemporan Rom në Gjermani, Chori Media Roma Organisation, në Shqipëri, DISUTNI ALBANI sh.d.a si dhe vendosjen partneritetit me TV në Kosovë RTK 2 dhe Maqedoni MTB 2, kanale dedikuar minoriteteve. Bashkëpunimi ka konsistuar në shkëmbimin e materialeve, emisione, dokumentarë, reportazhe, muzikë.

PRODHIME TE RTSH 2

Shkurt – Tetor 2017Bazuar në strukturën programore të RTSH 2 dhe specifikave që ajo përmban mbi prodhimet e saj, redaktorët kanë realizuar objektivat e kanalit duke filluar në muajin Shkurt të vitit 2017, si më ptoshtë:

Reportazhe Folklorike1. Grupin karakteristik të pleqve të Krujës, Krujë, Mars 20172. Festivali i një qyteze, Festivali Popullor/ Fushë Arrëz, Prill 20173. Një ditë Behari në Brataj, Folk nga trevat.4. Festa e Pashkëve | 25 minuta, Organizimi i Minoritetit Maqedonas Korçë /Pustec / Prespë, Maj 2017.

Page 86: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

86

5. Festivali Tipologjik I Valles Popullore Lushnje, Maj 20176. Grupi i Grave të Tërbaçit, në Vlorë, Qershor 2017

Pasqyrime eventesh1. Kolonia e Piktorëve, Shkodër, Mars 20172. Sofra Dardane, Qershor 20173. Gëzuar Fiter Bajramin, kushtuar festës së Fiter Bajramit, Gusht 20174. Dita e Europës” Gjirokastër, Shtator, 20175. 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të “Dr.Ibrahim Gashit” Gusht 20176. Ditën botërore kundër homofobisë” LGBT dhe Pro LGBT, Maj 20177. Atje…ku kam qenë, Atje … ku dua të jem”, reportazh mbi ekspozitën e piktorit Jorgji Gjikopulli, artist i merituar , Maj 2017.8. Sëiss Days, 25 vjet Zvicër- Shqipëri9. Kënga dhe Vallja Shqipe na bashkon”, në Plavë dhe Guci, Shtator 2017.10. Tirana Lexon, Festivali Nderkombëtar Letrar i Tiranës, Tetor 2017

Reportazhe dedikuar Minoriteteve në Shqipëri1. Montazh i këngëve EuroVision nga shtetet respektive për pakicat kombëtare në Shqipëri Serbi, Greqi, Maqedoni, Mali i Zi.2. Këngë folklorike të pakicës malazeze në rrethin e Shkodrës, Shtator3. Projekti ROAMING, Korçë, zhvillimi i kapaciteteve it Oshc-ve të komunitetit Rom. Nëntor 20174. Eriac, Krijimi i Artit Kontemporan të Artistëve Rom, Berlin5. Identiteti nis nga Abetaria, Abetaria e parë Rome. Tetor 2017

“Profesione në zhdukje”, Mars- Tetor 2017Cikli “Profesione në zhdukje” ka nisur transmetimin në RTSH 2 çdo të enjte ora 20:35. Në fokus të së cilit janë profesionet e veçanta të cilat në ditët e sotme konsiderohen si profesione në zhdukje. Zhvillimet e mëdha teknologjike kanë bërë që njerëzit e zanateve, që dikur ishin të domosdoshëm, të mbeten tek njerëzit vetëm si pasione.

Të realizuara:1. Traditë brezash, TezgjahuEmisioni sjell përvojën e familjes Mjeda në Shkodër, si dhe traditën e 4 brezave të kësaj familjeje në fushën e tezgjahut.2. KëpucarëtEmisioni sjell përvojën e 4 zanatçinjeve (kepucarë) nga qyteti i Shkodrës, një profesion që po bëhet përherë e më i rrallë, pasi të rinjtë nuk preferojnë ta ushtrojnë atë.3. Riparuesit e biçikletavePasioni ndër vite për biçikletën në Shkodër.4. Postieri5. Qëndistaria6. Akorduesi i pianos

Page 87: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

87

RISI NË RTSH 2

LAJMET SHKURT SHQIP DHE NË 5 GJUHË TË MINORITETEVEPër herë të parë RTSH - 2 ka startuar në 5-së gjuhë të huja, përkatësisht në 5-së gjuhët e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Prej muajit mars 2017 ka nisur transmetimi i edicioneve informative në gjuhën greke dhe serbe paralelisht me transmetimin e lajmeve shkurt shqip çdo dy orë.

Nga 25 shtatori 2017 RTSH 2 startoi transmetimin e lajmeve edhe të 3(tre) minoriteteve të tjera duke e çuar numrin e tyre në 6.

Përkatësisht në gjuhën rome, vllehe dhe maqedonase, risi e cila e bën RTSH vetmin televizion që transmeton në gjuhët e minoiriteteve për t`i dhënë këtyre pakicave një zë publik në media.

RTSH 2 si media synon krijmin e një redaksie lajmesh e përbërë nga gazetarë nga përkatësi të këtyre minoriteteve.

RTSH 2 po kthehet në një adresë për pakicat kombëtare në vend.

Me skemën e re programore, kemi gjashtë (6) edicione informative në gjuhën shqipe

Lajmet e paradites të cilat kanë gjatësi prej 5 -10 minuta (08:30,10:30,12:30,14:30)Lajmet e mbrëmjes (20:30, 22:30, 23:30)

RTSH 3

RTSH 3” është një kanal i dedikuar terësisht bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata ndodhen, duke i përfshirë ata në programacionin e përditshëm, me anë të filmave dokumentarë dhe emisioneve të realizuara enkas për ta. Filmat artistik shqiptar, dokumentarët shqiptar, doku-filmat, reportazhet, teatrot, komeditë, kinokomeditë dhe serialet janë përzgjedhur për t’iu ofruar atyre një program sa më të larmishëm.

Kanali “RTSH 3” është një kanal i gjithi i dedikuar një grup-moshe të gjerë e cila përfshin target-grupe nga 06 deri në 100 vjeç. Duke pasur objektiv kryesor të tij të afrojë sa më shumë moshat e reja të bashkatdhetarëve të cilët kanë lindur në vende të huaja dhe kanë vështirësi me gjuhën shqipe, ne synojmë që materialet e përzgjedhur të tingëllojnë vetëm shqip.

Qëllimi i kanalit “RTSH 3”është jo vetëm të prezantojë prodhimet artistike shqiptare të shtrira në zhanre të ndryshme të filmit, telekomedisë, komedisë, doku-filmave, dokumentarëve, reportazheve, serialeve, teatrove, komedive, kino-komedive dhe emisioneve të ndërtuara mbi interesin e bashkatdhetarëve

Page 88: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

88

tanë, duke bërë që ata të ruajnë lidhjet me atdheun e tyre, me anë edhe të lidhjeve direkte që krijohen përmes skype në emisionin “Ura”, duke e bërë këtë kanal edhe më të pasur në përmbajtje.

Fokusi është gjithmonë në synimin e prodhimeve cilësore, duke mbajtur një ekuilibër mes emisioneve të drejtpërdrejta dhe arkivit të RTSH, i cili është përzgjedhur me kujdes nga redaktorët e këtij kanali.

Kanali “RTSH 3” e shtrin skaletën e programacionit të tij në zhanre të ndryshme, duke mos lënë pa përmendur: rrëfimet biografi, nostalgji, historinë, dramën, veprat më të realizuara të vëna në skenën e teatrit, komedi ndër vite, dokumentarë dhe reportazhe me të thënat dhe të pathënat e histori-gjeografisë së vendit tonë, e shumë të tjera. Të gjitha këto vijnë çdo ditë në kanalin dedikuar bashkatdhetarëve kudo ata ndodhen, duke sjellë një larmi tematikash.Ky kanal deri më tani ka operuar në transmetim me emisione të drejtpërdrejta, emisione nga arkivi i RTSH, seriale, dokumentarë dhe cikle të reportazheve, prodhime dhe bashkëprodhime të Radio Televizionit Shqiptar, të realizuara ndër vite.

Një hapësirë shumë të rëndësishme në këtë kanal zënë dokumentarët që kanë tematika të dedikuara ndaj bashkatdhetarëve tanë nëpër botë. Sukseset e tyre, historitë personale dhe ato institucionale të tyre kanë qenë vazhdimisht në fokus të reportazheve dhe dokumentarëve në RTSH ndër vite. Krahas arkivit, vazhdimisht po prodhohen dokumentarë të rinj me këtë tematike, duke u lënë një fashë të përshtatshme orari, 19-20.00, në mënyrë që edhe bashkatdhetarët tanë përtej oqeanit të kenë mundësinë t’i ndjekin.

Zhanret në të cilat përqëndrohet progamacioni i dedikuar bashkatdhetarëve janë kryesisht historikë, biografikë, artistikë, dhe padyshim dokumentarë dedikuar artit dhe kinemasë e personaliteteve të botës së arftit e kulturës shqiptare.

“RTSH 3” është një kanal i cili përfshin të gjitha gjinitë e prodhimeve shqiptare, pa lënë mënjanë ato kinematografike. Serialet më të mira televizive, të realizuara ndër vite, janë pjesë e padiskutueshme e programacionit ditor të këtij kanali.

STRUKTURA PROGRAMORE E KANALIT

2017-ta shënoi një sfidë të madhe sa i përket risive në transmetim dhe hapjes së një kanali dedikuar bashkatdhetarëve. Me gjithë vështirësitë teknike dhe mbushjes së një programacioni ditor me një mungesë të theksuar lënde, “RTSH 3” ia doli të hartojë një programacion ditor me tematika dhe zhanre të ndryshme të krijimtarisë shqiptare, duke e bërë publikun shqiptar të kthehet sërisht në ndjekësin besnik të kësaj krijimtarie. Megjithëse vetëm në muajin dhjetor u bë i mundur transmetimi drejtpërdrejt i emisionit të përditshëm “Ura”, impakti që solli në programacionin e këtij kanali ishte i menjëhershëm,

Page 89: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

89

duke e bërë “RTSH 3” të ishte pjesë e konkurrencës mediatike, pasi emisioni i cili zgjat dy orë+, është në një fashë orari mjaft të spikatur dhe me shumë pak konkurrencë në treg. (Orari 13-15.00).

Disa prej titujve të transmetuara në RTSH 3:

1. Grabitqari i bukurisë së nartyrës – Dokumentar kushtuar artistit dhe piktorit Qamil Grezda.2. Dumreja në telajo – Dokumentar mbi bukuritë e natyrës dhe historinë e personazhet e krahinës së Dumresë. 3. Bregdeti Jonian i Italisë në telajo – Dokumentar. Një rrugëtim i piktorëve shqiptarë të plenerit në fshatrat arbëreshe të Italisë, për të zbuluar historinë, kulturën, traditat e të parëve tanë atje.

Keto prodhime premierë promovohen përgjatë gjithë javës me spote të dedikuara për materialin që do të transmetohet.

NDËRTIMI I STRUKTURËS SË KANALIT RTSH SHQIP

RTSH SHQIP ka nisur transmetimet e tij që prej datës 14 dhjetor 2016, duke qenë fillimisht për 2 javë si një kanal eksperimental dhe duke u strukturuar më pas si një kanal gjeneralist i cili transmeton 24/7 vetëm prodhime kinematografike dhe televizive shqiptare.

Programi ditor i RTSH SHQIP konsiston në një playlist-ë të studiuar filmash artistikë shqiptar, dokumentarësh, reportazhesh, serialesh televiziv, telekomedish dhe teatrosh të cilët shfaqen sipas një fashë-orari të paracaktuar.

Për të përfshirë të gjithë zhanret e lartëpërmendura në programin ditor, është ndërtuar një strukturë e mirëfilltë programore javore e cila parashikon shpërndarjen e zhanreve të ndryshëm sipas ditëve dhe fashë-orarëve të përshtatshme. Kjo strukturë është ndërtuar duke u bazuar në përvojën dhe shembullin e platformave më të suksesshme ndërkombëtare televizive.

Qëllimi i kanalit RTSH SHQIP që në fillimet e tij ka qenë jo vetëm të prezantojë prodhimet artistike shqiptare të shtrira në zhanre të ndryshme të filmit, telekomedisë, doku-filmave, dokumentarëve, reportazheve, serialeve, teatrove dhe emisioneve të ndërtuara mbi historinë apo ikonat e kinematografisë shqiptare, por gjithashtu të pasqyrojë edhe krijimet më të fundit, duke e bërë këtë kanal edhe më të pasur në përmbajtje.

Page 90: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

90

Fokusi kryesor përpos transmetimit të prodhimeve nostalgji kanë qenë prodhimet cilësore, duke mbajtur një ekuilibër mes filmit “nostalgji” dhe atij komercial, mes filmit i cili mbulon të gjitha grup-moshat dhe atij i cili i përket një target-grupi më elitar.

Kanali RTSH SHQIP ka synuar gjithmonë t’i ofrojë publikut një program të pasur dedikuar të gjitha grupmoshave duke respektuar pashmangshmërisht fashë-oraret me tematika dhe zhanre të ndryshme.

Përgjatë një jave në RTSH SHQIP transmetohen mesatarisht 80 filma (10-12 filma artistik shqiptar në ditë), 40 dokumentarë shqiptare (4-6 dokumentarë dhe reportazhe në ditë), 12 telekomedi shqiptare (1-2 telekomedi në ditë), 7 teatro shqiptare (1 teatro në ditë), të cilët përzgjidhen sipas zhanrit që i përshtatet fashë-orarit të caktuar. Kështu, gjatë paradites shfaqen tituj që i përkasin zhanrit komedi dhe për fëmijë. Gjatë mesditës dhe pasdites transmetohen tituj që i përkasin zhanrit biografi, dramë, histori, aksion. Mbrëmja kryesisht i dedikohet zhanrit komedi, romancë dhe familjeme tematika të ndryshme, duke mos lënë pa përmendur mbrëmjet e fundjavës të cilat i dedikohen filmave premierë.Fashë-oraret e paramesditës dhe pasditës në transmetimet tona i dedikohen dokumentarëve, reportazheve dhe telekomedive, duke e gjykuar si orarin më të përshtatshëm për audiencën e interesuar. Teksa orari post prime-time është i dedikuar gjithmonë teatrove shqiptare.

KRIJIMI I DATABAZËS SË FONDIT TË MATERIALEVE PËR TRANSMETIM

Për herë të parë nga kanali RTSH SHQIP u ndërtua një databazë e mirëfilltë për secilin zhanër dhe titull që ndodhet në fondin e materialeve për transmetim. Pas një pune të ngarkuar për evidentimin e titujve të transmetueshëm të fondit të arkivës së RTSH-së, zbardhjen e skedave të këtyre zhanreve dhe titujve me të cilët operohet në transmetim (autorë, protagonistë, sinops i shkurtër, viti i prodhimit, gjuha dhe kohëzgjatja), stafi i kanalit u kujdes dhe ka punuar për ndërtimin e një databaze ku janë të regjistruar të gjithë filmat artistikë shqiptar, dokumentarët, reportazhet, telekomeditë, serilalet dhe teatrot me të drejta transmetimi.

Kjo databazë, falë informacionit të detajuar që ka për secilin titull materiali,ua lehtëson punën të gjithë redaktorëve që merren me hartimin e programit, jo vetëm në RTSH SHQIP por edhe në kanalet RTSH 1, RTSH 2 dhe RTSH 3 që transmetojnë po ashtu materiale nga databaza e RTSH SHQIP. Gjithashtu informacioni i databazës është detyrimisht i nevojshëm për hartimin e EPG (guidës elektronike të programeve), e futur rishtasi në të gjithë platformën televizive të RTSH-së.

RTSH “Shqip” është një kanal i cili përfshin të gjitha gjinitë e prodhimeve artistike shqiptare dhe padyshim pa lënë mënjanë edhe gjininë e “serialit dhe

Page 91: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

91

telenovelës”. Serialet më të mira televizive, të realizuara ndër vite, janë pjesë e padiskutueshme e programacionit ditor të këtij kanali.

Filmat premierë të transmetuar në RTSH SHQIP përgjatë vitit 2017 janë titujt si më poshtë:

“Amanet”, “Sex”, Përrallë dhe Celular, Amnistia, Krom Një burrë, një udhë, Një ciceron për historinë, Hekur dhe Zot, Tuneli , Ti mund tëmë quash Xhon, Ndërkombëtarët (4 seri), Të thyer, Dita zë fill, Ëngjëjt janë larg”, Vëthi i munguar, “Përtej detit”.

Qëllimi i këtij kanali dedikuar prodhimtarisë shqiptare që në fillimet e tij ka qenë dhe vazhdon të mbetet që kushdo i apasionuar pas filmit artistik shqiptar të krijojë refleksin e të përzgjedhurit të këtij kanali sa herë që do të ketë nevojë për relaks, qetësi dhe emocione.

***

RISITË NË FORMË DHE PËRMBAJTJE

RTSH FILM ka nisur transmetimet që prej datës 14 dhjetor 2016, duke qenë fillimisht për dy javë si një kanal eksperimental dhe duke u strukturuar më pas si një kanal gjeneralist i cili transmeton 24/7 vetëm prodhime ndërkombëtare kinematografike dhe televizive.

Programi ditor i RTSH FILM konsiston në një playlist-ë të studiuar filmash artistikë dhe dokumentarësh të cilët shfaqen sipas një fashë-orari të paracaktuar.

Me një fond filmik prej rreth 350 titujsh me filma të huaj artistikë dhe televizivë, si dhe 200 dokumentarë të tematikave të larmishme, kanali RTSH Film ka synuar t’i ofrojë publikut një program të pasur dedikuar të gjitha grupmoshave duke respektuar pashmangshmërisht fashë-oraret me tematika dhe zhanre të ndryshme.

Aktualisht fondi filmik i kanalit, përbëhet nga një larmi zhanresh ku përfshihen filmi komedi, familjar, animacion, dramë, romancë, aventurë, fantazi,

Page 92: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

92

thriller, krim, shkencë, aksion, biografi etj. Për të përfshirë të gjithë zhanret e lartëpërmendura në programin ditor, është ndërtuar një sturkturë e mirëfilltë programore javore e cila parashikon shpërndarjen e zhanreve të ndryshëm sipas ditëve dhe orareve të përshtatshme. Kjo strukturë është ndërtuar duke u bazuar në përvojën dhe shembullin e platformave më të suksesshme ndërkombëtare televizive.

Përgjatë një jave në RTSH FILM transmetohen mesatarisht 85 filma, të cilët përzgjidhen sipas zhanrit që i përshtatet fashë-orarit të caktuar. Kështu, gjatë paradites shfaqen tituj që i përkasin zhanrit komedi dhe familjarë, apo edhe të animuar (kryesisht gjatë fundjavës). Gjatë pasdites transmetohen tituj që i përkasin zhanrit biografi, dramë-romancë, komedi-romancë apo fantazi dhe aksion.

Mbrëmja kryesisht i dedikohet premierave dhe filmit autor me tematika të ndryshme. Nga ora 18:30 e deri në orën 20:00 transmetimet tona i janë dedikuar serialeve, duke e gjykuar si orarin më të përshtatshëm për audiencën e interesuar.

Me pasurimin e fondit filmik që RTSH bëri në mesin e 2017-tës, pas përpunimit të të dhënave dhe zbardhjes së skedave të secilit prej titujve të paketës, programacioni i RTSH FILM, ka ndryshuar dhe është përshtatur me transmetimin e këtyre titujve të rinj përgjatë javës, duke kombinuar titujt premierë me titujt për ritransmetim.

PROGRAMET E RTSH FILM

Në RTSH FILM një hapësirë të vëçantë kanë zënë edhe dokumentarët e huaj, kryesisht prodhime të ARTE, BBC apo DW të cilët transmetohen 2 herë në javë në një program të posaçëm të quajtur “Nata DOK”.

Është menduar që shfaqja e dokumentarëve të mos vijë thjesht në vazhdën e një playliste, por të ketë një program që i dedikohet tërësisht gjinisë së dokumentarëve me tematika të ndryshme si psh. histori, shkencë dhe teknologji, qytetërim, kulturë, biografi, politikë etj.

Duke qenë i vetmi në platformën dixhitale, kanali RTSH FILM është një kanal gjeneralist filmi ndaj gjithëpërfshirja e zhanreve, metrazheve dhe formave të ndryshme të filmit apo dokumentarëve është e domosdoshme dhe e pashmangshme.

Larmishmëria në gjini, formë dhe përmbajtje e bën këtë kanal që të ketë një target të gjerë audience duke iu afruar kështu jo vetëm të rriturve, por edhe gjithë familjes, të rinjve, adoleshentëve, fëmijëve si dhe një publiku specifik dashamirës të filmit dhe dokumentarit të huaj. Serialet televizivë janë po ashtu pjesë integrale e programacionit ditor të këtij

Page 93: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

93

kanali duke përmbushur kështu kërkesat gjithnjë e në rritje të shikuesit për këtë gjini filmike, aq më tepër që prodhimet e fundit, të cilat transmetohen në këtë kanal janë të një cilësie të lartë si në përmbajtje ashtu edhe në realizim. Fokusi është kryesisht tek serialet dramë, krim, policesk duke shpresuar që në të ardhmen të përfshihen edhe zhanre të tjera të kësaj gjinie.

Qëllimi i RTSH FILM është që shumë shpejt të jetë kanali kryesues i afrimit të publikut me kinemanë dhe prodhimtarinë filmike ndërkombëtare.

Me pasurimin e fondit filmik që RTSH bëri në mesin e 2017-tës, pas përpunimit të të dhënave dhe zbardhjes së skedave të secilit prej titujve të paketës, programacioni i RTSH FILM, ka ndryshuar dhe është përshtatur me transmetimin e këtyre titujve të rinj përgjatë javës, duke kombinuar titujt premierë me titujt për ritransmetim.

NDËRTIMI I DATABAZËS SË FONDIT FILMIK

Për herë të parë nga kanali RTSH FILM u ndërtua një databazë e mirëfilltë për secilin titull që ndodhet në fondin filmik.

Pas një pune të ngarkuar për evidentimin e titujve të transmetueshëm të fondit filmik të arkivës së RTSH-ë, zbardhjen e skedave të këtyre titujve (autorë, protagonistë, sinops i shkurtër, sinops i gjatë, viti i prodhimit, gjuha dhe kohëzgjatja), stafi i kanalit u kujdes dhe ka punuar për ndërtimin e një databaze ku janë të regjistruar të gjithë filmat artistikë dhe televizivë, serialeve dhe dokumentarëve me të drejta transmetimi.

PREMIERAT NË RTSH FILM

Me blerjen e paketave të reja filmike, fondi i RTSH FILm është pasuruar me tituj të rinj të cilët kanë shtuar larminë e zhanreve dhe autorëve në programacionin ditor. Paketa e re me rreth 50 tituj filmik, filma me metrazh të gjatë, library dhe zhanre të tjera si dramë, krim, aksion, aventurë, komedi, familjare etj, solli për herë të parë dhe filmin indipendent apo filma që janë pjesëmarrës në festivale dhe që i drejtohen një audience të kulturuar dhe ekzigjente. Ndër filmat e rinj që kanë patur premierën në fundmi në RTSH FILM janë:

“Elvis and Anabelle”, “Pioneer heroes” (Pionierët heronj); “Të mos vdesësh kurrë” (Ways to live forever) : “Vajza” - (Girl) ; “Babai më i mirë në botë” – (World’s Greatest Dad); “Revolutionary road”

***

Page 94: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

94

FOKUS I KANALIT “RTSH MUZIKË”

Fokusi i Kanalit RTSH Muzikë është argëtimi dhe orientimi i publikut me muzikën më të zgjedhur të vendit dhe atë botërore, duke përfshirë këtu zhanret e ndryshme muzikore. Të gjitha këto do të vijnë të shpërndara në fashat e orarit, të cilat mendohen të jenë të përshtatshme përsa i përket grupmoshave dhe audiencës televizive.

Kanali RTSH Muzikë është i vetmi i platformës digjitale, i cili transmeton 100% muzikë dhe formate, të cilat pjesën më të madhe të tyre e kanë të përqendruar te muzika.

RTSH Muzikë sjell muzikën e artë shqiptare dhe të huaj, në formate me faqosje bashkëkohore.

PËRMBAJTJA PROGRAMORE

Struktura programore bazohet në emisionet e përditshme dhe javore, në bazë të specifikës së zhanrit muzikor, si psh: muzika klasike nuk mund të transmetohet para orës 19:00.

Gjatë 2017 kemi transmetuar një sërë koncertesh dhe festivalesh, të cilat vijnë si ekskluzivitet i rrjetit të RTSH-së. Në bazë të ftesave dhe bashkëpunimeve që kemi patur si media partner janë regjistruar një sërë koncertesh dhe aktivitete muzikore, të cilat janë menaxhuar e transmetuar nga kanali ynë dhe po ashtu i janë përcjellë programacionit për të pasuruar dhe programin e RTSH-së.

Kemi sjellë këngët dhe videoklipet më të fundit, veçanërisht në orët e para të mëngjesit me emisionin RREZE, i cili pretendohet që t’i jap publikut një impuls pozitiv për të filluar ditën sa më mirë. Ajo që synojmë në të ardhmen është që ky program dhe ndonjë tjetër i strukturës programore të realizohen në formën Radio Televizive, duke bashkëpunuar me kolegët e Radio Tiranës.

Muzika Folk dhe qytetare shqiptare vjen si promovuese e vlera të muzikës së popullit tonë me përzgjedhjen më të mirë nga kanali RTSH Muzikë. Psh muzikën folklorike në orët e mesditës e më së shumti në fundjavë ku e gjithë familja është së bashku dhe shijohet më mirë ky zhanër i muzikës sonë. Muzika klasike zë një vend të veçantë në programacionin tonë si një vlerë e padiskutueshme në historinë e muzikës botërore. Në këtë mënyrë mundohemi të edukojmë edhe publikun me këtë gjini. Baleti dhe Opera dy gjini të dashura tashmë për publikun janë pjesë e pandarë e programit tonë.

Page 95: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

95

NGJARJE TË RËNDËSISHME MUZIKORE TË PËRVITSHME

Me datë 1 janar është transmetimi i përvitshëm i koncertit të Orkestrës Simfonike të Vjenës. Ky koncert është transmetuar prej shumë vitesh në TVSH, duke u kthyer në traditën më të bukur në ditën e parë të vitit. Ky koncert u transmetua drejtpërdrejt edhe në kanalin RTSH Muzikë.

Shkurti, muaji i Festivalit të muzikës italiane, Sanremo. Festivali i Sanremos, deri para viteve ’90 ishte një dritare muzikore për të gjithë shqiptarët të cilët nuk kishin mundësi ta ndiqnin nëpërmjet ekranit, por në forma të tjera. Kjo ëndërr është kthyer tashmë në realitet falë të drejtave televizive të blera nga RTSH.

Viti 2004 do të shënonte një hap të rëndësishëm të muzikës shqiptare drejt asaj europiane, por edhe për vetë institucionin e RTSH-së, duke iu bashkangjitur rrjeteve të televizioneve publike europiane EBU. Kjo bëri të mundur edhe transmetimin me të drejta të plota të Festivalit Europian të Këngës (Eurovision Song Contest). Tashmë këngët dhe klipet e realizuara për këtë festival, transmetohen në kanalin tonë. Po kështu, gjatë muajit Maj, ky festival do të jetë pjesë e ekranit RTSH Muzikë, duke tërhequr një numër të madh të teleshikuesve.

Festivali i Këngës në RTSH, ngjarja më e rëndësishme muzikore shqiptare, dedikuar muzikës se lehtë të kënduar live (direkt), vjen e trasmetuar ekskluzivisht çdo fund dhjetori në rrjetin digjital tokesor RTSH dhe kanalin RTSH Muzikë.

Transmetim i stinës koncertore të Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar, e cila këtë vit kishte 55 vjetorin e krijimit. Kjo Orkestër është një vlerë e padiskutueshme e artit shqiptar,ndaj koncertet e saj duhet të kenë një vëmendje më të madhe nga të gjithë.

TRANSMETIMI I EVENTEVE LIVE

Disa nga aktivitetet më të rëndësishme të transmetuara live në kanalin RTSH Muzikë, janë:

Shkëlzen Doli dhe Muzika vjeneze erdhi si ngjarja e parë muzikore për vitin 2017.

Shkurt 2017: Festivali i Sanremos. Festivali i muzikës italiane vjen në ekranin e Rtsh Muzikë për të pestin vit radhazi, për pesë net rresht.

Festivali Eurosong. Festivali i muzikës europiane, që bën bashkë kulturat dhe këngët e shteteve të ndryshme pjesëmarrëse, ashtu si edhe Shqipërinë me përfaqësinë e saj, duke u transmetuar në tre net të muajit maj.

Page 96: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

96

Gjatë muajit maj, është menaxhuar dhe transmetuar direkt nga kanali “RTSH Muzikë” 55 vjetori i Orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar.

Koncerti recital i kantautorit italian Vasco Rossi.

“Festivali i Fëmijëve - Shkodër”, traditë prej 55 vitesh, vjen në ekranin e RTSH Muzikë çdo fillim të muajit Qershor.

“Festivali Junior Fest Albania”, festivali ku përzgjidhet kënga më e mirë shqiptare e interpretuar nga fëmijët e moshës deri 14 vjeç është një tjetër ngjarje live e transmetuar në kanalin tonë.

“Junior Song Contest” është ngjarja përsëri e fëmijëve të Europës, në të cilën këndohen këngët e fëmijëve të shteteve pjesëmarrëse nga Europa, ku Shqipëria ka përfaqësuesin e saj.

“Tre Tenorët” është eventi i përvitshëm operistik.

Të gjitha koncertet e Orkestrës Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar në bashkëpunime ose jo me dirigjent apo instrumentist të huaj.

“Festivali i Këngës në RTSH”. Festivali i përvitshëm i dhjetorit, traditë tashmë prej 56 vitesh, prodhim i Radio Televizionit Shqiptar, transmetohet për 3 ditë direkt nga Pallati i Kongreseve.

“Koncerti i Vjenës”, vjen si çdo fillim viti të datës 1 Janar, me Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Vjenës.

Dokumentarët dedikuar këngëtarëve, artistëve apo ngjarjeve popullore të zhvilluara në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, duke përfshirë kështu emisionin “Folk nga Trevat”, Shkodra Jazz Fest, Festivalin “Liqenet e Dumresë”, Ahengu Shkodran, Etno Folk Tirana etj,janë disa nga aktivitetet e fundit të transmsetuara nga RTSH Muzikë dhe rrjeti RTSH-së.

Kemi qenë pjesë e menaxhimit të Festivalit “Liqenet e Dumresë 2017” për 3 net rresht. Ky festival solli këngët dhe vallet më të zgjedhura nga krahinat e vendit tonë dhe aty ku jetojnë shqiptarë. Janë sjellë rreth 6 orë transmetimi nga këto 3 netë.

“Shkodra Jazz Festival 2017”, “Ahengu Shkodran”, dhe Festivalin e Këngës Qytetare Shkodrane “Luleborë” 2017.

Baleti “Coppelia” i përshtatur për fëmijë është ndjekur nga ne si gjatë provave,ashtu edhe në regjistrimin e tij.

Ardhja e Orkestrës Popullore të Mikis Theodorakis ishte një ngjarje shumë e madhe për artdashesit tanë të cilët e pëlqejnë muzikën qytetare greke. Koncerti

Page 97: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

97

ishte vetëm me veprat e këtij kompozitori dhe u regjistrua për t’u pasqyruar më tej në ekranin e RTSH-së.

“Flamujt e Paqes” është një shfaqje me valle nga Ballkani të cilat sollën në qendër fëmijët dhe të rinjtë nën interpretimin e këtyre valleve me shumë mjeshtëri. Stafi i RTSH Muzikë u angazhua gjatë provave, rregjistrimit si dhe postproduksionit të këtij aktiviteti.Të gjitha koncertet të muajit të trashëgimisë kulturore “Takim midis dy botëve” janë sjellë për publikun tonë nëpërmjet ekranit të RTSH Muzikë.

Koncerti me rastin e Krishtlindjeve në Sheshin “Skënderbej” është ndjekur nga kanali ynë në të gjitha detajet deri në përgatitjen për transmetim. Në këtë koncert interpretojnë zërat më të mirë operistikë, duke sjellë atmosferën festive të Krishtlindjeve.

“Eurovision Young Dancers 2017” - Është një aktivitet i përvitshëm i cili sjell në vëmendje të gjithë kërcimtarët e rinj nëpër Europë, në një garë të bukur artistike.

***

RADIO TIRANA

Kanali i Parë, Radio Tirana 1, kanali kryesor i Radio Tiranës, me frekuence 99. 5 FM, transmeton 24 orë në 24. Radio Tirana si operator audio, në spektrin e gjerë të Mediave Audiovizive, e ridimensionoi pozitën e saj duke u mbështetur në standardet e diktuara nga Parimet bazë editoriale:

Page 98: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

98

Në strukturën e re, me ristrukturimin e RTSH, gazetarët profilizuan qasjen ndaj produktit. Kjo organizoi me efikasitet gjithçka. I preu rrugën mbivendosjeve tematike, i dha fund amullisë “të gjithë i bëjnë të gjitha”. U harmonizuan fashot orare mbi bazën e një vlerësimi për dëgjuesin e synuar. Në mozaikun programor u disiplinua koha e përshtatshme për transmetim me një shtrirje të përditshme që kultivon te dëgjuesi prezencën dhe sensin e pritjes për gjithçka rri mirë lidhur pas interesave të tij.Rikthimi i arkivës në cikle nostalgjike për muzikën shqiptare dhe risjellja e vlerave artistike të prodhimeve për fëmijë, Radiodramatizime dhe Teatri i fëmijëve në mikrofon, shënojnë padyshim përmbushjen e dëshirës së munguar të dëgjuesit nostalgjik dhe jo vetëm. Kjo stukture rriti shkallën e dëgjueshmërisë. Profilet në internet për secilin program, apo publikimet në profilin në facebook.

Radio me shenjtërinë e mikrofonit, ruan dinjitetin e konsoliduar në vite dhe kjo strukturë, padyshim investon në reputacionin e saj, ç’ka dëshmohet nga prania e të ftuarve, deri dje të munguar.

Gjithçka prezantohet pas një pune të kujdesshme përgatitore. Prezantuesit në partneritet, ofrojnë profilin më të mirë, të moderimit radiofonik. Komportimi i tyre, është forma që vesh përmbajtjen e mëngjeseve radiofonike të Radio Tirana 1, me “DITË TË MBARË”, me një audiencë që e bën konkurrent në treg. Profili i rrjetit social me 114 199 fans, nuk mund të nënvlerësohet. Audienca emocionalisht merr impaktin e duhur si pjesë aktive e tij...dëgjuesit janë protagonist “Të famshëm - në 15”. Përvoja botërore e njerëzve që bëjnë radio ka treguar se”programet më të mira të mëngjesit në botë, flasin për gjëra personale. Një strukturë e tillë, me një bashkëveprim interaktiv në median sociale, çoi në një dimension të ri “ plot frymëmarrje “.

Përmbajtja është e gjallë dhe bindëse, në shërbim të publikut, larg monotonisë, me tematika nga e përditshmja, me protagonizëm të publikut, me të ftuar që i shërbejnë në mënyrë të dobishme audiencës.Elementi argëtues, dhe fasho e mesditës, është një tjetërhapësirë qëndikon në të gjithë dinamikëne transmetimit.Duke vlerësuar se konkurset dhe Quiz-et, janë pjesë përbërëse e ADN-se së markave të stacioneve, ne e përfshimë si pjesë e strukturës programore. Rezultati?!I përditshmi, “RADIO QUIZ”, i realizuar me përkushtim e përgatitje serioze, nga një person me aftësi të kufizuara, është hapësira me dëgjueshmëri shumë të madhe të radios... me: Fjalëkryq on air; Pop Quiz; Sfida muzikore; Fragmenti i filmit shqiptar, Fjalori i gjuhës shqipe etj... “Quiz” është formati që mund të marketohet, me nivelin më të lartë të dëgjueshmërisë. Struktura e re programore konsolidoi bindjen se elementet armë për të mbërritur te dëgjuesi e për ta mbajtur atë janë: të luash muzikën e duhur,të flasësh për gjërat që njerëzve u interesojnë në mënyrë zbavitëse, të trajtosh tema të tilla që ngjallin sensibilitet te publiku.

Synimi i Radio Tiranës,me objektivat që të arrijë nivelet më të larta të shërbimit

Page 99: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

99

ndaj audiencës, e angazhuar:për të zbatuar vlerat themelore të përbashkëta të mediave të shërbimit publik, për të qenë kudo, për të qenë e besueshme, për të kontribuar me integritet dhe profesionalizëm, për të pasur një qasje pluraliste, për të dëgjuar audiencën, duke e vlerësuar atë, për të qenë e hapur ndaj risive dhe krijimtarisë, për të ofruar informim objektiv, të plotë dhe të padiferencuar, jashtë çdo ndikimi ideologjik, politik, social, fetar, financiar, kulturor; gjetën vend në ciklet që u shpërndanë mbi një strukturë të studiuar për nivelet e audiencës, sipas interesave, dhe kohës së saj në dëgjim.

Kurrë më tepër se sot, Radio nuk i ka takuar publikut. Struktura programore dhe produkti radiofonik synoi të ishte gjithëpërfshirës:

Emisionet për FËMIJË: me misionin themelor edukativ e argëtues, me RADIOPËRRALLËN dhe RADIODRAMATIZIMIN, rikthyer te dëgjuesi i vogël, në formatin e emisioneve: nga fëmijët për fëmijët, e bëjnë Radio Tiranën të vetmen e llojit të saj në vend, që i dedikohet kësaj grupmoshe. Diapazoni i përditshëmprogramuar për rininë “BOTA NDRYSHE” i ka rikthyer asaj dëgjuesin në moshë të re. Çdo ditë: Forumi radiofonik- një studio e hapur për problemet e tyre,Esse radiofonike- me këndvështrimin e të rinjve për atë që i rrethon, dhe Udhëkryq- me dilemat përballë zgjedhjeve e zgjidhjeve, e kanë bërë ciklin për rininë, dritare që informon ata dhe shoqerinë, për problematikat, e më tepër se kaq për kapacitetet, që do t’i takojnë të nesërmes.

Pakicat dhe minoritetet kanë zërin e tyre në emër të vendosjes reale të barazisë, atje ku ka zënë vend diskriminimi për shkak të racës, etnisë,gjuhës, ngjyrës. I përjavshmi “SI GJITHË TË TJERËT” pasqyron bashkëjetesën me komunitetet, dritë-hijet e marrëdhënieve ndëretnike e ndërkulturore.

Personat me aftësi të kufizuar në strukturën aktuale programore të radios, kanë zërin e tyre për çdo javë në formatin “UNË MUNDEM”.

Sfidat e përballuara suksesshëm, janë këmbanë triumfi për njerëzit në nevojë dhe domethënëse për shoqërinë shqiptare, për të mos rezervuar për këtë kategori njerëzore, mëshirën e panevojshme.

E përditshmja: të jetuarit, kostoja e jetesës, të ardhurat e shpenzimet, janë fokusi i emisionit të përjavshëm “KRONIKË URBANE”.

Liritë/të drejtat: u bënë objekt i cikleve “FLETORJA ZYRTARE NË RADIO TIRANA” për shqetësimet e qytetarëve rreth problematikave të sigurimeve shoqërore,e po kështu “KËSHILLIME JURIDIKE” për të drejtën e mundësinë që na ofron ligji, apo “JAM GRUA” dedikuar statusit social, ekonomik dhe kulturor të gruas shqiptare, përvojave integruese, balancës sociale dhe gjinore.

Këtij “puzzle” të programeve të radios, nuk i mungon hapësira referuar artit e kulturës. Libri, krijimi, përkthimi, botimi, filmi, teatri, artet figurative, motivet, mesazhet prej tyre, kanë patur përmes radios korrelacionin e dëshiruar me

Page 100: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

100

audiencën, në emisionet: “BIBLIOTEKË”, “FILM KINEMA”, “FAQE LIBRI”, “TAKIMI I MBRËMJES SË SHTUNË”, “PARAJSA E ARTIT TE FJALËS”.

Problemet që shoqërojnë ligjërimin shqip, sollën aq të domosdoshmin “EMERGJENCA GJUHËSORE”,nga dritaret e vetme që korrigjojnë shtrembërtimet e të folurit shqip, duke sugjeruar normën letrare.

Formati radiofonik “ALFABETI JETËSOR I NJË MJESHTRI” ka sjellë për çdo javë në Radio Tirana, eksperiencat e çdo profesionisti në Shqipëri.

Me misionin në shërbim të publikut, duke e vlerësuar parësor shëndetin, strukturës programore të radios, ju rikthye emisioni legjendë për mjekun, me prezencën e tij në studio, në përgjigje të shqetësimit qytetar. MJEKU NE SHTEPI, me pjesëmarrjen e specialistëve të çdo specialiteti i jep atributin “në shërbimin tuaj”, për radion si operator publik audio.

Me një tendencë gjithpërfshirëse, stukturës programore nuk mund t’i mungonte mosha e tretë. Cikli “NJË JETË MBI SUPE”, dëshmon jo vetëm rrugëtimin e tyre në këtë stad moshor, por njëheresh edhe historinë tonë që brezat e shënojnë në të jetuarit e tyre.

I renditur së fundi jo për nga rëndësia vjen EMIGRACIONI. Në kushtet e këtij emigracioni, tepër të madh krahasuar me popullsinë, u nxitëm në krijimin e dy hapësirave për të, “LARG DHE AFËR” me dy anët e medaljes: vështirësitë e të jetuarit që e kthejnë ikjen nga Shqipëria nëalternativë zgjidhje dhe sukseset e prezantimit të shqiptarëve në botë, krenari e ligjshme për të qenit shqiptar.

Sporti është fusha së cilës i kanë qënduar besnike transmetimet radiofonike duke ofruar për çdo disiplinë informacion dhe duke transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e futbollit, Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë brenda vendit dhe takimet Ndërkombëtare përcjellë ekskluzivisht në Radio Tirana. Hapësira sportive dhe “RUBRIKA SPORTIVE”, janë pjesë organike e programacionit të radios.

Muzika: një element i domosdoshëm përllogaritur me tregues të dukshëm në raport me fjalën 60%-40%, është në qendër të emisioneve përgatitur nga redaktorët e muzikës duke gërshetuar tradicionalen nostalgjike, me prurjet e reja më të vlerësuara, me burim: “Festivalet e këngës për fëmijë”,56 Festivale të Këngës në RTSH, “Këngët e stinës”, “Maratonën e muzikës sonë të lehtë”, “Kolonat zanore të filmit shqiptar”, “Festivalin Europian të Këngës”, “Kolonat zanore të filmit botëror. Një fasho orare i është dedikuar muzikës sonë në vite. I përditshmi “NOSTALGJI” vjen me emocione të gdhendura në faqen e së shkuarës, jehonën e përjetimeve që dhuroi muzika, nder e respekt, për artistët që lanë gjurmë në muzikën shqiptare. Dëgjuesi është pjesë e këtij formati me preferenca prej muzikës sonë në vite.

Page 101: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

101

Reflektimi mbi temat e së sotmes,sipas parimit se: nëse audienca jonë po flet për to, ne po flasim për to, aftësia për të jetuar të njëjtatsituata sipas perceptimit të audiencës,janëtepër të rëndësishme. Forumet radiofonike janë hapësira ku dëgjuesi e gjen veten. Ai e pëlqen sensin protagonist dhe njëherësh radio e vlerësoi pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë të audiencës, si matësi më i mirë duke synuar vlerë.

Natyrisht programimi kërkon kohë.Audiencat duan kohë për t’u rritur. Grupmosha, 15-35 vjeçarë nuk e përdorin më radion si zgjedhjen e parë për argëtimin audio. Në shumë vende, dëgjueshmeria e radios në moshën 15-35 vjeç është përgjysmuar gjatë 5 viteve të fundit. Nëse nuk investojmë më shumë për të fituar ata dëgjues, ata nuk do të zhvillojnë zakonin e dëgjimit të radios. Ne përqendrohemi aq shumë në grupmoshën 35+ dhe nuk i kushtojmë vëmendje 15-35, sepse ata nuk kanë fuqinë blerëse ende. Por objektivi për të ardhmen na shtyu në Programin në të cilin fokusohet Radio.

Tirana 2. Për të minimizuar rrezikun e të humburit të audiencave nesër, struktura programore e Radio Tirana 2 ofron muzikën më të mirë të momentit, e duke perjashtuar lajmin politik e social, ofron për audiencën çdo 30’, 120” FLASH-IN INFORMATIV, (life style, sport, shoë biz, impuls pozitiv, simbolikë,...). Kjo e ka bërë Radio Tirana 2, një radio me karakter informativ argëtues, që i ofrohet audiencës në moshë të re dhe jo vetëm, që zgjidhet nga dëgjuesi në lëvizje, në makinë. Maksimumi i kohës së folur prej dy minutash, me informacione të rifreskuara çdo 30’ e bën Radion 2, prioritet në informim të audiencave, ndërsa nuk kanë kohë të informohen të përqëndruara vizualisht, përmes rendit të 5 (pushtetit të 5), siç po quhen rrjetet sociale.

Nëse do të kërkonim se cila do të ishte ideja me kreative për të hapur një stacion të ri padyshim do të duhej të merrnim në konsideratë audiencën së cilës do t’i përkasë ajo. Prej 18 maj 2017, 101.2 MHz në FM, një frekuencë e re, nismë dinjitoze dhe emancipuese, për t’i ofruar dëgjuesve shqiptarë të radios, vetëm muzikë klasike, e para dhe e vetmja e llojit të saj në historinë e Radios Shqiptare, Radio Tirana.

Klasik. Një nismë e guximshme, që nisi të jetësojë një arkiv unik si fondi i fonotekës së RTSH, me vepra shqiptare e botërore, instrumentistë shqiptarë e botërorë, me mundësi zgjedhjeje të pafundme për një degjues galant, admirues e njohës i mirë i saj. Transmetimi me cilësi të lartë dëgjimi është shtrirë deri më sot në zonën Tiranë-Durrës, së shpejti për t’u shtrirë në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. E kërkuar dhe e ndjekur, Radio Tirana Klasik, është vlerësuar zgjedhje, jo vetëm nga dëgjuesit e pretenduar në nisje të kësaj nisme, por edhe më gjerë. Impakti i dëgjuesit të saj po rrit ndjeshëm sugjerimin për të. Ajo është kthyer në terapi që kultivon përveçse relakson. Obligim mbetet të synuarit e një radioje që ofron klasiken, bashkëkohoren, shqiptaren, botëroren, me një harmonizim të përkryer siç e imponon ky kanal specifik. Ajo po ushqehet me fondin e digjitalizuar të fonotekës se Radio Tiranes, në procesin që vijon; me

Page 102: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

102

Koncertet e Orkestres Simfonike të RTSH në vite dhe së fundmi; me materiale origjinale ofruar nga Kompozitorë, Muzikologë dhe Instrumentistë dhe Koncerte të Orkestrave Prestigjioze në botë.

Falë një angazhimi me përkushtim të stafit të gazetarëve të radios, Arkives së Folur të Radio Televizionit Shqiptar, i janë shtuar si rrallë herë, mbi 100 emisione në muaj, prodhime radiofonike.

Programet vijnë me synimin për një rol më të avancuar shoqëror të medias dhe nevojën për një ridefinim të marrëdhënies me audiencën. Në vijim lista me emisione kryesore të Radio Tiranës

“DITË TË MBARË” (-informim në kohë reale- nga gazetarët e terrenit në të gjithë Shqipërinë)“Këshilla juridike” (Emision për të drejtën e mundësinë që na ofron ligji). “Emergjenca gjuhësore” (Emision kushtuar gjuhës shqipe) “Si gjithë të tjerët” (Emision dedikuar minoriteteve dhe pakicave, për moshat 18 +) “Kronikë urbane” (Emision informativ për moshat 18 +) “Unë mundem” (Emision dedikuar personave me aftësi të kufizuara, për moshat 18 +) “Muzika dhe kujtimet” (Hapësirë muzikore me karakter argëtues, për moshat 15+) “Përtej politikës” (Emision kushtuar figurave të njohura, për moshat 20 +) “Mjeku në shtëpi” “Mesditë, mesmoshë” (Emision artistik kulturor , për moshat 50 +) “Sfidat e jetës e besimit” Emision kushtuar historisë së besimeve fetare “Jam grua” “Nostalgji” (Emision muzikor) Emision për fëmijë (radio show) “Mikrofoni i qershizave” (Emision për fëmijë, për moshat 5-12 vjeç) “Rruzulli magjik” (Emision për fëmijë, për moshat 10-14 vjeç) “Kolovajsa e pasdites” (Emision për fëmijë, për moshat 5-12 vjeç) “Pentagram fëminor” (Emision për fëmijë- talent shoë- për moshat 8-12 vjeç) “Në vallen e rritjes sonë” (Emision për fëmijë, për moshat 5-12 vjeç) “Llamba e aladinit” (Emision për fëmijë, për moshat 5-12 vjeç) “Faqe libri” (Emision kulturor-shfletim i librit artistik në radiobibliotekë) “Radio-quiz” (Hapësirë me karakter informativ, argëtues, për moshat 20+) “Gjithçka shqip” (Emision me karakter kulturor dhe artistiko-argëtues, për moshat 15+) “Rubrika sportive” “Një jetë mbi supe” (Emision dedikuar moshës së tretë- për moshat 40 +) “Film kinema” “Bota ndryshe” (Emision informativ për moshat 19-25 vjeç, ) “Hitparade” (Emision me karakter informativ kulturor, për dëgjuesin me moshë 13+)

Page 103: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

103

“Radio-përralla” (Emision për fëmijë, për moshat 3-5 vjeç, produkti, autentik i Radio “Shënimi i ditës” (editorial për ngjarjen politike në vend dhe botë) “Larg dhe afër” (Emision për të huajt në Shqipëri vs shqiptarët që i gëzohen ikjes prej saj- për moshat 18+) “Bibliotekë” (Emision kushtuar artit të të shkruarit- për moshat 18 +) “Mesjavë në radio tirana” (Emision informativ, për mosha 18+) “Fletorja zyrtare ne radio tirana” (Emision për shqetësimet e qytetarëve, me problematika të sigurimeve shoqerore, per moshat 25+) “Nga njëra ndeshje në tjetrën” (Emision sportiv, dedikuar dëgjuesit 30+)“Takimi i mbrëmjes së shtunë” (Hapësirë muzikore, dedikuar çdo grupmoshe) “Radio bulevard” (Talk show, dedikuar dëgjuesve 18+) “Mes historisë dhe legjendës” (Hapësirë, dedikuar çdo grupmoshe) ”Visare folklorike” (Hapësirë muzikore, dedikuar çdo grupmoshe) “Alfabeti jetësor i një mjeshtri” (Hapësirë, dedikuar çdo grupmoshe) “Dimensioni soul” (Hapësirë muzikore, dedikuar çdo grupmoshe) Informacioni:informacioni në Radio Tirana 1, nënkupton edicionet e lajmeve. Aktualisht në Radio Tirana 1 transmetohen:

- 9 flash informative: (06:00, 10:00, 11:00, 12:00, 13:00, 14:00, 18:00, 19:00, 00:00) - 5 edicione qëndrore të lajmeve: (08:00, 15:00, 17:00, 20:00, 22:00).

Ato informojnë publikun, me objektivitet dhe profesionalizëm, për ngjarjet në Shqipëri e në botë. Konceptuar në intervale kohore çdo 60 minuta, do të thotë mundësi informimi e shpeshtë e rinovuar që në edicionin e parë. Synim mbetet: - Shpejtësia e lajmit që gjithmonë është i saktë, i besueshëm e garanci për audiencën. - Vendosja e një ekujlibri midis informacioneve me burime nga zyrat e marrëdhënieve publike, drejt informacioneve të dhëna nga gazetarët. - Modernizim i strukturës së lajmit mbi aktualitetin, duke shmangur rimarrjet e përsëritjet e kokës së lajmit me hyrjen, apo brendinë e kronikës.

RADIO TIRANA 2

Kanali i Dytë, Radio Tirana 2, transmeton 24 orë në 24 në frekuence 95.8 FM dhe në Satelit së fundi në platformën satelitoretë RTSH.

RADIO TIRANA KLASIK

Kanali i Tretë, Radio Tirana Klasik, transmeton 24 orë në 24 në frekuence 101.2 FM dhe gjithashtu në Satelit së fundi, pa asnjë pagesë, në platformën satelitoretë RTSH.

***

Page 104: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

104

Zyra JURIDIKE RTSH

Gjatë vitit 2017, zyra Juridike ka pasur disa përparësi në punën e saj, por në veçanti spikat puna e kryer për plotësimin e kornizës ligjore që rregullon veprimtarinë e Radio Televizionit Shqiptar. Pas miratimit të Kodit Etik, Parimeve Editoriale dhe Standardeve Profesionale dhe Statutit të RTSH-së në muajin e fundit të vitit 2016, në janar 2017, Zyra Juridike, në bashkëpunim me njësitë drejtuese, qendrat vendore audiovizive dhe veçanërisht Zyrën e Burimeve Njerëzore, ka përgatitur propozimet përkatëse të Drejtorit të Përgjithshëm para Këshillit Drejtues për miratimin e strukturave të reja organizative në përputhje me përcaktimet e Statutit të ri të RTSH-së.Krahas strukturave të reja organizative, gjatë vitit 2017 u përgatitën dhe u miratuan në Këshillin Drejtues edhe kriteret e marrjes në punë dhe përshkrimi i punës për çdo kategori punonjësish në sistemin e RTSH-së, në zbatim të neneve 31-32 të Statutit të RTSH-sëNë mars të vitit 2017, falë kontributit edhe të zyrës Juridike, Bordi i Administrimit dhe Këshilli Drejtues RTSH miratuan modelin tip të kontratës së re individuale të punës në sistemin e RTSH-së, ku u përfshinë, jo vetëm ndryshimet ligjore të bëra në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë në fund të vitit 2015 dhe që morën fuqi ligjore në qershor 2016, por edhe problemet e hasura në vite nga përvoja e punës në RTSH.Pas një pune voluminoze të nisur që në muajin shkurt 2017, në nëntor/tetor u propozuan nga Drejtori i Përgjithshëm dhe u miratuan në Këshillin Drejtues rregulloret e reja të tre njësive drejtuese të RTSH, Njësisë Teknike, Njësisë së Programeve dhe Njësisë së Emisioneve Tematike dhe Lajmeve. Aktualisht janë në proces pune hartimi i rregulloreve të reja të qendrave vendore audiovizive dhe të gjithë drejtorive në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme. Pas miratimit në Këshillin Drejtues të kontratës së shërbimit të transmetimit publik, në muajt e parë të vitit 2017 kjo kontratë u miratua edhe nga AMA, në zbatim të nenit 117 të ligjit nr.97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke plotësuar detyrimet ligjore për ngritjen e platformës programore të RTSH-së.Po gjatë vitit 2017, Drejtoria Juridike, në bashkëpunim me Njësinë Teknike, përgatiti të gjithë dokumentacionin ligjor dhe teknik për ngritjen e një kanali të ri radio, Radio Tirana Klasik, që u miratua edhe në Këshillin Drejtues dhe u përfshi në kontratën e shërbimit të transmetimit publik me RTSH dhe AMA. Drejtoria Juridike ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontrubutin e vet edhe në grupin e punës të ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm për hartimin e Strategjisë së Zhvillimit të RTSH-së Drejtoria Juridike ka qenë pjesë aktive edhe e takimeve të zhvilluara nga RTSH, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Tiranë, në qendrat audiovizive vendore me temë kryesore “Vizioni i r i RTSH-së, diskutim me komunitetet lokale”.

Page 105: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

105

Në prill 2017, Drejtoria Juridike mori pjesë në mbledhjen e përvitshme të Asamblesë së Çështjeve Ligjore dhe Publike në EBU, ku u zgjodh kryetari i ri i kësaj asambleje, Z. Olav Nyhus (NRK) dhe Drejtori Juridik, Z. Richard Burnley (BBC).Në dhjetor të vitit 2017, Drejtori i Drejtorisë Juridike ishte pjesë e një grupi pune të RTSH-së, së bashku me Kryetarin e Bordit të Administrimit dhe Drejtoreshën Ekonomike të RTSH-së, që zhvilloi takime pune në Ljubljanë, Slloveni me drejtues të RTV Slovenija, transmetuesi publik slloven, me qëllim marrjen e përvojës në përgatitjen e zbatimin e Planit të Biznesit, një dokument i ri strategjik i parashikuar në Statutin e RTSH-së. Pas këtij takimi, Drejtori i Përgjithshëm ngriti grupin e punës për hartimin e Planit të Biznesit të RTSH-së.

Gjatë vitit 2017, Drejtoria Juridike ka marrë pjesë dhe ka dhënë kontributin e vet në GNP ndërinstitucionale për progres-raportin e Komisionit Europian, në lidhje me kapitullin 10 “Shoqëria e informacionit dhe media”.Po ashtu, Drejtoria Juridike ka përfaqësuar RTSH në grupin e punës për hartimin e projekt-ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, që është kryesuar nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme.

Procesi i digjitalizimit të sistemit të transmetimitDrejtoria Juridike ka qenë pjesë e Programit të Specializuar për Koordinimin, Ndjekjen dhe Zbatimin e projektit të digjitalizimit të sistemit të shpërndarjes së sinjalit të RTSH-së që nga momenti i miratimit të këtij programi me vendimin e Këshillit Drejtues RTSH nr.14, datë 29.06.2015.Në kuadrin e këtij Programi të Specializuar, Drejtoria Juridike ka kryer një volum të madh pune në plotësimin e dokumentacionit për dy lejet e ndërtimit të marra në KKT për ndërtimin e pikave të reja të transmetimit të rrjetit numerik dhe rikonstruksionin e stacioneve ekzistuese.Gjatë vitit 2017 është përfunduar nënshkrimi i kontratave të qirave me pronarët privatë të tokave ku u ndërtuan pikat e reja të transmetimit për fazën e dytë të zbatimit të projektit. Po ashtu, gjatë këtij vitit ka vazhduar puna për përgatitjen e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) nga eksperti i marrë në punë për këtë qëllim, është bërë dërgimi dhe aplikimi në Ministrinë e Mjedisit dhe Agjensinë Kombëtare të Mjedisit, duke nxjerrë një pjesë të lejeve mjedisore, ndërkohë ky proces është në vazhdim deri në nxjerrjen e të gjitha lejeve mjedisore për të gjitha pikat transmetuese. Sipas “site survey” të kryer nga kompania “Rohde & Schwarz” dhe RTSH ka rezultuar që disa pika të transmetimi bien në fonde pyjore dhe kullota. Me qëllim kalimin e tyre në administrim të RTSH-së, pas daljes së urdhërit të Miniastrit të Mjedisit për një gjë të tillë, Drejtoria Juridike ka bërë të mundur nënshkrimin e të gjitha akt-marrëveshjeve në zbatim të këtij urdhri.Po në kuadrin e Programit të Specializuar, Drejtoria Juridike, së bashku me të gjithë pjesëtarët e tjerë të këtij programi, kanë qenë pjesë aktive e punës për zbatimin e kontratës së SLA-së (Service Loan Agreement).

Page 106: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

106

Drejtoria Juridike ka përgatitur projekt-kontratën dhe ka lidhur disa kontrata me operatorët TV rajonalë dhe lokalë të allotmentit të Tiranës, Beratit dhe Korçës, që do të mbështeten në rrjetin e RTSH-së për të transmetuar programet e tyre në epokën digjitale.

Blerja e të drejtave ekskluzive të transmetimit dhe zbatimi i tyreKrahas përfshirjes aktive në procesin e digjitalizimit, gjatë vitit 2017, Drejtoria Juridike ka zhvilluar edhe veprimtarinë e zakonshme vjetore siç është përgatitja e dokumentacionit, kqyrja, zbatimi i kontratave dhe mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me partnerët ndërkombëtarë, si EBU, FIFA, UEFA, CIO, SPORT 5, CAA 11, Team Marketing, MP&Silva etj, për prodhimin e sinjalit ndërkombëtar dhe transmetimin me sukses të ndeshjeve kualifikuese të Kombëtares shqiptare të futbollit të vlefshme për Kupën e Botës, Rusi 2018, për prodhimin e sinjalit ndërkombëtar dhe transmetimin e ndeshjeve të ekipit të Skënderbeut në fazën e grupeve të UEFA Europa League, veprimtari të cilën RTSH e ka blerë për tre sezonet 2015-2018, të FIFA Confederations Cup, Rusi 2017.Drejtoria Juridike ka luajtur një rol aktiv në hartimin, kqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve me Team Marketing AG, shoqëri e licensuar nga UEFA, për blerjen e të drejtave ekskluzive të transmetimit për tre sezone, 2015-2018, të UEFA Europa League. Po ashtu është bërë i mundur vijimi i transmetimit ekskluziv në TV pa pagesë i një ndeshje për çdo javë të kampionatit shqiptar të futbollit, Kategoria Superiore edhe për tre sezone 2015.-2018, i një ndeshje për çdo raund të Kupës së Shqipërisë dhe i ndeshjes finale të Superkupës.Gjatë vitit 2017, Drejtoria Juridike ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me EBU-UEFA (CAA 11) për prodhimin e sinjalit ndërkombëtar TV nga stadiumet e Shkodrës dhe Elbasanit, sipas kritereve të UEFA-s, si dhe transmetimin me sukses të ndeshjeve të Kombëtares shqiptare të futbollit dhe përfaqësuesve të tjetra europiane për fazën kualifikuese të Kupës së Botës, Rusi 2018, duke arritur rekorde shikueshmërie.Gjatë vitit 2017, Drejtoria Juridike dha kontributin e saj në hartimin dhe nënshkrimin e kontratës me Digit-Alb sh.a. për blerjen e të drejtës ekskluzive të trasmetimit në TV pa pagesë të ndeshjeve të kombëtares shqiptare të futbollit për UEFA Nations League 2018-19 dhe 2020-21, European Qualifiers 2020-2022, si dhe fazën finale të UEFA EURO 2020.Si edhe në vitet e kaluara, Drejtoria Juridike bëri të mundur nënshkrimin e kontratës me MP&Silva për blerjen e të drejtave ekskluzive të transmetimit të turneut “grand slam” të tenisit, Roland Garros 2017 (French Open). Gjatë këtij viti, po me këtë kompani u bë e mundur blerja e të drejtave për transmetimin e Dubai Globe Soccer Aëards 2017.

Page 107: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

107

Kontrata, marrëveshje dhe protokolle bashkëpunimiLidhja e marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit, kontratave dypalëshe ka qenë një tjetër pjesë e rëndësishme e punës gjatë vitit 2017.Mbi të gjitha spikasin nënshkrimi i marrëveshjeve të shumta të ritransmetimit të programeve të RTSH-së me dhjetra operatorë të ndryshëm kabllorë në të gjithë Shqipërinë.Kontrata e shërbimit për prodhimin e sinjalit për ndeshjet e KF Skënderbeu për fazën në grupe të UEFA Europa League 2017-18.Rinovimi i kontratës me Eutelsat për transmetimin në satelitin Eutelsat 16oA të programeve satelitore të RTSH-së. Kontrata e re është nënshkruar për një periudhë trevjeçare, duke bërë të mundur dyfishimin e kapacitetit transmetuese me pothuejse të njëjtin çmim. Aktualisht ka nisur transmetimi në satelit i 6 programeve audiovizive dhe 4 programeve audio të RTSH-së nëpërmjet satelitit Eutelsat 16oA.Kontratat e ndërsjella dypalëshe mes RTSH dhe Vodafone Albania për përdorimin e linjave elektrike mes palëve në stacione të ndryshme transmetimi.Marrëveshja e dhurimit të disa filmave dokumentarë dhe artistikë mes Përfaqësisë së OSBE-së në Tiranë dhe RTSH.Për t’u përmendur gjatë vitit 2017 është edhe përgatitja e dokumentacionit shkresor dhe komunikimi i vazhdueshëm me institucionin e Presidentit të Republikës për dhënien e titullit “Nderi i Kombit” Orkestrës Simfonike të RTSH-së me rastin e 55-vjetorit të themelimit të saj.

E drejta e autoritGjatë vitit 2017 është bërë e mundur nga Drejtoria Juridike regjistrimi i “Festivalit të Këngës”, si markë në Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave.Drejtoria Juridike ka qenë pjesë aktive në procesin e hartimit dhe miratimit të metodologjisë së tarifave, në zbatim të ligjit nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të zhvilluar nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtave të tjera të lidhura me to në Ministrinë e Kulturës. Pas miratimit të tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe interesat e transmetuesve audiovizivë, RTSH, së bashku edhe me transmetues të tjerë, janë në proces gjyqësor me Drejtorinë e së Drejtës së Autorit në Ministrinë e Kulturës. Ky proces po zhvillohet në Gjykatën Administrative të Apelit.RTSH ka mundur që gjatë vitit 2017 të lidhë kontrata autorizimi me disa shoqata të mbrojtjes së autorëve dhe të drejtave të lidhura me të, që janë licensuar nga Ministria e Kulturës, si Albautor (shoqëria për mbrojtjen e autorëve të fushës së muzikës), FMAA (forumi për mbrojtjen e të drejtave të autorëve të audivizualit) dhe AMP (Agjensia e Mbrojtjes se Producenteve). Gjatë vitit 2017 nuk është lidhur marrëveshja vetëm me AKDIE (shoqëria për mbrotjen e të

Page 108: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

108

Burimet Njerëzore 2017

Gjatë vitit 2017, Zyra e Burimeve Njerëzore e ka bashkërenduar punën mbështetur në legjislacionin shqiptar, Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë, Ligjin për Radiotelevizionin Publik e Privat, si dhe në gjithë vendimet e njëpasnjëshme të Këshillit Drejtues dhe Urdhrat e nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH.Në kuadër të digjitalizimit të plotë të Radio Televizionit Shqiptar, miratimit të Statutit të RTSH me Vendimin nr. 98/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, datë 22.12.2016, si dhe si rrjedhoje e ristrukturimit të gjithë sistemit të Radio Televizionit Shqiptar u punua me intensitet, në një periudhë dy mujore si për hartimin e këtyre strukturave ashtu dhe për zbardhjen e tyre, në mënyrë që të bëhej përshtatja e funksionimit të tyre me burimet njerëzore aktuale që ishin në dispozicion.U bënë lëvizje paralele të punonjësve. U krijuan disa kanale, u futën koncepte të reja pune, u bë përshtatja e teknologjisë së re me personelin teknik ekzistues, si dhe u punësua element i ri në pozicione kyçe. • Ndërtimi i strukturës së re shtroi si detyrë kryesore hartimin e kritereve të reja të marrjes në punë të punonjësve si dhe analizën e hollësishme të përshkrimit të punës për çdo emërtesë të saj. • Me miratimin e ndryshimeve në Kodin e Ri të Punës, si dhe me miratimin e Statutit të Ri të RTSH-së (në dhjetor të 2016), doli si nevojë e ngutshme dhe ndryshimi i kontratës së punës. Gjatë muajit mars u ngrit grupi i punës, i cili pas takimeve të shumta dhe rrahjeve të mendimeve si dhe propozimeve të shtruara në tryezë, hartoi projektin e kontratës së re, që u finalizua me miratimin e saj në 18 prill 2017.• Bazuar nё vendimin e KD (Këshillit Drejtues) nr. 56 datë 24.10.2016, pёr vitin 2017 janё lidhur kontrata shёrbimi (3 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare) me emёrtesen “Kujdestar pёrsëritësash” pёr pikat e reja televizive tё transmetive digjitale (gjithsej 43 stacione).• Çdo fund muaji janë përpiluar dhe dorëzuar në sektorët e financave listë prezencat, duke bërë rakordimin e tyre me lejet e zakonshme, raportet për paaftësi në punë si dhe me mungesat pa arsye. Kёto listë-prezenca janё dokument qё shёrbejnё jo vetёm pёr pagesёn mujore tё punonjёsve por edhe pёr pёrllogaritjen e turneve tё dyta dhe tё treta, mbi kohёn (ditёt e pushimit dhe festave).

drejtave të Artistëve Interpretë dhe/ose ekzekutues të veprave, me të gjitha format e përcjelljes së interpretim/ekzekutimit të tyre në publik). Po ashtu, RTSH ka nënshkruar kontrata licensimi me përfaqësuesit ligjor të “Sony Music”, “Universal Music Group” dhe “Warner Music Group” në Shqipëri, të çertifikuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit.

Page 109: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

109

• Ka patur kontrolle të vazhdueshme gjate gjithe vitit nga punonjësit e sigurimeve shoqërore për të verifikuar shënimet që janë berë në regjistrat themeltarë (për punonjësit e larguar ose ata të dalë në pension pleqërie ne vite. Për 2017 numri i tyre ka qenë 18), krahasuar këto me librezat e punës, ku çdo gjë ka rezultuar në një rakordim korrekt dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje nga ana e tyre.• Gjithashtu gjatë këtij viti, ka patur kontrolle të vazhdueshme dhe nga Inspektoriati i Punёs në lidhje me verifikimin e procedurave të ndjekura nga ana jonë për largimet nga puna të punonjësve, të cilëve në kuadër të ristrukturimit, ju është shkurtuar vendi i punës.• Çdo 3 (tre) muaj, kjo drejtori bën rakordimet përkatëse dhe dorëzon të plotësuar Formularin e Deklarimit tё Punonjёsve nё Zyrёn e Punёs si dhe nё Inspektoriatin Qёndror tё Punёs.• Vlen për tu përmendur një risi e zbatuar për herë të parë këtë vit për punonjësit të cilët mbushën moshën e daljes në pension gjatë 2017. Në zbatim të idesë së Drejtorit të Përgjithshëm, si dhe nën kujdesin e tij dhe të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore janë organizuar disa ceremoni përshëndetëse, për këtë kategori punonjësish, ku nëpërmjet disa dhuratave simbolike dhe fletëve të falenderimit të shpërndara gjatë ceremonive, u është shprehur mirënjohja për punën dhe kontributin e dhënë në vite në RTSH.• Duke patur parasysh që në kuadër të ristrukturimit ka patur një prurje të elementit të ri nga jashtë institucionit, si në stafin drejtues dhe në atë të punonjësve, është rritur shumë puna informuese me ta, si dhe janë shtuar kontaktet e herëpasherëshme, në mënyrë që t’ju bëhej gjithçka prezent, apo për t’i ndihmuar në zgjidhjen e çdo problemi të dalë në punë e sipër, sa herë që kjo gjë ka qenë e nevojshme. • Në kujdesin e OSBE-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë) gjatë këtij viti janë zhvilluar disa sesione trajnimi për hartimin e draftit të Strategjisë të RTSH. Mbajtja e këtyre sesioneve në qytete të ndryshme të vendit tonë, si në Gjirokastër, Korçë dhe Shkodër dhe vizitat në grup në këto Qëndra Vendore Audiovizive, kanë qënë një gjetje dhe një eksperiencë shumë interesante dhe e vyer, ku përveç dikutimeve dhe punës së bërë në grup, u krijua dhe një frymë shumë e mirë komunikimi dhe veprimi njerëzor, gjë e cila po mbartet dhe po pasqyrohet gjithashtu dhe në punën e përditëshme midis kolegëve në institucion.- Në datat -9 - 11 maj 2017 nën kujdesin e OSBE është organizuar trajnimi “Për mbulimin e zgjedhjeve të 13 Qershorit”.- Gjatë muajit korrik 2017 Njësia Teknike në bashkëpunim me Njësinë e Programeve ka organizuar një trajnim, në lidhje me njohuritë për sistemin ETERE, me pjesëmarrjen e Kryeredaktorëve të kanaleve të platformës së RTSH si dhe me redaktorët hartues të programacionit. Është menduar që ky sistem të zbatohet fillimisht me kanalin e RTSH Sport e më pas të futet për zbatim.- Në datën 18 Korrik 2017, në bashkëpunim me OSBE dhe EBU(Bashkimi

Page 110: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

110

Transmetuesve Europianë) në RTSH u zhvillua trajnimi me temë; “Masterclass për Skemën e Programacionit”.- Në datat - 31 tetor – 2 nëntor, nën kujdesin e Akademisë së EBU është zhvilluar trajnimi për median online dhe rrjetet sociale.Por nuk duhet të mjaftohemi me kaq, domosdoshmëria për trajnim punonjësish duhet të shtrihet edhe më gjerë, në shumë sektorë të tjerë të institucionit si në teknikë, montazh etj. Përpjekja për ndryshim cilësor vërehet si duke shfrytëzuar kapitalin e brendshëm njerëzor, ashtu dhe në prurjet e reja në RTSH, duke patur parasysh që prioritet për punësim të ketë gjithmonë elementi më i kualifikuar dhe më kreativ.• Drejtoria e Burimeve Njerёzore ka qenë e gatshme në çdo moment për zgjidhjen e problemeve të ndryshme të dala në punë e sipër, si nga ana e komunikimit epror - vartës, ashtu dhe atyre personale.

Marrëdhëniet me organizmat e huaj Si ngjarje me rëndësi specifike për marrëdhëniet e RTSH – së më mediat homologe publike veçanërisht me ato fqinje vlen të përmendet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me RAI – n, Radio Televizionin Italian, marrëveshje që nuk nënshkruhej prej shumë vitesh. Kjo marrëveshje mundësoi menjëherë trajnimin e stafi teknik të RTSH – së në Itali si dhe marrjen e një sërë programesh pa pagesë nga RAI. Tani po punohet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. RTSH ka vendosur gjithashtu marrëdhënie të shkëlqyera me RTV Slloven, duke e marrë si shembull pozitiv për rrugën që duhet të ndjekë RTSH për t’u transformuar në një media me të vërtetë publike. Në nivelin shumëplanësh, ngjarja më e rëndësishme ka qenë anëtarësimi i RTSH – së si anëtare e asociuar në ABU – Bashkimin e Transmetuesve të Azisë dhe Paqësorit. Ky anëtarësim ka filluar të japë frute në programe të ofruara RTSH – së nga anëtarë të këtij organizmi, në pjesëmarrje në shfaqje të ndryshme muzikore dhe artistike si dhe në ofrimin e trajnimeve.Duke qenë se në qershor të 2018 do të zhvillohet për herë të parë Asambleja e Përgjithshme e EBU – së në Tiranë, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të mediave publike, anëtare të këtij organizmi, që në vitin 2017 filluan të ndërmerren hapat për organizimin e kësaj asambleje. Ekspertë të EBU – së kanë vizituar RTSH – në për ta asistuar në organizimin sa më të mirë të këtij eventi. Marrëdhëniet me EBU – në kanë pasur dhe një zhvillimin tjetër pozitiv, veçanërisht në bashkëpunimin në fushën e radios. Në vitin 2017 u zhvillua vizita e drejtorit të Euroradios dhe përgjegjëses për muzikën në Euroradio ku u diskutua për zhvillimin e marrëdhënieve, përqasjen e Radio Tiranës ndaj programeve kryesisht muzikore të ofruara nga Euroradio, trajnimin e stafit teknik etj.

Page 111: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

111

Në lidhje me marrëdhëniet me COPEAM, RTSH, si anëtare e Bordit Ekzekutiv të këtij organizmi të rëndësishëm për pellgun e Mesdheut, ka marrë pjesë active në të gjitha eventet e organizuara si dhe ka ndërmarrë hapat për t’u angazhuar në bashkëprodhime dhe bashkëpunime me homologët e tjerë, anëtarë të këtij organizmi. Duhet përmendur dhe fakti që një implus të veçantë këtyre marrëdhënieve i dha dhe vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të COPEAM – it, Z. Claudio Cappon në Tiranë. Pika kulmore sidoqoftë ka qenë organzimi në Shqipëri i mbledhjes së Bordit Ekzekutiv të këtij organizmi në tetor 2017.

Bashkëpunimi me CIRCOM Regional në vitin 2017 ka pasur kryesisht në focus marrjen e programeve për transmetim, prodhuar nga transmetues publikë homologë. Përsa i përket bashkëpunimit me URTI – Bashkimin Ndërkombëtar të Radio Televizioneve, RTSH është në fazën e përzgjedhjes dhe pregatitjes së dërgimit të programeve prodhuar nga RTSH, me qëllim shkëmbimin e tyre me prodhime të transmetuesve publikë homologë.

Bashkëpunimi me Prezencën e OSBE – së në Shqipëri Aktivitetet me Prezencën e OSBE – së në Shqipëri kanë qënë të shumëllojshme e shumëplanëshe. Bashkëpunimi me këtë organizëm të rëndësishëm është mjaft thelbësor për RTSH - në për shkak të shumëllojshmërisë së fushave që preken si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që EBU i ka dhënë këtyre aktiviteteve. Në muajt mars – qershor 2017 u ngrit grupi i punës dhe filloi angazhimi për projektimin e strategjisë së zhvillimit të RTSH – së. Për këtë u bashkëpunua dhe me EBU – në që dërgoi ekspertin e saj për ta asistuar hartimin e strategjisë. Gjatë muajve prill – korrik 2017 e duke pasur si fazë finale nëntorin e vitit 2017 përsëri me ndihmën e Prezencës së OSBE – së në Shqipëri RTSH zhvilloi forume në rrethe si Korçë, Shkodër dhe Gjirokastër mbi rolin dhe misionin e medias publike në një shoqëri demokratike. Këto aktivitete kanë pasur për qëllim jo vetëm që publiku të kuptojë gjithmonë e më shumë shërbimin e medias publike por dhe të vendosë ura komunikimi mes publikut dhe transmetuesit publik. Në aspektin e marrëdhënieve shumë të ngushta mes OSBE – së dhe RTSH – së vlen të përmendet dhe angazhimi i Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH – së, z. Thoma Gëllçi në takimin me përfaqësuesit e ODHIR – it të cilët vizitonin RTSH – në për të diskutuar mbi mbulimin e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017 për mostransmetimin e materialeve të gatshme të vëna në dispozicion nga partitë politike, angazhim i cili u vlerësua shumë dhe u reflektua në raportin e OSBE / ODHIR – it për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare 2017 në Shqipëri. Ky ishte raporti më pozitiv ndonjëherë për RTSH – në si dhe për punën e saj për mbulimin e zgjedhjeve parlamentare, vënë në dukje nga organizmi më i rëndësishëm për monitorimin e gjithë proçesit zgjedhor në Shqipëri.

Page 112: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

112

Në maj 2017 Prezenca e OSBE – së në Shqipëri së bashku me EBU – në dhe Akademinë e Eurovizionit organizuan një trajnim për pasqyrimin e zgjedhjeve për redaktorët dhe gazetarët e RTSH – së. Ky trajnim u fokusua në rolin dhe përgjegjësitë e gazetarëve, kornizës ligjore për pasqyrimin mediatik të zgjedhjeve dhe teknikave profesionale të raportimit. U trajnuan nga trajnuesi i BBC – së gazetarë të RTSH – së jo vetëm që punojnë në Tiranë, por edhe në Korçë, Shkodër, Gjirkoastër dhe Kukës. Siç ishte planifikuar në korrik 2017 Prezenca e OSBE – së në Shqipëri mundësoi një vëzhgim të nevojave për trajnim në RTSH nga një ekspert i EBU – së. Ky vëzhgim hodhi bazat për punën e ardhshme të Akademisë së RTSH – së dhe trajnuesve të mundshëm brenda organizatës si dhe mund të orientojë partnerët për asistencë për trajnimet e ndryshme të stafit. Në korrik 2017 u zhvillua një trajnim intensiv për programacionin në RTSH për të gjithë kryeredaktorët e kanaleve duke pasur parasysh numrin në rritje të kanaleve në transmetimet digjitale të RTSH – së duke ofruar një paketë tematike gjithëpërfshirëse për audiencën. Nga korriku në tetor 2017, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në RTSH koordinoi punën për hartimin e studimit ligjor “RTSH në epokën dixhitale – Situata e pasigurt e Radio Televizionit Shqiptar” nga ekssperti, z. Darjan Pavli, me mbështetjen e Prezencës së OSBE – së në Shqipëri.Në tetor 2017 Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë në RTSH koordinoi punën për vizitën e ekspertëve të RTV Slloven për fushat e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin e brendshëm, digjitalizimin e arkivit dhe marketingun. Në nëtor 2017 u organizua me mbështetjen e Prezencës së OSBE – së në Shqipëri dhe në partneritet me EBU – në një trajnim për prodhimin e lajmeve për mediat online dhe përdorimin e rrjeteve sociale nga gazetarët e RTSH – së. Prezenca e OSBE – së në Shqipëri mundësoi që RTSH të merrte pa pagesë filma dhe dokumentarëe për të kaluarën komuniste, prodhime kryesisht shqiptare. Mbi të njëjtën temë Prezenca e OSBE – së mundësoi fillimin e prodhimit dhe RTSH mundësoi transmetimin e një cikli dokumentarësh për të kaluarën komuniste të Shqipërisë. Në nëntor 2017 Prezenca e OSBE – së asistoi për një vizitë pune të punonjësve të RTSH – së për hartimin e planit të biznesit në RTV Slloven. Kjo shërbeu si pikënisje për trajnimin që u zhvillua më pas si dhe me hedhjen e piketave për hartimin e planit të biznesit. Prezenca e OSBE – së në Shqipëri në kuadër të “Forumit të Zhvillimit të Medias” i dedikoi një sesion problematikës me të cilën haste RTSH dhe sfidave të saja. SHprehën mbështetje dhe dhanë mendime për RTSH – në Z. Bernd Borchardt, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Znj. Romana Vlahutin, Kryetare e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Z. Olsi Dekovi, Nënkryetar i Zyres së Këshillit të Europës në Tiranë si dhe Znj. Albana Vokshi, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

Page 113: RAPORT VJETOR MBI ECURINË E RTSH · 2018-09-16 · Gjithashtu, në maj 2017 u transmetuan Lojrat Olimpike 2017, me kualitet dhe cilësi të lartë transmetimi. Për herë të parë:

113

Në vend të mbylljesMegjithëse mbetet ende një sfidë, reputacioni i radiotelevizionit shqiptar është në rritje. Sipas një studimi të financuar nga OSBE reputacioni dhe besueshmëria e RTSH ka pësuar rritje të ndjeshme në krahesim me ulje të besueshmërisë së televizioneve komerciale.Sipas këtij studimi:Vlerësimi i programeve të RTSH-së ka një rritje në pothuajse të gjitha atributet krahasuar me dy vitet e kaluara. Këtë vit, lajmet e RTSH-së shikohen si më objektive, interesante, informuese, moderne, të shpejta në dhënien e lajmit të fundit dhe që përfshijnë shumë çështje.Një gjetje interesante është se 42% e popullatës është dakord se programet informuese janë duke u bërë çdo ditë më të mira krahasuar me 26.5% që mendojnë se nuk ka ndryshime.Nga anketimet që ka bërë vetë RTSH për vitin 2017 rezulton se tashmë RTSH nuk është më një kanal që mezi shihej por një paketë kanalesh që ofron larmishmëri, cilësi të lartë të figurës dhe programeve dhe që ndiqet shumë herë më tepër.

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSHKRISTAQ TRAJA