raport i vleresimt te jashtem per programin e … msc shkenca... · tregut të punës në vëndin...

31
1 RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E STUDIMIT MASTER i SHKENCAVE SHKENCA INFERMIERISTIKE dhe OBSTETRIKE Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” Tiranë, Korrik 2015

Upload: others

Post on 13-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

1

RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM

PER PROGRAMIN E STUDIMIT

MASTER i SHKENCAVE

SHKENCA INFERMIERISTIKE dhe OBSTETRIKE

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

Tiranë, Korrik 2015

Page 2: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

2

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Master I Shkencave në Shkencat Infermieristike dhe Obstetrikë të ofruar nga UNIZKM,

program i përbashkët studimi me Universitetin e Studimeve “Tor Vergata” Romë, Itali

HYRJE

Programi i Studimit Master Shkencor në Shkencat Infermieristike dhe Obsetrikë në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë” është

hapur si program i studimit të ciklit të dytë, me Urdhër Nr 340, datë 19.08.2013, “Për Hapjen e programit të Ri të Studimit të Ciklit

të Dytë që përfundon me Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike” në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit

të Mirë” të MASH.

Programi i studimit Master Shkencor në Infermieristike, në ciklin e dytë, garanton vijimësinë e cikleve të studimeve, pas

përfundimit të Ciklit të Parë Bachelor në Infermieristikë. Programi i Studimit realizohet nga Fakulteti Mjekësisë, Universiteti

Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe nga Universiteti i Studimeve Tor Vergata Romë, sipas marrëveshjes së bashkëpunimit.

Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e përbashkët studimi nga Universiteti i Studimeve Tor Vergata Romë, si

dhe nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Në përfundim të mbrojtjes së diplomës, studentëve u jepet titulli

Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”, për Republikën e Shqipërisë sipas Urdhërit nr. 520 datë

29.10.2012, dhe Doktor Magjistral në “Shkencat Infermieristike dhe Obstetrike” për Republikën e Italisë. Programi i Studimit

Master i Shkencave në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike, i zhvilluar në Universitetin e Studimeve të Romës Tor

Vergata është i akredituar nga Ministria Italiane e Akreditimit dhe Kërkimit Shkencor, fakt shumë i rëndësishëm i cili

garanton cilësinë ndërkombëtare dhe akreditimin e tij në Bashkimin Europian.

Masteri Shkencor i drejtohet studentëve që zotërojnë një diplomë “Bachelor” në Infermieri dhe Mami, në Universitetet e

Akredituara të Republikës së Shqipërisë si dhe të Universiteteve të Bashkimit Europian. Programi i studimit është

projektuar për të ofruar një formim të specializuar me qëllim përgatitjen e figurave të ardhshme drejtuese në struktura

shëndetësore infermieristike, në sektorin publik dhe privat. Programi Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe

Obstetrike” ka si qëllim të formojë infermierë të aftë për të menaxhuar organe komplekse shëndetësore në njësitë

operative, në shërbimet e departamenteve të ndryshme duke ofruar njohuri të përparuara për zhvillimin e kompetencave

dhe të aftësive menaxheriale dhe organizuese.

Më 23.07.2015 në APAAL vjen shkresa nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me Nr 502 Prot, datë 22.07.2015

“Kthim përgjigje për programin e studimit Msc në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”, në të cilën sqaron se

organigrama që ndodhet në RVJ është version i vjetër.

Ekspertja e Vlerësimit, pasi njihet me shkresën e UNIZKM, pranon ndryshimin e Organigramës. Bashkalidhur ndodhet

Organigrama aktuale e Institucionit.

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm

Prof. As. Tatjana Cina

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Masteri i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike” është hapur në vitin akademik 2013-2014 dhe është

organizuar nga Fakulteti i Mjeksisë i projektuar për të ofruar një formim të specializuar që të përgatisë figura profesionale të

afta për të mbuluar me sukses role drejtuese të njësive operative infermieristike në sektorin publik dhe privat, brenda dhe

jashtë vendit. Programi i Studimit Master i Shkencave “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”, Fakulteti i Mjeksisë në

UKZKM përmbush ciklin e plotë të tij, duke ofruar në këtë mënyrë diploma të ciklit të parë (Bachelor) në “Infermieristike”,

Diplomë e Ciklit të Dytë Masterin e Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”. Ashtu si Diploma e Ciklit te

Parë të ofruar nga ky Fakultet dhe Masteri në fjalë realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve Tor Vergata

Romë, duke lëshuar në përfundim të tij, diploma të përbashkëta mes dy Universiteteve. Masteri është projektuar dhe

zhvilluar për të përmbushur nevojat e tregut shqiptar me figura profesionale të afta për të drejtuar dhe koordinuar njësitë

operative shëndetësore në infermieristike, të aftë për tu përballur me realitetin vendas dhe për ta përmirësuar atë, duke

sjellë eksperiencën më të mirë ndërkombëtare. Në këtë kuadër, programi i masterit shkencor është hartuar dhe në

përputhje të plotë me misionin dhe qëllimin e Universitetit, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë shqiptar me një

arsimim cilësor universitar dhe pasuniversitar në fusha të ndryshme profesionale, edukimin e vlerat më të mira morale dhe

Page 3: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

3

zhvillimin e kërkimit shkencor duke siguruar në këtë mënyrë praninë e specialistëve të aftë profesionalisht dhe të pastër

moralisht në gjendje për të çuar përpara proçesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror në Shqipëri. Në këtë program studimi

mund të konkurojne kandidatë që zotërojnë një diplomë Bachelor të Ciklit te Parë në degët: Infermieri; Mami. Të diplomuarit

në këtë program studimi, do të jënë të aftë, në drejtimin dhe organizimin e shërbimeve shëndetësore të lidhura me

personelin infermieristik në mjekësi, të aftë në organizimin dhe menaxhimin e burime njerëzore të njësisë operative

infermieristike në institucione kombëtare dhe ndërkombëtare që operojnë në tregun vendas dhe të huaj. Ky program

studimi u jep mundësinë kandidatëve, pas diplomimit, të mund ti drejtohen tregut të punës në sektorin shëndetësor dhe në

të gjitha fushat, duke përgatitur drejtues për njësitë operative private dhe publike. Organizimi dhe përmbajtja e Masterit

është në përputhje të plotë me objektivat dhe strategjinë afatgjatë të Universitetit, për hapjen e programeve të studimi

Master dhe Postmaster. Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të Transferimit të

Krediteve (ETCS) në përputhje të plotë edhe me Statutin e Universitetit dhe me Legjislacionin Shqiptar ne fuqi, Emërtimi i

kursit të studimit është i njëjtë me emërtimet e sistemit universitar italian dhe shqiptar, i reformuar mbi bazën e parimeve të

Deklaratës së Bolonjës. Proçesi mësimor zhvillohet në italisht. Programi ka parashikuar futjen e figurave të asistentëve dhe

tutorëve të cilët duhet të jenë me shtetësi shqiptare për të ndihmuar studentët në proçesin e shpjegimit të termave

shkencorë, dhe për ti ndjekur më nga afër studentët gjatë gjithë proçesit mësimor. Gjithashtu, programi parashikon orë

konsultimi para provimeve sa herë që studentët kanë të nevojshme asistencën e tutorit. Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit

të Mirë” ka në strukturën e tij dhe figurën e Presidentit dhe të Koordinatorit të Programit të studimit. Këto figura, ndjekin nga

afër realizimin dhe mbarëvajtjen e proçesit mësimor në të gjitha aspektet e tij, si dhe komunikimin e vazhdueshëm me

studentët, marrjes së feedbackut nga ana e tyre për sa i përket proçesit mësimor dhe proçesit të të nxënit dhe përmirësimit

të tij kur është e nevojshme. Në këtë mënyrë, studentët kanë të pranishme figura ndihmëse dhe orientuese gjatë gjithë

programit të masterit, si gjatë leksioneve dhe seminareve ashtu dhe gjatë përgatitjes së provimit përfundimtar, në përputhje

të plotë me planet strategjike të universitetit për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve dhe të proçesit

mësimor.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

Programi i studimi Master i Shkencave në “Shkenca Infermierore dhe Obsetrike është një program i hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e Institucionit të UZKM i cili kontribon në zhvillimin e Arsimit Universitar Shqiptar, kërkimit shkencor dhe të formimit të vazhdueshëm me qëllim që të pregatisë të diplomuar specialistë dhe ekspertë të nivelit Europian. Në vëndin tonë sistemi shëndetësor është kryesisht publik, por vitet e fundit është zgjeruar edhe sektori privat. Rritja dhe zgjerimi i sektorit privat në shëndetësi rrit konkurencën me sektorin shtetëror gjë që çon në rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor në të dy sektorët. Rritja e cilësisë së shërbimit për popullatën në fushën e promocionit, parandalimit, ndihmesës në diagnostikim dhe trajtimit të sëmundjeve kërkon specialistë infermierë me njohuri të thella në fushën e infermieristikës të aftë të përballen dhe përmirësojnë sfidat dhe problemet themelore të shëndetit në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Programi i studimit është hartuar duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për njohjen e tregut të punës) Programi i studimit pasqyron vullnetin e institucionit në ruajtjen e vlerave kulturore te kombit të shprehura në marëveshjet e bashkëpunimit që ka me institucione të ndryshme shtetërore.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Page 4: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

4

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Programi i studimit është hartuar në përputhje me strategjinë e institucionit.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Përmbajtja e programit të studimit është në përputhje me legjislacionin Shqiptar. Programi është ndërtuar duke u bazuar në sistemin Europian te Transferimit të Kredititeve dhe është formuluar në mënyrë që të sigurojë njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, dhe mundësi për kërkim të pavarur. Emërtimi dhe përmbajtja e programit është i njëjtë me programin në Universitetin Tor Vergata të Romës dhe diploma e dhënë në përfundim të studimeve nga UZKM është diplomë e përbashkët me Universitetin Tor Vergata të Romës.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Në planin strategjik të institucionit parashikohet rishikimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programeve të studimit.Infermieristika është një shkencë dinamike dhe programet e saj kanë nevojë për apdetim të vazhdueshëm. Adaptimi i programeve master në sistemin master bëhet në konkordim me Programi i studimit të Universitetin Tor Vergata në Romë gjë që krijon mundësinë që këto programe të jenë në nivelin bashkëkohor. Institucioni synon rritjen e cilësisë në mënyrë të vazhdueshme duke pasur për bazë jo vetëm programet e përparuara, por edhe nivelin e lartë të stafit pedagogjik i cili në pjesën më të madhe është i kualifikuar në mënyrë të përshtatshme, dhe i përbërë nga pedagogë Italianë dhe Shqiptar. Komunikimi i Stafit pedagogjik me studentët, konsultimi i vazhdueshëm, përdorimi i laboratorëve të përparuar, bibliotikës si dhe sistemi i vlerësimit të dijes përbën një bazë për rritjen e cilësisë.

Konkluzionet e vlerësimit: Programi i studimit është hartuar duke u bazuar në kërkesat e tregut të punës në vëndin tonë. Emërtimi dhe përmbajtja e programit është i njëjtë me programin në Universitetin Tor Vergata të Romës Diploma e dhënë në përfundim të studimeve nga UZKM është diplomë e përbashkët me Universitetin Tor Vergata të Romës.

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Struktura akademike e programit te studimit përbëhet nga personel akademik efektiv, personel akademik me kontratë dhe

nga personeli administrativ. Universiteti Katolik ZKM e realizon misionin e tij nëpërmjet strukturave mësimore, shkencore,

administrative dhe spitalore. Veprimtaritë e strukturave të Universitetit udhëhiqen nga parimet e efikasitetit dhe të efiçensës,

pjesmarrjes aktive dhe të lirë në zhvillimin e detyrave të personelit drejtues, mësimor, shkencor, shëndetësor, administrativ

e teknik. Struktura organizative e Universitetit Katolik ZKM përbëhet nga Njësitë Kryesore, Njësitë Bazë dhe Njësitë

Ndihmëse. Pjesë e strukturës së Universitetit janë Qendra Ndërkombëtare e Kërkimeve dhe e Studimeve (QNKS) dhe Zyra

e Informimit Evropian (ZIE). QNKS është një strukturë kërkimore e studimore polivalente, e cila ka si qëllim të bashkojë dhe

të shfrytëzojë potencialin më të mirë profesional të universiteteve, të institucioneve të ndryshme publike dhe jo publike

vendase dhe të huaja për realizmin e kërkimeve dhe studimeve në të gjitha fushat, në funksion të zhvillimit të vendit në

veçanti dhe të rajonit në tërësi. Në kuadër të kësaj qëndre, jane zhvilluar një sërë konferencash shkencore në të gjitha

fakultetet, simpoziumesh, seminaresh etj, në bashkëpunim me Universitetet më të njohura ndërkombëtare, institucioneve

publike vendase dhe të huaja.

ZIE është një strukturë e cila u ofron institucioneve të arsimit të lartë, institucioneve kërkimore shkencore dhe social-

ekonomike të vendit informacione të ndryshme lidhur me Bashkimin Evropian dhe me proçesin e anëtarësimit të vendit tonë

në BE.

Page 5: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

5

Organet Drejtuese të Universitetit janë: Rektori; Zëvendësrektorët;Sekretari i Përgjithshëm; Drejtori i Përgjithshëm; Senati

Akademik; Bordi Këshillimor; Bordi Etik; Dekani

Rektori : Është organ monokratik dhe zgjidhet nga Fondacioni Themelues.

Zëvendësrektorët: Universiteti Katolik ZKM ka në strukturën e tij dy Zëvendësrektorë, të cilët emërohen nga Fondacioni

Themelues. Kompetencat dhe funksionet e tyre janë të përcaktuara qartë në Statut, dhe janë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Sekretari i Përgjithshëm: Sekretari i Përgjithshëm emërohet nga Fondacioni Themelues dhe duhet të ketë të paktën

titullin “Doktor i Shkencave” ose ekuivalentin e tij.

Drejtori i përgjithshëm: Drejtori i përgjithshëm është organi më lartë ekzekutiv dhe përgjigjet për anën administrative të

Universitetit. Zgjidhet nga Fondacioni Themelues nga rradhët e anëtarëve të Kongregacionit në Këshillin Administrativ,

duke i besuar funksionet e administratorit te deleguar për Universitetin me përfaqësim të gjerë.

Senati Akademik:Senati akademik është organ kolegjial. Shqyrton problematikat më të rëndësishme të institucionit në

fushën didaktike, kërkimit shkencor, administrativ dhe financiar. Është organ vendimarrës, por që i nënshtrohet kontrollit

dhe vetos së Fondacioni Themelues të Universitetit.

Bordi Këshillimor: Bordi Këshillimor është organ kolegjial këshillimor i përbërë nga autoritete të shquara që

bashkëpunojnë me Universitetin Katolik ZKM. Ai thirret nga Rektori ose nga i deleguari i tij në mungesë të Rektorit dhe

mblidhet të paktën dy herë në vit.

Bordi Etik: Bordi Etik është organ kolegjial këshillimor i përbërë nga: presidenti (i emëruar nfa Fondacioni Themelues);një

anëtar i Fondacionit Themelues; tre specialistë të njohur të etikës; një përfaqësues i Konferencës Ipeshkvnore shqiptare;

tre përfaqësues të personelit akademik të Universitetit.

Dekani: Dekani është drejtuesi i fakultetit dhe emërohet nga Fondacioni Themelues dhe duhet të ketë të paktën gradën

“Doktor” ose ekuivalentin e tij.

3) Struktura akademike dhe Personeli akademik e mbështetës

Universiteti Katolik ZKM përbëhet nga tre Fakultete:

Fakulteti i Mjekësisë;

Fakulteti i Farmacisë;

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Politike.

Figura e Dekanit është autoriteti më i lartë i Fakultetit. Gjithashtu, fakulteti ka në përbërje koordinatorët e programeve të

studimit dhe sekretarinë didaktike. Duke qenë se Programi i Studimit në Infermieristikë zhvillon proçesin didaktik dhe

shkencor në marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Tor Vergata Romë, stafi i brendshëm didaktik i këtyre

universiteteve përbën dhe stafin e brendshëm akademik të universitetit, gjë e cila imponohet dhe nga marrëveshjet e

bashkëpunimit, me anë të të cilave bëhet e mundur lëshimi i diplomave të përbashkëta dhe njohja e tyre në të gjithë

Bashkimin Evropian.

Koordinatori në bashkëpunim me Dekanin e Fakultetit dhe Sekretarin e Përgjithshëm, merret me anën administrative dhe

organizative të proçesit didaktik dhe shkencor.

Pedagogët lidhin me Universitetin kontrata të rregullta punësimi me kohë të pjesshme, të cilat hartohen nga zyra juridike e

Universitetit dhe depozitohen pranë kësaj zyre dhe zyrës së Burimeve Njerëzore. Përzgjedhja e stafit akademik bëhet

nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent. Aplikimet plotësohen në mënyrë elektronike në adresën përkatëse osë në

formë të shkruar pranë Sekretarisë së Rektoratit për protokollim, sipas formatit të aplikimit të parapërcaktuar, pas Shpalljes

së Vendeve të lira të Punës ne Ëeb-sitin e Universitetit. Është Sekretaria e Rektoratit, e cila pasi e protokollon aplikimin, ia

trasmeton Zyrës së Burimeve Njerëzore. Kjo e fundit merret me proçedurën e parashikuar, për ngritjen e komisionit

përkatës të përzgjedhjes së kandidatëve, në përputhje të plotë me rregulloren e Universitetit. Rektori i Universitetit emëron

pedagogët me Dekret dhe më pas lidhet kontrata e punës. Kontrata dhe Dosja e Pedagogut depozitohen pranë Zyrës

Juridike dhe zyrës së Burimeve Njerëzore.

Dosja e Pedagogut përmban:

Dekretin e Rektorit për emërimin e pedagogut ku specifikohet dhe lënda përkatëse;

Page 6: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

6

Kurrikulum Vitae të pedagogut;

Fotokopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë;

Fotokopje të noterizuar të listës së notave;

Fotokopje të noterizuar të titujve (Postmaster, PHD);

Fotokopje të noterizuar të kualifikimeve të tjera (ne rast se ka)

Vërtetim nga punëdhënësi;

Fotokopje të librezes se kontributeve shoqërore dhe shëndetësore;

Librezë shëndetësore dhe raport mjekësor që vërteton që personi është i aftë për punë.

Përbërja e Komisionit Didaktik për Programin e studimit të Masterit Shkencor në “Shkenca Infermieristike dhe

Obstetrike”.Tabela 2

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin Didaktik

Prof. Gennaro Rocco Prof. i Asociuar President

Prof. Rosaria Alvaro Prof. i Asociuar Anetare

Aurora Gjoshaj Docente Anetare

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Institucioni zhvillon veprimtarinë mësimore, kërkimore në mënyrë të koordinuar nëpërmjet fakulteteve të tij. Fakultetet përbëhen nga departamentet, në bazë të së cilës sipas programeve të studimit organizohen edhe qëndra kërkimore. Programi i studimit master shkencor në infermieristikë dhe obsetrikë është atashuar pranë fakultetit të mjekësisë dhe i plotëson kriteret e organizimit dhe funksionimit të tij. Personeli akademik është në numër sipas kërkesave të ligjit dhe ka kualifikimin e nevojshëm.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Departamenti përfaqëson njësinë bazë i cili nxit, organizon dhe administron veprimtaritë mësimore dhe kërkimore. Procesi i rekrutimit të personelit akademik është transparent, i pasqyruar në ëebsiten e institucionit dhe përzgjedhja e kanditaturave bëhet nga një komision ad hoc sipas regullores së UZKM.

Konkluzionet e vlerësimit: Fakultetet përbëhen nga departamentet, në bazë të së cilës sipas programeve të studimit organizohen edhe qëndra kërkimore. Departamenti përfaqëson njësinë bazë Procesi i rekrutimit të personelit akademik është transparent, i pasyruar në ëebsiten e institucionit

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Pedagogët italianë përzgjidhen brënda strukturave të Universitetit Partner duke i dhënë prioritet pedagogëve me tituj dhe

me përvojë në fushën e mësimdhënies. Pedagogët shqiptarë që bashkëpunojnë me pedagogët italianë përzgjidhen

nëpërmjet konkursit që zhvillohet në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Kriteret e konkurrimit, përzgjedhja e

personelit, emërimi trajtohen në mënyrë transparente dhe kolegjiale nëpërmjet komisionin përzgjedhës të emëruar nga

Rektori. I gjithë procesi është publik dhe konkurset publikohen në faqen Ëeb të Universitetit. E njëjta procedurë ndiqet edhe

për personelin administrativ dhe ndihmës në mënyrë që objektivi i cilësisë së personelit të jetë sa më i prekshëm dhe i

Page 7: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

7

dukshëm. Gjatë aktivitetit mësimor,stafi pedagogjik monitorohet në realizimin e saktë të procesit mësimor duke përfshirë në

këtë proces stafin administrativ. Raporti i stafit akademik me stafin administrativ anon dukshëm në favor të stafit

administrativ duke qenë se strukturat e Fondacionit dhe strukturat e Universitetit kanë vënë në dispozicion një numër të

madh dhe të domosdoshëm personeli në suport të aktivitetit akademik. Po kështu personeli akademik efektiv përbën mbi

70% të stafit të përgjithshëm akademik.

Tregues të matshëm:

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ Tabela 3 - a

Personeli akademik efektiv dhe me kontrate (V.A. 2013 - 2014)

Emer Mbiemer Fakulteti Programi i studimit Titulli Statusi Vendi i Punes

Adriana Gjonaj Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Profesor PAK UNIKZKM

Adrio Savini Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Alessandro Stievano Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Antonello Cocchieri Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Augusto Borzone Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Kerkues PAE Univ. Tor Vergata

Bruna Marzucchini Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Carlo Chiaramonte Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Daniela D'Angelo Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Ercole Vellone Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Fabian Cenko Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAK QSHKESH

Francesco Corvese Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Inis Kraja Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAK Univ. Planetar

Linda Lombi Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Luca Di Sarra Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Maria Matarese Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Kerkues PAE Univ. Tor Vergata

Mario Esposito Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Matteo Ciavarella Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Michelle Marzulli Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Roberto Latina Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Rosario Di Sauro Mjekësi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Tabela 3 - b

Personeli akademik efektiv dhe me kontrate (V.A. 2014 - 2015)

Emer Mbiemer Fakulteti Programi i studimit Titulli Statusi Vendi i Punes

Adriana Gjonaj Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Profesor PAK UNIKZKM

Adrio Savini Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Page 8: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

8

Aurora Gjoshi Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE UNIKZKM

Carlo Chiaramonte Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Edi Dragusha Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE UNIKZKM

Elona Mehilli Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Emiljan Karma Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE UNIKZKM

Ercole Vellone Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Fabian Cenko Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAK QSHKESH

Fabio D'Agostino Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Fiona Papajorgji Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAK

Gjykata

Kushtetuese

Gennaro Rocco Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Prof.Asoc. PAE Univ. Tor Vergata

Maria Assunta Bricca Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Raffaele Piemontese Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent PAE Univ. Tor Vergata

Roberto Latina Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Docent, Dr. PAE Univ. Tor Vergata

Rosaria Alvaro Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Prof.Asoc. PAE Univ. Tor Vergata

Saverio Potenza Mjekesi Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike Kerkues PAE Univ. Tor Vergata

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre Tabela 4

Viti Akademik Programi i Studimit Titulli PAE PAK PAE/PAK

2013 - 2014

PA për të gjitha programet e studimit 42 7 6

Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Profesorë 0 1 0

Prof.Asoc. 0 0 -

Docent, Dr. 7 2 3

Asistentë me MA 8 0 -

Kërkues 2 0 -

Pedagogë (pa tituj) 0 0 -

Personel Administr. 2 0 -

2014 - 2015

PA për të gjithë programet e studmit 42 7 6

Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Profesorë 0 1 0

Prof.Asoc. 2 0 -

Docent, Dr. 4 2 2

Asistentë me MA 7 0 -

Kërkues 1 0 -

Pedagogë (pa tituj) 0 0 -

Personel Administr. 2 0 -

Page 9: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

9

Të dhëna sipas moshës Tabela 5

Viti Akademik Programi i Studimit Titulli PAE M PAE F PAE M / PAE F

2013 - 2014 Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Profesorë 0 0 --

Prof.Asoc. 0 0 --

Docent, Dr. 5 2 2,5

Asistentë me MA 7 1 7

Kërkues 1 1 1

Pedagogë (pa tituj) 0 0 --

Personel Administr. 0 2 0

2014 - 2015 Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Profesorë 0 0 --

Prof.Asoc. 1 1 2

Docent, Dr. 4 0 --

Asistentë me MA 4 3 1,3

Kërkues 1 0 --

Pedagogë (pa tituj) 0 0 --

Personel Administr. 0 2 0

Tabela 6

Viti akademik Personeli

20-25 25-35 36-45 46-55 56-65 66 -

PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK PAE PAK

2013 - 2014

Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0 0

Prof.Asoc 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Docent, Dr. 0 0 1 0 4 1 2 0 0 1 0 0

Asistentë me

MA

0 0 2 0 0 0 2 0 4 0 0 0

Kërkues 0 0 0 0 0 0 1 0 1 0 0 0

Pedagogë

(pa tituj)

0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Personel

Administr.

2 0 16 2 10 1 14 2 3 2 0 0

2014 - 2015

Profesorë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 1 0 0

Prof.Asoc 0 0 0 0 0 0 0 0 2 0 0 0

Docent, Dr. 0 0 1 0 1 1 2 0 0 1 0 0

Asistentë me

MA

0 0 2 0 1 0 2 0 2 0 0 0

Kërkues 0 0 0 0 0 0 1 0 0 0 0 0

Page 10: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

10

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre; Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Institucioni ka personel ndihmës mësimor dhe administrativ të cilët marrin pjesë aktive në ndjekjen e programeve dhe realizimin e programeve mësimore.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Personeli akademik përfshihet në hartimin dhe realizimin e kurrikulës mësimore. Përcaktimi i ngarkesës mësimorë është në përputhje me aktet ligjore.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Institucioni ndjek proçedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit dhe personeli akademik me kohë të plotë përbën mbi 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e këtij programi. Në institucion funksionon departamenti burimeve njerëzore i cili nëpërmjet database pasqyron të gjitha të dhënat e personelit akademik, veprimtarinë dhe bën vlerësimin e vazhdueshëm të punës së tyre.Departamenti i burimeve njerësore është përgjegjës edhe për njoftimet për vënde vakante.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

Pedagogë

(pa tituj)

0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

Personel

Admin.

2 0 16 2 10 1 14 2 3 2 0 0

Page 11: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

11

Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Për realizimin e programit master shkencor në infermieristikë dhe obsetrikë, UZKM ka angazhuar staf akademik me grada shkencore sipas kërkesave që parishikon ligji i arsimit të lartë. Stafi akademik është me përvojë në mësimdhënie dhe me kualifikimin e nevojshëm. Në institucion funksionon sistemi i tutorit, i cili ndihmon në realizimin dhe asimilimin e programit të studimit. Praktikat profesionale kryen në kërkim shkencor dhe personeli akademik ishte i përkushtuar në drejtimin e studentëve për realizimin e programit.

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave shoqërore e humane.

Institucioni ka të përcaktuar me regullore përgatitjen e tezës përfundimtare të diplomimit. Sipas kësaj rregullore çdo student duhet të ketë dy relatorë (udhëheqës) me grada shkencore. Relatorët në bazë të regullores ndjekin deri në 6 studentë. Udhëheqësi duhet të ketë të paktën gradën Dr të mbrojtur në vëndet perëndimore.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Të gjitha temat shkencore të studentëve duhet të jenë të lidhura me problemet infermieristike dhe udhëheqësit shkencorë kanë njohuri të avancuara për të përmbushur plotësisht realizimin e temave shkencore.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Programi i studimit ka të bëjë me kërkimin shkencor dhe institucioni ka angazhuar personel ndihmës mësimor shkencor për të ndihmuar studentët në realizimin e temave shkencore dhe ndjekjen e laboratorëve.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Page 12: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

12

Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Ngarkesa mësimore e personelit akademik Italian dhe Shqiptar realizohet sipas legjislacionit Shqiptar dhe atij Italian. Programi mësimor është bazuar në sistemin e Krediteve të cilat janë konvertuar në orë mësimore të ndjekur në auditor si dhe orë, punë e pavarur e studentëve.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Institucioni ka të dhëna të plota për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në programin e studimit. Lista e plotë e personelit është e detajuar e ndarë sipas semestreve mësimore. Institucioni ka të përcaktura qartë proçedurat dhe kriteret për rekrutimin e personelit akademik.

Konkluzionet e vlerësimit: UZKM ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit Personeli me kohë të plotë përbën 70% të personelit akademik të Institucioni UZKM ka të dhëna të plota për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në programin e studimit. Personel ndihmës mësimor shkencor ndihmon studentët në realizimin e temave shkencore dhe ndjekjen e laboratorëve.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit

Tregues të matshëm:

Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, ndodhet në Rrugën “Dritan Hoxha”, Tiranë, prej vitit 2004. Ambjentet në

shfrytëzim nga ky Universitet, kanë një siperfaqe totale prej 50.400 m2 dhe janë në pronësi të Fondacioni Themelues “Zoja

e Këshillit të Mirë”. Objektet ku zhvillojnë mësim studentët e masterit shkencor në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

janë 2, godina e quajtur Casa Rossa dhe Godina Qëndrore me sipërfaqe përkatësisht 3811 m2 dhe 5295 m2. Këto objekte

plotësojnë normativat e sipërfaqes së shfrytëzuar m2/ për student. Infrastuktura e të dy objekteve që janë në dispozicion të

zhvillimit të procesit mësimor, plotësojnë standartet dhe kriteret e cilesisë. Auditorët e leksioneve dhe seminareve jane të

pajisura me PC dhe videoprojektor, disponojnë rrjet informatik, Ëi-fi, plotësojne normat teknike të ndriçimit, janë të pajisur

me sistem ngrohjeje si dhe sistem sigurie kudër zjarrit. Gjithashtu, janë pjesë e Universitetit, në funksion të programit të

studimit në fjalë, godinat dhe ambjente të tjera auditorësh dhe laboratore siç janë Laboratori i Kimise, Laboratori i

Mikroskopeve dhe Histologjise, Laboratori Farmaceutik.

Salla e Studimit Autonom është e pajisur me 20 (njëzet) vende që gjithashtu janë krijuar dhe vihen në dispozicion të

nxënësve që kanë nevojë për një hapësirë të dedikuar për studimin e kryer në mënyrë të pavarur. Kjo hapësirë, e pajisur

me një audio/video të projeksionit dhe materiale të mësimdhënies (modele anatomike, atlaset, teksteve të zgjedhura nga

mësimdhënësit dhe filmat e mësimeve të kryera më parë) është gjithmonë e hapur dhe i lejon të gjithëve përdorimin e

materialeve të kursit të nevojshme për një studim të plotë të anatomisë njerëzore. Gjithashtu Universitetit ka vënë në

dispozicion të studentëve të të gjitha kurseve një Sallë Interneti (godina e Cassa Rossa) dhe një Laborator informatike tek

(Godina Qëndrore 3 katëshe).

Laboratorët e Informatikës

Universiteti ka në dispozicion të studentëve të të gjitha kurseve një sallë interneti me kapacitet përkatësisht 24 kompjutera

Desktop (godina Cassa Rossa) dhe një laboratorë informatike me 48 kompjutera Laptop (Godina Qëndrore). Sallat janë të

pajisura me internet të dedikuar 40 Mbps. Sallat përdoren kryesisht për zhvillimin e leksioneve të ndryshme mësimore,

paketa Microsoft Office, për të cilën Universiteti ka edhe licensimin Microsoft. Sallat janë në dispozicion të studentëve edhe

jashtë orarit të mësimit. Studentët mund të shfrytëzojnë kompjuterat për të naviguar në internet, kryer kërkime apo përdorur

shërbimet e tjera të shkollës (biblioteka, portali, materialet mesimore etj). Të njëjtat shërbime ofrohen edhe përmes rrjetit Ëi-

fi falas me kapacitet 70 Mbps, ku mund ti përdorin në pajisjet personale (smartphone, laptop etj.) sipas parimit BYOD (Bring

Your Oën Device). Salla me 24 kompjutera Desktop është ngritur si termainal Server mbi Linux Open Source, dhe

gjithashtu ofron një hapësirë për të përdorur shërbimet Ëindoës dhe Office si Terminal i një serveri të dedikuar vetëm për

Page 13: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

13

këtë laborator. Salla me 48 Laptop është e pajisur me 48 Laptop Acer i3 të gjeneratës së fundit, të gjithë me sistem

Operativ Microsoft windows të licensuar, dhe gjithashtu përdor një Server të dedikuar për shërbimin Terminal. Ky shërbim

përdoret kryesisht për të zhvilluar provime të ndryshme në formë elektronike (jo vetëm te lëndës së informatikës). Struktura

parashikon prezencën e Salles së Bibliotekës, ambient i cili është i përkohshëm me një sipërfaqe prej 458 m2.

Instiucioni disponon një parkim prej 9888.92 m2 në funksion të studentëve dhe personelit administrativ siperfaqe kjo e

përkthyer ne 200 vende parkimi.

Përshkrimi Bibliotekës

Biblioteka UNIZKM si funksion të saj parësor ka përmbushjen e nevojave të studentëve dhe gjithë përdoruesve të saj me

literaturë akademike dhe mbështetëse në formimin e tyre akademik si dhe atë profesional, përmes larmisë së shërbimeve

bibliotekare dhe efikasitetit të tyre. Biblioteka ofron një literaturë të mjaftueshme dhe të larmishme akademike në gjuhë, në

format dhe në argumenta. Ajo kujdeset për përditësimin dhe azhornimin e teksteve aktuale dhe teksteve të reja. Për

përgatitjen e tezave të diplomimit stafi i kualifikuar orienton dhe instrukton studentët për kërkimin bibliografik online dhe në

programin e data –base-it të saj. Biblioteka, në mbështetje të kërkimit të periodikëve online iu ofron studentëve shërbimin e

Document- Delivery, shërbim i cili bën të mundur gjetjen e artikullit me gjithë full-tekstin e tij, në rastet kur vetë biblioteka

nuk e zotëron atë. Ky shërbim arrihet nëpërmjet bashkëpunimit me bibliotekat homologe në Romë dhe Milano. Biblioteka

është në dispozicion të përdoruesve të saj çdo ditë nga e hëna në të shtunë në oraret 08.00-21.00.

Mjediset e fakultetit Tabela 7

Mjediset për Fakultetin/përgjegjës për programin e studimit Sasia Sipërfaqja

Salla për leksione, Seminare 3 209.75 m2

Salla për aktivitete promovuese 3 666.9 m2

Salla për praktikë lëndore/ profesionale dhe laborator per lenden 1 61.6 m2

Laboratorë informatike 1 83.2 m2

Salla interneti/ Ëi- Fi free 1 71.5 m2

Salla për bibliotekë, librari 1 458 m2

Mjedis për fotokopjime etj 1 50m2

Zyrë informacioni për studentët 3 55m2

Korridore/holle 2 1409.3 m2

Mjedise sportive 1 680 m2

Mjedise shërbimi për të tretë 1 95.5 m2

Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 21m2

Mjedise shlodhëse si kafeteri/ fast-food/etj 1 93.3 m2

Nyje hidrosanitare për studentët 29 114.7 m2

Kuzhina 1 97.4 m2

Mensa 1 275.9 m2

Lulishtja 3 21.67 m2

Parkim 1 9888.92m2

Page 14: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

14

Norma m2/për student 441.3 m2

Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja

Zyra për Rektorin / Zv Rektori/Dekani/ Drejtori i

Pergjithshem/Sekretari i Pergjithshem/Sekretare

8 131.7 m2

Zyra për sekretarinë mësimore 1 15.44m2

Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 3 64.72m2

Zyra për personelin akademik 6 81.2m2

Zyra e koordinatorit 1 15.8 m2

Zyrë për financën 2 37.3m2

Zyrë për Njësinë e SBC 1 21.2 m2

Salla për mbledhje 1 36.4m2

Mjedis për stafin e shërbimit 3 36.9 m2

Nyje hidrosanitare për personelin akademik 10 27.4 m2

Norma m2/për person 23.5 m2

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Institucioni ushtron veprimtarine e tij universitare dhe administrative në dy ndërtesa; godina Casa Rossa dhe Godina Qëndrore. Objektet plotësojnë normativat e sipërfaqes së shfrytëzuar për m2/student. Infrastruktura e UZKM është strukturë moderne e paisur më së mirë dhe plotëson ambicjet për zhvillimin e programit shkencor. Institucioni ka disa laboratorë bashkëkohore të cilat janë në dispozicion të studentëve për realizimin e tezës së diplomës.

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Page 15: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

15

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Institucioni siguron tekste mësimore bazë dhe të detyrueshme për të gjithë studentët. Biblioteka e institucionit ështe e hapur nga ora 08 deri në orën 21.00 dhe është në funksion të studentëve jo vetëm me literaturë të mjaftueshme por edhe ndihmon studentët në kërkim bibliografik. Biblioteka ka botime periodike on line, gjithashtu, u ofron studentëve shërbimin e dokument delivery. Biblioteka ofron studenteve tekstin e plote të artikullit të kërkuar, nësë nuk e disponon dhe ua dërgon me e-mail. Këtë shërbim biblioteka e siguron me lidhjet që ka me Universitetet Italiane. Biblioteka çdo vit shton fondin e saj me libra të reja të cilat blihen sipas propozimeve te studentëve. Studentët mund të përdorin edhe librarinë elektronike e cila disponon rreth 700 tekste akademike.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Institucioni për realizimine programit të studimit ka ambjente të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimin e programit. Institucioni ka laborator simulimi të paisur me aparaturë dhe mjete bashkëkohore të një cilësie shumë të lartë. Institucioni disponon një sallë interneti dhe një laborator informatike. Të dy ambjentet janë të paisura me internet të dedikuar. Studentët të cilët ndjekin këtë program studimi kanë ambjente të përshtatshme për realizimin e temave shkencore.

Konkluzionet e vlerësimit: UZKM ka ambjente të përshtatshme dhe të mjaftueshme me laboratorë dhe salla për realizimin e programit Biblioteka në sajë të lidhjeve që ka me Univeritet partnerë u bën të mundur studentëve gjetjen e bibliografisë dhe realizimin e kërkimit shkencor.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

Të dhënat kontabël të Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, regjistrohen dhe përpunohen sipas parimeve të Standartit

Kombëtar të Kontabilitetit. Pasqyrat financiare paraqesin situatën financiare për vit ushtrimor ku, si rregull i brëndshëm i

institucionit, viti ushtrimor përkon me vitin mbyllës të vitit akademik. P.sh., viti ushtrimor 2014 përkon me vitin akademik

2013-14.

Pasqyrat financiare dorëzohen çdo vit pranë organeve kompetente sipas skadencave të parashikuara me ligj pasi është

kryer auditimi i brëndshëm nga ana e instutucionit dhe janë miratuar unanimisht nga Këshilli Administrativ i Institucionit.

Fondacioni nisur nga Misioni, realizon aktivitete në përputhje të plotë me Statutin e tij dhe krijon vlerë të shtuar për ta

përdorur për rritjen e cilësisë së shërbim-dhënies në kuadrin e edukimit.

Kapacitetet financiare që rrjedhin nga aktivitetet e Fondacionit, vihen në dispozicion të studentëve, përfituesve të

shërbimeve dhe konkretizohen në struktura bashkëkohore, mjete, knoë-hoë si dhe rezerva për të siguruar vazhdimësinë e

aktiviteteve.

Vetem vitin e fundit ushtrimor (2014), investimet e kryera në:

krijim të ambjenteve të reja destinuar mësimdhënies,

rehabilitim të atyre ekzistuese destinuar mësimdhënies,

informatizimit,

Page 16: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

16

arrijnë vlerën prej rreth 243,1 milion lekë. Këto investime, ashtu si dhe investimet e tjera po kaq të rëndësishme në vitet e

kaluara, kanë për qëllim rritjen e cilësisë së shërbim-dhënies si dhe rritjen e efiçiencës së Universitetit.

Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në dy vitet e fundit Tabela 8

Të dhënat janë në ALL

Të ardhurat nga: Viti 1 2012-2013 Viti 2 2013-2014

Pushteti qendror - -

Pushteti vendor - -

Fonde jopublike: -

Grantet për kërkim dhe kontratat - -

Konsulencat, shërbimet - -

Tarifat për dhe gjatë shkollimit 2.281.261 2.920.806

Sponsorizimet - -

Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm) - -

Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj - -

Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj) - -

Gjithsej - -

SHUMA 2.281.261 2.920.806

Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik

Viti Shpenzime Kosto/Student

Viti 1 (2012-13) 2.871.719 261.065

Viti 2 (2013-14) 2.947.708 267.973

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

Njësia e auditit të brëndshëm në institucion me anë të raporteve 3 mujore dhe raportin vjetor në çdo fund viti pasqyron situatën financiare të institucionit. Paraqitja e situatës financiare në institucion për të gjitha programet e studimit kryhet sipas Standartit Kombëtar të Kontabilitetit. Të ardhurat që përfitohen nga tarifat e studentëve janë përdorur në infrastrukturë për krijimin e ambjenteve të reja, rehabilitimin e ambjenteve eksistuese dhe për informatizimin, pra për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

Page 17: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

17

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj. Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Institucioni ka qëndrueshmëri financiare dhe ka dëshmuar se në vite ka përmirësim të situatës financiare dhe të ardhurat i ka përdorur për zgjerimin e aktivititet në hapjen e programeve të reja mësimore, si dhe në infrastrukturë për rritjen e cilësisë.Institucioni ka të dhëna të hollësishme për çdo zë të buxhetit.

Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni ka qëndrueshmëri financiare Të ardhurat e Institucioni përdoren për rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Sigurimi i Cilësisë në Universitetin KZKM realizohet në disa forma. Në vitin e parë akademik 2004-2005, janë aplikuar të

njëjtat mekanizma të sigurimit të cilësisë që përdoren edhe në Universitetet italiane partnere me të cilat ofrohen programet

e përbashkëta të studimit. Forma kryesore e vlerësimit të ecurisë së programeve të studimit, zhvillohet nëpërmjet marrjes

së vlerësimit të studentëve për procesin mesimor dhe stafin akademik. Ky proces realizohet në rruge institucionale, për çdo

program studimi dhe çdo lënde, nëpërmjet plotësimit nga ana e tyre të formularëve të veçantë për cdo lënde, ku shprehen

për cilësinë e organizimit dhe zhvillimit të procesit mësimor, metodologjitë e mësimdhënies, infrastrukturën mësimore e

laboratorike, impenjimin e stafit akademik, literaturën e përdorur etj.

Plotësimi i formulareve është nje proçes individual dhe zhvillohet në kushtet e anonimatit të plotë për studentin që e

plotëson. Vlerësimi kryhet pas përfundimit të mesimdhenies te çdo lënde dhe përpara zhvillimit te provimit të saj. Për

thjeshtimin e procedurave të kryerjes së tij, kursimin e kohës së mbledhjes dhe përpunimit e të dhënave, është arritur

informatizimi i plotë.

Të dhënat e mbledhura nga Njësia e Sigurimit të Cilësisë përpunohen në rrugë statistikore dhe rezultatet e vlerësimit të

brendshëm të cdo programi studimi, pasi shqyrtohen nga Rektorati, i transmetohen Komiteteve të Përbashkëta Teknike me

Universitetet italiane partnere si dhe stafit akademik të programit të studimit. Komitetet e Përbashkëta Teknike janë organizmat

kryesore vendimarres lidhur me zhvillimin e procesit akademik. Çdo vit zhvillohen disa mbledhje nga Komiteti i Përbashkët, objekt

i të cilave është edhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së procesit mësimor në të gjitha aspektet e tij. Këto analiza zhvillohen

kryesisht në përfundim të çdo semestri dhe të vitit akademik dhe në përfundim të tyre formulohen edhe politikat dhe masat

përkatëse për përmirësimin e procesit akademik dhe të rezultateve të tij. Një formë tjetër e organizuar dhe institucionale e

marrjes së opinionit të studentëve është zhvillimi i mbledhjeve mujore me studentët e çdo programi studimi. Këto mbledhje

zhvillohen me studentët e të gjitha viteve dhe organizohen e drejtohen nga Koordinatorët e programeve përkatës të

studimit. Takimet me studentët shërbejnë për monitorimin në kohë reale nga ana e institucionit të procesit mesimor,

vlerësimin në proces të cilësisë së mësimdhënies, evidentimin e problematikave që mund të lindin dhe përcaktimin e

masave për zgjidhjen e tyre. Zhvillimi i procesit mësimor monitorohet sistematikisht edhe nga pikëpamja formale. Ai kryhet

nga Sekretaria Mesimore dhe i raportohet çdo javë strukturave të interesuara përkatëse.

Për të mbështetur proçesin e zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit jo vetëm me specialistë e kërkues shkencorë të aftë

profesionalisht por edhe të pastër moralisht, duke filluar që nga viti i parë akademik 2004-2005 Universiteti i ka kushtuar një

kujdes dhe vëmendje të veçantë edhe edukimit të tyre sa më cilësor në planin etik me vlerat më të mira morale, proces ky

që është drejtuar nga Bordi Etik. Një ndër rezultatet e matshme të këtyre viteve është edhe përfshirja në të gjitha programet

e studimit, lënda e Bioetikës, e cila zhvillohet nga specialiste të njohur italianë. Në planin jashtë institucional, universiteti ka

punuar vazhdimisht për vjeljen e opinioneve dhe vlerësimeve të punëdhënësve mbi cilësinë e përgatitjes profesionale të të

diplomuarve të tij, duke pasur parasysh që ata janë aftësuar profesionalisht të punojnë si në Shqipëri ashtu edhe në vendet

e BE-së. Kjo ka bërë që të përmirësohen edhe disa drejtime formimi, në funksion të kërkesave dinamike të tregut të punës

për figura të caktuara profesionale.

Të dhëna për anëtarët e NJBSC Tabela 9

Anëtarët e NJBSC Detyra që kanë në NJBSC Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Tiziano Salvaterra President 19.01.2012

Page 18: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

18

2 Silvestro Montrone Anetare 18.01.2013

3 Maria Guerrisi Anetare 18.01.2013

4 Edmond Hajderi Anetare 18.01.2013

5 Emilian Karma Anetare 19.01.2012

6 Albana Tole Anetere 19.01.2012

8 Xhejni Volti Anetare 19.01.2012

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit; c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e vlerësuara me

nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet paraprake dhe

përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale; e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të

kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

UZKM në politikat e tij në mënyrë institucionale ka bërë të mundur vendosjen e instrumentave matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimit. Institucioni mbledh të dhëna online nëpërmjet pyetësorëve anonimë të studentëve, pas mbarimit të çdo lënde, në drejtim të aspektit akademik, infrastrukturë si edhe për adminsitratën. Të dhënat e mbledhura përpunohen statistikisht dhe vihen në dispozicion të Institucionit, i cili nëpërmjet një komiteti të Përbashkët me Universitetet Italiane, bën vlerësimin dhe ndërhyn për të përmirësuar vashdimisht cilësinë në të gjitha aktivitetin e mësimdhënies. Institucioni disponon të dhëna të drejtpërdrejta për rezultatet e studentëve me anë të testeve, provimeve si dhe tezës së diplomës.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Institucioni publikon regullisht informacione me ecurinë e programeve te studimit. Institucioni ka nje ëebsite në internet nëpërmjet të cilët studentët njihen me ecurinë e programeve te studimit.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 19: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

19

Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Objektivi i UZKM është rritja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë. Në realizimin e ketij objektivi Institucioni ka hartuar politika të cilat realizohen nëpërmjet diskutimit dhe ecurisë të vlerësimit të programeve dhe marrjen e masave për përmirësimin e tyre në mbledhje çdo 6 muaj me pjesmarje të UZKM dhe Universitetet Partnere në Itali

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

Institucioni është akredituar për herë të parë në vitin 2006. UZKM në përfundim të programenve te studimit jep diploma të përbashketa me Universitet në Itali, dhe instrumentat që përdor për rritjen e cilësisë janë të njëjtë me ato që Përdorin Universitetet Italiane Partnere. Institucioni nëpërmjet ëebsite, sekretarisë mësimore dhe departamentit të burimeve njerëzore jep informacione të vazhdueshme për sigurimin e cilësisë së programeve të studimit.

Konkluzionet e vlerësimit: UZKM në politikat e tij në mënyrë institucionale ka bërë të mundur vendosjen e instrumentave matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimit Institucioni nëpërmjet ëebsite, sekretarisë mësimore dhe departamentit të burimeve njerëzore jep informacione të vazhdueshme për sigurimin e cilësisë së programeve të studimit.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

1. Programi i studimit

Masteri i Shkencave në “Shkenca Infermieristikë dhe Obstetrike” ka filluar në vitin akademik 2013-2014 dhe ka patur një

kohëzgjatje prej dy vitesh akademike. Kurrikulat e kursit të studimit janë ndërtuar mbi bazën e Sistemit Europian të

Transferimit të Krediteve (ETCS), për një total prej 120 kredite formuese. Leksionet, rreth 920 orë frontale akademike janë

zhvilluar në auditoret e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. Është respektuar norma ku një kredit është i barabartë

me 25 orë mësimore, nga të cilat 13 orë kanë qënë orë mësimore frontale në auditor dhe 12 orë kanë qënë orët e

llogaritura për punën përgatitore të studentëve për përgatitjen në provimin perfundimtar të lëndëve dhe për detyrat e kursit

kur kanë qënë të parashikuara. Një orë frontale është e barabartë me 50 minuta. Programi është ndarë në lëndë

semestrale, të shtrira në dy vite akademike (shih Tabela 10). Në përfundim të ciklit të mësimit është parashikuar provimi i

diplomës, me 5 Kredite (CFU) formative. Plani i studimit hartohet dhe miratohet nga Universiteti i Studimeve Tor Vergata

Rome dhe aprovohet nga Rektorit i Universitetit Katolik ZKM.

Pedagogët titullarë të përzgjedhur, dorëzojnë pranë zyrës së Koordinatorit të Programit të Studimit syllabuset për çdo

program lënde. Në syllabuse përfshihet përmbajta e lëndës dhe e moduleve, modaliteti i provimit të lëndës dhe detyrat e

kursit nëse parashikohet dhe të gjitha informacione e duhura për studentin. Pas dorëzimit të këtyre programeve,

Koordinatori i Programit të Studimit përgatit programin e studimit të detajuar.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Page 20: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

20

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Programi mësimor është një program i cili është organizuar sipas Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve. Programi ka 120 kredite dhe shtrihet në dy vite akademikë me nga 60 kredite në vit. Kreditet janë konvertuar në orë mësimore, të cilat ndahen në orë mësimore në auditor dhe orë për punë të pavarur të studentëve për përgatitjen e punës shkencore.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional” i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Programi master shkencor ne Infermieristikë dhe obsetrikë, është një program që përmban njohuri të thelluara teorike dhe përgatit studentët për të kryer studime shkencore. Këtë program studimi mund ta ndjekin studentët që kanë kanë përfunduar studimet bachelor në Infermieristikë dhe Mami. Mësimi zhvillohet në gjuhën Italiane, dhe studentët që regjistrohen në këtë program duhet të njohin gjuhën Italiane. Qëllimi i programit të studimit është të përgatisë studentë të cilët të jenë të aftë të individualizojnë probleme të ndryshme që lidhen me shëndetin si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar dhe të dinë të ofrojnë alternative për zgjidhjen e tyre. Masteri Shkencor në Infermieristikë dhe Obsetrikë krijon baza për të ndjekur kursin e tretë të studimeve në doktoraturë. Në përfundim të studimeve studentët mund të ushtrojnë profesionin në institucione shtetërore dhe private si në Shqipëri ashtu edhe në vëndet e BE në drejtim të sektorit shkencor.

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Programi i studimit është një program që në shumë disiplina të tij kanë si objektiv të përgatisin studentët që të mund të individualizojnë dhe të analizojnë problemet themelore të shëndetit në nivel rajonal, kombëtar dhe internacional. Programi i studimit është ndarë në leksione, seminare, detyra kursi dhe në përfundim të çdo lënde studentët vlerësohen me notë.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në tometodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe profesionet e rregulluara.

Studentët që ndjekin studimet në Master Shkencor duhet të mbrojnë një tezë shkencore e cila është e vlerësuar me 5 ECTS. Temat shkencore zgjidhen nga vetë studentët dhe shumë prej temave shkencore përfaqësojnë realitetin Shqiptar. Temat Shkencore janë punime origjinale të studentëve, të cilëve u duhet të mbrojnë tezen shkencore para një komisioni. Përgjatë zhvillimit të programit studentët në shume lëndë studjojnë se si duhet të individualizojnë dallimet dhe elementët e përbashkët, në procesin e globalizimit të tematikave të promocionit dhe përmirësimit të shëndetit. Programet e studimit janë hartuar në përputhje me

Page 21: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

21

legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor; Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Programi i studimit është hartuar në përputhje me Arsimin e Lartë Shqiptar. Personeli Akademi i Institucionit është i angazhuar në punën kërkimore te studentëve. Sipas bisedave të bëra me studentët, komunikimi i tyre me stafi akademik për realizimin e temave shkencore ishte i vazhdueshëm, dhe shumë ndihmues. Pedagogët janë shumë të përkushtuar e të gatshëm për të zgjidhur çdo vështirësi që hasnin studentët në kerkimin e tyre shkencor.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të studentëve

që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Programi studimit është hartuar duke marë parasysh kërkesat e tregut të punës në vëndin tonë. Studentët të cilët janë të regjistruar në këtë program studimi janë të punësuar në sektorë të ndryshëm të sistemit Shëndetsor në Shqipëri.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interest kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Institucioni në hartimin e programit të punës është bazuar në traditat tona më të mira kombëtare. Studentët përgjatë zhvillimit të programit mësojnë të ruajnë dhe të forcojnë vlerat tona kombëtare dhe të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Master Master Shkencor në Infermieristikë dhe Obsetrikë ka 120 kredite dhe kohëzgjatja e tij është dy vite akademike.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Programi i studimit njihet dhe është lehtësisht i konsultueshëm nga studentët. Institucioni ka një koordinator të programit dhe sekretarinë mësimore, të cilët sqarojnë çdo paqartësi që mund të mund të kenë studentët me modulet apo syllabuset.

Page 22: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

22

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Institucioni ka te përcaktuar shumë qartë, me regullore planin dhe mënyrën e diplomimit. Teza e diplomës është 5 kredite. Plani i studimeve ka 30 kredite praktikë mësimore, e cila praktikisht është kërkim shkencor, pra Programi ka 35 kredite për kërkimi shkencor dhe tezë.

Konkluzionet e vlerësimit: Programi studimit është hartuar duke marë parasysh kërkesat e tregut të punës në vëndin tonë. Temat shkencore zgjidhen nga vetë studentët dhe shumë prej temave shkencore përfaqësojnë realitetin Shqiptar. Institucioni ka një koordinator të programit dhe sekretarinë mësimore, të cilët sqarojnë çdo paqartësi që mund të mund të kenë studentët me modulet apo syllabuset.

8. Mësimdhënia

Proçesi mësimor zhvillohet në ambjentet e UNIKZKM-së i ndarë në leksione, seminare, detyra kursi, provime

përfundimtare, punë kërkimore dhe provim final. Frenkuentimi është i detyrueshëm për 75 % të totalit të orëve në auditor.

Në përfundim të çdo lënde, studentët kanë dhënë provimin përkatës gjatë sezonit të provimeve. Provimet janë vlerësuar me

notë, të shprehur në të tridhjeta, duke filluan nga nota minimale kaluese 18/30 deri në notën maksimale 30/30. Në

përfundim të të gjitha provimeve lëndore studentët mbrojë temën e Masterit Shkencor, si provim përfundimtar, për një total

prej tetëmbëdhjetë (5) kredite formuese (ECTS). Ky provim konsiston në përgatitjen e një teze diplome në formë të shkruar,

e cila duhet të përmbajë një studim kërkimor, studim i cili duhet të jetë shkencor dhe objektiv. Gjithashtu studimi duhet të

jetë i bazuar mbi kërkimin teorik të thellimit të njohurive si dhe mbi kërkimin aplikativ ku të mund të paraqiten raste

studimore të fushës së përzgjedhur, fushë e cila duhet të jetë e lidhur ngushtë me disiplinat e programit mësimor të Masterit

Shkencor. Kërkesa e tezës dhe e udhëheqësit të diplomës duhet të kërkohet nga vetë studentët të paktën 6 muaj para

seksionit të parë të diplomimit, ku studenti mund të marrë pjesë. Udhëheqësi i diplomës duhet të jetë profesor titullar i

lëndës, me grada shkencore, dhe çdo Profesor udhëheqës nuk ka më shumë se 6 studentë. Në përfundim të temës së

diplomës, merret konfirmimi me shkrim nga udhëheqësi i diplomës, i cili korrigjon paraprakisht punën e bërë, verifikon

vërtetësinë e materialeve, verifikon bibliografinë e përdorur për minimizimin e plagjaturës, dhe firmos kopertinën e tezës.

Teza dorëzohet në sekretarinë mësimore të fakultetit në tre kopje në format hardcopy dhe një kopje në format elektronik, të

cilat arkivohen pranë arkivës së Universitetit. Mbrojta e tezës (dezertacionit) konsiston në një prezantim dhe diskutim para

një Komisioni të përbërë nga të paktën 11 anëtarë, ndërmjet profesorëve të kursit të studimit, të cilët propozohen nga

Dekani i Fakultetit dhe emërohen me Dekret të Rektorit të Universitetit Katolik ZKM. Në përfundim të seancës së

diplomimit, Komisioni, pasi ka dëgjuar dhe propozimet e udhëheqësve të Diplomës, deklaron studentet e Diplomuar në

Masterin e Shkencës në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike” për Republikën e Shqipërisë dhe Doktor Magjistral në

“Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike” për Republikën e Italisë, duke i dhënë dhe pikët përfundimtare. Vlerësimi

përfundimtar del si rezultat i mesatares së notave të gjithë lëndëve të programit të masterit së cilës i shtohen pikët e marra

gjatë mbrojtjes së diplomës. Nota shprehet në njëqind e dhjetë (110) dhe ka një minimum kalues prej 66/110 dhe një

maksimum prej 110/110. Për studentët me mesatare shumë të lartë është parashikuar dhe dhënia e vlerësimit

“Shkëlqyeshëm”. Komisioni firmos Verbalin e Diplomimit i cili depozitohet pranë sekretarisë didaktike, në dy kopje një për

Universitetin Katolik ZKM dhe një për Universitetin e Studimeve Tor Vergata Rome.

Ngarkesa totale në auditor për Format e mësimdhënies Tabela 14

Master i Shkencave në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Format e mësimdhënies Orët totale në auditor

a. Leksione 920

b. Seminare dhe praktike 100

b. Tema e Diplomes 150

Në total 1170

Page 23: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

23

Format e kontrollit të njohurive Tabela 15

Diplome e Ciklit të Dytë në Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Format e kontrollit Përqindje e vlerësimit total të studentit

a. Ndjekja e lëndës dhe pjesmarrja aktive 75 %

b. Plotësimi i detyrimeve (laboratorike, detyrave të kursit) 100%

c. Testimet gjatë vitit 10%

d. Provimi përfundimtar 100 %

Në total 100%

9. Studentët

Në programin e studimit marin pjesë studentë të diplomuar pranë Universitetit Katolik ZKM dhe studentët e diplomuar pranë

universiteteve shtetërore. Hapja e kursit të studimit bëhet publike me anë të shpalljes së konkursit, ku specifikohen misioni

dhe objektivat e programit, njohuritë që jep dhe njohuritë e kërkuara (titujt dhe kualifikime), tarifat e shkollimit dhe të gjithë

dokumentacionin e nevojshëm që duhet plotësuar dhe afatet kohore për dorëzimin e aplikimit. Kandidatët e interesuar për

konkurim, regjstrohen për konkurs pranë sekretarisë mësimore duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në shpalljen

publike të konkursit.

Thirrjes së shpalljes së konkursit iu përgjigjën disa kandidatë, dhe prej tyre, bazuar mbi titujt e përfituar në eksperiencat e

mëparshme. Pas përfundimit të kësaj proçedure, studenti fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në

programin për të cilin konkuroi, pasi është regjistruar zyrtarisht pranë sekretarisë mësimore, sipas afateve të përcaktuara

në procedurat e regjstrim. Regjistrimi zyrtar nënkupton plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm pranë sekretarisë

mësimore nga ana e studentit, dhe plotësimit e dosjes së studentit që përmban:

Formularin e Kërkesës së Studentit për Regjistrim në Kursin Përkatës (në rastin në fjalë në Masterine e

Shkencave “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”);

Fotokopje e noterizuar të Diplomës së Shkollës së Lartë dhe lista e notave;

Fotokopje e noterizuar të të gjithë certifikatave të kualifikimit dhe titujve që studenti ka (fakultative);

Fotokopje të kartës së identitetit ose pashaportës;

Dy fotografi;

Curriculum Vitae (2 kopje);

Mandat pagese e këstit të parë të tarifës së studimit të parashikuar.

Me regjistrimin në kursin përkatës, studenti gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në ligj dhe në statutin e

Universitetit.

Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve Tabela 17

Programi i studimit

Master i Shkencave në

"Shkenca Infermieristike

dhe Obstetrike

Studente te

regjistruar në vitin

e parë

Nota mesatare në

hyrje

Studente të diplomuar

në vitin e fundit (pa

vite perseritese)

Nota mesatare

(Sistemi italian)

Nota mesatare

(sistemi shqiptar

në dalje)

2013-2014 11 8.35 0 0 0

Shenim: Nota mesatare në hyrje është 8.35

Të dhëna për punësimin e studentëve Tabela 18

Programi i studimit Master i

Shkencave ne "Shkenca

Infermieristike dhe Obstetrike

Studente të

regjistruar

Nr. Total i të

diplomuarve

Nr. Total i të punësuarve në

përputhje me diplomën

Nr. Total i të punësuarve jo në

përputhje me diplomen

2013-2014 11 0 9 2

Page 24: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

24

Tabela 18 – a

Programi i studimit Master i Shkencave në "Shkenca

Infermieristike dhe Obstetrike

Studentë të regjistruar Studentë të tërhequr Studentë të diplomuar

2013-2014 11 1 0

Studentët italian Tabela 18 – b

Programi i studimit Master i shkencave në "Shkenca

Infermieristike dhe Obstetrike

Studente Italian të regjistruar në vitin e

parë

Studente Italian gjithsej

2013-2014 3 3

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni; Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

Studentët që ndjekin Masterin Shkencor në infermieristikë dhe obsetrikë duhet të zotërojnë diplomën Bachelor (180 kredite )në degën Infermieri ose mami. Pranimi i studentëve në këtë program studimi është bërë konform Ligjit Nr 9741, datë 21.05.2007,”Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe studentët që janë regjistruar plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucioni. Studentët kanë dijeni se deri në përfundim të studimeve duhet të japin provim në gjuhës angleze të nivelit C1. Institucioni vlerëson dhe përmirëson politikat e pranimit dhe kriteret e pranimit të studentëve, në bashkëpunim me Universitetin Partner në Itali.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Studentët kanë marë informacion për mundësitë e punësimit pas mbarimit të këtij program që kur janë rregjistruar. Studentët kanë informacion për vlefshmërinë e diplomës së tyre, brënda dhe jashtë vëndit. Institucioni u krijon mundësi studentëve më të mirë që mbarojnë këtë program, punësim, në UZKM. Institucioni ka zyrë të këshillimit të karierës, e cila u ofrohet dhe ndihmon studentët. Gjithashtu nëpërmjet koordinatorit të programit studentëve u jepet informacion dhe mundësi aplikimi për punë në vënde të ndryshme të Europës.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Page 25: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

25

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Institucioni ka, në formë elektronike dhe hard copy te dhëna për studentët e tij, studentët e regjistruar, ata të larguar, notat e provimeve të studentëve dhe studentët e diplomuar. Të dhënat e studentëve janë edhe në Unversitetin partner në Itali.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Institucioni ka të dhëna, për studentët e punësuar, pas mbarimit të ciklit të dytë të studimeve. Ne bashkepunim me Institucionin është krijuar një shoqatë, ku marrin pjesë të diplomuar në UZKM, me anë të së cilës mbahen kontakte, shkëmbehen ide, meren të dhëna për punësimet e tyre si dhe jepet informacion për hapjen e cikleve të reja të studimeve

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

UZKM ka në strukturën e tij koordinatorin e programit i cili informon studentët në mënyrë të detajuar për programet e studimit, organizimit e programit, akreditimin e tij, etj. Studentët informohen për rezultatet e ecurisë së tyre akademik, gjatë edhe në përfundim të programit. Studentët marin informacion për hapjen e kurseve të reja dhe aktivitet e ndryshme që organizon institucioni.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Institucioni ofron këshillim kariere për studentët nëpërmjet zyrës së këshillimit të karierës. Studentët që dëshirojnë të kryejnë praktikën mësimore në Itali nëpërmjet kësaj zyre mund të aplikojnë dhe ta zhvillojnë atë në institucione shëndetësore në Itali.

Konkluzionet e vlerësimit: UZKM ofron diplomë të vlefshme brënda dhe jashtë vëndit. Institucioni ofron këshillim kariere për studentët nëpërmjet zyrës së këshillimit të karierës. Institucioni ka të dhëna për punësimet e të diplomuarve dhe mban kontakte me ta.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

Zhvillimi i kërkimit shkencor parashikohet në objektivat afatmesëm e afatgjatë të universitetit në fillimet e tij, si një nga

komponentët kryesorë të aktivitetit të tij. Në Janar 2013, është ngritur pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”,

Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Zonës së Ballkanit, i cili është pjesë e Qendrës Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe

Studimeve (QNKS). Ai është produkt i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i shumë aktiviteteve të përbashkëta midis

Universitetit Katolik ZKM, Universitetit të Firences dhe Rajonit te Toskanes, të zhvilluara ndër vite, në fushën e menaxhimit

shendetesor. Observatori, ka për objekt të punës së tij analizën, studimin, kërkimin dhe formimin e vazhdueshëm, në

fushën e menaxhimit dhe organizimit e shërbimeve shëndetësore në gjithë rajonin e Ballkanit, duke iu referuar veçanërisht

sistemeve të financimit.

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në vitet e fundit

Page 26: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

26

1. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL 2 Kurse firenze

2. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL 1 Enkeleda Gjini

Aktivitete formuese e shkencore të organizuara nga Observatori i Sistemeve Shëndetësore të Ballkanit

Aktiviteti Titulli Kohëzgjatja/Data e

zhvillimit

Institucionet

organizuese/pjesëmarrës

e

Numri dhe kategoria e

pjesëmarrësve Qëllimi

Kurs Kualifikimi

“Menaxhimi i

Institucioneve të Sistemit

Shëndetësor”

19 orë/19 kredite QKEV

1-3 Korrik 2014

Universiteti Katolik ZKM,

Universiteti i Firences,

Ministria e Shëndetësisë,

Rajoni i Toskanës, Ministria

e Shëndetësisë Maqedoni,

Ministria e Shëndetësisë

Kosovë

85 Mjekë, Stomatologë,

Farmacistë, Infermierë,

Ekonomistë, Financierë.

Drejtues në Institucionet

shëndetësore shqiptare

Qëllimi i aktivitetit

është krijimi i një

kulture menaxheriale

të përbashkët dhe me

përhapje të gjerë për

shërbimet

shëndetësore të

vendeve te Ballkanit,

duke u fokusuar në

mënyrë të veçantë, te

sistemet e financimit. Kurs Kualifikimi

“Sistemi i financimit të

shërbimit shëndetësor

kombëtar: Analiza e

kostove dhe DRG”

12 orë/12 kredite QKEV

11-12 shtator 2014

133 Mjekë, Stomatologë,

Farmacistë, Infermierë,

Ekonomistë, Financierë.

Drejtues në Institucionet

shëndetësore shqiptare

Aktivitete formuese didaktike në funksion të Masterit Shkencor në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”

Në Fakulteti i Mjeksisë, Master i shkencave ne “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike” per gjatë vitit akademik 2013 - 2014 dhe 2014-2015 ka organizuar konferenca dhe seminaret e mëposhtë cituara:

10 – 11 Prill 2014 - Seminar “Profili profesional i Infermierit: Bioetika” mbajtur nga Prof. Augusto Borzone.

22 Dhjetor 2014 - Seminar "Diagnostikimi i parakoshëm i autizmit dhe trajtimi i fëmijëve autik nën moshën 3 vjeçare”

mbajtur nga Prof.ssa Anna Prokopiak.

31 Maj 2014 – Seminari: “Cilësia dhe Siguria e Kurës, infeksionet e lidhura me asistencën dhe riskun biologjik

profesional. Epidemiologjia dhe parandalimi i rrezikut të lidhur me praktikat e asisitencës”. mbajtur nga Prof. Matteo

Ciavarello, Prof. Gabriele Bagniasco, Prof. Natale Capodicasa (Akredituar nga QKEV 6 Kredite)

15 – 16 Dicembre 2014 - Seminar "Laboratori-Protokolli- Procedurat Profesionale” mbajtur nga Prof. Giorgio

Demurtas.

14-15 Prill 2015 - Seminar “Menaxhimi i riskut klinik dhe mardhënia komunikuese ndërmjet operatorëve

shëndetësor” mbajtur nga Prof. Giovanni Pavan.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Institucione ka të dhëna për publikimet dhe punën kërkimore të stafit akademik, të cilat janë edhe on line, në pub med. Puna shkencore e stafit pedagogjik ndikon në përmirësimin e punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit në sektorë të ndryshëm të sistemit shëndetësor.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të

Page 27: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

27

kualifikuar.

Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një certificate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Mësimi në UZKM bëhet në gjuhën Italiane, personeli pedagogjik Italian është punonjës i Universitetit Tor Vergata të Romës me eksperiencë në mësimdhënie. Stafi Shqiptar i angazhuar në mësimdhënie, një pjesë janë të diplomuar në UZKM, ndërsa disa pedagogë që janë me kohë pjesshme kanë grada shkencore Dr, As Prof dhe Prof dhe janë me përvojë në mësimdhënie.

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme brenda dhe jashtë vendit.

Institucioni organizon vazhdimisht aktivitete në UZKM për kualifikimin e vazhdueshëm të personelit akademik, dhe mësimor shkencor, dhe ofron mundësi kualifikimi brënda dhe jashtë vëndit për ta.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të studimeve shkencore të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash për botimet (tekste, monografi, libra, artikuj apo kumtesa në konferenca) brenda e jashtë vendit të personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi; Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi.

Për të gjithë personelin akademik të përfshirë në këtë program studimi Institucioni ka të dhëna për aktivitetin shkencor, tekstet, botimet monografite e shkruara prej tyre brënda dhe jashtë vëndit.

Konkluzionet e vlerësimit: Stafi pedagogjik i përfshirë në këtë program është i kualifikuar dhe me përvojë në mësimdhënie. Institucioni organizon vazhdimisht aktivitete në UZKM për kualifikimin e vazhdueshëm të personelit akademik.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun Universiteti ka realizuar marrëveshje të shumta bashkëpunimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare per realizimin

e Programeve të Studimit që ofron siç janë ato me Universitetin e Studimeve “Tor Vergata” në Romë, Univers itetin i

Tiranës, Universitetin Mjekësor të Tiranës. Për programin e Studimeve në Masterin Shkencor në “Shkenca Infermierisitke

dhe Obstetrike” është kryer dhe rinovuar me Universitetin “Tor Vergata” të Romës me të cilin ka zgjeruar bashkepunimin

për aktivizimin e programeve te reja. Bashkëpunime të tjera të rëndësishme janë ato me institucione e huaja partner të

sipërmenduar dhe bashkëpunime me institucione shtetërore kombëtare si Ministria e Shëndetësisë, OSSAB etj.

Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata profesionale, komunitetin e

biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të rëndësishëm për arsimin e lartë Tabela 21

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese Shqiptare Data e marreveshjes Data e skandences

Institucionet qeveritare

bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

Ministria e Shëndetësisë Marrëveshje bashkëpunimi 08/05/2007

Universitete shqiptare

bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

Universiteti i Tiranës Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë

dhe kërkimit shkencor

02/10/2012 1 vit (rinovim i

heshtur)

Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë

26/01/2015 1 vit (rinovim

automatik kur 2 palet

Page 28: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

28

dhe kërkimit shkencor jane dakort)

Universiteti i Mjekësisë Tiranë Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë

dhe kërkimit shkencor

18/12/2014 4 vjet (rinovim

automatik kur 2 palet

jane dakort)

Të dhëna për aktivitet shkencore dhe të bashkëpunimit Tabela 4

Institucionet dhe Organizatat bashkëpunuese të tjera Data e marreveshjes Data e

skandences

Institucionet qeveritare bashkëpunuese Lloji i bashkëpunimit

Universiteti i Studimeve “Tor Vergata”, Roma

Zhvillimi i marrëdhënieve akademike, kulturore dhe

shkencore, shkëmbimi I mësimdhënieve të

profesorëve, kërkuesve shkencorë, studentëve dhe

personelit administrativ të dy universiteteve. Zhvillimi

i projekteve kërkimore dhe formuese me interes të

përbashkët, si edhe programe studimi të përbashkëta

të studimit.

21/01/2005 6 vjet

Dekret Rektori për lëshimin e titujve të përbashkët

në: Medicina, Odontoiatri e Protesi Dentaria,

Fisioterapia dhe Infermieria

05/06/2006

Protokoll Ekzekutiv në vazhdimin e bashkëpunimit në

aktivitetet didaktike

27/11/2007

Protokoll Ekzekutiv për financimin e 6 vëndeve te

kërkuesve shkencor me kontratë pë aktivitetin e

kërkimit shkencor

21/09/2009

Marrëveshje për zhvillimin e praktikave mësimore

dhe klinike

05/03/2010 1 vit

Rinovim marrëveshjeje bashkëpunimi në zhvillimin e

aktiviteteve të kualifikimit ne fushën mjekësore dhe

sanitare

03/09/2012 2017/2018

Protokoll Ekzekutiv 14/05/2013 2017/2018

në bashkëpunim me poliklinikën e Tor Vergata

Zhvillimi i praktikave teoriko mësimore e klinike në

Romë, të studentëve të programeve të studimit të

Fakultetit të Mjekesisë së UNIZKM

26/07/2013 5 vjet

në bashkëpunim me spitalin Rajonal të Durrësit

Marrëveshje për promovimin e praktikave mësimore

dhe klinike

26/07/2013 5 vjet

në bashkëpunim me qëndrën spitalore universitare “Shefqet Ndroqi”

Marrëveshje për promovimin e praktikave mësimore

dhe klinike

17/09/2013 5 vjet

Vazhdimi i bashkëpunimit për realizimin e aktiviteteve

të kërkimit shkencor, të mësimdhënies asistencës

lidhur me kurset e studimit në Fakultetin e Mjekësisë

në UNIZKM

07/07/2014 6 vjet

Dekret i Rektorit për lëshimin e titujve të kurseve të

studimit në- Titull i përbashkët.

20/11/2014

Marrëveshje bashkëpunimi kulturor dhe shkencor në

fushën e Menaxhimit Shëndetësor dhe Organizimin e

Shërbimeve Shëndetësore

30/09/2010 1 vit

Page 29: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

29

Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang Institucioni në Masterin e Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”

1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 118

2. Numri i kurseve trajnuese

3. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL (Konferenca/Seminare) 1

4. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL 24

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij.

Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Institucioni ka marëveshje bashkëpunimi me institucioni Shëndetësore Shtetërore dhe private në vëndin tonë dhe jashtë dhe ofron mundësi për studentët që ndjekin këtë program, të përfitojnë profesionalisht nga ky bashkëpunim.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Në organogramën e UZKM është posti i sekretarit të

përgjithshëm i cili bën të mundur që institucioni të veprojë si

një i tërë, me komunikim të hapur dhe në shërbim të

proçesit mësimor.Detyrat dhe përgjegjësitë e personelit

janë të ndara dhe vlerësimi i punës së tyre bëhet në

vazhdimësi për ti shërbyer rritjes së cilësisë së punës.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me shumë Institucione brënda dhe jashtë vëndit, por për shkak të diplomave të përbashkët që jep me Universitetet Italiane, bashkëpunimin më të madh e ka në Itali me Universitete partnere. Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me shume institucione për kryerjen e praktivave. Institucioni organizon aktivitete të përbashkëta me institucionet që ka marrëveshje bashkëpunimi dhe vlerëson bashkëpunimin me ketë institucione.

Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni i përmbush stadartet e mësipërme.Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione brënda dhe jashtë vëndit për kryerjen e praktivave të studentëve me të cilat edhe organizon aktivitete të përbashkëta për kualifikimin e punonjësve të tij.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT Msc Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike

Page 30: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

30

RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Ëeaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Universiteti ka vizion dhe mison të qartë dhe kërkon të renditet në nivelet më të larta në vënd. 2) Cilësia e procesit mësimor, kontrolli i dijes dhe përgatitja profesionale është e njëjtë me Universitetin “Tor Vergata”

Romë. 3) Diploma e përbashkët me universtitetin “Tor Vergata” u siguron të diplomuarve në këtë program, punësim në Shqipëri

dhë në të gjitha vëndet e BE. 4) Një pjesë e mirë e pedagogëve Italianë janë personalitete të shquara në Itali dhe në botë gjë që rrit cilësinë e

mësimdhënies. 5) Infrastruktura është bashkëkohore dhe kushtet e zhvillimit të mësimit janë shumë të mira. 6) Universiteti në mënyrë institucionale ka vendosur instrumenta matësë dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të

studimit. 7) Biblioteka ofron mundësi për kërkim shkencor me literaturë bashkëhore. 8) Institucioni disponon laboratorë të paisura mirë dhe funksionale. 9) Programi është konceptuar në përputhje me profesionin e rregulluar, e cila në vendet anëtare të BE-së është e

rregulluar me legjislacionin evropian

b. Pika të dobëta:

1) Mungesa e një qëndre spitalore në strukturat e universitetit. 2) Në Shqipëri nuk ka eksperienca në menazhim për infermierët. 3) Numri i ulët i stafit akademik Shqiptar me kohë të plotë.

c. Mundësitë:

1) Institucioni ofron qëndrueshmeri financiare, dhe të ardhurat i tij i përdor për rritjen e cilësisë së mësimdhënies. 2) Kërkimi shkencor është detyrim i studentëve te masterit shkencor dhe realizohehet, në bashkëpunim të ngushtë dhe

nën drejtimin e figurave të spikatura të fushës, anëtarë të stafit akademik të vëndit dhe të huaj. 3) Studentët kanë mundësi të kryejnë praktikat mësimore në Universitetet partnere në Itali. 4) Universiteti u ofron studentëve që kanë rezultate të larta në këtë program mundësi punësimi.

d. Pengesat:

1) Tarifat e studimit është e lartë pasi pjesa më e madhe e pedagogëve janë italianë. 2) Në Shqipëri ka Universitete që ofrojnë program të njëjtë studimi me kosto më të ulët. 3) Në Shqipëri nuk ka informacion për nivelin e cilësisë së Universitete Shtetërorë që ofrojnë program të ngjashëm

studimi.

SWOT ANALYSIS

a. Strengths:.

1) The University has clear vision and mission, and aims to be ranked in higher levels in the country 2) The quality of the learning process, knowledge control and professional preparation are of high level and the same

with the University "Tor Vergata", Rome. 3) Joint program with the University "Tor Vergata ", guarantees European standards and provide the possibility to the

students of this program, employment in Albania and in all EU countries. 4) A good part of Italian teachers are distinguished personalities in their field, which increases the quality of lecturing. 5) The infrastructure is modern and learning conditions are very good. 6) University institutionally established measuring instruments and performance evaluation of academic programs. 7) The library offers the opportunity to benefit from updated literature. 8) The institution has functional and well equipped laboratories. 9) The Program is conceived in accordance to the regulated profession, which in EU member countries is regulated by

European legislation

b. Weaknesses:

1) Lack of a Hospital center at the University structures.

Page 31: RAPORT I VLERESIMT TE JASHTEM PER PROGRAMIN E … Msc Shkenca... · tregut të punës në vëndin tonë pas njohjes se tregut të punës (Institucioni nuk e solli materialin për

31

2) In Albania there is no experience in Management for nurses. 3) Low number of Albanian permanent internal Academic staff.

c. Opportunities:

1) The Institution offers financial stability, and uses the incomes to increase the quality of teaching .

2) Scientific research is an obligation for the master science students and is realized and under the guidance and in close cooperation with prominent figures in the field , members of the academic staff of the country and abroad .

3) Students have the opportunity to develop medical practices at the University "Tor Vergata " Rome.

4) University offers students who have high scores in this program, employment opportunities near the Institution.

d. Threats:

1) Annual fee is high because most of the teachers are Italian.

2) In Albania there are many universities which offer the same program of study with lower costs

3) In Albania there is no ranking for the level of quality at the Universities that offer similar study program

Eksperti i Vlerësimit të Jashtëm:

Prof. As Tatjana CINA