rap nentor2002 2-publik - bank of albania · 2017-11-21 · 4 tabelë 1: norma mujore e inflacionit...

27
R R R A A A P P P O O O R R R T T T I I I M M M U U U J J J O O O R R R I I I P P O O O L L L I I I T T T I I I K K K Ë Ë Ë S S S M M M O O O N N E E E T T T A A R R R E E E DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE J ANAR 2003

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

RRRAAAPPPOOORRRTTTIII MMMUUUJJJOOORRR III PPPOOOLLLIIITTTIIIKKKËËËSSS

MMMOOONNNEEETTTAAARRREEE

DEPARTAMENTI I KËRKIMEVE DHE POLITIKAVE MONETARE

JANAR 2003

Page 2: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

1

PPPËËËRRRMMMBBBAAAJJJTTTJJJAAA

I Inflacioni............................................................................................................. 3

I.1 Zhvillimet në çmimet e konsumit, muaji dhjetor 2002 ................................... 3

I.2 Faktorët që ndikuan inflacionin në muajin dhjetor......................................... 6

II Zhvillimet monetare.......................................................................................... 11

II.1 Oferta monetare dhe përbërësit e saj...................................................... 11

II.2 Kërkesa për mjete monetare................................................................... 14

II.2.1 Pozicioni valutor i sistemit bankar........................................................ 14

II.2.2 Krediti i brendshëm.............................................................................. 15

II.3 Respektimi i treguesve sasiorë ............................................................... 17

III Zhvillimet në normat e interesit ........................................................................ 19

Page 3: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

2

ZZZHHHVVVIIILLLLLL IIIMMMEEETTT KKKRRRYYYEEESSSOOORRREEE

1. Objektivi i inflacionit për vitin 2002 u respektua. Norma vjetore e inflacionit rezultoi 2.1 për qind në muajin dhjetor. Inflacioni mesatar vjetor, gjatë vitit 2002, shënoi vlerën 5.35 për qind.

2. Norma mujore e inflacionit në muajin dhjetor ishte 3.2 për qind. Inflacioni

mujor iu afrua vlerës mesatare historike tetëvjeçare të tij. Ndikimin kryesor në vlerën e inflacionit mujor e dha grupi "ushqim dhe pije joalkolike".

3. Zhvillimet monetare në muajin nëntor kanë vazhduar t'u afrohen vlerave

historike. Norma vjetore e rritjes së ofertës monetare rezultoi në 9.9 për qind, nga 10.9 për qind të parashikuar në programin monetar. Paraja jashtë bankave dhe depozitat në valutë ishin mjaft afër parashikimeve të programit.

4. Duke filluar nga muaji gusht, M1 real është poshtë nivelit të mesatares

historike. Mjetet monetare kanë vijuar të kthehen në sistemin bankar në muajin nëntor duke rritur depozitat dhe duke mundësuar plotësimin e kërkesave të qeverisë për financimin e deficitit buxhetor, rritjen e kredisë për ekonominë dhe përmirësimin e gjendjes së likuiditetit.

5. Sistemi bankar deri në fund të muajit nëntor 2002 ka rritur tepricën e

portofolit të kredisë me 9.3 miliardë lekë. Në nivel mesatar mujor, kredia bankare për sektorin privat të ekonomisë arriti në 845 milionë lekë duke tejkaluar nivelin e parashikuar me 27 milionë lekë.

6. Në muajin dhjetor, duke patur parasysh ritmet e kthimit të parasë në

sistemin bankar si dhe uljen e presioneve dhe të parashikimeve të inflacionit, Banka e Shqipërisë zbatoi një politikë monetare neutrale ndaj normave të interesit dhe ndryshoi formën e ankandit të repove, në ankand me interes fiks dhe me shumë të papërcaktuar. Vijimi i kësaj politike duket i përshtatshëm edhe për tremujorin e parë të vitit 2003.

Page 4: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

3

III IIINNNFFFLLLAAACCCIIIOOONNNIII

III ...111 ZZZ HHH VVV III LLL LLL III MMM EEE TTT NNN ËËË ÇÇÇ MMM III MMM EEE TTT EEE KKK OOO NNN SSS UUU MMM III TTT ,,, MMM UUU AAA JJJ III DDD HHH JJJ EEE TTT OOO RRR

222000000222 Në dhjetor 2002, norma mujore e inflacionit u rrit me 3.2 për qind, duke shënuar rritjen më të lartë mujore të vërejtur gjatë vitit. Rritja e inflacionit mujor në fund të vitit përbën një zhvillim sezonal për këtë tregues në Shqipëri, për këtë arsye ishte e pritshme. Megjithatë, dhjetori i këtij viti u karakterizua nga normë mujore më e ulët se dy vitet e fundit (2000-2001) duke e sjellë atë pranë mesatares historike prej 2.43 për qind. Grafik 1: Ecuria e normës mujore të inflacionit në muajin dhjetor dhe mesatarja historike (në %).

0.00

1.00

2.00

3.00

4.00

5.00

6.00

1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002

dhjetor inflacioni mesatar

Ndikimin kryesor në rritjen e inflacionit e ka dhënë rritja prej 7.6 për qind e inflacionit mujor të grupit “ushqim dhe pije joalkoolike”, grup i cili ka peshën më të madhe në shportën e IÇK-së. Inflacioni mujor në grupet “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”; “hotele, kafene dhe restorante” ka shënuar rritje të lehta mujore prej 0.2 dhe 0.1 për qind, përkatësisht, ndërsa indeksi për grupin “shërbim arsimor” është ulur 0.2 për qind. Vlen të përmendet fakti që grupi “shërbim arsimor”, ndonëse me peshë jo të madhe në shportën e IÇK-së, manifestoi një rritje të ndjeshme në periudhën e fillimit të vitit shkollor, si pasojë e rritjes së çmimeve në arsimin shtetëror dhe privat. Kalimi i kësaj periudhe ka bërë që çmimet në këtë grup të stabilizohen. Ndërsa inflacioni i grupit “komunikim” u reduktua përsëri me 2.4 për qind. Reduktimi i çmimeve në këtë grup ka qenë karakteristikë e vitit 2002 si pasojë e paketave promovuese të ofruara nga dy operatorët e telefonisë celulare dhe e një lloj konkurrence në këtë treg.

Page 5: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

4

Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet kryesore Dhjetor 2001 Dhjetor 2002 Ushqime 6.9 7.9 Mish 1.2 1.5 Qumësht,djath dhe vezë 2.7 1.9 Vajra dhe yndyrna 7.0 0.0 Fruta 14.1 16.5 Zarzavate përfshirë patate 25.4 42.9 Pije joalkolike -1.0 0.3 Kafe, çaj dhe kakao -1.3 0.3 Ujë mineral, pije të buta dhe lëngje

-0.3 0.2

Totali i grupit 6.7 7.6 Pavarësisht nga rritja e inflacionit mujor, fundi i vitit shënoi normën më të ulët vjetore të inflacionit të vërejtur gjatë gjithë vitit 2002, prej 2.1 për qind. Norma vjetore e inflacionit u reduktua me 2 pikë përqindjeje krahasuar me një muaj më parë dhe rezultoi brenda intervalit objektiv. Banka e Shqipërisë siguroi përmbushjen e objektivit. Në nivel mesatar vjetor, inflacioni rezultoi 5.35 për qind nga 3.1 dhe 0.1 për qind që ishte përkatësisht në vitet 2001 dhe 2000. Niveli më i lartë i inflacionit mesatar vjetor është rezultat i normave më të larta të inflacionit gjatë vitit 2002 dhe, nga ana tjetër, presionet inflacioniste në periudhën 1999-2002, kanë qenë në përgjithësi në rritje. Tabelë 2: Norma vjetore e inflacionit. 1999 2000 2001 2002 Janar 6.0 -1.3 2.2 6.5 Shkurt 3.5 -1.3 1.5 7.7 Mars 2.0 -2.1 2.9 7.6 Prill 0.4 -1.4 3.0 6.6 Maj -0.1 -0.1 2.5 4.6 Qershor -0.6 0.1 4.0 3.8 Korrik 0.1 -1.3 5.6 4.3 Gusht -0.6 -0.7 4.1 5.5 Shtator -1.9 0.9 3.5 5.4 Tetor -1.8 1.8 1.8 6.1 Nëntor -1.2 1.9 2.8 4.1 Dhjetor -1.0 4.2 3.5 2.1

Page 6: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

5

Grafik 2: Norma vjetore e inflacionit, objektivi dhe norma mesatare e tij (në %).

-4.0

-2.0

0.0

2.0

4.0

6.0

8.0

10.0Norma vjetore e inflacionit Inflacioni mesatar Kufiri i poshtëm Kufiri i sipërm

Ndikim në rritjen vjetore të inflacionit kanë dhënë grupet “ushqim, pije joalkolike”, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “hotele, kafene dhe restorante” dhe “shërbim arsimor” . Grafik 3: Norma vjetore e inflacionit e dy nëngrupeve kryesore të grupit “ ushqim dhe pije joalkolike”.

-20

-10

0

10

20

30

40

tetor,

2001

dhjet

or

janar

2002

shku

rtmars pri

llmaj

qersh

orko

rrikgu

sht

shtat

ortet

or

dhjet

or

totali I grupit fruta zarzavate përfshirë patate inflacioni vjetor

Page 7: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

6

Grafik 4: Norma vjetore e inflacionit të grupit “ qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”.

-5

0

5

10

15

20

25

30

35

qer shor ,2001

kor r i k gusht shtator tetor nëntor dhjetor janar ,2002

shkur t mar s pr i l l maj qer shor kor r ik gusht shtator tetor nëntor dhjetor

totali qera lëndë djegëse dhe energji inf lacioni vjetor

Grafik 5: Norma vjetore e inflacionit të grupeve “hotele, kafene dhe restorante”, “komunikim” e “shërbim arsimor”.

-6-4-202468

10121416 Shërbim arsimor Hotele dhe restorant Komunikim

III ...222 FFF AAA KKK TTT OOO RRR ËËË TTT QQQ ËËË NNN DDD III KKK UUU AAA NNN III NNN FFF LLL AAA CCC III OOO NNN III NNN EEE MMM UUU AAA JJJ III TTT DDD HHH JJJ EEE TTT OOO RRR 1. Treguesit monetarë Normalizimi i treguesve monetarë ka ndikuar në përcaktimin e tendencës rënëse të inflacionit vjetor gjatë muajve të fundit të vitit 2002. Duke filluar nga muaji gusht, M1 real është poshtë nivelit ekuilibër. Raporti i parasë jashtë bankave ndaj ofertës monetare ështe ulur nën nivelin ekulibër në muajin tetor dhe ka vijuar të jetë i tillë edhe në muajin nëntor. Megjithatë, niveli mesatar historik i këtij raporti është ndikuar në kahun rritës nga zhvillimet monetare të këtij viti dhe raporti i parasë jashtë bankave ndaj M3 është ende mbi nivelet e vitit të shkuar. Vlera e raportit në fund të muajit nëntor, 30.7 për qind, është më e ulët se parashikimi për fundin e vitit, 31 për qind. Kjo tregon se hapësira për rritje të

Page 8: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

7

depozitave e mbështetur nga kthimi i parasë në sistem është zvogëluar. Rritja e depozitave në lekë në periudhën në vazhdim do të bazohet më shumë në krijimin e mjeteve monetare si pasojë e kërkesës së ekonomisë dhe e kredisë për qeverinë. Grafik 6: Ecuria e likuiditetit në ekonomi; norma vjetore e ndryshimit të M1 real.

Grafik 7: Raporti i parasë jashtë bankave ndaj M3.

Kthimi i parasë ka kontribuar në rritjen e depozitave në lekë në banka dhe në përmirësimin e gjendjes së likuiditetit të tyre. Ai ka mundësuar një rritje të ndjeshme të kreditimit të ekonomisë në lekë gjatë muajit nëntor, plotësimin e nevojave të qeverisë për financim tërësisht nga sistemi bankar dhe uljen e huamarrjes nga Banka e Shqipërisë. Përmirësimi i vazhdueshëm i situatës së likuiditetit e ka shtyrë Bankën e Shqipërisë të zbatojë një politikë monetare neutrale në muajin nëntor. Duke patur parasysh uljen e presioneve inflacioniste dhe parashikimet për inflacionin gjatë periudhës në vazhdim, Banka e Shqipërisë zbuti më tej politikën monetare, duke e sinjalizuar nëpërmjet ndryshimit të formës së ankandit të repove në ankand me çmim fiks dhe shumë të pakufizuar. Kështu, u zbut kosto e financimit të bankave.

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

25.0%

30.0%

35.0%

40.0%M1 Trendi i M1

20.0%

22.0%

24.0%

26.0%

28.0%

30.0%

32.0%

34.0%

36.0%

Jan-00

Mar-00

Maj-00

Korrik-00

Shtator-00

Nëntor-00

Janar-01

Mars-01

Maj-01

Korrik-01

Shtator-01

Nëntor-01

Janar-02

Mars-02

Maj-02

Korrik-02

Shtator-02

Nëntor-02

Raporti P.j.B. / M3 Trendi i raportit P.j.B. / M3

Page 9: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

8

Të dhënat operative të muajit dhjetor tregojnë për rritje të parasë jashtë bankave, por më të vogël se sa rritjet e vërejtura gjatë dhjetorëve të mëparshëm. Rritja e PJB shpjegohet me shtimin e shpenzimeve konsumatore dhe të qeverisë në këtë periudhë dhe është verifikuar tërësisht në gjysmën e dytë të muajit. Depozitat në lekë janë rritur më pak krahasuar me muajin nëntor. Rritja e tyre ishte e pamjaftueshme për të mbuluar kërkesat e ekonomisë dhe të qeverisë. Për pasojë, kjo ndikoi në rritjen e huamarrjes pranë Bankës së Shqipërisë në muajin dhjetor. Grafik 8: Norma e rritjes vjetore të parasë jashtë bankave.

2. Kursi i këmbimit Në muajin nëntor, ndaj tetorit, leku në terma mesatarë u mbiçmua me 1.48 pikë përqindjeje kundrejt dollarit dhe u nënçmua me 0.48 pikë përqindjeje kundrejt euros. Kjo prirje e kursit të këmbimit të euros mund të ketë rritur lehtë normën e inflacionit për muajin dhjetor.

-20.00%

-10.00%

0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

Qershor-97

Nentor

Prill

Shtator-98

Shkurt

Korrik

Dhjetor-99

Maj

Tetor

Mars-01

Gusht

Janar

Qershor-02

Nentor

P jB Mesatarja rrëshqitëse e P jB (12 periudha)

Page 10: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

9

Grafik 9: Kursi nominal i këmbimit kundrejt dy monedhave kryesore në muajt tetor dhe nëntor.

134

135

136

137

138

139

140

4 në

ntor

6 në

ntor

8 në

ntor

12 n

ënto

r

14 n

ënto

r

18 n

ënto

r

20 n

ënto

r

22 n

ënto

r

26 n

ënto

r

Euro Dollari Amerikan (Usd)

Në muajin nëntor, nënçmimi ndaj euros në terma mesatarë vjetorë arriti në 10.2 pikë përqindjeje dhe mbiçmimi ndaj dollarit në 2.3 pikë përqindjeje. Një ndër arsyet që evidentoi nivelin e lartë të nënçmimit të lekut në terma mesatarë, këtë dhjetor është se leku, në dhjetor të vitit 2001, u mbiçmua dukshëm kundrejt euros europiane për shkak të futjes së euros fizike në treg. Grafik 10: Ndryshimet vjetore të kursit të këmbimit lek/usd dhe lek/euro.

-20.0

-10.0

0.0

10.0

20.0

30.0

40.0 Usd ( ndryshimet vjetore) Euro ( ndryshimet vjetore)

3. Shpenzimet buxhetore Shpenzimet buxhetore janë mbajtur nën kontroll edhe gjatë fundit të vitit, ashtu siç ndodhi gjatë gjithë vitit 2002. Ndryshimi i tyre nga nëntori në dhjetor nuk ka patur kërcimin e zakonshëm të viteve të kaluara. Sipas të dhënave operative të Bankës së Shqipërisë, rritja e shpenzimeve në muajin dhjetor të këtij viti ka qenë vetëm 7.4

Page 11: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

10

miliardë lekë, ndërkohë që vitin e kaluar ishte 10.5 miliardë lekë1. Në përgjithësi, këtë fundviti shpenzimet buxhetore nuk kanë ndikuar në rritje tek norma e inflacionit. Efekti i shpenzimeve buxhetore shtrihet deri në 6 muaj vonesë në normën e inflacionit. Kështu shpenzimet e muajit maj-qershor mendohet të kenë patur influencën e tyre në normën e inflacionit në fund të vitit. 4. Inflacioni i importuar Inflacioni i importuar mendohet të ketë ushtruar ndikim në rritje në këtë periudhë të vitit për shkak të vlerave më të larta sesa parashikimi për të në vendet me të cilat Shqipëria kryen aktivitetin më të madh tregtar. Në vendet e eurozonës, ai rezultoi 2.2 për qind në muajin nëntor, ndërsa në Greqi dhe Itali arriti përkatësisht shifrat 3.6 dhe 2.8 për qind. Këto norma të larta ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të mallrave të importuar, në mënyrë të veçantë në muajt nëntor dhe dhjetor, kur importet arrijnë nivelet më të larta për gjithë vitin. Efekt negativ në rritjen e inflacionit ka patur edhe zhurma për rritjen e çmimeve të referencës në dogana, e cila në njëfarë mënyre, ka bërë që edhe fushata për të frenuar faktorin spekulativ në treg të mos siguronte efekt maksimal. 5. Faktorë specifikë Ndikim në uljen e normës vjetore të inflacionit (më e ulët se dy vitet e fundit) vlerësohet të kenë dhënë ambienti më i qëndrueshëm politik, situata energjitike më pak problematike, si dhe fushata e ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë, GTZ në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare për të frenuar fenomenin e rritjes spekulative të çmimeve në tregun shqiptar, në mënyrë të veçantë në prag të festave të fundvitit. Kjo fushatë vlerësohet të ketë ndikuar në zbutjen e efektit sezonal të muajit dhjetor 2002. Praninë e efektit statistikor të përfshirjes së artikujve të rinj në shportë gjatë gjithë periudhës janar-nëntor 2002 e provon rënia e inflacionit në muajin dhjetor. Duke filluar që nga muaji dhjetor 2002, llogaritja e IÇK-së do të jetë konsistente sepse baza e krahasimit do të jetë krejtësisht e njëjtë nga pikëpamja e shportës dhe e peshave të saj.2.

1 Të dhënat operative të Bankës së Shqipërisë tregojnë tendencën e shpenzimeve buxhetore, duke qenë se të dhënat nga Ministria e Financave ende nuk janë botuar. 2 Kjo bazë nuk ka qenë plotësisht e njëjtë në krahasimin e indekseve të vitit 2002 me ato të vitit 2001. Indekset e vitit 2001, janë rillogaritur duke përshtatur shportën e vjetër me atë të re.

Page 12: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

11

III III ZZZHHHVVVIIILLLLLL IIIMMMEEETTT MMMOOONNNEEETTTAAARRREEE III III ...111 OOO FFF EEE RRR TTT AAA MMM OOO NNN EEE TTT AAA RRR EEE DDD HHH EEE PPP ËËË RRR BBB ËËË RRR ËËË SSS III TTT EEE SSS AAA JJJ ... Ritmi i rritjes vjetore së ofertës monetare vazhdoi të shënonte rënie në muajin nëntor. Rritja vjetore e M3 zbriti në 9.9 për qind nga 10.9 për qind që ishte parashikuar në programin monetar. Rritja më e ngadaltë sesa parashikimi i ofertës monetare i detyrohet rritjes më të ngadaltë të depozitave në lekë, ndërkohë që përbërësit e tjerë të ofertës monetare kane qenë sipas parashikimit. Grafik 11: Ndryshimet vjetore të treguesve monetarë.

Tabelë 3: Treguesit monetarë në muajin nëntor (në miliardë lekë).

Niveli Ndryshimi mujor Ndryshimi vjetor Shtator Absolut përqindje Absolut Përqindje

Paraja jashtë bankave 129.8 -1.3 -1.0 18.6 17.4 Depozitat totale 282.9 2.6 0.9 18.2 6.9 - Depozita në lekë 191.6 2.6 1.4 7.8 4.3 - Depozita në valutë 91.4 0.0 0.0 10.4 12.8

Depozita pa afat 58.5 0.3 0.6 3.9 7.2 - në lekë 22.4 -0.3 -1.4 -0.9 -3.8 - në valutë 36.1 0.6 1.8 4.8 15.4 Depozita me afat 224.5 2.3 0.0 14.3 6.8 - në lekë 169.2 2.9 1.7 8.7 5.4 - në valutë 55.3 -0.6 -1.1 5.6 11.2

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

25.0%

30.0%

35.0%

40.0%

Nën-00

Dhje-00

Jan-01

Shku-01

Mar-01

Pri-01

Maj-01

Qer-01

Korr-01

Gush-01

Shta-01

Tet-01

Nën-01

Dhje-01

Jan-02

Shku-02

Mar-02

Pri-02

Maj-02

Qer-02

Korr-02

Gush-02

Shta-02

Tet-02

Nën-02

Paraja jashtë bankave - Depozita në lekë

- Depozita në valutë M3

Page 13: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

12

M1 148.0 -1.6 -1.1 17.7 13.6 M2 317.2 1.3 0.4 26.4 9.1 M3 408.5 1.3 0.3 36.8 9.9 Baza monetare 157.9 -0.8 -0.5 20.6 15.0 Norma vjetore e rritjes së parasë jashtë bankave zbriti në 17.4 për qind nga niveli maksimal 35.6 për qind i arritur në muajin prill. Ndërkohë, sipas të dhënave operative, paraja jashtë bankave u rrit me 4.9 miliardë lekë në muajin dhjetor, duke arritur nivelin 130.5 miliardë lekë, tërësisht sipas parashikimit të programit monetar. Tabelë 4: Krahasimi i treguesve me programin (në miliardë lekë).

Nëntor Dhjetor Program Aktuale Program

Oferta monetare 412.1 408.5 421.1

Paraja jashtë bankave 126.0 125.6 130.5 Depozita 286.2 282.9 290.6 - Depozita në lekë 194.8 191.6 197.9 - Depozita në valutë 91.4 91.4 92.6

M1 150.0 148.0 154.3 M2 320.8 317.2 328.5 Depozitat në lekë patën një rritje më të ngadaltë në krahasim me dy muajt e mëparshëm. Ndërkohë, gjatë muajit nëntor, individët kanë rritur investimet e tyre në bono thesari me 0.5 miliardë lekë. Rritja e depozitave në lekë ishte tërësisht rrjedhojë e rritjes së depozitave me afat të individëve, ndërsa depozitat pa afat shënuan ulje. Të dhënat operative të muajit dhjetor tregojnë për një rritje më të ngadaltë të depozitave në lekë me 1.9 miliardë lekë nga 2.9 miliardë lekë që ishte rritja dhjetorin e shkuar. Kjo ka ndikuar në rritjen e huamarrjes së bankave pranë Bankës së Shqipërisë në 3.2 miliardë lekë. Depozitat në valutë ishin të qëndrueshme gjatë muajit nëntor. Niveli i tyre ishte i njëjtë me atë të parashikuar në programin monetar. Ndikimi i kursit të këmbimit në vlerën në lekë të depozitave në valutë rezultoi i parëndësishëm.

Page 14: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

13

Grafik 12: Norma vjetore e rritjes së depozitave në valutë, me dhe pa efektin e kursit.

Sipas të dhënave operative, depozitat në valutë kanë pësuar një rënie prej 1.1 miliardë lekësh në muajin dhjetor. Rritja e depozitave në valutë dhjetorin e vitit 2001 ishte 7.2 miliardë lekë, por ajo u ndikua nga prezantimi fizik i euros. Depozitat në dollarë amerikanë kanë shënuar rritje ndërsa depozitat në euro kanë shënuar rënie gjatë muajit dhjetor. Rënia e depozitave në valutë në muajin dhjetor është pasojë e nënçmimit me 2.5 për qind të lekut ndaj euros dhe mbiçmimi me 3 për qind ndaj dollarit në dhjetor. Baza monetare ka shënuar ulje gjatë muajit nëntor si pasojë e uljes së parasë në qarkullim dhe e mosfinancimit të deficitit nga Banka e Shqipërisë. Grafik 13: Struktura e financimit të deficitit buxhetor gjatë vitit 2002 (në miliardë lekë).

Baza monetare pësoi një rritje prej 5 miliardë lekësh në muajin dhjetor si pasojë e rritjes së parasë në qarkullim, e rritjes së huamarrjes së bankave pranë Bankës së Shqipërisë dhe e akordimit të një kredie direkte për qeverinë nga Banka e Shqipërisë gjatë muajit dhjetor, për një vlerë prej 1.15 miliardë lekësh. Rritja e bazës monetare në muajin dhjetor 2002 është një zhvillim normal në historinë e zhvillimeve monetare në Shqipëri. Baza monetare u rrit me 14.9 miliardë lekë dhjetorin e vitit 2001.

5 .0 %1 0 .0 %1 5 .0 %2 0 .0 %2 5 .0 %3 0 .0 %3 5 .0 %4 0 .0 %4 5 .0 %5 0 .0 %

Nëntor

Nëntor

Nëntor

R r it ja v je to re - p a e fe k tin e k u rs it

-3.00.03.06.09.0

12.015.018.021.024.027.0

Nën-02

- BSH - B. tregtare - Individë - Institucione

Page 15: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

14

Financimi i Bankës së Shqipërisë për deficitin buxhetor, i matur si shumë e rritjes së portofolit të bonove të thesarit dhe e kredisë direkte, gjatë vitit 2002 arriti në 4.3 miliardë lekë.

III III ...222 KKK ËËË RRR KKK EEE SSS AAA PPP ËËË RRR MMM JJJ EEE TTT EEE MMM OOO NNN EEE TTT AAA RRR EEE II.2.1 POZICIONI VALUTOR I SISTEMIT BANKAR Pozicioni valutor i sistemit bankar ka shënuar një përmirësim prej vetëm 0.2 miliardë lekësh gjatë muajit nëntor. Mjetet valutore neto të Bankës së Shqipërisë janë ulur me 0.5 miliardë lekë ndërsa mjetet valutore neto të bankave tregtare janë rritur me 0.3 miliardë lekë. Ulja e mjeteve valutore neto ka ardhur edhe si pasojë e mbiçmimit të lekut kundrejt usd, me 0.2 për qind në muajin dhjetor. Kjo ka ndikuar në uljen e vlerës në lekë të mjeteve valutore neto të sistemit me 0.3 miliardë lekë. Në terma realë, mjetet valutore neto të Bankës së Shqipërisë janë ulur me 2.5 milionë usd ndërsa mjetet valutore neto të bankave tregtare janë rritur me 9.1 milionë usd. Tabelë 5: Ecuria e mjeteve valutore neto të sistemit (në miliardë lekë).

Nëntor Rritja nëntor Program Aktuale valutë lekë Efekt kursi

Banka e Shqipërisë 98.6 98.1 -2.5 -0.6 -0.2Bankat tregtare 68.8 69.0 9.1 0.7 -0.1Totali 167.3 167.1 6.6 0.1 -0.3 Ndikimi i rritjes së mjeteve valutore neto në rritjen e ofertës monetare ka ardhur në rritje në muajin nëntor, për të tretin muaj rradhazi.

Page 16: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

15

Grafik 14: Pesha e rritjes së mjeteve valutore neto në rritjen e ofertës monetare.

II.2.2 KREDITI I BRENDSHËM KREDIA PËR QEVERINË. Gjatë muajve tetor dhe nëntor deficiti buxhetor u rrit përkatësisht me 1.4 dhe 3.4 miliardë lekë, duke arritur në fund të muajit nëntor në rreth 18.6 miliardë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar këto rritje mujore janë në nivele më të ulëta. Ndërsa, krahasuar me programin e Ministrisë së Financave për financimin e deficitit buxhetor me bono thesari ky nivel është rreth 5 miliardë lekë më i lartë. Grafik 15: Ecuria e deficitit buxhetor (në miliardë lekë).

-10

-5

0

5

10

15

20

Janar Shkurt Mars Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor

Viti 2002 Viti 2001 Ndryshimi vjetor

Gjatë muajve tetor dhe nëntor deficiti buxhetor u financua kryesisht nga blerjet në tregun primar të bankave të nivelit të dytë, të individëve dhe të institucioneve të tjera financiare.

0 %

2 0 %

4 0 %

6 0 %

8 0 %

1 0 0 %

1 2 0 %

Shta-98

Nën

Jan

Mar-99

Maj

Korr

Shta-99

Nën

Jan

Mar-00

Maj

Korr

Shta-00

Nën

Jan

Mar-01

Maj

Korr

Shta-01

Nën

Jan

Mar-02

Maj

Korr

Shta-02

Nën

Page 17: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

16

Financimi i deficitit buxhetor me obligacione dyvjeçare, në muajin nëntor, ishte rreth 600 milionë lekë. Kërkesa për këtë instrument të ri është rritur më tej gjatë muajit dhjetor dhe ka qenë më e lartë se oferta e Ministrisë së Financave. Financimi i huaj gjatë muajve tetor dhe nëntor ka mbetur në të njëjtat nivele. KREDIA PËR EKONOMINË Teprica e kredisë për ekonominë, në fund të muajit nëntor arriti në 45.9 miliardë lekë3 ndërsa kredia e re e akorduar gjatë vitit arriti në 54.4 miliardë lekë. Rritja e tepricës së kredisë gjatë 11 muajve të parë të vitit ishte 103 për qind e rritjes së parashikuar për vitin 2002. Në nivel mesatar mujor, kredia bankare për sektorin privat të ekonomisë arriti në 845 milionë lekë duke tejkaluar nivelin e parashikuar me 27 milionë lekë. Tabelë 6: Ecuria e disa treguesve kryesorë.

2001 T-1 ‘02 T-2 ‘02 T-3 ‘02 Tetor ‘02 Nëntor’02 Oferta e parasë (në miliardë lekë) 393.6 396.4 395.4 406.4 407.2 408.5

Kredi e brendshme (në % ndaj M3) 70.1 70.3 72.5 71.7 71.5 72.2

-Kredi për qeverinë (në % ndaj M3) 60.8 60.7 61.9 60.8 60.5 61.0

-Kredi për ekonominë (në % ndaj M3) 9.3 9.6 10.6 10.9 11.0 11.0

Kredi për ekonominë (në % ndaj PBB-së) 6.2 5.9 6.4∗ 6.7 6.8 7.0

Kredi për ekonominë (në % ndaj totalit të aktiveve)

11.3 11.8 13.1 13.3 13.3 13.5

Raporti kredi/depozita (në %) 13.3 14.2 15.9 16 16 16.2

3 Portofoli i kredisë përfshin dhe tepricën e kredisë të transferuar pranë ATK-së, 8.7 miliardë lekë. ∗ Ky raport është ndërtuar ndaj PBB në nivel vjetor për vitin 2002.

Page 18: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

17

Grafik 16: Ritmi i rritjes me bazë vjetore i kredisë për ekonominë, në përqindje.

Në muajin nëntor 2002: teprica e kredisë afatshkurtër arriti në nivelin 47 për qind duke shënuar një

rënie prej 6 pikë përqindjeje krahasuar me fundin e vitit 2001 në favor të kredisë afatmesme dhe afatgjatë; 66 për qind e tepricës së kredisë është në valutë duke u rritur me 1 pikë

përqindjeje gjatë vitit 2002; teprica e kredisë në sektorin privat përbën 97.6 për qind të tepricës gjithsej.

Kredia afatshkurtër përbën 71 për qind të kredisë së re të akorduar në periudhën janar-nëntor 2002. Lëvrimi i kredisë në terma kohorë afatmesëm dhe afatgjatë paraqitet në rritje. Akordimi i kredive në valutë paraqitet gati dy herë më i lartë se ai në lekë, në një kohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar niveli i tyre ishte tre herë më i lartë. Në periudhën tetor-nëntor 2002, 71 për qind e kredive të reja janë lëvruar në lekë.

III III ...333 RRR EEE SSS PPP EEE KKK TTT III MMM III III TTT RRR EEE GGG UUU EEE SSS VVV EEE SSS AAA SSS III OOO RRR ËËË Objektivat sasiorë të Bankës së Shqipërisë u respektuan në muajin dhjetor. Tabelë 7: Realizimi i objektivit të RNN gjatë vitit 2002 (milionë dollarë). Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor* Objektivi 530.6 535.9 541.3 546.6 550.6 554.6 558.6 Aktuale 550.1 544.4 571.0 570.9 579.1 574.2 563.1 Diferenca 19.5 8.5 29.73 24.34 28.52 19.57 4.49 * të dhëna operative.

5 4 4 5 6.2 5.8 6.4 6.7 6.8 7.005

1015202530354045

1997

1998

1999

2000

2001

T-1 2002

T-2 2002

T-3 2002

Tetor 2002

Ritmi i rritjes në % % e kredisë ndaj PBB-së

Page 19: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

18

Respektimi i objektivit të mjeteve të brendshme neto është ndihmuar nga ecuria e mjeteve valutore neto dhe ecuria e bazës monetare. Baza monetare ka pësuar ulje deri në muajin nëntor, ndërkohë që, është rritur në muajin dhjetor duke ndikuar dhe në ngushtimin e diferencës së mjeteve të brendshme nga objektivi. Tabelë 8: Realizimi i objektivit të MBN gjatë vitit 2002 (miliardë lekë). Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Dhjetor* Objektivi 89.1 89.5 89.8 90.1 91.8 93.4 95.1 Aktuale 87.6 87.5 83.9 83.5 79.8 79.5 85.9 Diferenca -1.6 -2.0 -5.87 -6.60 -11.99 -13.97 -9.22 * të dhëna operative Ecuria e kredisë së brendshme neto për qeverinë ka qenë vazhdimisht problematike gjatë vitit 2002. Ky objektiv u arrit të respektohej vetëm në muajin nëntor me një diferencë të ngushtë prej 0.5 miliardë lekësh. Tabelë 9: Ecuria e kredisë së brendshme neto për qeverinë (në miliardë lekë).

Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nëntor Objektivi 244.2 245.1 246.1 247.0 250.3 253.7Aktuale 246.8 249.1 250.1 247.0 250.4 253.1Diferenca 2.6 4.0 4.0 0 0.1 -0.5

Page 20: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

19

III III III ZZZHHHVVVIIILLLLLL IIIMMMEEETTT NNNËËË NNNOOORRRMMMAAATTT EEE IIINNN TTTEEERRREEESSSIIITTT Në muajin dhjetor është vërejtur qëndrueshmëri, në përgjithësi, në normat e interesit në përgjigje të politikës monetare të sinjalizur nga Banka e Shqipërisë.

TREGU PRIMAR I BONOVE TË THESARIT Në muajin dhjetor, yield-i mesatar i ponderuar u rrit me 0.17 pikë përqindjeje vetëm për bonot me maturim tremujor. Gjatë vitit 2002, yield-i mesatar i ponderuar është rritur më shumë sesa norma bazë e interesit në përgjigje të kërkesës më të lartë të Qeverisë për likuiditete në krahasim me ofertën e pjesëmarrësve në tregun primar dhe të reagimit të bankave për të mbuluar koston e rritur të depozitave dhe sigurimit të likuiditetit, si pasojë e zbatimit të politikës shtrënguese monetare. Grafik 17: Yield-i mesatar i ponderuar në treg primar.

Tabelë 10: Tejkalimi i rritjes së sinjalizuar nga Banka e Shqipërisë nga yield-i mesatar i ponderuar i bonove të thesarit në treg primar (në përqindje).

Rritja e yieldit mesatar të

ponderuar janar -dhjetor 2002

Ndryshimi me rritjen e normës bazë të interesit

bono thesari 3-mujore 3.2 1.7 bono thesari 6-mujore 2.2 0.7 bono thesari 12-mujore 2.2 0.7

7%

8%

9%

10%

11%

12%

13%

yieldi i b.th. 3 M yieldi i b.th. 6 M yieldi i b.th. 12 M

Page 21: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

20

TREGU NDËRBANKAR Pas deklarimit të politikës neutrale, transaksionet e kryera në treg ndërbankar kanë qenë vetëm njëditore, pasi tashmë transaksionet shtatëditore mund të kompensoheshin mjaft mirë nga ankandet e marrëveshjeve të anasjellta njëjavore, të cilat kanë patur të njëjtin nivel interesash me transaksionet shtatëditore në treg ndërbankar. Grafik 18: Normat e interesit në treg ndërbankar (në përqindje).

4.0%

5.0%

6.0%

7.0%

8.0%

9.0%

10.0%

18.1

2.01

14.0

1.02

22.0

1.02

30.0

1.02

08.0

2.02

18.0

2.02

27.0

2.02

7.03

.02

15.0

3.02

26.0

3.02

4.04

.02

12.0

4.02

22.0

4.02

30.0

4.02

10.0

5.02

20.0

5.02

28.0

5.02

05.0

6.02

13.0

6.02

21.0

6.02

01.0

7.02

09.0

7.02

17.0

7.02

25.0

7.02

02.0

8.02

12.0

8.02

20.0

8.02

28.0

8.02

05.0

9.02

13.0

9.02

23.9

.02

01.1

0.02

09.1

0.02

17.1

0.02

25.1

0.02

4.11

.02

12.1

1.02

20.1

1.02

02.1

2.02

11.1

2.02

19.1

2.02

28.1

2.02

9.01

.03

interesat në treg ndërbank.1 ditoreinteresat në treg ndërbank.1 javoreinteresat në treg ndërbank.1 mujore

TREGU I DEPOZITAVE Normat e interesit në tregun e depozitave janë karakterizuar në përgjithësi nga qëndrueshmëria e interesave në lekë, në përgjigje të politikës monetare neutrale, dhe reduktimi i interesave në valutë, në përgjigje të reduktimit të interesave bazë nga FED-i dhe BQE-ja. Interesi mesatar i ponderuar për depozitat me afat në lekë për muajin nëntor rezultoi 8.26 për qind. Ulja e inflacionit në muajt e fundit të vitit ka rritur normën reale të interesit në 6.16 për qind, nga 4.21 për qind që ishte në muajin tetor. Në muajin dhjetor 2002, nga të dhënat operative, nuk ka ndryshime të normës së interesit për depozitat në lekë.

Page 22: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

21

Grafik 19: Ecuria e normave të interesit të depozitave me afat në lekë.

.Tabelë 11: Ndryshimi mujor i interesave mesatarë të ponderuar të depozitave në lekë (në përqindje).

mar-02 pri-02 maj-02 qer-02 korr-02 gush-02 shtat-02 tet-02 nënt-02

dhjet-02*

llog.rrjedhëse dhe dep. pa afat

-0.04 -0.37 0.19 0.36 -0.33 -0.04 -0.14 0.01 0.08 0.00

int. dep. 1mujore -0.11 0.14 0.35 -0.31 0.52 0.00 -0.01 0.04 -0.05 0.00

int. dep. 3 mujore -0.03 0.06 0.31 0.41 0.27 -0.06 -0.01 0.06 -0.01 0.00

int.dep 6 mujore 0.06 0.00 0.39 0.20 0.23 0.07 0.17 0.37 0.03 0.00

int. dep 12 mujore 0.03 0.03 0.86 -0.01 0.11 0.04 0.12 0.31 0.12 0.00

*Sipas të dhënave operative për interesat e aplikuar nga bankat, ponderuar me fluksin e ri të depozitave në muajin nëntor-02. Në muajin dhjetor, nga të dhënat operative, rezulton se nuk ka ndryshime të normës së interesit për depozitat në dollarë, ndërkohë që pati ulje të atyre në euro për të gjitha afatet, në përputhje me vendimin e BQE-së, për reduktimin e normës bazë me 0.5 pikë përqindjeje.

-4.00

-2.00

0.00

2.00

4.00

6.00

8.00

10.00

12.00

14.00

16.00

Jan-00

Mar-00

Maj

Korr

Shta-00

Nën

Jan

Mar-01

Maj

Korr

Shta-01

Nën

Jan

Mar-02

Maj

Korr

Shta-02

Nën

Int. depozitave InflacioniInt. real Int. real mesatar

Page 23: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

22

Grafik 20: Krahasimi i interesave të depozitave në valutë me interesat bazë të Fed-it dhe BQE-së.

0.00%0.50%1.00%1.50%2.00%2.50%3.00%3.50%4.00%4.50%5.00%

ECB FEDInt. mes. i pond.(depoz me afat ne usd) Int. mes. i pond.(depoz me afat ne euro)

Tabelë 12: Ndryshimi mujor i interesave mesatarë të ponderuar të depozitave në usd (në përqindje).

janar-02

shkurt-02

mars-02

prill-02

maj-02

qershor-02

korrik-02

gusht-02

shtator-02

tetor-02

nëntor-02

dhjetor-02*

int llog rrjedh. dep. pa afat -0.24 0.07 -0.08 -0.07 -0.03 0.08 -0.10 0.00 -0.12 0.05 -0.02 0.00

int. dep.1 mujore -0.02 -0.02 0.07 -0.06 -0.05 0.06 0.02 0.00 -0.02 -0.03 -0.21 0.00

int. dep. 3 mujore 0.11 -0.03 0.07 -0.06 -0.10 0.02 -0.01 -0.09 -0.02 0.00 -0.15 0.00

int.dep 6 mujore 0.08 -0.02 0.24 -0.16 -0.11 0.13 0.48 -0.52 -0.07 0.01 -0.19 -0.01

int. dep 12 mujore -0.25 -0.02 0.00 0.14 0.09 0.28 0.23 -0.48 0.03 0.33 -0.48 0.00

*Sipas të dhënave operative për interesat e aplikuar nga bankat, ponderuar me fluksin e ri të depozitave në tetor 2002. Tabelë 13: Ndryshimi mujor i interesave mesatarë të ponderuar të depozitave në euro (në përqindje).

janar-

02 shkurt-

02 mars-

02 prill-02

maj-02

qershor-02

korrik-02

gusht-02

shtator-02

tetor-02

nëntor-02

dhjetor-02*

int llog rrjedh. dep. pa afat -0.15 0.00 0.03 -0.09 -0.07 0.20 -0.17 -0.06 -0.17 0.06 0.10 0.00

int. dep.1 mujore -0.24 0.19 0.01 -0.03 -0.05 0.03 0.04 -0.01 -0.05 -0.07 0.05 -0.15

int. dep. 3 mujore -0.06 -0.11 0.10 0.03 -0.12 -0.05 0.08 -0.05 -0.08 0.08 -0.07 -0.10

int.dep 6 mujore 0.23 0.20 -0.34 0.04 0.04 0.02 -0.10 -0.01 -0.05 0.08 0.05 -0.24

int. dep 12 mujore 0.75 -0.93 0.04 0.24 0.03 0.01 0.77 -0.93 0.03 0.04 0.00 -0.32

*Sipas të dhënave operative për interesat e aplikuar nga bankat, të ponderuar me fluksin e ri të depozitave në muajin nëntor 2002.

Page 24: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

23

INTERESI REAL DHE PARIMI I BARAZISË SË INTERESAVE NË LEKË ME ATO NË MONEDHË TË HUAJ Nivelet e ulta të interesave në dollarë amerikanë, ulja e interesave në Euro gjatë muajit dhjetor, ndërkohë që interesat në lekë janë karakterizuar nga një nivel i qëndrueshëm, tregojnë që, në tregun e depozitave, interesat në lekë vazhdojnë të jenë më të favorshëm krahasuar me ata në dy monedhat kryesore. Ajo që e rrit edhe më shumë preferencën për depozitat në lekë ka qenë forcimi i euros në tregun e brendshëm valutor dhe pasiguria për vlerën e dollarit amerikan, për shkak të situatës midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Irakut. Depozitat në lekë u paraqitën më tërheqëse edhe përsa i përket nivelit të të ardhurave reale nga interesat. Ky nivel, për depozitat me afat dymbëdhjetëmujor qëndron 1.91 pikë përqindjeje më i lartë se niveli i mesatares historike për muajin dhjetor. Niveli mesatar vjetor i interesave realë dymbëdhjetëmujorë, për vitin 2002, llogaritet 3.5 për qind duke qëndruar 0.8 pikë përqindjeje mbi nivelin mesatar të vitit 2001. Grafik 21: Ecuria e interesit mesatar real në muajin dhjetor dhe mesatarja historike (në %).

TREGU I KREDIVE Interesi mesatar i ponderuar për kreditë e akorduara në lekë si sistem bankar në muajin nëntor 2002 ishte 15.68 për qind, duke shënuar një rënie të lehtë prej 0.3 pikë përqindjeje krahasuar me një muaj më parë.

-10

-5

0

5

10

15

viti 1994 vit i 1995 viti 1996 viti 1997 viti 1998 viti 1999 viti 2000 viti 2001 vit i 2002

muaji dhjeto r mesatarja e interesit real

Page 25: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

24

Grafik 22: Ecuria e interesit mesatar të ponderuar për kredinë e akorduar në lekë sipas afateve kohore të lëvrimit, në përqindje.

Norma reale e interesit të kredisë në muajin nëntor paraqitet me rritje si pasojë e uljes së nivelit të inflacionit në këtë muaj. Grafik 23: Interesi nominal dhe real për kreditë e akorduara në lekë, në përqindje.

Diferenca e interesit mesatar të ponderuar për kreditë dhe depozitat në lekë në muajin nëntor 2002 është 7.4 pikë përqindjeje. Tendenca e diferencës së interesave kredi-depozita është pothuajse e njëjtë me tendencën e interesit të ponderuar për kreditë e akorduara.

5 .0 0

1 0 .0 0

1 5 .0 0

2 0 .0 0

2 5 .0 0

Janar

Mars-01

Maj

Korrik

Shtator-01

Nentor

Janar

Mars-02

Maj

Korrik

Shtator-02

Nentor

D e ri n ë 6 m u a j6 m u a j d e ri n ë 1 vit1 -3 vje tM b i 3 vje tIn te re s i m e s a ta r I p o n d e ru a r s i s is te m b a n k a r

-5.0

0.0

5.0

10.0

15.0

20.0

25.0

30.0

Janar

Mars-00

Maj

Korrik

Shtator-00

Nëntor

Janar

Mars-01

Maj

Korrik

Shtator-01

Nëntor

Janar

Mars-02

Maj

Korrik

Shtator-02

Nëntor

inflacion me bazë vjetore

interesi nominal për kreditë e akorduara në lekë

interesi real për kreditë e akorduara në lekë

Page 26: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

25

Grafik 24: Diferenca e interesit mesatar të ponderuar në lekë për depozitat e pranuara dhe kreditë e akorduara, në pikë përqindjeje.

Normat e interesit të ponderuar për kreditë e akorduara në valutë si sistem bankar gjatë muajve tetor dhe nëntor janë ulur duke ndjekur të njëjtën tendencë të normave referencë në tregun ndërkombëtar, libor dhe euribor. Grafik 25: Ecuria e interesave të kredisë në valutë, në përqindje.

-1.00

1.00

3.005.00

7.00

9.00

11.0013.00

15.00

17.00

dhjetor'01

janar'02

shkurt

mars

prill

maj

qershor

korrik

gusht

shtator

tetor

nëntor

Interesi mesatar i ponderuar per depozitat e pranuara ne leke

interesi mesatar i ponderuar per kredite e akorduara ne leke

diferenca e tyre ose spredi.

6

7

8

9

10

11

12

Janar'01

Mars

Qershor

Shtator

Tetor

Nëntor

Dhjetor

Janar’02

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qershor

Korrik’

Gusht ‘

Shtator ‘

Tetor

Nëntor

Në usd Në euro

Page 27: rap nentor2002 2-publik - Bank of Albania · 2017-11-21 · 4 Tabelë 1: Norma mujore e inflacionit e disa nga nëngrupeve kryesore të grupit “ushqim, dhe pije joalkolike”. Nëngrupet

26

Grafik 26: Normat e interesit në valutë (në përqindje) dhe diferenca e tyre (në pikë përqindjeje).

123456789

1011

Dhjetor'01

Mars'02

Prill

Maj

Qershor

Korrik

Gusht

Shtator

Tetor

Nëntor

Interes i i k redis ë në us dS predi në us dInteres i i k redis ë në euroS predi në euro