qyteti im vjeshte 2011

20
Botimi i Bashkisë Korçë. Vjeshtë 2011 Foto Billi Falas Kolonia Ndërkombëtare në Artet Figurative “Ditët e Mios” Korçë 2011

Upload: sualdo-dino

Post on 12-Mar-2016

252 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Revista Qyteti im Vjeshte 2011

TRANSCRIPT

Page 1: Qyteti im Vjeshte 2011

Bot

imi i

Bas

hkis

ë K

orçë

. Vje

shtë

201

1

Foto Billi

Fala

s

Kolonia Ndërkombëtare në Artet Figurative “Ditët e Mios” Korçë 2011

Page 2: Qyteti im Vjeshte 2011

2

PËR NDRYSHIMIN

Drejt përfundimit shtrimi me kalldrëm i rrugëve në bllokun e Lagjeve 1, 2, 3

Ndryshimi preket çdo ditë, në çdo cep të qytetit.

QYtetI YNË RRUGËt

tONA

Përfundoi shtrimi me kalldrem i rrugëve në bllokun e lagjeve 11 dhe 12 të qytetit të Korçës

Qytetarët e Korçës tani ecin në rrugë dhe trotuare të rikonstruktuara.

INVeStOJMË ÇDO DItË

Page 3: Qyteti im Vjeshte 2011

PËR NDRYSHIMIN

3

Rikonstruksioni i plotë i Shëtitores “Fan S.Noli” me shtrimin e trotuareve dhe vendosjen e sistemit modern të ndriçimit tokësor dhe ajror, krijimin e rrugëkalimeve të reja dhe rampave ne trotuare, veç përmiresimit estetik ka bërë të mundur edhe disiplinimin e lëvizjes së këmbësorëve në këtë aks shumë të frekuentuar të qytetit, si edhe ka lehtësuar lëvizjen e personave me aftësi të kufizuar.

INVeStOJMË

Page 4: Qyteti im Vjeshte 2011

Filloi puna për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “sotir Gurra” të qytetit të Korçës. Punimet përfshijnë rikonstruksionin e plotë të godinës, suvatimet brenda dhe jashtë, shtrimin e pllakave, ndërtimin e nyjeve të reja sanitare, rikonstruksionin e rrjetit elektrik dhe hidraulik, ndërtimin e kaldajës dhe të sistemit të ri të ngrohjes qëndrore, vendosjen e dritareve dhe dyerve të reja, rinovimin e plotë të palestrës të shkollës sipas standarteve bashkëkohore dhe rikonstruksionin e oborrit të shkollës. Kjo ndërhyrje në një nga shkollat më të rëndësishme të arsimit parauniversitar në qytetin e Korçës, u bë e mundur nga një grant i fituar nga Bashkia Korçë në kuadër të Programit të Mbrojtjes dhe Ndihmës Humanitare të ambasadës amerikane.

Investim i bashkise për Këndin Sportiv të Shkollës “Mësonjëtorja e parë Shqipe”

Shkolla 9 vjeçare “Sotir Gurra” RIKONSTRUKSION I PLOTË

4

InvestimeINVESTojmËÇDO DItË PËR NDRYSHIMIN

“NË QYtet PA MAkINËN tIMe”Proçedurat për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm, që nga futja në sistem e deri në miratimin, lëvrimin e fondit, shpalljen e tenderit ndërkombëtar dhe shpalljen e firmës fituese (SKE), u realizuan nga Ambasada Amerikane. Kontrata ka hyrë në fuqi në 1 nëntor 2011 dhe kohëzgjatja e punimeve të përcaktuara në të është 300 ditë kalendarike.

Drejt përfundimit asfaltimi dhe sistemimi i rruges “Pano Xhamballo” përbri shkollës “Raqi Qirinxhi”

22 shtatori - Dita Ndërkombëtare pa Makina

INVeStOJMË ÇDO DItË PËR NDRYSHIMIN

Page 5: Qyteti im Vjeshte 2011

Në datën 22shtator, Bulevardi “Shën Gjergji” i qytetit të Korçës, u kthye për disa orë në hapësirën e pastër të lëvizjes të kalimtarëve dhe biçikletave.

Në Ditën Ndërkombëtare pa Makina, Zyra e Mjedisit pranë Bashkisë Korçë zgjodhi disa forma interesante për të përcjellë mesazhin e ndërgjegjësimit të të rinjve dhe komunitetit në përgjithësi në lidhje me rëndësinë jetike të një ajri të pastër.

Në bashkëpunim dhe me partnerë të tjerë si DaR, Qëndrën Kulturore të Fëmijëve dhe Institutin e shëndetit Publik në bulevardin pa automjete nxënësit e shkollave të ndryshme të qytetit të Korçës lëvizën me biçikleta dhe patina, ndërkohë që në trotuarin përgjatë bulevardit u çel një ekspozitë me piktura me këtë temë si dhe u dha një koncert nga nxënësit e shkollës së Muzikës “ Tefta Tashko Koço” dhe Banda e qytetit.

sensibilizimi i komunitetit për reduktimin e përdorimit të makinave si edhe ndërtimi i Zonës Këmbësore , përgjatë Bulevard “shën Gjergjit”, pritet të sjellë efekte pozitive në drejtim të reduktimit të ndotjes së mjedisit në qytetin e Korçës, dhe krijimin e hapësirave të bollshme dhe të shëndetshme për lëvizjen e qytetarëve.

Pas rikonstruksionit të plotë të Lagjes 15 bashkia ka ndërtuar një kënd të ri sportiv për banorët e kësaj zone, në kuadër të iniciativës

Falë investimit të Bashkisë Korçë po përmirësohet nga dita në ditë infrastruktura e lagjes 16 të qytetit

5

“NË QYtet PA MAkINËN tIMe”

Drejt përfundimit asfaltimi dhe sistemimi i rruges “Pano Xhamballo” përbri shkollës “Raqi Qirinxhi”

“ Çdo lagje, një kënd lojërash”

22 shtatori - Dita Ndërkombëtare pa Makina

INVeStOJMË ÇDO DItË PËR NDRYSHIMIN

Page 6: Qyteti im Vjeshte 2011

6

MBËSHTESIM InkurajImI I sIpërmarrësve të rInj

me bIznesIn e vogëltakIm

Bashkia Korçë dhe Bashkëpunimi Teknik Ndërkombëtar Gjerman (GIZ), ndërmarrin për here të tretë projektin YEP - “Inkurajimi i sipërmarrësve të rinj”.

Të rinjtë do të hartojnë biznes planet dhe 8 idetë më të mira që do të

përzgjidhen nga komisioni vlerësues do të fitojnë grand

50 000 lek, tarifë regjistrimi 0 dhe 30 % ulje në taksat

vendore gjatë vitit të parë të aktivitetit.

Projekti synon nxitjen e iniciativave sipërmarrëse të të rinjve korçarë. Idetë e tyre të biznesit do të financohen me grand nga bashkia si dhe fituesit do të përfitojnë lehtësi fiskale.Pas fazës së parë të projektit, ku u pranuan aplikimet e të rinjve është organizuar trajnimi me të gjithë aplikantët për shkrimin e planeve të biznesit, si dhe të gjithëve ju është dhënë informacion mbi format ligjore të biznesit, taksat dhe tarifat që paguhen pranë bashkisë si dhe mënyrat e kreditimit të bizneseve.

Në kuadrin e bashkëpunimit me shoqatën e Biznesit të Vogël, është organizuar një takim me përfaqësues të bashkisë dhe përfaqësues të shoqatës së Biznesit të Vogël. Në takim janë diskutuar problematikat e biznesit të vogël si dhe një sërë projektesh në ndihmë të biznesit në qytet. Vazhdimi i luftës ndaj informalitetit ishte një nga pikat e diskutuara në takim. Të dyja palët u angazhuan në koordinimin e veprime të përbashkëta për nxitjen e konkurrencës së ndershme në treg.

Page 7: Qyteti im Vjeshte 2011

7

BIznESIn

panaIrI I bIznesIt

Në kuadrin e bashkëpunimit me shoqatën e Biznesit të Vogël, është organizuar një takim me përfaqësues të bashkisë dhe përfaqësues të shoqatës së Biznesit të Vogël. Në takim janë diskutuar problematikat e biznesit të vogël si dhe një sërë projektesh në ndihmë të biznesit në qytet. Vazhdimi i luftës ndaj informalitetit ishte një nga pikat e diskutuara në takim. Të dyja palët u angazhuan në koordinimin e veprime të përbashkëta për nxitjen e konkurrencës së ndershme në treg.

shqIpërI – hollandëmundësi bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve

ambasada Hollandeze në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) si dhe shërbime Konsulence për Biznesin (Bas), me përkujdesjen e Bashkisë Korcë, ka zhvilluar seminarin “Të bësh biznes me Hollandën”, ku para bizneseve korcare janë prezantuar mundësi bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve tona. Takimi është pritur me interes nga përfaqësuesit e bizneseve korçare, të cilët kanë shprehur gadishmërinë për të qënë pjesë e programeve të përbashkëta me biznese të Hollandës.

Bashkia Korçë ka mbështetur organizimin e Panairit tëBiznesit në qytetin e Korçës. Për dy ditë në ambientet e Pallatit të sportit “Tamara Nikolla” bizneseve që operojnë në qytetin e Korçës ju është krijuar mundësia të prezantojnë punën dhe arritjet e tyre si edhe të krijojnë bashkëpunime. Bashkia Korçë u prezantua në këtë panair me një stendë të veçantë.

Page 8: Qyteti im Vjeshte 2011

8

SocialeSOCIALE

Kapërximi i pengesave që dalin mes shoqërisë dhe personave me aftësi të kufizuara dhe krijimin e lehtësive infrastrukturore me qëllim integrimin e tyre në shoqëri.

KorçA KA 1400 PErSoNA mE AftëSI të KufIzuAr

430 PrEj të cILëvE jANë fëmIjë

QËllIMI YNË

korça, shembull pozItIv në shqIpërI PëR INTEGRIMIN E PERsoNaVE ME aFTësI Të KuFIZuaR

ÇfARË PO bËN bASHkIA kORÇË PËR PeRSONAt Me AftËSI tË kUfIzUAR:

Ndërtimi i rampave në hyrjen e tre institucioneve të rëndësishme publike: në bashkinë e qytetit, në bibliotekën publike dhe në teatërNdërtimin e rampave për personat me aftësi të kufizuar në rrugët qëndrore dhe periferike të qytetitPërfshirja si përfitues e personave me aftësi të kufizuar në skemën e shpërndarjes të apartamenteve për të pastrehët Krijimi i mundësive për punësim

• E DREjTa PëR Të jETuaR• LIRI DhE SIGuRI E PERSoNIT• LIRIa E Të ShPREhuRIT Të mENDImIT• mBRojTja E INTEGRITETIT Të PERSoNIT• aKSESI Në INFoRmacIoN• GjIThëPëRFShIRja Në aRSIm• GjIThëPëRFShIRja Në PuNëSIm• PjESëmaRRja Në jETëN PuBLIKE, PoLITIKE, KuLTuRoRE DhE SPoRTIvE• jETESa E PavaRuR DhE PëRFShIRja Në

KomuNITET• mBRojTja NGa ShFRYTëZImI, DhuNa

DhE aBuZImI• BaRaZI DhE moS DISKRImINIm• BaRaZI PaRa LIGjIT

tË DReJtAt bAzË Të PERSoNavE mE aFTëSI Të KuFIZuaR

Gjithashtu në skemën e shpërndarjes të apartamenteve për të pastrehët këtë vit do të përfshihen si përfitues edhe persona me aftësi të kufizuar.sipas kryebashkiakut, në vazhdim përpjekjet do të intesifikohen edhe në drejtim të mundësive për punësim të personave me aftësi të kufizuar.

“KorçA E KA të GjIthë qytEtërImIN dhE PotENcIALIN E duhur Për tA Bërë më të LEhtë jEtëN E PErSoNAvE mE AftëSI të KufIzuAr”Kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi ka pritur në një takim të veçantë znj.suela lalaj (person me aftësi të kufizuar, invalide), e cila ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi dhe bashkepunimi ndërinstitucional në mbrojtje të personave me aftësi të kufizuar. ajo mbështetet në këtë iniciativë edhe nga Prezenca e osBE në shqipëri, Fondacioni shqiptar për Individet me aftësi të Kufizuar, Fondacioni Vodafone albania, dhe një rrjet i gjerë partne-riteti që buron nga këta partnerë.

Në takimin me kryebashkiakun Niko Peleshi, znj.suela lalaj theksoi se jo pa qëllim Korça është lënë e fundit në vazhdën e takimeve të ngjashme të zhvilluara në 10 qytete të shqipërisë, pasi përpjekjet e pushtetit lokal dhe aktorëve të tjerë në këtë qytet janë reflektuar me rezultate konkrete.

Kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi ka shprehur mbështetjen e tij dhe të institucionit që ai drejton për këtë çështje. Projekti më i afërt që do të zbatojë Bashkia Korçë në këtë drejtim, me mbështetjen e PNuD, është ndërtimi i rampave në të gjitha rrugët e qytetit si dhe në hyrjen e tre institucioneve të rëndësishme publike: në bashkinë e qytetit, në bibliotekën publike dhe në teatër.

Page 9: Qyteti im Vjeshte 2011

9

KorçA KA 1400 PErSoNA mE AftëSI të KufIzuAr

e të drejtave të FëmIjëve për nxënësIt e shkollës së re

tË DReJtAt bAzË Të PERSoNavE mE aFTëSI Të KuFIZuaR

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, kryetari i bashkisë Niko Peleshi ka qënë mes nxënësve të shkollës së Muzikës "Tefta Tashko Koço". ai ka përshëndetur nxë-nës, mësues dhe të pranishëm duke përcjellë urimet më të mira për këta fëmijë të cilët do të jenë artistët e ardhshëm të qytetit. Nga ana e bashkisë janë dhuruar për nxënësit në këtë ditë edhe disa vegla muzikore.

Kryebashkiaku Niko Peleshi ka uruar nxënësit dhe më-suesit e medresesë Korçë me rastin e festës të Kurban Bajramit. Ai ka qënë i pranishëm në koncertin e orga-nizuar me këtë rast.

Kryebashkiaku Niko Peleshi shoqëruar nga stafi i tij ka vizituar Kolegjin Preka, një nga shkollat jo publike të qytetit të Korçës. Ai e ka vlerësuar këtë shkollë për re-zultatet e larta të nxënësve dhe nivelin e mëimdhënies. Për kontributin e kësaj shkolle në arsimin parauniver-sitar të qytetit të Korçës, Këshilli Bashkiak ka vlerësuar drejtorin e kësaj shkolle carmel camilleri me titullin “qytetar Nderi”.

Bashkia Korçë ka financuar çeljen e një biblioteke mod-erne për nxënësit e “shkollës së Re” në qytetin e Korçës. I pranishëm në inagurimin e bibliotekës kryebashkiaku ka theksuar se ky investim modest do të jetë vetëm fillimi i një sërë investimesh që bashkia do të ndërmarrë këtë vit në disa shkolla dhe kopshte të qytetit.

Page 10: Qyteti im Vjeshte 2011

10

kolonIa ndërkombëtare në artet FIguratIve

PiktorËt PjesËmarrËs nË koloninË “DitËt e mios” korÇË 2011

Bashkia Korçë, Qendra Kulturore “Vangjush Mio” nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Niko Peleshi, në bashkëpunim me Shoqa-tën e Artistëve Figurativë të qytetit të Korçës kanë organizuar Edicionin e Katërt të Kolonisë Ndërkombëtare të Artistëve Figurativë “Ditët e Mios” Ko-rçë 2011.

organizatorët e aktivitetit kanë vënë në dispozicion të gjithë bazën materiale të kësaj kolonie dhe në përfundim të gjithë piktorët pjesëmarrës me një nga veprat e tyre do të pasurojnë fondin e Galerisë së Arteve “Guri madhi”.

Aktiviteti është tashmë një traditë e përvitshme që synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve pjesëmarrës por sidomos promovimin e vlerave të qytetit të Korçës. Eksperienca e suksesshme e viteve të kaluara ka krijuar mundësinë për zgjeri-min e gjeografisë së artitstëve pjesëmarrës për t’i dhënë qytetit të Korçës vlerat dhe dimensionet që ai meriton. Gjatë ditëve të kolonisë piktorët pjesëmarrës kanë realizuar punimet e tyre në qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij. Ky eveniment ka si qëllim promovimin e vlerave natyrore, kulturore dhe artistike të qytetit të Korçës si dhe pikat tur-istike të rajonit si voskopoja, dardha, vithkuqi, Bozdoveci, Kamenica etj.

Page 11: Qyteti im Vjeshte 2011

kolonIa ndërkombëtare në artet FIguratIve “Ditët e Mios”

11

Page 12: Qyteti im Vjeshte 2011

12

KulTuRë komeDia “BeqarËt”

TEaTëR

Komedia”Beqarët”, shkruar nga Teodor laço dhe vënë në skenë nga regjisori Gëzim Kame, u shfaq për disa ditë me rradhë nga trupa e Teatrit “andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës. aktorja Mirjana (Deti) laço, i është rikthyer bashkëpunimit me kolegët e saj të Teatrit të Korçës në rolin kryesor të kësaj komedie.

Dy artiste shqiptare me banim në Zvicër kanë interpretuar në një mbrëmje artistike, me letërsi dhe muzikë për qytetarët e Korçës në Teatrin “andon Zako Çajupi”. Pjesë letrare të përzgjedhura nga krijmtaria e shkrimtares së mirënjohur Besa Myftiu, të cilat janë interpretuar nga vetë ajo, shoqëruar nga zëri i mrekul-lueshëm i vajzës së saj, këngëtares Elina Duni kanë bërë që qytetarët e Korçës të përjetojnë emocione mjaft të veçanta në këtë mbrëmje.

Në rolet e tjera interpre-tuan aktorët Zamira Kita, ligoraq Riza, Marko Bitraku, Natasha andoni, andrea Pepi, Naum Tërova ,shkëlqim Jaupi dhe Kiço Keri.

“NJë MBRëMJE NDRysHE”

FIlM

Besa myftiu Dhe

elina Duni

Elina Duni, e njohur si këngëtare e muzikës jazz, me një zë mjaft të vlerë-suar në arenën ndërkom-bëtare, ka surprizuar të gjithë artedashësit me natyrën e veçantë të inter-pretimit të këngëve të saj.

Nën kujdesin e ambasadës të Mbretërisë së Vendeve të ulta në Kinemanë e qytetit të Korçës është shfaqur filmi “sonny boy”( kandidat për oscar 2011). Filmi I shfaqur në kuadrin e bashkëpunimit kulturor të Bashkisë të Korçës me am-basadën e Mbretërisë së Vendeve të ulta është ndjekur me mjaft interes nga qytetarët korçarë.

Page 13: Qyteti im Vjeshte 2011

13

komeDia “BeqarËt”EKsPoZoHEN Në KoRÇë Pikturat e Vangjush mios

Ky mjeshtër i madh i penelit, rikthehet këtë herë para qytetareve të shumtë korçarë me 44 punime, të përzgjed-hura nga fondi i Galerisë së arteve në Korçë, ndërsa 7 prej punëve, të cilat janë pjesë e koleksionit të familjes Mio, u prezantuan për herë të parë. Pjesa më e madhe e pikturave ishin në gjininë e peizazhit, me tematika të ndryshme, duke filluar nga rrugicat me kalldrëm të qytetit të Korçës e deri tek peizazhet me borë.

Eshtë çelur në Galerinë e Arteve Figurative në qytetin e Korçës ekspozita Retrospektivë e Piktorit të Popullit Vangjush Mio.

Publiku dhe artistët korçarë kanë vlerësuar talentin e jashtëzakonshëm të vangjush mios, i cili është cilësuar, jo vetëm si mjeshtër i peizazhit, por edhe themelues i pikturës moderne shqiptare.

Page 14: Qyteti im Vjeshte 2011

14

FIlaNTRoPIavLERë E SPIKaTuR E QYTETaRISë KoRçaRE

cILaT jaNë DISa NGa DhuRImET E FILaNTRoPëvE KoRçaRë:

FILaNTRoPë Të ShQuaR

çfArë ëShtë fILANtroPIA?Filantropia etimologjikisht do të thotë "dashuria e njerëzimit "- dashuri në kuptimin e kujdesit për ush-qyerjen, zhvillimin, ose rritjen; Në kuptimin social të fjalës , filantropia është nismë private për të mirën publike, duke u fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës të komunitetit. Ky formulim e dallon atë nga biznesi (iniciativa private për të mirën private, duke u fokusuar në përfitimin material) apo investimi i qe-verisë qëndrore ose lokale (nisma publike për të mirë publike, duke u fokusuar në ligj dhe rend).

Thoma TuRTuLLI

aNaSTaS LaKçE

• BIBLIotEKA E qytEtIt nga thomA turtuLLI

• SPItALI cIvIL Korçë nga thomA turtuLLI

• LIcEu KomBëtAr nga thomA turtuLLI

• KAtEdrALjA E ShëN GjErGjIt nga ANAStAS LAKçjA

• ShKoLLA E vAShAvE (sot Shkolla” Sevasti qiriazi”) NGA ANAStAS LAKçjA

• fArmAcIA E qytEtIt (sot nuk ekziston) nga ANAStAS LAKçjA

• mëSoNjëtorjA E PArë ShqIPE (sot muzeu Kombëtar i Arsimit) NGA dIAmANd tErPo

• tAShKo ILo dhE ALEKSANdrA ILo veçohen për kontributin e tyre pasi i falen qytetit shtëpinë (Sot “ShtëPIA rumuNE”) dhe pasurinë për emancipimin e shoqërisë dhe grave të qytetit të Korçës.

• dhImItEr, PANdELI dhE NuçI EmANoIL mBorjA, mirëbërës të arsimit në Korçë, të cilët dhuruan shtëpinë me qëllim që të hapte dyert si fillim i Liceut të Korçës.

Page 15: Qyteti im Vjeshte 2011

15

vLERë E SPIKaTuR E QYTETaRISë KoRçaRE

FILaNTRoPë Të ShQuaR

KoRçaRE

Thoma TuRTuLLI

aNaSTaS LaKçEanastas lakçe lindi në vitin 1821 në Korçë . Në moshë të re ai emigroi në Bukuresht (Rumani) ku u bë një biznesmen i sukseshëm. anastas lakçe dha kontributin e tij në vendin e lindjes duke çelur një fondacion në funksion të një sërë institucionesh kulturore dhe fetare.ai mundësoi fi-nanciarisht ngritjen e kishës së shën Gjergjit në Korçë. Në janar të vitit 1885, në Rumani ai u emërua si një nga anëtarët themelues dhe president i shoqatës shqiptare “Drita”. Në dëshirën e tij të fundit ai ja la pasurinë e tij shoqatave që promovonin arsimimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. anastas lakçe vdiq në moshën 69 vjeçare viti (1890).

Thoma Kostandin Turtulli është një nga emrat më të spikatur të filantropisë shqiptare. ai u lind në qytetin e Korçës në vitin 1865. Në mbështetje të rinisë korçare dhe zhvillimit arsimor dhe kulturor ai vuri në dispozicion një shumë të konsiderueshme për ndërtimin e bibliotekës së qytetit të Korçës dhe pasurimin të saj me libra. Pas dy vjet e gjysëm pune, në korrik 1930, ndërtesa e bibliotekës ishte gati. Përurimi i saj u bë në ditët e para të dhjetorit 1930 me pjësmarrjen e autoriteteve të vendit. Në vitet e mëvonshme biblioteka u pasurua më tej. Me 1934 Dr.Mihal Turtulli dërgoi nga selaniku njëqind volume me libra, si dhuratë për Bibliotekën e Korçes, ku përfshiheshin libra historike per shqiperine, me te shumtat ne gjuhe te huaj, por edhe ne gjuhen shqipe. Ne veren e vitit 1937 Thoma Turtulli ra ne shtrat nga bronkopneumonia per te mos u ngritur me.

Page 16: Qyteti im Vjeshte 2011

amBaSaDoRI amERIKaN aLEKSaNDER aRvIZu vIZIToN KoRçëNamBaSaDoRI DaNEZ vI

amBaSaDoRI SLLovEN“KoRça, Një NGa QYTETET më mE TRaDITë Në ShQIPëRI”

DIPloMaTëTambasadori slloven në shqipëri Bojan Bertoncelj është pritur nga kryebashkiaku Niko Peleshi në një takim në Bashkinë e Korçës. ambasadori Bertoncelj ka shprehur konsideratën e tij për Korçën duke e cilesuar si një qytet të bukur, me tradita të spikatura dhe mjaft mikpritësë. Për shkak të ngjashmërive të Korçës me sllovenine ambasadori ka shprehur dëshirën e vendosjes së një bashkepunimi të vazhdueshëm midis këtyre dy vendeve. “Më vjen mirë”, - është shprehur ai, “ që bash-këatdhetarët e mi flasin me konsideratë për pushimet e tyre të bukura në shqiperi, por do doja që ata veç bregdetit të vizito-nin dhe zonat e bukura malore një prej të cilave pa dyshim që është edhe Korça. Jam i sigurt se do të mahniteshin nga bu-kuritë e natyrës që ofron Korça dhe zonat turistike përreth saj”.

Në vizitën e tij të parë në qytetin e Korçës, ambasadori alek-sander arvizu ka shprehur konsideratën tij për këtë qytet të bu-kur dhe për mikpritjen e jashtëzakonshme që i është rezervuar këtu. “Ju përgëzoj për fitoren e mandatit tuaj të dytë dhe për punën e mrekullueshme që po bëni në qytetin tuaj. Të gjithë më kanë folur mire për punen tuaj dhe ju kanë përshkruar si një drejtues të ri dinamik dhe me një vizion ndryshe, që punoni me dashuri për qytetin. është e rëndësishme të respektojmë të kaluarën por është akoma më e rëndësishme të mendojmë të ecim përpara për një të ardhme më të mirë”- është shprehur ambasadori arvizu në fjalën e tij.16

Page 17: Qyteti im Vjeshte 2011

amBaSaDoRI DaNEZ vIZIToN KoRçëN

amBaSaDoRI DaNEZ vI

amBaSaDoRja FRaNcEZE chRISTINE moRo Në KoRçëDIPloMaTëT Në pritjen e rezervuar për diplomaten franceze kryebashkiaku Niko Peleshi u shpreh se midis vizitave të shumta të ambasadorëve të ndryshëm që kanë vizituar Korçën, jemi edhe në vëmendjen e Frances. Nga ana e saj ambasadorja Moro është shprehur tepër entuziaste për këtë vizitë të cilësuar tëv rëndësishme prej saj, për shkak se Korça është një vend me kulturë dhe qytetari të spikatur, me një bukuri të rrallë dhe me një mikpritje të veçantë. “Korça është një qytet për të cilin kam dëgjuar shpesh të flitet, jo vetëm për historinë, traditat, turizmin, por edhe për faktin që është një qytet në të cilin flitet shumë bukur gjuha frënge “- është shprehur ambasadorja. Pas vizitës në bashki, ambasadorja Moro dhe kryebashkiaku Niko Peleshi kane vizituar Varrezat e ushtareve Franceze për të kryer në shenjë respekti homazhet e rastit në kujtim të tyre.

Në vizitën e tij në qytetin e Korçës, ambasadori i Mbreterise së Danimarkës Z. Karsten ankjaer Jensen ka shprehur vlerësime shumë pozitive për drejtimin e qytetit të Korçës, duke vënë në dukje projekte, të cilat kanë përmirësuar cilesinë e jetesës në qytet. Në takim u shkembyen mendime për fusha me interes të përbashkët dhe bashkëpunim për zhvillimin e qytetit.

haPet rruga e BashkËPunimit MEs QyTETIT Të korÇËs DHE rePuBlikËs sË slloVakisË.Në vizitën e tij të parë në qytetin e Korçës, ambasadori sllovak Ivan sveda, ka theksuar se Korça, si një nga rajonet më të pa-sura me vlera në shqiperi, i ka të gjitha mundësitë për të ven-dosur urat e bashkëpunimit në fushen e ekonomisë, turizmit dhe kulturës me sllovakinë. Kryebashkiaku Niko Peleshi e ka vleresuar si mjaft të rëndë-sishme vizitën e ambasadorit sllovak në qytetin e Korçës për të krijuar një lidhje të re dhe të frutshme me një vend mik, në të mirë të zhvillimit të qytetit, bashkëpunimit ekonomik dhe kul-turor, si edhe mundësive për bizneset lokale.

17

Page 18: Qyteti im Vjeshte 2011

“qytEtI Im” Në DuaRT TuaJa

24TETOR

festa e Çlirimit

tË korÇËs

festat e 28-29 nËntorit

Pas parakalimit të bandë së qytetit përgjatë Bulevardit “shën Gjergji”festimet e organizuara nga bashkia me rastin e 24 tetorit kanë vazhduar në Teatrin “andon Zako Çajupi” ku veteranë të luftës, familjarë të deshmorëve dhe patrioteve të qytetit të Korçës janë mbledhur për të kremtuar këtë ditë. Kryebashkiaku Niko Peleshi i pranishëm ne këtë ceremoni ka uruar qytetarët e Korçës dhe në mënyrë të veçantë veteranët dhe familjarët e dëshmorëve.ai ka përcjellë mesazhin e bashkimit, përtej ndasive politike në emër të dashurisë për qytetin dhe atdheun.Festimet janë shoqëruar edhe me një program muzikor me këngë patriotike interpretuar nga Kori lira.

Me rastin e festave të 28 -29 Nentorit, Bashkia Korçë ka organizuar një sërë aktivitetesh . Pas ceremonisë solemne në sallen e Teatrit “andon Zako Çajupi”, pas së cilës u shfaq edhe nje program i larmishëm artistik, kryebashkiaku Niko Peleshi shoqëruar nga stafi i tij vendosën kurora dhe buqeta me lule tek Varrezat e Dëshmorëve të atdheut, në kujtim dhe nderim të atyre që dhanë jetën për të patur një shqipëri të lirë, si dhe bënë vizita në familjet e patriotëve dhe dësh-morëve korçarë.

NIKo PElEsHI

"Ka ardhur koha që të gjithë ne të bashkohemi nën një çati të përbashkët, nën të vetmen çati që është atdheu, e të udhëhiqemi në hapat tona nga i vetmi ideal që është dashuria për atdheun. Të frymezuar nga kjo dashuri, na duhet të punojmë për të ndërtuar të sotmen dhe për të projek-tuar të ardhmen, në mënyre që të mos jetë vetëm e shkuara krenaria jonë.Këtë të sotme e kemi ne në dorë, qytetarët e sotëm të saj."

18

Page 19: Qyteti im Vjeshte 2011

“qytEtI Im” Në DuaRT TuaJa

19

mErItojNë fALENdErImIN toNë: our dEEPESt GrAtItudE to:

Dërgoni e-mail në adresën tonë: [email protected]

festat e 28-29 nËntorit

• Citizens of Korca for the cooperative spirit and supporting the implementation of our major invest-ments in every corner of the city.

• The youth initiatives Korça who presented their business entreprises, with business as part of de-tailed project yep, Encouragement of young entre-prisers.

• Painters from different countries of the world, par-ticipating in the International Picture colony “Days Mio” Korca 2011

• Institutions and organizations that focus their work caring for people with disabilities who cooperate with the Municipality of Korca in the implementa-tion of policies aimed at gearing andeasing life for this category of people.

• Public art-lovers of the city of Korça for active par-ticipation in life’s rich artistic and cultural city.

• Diplomats from various countries around the world who have visited the city of Korça with the aim of establishing bridges of economic and cul-tural cooperation.

• Qytetarët e Korçës për frymën bashkëpunuese dhe mbështetëse në realizimin e investimeve tona të mëdha në çdo cep të qytetit.

• Të rinjtë korçarë të cilët prezantuan iniciativat e tyre sipërmarrëse të biznesit, me biznesplane të de-tajuara si pjesë e projektit yEP , Inkurajimi i sipërmar-rësve të rinj.

• Piktorët nga vende të ndryshme të botës, pjesë-marrës në Koloninë Ndërkombëtare të Pikturës “Ditët e Mios” Korçë 2011

• Institucionet dhe organizatat që kanë në fokus të punës së tyre kujdesin për personat me aftesi të ku-fizuar, që bashkëpunojnë me Bashkinë Korçë në zbati-min e politikave që synojnë ingranimin dhe lehtësimin e jetës për këtë kategori njerëzish.

• Publikun artdashës të qytetit të Korçës për pjesë-marrjen aktive në jetën e pasur artistike dhe kulturore të qytetit.

• Diplomatët nga vende të ndryshme të botës që kanë vizituar qytetin e Korçës me synimin e vendosjes së urave të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor.

Botim

i i B

ashk

isë

Korç

ë. V

jesh

të 2

011

Foto Billi

Falas

Kolonia Ndërkombëtare në Artet Figurative

“Ditët e Mios” Korçë 2011

Page 20: Qyteti im Vjeshte 2011

“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve.

Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social.

Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit.

Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë.

Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja.

Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”

Niko Peleshi

Për më tepër informacionTel: 082 (24 57 55)E-mail: [email protected]

Përgatitën:Drejtoria e Marrëdhënieve me PublikunDrejtoria e Marketinguttë Qytetit

Ndihmuan:Stafi i Bashkisë KorçëPallati i Kulturës “V.Mio”Ndërmarrja e Shërbimeve PublikeTeatri “A.Z.Çajupi”Klubi Shumësportësh

Fotot nga:Foto ”Billi”Studio “Xhimi” Studio ”Visi”

Design