qendra kombëtare e regjistrimit

25

Upload: anja

Post on 06-Jan-2016

206 views

Category:

Documents


8 download

DESCRIPTION

Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Qendra Kombëtare e Regjistrimit është institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri. S portel me një ndalesë (one stop shop), ku kryen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit. - PowerPoint PPT Presentation

TRANSCRIPT

Page 1: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Page 2: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

Qendra Kombëtare e Regjistrimit është institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri.

Sportel me një ndalesë (one stop shop), ku kryen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit.

Regjistrim i njëkohshëm në organet tatimore në nivel kombëtar dhe vendor, në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe inspektoriatin e punës.

2

QENDRA KOMBËTARE E REGJISTRIMIT

Page 3: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

Mban regjistrin tregtar dhe kryen regjistrimet në të, në përputhje me dispozitat e Ligjit nr. 9723 /2007, për qëllim të regjistrimit fiskal, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, si dhe të inspektimit të marrëdhënieve të punës;

Lëshon çertifikata, ekstrakte të regjistrimeve dhe kopje të vërtetuara të akteve të depozituara sipas përcaktimit të këtij ligji;

Publikon të dhënat e regjistrit të mbajtur, si dhe siguron aksesin e lirë të publikut në to;

Informon dhe këshillon për procedurat e regjistrimit.

3

Page 4: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

ÇFARË ËSHTË REGJISTRI TREGTAR

Regjistri Tregtar i Republikës së Shqipërisë është elektronik dhe i hapur për publikun, është një bazë të dhënash unike e subjekteve që sipas legjislacionit shqiptar kryejnë veprimtari ekonomike/tregtare;

Regjistri përmban të dhëna, që i përkasin themelimit, veprimtarisë dhe çregjistrimit të subjekteve.

4

Page 5: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

NGRITJA E INSTITUCIONIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT DHE REFORMA PËR LEHTËSIMIN E REGJISTRIMIT TË BIZNESIT

Lehtësi në regjistrimin e biznesit në 24 orë;

Procedurë administrative me vetëdeklarim në procesin e regjistrimit;

Informatizimi i të dhënave dhe i procesit të regjistrimit;

Minimizimi i kohës dhe kostos së regjistrimit, 24 orë dhe 100 lekë:

Regjistrimi i njëkohshëm në administratën tatimore vendore dhe qendrore, sig. shoq, dhe shëndetësore dhe zyrat e punës:

Rritja e transparences;

Reduktim i korrupsionit.

5

Page 6: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

AKSESI NË INFORMACION

Çdo informacion është i aksesueshëm për publikun duke u paraqitur pranë sporteleve të QKR apo vizituar faqen tonë të internetit www.qkr.gov.al (me përjashtim të informacionit personal mbi pjesëtarët e biznesit).

Faqja e internetit të QKR-së www.qkr.gov.al është një dritare e hapur informative për biznesin.

– Faqja është riformatuar;– Faqja e internetit tashmë përmban një informacion të përditësuar dhe të

përkthyer në gjuhën e huaj, përmban një manual përdorimi shoqëruar me një video ilustruese.

– Është rritur shpejtësia e kërkueshmërisë nga 40 në 5.2 sekonda me prioritet në të ardhmen shfaqja në kohë reale;

– Ndërhyrja në portal ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të vizitorëve dhe përdoruesve të portalit me 190% (për periudhën Janar – Qershor 2014 portali është vizituar nga 298,527 vizitorë) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

– Është rritur me 97% numri i vizitorëve nga vendet e huaja.

6

Page 7: Qendra Kombëtare e Regjistrimit
Page 8: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

SHËRBIMET MË TË REJA PËR PUBLIKUN

Buletini i Regjistrimeve, që gjeneron në kohë reale çdo të dhënë të regjistruar në regjistrin tregtar nga QKR. http://www.qkr.gov.al/nrc/Daily_Bulletin_of_New_Registration.aspx

Kontrolli i statusit të aplikimit për regjistrim. http://www.qkr.gov.al/nrc/Businesses_in_Passive_Status.aspx

Shërbimi i lëshimit të ekstrakteve të regjistrimit të subjekteve të nënshkruara elektronikisht. Ky shërbim mundësohet nëpërmjet dërgimit të një kërkese për ekstrakt në adresën e e-mailit [email protected] nga çdo subjekt publik/privat që ka një marrëveshje me QKR-në.

Kërko për emër të lirë. Çdo shtetas, përpara regjistrimit të subjektit në QKR nëpërmjet aksesit online të portalit, mund të kërkojë për emër të lirë. http://www.qkr.gov.al/nrc/Reserve_Subject_Name.aspx

Regjistrimi online i biznesit dhe përdorimi për herë të parë i nënshkrimit elektronik.

8

Page 9: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

BULETINI I REGJISTRIMEVE

9

Page 10: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

KONTROLLI I STATUSIT TË APLIKIMIT PËR REGJISTRIM

10

Page 11: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

KËRKO PËR EMËR TË LIRË

11

Page 12: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

REGJISTRIMI ONLINE I BIZNESIT NËPËRMJET SPORTELIT VIRTUAL

QKR, kryen funksionet e saj edhe nëpërmjet hapjes së sportelit virtual, duke ofruar shërbime për publikun në distancë, për komunikimin e drejtpërdrejtë me sistemin qendror të QKR-së nëpërmjet pajisjeve elektronike.

Projekti ynë i aplikimeve online është shumë ambicioz dhe si i pari i këtij lloji në Shqipëri, dhe synon:

– Shkurtimi i kohës së rregjistrimit nga 24 orë (dy vizita në QKR) ditë në 8 orë pune;

– Ulja e vizitave të bizneseve në QKR me 30% në qendër dhe 10% në sportelet e rretheve;

– Aplikimi për herë të parë i nënshkrimit elektronik nga subjektet dhe QKR.– Pasqyrimi online i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditit; – Mundësimi i tërheqjes on-line të dokumenteve/ekstrakteve (50% e bizneseve

kërkuese brenda vitit 2015).

12

Page 13: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

13

Ndërveprimi me struktura të tjera qeveritare

Page 14: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

Ky ndërveprim siguron dhe synon:

Një shkëmbim të dhënash në një kohë reale dhe një shërbim më efiçent ndaj subjekteve tregtare dhe publikut;

Sigurimi i të dhënave të duhura në formën dhe kohen e kërkuar ;

Siguria e informaciont të transmetuar;

Ruan konfidencialitetin e subjekteve;

Përditësim të menjëhershëm të statuseve të informacioneve mbi biznesin.

14

Page 15: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

QKR ndërvepron duke shkëmbyer të dhënat mbi bizneset me strukturat e, DPT, DPSHTRR, Inspektoriati Qendror, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë (ndihma ekonomike) dhe APP.

DPT

MMSR

QKR

IQ

15

Page 16: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

INFORMACIONI QE TRANSMETOHET

DPSHTR

Nuis, emri i subjektit, administratorit, statusi i subjektit, rrethi, njesia administrative (Bashki/Komuna), adresa, email, telefoni, data e regjistrimit, adresa sekondare, etj;

Inspektoriati Qendror

Nuis, data e regjistrimit, emri i subjektit, forma ligjore, aktiviteti, kodi nace, adresa kryesore (Qarku, Njqv), adresat sekondare (Qarku, Njqv), emri tregtar i shoqërise, kontaktet, telefon/cel, email, web page;

MMSR projekti per NE.

Emri, mbiemri, nr. identifikimit, Nuis, emri i subjektit dhe statusi; APP

Do të gjenerojë automatikisht ekstraktin e subjektit që merr pjesë në prokurimet publike.

16

Page 17: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

NDËRVEPRIMI ME DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË TATIMEVE

17

Page 18: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

TË DHËNAT QË DËRGOHEN NË DPT

Informacioni dergohet nga QKR në drejtim të DPT, lidhja midis databazës së QKR-së dhe asaj të DPT realizohet nëpërmjet një serveri (Buffer server) i cili lejon transmetimin dhe përkthimin e informacionit nga QKR në drejtim të DPT.

Formatet e regjistrimit të QKR-së janë të përshtatura me seksione të dedikuara për DPT (pjesa fiskale), këto ndryshime janë realizuar direkt në databazë dhe lexohen nga buffer server.

Me përfshirjen e DPT ne EBS kjo lidhje do të realizohet drejtpërdrejtë midis dy sistemeve.

Implementimi i sistemit të ri të DPT (parashikuar për tu përfunduar në Tetor 2014) do të mundësojë dhe ndërveprimin e parë të dy databazave, kështu DPT do të mund të dërgojë dhe reflektojë në sistemin e QKR-së të dhenat e saktësuara dhe të ndryshuara mbi subjektet e më konkretisht: Kodi NACE, dhe bilancet apo dhe informacione të tjera mbi subjektet.

18

Page 19: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

ARKITEKTURA E KOMUNIKIMIT QKR - DPT

Arkitektura e komunikimit do të jetë e tipit SOA (Service Oriented Architecture). Kjo arkitekturë bazohet mbi ESB dhe dy klientë komunikimi të cilët quhen, DIS (Department Integration Server).

DIS vendoset në kufijtë e sistemit elektronik dhe luan rolin e një proxy ndërmjet sistemit elektronik të QKR-së dhe ESB apo sistemit elektronik tatimor dhe ESB.

Detyra kryesore e DIS është, të standartizojë komunikimin midis QKR dhe DPT duke e sjellë atë në një gjuhë të përbashkët duke fshehur specifikat e secilit sistem elektronik.

19

Page 20: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

TË DHËNAT QË DËRGOHEN NË DPT RequestMessage. Ky entitet përfaqëson kërkesën për regjistrim dhe ndryshime si dhe

identifikon llojin e Veprimit: Regjistrim fillestar, Ndryshime; Çregjistrim,Likujdim; Korrigjim të dhënash; Pezullim Aktiviteti; Aktivizim Aktiviteti; ndryshim i Statusit Penal; Plotësim Ekstrakti Historik; Ndryshim Statusi; Projekt bashkimi me përthithje; Projekt ndarjeje në shoqëri ekzistuese; Shpallja I për Shndërrimin; Shpallja II per Shndërrimin; Miratimi i Shndërrimit,

BusinessPeople. Ky entitet përfaqëson administratorët e subjektit.

JuridicalPerson/. Ky entitet përfaqëson të dhënat në lidhje me një person juridik i cili luan role të caktuara në një subjekt. Këtu depozitohen të dhëna për ortakët/aksioneret.

SUSACTCANMESSAGE. Ky entitet përfaqëson të dhënat në lidhje me veprimet e Aktivizimit/Pezullimit dhe Çregjistrimit të një subjekti legal.

BusinessTaxes. Ky entitet përfaqëson tatimet për të cilat një subjekt është regjistruar. Tvsh, tatim fitimi,aksize, tthfbv,tatimi mbi të ardhurat nga punësimi, Kontribut i sigurimeve shoqërore, Kontribut i sigurimeve shëndetësore, Tatimi mbi lojrat e fatit,kazinotë dhe hipodromet, Taksat nacionale.

BusinessAddresses/ Ky entitet përfaqëson adresat e biznesit. Adresa kryesore dhe sekondare

20

Page 21: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

FORMULARI

Aplikimi per regjistrim përmban kryesisht të dhenat e mëposhtme:

21

Seksionet Te dhenat

A Të dhëna të detyrueshme

AI Të dhënat e themeluesve individ

AII Të dhënat e themeluesve persona juridikë

AIII Këshilli mbikqyrës

AV Bordi drejtues

B Të dhëna që njoftohen vullnetarisht

C Të dhëna mbi personin e autorizuar për regjistrim

D Deklarime të detyrueshme për qëllime tatimore, të sigurimeve shoqërore, shëndetësore e të inspektimit të marrëdhënieve të punës

Page 22: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

FORMULARI

22

Page 23: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

SKEMA E KOMUNIKIMIT QKR - DPT

23

Page 24: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

PËR TË MUNDËSUAR KOMUNIKIMIN ELEKTRONIK MIDIS QKR DHE NJQV, ËSHTË E NEVOJSHME NJË INFRASTRUKTURË RRJETI ELEKTRONIK

Kjo infrastrukturë rrjeti elektronik do të jepet nga infrastruktura e rrjetit qeveritar të quajtur GovNET e cila është e ngritur mbi një infrastrukturë për transmetim të lartë të të dhënave në mënyrë të sigurtë;

Infrastruktura është në administrimin e Agjencisës Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit AKSHI duke siguruar lidhjen elektronike, midis institucioneve të shtetit.

Kjo lidhje është lidhje e dedikuar private, e sigurtë dhe vetëm për qëllime të komunikimeve elektronike midis institucioneve publike dhe agjensive qeveritare.

Komunikimi midis QKR dhe NJQV do të mbështet vetëm mbi këtë infrastrukturë elektronike.

Hartimi i një protokolli komunikimi QKR dhe NJQV i cili përmban:a) Nënshkrimi i një marrëveshje dhe hartimi i protokollit të komunikimit dypalësh ku të

specifikohen fushat e sistemit të QKR-së që nevojiten për NJQV.

b) Çdo NJQV duhet të jetë e përfshirë në infrastrukturën elektronike GovNET për komunikimin midis dy sistemeve.

c) Çdo NJQV duhet të ketë DIS: “DIS ka për detyrë të standartizojë komunikimin midis dy sistemeve QKR dhe NJQV, duke e sjellë atë në një gjuhë të përbashkët duke fshehur specifikat e secilit sistem elektronik dhe duke bërë të mundur shkëmbimin e të dhënave.”

24

Page 25: Qendra Kombëtare e Regjistrimit

ESB

25