qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

4
Spitali special Filip Vtori www.cardiosurgery.com.mk;+389 2 3091- 484 QENDRA E PARANDALIMIT DHE E TERAPISË SË GODITJES NË TRU 222

Upload: blagica-hadzipetrova

Post on 25-Mar-2016

223 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

Qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

TRANSCRIPT

Page 1: Qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

Spita l i specia l Fi l ip V tor i

www.cardiosurgery.com.mk;+389 2 3091- 484

Q E N D R A E PA R A N D A L I M I T D H E E T E R A P I S Ë S Ë G O D I TJ E S N Ë T R U

222

Page 2: Qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

HYRJE – Goditja në tru është ar-syeja e dytë më e shpeshtë e vdek-shmërisë në botë. Incidenca është rreth 780.000 raste të reja në SHBA, dhe sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga goditja në tru në botë sëmuren 15 milionë njerëz në vit apo 25 në 100.000 banorë është incidenca vjetore. Vdekshmëria në SHBA është 168.538 njerëz në vit.

Ekzistojnë dy lloje të goditjes në tru, me iskemi, kur vjen deri te bllokimi apo embolizimi i enëve të gjakut të trurit, si dhe hemorragji, kur ka këputje të enës së gjakut. Shpeshtësia e goditjeve iskemike është 60%, e sulmeve tranzitore iskemike 30% dhe e hemorragjive 10% .

Tromboza e trurit para së gji-thash është rezultat i krijimit të pllakëzave ateromatoze në enët e gjakut, ngushtimit të lumenit me rrjedhje të zvogëluar të gjakut dhe oksigjenit, apo koagulopatitë të ci-lët çojnë në krijimin e trombit në enët e gjakut të trurit.

Faktorët e rrezikut janë: holes-teroli i ngritur, diabetes melitus, hipertensioni, faktorët trashëgues, stresi, pirja e duhanit e të ngjash-me.

Andaj, për parandalimin me një interesi të veçantë është edukimi i pacientëve dhe mjekëve për zbu-limin e hershëm të pacientëve të

rrezikuar. Për këtë ekziston i a.q. Risk scoring system – për goditje në tru, që duhet vlerësuar në çdo pacient.

Sipas Tabelës 1, varësisht nga rezultatet СНАDЅ tek pacientët me fibrilim atrial duhet dhënë një terapi përkatëse për parandalimin e goditjes në tru.

PARANDALIMI

Parandalimi primar

Matja e shtypjes së gjakut •Rregullimi i holesterolit •Rregullimi i glikemisë •Dieta (ushqimi i shëndetshëm)•Aktiviteti fizik •Shmangia e alkoolit dhe pirjes së •duhanit

Parandalimi sekondar

Trajtimi i fibrilimit atrial-varfarin•Antikoaguluese dhe antiagregative •(aspirina dhe klipidogreli)Shmangia e pirjes së duhanit dhe •alkoolit Trajtimi i HTA-së dhe HLM-së•Endarkterektomia karotidie•Stentimi karotid •Rehabilitimi (terapia fizike, terapia •okupuese, terapia e të folurit, neu-ropsikologu)

CHADS RezultatetC. Çrregullime të freskëta kardiale 1

H. Hipertensioni 1А. Mosha 1D. Diabeti 1

Ѕ . Goditje të mëparshme në tru apo TIA 2

Gjithsej rezultatet Rezultatet СНАDЅ Rekomandime për trajtim

0 Aspirina 1 Aspirina apo Varfarini ( ИНР2/3) 2+ VArfarin ( ИНР 2/3)

Page 3: Qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

DIAGNOZA

Në Spitalin special “Filip Vtori” ekziston aparatura më moderne për diagnostikimin e goditjeve të trurit: EKG, EHO, dopler i karotideve, 64 MCKT të trurit me angiografi

Ekipi multidisiplinar nga kardioki-rurgë, kardiologë, neurologë, psiko-logë, fizioterapeutë.

Sipas rekomandimeve të Asoci-acionit Britanik të Mjekëve, Asoci-acionit Amerikan për Sëmundje të Zemrës (Komiteti për rekomandime për goditje në tru), udhëheqësit i për-fshijnë këto metoda diagnostikimi:

Ekzaminime laboratorike të gja-•kut EKG, EHO të karotideve dhe ze-•mrës Imazhe të karotideve•KTM, HMP•

TERAPIA E GODITJES NË TRU

Në Qendrën e diagnostikimit dhe trajtimit të goditjeve në tru në “Filip Vtori”, sipas rekomandimeve të Aka-

demisë Amerikane të Neurologëve (AAN) dhe AHA (Asociacioni Ame-rikan për Zemër), pacientët trajtohen në mënyrën dhe terapinë e mëposht-me:

Vendosja emergjente në Repartin •e kujdesit intensiv dhe kurimit gjysmë-intensiv;TPA apo terapi varfarin;•Terapi antikoaguluese apo trom-•bolite;Oksigjenizim;•Trombektomia-angioplastika-en-•darkterektomia (tek pacientët me sëmundje të karotideve dhe me indikacion për këtë lloj të inter-venimit); Për stentimin alternativ të karotideve, sipas studimeve të fundit të kardiokirurgëve evropi-anë në Londër, indikacionet janë shumë të kufizuaraTerapia fizike dhe rehabilitimi i •hershëm;Terapia neuropsikologjike.•

Në këtë mënyrë, pacientët me goditje në tru, vetëm në këtë spital mund të marrin një diagnostikim modern komplet dhe të shpejtë, dhe kurim adekuat sipas standardeve evropiane nga ekipi multidisiplinar i ekspertëve.

Page 4: Qendra e parandalimit dhe e terapise se goditijes ne tru

Spita l i specia l Fi l ip V tor i

www.cardiosurgery.com.mk;+389 2 3091- 484