pyetje & pergjigje nga kriminalistika[1]

6
1. Sa lloje te eksperimenteve kemi? Llojet me te shpeshta te eksperimenteve qe takohen ne praktiken hetimore e gjyqësore janë: - eksperimenti kriminalistik - eksperimenti mjeko – ligjor - eksperimenti kimik - eksperimenti kontabel - lloje te ndryshme te eksperimenteve teknike 2. Çka kuptojmë me eksperimentin situacional? Eksperimenti situacional ka te beje me analizën e kapjes ne flagrance. Hetuesi me te arritur ne vend te ngjarjes has ne gjurme te ndryshme materiale te cilat ne rast te flagrancës duhet studiuar dhe analizuar. Ne ketë rast parimi themelor i kriminalistikes konsiston ne aftësinë e te konkluduarit nga pasojat e ngjarjes kriminale ne drejtim te shkaqeve te saj. 3. Cilat janë llojet e kontrabandave? Llojet e kontrabandave janë: Kontrabanda me narkotik, kontrabanda e mallrave (qarkullimi i te cilave është i kontrolluar dhe i kufizuar), kontrabanda me arme, me automjete, me vlera kulturore etj 4. Si ndahen vjedhjet? Vjedhjet klasifikohen ne vjedhje nga gjepat, vjedhje ne shitore (lokalet tregtare), vjedhje me dhune, vjedhje me arme etj. 5. Cilat janë format e krimit kompjuterik? Format e krimit kompjuterik janë: manipulimi me programe, vjedhja gjate nje periudhe te caktuar, spiunazhi, sabotimi etj. 6. Si klasifikohen gjurmët? Gjurmët klasifikohen ne dy lloje gjurmësh: Gjurme te thelluara dhe gjurme sipërfaqësore. Gjurme te thelluara bëhen ne thellësi te objektit gjurme marres ne tri përmasa : gjatësi, gjerësi dhe thellësi. Me gjurme sipërfaqësore pasqyrohet vetëm relievi qe bie ne kontakt me objektin gjurmemarres. 7. Cilat janë gjurmët latente? Gjurmët latente janë gjurmët jo transparente, ato ekzistojnë por nuk janë te shfaqura. 8. Cilat janë format e vijave papilare te gishtave? Format e vijave papilare te gishtave janë: lakore, harkore dhe rrethore. 1

Upload: bujar-gashi

Post on 26-Dec-2015

3.635 views

Category:

Documents


45 download

DESCRIPTION

test

TRANSCRIPT

Page 1: Pyetje & Pergjigje Nga Kriminalistika[1]

1. Sa lloje te eksperimenteve kemi?

Llojet me te shpeshta te eksperimenteve qe takohen ne praktiken hetimore e gjyqësore janë:

- eksperimenti kriminalistik- eksperimenti mjeko – ligjor- eksperimenti kimik- eksperimenti kontabel- lloje te ndryshme te eksperimenteve teknike

2. Çka kuptojmë me eksperimentin situacional?

Eksperimenti situacional ka te beje me analizën e kapjes ne flagrance. Hetuesi me te arritur ne vend te ngjarjes has ne gjurme te ndryshme materiale te cilat ne rast te flagrancës duhet studiuar dhe analizuar. Ne ketë rast parimi themelor i kriminalistikes konsiston ne aftësinë e te konkluduarit nga pasojat e ngjarjes kriminale ne drejtim te shkaqeve te saj.

3. Cilat janë llojet e kontrabandave?

Llojet e kontrabandave janë:

Kontrabanda me narkotik, kontrabanda e mallrave (qarkullimi i te cilave është i kontrolluar dhe i kufizuar), kontrabanda me arme, me automjete, me vlera kulturore etj

4. Si ndahen vjedhjet?

Vjedhjet klasifikohen ne vjedhje nga gjepat, vjedhje ne shitore (lokalet tregtare), vjedhje me dhune, vjedhje me arme etj.

5. Cilat janë format e krimit kompjuterik?

Format e krimit kompjuterik janë: manipulimi me programe, vjedhja gjate nje periudhe te caktuar, spiunazhi, sabotimi etj.

6. Si klasifikohen gjurmët?

Gjurmët klasifikohen ne dy lloje gjurmësh:Gjurme te thelluara dhe gjurme sipërfaqësore.Gjurme te thelluara bëhen ne thellësi te objektit gjurme marres ne tri përmasa : gjatësi, gjerësi dhe thellësi.Me gjurme sipërfaqësore pasqyrohet vetëm relievi qe bie ne kontakt me objektin gjurmemarres.

7. Cilat janë gjurmët latente?

Gjurmët latente janë gjurmët jo transparente, ato ekzistojnë por nuk janë te shfaqura.

8. Cilat janë format e vijave papilare te gishtave?

Format e vijave papilare te gishtave janë: lakore, harkore dhe rrethore.

9. Shkruaj te paktën tri mikrogjurme.

Nder mikrogjurmët me te shpeshta gjinden: qimet, grimcat e bojës, pluhuri, grimca pështyme, pikat e gjakut, materie fekale, sperme etj.

10. Me çka merret Kiroskopia?Kiroskopia është dege ndihmese e daktiloskopisë hetimore e cila studion gjurmët e pëllëmbës se dorës. Kjo metode merret me regjistrimin, klasifikimin dhe krahasimin e vijave papilare ne pëllëmbët e duarve.

11. Çka është kriminalistika dhe si ndahet?

1

Page 2: Pyetje & Pergjigje Nga Kriminalistika[1]

Kriminalistika është shkence e cila merret me zbulimin dhe luftimin e krimit. Ajo ndahet ne tri pjese: taktika, metodika dhe teknika

12. Roli i metodikes ne kriminalistike

Ne esence metodika ne kriminalistike luan rol shume te rëndësishëm ngase ndihmon me rekomandimin e saj shkencor për te bere cilësimin e drejt te veprës penale, gjithashtu ndihmon ne planifikimin e veprimeve operative, kjo realizohet ndërmjet kombinimit te analizës dhe sintezës, induksionit dhe deduksionit si dhe te analogjisë.

13. Kriminaliteti ekologjik (ese)

Kriminaliteti ekologjik është pjese e veçante e kriminalitetit te gjithëmbarshëm bashkëkohor. Këtë lloj krimi e karakterizojnë masiviteti dhe dinamika. Ne këtë rast dinamika e ndikimit te dorës se pamëshirshme te njeriut mbi ambientin. Prodhimi i produkteve industriale qe lirojnë gazra helmuese, zhvillimi i industrisë se thëngjillit (rast konkret është ndotja e ambientit ne Obiliq nga KEK-u). Rritja e shpejt dhe e pakontrolluar e popullsisë sidomos asaj urbane.

14. Vjedhjet dhe thyerjet (ese)

Vjedhja me thyerje e pasurisë behet me këto metoda:Me anën e thyerjeve te pengesave ku ruhet pasuria, me anën e dokumenteve te falsifikuara nga nje person i jashtëm, me dhune ndaj personave qe kane ne mbikëqyrje pasurinë. Ky lloj krimi behet me mjete shkencore – teknike dhe me metoda te qarta maskimi. Mënyrat me te shpeshta te vjedhjeve me thyerje janë:

- futja ne lokal me ane te çelësit "kopil" dhe te çelësave te tjerë te rreme- thyerja e derës me force fizike- thyera e xhamit ne dritare- thyerja e dollapëve- fshehja ne objekt gjate ditës dhe thyerja gjate natës

15. Korrupsioni si forme e krimit (ese)

Nocioni korrupsion ne gjuhen rutinore e ka kuptimin e ryshfetit. Historikisht korrupsioni daton qe nga perandoria romake. Ligjet e kësaj perandorie qe ne atë kohe shprehin opinionin negative publik romak dhe mendimet politiko – kriminale te asaj kohe. Ne fjalimet e Ciceronit shpesh here trajtoheshin problemet qe lidheshin me ngjarjen e dhënies se ryshfeteve nga nëpunësit e shtetit. Shkeljet korruptive janë trajtuar jo vetëm nga studiues te kriminalistikes por edhe autor te sferave tjera shkencore (si shkencave politike, studiues te drejtës penale etj) Disa këto shkelje i definojnë si vjedhje, mashtrim, kontrabande, trafik ndikimi, shpërdorim pushteti, "dhurate", shpërblim, praktike mashtrimi deri te pastrimi i parasë dhe krimi i organizuar i çfarëdo forme te jete korrupsioni ai cenon rende vlerat themelore te shoqërisë dhe demokracisë. Nga indikatorët më me influence te shfaqjes se korrupsionit janë:

- përqendrimi i thashetheme pushtetit- I pasurisë dhe i privilegjeve - Kontrollet e tepërta administrative - Kufizimet tregtare- Pagat e ulëta te veprimtareve ne sektorin publik.

16. Kuptimi i terrorizmit (ese)

2

Page 3: Pyetje & Pergjigje Nga Kriminalistika[1]

Embrionet e para te paraqitjes se terrorizmit i gjejmë kryesisht nga revolucioni francez kah fundi i shek. XX dhe janë aktuale edhe sot. Fjala terrorizëm është kompozite e fjalës latine terror dhe prapashtesës izem qe ne gjuhen shqipe ka kuptimin adekuat dridhje. Ndërsa disa autore te tjerë thonë qe fjala terror dmth frike e madhe. Sa i përket shkaqeve te terrorizmit është e vështire te definohet. Me terrorizëm kuptohet forma e organizimit te aktivitetit kriminal te cilin e karakterizon ndërmarrja aktive e dhunës, kryerja e atentateve dhe rrëmbimeve, vënia e eksploziveve, zjarreve dhe rrezikshmëria e përgjithshme. Ndërkaq FBI thekson se terrorizmi është përdorim i palogjikshëm i dhunës kundër personave ose pasurisë, frikësimi ose qëllimet e këqija shoqërore dhe politike.

17. Me çka merret Traseologjia? (ese)

Traseologjia është dege e teknikes kriminalistike e cila studion gjurmët qe janë lëne nga objektet me një strukture te jashtme te caktuar. Ne parim detyre primare e kësaj disipline është identifikimi i atij objekti qe ka lënë gjurme. Thëne me thjesht identifikimi traseologjik ka për qellim përcaktimin e objektit, pjesët e te cilit me pare i përkitnin një tërësie. Pra traseologjia ka per synim studimin e gjurmëve te cilat pasqyrojnë strukturën e jashtme te objektit, pra detyre e saj është shpjegimi i rrethanave se si janë formuar gjurmët.

18. Format e klasifikimit te falsifikimit te dokumenteve?

Me falsifikim kuptojmë krijimin e lendeve , te sendeve te rreme te cilat u japin mundësit qe ato nuk i kane, ose ndërrimet e lendeve. Format e klasifikimit janë: vjedhja e veprave artistike falsifikimi i tyre si një nga format me te leverdishme te aktivitetit kriminal. Falsifikimi i monedhave Falsifikimi i letrave me vlere

19. Te vrasjet çka përfshin situate hetimore?

Situata hetimore përfshinë:Zbulimin e kufomës me shenjat e kufomës (e një vdekjeje me dhune).Zbulimi i pjesëve te copëtuara te kufomës Zhdukjen e personit ne rrethana te caktuara qe na orientojnë për ngjarjen e ndodhur dhe fatin e tij.

20. Me çka merret daktiloskopia?

Daktiloskopia është metode e studimit e cila inkorporohet ne metodat e krahasimit dhe te klasifikimit te vijave papilare me qellim identifikimi te personave , ne radhe te pare te kryesve te krimit ne baze te karakteristikave individuale qe ekzistojnë ne vijat papilare – kreshta ne lëkure. Gjurma barte me vete përbërjet informatike.

21. Llojet e vrasjeve sipas motivit

Vetëvrasje kronike, akute, e komplikuar, recidive, balansore.

22. Gjendja flagrancës

Gjendja flagrancës është kapja e një personi te caktuar ne kryerje e sipër, ne ikje menjëherë pas kryerjes ose ne bartje apo pranë sendeve apo provave

3

Page 4: Pyetje & Pergjigje Nga Kriminalistika[1]

materiale te një vepre penale. Për te qene e tillë duhet te jete fiksuar rregullisht me formën përkatëse procedurale (procesverbal)

23. Kuptimi i krimit te luftës

Krimet e luftës kryhen me veprime ose mosveprime kriminale ne kohe lufte ose ne territore te pushtuara ne forma dhe mënyra te ndryshme si: me vrasjen e njerëzve nga popullsia civile, me keqtrajtimin (vrasje, përdhunime, torturime) me dëbimin për pune skllavëruese dhe detyrimin për pune skllavëruese tepër renduese, me vrasjen e robërve te luftës , me vrasjen e pengjeve, me shkatërrimin e pasurisë private.

24. Çka është balistika dhe detyrat e saj?

Fjala balistike rrjedh nga fjala greke <ballo> qe do te thotë te hedhesh. Balistika është shkenca mbi lëvizjen e trupave te hedhur ne përgjithësi. Balistika kriminalistike studion metodat dhe mjetet teknike – shkencore për zbulim, fiksimin dhe ekzaminimin e gjurmëve te lëna nga armët e zjarrit, nga municioni qe është përdorur prej tyre.

25. Fotografia e përshkruar

Fotografia e jashtme ose e përshkruar është përshkrimi me fjale e karakteristikave te jashtme te personit. Elementet e fotografisë se përshkruar janë: trupi dhe mosha, shenjat morfologjike (behet duke sistemuar pjesët e lendes identifikuese ne tërësi) dhe shenjat hromatike. Fytyra e çdo njeriu ka tri pjese tipike, pjesën e ballit, te hundës dhe pjesën e gojës.

26. Ndarja e armeve sipas gjatësisë se tyre.

Arme me tyte te gjate (te gjitha llojet e pushkëve) , arme me tyte te shkurt, te gjitha llojet e pistoletave dhe revolet.

27. Format e gjurmëve te gjakut

Gjurmët e gjakut janë : pellgu, pikimi, spërkatja

28. Gjurmët materiale qe mbeten tek armët e zjarrit

Gjurmët materiale qe mbeten tek armët e zjarrit janë : vet arma e zjarrit, gëzhoja dhe preva.

29. Armët e ftohta dhe te ngrohta

Armët e ftohta janë te gjitha mjetet te përgatitura posaçërisht për luftime për te shkaktuar lëndime ose vdekje (thika, shpata, bajoneta etj) . Armët e ngrohta – armët e çdo kalibri. Luftarake e sportive, gjuetie apo speciale te prodhuara dhe përshtatura ne mënyre artizanale pistoletat, automatiket, minat, bombat etj.

30. Fotografia sinjalistike

Fotografia identifikuese apo sinjalistike është lloj i posaçëm i fotografisë i cili shfrytëzohet për identifikimin e kryeseve te veprave penale. Përdoret për te fiksuar pamjen e jashtme te personave te gjalle kur behet regjistrimi penal i tyre kur shpallet kërkimi dhe kur ata paraqiten për njohje si dhe për te fiksuar kufomat e panjohura, me qellim te identifikimit te tyre.

31. Antropometria

Antropometria është metoda e identifikimit te personave ne baze te matjeve kockore te trupit te njeriut si shtati, gjatësia, gjerësia e kokës gjatësia e gishtit te mesëm, te vogël etj.

4