punim diplomesmu.umib.net/diplomapublikimipublic/downloaddok?dok... · menaxhment dhe informatikË...

36
UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI” FAKULTETI EKONOMIK MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020

Upload: others

Post on 18-Jan-2021

80 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI EKONOMIK

MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

PUNIM DIPLOME

Berat Salihu

Mitrovicë, 2020

Page 2: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI EKONOMIK

MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

PUNIM DIPLOME

NDIKIMI I FINANCIMIT NË RRITJEN DHE ZHVILLIMIN E

NVM-ve

Mentori: Kandidati:

Prof.Ass.Dr. Qazim Tmava Berat Salihu

Mitrovicë, 2020

Page 3: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit
Page 4: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI EKONOMIK

MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

PUNIM DIPLOME

Ndikimi i financimit në rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve

Mentori: Kandidati:

Prof.Ass.Dr. Qazim Tmava Berat Salihu

Mitrovicë, 2020

Page 5: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

Faqe | 3

UNIVERSITETI I MITROVICËS “ISA BOLETINI”

FAKULTETI EKONOMIK

MENAXHMENT DHE INFORMATIKË

PUNIM DIPLOME

Lënda: Financa

Titulli i punimit: Ndikimi i financimit në rritjen dhe zhvillimin

e NVM-ve

Emri dhe mbiemri: Berat Salihu

Statusi i studentit: I rregullt

Numri i amzës (ID Regjistri) 1405021008

Niveli i studimeve: Bachelor

Departamenti: Menaxhment dhe Informatikë

Programi i studimit: Menaxhment dhe Informatikë

Mentori i punimit: Prof.Ass.Dr. Qazim Tmava

Aprovuar prej komisionit:

1. Kryetar

2. Anëtar

3. Mentor

Data e aprovimit:

Page 6: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

Deklarata e Origjinalitetit / Autorësisë

Ky punim Diplome i nivelit bachelor është puna ime origjinale duke respektuar autorësinë e çdo

burimi të informacioneve dhe rregullave për një punim të mirëfilltë shkencorë, dhe nuk është

dorëzuar, në tërësi apo pjesërisht, për ndonjë gradë në këtë apo ndonjë universitet tjetër.

Sipas njohurisë time, punimi nuk përmban asnjë material të botuar ose shkruar nga ndonjë person

tjetër, përveç siç deklarohet në brendi të tekstit.

Gjithashtu, deklaroj se, në shkrimin e punimit kam respektuar rregullat etike të punës shkencore

dhe akademike të UMIB.

Statement of Originality / Authority

This Diploma Thesis, bachelor level, is my original work, respecting the authorship of any source

of information and rules for a proper scientific work, and has not been submitted in whole or in

part to any degree at this or any other university.

According to my knowledge, the paper does not contain any material published or written by any

other person except as stated in the text.

Also, i declare that writing the thesis i have respected the ethical rules of the scientific and

academic work of UMIB.

,

(nënshkrimi-signature)

Page 7: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

5

Falënderim

Përfundimi i këtij punimi në nivel bachelor nuk do të ishte i mundur të finalizohej me sukses pa

inkurajimin, mbështetjen dhe ndihmën e disa personave ndaj të cilëve unë dua të shpreh

mirënjohjen time të thellë.

Falënderoj pafundësisht mentorin tim Prof. Ass. Dr. Qazim Tmava, që me mirësinë e tij tregoi

përkushtim dhe optimizëm për të më ndihmuar përherë. Falë këshillave, nxitjes dhe besimit që

më ofroi, sot, së bashku kemi arritur në kurorëzimin me sukses të kësaj pune me interes madhor

për mua.

Gjithashtu, falendëroj UMIB-in stafin akademik, kolegët, miqtë dhe farefisin, për mbështetjen që

më kanë dhënë në çdo çast.

Dhe, në fund, dëshiroj të shpreh një falenderim të veqantë, për familjen time, të cilës i detyrohem

shumë për kohën e marrë, durimin e treguar, por edhe mbështetjen e pakursyer, pa të cilën vështirë

ia kisha dalë.

Faleminderit të gjithëve!

Page 8: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

Abstrakt

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në çdo

vend, si në ato të zhvilluara ashtu edhe te ato në zhvillim. Andaj roli dhe rëndësia e NVM-ve në

zhvillimin ekonomik në Kosovë është i pakontestueshëm.

Ky punim ka për qëllim të shqyrtoj dhe të analizojë treguesit kryesorë që ndikojnë në rritjen dhe

zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), përmes financimit nga burimet e

ndryshme, me fokus të veqant nga financimi bankar. Andaj, këtu synojmë që të trajtojmë disa

çështje të rëndësishme dhe problematika të përgjithshme të sistemit të financimit, por edhe të

situatës financiare të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në një ekonomi në tranzicion, siq është

Kosova.

Fjalë kyqe: Financim, NVM, Biznes, Ndërmarrje, Kosovë.

Page 9: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

7

Abstract

Small and medium-sized enterprises play an important role in economic development in each

country, both in developing and developing countries. Therefore, the role and importance of SMEs

in the development of Kosovo's Economy is uncontested.

This paper aims to examine and analyse the key indicators affecting the growth and development

of small and medium-sized enterprises (SMEs) through funding from various sources, with a

particular focus on bank financing. Therefore, here we aim to address some important issues and

general problems of the financing system, but also the financial situation of small and medium-

sized enterprises in a transacting economy, such as Kosovo.

Keywords: Finance, SMEs, Business, Enterprises, Kosovo.

Page 10: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

PËRMBAJTJA

Falënderim ....................................................................................................................................... 5

Abstrakt ............................................................................................................................................ 6

Abstract ............................................................................................................................................ 7

PËRMBAJTJA ................................................................................................................................. 8

SHKURTESAT .............................................................................................................................. 10

HYRJE ........................................................................................................................................... 11

Pyetjet hulumtuese ......................................................................................................................... 12

Metodologjia e hulumtimit ............................................................................................................. 12

Organizimi i punimit ...................................................................................................................... 13

1.RISHIKIMI I LITERATURËS ................................................................................................. 14

1.1.Vështrim historik mbi zhvillimin e ndërmarrjes dhe ndërmarrësisë ................................... 14

1.2. Përkufizimi i NVM-ve ....................................................................................................... 15

1.3. Karakteristikat e NVM-ve ................................................................................................... 17

1.4. Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisë ........................................................ 17

2.NVM dhe Ndërmarrsia në Ekonomin e Kosovës ....................................................................... 18

2.1. Rëndësia e NVMve në ekonominë e Kosovës .................................................................... 18

2.1.1. Pasqyrë e sektorit të NVMve para luftës ........................................................................ 18

2.2.1. Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë pas vitit 1999 ............................................. 19

2.3. Faktorët të cilët kufizojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë ...................................... 21

2.4. Faktorë stimulues të zhvillimin të sektorit privat në Kosovë ............................................. 21

Page 11: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

9

3. METODOLOGJIA ..................................................................................................................... 23

3.1. Burimi të dhënave .............................................................................................................. 23

3.1.1. Struktura e NMV-ve sipas sektorit, në mostër ........................................................... 24

3.1.2. Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluesve ....................................................... 25

3.1.3. Struktura gjinore e themeluesve ................................................................................. 26

3.1.4. Struktura e themeluesve sipas nivelit të arsimimit ...................................................... 26

3.2. Burimet e financimit të investimeve .................................................................................. 27

3.3. Shfrytëzimi i kredive nga ana e NVM-ve .......................................................................... 28

3.3.1. Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat. ........... 29

3.4. Planifikimi investimeve në të ardhmen .............................................................................. 30

4. KONLUZIONE DHE REKOMANDIME ................................................................................ 31

BIBLOGRAFIA ............................................................................................................................ 33

WEB FAQE .................................................................................................................................. 34

Page 12: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

SHKURTESAT

BQK - Banka Qendrore e Ksooves

UE - Unioni Europian

WB - Banka Botërore

SME - NVM - Ndërmarrjete vogla dhe të mesme

ATM - Makinat automatike të shitjes, bankomat

POS - Pikë shitje

KE - Komisioni Europian

NVM - Ndërmarrje e vogël dhe e mesme

BVM - Biznes i vogël dhe i mesëm

ASK - Agjencia e Statistikave e Kosovës

Page 13: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

11

HYRJE

1. Qëllimi i hulumtimit

Tashmë është dëshmuar se roli dhe rëndësia e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM) është

shumë e madhe për zhvillimin ekonomik të çdo vendi, si ato të zhvilluara, ashtu edhe tek ato në

zhvillim, ku bënë pjesë Kosova.

Numri i NVM-ve në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të MTI-së, është 103,755 të cilat punësojnë

216.799 punëtorë, ose 79.59 % të totalit të të punësuarve në sektorin privat dhe 62.24 % të totalit

të të punësuarëve në Kosovë. Prandaj, roli i NVM-ve për ekonominë kosovare, ёshtё

jashtёzakonisht i madh dhe i rëndësishëm. Se këndejmi edhe hulumtimi i faktorёve qё e nxisin

zhvillimin e NVM-ve, posaqërisht të atyre financiar, është shumë me rëndësi për ekonominë e

vendit.

Ky studim është një punim cilësor për të ilustruar faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë

në rritjen e NVM-ve në Kosovë. Ka një numër të pengesave që ndikojnë në rritjen e tyre faktorë

të jashtëm të tillë si qasje në financa, konkurrenca, korrupsioni dhe pengesat tjera në tregti. Faktorë

të brendshëm, disa rrjedhin nga ato të jashtme, si kompetencave të menaxhimit, mungesa e fuqisë

punëtore të kualifikuar, strategjive të marketingut, niveli i inovacionit dhe investimet në

teknologji. Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të

vogla luajnë rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim

edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike në përgjithësi.

Kosova vuan nga mosbilanci i pagesave ku importet dominojnë dukshëm eksportet. Vetëm

afërsisht 15 % e importit mbulohet me eksport. Kjo është kryesisht për shkak të faktit që NVM-të

e Kosovës nuk janë konkurrente në nivel ndërkombëtar. NVM-të eksportuese tё dobëta, pengojnë

kontributin e mëtutjeshëm të NVM-ve në BPV (Bruto Produktin Vendor), krijimin e vendeve të

punës dhe të rritjes ekonomike. Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë

të kulturës kreative tё ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë,

Page 14: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

të cilat janë kontribuueset kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara

perëndimore.

2. Pyetjet hulumtuese

Qëllimi bazik i këtij punimi është shqyrtimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, në

gjendjen aktuale: identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që ngulfasin zhvillimin e

aktiviteteve të tyre, duke identifikuar njëkohësisht nevojat dhe kërkesat e tyre për përmirësimin e

gjendjes, si dhe avancimin e proceseve zhvillimore

Nga qëllimi bazë, gjenerohen pyetjet hulumtuese, të cilat specifikohen në vijm, si:

Cilët janë faktorët që ndikojnë në rritjen e NVM-ve në Kosovë?

Cilët janë faktorët e jashtëm që ndikojnë në rritjen e NVM-ve në Kosovë?

Cilёt janё faktorёt kufizues nё rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve?

Çka duhet ndërmarrë NVM-të që të jenë më konkurente në treg, posaqërisht atë

ndërkombëtar?

3. Metodologjia e hulumtimit

Që punimi të jetë më gjithëpërfshirës, gjatë shqyrtimit dhe analizimit të materialit, janë përdorur

metodat kualitative dhe kuantitative.

Në metodën kuantitative të dhënat janë mbledhur nëpërmjet një studimi analitik - sistematik dhe

rezultatet mund të kuantifikohen me ndihmën e statistikës dhe matematikës. Në kërkimet

kualitative është e mundur për të krahasuar dhe studiuar disa përcaktues dhe duke i analizuar dhe

testuar ato do të provojmë nëse gjenden marrëdhënie me qëllim për të nxjerrë përfundime mbi

hulumtimin. Në metodat kualitative në anën tjetër të dhënat mblidhen duke përdorur disa objekte

për ti studiuar dhe ajo nuk mund të shndërrohet në formë numerike përveç nëse thjeshtohet. Një

qasje kualitative është më e përshtatshme për të përmbushur qëllimin e këtij hulumtimi, pasi kjo

temë është duke hulumtuar se çfarë faktorë ndikojnë negativisht në rritjen e NVM-ve, për shkak

të faktit se vëzhgimet, besimet, idetë dhe pikëpamjet do të jenë të vështira për tu matur në mënyrë

Page 15: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

13

kuantitative. Duke studiuar vetitë e brendshme dhe të jashtme të NVM-ve, me qasje kualitative

është e mundur për të kuptuar opinionet dhe besimet që ndikojnë në rritjen e tyre.

Në anën tjetër metodat kuantitative do të përdoren për të matur se si janë rritur NVM-të në qoftë

se ato janë rritur apo zvogёluar nё kuptimin e madhёsisё. Kjo do tё bёhet nёpërmjet pyetsorit

anketues të vetë administruar me 180 NVM nё tërë Kosovёn. Të dhënat mblidhen nga çdo

firmëndërmarrje, lidhur me të ardhurat e tyre, shitjet dhe numrin e punonjësve, burimet e

financimit, pengesat në afarizëm, etj

Të dhënat grumbullohen me pyetësorin e zhvilluar me pronarin - menaxherin e secilës ndërmarrje.

4. Organizimi i punimit

Punimi ka një strukture të caktur, i ndërtuar në kapitujtë konkret të cilët kanë një lidhje logjike

mes veti.

Kështu, në pjesën hyrëse trajtohen: qëllimimi i punimit, metodologjia, buirmet e të dhënave si dhe

struktura e punimit.

Në kapitullin e parë kemi rishikimin e literaturës, mbi ndërmarrjen dhe ndërmarrësinë.

Në kapitullin e dytë trajtohen NVM-të dhe ndërrmarrësia në ekonominë e Kosovës. Gjurmët e

para të ndërmarrësisë në Kosovë si dhe trendi i regjistrimit të ndërmarrjeve në Kosovë para dhe

pas luftës.

Në kapitullin e tretë trajtohet Sistemi bankar në Kosovë. Fillimisht shqyrtohet BQK-ja si autoritet

rregullativ në vend, dhe më pas edhe bankat komerciale, që nga themelimi i tyre deri më sot.

Trajtohen zërat kryesor të sistemit bankar në përgjithësi sipas viteve.

Në kapitullin e katërt trajtohet Metodologjia lidhur me trajtimimin e pyetsorit të vetë administruar

për NVM-të. Në punim janë mbledhur 180 pyetsorë, nga NVM-të në Kosovë. Në këtë kapitull

trajtohen të gjitha pyetjet relevente që kanë të bëjnë me çështjen e financimit të NVM-ve, sfidat

rreth financimit, sigurimit të kushteve sipas kërkesave të bankave të cilat llogariten si tejet të

shtërnguara etj. Më pas shqyrtohen gjetjet konkrete, të cilat na shërbejnë si bazë për llogaritjen e

konkluzioneve dhe dhënien e rekomandimeve për një spektër të gjerë pretendetësh; politikbërës,

banka, biznese etj.

Page 16: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

1. RISHIKIMI I LITERATURËS

1.1. Vështrim historik mbi zhvillimin e ndërmarrjes dhe ndërmarrësisë

NVM-të janë faktor të cilat nxisin zhvillim të ekonomisë, promovojnë iniciativën private dhe

aftësitë ndërmarrëse, rrisin punësimin dhe luftojnë varfërinë. Përparësi komparative e tyre është

se janë shumë fleksibile, mund të adaptohen shumë shpejt në ndryshimet e tregut, gjenerojnë

punësim dhe japin kontribut të madh për eksport dhe tregëti.

Sipas shumë ekspertëve, NVM-të janë sinonim i sektorit privat dhe aktivitetit ndërmarrës, roli i

tyre në zhvillimin ekonomik çdo ditë vjen duke u rritur. Andaj, jo më kotë thuhet se NVM-të janë

shtyllë kurrizore e ekonomisë nacionale dhe gjenerator i rritjes ekonomike. Kjo mund të ilustrohet

me faktin se ” nr. i NVM-ve në UE është rreth 23 milion, përfaqësojnë 99% të tërë ndërmarrjeve

në UE dhe punësojnë rreth 75 milion ”1.

Këto kontribuojnë në BPSH të UE, me 60 % dhe sigurojnë mbi 80 % vende pune, andaj nga të

dhënat e mësipërme, konstatojmë se në aspekt të nr. të ndërmarrjeve, hapjes së vendeve të reja të

punës si dhe të punësimit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë forcë dominante në ekonominë

e UE.

Shikuar historikisht, NVM-ve nuk iu është kushtuar vëmendje e duhur, edhe pse shkrimet e para

për to datojnë qysh para 4000 vjet, ku bizneset e vogla lulëzuan gati në të gjitha kulturat e asaj

kohe: Babiloni, Egjipt, Feniki, Greqi, Romë.

Prodhimet dhe shërbimet e ndërmarrësve të atëhershëm, jo rrallë ishin me kualitet të dobët, andaj

shpeshherë blerësit ishin viktimë e tyre. Kështu, Hamurabi, mbret i Babilonisë (2100 p.e.s) nxorri

Kodin me 300 ligje, i cili i mbronte konsumatorët dhe ndërmarrësit e vegjël, posaqërisht nga

mashtruesit. Përkundër faktit se civilizimi u përhap përmes biznesit të vogël (astronomia

babilonase, filozofia greke, kalendari cifut dhe ligji romak) roli dhe rëndësia e tij nuk gëzuan

reputacion të gjërë. Kështu, vetëm nga vitet e tetëdhjeta të shek XX, bizneseve te vogla dhe të

mesme u është dhënë respekti i nevojshëm dhe i merituar, posaqërisht në sferën e krijimit të

vendeve të reja të punës, gjenerimin e të ardhurave si dhe nxitjen e inovacioneve.

1(Europian Commission: Commisssion recomendation 2003/361/EC).

Page 17: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

15

1.2. Përkufizimi i NVM-ve

Përkundër faktit që sot në literaturën profesionale dhe shkencore ka trajtim të gjërë të NVM-ve,

prapseprapë nuk ka një përkufizim unik për to, i cili është i pranueshëm për të gjitha vendet. Kjo,

për arsye se kriteret e definimit të tyre nuk janë unike për të gjitha vendet.

Sipas studimit të Bankës Botërore, ekzistojnë mbi 60 përkufizime të NVM-ve, që përdorën në 75

vende të analizuara. Një përkufizim tejet interesant, për NVM-të, e bënë Stanworth (1991), duke

i definuar ato, si ”ndërmarrje me pjesëmarrje të vogël në treg, ajo që menaxhohet nga vet

pronari dhe e cila është plotësisht e pamvarur në vendimmarrje, jashtë çdo kontrolli të

jashtëm”.

Ndërsa, sipas Bankës Botërore (World Bank) NVM-të, përkufizohen) si në vijim:

Tabela nr 1. Përkufizimi i NVM-ve sipas Bankës Botërore2

Të vogla Të mesme

Nr. i të punësuarve <50 250

Të hyrat e tërësishme (Qarkullimi vjetor) < 1.65 mil. EUR 8.25 mil EUR

Mjete e tërësishsme (Aktiva) < 1.24 mil. EUR 6.20 mil. EUR

Burimi: World bank, SME definition, 2015

-Ndërsa, në SHBA, sipas S.B.A. (Akti i Biznesit të Vogël, SHBA, 1953, e cila paraqet Agjencinë

federale për të ndihmuar, mbrojtur dhe avansuar biznesin e vogël, në SHBA), përkufizohet si

”biznes që zotërohet dhe vepron në mënyrë të pamvarur dhe që nuk dominon në fushveprimtarinë

e tij”.

Duhet theksuar se edhe në SHBA, nuk ka një përkufizim univerzal, përkundër faktit që janë bërë

shumë përcaktime sasiore dhe cilësore. Mirëpo, si kritere orientuese merren: aktiva totale, statusi

2

World bank, SME definition, 2015

Page 18: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

pronësor, qarkullimi vjetor, nr. i të punësuarve gjithnjë duke u bazuar në mesataren e industrisë.

Është shumë me rëndësi të ipet përkufizimi i NVM-ve sipas Komisionit Europian, të cilin

përkufizim pjesërisht e kemi akceptuar edhe ne (vetëm kriterin e numrit të të punësuarve) Në

vijim, prezantojmë përkufizimin e NVM-ve sipas UE:

Tabela nr.2: Përkufizimi i NVM-ve, sipas Komisionit Europian3

Nr.i të

punësuarve

Qarkullimi vjetor Bilanci i gjendjes

Mikrondërmarrje <10 <ose =2 mil EUR < ose = 2 mil EUR

Ndërmarrje të vogla <50 10 mil. EUR < ose = 10 mil EUR

Ndërmarrje të mesme <250 <ose = 50 mil. EUR < ose = 43 mil. EUR

Burimi: Europian Commission: Commission Recomondation, 96/260/EC, 2003.

Në këtë drejtim, që një ndërmarrje të klasifikohet si NVM, duhet t’i plotëson kriteret: numrin e të

punësuarve si dhe njërin nga dy kriteret financiare (psh qarkullimin total ose bilancin e gjendjes).

Gjithashtu, duhet të jetë e pavarur, që dmth se së paku 25% të ketë pronësi. Definimi i mësipërm

është esencial, pasi që cakton se cilat kompani mund të përfitojnë ndihma prej programeve për

NVM-të, si dhe beneficione tjera.

Në këtë punim, çdo herë kur trajtohen NVM-të, kategorizimi i bërë sipas Komisionit Europian

merret në konsideratë.

Në Kosovë, përkufizimi i NVMve, bazohet numrin e punonjësve, dmth aplikohet vetëm kriteri i

parë i UE-së, mbi përkufizimin e NVM-ve

3 Europian Commission: Commission Recomondation, 96/260/EC, 2003.

Page 19: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

17

1.3. Karakteristikat e NVM-ve

Sot, ne botë nuk ka përkufizim të përgjithshëm që është i njëjtë për të gjitha vendet, mirëpo, prap

se prap mund të nxirren disa karakteristika të përbashkëta të tyre, të cilat i specifikojmë në vijim:

shumica e tyre janë të vogla në krahasim me konkurentët kryesor të veprimtarive përkatëse

(në bazë të vëllimit të shitjes, nr. të punësuarve, etj)

janë në pronësi të një individi, ose të një grupi të vogël partnerësh,

kanë pjesmarrje të vogël në treg,

janë shtyllë kurrizore e ekonomisë së tregut dhe gjenerator i punësimit,

janë fleksibile dhe lehtë adaptohen në ndryshimet në treg,

prodhojnë kryesisht për treg të brendshëm dhe zakonisht shfrytëzojnë burimet vendore,

kanë organizim fleksibil (pa një ndarje të qartë të punëve dhe pa një strukturë të qartë)

1.4. Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisë

Zhvillimi i ndërmarrësisë përfshin pothuajse të gjitha grupet e popullsisë, si tek të rinjtë ashtu edhe

tek të moshuarit. Mirëpo, frekuenca më e madhe shtrihet brenda moshave 30-35 vjece.

NVM-të janë të themeluara në cdo sektor, megjithatë ekzistojnë disa forma specifike të

ndërmarrësisë e sidomos: prodhim, tregti, shërbime etj.

Page 20: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

2. NVM dhe ndërmarrsia në ekonominë e Kosovës

2.1. Rëndësia e NVM-ve në ekonominë e Kosovës

Roli dhe rëndësia e NVM-ve në ekonominë e Kosovës është shumë e madhe. Rëndësinë e NVM-

ve për ekonominë tonë e rritë fakti se edhe ashtu norma e papunësisë është mbi 30%,4 andaj këto

ndikojnë në rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë, si dhe gjenerim të të ardhurave si në nivel

individual ashtu edhe në nivel nacional. Këto ndikojnë në masë të madhe edhe në uljen e varfërisë.

Në vijim prezantojmë një vështrim të shkurtër të zhvillimit të NVM-ve në Kosovë.

2.1.1. Pasqyrë e sektorit të NVMve para luftës

Zhvillimi i sektorit privat në Kosovë ka një histroik të shkurtër.

Tek në vitin 1989, me rastin e aprovimit të Ligjit mbi themelimin e ndërmarrjeve private

mundësohet që të themelohen biznese në pronësi private, përkundër faktik që situata politike,

andaj edhe ekonomike, përkeqësohej çdo ditë.

Përvoja ka treguar se iniciativa private dhe sjellja ndërmarrëse e individit apo grupit zhvillohet

qoftë si rezultat apo ekzistencë, (rasti i Kosovës së viteve 90-ta) apo si qëllim i fitimit, të cilat

qëllime së bashku e ndërtojnë objektivin themelor të çdo biznesi.5

Karakteristikat e zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve para luftës ishin:

Dominimi i ndërmarrjeve tregtare në strukturën e përgjithshme (mbi 65 %),

Mungesa e një tradite dhe kulture të biznesit në menaxhimin e kapitalit privat,

Mungesa e përkrahjes institucionale në financimin e zhvillimit të ndërmarrjeve private,

Strukturat e pazhvilluara menaxherike, mungesa e partneritetit bashkëkohor (dominim i

lidhjeve familjare gjatë formimit të ndërmarrjeve të reja, mungesa e edukimit për biznes).

Mungesa e planeve strategjike, e planeve të biznesit dhe e vizionit,

4 ASK, 2016

5 Ramosaj, Blerim, Menaxhmenti kreativ&Lidershipi”Prishtinë 2006

Page 21: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

19

Në vijim prezantojmë numrin e ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë, në periudhën e paraluftës.

Tabela 3: Nr. i nd. të regjistruara në periudhën e paraluftës (1990-1999)6

Vitet Nr. i ndërmarrjeve %

1991 5.610 -

1992 10.391 85.22

1993 15.640 50.51

1994 16.371 4.6

1995 16.521 0.92

1996 16.375 -0.88

1997 n/a

1998 n/a

1999 n/a

Burimi: ESK, 2000

2.2.1. Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë pas vitit 1999

Në periudhën e pas luftës, NVM-të kosovare janë duke luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin

ekonomik të Kosovës. Ato janë burimi kryesor i krijimit të vendeve të reja të punës dhe të

gjenerimit të të ardhurave dhe kanë treguar rivitalizim të shpejtë në periudhën e pasluftës.

Punësimi në ndërmarrjet private është duke shënuar rritje dhe gjithashtu mund të vërehen

ndryshime strukturore në kuadër të ndërmarrjeve, të cilat shprehen përmes rënies së numrit të

ndërmarrjeve tregtare dhe rritjes së pjesëmarrjes së ndërmarrjeve prodhuese. Formimi dhe

zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme ka kontribuar në rritje të punësimit dhe në paisjen e

tregut me produkte dhe shërbime të ndryshme. Struktura dhe dinamika e zhvillimit të biznesit

privat ka elemente dominuese në veprimtarinë tregëtare, hoteliere dhe zejtare. Për shkak se mjedisi

i biznesit bëhet në mënyrë të konsiderueshme më i favorshëm për ndërmarresinë, një numër i

madh i NVM-ve u themelua. Numri i përgjithshëm i bizneseve arriti në 103,755, ku nga gjithsej

6 ESK, Enti I staistikave te Kosoves, 2000

Page 22: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

103,755 ndërmarrje; 102,070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1,406 (1.35%) janë të vogla;

221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të mëdha.7

Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, në tabelën 4 kemi numrin e ndërmarrjeve të reja të

regjistruara sipas seksioneve dhe aktiviteteve ekonomike gjatë viteve 2007-2012. NVM-të

kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%) transport, deponim dhe distribucion

(14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe hotele dhe restorante (9%); dhe sektorët

tjera (12%).8

Tabela 4.Nr. i ndërmarrjeve të reja dhe të regjistruara sipas seksioneve dhe aktiviteteve

ekonomike 2007-2012

vitet Totali A B C D E F G H I J K L M N O P

2007 6124 235 3 44 537 23 356 2500 619 655 43 582 15 49 130 332 1

2008 7557 158 4 64 665 21 593 2955 855 791 36 683 26 69 151 486 -

2009 7505 164 3 35 695 18 661 2894 807 827 41 615 31 70 155 489 -

2010 7729 188 3 59 731 23 681 2940 872 760 48 615 23 87 131 568 -

2011 7879 325 3 44 770 18 633 2974 812 806 22 652 21 70 118 611 -

2012 9592 800 3 54 991 23 930 3007 956 799 10 904 25 115 136 839 -

Burimi : Agjencioni i statistikave të Kosovës, sipas viteve

7 Raporti vjetor i Ministrise së Industrise dhe Tregëtise, 2011 8 Repertori statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë, Agjencioni i Statistikave të

Kosovës 10 Të dhënat e Agjencionit të regjistrimit të biznesit ne Kosovë,2010

Bu

jqë

sia,

gju

eti

a

dh

e

pyl

lta

ria

Pes

hki

mi

In

du

stri

a

për

pu

nu

ese

Fu

rni

zi

mi

me

ene

rgj

i

ele

ktr

ike

gaz

dh

e

ujë

Nd

ërt

imt

ari

a

Tr

egt

ia

me

sh

um

ice

dh

a

pa

kic

e

Ho

tel

et

dh

e

res

tor

ant

et

Tr

ans

po

rti

de

pot

dh

e

tel

ek

om

uni

ka

cio

ni

Ak

tivi

tet

e

t

fin

an

cia

re

Pa

sur

itë

e

pat

un

ds

hm

e

Ad

mi

nis

tri

mi

dh

e

mb

roj

tja

pu

bli

ke

Ar

si

mi

Sh

ën

det

ësi

a

Ak

tivi

tet

et

tje

ra

sho

qër

ore

Ek

on

om

itës

htë

pia

ke

Page 23: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

21

2.3. Faktorët të cilët kufizojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë

Shqyrtimi i faktorëve të cilët kufizojnë zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, 9 ka rëndësi nga

fakti se:

-Ekonomia private është faktori themelor i mbijetesës në kushtet e rënda të zhvillimit të

aktiviteteve ekonomike në Kosovë, ku norma e papunësisë tejkalon nivelin prej 30%, te

popullësisë aktive në Kosovë. Në kushtet aktuale ekonomia private tregoi një vitalitet i cili

dëshmon se në Kosovë zhvillimi i ndërmarrësisë është me përspektivë.

1. Zhvillimi i mëtejmë i Kosovës duhet të mbështetet para së gjithash në iniciativën e lirë

private, në kultivimin e aftësive menaxherike, në afirmimin e rolit të ndërmarrësve në

shoqëri dhe ndërmarsisë si filozofi e re zhvillimore.

2. Zhvillimi i iniciativës së lirë private dhe ndërmarrësisë është në lidhje interaktive me

zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së hapur dhe shoqërisë civile.

2.4. Faktorë stimulues të zhvillimit të sektorit privat në Kosovë

Rritja e vetëdijes se perspektiva, para së gjithash duhet të mbështetet në iniciativën private dhe,

lidhur me këtë preokupimi i njerëzve si t'i shfrytëzojnë resurset e veta për të krijuar këtë

perspektivë përvoja e krijuar, një numër i konsiderueshëm ndërmarrësish po tregon një vitalitet

dhe punë relativisht të suksesshme edhe në kushte shumë të disfavorshme.

Resurset natyrore për zhvillimin e ekonomisë private, të cilat mund të vijnë në shprehje

veçanërisht të agrobiznesit dhe veprimtarive të caktura industriale (industria e drurit, bimët

mjekuese etj).

Resurset humane popullsia e re, me një nivel arsimimi relativisht të kënaqshëm, sidomos në kushte

të organizimit të formave plotësuese të edukimit për biznes, rrethana të disfavorshme janë, para

së gjithash ato që kanë të bëjnë me:

9 Mustafa, Isak, Instituti i Financave i Kosovës, “Doracak pë krijimin dhe zhvillimin e bizneseve”, tetor, 2002

Page 24: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

a) Gjendjen e përgjithshme ekonomike e sociale, e shprehur me rënien drastike të aktiviteteve

ekonomike. Si pasojë e situatës së rëndë, të krijuar me instalimin e një pushteti tipik

kolonial dhe me shkatërrimin e autonomisë, u bë përjashtimi i popullsisë shumicë nga

qeverisja e pronës publike e shtetërore. Vlera e kapitalit fiks (mjeteve themelore) të

industrisë është amortizuar për mbi 60%.

b) Rrethinën institucionale, të cilin në rastin e ekonomisë së Kosovës e përbën një pushtet i

instaluar me një aparat represiv. Analizat dhe hulumtimet tona dëshmojnë se ekzistojnë

shumë faktorë limitues që i përkasin sferës institucionale edhe situatës aktuale politike që

produktojnë pasiguri (71.5% e të anketuarve), si pengesë e aktiviteteve investive dhe

marrëdhënies me partnerët e jashtëm. Aparati represiv shprehet me kontrollim shumë të

shpeshtë, i cili ka për qëllim dënimin e afaristëve (në afro 60% të rasteve vlerësohen

jokorrekte dhe zakonisht përfundojnë me dënim). Rrethina e tillë stimulon sjellje

spekulative dhe konservon gjendjen ekzistuese pa hapur perspektivën e reformave dhe

perspektivën zhvillimore.

c) Mungesa e çfarëdo mbështetjeje të organizuar financiare për zhvillimin e ndërmarjeve

private. Zhvillimi i ekonomisë private në Kosovë është rast shumë i rrallë, që bëhet thuaja

pa kurrfarë kredie, pra duke u mbështetur krejtësisht në mjetet e ndërmarrësve. Edhe ato

ndërmarrje që kanë shfrytëzuar ndonjë kredi (më pak se 12% e të anketuarve), kjo ka pasur

të bëjë me kredi afatshkurtëra që, në të shumtën janë përdorur për kryerjen e obligimeve

financiare, në kushte të vështirësive të mëdha. Bankat ekzistuese në Kosovë (veç Bankës

Ekonomike në Prishtinë, e cila ende nuk ka krijuar potencial për kredi afatgjate dhe nuk

ka siguruar autorizime për punë me botën e jashtme) janë filiala dhe ekspozitura të

bankave jashtë Kosove, nuk kanë kurrfarë orientimi për mbështetje të zhvillimit, kryejnë

vetëm transaksione financiare dhe veprojnë në absorbimin e rrjedhave devizore në

Kosovë.

Page 25: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

23

3. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Në këtë pjesë prezentojmë metodologjine e trajtuar për qëllime të këtij hulumtimi. Me ç’rast

shqyrtojmë burimin e të dhënave si dhe metodat e analizës, përpunimin dhe prezantimin e

rezultateve, në bazë të të cilave vijmë tek gjetjet konkrete, të cilat na shërbejnë për nxjerrjen e

konkluzioneve dhe dhënien e rekomandimeve, për një grup pretendetësh si:

politikbërësit, bizneset, ndërmarrësit, etj.

3.1. Burimi të dhënave

Pyetësori është trajtuar me 180 NVM në Kosovë dhe përfshinë vitet 2018 dhe 2019. Përzgjedhja

e mostrës është bërë në mënyrë të rastësishme, nga baza e të dhënave në Ministrinë e Tregtisë

dhe Industrisë (MTI), në Kosovë. Mostra përfshinë tërë regjionin e Kosovës, duke përfshirë tre

sektorët bazë: sektorin prodhues, tregtar dhe shërbyes. Është e shpërndarë nëpër regjione

afërsisht siq është edhe përqindja e shpërndarjes së NVM-ve faktikisht në Kosovë.

Në vijim prezantojmë pasqyrën tabelare lidhur me shpërndarjen e bizneseve, madhësinë e

bizneseve dhe sektorit në të cilin ndërmarrja-biznesi ushtron aktivitet ekonomik.

Tabla 7: Shpërndarja e nd. në moster sipas madhësisë dhe sektorit, në përqindje

Madhësia e sektorit Mikro Nd. e vogël Nd. e mesme Total % e pjesmarrjes së NVMve

në mostër

Prodhim 11 7 2 20 11,11

Shërbim 46 11 4 61 33,88

Tregti 79 15 5 99 55.00

Total 136 33 11 180 100

Burimi: Nga Pyetësori i vetadministruar

Page 26: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

3.1.1. Struktura e NMV-ve sipas sektorit, në mostër

Nga tabela nr.4, konstatojmë se nd. prodhuese të intervistuara janë 20 sosh dhe në mostër

përfaqsohen me 11.11%. Ndërmarrjet shërbyese janë 61 sosh, që në mostër përfaqsohen me

33.88%, ndërsa ndërmarrjet shërbyese numri i intervistuar i të cilave është 99, në mostër

përfaqsohen me 55%.

Pra, janë gjithsej 180 ndërmarrje të intervistuara, anekënd Kosovës, të cilat grafikisht prezantohen

në vijim:

Figura 4: Struktura e NVM-ve sipas sektorëve, e prezentuar në mostër

Struktura e NVM-ve sipas sektorit në moster

11%

34%

Ndërmarrje prodhuese

Ndërmarrje tregtare

Ndërmarrje Sherbyese

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, përpunuar nga autori

Sic vërehet nga figura më sipër, dominon numri i ndërmarrjeve tregtare në mostër, me

55%, pastaj kemi ndërmarrjet shërbyese që përfaqsohen me 34%. Pjesa me e vogël e

NVM-ve që përfaqsohen në mostër, është e ndërmarrjeve prodhuese me gjithsej 11%.

55 %

Page 27: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

25

3.1.2. Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluesve

Në bazë të hulumtimit të realizuar konstatohet se 65% janë ndërmarrje me 1 themelues, 18%

janë me 2 themelues, 9% janë 3 themelues, ndërsa 8% janë me 4 e më tepër themelues. Kjo

mund të vërehet nga figura e poshtshënuar:

Figura 5: Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluesve

18%

Struktura e NVM-ve sipas numrit të themeluseve

1 themelues

2 themelues

3 themelues

4 e me teper

themelues

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, përpunuar nga autori

Sic vërehet nga figura me sipër dominojnë ndërmarrjet me një themelues, ku gati dy të tretat e

ndërmarrjeve të intervistuara, janë nga një pronar-themelues.

9 %

8 %

65 %

Page 28: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

3.1.3. Struktura gjinore e themeluesve

Struktura gjinore e themeluesve të NVM-ve në Kosovë është element me rëndësi për analizë të

rritjes dhe zhvillimit të NVM-ve dhe ndërmarrësisë. Që nga periudha e pasluftës, numri i

themeluesve të bizneseve me pronar femra është përherë i vogël, edhe pse viteve të fundit ka

tendencë të lehtë rritjeje. Pra, përqindja e femrave si pronare e bizneseve është e nënpërfaqësuar

dhe se ka nevojë që të sforcohet roli i tyre në bizneset kosovare.

Kjo vërehet qartë në tabelen vijuese:

Tabela nr. 8: Struktura gjinore e pronarëve-menaxherëve

Gjinia %

Meshkuj 92.3

Femra 7.7

Gjithsej 100

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori

Nga më sipër vërehet se 92%, e pronarve të NVM-ve të intervistuara, janë meshkuj. Ndërsa vetëm

8% janë femra.

3.1.4. Struktura e themeluesve sipas nivelit të arsimimit

Shkalla e arsimimit të themeluesve supozohet se është përcaktues me rëndësi i rritjes dhe

zhvillimit të NVM-ve, andaj edhe të realizimit të investimeve. Nga tabela në vijim, do të

vërejmë se 3.9% e themeluesve janë me përgatitje fillore, 55.4% të themeluesve janë me shkollë

të mesme, 33.2% të pronarëve janë me fakultet, pjesa tjetër me 4.3% janë me nivel të

magjistraturës, ndërsa pjesa minore prej 3.2%, janë me nivel doktorate.

Nga kjo mund të konstatojmë se pjesa dërmuese e pronarëve të NVM-ve, në Kosovë, janë me

përgatitje të mesme shkollore. Kështu që mund të konkludojmë se pronarët e bizneseve nuk

kanë përgatitje specifike për të menaxhuar në mënyrë efektive biznesin e tyre.

Page 29: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

27

Tabela nr 9: Struktura e themeluesve sipas nivelit të arsimimit

Niveli i arsimimit

Nr. themeluesve

Shk. fillore Shk. mesme Fakulteti

Mr

Phd

%

Me 1 themelues 1.7 61.3 31.0 3.4 2.6 100

Me 2 themelues 4.3 43.0 44.0 5.6 3.1 100

Me 3 themelues 0.8 42.1 41.8 10.1 5.2 100

Me 4 e më tepër 0.0 9.5 24.0 14.3 52.2 100

Gjithsej 3.9 55.4 33.2 4.3 3.2 100

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori

3.2. Burimet e financimit të investimeve

Financimi i investimeve është faktor vendimtar i rritjes dhe zhvillimit të NVM-ve, si në vendet

e zhvilluara ashtu edhe të atyre në zhvillim. Në Kosovë, financimi i investimeve bëhet në masën

më të madhe nga burimet vetanake (kursimet, kapitali plotësues dhe fitimet e pashpërndara), si

burime tradicionale. Afërsisht 2/3 e investimeve financohen nga burimet vetanake. Në vitin

2016, afërsisht 71% e të gjitha investimeve financohet nga këto burime. Në vitin vijues kemi

një rënie të këtyre burimeve, për afërsisht 10%, që dmth se 61.1% e të gjitha investimieve në

NVM-të, janë financuar nga burimet vetanake.

Sa i përket rolit të huadhënësve institucional, ende nuk janë në nivelin e dëshiruar. Konkretisht,

një burim i tillë i financimit të investimeve paraqitet kredia bankare, e cila në vitin 2016

përfshinë 22.5%, të investimeve të përgjithshme në NVM-të. Në vitin pasues (2017), kemi rritje

të financimit të investimeve me kredi bankare prej 6.5%, dmth 29%. Pjesa e huazimeve nga

miqtë përfshinë 5.1% (2016), përkatësisht 7.5% (2017).

Shumë hulumtime të bëra në vendet në tranzicion, tregojnë se përqindja e kapitalit të investuar

nga burimet vetanake gjithmonë rezulton të jetë më e madhe, krahasuar me burimet e jashtme

(kredi banakre-posaqërisht në fazat e hershme të tranzicionit).

Burimet tjera të financimit janë simbolike, siq vërehet edhe nga tabela në vijim:

Page 30: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

Tabela nr 10: Burimet e financimit të investimeve

Burimet e financimit 2016 (%) 2017 (%)

Me mjete vetananke 70.8 61.1

Me mjete te huazuara nga miqtë 5.1 7.5

Me kredi bankare në vend 22.5 29.0

Me kredi bankare nga bota e jashtme 0.5 1.2

Mjete pa kthim, donacionet e jashtme 0.8 1.2

Përmes IJD 0.3 0.0

Tjera (specifiko) .... ....

Gjithsej 100.0 100.0

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori

3.3. Shfrytëzimi i kredive nga ana e NVM-ve

Në pyetjen adresuar respondentëve lidhur me shfrytëzimin e kredive bankare nga ana e NVM-

ve, konstatohet se 37.3% (2016), përkatësisht 34.4% janë deklaruar se kanë shfrytëzuar kredi

bankare. Ndërsa, pjesa dërmuese deklarohen se nuk kanë shfrytëzuar kredi bankare dhe atë

46.8% (2016), përkatësisht 57.8% (2017). Pra, pavarësisht se afërsisht gjysma e tyre janë

deklaruar se nuk kanë shfrytëzuar kredi bankare (46.8%) në vitin vijues kemi rritje edhe më të

madhe të kësaj kategorie, konkretisht me 57.8%.

Pra, kemi rritje të kategorisë të cilët nuk shfrytëzuan kredi bankare prej 11,0%. Kjo tregon për

një dekurajim të NVM-ve lidhur me aplikimin për kredi bankare për shkak të kushteve tejet të

vështira për të marrë kredi, andaj edhe hezitojnë që të aplikojnë për kredi.

Tabela 14. Shfrytëzimi i kredive nga ana e NVM-ve

A keni marrë kredi bankare 2016 (%) 2017 (%)

Po 37.3 34.4

Jo 46.8 57.8

Kam aplikuar por jam refuzuar nga banka 15.9 7.8

Totali 100.0 100.0

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori

Page 31: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

29

3.3.1. Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat.

Kredi për furnizim me mjete themelore janë shfrytëzuar 16%, ndërsa për kapital xhirues 17%.

Kredia për furnizim, paisje dhe ndërtim përbënë 14%. Kredia revolving përbënë 12%, ndërsa

linja kreditore 8%. Overdraftet përbëjnë 16%, si dhe kreditë me depozitë përbëjnë 9%,

përkatësisht kategoria të tjera vetëm 8%.

Këtë e shohim në tabelën pasuese:

Tabela 10: Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat

Llojet e produkteve të kreditimit të cilat NVM-të i shfrytëzojnë nga bankat Frekuenca (%)

Kredi për MTH 16

Kredi për kapital xhirues 17

Kredi për furnizim, ndërtim dhe paisje 14

Kredi revolving 12

Linjë kreditore 8

Mbitërheqje 16

Kredi me depozitë 9

Tjera 8

Gjithsej 100.0

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori

Page 32: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

3.4. Planifikimi investimeve në të ardhmen

Në pyetjen se a planifikoni investime në të ardhmen (vitin vijues), ¾ e respondentëve,

përkatësisht, 74.5%, përgjigjen pozitivisht se planifikojnë investime të reja në vitin vijues,

përkundër kushteve shumë të pafavorshme të financimit.

Ndërsa, vetëm 24.5% e respondentëve, deklarohen se nuk parashohin investime në vitin vijues,

sic shihet edhe nga tabela vijuese.

Tabela 21: Planifikimi i investimeve në të ardhmen (viti vijues)

Planifikimi investimeve në të ardhmen %

Po 74.5

Jo 25.5

Total 100.0

Burimi: Pyetësori i vetorganizuar, i përpunuar nga autori

Page 33: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

31

1. KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

Në bazë të shqyrtimit të deritamishëm mund të konstatojmë se NVM-të janë strumbullar i

ekonomisë në çdo vend, si në ato të zhvilluara ashtu edhe tek ato në zhvillim.

Edhe në Kosovë, NVM-të paraqesin faktor me rëndësi në zhvillim ekonomik. Ekonomia private,

me fokus në NVM, në Kosovë nuk ka një traditë të gjatë. Fillet e saj i kemi në formë të ekonomive

familjare të cilat janë fillesa e biznesit të vogël dhe të mesëm tek ne. Ne vitet e nëntëdhjeta, në

Kosovë, fillojnë me të madhe që të themelohen NVM-të e para, jo vetëm për shkak të shkaqeve

ekonomike por edhe atyre politike, për shkak se pushteti i atëhershëm serb, në mënyrë arbitrare,

i largoi nga puna gjithë punonjësit shqiptar. Sot, sekotri i NVM-ve ka treguar një hap te

rëndësishëm në zhvillim, por është shumë larg të dëshiruares.

Në punim trajtohet Pyetësori me NVM-të anekënd Kosovës, me tre sektorët kyq: prodhim, tregti

dhe shërbime.

Në bazë të shqyrtimit te deritanishem, mund të nxirren një sërë rekomandimesh, për një spektër

të gjërë akteresh, si: politikbërësit, bizneset, pronarët, ndërmjetës financiar, etj.

Andaj, rekomandojmë;

NVM, me rastin e kërkimit të mjeteve fiananciare nga ndërmjetësit financiar, duhet të jenë

më korekte, në aspekt të prezantimit të të dhënave financiare.

Raporti mes bankave dhe NVM-ve duhet të bazohet në bashkpunim afatgjatë, e jo vetëm

gjatë periudhës së shfrytëzimit të mjeteve të kredisë.

Bashkëpunim i sinqertë mes NVM-ve dhe bankave në menaxhimin e riskut, posaqërisht

tek paraqitja e problemeve financiare për moskthim kredive, (propozimet e bankës rreth

tejkalimeve te vështirësive financiare, riprogramimi i borgjit), të jetë më i sinqertë dhe

bashkëpunues.

Aplikimin e masave stimuluese për eksportet nga ana e qeverisë, si thjeshtësimin e

procedurave burokratike, zvogëlimin e tarifave doganore, të organizohet kampanjë për

informimin e bizneseve për tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, nënshkrimi i marrëveshjeve për

Page 34: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

qarkullimin e lirë të mallrave nga ana e qeverisë, përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe

hekurudhore, masa stimuluese për rritjen e cilësisë së prodhimeve vendore.

Thjeshtimi i legjislacionit ekzistues dhe kornizës regullative për krijimin dhe zhvillimin e

NVM-ve, të përfshijë shqyrtimin e zhvillimeve të reja legjislative dhe identifikimin e

zbrazëtirave të mbetura rregullative.

Përmirësimi i lehtësimit të hapjes dhe mbylljes së bizneseve. Një lehtësi ku ndërmarrësi

është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në

vitalitetin e gjithmbarshmë të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do

të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg.

Page 35: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

33

BIBLOGRAFIA

Agjencioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë 2013

Agjencioni i Statistikave te Kosoves, Raortet vjetore, sipas viteve,2012-2017

BQK, Raportet Vjetore, 2012-2017

Bundo, Sh,, Financë“, Tirane, 2011

Europian Commission: Commisssion recomendation 2003/361/EC).

Komoni, S. ,, Financa“, Prishtine, 2010

Mustafa, Isak.”Instituti i Financave i Kosovës”, Doracak për krijimin dhe zhvillimin e

bizneseve”

Mustafa,M. Kutllovci, E.Gashi, P. Dhe Krasniqi, b.– Biznesi i vogël dhe i mesëm’’ Prishtinë

Ramosaj , B. ,,Bazat e Menaxhmentit,, Prishtinë 2007

Raporti vjetor i Ministrise së Industrise dhe Tregëtise, 2016

Research Report, Entrepreneurship and Small Business Development in Kosova in 2010

Riinvest (vite të ndryshme) SME development in Kosovo, Prishtinë

Page 36: PUNIM DIPLOMEsmu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?dok... · MENAXHMENT DHE INFORMATIKË PUNIM DIPLOME Berat Salihu Mitrovicë, 2020 . ... Trajtohen zërat kryesor të sistemit

WEB FAQE

www.wikipedia.com

Ekonomia private-Kosova”, www.kosova.com

Kosova një strategji për zhvillim ekonomik”, www.crisisgroup.com

Strategjia e zhvillimit të biznesit dhe investimeve 2007-2013, www.balkanweb.com

http://menaxherat.com/lajme-ekonomike/ndermarrje-biznese-te-vogla-te-mesme-dhe-te-

medha/

ttps://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2017/May/19/Klima_e_Biznesit1495199071\

financialreportinghttps://www.slideshare.net/Menaxherat/ligjerata-1-