punim diplome - universiteti aleksandër moisiu durrës · të listohen llojet kryesore të...

44
Kanceri i Kolonit 1 UNIVERSITETI : “ALEKSANDËR MOISIU ’’ DURRËS FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE- MASTER PROFESIONAL DEPARTAMENTI I MJEKSISË DEGA INFERMIERI KIRURGJIKALE PUNIM DIPLOME Tema: kanceri i kolonit ,kujdesi infermieror Punoi: Elona Gjoka Pedagogu Udheheqes: Violeta Zanaj Viti 2014

Upload: others

Post on 21-Sep-2019

39 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

1

UNIVERSITETI : “ALEKSANDËR MOISIU ’’ DURRËS

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE- MASTER PROFESIONAL

DEPARTAMENTI I MJEKSISË

DEGA INFERMIERI KIRURGJIKALE

PUNIM DIPLOME

Tema: kanceri i kolonit ,kujdesi

infermieror

Punoi: Elona Gjoka Pedagogu Udheheqes: Violeta Zanaj

Viti 2014

Page 2: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

2

Kanceri I kolonit, Kujdesi infermieror.

Qëllimi:

I. Historia natyrale e kancerit të kolonit.

II. Roli infermieror në pacientë me kancer të kolonit.

III. Menaxhimi I kujdesit infermieror në pacientë me kancer të kolonit.

Objektivat:

1. Të identifikohen shkaqet dhe faktorët rriskues të kancerit të kolonit

2.Të evidentohet mënyra e përhapjes së kancerit në organizëm

3. Identifikimi i fazave të kancerit të kolonit

4. Identifikimi dhe listimi i testeve diagnostikuese të kancerit të kolonit

5. Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer

6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë të pacientëve me kancer të

koloni

Page 3: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

3

Falenderime

Së pari do doja të falenderoja stafin e fakultetit qe na përgatiti me dije

teorioko-praktike dhe na aftësoi për përgatitjen e këtij punimi.

Falenderoj drejtuesen petagoge Violeta Zanaj për orientimin dhe

mbështetjen për këtë studim.

Falenderoj familjen time për mbështetjen e vazhdueshme morale dhe

financiare.

Page 4: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

4

Përmbajtja

Kapitulli I. HYRJE DHE KONSIDERATAT

Kanceri i kolonit

Kanceri i kolonit dhe rektumi

Statistikat e kancerit të kolonit

Faktorët e riskut

Tre mënyrat e përhapjes së kancerit te kolonit ne organizëm

Kapitulli II. FAZAT DHE STADET E KANCERIT

Fazat e kancerit

Stadet e kancerit

Kapitulli III. KLINIKA

Kapitulli IV. DIAGNOZA

Kapitulli V. TRAJTIMI DHE EFEKTET ANESORE

Trajtimi

Efektet anesore te radioterapise

Kapitulli VI. INFERMIERISTIKA

Prevenimi

Roli I infermieres

Roli I infermieres gjatë procedurave

Vlerësimi infermieror

Ndërhyrja infermierore

Page 5: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

5

Plani I ndërhyrjes infermierore

Kapitulli VII. DIETA DHE PARANDALIMI I KANCERIT

Kapitulli VIII. METODOLOGJIA

Kapitulli IX. PËRFUNDIME

Kapitulli X. REKOMANDIME

Bibliografia

Page 6: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

6

Abstrakti

Studimi i kësaj teme është bërë për shkak të incidences së lartë që ka

kanceri i koloinit në popullatë. Në këtë project janë marrë në studim një

numër i konsiderueshëm pacientësh të prekur nga ky kancer. Në bazë të ketij

studimi është arritur në përfundimin se grupmoshat më të prekura nga

kanceri i kolonit janë kryesisht grupmoshat e treta. Diagnostifikimi i

hershem është mënyra më efikase për parandalimin e këtij kanceri. Ka shum

rëndësi vëzhgimi i pacientëve, këshillimi i tyre në lidhje me kujdesin në

vazhdimësi.

Fjalët kyce

Kancer => Është emërtimi i përgjithshëm i tumoreve malinj, të cilët shfaqen

në organizëm dhe qelizat e tyre rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

Koloni => Koloni është pjes e sistemit të tretjes, është zorra me gjatësi

1.5-2 m e cila vjen pas zorrës së hollë.

Polip => Tumoret beninje të zorrës së trashë janë quajtur polip.

Metastaza => Përhapja e qelizave kanceroze në organet e tjera të

organizmit.

Page 7: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

7

I. Hyrje

Zorra e trashë është pjesa e fundit e tubit digjestiv e vendosur nga valvula

ileocekale deri në anus. Përbehet nga këto pjesë: cekumi, kolon ashedent,

kolon transversal, koloni deshedent, kolon sigmoid dhe rektumi.

Kanceri i kolonit mbetet shkaku kryesor i sëmundjeve dhe vdekshmërisë

vecanërisht në botën perëndimore. Ndaj mjekët gjithmonë rekomandojne

ekzaminimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Heqja e polipeve të

kolonit ndihmon në parandalimin e kancerit të kolonit. Zbulimi i hershëm i

kancerit të kolonit mund të përmirsoje shancet për një shërim dhe

mbijetesë për presonin e prekur nga kjo sëmundje. Për sëmundjet e

avancuara trajtimi mbetet i pakënaqur, por mjeksia vazhdon të kryeje

kërkime mbi këtë fushë dhe trajtime të reja vazhdojnë të shfaqen.

Anatomia e sistemit të tretjes, zorra e trashe dhe organet e tjera.

Page 8: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

8

Kanceri i kolonit dhe rektumit

Në aparatin tretës zorra me gjatësi 1.5-2 m e cila vjen pas zorrës së holle

quhet kolon ose zorra e trashë, 15 cm e fundit të saj quhen rectum.

Tumoret e kolonit dhe rektumit janë në rritje dhe dalin nga muret e

brendshme të kolonit. Tumoret beninje të zorrës së trashë janë quajtur

polip, kurse tumoret malinje të zorrës së trashë janë quajtur tumor.

Polipet beninje përhapen në pjesë të tjera të trupit, mund të hiqen

lehtësisht gjatë kolonoskopisë dhe nuk janë të rrezikshem për jetën. Nëse

polipet beninje nuk hiqen nga zorra e madhe, ato mund te kthehen ne

malinje (kanceroze), me kalimin e kohës. Kanceri I kolonit dhe rektumit

(referuar edhe si kancer kolorektal) mund të pushtoje dhe të dëmtoje indet

dhe organet ngjitur. Qelizat e kancerit mund të shkëputen dhe të përhapen

në pjesë të tjera të trupit (të tille si: mëlcia dhe mushkria). Përhapja e

kancerit të kolonit te organet e largeta quhet ’metastaze’ e kancerit te

kolonit.

Shpeshtësia e kancerit kolorektal ndryshon në të gjithë botën. Është e

zakonshme në botën perëndimore dhe është e rrallë ne Azi dhe Afrikë. Në

vendet ku njerëzit kanë adoptuar dietat perëndimore, incidenca e kancerit

kolorektal është në rritje.

Tumori i kolonit në rectum ndërtojnë tipin e tretë të tumoreve në botë.

Tumori i kolonit është më i përhapur se ai i rektumit, rreziku më i madh në

popullatë ndërmjet kancerit të kolonit dhe kancerit rectal është 2:1, kurse

Page 9: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

9

në qytet ka rrisqe më të ulta. Në Europë diagnostifikohen cdo vit rreth

250.000 raste që i korrespondojnë rreth 9% të të gjithë tumoreve. Kanceri

kolorektal është tumor malinj që del nga muret e brëndshme të zorrëve të

mëdha. Kanceri kolorektal është shkaku I III kryesor i kancerit tek meshkujt

dhe i IV te femrat. Tumori i kolonit prezantohet më shpesh në mënyrë

sporadike dhe vetëm ne 15% të rastëve është e trashëgueshme.

Studimet e bëra në popullsin e emigrantëve nga zonat me rrezik të lartë

{psh Japoni} në zonat me rrezik më të ulët {psh SHBA} tregojnë se rreziku

rritet shpejt në brezin e parë të emigrantëve. Japonezët e lindur ne SHBA

kanë rrezikun më të lartë për zhvillimin e tumorit të kolonit rectal ne

krahasim me popullsinë e bardhë.

Në Amerikë statistikat tregojnë se këtë vit janë diagnostikuar rreth 106.

370 njerëz me kancer të kolonit dhe rreth 56.790 njerëz vdesin prej kësaj

sëmundjeje. Kanceri i kolonit zë rreth 10% të sëmundjeve kanceroze.

Statistikat në Zvicër tregojnë se cdo vit sëmuren të paktën 4 000 njerëz nga

kanceri i kolonit. Këta përbejnë 11% të të gjithë sëmundjeve kanceroze.

Dieta konsiderohet si faktori kryesor i identifikuar deri më sot në etiologjinë

e tumorit dhe të kolonit rectal. Një grup ekspertësh ka kryer një shqyrtim

sistematik prej 752 shqyrtimesh ku arritën në përfundime të rëndësishme.

Dëshmitë tregojnë së konsumimi i mishit, abuzimi me alkoolin, mbipesha

dhe shumë faktore të tjerë që favorizojnë obezitetin tek të rriturit, të gjitha

këto pasoja janë shkak të kancerit të kolonit rectal.

Page 10: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

10

Statistikat e kancerit të kolonit

Sipas onkologëve Shqiptarë pavarësisht se të dhënat tona janë të mira,

vihet re një tendencë rritjeje të rastëve me kancer, që me kalimin e kohës

do të jetë e krahasueshme me statistikat eviopiane. Rreth 3500 persona

preken cdo vit në vendin tonë nga sëmundejt kanceroze. Të dhënat e

Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë "Nënë Tereza", tregojne së rreth

600 vdekje shënohen cdo vit tek gratë nga semundjet kanceroze. 16.6% e

vdekjeve në shqipëri shkaktohen nga kanceri, semundje që sa vjen edhe

shton rastet nga dita në ditë. Më të prekur rezultojnë se janë moshat e

treta mbi 65 vjec, por nuk përjashtohen edhe moshat e reja gjatë viteve të

fundit.

Page 11: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

11

Faktorët e riskut

Cdo gjë që rrit mundësinë e një sëmundje quhet faktor rrisku. Por duke

pasur një faktor rrisku nuk do të thotë se patjetër individi do te sëmuret më

kancer. Njerëzit të cilët mendojnë se mund të jenë në rrezik duhet ta

diskutojnë këtë me mjekun e tyre.

Faktorët e rriskut përfshijnë:

- Mosha mbi 50 vjec

- Herediteti (kanceri i kolonit, polipoza)

- një histori personale për tumoret

- duhani

- dieta (përdorimi i tepruar i mishit shtazor)

- konsumimi I alkolit

- mbipesha

- mungesa e levizjes

Page 12: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

12

Tre mënyrat e përhapjes së kancerit në organizëm.

Nëpërmjet indit.

Nëpërmjet sistemit limfatik.

Nëpërmjet gjakut.

Kur qelizat e kancerit largohen nga një tumor primar (origjinal) dhe

udhëtojnë përmes limfës së gjakut në vendet e tjera të trupit, formojnë

një tumor tjetër (të mesëm), ky proces quhet metastazë. Tumori i mesëm

është njëlloj si kanceri primar.

Janë zbuluar gjithashtu edhe dy faktorë të rëndësishëm që mund të jenë

shkak I tumoreve.

b. Sëmundja Crohn

c. Koliti ulceroz

Faktorë të tjerë janë dy sëmundje gjenetike:

a. Sindromi Lynch që prek zonën rektale

b. Polipozis edematoz familjar

Page 13: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

13

III. Fazat dhe stadet e kancerit

Fazat e kancerit.

Pasi kanceri I kolonit është diagnostikuar, ekzaminimet janë bërë për të

gjetur nëse qelizat e kancerit janë përhapur brenda kolonit ose në pjese të

tjera të trupit. Procesi i përdorur për të gjetur nëse kanceri është përhapur

brenda kolonit ose në pjese të tjera të trupit quhet skemë. Informacioni I

mbledhur nga procesi përcakton fazën e sëmundjes. Është e rëndësishme

të dimë fazën në mënyre që të planifikojmë trajtimin.

. Fazat e mëposhtme janë përdorur për kancerin e kolonit.

Faza 0 ( tumor në situ)

Kanceri gjendet vetëm në shtresën më të brendshme mbështjellëse të kolonit ose rektumit.

Karcinoma “in situ”, është një emër tjetër për kancerin kolorektal të fazes 0.

Page 14: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

14

Faza 1

Tumori është zhvilluar në murin e brendshëm të kolonit ose rektumit. Tumori nuk ka kaluar

përmes murit.

Faza 2

Tumori është zgjeruar edhe më thellë në ose përmes murit të kolonit ose rektumit. Ajo mund të

ketë pushtuar indin në afërsi, por qelizat e kancerit nuk janë shpërndarë në nyjat limfatike.

Page 15: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

15

Faza 3

Stadi III A: Tumori është shtrirë nga shtresa më e thellë e paretit të kolonit deri në

shtresat e ndërmjetme dhe ka vërshuar deri në tre limfonodula .

Stadi III B: Tumori ka invaduar deri në tre limfonodula përreth.

Page 16: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

16

Stadi III C: Tumori ka invaduar në 4 ose më shumë limfonodula përreth.

Page 17: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

17

Faza 4

Kanceri është shpërndarë në pjesët tjera të organizmit, si mëlçi ose mushkëri.

Page 18: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

18

Stadet e kancerit

Klasifikimi i stadeve mbështetet në sistemin ndërkombëtar

TNM. Me këtë rast gjykohet mbi zgjerimin e tumorit

(T), invadimin e nyjave limfatike (N) dhe eventualisht

metastazat e pranishme (M).

Kanceri i zorrëve klasifikohet : T0, T1, T2, T3, T4, N0, N1, N2, M0, M1.

T0 S’ka prezencë tumori

T1 Tumori është i kufizuar në shtresën më të brendshme

të murit të zorrës

T2 Tumori është përhapur deri në shtresën muskulore

të murit të zorrës

T3 Tumori është përhapur nëpër të gjitha shtresat

e murit të zorrës

T4 Tumori ka depërtuar në indet fqinje

N0 Nuk ka nyja limfatike të invaduara

N1 Tumori ka invaduar një deri tre nyja fqinje limfatike

N2 Tumori ka invaduar katër ose më shumë nyja

fqinje limfatike

M0 Nuk ka metastaza

M1 Metastaza në organe të tjera,në

mëlçi ose mushkëri

Page 19: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

19

IV. KLINIKA

Siptomat e kancerit te kolonit

Shenja kryesore është crregullimi I tranzitit intestinal. Pacienti mund të

shfaqë:

Siptomat e hershme

- Fryrje mbi të gjitha në zonën rreth umbelikulit

- Dhimbje të forta abdominale

- Konstipacion

Page 20: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

20

Simptomat tipike

Simptomat e kancerit të kolonit janë të shumta, ato përfshijnë:

- lodhje - anoreksi dhe rënie në peshë

- vështirësi në frymemarrje - ndryshim të zakoneve të zorrëve

- diarre ose kostipacion - fece me përmbajtje gjaku

- humbje ne peshe - dhimbje barku

- dhimbje të shpeshta të zorrëve, kërcitje apo dhimbje barku

- të vjella - hemoragji rektale

- tenezma - ndjenja e mosboshatisjes së zorrës

Page 21: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

21

V. DIAGNOZA

Për vendosjen e diagnozes mund te perdorim testet dhe procedurat e

mëposhtme:

1. Irrigografi

2. Kolonoskopi

3. a. CEA

b. CA- 19

4. Biopsia e nyjeve limfatike.

5. CT skan (CAT skan )

6. Laparotomi ( kirurgji)

Page 22: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

22

VI. TRAJTIMI DHE EFEKTET ANESORE

- Trajtimi

Zgjidhjet e trajtimit në rastin e kancerit kolorektal varen nga vendndodhja e

tumorit (kolon ose rektum) dhe nga shkalla e sëmundjes. Trajtimi për kancer

kolorektal mund të përfshijë operacionin, kimioterapinë, terapinë biologjike

ose terapinë rrezatuese. Disa njerëz kanë trajtim të kombinuar.

Trajtimi i kancerit mund të jetë lokal ose sistemik.

Terapia lokale: Operacioni kirurgjik dhe terapia e rrezatimit janë

terapi lokale. Ata largojnë ose shkatërrojnë kancerin në ose afër

kolonit dhe rektumit. Kur kanceri kolorektal shpërndahet në pjesë të

tjera të organizmit, terapia lokale mund të përdoret për të kontrolluar

sëmundjes në këto zona specifike.

Terapia sistemike: Kimioterapia dhe terapia biologjike janë terapi

sistemike. Barnat futen në qarkullimin e gjakut dhe e shkatërrojnë ose

kontrollojnë kancerin përmes organizmit.

Page 23: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

23

Terapite lokale :

Kirurgji: Operacioni kirurgjik është trajtimi më i shpeshtë te kanceri

kolorektal. Ekzistojnë disa mënyra të ndërhyrjes kirurgjike:

Kolonoskopia: Përmes kësaj metode mund të largohet ndonjë polip i

vogël malinj nga koloni ose pjesa e sipërme e rektumit. Disa tumore të

vogla në pjesën e poshtme të rektumit po ashtu mund të largohen

përmes anusit tuaj pa kolonoskop.

Laparoskopia: Fazat e hershme të kancerit të kolonit mund të

largohen me ndihmën e një gypi të hollë të ndriçuar (laparoskop).

Gypi futet në kolon përmes disa prerjeve që bëhen në abdomen.

Përveç tumorit mjeku largon edhe një pjesë të shëndetshme përreth

tumorit. Nyjat limfatike në afërsi mund po ashtu të largohen. Kirurgu

kontrollon edhe pjesën tjetër të zorrës dhe mëlçinë tuaj për të parë

nëse kanceri është shpërndarë edhe ty.

Operacioni i hapur: Kirurgu krijon një prerje të madhe në abdomenin

tuaj për të larguar tumorit dhe një pjesë të afërt të shëndetshme të

kolonit dhe rektumit. Disa nyje limfatike në afërsi po ashtu largohen.

Kirurgu do të kontrollojë edhe pjesën e mbetur të zorrës dhe mëlçisë

për të parë nëse kanceri është shpërndarë.

Page 24: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

24

Rrezatim: Terapia rrezatuese përdor rreze me energji të lartë për të

shkatërruar qelizat kanceroze. Ajo prek qelizat në të gjithë zonën e

trajtuar.

Rrezatimi i eksternal (i jashtëm): Rrezatimi vjen nga një

makinë e madhe jashtë trupit. Lloji më shpeshtë i makinës së

përdorur për terapi rrezatuese quhet akcelerator linear. Shumica

e pacientëve duhet të shkojnë në spital ose klinikë për këtë lloj

trajtimi. Trajtimi zakonisht zgjatë pesë ditë çdo javë për katër

ose gjashtë javë.

Rrezatimi internal ose i brendshëm (rrezatim i implantuar ose

brankioterapi): Rrezatimi te ky test vjen nga materiali

radioaktiv i cili mbush gypa të hollë të cilët vendosen

drejtpërdrejt ose në afërsi të tumorit. Pacienti qëndron në spital

dhe impiantet në përgjithësi qëndrojnë aty për disa ditë. Ato -

zakonisht largohen pasi pacienti të shkojë në shtëpi.

Terapia e rrezatimit intraoperativ: Në disa raste rrezatimi jepet

edhe gjatë ndërhyrjes kirurgjike.

Page 25: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

25

Terapia sistemike:

1. Trajtim hormonal: Këto barna përdoren për të parandaluar rritjen e

qelizave të kancerit, pra duke parandaluar qelizat për marrjen e

sinjaleve të nevojshme për rrrtjen e tyre të vazhdueshme.

2. Terapia në shenjester: Kjo klase e barnve është relativishte e re në

trajtimin e kancerit

3. Antitrupat: Ky trajtim përfshin përdorimin e antitrupave për të

sulmuar qelizat e kancerit. Antitrupat janë proteina natyrale në

trupin tonë, antitrupat që përdoren për trajtimin e kancerit janë

prodhuar për përdorim si droga. Antitrupat mund të punojnë nga

mekanizma të ndryshëm psh. duke shkaktuar vdekjen e

drejtpërdrejtë të qelizave. Për shkak të vecantisë së tyre, antitrupat

mund të mendohen si një lloj i vecantë frenues.

4. Vaksinat: Qëllimi i vaksinave është te stimulojnë mbrojtjen e trupit

kundër kancerit. Vaksinat zakonisht përmbajnë proteina, trajtimi

synon te rrisë reagimin e trupit kundër qelizave të kancerit

Page 26: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

26

- Efektet anesore

Meqë trajtimi i kancerit shpesh dëmton edhe qelizat dhe indet e

shëndetshme, efektet anësore janë të shpeshta. Efektet anësore varen

kryesisht nga lloji dhe kohëzgjatja e trajtimit. Efektet anësore mund të mos

jenë të njëjta për çdo person dhe ata mund të ndryshojnë nga një seancë në

tjetrën.

--Efektet anësore të radioterapisë:

- nauze - të vjella

- djegie dhe irritim në zonën e semurë - lodhje

- urinim i shpesht - vështirësi ne urinim

-- Efektet e radioterapise kur bëhet për një kohë të gjatë:

- urinim i shpeshtë - prezenca e gjakut në urinë dhe fece

- infertilitet dhe impotencë

Page 27: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

27

VII. INFERMIERISTIKA

Prevenimi

Për fat të keq kanceri i kolonit mund të jetë avancuar më parë se ai të

zbulohet. Parandalimi sa më efektiv i kancerit të kolonit është

diagnostifikimi i hershëm dhe heqja e polipit të kolonit prekanceroz para se

të kthehet në kanceroz. Edhe në rastet kur kanceri mund të jetë avancuar,

zbulimi i hershëm ende përmirëson ndjeshëm shansët e një operacioni për

heqjen e kancerit para se sëmundja të përhapet në organe të tjera.

Njerzit mund të ndryshojnë zakonet e tyre të ushqimit duke reduktuar

yndyrnat dhe të rrise marrjen e fibrave. Burimet kryesore të yndyrnave

janë:mishi, veza, produktet e qumështi, dhe vajrat e perdorura në gatim.

Page 28: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

28

Roli i infermieres

Roli i infermieres në ndihmën ndaj pacientit konsiston në :

1. Përmirësimi i përkujdesjeve të pacientit të prekur nga një patologji

kanceroze.

2. Matja e dhimbjes tek pacienti

3. Infermieria duhet të diskutoje me pacient për kursin post-operator

dhe të fitoje bashkëpunimin e tij gjatë shërimit.

4. Inkurajimi dhe mbeshtetje emocionale e pacientit nga ana e

infermires (është primare në lidhjen pacient-infermier).

Page 29: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

29

Roli i infermieres gjatë procedurave

Infermierja para se pacienti ti nënshtrohet procedurave diagnostikuese do

të ndërtojë një bisedë shoqërore dhe do të shpjegojë hapat që pacienti do

të ndjekë për kurimin e tij. Kjo bëhet me qëllim që ta qetësoje pacientin

dhe ta bëjë që të bashkëpunojë. Në cdo rast objektivi kryesor është që

pacienti të trajtohet si person dhe jo si sëmundje.

Kujdesi infermieror bazë i kancerit të kolonit është objektivi kryesor

Duhet shikuar sa njohuri ka pacienti në lidhje me procedurat

Duhet shikuar aftësia e pacientit për të baskëpunuar

Të shikohet niveli i ankthit tek pacienti

Të shikohet niveli I frikes lidhur me komplikacionet

Page 30: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

30

Vlerësimi infermieror

- Intervistohet pacienti dhe pyetet rreth simptomave p.sh (a ka

dhimbje abdominale).

- Behet pershkrimi I simptomave kur shfaqen, sa shpesh, sa zgjasin, a

shoqerohen me marrjen e ushqimit, a ka pasur ndryshime në zakonet

e zorrëve

- A ka rrema gjaku në përbajtjen e feceve ose urinës

- A ka humbje në peshë

- A ka lodhje dhe djersitje

Page 31: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

31

Ndërhyrja infirmerore

Ndërhyrja infermierore në përmirsimin e gjendjes së pacienti:

- Reduktimi i dhimbjes

- Parandalimi i infeksioneve

- Diete e mire ushqimore

- Reduktimi I ankthit dhe frikës

- Kujdes post-operator

Page 32: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

32

Plani nderhyrjes infermierore

Prognoza varet nga:

- Faza e kancerit(nëse kanceri është vetëm në kolon apo është

përhapur edhe në vende të tjera në trupe)

- Nëse është bllokuar apo krijuar nje vrimë

- Shëndeti I përgjithshëm i pacientit

- Nëse kanceri është rekurent

Mundësia e trajtimit varet nga:

1- faza e kancerit

2- nëse pacienti është rekurent

3- shëndeti i përgjithshëm i pacientit

Page 33: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

33

VIII. Dieta dhe parandalimi i kancerit

Dieta e lartë yndyrore mendohet se ndikon tek pacientët me kancer

kolorektal.

Një stil i shëndoshë jetese mund të ulë rrezikun për një

sëmundje të kancerit të zorrës:

kryerja e sa më shumë aktiviteteve

kontrolli mbipeshë

ushqimi i baraspeshuar me shumë fruta, perime, sallata dhe lëndë

fibrike, pak yndyrë dhe pak mish të kuq

eleminimi i duhanit

Page 34: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

34

IX. Metodologjia

--Studimi është kryer në një periudhë kohore Dhjetor 2013-Mars 2014. Këtu

u përfshinë 22 pacientë të hospitalizuar pranë shërbimit të kirurgjisë,QSUT.

Punimi u mbeshte në kartelat klinike, në të dhënat infermierore dhe të

dhënat amnestike mbi faktorët e riskut. Në studim u morën pacientë që

rezultonin me diagnozë klinike, irrigografi, kolonoskopi.

-- Pacientet u ndanë në bazë të seksit, moshës, profesionit, faktorët e

riskut, rezultateve laboratorike.

--Të dhënat janë paraqitur në tabela dhe grafike sipas kritereve te

përcaktuara më lart.

Page 35: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

35

Grafiku Nr.1 Ndikimi I gjinisë në incidencën e kancerit të kolonit.

Meshkujt janë më të predispozuar për kancer të kolonit se femrat.

Page 36: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

36

Tabela Nr.1 Ndikimi i moshës në incidencën e kancerit të kolonit.

Grafiku Nr. 2 Paraqitja grafike e ndikimin të moshës në incidencën e

kancerit të kolonit.

Mosha 40-49 50-59 60-69 70-80 Totali

Nr.pacientëve 2 ( 9.1%) 3 (13.6%) 6 (27.3%) 11 (50%) 22 ( 100 %)

Page 37: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

37

Tabela Nr.2 Incidenca e kancerit të kolonit sipas gjinisë dhe diagnozës.

Numri I pacienteve sipas llojit të kancerit

Diagnoza Femra Meshkuj Total %

Koloni sigmoid 2 4 6 27.30%

Koloni deshedent 0 1 1 4.50%

Koloni transversal 0 0 0 0%

Koloni ashedent 1 1 2 9.10%

Kanceri kolorektal 2 9 11 50%

Kanceri anorektal 1 1 2 9.10%

Total 6 16 22 100%

Page 38: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

38

Tabela Nr.3 Simptomat që kanë shfaqur pacientët e hospitalizuar.

SIMPTOMAT % E SHFAQJES

Dhimbje barku 78%

Diarre 78%

Konstipacion 63%

Anemi 55%

Renie ne peshe 50%

Gjak ne fece 48%

Nauze / te vjella 10%

Page 39: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

39

Grafiku Nr.3 Paraqitja grafike e siptomave.

Page 40: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

40

Grafiku Nr. 1

Në studimin tonë u përfshinë 22 pacientë me kancer të kolonit.

Sic shihet nga grafiku në këtë punim, seksi mashkull zë një vend

predominues ngaj atij femer.

E shprehur kjo në përqindje M (72.7 5) e F (27.3 %).

Tabela Nr.1

Sic shihet nga tabela sëmundja e kancerit të kolonit prek kryesisht

grup moshat mbi 70 vjec, përkatësisht 50 % , gjithashtu dhe grup

moshat 60-69 vjec përkatësisht 27.3 % te tyre, me një total për këto

grup mosha me 77.3 % të rasteve.

Tabela Nr. 2

Në tabelën nr.2 shihet se numri I rasteve ishte më i larte në kancerin

rectal. Nga 22 raste totale 50 % e pacienteve janë të prekur nga

kancerit kolorectal dhe 27.3 % të pacienteve janë të prekur nga

koloni sigmod.

Page 41: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

41

Tabela Nr.3

Po ti hedhim një vështrim tabelës nr.3 do të vëme re siptomat më të

shpeshta që pacientët kanë shfaqur janë: dhimbja e barkut dhe

diarra zënë përqindjen më të madhe të simptomave, përkatësisht 78

% .

Simptomat e tjera janë : kostipacioni 63 %, anemi 55 %, rënie në

peshë 50 %, gjak në fece 48 %, dhe nauze e të vjella 10 %.

Page 42: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

42

X. PËRFUNDIME

1. Pacienti është i ndrgjëgjësuar për semundjen që ka.

2. Pacienti është i papërgatitur për cdo komplikacion të mundshëm.

3. Pacienti është i mireinformuar për trajtimin e sëmundjes.

4. Pacienti është i mirëinformuar për ndjekjen periodike të

sëmundjes.

Page 43: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

43

XI.Rekomandimet

Parandalimi I faktorëve të riskut është një predictor i rëndësishëm i

precipitimit të sëmundjes së kancerit të kolonit.

Masat parandaluese janë:

Dieta

Rënia në peshë

Aktiviteti fizik i ekuilibruar

Herediteti

Kirurgjia e polipozave.

Page 44: PUNIM DIPLOME - Universiteti Aleksandër Moisiu Durrës · Të listohen llojet kryesore të trajtimit te pacientët me kancer 6. Të bëhet i qartë roli i infermieres në ndihmë

Kanceri i Kolonit

44

Bibliografia

1. De Vita, Hellman, Laërence, “Principles & Practice of Onkology” 2008

Gianni Bonadonna, “Medivine Onkologica” Milano, 2007

2. Dantieri, Patologia generale” Padova, 2005

Giovanni Neri, “Genetica umana e medica” Milano, 2010

3. Robbins e Cotran, “Le basi patologiche delle malattie” Torino, Milano,

2008

Mariuzzi, “Anatomia patologica e correlazione anatomo-cliniche” Padova

2006

4. Harrison, “Principi di Medicina Interna” Neë York-Milano, 2006

5.Giogio Cittadini, “Diagnostica per immagini e radioterapia” 2008

6. Dionigi “Basi teorichi e Chirurgia generale-Chirurgia specialistica”

Padova 2006

7. Brunton, Laco, Parker, Libro “Goodman & Gilman”, “Le basi

farmacologiche delle terapia” 2006

8. Bertram G “Farmakologia generale e clinica”, Padova 2006