punim diplome - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...e gjithë literatura dhe burimet e...

32
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I MJEKËSISË PROGRAMI I INFERMIERISË PUNIM DIPLOME Tema: Roli i asistentes infermierore te pacientët me çrregullime të ushqimit. Kandidatet: Mentori: Jehona Mustavataj Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku Sadije Halilaj Gjakovë, 2019

Upload: others

Post on 27-Dec-2019

157 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

Page 1: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I MJEKËSISË

PROGRAMI I INFERMIERISË

PUNIM DIPLOME

Tema: Roli i asistentes infermierore te pacientët me

çrregullime të ushqimit.

Kandidatet: Mentori:

Jehona Mustavataj Prof. Asoc. Ilirjana Raça Bunjaku Sadije Halilaj

Gjakovë, 2019

Page 2: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

2

INFORMATA RRETH PUNIMIT

Punimi është realizuar në Universitetin Publik të Gjakovës ʺFehmi Aganiʺ në bashkëpunim me

Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës dhe Spitalin e Përgjithshëm të Bajram Currit.

Mentori; Prof. Dr. Ilirjana Raça Bunjaku në Universitetin Fehmi Agani-Gjakovë.

Punimi përfshin: 32 faqe, 4 kapituj, 1 figurë.

Page 3: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

3

DEKLARATA E ORIGJINALITETIT

Ne,Jehona Mustavataj me Nr.ID,160306071 dhe Sadije Halilaj me Nr.ID.160306076 studente në

Universitetin e Gjakovës ʺFehmi Agani ʺ Fakulteti I Mjekësisë,Drejtimi,-Infermieri deklarojmë

se punimi është i titulluar:ʺROLI I ASISTENTES INFERMIERORE TE PACIENTËT ME

ÇRREGULLIME TË USHQIMITʺ është puna jonë origjinale. E gjithë literatura dhe burimet e

tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht të cituara në literaturë.

Tema e diplomës është punuar si më poshtë;

1.Pjesa e parë nga Jehona Mustavataj

2.Pjesa e dytë nga Sadije Halilaj

Page 4: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

4

FALENDERIM DHE MIRËNJOHJE

Sot,pas finalizimit të studimeve tona,duam të shprehim mirënjohjen tonë dhe një falenderim të

veçantë për familjarët tonë dhe për profesorët që na ndihmuan gjatë këtyre viteve.

Faleminderit për mbështetjen e pa kushtëzuar të tyre gjatë rrugëtimit tonë studentor e cila do të

jetë periudha më e bukur e jetës tonë arsimore.

Të shprehim me fjalë mirënjohjet tona është e pakët,shpresojmë që sado pak me arritjet tona të

kemi arritur atë që prindërit tonë dëshirojnë,dhe t'ju sjellim atyre kënaqësinë që e meritojnë.

Falenderojmë të gjithë profesorët dhe asistentët për punën e tyre të pa lodhshme ndaj nesh gjatë

këtyre tre viteve.

Një falenderim të veçantë për Prof.Dr.Ilirjana Raça Bunjaku për edukimin,ndihmën dhe

mbështetjen që na ofroi gjatë përgaditjes së këtij punimi.

Faleminderit miqëve tanë për mbështetjen që na kanë dhënë në çdo çast.

FALEMINDERIT TË GJITHËVE !!

Page 5: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

5

Përmbajtja:

ABSTRAKTI .................................................................................................................................. 7

1.HYRJE ......................................................................................................................................... 8

QËLLIMI I PUNIMIT DHE OBJEKTIVAT ................................................................................. 8

METODOLOGJIA DHE MATERIALET ...................................................................................... 9

Kapitulli I ...................................................................................................................................... 10

1.1.STOMAKU DHE FUNKSIONET E TIJ ............................................................................ 10

1.1.1.Ndërtimi i stomakut në kushte normale ........................................................................... 11

1.2.Funksioni i stomakut në kushte normale ............................................................................. 11

1.2.1.Masat parandaluse ............................................................................................................ 11

1.3.TRETJA .............................................................................................................................. 12

1.3.1.Sistemi tretës .................................................................................................................... 12

1.4.TË USHQYERIT ................................................................................................................ 13

1.4.1.Materiet ushqyese themelore ............................................................................................ 13

1.5.Vlerësimi i gjendjes së ushqyerjes ...................................................................................... 13

1.6.USHQIMET BIO DHE OMGJ ........................................................................................... 14

1.6.1.USHQIMET OMGJ ......................................................................................................... 14

1.7. EFEKTET POZITIVE TE TË USHQYERIT SHËNDETSHËM ...................................... 15

1.7.1.EFEKTET NEGATIVE TE KEQUSHQYERJA ............................................................. 15

1.8.SËMUNDJET QË TRANSMETOHEN PËRMES USHQIMIT ........................................ 16

Kapitulli II ..................................................................................................................................... 17

2.1.ÇRREGULLIMET E TË NGRËNIT .................................................................................. 17

2.2.OBEZITETI ........................................................................................................................ 18

2.3.ANOREKSIA ...................................................................................................................... 19

2.3.1.Trajtimi i anoreksisë nervore............................................................................................ 19

2.4.BULIMIA ............................................................................................................................ 20

2.5.ORTOKSIA NERVORE ..................................................................................................... 21

2.5.1.ÇRREGULLIMI I DËSHIRËS USHQIMORE ............................................................... 21

Kapitulli III ................................................................................................................................... 22

3.1.Kujdesi infermieror te pacientat me çrregullime të ushqimit. ............................................. 22

3.2.Vlerësimi fizik /Manifestimi klinik ..................................................................................... 24

Page 6: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

6

3.3.Edukimi shëndëtësore ......................................................................................................... 25

3.3.1.Kujdesi infermieror te pacientet me mbi peshë(Obezitet) ............................................... 25

3.4.Vlerësimi fizik/Manifestimi klinik ...................................................................................... 26

3.4.1.Kujdesi infermieror te personat anoreksik ....................................................................... 26

Kapitulli IV – Diskutime dhe rekomandime ................................................................................. 27

Rekomandimet .............................................................................................................................. 28

Rezyme ......................................................................................................................................... 29

Referencat ..................................................................................................................................... 30

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV) ................................................................... 31

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV) ................................................................... 32

Page 7: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

7

ABSTRAKTI

Gjendja normale e ushqyerjes përfaqëson një marrdhënje të shëndoshë ndëpërmjet konsumit të

lëndëve ushqyese dhe nevojës për to.

Me kalimin e kohës një çrregullim nëpërmjet konsumimit të tepërt apo të pakët të ushqimit mund

të shpie deri tek pasojat fatale,të cilat shoqërohen me mos funksionimin e rregullt të organeve

dhe përbërjen e trupit.

Ky punim përfshin informacione rreth ushqimit dhe përbërjes së tij dhe faktorët që sjellin

çrregullimet ushqimore,informacione rreth çrregullimeve më të shpeshta të ushqimit,si dhe

kujdesin shëndetsorë të këtyre pacientëve.

Krahas këtyre janë mbledhur edhe informacione në lidhje me ushqyerjen e drejtë,shkaktarët,

situatat psikologjike dhe depresive të këtyre pacientëve,këshillimet rreth dëshirës së individit për

mbajtjen e peshës trupore si dhe rekomandimet e duhura rreth një ushqyerje të rregullt.

Page 8: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

8

1.HYRJE

USHQIM-Ushqim quhet çdo substancë e përpunuar,pjesërisht e përpunuar ose e papërpunuar e

cila është e dedikuar për përdorim nga njeriu,qoftë si ushqim ose si pije.Të ushqyerit është

proces i cili fillon me futjen e ushqimit në organizëm dhe përfundon me shfrytëzimin e plotë të

materieve organike,ndërtuese dhe mbrojtëse.Vetëm me ushqim kualitativ dhe të shëndoshë mund

të ndërtohet dhe të ruhet shëndeti.ʺCilido qoftë babai i një sëmundje ushqimi jo drejtë është nëna

e tijʺ.

USHQYERJA-Konsiderohet si tërsia e proceseve dhe veprimeve që transformojnë ushqimet dhe

i bëjne ato më të asimilueshme nga ana e organizmit.Ushqyerja për më tepër është një veprim i

pavullnetshëm dhe i pandërgjegjshëm.

TË USHQYERIT-Nga ana tjetër është veprim që lidhet me përfitimin dhe futjen e ushqimeve në

organizëm.Në këtë aspekt kemi të bëjmë me një zgjidhje të lirë,të vullnetshme dhe të

ndërgjegjshme të individit.

QËLLIMI I PUNIMIT DHE OBJEKTIVAT

Qëllimi i punimit të kësaj teme diplome është njohja e përbërjes së ushqimit,komponentëve të

tij,efektet pozitive dhe negative në organizëm si dhe njohja të gjitha sëmundjeve të cilat janë të

shkaktuara nga ushqimi.Saktësisht jo të gjitha sëmundjet mund të paraqiten nga pakujdesia apo

jo kontrollimi i duhur i ushqimeve.Ne në këtë punim jemi munduar të tregojmë çfarë është

ushqimi dhe cilat janë efektet e tij në organizmin e njeriut,cilat janë efektet pozitive dhe

negative,sëmundjet që paraqiten nga ushqimi dhe sa janë dëmet që shkaktohen në komunitet.

Objektivat

Objektivat kryesore janë:

• Studimi rreth ushqimit dhe çrregullimet që shkaktohen

• Vizita në spitale dhe studimi i personave që vuajnë nga këto çrregullime

• Mësimi dhe marrja e informatave të sakta të çrregullimeve të ushqyerit.

Page 9: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

9

METODOLOGJIA DHE MATERIALET

Punimi i kësaj teme diplome bazohet në metoden e përshkrimit të të dhënave primare,kjo temë

diplome nuk përmban hulumtime të bëra direkt.Në spitalin ʺISA GREZDAʺ në Gjakovë dhe në

spitalin e Përgjithshëm të Bajram Currit,na është pamundësuar në mungesë të pacientëve me

çrregullime të të ngrënit dhe jemi detyruar duke marrë kështu informacion sa më shume rreth

çrregullimeve të të ngrënit dhe kujdesi ndaj këtyre pacientëve të jetë sa më efektiv.

MATERIALET

• Nga librat mjekësore

• Nga interneti

• Nga web-faqet

Page 10: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

10

Kapitulli I

1.1.STOMAKU DHE FUNKSIONET E TIJ

Stomaku

Stomaku është një organ i pozicionuar në anën e majtë të trupit menjëherë nën diafragmë,dhe

është pjesërisht i mbuluar nga brinjët.Nga pjesa e sipërme stomaku kufizohet me diafragmën,nga

pjesa e djathtë me mëlçinë kurse nga pjesa e majtë me shpretkën.Stomaku kryen funksione të

rëndësishme si p.sh:pranimi i ushqimit që vjen nga kapërcelli,përpunimi i ushqimit,dërgimin e

ushqimit të përpunuar në zorrë.Punon si një rezervuar për ushqimin.Pjesa e jashtme e stomakut

përbëhet nga tre shtresa muskuli të lëmuar:

• Një shtresë gjatësore

• Një shtresë qarkore

• Një shtresë e pjerrët

Këto tre shtresa muskujsh kanë funksionin e përzierjes së ushqimit me lëngun gastrik dhe

shpërndarjen e tij në duoden.Mukoza e stomakut thith ujin dhe glukozën nga gjaku.

Page 11: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

11

1.1.1.Ndërtimi i stomakut në kushte normale

Histologjia

Muri i stomakut përbëhet nga tri shtresa:

1.Shtresa mukoze:mbulohet me epitel cilindrik glandular.Sipas strukturës së epitelit glandular

dallohen tri zona.

2.Shtresa muskulore:është shumë e zhvilluar me fibra rrethore,gjatësore dhe të pjerrëta,që e

bëjnë stomakun organin më muskuloz të traktit tretës.

3.Shtresa seroze:e vesh stomakun nga të gjitha anët dhe vazhdon në formë dublikature duke

formuar ligamentet e stomakut,që e bashkojnë atë me kolonin,herparin,shpretkën,pankreasin dhe

formojnë edhe omentum majus.

1.2.Funksioni i stomakut në kushte normale

1.Magazinimi i përkohshëm i ushqimit që kalon nga ezofagu në stomak,ku mbahet për 2 orë ose

më shumë;

2.Përzierja dhe ndarja e ushqimit nga tkurrja dhe relaksimi i shtresave të muskujve në stomak.

3.Tretja e ushqimit:Mukoza përmban qeliza që prodhojnë acid klorhidrik dhe enzima ndihmëse

në tretjen e ushqimit.

1.2.1.Masat parandaluse

1.Përdorni sa më shumë fruta dhe perime.Një dietë e pasur me fruta dhe perime të

freskëta,sidomos ato të pasura më shumë vitamina C,kanë rezultuar se kanë një ndikim të madh

në mbrojtjen kundrejtë kancerit në stomak.

2.Limitoni duhanin,ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara.Në vendet

që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet me shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel

më të lartë të prekurve nga këto sëmundje.

3.Limitoni konsumimin e alkoolit.

4.Limitoni mishin e kuq.Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq,sidomos nëse është i

skuqur.

5.Limitoni përdorimin e pijeve energjike dhe kafeinës.

Page 12: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

12

1.3.TRETJA

Sistemi i tretës

Trupi juaj ka nevojë për ushqim që të mund të ndërtojë dhe riparojë vetveten.Po ashtu ka nevojë

për ushqim për të përfituar energji kimike për proceset që duhet të kryej.Përpara se trupi të mund

të përdorë ushqimin që ne hajmë,ai duhet ta thyej atë në pjesë të vogla të quajtura lëndë

ushqyese,të cilat më pas mund të thithen dhe të kalojnë në qarkullim të gjakut.

Procesi i thyerjes dhe thithjes së ushqimit quhet tretje.

1.3.1.Sistemi tretës

Organi kryesor i sistemit tonë tretës është një tub i gjatë muskulore,i quajtur gypi tretës.Ky tub

tretës ndahet në disa pjesë:ezofagu,stomaku,zorra e hollë dhe zorra e trashë.Pankreasi fshikëza e

tëmblit,mëlçia janë organe të bashkëlidhura që kanë edhe ato një funksion në procesin e

tretjes.Tretja e ushqimeve fillon në gojë,ku dhëmbët e coptojnë ushqimin në pjesë të

vogla.Lëngje të njohura si pështymë e zbusin ushqimin në mënyrë që ai të rrëshkasë poshtë nëpër

gurmaz.Gjuha i jep ushqimit formën e një topi dhe e shtynë atë nëpër gurmaz nga ku

gëlltitet.Ushqimi futet në ezofag dhe shkon drejt stomakut.Brenda stomakut ushqimi përzihet dhe

trazohet nga tkurrja e muskujve të murit të stomakut.Stomaku sekreton acide dhe kimikate të

tjera që thyejnë ushqimin dhe e kthejnë atë në një lëng supe-ngjashëm të quajtur kimë.Ky lëng

lëshohet me masë drejt zorrës së hollë,më saktë duodenum-it.Ushqimit i duhen rreth 10 sekonda

për të udhëtuar nëpër ezofag.Ushqimi qëndron në stomak për rreth 4 orë.Acidi i stomakut është

aq i fuqishëm sa që mund të shkrijë metalin.Muri i stomakut mbrohet nga acidet e stomakut me

anë të një shtrese të hollë mukoze.

Page 13: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

13

1.4.TË USHQYERIT

Ushqimi është substancë e përpunuar,pjesërisht e përpunuar ose e papërpunuar e cila është e

dedikuar për përdorim nga njeriu,qoftë si ushqim apo si pije,përfshirë këtu edhe ujin por jo dhe

drogat.

Këtu bëjnë pjesë dhe të gjitha materiet që i shtohen ushqimit gjatë procesit të prodhimit ose të

përpunimit me qëllim të përmirësimit të pamjes,ngjyrës,aromës,shijes ose për shkak të ndonjë

pasurimi të caktuar.

Ushqimi të cilin ne e konsumojmë çdo ditë,përmban një numër të madh të përbërësve të veçantë

kimik nga të cilët disa janë mirë të njohur disa pjesërisht të njohur ndërsa pjesa tjetër,fare të

panjohur.

Të ushqyerit është një proces i cili fillon me futjen e ushqimit në organizëm dhe përfundon me

shfrytëzimin e plotë të materieve energjike,ndërtuese dhe mbrojtëse.

Ushqimi i drejtë duhet të mundësojë:

• Konsumim të mjaftueshëm të materieve energjike ushqyese

• Konsumim të mjaftueshëm të materieve ndërtuese

• Konsumim të mjaftueshëm të materieve mbrojtëse.

Problemet themelore me të ushqyerit e popullatës në botë definojnë dallime ekstreme mes

tyre.

1.4.1.Materiet ushqyese themelore

Karbohidratet,lipidet dhe pjesërisht proteinat,janë bartës të energjisë dhe bashkë me ujin e

përbëjnë pjesën më të madhe të prodhimeve të ashtuquajtura makronutriciente.Materiet minerale

dhe vitaminat numërohen në grupin e mikronutricienteve sepse janë të nevojshme në sasi më të

vogla dhe gjindën pothuajse në të gjitha prodhimet që i përdorë njeriu.Në varësi nga përbërja

kimike,materiet ushqyese, ndahen në:Organike dhe joorganike.

1.5.Vlerësimi i gjendjes së ushqyerjes

Vlerësimi i gjendjes së ushqyerjes në mjekësinë kimike ka tri qëllime kryesore:

➢ Të identifikojë praninë dhe llojin e çrregullimit.

➢ Të përcaktojë obezitetin,anoreksinë dhe buliminë si kërcënues për jetën.

➢ Të hartojë konsulta të përshtatshme për pacientët ndaj çrregullimeve të ushqyerit .

Të përcaktojë mënyrën e ngrënjes ,sasinë dhe kohën e vakteve ushqimore.

Page 14: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

14

1.6.USHQIMET BIO DHE OMGJ

Ushqimet biologjike ato të vërteta,të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike janë shumë

të shëndetshme për shëndetin tonë.Ushqimet bio janë të pasuruara me substanca që na ndihmojnë

të ndihemi më mirë si vitamina C dhe oksidues të tjerë.Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj

ushqimeve të modifikuara,për prodhimin e të cilave përdoren hormone,pesticide apo kimikate të

ndryshme të pakontrolluara të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

1.6.1.USHQIMET OMGJ

Organizëm i Modifikuar Gjenetikisht(OMGJ),nënkuptohet një organizëm gjallor pasuria

gjenetike e të cilit është modifikuar nga njeriu nëpërmjet teknikave te inxhiniërisë gjenetike.

Dëmet e ushqimeve të modifikuara.

Përdorimi i organizmave të modifikuar dëmton ;

Aparatin tretës

Krijon alergji

Dëmton biodiversitetin

Shkakton dëme ekonomike te fermerët

Dëmton marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë me vendet e Bashkimit Europian.

Page 15: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

15

1.7. EFEKTET POZITIVE TE TË USHQYERIT SHËNDETSHËM

Ushqyeshmëria korrekte ka një numër të shumëfishtë të efekteve pozitive në shëndetin tonë të

përgjithshëm.Secili proces që zë vend në organizmin tonë shfrytëzon energji.Kjo fuqi sigurohet

nga ushqimi që ne konsumojmë dhe nga vitaminat dhe mineralet të cilat ne i marrim.

1.Një ushqim i shëndetshëm do të përforcojë mjaft shumë imunitetin tonë i cili ripërtërihet çdo 7

ditë.Një imunitet i fortë do të zvogëlojë dukshëm gjasat për paraqitjen e sëmundjeve të

ndryshme.

2.Ushqimi i balancuar dhe përdorimi i shtresave të ushqimit do të na ndihmojë shumë të mbajmë

peshën tonë ideale të trupit.

3.Një ushqyeshmëri e rregullt do të na ndihmojë të mbajmë nivelin korrekt të sheqerit në gjak

duke na dhënë energjinë e duhur gjatë gjithë ditës.

1.7.1.EFEKTET NEGATIVE TE KEQUSHQYERJA

• Anoreksia nervosa është një çrregullim i të ushqyerit në të cilin personi bie shumë në peshë

sepse e kufizon të ngrënit.Ky problem vihet re më dendur te gratë e reja dhe vajzat

adoleshente se sa tek meshkujt.

• Bulimia është një çrregullim psikologjik i të ngrënit që karakterizohet me intervale të të

ngrënit të pakontrolluara të percjellura me metoda joedukative për kontrollim të peshës.

Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë po ashtu karakteristika të bulimisë.

• Obeziteti konsiderohet një situatë jonormale ku ka depozitim të tepërt të yndyrës në trup.Kjo

ndodh nga marrja e tepërt e ushqimit.

• Diabeti është një sëmundje që karakterizohet nga niveli i lartë i glukozës (ose sheqerit) në

gjak.Ky nivel i lartë glukoze është i shkaktuar nga paaftësia e organizmit për të përdorur

insulinen e vet për të tretur sheqerin.

• Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut.

• Kanceri është nje term i përgjithshëm që përdoret për më tepër se 100 sëmundje të cilat mund

të prekin tërë organizmin.Tumorët zakonisht klasifikohen në këto grupe:

1. Beninje

2. Malinje

Page 16: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

16

1.8.SËMUNDJET QË TRANSMETOHEN PËRMES USHQIMIT

Produktet ushqimore janë mes ideal për qëndrimin e mikroorganizmave patogjen saprofit

njëherit janë teren ideal për shumimin e bakterieve prandaj shërbejnë si rrugë për transmetimin e

sëmundjeve ngjitëse.Përmes ushqimit të kontaminuar me mikroorganizma patogjen mund të vijë

deri te këto sëmundje ;

a.Infeksionet alimentare-Vijnë si rezultat i kontaminimit të ushqimit me mikroorganizma

patogjen.Pasi futen në organizëm dhe pas një inkubacioni të caktuar vjen deri te lajmërimi i

sëmundjes.

b.Toksikoinfeksionet alimentare-janë infeksione të cilat pas konsumimit të ushqimit të ndotur

mikroorganizmat do të zbërthehen në zorrë duke liruar endoksinat e tyre dhe kështu vie deri te

infeksionet dhe intokiskacionet alimentare.

c.Intoksikacionet alimentare-paraqiten si rezultat i ushqimit të kontaminuar me

mikroorganizma patogjen të cilët në gjërat ushqimore i lirojnë ekzotoksinat e tyre të forta siç

janë Staphylococus aureus dhe Clostridium botulinum.

d.Invazionet alimentare-Janë sëmundje që paraqiten si rezultat i kontaminimit të ushqimit me

parazit.

Page 17: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

17

Kapitulli II

2.1.ÇRREGULLIMET E TË NGRËNIT

Dëshira për të arritur linja trupore perfekte përmes mbajtjes së dietave të rrepta,shpesh herë

shëndërohen në armik të shëndetit.Kjo nuk ndihmon në mbajtjen e peshës trupore,por ndikon në

shfaqjen e problemeve psikologjike,të cilat nëse nuk marrin ndihmën e duhur mjekësore në kohë

mund të bartin edhe pasoja fatale.Pjesë e këtyre shqetësimeve janë edhe të ashtuquajturat

˝Çrregullimet e të ngrënit˝,të cilat fatkeqësisht në ditët e sotme jo vetëm që po shfaqen në rritje,

por ndikojnë negativisht në shëndetin e të rinjëve.Ndër format më të shpeshta të çrregullimeve në

të ngrënë janë:

• Anoreksia

• Bulimia

Në mungesë të informacionit mbi njohjen e këtyre çrregullimeve,në pjesën dërrmuese të rasteve

trajtimi i tyre neglizhohet,çka e dëmton edhe më shumë individin,si pasojë e dëmtimeve që pëson

shëndeti nervorë.Përgjegjësisht këto lloje çrregullimesh kuptohen si imazhe të tilla që kanë të

bëjnë linjat e dobëta trupore,ndërkohë që janë edhe më të thella.Problemet që shfaqen në jetën

tonë të përditshme,qoftë në familje,shkollë,shoqëri,rezultojnë të jenë edhe ndër faktorët më të

shpeshtë që mund të ndikojnë në shfaqjen e çrregullimeve te të ngrënit.

Si duhet ti kuptojmë çrregullimet e të ngrënit ,si edhe në çfarë formash shfaqen?

Çrregullimet e të ngrënit karakterizohen nga prania e shtrembërimeve të forta në sjelljen e të

ngrënit.Një ndër çrregullimet më të shpeshta janë:anoreksia nervore,bulimia nervore,çrregullime

të paspecifikuara,si dhe obeziteti.

Page 18: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

18

2.2.OBEZITETI

Obeziteti si çrregullim kompleks multifunksional,është njeri nga arsyjet kryesore për çrregullime

shëndetësore në organizëm dhe paraqet rrezik potencial për vdekje të parakoshme sidomos te

sëmundja e sistemit cirkulator,disa gjendje të neoplazmave malinje si dhe sëmundje tjera jofatale

që nuk e rrezikojnë jetën e njeriut por,ndikojnë shumë në kualitetin e jetës.

Mbipesha është problem i debalancit nutritivë.Të dhënat e fundit shkencore gjithnjë e më shumë

flasin për rritjen e prevalencës së mbipeshës(obezitetit) në moshën e pubertetit dhe adoleshencës

duke e cituar si një problem shëndetësor për të cilin duhet marrë masa parandaluese.Numri dhe

gradat e prekshmërisë së organeve specifike,zakonisht rritet me shtimin e niveleve të

obezitetit.Deri te obeziteti vie kur pesha trupore rritet mbi 20% te BMI ndërsa,çrregullimet

patologjike me prognozë të keqe fillojnë kur ka rritje të BMI më shumë se 50% nga pesha ideale.

Manifestimi i obezitetit në moshën e re,me siguri krijon predispozicion për shumë sëmundje të

sistemit kardiovaskulare.Shkaqet për konsumimin e tepërt të ushqimit kërkohen në shpehitë e

njerzëve,pasiguritë,pakënaqësitë personale,vetmia,shprehitë gjatë periudhës së shtatzanisë dhe

laktacionit,gjendjet depresive(ikje nga problemet deri te ushqimet),si dhe gjendjet

endokrine(hipofiza dhe tiroida).

Para se te fillohet me mjekimin e kësaj sëmundjeje duhet të vlersohet profili i gjendjes së

dëmtuar shëndetësore me ndihmën e kontrollave mjekësore ose sipas nevojës së pacientit dhe

mjekut specialist.Parandalimi dhe shërimi i obezitetit indikohet nëse pacienti ka indeks të masës

trupore >25 kg/m2.

Strategjia për uljen e peshës trupore varet nga niveli i obezitetit të sëmundjeve përcjellëse dhe

shoqërohet me dieta,aktivitete fizike dhe terapi për ndryshimin e sjelljes.Nuk duhet të tolerohet

gjendja obeze për shumë vjet sepse,kjo gjendje shpije në gjendje direveresibile të gjakut dhe

organeve,pas humbjes së peshës nuk mund të priten rezultate në favor të shëndetit të mirë.

Page 19: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

19

2.3.ANOREKSIA

Anoreksia nervore

Anoreksia nervore,-Bën pjesë në kategorinë e gjendjeve që paraqesin rrezik për jetën.Fjala

anoreksi rrjedh nga greqishtja që do të thotë mungesë e oreksit.Karakterizohet me refuzimin e

ushqimit.Për herë të parë,përshkrimin mjekësorë të kësajë sëmundjeje e ka dhënë dr.Ricard

Martin në vitin 1689.Ai e përshkruan anoreksinë si ʺgjendje e sëmurë e shpirtitʺ,e shkaktuar nga

vuajtja dhe ankthi.

Anoreksia karakterizohet me frikë të madhe ndaj obezitetit.

Kjo sëmundje,më shumë shfaqet te adoleshentët dhe gratë e reja.Personi që vuan nga anoreksia

pothuajse nuk ushqehet,i numëron kaloritë që merr pastaj vazhdon me aktivitete të rënda fizike

por,sado që dobësohen personat që vuajnë nga kjo sëmundje nuk besojnë në atë që shohin në

pasqyrë dhe vazhdojnë duke mos marrë ushqim.Simptomat shqetësuese janë:humbja e madhe e

peshës,dietat e forta,mungesa e ciklit menstrual,rënja e flokëve,duart dhe këmbët e ftohta shfaqje

e qimeve të holla në trup,çrregullime të të folurit,trajnimet e vështira,gënjeshtëra në lidhje me

konsumimin e ushqimit,dobësi kahetike,periudha të hiperaktivitetit,rritje të qimeve në

trup,këmbë dhe pjesë të tjera të organizmit,çrregullime kardiake,lëkurë të thatë që

qërohet,frymëmarrje të vështirsuar.

Pasojat:Humbje e indit kockor që mund të shpijnë në osteoperozë,temperaturë e ulët e

gjakut,metabolizëm dhe reflekse të ngadalsuara,problem kardiake të natyrës funksionale që

mund të shpijnë në infrakt të miokardit.Për të vlerësuar saktë numrin e të sëmureve me anoreksi

nervore është vështirë për tu realizuar sepse,shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje

turpërohen për të kërkuar ndihmë.

2.3.1.Trajtimi i anoreksisë nervore

Të dhënat nga kërkimet shkencore janë të kufizuara për trajtimin e anoreksisë nervore.Për

pacientët shumë të dobësuar,baza e trajtimit është monitorimi mjekësorë dhe reabilitimi

ushqimor i mbikqyrur për të rikthyer peshën trupore dhe për të normalizuar çrregullimet e të

ushqyerit.Individet shumë nën peshë kanë nevojë për një program spitalor për ta normalizuar

peshën e cila arrihet me anë të vakteve të kontrolluara dhe në një mjedis mbështetës e

inkurajues.Kur pacientat refuzojnë të ushqehen,mund të përdoret ushqyerja nazogastrike.

Page 20: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

20

2.4.BULIMIA

Bulimia nervore karakterizohet nga episode të vazhdueshme të të ngrënit në sasira të

mëdha(është konsumimi i një sasie shumë të madhe ushqimi e shoqëruar me humbje të kontrollit

të të ngrënit) që shoqërohet me një sjellje kompensuese(p.sh vetënxitje e të vjellurave ose

qëndrimi pa ngrënë) që ka si qëllim të zhbëjnë efektet e të ngrënit në sasira të mëdha.Bulimia

nervore ka gjithashtu,dy nëntipa.Tipin e përdorimit të purgantëve ku individët vetënxisin të

vjellat ose keqpërdorin laksative,diuretikët ose klizmat,dhe në tipin tjetër pra pa përdorim

purgantësh ku individët përdorin sjellje të papërshtatshme si,qëndrimi pa ngrënë ose ushtrime të

tepruara fizike në mënyrë që të zhbëjnë efektet e të ngrënit në sasira të mëdha.

Shkaktaret

• Depresion

• Maltretimi psikofizik

• Në fëmijëri

• Niveli i ulët i vetrrespektit

• Persionet dhe konfliktet brenda familjes

Cilat janë pasojat fizike të bulimisë:

1.Dhimbje në stomak

2.Duart dhe shputat të enjtura

3.Ndjenja e lodhjes

4.Mundimi në te vjellura dhe kokëdhëmbje

Trajtimi

Bulimia nervore

Të dhënat për trajtimin e bulimisë nervore janë më të forta se ato për anoreksinë nervore

por,cilësia e studimeve egzistuese,është e ndryshme.Janë studiuar disa forma të psikoterapisë dhe

të dhënat tregojnë se terapia e njohjes dhe sjelljes ja doli të rikthente një model të shëndetshëm të

ushqyerit dhe të ndryshonte qëndrimet jo të drejta në lidhje me ngrënjen,formën dhe

peshën.Pothuajse të gjithë agjentët antidepresivë të studiuar kanë një ndikim mesatar në

simptomat e bulimis nervore por,ashtu si në rastin e psikoterapisë ka një përqindje të lartë

pacientësh që nuk përgjigjen.

Page 21: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

21

2.5.ORTOKSIA NERVORE

Ortoksia nervore karakterizon njerzit e fiksuar pas ushqimit të shëndetshëm dhe shoqërohet me

stres dhe shqetësime në shëndetin mendor.Ortoksia nervore,˝çrregullim i të ngrënit

shëndetshëm˝e ka marrë emrin nga fjala grekeʺorthoʺqë do të thotë ʺe saktëʺose

ʺkorrekteʺ.Fokusi i tepruar tek ushqimi mund të vihet re sot te disa njerez që bëjnë stil jeteseʺtë

pastërʺ.Edhe pse nuk ka një vijë që të ndajë të ngrënit e shëndetshëm dhe ortoksinë nervore,kjo e

fundit mund të përkufizohet si një gjendje e krijuar kur të ngrënit ʺe shëndetshëmʺshkakton

distres të madh dhe pasoja negative në jetën e dikujt.Ortoksia nervore nuk njihet klinikisht,por

kërkuesit kanë zhvilluar pyetsorë për popullata të ndryshme për të krijuar një ide për prevalencën

e saj.Dy pyetje të përfshira në pyetsorë janë:

1. A të shqetëson mendimi për ushqimin më tepër se 3 orë në ditë?

2. A ndiheni në faj kur i thyeni rregullat e të ngrënit shëndetshëm?

2.5.1.ÇRREGULLIMI I DËSHIRËS USHQIMORE

Ky çrregullim karakterizohet nga ngrënia në sasi tepër të mëdha të ushqimeve kalorike në një

periudhë shumë të shkurtër kohe.Kjo përcaktohet si një çrregullim i rëndë i të ngrënit në të cilën

konsumohen sasi jashtëzakonisht të mëdha të ushqimit dhe duke u ndier të pa aftë për të ndaluar

të ngrënit.Është vlerësuar se 1.6% e grave dhe 0.8% e njerzëve në mbarë botën vuajnë nga ky

çrregullim i dëshirës së të ngrënit.Ndërsa 0.4% e grave të moshës së mesme dhe gra me të vjetra

që zhvillojnë këtë çrregullim gjatë jetës së tyre.

Page 22: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

22

Kapitulli III

3.1.Kujdesi infermieror te pacientat me çrregullime të ushqimit.

Vlerësimi infermieror

Infermieri interviston pacientin për të siguruar informacione për:

1.Marrjen e ushqimeve normale ditore

2.Zakonin e ngrënjes së ushqimeve

3.Ndryshimet e oreksit

4.Ndryshimin e peshës trupore

5.Ndryshimin e sjelljes

6.Ndryshime të gjendjes psikologjike

Pacienti paraqitet në qendrat spitalore me çrregullime të ushqimit dhe kërkon një trajtim

mjekësorë.Identifikohet lloji i çrregullimit të ushqimit.Disa shenja të çrregullimit mund të

paraqiten për shkak të ngrënjes së tepërt të ushqimit apo dhe nga qëndrimi pa ngrënë për shkak të

peshës.Infermieri\ja e pyet pacientin për simptomat në mënyrë që ta ketë më të lehtë përcaktimin

e llojit të çrregullimit të ushqimit.

Pacientit i kërkohet të përshkruaj ushqimet e zakonshme ditore që konsumon dhe kohën e

vakteve.Infermieri e krahason këtë informacion me piramiden e ushqimeve dhe vlerëson dificitet

në ushqyerje.Infermieri bashkë me pacientin zbulon çdo ndryshim në zakonin e ngrënjes si

rrjedhojë e sëmundjes.Infermieri vëren nëse pacienti e rrefuzon ushqimin,ose ka një ankth

ekstrem kur i hahet para tjerëve.Gjatë marrjes së vakteve pacienti observohet sepse ata mbas

ushqimit mund të shkaktojnë vjellje ose vetëpastrohen.

Shënohet në kartelë çdo ndryshim në oreks dhe humbja e peshës trupore në mënyrë të

pavullnetshme.Infermieri shënon çdo ndryshim në shije,shfaqjen e nauzese,të vjellurave,dhe çdo

çrregullim gjatë kohës së ngrënjes si dhe çdo ndryshim të gjendjes psikologjike.

Infermieri pyet pacientin për ndonjë ushqim nëse është shmangur dhe arsyjen.

Page 23: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

23

Gjithashtu është e rëndësishme edhe testimi i pacientëve për aftësitë e tyre gëlltitëse, tretëse,

metabolike ose aftësia për të përthithur një lëndë ushqyese,për të vendosur një trajtim ose

mjekim që ka nevojë për një ndryshim të dietës ushqimore.Është mjaft i rëndësishëm sigurimi i

informacioneve rreth dietës së zakonshme dhe dietës së fundit të pacientit.

Gjatë këtyre ekzaminimeve të pacientit vërejmë dhe llojin e çrregullimit lidhur me ushqimin.

Infermieret informojnë këta pacienta për kujdeset themelore të ushqimit dhe ju ofrojnë këshillim

te dietistët që të planifikojnë ushqimet.

Nëse pacienti nuk mund të ushqehet,për të rifituar ose mbajtur peshen,mjekët i rekomandojnë një

trajtim më specifik mjekësorë.Gjatë qëndrimit në spital ata marrin edhe këshillime me një

terapist dhe një vlerësim nga një psikiatër.

Një vlerësim më tërësor përfshin zakonet kulturore dhe fetare,preferencat personale dhe

përdorimin e strukturës ushqimore si një mënyrë për të ndihmuar pacientët të identifikojnë

grupet e ushqimeve prej të cilave konsumojnë pak ose me tepricë.

Page 24: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

24

3.2.Vlerësimi fizik /Manifestimi klinik

Sigurohet identifikimi i çrregullimit të ushqimit.Infermieri vlerëson për shenjat dhe simptomat të

çrregullimeve ushqimore.Infermieri e shikon gjendjen e pacientit nga ana fizike dhe

psikologjike,gjendjen e lëkurës,vlerëson peshën normale dhe jonormale si pasojë e këtyre

çrregullimeve.Vëren nëse pacienti e rrefuzon ushqimin,ose ka një ankth gjatë marrjes së ushqimit

para tjerëve.Gjatë marrjes së vakteve pacientët observohen për shkak se ata mbas ushqimit mund

të vjellin ose të vetëpastrohen.Infermieri shikon edhe masën e marrjes së ushqimit te

pacientët.Bën matjen e masave antropometrike,monitorimin e të gjithave ushqimeve dhe

lëngjeve të marra,observon pacientin gjatë kohës së ngrënjes,dhe shënon çdo çrregullim të

pacientit gjatë ngrënjes së ushqimeve.

Vlerësimi Psikosocial-Infermieri vlerëson:

Nivelin e edukimit për sigurimin e ushqimit të nevojshëm

Gjendjen ekonomike

Gjendjen psikoligjike

Gjendjen mendore

Jetesën dhe rregullat e gatimit

Diagnoza infermierore

Diagnoza infermierore te pacientët me çrregullime të ushqimit janë:

1.Ndryshime në ushqyerje,pak ose shumë sipas nevojave të organizmit

2.Rrezik i lartë për prishjen e integritetit të lëkurës për shkak të ngrënjes së tepërt të ushqimit

3.Rrezik të lartë për çrregullime fizike dhe psikologjike

4.Rrezik të larte të imazhit truporë,për shkak të ndryshimeve fizike të humbjes së peshës.

Page 25: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

25

3.3.Edukimi shëndëtësore

Psikologu dhe neurologu informojnë pacientin lidhur me çrregullimet e ushqimeve,dhe

këshillimin gjatë ngrënjes së ushqimin,ngrënjen e ushqimeve në sasinë e duhur dhe në kohën e

duhur.Marrjen e të gjitha materieve ushqimore të cilat janë shumë të rëndësishme për pengimin e

shfaqjes së shumë sëmundjeve.Këshillimin për largimin e dëshirës së mbajtjes së dietave të

shumta të cilat pengojnë shtimin e peshës trupore.Edukimi shëndetësor në lidhje me faktorët e

rrezikut që vijnë nga ushqimet.

Vlerësimi i arritjeve

Infermieri vlerëson kujdesin e kryer për të zbuluar nëse pacienti:

• Plotëson nevojat ushqimore me të gjithë përbërsit ushqimore çdo ditë

• Sigurohet pesha trupore e pacientit ose rritja në peshë

3.3.1.Kujdesi infermieror te pacientet me mbi peshë(Obezitet)

Vlerësimi infermieror

Historia

Infermieri ose neurologu mbledh informacione për:

• Gjendjen psikologjike dhe fizike

• Llojin e ushqimeve

• Mënyrën e ngrënjes

• Oreksin

• Nivelin kulturore

• Gjendjen depresive të pacientit

• Sëmundjet kronike

• Medikamente

Page 26: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

26

3.4.Vlerësimi fizik/Manifestimi klinik

Infermieri siguron matjen e peshës trupore dhe gjatësisë,llogarit përqindjen e peshës ideale

trupore dhe indeksin e masës trupore.Infermieri ekzaminon lëkurën e pacientit obez për skuqje

apo sipërfaqe të hapura,të cilat nuk mund të shihen me lehtësi për shkak të dhjamosjes së tepërt.

Vleresimi psikosocial

Infermieri zbulon rrethanat dhe faktorët emocional që mund të parandalojnë suksesin e terapisë

ose të keqësohen prej tij.Infermieri interviston pacientin për mendimet rreth peshës së

tanishme.Pacienti mund ose jo ta shikojë peshën si një problem i cili të ndikojë në trajtimin dhe

arritjet.

Infermieri zhbulon historinë e mëparshme të pacientit për të vlerësuar

1.Shkakun dhe kohëzgjatjen e shtimit të peshës

2.Obeziteti në familje

3.Përpjekjet e tepruara për të rënë në peshë dhe arritjet.

Rritja e aktiviteteve fizike për të arritur humbjen në peshë

Infermieri bashkëpunon me mjekun,dietistin,terapeutistin për të arritur qëllimin e përmirësimit të

tolerancës ndaj aktiviteteve.Mjeku vlerëson pacientin me anë të një testi stresant

ushqimi.Infermieri konsulton pacientin për shenjat dhe simptomat jo të zakonshme gjatë

ushtrimeve dhe se çfarë të bëjë në rast se ato ndodhin.

3.4.1.Kujdesi infermieror te personat anoreksik

Vlerësimi infermieror

Qëllimet kryesore janë që pacienti të vendos në mënyrë të ngrënjes që plotëson nevojat ditore të

ushqyerjes,dhe të sigurojë një peshë trupore të shëndetshme.Infermieri mund të zbulojë peshën

normale të pacientit nëpërmjet përdorimit të tabelës metropolitan të peshës dhe gjatësisë.

Dieta.Mjekët zakonisht rekomandojn një fillim një dietë me 1200-1600 kalori në ditë.Infermieri

e ndihmon pacientin gjatë ushqyerjes më gojë.Numri i kalorive rritet gradualisht për të siguruar

një rritje të peshës trupore prej 0.9-1.8 kg në javë.

Page 27: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

27

Kapitulli IV – Diskutime dhe rekomandime

Diskutime

Nga informacionet e prezantuara në lidhje me temën kuptojmë se çrregullimet e të ushqyerit janë

një shqetësim i cili kërkon një trajtim,sidomos në qoftëse këto gjendje mund të zgjasin për një

kohë të gjatë kjo duke pasur parasysh faktin se ushqimi luan një rol të rëndësishëm në plotësimin

e kërkesave të organizmit me materiet ushqyese të nevojshme për të funksionuar normalisht.

Nga matrialet që kemi prezantuar në këtë temë,arrijmë në konkluzione se dietat edhe mendimi i

shtimit të peshës,gjendjet psikologjike të individëve për të pasur një trup sa më në formë dhe

mendimi për të qenë sa më i dobët ka sjellë në këto çrregullime që shkaktohen nga ushqimi dhe

mund të sjellin pasoja fatale nëse nuk mjekohen dhe trajtohen .

Po ashtu,te studimi i rastit shohim rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm me materiet e

nevojshme për një shëndet të mirë dhe pa shfaqjen e çrregullimeve të ndryshme.Gjithashtu

shohim te pacientët gjendjen psikologjike dhe fizike në rastet e çrregullimeve të

ushqimeve,aktivitetet fizike.

Kujdesi infermieror dhe edukimi shëndetësorë i popullatës po ashtu kanë një rëndësi thelbësore

te këta pacienta sepse inkurajimi,largimi i dëshirës për të humbur peshë,gjendja shpirtërore dhe

psikologjike,kujdesi rreth ushqyeshmërisë,rrespektimi i vakteve në kohën e duhur,diskutimet dhe

edukimi shëndetsor mund të ndikojnë pozitivisht ndaj personave me çrregullime te ushqimeve.

Një jetë sa më e mirë dhe e shëndetshme duhet të jetë duke u ushqyer me ushqimet e nevojshme

për organizmin tonë dhe që nuk janë të dëmshme.Largimi i mendimit të mbajtjes së dietave të

ndryshme për të rënë në peshë apo për të fituar peshë,marrja në sasi të duhur të

yndyrnave,sheqernave,kriprave.

Page 28: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

28

Rekomandimet

Ushqimi dhe mënyra e të ushqyerit luajnë një rol të rëndësishem në shëndet.Një pjesë e

konsiderushme e sëmundjeve,mund të parandalohen nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe

një stili të përshtatshem jetese.

Për grate dhe vajzat adoleshente rekomandohet një ushqyerje sa më e shëndetshme dhe aktivitete

fizike,rrespektimin e vakteve të ushqimeve,marrjen e rregullt të lëndëve ushqyese,gjendjen e

mirë psikologjike,largimin e dëshirës për linjat trupore.

Adoleshenca është një periudhë mjaft delikate,ndaj duhet të kemi kujdes ndaj ushqimeve që ne

konsumojmë.Gjatë kësaj periudhe edhe gjendja psikologjike mund të jetë edhe më e ngarkuar,

dhe dëshira për kujdesin ndaj vetes për gjendjen e peshës është më e madhe.Gjithashtu

rekomandohet të ushqehen në kohën e duhur të vakteve,vizita tek mjeku sipas rasteve të

nevojshme asnjëherë nuk duhet refuzuar dhe duhet marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Page 29: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

29

Rezyme

Punimi i diplomës me temëʺRoli i asistentes infermierore te pacientat me çrregullime të

ushqimitʺi realizuar në Universitetin publik të Gjakovës,Fakulteti I Mjekësisë ,dega

infermieri,është i përmbledhur në 4 kapituj,33 faqe.

Në kapitullin e parë të këtij punimi sqarojmë,çka është stomaku dhe funksionet e tij,tretjen,të

ushqyerit ,vlerësimin e gjendjes të të ushqyerit,ushqimet bio dhe OMGJ,efektet pozitive dhe

negative të të ushqyerit,si dhe sëmundjet që transmetohen përmes ushqimit.

Në kapitullin e dytë sqarojmë çrregullimet e të ngrënit,llojet në të cilat klasifikohen

ato,prezantimi i tyre dhe si trajtohen,obeziteti,bulimia,anoreksia nervosa,ortoksia nervosa.

Në kapitullin e tretë kemi folur rreth kujdesit dhe edukimit shëndetësore ndaj këtyre

sëmundjeve,si dhe vlerësimin fizik dhe manifestimet klinike.

Kapitulli i katërt përmban diskutimet dhe rekomandimet rreth rezultateve të çrregullimeve të

ushqyerit.

Page 30: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

30

Referencat

1. Anatomia funksionale e njeriut prof.dr Hilmi Dauti

2. Shëndeti publik me epidemiologji- Prof.Ass. Haxhi Kamberi

Burime nga internet

1.http://www.gazetadita.al/crregullimet-e-te-ngrenit-si-te-njohim-bulimine-dhe-anoreksine-

nervore/

2.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Anoreksia

3.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Bulimia

4.https://www.botasot.info/shendetesia/391953/crregullimi-i-ri-i-te-ngrenit/

5.http://www.gazetadita.al/keshillat-si-duhen-trajtuar-crregullimet-e-te-ushqyerit/

6.https://www.slideshare.net/mobile/innaserani5/obeziteti-46830668

7.https://www.mychoicemylife.com/sq/obeziteti-eshte-nje-semundje-qe-po-perhapet-ne-

mase/cfare-eshte-obeziteti.html

8.https://shendeti.com.al/semundjet-qe-lidhen-me-crregullimet-e-te-ngrenit-dhe-shenjat-

paralajmeruese-qe-japin-keto-semundje/

9.https://emigertanews.wordpress.com/category/disa-semundje-qe-sjell-kequshqyerja/

10.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Kategoria:Ushqim

11.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Sistemi_i_tretjes

12.https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Lugthi

Page 31: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

31

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informata personale:

Emri(emri i prindit) Mbiemri Jehona Muharrem Mustavataj

Datëlindja 02-09-1997

Gjinia Femer

Nr.personal J75902042P

Të dhënat kontaktuse:

Nr.Tel; +355 675 379623

Adresa Bajram Curr

E-mail jona_jona [email protected]

Të dhënat e kualifikimit;

Shkolla e mesme e lartë Ass.Inf.Pergjithshem,ʺShkolla e mesme e mjekësisë

Hysni Zajmiʺ,Gjakovë

Universiteti Universiteti Fehmi Agani,Gjakovë

Fakulteti Fakulteti Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi I rregullt

Nr.ID 160306071

Page 32: PUNIM DIPLOME - mjeksia.uni-gjk.org i asistentes infermierore...E gjithë literatura dhe burimet e tjera që i kemi shfrytëzuar gjatë këtij punimi janë të listuara dhe plotësisht

32

BIOGRAFI E SHKURTËR E KANDIDATES (CV)

Informata personale:

Emri(emri i prindit) Mbiemri Sadije Gazmend Halilaj

Datëlindja 07-04-1996

Gjinia Femer

Nr.personal 1240407228

Të dhënat kontaktuse:

Nr.Tel; +383 43 995 090

Adresa ʺDed Gjon Luliʺ, Piskotë, Gjakovë

E-mail

Të dhënat e kualifikimit;

Shkolla e mesme e lartë Ass.Inf.Pergjithshem,ʺShkolla e mesme e

mjekësisë Hysni Zajmiʺ,Gjakove

Universiteti Universiteti Fehmi Agani,Gjakovë

Fakulteti Fakulteti I Mjekësisë

Programi Infermieri

Statusi I rregullt

Nr.ID 160306076