punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

17
Edicioni i dytë Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës NJE BOTIM NGA ALTAX ALTAX CENTER 2016/11/07

Upload: eduart-gjokutaj

Post on 14-Jan-2017

68 views

Category:

Economy & Finance


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Edicioni i dytë

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës

NJE BOTIM

NGA

ALTAX

ALTAX CENTER 2016/11/07

Page 2: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

1

ALTAX Center Studime Fiskale Shqiptare Nr. 2016/11/07 www.al-tax.org [email protected] Datë 01.11.2016 Tiranë, Shqipëri

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që

të kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet,

problemet ekonomike dhe sociale në zbatimin e praktikave të tyre.

Autorësia është e ©

ALTAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë matërial apo pjesë të tij kërkohet të

shënojë autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë.

Dokumenti mund të shkarkohet nga faqja në internet www.al-tax.org

Nëse keni kërkesa, pyetje dhe sugjerime ju lutem postojini elektronikisht te [email protected]

Page 3: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

2

©2016 ALTAX CENTER Studime Fiskale Shqiptare

Nëntor 2016

Shpërndarja: A. GJOKUTAJ

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

PËRMBLEDHJE

Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë studim analiza të treguesve të

punësimit si dhe një përmbledhje të nivelit të tregut të punës dhe ndikimi që duhet ti vijë nga

investimet kapitale. Ky publikim është edicioni i dytë, pas publikimit të edicionit të parë në 2013.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si

dhe kritikëve që mund të mos pëlqejnë parashtrimin e fakteve dhe llogaritjeve apo kanë pyetje

në lidhje me konkluzione dhe komente të shprehura nga ekspertët e ALTAX.

Bazuar në të dhënat që janë marrë nga INSTAT dhe Banka e Shqipërisë, si dhe të dhëna nga

burime të ndryshme për këtë temë, u përdorën për llogaritjet dhe publikimin e raporteve të të

dhënave.

Fjalëkyç: punësimi, papunësia, ekonomia, investimet kapitale, investimet e huaja, tregu i punës

Page 4: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

3

PËRMBAJTJA

Hyrje Faqe 4

1. Struktura e tregut të punës dhe ekonomisë

Faqe 5

2. Investimet dhe strategjitë për nxitjen e tregut të punës Faqe 8

3. Investimet kapitale nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e

investitorëve të huaj dhe ndikimi në tregun e punës

Faqe 10

Konkluzione

Faqe 13

Page 5: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

4

Hyrje

Shqipëria në vitin 2015 ka një ekonomi që ka filluar rritjen e saj edhe pse poshtë kapaciteteve të

saj të zhvillimit, por me një ndikim ende prezent në ekonominë shqiptare. Për vitin që jemi dhe

më tej financat publike të vendit janë të detyruara të gjejnë rezerva dhe fondet e nevojshme nga

çdo zë i shpenzimeve te buxhetit për të ndikuar me politikat e konsolidimit financiar në nxitjen e

punësimit.

Ndërsa çdo strategji, komunikim dhe plan veprimi për sektorët me rritje ekonomike ka efekt

edhe në punësim, nga ekspertët e ALTAX gjatë përgatitjes së këtij punimi u vërejt se ka pak

studime dhe analiza referuese në lidhje me efektin direkt që vjen nga zhvillimi ekonomik,

investimet kapitale dhe politikat për rritje dhe zgjerim të tregut të punës. Megjithëse raportet e

institucioneve tentojnë të reklamojnë rritje të punësimit vit pas viti, numrat e punësimit dhe

statistikat e zhvillimit të tregut shfaqin mungesa në tregun e punës me të paktën 250 mijë

punonjës të rinj. Shqipëria ka nevojë për një këtë treg pune në sektorin privat dhe specifikisht në

sektorin e prodhimit dhe bujqësisë me qëllim që të rriti kapacitetet e ekonomisë nga vlera e

shtuar e punës me të paktën 1 -2% rritje rritje në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).

Nëse teoria është referenca për praktikën, cfarë duhet të kutpojmë nga të dhënat e

statistikave?

Në vitin 2015 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 34,1%.Krahasuar me

vitin 2014, punësimi informal në sektorin jobujqësor ka rënë me 5,3 pikë përqindje.

Punësimi në vetvete dhe politikat që hartohen dhe zbatohen për rritjen e tij nuk janë të

shkëputura nga ekonomia. Madje, lidhja e punësimit është e pazgjidhshme nga politikat

ekonomiko-fiskale si dhe sociale që hartohen nga qeveritë.

Ky material përmbledhës studimor i jep përgjigje pyetjeve të lidhura me arsyet e papunësisë,

politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me

krijimin e vendeve të punës.

Page 6: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

5

1. Struktura e tregut të punës dhe ekonomisë

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të vitit 2015, tregu i punës në Shqipëri

përfshin 37.6 përqind të popullsisë gjithsej që banon aktualisht si rezidente në vend.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 64,2 %. Për

meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18,3 pikë

përqindje më e lartë sesa për femrat.

Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve

kanë përqindjen më të lartë të të

punësuarve me përkatësisht 41,3 % dhe

39,9 % të të punësuarve gjithsej.

Tregu i punës përmbush kërkesat e

punësimit në nivelin 82.5 përqind, duke i

lënë hapësirë prej 17.5 përqind tregut të

papunëve. Në vitin 2015, tregu i të

papunëve është ngushtuar në mënyrë

mëse modeste (0.4 përqind) në raport me rezervat që ofron ekonomia.

Nëse shikojmë shpërndarjen e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë rezulton se

efektiviteti i tyre është në raport jo të drejtë në sektorin e bujqësisë, prodhimit si dhe

shërbimeve sociale dhe administrimit publik. Këta sektorë ekonomikë me peshë gjithsej

prej 41.2% në prodhimin e brendshëm nuk kanë të njëjtën peshë në tregun e punës, i cili

për këta sektorë është sa 67.6 përqind e totalit të tregut.

Shpërndarja e punësimit dhe struktura e PBB në %

Aktiviteti ekonomikStruktura e

punësimit, 2015

Struktura e

PBB, 2014

Bujqësi 41.3 20

Prodhim 9.3 5.3

Ndërtim 6.9 8.7

Industri nxjerrëse, Energji, Gaz,

Furnizim me ujë2.4 7.6

Tregti, Transport, Hoteleri,

Shërbime biznesi22.9 29.8

Shërbime sociale, shërbime të

tjera dhe administrata publike17 15.9

Taksa Neto 0.2 12.7

Burimi: INSTAT

Page 7: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

6

Prej shumë vitesh, sektori bujqësor është mbizotërues në ekonominë shqiptare dhe për

tregun e punës ai mbetet mbizotërues, por me një ndikim në vlerën e shtuar të

ekonomisë më pak se gjysma e peshës që mban në këtë treg.

Mospërkimi i peshës së punës me peshën e sektorit ekonomik është ngushtësisht e

lidhur me nivelin e investimeve në sektor, teknologjinë që përdoret, si dhe hapjen në

treg, që tregojnë se produktiviteti i punës në këta sektorë është poshtë kapaciteteve të

zhvillimit të sektorit dhe efikasitetit të përdorimit të burimeve.

Por, nëse analiza

krahasuese midis

peshës së punës

sipas sektorëve

ekonomikë me

peshën e sektorit ekonomik zgjerohet duke tentuar të krahasohet tendenca e rritjes së

tregut të punës me tendencën e rritjes ekonomike duket se një rritje ekonomike për

vitet 2013 - 2015 në një nivel prej 5.85 përqind ka ndikuar në tregun e punës me një

rritje prej 9.57 përqind.

Kjo rritje e tregut të punës ka qendruar në nivele të njëjta në vitet 2014 dhe 2015.

Tendenca e punësimit dhe rritjes ekonomike, në %

Aktiviteti ekonomik 2013 2014 2015

Rritja e punësimit -11.20 4.53 4.82

Rritja ekonomike (PBB) 1.11 2.02 2.74

Ndryshimi -10.09 2.51 2.08

Burimi: INSTAT, Raporti Vjetor

Page 8: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

7

Kur lëvizja e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë krahasohet për një periudhë

5 vjecare, duket se

pesha e bujqësisë,

ndërtimit dhe

indutrisë nxjerrëse

kanë ardhur në rënie

dhe kanë patur rritje

prodhimi, tregtia

dhe shërbimet si dhe

shërbimet sociale.

Një panoramë e tillë e tregut të punës është një tregues domethënës, i cili pasqyron

situatën ende jo të stabilizuar të ekonomisë shqiptare që reflektohet në lëvizjet e tregut

të punës aspak simetrike me tendencën e rritjes ekonomike.

Kjo ulje e peshës së sektorit bujqësor në tregun e punës drejt rritjes së peshës së

prodhimit, tregitsë dhe shërbimeve tregon ndër të tjera edhe zhvendosjen e popullsisë

drejt zonave urbane, dhe tendencat për tu punësuar në sektorë që kërkojnë aftësi

minimale për tu përfshirë në konkurencën e këtij tregu të tillë si tregtia dhe shërbimet

artizanale apo ato të lidhura me tregun. Ende mbetet problematike disbalanca midis

peshës së sektorëve që kanë peshën kryesore te rritja ekonomike, por që nuk e kanë

këtë peshë në tregun aktual të punës.

Struktura e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë, 2011 - 2015në %

2011 2012 2013 2014 2015

Bujqësi 45.4 47.4 44.2 42.7 41.3

Prodhim 7.65 6.4 7.5 8.6 9.3

Ndërtim 8.23 8.3 7.1 6.4 6.9

Industri nxjerrëse, Energji, Gaz,

Furnizim me ujë2.96 1.8 2.2 2.4 2.4

Tregti, Transport, Hoteleri,

Shërbime biznesi20.25 20.8 21.9 22.6 22.9

Shërbime sociale, shërbime të

tjera dhe administrata publike15.54 15.3 17 16.8 17

Taksa Neto 0.4 0.2

Burimi: INSTAT

Struktura e punësimitAktiviteti ekonomik

Page 9: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

8

2. Investimet dhe strategjitë për nxitjen e tregut të punës

Shqipëria zbaton grupe politikash për të kryer rolin e rregullatorit e tregut të punës.

Ndërkohë, politikat që kanë të bëjnë me pagesën e papunësisë dhe ndihmën

ekonomike, janë pjesë që merren nga buxheti i shtetit në një nivel të paktën 1.2 përqind

të PBB, ose sa 4.1 përqind e gjithë shpenzimeve të buxhetit.

Bazuar në orientimet strategjike për punësimin investimet kryesore nga buxheti pritet

të ndikojnë në sektorë të ekonomisë dhe grupime biznesesh, me efekte që kanë një

pritshmëri deri në fund të 2017 për:

ulje të nivelit të papunësisë me të paktën 0.3% çdo vit;

rritje e numrit të të punësuarve me të paktën 5% në vit;

angazhime në programe aktive në formën e trajnimit, ritrajnimit, praktikave në

vendin e punës, ose masave të tjera që gjenerojnë punësim të të papunëve të

regjistruar;

programe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e atyre

ekzistuese;

nxitje e formimit profesional gjatë gjithë jetës;

rritje e investimeve në kapitalin njerëzor;

sigurim i të gjithë mbështetjes shtetërore për të papunë dhe grupet në nevojë;

përmirësim i performancës së rrjetit të shërbimeve të punësimit brenda

kapaciteteve ekzistuese;

krijim i një klime pozitive për zhvillimin e biznesit dhe investimeve;

rritje e konkurueshmërisë së SME-ve në tregun rajonal dhe atë global, nëpërmjet

zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit, reduktimit të barrierave

administrative dhe krijimit të lehtësirave për biznesin;

ngushtim gradual i peshës së sektorit informal.

Page 10: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

9

Në krahasimin e objektivave strategjikë numerikë, vlerorë dhe kualitativë llogaritjet nga

zhvillimi real i tregut tregojnë mospërmbushje të plotë të tyre, si për uljën e papunësisë,

po ashtu edhe me rritjen e tregut të punës.

Format e tjera të zgjedhura, gjithashtu nuk e kanë dhënë efektin e pritshëm duke qenë

argument për një përzgjedhje të programeve zbatuese jo në përshtatje me nevojat dhe

kërkesat e tregut të punës.

Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se punësimi në sektorin shtetëror u rrit me 2.9

përqind në vitin 2015, ndërsa punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 1.5

përqind. Gjatë vitit 2015 trendi i punësimit në sektorin bujqësor vazhdoi të njohë rritje

të lehtë me 1.4 përqind, ku numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor është

rritur me 6.100 punonjës. Ndërsa, trendi i punësimit në sektorin jobujqësor (duke

përjashtuar administratën publike) gjithashtu shënoi rritje të lehtë me 2 përqind, ku

numri mesatar i të punësuarve në sektorin jobujqësor është rritur me 10.500 punonjës.

Sipas vlerësimeve të INSTAT për vitin 2015, rezulton se 41 % e të punësuarve janë të

punësuar me pagë. Ndërsa, 29,2 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të

vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 29,8 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e

familjes.

Edhe pse në vitin 2015 ka një përmirësim në formalizimin e tregut informal të punës me

5.3 përqind, ende ai mbetet i lartë duke regjistruar një nivel informaliteti prej 34.1%. Ky

treg informal përfaqëson një numër që llogaritet të jetë te 447 mijë punonjës që

mbeten ende jashtë skemës së sigurimeve shoqërore. Ky treg informal është rezerva që

nevojitet të jetë epiqendra e veprimeve të koordinuara të institucioneve që kanë në

qendër formalizimin duke ndikuar direkt dhe efektivisht për rritjen dhe formalizimin e

tregut të punës.

Page 11: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

10

3. Investimet kapitale nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e

investitorëve të huaj dhe ndikimi në tregun e punës

Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale të

tregut të punës duke patur potencial me një kapital njerëzor të vlefshëm, por të vështirë

për tu integruar në tregun e punës, pa aftesi të vecanta për të përmbushur nevojat e

investitorëve edhe pse të lirë në treg. Një pjesë e konsiderueshme e punëkërkuesve u

përkasin moshave të reja. Nga gjithë punëkërkuesit në vend, 15.6% e tyre i përkasin

grupmoshës deri në 25 vjeç dhe 22.9% i përkasin asaj 25-34 vjeç.

Përgjatë dy viteve 2014 dhe 2015, vërehet se ka një rënie të lehtë të papunësisë me

0.4%. Arsyeja e nivelit ende të lartë të papunësisë qëndron për një pjesë të mirë (arsye

subjektive) brenda detyrave të pakryera nga institucionet direkte përgjegjëse për nxitjen

dhe formësimin e punëkërkuesve. Nuk mund të ngelet pa u përmendur edhe pjesa e

pazbatuar, që i përket programeve të zhvillimit ekonomik të qeverive të 20 viteve.

Aktualisht, si cdo diskutim ekonomik, fiskal dhe social edhe për punësimin dhe

papunësinë të parët kanë folur politikanët dhe fjalët e specialistëve mbeten vetëm një

zë i mbytur, apo në rastin më të mirë opinioni publik i rendit sipas krahëve të politikës,

pa u ngacmuar nga thelbi i diskutimit.

Ndërsa dëgjohen mjaft debate ku flitet për premtime të pambajtura, apo për premtime

të reja mjafton elementi i kostos së punësimit për të ballafaquar premtimet me

mundësinë e ekonomisë së vendit. Në programet politike, që pretendojnë të qeverisin

për cdo katër vite, llogaritja e premtimeve duhet të përkojë me koston dhe investimet.

Page 12: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

11

Në analizën e vlerave të investimeve dhe potencialit që ato krijojnë në hapjen e vendeve

të punës duhen marrë në konsideratë kostot që përfshihen për secilin nga vendet e

punës. Kostoja është e lidhur si me shpenzimet direkte, po ashtu edhe kosto indirekte

që lidhen me vendin e punës.

Por duhet patur parasysh se kostoja për hapjen e një vendi pune është gjithnjë më e

lartë se kostoja për mbajtjen e një vendi pune.

Kostoja për një vend pune ( që nuk krijohet rishtazi) nga ekspertët e ALTAX llogaritet të

jetë në shumën prej 400 mijë deri 450 mijë Lekë në vit. Në këtë kosto llogariten orët e

punës, kostoja e taksave të punës, si dhe kosto të tjera që lidhen me shpenzimet që

bëhen në vijimësi për të mbajtur vendin e punës dhe punonjësin në gjendje pune.

Nëse do të llogaritim që nevoja për Shqipërinë është për tu krijuar 200 mijë vende pune,

atëherë kostoja përkon me një shpenzim gjithsej që varion 80 deri 90 miliard lekë në vit.

Në fakt llogaritjet nuk përkojnë me realitetin e investimeve kapitale në vend. Sipas

llogaritjeve për hapjen e një vendi pune, nëse nisemi nga vlera që nevojitet të

investohet fillimisht për krijimin e kushteve të nevojshme për tu realizuar puna rezulton

se mesatarisht për ekonominë në tërësi, për çdo 1 miliard lekë investime arrijnë të

hapen 250 deri 300 vende pune direkte dhe indirekte (kompanitë nënkontraktore dhe të

lidhura me investitorin). Nisur nga fondet e investimeve publike në shumën prej 123

miliard lekë në dy vitet e fundit (2014-2015) llogaritja tregon se duhet të kenë vlejtur që

të hapen 35 mijë deri 37 mijë vende pune direkt apo indirekt.

Page 13: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

12

Ndërkohë, nëse shikojmë vlerat e investimeve të huaja direkte në Shqiëpëri, në vitin

2014 janë në shumën 869 milion euro dhe në vitin 2015 janë në shumën 881 milion

euro1. Nisur nga llogaritjet si më lart, për hapjen e një vendi pune rezulton se nga efekti i

investimeve të huaja në dy vitet e fundit mundet të ketë një efekt në punësimin e ri prej

57.000 – 72.000 punonjës të rinj.

Nëse e shikojmë numrin e të punësuarve sipas llogaritjeve të bazuara në kostot më lart,

duket se për vlerën e investuar në ekonominë shqiptare prej 365 miliard lekë për

periudhën 2014 – 2015, rezulton se duhet të kenë patur një efekt në hapjen e vendeve

të reja të punës me 92.000 deri 109.000

Në periudhën 2013 – 2015 rezulton se rritja e numrit të vendeve të punës, në sektorin

publik dhe privat është me 95 mijë vende pune të reja, që u bënë pjesë e skemës së

kontributeve tësigurimeve.

Nëse krahasohet me vlerën e investimeve në sektorin publik, si dhe atë privat, atëherë

shikohet se efekti nga investimet që janë hedhur në ekonomi, kryesisht në sektorët:

1. Transport dhe komunikacion me 27%

2. Tregti me shumicë dhe pakicë, si dhe pasuri të patundëshme e dhënie me qira me

19%

3. Shërbim financiar, me 17%

4. Industri nxjerrëse, me 15%

5. Prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të ngrohtë

me 9%,

kanë krijuar vende pune të reja në nivelet që konfirmohen nga statistikat e shtetit shqiptar2.

1 http://aida.gov.al/faqe/fdi

2 një pjesë e vlerës së investimeve të kryera shkojnë edhe për mbajtjen e vendeve egzistuese të punës, si

dhe forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të sektorit privat dhe publik.

Page 14: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

13

Konkluzione

Në këtë studim mbi punësimin dhe lidhjen me investimet që janë kryer në vend, nisur

nga një analizë e shkurtër është e nevojshme që të orientohen disa mendime që

rezultojnë nga konkluzione paraprake, por të mbështetura në përvojat e mira

kombëtare dhe ndërkombëtare.

Së pari, nisur nga harta së shpërndarjes së investimeve në sektorët e ekonomisë

rezulton se fondet publike nuk kanë shkuar në infrastrukturë, dhe nevoja për blerje të

energjisë për sistemin e shpërmdarjes, por tashmë është mundur të mbyllet detyrimi

ndaj industrisë së ndërtimit civil, dhe atij të shërbimeve dhe tregtar, pa harruar fondet

për investime në sektorët socialë si edukim, shëndetësi dhe ruajtje dhe siguri.

Ndërkohë, orientimi i fondeve të investitorëve të huaj në energjitikë dhe ndërmjetësim

financiar, komunikacion dhe shërbime financiare, industrinë nxjerrëse dhe pasuri të

patundshme kanë qenë themelorë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana tjetër, investimet kanë ndikuar në masë të madhe në rritjen e efikasitetit

industrial duke arritur të realijonnë përmirësim të teknologjisë dhe asistencë teknike

dhe administrative. Kjo shpërndarje gjithsesi nuk do të thotë një nivel zhvillimi i

ekonomisë, i tillë që mund të garantojë një force pune afatgjatë, pasi investimet që janë

realizuar nuk kanë synuar në masën më të madhe në industri me potencial të lartë

punësimi.

Ky konkluzion duket nëse shikojmë rritjen e pabarabartë të bazës së numrit të

punonjësve sipas sektorëve ekonomikë për dy vitet, në kushtet kur vlera e investimit të

huaj ka qene në shumën mbi 240 miliard lekë.

Page 15: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

14

Së dyti, informaliteti në tregun e punës në nivelin 34.1% (446 mijë punonjës) është

pjesë e asaj fuqie punëtore të munguar dhe që nuk regjistrohet nga statistikat, por që de

facto është në punë. Kjo është një konkurencë që dëmton tregun formal dhe ndikon në

krijimin e ambjenti jo konkurues për investimet vendase dhe të huaja.

Së treti, programet për zgjerimin e tregut të punës dhe përmirësimin e shërbimeve

publike krijojnë një qark të shkurtër ndaj tendences zgjeruese, nëse nuk ruajnë një

raport ku për 3 poste pune publike të mbështesin zgjerimin e 1 posti pune të sektorit

privat.

Së katërti, zbatimi i Strategjisë dhe nismave ligjore për nxitjen e punësimit, nëse nuk do

të ketë një korruptim të vullnetit të politikanëve do ta rriste ekonominë e Shqipërisë e

rrjedhimisht dhe numrin e vendeve të reja të punës, krahas ruajtjes së atyre egzistuese,

në dy mënyra:

1. Hapje vende pune sa më pranë nevojave që prezantohen prej pushtetit vendor.

Janë përfaqësuesit e këtij niveli qeverisës, që janë pranë nevojave të qytetarëve

dhe janë shumë më të angazhuar të kryejnë programet në ndihmë të zhvillimit

lokal dhe në mbështetje të strategjive dhe politikave të pushtetit qendror;

2. Mbështetja e programeve për vendet e punës indirekte dhe të bashkëlidhura me

projektet vendore duke krijuar rrjetin e profesioneve dhe punëve të nevojshme

dhe të munguara apo të harruara për komunitetin.

Page 16: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

15

Referencat

Lead Generation dhe Investimeve AIDA, Investimet e Huaja në Shqipëri 2013 -2014

INSTAT, Tregu i punës 2014

INSTAT, Tregu i punës 2015

Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2014

Banka e Shqipërisë, Raporti Vejtor 2015

Page 17: Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

16

Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016

Një studim mbi punësimin dhe lidhjen me investimet që janë kryer në Shqipëri, në vitet 2014 – 2015. Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë studim analiza të treguesve të punësimit si dhe një përmbledhje të nivelit të tregut të punës dhe ndikimi që duhet ti vijë nga investimet kapitale. Ky publikim është edicioni i dytë, pas publikimit të vitit 2013.

ALTAX Center Studime Fiskale Shqiptare Nr. 2016/11/07