puna, burimi i pasurisë kombëtare

9
SH.P.A.L “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA” PREZANTON

Upload: ardit-bido

Post on 23-Jun-2015

582 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

SH.P.A.L“UNIVERSITETI

METROPOLITAN TIRANA”

PREZANTON

Page 2: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

ADAM SMITH

(1723-1790)

“Puna, burimi i pasurisë kombëtare”

Our supervisor Punoi

Dr. Arlinda HOTI Ylber HALILAJ &

Rexhina PALI

Page 3: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Puna, burimi i Pasurisë Kombëtare

Ai ka botuar një tërësi librash ku ndër më të spikaturit janë “Teoria e ndjenjave morale” (“The Theory of Moral Sentiments”) e cila i përket vitit 1759 dhe “Pasuria e Kombeve” ( Wealth of Nation”) vepër kjo e cila i përket vitit 1776, etj.

Vepra “Pasuria e Kombeve” ndahet në pesë libra: Libri i parë: Shkaqe që përmirësojnë aftësinë prodhuese të punës dhe rregulli sipas të

cilit prodhimi i saj shpërndahet natyrshëm midis klasave të ndryshme shoqërore. Libri i dytë: Natyra, grumbullimi dhe përdorimi i kapitalit. Libri i tretë: Zhvillimi i ndryshëm drejt pasurisë në kombe të ndryshme; Libri i katërt: Sistemet e ekonomisë politike. Libri i pestë: Të ardhurat e sovranit apo të republikës.

Në veprën “Pasuria e Kombeve” Smith shqyrton rrjedhojat e lirisë ekonomike dhe ndërton paradigmën e tregut të lirë si një sistem vetërregullues, “një dorë e padukshme” që sjell mirëqenien publike përmes zhvillimit të interesit vetjak. Ky jo vetëm që është libri i parë i studimit të ekonomisë ndarazi nga politika, por është një libër ndikimi dhe rëndësia e të cilit nuk është hedhur poshtë as edhe sot. Pasuria e Kombeve është Bibla e liberalizmit ekonomik.

Page 4: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Adam Smith besonte se në një ekonomi “laissez-faire” impulsi i interesave vetjake punon në drejtim të mirëqenies publike. Smith besonte në “dorën e padukshme”, sipas së cilës tregu funksionon sipas një mekanizmi të padukshëm të vetë-përcaktuar, në të cilin kërkesa dhe oferta arrijnë në një ekuilibër harmonik. Sipas Smithit, shteti nuk ka nevojë të vendosë një ekuilibër të tillë, pasi njerëzit nuk blejnë më shumë sesa kërkojnë dhe ofruesit nuk ofrojnë më shumë sesa mund të shesin. Kjo marrëveshje në heshtje pa nevojën e ndërhyrjes së shtetit, i referohet “dorës së padukshme” të Adam Smithit.

Po ashtu Smith ka qenë profesor ekonomie në Oxford.

Page 5: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Adam Smith ndoqi studimet e tij në Universitetin e Glosgow-t dhe më pas në Universitetin e Oxfordit, një eksperiencë të cilën ai do ta kujtonte në veprën “Pasuria e Kombeve” me një fyerje të rëndë drejtuar “profesorëve publikë”, ose më mirë ata profesorë rroga e të cilëve ishte e pavarur nga ora e mësimit dhe nga entuziazmi i studentëve të tyre. Sipas Smith këta profesorë punon pak dhe do të ishte më mirë nëse profesorët do të paguheshin në përpjestim me studentët që tërhiqnin (ashtu si ndodhi më vonë me të, kur u caktua profesor në Universitetin e Glasgow-it.)

Në këtë periudhë ai publikoi edhe veprën “Teoria e Njenjave Morale”, në të cilën shprehu edhe interesin e tij për ekonominë.

Një tipar i dukshëm i “Pasurisë së Kombeve” është toni i kozmopolit. idetë, vrojtimet dhe informacionet e Smithit të cilat i kalojnë kufijtë e Skocisë dhe Anglisë.

Smith punoi për rreth 10 vjet mbi këtë vepër, e cila më vonë u botua në vitin 1766. Vepra kushtonte 1 stërlinë e 16 shilinga, ekuivalente me 50 apo 60 dollarë të sotëm. Ende nuk dihet numri i kopjeve të shtypura.

“Pasuria e Kombeve” përbën një traktat gjigand i shkruar nëpërmjet një proze të admirueshme. Së bashku me Biblën dhe Kapitalin e Marksit përbën një prej tre veprave të cilat lexohen nga ata të ashtuquajturit persona “me kulturë”.

Page 6: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Gjithashtu edhe Prirjen për marrëveshje të ndaluara e ka përshkruar Adam Smith në

veprën “Pasuria e Kombeve”.

Në një treg me sjellje konkurruese, prodhuesit, duke u nxitur nga interesi

vetjak për të rritur sa më shumë fitimin e tyre, konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin,

duke sjellë rritjen e prodhimit në favor të

konsumatorëve. Ndërsa, kur prodhuesit kanë qëllim

të kufizojnë konkurrencën, duke bashkërenduar veprimet e tyre me anë

marrëveshjesh të fshehta, që synojnë fiksimin e çmimit dhe

të kushteve të tjera të tregtimit, niveli i prodhimit ulet dhe si rregull, konsumatorët

duhet të paguajnë më shumë.

Page 7: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Gjithashtu argumenti i Smithit në favor të këmbimit të lirë shkon deri në një sulm të drejtpërdrejtë kundër konceptimit merkantilist të arit. Që në fjalët e para të “Pasurisë së Kombeve” gjendet pohimi se as argjendi dhe as ari nuk japin masën e pasurisë së një kombi.

Kanunet e tij në fushën e taksimit, më të drejtë të konsideruara të famshme, përcaktojnë që taksat duhet të jenë të qarta, të thjeshta dhe ekonomike në grumbullimin e tyre. Ai favorizon kryesisht një takse proporcionale mbi të ardhurat.

Fraza e fundit:Besoj se nuk është e mundur të ilustrohet këtu i gjithë mendimi i Adam Smithit.Të tentosh të bësh do të thoshte të perifrazojë librin e tij të madh dhe në të njëjtën kohë të errësojë, siç bën dashuria e tij për detajet, bërthamën qendrore, madje vitale të mendimit smithian. Është kjo bërthamë që këto faqe kanë dashur të Identifikojnë…

Page 8: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Faleminderit!

Page 9: Puna, burimi i pasurisë kombëtare

Bibliografia

“Historia e Ekonomisë”, John Kenneth Galbraith

Burime nga interneti: wikipedia