përparim social-tash zgjidhja e konfliktit është shumë...

4
Në ditët e parat ë marsit dhe të prillit në Bazel dhe Cyrih janë mbajtur aksione, greva dhe protesta të ndryshme, në të cilat kanë marrë pjesë mbi njëmijë punëtorë. Këto aksione kanë dhënë fryt: Sindi- katat dhe Punëdhënësit kanë gjetur një zgjidhje. Marrëveshja hyn në fu- qi pas pranimit nga asambletë e dele- gatëve. Greva në Bazel: Befasi për punëdhënësit e ndërtimtarisë Në Bazel në grevë njëditëshe janë ngri- tur rreth 500 punëtorë në 30 vend pu- nishte të ndryshme. Punëtorët janë tubuar në mëngjesin e 13 marsit në tu- bim grevor në restorantin «zum Alten Warteck» në Bazel. Solidar me punë- torët ishin edhe këshilltarja naciona- le Suzana Lojteneger e Partisë Social- demokratike dhe profesori i mirën- johur i sociologjisë Ueli Meder. Pastaj, punëtorët dolën në rrugë për të pro- testuar kundër gjendjes pa Kontratë. Edhe pse binte shi pa ndërpre, ata të vendosur vazhduan protestën deri te kantieri te Spitali Kantonal, ku iu bashkëngjiten edhe kolegët e këtij kantieri. Grevat, bllokadat dhe protestat dyditore në kantonin e Cyrihut Mbi 1100 punëtorë të ndërtimtarisë kanë marrë pjesë në valën dyditore të grevës nëpër kantieret e Cyrihut. Kul- mi i grevave në Cyrih ka qenë dreka e përbashkët proteste në stacionin he- kurudhor të Cyrihut me një delega- cion të grevistëve të ndërmarrjes së transportit hekurudhor Cargo, nga Bellinzona. Grevat kanë treguar: pas 6 muaj pa Kontratë Nacionale, duri- mit të punëtorëve të ndërtimtarisë i ka ardhur fundi. Me një demonstratë përpara selis së mjeshtërve të ndër- timtarisë, ndërtimtarët kanë përfun- duar grevën e suksesshme dyditore nëpër kantieret e Cyrihut me rrethinë. Me një gjest simbolik grevistët kanë dorëzuar në sekretariatin qendror të Shoqatës së punëdhënësve një laps të madh me mbishkrimin: «i gatshëm për nënshkrim». Kontratat regjionale Shoqatat e punëdhënësve në Valis, Tiçino dhe Zvicrën franceze (Roman- die) kanë lëshuar frontin e ngurtë të vijës nacionale të mjeshtërve të ndër- timtarisë dhe kanë nënshkruar kon- trata regjionale me sindikatat. «Punëdhënësit e ndërtimtarisë në Zvicrën frankofone kanë vlerësuar drejtë potencialin dhe vendosmërinë për grevë në regjion dhe kanë kërkuar nënshkrimin e një kontrate rajonale, e cila garanton vazhdimësinë e Kon- tratës Nacionale», thotë Pjetër Lukaj, përgjegjës për ndërtimtarinë në sek- sionin e Unia-s në Veve VD. Nënshkrimi i Kontratës Nacionale ishte synim kryesor Qëllimi i sindikatës dhe punëtorëve ka qenë nënshkrimi i Kontratës Na- cionale të përgjithshme të punës e ni- velit të Kontratës së negociuar në dh- jetor 2007 në kornizën e bisedimeve me ndërmjetësuesin Zhan Lyk Nord- man. Më në fund ky qëllim është arri- tur. Kontrata e nënshkruar pritet të hyj në fuqi prej 1 majit 2008. Së pari duhet të votojnë edhe asambletë e de- legatëve ndërtimtarisë dhe Punëdhënësve. 2 4 Së bashku jemi më të fortë! 3 Votimi për nënshtetësi Shteti ligjorë duhet të vlejë për të gjithë – pa dallime Migracioni Ofensiva gjuhësore e Unia-s në parlamentin e Zvicrës Rinia sindikale Konferencë me diskutime dhe propozime konstruktive Nr. 3 | April 2008 | albanisch Erscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch Të pasurit pasurohen çdo ditë e më shumë. Çirakët e tyre politik e quajnë poli- tikën sociale të demoduar. Në sytë e tyre, punëtori i cili largohet nga puna është dështak. Ai i cili pra- non shërbime sociale, sepse me pagën e ulët nuk mund të mbajë fa- milje, është pikësëpari i dyshimtë si keqpërdorues. Detektivët bëjnë gjueti kundër të varfërve dhe invalidëve, të varur nga të ardhurat minimale, kurse nuk ndjekin mashtruesit e tatimeve. Të njëjtit, të cilët me largimin e njerëzve nga puna nxjerrin profite, janë ata të cilët mun- dohen t’ia marrin frymën sistemit të si- gurimeve sociale, duke ia mohuar mje- tet e nevojshme për të siguruar jetë në dinjitet për njerëzit e varfër. Ata- si du- ket- as që brengosen se varfëria dhe mjerimi social përhapen. Kryesorë është shtimi i profiteve të tyre. Punë- torët, të cilët i realizojnë këto fitime en- de nuk i marrin pagat, të cilat i meri- tojnë. Mbrojtja e të arriturave sociale Pensionim fleksibilizuar prej moshës 62 vjeçare për të gjithë dhe jo vetëm për ata, të cilët kanë paga të majme, arka të majme të pensionit dhe të shtyllës së tretë. Nuk bën që ata të cilët bëjnë punë të rëndë dhe më nuk mund të punojnë për shkak të pro- blemeve shëndetësore, të dënohen me shkurtime të pensionit nëse pen- sionohen më herët. Përkundër të gjit- ha parashikimeve të deritashme: Arka e sigurimit të pensionit të pleqërisë AHV/AVS ka mjete të mjaftueshme. Mirëpo, borgjezët në parlament më me dëshirë bëjnë dhurata të pasurve në formë të zvogëlimit të tatimeve. Shkollimi profesional është ardhmëria jonë Ushtrimi i profesionit dhe familja duhet të jetë mundësi për të dy gjinitë. Çiftet nuk duhet të qëndrojnë përpara di- lemës: familja ose profesioni. Shkollimi i gjeneratës së re lihet anash, e me këtë edhe integrimi i të rinjve në shoqëri dhe ekonomi. Shumica dër- muese e punëtorëve ankohet nga pa- sojat e stresit në punë kurse punëdhënësit sulmojnë partneritetin social dhe të arritura sociale. Përparim shoqërorë, dhe atë menjëherë! Edhe në ndërmarrje 1. Këtë vit pagat duhet të shtohen dhe të barazohen – për të gjithë 2. Më shumë kontrolle të pagave në kornizën e masave mbrojtëse. Presioni në pagë dhe ai social nuk duhet të kenë kurrfarë shanse. 3. Vende shkollimi në profesion për të rinj dhe masa integruese për të rinj pa zgjidhje. 4. Punëtorët e moshës mbi 50 vjeç duhet të gëzojnë të drejtën e analizimit të situatës së tyre profesionale, për të vendosur mbi formim të mëtejmë. E drejta për pushim për qëllime shkollimi prej 5 ditësh për të gjithë 5. Kushtet e punës duhet të shkruhen në KPP-të dhe jo të jenë çështje e shefave. Këtë duhet ta kuptojnë edhe Punëdhënësit e ndërtimtarisë. 6. Më pak stres dhe më shumë kualitet të jetës! 7. Ruajtja e ndërmarrjeve shoqërore, në mesin e tyre edhe ruajtja e Ofiçinës për mirëmbajtje të Vagonëve dhe Lokomotivave në Bellinzona Ne kemi nevojë për reforma, të cilat përputhen me përparimin social. Ne nuk kemi nevojë për ata, të cilët veten e quajnë opozitë dhe mbjellim helm e përçar- je në shoqëri. Ne si shoqëri duhet të mbrohemi edhe nga ata, të cilët nën em- rin e përgjegjësisë individuale shqelmojnë vetëm shtresat e varfra, vetëm për të shtuar fitimet e të pasurve. Ne luftojmë edhe për të drejtat e njeriut, edhe gjatë natyralizimit! Ne kemi nevojë për sindikata të forta, të cilat së bashku me ne luftojnë për arritjen e përparimeve shoqërore-tash! Së bashku jemi më të fortë, dhe së bashku arrijmë më shumë Prishja e kontratës kolektive për ndërtimtarinë, në maj të vitit të kaluar dhe fushata agresive e Punëdhënësve nëpër media tregonte qartë qëllimet: dobësimi i sindikatave, disiplinimi i punëtorëve dhe çrregullimi i të arriturave sociale. Punëdhënë- sit, me sjelljet dhe deklaratat e tyre me ton arrogant e ndienin veten të fortë, sepse edhe rrethanat politike ishin në favor të tyre: Neoliberalizmi dhe tendencat e shpërbërjes të të arritu- rave sociale ishin mese evidente, kurse rezistenca shoqërore e dobët. Forcat politike konservative në parlament bënin dhu- rata të pasurve, por nuk ndërmerrnin asgjë për zbutjen e pa- sojave ndaj punëtorëve me paga modeste. Në këtë frymë po- litike, pra, kreu i punëdhënësve me z. W. Messmer merr nismën për çrregullimin e kushteve të punës në ndërtimtari. Pas prish- jes së Kontratës pason prishja e fondit të paritetit. Hesapi pa Hanxhiun Vendosmëria e ndërtimtarëve, uniteti dhe aftësia organi- zative e sindikatave është nënçmuar. Punëtorët me ak- sione dhe greva të koordinuara dhe organizuara mirë, menjëherë kanë dërguar mesazh të fortë: «Pa Kontratë nuk do të ketë paqe në ndërtimtari». Por, punëdhënësit në in- jorancën e tyre mundoheshin të manipulonin opinionin pu- blik duke i mohuar numrat dhe shtrirjen e grevave, pastaj duke ndërruar kërkesat, duke shkelur marrëveshjet. Së fundi, kjo lojë e tyre dështoi. Mesazhi i qartë dhe i fortë i punëtorëve dhe sindikatave të tyre në drejtim të Kreut të shoqatës së mjeshtërve të ndërtimtarisë më në fund u kup- tua. Nëse hesapi (llogaria) bëhet pa hanxhiun, atëherë ajo del ndryshe. Mesazhi u dëgjua: «Pa kontratë nuk ka paqe në ndërtimtari». Apel i Sindikatave të Zvicrës BSZ për 1 Maj Përparim social-tash Pas gjatë muajve pa KPP-Nacionale dhe rezistencës së punëtorëve Zgjidhja e konfliktit është shumë afër është shumë afër

Upload: others

Post on 11-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përparim social-tash Zgjidhja e konfliktit është shumë afërneuchatel.unia.ch/uploads/media/Horizonte_AL_3_02.pdf · Në ditët e parat ë marsit dhe të prillit në Bazel dhe

Në ditët e parat ë marsit dhetë prillit në Bazel dhe Cyrihjanë mbajtur aksione, grevadhe protesta të ndryshme, nëtë cilat kanë marrë pjesë mbinjëmijë punëtorë.

Këto aksione kanë dhënë fryt: Sindi-katat dhe Punëdhënësit kanë gjeturnjë zgjidhje. Marrëveshja hyn në fu-qi pas pranimit nga asambletë e dele-gatëve.

Greva në Bazel: Befasi për punëdhënësit e ndërtimtarisëNë Bazel në grevë njëditëshe janë ngri-tur rreth 500 punëtorë në 30 vend pu-nishte të ndryshme. Punëtorët janëtubuar në mëngjesin e 13 marsit në tu-bim grevor në restorantin «zum AltenWarteck» në Bazel. Solidar me punë-torët ishin edhe këshilltarja naciona-le Suzana Lojteneger e Partisë Social-demokratike dhe profesori i mirën-johur i sociologjisë Ueli Meder. Pastaj,punëtorët dolën në rrugë për të pro-testuar kundër gjendjes pa Kontratë.Edhe pse binte shi pa ndërpre, ata tëvendosur vazhduan protestën deri tekantieri te Spitali Kantonal, ku iu

bashkëngjiten edhe kolegët e këtijkantieri.

Grevat, bllokadat dhe protestat dyditore në kantonin e CyrihutMbi 1100 punëtorë të ndërtimtarisëkanë marrë pjesë në valën dyditore tëgrevës nëpër kantieret e Cyrihut. Kul-mi i grevave në Cyrih ka qenë drekae përbashkët proteste në stacionin he-kurudhor të Cyrihut me një delega-cion të grevistëve të ndërmarrjes sëtransportit hekurudhor Cargo, ngaBellinzona. Grevat kanë treguar: pas6 muaj pa Kontratë Nacionale, duri-mit të punëtorëve të ndërtimtarisë i kaardhur fundi. Me një demonstratëpërpara selis së mjeshtërve të ndër-timtarisë, ndërtimtarët kanë përfun-duar grevën e suksesshme dyditorenëpër kantieret e Cyrihut me rrethinë.Me një gjest simbolik grevistët kanëdorëzuar në sekretariatin qendror tëShoqatës së punëdhënësve një laps tëmadh me mbishkrimin: «i gatshëmpër nënshkrim».

Kontratat regjionale Shoqatat e punëdhënësve në Valis,Tiçino dhe Zvicrën franceze (Roman-

die) kanë lëshuar frontin e ngurtë tëvijës nacionale të mjeshtërve të ndër-timtarisë dhe kanë nënshkruar kon-trata regjionale me sindikatat.«Punëdhënësit e ndërtimtarisë nëZvicrën frankofone kanë vlerësuardrejtë potencialin dhe vendosmërinëpër grevë në regjion dhe kanë kërkuarnënshkrimin e një kontrate rajonale,e cila garanton vazhdimësinë e Kon-tratës Nacionale», thotë Pjetër Lukaj,përgjegjës për ndërtimtarinë në sek-sionin e Unia-s në Veve VD.

Nënshkrimi i Kontratës Nacionale ishte synim kryesorQëllimi i sindikatës dhe punëtorëveka qenë nënshkrimi i Kontratës Na-cionale të përgjithshme të punës e ni-velit të Kontratës së negociuar në dh-jetor 2007 në kornizën e bisedimeveme ndërmjetësuesin Zhan Lyk Nord-man. Më në fund ky qëllim është arri-tur. Kontrata e nënshkruar pritet tëhyj në fuqi prej 1 majit 2008. Së pariduhet të votojnë edhe asambletë e de-legatëve të ndërtimtarisë dhePunëdhënësve.

2 4

Së bashkujemi më tëfortë!

3Votimi për nënshtetësiShteti ligjorë duhet të vlejë për të gjithë – pa dallime

MigracioniOfensiva gjuhësore e Unia-s në parlamentin e Zvicrës

Rinia sindikaleKonferencë me diskutime dhe propozime konstruktive

Nr. 3 | April 2008 | albanischErscheint als Beilage zur Zeitung «work» | Redaktion T +41 31 350 21 11, F +41 31 350 22 11 | [email protected] | www.unia.ch

Të pasurit pasurohen çdoditë e më shumë. Çirakët etyre politik e quajnë poli-tikën sociale të demoduar.

Në sytë e tyre, punëtori i cili largohetnga puna është dështak. Ai i cili pra-non shërbime sociale, sepse mepagën e ulët nuk mund të mbajë fa-milje, është pikësëpari i dyshimtë sikeqpërdorues.

Detektivët bëjnë gjueti kundër tëvarfërve dhe invalidëve, të varur nga tëardhurat minimale, kurse nuk ndjekinmashtruesit e tatimeve. Të njëjtit, tëcilët me largimin e njerëzve nga punanxjerrin profite, janë ata të cilët mun-dohen t’ia marrin frymën sistemit të si-gurimeve sociale, duke ia mohuar mje-tet e nevojshme për të siguruar jetë nëdinjitet për njerëzit e varfër. Ata- si du-ket- as që brengosen se varfëria dhemjerimi social përhapen. Kryesorëështë shtimi i profiteve të tyre. Punë-torët, të cilët i realizojnë këto fitime en-de nuk i marrin pagat, të cilat i meri-tojnë.

Mbrojtja e të arriturave socialePensionim të fleksibilizuar prejmoshës 62 vjeçare për të gjithë dhe jovetëm për ata, të cilët kanë paga tëmajme, arka të majme të pensionitdhe të shtyllës së tretë. Nuk bën që atatë cilët bëjnë punë të rëndë dhe mënuk mund të punojnë për shkak të pro-blemeve shëndetësore, të dënohen

me shkurtime të pensionit nëse pen-sionohen më herët. Përkundër të gjit-ha parashikimeve të deritashme: Arkae sigurimit të pensionit të pleqërisëAHV/AVS ka mjete të mjaftueshme.Mirëpo, borgjezët në parlament më medëshirë bëjnë dhurata të pasurve nëformë të zvogëlimit të tatimeve.

Shkollimi profesionalështë ardhmëria jonëUshtrimi i profesionit dhe familja duhettë jetë mundësi për të dy gjinitë. Çiftetnuk duhet të qëndrojnë përpara di-lemës: familja ose profesioni.Shkollimi i gjeneratës së re lihet anash,e me këtë edhe integrimi i të rinjve nëshoqëri dhe ekonomi. Shumica dër-muese e punëtorëve ankohet nga pa-sojat e stresit në punë kursepunëdhënësit sulmojnë partneritetinsocial dhe të arritura sociale.

Përparim shoqërorë, dhe atë menjëherë!Edhe në ndërmarrje1. Këtë vit pagat duhet të shtohen dhe të barazohen – për të gjithë2. Më shumë kontrolle të pagave në kornizën e masave mbrojtëse.

Presioni në pagë dhe ai social nuk duhet të kenë kurrfarë shanse.3. Vende shkollimi në profesion për të rinj dhe masa integruese për të rinj

pa zgjidhje.4. Punëtorët e moshës mbi 50 vjeç duhet të gëzojnë të drejtën e analizimit

të situatës së tyre profesionale, për të vendosur mbi formim të mëtejmë. E drejta për pushim për qëllime shkollimi prej 5 ditësh për të gjithë

5. Kushtet e punës duhet të shkruhen në KPP-të dhe jo të jenë çështje e shefave. Këtë duhet ta kuptojnë edhe Punëdhënësit e ndërtimtarisë.

6. Më pak stres dhe më shumë kualitet të jetës!7. Ruajtja e ndërmarrjeve shoqërore, në mesin e tyre edhe ruajtja e Ofiçinës

për mirëmbajtje të Vagonëve dhe Lokomotivave në Bellinzona

Ne kemi nevojë për reforma, të cilat përputhen me përparimin social. Ne nukkemi nevojë për ata, të cilët veten e quajnë opozitë dhe mbjellim helm e përçar-je në shoqëri. Ne si shoqëri duhet të mbrohemi edhe nga ata, të cilët nën em-rin e përgjegjësisë individuale shqelmojnë vetëm shtresat e varfra, vetëm përtë shtuar fitimet e të pasurve. Ne luftojmë edhe për të drejtat e njeriut, edhegjatë natyralizimit! Ne kemi nevojë për sindikata të forta, të cilat së bashku mene luftojnë për arritjen e përparimeve shoqërore-tash!

Së bashku jemi më të fortë,

dhe së bashku arrijmë më shumëPrishja e kontratës kolektive për ndërtimtarinë, në maj të vitittë kaluar dhe fushata agresive e Punëdhënësve nëpër mediatregonte qartë qëllimet: dobësimi i sindikatave, disiplinimi ipunëtorëve dhe çrregullimi i të arriturave sociale. Punëdhënë-sit, me sjelljet dhe deklaratat e tyre me ton arrogant e ndieninveten të fortë, sepse edhe rrethanat politike ishin në favor tëtyre: Neoliberalizmi dhe tendencat e shpërbërjes të të arritu-rave sociale ishin mese evidente, kurse rezistenca shoqëroree dobët. Forcat politike konservative në parlament bënin dhu-rata të pasurve, por nuk ndërmerrnin asgjë për zbutjen e pa-sojave ndaj punëtorëve me paga modeste. Në këtë frymë po-litike, pra, kreu i punëdhënësve me z. W. Messmer merr nismënpër çrregullimin e kushteve të punës në ndërtimtari. Pas prish-jes së Kontratës pason prishja e fondit të paritetit.

Hesapi pa HanxhiunVendosmëria e ndërtimtarëve, uniteti dhe aftësia organi-zative e sindikatave është nënçmuar. Punëtorët me ak-sione dhe greva të koordinuara dhe organizuara mirë,menjëherë kanë dërguar mesazh të fortë: «Pa Kontratë nukdo të ketë paqe në ndërtimtari». Por, punëdhënësit në in-jorancën e tyre mundoheshin të manipulonin opinionin pu-blik duke i mohuar numrat dhe shtrirjen e grevave, pastajduke ndërruar kërkesat, duke shkelur marrëveshjet. Sëfundi, kjo lojë e tyre dështoi. Mesazhi i qartë dhe i fortë ipunëtorëve dhe sindikatave të tyre në drejtim të Kreut tëshoqatës së mjeshtërve të ndërtimtarisë më në fund u kup-tua. Nëse hesapi (llogaria) bëhet pa hanxhiun, atëherë ajodel ndryshe.

Mesazhi u dëgjua: «Pa kontratë nuk ka paqe në ndërtimtari».

Apel i Sindikatave të Zvicrës BSZ për 1 Maj

Përparim social-tashPas gjatë muajve pa KPP-Nacionale dhe rezistencës së punëtorëve

Zgjidhja e konfliktit është shumë afërështë shumë afër

Page 2: Përparim social-tash Zgjidhja e konfliktit është shumë afërneuchatel.unia.ch/uploads/media/Horizonte_AL_3_02.pdf · Në ditët e parat ë marsit dhe të prillit në Bazel dhe

Lufta e punëtoreve të tekstilit për kushte të mira të punësPrej vitit 2003 angazhohet sindikata evogël turke «Tekstil-Sen» për kushte mëtë mira, më të shëndosha të punës dhembrojtje sociale të punonjësve nëpërfabrikat e shumta të tekstilit në Turqi.Në front lufton edhe kryetarja; AjsheYumly Yeter, e cila me rastin e 8 mar-sit ka vizituar Zvicrën. Në tubimet e or-ganizuara nga Unia, ajo ka treguar mbipërvojat e saja në angazhimin përkushte të mira të punës dhe mbi re-presionin kundër sindikatave në Turqi,ku miliona punonjës nuk kanë siguri-me, të drejta sociale dhe marrin pagatë ulëta.

Kushtet e punës në bujqësiPuna në bujqësi është e rëndë, orari ipunës i gjatë, pushimet e fundjavësjanë të rralla dhe pagat janë të dobë-ta. Me dekada, kjo degë ka punësuartë huaj, të cilët kanë punuar në kush-te të vështira të punës. Bujqit në Zvicërkanë lobi të fortë në parlament. Ky lo-bi dhe shoqata e bujqve se bashku meatë të prodhuesve të perimeve me suk-ses pamundësojnë futjen e bujqësisënën ndikimin e ligjit të punës ose lidh-jen e Kontratave të punës. Kjo është eleverdishme për ta, sepse paguajnë3000 franga për 55 orë punë. Problemështë edhe mosorganizimi i punëtorë-ve të bujqësisë. Bashkimi i punëtorë-ve të bujqësisë kërkon pagë minima-le prej 3500 frangash, pagë të 13-tëdhe 45 orë pune në javë.

Mikarna: gjyqi federativ ijep të drejtë Unia-sGjyqi federativ administrativ ka supri-muar lejen e përgjithshme të punëspër Mikarnën, fabrikën e mishit të Mi-gros-it në Kurtepë të Friburgut, përpunë gjatë natës dhe në ditën e diel.Mikarnës lejen për punë të pakufizuardhe të pandërprerë gjatë natës dheditës së diel i ka ndarë sekretariati fe-derativ për ekonomi seco. Unia ka pro-testuar kundër këtij vendimi. Gjyqtarëti kanë dhënë të drejtë sindikatës Unia.Në arsyetim gjyqi shkruan, se Migroska nevojë herë pas herë për punë gjatënatës dhe të dielën, por nuk ka mun-dur të vërtetojë sa duhet me fakte ne-vojën për punë të pandërprerë të natësdhe të dielën.

Bllokada e tunelit të BarekutGjyqi federativ ka vërtetuar gjobat ndajudhëheqësve të ish SNI-së, për shkaktë bllokadës së tunelit të Barekut nënëntor 2002, me rastin e grevës përpensionim të mëhershëm në ndër-timtari. Me këtë vendim ata e kanëmbështetur vendimin e Gjyqit Supremtë Kantonit të Argaut, i cili aksionin eka vlerësuar si pengesë e rëndë e tra-fikut. Sipas Unia-s, ky vendim i një pje-se të gjyqtarëve është i pakup-tueshëm, sepse më lartë vlerësohet edrejta e automobilistit për rrugë të lirëse sa e drejta për grevë, e cila garan-tohet me kushtetutë. «Me këtë argu-ment, Gjyqi do të duhej të ndalontembajtjen e Kampionatit evropian nëZvicër, sepse do të ketë pengesa në ko-munikacion. Këtë ndalim nuk e do as-kush», thotë Rita Skiavi, anëtare edrejtorisë. I pakuptimtë është vendimii gjyqtarëve edhe për Vasko Pedrinën,ish kryetarë i SNI-së dhe sekretar na-cional në Unia: «Unë edhe më tutje qën-droj prapa grevës dhe bllokadës. Ngakjo kanë përfituar deri tash 5800punëtorë, të cilët kanë pasur mundë-si të dalin në pension me 60 vjet».

horizonte Nr. 3 | April 2008 | albanisch 2

News

Kryetarët e Sindikatave tëNdërtimtarisë të Afrikës Ju-gore, të shoqëruar nga PaulRehshtajner, kryetar i BSZ-sëdhe Vasko Pedrina, nënkrye-tar i Sindikatave Ndërkombë-tare të Ndërtimtarisë dheDrurit, në selinë e FIFA-së nëCyrih ia dorëzojnë një memo-randum kryetarit të FIFA-s Jo-sef Blater.

Memorandumi inkurajon FIFA-në(Federatën ndërkombëtare të futbo-llit) që të vazhdojë tentativat përkushtet korrekte të punës me rastin endërtimit të infrastrukturës për Kam-pionatin Botërorë të Futbollit, i cili në

vitin 2010 do të mbahet në Afrikën Ju-gore. Parapërgatitjet për kampionatkanë nxitur një dinamikë të shtuar tëzhvillimit ekonomik dhe të ndërti-mit. «Punëtorët e ndërtimtarisë nëAfrikën Jugore shpesh punojnë nënkushte jo njerëzore. Paga minimaleështë 320 franga dhe është paga më eulët e cila paguhet në Afrikën Jugore»,thotë Krozbi Moni, nënkryetar i sin-dikatës më të madhe të ndërtimtarisënë Afrikën Jugore.Nëpër kantieret e stadionëve të fut-bollit tashmë janë mbajtur disa grevadhe protesta të rastit. Sindikatat ngaana e tyre kanë nisur një fushatë metitull: «Lojërat korrekte-luajtja ko-rrekte». Delegatët nga Afrika Jugore

janë të bindur se FIFA mund të luaj rolme rëndësi, për të siguruar kushte ko-rrekte të punës gjatë ndërtimit të in-frastrukturës për kampionatin botërortë futbollit .

Futbolli dhe puna kërkojnëkorrektësi«Futbolli nuk funksionon pa lojë ko-rrekte. E njëjta vlen edhe për punën.Ai i cili bën punë të rëndë, ka nevojëedhe për pagë dhe kushte të mira tëpunës», arsyeton Paul Rehshtajnerpërkrahjen e fushatës nga ana e sin-dikatave të Zvicrës dhe të Shoqatës përasistencë punëtorëve SAH. Vasko Pe-drina, sekretar nacional i SindikatësUnia dhe nënkryetar i SindikataveNdërkombëtare të Ndërtimtarisë dheDrurit, falënderoi FIFA-në për dyertdhe veshët e hapur/a. «Aty ku shke-len të drejtat e punëtorëve, ne duhettë nxjerrim kartonin e kuq».«Edhe pse FIFA as nuk është kontrak-tuese e as ndërtuese e stadionëve.Mirëpo ajo është e vetëdijshme përpërgjegjësinë e saj sociale dhe shoqë-rore në lidhje me Kampionatin botë-ror 2010 në Afrikën Jugore, dhe ështëduke bartur këtë përgjegjësi», thotë Jo-zef Blater, kryetar i FiFA-së. Ai tregoimirëkuptim për kërkesat e Sindikata-ve të ndërtimtarisë. FiFA është e inte-resuar, që gjatë ndërtimit të respekto-hen ligjet dhe të vlejnë kushtet ko-rrekte të punës për ndërtimtarët.

Ofensiva e sindikataveevropiane

Paga korrekteminimalePër herë të parë në histori-kun e saj, BSE fton për të de-monstruar.

Më pesë prill është mbajtur një pro-testë në Lubjanë, kryeqytetin e Sllo-venisë, në të cilën kanë marrë pjesërreth 5000 persona, të cilët kanëprotestuar për paga korrekte. Për-krahje ka BSE-ja edhe nga Unia.Në kongresin e BSE, të mbajtur nëSevila të Spanjës, delegatët e Bash-kimit Sindikal të Evropës –në me-sin e të cilöëve edhe delagtë të sin-dikatës Unia – kanë vendosurnismën e një fushate për ngritjen epagave minimale dhe përmirësi-min e fuqisë blerëse në nivelin Ev-ropian. Në fillim të muajit shkurtfushata nën moton: «Ofenziva përpaga korrekte», fillon zyrtarisht.Disa nga kërkesat kryesorwe janë:ngritja e pagave reale dhe me këtëedhe e fuqisë blerëse të punëtorë-ve, paga minimale të drejta në tëgjitha vendet e Evropës dhe zvogë-limi i dallimeve në pagë mes ven-deve dhe pagë të njejtë për burradhe gra si dhe luftimi i verfërisë.

Në të njëjtën kohë me minastrat e financaveVendi dhe kërkesat janë zgjedhurmirë, sepse në të njejtën kohë n¨üeSlloveni mbahet tubimi i ministra-ve evropian të financave dhe përg-jegjësit e Bankës Qendrore Evro-piane. Në këtë takim dio të bisedo-het mbi krizën aktuale financiare.Shans, pra i mirë për BSE-në për tëkritikuar politikën e ministrave ev-ropian të financave dhe Bankësqendrore. «Nuk bën që pandërpretë kërkohet nga punëtorët të heqindorë nga paga, e në të njejtën kohëtë mos diskutohet fare mbi pagat as-tronomike të menagjerëve», kriti-konë BSE-ja. Sa për ilustrim: 20 me-naxherët të paguar mirë fitojnë pë-rafërsisht 8.5. milion Euro në vit.Këto janë 300 herë më shumë se pa-ga mesatare vjetore e një punëtori.

Sindikatat e ndërtimtarisë të Afrikës Jugore vizitojnë Zvicrën

Për lojëra dhe kushte korrekte të punës

Për vizitë në selinë e FIFA-së në Cyrih.

Triska për shkollim, kredi kohore dhevende për kurse– Këshilli federal duhettë veprojë.

Sindikata Unia dhe Instituti për shkollim të më-tejmë Ecap, në kornizën e një ofensive gjuhëso-re të nisur para pak kohësh, kërkojnë nga Kës-hilli federal të veprojë. Në një mocion të dorë-zuar më 19 mars, Unia kërkon integrim më tëfortë dhe më efikas të migrantëve. Mocioni idorëzuar nga Anëtari i drejtorisë i Unia-s dhe kës-hilltari nacional i partisë Social-demokratikeAndré Daguet, për integrim më të mirë gjuhësortë migrantëve triska (bon) për shkollim, kredi ko-hore prej 500 orë kursesh dhe më së paku 10 000vende shtesë për ndjekjen e kurseve. Daguet nëarsyetimin e tij thotë: «Përvoja tregon, se shti-mi i vendeve për shkollim i cili orientohet ne-vojave të njerëzve i përgjigjet nevojave reale, por,

duhet hequr barrierat, qofshin ato të natyrësekonomike, gjuhësore, profesionale, kohore apogjeografike». Daguet kërkon që mësimi i gjuhëssë vendit të nënkuptohet si formim i mëtejmëprofesional dhe të subvencionohet në kornizëne Ligjit mbi shkollimin profesional. Mocioni metitullin «Integrimi gjuhësor i migrantëve me anëtë triskave për shkollim dhe kredi kohore» ndër-lidhet edhe me Ligjin e ri mbi të huajt, i cili kahyrë në fuqi prej 1 janarit 2008. Ky Ligj priori-tet të madh i kushton mësimit të gjuhëve dhe ekrahason njohjen e gjuhës me integrim të mirë.Për të arritur nivelin gjuhësor të kërkuar nga rre-gulloret ligjore, nivelin A2 (njohuritë bazë në tëfolur, dëgjim si dhe shkrim-lexim), njerëzit tëcilët nuk janë të mësuar të mësojnë kanë nevojëpër 500 orë mësimi. «Me futjen në fuqi të tris-kave për mësim dhe kredisë kohore, këshilli fe-deral jo vetëm që jep vullnet, por edhe krijon pa-

rakushtet e volitshme për mësimin e njërës ngagjuhëve vendore», thotë Daguet.

Punësimi vetvetiu nuk garanton ende integriminSipas raportit për integrim të federatës, 63 000migrant të punësuar në Zvicër nuk kanë mundë-si që në punën e përditshme të përdorin njërënnga gjuhët e vendit. Gatishmëria e punëdhënës-ve për të investuar në aftësimin gjuhësor të këty-re personave është shpesh tepër i ulët, thuhet mëtutje në raport, edhe pse avancimin gjuhësorbrendapërbrenda ndërmarrjeve do të ishte imundshëm. Kjo vështirëson dukshëm integri-min e të huajve. Sipas Daguet, duhet të shfrytë-zohen fondet e paritetit për shkollim dhe fon-det e degëve, që të krijohen parakushtet e vo-litshme për integrim dhe investim në shkollimedhe nga ana e punëdhënësve.

Ofensiva gjuhësore për masat konkrete integruese në parlament

Mocioni në parlament

Komisioni për konkurrencëekonomike aprovon blerjen eKarrfurit nga Kopi (Coop).Unia kërkon zbatimin e sh-pejtë të KPP-së së Kop-it sidhe rregullimin e privilegjevepër punonjës, të cilët humbinfunksionin e tyre të deri-tashëm.

Pas blerjes së Karrfurit nga Kop (ne ke-mi shkruar për këtë), fjalën e fundit eka pasur komisioni për konkurrencë

ekonomike, i cili blerjen tash e ka pra-nuar. Unia, sindikata më e madhe epunonjësve të Kop-it dhe Karfur-it dotë bëjë aktivisht përcjelljen e bartjes sëpunëtorëve në rregulloret e Kop-it. Përpunonjësit e Karrfur-it tash do të vlenKPP-ja e Kop-it. Me këtë përmirësohetgjendja e punëtorëve në përgjithësi,sepse shtohet numri i punonjësve nëtregti, të cilët mbulohen nga një KPPe nënshkruar mes Sindikatave dheshoqatave të tregtarëve.Për individ, të cilët me rast të blerjes

humbin funksionin e deritashëmduhet të rregullohet ruajtja e privi-legjeve dhe masa kalimtare. Kështupër shembull: për punonjësit e admi-nistratës qendrore nevojiten rregullakorrekte dhe perspektiva të qarta përvendin e tyre të punës.

Sindikata Unia do të bëj përcjelljen epunëtorëve të Karrfur-it dhe për këtëqëllim, në javët që vijnë do të organi-zojnë dhe mbajnë tubime sindikale.

Unia përcjellë punonjësit e Karrfurit (Carrefour)

Prej Carrefour-it në Coop

Page 3: Përparim social-tash Zgjidhja e konfliktit është shumë afërneuchatel.unia.ch/uploads/media/Horizonte_AL_3_02.pdf · Në ditët e parat ë marsit dhe të prillit në Bazel dhe

horizonte Nr. 3 | April 2008 | albanisch 3

Delegatët e degës profesio-nale të ndërtimit të skelavee Sindikatës Unia, në konfe-rencën e mbajtur në Olten,ka pranuar rezultatin e arri-tur në bisedime në lidhje meKontratën e re të përg-jithshme të punës për degënzvicerane te ndërtimit tëskelave, të biseduar mepunëdhënësit.

Kontrata e negociuar sjellë ngritje tëpagës për të gjithë 1200 të punësua-rit në këtë degë. Ata, pra të gjithë,prej 1 prill të këtij viti do të marrin125 franga më shumë në muaj. Për-veç tjerash janë rishqyrtuar dhe për-caktuar shkallët e reja të kualifikimit.Gjithashtu janë shtuar pagat gjegjë-se minimale për 1,9 % Punëdhënë-sit në bisedime kanë kërkuar për-keqësimin e mbrojtjes prej largimitnga puna në rast fatkeqësie apo së-mundje për punëtorët e moshës nën45 vjeçare (me më pak se 6 vite stazhpune). Këto përkeqësime janë evi-tuar me sukses. Të dy palët (sindika-ta dhe punëdhënësit) duan ta shpa-llin të obligueshme Kontratën e re.Kërkesa gjegjëse është dërguar Mi-

nistrave të shtetit. Me shpalljen tëobligueshme të kontratës, detyro-hen të gjitha ndërmarrjet e ndërti-mit të skelave të respektojnë Kon-tratën e përgjithshme të punës. Këtëduhet ta respektojnë dhe ndërmarr-jet, të cilat vijnë nga jashtë.

Shtim të pagës për punëtorët në degën e skelave

125 frang mëshumë në muaj

Me mijëra punëtorë, simpatizant dheanëtarë të familjes kanë ardhur nëBernë për të protestuar kundër sh-katërrimit gradual të vendeve të punësnë Bellinzona. Mesazhi ishte i qartë:Nuk ka arsye për mbylljen e ofiçina-ve të cilat funksionojnë mirë dhe nx-jerrin bile edhe fitime dhe me këtë ed-he rrezikimin e ekzistencës së punë-torëve dhe familjeve të tyre.Parakalim para shtëpisë së federatësPjesmarrësit e tubimit protestues janëndaluar edhe para shtëpisë së fede-ratës dhe kanë thirrë me zë të lartë«vergogna» (Turp). Gianni Frizzo, kr-yetar i komisionit të personelit i ndër-marrjes industriale në Bellinzona kapërsëritur kërkesat e punëtorëve: Tër-heqja e vendimit të drejtorisë dhe bi-sedimet konstruktive. Në kërcënimine drejtorisë së hekurudhave për t’iadërguar llogarinë grevistëve për sh-penzimet e shkaktuara nga greva ai u

drejtua: «Jo vetëm që do tua kthejmëllogarinë, por do të tua dërgojmë llo-garinë për bartjen e shpenzimeve përkoleget dhe kolegët, të cilët janë të së-mur nga brenga se mund të humbinvendin e punës».

«Dialogu është i mundshëm»Kryetari i Sindikatës së Hekurudhave,Pierre-Alain Gentil kërkon: «Dialog ejo diktat!» Nga pjesmarrësit ka kërkuartë mos lëshojnë pe dhe të luftojnë përtë mbrojtur vendet e tyre të punës.Bashkëkryetari i Unia-s Andreas Rie-ger ka bërë një krahasim mes luftës sëpunonjësve të Ofiçinës me luftën epunëtorëve të ndërtimtarisë: «Edheata sikur ju me premtime të rrejshmetë punëdhënësve janë zbutur». Tashsindikatat dhe punëtorët duhet tëjenë këmbëngulës dhe të qëndrojnëprapa kërkesave të tyre deri në reali-zimin e tyre.

«Giù le mani dall’officine» Mos e prekni ofiçinën tonë!Këto fjalë i përsërisnin afër 6000 pjesëmarrës në de-monstratën e organizuar nga punonjësit e ofiçinëspër mirëmbajtjen e vagonëve dhe lokomotivave tëHekurudhës Federale të Zvicrës SBB/CFF/FFS Cargo.Sinjali është i qartë: Drejtoria duhet të heq dorë ngalargimi i punonjësve dhe mbyllja graduale e ofiçinës nëBellinzona.

Me mijëra protestojnë në Bernë.

Punëtorët kthehen në vendet e punësPas disa raundeve të bisedimevedhe falë këmbënguljes dhe soli-daritetit nga popullata, si dhe pre-sionit të madh publik edhe ndaj fe-deratës, Ministri për TransportMoritz Leuneberger, ka bërë të di-tur se ka nisur një tavolinë tërrumbullakët. Bisedimet mes drej-torisë së SBB/CFF/FFS dhe gre-vistëve të Ofiçinës në Bellinzona

do të zhvillohen, dy muaj derisa të gjendet zgjidhje e

pranueshme për punë-torët e kësaj Ofiçinepër mirëmbajtjen e va-gonëve dhe lokomoti-vave. Në ndërkohë

punëtorët janë kthyernë vendin e punës dhe i

kanë dhënë fund grevës më tëgjatë në historinë e ndërmarrjeveshtetërore. Kantoni i Tiçinos dheFederata gjithashtu kanë siguruarpërkrahjen – edhe financiare –për ruajtjen e vendeve të punës.Ende nuk është gjetur zgjidhje ekonfliktit në Bellinzona. Sipas Sin-dikatës së Hekurudhave, drejtoriae Hekurudhave nuk është e gatsh-me të tërheqë vendimin për mbyll-jen e Ofiçinës në Bellinzona, porvetëm flet vetëm për sistimin(moszbatimin për kohë të cak-tuar). Punëtorët duan ta ndër-prejnë grevën, vetëm nëse përm-bushet ky kusht, pra garantimi iekzistimit të mëtejshëm tëOfiçinës në Bellinzona. Grevistëtkanë pranuar edhe mirëmbajtjene Vagonave dhe Lokomotivave nëbaza të ekonomisë private, porvetëm nëse për punëtorët vazh-dohet kontrata ekzistuese e përg-jithshme e punës.

Protestat e mëdha kundër mbylljes së ofiçinës në Bellinzona

Mos e prekniofiçinën tonëMos e prekniofiçinën tonë

Këshilli nacional anashkalonvullnetin e 1 milion femravenë Zvicër, duke e ngriturmoshën e pensionimit në 65vjet. Në anën tjetër refuzonmundësinë e pensionimit tëmëhershëm, pa pasoja nega-tive financiare në shumën epensionit. Koalicioni i gjerë igrave është i gatshëm të luf-tojë edhe me referendum.

Komisioni për siguri sociale dhe shën-detësi i këshillit nacional nuk dëshi-ron as të dëgjoj për një AHV/AVS so-ciale dhe fleksibile. Me rastin e rishi-kimit të 11 të AHV/AVS ata kanë ven-dosur ngritjen e moshës së pensionitpër gra, pa mundësi tjera të zbutjes tëkëtij vendimi. Me këtë nuk është i paj-timit një Bashkim i grave, në mesin etë cilave edhe gratë anëtare të sindi-katës Unia. Me rastin e debatit në par-lament, gratë janë tubuar para parla-mentit dhe kanë shpërndarë pamfle-te me kërkesat e grave. Ato protestojnëkundër ngritjes së moshës së pensio-nit dhe kërkojnë si kundërvlerë flek-sibilizim të Pensionit të pleqërisë dhepër të mbetur AHV/AVS. Propozimetkonkrete ekzistojnë! Gratë kanë kër-kuar prej parlamentit korrigjimin evendimit të komisionit. Pa sukses!Shumica konservative në parlament

nuk është e gatshme të bisedoj mbi kë-to propozime dhe aprovon vendimine komisionit. Edhe propozimi për tëmundësuar pensionim të mëhershëmnjerëzve me të ardhura të ulëta, pa pa-soja financiare, nuk ka pasur kurrfarëshanse. «Këto vendime janë të papra-nueshme», thotë Kristine Mihel, përg-jegjëse për gratë në Unia.

Gratë nuk dorëzohenUnia kritikon kursimin në kurriz tëgrave. «Gratë punojnë rëndë, por fi-tojnë pak. Pasi që pagat janë të ulëta,ato nuk fitojnë mjaftë, për të mundë-suar vetes pensionim të mëhershëm»thotë ajo dhe kërkon pensionim flek-sibël prej moshës 62 vjeçe pa pasojafinanciare. Në vjeshtë të këtij viti përrishikimin e 11 të AHV/AVS do të de-batoj edhe këshilli i kantoneve. Kris-tine Mihel shpreson se ky do të ko-rrigjoj vendimin e këshillit nacional.Koalicioni i gjerë i grave nuk do të lës-hoj pe dhe do të luftojë kundër rishi-kimit në kurriz të grave. «Vullneti i njëmilion grave nuk mund të injorohet»,shprehet Mihel. Sipas saj, nëse e donevoja, atëherë gratë janë të gatshmetë luftojnë kundër këtij rishikimi meanë të referendumit. Para katër viteshSindikatat dhe organizatat e majta ekanë fituar një referendum kundër ris-hikimit të AHV/AVS.

Protestë e grave përpara parlamentit.

Natyralizimi (marrja e nënshtetë-sisë) në Zvicër është procedurë e ci-la kalon tri nivele: Komunë, Kantondhe Federatë. Përderisa në nivelinfederativ dhe kantonal, akti i dhë-nies së nënshtetësisë është një aktformal, nëpër komuna ai është ed-he akt politik, emocional etj. Krejtnë varshmëri nga komuna. Në disakomuna, për dhënien e nënshtetë-sisë votojnë të gjithë njerëzit me tëdrejtë vote. Kështu edhe në EmenLucern. Në këtë komunë, kërkesate kandidatëve për nënshtetësi ngaish Jugosllavia, janë refuzuar vazh-dimisht. Më 9 korrik 2003 Gjyqi fe-derativ si instanca më e lartë gjyqë-sore e vendit vjen në përfundim, sevotimi për nënshtetësi është akt ar-bitrar, diskriminues dhe nëkundërshtim me kushtetutën.

Hidhërimi i SVP/UDC dhe iniciativaVendimi i gjyqit më të lartë të ven-dit e hidhëron shumë SVP/UDC-në,e cila menjëherë fillon mbledhjen enënshkrimeve për një iniciativë, e ci-la dëshiron të mundësoj votimin përnënshtetësi dhe përjashtimin e të sëdrejtës për ankesë: «Votuesit e secilëskomunë, në rregulloren e komunëscaktojnë organin, i cili vendos përnatyralizimin. Vendimi i këtij orga-ni mbi kërkesën për shtetësi ështëpërfundimtar, pa mundësi ankese.

Në kundërshtim me kushtetutën dhe të drejtënndërkombëtareVendimi për natyralizim pa mundë-si ankese lëndon rëndë principet lig-jore të shtetit kushtetues. Këto me-

toda bien në kundërshtim me neni8, i cili ndalon diskriminimin dhenenin 29, i cili parasheh të drejtënpër arsyetim të vendimit. Kjo inicia-tivë bie në kundërshtim edhe mekonventat ndërkombëtare. Konven-ta e Kombeve të bashkuara kundërracizmit kërkon masa përkatëse lig-jore kundër diskriminimit. Komu-nat e kritikuar sikurse Emen në Lu-cernë, në ndërkohë kanë formuarkomisione për natyralizim. Bilanciështë pozitiv, një kthim mbrapa nukështë temë. Kryetari i kësaj komune,vetë anëtarë i SVP/UDC këtë zgjidh-je e sheh më praktike. Votimet përdhënien e nënshtetësisë nuk janëkorrekte, sepse nuk janë të lira prejparagjykimeve dhe mungon arsye-timi i refuzimit. Këto nuk përputhenme shtetin ligjor dhe juridik.

Iniciativa e SVP/UDC për «natyralizime demokratike»

Shteti ligjorë duhet ë vlej për të gjithë – pa përjashtime

Rishikimi i AHV/AVS anashkalon gratë

Protestë para shtëpisësë federatës

Më 1 qershor Zvicra voton mes tjerash edhe mbi një iniciativë nga radhët e SVP/UDC me ti-tullin mashtrues «Për natyralizime demokratike». Kjo iniciativë bie në kundërshtim me prin-cipet themelore të shtetit juridik, atyre demokratike dhe federale të Zvicrës. Kjo iniciativëmeriton vetëm një përgjigje: Një Jo në kutin e votave.

Shtim i mirëseardhur i pagës.

Phot

ocas

e

Page 4: Përparim social-tash Zgjidhja e konfliktit është shumë afërneuchatel.unia.ch/uploads/media/Horizonte_AL_3_02.pdf · Në ditët e parat ë marsit dhe të prillit në Bazel dhe

Mbi 50 të rinj sindikalist nga të gjitharegjionet gjuhësore janë takuar në fi-llim të muajit mars për të mbajtur kon-ferencën e rregullt vjetore të sindi-kalistëve të rinj të sindikatës Unia. Nëkonferencë ka marr pjesë edhe njëdelegacion i madh nga Tiçino, qëështë arsye për tu gëzuar.

Plot elan dhe energji është diskutuar dhe me plotzell është debatuar në tri punëtori (atelie) të ci-lat janë mbajtur të shtunën për temat si: para-qitja në internet, fushata e pagës për shegert dhepërpilimi i një teze për rininë në Unia. Sidomosbisedimet e gjalla në lidhje me tezat tregojnë, serinia dëshiron dhe do të luaj një rol me rëndësinë Sindikatë. Nëpër punëtori janë mbledhur dheshqyrtuar idetë e të rinjve nga të gjitha regjio-net dhe janë përpunuar. Në pjesën e lirë të rinjtëjanë shoqëruar dhe kanë biseduar edhe më tut-je, deri në orët e hershme të mëngjesit.

Urban Hodel është bashkëkryetar i ri i Unia-s për të rinjDita e diel ka qenë në shenjë të zgjedhjeve dheparapërgatitjeve për Kongresin e rregullt të Sin-dikatës Unia. Pasi bashkëkryetari i deritashëmNils Piancola, për shkak të obligimeve në pro-fesion, ka dhënë dorëheqje është shqyrtuar ed-he zëvendësimi i tij. Njëzëri delegatët e rinj kanëzgjedhur pastaj Urban Hodel nga Lucerni përbashkëkryetar të ri. Urban Hodel dhe bashkëkr-yetarja e deritashme Julie Martinoia janë anëtarë

(të rinj) aktiv dhe shumëvjeçar të SindikatësUnia. Atmosfera në Konferencë ka qenë e mre-kullueshme, kurse organizimi në nivel të lartë.Gjithçka ka ecur pa pengesa. Të dielën Konfe-renca ka mbaruar punimet dhe të rinjtë janë kth-yer të kënaqur nëpër regjionet e tyre. Por, së sh-pejti do të takohen në konferencën e jashtëza-

konshme më 7 qershor në Bernë.Sekretarja qendrore e Unia për të rinj, ElenaObreshkov, nxjerrë një përfundim motivues ngakonferenca: «janë vu themelet për pikat kryesoretematike. Me angazhim dhe motivacion të sin-dikalistëve të rinj këto ide duhet shndërruar nërealitet!».

Çka të bëj, kur më zvogëlohet numri i orëve të mia të punës?

Ka tri vite qëkur punoj nga 20 orë në javë nënjë restorant afër Bernës. Në fund të mua-jit janar të këtij viti, në marrëveshje me she-fin tim kam marrë dy muaj pushim dhe kamshkuar në Amerikën Latine. Kur jam kthyernga pushimi në fund të muajit mars, shefimë tha se në prill dhe maj do të më punësojvetëm nga 8 orë në javë. Çka të bëj? Kam ne-vojë për të kompensuar rrogën e vogël. Akam të drejtë të kërkoj para nga Arka e Pa-punësisë për të kompensuar këtë mungesënë pagë?

Nëse deri tani keni punuar relativisht me rregull,atëherë keni të drejtë të lajmëroheni si pjesërishte pa punë. Mirëpo, ju keni të drejtë për mëditjenga Arka e Papunësisë vetëm nëse orari juaj ipunës në 12 muajt e fundit të punës, pra para pus-himeve, nuk ka pasur luhatje për +/- 20 %. Kon-kretisht, kjo d.m.th. se dallimet në orar të punësguxojnë të sillen mes 16 dhe 24 orëve në javë.Nëse është rasti kështu, atëherë mund të lajmë-rohuni te arka e sigurimit në rast papunësie, përtë kompensuar orët të cilat ju mungojnë (Ju kom-pensohet pra, dallimi mes orëve efektive të punësdhe orarit të zakonshëm të punës).Por, orari juaj i punës në 12 muajt e fundit tëpunës, pra para pushimeve, ka pasur luhatje përmë shumë se +/- 20 % (nëse për shembull një-herë keni punuar më pak se 16 orë e herën tjetërmbi 24 orë) atëherë nuk keni të drejtë të kërkonikompensimin e mëditjes, apo të kërkoni shërbi-me nga Sigurimi në rast papunësie.Kjo nuk vlen në rastet kur ju, për shembull, kenipunuar më shumë se 24 orë, sepse keni zë-vendësuar një kolege të punës e cila është së-murë. Mirëpo, por të qenë më e sigurt do të ju kës-hillonim të lajmëroheni sa më shpejtë në sekre-tariatin e Sindikatës Unia për t’u këshilluar.

Ju pyetni, ne përgjigjemi

Puna me orëParakushtet për të marrë shërbime nga Sigu-rimi për rast papunësie në rast të zvogëlimit tëpapritur të vëllimit të orëve të punës. Nëse njëPerson ka punuar më shumë se gjashtë muajrelativisht me rregull dhe papritmas mund tëpunojë vetëm me orar të zvogëluar, atëherë,ky person ka të drejtë të lajmërohet si i papunë.Kështu mundësohet kompensimi i të ardhu-rave (pagave) të cilat për një kohë kalimtaremungojnë apo zbriten, edhe nëse ekziston en-de kontrata e punës, pra personi nuk është lar-guar nga puna, por iu është reduktuar orari ipunës. Por, kjo është vetëm e mundshme në-se orari i punës ka qenë relativisht i rregullt. Dome thënë: Luhatjet nuk ka në qenë më shumëse +/- 10 % në gjshtë muajt e fundit, gjegjë-sisht +/- 20 % në 12 muajt e fundit.

Mirë për ta diturOrari i punës duhet të jetë mundësisht i rregullt.Nëse ka luhatje të mëdha, atëherë -nëvarshmëri nga rrethanat – ekziston rreziku ngahumbja e të së drejtës për kompensim nga Si-gurimi në rast papunësie. Për këtë ju këshi-llojmë të kërkoni mundësisht orar të rregullt tëpunës.

Më shumë informacione për të drejtat e per-sonave të cilët punojnë me pagë në orë, mundtë nxirrni nga broshura: «Puna me pagë në orë:këto janë të drejtat e mia».

Broshuraështë e botuarnë gjuhëngjermane dhefranceze dhemund ta kër-koni në secilinsekretariat tëSindikatësUnia.

horizonte Nr. 3 | April 2008 | albanisch 4

Beilage zu den Gewerkschaftszeitungen work, area, Événement syndical | HerausgeberVerlagsesellschaft work AG, Zürich, Chefredaktion: Marie-José Kuhn; Événement syndicalSA, Lausanne, Chefredaktion: Alberto Cherubini; Edizioni Sociali SA, Lugano, Chefredaktion:Françoise Gehring Amato | Redaktionskommission M. Akyol, M. Pereira, M. Komaromi, H. Gashi, M.Martín | Sprachverantwortlich Hilmi Gashi| Koordination Mira Komaromi |Layout Simone Rolli | Druck Ringier Print, Adligenswil | Adresse Redaktion «Horizonte»,Strassburgstr. 11, 8021 Zürich, [email protected]

www.unia.ch

Arbeit im Stundenlohn:Das sind meine RechteVerträge für Arbeit im Stundenlohn sowie Arbeit auf Abruf, Aushilfs- und Gelegenheitsarbeitsverträge, Teilzeit-verträge mit variablen Arbeitszeiten

Në shkurt të këtij viti, në një seminar të organi-zuar nga Unia, janë takuar rreth 12 punëtorë tëdegës së sigurisë dhe kanë biseduar mbi përm-bajtjen e një broshure për degën e sigurisë. Mekëtë prospekt, dhe me përkrahjen e fortë ngaana e anëtarëve aktiv të bazës, dëshirohet të sh-tohet shkalla e organizimit sindikal nëpër ndër-marrjet e sigurisë. Me këtë do të viheshin the-melet e një pune të suksesshme sindikale në tëardhmen, e cila do të manifestohej me kushtetë mira të punës dhe me KPP të përmirësuara.

Prospekti mund të porositet: Unia Zentralsekretariat, Dega e shërbimeveprivate të sigurisë, Weltpoststr. 20, 3000 Bern 15, [email protected]

Die Gewerkschaft für die

Sicherheits-branche

Reklamë për

Unia në degën e sigurisë

Me rastin e negociatave për KPP Nacionale në degën e hotelerisë dhe restoranteve kanë filluar me bisedat e para. Prej mesit të prillit deri në mes të majit, Unia do të mbajë aksione të ndryshme, sie shpërndarjen e materialit dhe informacioneve për punonjësit në restorante dhe hoteleri,me të cilat Unia informon ata mbi kërkesat kryesore.Këto kartolina me informacionet kryesore mund t’i merrni nëpër sekretariatet e Unia-s në gjuhët: gjermanisht, frëngjisht dhe italisht.

Fairplay pourl’hôtellerie-restauration6x90 minutes par jour, parfois sans mi-temps,souvent avec prolongations…Nous ne réclamons pas des salaires de footballeurs, mais des conditions salariales décentes et un 13e salaire!

Sindikata Unia kam bi 200 000 anë-tarë. Në mesin e tyre mbi 100 000 janëmigrante dhe migrant, pra vijnë ngavendet e ndryshme të botës.

Me këtë Unia është organizata më e madhe e mi-grantëve në Zvicër. Interesat e tyre përfaqësohennga koleget dhe kolegët aktiv në Sindikatë, të cilëtjanë të angazhuar në organet e ndryshme sindikaledhe në grupin e interesit të Migracionit. Grupi i in-teresit i migracionit luan, pra rol aktiv në nivelin na-cional dhe regjional.

Në nivelin nacional mbahen 3 takime të komisio-nit të migracionit dhe njëherë në vit konferenca emigracionit.

Këtë vit kjo konferencë do të mbahet të shtunën,më 24 maj në ora 10 në sekretariatin qendror tësindikatës Unia, Weltpoststrasse 20, Bern.

Konferenca e këtij viti do të merret me përgatitjetpër kongresin e rregullt të Sindikatës Unia, i cili dotë mbahet prej 9-11 tetor në Lugano. Gjithashtu dotë zgjidhen delegatët, do të bisedohet mbi kërke-sat si dhe do të bisedohet dhe aprovohet punimi itezave për migracionin, i përpunuar nga një gruppunues.

Në Konferencë mund të marrin pjesë të gjithë tëinteresuarit, anëtarë të Sindikatës Unia. Për mëshumë informacione dhe lajmërim kontakto sek-sionin apo regjionin tënd.

Konferenca e migracionit e Sindikatës Unia

Konferencë e rëndësishme

Në Vintertur është mbajtur konferenca e rregullt e rinisë sindikale

Diskutimet konstruktive

Bisedat e gjalla dhe kreative.