projekt qytetari

21
SIGURIA RRUGORE Projekt

Upload: ueda-rrukaj

Post on 23-Jun-2015

7.291 views

Category:

Education


15 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt qytetari

SIGURIA RRUGOREProjekt

Page 2: Projekt qytetari

OBJEKTIVAT:

Page 3: Projekt qytetari

RRUGA

Rruga është një hapësirë e caktuar mbi të cilën lëvizin njerëzit ose mjetet e ndryshme transportuese rrugore. Hapësira rrugore në vendet rurale më para caktohej përmes marrëveshjes së lirë të banorëve të një vendi të caktuar, kurse në kohët e sotme ajo përcaktohet nëpërmjet planifikimit urban të vendeve.

Zakonisht rrugët kufizohen në të dyja anët e saj me trotuarë disi më të ngritur se rruga, mbi të cilët kalojnë këmbësorët.

Page 4: Projekt qytetari

NDARJA E RRUGËVE SIPAS VLERËS 

Rruga rurale (rruga lokale) është rruga që lidh vendet rurale në mes tyre.

Zakonisht këto rrugë në vendet tona janë për nga vlera të dobëta dhe të pa rregulluara mirë, kurse në vendet e perëndimit janë në nivelt më të larta, por sidoqoftë rrugët rurale i takojnë nivelit të ulët të rrugëve që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin dhe në ndonjë rast fshatin me qytetin.

Rruga urbane (superstrada) është rruga që lidh vendet urbane.

Rruga magjistraleështe nje terminologji e perdorur vetem ne kosove apo tek shiqtarërt qe kane jetuar në republikat e Ish jugoslavisë (autostrada) është rruga që lidh shtetet e ndryshme me njëri-tjetrin.

Page 5: Projekt qytetari

NDARJA E RRUGËVE SIPAS RËNDËSISË 

Rruga me një kalim është rrugë në të cilën lejohet kalimi i automjeteve vetëm në njërin drejtim, pavarësisht se për cilin drejtimshenja e qarkullimit rrugor ndalon apo lejon kalimin.

Rruga me dy kalime është rrugë në të cilën lejohet kalimi në të dyja drejtimet.

Rruga me të drejtë kalimi është rruga në të cilën shenjat e qarkullimit rrugor të japin të drejtë kalimi mbi automjetin tjetër të drejtimit përballë.

Rruga e nivelit të parë kjo shkallë e kategorizimit të rrugëve është një lloj nivelizimi ku një rrugë merr vlerat mbi një rrugë tjetër e që të dyja lidhen në një vend për të mbajtur vazhdueshmërinë e komunikacionit. Nivelizimi i rrugëve mund të bëhet në bazë të strukturës së rrugëve ose në bazë të shenjave të qarkullimit rrugor. Rruga e dorës së parë ose e nivelit të parë gjithmonë ka përparësi mbi rrugën e nivelit të dytë.

Rruga e nivelit të dytë përsa i përket rrugëve të nivelit të dytë nëpër qytete zakonisht janë të ndara me shenja të komunikacionit ose sipas gjërësisë së tyre, këto rrugë jan më të ngushta se sa rrugët e nivelit të parë.

Rruga e mbylltur T është rrugë, balli i së cilës është i mbyllur, pra rruga e drejtë përfundon, vazhdimi i komunikacionit mund të bëhet në dy drejtimet tjera: në të djathtë apo në të majtë.

Rruga e kufizuar është rrugë në të cilën janë bërë kufizime. Përsa i përket rrugëve të kufizuara ekzistojnë lloje të ndryshme kufizimesh, pra në një rrugë të caktuar mund të kemi një ose disa kufizime të caktuara pavarësisht nga ajo se çfarë shenje e qarkullimit rrugor kemi në atë rrugë.

Page 6: Projekt qytetari

SINJALET 1. Sinjalet vertikale ndahen në këto kategori: A) Sinjalet e rrezikut paralajmërojnë praninë e rreziqeve, tregojnë natyrën e tyre dhe i

detyrojnë drejtuesit e mjeteve të mbajnë një qëndrim të kujdesshëm. B) Sinjalet urdhëruese bëjnë të ditur detyrimet, ndalimet dhe kufizimet, të cilave

duhet t'u nënshtrohen përdoruesit e rrugëve. Ato ndahen në: a) sinjale të përparësisë; b) sinjale të ndalimit; c) sinjale të detyrimit. C) Sinjalet treguese u japin përdoruesve të rrugës informacionin e nevojshëm a të

dobishëm për t'i udhëhequr dhe për gjetjen e zonave të caktuara, itinerareve, shërbimeve dhe impianteve. Ato ndahen në:

a) sinjale paralajmëruese; b) sinjale të drejtimit; c) sinjale pohuese; d) sinjale të identifikimit të rrugëve; e) sinjale të itinerarit; f) sinjale të qendrave të banuara; g) sinjale të emrave të rrugëve; h) sinjale turistike të territorit; i) sinjale të tjera që japin informacion të dobishëm për drejtimin e mjeteve; j) sinjale të tjera që tregojnë impiante dhe shërbime.

Page 7: Projekt qytetari

SINJALET VERTIKALE

Page 8: Projekt qytetari

SINJALET

1. Sinjalet horizontale të shënuara në rrugë shërbejnë për rregullimin e qarkullimit, për të drejtuar përdoruesit, si dhe për të dhënë udhëzime dhe tregues të dobishëm për sjellje të veçanta që duhen mbajtur.

2. Sinjalet horizontale ndahen në: - vija gjatësore; - vija tërthore; - vendkalime këmbësorësh ose biçikletash; - shigjeta drejtuese; - shkrime dhe simbole; - vija kufizuese për vendet e qëndrimit ose për vendqëndrimet e

rezervuara; - ishuj trafiku ose sinjalizimi paraprak për pengesa brenda karrexhatës; - vija kufizuese të stacioneve të qëndrimit të mjeteve të transportit

publik të linjës; - sinjale të tjera të parashikuara nga aktet në zbatim.

Page 9: Projekt qytetari

SINJALET HORIZONTALE

Page 10: Projekt qytetari

SINJALET

Sinjalet e ndritshme ndahen në këto kategori: a) sinjale të ndritshme rreziku dhe udhëzuese; b) sinjale të ndritshme treguese; c) fenerë semafori normale për mjetet; d) fenerë semafori korsie për mjetet; e) fenerë semafori për mjetet e transportit publik; f) fenerë semafori për këmbësorët; g) fenerë semafori për biçikleta; h) fenerë semafori për mjetet për korsi me dy sense lëvizjeje; i) fenerë semafori e verdhë vezulluese; j) fenerë semafori të veçantë; k) sinjale të ndritshme të veçanta. 2. Dritat e semaforëve normalë për mjetet janë me formë rrethore dhe

me ngjyrë: - të kuqe, që ka kuptimin e ndalimit; - të verdhë, që ka kuptimin e paralajmërimit të ndalimit; - të gjelbër, që ka kuptimin e rrugës së lirë.

Page 11: Projekt qytetari

SINJAET E NDRITSHME

Page 12: Projekt qytetari

SINJALET

1. Sinjalet plotësuese janë të destinuara të tregojnë: a) drejtimin rrugor; b) kthesat e veçanta dhe pikat kritike; c) pengesat e vendosura mbi rrugë ose anash saj. 2. Gjithashtu, sinjale plotësuese janë edhe sistemet e

destinuara për të penguar vendqëndrimin dhe për të ngadalësuar shpejtësinë.

3. Aktet në zbatim caktojnë format, përmasat dhe simbolet e sinjaleve plotësuese, karakteristikat e tyre konstruktive dhe mënyrat e vendosjes së tyre.

Page 13: Projekt qytetari

SINJALET PLOTËSUESE

Page 14: Projekt qytetari

SINJALET

1. Përdoruesit e rrugës janë të detyruar t'u binden pa diskutim sinjalizimeve të policëve të caktuar për rregullimin e trafikut.

2. Udhëzimet e dhëna nëpërmjet sinjalizimeve të kryera nga policët anulojnë çfarëdo udhëzimi tjetër të dhënë nëpërmjet sinjalitikës rrugore dhe normave të qarkullimit.

3. Sinjalizime të policëve janë veçanërisht: a) Krahu i ngritur vertikalisht tregon "kujdes, ndalo" për të gjithë

përdoruesit, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve që nuk janë më në gjendje të ndalojnë në kushte të mjaftueshme sigurie; nëse sinjali jepet në një kryqëzim, ai nuk do të thotë ndalim për përdoruesit e mjeteve që kanë hyrë tashmë në të;

b) krahët ose krahu i shtrirë horizontalisht tregon "ndalo" për gjithë ata përdorues që vijnë nga drejtime që kryqëzohen me drejtimin e treguar nga krahët, kurse për ata që vijnë nga drejtime të njëjta me drejtimin e krahëve, ku sinjal do të thotë "rrugë e lirë".

Page 15: Projekt qytetari

SINJALIZIMEVE TË POLICËVE

Page 16: Projekt qytetari

KLASIFIKIMI I MJETEVE RRUGORE

1. Mjetet, sipas qëllimeve të përcaktuara në këtë Kod, klasifikohen si vijon:

a) mjete që lëvizin me forcën e krahut; b) mjete të tërhequra me kafshë; c) biçikleta; d) slita; e) ciklomotori; f) motomjete; g) automjete; h) trolejbusë; i) rimorkio; j) makina bujqësore; k) makina teknologjike; l) mjete rrugore të veçanta

Page 17: Projekt qytetari

BIÇIKLETA 

Biçikleta është një cikël pedal-ngasës, një mjet lëvizës makine me dy rrota te bashkangjitura ne një kornizë, njëri pas tjetrit. Një person i cili e nget quhet çiklist.

Elementet perberese:1. Trup metalik i ndertuar

me tuba celiku2. Rrotat3. Sedilja4. Timoni (komandat per

frenat qe veprojne ne te dy rrotat)

5. Zile6. Pedale (me shenja

reflektuese)

Page 18: Projekt qytetari

BIÇIKLETA 

Page 19: Projekt qytetari

TOP-10 ARSYET E AKSIDENTEVE RRUGORE 

1. CILESIA E KEQE E RRUGEVE 2. PARAKALIMET DHE SHPEJTESIA

E MADHE

3. EKSPERIMENTET DHE TESTIMET E MAKINAVE

4. SHPERQENDRIMI I VEMENDJES DHE PERGJUMJA

5. PERDORIMI  DROGERAVE

Statistikat e vendeve te ndryshme te botes kane dhene keto rezultate ne lidhje me shkaqet me kryesore dhe te shpeshta te aksidenteve rrugore:

Page 20: Projekt qytetari

6. ALKOOLI

7. SHPERQENDRIMI I VEMENDJES NE RASTE TE AKSIDENTEVE QE HASIN NE RRUGE

8. E NGRENA NE MAKINE

9. RADIO DHE CD PLAYER

10.CELULARET

Page 21: Projekt qytetari

PUNOI: UEDA RRUKAJ XI-11

Fund