projekt kurrikular ne biologji ne pp

62

Click here to load reader

Upload: steven-peca

Post on 24-Oct-2014

4.509 views

Category:

Documents


75 download

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

PROJEKT KURRIKULARLENDA: Biologji baze 11.

Tema:Te ushqehemi shendetshem.

Nentema:

Semundjet qe shkaktohen nga kequshqyerja

Pergatiti:

Esta Topulli

Pamela Beleraj

Sibora Peca

Zepjana Kraja

Page 2: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

CESHTJET1-Semundjet me te perhapura ne bote qe shkaktohen nga kequshqyerja.2-Semundjet qe shkaktohen si pasoje e mungeses se vitaminave.3-Semundjet qe shkaktohen nga mungesa e lendeve minerale.4-Semundjet qe vijne si pasoje e konsumimit te ushqimeve OMGJ (transgjenike) dhe vecanerisht ushqimet qe shkaktojne kancerin si nje nga semundjet me te rezikshme e qe po perhapet frikshem ne bote.

Page 3: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

DIABETI•Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi. •Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit (diabetes mellitus), hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli,i ultë i glukozës). •Në këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik.• Një tjetër disavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi jo i mjaftueshëm i njerëzve, pra mungesa e informacioneve të shumta mbi shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi është më diabetik se makaronat, apo që yndyrat e hidrogjenizuara janë më diabetike se vaji ose gjalpi.

Page 4: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

PERSE SHKAKTOHEN YNDYRNAT NE GJAK DHE SI DUHEN TRAJTUAR ?

Yndyrat në gjak shkaktohen nga shumë faktorë, por kryesore është kequshqyerja.

Konsumimi i ushqimeve me yndyrë është shumë i pashëndetshëm për enët e gjakut në trup, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e tyre, prej të cilave njeriu mund të vdesë.

Pas çdo ngrënieje, duhet të përdoret çaji jeshil, fermente laktike, fruta, por jo me tepri, si dhe të eliminohet vaji i peshkut dhe përdorimi i limonit.

TRAJTIMI

Ilaçi bimor i quajtur No-Colest, i cili përthithet direkt nga organizmi, ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Preparati bimor No-Colest gjendet në dy forma të ndryshme, që janë No-Colest në formë kapsule dhe No-colest në formë suko.

No-Colest lufton trigliceridet, është antioksidant (largon helmet dhe papastërtitë nga organizmi), përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut, redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë. Efikasiteti i tij i përket bashkëveprimit të disa proceseve aktive si, acide të yndyrshme, fitosteroli, proteina, aminoacide, vitamina dhe minerale.

Page 5: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

MEKANIZMAT QE RREGULLOJNE TENSIONIN E GJAKUT:

Rregullimi i tensionit arterial varet nga aktiviteti i qendrave vasomotore qe ndodhen ne tru dhe nga shume substanca te tjera ne organizem.

Ne veshke prodhohet renina qe, duke vepruar mbi angiotensinogjenin e transformon ne angiotensin ,kjo e fundit ka nje rol vazongushtues dhe shkakton ngritje te t.a.

Angiotensina gjithashtu rrit prodhimin e aldosteronit nga gjendrat mbiveshkore.

Aldosteroni mban jonet Na+ dhe thith uje gjate filtrimit te urines ne veshke, si pasoje e ujit te thithur rritet volumi i gjakut qe kontribuon ne rritjen e t.a.

MODIFIKIMI I DIETES:

Eshte pergjithesisht i pranuar fakti qe zvoglimi i sasise Na+ eshte i dobishem ne njerezit me hipertesion.

Gjithashtu dhe :

Shtimi i Kaliumit i magneziumit

Ushtrimet fizike,

Zvogelimi i peshes trupore,

Reduktimi i alkolit.

Page 6: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

OSTEOPOROZA, KUSH RREZIKOHET MË SHUMË NGA SËMUNDJA E KOCKAVE?

Statistikat botërore tregojnë se 1 në 3 femra dhe 1 në 5 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç janë të prekur nga sëmundja e kockave, ndërsa në vendin tonë, sipas mjekëve, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe shkallës së ulët të diagnostikimit.

Gratë kanë një rrezik tetë herë më të lartë se burrat për të zhvilluar osteoporozë. Fillimisht shenjat e osteoporozës janë: pakësim i masës kockore, zvogëlim i gjatësisë së kockës, dëmtime të lokalizuara, shtypje në nivelin e vertebrave, sidomos atyre të mesit, dëmtime të kyçit të dorës, qafës së femurit ose edhe në vende të tjera kur gruaja pëson një traumë, qofte edhe të vogël.

Ka tre lloj osteoporoze: Osteoporoza që shihet më shpesh tek gratë ,osteoporoza që shihet tek moshat e mëdha, sidomos pas moshës 45 vjeç, ku dominon shkatërrimi i kockave ,osteoporoza që ka lidhje me përdorimin e kortizonit tek personi.

DIETADuhet të hani tre vakte dhe tri minivakte në ditë. Minivaktet janë ushqime si fruta, arra, jogurt etj., që të mbani metabolizmin lart. Gjithmonë hani mëngjes. Лshtë vakti më i rëndësishëm i ditës. Çdo gjë që konsumoni duhet të jetë me sasi mesatare.

Page 7: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

OBEZITETI, ANOREKSIA, BULIMIA Obeziteti konsiderohet një situate jonormale, ku ka depozitim te

tepërt te yndyrës ne trup. Kjo ndodh nga marrja e tepert e ushqimit, dmth e energjisë se tepërt.

Për të vlerësuar gjendjen ushqyese të trupit dhe te obezitetit, përdorim Body Mass Index ( BMI ).

Nje person klasifikohet mbipeshe kur BMI eshte midis 25 – 30 ndersa si obez nese eshte ≥ 30.

  Shkaktaret e obezitetit:

 Obeziteti shkaktohet nga shume faktore, por shkaku themelor eshte ngrenia e tepert. Mund te ndodhe te cdo njeri, megjithate disa grupe jane me shume te rrezikuar. Faktore qe lidhen me obezitetin jane :

Stresi, lodhja, trishtimi, mosha, disa lloje ilacesh, crregullimet hormonale, nderprerja e pirjes se duhanit, trashegimia, etj. 

Anoreksia karakterizohet nga frika e humbjes se kontrollit mbi peshen ose frika nga obeziteti. Ajo nenkupton nje deshire te ekzagjeruar per te qene i dobet. Personat anoreksike jane kryesisht te seksit femer. Keta persona hane shume pak, preferojne frutat dhe perimet dhe evitojne sheqernat, mishin, yndyrnat, etj. 

Bulimia karakterizohet nga nje nevoje e pandalshme per te gelltitur shume ushqim ne nje kohe te shkurter. Me pas, ata persona qe vuajne nga bulimia, perpiqen ta nxjerrin ushqimin qe kane marre, duke provokuar te vjella ose duke perdorur laksative, ilace qe mund te behen te demshme nese perdoren ne sasi te medha.

Page 8: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Vlerat ushqyese janë një aspekt i lënë pas dore i shëndetit të nënës dhe fëmijës në gjithë botën.

Periudha më kritike në jetën e një foshnjeje është që me krijimin embrionit e deri në moshën dy vjeçare. Ajo që i ndodh fëmijës gjatë këtij intervali mund të shërbejë si parashikim për shëndetin në të ardhmen. Kequshqyerja shkakton frenim të zhvillimit të trurit, dobësimin e aftësive njohëse, përparim më të ngadaltë në shkollë dhe të ardhura më të pakta ekonomike në të ardhmen.

Mesazhi kryesor këtu është se frenimi i zhvillimit në dy vitet e para të jetës shkakton pasoja të pariparueshme për jetën si të rritur. Dhe parandalimi i këtyre kushteve të kequshqyerjes të nënës dhe foshnjave do të ishte një investim afatgjatë në favor si të këtij brezi fëmijësh, ashtu edhe fëmijëve të tyre.

KEQUSHQYERJA SHKAKTON FRENIM TË ZHVILLIMIT TË TRURIT TEK FËMIJËT

Page 9: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

SEMUNDJET QE VIJNE NGA MUNGESA E VITAMINAVE

Page 10: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

ROLI I VITAMINAVE NE ORGANIZEM

Vitaminat jane lende qe duhet t’i marre trupi nga ushqimi qe ne hame. Mund te perdoren vitamina ose minerale ne forme te pilulave, por nese ju hani ushqime te shendetshme dhe te ndryshme gjate gjithe vitit, nuk eshte e nevojshme. Vitaminat jane lende te vogla organike, qe ne duhet t’i marrim ne doza shume te vogla. Ato jane te rendesishme per shume funksione ne trup, midis te tjerash, metabolizmin. Ne nuk mund te prodhojme vete vitamina ne trup, prandaj duhet t’i marrim ato nepermjet ushqimit. Vitaminat ndahen ne ato qe shkrihen ne uje si Vitamina-B dhe Vitamina-C, dhe ato qe shkrihen ne yndyrna si Vitamina-D, Vitamina-E dhe Vitamina-Kmungesa e vitaminave ne organizem sjell semundje te ndryshme.

Page 11: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

MUNGESA E VITAMINES A

Mungesa e vitamines A shkakton shkurtpamesi dhe verbimin e nates. Prandaj keshillohet qe veç te tjerash te hani majdanoz te fresket, i cili eshte i pasur me vitaminen A, por permban edhe kalcium te nevojshem per elasticitetin e muskulatures se syve. Gjysme filxhani majdanoz ploteson nevojen ditore te organizmit me vitamine A. Kjo per te gjithe ato raste kur personi eshte i vetedijshem qe nuk ka konsumuar ne menyne e tij ditore produkte qe kane kete lloj vitamine.

Page 12: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines DVitamina “D” sherben per perthithjen e kalciumit nga ushqimet dhe gjithashtu ndihmon ne punen e kalciumit dhe fosforit ne trup. Duke bashkepunuar me kalciumin, ndikon ne rritjen dhe shendetin e kockave dhe te dhembeve gjithashtu ne shendetin e nervave dhe te muskujve. Mungesa e saj ne trup sjell dobesi muskulore dhe mosrritje te kockave, anemi dhe infeksione ne kanalet e frymemarrjes

Page 13: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines E

Vitamina “E” eshte nje nga vitaminat baze per organizmin e njeriut. Studimet tregojne se kur vitamina “E” eshte ne sasi jo te mjaftueshme ne trup, rreziku ndaj atakut te zemres dhe kancereve eshte me i madh, dhe formohen gjithashtu perde ne sy. Me kalimin e kohes, kur kjo gjendje vazhdon, mund te lindin dhe zhvillohen çrregullime nervore qe ndikojne tek syte, sistemi nervor dhe muskujt ose te shkaktoje anemi.Ndonjehere mungesa e vitamines “E” shkaton sterilitet. Gjendet tek lajthia, farat e lulediellit, gruri, vaji i lulediellit, perimet etj.

Page 14: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines CMungesa e saj ne trup mund te vihet re brenda 3–4 javeve. Dallohet qe ka vonese ne sherimin e plageve, lodhje trupore, rrjedhje gjaku nga mishi i dhembeve, dhimbje gjunjesh dhe nje gjume jo i rehatshem. Ata qe pine duhan rekomandohen te marrin sasi me te medha te kesaj vitamineVitamina “C” eshte themelore ne formimin dhe mbarevajtjen e indeve lidhese, sherimit te plageve, shendetit te mishit te dhembeve dhe te gjithe trupit.

Page 15: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines KPerveç rendesise qe ka vitamina “K” ne organizmin e te rriturve, ajo duket te jete teper e domosdoshme per te vegjlit. Sipas specialisteve, vitamina “K” eshte e nevojshme per formimin e proteinave dhe e pergjegjshme per mpiksjen e gjakut. Mosmpiksja e shpejte shkakton rrjedhje gjaku te vazhdueshme. Femijet e sapolindur kane sasi te pakta te vitamines “K”. Dietologet tregojne se ajo gjendet tek perimet me gjethe jeshile, lulelakra dhe spinaqi, melçia, fasulja e thate, bizelet dhe karota.

Page 16: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines B1

Vitamina B1 ose ndryshe me emrin kimik Tiamina, është një vitaminë e pangjyrë Kjo vitaminë është e pazëvendësueshme për funksionin e sistemit nervor. Në qoftë se për 14 ditë nuk merret vitamina B1 në organizëm, atëherë harxhohen për 50% rezervat e tij trupore. Kjo vitaminë ka një rol të rëndësishëm në metabolizmin e karbohidrateve dhe yndyrave dhe më këtë në mirëmbajtjen e indit nervor, muskulit të zemrës dhe në transmetimin e përçimit të nervave.Si difosfat i tiaminës punon në eliminimin e karbohidrateve në tru dhe në muskuj. Po ashtu nga kjo vitaminë varen edhe gjendja trupore dhe kujtesa.

Page 17: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines B2Vitamina “B2” merr pjese ne shume procese te trupit, veçanerisht per te formuar energjine nga ushqimet ne rritjen e femijeve dhe ne mbarevajtjen e indeve trupore. Shenjat e para qe vihen re, ne mungese te saj, jane disa te çara ne anet e gojes. Simptoma te tjera jane plage dhe mavijosje ne gjuhe, kruarje dhe skuqje te syve. Keto shenja mund te vihen re brenda disa diteve dhe eshte e keshillueshme te mos lihet mbas dore. Vitamina “B2” gjendet kryesisht tek melçia, kosi, qumeshti, djathi, dritherat, veza, peshku, bajamet, veshkat, kerpudhat, farat e kungullit etj.

Page 18: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines B5

Eshte kyc ne sintezen e hormoneve dhe neuro-transmitereve. Terapia me vitaminen B5 eshte e nevojshme te njerezit qe jane te semure nga diabeti, femrat qe perdorin kontraceptive dhe alkoolistet. Simptomat e mungeses se saj jane lodhja, depresioni, humbja e apetitit, ngercet, tretja e keqe dhe pagjumesia. Mungesa e kesaj vitamine gjithmone eshte e percjelle me mungesen e vitaminave te tjera te B-kompleksit. Dihet qe vitamina B5 redukton disbalancimin hormonal i cili eshte shkaktar kryesor i akneve te shumica e njerezve. Pervec kesaj, eshte me e forta nga vitaminat e B-kompleksit ne frenimin e stresit, me cka ne menyre indirekte zvogelon aknet. Hulumtimet me te reja tregojne qe zvogelon dhimbjen dhe enjtjen te njerezit qe jane te semure nga artriti reumatoid sepse dihet qe te semuret kane nivel te ulet te kesaj vitamine. 

Page 19: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines B6

Roli i vitamines “B6” eshte te prodhoje proteinat, te çliroje glukozen e rezervuar. Te gjitha keto procese ne trup jane te domosdoshme per rritje, formimin e gjakut dhe mbrojtje kunder infeksioneve. Sa me shume ushqime me proteina te perdoren, aq me shume vitamine “B6” eshte e nevojshme. Ne pergjithesi mungese te kesaj vitamine ka tek ata njerez qe perdorin ilaçe kunder reumatizmes, tuberkulozit ose tensionit te larte te gjakut. Simptomat jane plage ne goje, depresion, irritim, ekzeme dhe nganjehere dhe malcim i ndonje nervi i cili shkakton dhimbje. Ne forme natyrale vitamina “B6” gjendet tek dritherat, banania, patatja, gjeli i detit, peshku, lajthia, arra, speci e perimet si lulelakra etj.

Page 20: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mungesa e vitamines B12

Vitamina B12 luan rolin kryesor ne prodhimin e ADN-se, pjeses ndertuese te gjeneve ne trupin tone dhe ne vazhdimesine e shendetshme te nervave dhe rruazave te kuqe te gjakut.Vitamina B12 eshte e lidhur me proteinat dhe eshte e domosdoshme per ecurine normale te organizmit tone. Ajo gjendet ne disa ushqime te konsumit te perditshem si: mishi, peshku, veza, kosi, qumeshti jane te pasura me B12.

Page 21: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Semundjet qe shkaktohen nga mungesa e lendeve minerale

Page 22: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

KALIUMI SHERBEN Për ndërtimin dhe

mirëmbajtjen e qelizave të trupit si dhe rregullon nivelimin e lëngjeve të trupit

Merr pjesë në përcjelljen e impulseve nervore dhe kontrollin e shtrëngimit të muskujve

Mungesat shfaqen si

Zvogëlimi dhe ngarkesa e koncentrimit

Çrregullimi i nivelimit të lëngjeve në trup

Ngacmime nervore

Lëkurë e thatë dhe me puçrra

Dobësim të muskujve

Page 23: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Kalciumi

Shërben Për ndërtimin dhe forcimin e eshtrave dhe të dhëmbëve

Është i domosdoshëm për shtrëngimin e muskujve, thërrmimin e gjakut dhe përcjelljen e impulseve nervore Për rregullimin fiziologjik të funksionimit të qelizave dhe të organizmit

Mungesat shfaqen si

Si bazë për zhvillimin e osteoporozës

Sëmundje të cilat janë të lidhura ngushtë me mungesën e kalciumit në organizëm

Dhëmbë dhe eshtra të ndjeshme

Page 24: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Magnezi

Shërben Për aktivizimin e rreth 300 enzimave

Për funksionimin e rregullt të metabolizmit të yndyrës dhe të sintezës së albuminave

Pengimin aktiv të paraqitjeve të shtrëngimeve të muskujve

Mundëson punën normale të zemrës

Mungesat shfaqen si

Rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak

Komplikimet në funksionimin e organeve jetësore

Probleme me lëkurën të shkaktuara nga stresi dhe ngacmimet

Page 25: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Hekuri

Shërben

Është përbërja kryesore e hemoglobineve, e molekulave për përcjelljen e oksigjenit në gjak, e qelizave të muskujve dhe të disa enzimave, të cilat marrin pjesë në krijimin e energjisë për frymëmarrjen e qelizave

Mungesat shfaqen si

Dobësimin e gjakut (anemia), e cila mund të sjellë deri te dëmtimi i rëndë i shëndetit të përgjithshëm të organizmit

Lëkurë e thatë

Page 26: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Seleni Shërben

Ka veprim antibakterial dhe antitumor

Ka veprim të rëndësishëm antioksidues

Pengon plakjen e parakohshme të qelizave

Kontribuon në rezistencë dhe siguron energji në organizëm

Mungesat shfaqen si

Organizmi është i prirë për të shfaqur sëmundje vdekjeprurëse

Grumbullimi i lëndëve helmuese (radikalët e lirë) në organizëm

Lodhje nga mungesa e energjisë

Humbje imuniteti

Zbokth

Page 27: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Zinku Shërben

Forcon sistemin e imunologjisë dhe qelizat në luftë kundër infektimit Për punën normale të sistemit të gjëndrave Merr pjesë në punë e rritjes Nxit freskinë mentale dhe vitalitetin

Mungesat shfaqen si

Dobësim i sistemit imunologjik

Mungesa e vullnetit, lodhja, depresioni

Sëmundje të ndryshme të lëkurës

Rënie floku dhe puçrra në fytyrë

Page 28: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Jodi

Shërben

Funksioni kryesor është ndërtimi i hormoneve mbrojtëse

Ka veprim antibakterial në organizëm

Është antiseptik dhe dezinfektues i mirë

Mungesat shfaqen si

Pengesa në rritje dhe në zhvillim Gusha, e cila është një ndër sëmundjet më të përhapura

Floku i thatë dhe më zbokth

Page 29: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Semundjet qe shkaktohen nga konsumimi I ushqimeve transgjenike

Page 30: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Ti je ajo cka ha

Page 31: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Organizmat të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) - organizma (bimët, kafshët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre), të krijuara përmes inxhinierisë gjenetike, respektivisht modifikimeve gjenetike, siç përcaktohet ne Direktivën e BE-së 2001/18 [1]. Produktet OMGJ ditët e sotme përbejnë një nga temat me te diskutuara pas gripit te derrit.

Bimët, kafshët apo mikroorganizmat, te cilave u janë ndryshuar veçoritë duke transferuar gjenet e një lloje tjetër me ane te metodave bioteknologjike quhen "organizma me gjenetike te ndryshuar" ose "transgjenike".

Cjane OMGJ-te

Page 32: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

 Ushqimet me më shumë OMGJ

1- Aspartam (ëmbëlsues sintetik): megjithëse teknikisht është një lëndë sintetike, përftohet si rezultat i kombinacionit të dy amino acideve natyrale. Këto acide prodhohen nga dy lloje të ndryshme bakteresh dhe në disa raste njëri prej baktereve ndryshohet për të shtuar prodhimin. A është i dëmshëm aspartam? Aspartam nuk përmban lëndë gjenetike. Megjithëse nuk ekziston ndonjë provë e cila të verifikojë mundësinë e shfaqjes së kancerit nga aspartame tek minjtë e laboratorit të cilëve iu është dhënë aspartame, është pare leucemi dhe kancer limfatik. 

Page 33: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

2. Vaj kanola: vaji kanola ose i njohur ndryshe si vaji i lakrës së egër është një nga lëndët më të përdorura. 80% e kanolës së përdorur në Kanada është ndryshuar gjenetikisht. Gjenetika e kanolas ndryshohet për të rritur imunitetin ndaj disa ilaçeve bujqësore të përdora për të zhdukur bimët e dëmshme. Në këtë mënyrë kontrollohen më lehtë barërat e egër dhe përdoret më pak ilaç bujqësor dhe merret më shumë prodhim. 

Page 34: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

3. Qumështi: hormoni rBGH bën të mundur që lopët të prodhojnë më shumë qumësht dhe hap rrugën e mastitit (infeksionit të gjirit). Këtë lopë të sëmura duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e doktorit dhe të mjekohen me antibiotikë. Hormoni rBGH rrezikon njerëzit nga kanceri. Bota është ndarë më dysh përsa i përket sigurisë së qumështit të marrë nga lopët të cilave iu është injektuar rBGH. Pavarësisht se përdorimi i këtij hormoni është ndaluar në Bashkimin Europian dhe Australi, në Amerikë është lejuar dhe FDA nuk ka vendosur ndonjë kusht për përdorimin e këtij qumështi.

Page 35: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

4. Soja: në mes gjithë produkteve soja është produkti me një ndryshim të thellë gjenetik. Në vitin 2007 më shumë se gjysma e botës prodhoi një lloj të ndryshuar. Gjenetika e sojës ndryshohet për shkaqe të ndryshme. Arsyet më të përhapura janë rritja e imunitetit ndaj insekteve dhe kërpudhave, pasurimi i produktit nga ana e vitaminave, yndyrave dhe proteinave. Kështu mund të përdoret si ushqim për kafshët. Në të njëjtën kohë soja përdoret edhe si kimikat në farmaci. Në Amerikë nëse përdoret sojë në produkte të ndryshme, patjetër shkruhet në etiketë dhe këta zakonisht janë sojë me gjenetikë të ndryshuar. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumësht soje apo tofu, përdoren edhe ushqime që përmbajnë sojë si bukë, gjevrekë me drithëra, akullore dhe çokollatë. 

Page 36: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

5. Misri: misri përdoret kudo në Amerikë. Në të vërtetë Amerika është prodhuesi më i madh i misrit. Në vitin 2000 Ministria e Bujqësisë pohoi se 25% e misrit të prodhuar në Amerikë ndryshohet gjenetikisht. Produktet që përmbajnë misër janë soset e sallatave, margarina, mielli dhe shurupi i misrit. 

Misri i pastër mund të infektohet me OMGJ nga arat me misër të ndryshuar gjenetikisht nëpërmjet erës. Shkencëtarët theksojnë se nga ky fenomen mund të infektohen sipërfaqe të mëdha.

Page 37: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri pritet të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 16 mijë tonë misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht. Ndërkohë, vendet e Bashkimit Evropian, pas një miratimi të një paketë ligjesh nga Parlamenti Evropian, kanë ndaluar kategorikisht futjen e OMGJ-ve në këto vende si dhe të produkteve që përmbajnë modifikime gjenetike.

"Në rast se në Shqipëri do të përdoren organizmat e modifikuara gjenetikisht, atëherë produktet bujqësore që do të prodhohen në Shqipëri do të jenë të papranueshme nga vende e BE-së, ç'ka do të sjellë probleme serioze për mbarëvajtjen e marrëveshjeve të nënshkruara", ka theksuar Lavdosh Fetuni, kryetar i bordit të Shoqatës së Bujqësisë Organike.

Page 38: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Përdorimi i organizmave të modifikuara dëmton:

Aparatin tretësKrijon alergjiDëmton biodiversitetinShkakton dëm ekonomik te fermerëtDëmton marrëveshjet e Tregtisë së Lirë me

vendet e Bashkimit Evropian.Në Shqipëri do të vijnë nga SHBA 16 mijë ton

misër dhe sojë e modifikuar gjenetikisht.

Dëmet e ushqimeve te modifikuara

Page 39: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Pak kohë më parë IFDC-ja zhvilloi një tender për importin e misrit dhe sojës të modifikuar gjenetikisht, ndërkohë që fituese e këtij tenderi është kompania "Korparata amerikane për kredi". Kjo e fundit ka sjellë në Shqipëri rreth 2 mijë tonë misër dhe sojë, ndërkohë që pjesa tjetër pritet të vijë në një të ardhme shumë të afërt.

Ndihma e amerikanëve është kundërshtuar nga Shoqatat e Ambientalistëve, të cilët kanë deklaruar që organizma të tillë janë një dëm i madh për shëndetin e shqiptarëve, ekonominë e vendit si dhe një dëm i madh i biodiversitetit.

24 shoqata ambientaliste kanë nënshkruar një peticion drejtuar institucioneve shtetërore dhe parlamentit në të cilën kërkojnë ndalimin e futjes në vend të OMGJ-ve. "Sipas të dhënave tona, ndihma e cila pritet të vijë së shpejti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdoret në blegtori. Por ajo mund të përdoret edhe në bujqësi për mbjedhjen e misrit dhe të sojës.

Ndërkohë, kërkesë për blerjen e këtyre organizmave ka pasur dhe nga ndërmarrjet e industrisë ushqimore", ka theksuar Monika Spahivogli, anëtare e bordit të Shoqatës së Bujqësisë Organike. Sipas të dhënave, nga kjo shoqatë deri tani kanë paraqitur kërkesë për blerjen e misrit dhe të sojës të importuar nga Amerika rreth 36 tregatë dhe subjekte private.

Kryetari i këtij bordi Lavdosh Feruni, ka sqaruar se përdorimi i organizmave të modifikuara gjenetikisht, në shëndetin e njerëzve mund të sjellë probleme serioze në aparatin tretës si dhe alergji. Sipas tij, përdorimi i këtyre organizmave nga fermerët shqiptarë do të sjellë një efekt negativ ekonomik, pasi do të krijojë një vartësi ekonomike të fermerëve ndaj kompanive të mëdha që merren me tregtimin e OMGJ-ve.

Ndërsa kryetari i shoqatës "Masmedia dhe Mjedisi", Xhemal Mato, ka sqaruar për Gazetën se në projektligjin për biodiversitetin, i cili është miratuar nga Ministria e Mjedisit, ekziston një nen i veçantë i cili është pro përdorimit të OMGJ-ve.

Historia

Page 40: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Bashkimi Evropian ka shtyrë diskutimin rreth çështjes nëse duhet lejuar importimi i një lloji të misrit të modifikuar gjenetikisht pasi më heret këtë vit parlamenti evropian kishte votuar për t'i dhënë fund moratoriumit mbi ushqimet me organizma të modifikuar gjentikisht.

Argumentet pro dhe kundër OMGJ-ve

Page 41: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

"Komisioni i BE-së nuk është në favor ose kundër OMGJ-ve dhe kultivimit të tyre. Por në botën e sotme ato janë një realitet dhe Evropa nuk mund të qëndrojë e plogësht dhe t´i mohojë vetvetes përgjegjësinë politike për të marrë vendime dhe për të vënë në jetë një politikë risish të përgjegjshme.” – shprehet komisioneri i BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, John dalli.

 Sot për sot OMGJ-ja e vetme e lejuar në disa vende është një lloj misri, MON810, i cili është i ndaluar në gjashtë vende të BE-së duke përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Page 42: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Përkrahësit e këtij lloj misri thonë se ai ka avantazhe si dhe një rendiment më të lartë dhe rezistencë ndaj dëmtuesve, që do të thotë se reduktim të përdorit të plehrave kimike dhe të pesticideve.

Kritikuesit, kryesisht aktivistë të Greenpeace, kërkojnë më shumë prova shkencore që bimët e modifikuara gjenetikisht janë të sigurta.

Jose Luis Romeo Martin, fermer nga rajoni Ebro Valley i Spanjës, kultivon që prej tetë vjetësh në fermën e tij prej 30 hektarësh misrin Mon810. Ai tregon se filloi të përdorte këtë lloj misri, sepse kishte vënë re se 40 për qind e prodhimit të tij shkatërrohej nga një krimb që infektonte vazhdimisht arën.

Sipas Jose Luis Romeo Martin qëndrimi kundër OMGJ-ve është i pakuptimtë dhe një politikë hipokrite.

"Kur spërkasim me pesticide vrasim çdo gjë, vrasim mushkonjat, vrasim merimangat, çdo gjë që gjallon në fushat tona. Kurse me këtë bimë të modifikuar gjenetikisht i kemi të gjitha llojet e insekteve në fushat tona.” – thotë Jose Luis Romeo Martin.

Page 43: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

AvantazhetPerfitimimi I nje numri

me te madh ushqimesh, per te permbushur nevojat gjithnje ne rritje te konsumatoreve

Perftimi I prodhimeve ne cdo kohe

Jetegjatesi e ushqimeve me e larte

Ushqime te me medha ne permasa dhe me te bukura ne pamje

Page 44: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Disavantazhet Produktet jane te

modifikuara gjenetikishte

Humbasin vlerat ushqimore

Nuk I shermbejne, por e demtojne organizmin

Page 45: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Mbani larg nga tavolina pataten OMGJ A konsumohet patate OMGJ në tregun shqiptar? Asnjë nuk mund të përgjigjet prerazi po ose jo, edhe pse shanset janë të mëdha. Kemi vetëm një rast të testuar dhe një përgjigje për praninë e OMGJ-ve në vend, madje të pamiratuara në tregun europian (rasti i misrit me konglomerat OMGJ-sh në vitin 2004, pas një analize të kryer në Gjermani me porosi të Shoqatës së Bujqësisë Organike). Që nga sot, prania e patates OMGJ në treg i ka të gjitha gjasat të jetë prezente në tregun shqiptar. Komisioni Europian ka aprovuar të martën kultivimin e patates transgjenike (OMGJ) Amflora. Ky vendim ka të bëjë me kultivimin për qëllime industriale dhe për përdorimin e produkteve që vijnë nga Amflora në ushqimet për kafshët. Patatja OMGJ, e njohur si Amflora e zhvilluar nga kompania agro-kimike gjermane, BASF, përmban një gen që krijon rezistencë ndaj disa antibiotikëve. Kjo do të thotë se mund të rritet rezistenca ndaj antibiotikëve te njerëzit. “Greenpeace” lajmëron që ky prodhim i patates OMGJ krijon një rrezik të papranueshëm për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve, si dhe ndaj mjedisit. Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Europiane e Medikamenteve kanë lajmëruar për “rëndësinë kritike” të antibiotikëve të afektuar nga patatja Amflora (WHO, 2005, Canberra, Australia). Lëshimi i patates OMGJ në mjedis mund të rrisë rezistencën bakteriale ndaj medikamenteve që shpëtojnë jetë, duke përfshirë këtu dhe medikamentet për trajtimin e tuberkulozit. Shumë vende të BE-së kanë kundërshtuar autorizimin e këtij prodhimi OMGJ. Ka shumë të ngjarë që shtetet e BE-së të refuzojnë të mbjellin patate OMGJ në territoret e tyre. Austria tha se po planifikonte një ndalim të menjëhershëm për kultivimin e patates, ndërsa ministri i Bujqësisë i Italisë e kritikoi fort vendimin e komisionit dhe premtoi më shumë seriozitet për të mbrojtur “bujqësinë tradicionale dhe shëndetin e qytetarëve”.

Page 46: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

PerfundimiPerfundimi: “Mos

gjyko kurre nje liber nga kopertina…”

Page 47: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Kanceri Kush e shkakton?

Page 48: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Kanceri eshte nje semundje e kudo ndodhur ne bote dhe mund te preke cdo pjese te trupit tone.

Nje ne tre persona eshte i predispozuar per tu prekur nga kjo semundje gjate gjithe jetes, por kerkime te rendesishme shkencore qe jane bere kane konfirmuar se kanceri ka nje mundesi shume te madhe per tu parandaluar.

Kanceri eshte nje grup kompleks semundjesh, por ne cilendo pjese te trupit qe ai prek shkakton nje riprodhim te pakontrolluar te qelizave te demtuara me nje specifike te nje indi apo organi duke formuar nje mase qelizash qe ndryshe quhet tumor.

Faktoret kryesor qe shfaqin kete semundje jane gjenetik dhe ambjental. Ato luajne nje rol te rendesishem ne zhvillimin e kesaj semundje, por dime qe jane faktoret ambjental dhe menyra e jeteses qe kane influencen me te madhe per zhvillimin e kancerit.

Dhe ky eshte nje lajm i mire sepse duke ndryshuar stilin tone te jeteses ne mund te bejme hapa pozitiv per te parandaluar kancerin.

Cfare eshte kanceri?

Page 49: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Te ushqehemi ne menyre te shendetshme dheTe evitojme agjentet shkaktare te kancerit si cigarja e

cila eshte dhe me e dukshme nder agjentet e tjere.Zbulimet e fundit kane treguar qe dietat e

pasura ne fruta dhe perime parandalojne nje ne 5 raste ose dhe me shume nga te gjithe llojet e kancerit.

Specialistet e shendetit bien dakort qe nje diete e bazuar ne ushqime bimore e kombinuar me aktivitet fizik si dhe duke mbajtur nje peshe trupore normale mund te uli deri ne 40% shfaqjen e rasteve te reja te kancerit. Kjo do te thote parandalim per 3 -4 milione raste ne bote cdo vit.

Dy menyrat me te rendesishme per te parandaluar kancerin jane:

Page 50: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Zhvillimi i kancerit eshte nje process biologjik i komplikuar dhe i cuditshem, keshtu qe ne nuk mund te themi se ka vetem nje agjent shkaktar por mund te permendim disa: si psh hormonet, gjendja imunitare dhe mutacionet e fshehura ne gene te qelizes, por shkaktaret kryesor per zhvillimin e kancerit mbeten faktoret ambjental te cilet jane:

Toksinat, si duhani dhe alkoli Ushqimi qe ne hame (zgjedhjet jo te shendetshme) Agjentet infektues si viruset dhe bakteriet Agjentet kimik Rrezatimi nga rrezet e diellit dhe materialet radioaktive Te gjithe keta faktore kancerogjen mund te demtojne qelizat normale te trupit

dhe te shkaktojne zhvillimin e kancerit.Gjithashtu dihet qe radikalet e lira -produkte te proceseve te ndryshme te trupit

luajne rol ne zhvillimin e kancerit. Mendohet se disa faktore mund reagojne se bashku ose me nje koseguence te caktuar per te filluar ose stimuluar semundjen e kancerit. Kanceri mund te zhvillohet gjate 10- 20 vjeteve prandaj moshat e medha jane dhe rastet me te shpeshta.

Cfare shkakton kancerin

Page 51: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Si parandalohet kanceri Jane nje ser ushqimesh qe mund

te parandalojne ose ngadalsojne procesin e kancerit. Te tilla ushqime njihen si "inhibitore" dhe perfshijne shumicen e ushqimeve me prejardhje bimore si: zarzavatet, frutat dhe drithrat. Keto ushqime permbajne nutriente esenciale per nje shendet te mire si vitamina, minerale dhe fibra. Gjithashtu permbajne nje game perberesish te tjere bioactive duke perfshire antioksidantet shume nga te cilet kane efekt mbrojtes. Ato ndihmojne ne mbrojtjen e organizmit nga shume semundje serioze perfshire dhe kancerin.

Page 52: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Evidencat tregojne qe: Alkoli rrit rrezikun e kancerit ne

pjesen e lartme te aparatit tretes dhe ne melci, ne zorren e trashe, ne gji si dhe ne mushkri.

Dietat qe permbajne % te larte kripe rrisin rrezikun e kancerit te stomakut

Dietat e pasura ne mish te kuq dhe produktet e tij rrisin rrezikun e zhvillimit te kancerit te kolonit, rektumit, gjithashtu dhe te gjirit e te prostates.

Dietat me perberje te larte yndyre mund te rrisin rrezikun e kancerit te mushkrive, kolonit, rektumit, gjirit dhe prostates. Po keto lloj dietash rrisin rrezikun e obezitetit i cili eshte faktor risku per  disa lloj kanceresh.

Page 53: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Kanceri mund te mos kurohet teresisht, por nje diete dhe menyre jetese e shendetshme mund te uli ne menyre drastike rrezikun e shfaqjes se nje sere kanceresh si dhe disa semundjeve te tjera kronike si semundjet e zemres, infarkte dhe diabeti.

Nje kombinim i gjenetikes, sjelljes dhe faktoreve ambiental eshte pergjegjes per fillimin e nje zinxhiri reaksionesh qe kthen qelizen normale ne anormale, dhe qelizen anormale ne kanceroze. Ndryshimet qe fillojne procesin e kancerit quhen "fillim", dhe faza qe pason me ndarjen dhe rritjen e qelizes quhet "avancim"

Ne evidencat e fundit shkencore rezulton se menyra e jeteses dhe vecanarisht naga perdorimi i duhanit dhe dietat jo te shendetshme influencojne ne shfaqjen e shumices se kancereve.

Duhani eshte nje nder faktoret kryesor te kancerit  te aparatit te frymemarrjes dhe 1 ne 4 raste te kancerit te mushkrive eshte duhanpires.

Gjithashtu duhani eshte shkaktar i kancerit te gojes dhe te ezofagut ne 70 - 90 % te te prekurve, dhe kjo mund te luaje rol edhe ne zhvillimin e kancerit te pankreasit,dhe fshikzes se urines.

Nje rol tjeter negative qe luan duhanpirja eshte se redukton nivelin e vitaminave qe qarkullojne ne organizem e cila shkakton nje risk per kancer.Por me te rrezikuarit jane ata qe jo vetem pine duhan por edhe alkool njekohesisht.

Duke nderprere alkoolin ulet dhe rreziku i kancerit te gojes, gurmazit, zorreve, melcise si dhe te gjirit i cili eshte dhe kanceri me i perhapur ne UK dhe ne bote.

Nje faktor tjeter qe rrit rrezikun e kancerit eshte dhe mishi i kuq kur hahet me shume se 80 gr ne dite, mendohet qe rrit rrezikun per kancerin e zorreve, gjithashtu dhe te pankreasit, veshkave, prostates dhe gjirit. Gjithashtu te gjithe ushqimet qe permbajne yndyrnat me origjine shtazore ku perfshihet dhe mishi i kuq si burim kryesor mund te rrise rrezikun edhe per kancerin e mushkrive, zorreve, gjirit, mitres, dhe prostates.

Keshtu qe menyra e jeteses dhe dietat e shendetshme mund te jene hapat me pozitiv per te parandaluar  kancerin.

Dieta, menyra e jeteses dhe kanceri

Page 54: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Disa hapa praktik per parandalimin e kanceritHapi i pareZgjidhni nje djete me variatete

te ushqimeve  me baza bimore

Kjo do te thote qe te hame rreth 600-800gr qe jane rreth 6-7 porcione ne dite dhe te jene ushqime bimore sa me pak te perpunuara, disa nga keto lloji ushqimesh jane;

Cerealet, si buka,orizi, makaronat( mundesisht te zeza me sa me shume fibra)

Fasulet, thjerrzat dhe bishtajat Zarzavatet qe rriten nen toke si

karrotat, patatet, panxhari etj. Frutat e thata dhe farat

Te gjitha ushqimet me baze bimore permbajne vitamina esenciale, minerale dhe shume substanca te rendesishme per organizmin per te luftuar agjentet kancerogjen.

Keto ushqime jane shume te varfera ne yndyrna dhe kalori te cilat jo vetem na mbrojne nga kanceri por gjithashtu na ndihmojne te kontrollojme dhe peshen e cila eshte nje faktor risku per zhvilimin e kancerit.

Keto ushqime duhet te perdoren te freskta d.m.th. te gatuhen ne moment dhe jo te konservuara sepse ushqimete konservuara permbajne shume yndyre, kripe si dhe sheqer te rafinuar te cilat jane te demshme per organizmin.

Page 55: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Hapi i dyteHani sa me shpesh fruta dhe zarzavate. Kjo do te thote qe ne nje dite duhet te hame 400- 800 gr ose 5

racione ne dite fruta dhe zarzavate per cdo dite te vitit ne variatete te ndryshme.

Evidencat shkencore kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe zarzavate ulin rrezikun e kancerit deri ne 20% .

Shkencetaret kane zbuluar disa nga keto ushqime te cilat jane shume te shendeteshme sepse permbajne komplekse vitaminash dhe mineralesh dhe disa nga keto ushqime jane; lakrat e te gjitha llojeve,rrepat, karrotat, domatet, dhe qitro (frut) keto jane specifike mbrojtese per organizmin por nuk eshte e thene se jane vetem keto lloje ushqimesh mund te kete dhe shume te tjera te pazbuluara akoma per benfitet e tyre prandaj eshte e rendesishme te hame nga te gjitha llojet e frutave dhe te zarzavateve.

Sheqeri i frutave dhe i lengut te fresket te frutave eshte me i shendetshem sesa ai artificial sepse frutat permbajne nutrient te tjere duke perfshire vitaminat dhe fibrat pervec sheqerit.

Page 56: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Hapi i treteTe mbani nje peshe te

shendetshme dhe te merreni me aktivitet fizik

Mbipesha mund te rrise riskun e kancerit keshtu qe jo vetem duhet te kontrolloni marrjen e kalorive por duhet te merreni edhe me aktivitet fizik te mbani trupin tuaj ne nje peshe te shendeteshme per gjithe jeten.

Aktiviteti fizik i rregullt ul riskun e kancerit  por gjithashtu ju mbron ose parandalon dhe shume semundje te tjera.

Ideale eshte te keni nje menyre jetese aktive por n.q.s. ju keni nje pune sedentare atehere ju duhet te beni nje aktivitet fizik gjate nje dite duke kryer dhe pune nderkohe dhe nje here ne jave duhet te beni nje ore aktivitet fizik me te rende. Aktiviteti fizik mund te ndahet edhe ne disa here -nga pak gjate gjithe dites dhe mbledhja e tyre perben aktivitetin ne total te dites. Mos harroni se mund te merreni me aktivitet si me poshte per te permbushur totalin:

Ecje per dhe nga dyqanet/ punet e ndryshme Biciklete per te shkuar dhe ardhur nga dyqanet/ 

punet e ndryshme Pune shtepie te fuqishme Ngjitje shkallesh pa ashensor Nje peshe e shendetshme ka nje index  mase

trupore (IMT) ndermjet 20 - 25. Kete index mund ta gjeni dhe vete duke pjestuar peshen (kg) me gjatesine (m) te ngritur ne katror:

IMT=PESHA (kg)/GJATESIA2(m) (IMT=Indexi I Mases Trupore) Nese vlera eshte me pak se 20 ju konsideroheni

"nen peshe" Nese vlera eshte mbi 30 ju konsideroheni "obez"

(teper mbi peshe) Dhe  nje menyre tjeter per te pare veten a jeni apo

jo mbipeshe eshte dhe matja e perimetrit te barkut ku per femrat quhet normale kur perimetri eshte deri ne 88 cm. dhe per meshkujt eshte deri ne 102 cm.

Page 57: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Hapi i katertPini sa me pak alkool qe te jete e mundur.Ne termat ku flitet per rrezikun e kancerit

permendet dhe alkooli keshtu qe eshte me mire ta eviojme sa me shume te jete e mundur dhe meshkujt te pine deri ne dy gota ne dite dhe femrat 1 gote alkool ne dite.

Ne markete keni shume lloje pijesh me % te ulet  alkooli ose dhe pa % alkooli keshtu qe mundoni ti merrni ose ti zevendesoni  keto pije me ato alkoolike.

Page 58: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Hapi i peste Zgjidhni ushqime me % te ulet yndyre dhe kripe. Kjo do te thote qe te limitoni konsumimin e yndyrnave por vecanarisht te yndyrnave shtazore dhe

nuk duhet te hani me shume se 6 gram kripe ne dite. Kripa eshte ne perqendrim te larte ne ushqimet e procesuara keshtu ne ushqimet qe ju mund ti gatuani vete eshte mire ta ulni masen e kripes avash-avash dhe do ta shihni se sa shpejt do te mesoheni  me shijen dhe se sa te ndjeshem do te jeni me pas ne ushqimet me shume kripe.

Ushqimet nuk do te jene me pak te shishme n.q.s. ju do te perdorni erza te njoma dhe pikante. Duhet te keni parasysh se shume ushqime te konservuara vecanerish supat, ushqimet e gatshme si

cerealit permbajne  shume kripe, keshtu qe duhet te kontrolloni etiketen e perberesve  dhe te zgjidhni ato ushqime me permbajtje te ulet kripe.

Shume ushqime qe jane te larta ne % kripe jane te larta dhe ne yndyrna , dhe te hani ushqime me shume yndyre jo vetem qe ju rrit rrezikun per kancerin por gjithashtu mund te shkaktoje dhe obezitet qe ne vetevete eshte nje rrezik per semundjet kancerogjene.

Ka disa menyra qe ta reduktoni dieten tuaj me yndyrna; 1-Hiqni dore nga qumshti dhe nenproduktet e tij me % te larte yndyre dhe zgjidhni ato me sa me pak

yndyre. 2-Zgjidhni versione te ndryshme ushqimesh qe nuk permbajne yndyre. 3-Te zierat dhe grillin mund ti preferoni me shume sesa te skuqurat. 4-Eleminoni mishin dhe nenproduktet e tij ne maksimum dhe n.q.s. e perdorni zgjidhni pjeset

muskulare qe nuk kane dhjam. 5-Hiqeni lekuren kur e  gatuani pulen 6-Eleminoni sa me shume biskotat dhe embelsirat

Kujdes!

Page 59: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Hapi i gjashtePregatitja dhe ruajtja e ushqimeve.Disa myqe dhe kerpurdha ne ushqime

prodhoje mykotoksina qe jane substanca qe shkaktojne kancer. Myqet zakonisht jetojne se zhvillohen ne ambjente te ngrohta keshtu qe ekziston mundesia qe ne ruajtjen e ushqimeve te zhvillohen dhe keto lloji myqesh. Shikoni qe ne produktete e fresketa mos te kete demtime ne siperfaqe  sepse keto demtime mund ti bejne me te depertueshem myqet.

Page 60: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

1- Mos konsumoni asnje ushqim pas dates se skadences qe eshte shkruar ne etikete.

2- Hidhni menjehere ushqimet qe e shihni se kane zene myk

Kujdes!

Page 61: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

Aeshte djathi blu i sigurte per tu ngene? Myqet e djathit blu jane myqe te kultivuara

dhe djathi blu eshte plotesisht i sigurt per konsumatorin.

Gjithashtu risku i kancerit rritet edhe nga menyra se si i gatuajme ushqimet si p.sh mishi dhe peshku nuk duhen zier apo pjekur shume.

Agjentet kancerogjen jane gjetur edhe ne lengun e mishit te gatuar ose skuqur ne temperatura te larta.

Ushqimi i gatuar direkt ne zjarr si p.sh. grilli prodhojne agjent kancerogjen ne siperfaqen e mishit keshtu qe me e mira eshte se para se ti hani t'jua hiqni pjesen e djegur ose percelluar e pastaj ta hani.

Disa ushqime qe permbajne nitrate dhe nitrite kane nje rrezik tjeter sepse gjate tretjes keto substanca mund te shnderrohen  ne substanca kancerogjene. Gjtihashtu dhe ushqimet e tymosura permbajne te njejti rrezik keshtu qe me mira eshte ti konsumojme sa me pak.

Page 62: Projekt Kurrikular Ne Biologji Ne Pp

FALEMINDERIT!