projekt histori

11
* Tema: “ Bashkimi Europian”

Upload: shkelqim-shabani

Post on 19-Feb-2016

161 views

Category:

Documents


3 download

DESCRIPTION

projekt histori

TRANSCRIPT

Page 1: Projekt Histori

*Tema: “ Bashkimi Europian”

Page 2: Projekt Histori

Çfarë është BE-ja?Bashkimi Evropian është një partneritet unik politik dhe ekonomik mes 27 shteteve demokratike evropiane që synojnë paqen, prosperitetin dhe lirinë për 500 milionë qytetarët e tyre në një botë më të sigurt dhe më të drejtë.Është strukturë që zhvillohet në mënyrë konstante dhe që nuk ka ndonjë precedent të mëparshëm. Legjislacioni primar i BE-së janë traktatet e nënshkruara mes shteteve anëtare. Këto traktate përcaktojnë politikat themelore të BE-së, themelojnë strukturën e saj institucionale si dhe kompetencat dhe procedurat legjislative. Disa prej traktateve kryesore janë: Traktati i Romës për themelimin e Komunitetit Ekonomik Evropian (1957), Akti i Vetëm Evropian (1986), Traktati i Mastrihtit (1992), Traktati i Amsterdamit (1997) dhe Traktati i Lisbonës (2007).Institucionet kryesore të BE-së janë: Parlamenti Evropian, Këshilli Evropian, Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Komisioni Evropian.

Page 3: Projekt Histori
Page 4: Projekt Histori
Page 5: Projekt Histori

*Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet për bashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesëG jermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dheLuks emburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsit të vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropiandhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap te mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga qytetarët eD animarkës vetëm pas një referendumi të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit te bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”. Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian - procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar. Traktati përbën hapin e parë në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet.

Page 6: Projekt Histori
Page 7: Projekt Histori

*   Parlamenti Evropian është asambleja e përfaqësuesve e qytetarëve të Bashkimit Evropian. Që prej vitit 1979 zgjedhjet parlamentare janë bërë me votim të drejtpërdrejtë, të shpërndarë ndërmjet Shteteve Anëtare sipas popullsisë së tyre.

* Parlamenti Evropian ushtron këto funksione themelore: merr në konsideratë propozimet e Komisionit dhe bashkë me Këshillin merr pjesë në procesin ligjvënës në disa raste si bashkë-ligjvënës me anë të procedurave të ndryshme (procedura e vendimmarrjes së përbashkët, e bashkëpunimit, dhe e pëlqimit);kontrollon veprimtaritë e Bashkimit Evropian aprovimit të emërimit të Komisionit (dhe ushtrimit të mocioneve të mosbesimit) si dhe me anë të pyetjeve me shkrim dhe me gojë që mund t'i parashtrojë Komisionit dhe Këshillit; ndan kompetencat me Këshillin në votimin e buxhetit vjetor, duke e miratuar ose rrëzuar buxhetin në tërësi dhe mbikëqyrur zbatimin e tij;emëron Avokatin e Popullit (Ombudsmanin) i cili është i autorizuar për të marrë ankesa nga qytetarët e Bashkimit Evropian në lidhje me keqadministrimin në veprimtaritë e institucioneve dhe organeve komunitare.

Page 8: Projekt Histori

* Këshilli i Bashkimit Evropian është institucioni kryesor vendimmarrës i Bashkimit. Përbëhet nga ministrat e 27 Shteteve Anëtare. Çdo Shtet Anëtar mban drejtimin e Këshillit për një periudhë 6 mujore. Secili prej ministrave në Këshill ka plotfuqishmëri. Kjo do të thotë se, deklarimet dhe veprimet e tij janë plotësisht të afta për të angazhuar qeverinë qe ai përfaqëson. Anëtarët e Këshillit janë përgjegjës ndaj parlamenteve të vendeve të tyre si dhe ndaj qytetareve që këta përfaqësojnë, duke siguruar kështu legjitimitetin e vendimeve të Këshillit.

* Këshilli ushtron këto funksione themelore:* Miraton normat komunitare në bashkëpunim me Parlamentin Evropian.* Koordinon politikat e përgjithshme ekonomike të shteteve anëtare.* Lidh marrëveshje ndërkombëtare, në emër të Bashkimit Evropian, me shtete ose

organizata ndërkombëtare.* Aprovon buxhetin e Bashkimit së bashku me Parlamentin Evropian.* Zhvillon Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, në baze të direktivave të

Këshillit Evropian.* Koordinon bashkëpunimin midis gjykatave dhe forcave policore të shteteve anëtare në

çështjet penale.

Page 9: Projekt Histori

* Komisioni Evropian është organi me kompetencën e iniciativës, zbatimit, administrimit dhe kontrollit. Komisioni përbëhet nga 27 anëtarë ku përfshihet Presidenti dhe Zv/presidentët. Anëtarët e Komisionit emërohen për mandat 5 vjeçar nga Këshilli me shumicë të cilësuar në marrëveshje me Shtetet Anëtare dhe pas pëlqimit të Parlamentit Evropian para të cilit jep llogari. Komisionerët ndihmohen nga një administratë e përbërë nga drejtori të përgjithshme dhe departamente të specializuara, stafi i të cilëve ndodhet në Bruksel dhe në Luksemburg. Komisioni është një organ i pavarur politikisht i cili përfaqëson dhe mbron interesat e Bashkimit Evropian në tërësi.Komisioni Evropian ushtron këto funksione themelore:

* Propozon aktet normative në Parlament dhe në Keshill;*Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;* Luan rolin e "gardianit" të Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtësisë);* Përfaqëson Bashkimin Evropian në arenën ndërkombëtare.

Page 10: Projekt Histori

* Gjykata e Drejtësisë siguron që e drejta Evropiane të interpretohet dhe të zbatohet në mënyre uniforme në të gjitha shtetet anëtare. Gjykata gëzon edhe pushtetin e zgjidhjes se mosmarrëveshjeve gjyqësore ndërmjet shteteve anëtare, institucioneve të Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

* Gjykata është e përbëre nga një gjyqtar prej secilit shtet anëtar, të ndihmuar nga 8 "avokatë të përgjithshëm", të cilët kane për detyre të japin mendimin e tyre për çështjet qe shtrohen për zgjidhje përpara gjykatës. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet të jene të paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e përgjithshëm emërohen me marrëveshje të përbashkët të të gjithë shteteve anëtare, për një mandat gjashte-vjeçar, i cili mund të ripërtërihet me një ose dy periudha të mëtejshme tre-vjeçare.

* Për ta ndihmuar Gjykatën e Drejtësisë për të zgjidhur numrin e madh të çështjeve qe shtrohen përpara saj, si dhe për t'u siguruar një mbrojtje me të mire ligjore qytetareve të Bashkimit, në vitin 1989 u krijua "Gjykata e Shkalles se Pare". Kjo gjykate është përgjegjëse për zgjidhjen e një numri të caktuar heshtjesh, në mënyre të veçante të atyre qe paraqiten nga individët dhe çështjet qe kane të bëjnë me raste të konkurrencës se pandershme midis ndërmarrjeve.

* .

Page 11: Projekt Histori

*Banka Qendrore Europiane çon përpara politikën monetare të Bashkimit Europian, kryen veprimet e këmbimit dhe garanton funksionimin korrekt të sistemit të pagesave. Me kalimin në monedhën e përbashkët si dhe shtrirjen e një politike ekonomike europiane gjithnjë e më unike, roli i Bankës Qendrore Europiane është rritur gjithnjë e më shumë. Selia e saj ndodhet në Frankfurt.