programi i zhvillimit ekonomik për „kosovë“...programi i zhvillimit ekonomik për...

37
Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën e KAAP në të ardhmen dhe çështjet që lidhen me Agjensionin e AAP Version i shkurtuar dhe anekset kyçe Nëntor 2011 EU KOSVET V – Zhvillimi i Sigurimit të Cilësisë, Akreditimit dhe Zhvillimi i AKK-së & KKK-së në Kosovë 2009/216-809 This project is funded by the European Union A project implemented by PEM GmbH in Cooperation with Aarhus Technical College, Scottish Qualifications Authority and Tribal HELM Programi i IPA-së i Unionit Europian për “Kosovë”

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën e KAAP në të ardhmen dhe çështjet që lidhen me Agjensionin e AAP Version i shkurtuar dhe anekset kyçe Nëntor 2011 EU KOSVET V – Zhvillimi i Sigurimit të Cilësisë, Akreditimit dhe Zhvillimi i AKK-së & KKK-së në Kosovë 2009/216-809

This project is funded by the European Union

A project implemented by PEM GmbH in Cooperation with Aarhus Technical College, Scottish Qualifications Authority and Tribal HELM

Programi i IPA-së i Unionit Europian për “Kosovë”

Page 2: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Titulli i Projektit

EU KOSVET V – Zhvillimi i Sigurimit të Cilësisë, Akreditimit dhe Zhvillimi i AKK &KKK -së në Kosovë

Numri i Projektit

2009/216-809

Vendi

Kosovë

Kontraktuesi Kryesor:

PEM GmbH Berliner Allee 51-53 40212 Düsseldorf Gjermani

Menaxher i Projektit:

Marita Münks

Tel:

+49-211-417 1815

Fax:

+49-211-479 1991

E-mail:

[email protected]

Në Partneritet me ASK Autoriteti Skotlandez i Kualifikimeve, MB TribalHELM, MB Kolegji ‘Aarhus Technical College’, Danimarkë

Data e dorëzimit Të versionit të përmirësuar

30 Dhjetor 2011

Data e fillimit të projektit

01 Shtator, 2009

Data e përfundimit të projektit

31 Dhjetor, 2011

Kohëzgjatja e Projektit

28 muaj (përfshirë 4 muaj vazhdim)

Autore e Raportit

Anne-Marie Clark

Eksperte e lartë ndërkombëtare

Page 3: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

PËRMBAJTJA 1.  PARATHENIE 6 

2.  HISTORIKU I SHKURTËR 6 

2.1  2.1 Funksionimi i KAAP 6 

2.2  Konteksti aktual 7 

3.  ANALIZA E ROLIT AKTUAL TË KAAP SIPAS PËRSHKRIMIT ORIGJINAL TË LIGJIT TË AAP 7 

4.  PLANIFIKIMI KYÇ, DETYRAT MENAXHERIALE DHE OPERATIVE QË KËRKOHEN NË SISTEMIN KOMBËTAR TË AAP 7 

5.  ANALIZA NË KONTEKSTIN AKTUAL: IMPLIKIMET PËR ROLIN E KËRKUAR NGA KAAP 8 

6.  PËRMBLEDHJE E DETYRAVE QË DUHET TI USHTROJ KAAP 10 

7.  MUNDËSITË PËR THEMELIMIN E AGJENSIONIT TË AAP 13 

7.1  Çështjet qe duhen marrë parasysh 13 

7.2  Kompetencat e Agjensionit të AAP 14 

7.3  Personeli i Agjensionit të AAP 16 

7.4  Struktura organizative e Agjensionit të AAP 17 

8.  GJETJET KRYESORE DHE ÇESHTJET E NGRITURA 19 

9.  KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME 20 

ANEKSI 1 – ANALIZA E ROLIT EKZISTUES TË KAAP SIPAS LIGJIT TË AAP NGA VITI 2006 22 

ANEKSI 2 – PLANIFIKIMI KYÇ, MENAXHMENTI DHE DETYRAT OPERACIONALE TE NEVOJSHME NE SISTEMIN KOMBETAR TE AAP 24 

ANEKSI 3 – MODELET PËR STRUKTURAT E ARDHSHME TË KAAP 28 

ANEKSI 4 – LLOJET E POZITAVE QE DUHEN PËRFSHIRË NË NJË AGJENSION MODERN TË AAP 33 

ANEKSI 5: SHEMBUJ SE SI MUND TË STRUKTUROHET AGJENSIONI I AAP 34 

Page 4: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

LISTA E SHKURTESAVE

AKK

AAAL (AAK)

UA

BSPK

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

Agjencia e Akreditimit për Arsim të Lartë (të MASHT-it)

Udhëzim Administrativ

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës

AKRZS Asistencë e Komunitetit për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim

QEZTP

QK

Qendra Evropiane për Zhvillim të Trajnimit Profesional

Qendra e Kompetencës

KPSC AAP Kornizë e Përbashkët e Sigurimit të Cilësisë për AAP-në (të EU-së)

KAAP Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional

ZNKE Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian

SETKAAP

KEK

KKK

Sistemi Europian për Transfer të Kredisë për Arsimin & Aftësimin Profesional Kornizë Europiane për Kualifikim

Korniza Kombëtare e Kualifikimeve

FET Fondacioni Europian i Trajnimit

UE Unioni Evropian

BPV Bruto Produkti i Vendit

GTZ Gesellschaft für Technische Zusammenarbeit (Kooperimi Teknik Gjerman)

ONP Organizata Ndërkombëtare e Punës

IPA Instrumenti i Ndihmës për Para-Anëtarësim (i EU-së)

KSNA

ABK

Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtare të Arsimit

Asociacioni i Bizneseve Kosovare

EAG Ekspert Afat-Gjatë

MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës & Teknologjisë

MPMS

MSH

MTI

MRKS

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Shëndetesise

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve

OJQ

AKK

Organizatë Jo-qeveritare

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve

KKK Kornizë Kombëtare e Kualifikimeve

OBZHE

OEK

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Oda Ekonomike e Kosovës

MP Marrëdhëniet me Publikun

KDP Komiteti Drejtues i Projektit

SC Sigurimi i Cilësisë

Page 5: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

KSC Korniza e Sigurimit të Cilësisë

NVM Ndërmarrje e Vogël dhe e Mesme

EAS Ekspert Afat-Shkurtë

AT Asistencë Teknike

UE Udhëheqës i Ekipit

ANT Analizë për Nevoja të Trajnimit

ToR

UP

Termat e Referencës

Universiteti i Prishtinës

USAID Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara

AAP Arsimi dhe Aftësimi Profesional

GP Grup Punues

Page 6: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 6

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

1. PARATHENIE

Ligji për AAP (Ligji Nr. 02/L-42) i cili është aprovuar në vitin 2006, bën fjalë për themelimin e KAAP për Kosovë. Qëllimi i këtij punimi, që është përgatitur si pjesë e aktiviteteve të projektit EU KOSVET V, për të shqyrtuar rolin dhe funksionin e KAAP në kontekst të zhvillimeve aktuale dhe atyre të planifikuara në sistemin e AAP në Kosovë, për të ofruar disa pikëpamje për çështjet kryesore dhe për të sugjeruar disa opsione për rrugët përpara të cilat do të mundësonin kontribut më efektiv nga perspektiva e KAAP për përmirësimin e cilësisë së AAP në Kosovë.

Ky dokument do ti drejtohet zyrtarëve të lartë të MASHT dhe institucioneve dhe organizatave tjera të përfaqësuara në KAAP, autoriteteve kontraktuese për projektin EU KOSVET V dhe të gjitha palëve me interes në AAP

2. HISTORIKU I SHKURTËR

2.1 2.1 Funksionimi i KAAP

Propozimi për themelimin e KAAP rrjedh nga ligji për AAP më 2006 i cili në atë kohë ka qenë shumë i mirëseardhur. Megjithatë, struktura e propozuar për KAAP në vitin 2006, thjeshtë nuk ka qenë e duhur për realizimin e detyrave për të cilat po sipas këtij ligji KAAP ka përgjegjësinë, dhe kjo çështje nuk është zgjedhur kurrë.

Prej fillimit të KAAP, ka një histori të vështirë dhe në përgjithësi ka dominuar bindja se KAAP nuk është duke funksionuar ashtu siç kërkohet. E “vërteta” e kësaj situate është mjaft komplekse: në njërën anë, si pjesë përbërëse e KAAP janë disa anëtarë shumë të motivuar, me përvojë të madhe në sistemin e AAP, me shkathtësi dhe me potencial për të kryer detyrat e tyre në mënyrë efikase si anëtarë të KAAP; dhe KAAP si organ vazhdimisht është munduar të gjejë hapësirë për të ushtruar funksionin e sajë, përkundër përkrahjes dhe njohjes shumë të kufizuar nga zyrtarët e caktuar. Në fakt KAAP ka bërë një punë të çmuar e cila asnjëherë nuk është njohur apo vlerësuar. Në anën tjetër edhe përkundër angazhimit të madh të disa anëtarëve të KAAP, nuk mund të thuhet që KAAP ka përmbushur detyrat që i ka me ligjin për AAP.

Arsyeja kryesore për dështimin e KAAP është identifikuar në shqyrtimin e bërë gjatë implementimit të projektit KOSVET III:

• Mos përputhshmëria ndërmjet strukturës së parashikuar të KAAP dhe funksioneve që pritet ti ushtrojë KAAP nuk është zgjidhur asnjëherë, me rezultatin që KAAP është ende duke u përpjekur që të funksionojë nën kufizimet për të cilat janë paraparë për strukturën e përkohshme të KAAP.

• Përkrahja financiare nga MASHT nuk ka qenë adekuate.

• Sekretariati i ofruar nga MASHT nuk ka qenë efektiv.

Megjithatë, është edhe një problem tjetër që ka ndikimin në efikasitetin e KAAP; në të kaluarën KAAP ka qenë subjekt i “ndërhyrjeve shumë negative”, në rastet kur interesa të caktuar dhe të fuqishme kanë zënë vend, atëherë individë të caktuar kanë shfrytëzuar çdo mundësi për të fol keq për KAAP, edhe si koncept dhe në aspektin e përzgjedhjes së kalibrit të anëtarëve të emëruar në këshill. Kjo është bërë me fraza të përsëritura se “nuk ka pas rezultate”, duke mos e marrë parasysh kontekstin në të cilin është supozuar që KAAP të punojë. Ndikimi i dezinformatave të tilla për KAAP nuk duhet të nënçmohet.

Page 7: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 7

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

2.2 Konteksti aktual

Shqyrtimi i KAAP është në kohën e duhur duke marrë parasysh vendimin e MASHT për të themeluar Agjensionin e AAP dhe rishikimin e planifikuar të Ligjit për AAP. Zhvillime tjera që kanë ndonjë ndikim në funksionimin dhe strukturën e KAAP përfshijnë:

• Themelimi i Kornizës së Kualifikimeve Kombëtare (KKK)

• Themelimi i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK)

• Ndikimet e Ligjit të rishikuar më 2011 për Arsimin para universitar

• Ndikimin e planit Strategjik të Arsimit për Kosovë 2011-2016

• Ndikimin e Kornizës së Kurrikulit të Kosovës

• Ndikimin e Proceseve të Torinos në Kosovë (2010 dhe 2012)

• Ndikimit të rritjes së decentralizmit në sistemin e arsimit në Kosovë.

3. ANALIZA E ROLIT AKTUAL TË KAAP SIPAS PËRSHKRIMIT ORIGJINAL TË LIGJIT TË AAP

Një analizë e rolit aktual të KAAP sipas përshkrimit origjinal në ligjin mbi AAP mund të gjendet në Aneksin 1. Kjo analizë tregon se përkundër shumë zhvillimeve në sistemin e AAP përgjatë 5 viteve të fundit, shumica e përgjegjësive që i kanë takuar KAAP që nga themelimi nuk janë realizuar nga asnjë prej organeve të reja të cilat janë themeluar në ndërkohë si dhe që detyra më kryesore që ka të bëjë me përmirësimin e cilësisë së AAP në Kosovë mbetet ende e pambuluar.

Për më shumë, analiza nënvizon faktin që KAAP është Institucioni më i përshtatshëm për të kryer shumë funksione dhe detyra që kërkohen nga një organi trepalësh, përgjegjës për një “pikturë më të madhe” të sistemit të AAP në Kosovë dhe i cili gjithashtu do ta lehtësonte shumë bashkëpunimin ndërministror në kuadër të KAAP.

4. PLANIFIKIMI KYÇ, DETYRAT MENAXHERIALE DHE OPERATIVE QË KËRKOHEN NË SISTEMIN KOMBËTAR TË AAP

Me rastin e marrjes në konsideratë opsionet për rolin e ardhshëm të KAAP, megjithatë është shumë me rëndësi jo vetëm që të analizohet situata sipas aktit origjinal të themelimit të tij me ligjin e AAP të vitit 2006, por gjithashtu edhe që të identifikohen se cilat përgjegjësi të përgjithshme janë të nevojshme në ndonjë sistem modern të AAP. Gjithashtu është me rëndësi që në kontekstin e Kosovës të shikohet se cila organizatë apo institucion është vendosur më së miri për ta realizuar secilin funksion. Tabela e dhënë në Aneksin 2, është përpjekja e parë për ta bërë një analizë të tillë. Shënim: është me rëndësi që të kemi parasysh që përgjegjësitë e përcaktuara, nuk i referohen në mënyrë specifike dhe kryesisht sistemit formal tyë AAP në Kosovë, por një sistemi tërësisht fleksibil të AAP në kontekstin e të mësuarit gjatë gjithë jetës që është esenciale për zhvillimin e ardhshëm socio-ekonomik të vendit.

Page 8: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 8

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

5. ANALIZA NË KONTEKSTIN AKTUAL: IMPLIKIMET PËR ROLIN E KËRKUAR NGA KAAP

Dokumentet më kryesore të analizuar janë shqyrtimi rezultateve dhe progresit të Procesit të Torinos 2011 për AAP, Ligji i rishikuar më 2011 për Arsimin Para-universitar, Korniza e Kurrikulit të Kosovës, Ligji mbi Kualifikimet Kombëtare i vitit 2008, Ligji për arsimin në komuna të Kosovës më 2009, Plani Strategjik i Arsimit të 2011 -2016. i jemi referuar gjithashtu edhe draft udhëzimit administrativ për Qendrat e Përsosshmërisë. Të gjeturat kryesore të kësaj analize janë dhënë në vijim. Të dhëna më të detajizuara mund të gjenden në versionin e plotë të këtij raport..

Procesi i Torinos

Nuk është vështirë të shihet ndërmjet çështjeve dhe rekomandimeve të identifikuara në dokumentin e procesit të Torinos, se është shumë i nevojshëm ekzistenca e një trupi i cili i bien së bashku interesat e ndryshme, njohuritë dhe shkathtësitë e një game të institucioneve dhe organizatave, partnerëve social dhe palëve tjera me interes në sistemin e AAP me qëllim të:

1. zhvilluar një pikëpamje strategjike të nevojave në sektorin e AAP, 2. siguruar bashkëpunimin ndërmjet iniciativave, interesave dhe sektorëve, 3. merr përgjegjësinë për menaxhimin e përgjithshëm të cilësisë së sistemit të

AAP, 4. siguruar një përfaqësim të gjerë në sistemin e AAP (jo vetëm në sistemin

formal të AAP) në të gjitha diskutimet relevante, 5. përkrahur zhvillimin e të kuptuarit të AAP brenda sistemit formal 6. promovuar rëndësinë e AAP në të gjitha nivelet 7. përkrahur zhvillimin e partneriteteve sociale në të gjitha nivelet.

Një tru i tillë mundet gjithashtu të kryejë disa detyra specifike të identifikuara siq është adresimi i problemeve që kanë të bëjnë me provimin e maturës profesionale, e gjithashtu edhe ushtrimin e disa funksioneve më të përgjithshme siç janë qasja më e mirë në informata dhe përkrahjen e shpërndarjes së informatave, duke siguruar komunikim të mirë ndërmjet politikë bërësit, atyre që merren me AAP, me hulumtime dhe analiza, duke kontribuar në koordinim qendror, planifikim, kontrolle, financim dhe përkrahje..

Ligji mbi Arsimin Para-universitar 2011

Edhe pse nuk ka qenë e mundshme që brenda fushës së shqyrtimit të bëhet një studim më i thellë për implikimet që ka Ligji për Arsimin Para-universitar në sistemin e AAP, një lexim fillestar i këtij ligji bën ngritjen e disa brengave për ndikimin që ka ky ligj në sistemin formal të AAP, e gjithashtu edhe për procesit sipas të cilit janë marrë ose nuk janë marrë në konsideratë nevojat e AAP gjatë hartimit të këtij ligji. Duhet shumë punë për të analizuar pasojat e ndikimit të këtij ligji në sistemin formal të AAP me qëllim ose pa qëllim. Por është e qartë, se edhe një here, situata nënvizon nevojën që Divizioni i AAP për përkrahje plotësuese përmes KAAP, për të siguruar që perspektiva e gjerë e AAP është marrë parasysh gjatë zhvillimit të gjitha politikave të arsimit.

Page 9: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 9

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Ligji mbi Kualifikimet Kombëtare

Themelimi i suksesshëm i AKK është bërë sipas Ligjit mbi Kualifikimet Kombëtare dhe ka disa ndikime në rolin e ardhshëm të KAAP. AKK e ka në mënyrë shumë të qartë të definuar rolin e sajë për sa i përket themelimit dhe mirëmbajtjes së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe rregullimin e dhënies së kualifikimeve, përpos atyre që i takojnë Agjensionit të Akreditimit sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë. Megjithatë, aktiviteti i AKK për rregullimin dhe lëshimin e kualifikimeve, e në veçanti akreditimi dhe rregullimi i trupave vlerësues, qon në një konfuzion për sa i përket psh kompetencave të AKK apo MASHT për akreditimin e institucioneve për të ofruar kualifikime (and the position is exacerbated by the 2011 Law on pre-university education), dhe si tërësi funksionin efektiv të AKK e bën më të lehtë rishikimi i Ligjit të AAP dhe për të përcaktuar përgjegjësi më koherente për KAAP.

Ligji për Arsimin në Komunat e Kosovës

Përgjegjësi më të mëdha për sistemin e AAP u janë dhënë komunave me këtë ligj, që e fuqizon nevojën e përfaqësimit të komunave në KAAP dhe e justifikon edhe urdhëresën administrative për KAAP për përfaqësim sa më të gjerë gjeografik në këtë këshill. Gjithashtu edhe roli i komunave për Qendrat e Përsosmërisë e nënvizon potencialin që KAAP duhet të ketë rol udhëheqës në qeverisje me Qendrat e Përsosmërisë.

Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2011 - 2016 (PSAK)

Nuk është e mundshme që brenda fushës së këtij dokumenti të bëhet një analizë më e thellë e Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë për sa i përket implikimeve që ka në detyrat që duhet të realizohen nga KAAP. Megjithatë, këtu theksohet fakti që duhet të sigurohet që AAP formal të ketë lidhje me ofertat tjera të arsimit dhe aftësimit profesional joformal nga ministritë dhe institucionet tjera. Kjo gjë së bashku me rolin dhe kontributin më të dukshëm për aprovimin, monitorimin dhe vlerësimin e AAP për sa i përket çështjeve të paraqitura në (PSAK), ofron një rol të rëndësishëm për KAAP si trup ndërqeveritar dhe tre palësh.

Draft Urdhëresa Administrative për Qendrat e Përsosmërisë (QP)

Neni 4 i kësaj draft UA propozon themelimin e Institutit Kosovar për AAP (IKAAP) i cili do të udhëheqë me Qendrat e Përsosmërisë dhe përkujeset për cilësinë e tyre. Duke lënë anash çështjen se a është e këshillueshme që ta ndajmë një element të vetëm nga sistemi i gjithëmbarshëm i AAP (QP), ky propozim ka implikime serioze për Divizionin e AAP të MASHT, për KAAP dhe Agjensinë e propozuar për AAP. KAAP sipas k[tij draft UA nuk ka përgjegjësi mbi QP, meqenëse ligji ka hyrë në fuqi para se të themeloheshin QP, por ky është një argument shtesë për rishikimin e Ligjit të AAP për të vendosur reference mbi QP në të, ashtu që përgjegjësia për këto QP ti takojë KAAP apo Agjensionit të AAP dhe jo që të themelohen institucione shtesë, që sipas të gjitha gjasave t’ju bëjnë konkurrencë institucioneve tjera.

Page 10: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 10

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

6. PËRMBLEDHJE E DETYRAVE QË DUHET TI USHTROJ KAAP

Duke i marrë në tërësi të tri analizat e mësipërme do të kuptojmë që shumica , ndoshta jo të gjitha përgjegjësitë e KAAP që janë identifikuar në Ligjin për AAP (2006) janë ende shumë relevante dhe të nevojshme për të përmirësuar cilësinë e sistemit të AAP në Kosovë dhe KAAP si trup tre palësh në të cilën ka përfaqësim të Qeverisë përmes ministrive relevante, pastaj përfaqësim të organizatave publike është institucion ideal për ti realizuar këto detyra. Një numër i detyrave shtesë janë identifikuar si rezultat e analizës së bërë.

1. Funksioni kryesor i identifikuar në të tri analizat e më sipërme për KAAP, mund të konsiderohet si:

• Të veprojë si ombrellë dhe pikë referimi për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me KAAP.

2. Më konkretisht, funksionet kryesore mund të përmblidhen si:

• Të sigurojmë integrimin e politikave për të gjitha aktivitetet e • Për të ofruar koordinimin e nevojshëm për të gjitha zhvillimet në

sistemin e AAP • Të veprojë si një avokat për AAP • Të sigurojë përfaqësim dhe pjesëmarrje të gjitha palëve me interes në

AAP.

3. Tabela në vijim bën renditjen e përgjegjësive specifike të cilat janë përgjegjësi të argumentuara të KAAP

Përgjegjësia Komenti KAAP këshillon MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës në orientimin e përgjithshëm për politikën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Fjalët origjinale nga ligji mund të amadentohen në mënyrë të duhur ashtu që të përfshijë referencën “të këshilloj në strategjinë e zhvillimeve të AAP në linjë me zhvillimet socio-ekonomike dhe teknologjike”. Kjo fushë e përgjegjësisë vjen me vetë definicionin, si përgjegjësi që ka të bëjë me përcjelljen e zhvillimeve në sistemin e AAP në nivelin kombëtar, regjional, ne BE dhe global. Është e qartë se KAAP i nevojitet përkrahje operative që ta realizoj funksionin e sajë.

Këshillon Qeverinë në çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e sistemit të AAP në Kosovë.

Shënim: Me qëllim që ti mundësohet KAAP që të jetë në pozitë që ta realizoj funksionin e tij, është esenciale që KAAP të ketë një pasqyrë të përgjithshme për menaxhimin e cilësisë së AAP (shiko Aneksin 5). Gjithashtu është esenciale të mbetet Neni 29 i Ligjit të AAP (2006). Evaluimi i sistemit të arsimit profesional mund të bëhet me kërkesën e: a) Qeverisë ose MASHT; b) KAAP; c) Me kërkesë të përbashkët e së paku dy partnerëve social. Neni 29.2. Procesi i evoluimit, përfshirë zgjedhjen e vlerësuesit, duhet të ndërmerret në atë mënyrë që siguron pavarësinë nga influenca politike apo institucionale. Rregullat e punës për një evoluim të tillë duhet të vendosen me një marrëveshje të përbashkët në mes të MASHT-it dhe KAAP, kurse raporti dhe rekomandimet duhet të jenë lëndë e një diskutimi publik.

Page 11: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 11

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Përgjegjësia Komenti Të udhëheqë zhvillimin dhe mirëmbaj pasqyrën e sistemit të sigurimit të cilësisë për AAP.

Shiko “Udhëzuesin për zhvillimin e mëtutjeshëm të Sistemit të Sigurimit të Cilësisë së AAP në Kosovë” të përgatitur nga EU KOSVET V; KAAP në kuadër të konsideratave të saj duhet të përfshijë një vlerësim të ndikimeve për cilësi me rastin e decentralizimit të përgjegjësive dhe autonomisë institucionale.

Të monitoroj dhe vlerësoj cilësinë e AAP

Për të qenë në gjendje që të kryej përgjegjësitë e saj në fushën e menaxhimit të cilësisë (MC), KAAP duhet të themeloj ciklin e sajë për MC. Detyra specifike të cilat mund të realizohen nga KAAP përfshijnë shqyrtimin e ndikimit të politikave të AAP që janë implementuar deri më tash

Të këshilloj Qeverinë në çështjet që kanë të bëjnë me promovimin e AAP në Kosovë.

Kjo detyrë gjithashtu duhet të mbuloj edhe përgjegjësinë për përhapjen e informatave. megjithatë[, KAAP nuk mund të kryej punë të tilla, përpos nëse ka përkrahje nga Agjensioni i AAP e cila mund të zhvilloj dhe mirëmbajë ueb faqen, organizojë ngjarje publike apo mediale dhe përgatitë rregullisht deklarata për shtyp.

Gjithashtu, do të sigurojë një forum gjithëpërfshirës për harmonizimin e politikave dhe qasjeve përgjatë tërë sistemit të AAP, nëpërmjet angazhimit të partnerëve shoqëror dhe bartësve të tjerë me interes.

Kjo pa dyshim se është një prej përgjegjësive të cilat duhet ti takojnë KAAP, por në mënyrë me sistematike.

Të ndërlidhë interesat publike dhe interesat e partnerëve shoqëror për sa i përket AAP.

Si më lartë.

Të drejtojë kursin e zhvillimit të AAP

Kjo referencë, nga Ligji i AAP (2006), ofron një analogji të rëndësishme me Grupin Drejtues dhe ofron bazën për një strukturë alternative për KAAP nga ajo që parashihet në ligj, në të cilin funksionet e KAAP janë si një “Këshill” (një organ, ku anëtarët takohen në mënyrë periodike dhe si një Grup Drejtues për Agjensionin e AAP që pritet të themelohet në të ardhmen).

KAAP do të rishikojë çështjet e zhvillimit të AAP, do japë këshilla, propozime dhe rekomandime të MASHT-it, përfshirë propozimet për ligjet dhe dokumentet tjera zyrtare, lidhur me arsimin profesional.

KAAP gjithashtu duhet të merr në konsideratë çështjet që kanë të bëjnë me QP, lidhur me prioritetin e lartë të politikave që u janë dhënë QP dhe KKK, në mënyrë që të sigurohet që implmenetimi i suksesshëm i politikave në këto raste të bëhet pjesë e sistemit të gjerë.

Të veprojë si lidhje formale ndërmjet sistemit të AAP dhe planeve për zhvillim ekonomik.

Një prej fuqive potenciale të një trupi siq është KAAP është saktësisht kjo, në mënyrë që të jetë në gjendje të ushtrojë një rol kaq me rëndësi dhe të nevojshëm.

Të siguroj koordinimin dhe kooperimin me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në fushën e AAP.

Edhe pse Ministritë dhe institucionet do të dëshironin që ti mbajnë lidhjet e tyre ndërkombëtare, KAAP në këtë rast duhet të kryej rolin e tij vital që të siguroj koherencë dhe të promovoj sinergji për sa i përket bashkëpunimit në fushën e AAP.

Të udhëheqë dhe përkrahë zhvillimin e partneriteteve shoqërore në të gjitha aspektet e AAP.

Kjo është një punë e madhe për tu bërë në këtë kudhë. Një veprim konkret që është urgjentisht i nevojshëm dhe i cili është identifikuar në dokumentin e Procesit të Torinos, është që ti propozoj Qeverisë qasjet strategjike për të përfshirë bizneset në drejtimin dhe udhëheqjen e AAP, si dhe skemave të përshtatshme të për të promovuar bashkëpunimin biznes-shkollë.

Të siguroj lidhshmëri ndërmjet AAP dhe punës në kontekstin e mësimit gjatë gjithë jetës (MGJGJJ).

KAAP duhet ta realizoj këtë detyrë në mënyrë edhe më efektive nëse përgjegjësia për Mësimin e të rriturve apo MGJGJJ, i shtohet përgjegjësive të saj dhe nëse Agjensioni i AAP e përshin edhe MGJGJJ.

Page 12: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 12

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Përgjegjësia Komenti Për të përfaqësuar interesat e sistemin të AAP në diskutimet relevante brenda sistemit të arsimit para-universitar apo të arsimit të lartë.

Ky funksion ishte i identifikuar si një prej funksioneve më kryesore në Procesin e Torinos, ndërsa dështimi i plotë për ti integruar interesat e AAP në Kornizën e Kurrikulit të Kosovës dhe Planin Strategjik të Arsimit, e bëjnë të domosdoshme nevojën për një organi si KAAP për të përfaqësuar interesat e gjera të AAP.

Për të iniciuar dhe realizuar hulumtim të duhur të kërkesave të tregut të punës.

Kjo mund të realizohet në konsultim me MPMS, Ministritë tjera relevante, komunat dhe partnerët shoqëror.

Për të iniciuar dhe realizuar hulumtim të për zhvillimin e AAP.

Të paktën si detyrë më minimale KAAP duhet të jetë në gjendje të angazhoj për hulumtim sektorin e AAP të Institutit Pedagogjik. Megjithatë, edhe për modelin e përkrahjes minimale (shiko modelin 1 në vijim), KAAP duhet të jetë në gjendje të identifikoj financimin për të realizuar program më të madh hulumtues. Nëse themelohet Agjensioni i AAP atëherë aty mund të ketë potencial të madh hulumtues.

Të ketë fjalën kryesore dhe udhëheqjen në zhvillimin e standardeve profesionale (SP).

Kjo nënkupton familjarizimin me konceptin e SP, të gjitha aplikimeve potenciale, identifikimin dhe prioritizimin se cilat SP ka nevojë të zhvillohen në bashkëpunim me MPMS, MASHT, Ministritë tjera dhe aty ku është e përshtatshme edhe me AKK. KAAP duhet gjithashtu ta merr parasysh edhe përgjegjësinë për shqyrtimin vjetor të sistemit të klasifikimit të profesioneve, ashtu siç është paraparë me Ligjin e AAP dhe ti propozojë MPMS amendamentet.

Ta delegoj zhvillimin e standardeve profesionale. Do të ishte shumë e përshtatshme nëse zhvillimi i standardeve profesionale të mund të delegohet në mënyrë sistematike nga ana e KAAP në konsultim me AKK dhe Ministritë. Puna do të mund të kryhej përmes OEK, përmes sektorëve përkatës (në mungesë të sektorëve përkatës brenda KAAP).

Ta këshillojë MASHT në Urdhëresën Administrative për provimin përfundimtar dhe mbi përbërjen e komisioneve përkatëse.

Këtë rol specifik brenda tërë fushës së kurrikulës, vlerësimit dhe kualifikimeve duket se të gjithë pajtohen se si detyrë i përket KAAP.

Për të hulumtuar mekanizmat shtesë për financim të cilët do ta përkrahin punën e KAAP dhe zhvillimin e AAP në Kosovë.

Nëse KAAP do të kishte mbështetjen adekuate të përvojës nga partneritetet tjera, sugjerohet që ata do të ishin në gjendje që të kenë qasje apo gjenerojnë buxhet shtesë për të përkrahur punën e KAAP dhe zhvillimet në fushën e AAP në Kosovë.

Pë rë përkrahur dhe monitoruar punën e QP. Kjo do të ishte një përgjegjësi i KAAP në sensin normal por do të ishte e arsyeshme për të alokuar këtë rol te Agjensioni i AAP, ndërsa KAAP të ketë një pasqyrë të përgjithshme për to

4. Detyra e lidhura me ciklin e kompetencave

Si shtesë e detyrave të identifikuara më lartë, ekziston një numër i madh i detyrave të cilat mund të jenë rrjedhojë e nevojave urgjente të Kosovës për të themeluar, në nivelin sistemor një qasje formale me qasje sistemore për analizën e tregut të punës dhe përkthimin e analizave të tilla në kualifikime dhe kurrikula. Thjesht nuk është e mundshme që në këtë fazë të japim përgjigje përfundimtare se cili organ duhet të jetë përgjigjës për secilën nga detyrat kryesore në përkthimin e standardeve profesionale dhe arsimore në programe studimi dhe certifikim. Prandaj, është e nevojshme që në ardhmen e afërt që të gjitha palët me interes të dedikojnë kohë dhe energji për të diskutuar dhe ta planifikojnë tërë procesin dhe identifikimin e organeve që do të duhej të marrin përgjegjësinë për secilin element. Diagrami që është përdorë në

Page 13: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 13

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

prezantimin e ETF (Maj 2011) “Implementimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Kosovë”1 mund të ofroj në pikënisje, edhe pse nuk e reflekton saktësisht sistemin ekzistues të AAP në Kosovë.

Competence cycle (after 2008)

Tasks

Occupa‐tionalstan‐dards

Natio‐nalcurri‐cula

Curri‐cula

AssessmentValidationQualificationawarding

Certifi‐cates

LABOURMARKET

LEARNING

Com‐peten‐ces

Expected competences

Actual competences

PROFESSIONAL QUALIFICATIONS SYSTEM

Do të ishte e përshtatshme që të mendojmë për procesin si kontinuum me “Standardet profesionale” në njërën anë, ndërsa në anën tjetër “Certifikimin’’: si detyrë që është më së afërmi me “Certifikimin’’ dhe që do ti përgjigjej është AKK, ndërsa më për së afërmi si detyrë e krahut tjetër “Standardet profesionale” do ti përgjigjeshin KAAP, ndonjërës prej Ministrive apo ndonjë ofruesi.

Përveç kësaj, do të mbesin shumë “fusha të zeza”, ku përgjegjësitë do të duhej të sqaroheshin (shiko Aneksin 6 të raportit të plot).

7. MUNDËSITË PËR THEMELIMIN E AGJENSIONIT TË AAP

Kosova është ne një pozitë të lakmueshme duke qenë në gjendje të themeloj një Agjension të AAP nga fillimi dhe jo të përmirësoj strukturat ekzistuese. Si rezultat Agjensioni Kosovar i AAP mund të mësoj nga praktikat me të mira të vendeve të tjera dhe ka mundësinë e themelimit e një organizate e cila reflekton një qaje moderne për AAP dhe është e bazuar qe nga fillimi në modelin e Ekselencës së Fondacionit Evropian për Menaxhim të Cilësisë (EFQM) për zhvillimin institucional dhe përmirësimin e kualitetit.  

7.1 Çështjet qe duhen marrë parasysh

Ekzistojnë disa çështje të përgjithshme të cilat duhen marrë parasysh kur të bëhet planifikimi i themelimit të Agjensionit të AAP: 

• Përvoja në vendet tjera të regjionit tregon se është esenciale qe të specifikohet në mënyrë shumë të qartë raporti midis KAAP si një Këshill dhe AAP si një Agjension. Në veçanti, është qenësore të identifikohet se a është raporti hierarkik me Drejtorin e Agjensionit të AAP i cili raporton tek

1 ‘Kornizat kombëtare të Kualifikimeve dhe reforma e AAP-disa përvoja më të reja nga vendet tjera’, Arjen Deij, Torino, 2011

Page 14: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 14

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

këshilli. Duhet marrë parasysh gjithashtu se a po operon në mënyrë efektive KAAP si një Grup Drejtues dhe se a po funksionon si Bord Menaxhues i Agjensionit të AAP.

• Raporti midis KAAP, Agjensionit të AAP dhe MASHT-it po ashtu duhet kushtuar rendësi të konsiderueshme. Praktika e mire do të sugjeronte qe KAAP dhe Agjensioni i AAP duhet të jenë të pavarura nga MASHT pasiqe ato përfaqësojnë sistemin e AAP si tërësi dhe jo vetëm AAP formale, dhe qëllimi i tyre është të harmonizojnë interesat e organizatave të ndryshme të sektorit publik (p.sh një numër Ministrish dhe komunash) dhe partnerëve social. Përvoja në regjion tregon se nëse Agjensioni i AAP është i pavarur atëherë ajo mund të bëhet një krah i MASHT, nga i cili kërkohet kryerja e detyrave të ndryshme të alokuara nga MASHT dhe të mundësoj ushtrimin e prioriteteve të saj vetanake (dhe kombëtare).

Nga ana tjetër mund të argumentohet (siç është argumentuar sa i përket KAAP) se Agjensioni i AAP është në pozitë shumë me të fortë nëse nuk sponzorohet nga një Ministri sesa të përpiqet të mbijetoj si një institucion i pavarur.

• Nëse Agjensioni i AAP është i lidhur vetëm me MASHT dhe jo me rangun e Ministrive, poashtu ngrihet çështja se a duhet të bëhet një shtesë në Divizionin e AAP në MASHT apo duhet të zëvendësohet ai. Kjo do ta përcaktoj qartë, të paktën pjesërisht rëndësinë qe i është dhënë Agjensionit të AAP. Sugjerohet qe edhe pse në një periudhë afat të shkurtër apo afatmesëm do të jetë e nevojshme qe Agjensioni i AAP të jetë sinonime me Divizionin e AAP në MASHT, në parim nuk do të duket sensibile të shkrihen funksionet shumë të ndryshme e Divizionit të MASHT dhe të një Agjensioni i cili ka nevojë të zhvilloj AAP për të përfaqësuar interesat e të gjitha palëve të interesit, veçanërisht pasi që në praktikë nuk është e vështirë për të parë shumë fusha ku prioritetet nuk do të jenë kompatibile.

• Po ashtu ekziston nevoja për të vendosur nëse themelimi i një Agjensioni të AAP do të jetë një mundësi për të integruar AAP dhe arsimin e të rriturve/mësimin gjatë gjithë jetës. Ekziston një arsye e forte për lëvizje në ketë drejtim pasi qe mbështet konceptin e AAP si jo vetëm një shkollë formale e AAP dhe mënjanon përsëritjen e iniciativave të arsimit te të rriturve. Kroacia dhe Hungaria si shembull veç e kanë ndërmarr ketë hap. Në Angli termi AAP përdoret shumë rrallë dhe ri aftësimi dhe ngritja e shkathtësive në fushat e profesionale tenton të përfshihet në ‘Arsimin e Avancuar’ i cili gjithashtu përfshin ’Mësimin e të rriturve’

Sugjerohet se mund të jetë zgjidhje e mirë zhvillimi i Agjensionit të AAP si një iniciativë e përbashkët e MASHT dhe MPMS/ministrive tjera relevante. Në mënyrë alternative nëse Agjensioni i AAP do të bëhet pjesë e MASHT do të jetë më praktik nga pikëpamja strategjike për MASHT qe të merr përgjegjësitë për krejt Arsimin e të rriturve dhe mësimin gjatë gjithë jetës, atë formal dhe jo formal dhe të sjell të gjithë AAP nga të gjitha Ministritë nën ombrellën e ‘MASHT.

7.2 Kompetencat e Agjensionit të AAP

Vendimi kyç qe duhet marrë është kompetenca e Agjensionit të AAP.

Shënim: Hollësitë e me poshtme i referohen vetëm roleve dhe përgjegjësive të Agjensionit të AAP. Nëse AAP dhe arsimi i të rriturve do të integrohen do të jetë e nevojshme të sqarohet se ku do të kombinohen aktivitetet e të dy fushave, si dhe cilat përgjegjësi shtesë për aspektet

Page 15: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 15

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

diskrete të arsimit për të rritur duhet ti shtohen kompetencave të përgjithshme.

Në minimum rolet dhe përgjegjësitë e Agjesionit të AAP do të përfshijnë si në vijim:

Rolin e përgjithshëm

Sugjerohet qe të definohet roli kryesor i Agjensionit të AAP, në veçanti mbështetja e KAAP për të kryer përgjegjësitë e tyre në fushat vijuese:

• Të këshilloj MASHT dhe qeverinë e Kosovës për drejtimin e përgjithshëm të politikës së AAP në Kosovë

• Të këshilloj qeverinë sa i përket çështjeve të kualitetit të AAP në Kosovë • Të këshilloj qeverinë sa i përket çështjeve të promovimit të AAP në Kosovë • Të ofroj një forum gjithëpërfshirës për harmonizimin e politikave dhe

qasjeve ne tërë sistemin e AAP përmes përfshirjes së interesave të partnerëve social dhe palëve tjera të interesit

• Të ndërlidh interesat publike dhe interesat e partnerëve social sa i përket AAP

• Të shqyrtoj çështjet e zhvillimit të AAP dhe ti jap këshilla, propozime dhe rekomandime Ministrit përfshirë propozimet për ligje dhe dokumente tjera zyrtare qe kanë të bëjnë me AAP

• Të udhëheqin zhvillimin dhe mirëmbajnë një pasqyrë të sistemit të cilësisë për AAP

• Të veprojnë si një lidhje formale midis sistemit të AAP dhe planifikimit zhvillimor ekonomik

• Të sigurojnë koordinimin e bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare në fushën e AAP

• Të udhëheqin dhe mbështesin zhvillimin e partneritetit social ne të gjitha aspektet e AAP

• Të sigurojnë lidhje midis arsimit, aftësimit dhe punës në kontekstin e mësimit gjatë gjithë jetës

• Të përfaqësojnë interesat e sistemit të AAP në diskutimet relevante brenda arsimit para universitar dhe të lartë

• Të iniciojnë dhe autorizojnë apo të kryejnë kërkime të duhura të tregut • Të iniciojnë dhe autorizojnë apo të kryejnë kërkime dhe zhvillime në AAP • Të kenë mbikëqyrje dhe udhëheqje të zhvillimit të Standardeve

Profesionale (SP) • Të mbikëqyrin dhe koordinojnë zhvillimin e Standardeve Profesionale • Të hulumtojnë mekanizmat shtesë financues të cilët do të mbështetnin

punën e KAAP dhe zhvillimin e AAP në Kosovë.

Roli specifik i Agjensionit të AAP

Agjensionit të AAP mund ti jepet gjithashtu edhe përgjegjësia për fushat specifike të punës në lidhje me AAP siç janë:

• Të mbështes Bordet e shkollave të AAP • Të monitoroj dhe mbështes QEK

Page 16: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 16

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

• Të ofroj mbështetje përmes këshillave specifike profesionale për shkollat e AAP dhe qendrat trajnuese

• Të mbështes përmirësimin e kualitetit të AAP të institucioneve ofruese duke ofruar mbështetje për zhvillimin e përgjithshëm institucional siç është në udhëheqësi dhe menaxhim, sigurim të cilësisë, punë planifikuese apo partneritet.

• Të menaxhojnë zhvillimin e projekteve sipas nevoje • Të kryejnë kërkime relevante.

Detyrat tjera

Detyrat tjera në lidhje me zhvillimin e kurrikulit/aprovimin e kurrikulit për shembull do të varen në vendimet e marra për të cilat organizata duhet të marrë përsipër udhëheqjen ne cilat aspekte të procesit (shih 6.4 më lartë). Megjithatë ka gjasa qe KAAP/Agjensioni i AAP do të ketë përgjegjësi për çështjet në vijim:

• Të hartoj modelet për AAP ( formale dhe jo formale) • Të hartoj standardet profesionale si një bazë për përgatitje e kurrikulit dhe

syllabusit • Të udhëheq zhvillimin e syllabusit për të gjitha llojet dhe nivelet e AAP • Të këshilloj MASHT për udhëzimet administrative për kalimin e provimit

final dhe përbërjen e komisionit ekzaminues • Të analizoj, shqyrtoj dhe vlerësoj arritjet në AAP • Të këshilloj Ministritë/AKK në lidhje me standardet për hapësirë dhe pajisje

për zhvillimin e moduleve/programeve të AAP • Të këshillojnë mbikëqyrjen e zhvillimit të materialit mësimor

modulet/programet e AAP • Të mbështesin arsimin dhe udhëheqjen në karrierë

Roli i mundshëm ligjor i MASHT

• Nëse agjensioni i AAP do të zëvendësohet me Divizionin e AAP atëherë supozohet se të gjitha rolet shtesë relevante sa i përket kryerjes së detyrimeve ligjore të divizionit të Ministrisë. Edhe pse kjo mund të jetë e nevojshme për arsye pragmatike ne një periudhë afat shkurtër nuk mund të konsiderohet si praktikë e mire.

7.3 Personeli i Agjensionit të AAP

Personeli i Agjensionit të AAP po ashtu ka nevojë të marrë parasysh numrin e personelit dhe strukturën organizative të mundshme.

Numri i personelit: Duhet përmendur për shembull se Qendra e AAP në Maqedoni (e cila funksionon si Agjension i AAP) ka të punësuar momentalisht 20 persona por numri i përgjithshëm i personelit sipas ligjit duhet të jetë 48, dhe stafi ekzistues i cili përfshin 11 specialist të AAP me përvojë të gjatë nuk janë në gjendje të kryejnë përgjegjësitë e tyre me numrin aktual të personelit. Për me shumë në Maqedoni ekziston një qendër e ndarë për arsimin e të rriturve. Agjensioni i AAP në Shqipëri momentalisht ka 16 anëtarë të personelit me pritje qe ky numër të rritet në 21 në Janar të vitit 2012, por kompetencat e tyre janë

Page 17: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 17

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

mjaft të kufizuara në krahasim me kompetencat përshkruara më lartë dhe po ashtu ekziston një divizion i vogël i AAP në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Duke marrë parasysh se Kosova ka një AKK të ndarë, duket e arsyeshme qe të propozohet qe numri i plotë i personelit për Agjensionit të AAP duhet të jetë eventualisht rreth 30 personave me personel shtesë nëse Agjensioni duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e Divizionit të AAP në MASHT apo të inkorporoj përgjegjësitë për arsimin e të rriturve/mësimin gjatë gjithë jetës.

Megjithatë mund të argumentohet fakti se Agjensioni i AAP duhet të bashkoj tërë personelin e angazhuar në aktivitetet e AAP në sektorin publik në Kosovë. Prandaj Agjensioni i AAP do të përfshij jo vetë personelin nga Divizioni i AAP, sektori i mësimit gjatë gjithë jetës dhe EMIS në MASHT por gjithashtu dhe personelin relevant nga Instituti Pedagogjik dhe nga Ministritë tjera. Megjithatë Inspektorët nga MASHT të përfshirë në Agjensionin e pazhvilluar të AAP në Modelin 2 do të jenë të jetë më e përshtatshme të pozicionohen ne një periudhë afatgjate me Inspektoratin e MASHT. Prandaj kompletimi i personeli prej 30 personash për të themeluar një Agjension funksional nuk duket shumë ambicioz si cak qe duhet arritur deri në vitin 2015.

7.4 Struktura organizative e Agjensionit të AAP

Do të ishte jo e qëlluar të themelohet një organizatë të re siç është Agjensioni i AAP për Kosovën pa marrë parasysh qasjet moderne të strukturës organizative. Prandaj sugjerohet qe të merren parasysh për diskutim çështjet në vijim në lidhje me personelin e Agjensionit të AAP.

Parimet

• Është qenësore qe struktura organizative të parashikoj zhvillimet e nevojshme të institucionit sesa thjeshtë të zëvendësohen në mënyrë tradicionale kryerjet e detyrave.

• Kjo ka gjasa të shpie në identifikimin e pozitave, qelës i zhvillimit të institucionit të cilat nuk janë paraqitur më parë ne ndonjë 'sistematizim'.

• Pozitat duhet të ndahen në ato të cilat detyrimisht kërkojnë përvojë specifike akademike apo profesionale dhe ato të cilat nuk kanë nevojë.

• Është e rëndësishme të sigurohet qe personeli me kualifikim të lartë të mos e shpenzojnë kohën e tyre me aktivitetet të cilat mund të kryhen nga një personel me pak i kualifikuar. Prandaj shërbimet mbështetëse duhet të jenë në pajtim me vlerat reale.

• Vlerat e BE të barazisë dhe diverzitetit duhet të futen në secilin 'sistematizim' të ri. 

Llojet e pozitave të nevojshme

Ekziston një tendencë në Qendrat e AAP të cilat funksionojnë për një kohë të gjatë për tu fokusuar pothuajse krejtësisht në pozitat për specialist profesional. Edhe pse ekziston një nevojë e padyshimtë për përvojën e tillë, rendësi duhet kushtuar llojeve të roleve të cilat janë rrallë të nevojshme për të përmirësuar ofrimin e AAP në Kosovë. Në shtojcën 4 janë paraqitur në hollësi llojet e pozitave të cilat duhen marrë në konsideratë. Po ashtu thekson dallimin midis fushave të punës të cilat në mënyrë specifike kërkojnë përvojë në fushat e përgjithshme por qe jo detyrimisht kërkojnë përvojë profesionale të specializuar.

Page 18: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 18

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Shembuj të strukturave të mundshme për një Agjension modern të AAP

Dy shembujt e përfshirë në Shtojcën 5 më poshtë (modeli A dhe B), janë dhënë vetëm për të paraqitur ide se si mund të strukturohet në mënyrë të ndryshme një Agjension i APP nga Qendrat tradicionale të AAP. Modelet vetëm ilustrojnë strukturën duke definuar nivelet e larta në hierarki. Në mënyrë të qartë hollësitë e çdo strukture organanizative do të varen nga kompetenca e miratuar për Agjensionin.

Modeli A 

Përparësitë

• Garanton zhvillimin e fokusimit me të madh në zhvillimin e agjendës ‘jo-shkollore’ të AAP

• Jep fokusim të duhur agjendës cilësore • Ndihmon zhvillimin e plotë të shërbimeve mbështetëse • Lejon ri-mendimin e rolit dhe punës së këshilltarëve të specializuar

profesional

Mangësitë

• Potencial për të habitur në menaxhmentin e lartë, këshilltarët dhe ekipet e specialistëve profesional

• Mund të mos i jep profil të mjaftueshëm të lartë marrëdhënieve të jashtme. 

Modeli B

Përparësitë

• Jep prioritet të duhur marrëdhënieve të jashtme dhe përmirësimit të cilësisë • Garanton zhvillimin e fokusimit me të madh në zhvillimin e agjendës ‘jo-

shkollore’ të AAP • Ofron një Zëvendës për rastet kur Drejtori nuk është në dispozicion/ lejon

mundësinë e një Drejtori ‘drejtues formal’ • Ndihmon zhvillimin e plotë të shërbimeve mbështetëse • Ka fleksibilitet për të lejuar ndryshime të mëdha në praktikat e punës • Lejon ri-mendimin e rolit dhe punës së këshilltarëve të specializuar

profesional

Shënim: Duhet mbajtur mend se

• Nuk është e domosdoshme të plotësohen të gjitha pozitat qe nga fillimi por është e rëndësishme të merret parasysh një strukturë e cila mund të zhvillohet në një periudhë afatshkurtër/mesme/gjatë sesa të bëhet shtesa të copëtuara në rastin kur të jetë në dispozicion financimi.

• Disa pozita mund të plotësohen në mënyrë interne në bazë të punës me orar jo të plotë

• Pozitat mund të plotësohen si dytësore nga organizatat e palëve të interesit.

Page 19: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 19

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

8. GJETJET KRYESORE DHE ÇESHTJET E NGRITURA

Pikët kryesore qe duhen marrë parasysh për marrjen e vendimit në lidhje me rolin dhe strukturën e KAAP ne të ardhmen janë si në vijim:

1. Pavarësisht nga zhvillimet në arsim dhe aftësim gjatë 5 viteve të fundit, shumica e përgjegjësive të parapara si përbërëse të kompetencave të KAAP nuk janë kryer nga asnjë nga autoritetet e reja qe janë themeluar dhe ato detyra të cilat jenë qenësore për përmirësimin cilësisë së AAP në Kosovë kanë mbetur të pa kryera.

2. Pa marrë parasysh pikëpamjen aktuale të KAAP ekziston një nevojë e

madhe për një autoritet siç është KAAP për të ndërmarrë në mënyrë minimale të gjitha detyrat e identifikuar ne ketë dokument / duke i harmonizuar interesat ndryshme te të gjitha palëve të interesit në sistemin e AAP në Kosovë, duke koordinuar zhvillimet, dhe vepruar si një avokat për AAP.

3. Po ashtu ekziston edhe një numër i rëndësishëm i përgjegjësive tjera qe duhen marrë parasysh siç janë paraqitur në pikën 6 më lartë nëse përmirësimi në AAP në Kosovë mirëmbahet. KAAP në mënyrë ideale do të pozicionohej për të marrë këto përgjegjësi nëse i jepet mbështetja e duhur.

4. Pa marrë parasysh dështimet nga KAAP, realiteti është se ekziston një numër i madh i personave me motivim të lartë, me përvojë dhe të shkathtë me potencial real për të punuar në mënyrë efektive si anëtarë të KAAP.

5. Është e pa arsyeshme të pritet se KAAP të funksionoj në mënyrë efektive pa struktura mbështesë të duhura. Prandaj edhe miratimi i modelit me ndryshime minimale, Modeli A do të krijonte ndryshim të madh në rolin të cilin është në gjendje ta kryej KAAP. Modelet B/C do ta sjellin Kosovën në linjë me shtetet tjera të regjionit dhe do të thotë se KAAP mund të kryej përgjegjësitë e saja në mënyrë të duhur.

6. Fatmirësisht konteksti ka ndryshuar me vendimin e MASHT për të ecur përpara në drejtim të themelimit të Agjensionit të AAP dhe rishqyrtimit dhe ndryshimit sipas nevoje të ligjit mbi AAP të vitit 2006. Prandaj është një moment ku mund të konsiderohet mundësitë për strukturat e KAAP të cilat do të mundësonin kryerjen e funksioneve të saj në mënyrë efektive.

7. Kosova është ne një pozitë të lakmueshme duke qenë në gjendje të themeloj një Agjension të AAP nga fillimi dhe jo të përmirësoj strukturat ekzistuese. Si rezultat Agjensioni Kosovar i AAP mund të mësoj nga praktikat me të mira të vendeve të tjera dhe ka mundësinë e themelimit e një organizate e cila reflekton një qasje moderne për AAP dhe është e bazuar qe nga fillimi në modelin e Ekselencës së Fondacionit Evropian për Menaxhim të Cilësisë (FEMC) për zhvillimin institucional dhe përmirësimin e kualitetit. 

Çështjet

• A do të jetë në dispozicion buxheti për të implementuar këto propozime? • Kush do të bëjë tërë planin e hollësishëm dhe dokumentimin e nevojshëm

për të implementuar këto propozime? • A do të vazhdoj MASHT të ofroj kryesuesin e KAAP? Cilat janë ndërlikimet

sa i përket raportit me Agjensionin e AAP?

Page 20: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 20

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

• Si do të konsultohen Ministritë tjera, komunat dhe partnerët social në lidhje me ndryshimet e propozuara? Apo a do të zhvillohen diskutime me KAAP e themeluar i cili i përfaqëson këto autoritete?

• Si mund të luftohen imazhi i dobët dhe paragjykimet kundër KAAP? • Si mund të zgjidhen përzierjet e përgjegjësive të MASHT, KAAP, AKK,

komunave, KSCAA të reja, dhe autoriteteve tjera?

9. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

KAAP nuk është organizatë perfekte dhe duhen kryej punë sa i përket shqyrtimit të anëtarësimit ne mënyrë qe të sigurohet një përfaqësim me i mirë ne fushat e ndryshme të Kosovës dhe interesa të ndryshme sektoriale. Shumë nga kompetencat origjinale të KAAP sipas ligjit për AAP të viti 2006 janë ende relevante dhe gjatë viteve disa fusha janë bërë edhe me të rëndësishme në përmirësimin e AAP në Kosovë. Megjithatë pa mbështetje të strukturuar KAAP si një partneritet thjeshtë nuk mund të funksionoj. Me mbështetjen e ofruar KAAP ka potencial të ec përpara nga gjendja e saj e pazhvilluar të bëhet një autoritet shumë efektiv për zhvillimin e partneritetit social si minimum për të:

• Ofruar integrim politikash për të gjitha aktivitetet në lidhje me AAP • Ofruar koordinim të nevojshëm për të gjitha zhvillimet e AAP • Vepruar si një avokat për AAP • Siguroj përfaqësim dhe pjesëmarrje për të gjitha palët kryesore të interesit

Prandaj nëse struktura mbështetëse për KAAP e përshkruar si Modeli B mund të implementohet (ose si njësi e ekspertëve të punësuar ose si Agjension formal i AAP) pastaj KAAP ka potencial për të udhëhequr Strategjinë e AAP për Kosovën dhe do të përmbush të gjitha funksionet e saj të nevojshme.

Ironia është se KAAP i lejohet të dështoj për shkak të mungesës së mbështetjes, do të jetë e nevojshme qe ne një të ardhme të afërt të ‘ri -zbulohet rrota’ – të fillohet prapë procesi i gjatë i diskutimeve dhe debateve të cilat do të jenë të nevojshme për të themeluar organizatën pothuajse identike e cila do të jetë vitale në Kosovë nëse ndonjë strategji e re për AAP do të jetë valide dhe nëse zhvillimi i partneritetit social do të merret ne mënyrë serioze.

Përsëritja e tillë do të ishte e humbje e turpshme e burimeve të pamjaftueshme të cilat Kosova dhe organizatat donatore nuk do të duhej ta parashikonin.

Prandaj rekomandohet qe

1. Të bëhet çdo përpjekje për tu siguruar qe KAAP nuk do të dështoj: në mënyrë specifike ne një të ardhme të afërt, KAAP duhet të ketë një njësi mbështetëse/njësi zhvillimore të projektit të Agjensionit të AAP, siç është paraqitur në Modelin 1 në mënyrë qe ti mundësohet funksionimi.

2. Gjetjet dhe detajet e këtij raporti, veçanërisht sa i përket rolit të KAAP dhe themelimin e Agjensionit të AAP duhet marrë parasysh nga grupi përgjegjës për propozimin e ndryshimeve në ligjin e AAP.

Page 21: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 21

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

3. Për tu siguruar se janë kryer detyrat e identifikuara në ketë raport të cilat janë qenësore për përmirësimin e cilësisë së AAP në Kosovë duke filluar nga Vjeshta e vitit 2012 deri ne vitin 2014 KAAP duhet të mbështetet nga një Agjension i pa zhvilluar i AAP siç është përshkruar në Modelin 2.

4. kur të jetë në dispozicion financimi nga buxheti kombëtar i Kosovës pas vitit 2014 duhet të themelohet një Agjension i APP krejtësisht i ri si krah ndihmës funksional i KAAP

5. Duhet marrë përparësi nga fakti se Kosova nuk është e detyruar të adoptoj një Agjension ekzistues të AAP: Agjensioni Kosovar i AAP duhet të themelohet në mënyrë qe të reflektoj edhe qasjen moderne të AAP dhe të bazohet nga fillimi në Modelin e Ekselencës së Fondacionit Evropian për Menaxhim të Cilësisë (FEMC) për zhvillim institucional dhe përmirësim të cilësisë siç është theksuar në raport më lartë.

6. Agjensioni duhet të integroj AAP dhe arsimi për të rritur/mësimin gjatë gjithë jetës dhe emrin e Këshillit, dhe Agjensioni duhet të ndryshoj për të reflektuar ketë. Për me shumë. Agjensioni duhet të lidhet me Ministrinë e Arsimit, duhet konsideruar faksit se është e nevojshme ti jepet përgjegjësia për gjithë arsimin e të rriturve, mësimit gjatë gjithë jetës, formale dhe jo formale dhe të gjitha AAP nga të gjitha Ministritë të jenë një ‘MASHT’. 

Page 22: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 22

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

ANEKSI 1 – ANALIZA E ROLIT EKZISTUES TË KAAP SIPAS LIGJIT TË AAP NGA VITI 2006

Përgjegjësitë e KAAP sipas Ligjit për AAP (02/42 (060223)

Komenti

Neni 6.5. Ligji lejon themelimin e formave duale tё arsimit dhe aftësimit profesional formal në të cilin aftësimi praktik dhe përvoja realizohet në ndërmarrje, duke vepruar nën aranzhimet kontraktuese, të arritura me institucionin për arsim dhe aftësim, përgjegjës për programin. Kushtet dhe kriteret që drejtojnë dispozitat e tilla do të përfshihen në udhëzimin administrativ, që do të nxirret nga MASHT, duke marrë këshilla nga Këshilli për AAP.

Edhe pse një bashkëpunim i tillë me kompanitë nuk ekziston, megjithatë ka raste bashkëpunimi shumë mirë të planifikuar dhe mjaft efektiv, por një gjë e tillë nuk është e rregulluar me ligj. KAAP si organi tre palësh vazhdon të jetë në pozicion ideal për të këshilluar MASHT për këtë temë dhe natyrisht që PEK duhet të jetë e përfshirë në implementimin e sajë

Neni 11.4. Pjesët e plan programit që kanë të bëjnë me teorinë profesionale, mësimin praktik dhe praktikën profesionale (nënpika 11.3 / b dhe c) është caktuar nga MASHT sipas sugjerimit të Këshillit për Arsim dhe Aftësim Profesional të Kosovës, i cili do të rishikoj listën e profilit në të cilin bazohen kurrikulat dhe përmbajtjet profesionale e kurrikulave të tilla, në baza vjetore.

Për momentin MPMS është përgjegjëse për Klasifikimin e profesioneve në Kosovë. Megjithatë, që nga themelimi i AKK është bërë e qartë që është shumë vështirë për të identikuar kualifikimet duke u bazuar në këtë klasifikim.Për më tepër, nuk ka shqyrtim sistematik vjetor siç përshkruhet në ligj. Atëhere kur bëhet shqyrtimi i profileve, më tepër kjo vjen si iniciativë e MASHT apo nga ndonjë drejtor shkolle që i bën kërkesë Komunës, e cila përcillet në. Me sa shihet KAAP me Komitetet e veta dhe grupet punuese ka rol dmth për ta kryer këtë punë ashtu siç është planifikuar në Ligj.

Neni 12.1. Kurrikulat për programet e arsimit profesional bazohen në standardet profesionale të caktuara për profilet përkatëse dhe duke marrë parasysh propozimet nga Këshilli i Aftësimit dhe Arsimit Profesional, dhe duke u bazuar në informatën mbi tregun e punës, e cila është në dispozicion.

KAAP si organi tre palësh, i cili gjithashtu ofron një forum për bashkëpunim ndërministror pëe AAP dhe është një prej institucioneve që e krryen më së miri këtë punë, jo që të zhvillojë dhe aprovojë Standardet Profesionale (SP), por rë merr një rol strategjik në bazë të së cilit duhet të zhvillohen SP dhe sipas të gjitha gjasave të angazhojë dikë për të zhvilluar SP. Kjo është me rëndësi të veçantë sepse në të kundërtën ka rrezik që SP të shihen shumë ngushtë, që shërbejnë vetëm si bazë për kualifikimeve të AAP, kur në fakt SP mund të shfrytëzohen shumë më gjerësisht për zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së AAP dhe një gjë e tillë ka nevojë për inkurajim më të madh. Megjithatë, siç mund të shihet më poshtë (6.4 dhe Aneksi 5) kjo fushë duhet të mendohet mirë.

Neni 13.1 Në bashkëpunim me Institucionet e tjera të Qeveritare dhe Partnerët Social, MASHT do të themelojë Këshillin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (më tutje në tekst KAAP) në mënyrë që të drejtojë kursin e zhvillimit dhe të këshillojë MASHT-in në çështjet lidhur me cilësinë dhe promovimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Kjo së bashku me funksionin e shpjeguar në Nenin 15.1 është puna kryesore e KAAP dhe si rol i cili duhet të kërkoj harmonizimin e interesave të institucioneve publike dhe partnerëve shoqëror dhe përkrahjen e bashkëpunimit ndërministror në fushën e AAP. Ky rol nuk mund të ushtrohet nga asnjë organizatë tjetër ekzistuese.

Neni 15.1. KAAP këshillon MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës në orientimin e përgjithshëm për politikën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Puna kryesore e KAAP- shiqo 13.1.

Neni 15.2. KAAP do të rishikojë çështjet e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional, do japë këshilla, propozime dhe rekomandime të MASHT-it, përfshirë propozimet për ligjet dhe dokumentet tjera zyrtare, lidhur me arsimin profesional. Gjithashtu, do të sigurojë një forum gjithëpërfshirës për

Puna kryesore e KAAP- shiqo 13.1.

Page 23: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 23

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

harmonizimin e politikave dhe qasjeve përgjatë tërë sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, nëpërmjet angazhimit të partnerëve shoqëror dhe bartësve të tjerë me interes. Neni 15.3. KAAP do të ofrojë këshillë të veçantë dhe rekomandojë profilet për aprovim në të cilat duhet të bazohen programet e arsimit dhe aftësimit profesional formal, standardet për çdo profil, përmbajtjen profesionale të plan programit për këto profile dhe kualifikimet profesionale, që duhet të përfshihen brenda kornizës së kualifikimeve. Gjithashtu, mund të bëjë rekomandimin e librave shkollor dhe materialeve të tjera të mësimit për shfrytëzim në programet e tilla.

Ky nen ka të bëjë me aspektet e KAAP, rol i cili në fillim i ka takuar KAAP, por me themelimin e AKK ka konfuzion për të dhe në një farë mënyrë është kontestuese nga të dyja palët. Duhet të theksohet që ky nen i referohet vetëm AAP formale, ndërsa Neni 12.1 që është i ngjashëm, i referohet AAP në përgjithësi. KAAP aktualisht nuk është duke e ushtruar këtë funksion ashtu siç përshkruhet në ligj, natyrisht që si Këshill që takohet në mënyrë spontane por që nuk ka ndonjë staf të përhershëm operacional apo në cilësinë e ekspertit, thjeshtë nuk është në pozicion. Megjithatë, nëse Agjensioni i AAP do të themelohet (shiqo 7 në vijim) KAAP mund të jetë organ i përshtatshëm për të mbuluar këtë fushë të punës. E tëra kërkon diskutim të mëtutjeshëm. (shiqo 6.4 dhe aneksin 5 në vijim).

Neni 15.4. KAAP kryen edhe aktivitete të tjera që janë kompatibile me dispozitat në këtë ligj

KAAP e ka ushtruar këtë funksion në të kaluarën – psh një prej Komiteteve të KAAP e ka bërë një analizë dhe shqyrtim të maturës profesionale, ndërsa rezultatet i janë dorëzuar MASHT.

Neni 23 Programet e arsimit pedagogjik - andragogjik për drejtorë, zëvendësdrejtorë dhe personelin mësimdhënës në institucionet që ofrojnë programe të arsimit dhe aftësimit profesional formal, do ti bie MASHT duke marrë parasysh këshillat nga KAAP.

Ky është një rol shumë i vogë, por nuk ka arsye pse kjo detyrë të mos ushtrohet nga KAAP.

Neni 27.6. MASHT-i, nxjerr Udhëzim Administrativ për kalimin e provimit të fundit dhe përbërjen e komisionit provues, i cili do të varet së pari nga propozimi KAAP. Pjesa praktike e provimit të fundit për nxënësit në ekonomi dhe provimi në zejtari (profesion) do të realizohet sipas këtij ligji si dhe me dispozita të veçanta.

Ky funksion aktualisht nuk është duke u ushtruar nga KAAP, por është shumë i nevojshëm. AAP nuk është momentalisht i përfaqësuar në Komisioni Shtetëror të Maturës. Prandaj., është e nevojshme që KAAP të luaj rol shumë më të madh më të madh në këshillimin e MASHT për pregaditjen e Provimit të Maturës së AAP.

Neni 27.9. Forma e organizimit dhe kërkesat e provimit, do të rregullohen nga MASHT me Udhëzim Administrativ me mendimin paraprak të KAAP.

Ky nen është përsëritje e Nenit 27.6.

Neni 29.1 Evaluimi i sistemit të arsimit profesional mund të bëhet me kërkesën e:  a)  Qeverisë  ose MASHT;  b)  KAAP;  c) Me  kërkesë  të  përbashkët  e  së paku dy partnerëve social. 

Duket që të gjitha palët me interes janë shum pak të vëmendshëm për ekzistimin e këtij neni, i cili është shumë i rëndësishëm nëse zbatohet. Pikërisht ky nen e tregon fuqinë e konsiderueshme që ka KAAP dhe partnerët shoqëror sipas Ligjit të AAP të vitit 2006 dhe e nënvizon rolin kyç që do të duhet ta ushtrok KAAP për menaxhimin e përgjithshëm të cilësisë së AAP në Kosovë.

Neni 29.2. Procesi i evoluimit, përfshirë zgjedhjen e vlerësuesit, duhet të ndërmerret në atë mënyrë që siguron pavarësinë nga influenca politike apo institucionale. Rregullat e punës për një evaluim të tillë duhet të vendosen me një marrëveshje të përbashkët në mes të MASHT-it dhe KAAP, kurse raporti dhe rekomandimet duhet të jenë lëndë e një diskutimi publik.

Shiqo më lartë.

Neni 30.5. Programet e arsimit dhe aftësimit profesional duhet të krijojnë mekanizma të tjerë¸ të financimit nga MASHT-i në bashkëpunim me KAAP.

Ky funksion nuk është ushtruar. Megjithatë edhe një here e thekson rolin e rëndësishëm strategji që ka KAAP sipas Ligjit të AAP.

Page 24: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 24

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

ANEKSI 2 – PLANIFIKIMI KYÇ, MENAXHMENTI DHE DETYRAT OPERACIONALE TE NEVOJSHME NE SISTEMIN KOMBETAR TE AAP

Shtylla “ Organi përgjegjës” ofron sugjerime, me arsyetimin se cili organ do të mund ta merte përgjegjësinë për udhëheqje në këtë fushë.

Aktiviteti i kërkuar Organi përgjegjës Këshillon për strategjinë zhvillimore të AAP që është në vijë me zhvillimet socio-ekonomike dhe teknologjike dhe jep sugjerime dhe rekomandime për Ligjet dhe dokumentet zyrtare.

KAAP është një organ tre palësh i themeluar me Ligj, pikërisht për këtë qëllim dhe mbetet organi më i përshtatshëm për të përmbushur këtë qëllim, i cili jo vetëm që do ti merrte parasysh pikëpamjet e partnerëve shoqëror por gjithashtu do të siguronte lidhje ndëmjet disa Ministrive.

Ndërlidhja e interesave publike dhe interesave të partnerëve shoqëror për sa i pëket AAP.

Ashtu si është përmendur më lartë, KAAP mbetet organi më i përshtatshëm për të përmbushur këtë funksion.

Harmonizimi, koordinimi i politikave dhe qasjeve përgjetë tërë sistemit të AAP përmes përfshirjes së partnerëve shoqëror dhe palëve tjera me interes

KAAP, si më lartë.

Shqyrtimin e Sistemit të Cilësisë në AAP. Edhepse AKK ka një komponentë të madhe për cilësinë e sistemit të AAP, vetë sistemi ka shumë komponente të cilat bijnë nën përgjegjësinë e shumë institucioneve dhe organizatave (shiqo Aneksin 6). Prandaj KAAP është institucioni më i duhur për të ushtruar këtë përgjegjësi në tërësi për sistemin e AAP sipas Ligjit të AAP (2006).

Monitorimi dhe vlerësimi i cilësisë së AAP Monitorimi dhe vlerësimi i komponentëve të ndryshme të AAP, si detyrë mund të ju shpërndahet një numri të institucioneve gjithnjë për derisa të jetë një organ (në këtë rast si KAAP), i cili ka një pasqyrë mbi tërë sistemin e cilësisë së AAP dhe që mund të marrë përgjegjësinë për tërë sistemin e AAP. Duhet të theksohet se brenda këtij sistemi të përgjithshëm, MASHT duhet të mbajë përgjegjësinë për sistemin formal të AAP( brenda kufizimeve që i bën Ligji për Arsimin në Komuna), e edhe MPMS për pjesën e aftësimeve që ofrohen nga QAP.

Lidhja formale ndërmjet sistemit të AAP dhe planifikimit të zhvillimit ekonomik

KAAP është institucioni më i duhur për të ushtruar këtë funksion.

Koordinimi dhe kooperimi me institucionet ndërkombëtare në fushën e AAP.

Edhe pse Ministri të veçanta do të mund të dëshironin që të themelonin masat e tyre të brendshme për të siguruar koordinimin, e edhe pse mund të ketë lidhje bi-laterale akademike të cilat janë punë përkatëse e institucioneve të veçanta, do të ishte shumë adekuate nëse KAAP të paktën do të mbante bazën e të dhënave të lidhjeve apo projekteve në fushën e AAP. Një bazë e tillë e të dhënave nuk do të shërbente vetëm për të lehtësuar koherencën në zhvillime, por edhe të ofroj perspektivën e kontakteve relevante për partnerët ndërkombëtar në fushën e AAP.

Përkrahje për zhvillimin e partneritetit shoqëror në të gjitha aspektet e AAP.

Kjo pa dyshim se është një prej fushave që do të ishin kyqe për KAAP. Në veçanti, do të ketë nevojë për promovimin e partneriteteve të zhvilluara në sektorë specifik.

Page 25: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 25

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Aktiviteti i kërkuar Organi përgjegjës Siguruar lidhjet ndërmjet AAP dhe punës në kontekstin e MGJGJJ.

Përsëri, kjo është një fushë e aktivitetit për të cilin KAAP është organi ideal për ta ushtruar.

Promovimi i AAP. KAAP, sipas definicionit duhet ta merr udhëheqjen në këtë fushë.

Përfaqësimi i interesave të sistemit të AAP në diskutimet relevante mbre arsimit para-universitar dhe atij të lartë.

Organi më i përshtatshëm në diskutime varet në masë të madhe nga natyra e temës që diskutohet. Megjithatë, në përgjithësi do të ishte shumë e dobishme nëse pyetet KAAP për një përfaqësim të tillë (psh në diskutimet për arsimin para-universitar). Atëhere KAAP do të mund të merrte përgjegjësinë për të siguruar që institucionet e duhura do të kenë përfaqësim.

Siguruar transparencë dhe konkurrencë për Kualifikimet e Kosovës në tregun ndërkombëtar të punës.

Kjo është përgjegjësi e pastër e AKK.

Inicimi dhe realizmi i hulumtimeve të tregut të punës dhe hulumtimeve të tjera.

Aktivitetet e lidhura me hulumtimin e tregut të punës në princip i përkasin MPMMS. Megjithatë, ka nevojë urgjente për një funksion hulumtues më të gjerë, i cili është sugjeruar që ti përket Institutit Pedagogjik2. Në mënyrë alternative kjo detyrë do ti përkiste Agjensionit të ardshëm të AAP. KAAP pa dyshim që do të kishte rol në identifikimin e pjesëve specifike të hulumtimeve. Gjithahstu duhet të sigurohemi që KAAP pranon dhe i merr në konsideratë raportet e duhura për të kryer punën e saj.

Inicimi dhe realizmi i hulumtimeve për zhvillimet në fushën e AAP.

Edhepse, pa dyshim që MASHT dëshiron të realizoj apo delegoj hulumtim lidhur me AAP formal, gjithashtu të realizoj hulumtim për AAP në përgjithësi. Do të ishte shumë e përshtatshme që KAAP të merrte këtë përgjegjësi si pjesë e funksionit koordinues, për mirëmbajtjen e bazës së të dhënave. KAAP në mënyrë të pa evitueshme ka nevojë që të angazhoj edhe dikë për punët hulumtuese dhe zhvillimore

Analiza e nevojave të tregut të punës në nivelin lokal dhe dërgimi i propozimeve për ri-shqyrtimin apo zhvillimin e kurrikulave të AAP.

Kjo fusë në rend të parë është përgjegjësi e Komunave, edhe vetë shkollat mund të jenë në pozitë që të bëjnë propozime të duhura, por KAAP ka një pozitë të mirë për të bërë këtë gjë, sepse e ka pasqyrën e përgjithshme mbi zhvillimet e AAP, nevojat e identifuara të tregut të punës për sektorë të caktuar në vend.

Zhvillimi dhe mirëmbajtja e Kornizës së Kualifikimeve Kombëtare

Kjo në mënyrë eksplicite është detyrë e AKK.

Mirëmbajtja e Sistemit të Klasifikimeve të Profesioneve në Kosovë (SKP).

Kjo është një përgjegjësi e MPMS, por KAAP mund të ushtrojë këtë funksion me përgjegjësi si një kanal komunikimi për shtimin, fshirjen apo për të bërë ndonjë ndryshim në SKP.

Pikëpamjet e përgjithshme dhe lidershipin për zhvillimin e Standardeve Profesionale (SP).

Është me rëndësi të theksohet se SP duhet të kenë përdorim shumë më të gjerë se sa vetëm të shërbejnë si bazë për kualifikimet dhe kurrikulat e AAP. Prandaj, nuk është e përshtatshme për AKK që të merr pronësinë për zhvillimin e SP. Në afat më të gjatë, lidershipi mbi SP do të duhej ti takonte organeve përkatëse sipas sektorit apo një organi që do të shërbente si ombrellë. Në afat më të shkurtër dhe të mesëm, ka nevojë urgjente që një organ të merr udhëheqjen, të koordinojëdhe të harmonizoj zhvillimet e SP e jo kjo të jetë pjesë e projekteve. KAAP është institucioni më i duhur për të ushtruar këtë funksion.

2 Raporti për propozimin e Departamentit të AAP në Institutin Pedagogjik të Kosovës, GIZ 2008

Page 26: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 26

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Aktiviteti i kërkuar Organi përgjegjës Zhvillimi i Standardeve Profesionale (SP). Do të ishte shumë e përshtatshme nëse zhvillimi i SP

do ti delegohej në mënyrë sistematike nga KAAP në konsultim me AKK dhe Ministritë e duhura... Puna do të mund të kryehej nga OEK, në mungesë të trupave të përshtatshëm sektorial.

Aprovimi i SP. SP do të mund të aprohen nga sektori i aprovuar për ta realizuar këtë punë, që është angazhuar nga OEK me përfaqësim të KAAP dhe Ministria relevante.

Pronësia e SP. Duket që në përgjithësi ka mungesë të kuptuarit faktin që SP nuk janë të shkruara në beton dhe duhet të mirëmbahen dhe shqyrtohen. Prandaj, është esenciale të sqarohet se kush është “pronari” i SP. Në afat më të gjatë, është më e qartë që SP të jenë në pronësi të sektorit përkatës, por në afat më të shkurtër do të ishte e dëshirueshme që SP të jenë në pronësi të MPMS.

Rekomandimet për tekste shkollore dhe materiale mësimore për fushën e AAP.

Kjo duhet të sqarohet sepse ka kontradikta ndërmjet Ligjit të AAP (2006) dhe Ligjin e Arsimit Para-universitar (LAPU 2011).

Analiza e rezultateve të provimit në AAP formal. Kjo është përgjegjësi e pastër e MASHT, edhe pse sipas LAPU me themelimin e Këshillit Shtetëror të Arsimit Para-universitar (KSHAPU), situata do të komplikohet edhe më tutje, sepse këtu kanë interesa Inspektorati, Divizioni i AAP dhe sektori për SIM. Megjithatë, KAAP duhet të jetë në gjendje të kërkojë për për raporte dhe analiza si pjesë e rolit të sajë që ka për Sigurimin e Cilësisë (SC), e gjithashtu edhe AKK ka interesa në këtë fushë.

Bordet e shkollave profesionale. Kjo është përgjegjësi e MASHT, por a janë duke funksionuar këto borde në mënyrë efektive (veçanërisht në shkollat profesionale, për lidhje me partnerët shoqëror). Përvojat nga vendet e tjara sugjerojnë që atyre ju nevojitet përkrahje aktive nga njësia qëndrore, ndërsa në të ardhmen kjo përgjegjësi mund ti takoj Agjensionit të AAP.

Licencimi i arsimtarëve për të punuar në shkollat e AAP dhe stafit për të punuar në QAP.

Kjo është përgjegjësi e MASHT/MPMS, por gjithashtu edhe AKK ka kompetenca në këtë fushë. Por kompetencat e dyfishta dhe përputhshmëritë për sa i pëket Ligjit mbi Kualifikimet Kombëtare dhe LAPU, duhet të zgjidhet.

Akreditimi i trajnimeve për arsimtarë dhe trajnerë apo instruktorë.

Për rastet kur trajnimi është pjesë e procesit për njohje formale të kompetencave fillestare për arimtarët/trajnerët/instruktorët apo pjesë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional atëherë kjo përgjegjësi i takon MASHT, përkatësisht MPMS. Megjithatë, AKK mund të bëj kërkesa specifike për kompetenca profesionale të trajnerëve si pjesë e akreditimit të ofruesve të AAP.

Ofrimi i përkrahjes për arsimtarët e AAP në shërbim, me anë të këshillimit, trajnimit dhe mentorimit.

MASHT apo MPMS, përkatësisht Komunat duhet të marrin përgjegjësinë zyrtare për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit në sistem, por edhe organizatat tjera (p.sh. KAAP apo AKK) mund të sugjerojnë apo ofrojnë trajnime specifike shtesë sipas nevojave.

Udhëzimi dhe këshillimi për karrierë të nxënësve të AAP.

Me sa duket kjo përgjegjësi i takon Komunave sipas Ligjit të ri.

Page 27: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 27

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

SHËNIM: si shtojcë e detyrave të përshkruara më lartë, ekziston edhe një numër i roleve operacionale për sa i pëket zhvillimit apo aprovimit të standarteve profesionale, zhvillimit të kurrikulave, vlerësimin, akreditimin dhe certifikimin e ofruesve formal dhe ofruesve tjerë të AAP, atëherë linjat e përgjegjësive janë shumë të pa qarta. Kjo është bërë gjithnjë e më tepër çështje me rëndësi sidomos pasi që AKK të vazhdojë me funksionimin. Nuk është e përshtatshme për KAAP të merr përgjegjësinë për shumë aktivitete operacionale, përveç disa referencave të përfshira në Ligjin e AAP, edhe pse disa aktivitete mund ti takonin në të ardhmen Agjensionit të AAP. Sqarimi i tërë kësaj fushe është çështje urgjente dhe nëse është e nevojshme edhe amadentimi i Ligjit të AAP (2006).

Page 28: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 28

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

ANEKSI 3 – MODELET PËR STRUKTURAT E ARDHSHME TË KAAP

Modelet e theksuara më poshtë ofrojnë disa propozime alternative për strukturat e KAAP të cilat do të ishin ‘me të përshtatshme’ dhe të cilat mund të implementohen gjatë periudhës 5 vjeçare pasi që Agjensioni zhvillohet dhe financimi lokal vihet në dispozicion.

2012 2014 2017 MODELI A MODELI B MODELI C

Për implementim të menjëhershëm: Modeli 1

KAAP mund të konsiderohet në nivelin më fillestar të jetë një partneritet. Praktika e mirë e pranuar në punën në partneritet supozon se një partneritet nuk mund të funksionoj nëse nuk ka mbështetje nga një funksion sekretariat efektiv i cili të paktën merr përgjegjësitë për aranzhimin dhe kryerjen e shërbimeve për takime, grumbullimin e informatave, ofrimi i pikave të kontaktit dhe koordinimi i aktiviteteve. Prandaj KAAP është gjithashtu një Këshill me përgjegjësin të konsiderueshme dhe përgjegjësi të rëndësishme. Prandaj sugjerohet qe minumimi i mbështetjes qe duhet ofruar KAAP duhet të jetë një punëtor i specializuar me orar të plotë (në mënyrë efektive do të ishte një Projekt Menaxher) dhe një asistente administrative me orar të plotë.

MODELI 1

Kjo paraqet strukturën me të thjeshtë të mundshme brenda të cilës do të mund të funksionoj KAAP:

KAAP do të ishte një ‘Këshill’ në kuptimin e një grupi të përfaqësuesve të organizatave të duhura të cilat do të takohen sipas nevoje për të përmbushur shumë aspekte strategjike të kompetencave të tyre.

Në ketë model KAAP do të vazhdoj të jetë e lidhur me divizionin e AAP në MASHT i cili do ta furnizoj Njësinë mbështetëse zhvillimore (‘zyrën e KAAP’) ose në mënyrë direkte apo indirekte me anë të mbështetjes së donatorëve. Njësia mbështetëse zhvillimore mund të merret parasysh gjithashtu si një ‘njësi zhvillimore e Agjensionit të AAP’ nëse shihet kjo si një qasje më pragmatike;

Zhvillimi i njësisë mbështetëse: 1 Menaxher i Projektit + 1 Asistente Administrative

brenda MASHT

Komitetet dhe grupet punuese ad-hoc të KAAP

Këshilli për 15 anëtarët e AAP

Page 29: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 29

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

KAAP po ashtu do të mbështetet në punën e saj nga Komitetet formale të themeluara të KAAP dhe grupet punuese ad hoc (të cilat mund të jenë apo të mos jenë ‘prona’ të KAAP). Këto do të organizohen dhe koordinohen nga zyra e KAAP për të kryer detyrat e identifikuara nga KAAP dhe të raportohet pastaj në takimet formale të KAAP.

Prandaj, nuk do të ishte e arsyeshme të pritet qe kjo strukturë të ofroj kapacitete për KAAP për të përmbushur të gjitha pritjet operacionale të identifikuara në pikën 6 më lartë.

Përparësitë e Modelit 1

• Kjo strukturë është shumë efektive dhe varësisht nga buxheti i KAAP në dispozicion mund ti ndihmonte KAAP të kryej një numër të madh të punëve të identifikuara më lartë për shkak të nevojës së përmirësimit të cilësisë së AAP në Kosovë;

• Përhapja e përvojës në partneritetet tjera në mënyrë rutinore raporton se rezultatet të cilat mund të priten janë impresionuese në raport me shpenzimet e përfshira;

• Kjo do ti lejonte KAAP të filloj ti kundërvihet imazhin negativ nga i cili po vuan;

• Me një mbështetje të duhur qeveritare do të ishte e mundshme të themelohet ky model shpejt;

• Modeli ofron fleksibilitet të madh (me aktivitete të mëdha në proporcion me buxhetin në dispozicion) dhe lejon të ndodhin zhvillimet pa para përcaktimin e formës eventuale të KAAP;

• Mundëson alokimin e burimeve për identifikimin e burimeve shtesë të financimit;

• Ofron mundësi të fillimit të procesit të zhvillimit të Agjensionit të AAP menjëherë.

Mangësitë :

• Modeli nuk i jap kapacitet KAAP për të përmbushur plotësisht funksionet e saj të identifikuar në pikën 6 më lartë;

• Modeli vazhdon të lidh KAAP në mënyrë direkte me MASHT i cili nuk do të ishte rasti ideal por i cili do të dukej si një zgjidhje më pragmatike ne një periudhë afat shkurtër.

Për implementim afat mesëm (2012-2014): Modeli 2 

Njësia e vogël e stafit të përhershëm/ Agjensioni i

AAP brenda MASHT

Komitetet dhe grupet punuese ad-hoc të KAAP

Këshilli për 15 anëtarët e AAP

Page 30: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 30

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Ky model përfshin zhvillim të rëndësishëm në strukturën e KAAP: 

• KAAP do të ishte një ‘Këshill’ në kuptimin e një grupi të përfaqësuesve të organizatave të duhura të cilat do të takohen sipas nevoje për të përmbushur shumë aspekte strategjike të kompetencave të tyre.

• Prandaj, ne ketë model puna e KAAP do të mbështetet në mënyrë formale nga një njësi e vogeë e stafit permanent, apo edhe nga Agjensioni i themeluar formalisht i AAP, si dhe nga strukturat e komitetit formal dhe grupet ad hoc;

• Njësia permanente/Agjensioni i AAP do të inkorporoj funksionin e mbështetjes administrative (Projekt Menaxheri/Drejtori dhe asistentja administrative) siç është identifikuar në Modelin A;

• Njësia permanente/Agjensioni i AAP po ashtu do të përfshij stafin profesional permanent me orar të plotë pune, i cili do të jetë ne gjendje të udhëheqin punën e pavarur të KAAP. Nëse është e nevojshme, stafi ekzistues i MASHT mund të formoj Agjensione të pa zhvilluara nga AAP – 4 nga divizioni i AAP, 2 nga mësimi gjatë gjithë jetës, 2 nga EMIS. Bashkërisht me 2 anëtarë të personelit nga Njësia mbështetëse/njësi e menaxhimit të projekteve edhe kjo do të na jepte numrin prej 10 anëtarëve të personelit. Në mënyrë ideale 3 anëtarët e personelit nga Instituti Pedagogjik të cilët janë përgjegjës për hulumtime gjithashtu do ti bashkohen / do të jenë sekondar në Agjension dhe stafi shtesë do të jetë si personel sekondar nga Ministritë tjera.

• 6 Inspektorët e AAP mund të përfshihen në Agjensionin e pazhvilluar të AAP, edhe pse në periudhë afatgjate funksioni i inspektoratit (nëse nuk ka të bëjë me individët) duhet të ketë lokacion të ndarë.

• Puna e Komiteteve dhe e grupeve punuese ad hoc do të organizohet dhe koordinohet nga njësia e KAAP/ Agjensioni i AAP për të kryer detyrat e identifikuara nga KAAP dhe të raportohet pastaj në takimet formale të KAAP.

Përparësitë e Modelit 2

• Mund të arrihet nëse është e nevojshme në një periudhë afatmesme, brenda detyrimeve ekzistuese të buxhetit kombëtar të Kosovës;

• Vendimi për të themeluar një Agjension formal të AAP në vend të një njësie të stafit permanent i bashkëngjitur KAAP do ta sjell Kosovën në linjë me praktikat e vendeve të tjera, posaçërisht me ato të regjionit;

• Do të mundësonte KAAP ti përmbush përgjegjësitë e tij në mënyrë më efektive;

• Do të ishte hapi i parë në drejtim të themelimit të Agjensionit të AAP me funksionim të plotë.

• Do të ndihmonte integri8min e AAP dhe MGJGJJ.

Mangësitë e Modelit 2

• Do të mund të jetë e vështirë ne një periudhë afat mesme të ndahen funksionet e Agjensionit të AAP dhe përgjegjësitë ligjore për AAP formale të MASHT

• Lidhje në vazhdimësi me MASHT nuk është ideale për një autoritet i cili ka nevojë të përfaqësoj interesat e grupit me të gjerë të palëve të interesit, por mund të shihet si një zgjidhje pragmatike afatmesme e cila të paktën

Page 31: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 31

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

ndihmon themelimin e Agjensionit të AAP dhe e siguron atë me një ‘kampion’;

• Modeli nuk i jap kapacitet KAAP për të përmbushur plotësisht funksionet e saj të identifikuar në pikën 6 më lartë. Parashihet qe një Agjension komplet operacional i KAAP/AAP do të ketë nevojë për të paktën 30 anëtarë personeli (shih 8 më poshtë).

Page 32: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 32

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Implementimi afatgjatë (pas vitit 2014): Modeli 3

Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional | | | | | | |

|

|

|

|

|

|

Kryesuesi + zevëndës kryesuesi

|

|

|

|

|

|

| | | | | | |

Komitetet e KAAP

p.sh

Politika e AAP

p.sh

Zhvillimi i Kurrikulit

p.sh

Aftësimi i Mësimdhë-

nësve

|

|

p.sh

Sigurimi i Cilësisë

p.sh

Provimet/ vlerësimi

p.sh

Standardet profesionale

|

Grupet punuese ad hoc

|

|

Agjensioni i AAP

A A P

Sekretariati

Drejtori + Asistentja e

Administratës AGJ ENSIONI

Ky model përfaqëson strukturën të cilën e kërkon KAAP ne një periudhë afatgjate ne menyrë qe të mund të kryej funksionet e tij në mënyrë efektive:

• KAAP do të ishte një ‘Këshill’ në kuptimin e një grupi të përfaqësuesve të organizatave të duhura të cilat do të takohen sipas nevoje për të përmbushur shumë aspekte strategjike të kompetencave të tyre.

• Prandaj, ne ketë model puna e KAAP do të mbështetet në mënyrë formale nga një Agjension i themeluar formalisht i AAP, si dhe nga strukturat e komitetit formal dhe grupet ad hoc;

• Agjensioni i AAP në ketë model mund të jetë ose një autoritet i pavaruar ose një krah i MASHT (shih më poshtë);

• Natyra e saktë e Komiteteve të KAAP do të varet nga vendimet finale në lidhje me rishikimin e Ligjit për AAP;

• Struktura e mundshme dhe personeli janë diskutuar në pikën 8 më poshtë.

Përparësitë:

Ky model do të nënkuptonte qe KAAP do të ketë kapacitete për të kryer kompetencat e tij në mënyrë efektive, edhe pse synimi saktë dhe detajet e punës në mënyrë të pa evitueshme do të vazhdojnë të varen nga një numër i personelit permanent të alokuar në Agjensionin e AAP dhe shuma e buxhetit për mbështetje të punës së komiteteve dhe grupeve punuese.

Page 33: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 33

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Modeli mbështet dëshirën e MASHT për të themeluar Agjensionin e AAP.

Mangësitë:

Ky model kërkon buxhet specifik dhe një planifikim dhe përgatitje të lartë para implementimit të Agjensionit të AAP. Kjo mund të rezultojë në një vonesë të konsiderueshme, i cili nuk do të ishte i këshillueshëm në kontekstin aktual sa i përket KAAP dhe AAP në Kosovë. Prandaj është qenësore qe të gjendet një zgjidhje e përkohshme.

 

ANEKSI 4 – LLOJET E POZITAVE QE DUHEN PËRFSHIRË NË NJË AGJENSION MODERN TË AAP

Ekziston një tendencë në Qendrat e AAP të cilat funksionojnë për një kohë të gjatë për tu fokusuar pothuajse krejtësisht në pozitat për specialist profesional. Edhe pse ekziston një nevojë e padyshimtë për përvojën e tillë, rendësi duhet kushtuar llojeve të roleve të cilat janë rrallë të nevojshme për të përmirësuar ofrimin e AAP në Kosovë.

Pozitat tjera të nevojshme janë me të përgjithshme siç janë:

• Menaxheri i zhvillimit të kurrikulit • Menaxheri i zhvillimit të mësimdhënësve • Koordinatori i zhvillimit të materialeve mësimore • Menaxheri i cilësisë • Zyrtari i zhvillimit të SIM • Koordinatori për shëndet dhe siguri • Zyrtari për zhvillimin e partneritetit social • Koordinatori i menaxhimit të projekteve • Koordinatori i zhvillimit të standardeve profesionale • Zyrtari zhvillimit të standardeve profesionale • Udhëheqësi i zhvillimit të provimeve dhe vlerësimit • Pozita shtesë të asistenteve administrative 

Duke marrë parasysh kontekstin lokal dhe theksin tradicional në diploma/vite shërbimi, vlen të bëhet dallimi qysh nga fillimi midis fushave të punës të cilat kërkojnë domosdoshmërisht përvojë specifike akademike apo profesionale dhe fushave të cilat kërkojnë përvojë në fusha të përgjithshme por jo domosdoshmërisht kërkojnë përvojë profesionale të specializuar.

Fushat e punës të cilat domosdoshmërisht kërkojnë përvojë specifike akademike apo profesionale:

• Çështjet ligjore • Financat • Përkthimi/interpretimi • TI • Puna operative në fushat profesionale specifike (p.sh përgatitja e kurrikulit

apo zhvillimi i materialeve/vlerësimi dhe provimet/standardet profesionale)

Page 34: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 34

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

(shënim, megjithatë të gjitha fushat e përmendura me lartë mund të sigurohen nga jashtë)

• shëndeti dhe siguria • Mirëmbajtja e ndërtesave • Menaxhimi i Zyrës • Politika dhe strategjia e AAP • Udhëheqja e zhvillimit të kurrikulit • Udhëheqja e aftësimit të mësimdhënësve • Puna këshilluese për specializime profesionale 

Fushat të cilat kanë nevojë për përvojë në fusha e përgjithshme por qe jo detyrimisht kanë nevojë për përvoja profesionale të specializuara:

• Menaxhimi (përfshirë menaxhimin financiar, menaxhimin e zhvillimit të materialeve mësimore, menaxhimi i zhvillimit të standardeve profesionale)

• Administrimi • Sigurimi i cilësisë • SIM • Marrëdhëniet/zhvillimi i partneritetit/publikimet e jashtme • Koordinimi (p.sh zhvillimi i kurrikulit) • Administrim i nivelit të lartë (p.sh i zhvillimit të standardeve profesionale,

sistemeve të provimeve). ANEKSI 5: SHEMBUJ SE SI MUND TË STRUKTUROHET AGJENSIONI I AAP

Dy shembujt e më poshtëm modeli A dhe B janë dhënë vetëm për të paraqitur ide se si mund të strukturohet në mënyrë të ndryshme një Agjension i AAP nga Qendrat tradicionale të AAP. Modelet vetëm ilustrojnë strukturën duke definuar nivelet e larta në hierarki. Në mënyrë të qartë hollësitë e çdo strukture organizative do të varen nga kompetenca e miratuar për Agjensionin.

Modeli A 

Përparësitë

• Garanton zhvillimin e fokusimit me të madh në zhvillimin e agjendës ‘jo-shkollore’ të AAP

• Jep fokusim të duhur agjendës cilësore • Ndihmon zhvillimin e plotë të shërbimeve mbështetëse • Lejon ri-mendimin e rolit dhe punës së këshilltarëve të specializuar

profesional

Mangësitë

• Potencial për huti në menaxhmentin e lartë të këshilltarëve dhe ekipeve të specialistëve profesional

• Mund të mos i jep profil të mjaftueshëm të lartë marrëdhënieve të jashtme 

Page 35: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 35

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Modeli B

Përparësitë

• Jep prioritet të duhur marrëdhënieve të jashtme dhe përmirësimit të cilësisë • Garanton zhvillimin e fokusimit me të madh në zhvillimin e agjendës ‘jo-

shkollore’ të AAP • Ofron një Zëvendës për rastet kur Drejtori nuk është në dispozicion/ lejon

mundësinë e një Drejtori ‘drejtues formal’ • Ndihmon zhvillimin e plotë të shërbimeve mbështetëse • Ka fleksibilitet për të lejuar ndryshime të mëdha në praktikat e punës • Lejon ri-mendimin e rolit dhe punës së këshilltarëve të specializuar

profesional

Shënim: Duhet mbajtur mend se

• Nuk është e domosdoshme të plotësohen të gjitha pozitat qe nga fillimi por është e rëndësishme të merret parasysh një strukturë e cila mund të zhvillohet në një periudhë afatshkurtër/mesme/gjatë sesa të bëhet shtesa të copëtuara në rastin kur të jetë në dispozicion financimi.

• Disa pozita mund të plotësohen në mënyrë interne në bazë të punës me orar jo të plotë

• Pozitat mund të plotësohen si dytësore nga organizatat e palëve të interesit.

Page 36: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 36

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by:

Page 37: Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“...Programi i zhvillimit ekonomik për „Kosovë“ Përmirësimi i cilësisë së AAP në Kosovë Propozimi për rolin dhe strukturën

Page 37

EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo •

An EU funded project managed by the European Commission Liaison Office Implemented by: