profilaktika e problemeve psikoshoqerore mosaic... · 2011-07-05 · personale apo familjare që...

4
1 Cdo njeri duhet të ketë të drejtën dhe shanset, të përmirësojë kushtet e jetesës së tij.Të mund të shfrytëzojë talentet dhe aftësitë e tij dhe në të njëjtën kohë të ketë mundësinë të shijojë dhe dobi të tjera që ofron mbarë shoqëria. Emigrantët dhe refugjatët, në të shumtën e rasteve ndodhen në një gjëndje të izoluar shoqërisht dhe ekonomikisht, në kushte shumë të vështira dhe shumë herë pa rrugëdalje, që rëndojnë në të njëjtën kohë anën psikologjike dhe sentimentale, si të vetë atyre ashtu edhe të familjeve të tyre. Eshtë e rëndësishme për një njeri, që të mund të ruajë gjuhën e tij amtare, traditat dhe zakonet e tij, dhe të ketë mundësinë të mësojë gjuhën e vendit ku ka emigruar.Paralelisht, të ketë mundësinë të shfrytëzojë njohuritë e tij, talentet dhe aftësitë e tij, në mënyrë që të ndjehet aktivist dhe i dobishëm në shoqëri, duke patur ëndërra dhe shpresa. Për këto arsye , me pjesëmarrjen tënde në Vatrën Shumëkulturore të Vetëadministruar të Mozaikut që është nën kujdesin e anëtarëve të tij, ti MUND : * Të kalosh në mënyrë të këndëshme dhe krijuese, disa orë nga dita jote, me njerëz nga vende të ndryshme, me përvoja të përbashkëta. * Të mësosh Greqisht dhe Anglisht. * Të informohesh për çështje punësore dhe të mësosh mënyra kërkimesh për punë të cilat do të të ndihmojnë më lehtë për të gjetur punë ose të përmirësosh kushtet e tanishme të punës tënde. ( Klubi i Punës ) * Të informohesh për Programe të tjera me qëllim arsimor që zhvillohen në Mozaik në të cilat ke të drejtë të marrësh pjesë edhe ti. * Të marrësh pjesë ti ose fëmijët e tu , në veprimtaritë kulturore, artistike dhe dëfryese që zhvillohen në Qendrën Tranzitore Mozaik. ( Klubi i Kinemasë, Grupi Teatral,Veprimtari sportive, Veprimtari krijuese për fëmijë , etj.) * Të bisedosh dhe të ndash me të tjerët, në takime grupesh, çështje që kanë të bëjnë me ndryshimin e kulturës në vendin ku ke emigruar dhe që të vështirësojnë ose të krijojnë probleme. * Të marrësh pjesë aktivisht me idetë dhe këndvështrimet e tua të ndryshme, në krijimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në Vatrën Shumëkulturore të Mozaikut. Këto aktivitete kanë si qëllim krijimin e veprimtarive që kanë të bëjnë me Integrimin Shoqëror lidhur me çështje si më poshtë: Të kushteve të mbijetesës, të ruajtjes së punës ose të arsimimit, të marrëdhënieve në familje, të racizmit dhe të izolimit shoqëror, të shkeljes së ligjit nga ana e adoleshentëve dhe të rriturve, të përdorimit të lëndëve të ligjshme apo të paligjshme, etj. Në mënyrë që: të arrihet me sukses përmirësimi dhe rritja e cilësisë së jetës të njerëzve që drejtohen tek Qendra e Mozaikut. PROFILAKTIKA E PROBLEMEVE PSIKOSHOQERORE ,

Upload: others

Post on 01-Jan-2020

5 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROFILAKTIKA E PROBLEMEVE PSIKOSHOQERORE MOSAIC... · 2011-07-05 · personale apo familjare që përballon dhe të gjesh mënyra që ti zgjidhësh ato. * Të informohesh, për të

1Cdo njeri duhet të ketë të drejtën dhe shanset, tëpërmirësojë kushtet e jetesës së tij.Të mund tëshfrytëzojë talentet dhe aftësitë e tij dhe në tënjëjtën kohë të ketë mundësinë të shijojë dhe dobitë tjera që ofron mbarë shoqëria.

Emigrantët dhe refugjatët, në të shumtën e rastevendodhen në një gjëndje të izoluar shoqërisht dheekonomikisht, në kushte shumë të vështira dheshumë herë pa rrugëdalje, që rëndojnë në të njëjtënkohë anën psikologjike dhe sentimentale, si të vetëatyre ashtu edhe të familjeve të tyre.

Eshtë e rëndësishme për një njeri, që të mund tëruajë gjuhën e tij amtare, traditat dhe zakonet e tij,dhe të ketë mundësinë të mësojë gjuhën e venditku ka emigruar.Paralelisht, të ketë mundësinë tëshfrytëzojë njohuritë e tij, talentet dhe aftësitë e tij,në mënyrë që të ndjehet aktivist dhe i dobishëm nëshoqëri, duke patur ëndërra dhe shpresa.

Për këto arsye , me pjesëmarrjen tënde në VatrënShumëkulturore të Vetëadministruar të Mozaikutqë është nën kujdesin e anëtarëve të tij, ti MUND : * Të kalosh në mënyrë të këndëshme dhe krijuese,disa orë nga dita jote, me njerëz nga vende tëndryshme, me përvoja të përbashkëta.* Të mësosh Greqisht dhe Anglisht.* Të informohesh për çështje punësore dhe tëmësosh mënyra kërkimesh për punë të cilat do tëtë ndihmojnë më lehtë për të gjetur punë ose tëpërmirësosh kushtet e tanishme të punës tënde.( Klubi i Punës )* Të informohesh për Programe të tjera me qëllimarsimor që zhvillohen në Mozaik në të cilat ke tëdrejtë të marrësh pjesë edhe ti. * Të marrësh pjesë ti ose fëmijët e tu , nëveprimtaritë kulturore, artistike dhe dëfryese qëzhvillohen në Qendrën Tranzitore Mozaik.( Klubi i Kinemasë, Grupi Teatral,Veprimtarisportive, Veprimtari krijuese për fëmijë , etj.)* Të bisedosh dhe të ndash me të tjerët, në takimegrupesh, çështje që kanë të bëjnë me ndryshimin ekulturës në vendin ku ke emigruar dhe që tëvështirësojnë ose të krijojnë probleme.* Të marrësh pjesë aktivisht me idetë dhekëndvështrimet e tua të ndryshme, në krijimin dhezhvillimin e aktiviteteve të ndryshme në VatrënShumëkulturore të Mozaikut.

Këto aktivitete kanë si qëllim krijimin eveprimtarive që kanë të bëjnë me IntegriminShoqëror lidhur me çështje si më poshtë:Të kushteve të mbijetesës, të ruajtjes së punës osetë arsimimit, të marrëdhënieve në familje, tëracizmit dhe të izolimit shoqëror, të shkeljes sëligjit nga ana e adoleshentëve dhe të rriturve, tëpërdorimit të lëndëve të ligjshme apo tëpaligjshme, etj. Në mënyrë që: të arrihet me suksespërmirësimi dhe rritja e cilësisë së jetës të njerëzveqë drejtohen tek Qendra e Mozaikut.

PROFILAKTIKA E PROBLEMEVEPSIKOSHOQERORE

,

Page 2: PROFILAKTIKA E PROBLEMEVE PSIKOSHOQERORE MOSAIC... · 2011-07-05 · personale apo familjare që përballon dhe të gjesh mënyra që ti zgjidhësh ato. * Të informohesh, për të

2NDIHMA PSIKOLOGJIKE - PERKRAHJASOCIALE - INFORMIMI

Emigracioni dhe strehimi politik, janë njësuar mefjalë dhe kuptime si këto: çrrënjëzim nga vendimëmë, humbja dhe nostalgjia e njerëzve të dashur,mbajtja e zisë për të humburit, mungesa embështetjes dhe e ndihmesës, izolimi shoqëror,vetmia, frika, racizmi, keqtrajtimi, probleme nëfamilje, ndërprerja dhe braktisja e shkollës etj.

Përbën një ndryshim të madh në ecurinë e jetës sënjë njeriu, që në të shumtën e rasteve ndikonnegativisht si në gjëndjen shëndetsore të trupitashtu edhe në gjëndjen e tijpsikologjike.Vështirësitë shoqërore si edhe krizapersonale që kalon atëherë njeriu, bëjnë në këtëmënyrë që ecuria e jetës të duket të jetë parrugëdalje.

Megjithatë besojmë që, si edhe për çdo ndryshimnë jetë, edhe ky mund të përmbajë, perspektivëndhe zhvillimin personal.Nga ana tjetër është e nevojshme që të ketë njëambjent të sigurtë , respekt ndaj nevojave tëndryshme dhe sensibilitet ndaj problemeve tëndryshme që ekzistojnë .Krijimi i marrëdhënieve njerëzore me mirëbesim,bëhet dhe gjendet si edhe përtej kufijve dhe mundtë mbështesi njeriun që ndodhet në gjëndje krize,të zbusi ankthin e gjëndjes së tij në të cilënndodhet, duke e ndihmuar atë të gjejë mënyra dheforca që të përmirësojë jetën e tij.

Nga momenti që mungesa e një ndihmese të tillë,mund të shkaktojë shfaqjen e sjelljeve tëpaligjshme, probleme në familje, përdorimin edrogave dhe të alkoolit, probleme psikologjike, etj.qëllimi ynë është mbështetja e shumëanshmepsiko-sociale e njeriut.

Kështu pra, edhe ti në bazë të nevojave që ke,MUND:

* Të bësh takime personale ose të marrësh pjesënë grupe, në të cilat mund të flasësh për problemepersonale apo familjare që përballon dhe të gjeshmënyra që ti zgjidhësh ato.* Të informohesh, për të drejtat dhe detyrimet nëçështjet që kanë të bëjnë me: punën, shëndetin,informimin ligjor, ndihmesën praktike shoqërore,etj., ose të mësosh për Qëndra dhe Organizata tëtjera tek të cilat mund të drejtohesh.* Të lehtësosh hyrjen tënde në Zyrat/Qëndrat ePërkujdesit Social dhe të Shëndetit.

Page 3: PROFILAKTIKA E PROBLEMEVE PSIKOSHOQERORE MOSAIC... · 2011-07-05 · personale apo familjare që përballon dhe të gjesh mënyra që ti zgjidhësh ato. * Të informohesh, për të

3Për njerëzit që ndodhen larg atdheut të tyre, largfamiljeve, larg miqve dhe mënyrës së jetesës me tëcilën u rritën, përpjekja për çvarësinë nga lëndëtdroguese apo alkooli, duket të jetë shumë evështirë. Po ashtu, nevoja për të mbijetuar dhe përtë punuar, gjëndja ligjore e pasigurtë dhendryshimet në kulturë, rrisin zhgënjimin, vetminëdhe pasigurinë, si të vetë këtyre njerëzve ashtuedhe të familjeve të tyre.

Në kushte të tilla, çvarësia nga drogat është njëecuri, rrugë e vështirë, por jo e pamundur.Po ashtuështë e nevojshme që të ketë një ambient tësigurtë, që ju kushton kujdes nevojave tëndryshme të njerëzve dhe respekton dallimet etyre kulturore.Të ketë njerëz që dinë se si të ndihmojnë njëpërdorues/e të drogave, që të mund ti qëndrojnëpranë, duke dëgjuar problemin e tij, dhe dukegjetur bashkë me të mënyrën se si mund të bëhetterapia e tij.

Duke ardhur në Qëndrën Tranzitore Mozaik,nëpërmjet takimeve personale ose në grupe,MUND :

* Të kujdesesh për shëndetin tënd trupor

* Të planifikosh çvarësinë tënde trupore nga

drogat ( pa ndihmën e ilaçeve apo të lëndëve të

tjera luftuese)

* Të kalosh në mënyrë krijuese, disa orë nga dita

jote, larg nga « klika » e përdoruesve të drogave.

* Të ndihmohesh për nevoja të tua shoqërore

* Të avancosh në Terapinë tënde për çvarësinë nga

lëndët droguese.

Familjet apo shoqëruesit e personave përdoruestë lëndëve droguese, mund të marrin pjesëgjithashtu në takimet personale ose në grupe, përinformim dhe këshillim lidhur me çështjet që kanëtë bëjnë me varësinë nga lëndët droguese.

MBESHTETJA DHE NDIHMESA PERPERDORUESIT E DROGAVE DHE

ALKOOLIT

Page 4: PROFILAKTIKA E PROBLEMEVE PSIKOSHOQERORE MOSAIC... · 2011-07-05 · personale apo familjare që përballon dhe të gjesh mënyra që ti zgjidhësh ato. * Të informohesh, për të

4 GRUPI I VULLNETAREVE

Pjesëmarrja në këtë grup, nuk përcaktohet ngadhënia pa interes e kontributit apo ndihmëshumanitare, por ka të bëjë edhe me adaptimin evirtyteve, vlerave, siç janë solidariteti, drejtësiashoqërore dhe barazia, vetëndihmesa, dhe dhënia eforcës tek njerëzit që janë të izoluar shoqërisht.

Në qoftë se dëshiron të bëhesh, «ura lidhëse»ndërmjet Qëndrës Tranzitore Mozaik dhe bashkëpatriotëve të tu, duke i ndihmuar ata nëpërmjetpërvojës tënde dhe njohurive të tua......

Në qoftë se arti, veprimtaritë sportive, krijimtariakulturore, veprimtaria shoqërore dhe çdo lloj tjetërveprimtari krijuese ishte në interesin tënd dhedëshiron të merresh përsëri me ato, në orët që ti dotë mundesh.....

Në qoftë se dëshiron të organizosh veprimtari tëtilla analoge me grupe njerëzish, duke kaluar nëmënyrë të këndshme, duke u ndjerë i dobishëmdhe krijues për veten tënde dhe për të tjerët.

ATEHERE: BEHU ANETAR I GRUPIT -PJESEMARRJE PERTEJ KUFIJVE