profil kompanie - manetci.al · qendra tregtare cilËsia cilësia e padiskutueshme e projekteve që...

33
G R O U P Part of PROFIL KOMPANIE

Upload: others

Post on 31-Aug-2019

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

G R O U P

Part of

PROFIL KOMPANIE

Page 2: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Rreth Mane TCI

Qendra Tregtare

Komunitete Banimi

Rezidenca Banimi

Projekte Turistike

Qendra Biznesi

Qendra Logjistike

Projekte Agrare

Qendra Argëtimi

Të tjera

...Ne ndërtojmë vlera

Page 3: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Qendra Tregtare

CILËSIA

Cilësia e padiskutueshme e

projekteve që ne ndërmarrim

dëshmohet nga dhjetëra projekte të

konsideruara etalone të standardeve

bashkëkohore. Jemi krenarë që

kemi prezantuar dhe vazhdojmë

të prezantojmë standarde të reja

cilësie në tregun shqiptar.

NJERËZIT

Ne besojmë se punonjësit janë aseti më i

vyer i kompanisë sonë. Sukseset dhe arritjet

e kompanisë i kushtohen ekspertizës,

profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre. Ne

ofrojmë një sistem të shkëlqyer promovimi dhe

motivimi, si edhe kujdesemi për trajnimin e

vazhdueshëm të stafit.

INOVACIONI

Ne jemi të përkushtuar për të ndër-

tuar vlera duke prezantuar koncepte

inovative në Shqipëri. Projektet tona

kanë prezantuar në tregun shqip-

tar konceptet e qendrave tregtare,

komuniteteve elitare të banimit,

rezidencave elegante dhe komplek-

seve turistike.

INTEGRITETI

Ne udhëhiqemi nga parimi i integritetit në

mënyrën e të punuarit cilësisht, në afate kohore

të parashikuara dhe konform rregullave e ligjeve.

Klientët, bashkëpunëtorët dhe komuniteti

në tërësi na konsiderojnë si një partner të

besueshëm biznesi, sepse punojmë duke

mbrojtur e respektuar interesat e tyre.

SIGURIA

Ne kujdesemi që të aplikojmë plane

të rrepta sigurie për punonjësit

tanë dhe monitorojmë në mënyrë

të vazhdueshme sigurinë e tyre

ndaj rreziqeve të punës në terren.

Respektojmë procedurat teknike

mbi Shëndetin, Sigurinë dhe

Mjedisin dhe përdorim rigorozisht

veshjet e sigurisë dhe sinjalistikat

në kantier.

RRETH MANE TCI

Kompania ManeTCI, një prej kompanive kryesore në

industrinë e ndërtimit dhe fushën e zhvillimit të pasurive

të patundshme në Shqipëri dhe rajon, u themelua në

vitin 2002. Që prej fillimit të aktivitetit të saj ManeTCI

është përpjekur të sjellë një nocion ndryshe në fushën e

ndërtimeve civile dhe industriale, duke përmirësuar nivelin

e jetesës së shoqërisë.

ManeTCI është e njohur për projekte të tilla si: Qendra

Tregtare Univers, Tirana East Gate, Kompleksi Rolling

Hills Luxury Residences, Green Coast Resort, etj., të cilat

konsiderohen si risi jo vetëm në sektorin e ndërtimit, por

edhe në stilin e jetesës.

Kompania Mane TCI është pjesë e grupit Balfin, grupit më

të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të

mëdhenjtë në rajon.

Krijimi i një marrëdhënie solide besueshmërie dhe

partneriteti me të gjithë punonjësit, bashkëpunëtorët,

klientët dhe shoqërinë në përgjithësi mbetet gjithmonë në

fokusin kryesor të kompanisë për të ndërtuar vlera.

MISIONI

Të projektojmë dhe ndërtojmë projekte me

vlerë, cilësi të padiskutueshme dhe standarde të larta në

dobi të klientëve, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit në

tërësi.

VIZIONI

Të jemi lider në industrinë e ndërtimit dhe investimit të

pronave të paluajtshme, në Shqipëri dhe rajon.

NE NDËRTOJMË vlera

Page 4: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

6

Stafi i Mane TCI përbëhet nga 154 punonjës prej të cilëve

125 janë staf teknik dhe inxhinierik. Menaxherët e projekteve

dhe drejtuesit e departamenteve civile, inxhinierike dhe

teknike gëzojnë përvojë pune disa vjeçare brenda dhe jashtë

vendit dhe kanë bagazh akademik e profesional të zhvilluar.

Struktura e kompanisë gjithashtu përfshin 29 punonjës të

stafit administrativ të cilët mbajnë pozicione kyçe në depar-

tamentet e financës, blerjeve dhe prokurimeve, burimeve

njerëzore, etj.

Qendra Tregtare

STAFI

Mane TCI mbështetet në punonjës të kualifikuar të cilët

punojnë me përgjegjshmëri dhe përkushtim. Praktika jonë

e punës përfshin dialogun dhe gjithëpërfshirjen në procese

të rëndësishme vendimarrje. Ne kujdesemi që punonjësit

tanë të zhvillohen dhe ecin përpara me hapin e risive

teknologjike dhe profesionale, duke mundësuar rritjen e

tyre profesionale paralelisht me rritjen e kompanisë.

154 125 29

PUNONJËS STAF TEKNIK STAF ADMINISTRATIV

CEO

DEPARTAMENTI I TEKNIKËS

DEPARTAMENTI I BURIMEVE NJERËZORE

DEPARTAMENTI LIGJOR

DEPARTAMENTI I MIRËMBAJTJES

DEPARTAMENTI I FINANCËS

DEPARTAMENTI I PROKURIMEVE

ORGANIGRAMA

Page 5: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania ManeTCI i prezantoi për herë të

parë blerësit shqiptar konceptin e qendrave

tregtare sipas standardeve europiane, duke

projektuar dhe ndërtuar në bashkëpunim me

kompani të huaja qendrën e parë tregtare

në Shqipëri: Qendra Tregtare Univers (QTU).

Gjithashtu, në bashkëpunim me kompani

prestigjoze të huaja, projektoi dhe ndërtoi

qendrën më të madhe tregtare në Ballkan:

Tirana East Gate (TEG).

Qendra Tregtare

Page 6: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

10 Qendra Tregtare

Qendra Tregtare UniversQendra Tregtare Univers është e para dhe më e suksesshmja

qendër tregtare në Shqipëri, e përfunduar në Shtator të

vitit 2005. Vetëm pas një viti nga përurimi i qendrës u pa i

nevojshëm një zgjerim i saj dhe në vitin 2006 kapacitetet

tregtare të qendrës u zgjeruan edhe më tej. Me një sipërfaqe

ndërtimi prej 47,000 m2, aty janë vendosur më shumë se

85 dyqane të markave të njohura në mbarë botën. QTU ka

mbi 75,000 vizitorë në javë dhe hapësirë parkimi për 800

automjete.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Autostrada Tiranë -Durrës,

km 6, Tiranë, Shqipëri

47,000 m2 17,789,305

www.qtu.al

Page 7: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

12 Qendra Tregtare

QTU

85DYQANE

Me një sipërfaqe ndërtimi prej

47,000 m2, në QTU gjenden më

shumë se 85 dyqane të markave

të njohura në mbarë botën

75.000VIZITORË

QTU ka mbi 75,000 vizitorë në

javë dhe hapësirë parkimi për

rreth 800 automjete.

Page 8: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

14

Tirana East GateTirana East Gate është qendra më e madhe tregtare në

Shqipëri. Me 142 dyqane dhe 2,000 vende parkimi, TEG

është një destinacion tërheqës jo vetëm për Tiranën por

edhe për Elbasanin, pas hapjes së tunelit. Me një sipërfaqe

ndërtimi prej më shumë se 95,700 m2, kjo qendër është

ndërtuar që të dallojë për shumëllojshmërinë e markave dhe

produkteve, prezantimin e markave ekskluzive, hapësirat

për argëtim, restorantet, kafenetë dhe komoditetin maksimal

për klientët.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Autostrada Tiranë-Elbasan,

km 4, Tiranë, Shqipëri

95,700 m2 52,561,700

Qendra Tregtare

www.teg.al

Page 9: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

16

142DYQANE

dhe 2,000 vende parkimi

TEG është një destinacion

tërheqës për të gjithë shqiptarët

7MilionVIZITORË

Në vit më tepër se kushdo tjetër,

TEG arrin të mbajë gjithashtu

në të njëjtën kohë numrin më

të madh të automjeteve në

Shqipëri

Qendra Tregtare

Page 10: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania Mane TCI i jep ngjyra jetës së

blerësve shqiptarë, duke projektuar dhe

ndërtuar komunitete banimi me standarde

të pakrahasueshme luksi. “Rolling Hills

Luxury Residences” dëshmon risinë e

konceptit të komunitetit elegant, me

ambjente të përbashkëta argëtimi dhe

rekreacioni dhe rregulla të forta sigurie.

Komunitete Banimi

Page 11: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

20

Rolling Hills Luxury ResidencesRolling Hills Luxury Residences është një komunitet i rrethuar

luksoz, më i miri si standard ndërtimi dhe i pari i këtij lloji në

Shqipëri. Ky investim përmban 153 vila trekatëshe dhe 5

tipe vilash, të cilat variojnë në madhësi prej 280 m2 - 1,030

m2. Vilat kanë sipërfaqe trualli prej 550 m2 në 2,000 m2.

POZICIONI SIPËRFAQE E KOMPLEKSIT VLERA E INVESTIMIT

Në Juglindje të Tiranës,

Fshati Mullet, Komuna

Petrelë, km 6

212,000 m2 64,151,364

Komunitete Banimi

www.rollinghills.al

Page 12: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

22 Komunitete Banimi

153VILA

16.000METRA KATRORË PARK REKREATIV

640METRA KATRORË CLUB HOUSE

Page 13: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania Mane TCI projekton dhe ndërton

për të kënaqur pritshmëritë për një objekt

rezidencial me standarde të larta estetike

dhe komoditeti. Shumëllojshmëri shërbimesh

sigurie e mirëmbajtje 24h, janë disa nga

veçoritë e objekteve tona rezidenciale.

Rezidenca Banimi

Page 14: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

26

Ambasador 1Ambasador 1, pozicionuar në qendër të Tiranës, u

përfundua në Mars të vitit 2009 dhe ka një sipërfaqe të

shfrytëzueshme prej 10,000 m2. Në total godina ka 14 kate

mbi tokë dhe 2 kate të nëndheshme për hapësira parkimi.

Kjo godinë multifunksionale është ndër ndërtimet e para me

parametrat më të lartë në ndërtim të aplikuar ndonjëherë

në Shqipëri.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Rr “Themistokli

Gërmenji”, pranë “Liceut

Artistik”Tiranë, Shqipëri

8516.8 m2 4,206,000

Rezidenca Banimi

Page 15: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

28

Ambasador 2Ambasador 2, është pozicionuar pranë parkut të liqenit

artificial të Tiranës dhe ka qasje në të gjithë rrugët kryesore të

kryeqytetit. Kjo godinë u ideua për t’ju përgjigjur kërkesave

të shumta për apartamente luksoze në një zonë të qetë,

por edhe pranë qendrës së Tiranës. Godina përmban dy

kate nëntokë për parkim, ndërsa kati i parë shfrytëzohet

për zhvillimin e aktiviteteve tregtare.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Rr. “Dervish Hima”, pranë

Kodrave të Liqenit

dhe stadiumit “Qemal

Stafa”Tiranë, Shqipëri

9,431 m2 4,493,711

Rezidenca Banimi

Page 16: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

30

Ambasador 3Ambasador 3 është një objekt rezidencial si asnjë

tjetër në Shqipëri. I pozicionuar njëkohësisht shumë

afër qendrës së Tiranës dhe Parkut të madh të liqenit,

është projektuar për të ofruar shumë lehtësira në

mënyrën e të jetuarit. Përfshihen katër kate parkimi

nëntokë, një kat hapësirë për aktivitete tregtare, dy

kate për zyra dhe 20 kate ambiente banimi. Projekti

është financuar nga shoqëria “RFZ Building” shpk.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Rr. Dervish Hima, pranë

Kodrave të Liqenit dhe

stadiumit Qemal Stafa

Tiranë, Shqipëri

32,300 m2 17,390,832

Rezidenca Banimi

Page 17: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania Mane TCI projekton dhe ndërton

komplekse vilash e apartamentesh në bregdet.

Sipërmarrjet e reja: Vala Mar Residences në

Gjirin e Lalzit dhe Green Coast Resort në zonën

e mrekullueshme të Palasës, e ilustrojnë më

së miri magjinë e ndërtimit cilësor ndërthurur

me shumëllojshmërinë e shërbimeve bazike e

rekreative dhe lehtësirave.

Projekte Turistike

Page 18: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

34 Projekte Turistike

Vala Mar ResidencesVala Mar Residences është një kompleks rezidencial

e turistik, me vila e apartamente në natyrën e

mrekullueshme të Gjirit të Lalzit. Me një shtrirje prej

2 km në bregdetin e Adriatikut, ky kompleks do

të shndërrohet në destinacionin kryesor turistik të

individëve dhe familjeve që dëshirojnë të shijojnë

natyrën që edhe kërkojnë siguri, cilësi ndërtimi dhe

infrastrukturë.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Gjiri i Lalzit, Hamallaj 33,221 m2 18,300,000

www.valamarresidences.al

Page 19: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

3636 Projekte Turistike

Page 20: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

38

Green Coast ResortGreen Coast Resort, me një vendndodhje

strategjike në plazhin e bukur të Palasës, është një

nga projektet më të mëdha dhe më të mira jo vetëm në

Shqipëri por edhe në rajon. Zhvillimi i Green Coast, i cili

po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese

në turizmin bregdetar në Shqipëri, do të ndikojë në

shndërrimin e zonës së Palasës dhe jo vetëm, nga

një destinacion turistik veror në një destinacion të

frekuentuar gjatë gjithë vitit. Green Coast Resort

është i përbërë nga tre seksione: resorti (me vila të

tipologjive të ndryshme në shitje), shëtitorja buzë detit

e cila do funksionon si qendër argëtimi e biznesi dhe

një hotel me 5 yje, i cili do të jetë një nga markat më të

njohura botërore.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

Palasë, Vlorë 82.583 m2 100,000,000

Projekte Turistike

www.greencoast.al

Page 21: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

4040 Projekte Turistike

Page 22: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania Mane TCI projekton dhe

ndërton qendra biznesi me nivele sigurie

dhe standarde cilësie të larta. Bizneset

shqiptare mund të mbështeten në objekte

shumë-funksionale, moderne e të sigurta.

$

Qendra Biznesi

Page 23: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

44 Qendra Biznesi

Godinë zyrashKjo godinë zyrash është projektuar dhe

ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore nga Mane

TCI. Projekti i përfunduar në muajin Maj të vitit 2011,

është financuar nga shoqëria “Skënderbej”.

POZICIONI SIPËRFAQE NDËRTIMI VLERA E INVESTIMIT

“Rr. e Kavajës”,

ish “Misto Mame”

2,252 m2 1,848,783

Page 24: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania Mane TCI ka prezantuar për

herë të parë në Shqipëri konceptin e ri të

qendrave logjistike. E para qendër logjistike

në Shqipëri, Tirana Logistic Park (TLP) ofron

hapësira të mëdha dhe ambjente të posaçme

për bizneset shqiptare.

Qendra Logjistike

Page 25: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

48

Tirana Logistic ParkTirana Logistic Park është parku i parë logjistik në

Shqipëri me akses në arteriet kryesore të transportit

rrugor dhe hekurudhor, në afërsi me portin e Durrësit

dhe pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Me

sipërfaqe prej 200,000 m2, në të ofrohen 5 ambiente

magazinimi me sipërfaqe 80,000 m3. Tirana Logistic

Park ofron të gjitha shërbimet e një parku teknologjik,

si edhe hapësirat më cilësore për magazinim,

përpunim, prodhim dhe zyra për zhvillimin e biznesit.

Projekti është zhvilluar dhe financuar nga “Tirana

Logistic Park”. Mane TCI ka supervizuar procesin e

ndërtimit të këtij objekti.

POZICIONI SIPËRFAQE NË ZHVILLIM VLERA E INVESTIMIT

Autostrada Tiranë-Durrës,

km 6, afër aeroportit të

Rinasit

208,000 m2 62,000,000

Qendra Logjistike

Page 26: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

50

Kompania Mane TCI ofron ekspertizën e

saj edhe në zhvillimin e projekteve të

agrokulturës, duke respektuar standardet

përkatëse teknike.

Projekte Agrare

Page 27: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

52 Projekte Agrare

AgroCon Albaniawww.agroconalbania.al

AgroCon Albania sh.p.k zhvillon aktivitetin në fushën e

bujqësisë, prej Shtator 2015. Aktiviteti i AgroCon konsiston

në ndërtimin e ambjenteve të mbrojtura për prodhimin

dhe shitjen e produkteve agrokulturore në Shqipëri dhe

jashtë vendit. Kompania synon penetrimin e shpejtë dhe

të sigurt në tregun e shitjes së produkteve agrikulturore

me qëllim eksportimin e tyre drejt blerësve të jashtëm.

AgroCon Albania sh.p.k ka investuar në ndërtimin e një

ferme moderne në Lushnjë, një ndër zonat me prodhimtari

më të lartë në Shqipëri. Mane TCI kryen ndërtimin dhe

supervizionimin e këtij projekti.

POZICIONI SIPËRFAQE NË ZHVILLIM VLERA E INVESTIMIT

Lushnje, Shqipëri 28,420m2 3,700,000

Page 28: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

54 Projekte Agrare

2,700m2 MAGAZINË

në funksion të perimeve tëkultivuara nga fermerët e zonës

10,000m2 SERA BUJQËSORE

të tipit Gotik, për mbjelljen ekulturave bazë si: domate, tranguj,

pjepër, speca, sallata, e të tjera sipaskërkesës së tregut

5,000m2TUNELE

për prodhimin e luleshtrydheve

13,000m2FUSHË

e hapur për prodhimin ebostanorëve, lakër, lulelakër,

spinaq dhe fasule

Produktet janë të çertifikuara prejGlobal GAP, ndaj konsiderohen siproduktet më të sigurta në tregun

vendas dhe të huaj.

Page 29: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Kompania Mane TCI ofron ndërtime

të qendrave të argëtimit sipas standardeve

të projekteve të përcaktuara.

SHOW

Qendra Argëtimi

Page 30: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

58 Qendra Argëtimi

CineplexxSalla kinemaje

Përfunduar ndërtimi në Dhjetor 2013

7 salla kinemaje me standarde të larta

Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Elbasan, km 4

Sipërfaqe totale ndërtimi: 2 913 m2

Investitor: Cineplexx

Bar Restorant Veranda TEG

Bar e Restorant me arkitekturë të veçantë, pozicionuar në TEG.

Përfunduar ndërtimi në Maj 2015.

Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Elbasan, km 4.

Page 31: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

DEPARTAMENTI I MIRËMBAJTJES

Departamenti i Mirëmbajtjes ofron një shërbim

mirëmbajtje të plotë, të besueshëm dhe profesional në

qendra tregtare, objekte rezidenciale, ambiente të biznesit

të të gjitha llojeve dhe madhësive, përkundrejt një kostoje

të monitoruar.

SHËRBIME

Departamenti i Mirëmbajtjes ofron

zgjidhje të avancuara teknologjikisht dhe

të përshtatura për çdo nevojë, për të

mirëmbajtur dhe kontrolluar efikasitetin për:

• Sisteme hidraulike dhe elektrike

• Sisteme të ngrohjes qendrore

• Sisteme të ajrit të kondicionuar

• Sisteme të njësive të trajtimit te ajrit

• Sisteme të sigurisë CCTV, Intrusion,

Akses

• Shërbime civile ndërtimore

• Shërbime mirëmbajtje, gjelbërimi dhe

vaditje

• Shërbime mirëmbajte pishina dhe

trajtime te ujit

Vëmendje e madhe i është kushtuar

efikasitetit të energjisë elektrike duke kryer

zëvendësime, përshtatje dhe transformime

te sistemeve ekzistuese. Gjithashtu

monitorimi, mirëmbajtja konstante e

sistemeve të ajrit të kondicionuar, përshtatja

me gazra ekologjike dhe mirëmbajtja e

tyre në mënyrë eficiente, sjellin kursime të

mëdha në terma finaciare.

PORTOFOLI

Kompanitë që tashmë marrin shërbime të

specializuara nga ky departament janë:

1. Qendra Tregtare TEG

2. Qendra Tregtare QTU

3. Dyqane të ndryshme në Qendra

Tregtare

4. Rrjeti i marketeve, hipermarketeve

Carrefour

5. Kompleksi Rolling Hills Luxury

Residences dhe Vila individuale

6. Ambasador 2

7. Ambasador 3

8. Tirana Logistic Park

9. Yamato

10. Albchrome

11. Fashion Group

12. Neptun

13. Inditex

14. Jumbo

15. Veranda TEG

Page 32: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

62

FinancimMane TCI I konsideron

klientët dhe blerësit si

partnerë dhe u vjen në

ndihmë kërkesave të tyre

për Financim të projekteve

të ndryshme. Ne ofrojmë

Financim deri në 70% të

vlerës së pronës tuaj.

Investim i sigurtÇdo blerje e kryer në

projektet tona është

një investim i sigurt!

Vlera e pronave që ne

ndërtojmë rritet nga viti

në vit falë cilësisë së

ndërtimit e shërbimeve,

falë arkitekturës moderne

dhe falë vendndodhjeve

fantastike nëpër zona kyçe.

Mane TCI është çertifikuar nga Rrjeti

Ndërkombëtar i Çertifikimit, IQNet,

dhe partneri i tij CISQ/RINA për

implementimin dhe mirëmbajtjen e

Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë

sipas standardit ISO 9001-2008.

Mane TCI është çertifikuar nga Rrjeti

Ndërkombëtar i Çertifikimit, IQNet,

dhe partneri i tij CISQ/RINA për

implementimin dhe mirëmbajtjen e

Sistemit të Menaxhimit të Mjedisit

sipas standartit ISO 14001:2004.

Mane TCI është çertifikuar nga Rrjeti

Ndërkombëtar i Çertifikimit, IQNet,

dhe partneri i tij CISQ/RINA për

implementimin dhe mirëmbajtjen e

Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë

sipas standardit OHSAS 18001-2007.

Çertifikime ISONe jemi të përkushtuar ndaj komunitetit dhe mjedisit.

Të Tjera

Page 33: PROFIL KOMPANIE - manetci.al · Qendra Tregtare CILËSIA Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte të konsideruara etalone të standardeve

Autostrada Tiranë - Durrës / km 6 , Tiranë - Shqipëri

Tel: +355 42 380 124 Fax: +355 42 380 170

[email protected] | www.manetci.al

G R O U P

Part of