procedurat e regjistrimit në vitin e parë në një universitet francez – 2016 - 2017

2
Procedurat e regjistrimit në vitin e parë në një universitet francez – 2016 - 2017 I – Tërheqja e dosjes së regjistrimit Ekzistojnë dy mundësi: -Shkarkim i dosjes nga Interneti në adresat e mëposhtme: -Regjistrim në universitet: http://www.enseignementsup-recherche.gouv.fr/cid24144/%5Bdossier-blanc%5D-demande- admission-prealable-inscription-premier-cycle.htmll Rubrika : Dossier blanc à télécharger (lexoni « la notice »para se të plotësoni dosjen) -Regjistrim në Shkollë të Lartë Arkitekture (ENSA): http://www.archi.fr/ECOLES/ (Lista e Shkollave të Larta të Arkitekturës) https://www.formulaires.modernisation.gouv.fr/gf/cerfa_11962.do (dosja e aplikimit) -Tërheqja pranë Ambasadës së Francës (në adresën 14, Rruga “Skënderbej”) duke filluar nga data 02 dhjetor 2015 ( nga e hëna deri të enjten, ora 14:00 – 17:00) II – Dorëzimi i dosjes Dosja e plotësuar dorëzohet në Ambasadën e Francës duke filluar nga data 16 dhjetor 2015 deri më 22 janar 2016, nga e hëna në të enjten, ora 14:30 – 16:30. Në mënyrë që Ambasada të japë një mendim për kandidaturën tuaj, lini takim me e-mail ose me telefon: -Deri në 24 dhjetor me Znj. Valbona Nano [email protected] ose 042389700 -Duke nisur nga data 28 dhjetor 2015 me Z. Alain Beaussier [email protected] ose 042389700 Pas datës 22 janar 2016, asnjë dosje nuk do të pranohet (është mirë që dosja të dorëzohet sa më parë) III – Informacione Hapësira Campus France e Tiranës, e cila ndodhet pranë Aleancës Franceze (122, Rruga e Barrikadave) ku do të gjeni edhe guidën Choisir la France (Të zgjedhësh Francën). Ju mund të lini takim me përgjegjësen e kësaj zyre, znj. Alda Hoxha, e-mail: [email protected]. Orari: E hënë – e martë – e enjte 11:00 – 13:00 dhe 15:00 – 18:00 E mërkurë – e premte 11:00 – 13:00

Upload: anonymous-ppe9isqycs

Post on 15-Feb-2016

172 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

Procedurat e regjistrimit në vitin e parënë një universitet francez – 2016 - 2017

TRANSCRIPT

Page 1: Procedurat e regjistrimit në vitin e parë në një universitet francez – 2016 - 2017

Procedurat e regjistrimit në vitin e parënë një universitet francez – 2016 - 2017

I – Tërheqja e dosjes së regjistrimit

Ekzistojnë dy mundësi:1° -Shkarkim i dosjes nga Interneti në adresat e mëposhtme:

-Regjistrim në universitet:http://www.enseignementsup-recherche.gouv.fr/cid24144/%5Bdossier-blanc%5D-demande-admission-prealable-inscription-premier-cycle.htmllRubrika : Dossier blanc à télécharger (lexoni « la notice »para se të plotësoni dosjen)

-Regjistrim në Shkollë të Lartë Arkitekture (ENSA):http://www.archi.fr/ECOLES/ (Lista e Shkollave të Larta të Arkitekturës)https://www.formulaires.modernisation.gouv.fr/gf/cerfa_11962.do (dosja e aplikimit)

2° -Tërheqja pranë Ambasadës së Francës (në adresën 14, Rruga “Skënderbej”) dukefilluar nga data 02 dhjetor 2015 ( nga e hëna deri të enjten, ora 14:00 – 17:00)

II – Dorëzimi i dosjes

Dosja e plotësuar dorëzohet në Ambasadën e Francës duke filluar nga data 16 dhjetor 2015deri më 22 janar 2016, nga e hëna në të enjten, ora 14:30 – 16:30.Në mënyrë që Ambasada të japë një mendim për kandidaturën tuaj, lini takim me e-mail oseme telefon:-Deri në 24 dhjetor me Znj. ValbonaNano [email protected] ose 042389700-Duke nisur nga data 28 dhjetor 2015 me Z. Alain [email protected] ose 042389700

Pas datës 22 janar 2016, asnjë dosje nuk do të pranohet (është mirë që dosja të dorëzohet samë parë)

III – Informacione

Hapësira Campus France e Tiranës, e cila ndodhet pranë Aleancës Franceze (122, Rruga eBarrikadave) ku do të gjeni edhe guidën Choisir la France (Të zgjedhësh Francën). Ju mundtë lini takim me përgjegjësen e kësaj zyre, znj. Alda Hoxha, e-mail:[email protected]:E hënë – e martë – e enjte11:00 – 13:00 dhe 15:00 – 18:00E mërkurë – e premte11:00 – 13:00

Page 2: Procedurat e regjistrimit në vitin e parë në një universitet francez – 2016 - 2017

IV – Shqyrtimi i dosjes së regjistrimit:

Dosjet e plota dërgohen nga Ambasada në Universitetin e parë të zgjedhur.Përgjigja i jepet kandidatit sipas këtij kalendari :

Universiteti i parë dërgon përgjigje para datës 15 prill dhe e informon kandidatinnë lidhje me vendimin që ka marrë ; në rast refuzimi të kërkesës, ai e dërgon dosjentek universiteti i dytë i zgjedhur nga studenti ;

Universiteti i dytë jep përgjigje para datës 15 maj dhe e informon kandidatin përvendimin e marrë ; në rast refuzimi të kërkesës, ai e dërgon dosjen tek universiteti itretë i zgjedhur nga studenti

Universiteti i tretë jep përgjigje para datës 8 qershor dhe i komunikon vendimin etij kandidatit.Në rast refuzimi, vendimi nuk rishikohet.

V – Njohja e gjuhës frënge

Niveli i kërkuar i gjuhës frënge: B2 i Kuadrit të Përbashkët Evropian të Referencës (CECR).Vërtetimi i DELF B2 (ose DALF C1, C2) i duhet bashkëngjitur dosjes.Ose, mund të kaloni testin e njohjes së gjuhës frënge (TCF DAP) i cili zhvillohet më 11shkurt 2016 në Tiranë (tarifa – 68 euro). Regjistrimi kryhet në momentin e dorëzimit tëdosjes së regjistrimit.Informacione plotësuese: http://www.ciep.fr/tcfdap/Nxënësit e seksioneve dygjuhëshe franko-shqiptare nuk kanë nevojë të kalojnë testin e njohjessë gjuhës frënge.

VI – Viza e studentit:

Vendimi i pranimit në një universitet ju lejon të dorëzoni një kërkese për vizë afatgjatë përstudime. Lista e dokumenteve që duhen paraqitur si dhe formularët e aplikimit mund t’i gjeninë adresën e mëposhtme:http://www.ambafrance-al.org/spip.php?article267Shënim i rëndësishëm:Marrja e vizës i nënshtrohet kushtit të burimeve financiare (afërsisht615 euro për çdo muaj).