procedura e aplikimit për letërnjoftim për herë të parë · konsullata e republikës së...
TRANSCRIPT
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për letërnjoftim për herë të parë
Për të aplikuar për pajisje me letërnjoftim për herë të parë ju duhet ti keni mbi 16 vjet apo
së paku në ditën e aplikimt ti mbushni 16 vite dhe duhet ta keni parasysh që ju duhet të
paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur
dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Certifikatën e lindjes;
2. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë
që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit);
3. Certifikatën e shtetësisë;
4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës.
Vëmendje:
Të gjitha dokumentet e lartshënuara duhet të jenë origjinale;
Nëse keni pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës të lëshuar sa keni
qenë fëmijë (pra nën moshën 16 vjeçare) atë pasaportë duhet ta ktheni patjetër në
Konsullatë bashkë më dokumentet e lartshënuara;
Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie atë poashtu patjetër
duhet ta ktheni në Konsullatë;
Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo
ndonjë vulë hyrëse/dalëse pasaporta do t’ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe
vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur ju atëherë
duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili
nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6
muaj.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e
Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes
postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për letërnjoftim të ri pas humbjes/dëmtimit
Për të aplikuar për pajisje me letërnjoftim të ri pas humbjes apo dëmtimit duhet ta keni
parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht
Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston;
2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, jo më i vjetër se 3
muaj (në rastin e letërnjoftimit të humbur);
3. Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj;
4. Dëshminë e pagesës për letërnjoftim të humbur apo dëmtuar.
Vëmendje:
Nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar atëherë nuk kërkohet raporti policor por
letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sillni në Konsullatë bashkë me dokumentet
e lartshënuara.
Por nëse ju ka humbur letërnjoftimi i UNMIK-ut ju përveç dokumenteve të
lartshënuara duhet ti sillni në Konsullatë edhe dokumentet si në vijim:
1. Certifikatën e lindjes;
2. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë
që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit);
3. Certifikatën e shtetësisë;
4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (nëse keni bërë ndërrim të
vendbanimit).
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë
origjinale;
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e
Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes
postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim
Për të aplikuar për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim të Republikës së Kosovës duhet ta keni parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin; 2. Certifikatën e lindjes; 3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë
që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit); 4. Vendimin për ndërrimin e të dhënave; 5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (vetëm në rast të ndërrimit të
vendbanimit); 6. Dëshminë e pagesës për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim.
Vëmendje:
Nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar atëherë letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sillni në Konsullatë bashkë me dokumentet e lartshënuara.
Por nëse ju ka humbur letërnjoftimi i UNMIK-ut atëherë përveç dokumenteve të lartshënuara duhet ti sillni në Konsullatë edhe dokumentet si në vijim:
1. Certifikatën e shtetësisë; 2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, jo më i vjetër se 3
muaj; 3. Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj; 4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (vetëm nëse keni bërë ndërrim të
vendbanimit).
Të gjitha dokumentet e lartshënuara të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale;
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e
Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes
postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim
Kjo procedurë ka të bëjë vetëm me ripërtëritjen e të dhënave biometrike – ndërrimin e
fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve.
Për të aplikuar për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim të Republikës së Kosovës duhet
ta keni parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik
përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës;
2. Certifikatën e lindjes;
3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit);
4. Dëshminë e pagesës për ripërtëritjen e të dhënave.
Vëmendje:
Nëse ju ende posedoni letërnjoftim të UNMIK-ut atëherë ju përveç dokumenteve të lartshënuara duhet ti sillni në Konsullatë edhe dokumentet si në vijim:
1. Letërnjoftimin e UNMIK-ut;
2. Certifikatën e shtetësisë;
3. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (vetëm nëse keni bërë ndërrim të vendbanimit).
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë
origjinale;
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut
në letërnjoftim Republikës së Kosovës
Për të aplikuar për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Republikës
së Kosovës duhet ta keni parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin
Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës
si në vijim:
1. Letërnjoftimin e UNMIK-ut;
2. Certifikatën e lindjes;
3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë
që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit);
4. Certifikatën e shtetësisë;
5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (vetëm nëse keni bërë ndërrim të
vendbanimit).
Vëmendje:
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë
origjinale;
Nëse letërnjoftimi i UNMIK-ut ju ka humbur atëherë duhet ta sillni edhe raportin
policor origjinal të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, i cili nuk duhet të jetë më i
vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj;
Por nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar atëherë nuk kërkohet raporti policor por
letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sillni në Konsullatë bashkë me dokumentet
e lartshënuara.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për letërnjoftim për shtetasit që kanë
mbushur 16 vjet dhe posedojnë pasaportë të fëmijëve
Për të aplikuar për pajisje me letërnjoftim për herë të parë ju duhet ti keni mbi 16 vjet apo
së paku në ditën e aplikimt ti mbushni 16 vite dhe duhet ta keni parasysh që ju duhet të
paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur
dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës;
2. Certifikatën e lindjes;
3. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë
që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit);
4. Certifikatën e shtetësisë;
5. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (vetëm në rast të ndërrimit të
vendbanimit).
Vëmendje:
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë
origjinale;
Nëse keni pasaportë të Republikës së Kosovës atëherë certifikata e shtetësisë nuk
kërkohet;
Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie atë poashtu patjetër
duhet ta ktheni në Konsullatë;
Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo
ndonjë vulë hyrëse/dalëse pasaporta do t’ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe
vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur atëherë
duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili
nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6
muaj.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e
Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes
postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat mbi
moshën 16 vjeçare
Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës për herë të parë ju
duhet të jeni të pajisur paraprakisht me letërnjoftim të Republikës së Kosovës dhe ta keni
parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht
Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie (kopje);
2. Dëshminë e pagesës për pajisje me pasaportë.
Vëmendje:
Nëse keni pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës atë pasaportë duhet
ta ktheni dorëzoni në Konsullatë bashkë më dokumentet e lartshënuara;
Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie atë poashtu patjetër
duhet ta ktheni në Konsullatë;
Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës keni ndonjë vizë apo
ndonjë vulë hyrëse/dalëse pasaporta në fjalë do t’ju kthehet juve prapa pasi të
invalidohet dhe vizat tuaja në pasaportë do të ruhen të paprekura;
Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës ju ka humbur ju atëherë
duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili
nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj dhe dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6
muaj.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë për personat nën
moshën 16 vjeçare
Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës duhet ta keni parasysh që fëmija në prani të prindërve duhet të paraqitet personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Certifikatën e lindjes;
2. Certifikatën e shtetësisë;
3. Dëshmitë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);
4. Nëse njëri prind është i vdekur fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër
duke paraqitur certifikatën e vdekjes;
5. Vendimi i gjykatës për përkujdesje të fëmijës nëse prindërit janë të ndarë;
6. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori);
7. Autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri në rast të mungesës së njërit prind;
8. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës;
9. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.
Vëmendje:
Nëse fëmija ka pasaportë të UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës atë pasaportë duhet ta ktheni patjetër në Konsullatë bashkë më dokumentet e lartshënuara;
Nëse pasaporta e Republikës së Kosovës ende ka afat vlefshmërie atë poashtu patjetër duhet ta ktheni në Konsullatë;
Nëse në pasaportën e UNMIK-ut apo të Republikës së Kosovës së fëmijës suaj ka ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse pasaporta do t’ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
Nëse pasaporta e UNMIK-ut apo e Republikës së Kosovës së fëmijës suaj ka humbur ju atëherë duhet ta sillni edhe raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 3 muaj;
Për fëmijë certifikata e vendbanimit mund të pranohet edhe nëse është në emër të njërit prind.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë të re pas humbjes
apo dëmtimit për personat mbi moshën 16 vjeçare
Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit duhet ta keni parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës (me afat vlefshmërie);
2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, jo më i vjetër se 3 muaj;
3. Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga organi kompetent nëse pasaporta është e konfiskuar;
4. Dëshminë e pagesës për pasaportë të humbur apo dëmtuar.
Vëmendje:
Nëse pasaporta e juaj është e dëmtuar atëherë raporti policor nuk kërkohet por pasaportën e dëmtuar duhet ta dorëzoni patjetër në Konsullatë edhe nëse pasaporta ka ende afat vlefshmërie;
Nëse në pasaportën e juaj të dëmtuar keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse pasaporta në fjalë do t’ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë
origjinale.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për pajisje me pasaportë të re pas humbjes
apo dëmtimit për personat nën moshën 16 vjeçare
Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të Republikës së Kosovës pas humbjes/dëmtimit duhet ta keni parasysh që fëmija në prani të prindërve duhet të paraqitet personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Certifikatën e lindjes;
2. Dëshmitë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);
3. Nëse njëri prind është i vdekur fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër duke
paraqitur certifikatën e vdekjes;
4. Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës nëse prindërit janë të ndarë;
5. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori);
6. Autorizimin origjinal dhe të vulosur nga noteri në rast të mungesës së njërit prind;
7. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, jo më i vjetër se 3 muaj;
8. Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga organi kompetent nëse pasaporta është e
konfiskuar;
9. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.
Vëmendje:
Nëse pasaporta e fëmijës suaj është e dëmtuar atëherë raporti policor nuk kërkohet por pasaportën e dëmtuar duhet ta dorëzoni patjetër në Konsullatë edhe nëse pasaporta ka ende afat vlefshmërie;
Nëse në pasaportën e fëmijës suaj të dëmtuar keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse pasaporta në fjalë do t’ju kthehet juve prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
Nëse pasaporta e fëmijës suaj e humbur ka qenë pasaportë e lëshuar nga UNMIK-u atëherë kërkohet edhe certifikata e shtetësisë;
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave në
pasaportë për personat nën moshën 16 vjeçare
Për të aplikuar për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë të Republikës së Kosovës duhet ta keni parasysh që fëmija në prani të prindërve duhet të paraqitet personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Pasaportën e vjetër;
2. Certifikatën e lindjes;
3. Dëshmitë për identitetin e prindërve (letërnjoftim, pasaportë ose patentë-shoferi);
4. Vendimin për ndryshimin e të dhënave;
5. Nëse njëri prind është i vdekur fëmija duhet të shoqërohet vetëm nga prindi tjetër duke paraqitur certifikatën e vdekjes;
6. Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës nëse prindërit janë të ndarë;
7. Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari (tutori);
8. Autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri në rast të mungesës së njërit prind;
9. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.
Vëmendje:
Nëse doni ta bëni vetëm ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë (pra vetëm ndërrimin e fotografisë) dokumenti nr. 4 “vendimi për ndryshimin e të dhënave” nuk kërkohet;
Për informata më të hollësishme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Konsullatën e Republikës së Kosovës në Stokholm në numrat e lartshënuar të telefonit apo përmes postës elektronike (E-mail adresës).
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stokholm 10359 Stockholm, Sweden
Briger Jarlsgaten 33, PO Box 3643
+46 8 614 6863
+46 8 614 6864
DESIGNED BY: FADIL MJEKIQI MPB
Procedura e aplikimit për ndërrimin/ripërtëritjen e të dhënave në
pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare
Procedura e ndërrimit të të dhënave në pasaportë është e paraparë vetëm për ndërrimin e emrit, mbiemrit, gjinisë, datës së lindjes, vendit të lindjes, ngjyrës së syve dhe adresës.
Kurse procedura e ripërtëritjes së të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare ka të bëjë vetëm me ndërrimin e të dhënave biometrike e në këtë rast ndërrimin e fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve;
Të nderuar bashkatdhetar për të aplikuar për ndërrimin apo ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë të Republikës së Kosovës duhet ta keni parasysh që ju duhet të paraqiteni personalisht në Misionin Diplomatik përkatësisht Konsullor duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e republikës së Kosovës (me të dhëna të reja/ripërtërira);
2. Pasaportën e vjetër;
3. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.
Vëmendje:
Para se të bëhet aplikimi për ndërrimin apo ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë, paraprakisht duhet të bëhet ndërrimi apo ripërtëritja e të dhënave në letërnjoftim.