pËrmbledhje e raportit vjetor 2018 - stikk.org · zhvillimi i një mjedisi të favorshëm për...

4
PËRMBLEDHJE E RAPORTIT VJETOR 2018 Përgatitur për MBLEDHJEN E XI-të TË KUVENDIT TË STIKK 28 shkurt 2019 Ora 09:00 në Hotel Garden, Prishtinë Anëtarët e artë 2018/2019 Anëtaret e argjendtë 2018/2019

Upload: others

Post on 08-Sep-2019

1 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT VJETOR 2018 Përgatitur për

MBLEDHJEN E XI-të TË KUVENDIT TË STIKK

28 shkurt 2019

Ora 09:00 në Hotel Garden, Prishtinë

Anëtarët e artë 2018/2019

Anëtaret e argjendtë 2018/2019

RAPORTI VJETOR 2018

Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Kosovë +383 38 77 11 80 ext. 501 | [email protected] | www.stikk.org Faqe 2

RAPORTI VJETOR 2018

Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Kosovë +383 38 77 11 80 ext. 501 | [email protected] | www.stikk.org Faqe 3

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Gjate periudhës së njëvjeçare të vitit 2018 janë realizuar aktivitete të cilat janë në përputhshmëri me pesë (5) objektivat e STIKK:

Objektivi 1. Zhvillimi i një mjedisi të favorshëm për mbështetjen e rritjes së përshpejtuar të sektorit të TIK

Nën objektivin e parë të strategjisë së STIKK janë ndërmarr aktivitete të cilat mbështesin rritjen e sektorit të TIK. Disa nga aktivitetet me ndikim më të madh në saje të objektives janë: Organizmi i takimeve për rishikim të Strategjisë për TI, Përfundimi i planit detal, inicimi i fazës së tenderimit dhe faza e parë e punimeve në TechPark, si dhe Prezantimi publik i Barometrit të TI-së 2018.

Objektivi 2. Zhvillimi i burimeve njerëzore në pajtueshmëri me nevojat e sektorit të TIK-ut

Nën objektivin e dytë, zhvillimi i burimeve njerëzore ose zhvillimi i fuqisë punëtorë në TIK është njëra prej shtyllave kryesore për një rritje të qëndrueshme të sektorit. Disa nga aktivitetet për këtë vit janë: Organizimi i punëtorisë në “Strategic Thinking”, Mbarëvajtja e praktikës profesionale të grupit 3-të të STIKK Education, si dhe trajnimet dhe faza e zhvillimit të grupit të 4-të të STIKK Education.

Objektivi 3. Ofrimi i shërbimeve për anëtarë me qëllim të krijimit të mundësive të reja biznesore

Objektivi i tretë ku caku është krijimi dhe zhvillimi i mundësive biznesore për anëtarët duke fuqizuar dhe zgjeruar rrjetin biznesor të tyre. Disa prej aktivitete që mbështesin këtë objektive janë: Lansimi i projektit të ri të GIZ – Creating Employment through Export Promotion (CETEP), Tryezë e rrumbullakët diskutimi rreth mundësive dhe sfidave me të cilat po ballafaqohen kompanitë kosovare gjatë eksportimit të shërbimeve të TI, Organizimi i takimeve B2B me sektorë të tjerë, Pjesëmarrja në Symposiumin nga BME në Berlin, Organizimi i B2B takimeve në Nuremberg, si dhe Oganizimi i edicionit të 7-të të KosICT.

Objektivi 4. Krijimi i kushteve për veprimtari të qëndrueshme të STIKK-ut

Objektivi i katërt ku krijimi i kushteve për veprimtari të qëndrueshme u mbështet nga këto aktivitete: Kuvendi i X-të i STIKK, si dhe aplikimi dhe aprovimi i projekteve në thirrje të ndryshme.

Objektivi 5. Mbështetja e anëtarëve në ushtrimin e përgjegjësisë sociale në sektorin e TIK

Objektivi i pestë - mbeshtetja e anëtarëve në ushtrimin e përgjegjësisë sociale në sektorin e TIK u mbështet nga ky aktivitet: Dhurimi vullnetar i gjakut.

RAPORTI VJETOR 2018

Rexhep Mala 28A, 10000 Prishtinë, Kosovë +383 38 77 11 80 ext. 501 | [email protected] | www.stikk.org Faqe 4

Publikimet gjatë vitit

§ Studimi "Barometri i TI për Kosovë 2018": https://stikk.org/wp-content/uploads/2018/12/Publications_2018_-_IT_Barometer_SQ.pdf

Mbledhjet e bordit

Gjatë vitit 2018 u mbajtën gjithsej 5 mbledhje të Bordit të STIKK, 4 të rregullta (5 shkurt, 8 maj, 17 korrik, dhe 3 tetor) dhe 1 e jashtëzakonshme (23 prill). Stafi i STIKK

Gjatë periudhës Janar-Dhjetor 2018, janë bërë disa ndryshime në stafin e STIKK: STIKK ka angazhuar 4 Asistent, 2 prej tyre në zyrën e Menaxhimit të Projekteve dhe 2 në Zyrën e Administratës dhe Financave. Gjithashtu janë angazhuar 3 praktikantë në Shkurt, Tetor dhe Nëntor. Gjatë 2018 STIKK ka pranuar një dorëheqje nga një asistent i Projekteve. Anëtarët e STIKK

Gjatë këtij viti janë bërë 10 anëtarësime të reja në STIKK: Ornio (Janar 2018), Mikgroup. (Janar 2018), Starlabs (Mars 2018), Sogody (Prill 2018), Financial Core (April 2018), Adaptech (Maj 2018), si anëtarë të Bronztë, Coda Tech (Prill 2018) si anëtar Startup, pastaj upgrade në anëtar i Bronztë, Novus (Korrik 2018) designvox (Nëntor 2018), si anëtarë të Argjentë, si dhe Docman (Gusht 2018) si anëtar Bashkëpunues. 8 kompani janë tërhequr nga anëtarësimi në STIKK në 2018: BEO, Bit Kosova, Milingona, ABIDAT, TeraBIT, Kdynamic, ZAG APPS dhe ITD Prishtinë. Në fund të vitit, STIKK ka në total 55 anëtarë (45 kompani anëtarë, 10 anëtarë bashkëpunues, 0 profesionist/student). Të hyrat dhe shpenzimet

Gjatë vitit 2018, të hyrat e STIKK ishin 211,231.23 € (12,40% më pak krahasuar me 239,165.00 € të vitit 2017), ndërsa shpenzimet kapin shumën prej 231,751.92€ (3,30% më pak krahasuar me 239,551.00 € në vitin 2017). Auditimi i financave të STIKK

Kompania audituese e pavarur "Grant Thorton", e përzgjedhur nga anëtarët e STIKK në Mbledhjen e Kuvendit 2016, do të bëjë auditimin e të gjitha transaksioneve dhe procedurave financiare të STIKK për periudhën 1 janar - 31 dhjetor 2018. Ky auditim do te realizohet gjatë muajit Shkurt.