pËrmbajtja - administrata tatimore e kosovës · në takim menaxhmenti i atk-së, ka prezantuar...
TRANSCRIPT
Janar - Qershor 2013
PËRMBAJTJA:
Të hyrat Janar– Qershor 2013
ATK tejkalon planin
Përkushtimi ndaj Tatimpaguesve
Qendra e Shërbimit 1 vit punë
Seminare me tatimpagues në të gjitha
regjionet e ATK-së, lidhur me lëshimin e
Vërtetimit Tatimor në formë elektronike
Rezultatet e E-Deklarimit
Të tjera:
Vizita nga Administrata Tatimore e
Turqisë
Raportet ndërkombëtare
Përmbledhja e aktiviteteve dhe progresit të Administratës Tatimore të Kosovës, të realizuar në
periudhën Janar—Qershor 2013.
Misioni :
Të shtohet në maksimum përmbushja vullnetare e obligimeve, duke i dhënë
përqendrim të plotë legjislacionit dhe rregulloreve tatimore,
Të ofrojmë shërbime profesionale, transparente dhe efektive për komunitetin e
tatimpaguesve, në mënyrë që ata të kuptojnë obligimet e tyre të pagesës së
tatimeve, si dhe
Të sigurojmë zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm, si dhe fuqizimin e ligjeve
tatimore me qëllim që të mblidhen të hyra për buxhetin e qeverisë në një mënyrë
efikase dhe me kosto të ulët.
BULETINI Janar - Qershor
BULETINI Janar - Qershor
1 BULETINI Janar - Qershor
Progresi i ATK-së, tejkalimi i planit dhe përkushtimi i saj për ngritjen
e përmbushjes vullnetare
N ë pjesën e parë të vitit 2013 Administrata
Tatimore e Kosovës ka shënuar progres
mjaft të mirë në realizimin e planifikimeve,
progres ky i cili është vlerësuar mjaft, si nga
institucionet vendore, po ashtu edhe nga ato
ndërkombëtare.
Gjatë periudhës Janar - Qershor janë realizuar
të hyra në vlerë prej 148.1 milion euro, që
krahasuar me planin e të njëjtës periudhë të
këtij viti kemi një rritje për 4.7 milion euro, ose
shprehur në përqindje për 3. 2%.
Nëse e krahasojmë periudhën Janar-Qershor
2013 me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të
hyrat në këtë periudhë janë më të mëdha për
13.1 milion Euro ose shprehur në përqindje për
10%. Pra janë realizuar 49% e të hyrave të
planifikuara për vitin 2013. Kontributet
Pensionale për këtë periudhë janë në vlerë prej
54.9 milion euro.
Të arriturat kryesore gjatë kësaj periudhe,
përveç realizimit të të hyrave më të larta në
krahasim me vitin e kaluar, duhet veçuar edhe
ngjarjet që e kanë karakterizuar këtë periudhë,
si:
1 Vjetori i punës së suksesshme të Qendrës së
Shërbimit për Tatimpagues;
Shërbime të reja elektronike - Lëshimi i
Vërtetimit Tatimor në formë elektronike.
2 BULETINI Janar - Qershor
Tatimpaguesit e kënaqur me informimin përmes seminareve - Ofrimi i
shërbimeve të reja elektronike
Divizioni i Shërbimit dhe Edukimit të
Tatimpaguesve, në përpjekje për të ofruar
njohurit e nevojshme për tatimpaguesit, si
dhe ngritjes së përmbushjes vullnetare nga
ana e tatimpaguesve, ka realizuar seminare
me tatimpagues në të gjitha regjionet e
ATK-së, me temën: Deklarimi Vjetor dhe
të rejat nga ATK.
Seminaret me Tatimpagues u realizuan në
të gjitha regjionet e ATK-së, si: Mitrovicë,
Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Prishtinë
dhe Pejë. Ndërsa, në regjionin e Prishtinës
është përsëritur i njëjti seminar për shkak
të numrit të madh të tatimpaguesve.
Qëllimi i këtyre seminareve ishte
prezantimi i mënyrës së deklarimit vjetor,
duke përfshirë këtu deklarimin dhe
pagesën e Tatimit në të Ardhurat
Personale, deklarimin dhe pagesën e
Tatimit në të Ardhurat e Korporatave,
deklarimin e të Ardhurave nga Ortakëritë,
Raportimin e Blerjeve mbi 500€,
Dorëzimin e pasqyrës përmbledhëse
tatimore vjetore, pajisjen e të punësuarve
me Certifikatë të Tatimit të Mbajtur në
Burim, shërbimet që ofrohen përmes
Sistemit Elektronik – EDI, shërbimet që
ofrohen përmes Qendrës së Thirrjeve, etj.
Prezantimi i produktit të ri elektronik
Pajisja me Vërtetim Tatimor në mënyrë
elektronike
Maj 2013 – Fillimisht, është realizuar
seminari me anëtarët e Shoqatës së
Kontabilistëve të Certifikuar dhe
Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), me
temën: Pajisja me Vërtetim Tatimor në
mënyrë elektronike.
Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i
mënyrës së pajisjes me Vërtetim Tatimor,
përmes ueb-faqes në mënyrë on-line. Në
kuadër të këtij seminari u tha se Vërtetimi
i lëshuar në formë elektronike nga ATK,
do të jetë dokument i plotfuqishëm, ndërsa
vërtetësia e përmbajtjes së këtij
dokumenti, do të mund të verifikohet
përmes adresës elektronike të ATK-së
hptt/: evertetimi.atk-ks.org, në çdo kohë
dhe nga kushdo.
Përfaqësuesit e SHKÇAK, u njoftuan se
që nga fillimi i muajit Qershor 2013 do të
mundësohet shërbimi i ri elektronik “on-
line”, ku përmes ueb-faqes së ATK-së, do
të mundësohet pajisja me Vërtetim
Tatimor për personat fizik.
Gjithashtu, janë organizuar/mbajtur
seminaret edhe me tatimpagues në të
gjitha regjionet e ATK-së, me temë:
Marrëveshja me Këste për pagesën e
borxheve
Seminaret me Tatimpagues u realizuan në
të gjitha regjionet e ATK-së, si: Mitrovicë,
Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Prishtinë
dhe Pejë.
Në këto seminare ishin pjesëmarrës
tatimpaguesit, organizatat e biznesit, OJQ
apo përfaqësues të tyre, përfaqësues të
njësive të përhershme, kontabilist dhe
qytetarë të interesuar me qëllim që të
informohen për procedurën e
Marrëveshjes me këste për pagesën e
borxheve.
Është prezantuar edhe mënyra e plotësimit
të kërkesës për Marrëveshje për pagesën e
borxheve me Këste, si dhe mënyra e
dorëzimit të kësaj marrëveshjeje.
BULETINI Janar - Qershor
Bashkëpunimi dhe përkrahja ndërinstitucionale
Një delegacion nga Administrata Tatimore
e Turqisë në krye me zëvendësdrejtorin e
Përgjithshëm të këtij institucioni z. Sinashi
Candan, gjatë muajit Prill kanë vizituar
Administratën Tatimore të Kosovë. Qëllimi
i kësaj vizite ka qenë për vazhdimin e
bashkëpunimit të ndërsjellët ndërmjet
Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Turqisë, e në veçanti për bashkëpunimin
dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e
tatimeve, si dhe të shohin nevojat e ATK-së
për përkrahje.
Administrata Tatimore e Kosovës, në
muajin Qershor ka mbajtur takimin e
radhës me donator, takim ky që është bërë
tanimë i rregullt. Në këtë takim pjesëmarrës
kanë qenë përfaqësues nga Ministria e
Financave, ECLO, USAID, GIZ, etj.
Qëllimi i takimit ishte prezantimi i të
arriturave të ATK-së deri më tani, projektet
aktuale dhe shpalosja e planeve për të
ardhmen dhe nevojave për asistencë.
Në takim Menaxhmenti i ATK-së, ka
prezantuar progresin e deri tanishëm, duke
përfshirë këtu ofrimin e lehtësirave për
përmbushje vullnetare, trajtimin e barabartë
të të gjithë tatimpaguesve, si dhe realizimin
e planifikimeve për mbledhjen e të hyrave.
Drejtori i ATK-së z. Behxhet Haliti
potencoi edhe njëherë rëndësinë e madhe
që ka mbështetja e donatorëve përmes
asistencës, dhe shprehu mirënjohje për të
gjithë ata që kanë kontribuar në progresin e
ATK-së. z. Haliti më këtë rast tha se falë
asistencës tuaj ATK nga viti në vit po
3
tregon trend rritës në përmbushjen
vullnetare të obligimeve, kjo përmes
ofrimit të shërbimeve profesionale,
transparente dhe efektive dhe përmes
zbatimit të drejtë dhe të njëllojshëm të
ligjeve tatimore. Gjatë këtij takimi u
shpalosën fushat në të cilat Administrata
Tatimore ka nevojë për asistencë, dhe të
cilat do të kenë rol të rëndësishëm drejtë
realizimit të objektivave.
Përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrëse
në takim, të cilat mbështesin vazhdimisht
ATK-në, shprehën kënaqësinë për
progresin që është duke treguar ATK-ja,
dhe janë të kënaqur që janë pjesë e këtij
suksesi. Me këtë rast ata premtuan se do të
vazhdojnë mbështetjen edhe në vitet e
ardhshme në fusha të caktuara. Vlerësuan
arritjet dhe qasjen e re, me theks të veçantë
për trendin rritës në mbledhjen e të hyrave.
Sipas tyre, trajtimi korrekt i tatimpaguesve
dhe shërbimet e ofruara, tregojnë
përkusht imin e pandërprerë të
Administratës Tatimore për tatimpaguesit
në Kosovë.
4 BULETINI Janar - Qershor
Rezultatet e E-Deklarimit
Përdorimi i deklarimit elektronik – EDI, i cili u mundëson tatimpaguesve deklarim të shpejt, të
thjesht dhe të sigurt është duke treguar rezultate mjaft të mira. Ky sistem aktualisht u mundëson
tatimpaguesve deklarimin e Tatimit në të Ardhurat Personale, Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar dhe
Kontributet Pensionale, i cili është në dispozicion 7 ditë në javë dhe 24 orë në ditë. Aktualisht,
ATK ka në përgatitje zgjerimin e sistemit elektronik EDI, ku së shpejti do të mundësoj deklarimin
dhe pagesën edhe të disa llojeve tjera të tatimeve.
EDI, për të gjithë tatimpaguesit që kanë të punësuar dhe kanë për obligim të deklarojnë dhe
paguajnë Tatimin në burim për paga dhe kontribute pensionale, (Formulari ËM dhe CM) si dhe
ofrimi i mundësisë së deklarimit elektronik për të gjithë tatimpaguesit në TVSh. Në këtë sistem
janë regjistruar gjithsej 27,247 tatimpagues, dhe kane bërë deklarime 63,360, prej tyre 14,462 për
TVSh, 24,449 për kontribute Pensionale (CM) dhe 24,449 për Tatimin e mbajtur në burim.
Grafikoni i E-Deklarimit
BULETINI Janar - Qershor
Ne njëvjetorin e themelimit dhe punës së Qendrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në
Prishtinë, u shënua kjo datë e rëndësishme për ofrimin e shërbimeve për tatimpaguesit e Prishtinës
dhe komunave për rreth saj. Në një vit punë kjo qendër ka rezultuar si një ndër projektet më të
suksesshme të ATK-së, e cila ofron shërbime të shpejta dhe efikase.
Ajo çka është mjaft e rëndësishme të theksohet është se puna e kësaj qendre ka krijuar lehtësi të
mëdha për tatimpaguesit , pasi që tani tatimpaguesit mund t’i kryejnë shërbimet në një qendër ,gjë që
u kursen kohën.
Në Qendrën e Shërbimit për Tatimpagues kryhen këto shërbime:
Shërbim i drejtpërdrejt ndaj tatimpaguesve
Shërbimet rreth kontributeve pensionale
Ofrohen këshilla tatimore
Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar gjithsej 183.061 aktivitete – shërbime për tatimpaguesit.
Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve :1 vit punë e suksesshme
5
6 BULETINI Janar - Qershor
Qendra për regjistrimin e bizneseve One Stop Shop
Qendra e regjistrimit të bizneseve “One Stop Shop”, e cila ka ndikuar në ngritjen e transparencës,
ofrimin e shërbimeve në një vend, integrimin e sistemit të regjistrimit të biznesit, përmirësimin e
ambientit biznesor në Kosovë, ngritjen e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, thjeshtësimin dhe
lehtësimin e procedurave administrative të regjistrimit të biznesit dhe zvogëlimin e kohës dhe
shpenzimeve. Përveç regjistrimit bëhet edhe integrimi në sistem, në të edhe numri fiskal, gjithashtu
është hequr edhe regjistrimi për doganë, prandaj tani bizneset kanë mundësit që në komunat e veta të
kryejnë të gjitha këto aktivitete në një vend.
Deri më tani përmes kësaj qendre janë regjistruar 1,1348 biznese të reja.
Qendra Qendra KKomunale e omunale e RRegjistrimitegjistrimit-- One Stop ShopOne Stop Shop
Deri më tani, në sistemin e integruar në qendrat komunale One Stop Shop, janë
regjistruar gjithsej 1,1348 biznese, prej tyre 9207 biznese individuale dhe 2171 biznese
jo individuale.
7 BULETINI Janar - Qershor
Aktivitete tjera
Administrata Tatimore, në kuadër të planit të saj të punës ka zhvilluar aktivitete të shumta me
qëllim të informimit dhe ofrimit të shërbimeve për tatimpagues. Qendra e Thirrjeve, mision të saj
ka njoftimin e tatimpaguesve me obligimet tatimore si: këshilla për mundësitë e pagesës së
borxhit, mënyrat e pagesës, si dhe ndihmën që mund t’i ofroj Administrata Tatimore.
Kjo Qendër ka arritur që të kontribuoj në përmbushjen vullnetare të obligimeve të
tatimpaguesve, duke reduktuar kohën dhe shpenzimet, që lidhen me udhëtimin për të
kontaktuar tatimpaguesit. Kjo qendër është duke ndihmuar mjaft shumë në reduktimin e
mundësive për ndërveprime të pakëndshme, me rreziqe për punëtorët dhe përparime tjera sipas
praktikave pozitive, duke pretenduar kështu të bëhet pika kryesore për kontakt, informim dhe
asistencë për tatimpaguesit në të ardhmen.
Në kuadër të projektit të Qendrës së Thirrjeve janë zhvilluar këto aktivitete:
Janë përgatitur dy versione finale të Letrës “A” dhe “B” që tu përcillen tatimpaguesve.
Njoftimi për mospërmbushje të obligimeve tatimore është shpërndarë tek 1,358
tatimpagues, të cilët edhe pas kontaktit nga Qendra e Thirrjeve nuk i kanë përmbushur
obligimet e tyre tatimore.
Janë realizuar gjithsej 16,831 aktivitete, nga të cilat thirrje të realizuara me sukses janë
7,450 tatimpagues, të cilët janë informuar për borxhin dhe për deklaratat që mungojnë në
sistem. Pagesa të verifikuara të cilat janë marrë si rezultat i thirrjeve nga sistemi bankar
BQK janë 5,599 tatimpagues. Thirrjet të cilat nuk është arritur të realizohen për shkak të
numrit të gabuar kontaktues dhe mos përgjigjes nga ana e tatimpaguesve janë 3,782 raste.
Si rezultat i Qendrës së Thirrjeve janë realizuar gjithsej pagesa në vlerë 860,635 euro.
Divizioni për Trajnim dhe Zhvillim, me ndihmën dhe bashkëpunimin e këshilltareve të projektit
ESTAK, gjatë kësaj periudhe ka realizuar dhe ofruar mbështetje teknike për trajnimin e stafit.
Nga ATK-ja, dhe organizatat ndërkombëtare janë organizuar 79 trajnime, nga fushat e ndryshme
të legjislacionit tatimor, ku kanë marrë pjesë 671 zyrtarë.
Nga Njësia e arkave fiskale deri më tani janë fiskalizuar 17,853 biznese me gjithsej 22,881 pajisje
elektronike fiskale të instaluara. Gjatë periudhës raportuese, janë fiskalizuar 1,000 biznese me
gjithsej 1,345 pajisje elektronike fiskale.
.
III . Përmbledhje Ekzekutive nga Raporti i FMN-së:
a) Përmbledhje nga Raporti i fundit i FMN-së, Prill 2013
ATK, ka arritur përparim të konsiderueshëm në reformimin dhe modernizimin e Administratës
Tatimore.
Zhvillimet më të rëndësishme gjatë vitit 2012 ishin:
Futja në përdorim e deklarimit elektronik (e-filing);
Krijimi i një pike të vetme për regjistrimin e tatimpaguesve përmes Agjencisë shtetërore të
regjistrimit;
Hapja e qendrës moderne për shërbime për tatimpagues; dhe
Zbatimi i Planit për Trajtimin e Rreziqeve.
II Doing Business - Paying Taxes (Kosova 2012)
Radhitja sipas vlerësimit nga 184 vende, Pagesa e tatimeve 44
8
Raportet e institucioneve ndërkombëtare për ATK
BULETINI Janar - Qershor
Adresa: Këndi i rrugëve Bill Klinton & Dëshmorët e Kombit 10000 Prishtinë, Kosovë
Tel & Fax: +381 (0)38 200 250 30 & 200 250 07
E-mail: [email protected] ueb: www.atk-ks.org
NJTM: 038/200-346-41
NJHT: 038/200-255-52
Prishtina - 1 038/200-255-21
Prishtina - 2 038/200-255-02
Prishtina - 3 038/200-255-17
Pejë: 039/432-812
Gjilan: 0280/326-967
Prizren: 029/244-963
Ferizaj: 0290/321-668
Mitrovicë: 028/590-667
Gjakovë: 0390/330-021
TELEFONI: