prill - maj 2009 koksh - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. adriatik meta dhe ferdinand...

8
Pesë Rrathët Olimpikë simbolizojnë pesë kontinentet dhe “Idenë Olimpike“: Æ Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet e tij. Æ Përmirësimi i vetvetes nëpërmjet sportit Æ Respektim të vullnetshëm të rregullave dhe ligjeve. Æ Mendime dhe përjetime paqësore dhe mirëkuptimi i popujve. Æ Barazi të drejtash në sport dhe nëpërmjet tij. Edukimi Olimpik në Shkollë Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet: Në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikika dhe intelekti, por njëkohesisht edhe ana fizike duhet të luajë rolin e saj. Festat sportive të shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në përjetimet e nxënësve, dhe sidomos në formimin e botëkuptimit mbi komunitetin. Ashtu si Lojërat Olimpike mishërojnë një festë të madhe, edhe aktivitetet sportive të shkollës, kur organizohen dhe përgatiten mirë luajnë një rol të rëndësishëm nga ana pedagogjike në jetën e nxënësve. Ndërthurja e artit dhe muzikës me estetikën e ushtrimeve dhe garave sportive integron idenë e Coubertin mbi idealin e harmonisë. Betimi Olimpik Në emër të të gjithë konkuruesve betohem, se ne do të marrim pjesë në Lojërat Olimpike në garë të ndershme dhe do të respektojmë dhe ndjekim rregullat e parashtruara për të, në frymën e vërtetë të ndershmërisë sportive, për lavdi të sportit dhe për nder të skuadrave tona. “In the name of all the cometitors I promise that we shall take part in these Olympic Games, respecting and abiding by the rules which govern them, in the true spirit of sportsmanship, for the glory of sport and the honour of our teams“. Coubertin, themeluesi i Lojërave Moderne Olimpike, filloi të krijojë para 100 vjetësh një lëvizje, me të cilën ai dëshironte të realizonte para së gjithash reformimin e sistemit arsimor në Francë. Vetë Lojërat Olimpike mendohej të zhvillohen publikisht një herë në katër vjet si ngjarje kulmore, të cilat duhet të kujtonin dhe promovonin dëshirën e madhe për edukim. Elbasan, Albania Cairo, Egypt Cacak, Serbia Pierre de Coubertin 1863-1937 KOKSH Informacione Prill - Maj 2009 Çfarë është Paketa Olimpike? Paketa Olimpike është një material që shërben si udhërrëfyes për Edukimin Olimpik dhe përbën një bazë të shëndoshë mbi të cilën mund të mbështeten jo vetëm mësues të edukimit fizik, por edhe të lëndëve të tjera. Në të përfshihen informacione të domosdoshme mbi vlerat dhe rolin që ka edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet, përmirësimi personal nëpërmjet sportit, respektimit vullnetar të rregullave dhe ligjeve, paqja dhe mirëkuptimi i popujve, barazia e të drejtave në sport dhe nëpërmjet tij. Një vend të rëndësishëm në të zënë simbolet, parimet apo fletët e punës si dhe temat Olimpike që mund të zhvillohen në shkolla, Java Olimpike, Garat Olimpike në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Të gjitha këto për të kontribuar në rritjen e një brezi të shëndetshëm nën frymën e thënies së vjetër që: “Një mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”, duke krijuar kështu mundësinë për rritjen e një brezi jo thjesht të fokusuar në lëndët mësimore, por për një brez që të përballojë ngarkesat e jetës për një kohë më të gjatë. Paketa Olimpike vjen në ndihmë të zhvillimit me efikasitet të Javës Olimpike nëpër shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhe shërben për krijimin e Këndit Olimpik dhe Sportiv në shkollë.

Upload: doandat

Post on 05-Jul-2018

215 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

Pesë Rrathët Olimpikësimbolizojnë pesë kontinentet

dhe “Idenë Olimpike“:Edukimi harmonik i njeriut në

të gjitha aspektet e tij.Përmirësimi i vetvetes nëpërmjet sportitRespektim të vullnetshëm të

rregullave dhe ligjeve.Mendime dhe përjetime paqësore dhe mirëkuptimi ipopujve.

Barazi të drejtash në sportdhe nëpërmjet tij.

Edukimi Olimpik në Shkollë

Edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet:

Në zhvillimin dhe edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm

psikika dhe intelekti, por njëkohesisht edhe ana fizike

duhet të luajë rolin e saj.

Festat sportive të shkollës dhe aktivitetet jashtëshkollore në

përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në

përjetimet e nxënësve, dhe sidomos në formimin e

botëkuptimit mbi komunitetin.

Ashtu si Lojërat Olimpike mishërojnë një festë të madhe,

edhe aktivitetet sportive të shkollës, kur organizohen

dhe përgatiten mirë luajnë një rol të rëndësishëm nga

ana pedagogjike në jetën e nxënësve. Ndërthurja e

artit dhe muzikës me estetikën e ushtrimeve dhe

garave sportive integron idenë e Coubertin mbi idealin

e harmonisë.

Betimi OlimpikNë emër të të gjithë konkuruesve betohem, se ne do të

marrim pjesë në Lojërat Olimpike në garë të ndershme

dhe do të respektojmë dhe ndjekim rregullat e

parashtruara për të, në frymën e vërtetë të

ndershmërisë sportive, për lavdi të sportit dhe për

nder të skuadrave tona.“In the name of all the cometitors I promise that we

shall take part in these Olympic Games, respecting and

abiding by the rules which govern them, in the true

spirit of sportsmanship, for the glory of sport and the

honour of our teams“.

Coubertin, themeluesi i Lojërave

Moderne Olimpike, filloi tëkrijojë para 100 vjetësh një

lëvizje, me të cilën ai dëshironte

të realizonte para së gjithash

reformimin e sistemit arsimor

në Francë.Vetë Lojërat Olimpike mendohej

të zhvillohen publikisht një herë

në katër vjet si ngjarje kulmore,

të cilat duhet të kujtonin dhe

promovonin dëshirën e madhe

për edukim.

Elbasan, Albania

Cairo, Egypt

Cacak, Serbia

Pierre de Coubertin 1863-1937

KOKSHInformacione

Prill - Maj 2009

Çfarë është Paketa Olimpike?Paketa Olimpike është një material që shërben si udhërrëfyes për Edukimin Olimpik dhe përbën një bazë të shëndoshë mbi të cilën mund të mbështeten jo vetëm mësues të edukimit fizik, por edhe të lëndëve të tjera. Në të përfshihen informacione të domosdoshme mbi vlerat dhe rolin që ka edukimi harmonik i njeriut në të gjitha aspektet, përmirësimi personal nëpërmjet sportit, respektimit vullnetar të rregullave dhe ligjeve, paqja dhe mirëkuptimi i popujve, barazia e të drejtave në sport dhe nëpërmjet tij. Një vend të rëndësishëm në të zënë simbolet, parimet apo fletët e punës si dhe temat Olimpike që mund të zhvillohen në shkolla, Java Olimpike, Garat Olimpike në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme. Të gjitha këto për të kontribuar në rritjen e një brezi të shëndetshëm nën frymën e thënies së vjetër që: “Një mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”, duke krijuar kështu mundësinë për rritjen e një brezi jo thjesht të fokusuar në lëndët mësimore, por për një brez që të përballojë ngarkesat e jetës për një kohë më të gjatë.Paketa Olimpike vjen në ndihmë të zhvillimit me efikasitet të Javës Olimpike nëpër shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhe shërben për krijimin e Këndit Olimpik dhe Sportiv në shkollë.

Page 2: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

2

PAKETA “EDUKIMI OLIMPIK” 3 Prill Promovimi i Paketes “Edukimi Olimpik”Në zbatim të protokoll marrëveshjes së KOKSH me Ministrinë e Arsimit, bazuar në qëllimin e përbashkët për edukimin e brezit të ri nëpërmjet sistemit shkollor KOKSH përgatiti paketën e dytë (set materialesh mbi Olimpizmin dhe Vlerat Olimpike). Për promovimin e paketës, KOKSH në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Tiranës dhe Drejtorinë e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Qemal Stafa” zhvilloi në ambjentet e shkollës, një takim në të cilin morën pjesë mësues të Edukimit Fizik të shkollave të mesme dhe 9 vjecare të rrethit të Tiranës.

I organizuar në një formë trajnimi në takim morën pjesë rreth 100 mësues të shkollave të Tiranës. Përshëndetën z. Stavri Bello – Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH , Inspektore e Drejtorisë Arsimore Tiranë – znj.Diana Dajko dhe Drejtoresha e Shkollës – znj Mirela Berisha. Mësuesve ju shpërndanë materialet shtesë të Paketës Olimpike dhe një kohësisht ju referuan modele të organizimit të Ditës Olimpike në shkolla. Një model të Ditës dhe Javës Olimpike në shkollë e prezantoi z. Arben Markaj, mësues i edukimit fizik pranë Shkollës së mesme të Përgjithshme “Eqerem Çabej” duke sjellë për pjesëmarrësit eksperiencën e kësaj shkolle. Takime të tilla në bashkëpunim me DAR, do të vazhdojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Prill 2009Komiteti Ekzekutiv i KOKSH

Datë U diskutua mbi:

8 Prill propozimet e Komisionit te Etikes, daten e mbajtjes se asamblese zgjedhore te KOKSH, per situaten dhe pergatitjet per “Pescara 2009”, si dhe u be nje rezyme e situates pas vizites se delegacionit te COE ne Shqiperi dhe hapat qe duhen ndermarre sipas udhezimeve te lena.

27 Prill Faza parapergatitore dhe detajet teknike të aplikimit per Lojerat Mesdhetare “Pescara 2009”. Ky takim u pasua nga nje konference per shtyp dhënë nga Presidenti i KOKSH z. Hysen Domi i cili informoi mediat mbi ecurine e pergatitjes për pjesemarrje si dhe procedurat e aplikimit.

22 Maj Situata dhe përgatitjet për Pescara 2009 Shqyrtimi i projekteve të paraqitura në KOKSH

19 Qershor Përgatitjet për zhvillimin e Asamblesë së 14-të të Përgjithshme Zgjedhore të KOKSH

Page 3: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

3

2 Prill KASKëshilli i Arbitrazhit Sportiv i mbledhur më datë 2 Prill 2009 mori në shqyrtim dhe vendosi në lidhje me çeshtjet e paraqitura nga palët ankuese Federata Shqiptare e Mundjes dhe Federata Shqiptare e Atletikës me objekt: “mosnjohjen e asambleve zgjedhore përkatëse duke pretenduar shkelje proceduriale në zhvillimin e tyre”.

KOMISIONET E KOKSH

17 Prill Komisioni Sporti për të GjithëNë 17 prill u zhvillua ne zyrat e KOKSH mbledhja e pare e Komisionit Sporti per te Gjithe i KOKSH per vitin 2009. Ne kete mbledhje u diskutua rreth projekteve te realizuara në vitin 2008, Paketa Olimpike per shkollat e sistemit parauniversitar, veprimtarite e Dites Olimpike per vitin 2009, si dhe gjetjen e rrugëve për bashkëpunime me institucione të tjera që synojnë mirëqënien e jetës dhe shëndetit të njerëzve si dhe aktivitete të ndryshme masive.

22 PrillKomisioni Teknik i KOKSH u mblodh ne zyrat e KOKSH, duke patur fokus kryesor takimi, pjesemarrjen e Shqiperise ne Lojerat Mesdhetare “ Pescara 2009”. Anetaret e ketij komisioni diskutuan mbi percaktimin e kritereve per pjesemarrje, bazuar ne kerkesat per regjistrim te federatave sportive.

30 prillMbledhje e Komisionit “Femra dhe Sporti”

U zhvillua në ambjentet e KOKSH mbledhja e radhës e komisionit “Femra dhe Sporti”. Në drejtimin e kryetares znj. Ela Tase, komisioni diskutoi për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve te ndryshme qe promovojne pjesemarrjen dhe angazhimin e femres ne pozicione e struktura te edukimit olimpik e sportiv, realizimin e synimit të arritjes së kuotës 30% të pjesëmarrjes së femrave në rolet drejtuese në zgjedhjet e... ardhshme të KOKSH. Gjithashtu, u hodhën ide e propozime të ndryshme për aktivitete të ndryshme që e vënë femrën në një pozicion aktiv dhe përfshirës në vendimmarrje.

Page 4: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

4

11 MajTakim me William Maxwell në zyrat e KOKSH – konferencë për shtypKreret e KOKSH pritën ne nje takim me rëndësi të veçantë Dr. William Maxwell, profesor i Mendimit dhe anëtar i bordit drejtues të Grand Canyon State Games (www.gcsg.org), dhe u diskutua për ngritjen e Akademisë Sportive për amatorë të të gjitha moshave dhe që shërben për të identifikuar Olimpistët e ardhshëm. Z. Maxwell ka një doktoraturë nga Harvard University në arësim dhe ka qenë drejtues universitetesh në mbi 50 vende të botës.Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në datat 10 - 16 maj. Z. Maxwell pati një axhendë të ngjeshur, takim me ambasadorin amerikan, drejtoreshën e USAID, AAEF, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.

Në takimin e zhvilluar në KOKSH, Dr. Maxwell prezantoi një propozim-ide për ngritjen në Shqipëri të Akademisë Botërore të Olimpistëve të së ardhmes ku një nga qëllimet është të stimulojë që vendet që nuk kanë medalje Olimpike, midis të cilëve është edhe Shqipëria, të marrin një të tillë.

20 MajTakim me përfqësues të MTKRS në zyrat e KOKSH në lidhje me pjesëmarrjennë “Pescara 2009”Ditën e Mërkurë, 20 Maj 2009, në zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar u zhvillua një takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve..

Në takim ishin të pranishëm z. Vasil Bici, drejtor i Sporteve pranë MTKRS, z. Uvil Zajmi, inspektor pranë Drejtorise së Sporteve në MTKRS, Z. Stavri Bello, Sekretar i Përgjithshëm i KOKSH dhe znj. Eda Caushi, manaxhere marketingu pranë KOKSH.

Ky takim ishte në vijim të një sërë takimesh pune që kanë si qëllim koordinimin mes dy institucioneve për përgatitjen e ekipeve shqiptare që do të marrin pjesë Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”.

Në këtë takim KOKSH u informua nga përfaqësuesit e MTKRS se fondi në lidhje me pjesëmarrjen në “Pescara 2009” ishte vendosur që ti jepej çdo federate të veçantë dhe jo si herët e tjera kur ky fond i ishte deleguar totalish KOKSH

Page 5: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

5

06 Maj – 24 QershorAktivitete të IOA

Si çdo vit Akademia Olimpike Ndërkombëtare(AON) zhvillon aktivitete të shumta që kanë për qëllim zhvillimin e strukturave të Akademive Olimpike si dhe përhapjen e edukimit Olimpik nëpërmjet këtyre Strukturave.Shqipëria mori pjesë në disa veprimtari të organizuara nga AON:

1- Sesionin e 10të Ndërkombëtar për drejtorët e Akademive Olimpike, përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj;

2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

3- Sesionin e 49-të Ndërkombëtar për Pjesëmarrësit e Rinj.

29 MajPESCARA 2009 - Takim pune trepalëshe KOKSH-MTKRS-Federata

Në zyrat e KOKSH u zhvillua një takim pune trepalësh KOKSH - MTKRS - Federata, me qëllim diskutimin e detajeve teknike të pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”.Sekretarët e federatave në këtë takim u informuan mbi fazën në të cilën gjenden përgatitjet për dërgimin e delegacionit pjesëmarrës shqiptar, i cili është më i madhi në historikun e pjesëmarrjes së Shqipërisë... në Lojërat Mesdhetare.Tematika e takimit u përqendrua në aspekte teknike, detyrat më emergjente që dalin dhe afatet e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm për pjesëmarrje dhe akreditim. Në këtë takim i cili u organizua në formë workshopi, përfaqësuesit e federatave diskutuan bashkërisht për përfaqësimin më të mirë të mundshëm të federatave të tyre dhe të sportit shqiptar në “Pescara 2009”.

10 QershorMbledhje e Komisionit Teknik të KOKSHMbledhja e radhës e Komisionit teknik të KOKSH u zhvillua në datë 10 Qershor 2009 në zyrat e KOKSH. Në rend kryesor të ditës ishte shqyrtimi i Listave Përfundimtare të delegacioneve të federatave pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare “Pescara 2009”.

Page 6: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

6

Partnerë Ndërkombëtar

12 – 16 MajTakime te COE në Mal të Zi dhe KroaciAktivitetet ndërkombëtare kanë vijuar me takimin e Komiteteve Olimpike Europiane të Europës Qendrore dhe Jug-Lindore, i cili u zhvillua në Budva, Mal i Zi, në 12 Maj 2009, dhe u pasua nga Seminar i 30-të i COE për sekretarët e përgjithshëm, në datat 15 – 16 maj 2009 në Dubrovnik, Kroaci.Në të dyja këto aktivitete Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar u përfaqësua nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Stavri Bello.

19 Maj Zyrtarë të FIBA-Europe në zyrat e KOKSHSekretari i përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello priti në zyrat e KOKSH përfaqësuesit e lartë të FIBA-Europe,z. Nar Zannolin, Sekretar i Përgjithshëm i FIBA Europë, dhe z. Olafur Raffnson, Anëtar i Bordit Ekzekutiv të FIBA Europe dhe njëkohësisht President i Komitetit Olimpik Islandez, të cilët u shoqëruan nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHB, z. Korab Llazani. Z. Zannolin, që e viziton për herë të dytë Shqipërinë, shprehu përshtypjet pozitive

për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria këto vitet e fundit. Sekretari i Përgjitshëm i FIBA Europë e përshkroi një vizitë të suksesshme ardhjen në Shqipëri dhe vlerësoi takimet e zhvilluara me partnerë kryesorë të lëvizjes sportive në vend për një bashkëpunim të mëtejshëm me FIBA Europe Zyrtarët e FIBA-Europe u treguan të gatshëm për të mbështetur me projekte të ndryshme promovimin e këtij sporti kaq popullor. Ata gjithashtu u treguan optimistë dhe mbështetës për një bashkëpunim më të ngushtë të Federatës Shqiptare të Basketbollit me KOKSH

Patinazhi me rrotaSporti i patinazhit me rrota ishte synimi i radhës në vijim të politikës së KOKSH për inkurajimin e promovimit të sporteve të reja. Për këtë qëllim KOKSH në bashkëpunim me CONI dhe Federatën Italiane të Patinazhit me Rrota bënë të mundur ardhjen e specialistit Italian z. Paolo Marcelloni për të assistuar në promovimin dhe praktikimin e organizuar të këtij lloj sporti edhe në Shqipëri duke e konsideruar me interes dhe si një tendencë e fëmijeve dhe të rinjëve. Në këtë iniciativë për promovimin e sportit të patinazhit sportiv u bashkëpunua edhe me Federatën Shqiptare të Skive e cila u kujdes për organizimin e seancave praktike në qytetin e Tiranës dhe të Korcës. Ky ishte vetëm fillimi i një bashkëpunimi për ti hapur rrugën një organizimi më të gjerë dhe institucional të këtij sporti.

Page 7: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

7

2 Prill Dita Olimpike

Shkolla Eqerem Cabej

6 Prill

Dita Olimpike

Shkolla Partizani

14 Maj

Dita Olimpike

Lezhe

DITA OLIMPIKE 2009 në disa rrethe të vendit

Inkurajohen të gjithë mësuesit e Edukimit Fizik që të shfrytëzojnë faqen zyrtare të KOKSH për më shumë informacione në lidhje me ditë Olimpike

Page 8: Prill - Maj 2009 KOKSH - nocalbania.org · përfaqësuar me prof. Adriatik Meta dhe Ferdinand Canaj; 2- Seminarin e 12-të Ndërkombëtar për Gazetarët Sportivë;

Adresa: Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, Rr. “Muhamed Gjollesha”, Sheshi “Mustafa K.Ataturk” (ish 21-dhjetori), Tiranë-Albania

Tel: +355 4 235 249 / 240 602, Fax: +355 4 240 565, e-mail: [email protected]

www.nocalbania.org.al

THE WORLDWIDE OLYMPIC PARTNERS