përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · pdf file2. ka aftësi për...

31
1 (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti

Upload: tranminh

Post on 06-Feb-2018

269 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

1

(Master)

Ligjerata 11

Metodologjia hulumtuese

Përgaditja e punimit shkencordhe temës master

Prof.asc. Avdullah Hoti

Page 2: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Literatura relevante

1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success; in Research Methods: Guidance for

Postgraduates; Greenfield, T. (ed), Arnold, London, p.9-11

2. Greenfield, T. (1996a): A view of research; in Research

Methods: Guidance for Postgraduates; Greenfield, T. (ed), Arnold, London, p.3-6

3. Greenfield, T. (1996b): Ethics of research; in Research

Methods: Guidance for Postgraduates; Greenfield, T. (ed), Arnold, London, p.29-37

4. Potter, S. (ed). (2002): Doing Postgraduate Research; SAGE Publications, London

5. Wisker, G. (2001): The postgraduate research handbook: succeed with your MA, MPhil, EdD and PhD; Palgrace,

New York

Page 3: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Përmbajtja e ligjëratës

• Çfarë duhet të përmbajë një punim shkencore ose një temë master?

• Çështje me rëndësi në fazën e definimit të temës

• Rreziqet që duhet evituar në definimin e temës

• Definimi i temës së hulumtimit

• Problemi i origjinalitetit

• Propozimi për temën master:– Çështjet kyçe

– Përmbajtja

• Diskutimi i një propozimi për temë master.

Page 4: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Përgatitja e një punimi shkencor ose temës master

Page 5: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Përmbajtja e një punimi

1. Qëllimet e hulumtimit

2. Objektivat specifike të hulumtimit

3. Konteksti i hulumtimit

4. Baza teorike

5. Metodat e hulumtimit

6. Rezultatet e hulumtimit

7. Konkluzionet

8. Referencat

9. Bibliografia

Page 6: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Çfarë duhet të demonstroni në një hulumtim ose temë master?

1. Mbizotëron aftësitë dhe metodat hulumtuese që janë

relevante për fushën përkatëse

2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një

proces substancial hulumtimi

3. Ka bërë një kontribut në fushën e dijes përmes një

studimi origjinal

4. Ka zhvilluar analizë kritike për ide të reja dhe

komplekse

5. Mund të promovojë avancimin teknologjik, shoqëror

dhe kulturor në një shoqëri të bazuar në dije

Page 7: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Çështje me interes para se të filloni hulumtimin

• Ofroni përgjigje solide/preliminare, me një gjuhëshumë të përgjithshme:1. Çfarë ka për qëllim ky studim?2. Cili është kontributi që do të arrihet?3. Çfarë është e veçanta e studimit tuaj?4. Si do të siguroni kohën dhe resurset për të

punuar në studimin tuaj?• Mbani mend:

– ekzaminerët kërkojnë përgjigje në punim nëpyetjen e juaj hulumtuese:

– Prandaj, keni kujdes se si e definoni pyetjenhulumtuese

Page 8: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Definimi i problemit hulumtues

• Ndërmerret para se të fillohet hulumtimi

• Shprehet në terma shumë të thjeshtë

• Ju vlerësoheni nga ekzaminerët se a jeni përgjigjur në pytjen hulumutese që vetë e keni definuar:

– Ju e definoni pytjen – ju e ofroni përgjigjen

• Pyeteni veten vazhdimisht për qëllimin e temës tuaj

– Nëse mund të jepni përgjigje koncize, atëherë qëllimi i temës tuaj është i qartë

• Definojeni ‘problemin hulumtues’ jo duke imituar, por duke përdorur intuitën tuaj në vështrimin e ‘problemit’

– E nevojshme për të bërë studim origjinal

– Identifikimi i një problemi ‘intelektual’ e jo një ‘gapi’

Page 9: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

• What if scenarios?

– Çfarë do të konludoni në raste të ndryshme?

– Shembull:

• Jeni duke hulumtuar efektin e variablës X në varialën Y

• Nëse gjeni se X ndikon në Y: – keni bërë kontribut origjinal (nën supozimin se ky hulumtim

është me interes, është problem intelektual etj.

• Nëse gjeni se X nuk ndikon në Y: – cila është relevanca e studimit tuaj?

– A është prapë studim me interes?

– Nevoja për të definuar problemin hulumtues ashtu që të keni hapësirë zgjërimi në rast se gjërat nuk dalin si janë planifikuar

Definimi i problemit hulumtues

Page 10: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Origjinaliteti i problemit hulumtues• Si të definohet origjinaliteti?

– Hulumtim mbi një çështje të pahulumtuar?

– Adaptimi i një qasje të re në hulumtimet ekzistuese?

– Kontribut në teori apo në evidencë?

• Rreziku nga dy ekstremet:– mungesa e origjinalitetit për shkak të mbështetjes së tepërt

në literaturën ekzistuese

– Qasja se gjithçka është origjinale në hulumtimin tuaj

• Analiza a literaturës është relevante, por:– mos mbështeti shumë në të pë të definuar problemin hulumtues

– Megjithatë, e nevojshme për tu siguruar se jeni në dijeni me të arriturat relevante

• Definimi i problemit duhet të jetë një proces i të menduarit, e jo i të lexuarit

Page 11: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Rreziqet që duhet evituar1. Pyetja hulumtuese shumë e gjerë për një studim të vetëm:

– Koha e pa mjaftueshme, kufizimet në fjalë (thellësia e analizës), kandidati nuk ka përvojë hulumtuese

2. Plotësimi i një zbraztie (gap) në literaturë:

– Gapi ekziston për një arsye: mungesa e të dhënave, nuk ka interes akademik, është shumë e vështirë të plotësohet

3. Definimi i problemit hulumtues që nuk është problem ‘intelektual’:

– Zgjidhja është ofruar, por ku është problemi?

– Pse duhet ajo zgjidhje?

4. Disa nuk e shohin të nevojshme ‘problematizimin’ e çështjes:

– Duke sikur është e vetë-spjegueshme

– Problematizimi => hulumtimi është problem intelektual

Page 12: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Propozimi për temën master

Page 13: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Tema master

• Është një punim hulumtues i veçantë

• Duhet të aplikoni rregullat e shkrimit akademik (ligjërata paraprake)

• Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor (diskutimi i mëhershëm

• Paraprihet më përgaditjen e propozimit që duhet të aprovohet nga Këshilli i Fakultetit

Page 14: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Përmbajtja e propozimit për temën master

• Dokument rreth 5 faqe që përshkruan këto çështje:

1. Përkufizimi i problemit/temës që hulumtohet

2. Qëllimet e hulumtimit (pyetjet hulumtuese)

3. Metodologjia e hulumtimit

4. Përmbajtja e shkurtër e punimit të diplomës

5. Kontributi shkencor-praktik i hulumtimit

6. Bibliografia

7. Referencat

Page 15: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

1. Përkufizimi i problemit/temës që hulumtohet:

• Në rreth ½ faqe, artikulohet konteksti i problemit/temës që hulumtohet.

• Përcakton në terma shumë të përgjithshëm qëllimin e hulumtimit tuaj

• Shkruhet me një gjuhë që është përgjithësisht e kuptueshme

• Qëllimi duhe të jetë i tillë që të ‘akomodojë’ objektivat specifike të hulumtimit

• Duhet të jetë si një udhërrëfyes në punën tuaj

Page 16: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

• Çfarë është hulumtimi juaj?– Përshkruer, shpjegues apo prediktiv

• (menaxhimi i pritjeve të ekzaminerëve)

– Shembull nga shkencat ekonomike:• hulumtim përshkrues:

– përshkrim i situatës në tregun e punës në Kosovë

• Hulumtim shpjegues:– përse janë paraqitur disa fenomene të caktuara gjatë tranziciont,

p.sh. norma e lartë e jo aktivitetit, rritja e kthimit nga investimi nëarsim

• Hulumtim prediktiv: – propozim i masave që duhet ndërmarrë për

përmirësimin/ndryshimin e gjendjes

1. Përkufizimi i problemit/temës që hulumtohet

Page 17: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

2. Qëllimet e hulumtimit (pyetjet hulumtuese)

• Me një paragraf, paraqiten qëllimet kryesore të

hulumtimit.

• Qëllimet duhet të jenë të definuara qartë dhe të

korrespondojnë me kontekstin e hulumtimit

• Në shkencat shoqërore: 3-5 qëllime/objektiva

• Secila objektivë shprehet me një fjali apo një paragraf

• Shkruhen me gjuhë që është e kuptueshme

përgjithësisht nga akademikët

– Hipotezat e hulumtimit rrjedhin nga këto objektiva• Hipotezat duhet të mbështeten në teori dhe në studimet

paraprake në fushën përkatëse

• Por tani ju i testoni ato hipoteza në një ‘rrethinë të re’

apo janë të formuluar në mënyrë inovative

Page 18: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

3. Metodat e hulumtimit

• Përshkruhet se si do të grumbullohen të dhënat në rast se studimi involvon hulumtim empirik të të dhënave primare ose sekondare.

• Përshkruhet metodologjia që do të përdoret në hulumtim– Cilat janë metodat specifike që do të përdoren?– Përse keni zgjedhur ato metoda?– A jeni në dijeni për metodat alternative?– A ka nevojë të zhvillohen modele matematike për

testimin e hipotezave apo mund të përdoren modelet ekzistuese?

– Të dhënat: burimet e mundshme– 1 faqe tekst

Page 19: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

4. Përmbajtja e shkurtër e punimit master

• Paraqitet ndarja e punimit në pjesë përbërëse, të cilat formulohen me fjali të thjeshta,

• më së shumti 1 faqe tekst.

Page 20: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

5. Kontributi shkencor-praktik i hulumtimit

• Përmes një paragrafi ose maksimum ½ faqe jepet vlerësimi preliminar për kontributin shkencor-praktik të temës.

• Cilat do të jenë rezultatet e hulumtimit tuaj?• Përse janë të rëndësishme ato?• Si mund të përdoren ato?• A paraqesin vlerë të shtuar dhe kontribut në

fushën e dijes?• Si do t’i shpërndani ato rezultate?

Page 21: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

6. Referencat

• Lista e literaturës që është përdorur për të përgaditur propozimin

• Një listë e referencave që tregon se keni lexuar literaturën relevante të fushës tuaj të hulumtimit

• Listë e referencave më të fundit

• Por, duke mos lënë anash edhe literaturën ‘klasike’ të fushës përkatëse

Page 22: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

7. Bibliografia

• Lista e literaturës që do të përdoret në hulumtimin tuaj

• Një listë preliminare, por me artikujt dhe studimet më relevante të fushës

• Listë e bibliografisë më të fundit

• Por, duke mos lënë anash edhe literaturën ‘klasike’ të fushës përkatëse

Page 23: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Procedura për aplikim për temë

• Pasi të keni përfunduar provimet, punoni propozomin për temë në bashkëpunim me një profesor,

• Aprovimi i propozimit nga Këshilli i Fakultetit (KF),

• Nëse KF i aprovon tezat, atëherë emërohet mentori dhe komisioni prej tre anëtarësh për vlerësim të temës,– Mentori është zakonisht profesori me të cilin e keni përgaditur propozimin

• Kandidati punon në temë në konsultim me mentorin

• Kandidati e dorëzon temën tek komisioni për vlerësim zakonisht me pajtimin e mentorit

• Komisioni mund të japë vërejtje në temë

• Komisioni përgadit raport për temën dhe e dorëzon në KF

• Nëse KF e aprovon raportin, lejohet mbrotja e temës

• Organizohet mbrojtja

• Komisioni mund të pranojë temën ashtu si është ose të japë vërejtje

Page 24: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Detyrë për diksutim në seminare

Page 25: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Detyrë

• Analizoni një shembull të një propozimi për temë master:– A është definuar si duhet problemi hulumtues?

– Cilat janë të metat e këtij propozimi?

– Cilat janë anët e forta?

– A e keni plotësisht të qartë se:• çfarë hulumton ky kandidat?

• A i ka definuar si duhet hipotezat?

• A janë pritjet relevante dhe a paraqesin ato vlerë të shtuar?

• Bëni gjithmonë lidhjen me hulumtimin tuaj

Page 26: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Tema: Papunësia në Kosovë dhe Maqedoni

1. Përkufizimi i problemit/temës që hulumtohet :

Papunësia vazhdon të mbetet problem ekonomik edhe pas shumë vitesh prej se ka filluar procesi i tranzicionit. Norma e papunësisë është e lartë veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni. Si dy shtete në tranzicion dhe në përpjekje të vazhdueshme për të ndërtuar institucione stabile dhe integrim në Evropë, Kosova dhe Maqedonia po përballen me nevojën për të investuar në ndërtimin e infrastrukturës së tyre të dobët fizike, në ndërtimin e institucioneve funksionale etj. Në të njëjtën kohë, qeveritë e këtyre vendeve po sfidohen nga nevoja për të investuar në politika që ndikojnë në zvogëlimin e papunësisë së lartë. Politikat e tregut të punës që i përdorë shteti ndaj papunësisë kanë implikime buxhetore, prandaj selektimi i politikave të caktuara të tregut të punës nga ana e qeverisë duhet të bëhet me kujdes në mënyrë që të arrihet efekti maksimal nga mjetet buxhetore të shfrytëzuara.

Page 27: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Tema: Papunësia në Kosovë dhe Maqedoni

2. Qëllimet e hulumtimit (pyetjet hulumtuese)

(i) Analiza e karakteristikave të papunësisë në Kosovë dhe

Maqedoni,

(ii) analiza e politikave që përdorin këto dy vende në uljen e

papunësisë,

(iii) analiza krahasuese mbi efektet e këtyre politikave në

uljen e papunësisë,

(iv) nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve për politikat

më efektive në zvogëlimin e papunësisë në Kosovë dhe

Maqedoni.

Page 28: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Tema: Papunësia në Kosovë dhe Maqedoni

3. Metodologjia e hulumtimit

Përshkruani ju se cilat metoda janë adekuatenë këtë hulumtim.

Page 29: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Tema: Papunësia në Kosovë dhe Maqedoni

4. Përmbajtja e shkurtër e punimit të diplomës

Punimi ndahet në disa kapituj dhe do të ketë këtë radhitje: Në hyrje do të bëhet një përmbledhje e problemit, përshkrim të qëllimit dhe rëndësisë së punimit. Po ashtu do të bëhet paraqitja e shkurtër e metodologjisë së aplikuar dhe e rezultateve të pritura të punimit. Në Kap e I-rë do të analizohen karakteristikat e papunësisë Kosovë dhe Maqedoni dhe faktorët që shkaktojnë papunësinë. Në Kap e II-të do të analizohen politikat që janë përdorur nga këto dy vende në uljen e papunësisë duke identifikuar. Në Kap e III-të do të analizohen efektet e këtyre politikave në zbutjen e papunësisë përmes një analize krahasuese duke zhvilluar indikatorët që mund të përdoren për matjen e efektshmërisë së këtyre politikave. Në Kap e IV-të do të bëhet një analizë e tërësishme e (politika e tregut të punës në të dy vendet dhe të zhvillohen rekomandimet për politikbërje. Në përfundim do të paraqiten konkludimet, rekomandimet dhe literatura e shfrytëzuar.

Page 30: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Tema: Papunësia në Kosovë dhe Maqedoni

5. Kontributi shkencor-praktik i hulumtimit

Ky studim do të ketë rëndësi shkencore dhe praktike për

dizajnimin e politikave më efektive për uljen e papunësisë. Së

pari, studimi do të ofrojë një analizë për tregun e punës,

papunësinë dhe politikat e tregut të punës në Kosovë dhe

Maqedoni që është një lëmi për të cilën nuk ka shumë

studime të thelluara. Së dyti, punimi do të ofrojë evidencë mbi

atë se cilat politika të tregut të punës dhe të zvogëlimit të

papunësisë janë më efektive në zbutjen e papunësisë.

Evidenca e ofruar nga ky studim do të mund të përdoret nga

politik-bërësit për vendimmarrje në mënyrë që mjtetet e

shpenzuara buxhetore të japin efektin maksimal të

mundshëm.

Page 31: Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master · PDF file2. Ka aftësi për të kuptuar, dizajnuar dhe adaptuar një ... • Duhet të zhvilloni idenë sikur për një punim shkencor

Faleminderit.