përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim...

29
Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-fusnotat Ligjërata e nëntë: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik- fusnotat LITERATURA: LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli Literatura shtesë: Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce. 1

Upload: lybao

Post on 06-Feb-2018

249 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një

shkrim akademik-fusnotat

• Ligjërata e nëntë: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-

fusnotat

• LITERATURA:

• LIGJERATAT E AUTORIZUARA - Teuta V-Kafexholli

• Literatura shtesë: Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce.

1

Page 2: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim

akademik-fusnotat

• Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim akademik-fusnotat

• Përmbajtja e ligëratës së nëntë: (Si të shkruajmë një punim kërkimor, Elona Boce

(f.61-76).

• Rëndësia e përdorimit të burime në një punim profesional

• Shënimet referenciale dhe shënimet e përmbajtjes

• Mënyra të paraqitjes së referencave

• Referenca e paraqitur në fusnotë; referencia e paraqitur në kllapa

• Citimi në vazhdim nga i njejti burim

• Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë të tjerë

• Citimet e veprave të përkthyera

• Ndryshimet dhe shtesat në citime

• Lista e literaturës ose bibliografia

2

Page 3: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

3

Pse të përdorim burime?

Duke u përgatitur për të shkruar, shkruesit akademikë përdorin burime për të zgjeruar dhe përpunuar idetë e tyre.

• Esetë kërkimore- që nganjëherë quhen “ese të kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese” (apo punime seminarike) – mbështeten pjesërisht në burime të tilla, dhe ese të këtij lloji ju do të shkruani më së shumti në lëndë të ndryshme në fakultet.

Page 4: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

4

• Në qoftë se nuk merrni parasysh asnjë burim, ka rrezik të bini në pozitën e njeriut shumë të painformuar.

• Marrja e asaj ç’kanë thënë dhe zhvillimi i qëndrimit tuaj në lidhje me idenë e tyre është me rëndësi qendrore në shkrimin akademik.

Natyrisht, jo të gjithë e kanë qejf kërkimin. Duhet orë të tëra për të lexuar libra dhe artikuj që rezultojnë kontradiktorë ose që nuk lidhen me çështjen.

• Megjithatë puna kërkimore nganjëherë kërkon që një njeri të lexojë gjëra të mërzitshme, ata që merren me të, përjetojnë një ndjenjë ngadhënjimi se janë bërë ekspert në diçka.

Page 5: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

5

• Ju jeni të gatshëm të thoni: “Ja ç’kanë

menduar të tjerët për këtë çështje; të gjitha

idetë e tyre janë shumë interesante, por unë e

shoh çështjen ndryshe. Më lejoni t’ju them se

çfarë mendoj”.

• Vlera e punimit nuk gjykohet nga numri i

burimeve të dokumentuara, ndaj autori duhet t’i

përdorë me kujdes.

Page 6: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

6

• Shënimet mund të klasifikohen në dy grupe:

1. Shënime referenciale dhe

2. Shënime të përmbajtjes

Page 7: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

7

1.Ka disa mënyra të paraqitjes së referencave,

por kryesoret mund të klasifikohen në dy grupe.

Njëri sistem është ai i cili referencën e jep në

fusnotë , kurse sistemi tjetër që referencën e

jep brenda kllapave menjëherë pas citatit,

parafrazimit apo përmbledhjes. Ndryshe njihen

edhe si :

a. Sistemi i Oxsfordit (Referenca në fusnotë) dhe

b. Sistemi i Harwardit (Referenca në kllapa)

Page 8: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

8

a. Sistemi i Oxsfordit (ndryshe njihet edhe si

referenca në fusnotë. Shpesh në gjuhën shqipe

përdoret shprehja poshtëshënim).

• Pas çdo citimi vihet një eksponatë (një numër

i ngritur pak më lart se teksti).

Nuk është vetëm kjo mënyrë e paraqitjes së

të dhënave të burimit, sepse referencat mund të

përmblidhen në fund të çdo kapitulli ose madje

edhe krejt në fund të librit.

Page 9: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

9

Përmbajtja e referencës duhet të ketë të dhëna të

mjaftueshme dhe të domosdoshme, si:

- emri dhe mbiemri i autorit,

- titulli i veprës,

- shtëpia botuese,

- vendi,

- viti i botimit,

- në fund jepet faqja.

Tani ka filluar të praktikohet edhe dhënia e ISBN, për

të qenë edhe më të saktë gjatë burimit.

Page 10: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

10

2. Shënimet e përmbajtjes- lejojnë autorin të

japë atë informacion shtesë që i duket me

interes për lexuesin, por që s’ është aq i

rëndësishëm sa për t’u përfshirë në tekst. Janë

të ngjashme me shtojcat. Këtu, autori ka

mundësi të zgjerojë, theksojë apo komentojë

një informacion të paraqitur në tekst. Ai mund të

paraqesë aspekte interesante mbi çështjen që

diskutohet, të citojë burime shtesë, apo të

zgjerojë diskutimin duke përdorur detaje të

tjera.

Page 11: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

11

Për shkak se në fusnotë (në fund të faqes, në

fund të kapitullit ose krejt në fund të librit) jepen

të dhëna të plota lidhur me burimin, disa autorë

nuk shënojnë fare listën e literaturës ose

bibliografisë. Ka të tjerë që e praktikojnë listën e

bibliografisë në fund të librit. Të dyja standardet

janë të aplikueshme.

Page 12: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

12

Shumë autorë nuk i përdorin udhëzimet e

njejta për paraqitjen e këtyre burimeve. Në fund

të fundit e rëndësishme është paraqitja e të

gjitha të dhënave.

Duhet theksuar një çështje lidhur me

përdorimin e thonjëzave. Sipas normës së

gjuhës letrare shqipe emrat e gazetave,

revistave dhe librave vihen gjithnjë ndërmjet

thonjëzave.

Page 13: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

13

Po paraqesim disa modele referencash në

kuadër të sistemit të Oxfordit, përkatësisht të

referencave në fusnotë:

I. Citimi për herë të parë: Kur për herë të parë citohet një autor, atëherë të dhënat duhet të jenë të plota. P.sh.

1. Mitrush Kuteli, “Vepra 5”, Naim Frashëri,Tiranë.1990, f.280.

Modeli me dy autorë:

2. J.S.Mill-I.Kant, “Mbi lirinë dhe paqen”,Rilindja,Prishtinë 200, f. 127.

Modeli me më shumë se dy autorë:

3. John Stjuart Mill, Imanuel Kant, Sami Frashëri, “Kush e prish paqen në

Ballkan?”, Rilindja, Prishtinë 2007, f.245.

Modele me vepra të përkthyera:

4. Imanuel Kant, “Paqja e amshueshme”, (Përkthyer nga Bardh Bardheci.)

Rilindja, Prishtinë 2006, f. 20.

Page 14: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

14

II. Citimi në vazhdim nga i njejti burim:

Nëse citohet i njejti autor, nga i njejti burim,

nga e njejta faqe dhe menjëherë në vazhdim,

atëherë referenca mund të jetë e shkruar: Ibid.,

shkurtesë e fjalës latine Ibidem, që domethënë

po aty. Mund të përdoret fjala e plotë Ibidem,

ose në shqip: po aty.

Page 15: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

15

Nëse autori dhe burimi është i njejtë, por vetë

faqja ndryshon, atëherë do të duhej të shtohej

numri I faqes:

• Ibid. f 63. ose

• Ibidem, f 63. ose

• Po aty, f 63.

Page 16: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

16

III. Citimi i të njejtit autor pasi të jenë cituar autorë të tjerë:

Nëse përsëritet citati, parafrazimi ose mbështetja nga i njejti autor dhe nga e njejta vepër, por pasi të jetë cituar ndonjë autor tjetër, atëherë duhet shkruar mbiemri i autorit, viti i botimit dhe numri i faqes.

- Nëse nga i njejti autor do të jetë e njejta vepër, atëherë do të mjaftonte të shkruhej:

a. Kant 2006, f.30.

b. Mill-Kant 2002, f.5.

c. Mill et al 2007,222. Et al= shkurtesë e fjalës latine “et alii” që d.m.th.dhe të tjerë.

Page 17: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

17

E barasvlefshme me këtë model është edhe kur

autori i referohet fusnotës së mëhershme. P.sh.

- Si shën. 1,f 30. ose

- Shih fusnotën 1, f 30. ose

- Kant, vepra e cituar, f 30.

Kur nga i njejti autor, pasi të jetë dhënë ndonjë

referencë tjetër, përdoren dy ose më shumë vepra si

burime, atëherë duhet të jepet emri i autorit dhe titulli i

veprës. P.sh.:

- Kant, “Paqja e amshueshme”, f 61.

- Kant, “Mendja kritike”, f 211.

Page 18: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

18

IV. Citimet jo të plota

Nëse përmendet autori i thënies, atëherë duhet të jepet vepra dhe faqja. P.sh.:

Ahtisari ka thënë se është “konstatuar” se tetë standardet “janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme” 1

•Kur përmendet emri i të cituarit, mund të shkruhet vetëm burimi në fusnotë:

• E njejta vlen edhe po qe se nuk përmendet emri i autorit në citim. P.sh.:

Tashmë është “konstatuar” se tetë standardet “janë përmbushur në mënyrë të kënaqshme” 2

_____ 1 “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3.

2 Marti Ahtisaari, “Koha ditore”, 30 tetor 2007, f.3.

Page 19: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

19

VI. Citimet e veprave të përkthyera:

• Nuk mjafton vetëm të dhënat që u

përmendën më lart (emri e mbiemri, titulli, shtëpia botuese, viti i

botimit).

• Preferohen të pajisen edhe me emrin e

përkthyesit ( sepse një vepër mund ta

përkthejnë autor të ndryshëm) .p.sh.:

Tzvetan Todorov, “Poetika e prozës”.

(Përkthyer nga Gjovalin Kola.)Shtëpia botuese

Panteon.Tiranë, 2000. f.12.

Page 20: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

20

Ndryshimet në citime

Ndonjëherë për shkak të mënyrës se si e kemi formuluar mendimin, na duhet ta ndryshojmë ose modifikojmë pak thënien origjinale të autorit të cituar, në mënyrë që t’i përshtatet tekstit tonë nga ana stilistike dhe gramatikore. Megjithatë në asnjë rast nuk është e lejueshme të ndryshohet kuptimi i asaj që ka thënë autori origjinal. Edhe nëse jemi të bindur që ka bërë një gabim në atë që është thënë, qoftë gabim shtypi apo kuptimor, citimi bëhet i plotë i ndjekur nga fjalia latine (sic) në kllapa, që do të thotë “kështu” dhe që tregon se fjala ose shprehja pararendëse është cituar saktësisht, ndonëse duket paradoksale ose e pasaktë.

Page 21: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

21

Heqja e fjalëve ose shprehjeve (pa prishur kuptimin)

përfaqësohen nga tri pika (elipsi), kurse ndryshimet

dhe shtesat futen në kllapa katrore [ ]. P. sh.

“ Plotësimi [i standardeve] është vënë si kusht

nga bashkësia ndërkombëtare për dhënien e

kompetencave më të gjëra autoritative.”

Këtu “standardeve” është futur në kllapa katrore,

sepse fjalia origjinale ishte “plotësimi i tyre është vënë

si kusht…”. Në tekstin origjinal fjala “standarde”

përmendej diku në krye të paragrafit, nga i cili është

cituar kjo fjali.

Page 22: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

22

b. Sistemi i Harwardit (Referenca në kllapa):

• Është sistem i referencës i cili në kllapa jep të dhënën ose tregon

burimin.

• Mund të bëhet në dy mënyra kryesore:

a. Menjëherë pas citatit, parafrazimit ose përmbledhjes. Brenda kllapave përfshihen këto të dhëna:

- mbiemri i autorit,

- viti i botimit,

- faqja.

b. Menjëherë pas emrit të autorit hapet kllapa, jepet burimi dhe mbyllet kllapa:

- viti i botimit,

- faqja.

* Te sistemi i Harvardit është i domosdoshëm lista e literaturës apo bibliografisë.

Në këtë sistem të referencës faqja e librit mund të shkruhet ose me shkronjën f ose me vënien e dy pikave( : ). Duhet të vendosim ose ta aplikojmë shkronjën f ose dy pikat, por jo herë njërën e herë tjetrën.

Page 23: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

23

p.sh.me shkronjën f:

“ Ka një gjë që duhet pranuar: i riu kur

vjen, kërkon të afirmohet. Dhe këtë këkon ta

bëjë shpejt e me njëfarë agresiviteti”. – thotë

Fatos Arapi. Ai vazhdon më tej “Toleranca, në

këtë rast, na takon neve, të thinjurve. Ky i ri

nuk duhet të jetë injorant për të mos kuptuar

vlerat që janë krijuar më parë, sepse po nuk i

kuptoi këto vlera, ai kurrë nuk ka për t’u bërë

autor vlerash. Edhe te berberi i riu mëson nga

mjeshtri. Dorën do ta ketë të tijën, pasionin

dhe talentin po ashtu, por ai duhet ta ketë

mjeshtrin në dritën e syrit, deri sa t’ia vjedh

zanatin”. (“Shekulli” 1999: 6). Ose (“Shekulli”

199 f.6).

Page 24: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

24

Shembull reference me dy autorë:

“Lira individuale shtrihet jo më larg se te kufijtë, ku

mund të cenohet liria e tjetrit; ajo nuk është më liri”.

(Mill et al 2001: 23).

Shembull reference me Antologji. Antologjitë

zakonisht citohen në bazë të redaktorit ose përpiluesit

të antologjisë:

Klinton ka thënë qartë se “Intervenimi i NATO-s u bë

me qëllim që t’i jepet fund konfliktit ballkanas më të

vjetër, atij midis serbëve dhe shqiptarëve, ashtu që të

vendoset paqja e qëndrueshme edhe në këtë pjesë të

Evropës”. ( Kelmendi 2006: 24).

Page 25: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

25

Lista e literaturës ose BIBLIOGRAFIA:

• Duhet të ketë të dhëna të sakta,

• Në listën e bibliografisë së pari shënohet mbiemri i autorit,

• Ka variante të ndryshme veprimi: pas emrit mund të vihet

presje por mund të vihet edhe pikë,

• Në listën e bibliografisë nuk jepet numri i faqes.

• Renditja bëhet në mënyrë alfabetike sipas mbiemrit.

• Aty ku nuk ka autor, vepra renditet sipas fjalës së parë të titullit

të veprës.

• Në bibliografi përfshihen të gjitha veprat e shfrytëzuara dhe që

lidhen sadopak me punimin.

Page 26: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

Hapësira ndërmjet rreshtave

• Të gjithë titujt bibliografik vendosen me hapësirë njëshe

dhe me hapësira dyshe ndërmjet titujve

• Mbiemri i autorit vendose në kufi të faqes.

• Këtë hapësirë e paraqesim njësoj në gjithë bibliografinë

.

26

Page 27: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

p.sh.

Agolli, Dritëro. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. Tiranë:

Botimet Dritëro. 1999.

Dumont, Louis. Ese mbi individualizmin. Përkth. Viktor

Kalemi. Tiranë: CEU,Korbi, 1997.

27

Page 28: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

28

Kur citohet, parafrazohet ose bëhet paraqitja e

përmbledhur nga interneti, duhet kopjuar adresa e

saktë dhe e plotë e ueb- faqes, ashtu që vetëm me një

të klikuar të marrësh informatën e kërkuar. Kështu

paraqitet në bibliografi :

Bush, George, 2007: Fjala e presidentit amerikan

lidhur me statusin e Kosovës. (18. 03. 2007) http://

www.albanian.com/Bush/fjalim... htm

Page 29: Përdorimi dhe dokumentimi i burimeve në një shkrim ...economics-pr.weebly.com/uploads/4/8/6/0/48608947/9.përdorimi_i... · kërkuara” , “ese të dokumentuara”, “ese argumentuese”

Mbani mend:

• Fusnotat e paraqitura janë me hapësirë njëshe. Nga një

fusnot (shënim) në tjetrin përdoret hapësirë dyshe.

• Të gjitha shënimet në fund përfundojnë me pikë.

• Shënimet duhet të vendosen në fund të faqes. Programi

i word-it e realizon këtë në mënyrë automatike.

• Shënimet e përmbajtjes duhet të shkruhen me një gjuhë

të pastër dhe konçize.

• Duhet ta kemi parasysh se vlera e punimit do të gjykohet

pjesërisht nga dokumentimi që bën.

29