për të gjithë - bmc computer · teknologjisë informatike (ti) dhe shkathtësinë tuaj praktike...

86
Metodikë nga PATENTA E KOMPJUTERIT për të gjithë moduli 1-3 Bazuar në Microsoft Office XP Arben Çokaj për të gjithë Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC) Ushtrime dhe shembuj Modulet që mbulohen: 1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI). 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit Windows XP. 3. Programi i shkrimit (Microsoft Word XP).

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

7 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

Metodikë nga

PATE

NTA

E K

OM

PJU

TER

IT

për t

ë gj

ithë

mod

uli 1

-3

Bazuar në Microsoft Office XP

Arben Çokaj

për të gjithë

Kurs i shpejtë në Patentën e Kompjuterit (PC) Ushtrime dhe shembuj Modulet që mbulohen: 1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë Informatike (TI).2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit Windows XP.3. Programi i shkrimit (Microsoft Word XP).

Page 2: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3

Patenta e Kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 Edicioni 1, Botimi 1, 2003

Copyright © Arben Çokaj, Gjermani.

Kontakti Ju lutem, na shkruani për mendimin tuaj lidhur me këtë metodikë. E mirëpresim çdo sugjerim dhe ide të mirë për përmirësimin e punës sonë në botimet e tjera. Adresa jepet më poshtë.

Atje ku cilësia dominon çmimin Metodikat e BMC janë shkruar me të njëjtin kriter cilësie, siç janë edhe librat në Shqipëri – çmimi i lirë është për versionin elektronik dhe në rastin e botimit të një tirazhi të madh. Ju merrni në këtë rast më shumë material për paratë e paguara – një faqe metodike ka më shumë informacion, se sa një faqe libri!

Vizitoni faqen në lnternet Në adresën http://www.bmconline.info mund të gjeni metodika të tjera, si dhe informacione të vlefshme në fushën e Informatikës. Ju mund të lexoni eventualisht edhe për ndreqje gabimesh dhe aktualizime të ndryshme.

Arben Çokaj Goldbergweg 62D-60599 Frankfurt am Main Cel: +49-1522 598 598 0 E-mail: [email protected] Web: http://www.cokaj.info

Përmbajtja Hyrje ............................................................. 3 1. Njohuri themelore mbi TI-në................... 4Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme .......... 4 Sipërfaqja e ndërveprimit............................... 5 Sistemi i drejtimit dhe programet .................. 5 Ruajtja e të dhënave ..................................... 5 Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti......... 6 Hardware dhe software ................................ 6

Njësitë e kujtesës dhe kapaciteti ..................7 Printerat ........................................................8 Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës ..........9 Zyra e re.........................................................10 Sistemet informatike, industria, arsimi ..........12 Kompjuteri në shtëpi dhe çdo ditë ................13 Integriteti personal .........................................13 Shoqëria e informacionit ................................15 Siguria e të dhënave......................................17 Komunikimi i të dhënave ...............................18 Interneti .........................................................19 Tastatura .......................................................21 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit .........23Miu në Windows.............................................23 Butoni Start ...................................................24 Mbyllni Windows ...........................................24 Fillo dhe mbyll programe ...............................25 Menytë dhe kutitë e dialogut .........................26 Dritaret ..........................................................28 Disa programe njëherësh ..............................30 Puna me filet ..................................................31 Kompjuteri im.................................................31 Hardisku.........................................................33 Puna me dosjet dhe filet ................................34 Krijimi i dosjeve ..............................................35 Eksploruesi ...................................................36 Kopjo filet .......................................................39 Formatimi i disketave.....................................40 Përshtat Windows .........................................42 Peneli i kontrollit ............................................44 Rregullo miun.................................................44 Data dhe ora .................................................45 Rregullo dhe shto printer ..............................46 3. Programi i shkrimit - Word XP................49Fillo Microsoft Word ......................................49 Paraqitja e tekstit ...........................................50 Ruaj një dokument.........................................52 Shfaqja e dokumentit .....................................53 Më tepër rreth formatimit të tekstit ................54 Hapni një dokument ......................................55 Kursori i shkrimit ............................................56 Korrigjo tekstin ..............................................57 Shënjo tekstin ................................................59 Metodat e shënjimit........................................60 Zhvendos dhe kopjo tekst .............................61 Tabelorët .......................................................63 Anësoret (margins) .......................................66 Formatimi i paragrafit .....................................67 Kryeradha ......................................................69 Kërko dhe zëvendëso tekst ..........................73 Koka dhe këmba e faqes ...............................74 Kontrolli i drejtshkrimit....................................76 Ndarja e fjalëve ..............................................77 Tabelat ...........................................................82

- 2 -

Page 3: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3

HyrjeNë Evropën perëndimore ofrohen mësime dhe leksione për Patentës së kompjuterit (DEAK – Dëshmia Evropiane e Aftësisë në Kompjuter). Ka edhe teste lidhur me këtë Patentë, të cilat plotësojnë kërkesat e Komunitetit Evropian. Nëse keni një Patentë Kompjuteri, ju merrni një dëshmi për aftësitë tuaja në kompjuter. Me Patentën e Kompjuterit në dorë, ju mund të dokumentoni njohuritë tuaja në fushën e Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës, ose ju mund ta merrni Patentën për arsye se doni të mësoni diçka më tepër në informatikë.

Patenta e Kompjuterit është një standart evropian, që specifikon nivelin bazë të kompetencës në fushën e TI-së. Në Shqipëri, kjo gjë nuk aplikohet si në vendet e Bashkimit Evropian, por me kohën, kjo do bëhet një kërkesë e domosdoshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Patenta përbëhet nga 7 module, të cilat mund të radhiten si më poshtë:

1. Njohuri themelore mbi TI-në.2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit.3. Programi i shkrimit.4. Programi i llogaritjes.5. Databazat.6. Prezantimi dhe vizatimi.7. Intermeti dhe posta elektronike (e-mail)

Ju duhet të kaloni provimin, ose testin për çdo modul në qendrat e krijuara për këtë qëllim në nivel evropian, të cilat janë të pranuara nga KE-ja. Kur të keni kaluar të shtatë modulet, ju do keni në dorë Patentën e plotë të kompjuterit (ECDL - The European Computer Driving License). Nuk ka kërkesa që të testoheni në të gjitha modulet; kjo është plotësisht në dorën tuaj.

Qendrat e testimit dhe provimi Shtetet e ndryshme evropiane të BE-së, kanë krijuar qendra testimi për Patentën e Kompjuterit. Institucionet që merren me Informatikë në këto shtete, janë ngarkuar që të respektojnë rregullat evropiane në këtë fushë.

Nuk nevojitet fare që të merrni pjesë në një kurs të ngritur për këtë qëllim, në mënyrë që të testoheni, në një apo më shumë module.

Metodikat e Patentës së Kompjuterit Metodikat e BMC-së për Patentën e kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3 dhe moduli 4-7, i referohen librave skandinavë në këtë fushë, duke bërë përmirësimet e duhura për programet më të fundit të Microsoft Office XP. Të dy kurset janë ndërtuar në kryekapituj, që i përgjigjen moduleve profesionale të patentës. Kapitujt e programeve specifikë në këto metodika, bazohen në sistemin e drejtimit Windows XP dhe në pakon e programeve të zyrës Microsoft Office XP. Çdo kapitull përmban ndër tjera një numër ushtrimesh, të cilat japin një trajnim të mirë dhe praktik në të gjithë funksionet bazë të programeve. Metodikat mund të përdoren si për vetëstudim, ashtu edhe për dhënie mësimi.

Kjo metodikë, Patenta e Kompjuterit për të gjithë – moduli 1-3, përmban tre kapituj kryesorë, që i përgjigjen moduleve të parë të specifikimeve të ECDL-së:

1. Njohuri themelore mbi TeknologjinëInformatike (TI). 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit. 3. Programi i shkrimit.

Sqarimet janë bazuar mbi Windows XP dhe Microsoft Word XP.

Metodika Patenta e Kompjuterit për të gjithë – moduli 4-7, përmban katër modulet e fundit, që janë bazuar mbi programet Excel XP, Access XP, PowerPoint XP dhe Outlook Express.

Metodikat janë të pajisura me shënime të veçanta, që ju ndihmojnë për të kuptuar informacionet:

• Emrat e rëndësishëm dhe konceptet, si dheemrat e menyve, butonave, kutive të dialogut,etj. janë shkruar me shkrim kursiv.

• Instruksionet jepen gjithmonë me këtë shenjë:. Përkthimi shqip i menyve jepet në kllapa.

• Ushtrimet më të mëdha, të cilat mund t’ishfrytëzoni për të testuar aftësitë tuaja, jepengjithmonë me një linjë të zezë, ku jepet numrii ushtrimit dhe tema.

Lexim të këndshëm dhe punë të mbarë, nga Arben Çokaj

- 3 -

Page 4: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

1. Njohuri themelore mbi Teknologjinë eInformatikës (TI)

Kështu duket një kompjuter i zakonshëm: Drejtuesi i CD-ROM-it

Kompjuterët e vegjël quhen lap-top, notebook.

Pajisjet e brendëshme dhe të jashtme Pajisjet e ndryshme në një kompjuter, duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, në mënyrë që të mund bashkëpunojnë. Ky bashkëpunim kryhet përmes sinjaleve elektrike. Në gjuhën informatike bëhet fjalë shpesh për hyrje(input) dhe dalje (output) të të dhënave. Me këtë nënkuptohet, se të dhënat shkojnë nga njëra pajisje e kompjuterit në tjetrën, ose nga kompjuteri për tek një prej pajisjeve të jashtme.

Miu është një pajisje tipike, që i jep të dhëna kompjuterit. Kur miu lëvizet ose kur klikohet në një buton të tij, ai i jep të dhëna kompjuterit. Tastatura, CD-ROM-i*) dhe skaneri janë pajisje të tjera që japin të dhëna. CD-ROM-i lexon CD-të, skaneri lexon fotografi dhe tekst nga letra, dhe të dhënat trajtohen më pas në kompjuter.

Ekrani është një shembull i pajisjes që merr të dhëna. Të dhënat nga kompjuteri dalin në ekran dhe shfaqen si imazh. Altoparlantët dhe printeri janë gjithashtu pajisje që marrin të dhëna.

*) CD-ROM = Compact Disc - Read Only Memory

Drejtuesi i disketës mund të përdoret për të marrë dhe për të dhënë informacion. Një program mund të ruhet në një disketë, të cilën e vendos në drejtuesin e disketës. Kur programi fillon, të dhënat merren nga disketa dhe përpunohen prej kompjuterit. Mundeni gjithashtu të shkruani një letër në një program shkrimi dhe ta ruani atë në një disketë. Kur letra ruhet në disketë, të dhënat shkojnë nga kompjuteri për në disketë.

Hardisku (disku i fortë), i cili është i montuar brenda kompjuterit, ka të njëjtin funksion si drejtuesi i disketës. Ndryshimi i vetëm është se hardisku ka kapacitet më të madh, si nga pikëpamja e shpejtësisë, ashtu edhe nga kujtesa.

Modemi është një shembull i asaj pajisjeje që mund të përdoret edhe si marrës, edhe si dhënës i informacionit. Modemi përdoret për të komunikuar me kompjuterë të tjerë, përmes linjës telefonike. Modemi transformon sinjalet e daljes nga kompjuteri, në sinjale zëri (tone), që linja e telefonit mund t’i shpërndajë. Sinjalet e zërit të ardhura nga kompjuterë të tjerë, transformohen nga modemi në sinjale, të cilat kuptohen nga kompjuteri. Modemi mund të jetë ose i jashtëm në një kuti, ose mund të montohet brenda kabinetit të kompjuterit.

Skaneri

Kabineti Drejtuesi i disketës

Ekrani Printeri

Altoparlanti

Miu

Tastatura

- 4 -

Page 5: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Sipërfaqja e ndërveprimit Sipërfaqja e ndërveprimit është e njëjtë me kalueshmërinë nga një tip i pajisjes në një tip tjetër, për shembull kordoni në pjesën e prapme të kompjuterit, ku mund të vendoset lidhja me modemin. Mund të thuhet se është mënyra e komunimit të një pajisjeje me tjetrën.

Sipërfaqja e ndërveprimit është mënyra juaj dhe e kompjuterit për të bashkë-komunikuar me njëri-tjetrin. Në fillimet e tij, kompjuteri përdorte sipërfaqe të bazuar mbi shenja (karaktere). Kjo do të thotë, se ekrani shfaqte vetëm shenja, (numra dhe shkronja).

Prandaj, përdoruesi i kompjuterit duhej të shkruante një radhë të gjatë komandash me shkrim, në mënyrë që kompjuteri të bënte atë që duhej të bënte.

Sot përdoren më shumë sipërfaqe ndërveprimi grafike - Microsoft Windows është një shembull. Ekrani shfaq imazhe dhe simbole të përziera me tekst. Komunikimi me kompjuterin bëhet duke klikuar me miun në simbole të ndryshme në ekran, ose duke shkruar një tekst me tastaturë. Pra, nuk është e nevojshme që komandat të mësohen përmendësh.

Sipërfaqja grafike e ndërveprimit kërkon më shumë prej ekranit, në krahasim me sipërfaqen e vjetër, që bazohej mbi shenja. Tani ekranit i duhet të paraqesë fotografi të detajuara me konture të theksuara dhe me ngjyra. Standarti i ekraneve të sotme quhet VGA ose SVGA.

Sistemi i drejtimit dhe programet e kompjuterit Kompjuteri pa programe nuk mundet të bëjë asgjë. Nëse një kompjuter bën diçka – pavarësisht nëse është diçka që përdoret ose jo – duhet të jeni i sigurtë se kompjuteri përdor një program të caktuar për ta kryer këtë punë.

Programi është një radhë instruksionesh në një kompjuter, me qëllim për të kryer një veprim të caktuar. Programi i shkrimit është psh. një program, instruksionet e të cilit japin mundësinë për të shkruar në kompjuter.

Kur ndezet një kompjuter, sistemi i drejtimit të tij vihet në funksion. Sistemi i drejtimit është një program – ose më saktë, shumë programe

njëherësh – që kryejnë funksionet bazë në një kompjuter. Është pikërisht sistemi i drejtimit që kujdeset për drejtuesin e disketës, që ai të mund lexojë të dhëna nga një disketë. E njëjta gjë ndodh edhe me leximin e një CD-je nga drejtuesi i CD-ROM-it, ose me programin e shkrimit, kur ai fillon. Sistemi i drejtimit përcakon kështu sipërfaqen e ndërveprimit në kompjuterin tuaj, duke qenë koordinuesi i të gjitha pajisjeve dhe programeve në kompjuter. Shembuj të sistemeve të drejtimit kemi Windows 95, Windows NT, Windows XP, Unix, DOS, MacOS, OS/2, etj.

Ruajtja e të dhënave Kompjuteri përdor një metodë llogaritjeje që quhet binare. Kjo do të thotë se kompjuteri punon vetëm me dy numra: 1 dhe 0 (ka rrymë, s’ka rrymë). Të gjitha të dhënat që përpunohen në një kompjuter, përbëhen në fakt nga numrat 1 dhe 0. Numri 1 ose 0 quhen një bit. Një grup me dy bit mund të kombinohet në 4 mënyra të ndryshme: 00, 01, 10 dhe 11. Grupi me tetë bit mund të kombinohet në 256 mënyra të ndryshme. Në këtë rast, grupi me tetë bit quhet byte (bait). Psh. kur shkruhet një “P”, shkronja do të ruhet në hardisk si: 01010000.

Të gjitha të dhënat që ruhen në një disketë, CD-ROM, hardisk apo vend tjetër, ruhen në formë filesh*). Nëse ju psh. shkruani një letër, të cilën dëshironi ta ruani për ta hapur përsëri më vonë, letra ruhet si rregull, si fil në hardisk. Kur ruani letrën, ju duhet t’i jepni asaj një emër, i cili duhet të jetë ndryshe nga emrat e fileve të tjerë, që janë ruajtur në të njëjtin vend. Kështu që fili mund të gjendet më pas dhe të hapet përsëri. Fili me letrën e ruajtur përbëhet nga disa bait, ku çdo bait i përgjigjet një shkronje të caktuar.

Çdo fil ka emrin dhe tipin e tij. Nëse ju psh. ruani një dokument, që keni shkruar në programin e shkrimit Microsoft Word, fili do marrë automatikisht tipin DOC. Programet kanë zakonisht tipin e filit EXE ose COM. Ka edhe file tekstesh me komanda, të cilët mund të hapin programe. Ato kanë tipin e filit BAT.

Mbaj rregull me filet

*) file (fajl) – ang. në këtë metodikë do përdoret lakimi i një emri të ri “file”, sipas rregullave të shqipes.

- 5 -

Page 6: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Me kalimin e kohës, ndërkohë që ruani shumë dokumente në kompjuter, ju do të zbuloni shumë shpejt se do keni nevojë për t’i radhitur e rregulluar filet. Ndoshta, ju përjetoni të njëjtën gjë me fletë-llogaritë apo letra të tjera që mbani në shtëpi. Për këtë arsye, ju mund të krijoni drejtoritë e caktuara në hardisk, me emra, të cilët i përcaktoni vetë, sipas dëshirës. (Drejtoritë mund të quhen edhe dosje, apo katalogje, etj.). Më pas, mund të lëvizni dokumentet në këto drejtori, të radhitura sipas përmbajtjeas së tyre.

Radhët dhe fushat Ekzistojnë tipe të ndryshme filesh në një kompjuter. Filet e ndryshme kanë pamje të ndryshme dhe tip të ndryshëm. Kompjuteri e “di” se si duhet t’i trajtojë dhe interpretojë filet e ndryshme. Një letër që keni shkruar, ruhet si fil teksti. Një program ruhet si fil programi. Regjistri i klientëve të një firme, ruhet si fil databaze. Puna me databazat, është një nga funksionet më të rëndësishme të kompjuterit, pasi kompjuteri me një shpejtësi të madhe mund të shfrytëzojë të dhënat e një databaze, sipas kritereve të ndryshme. Është shumë lehtë të fshish, të ndryshosh apo shtosh të dhëna.

Databaza ndahet në radhë. Një radhë përmban disa fusha. Në një databazë, psh. për klientët e një ndërmarrjeje, një radhë përmban gjithë informacionin e një klienti. Çdo fushë në radhë përmban të dhënat e veçanta për çdo klient, psh. adresën, numrin e telefonit, apo gjininë.

Multimedia, hipermedia dhe hiperteksti Në fillim, një kompjuter mund të komunikonte me përdoruesin vetëm me anë të tekstit në një ekran të thjeshtë. Sot, kompjuteri mundet, nëse është i pajisur si duhet, që të komunikojë me fotografi, video dhe zë. Kjo quhet multimedia. Psh. në konferenca pune mund të shfaqet me anë të një CD-ROM-i pamja e një luani, duke u hedhur. Ose mund të demonstrohet psh. se si tingëllon një instrument i caktuar. Multimedia ruhet në CD-ROM, pasi filet e zërit dhe fotografitë zënë një vend të madh në disk, dhe CD-ROM-i ka një kapacitet ruajtjeje mjaft të madh - rreth 650 MB.

Hiperteksti dhe hipermedia përdoren gradualisht me sukses në internet. Për më tepër, tekstet e ndihmës së funksioneve psh. në programet moderne të kompjuterit, janë bërë si hipertekst.

Një hipertekst nuk është vetëm tekst nga fillimi deri në fund. Një numër fjalësh në tekst janë shënjuar me ngjyra të ndryshme, ose ndoshta janë nënvizuar. Kjo tregon se fjalët japin lidhje (link) për informacione të mëtejshme. Mundet psh. të duket kështu: Teksti përmban fjalën modem. Nëse do klikonit mbi fjalën e nënvizuar, do ju shfaqej një tekst në ekran, i cili do tregonte se çfarë është një modem.

Kur hiperteksti kombinohet me multimedia, ai quhet hipermedia. Le të supozojmë se ju keni gjetur një tekst lidhur me një mace në një CD-ROM. Duke klikuar mbi fjalën e nënvizuar mace, ju mund të dëgjoni zërin e maces, ose të shihni një film për të.

Hardware dhe software Ekzistojnë dy koncepte bazë për kompjuterin: software dhe hardware.

Software janë pjesët e “buta” të manovrueshme të kompjuterit, që do të thotë programet në disketa, CD-ROM apo disqe të tjera. Hardware janë pjesët e “forta” të pandryshueshme të kompjuterit, psh. hardisku, ekrani apo tastatura.

Pjesët e brendëshme të kompjuterit Brenda kabinetit të kompjuterit gjenden pjesë, që së bashku e bëjnë atë të punojë. Një pjesë e madhe e vendit zihet nga një qark elektronik, i cili quhet bordi i bazës (motherboard).

Qark elektronik quhet një pllakë e izoluar me komponente elektronike të montuara mbi të. Ndërmjet komponenteve janë presuar rrugë bakri, të cilat lidhin sinjalet elektrike.

Mbi bordin e bazës ka vende (priza) kontakti, ku qarqe të tjera elektronike – të quajtura karta shtesë – mund të vendosen në to. Dy prej kartave shtesë më tipike, janë karta e grafikut, që drejton komunikimin me ekranin dhe karta e zërit, e cila kujdeset që kumpjuteri të mund dërgojë sinjale për altoparlantët. Në kompjuterët e sotëm përdoren edhe karta videosh, TV-je, radioje, etj. Është bërë tashmë e zakonshme, që kompjuterët e rinj të vijnë edhe me një kartë rrjeti.

- 6 -

Page 7: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Mbi bordin e bazës vendosen procesori, që quhet edhe qarku TI (gjithashtu edhe chip). Procesori është një copë katrore plastike, e cila ka mijëra, ose më saktë miliona komponentë elektronikë. Procesori është truri i kompjuterit. Mbi bordin e bazës vendoset edhe RAM-i*), që është kujtesa e zakonshme e kompjuterit, si dhe pajisje të tjera.

Bordi i bazës është një pllakë brenda kompjuterit, mbi të cilën vendoset procesori, RAM-i dhe karta të tjera.

E përsërisim, kompjuteri nuk mund të punojë pa asnjë program. Prandaj, në kompjuter ka një program të vogël, i cili është i fabrikuar në bordin e bazës, dhe fillon automatikisht sa herë që ndezet kompjuteri. Ky program i vogël quhet

*) RAM = Random Access Memory

ROM (Read Only Memory). Përmbajtja e ROM-it nuk mund të fshihet.

Transformatori i rrymës Bordi i bazës

Njësitë e kujtesës Hardisku dhe disketat janë pllaka të rrumbullakëta me një sipërfaqe të magnetizueshme. Funksionojnë principialisht njëlloj siç funksionon edhe kaseta në një kasetofon.

Hardisku është shumë më i shpejtë dhe ka kapacitet shumë më të madh se sa një disketë. Disketa mund të marrë 1,44 MB (Megabait), që do të thotë rreth 1,5 million shenja (një bait = një shenjë). Hardisku i kompjuterëve të rinj ka sot zakonisht mbi 20 GB (Gigabait), që është mbi 20 000 MB.

Formatimi i diskut tregon se sa është kapaciteti i tij, sa të dhëna mund të zërë ai. Një disketë apo hardisk duhet të formatohet, para se të vihet në përdorim. Gjatë formatimit, disku ndahet në sektorë – pothuajse sikur pjesët e një keku – dhe në gjurmë koncentrike. Ndodh që një disketë ose hardisk mund të jetë i formatuar, kur ai blihet.

Kopja e sigurisë Ndërkohë që kompjuteri është i ndezur, ajo pjesë me të cilën punohet, ruhet në kujtesën e punës (RAM). Përmbajtja e RAM-it fshihet menjëherë, kur kompjuter ndalet. Por duhet të jetë e mundur, që megjithëse kompjuteri ndalet, përsëri ta ndezësh atë dhe të gjesh e të punosh me një dokument, të ruajtur diku. Prandaj, del nevoja që dokumentet të ruhet në një disk, i cili nuk e humbet përmbajtjen, kur kompjuteri ndalet.

Duke zgjedhur funksionin Ruaj (Save), psh. në programin e shkrimit, ju mund të ruani punën tuaj në një hardisk apo disketë.

Rekomandohet që të dhënat e rëndësishme, të ruhen në një kopje ekstra (kjo quhet shpesh backup), në mënyrë që të mos e humbisni punën tuaj, nëse psh. hardisku dëmtohet.

Kapaciteti i kompjuterit Kapaciteti i kompjuterit mund të matet në mënyra të ndryshme. Kjo lidhet me atë se me çfarë mund të punojë kompjuteri, sa i shpejtë është ai dhe me sa punë mund të merret kompjuteri njëherësh, etj.

Altoparlanti Karta e zërit Karta grafike

Vendi i procesorit

Modul i RAM-it

- 7 -

Page 8: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Çfarë mund të bëjë një kompjuter? Kompjuteri me një kartë zëri mund të dërgojë muzikë të këndshme tek altoparlantët. Një kartë e mirë grafike dhe një ekran i mirë mund të shfaqin një fotografi cilësore me shumë ngjyra, kur pajisje të tjera ndoshta e paraqesin fotografinë me më pak ngjyra. Kompjuterët e sotëm modernë mund të luajnë pa problem edhe film në DVD, në rastin kur kompjuteri ka një drejtues CD-ROM-i me DVD, etj.

Sa i shpejtë është kompjuteri? Një kartë grafike është e rëndësishme, që kompjuteri të mund ndryshojë shpejt figurën në ekran, nga njëra në tjetrën. Një kartë grafike e ngadaltë, e ngadalëson shumë shpejtësinë e kompjuterit. Duhet të presësh gjithmonë ekranin që të shfaqë figurën aktuale.

Kur një kompjuter punon, të dhënat shkruhen e merren nga hardisku gjatë gjithë kohës. Nëse nuk doni që të prisni hardiskun të kryejë punën e tij në kohë, atëherë një hardisk i shpejtë do të ishte zgjidhje e mirë.

Ekzistojnë procesorë të ndryshëm me kapacitete të ndryshme. Shpejtësia e procesorit shprehet me frekuencën kohore të tij. Një procesor me frekuencë 2000 MHz (megaherc) punon dy herë më shpejt se një tjetër me frekuencë 1000 MHz. Nuk është patjetër, që një kompjuter me një procesor me frekuencë 2000 MHz të jetë dy herë më i shpejtë se një tjetër me një procesor me frekuencë 1000 MHz. Kompjuteri me një procesor të shpejtë, por me një hardisk të ngadaltë, vazhdon të jetë i ngadalshëm.

Ekzistojnë procesorë të tipeve të ndryshme. Tipi më i përdorshëm sot quhet Pentium. Përgjithësisht mund të thuhet se tipi më i ri i procesorit është zakonisht më i shpejtë se një më i vjetër, i të njëjtit produkt, ndonëse ata mund të kenë frekuencë të njëjtë.

Për të kursyer kohë, procesori i kalon të dhënat në të ashtuquajturën kujtesë cache, që përbëhet nga një qark shumë i shpejtë elektronik. Të dhënat tërhiqen më shpejt nga kujtesa cache se nga kujtesa e zakonshme RAM. Prandaj procesori përdor kujtesën cache, për të ruajtur të dhëna, që shfrytëzohen shpesh.

Të kryesh disa punë njëherësh Që një kompjuter të punojë si duhet dhe të kryejë disa funksione njëherësh, ai duhet të ketë një kujtesë pune të madhe (shumë RAM), ku ai mund t’i mbajë të gjitha veprimet që kërkohen, gjatë punës. Nëse RAM-i nuk është i mjaftueshëm, atëherë kompjuteri ia kalon hardiskut ngarkesën e RAM-it, që të lirojë vend. Por kjo është një metodë pune e ngadalshme, pasi hardisku i përpunon të dhënat më ngadalë se RAM-i. Prandaj, kujtesa e punës në kompjuter, ka një domethënie të madhe për shpejtësinë e kompjuterit. Rreth 256 MB RAM është sot një kujtesë relativisht normale; kompjuterët më të avancuar kanë me tepër RAM. Rritja e kujtesës së punës, rrit padyshim edhe shpejtësinë e punës në një kompjuter.

Printerat Ekzistojnë tre grupe kryesore printerash:

• Printeri me matriks• Printeri me ngjyra• Printeri me lazer

Printeri me matriks Printeri me matriks ka një numër gjilpërash – si rregull 9 ose 24 – të cilat qëndrojnë afër njëra-tjetrës në një kokë shkruese. Në të njëjtën kohë, që koka shkruese lëviz para dhe prapa mbi një letër, gjilpërat ngulen mbi një shirit me ngjyrë, në mënyrë që shenja korrekte të shkruhen mbi letër. Printeri me matriks është i vetmi printer, që mund të shkruajë mbi letër me goditje.

Printeri me ngjyra

Printeri me ngjyra (Inkjet) shkruan duke hedhur pika të vogla ngjyre mbi letër. Një printer i mirë me ngjyra jep një cilësi më të lartë dhe një tingull më të ulët se sa printeri me matriks.

- 8 -

Page 9: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Printeri me lazer

Printeri me lazer jep cilësinë më të mirë të printimit. Rrezet lazer të printerit e ngarkojnë letrën nga pikëpamja elektrike dhe në këtë mënyrë e drejtojnë atë, për aty ku pluhuri i karbonit duhet të vendoset mbi letër.

Kompjuteri dhe zhvillimi i informatikës Vetëm para pak vitesh, kumpjuterët ishin disa makina që bliheshin vetëm nga ndërmarrjet e mëdha dhe organet shtetërore e publike, pasi vetëm ato kishin para që t’i blinin. Edhe në ato vende ku kishte kompjuter, kishte vetëm pak njerëz, që ishin në kontakt direkt me këtë teknikë të re. Sot kompjuterët përdoren nga njerëz të thjeshtë dhe ato quhen kompjuterë personalë, PC (nga anglishtja Personal Computer). Fotografia që shfaqet në ekran ka ndryshuar mjaft, më tepër nga zhvillimi teknologjik. Sot kompjuteri gjendet në të shumtën e vendeve të punës – jo vetëm në zyra dhe ambjente publike, por edhe në spitale, biblioteka dhe shumë vende të tjera. Për më tepër, kompjuteri po hyn gjithnjë e më shumë në shtëpitë e njerëzve.

Ka shumë shpjegime për këtë zhvillim të madh:

• Elektronika, e cila ishte më parë pjesa më eshtrenjtë dhe më e komplikuar e kompjuterit,po bëhet gjithnjë e më e fuqishme, më e lirë,më e saktë, më kursyese dhe më kompakte.

• Standartizimi gjithnjë e më i madh. Në ditëte sotme, rreth 85% e kompjuterëve personalëndjekin një standart të njëjtë. Nëse njëkompjuter personal ndjek atë standart, qëshkurt quhet PC, atëherë nuk luan fare rolfakti, se me çfarë emri quhet ai. Kompjuterat

që nuk e ndjekin këtë standart janë psh. Apple Macintosh dhe stacione të avancuara pune për trajtimin e fotografive, etj. Programet mund të shkëmbehen ndërmjet kompjuterëve, që kanë standart të njëjtë, dhe pajisje të tjera si printerat, ekranet etj. mund të shkëmbehen gjithashtu, ndërmjet këtyre kompjuterëve standartë.

• Mundësitë e kompjuterit për të komunikuarzhvillohet gjithashtu me shpejtësi të madhe.Gjithnjë e më shumë njerëz shkëmbejnëinformacione e të dhëna ndërmjetkompjuterëve të ndërlidhur bashkë.

Kur tipet e ndryshme të pajisjeve ose programeve mund të komunikojnë bashkë pa shumë rregullime, atëherë ato quhen pajisje ose programe kompatibël (të përshtatshme). Nëse një program zhvendoset nga një kompjuter në tjetrin atëherë programi quhet portabël. Falë standartizimit gjithnjë e më të madh, pajisjet e kompjuterit janë bërë më kompatibël dhe programet gjithnjë e më shumë portabël.

Programe të ndryshme Për kompjuterët personalë ekzistojnë një numër i madh programesh, gjithnjë e në rritje. Si fillim, ato ndahen në dy grupe programesh kryesore:

• Sistemet e drejtimit

• Aplikime ose programe për përdorim

Sistemi i drejtimit, është ai program që “ngjet” bashkë pjesët e një kompjuteri. Kujto, se gjithçka që ndodh në një kompjuter, kërkon një program të caktuar. Kompjuteri ndjek gjithmonë instruksionet e një programi, kur ai bën një punë ose një tjetër. Një kompjuter pa programe është pra i papërdorshëm. Nuk ndodh asgjë, nëse ju shtypni në një tast, dhe nuk ndodhet një progam, i cili i kupon sinjalet që jepen. Asgjë nuk mund të zhvendoset ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm, nëse nuk ka një program për ta bërë këtë gjë të mundur. Për të bërë të mundur administrimin e fileve që keni ruajtur në hardisk, ju duhet patjetër të përdorni një ose më shumë programe ndihmëse.

Sistemi i drejtimit është një koncept i përbashkët për të gjithë pjesët e një programi, që e mundëson përdoruesin për të menaxhuar punën e tij në një kompjuter. Sistemi i drejtimit bën të

- 9 -

Page 10: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

mundur, që të administroni të gjithë punën tuaj të ruajtur në hardisk, dhe iu jep mundësi programeve të ndryshme, që të shfrytëzojnë burimet e një kompjuteri. Me fjalë të tjera, mund të thuhet se sistemi i drejtimit është sipërfaqja e ndërveprimit ndërmjet përdoruesit dhe elektronikës, dhe njëkohësisht, ndërmjet aplikimeve apo programeve të ndryshme.

Ekzistojnë edhe programe që nuk kanë nevojë për sistemin e drejtimit, por që merren me mirëmbajtjen e kompjuterit. Shembuj të këtyre programeve janë psh. programet anti-virus, programet që merren me shfrytëzimin e hardiskut, apo programet që komprimojnë filet, për të zënë sa më pak vend.

Aplikimet e ndryshme, ose programet e përdorimit, e bëjnë kompjuterin që të kryjë veprimet që i kërkohen. Janë natyrisht këta lloj progamesh, që i japin kuptim përdorimit të kompjuterit. Sistremi i drejtimit, apo aksesorë të tjerë, janë vetëm veglat e ndihmës.

Dy tipet e programeve të përdorimit Programet e përdorimit ndahen në:

• Programe standarte, që shiten me disk, paqenë nevoja që producenti ta ketë prodhuaratë për një klient specifik.

• Programe me porosi, që prodhohenindividualisht për klientë specifikë.

Nëse programet standarte shiten me shumicë, atëherë ato e ulin çmimin. Nga ana tjetër, programet me porosi mund të jenë tepër të shtrenjta, për arsye se programimi është një punë e ngadalshme dhe programet duhet që të mirëmbahen gjithmonë; dmth. të ndryshohen dhe përmirësohen vazhdimisht.

Programet standarte Disa programe përdorimi – psh. programet e llogarive - përdoren për detyra krejt specifike, ndërsa programe të tjera mund të konsiderohen si vegla pune të përgjithshme për detyra paksa më të gjëra. Programet më të zakonshme të përdorimit përdoren psh. për:

• Shkrime• Llogaritje• Regjistrime• Diagrama

• Vizatime

Kopjimi pa leje, ose Pirateria Për të bërë një program duhen orë të tëra pune dhe shpesh edhe investime të mëdha. Nëse do paguhej për të zhvilluar programe të reja, dhe nëse programuesit do lodheshin, duke i zhvilluar ato më tej, kërkohet që programuesit dhe shitësit të marrin një pagesë të arsyeshme për punën e tyre. Prandaj nuk lejohet të kopjohen programe pa leje. Në vendet e punës, duhet të kontrollohet me përgjegjësi për pagimin e licensave të atyre programeve, që janë në përdorim. Nëse një ndërmarrje ka paguar vetëm për një licensë të një programi, i cili përdoret nga disa punonjës, kjo përbën shkelje ligjore. Shkelet kështu ligji i të drejtës së autorit. I njëjti ligj thotë se lejohet kopjimi i sigurisë për përdorim personal.

Zyra e re Në një zyrë që është pajisur me mjetet më moderne të Teknologjisë Informatike, mund të gjejmë:

• Programe administrative, të cilët përdorenpër të punuar me ato të dhëna që kanë tëbëjnë me biznesin bazë të ndërmarrjes.

• Një sistem zyre. Kjo nënkupton një numërprogramesh standarte, që mund tëshkëmbejnë të dhëna me njëri-tjetrin.

• Sistem informacioni për të punuar meporositë që vijnë, etj.

• Një rrjet komunikimi intern (i brendshëm),që mundëson bashkëpunëtorët për të dërguarpostë elektronike tek njëri-tjetri, pavarësishtse ku ndodhen ata në botë.

• Një komunikim ekstern (i jashtëm), i cili imundëson secilit punonjës për të kërkuarinformacion të jashtëm dhe për të dërguar tëdhëna nëpërmjet kompjuterit të tij dhe njëkompjuteri tjetër.

Programet administrative Në grupin e programeve administrative hyjnë programet e llogarisë, të faturimit, llogarive të debitorëve dhe kreditorëve, si dhe programe për pagat. Ekzistojnë edhe programe porosie apo programe magazinimi. Në këtë kategori hyjnë

- 10 -

Page 11: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

ndonjëherë edhe programe për drejtim projektesh dhe këshillim klientësh.

Programet administrative kanë qenë më parë shumë të shtrenjta; shpeshherë më të shtrenjtë se vetë kompjuterët. Arsyeja duhet të ketë qenë, se programet duhej të ishin në përputhje me rregullat dhe ligjet e një vendi. Dhe meqë ligjet e rregullat ndryshohen, edhe programet duhet të mirëmbahen dhe zhvillohen herë pas here. Fovoret në përdorimin e programeve administrative janë:

• Formularë standartë të përdorshëm për tëgjithë.

• Informacione aktuale për të gjithë.• Kontroll më i mirë – psh. për ndihmën në

përgatitjen e statistikave.• Mundësinë për të gjetur shpejt raportet,

referatet, letrat për autoritetet publike etj.• Shërbim më i mirë për klientët, me përgjigje

të shpejta dhe të sakta.

Vizioni i një zyre pa letra Ka kohë që ka ekzistuar ideja e një zyre pa letra, ku të gjithë dokumentet mbahen të ruajtura në një kompjuter dhe lexohen në ekrane të ndryshme. Ajo që sot vazhdon të lexohet në letër (llogari, fletë-rroge, reklama etj.) do duhej që me ndihmën e një rrjeti apo modemi, të mund të dërgohet tek marrësi. Marrësi do duhej që më pas ta lexojë dhe të punojë më tej në këtë informacion në kompjuterin e tij.

Kur të vijë ajo ditë, që të dhënat nuk e lëshojnë kurrë kompjuterin, por zhvendosen lirshëm me ndihmën e komunikimit, atëherë do kemi shumë kursime. Puna do bëhet më efektive dhe më e dobishme. Shumë situata pune mund të thjeshtësohen dhe përmirësohen, duke iu shmangur një numri të madh përsëritjesh. Do bëhet e mundur gjithashtu të bëhen statistika të llojeve të ndryshme, për të vlerësuar se sa efektive është një ndërmarrje, një autoritet apo një punonjës i thjeshtë. Më poshtë jepen disa shembuj mbi përparësitë:

• Nëse me ndihmën e një programi shkrimiështë shkruar një tekst në një kompjuter, dotë ishte përparësi, që të shmangësh shkrimine këtij teksti edhe një herë në kompjuter,nëse ai tekst do përdoret psh. në një programtjetër, në një kompjuter tjetër. Nëse kemi

psh. një raport nga një program ekonomik, ai do lexohej në një program llogaritjeje, kështu që do jepet mundësia për të bërë llogaritje të mëtejshme dhe diagrama.

• Nëse një fotografi është krijuar me ndihmëne një programi vizatimi, do të ishte mirë qëme ndihmën e ndonjë programi tjetër, kjofotografi të printohej në një nga firmat especializuara për fotografi.

• Nëse shkruhet një tekst me kompjuter nëShkodër, ai do mund të lexohej më tej nëredaksinë e një gazete në Tiranë, pa qenë enevojshme që të printohej më parë në letër,të futej në një zarf dhe t’i dërgohej redaksisësë gazetës, e cila do duhej ta rishkruantetekstin përsëri.

• Nëse rrogat e punëtorëve në një ndërmarrje,do të paguheshin direkt në kompjuterin ebankës, pagesa do të bëhej automatikisht.Shumë firma e paguajnë akoma rrogën epunëtorëve në dorë dhe duke printuar fletë-rrogën, në vend që ta bënin atëautomatikisht përmes kompjuterit të bankës.

Programe për grupe pune Programet e një grupi pune (groupware) mund të përcaktohet si programe, që e shpërndajnë informacionin ndërmjet një grupi njerëzish, të cilët nuk kanë nevojë që të ndodhen në të njëjtin vend, ose të punojnë në të njëjtën kohë. Me ndihmën e programeve për grupe pune mund të krijohen grupe pune nga njerëz, që janë shpërndarë në të gjithë globin.

Posta elektronike dhe tipet e ndryshme të konferencave elektronike: Në një konferencë elektronike për një temë të caktuar, pjesëmarrësit mund të lexojnë dhe shkruajnë shënime të ndryshme për temën në fjalë, pavarësisht nga njëra temë tek tjetra.

Databazat e njohurive dhe diskutimeve: Një shënim mund të dërgohet ndërmjet personave të ndryshëm, ku të gjithë mund të shtojnë ose mund të japin mendimin er tyre.

Dokumente me autorë të ndryshëm: Në situata të ndryshme, nevojiten programe që mund të kryejnë ndryshime dhe shtesa nga persona të ndryshëm mbi të njëjtin dokument.

Në shumë ndërmarrje, formularët e ndryshëm të postës elektronike mund të ndërtohen me

- 11 -

Page 12: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

ndihmën e të ashtuquajturave programe për grupe pune, të cilat mbështesin bashkëpunimin ndërmjet punonjësve të ndryshëm.

Sistemet informatike dhe industria Në ndërmarrjet industriale ndodh që ata të ndërmarrin racionalizimin dhe rinovimin e programeve gjatë gjithë kohës. Në lidhje me përdorimin e informatikës në industri, ekzistojnë koncepte dhe shkurtime të veçanta, të cilat është mirë të njihen.

Makinat CNC dhe robotët Kanë kaluar tashmë më shumë se 40 vjet, që nga koha kur njeriu filloi përdorimin e makinave që drejtoheshin nga numrat, për shembull për rrotullim apo frezim. Këto lloj makinash quhen makina NC (shkurtimi i Numerical Control = Kontroll Numerik).

Kur këto makina u pajisen me nga një kompjuter, atëherë ato filluan të quheshin makina CNC (Computer Numerical Control = Kontroll Numerik me Kompjuter). Për veprime të tjera, si psh. për lyerje me spruc apo montime, pëdoren robotët industrialë, të cilët gjithashtu drejtohen nga një kompjuter. Por në ndryshim nga makinat CNC, robotët mund të “ndjejnë” ose “shohin” objektin e tyre të punës, me ndihmën e sensorëve të ndryshëm.

CAD/CAM Kompjuteri mund të përdoret edhe kur nevojitet që të bëhet një vizatim konstruksioni për një produkt. Kjo formë pune quhet CAD (Computer Aided Design = Dizenjo me Ndihmën e Kompjuterit). Në rastin e një programi automatik, kemi konceptin e AutoCAD. Nëse bëhen vizatime për instruksione, të cilat drejtojnë një makinë CNC apo një robot industrial, atëherë bëhet fjalë për CAM (Computer Aided Manufacturing = Fabrikim me Ndihmën e Kompjuterit). CAM-et janë shembuj të mirë, që ilustrojnë bashkëveprimin ndërmjet kompjuterëve dhe makinerive të prodhimit.

Optimizimi i magazinimit Një ndërmarrje ka nevojë shpesh për të patur sa më pak mallra të dorës së parë në stok. Në këtë rast, mund të përdoret kompjuteri për të

llogaritur me saktësi se kur komponentët mund të përdoren në prodhim. Kështu që, porositë e furrnitorëve mund të rregullohen, që kur komponentët të vijnë, po në atë kohë të bëhet edhe montimi i tyre. Kjo gjë do të kursejë shpenzimet e magazinimit. Ky lloj prodhimi konsiderohet se kryhet sipas parimit “just in time” (në kohën e duhur).

Ndërmarrja dëshiron ndoshta që të ketë gjithashtu sa më pak mallra të përfunduar në magazinë dhe për këtë arsye zgjedh që të prodhojë sipas kërkesës së bërë, pikërisht aq sa edhe kërkohet. Kjo formë e prodhimit sipas kërkesës së klientëve (psh. një Mercedes blu me ndenjëse lëkure ngjyrë-qumështi për Dr. Berishën) mund të japë rritje në shitje, se malli shitet menjëherë sapo prodhohet, por nuk prodhohet më tepër se sa mund të shitet.

CIM CIM (Computer Integrated Manufacturing = Fabrikim i Integruar me Kompjuter) është një koncept i përbashkët për një strategji, ku ndërmarrja i përdor të gjitha këto sisteme për të mbajtur nën kontroll dizenjon, kujtesën, blerjet prodhimin dhe ekonominë.

Sistemet informatike dhe arsimiKompjuteri përdoret edhe në shkollë, për arsye se nxënësit duhet të mësojnë teknikën e re, por edhe se teknika e re mund t’i japë mësuesit shumë mundësi të mira pedagogjike. Nëse nxënësi mëson të përdorë internetin për të kërkuar një informacion, ai ose ajo do bëhet më i aftë në të ardhmen, në shoqërinë e informacionit. Dhe nxënësi mundet që me lehtësi e shpejtësi të gjejë informacionin e dëshiruar për tema të cak-tuara, që kanë të bëjnë me orientimin e lëndës.

Me multimedia kuptohet, përzierja e mediave të ndryshme si tekst, fotografi, video dhe zë. Për më tepër që kërkohet edhe një formë interaktive, që do të thotë se përdoruesi do ju përgjigjet pyetjeve, apo do të drejtojë procesin që ndodh.

Shumë njerëz besojnë se multimedia në fund të fundit do të vijë duke ndryshuar mënyrën tonë të mësimdhënies. Me anë të multimedias, nxënësve u afrohen mësime me projektim, që jo vetëm përmbajnë tekst dhe fotografi, por ato përmbajnë

- 12 -

Page 13: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

edhe video të gjalla me zë. Kompjuterët ka kohë që përdoren si simulues (psh. avionët dhe makinat CNC), ku nuk nënkuptohet një katastrofë e madhe, nëse nxënësi bën një gabim. Nëse multimedia do të zbatohej gjërë në arsim, atëherë do të jetë mjaft domethënëse, që kjo të bëhet interaktive. Sot për sot, multimedia përdoret më tepër në programe trajnimi, me pak mundësi zgjedhjeje, psh. për të mësuar bazat e përdorimit të një programi në kompjuter, etj.

Një fushë tjetër brenda sektorit të arsimit, ku mund të shpresohet, është edhe mësimdhënia në distancë. Sot është normale që mësuesit dhe nxënësit të takohen herë pas here, dhe ndonjë prej nxënësve të marrë ndihmë nga mësuesi përmes postës elektronike (me e-mail). Përparësitë me mësimin në distancë lidhen me faktin se pjesëmarësit nuk kanë nevojë që të udhëtojnë gjatë dhe mësuesi mund t’ju dërgojë atyre me lehtësi materialet e mësimit.

Kartat inteligjente Po bëhen gjithnjë e më të zakonshme të ashtuquajturat Smart Cards (kartat inteligjente), të cilat janë karta plastike, në një madhësi me kartat e bankës, dhe përmbajnë një mikro-chip me informacionin e nevojshëm.

Kartat inteligjente mund të përdoren si një lloj portofoli elektronik. Një shembull i tyre janë edhe kartat e telefonit, që përdoren në vend të parave për të telefonuar.

Kartat inteligjente mund të japin edhe një mundësi tjetër, nëse ato do funksionojnë si kartelë e pacientit dhe të përmbajnë të dhënat mjekësore rreth pacientit. Karta kalon në një njësi lexuese, e cila është e lidhur me kompjuterin. Pacienti shkruan kodin e tij dhe mjeku mund të lexojë ose shtojë informacion në kartën e tij.

Kompjuteri në shtëpi Është e zakonshme gjithashtu, që të kesh një kompjuter në shtëpi. Shumica e tyre përdoret për të luajtur. Por ato përdoren edhe për të shkruar, për të llogaritur buxhetin, tatimin, apo për të hyrë në lidhje me bankën.

Kur shumë njerëz të kenë blerë modem dhe të lidhen me internetin, atëherë do rritet edhe përdorimi i postës elektronike dhe kërkimi i

informacionit në databazat e jashtme. Dhe me zhvillimin e shpejtë të teknikës së CD-ve, përdorimi i CD-ve në mësimdhënie dhe në kërkimin e informacionit, do të rritet ndjeshëm.

Kompjuteri çdo ditë Kudo në shoqërinë e sotme takohesh me kompjuterë. Mund të jenë kompjuterë me programe të fabrikuara në makina, aparate televizorësh, pajisje shtëpiake, etj.

Në shitore, kompjuterët përdoren për të ndihmuar në drejtimin e mallrave, për të bërë statistika më të mira, dhe për të minimizuar punën me letra. Kur shitorja do që të porosisë mallra tek një furrnitor, ajo mundet që porosinë ta bëjë pothuajse automatikisht dhe t’ia dërgojë furrnitorit me postë elektronike.

Në biblioteka, kompjuterët përdoren për të përcaktuar se ku ndodhen të vendosura librat e ndryshëm, dhe për të gjetur se cilët libra duhet të kthehen.

Në spitalet e mëdha, ka kohë që kompjuterët përdoren për të administruar kohën e vizitave, krevatët bosh, etj. Sot bëhet fjalë për t’i bërë elekronike edhe kartelat e pacientëve dhe për t’i ruajtur ato në kompjuter.

Integriteti personal Integriteti personal është e drejta e personit për të patur jetën e tij private të pashqetësuar nga autoritetet apo ndërmarrjet e ndryshme. Integriteti personal ka të bëjë me:

• çfarë informacionesh duhet të ruhen për njëperson të veçantë.

• çfarë informacionesh duhet të përdoren –qëllimi me informacionin.

• kush ka të drejtë ta shohë informacionin –lejueshmëria e informacionit.

Këto pyetje janë të vështira për t’u marrë me to. Në njërën anë kemi të drejtën e individit për të qenë vetvetja, dhe në anën tjetër kemi nevojën e autoriteteve për të marrë informacion, që të jetë e mundur për të vjelë tatimin dhe shpenzimet pak a shumë të arsyeshme, apo për të mbrojur qytetarët nga kriminelë të rrezikshëm.

- 13 -

Page 14: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Regjistrat mbi personat Një koncept qendror lidhur me këtë, është regjistri i gjendjes civile. Me këtë regjister kuptohet një databazë, një listë apo forma të tjera regjistrimi që përmbajnë informacion mbi qytetarët.

Shembujt mbi regjistrat e personave nuk janë vetëm kartotekat e klientëve, apo të dhënat e zyrës së taksave mbi marrëdhëniet e qytetarëve me tatimin. Edhe rritja e shkallës së shtypit me të dhëna personale në artikujt e gazetave, mund të konsiderohet si regjistër personash.

Ligjet e regjistrimit Për të mbrojtur integritetit e qytetarëve, Parlamenti Shqiptar bën ligje për regjistrat e personave. Një organ i ministrisë së drejtësisë mbikqyr zbatimin e ligjeve që lidhen me regjistrat e personave

Ligjet mbi regjistrimin përmbajnë rregulla dhe kufizime për regjistrimin e të dhënave mbi personat e ndryshëm. Ligjet formulohen në atë mënyrë, duke përfshirë jo vetëm regjistrat informatikë. Kjo do të thotë se, çfarëdo ruajtje sistematike e të dhënave rreth marrëdhënieve personale, ekonomike, etj. të personave në një kartotekë, xhurnal apo dosje, është e përfshirë në ligj. Kjo mbetet si detyrë e parlamentit shqiptar për t’i përfshirë këto marëdhënie në ligjet bashkëkohore të shtetit shqiptar.

Regjistrat privatë Janë ndërmarrjet, institucionet, shoqatat, etj. që mund të hapin dhe përdorin regjistra private për persona të ndryshëm. Të dhënat mund të regjistrohen, vetëm kur regjistrimi është diçka e domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve në një ndërmarrje.

Të dhënat rreth marrëdhënieve krejtësisht private, ashtu si edhe për marrëdhënie politike, seksuale, ekonomike, shëndetësore, dhe të tjera të dhëna të ndjeshme, nuk duhet të regjistrohen. Megjithatë, ka përjashtime në:

• Regjistrat e shoqatave, nëse kjo i interesonanëtarëve të shoqatës.

• Regjistrat e avokatëve dhe revizorëve lidhurme marrëdhëniet e tyre me klientin.

• Regjistrat e mjekëve, dentistëve, e njerëzvetë tjerë të autorizuar lidhur me pacientët.

• Regjistrat e punonjësve të një ndërmarrjeje,nësë kjo kërkohet nga ligji i tregut të punësapo nga marrëveshje kolektive.

• Regjistrat e punonjësve të shëndetësisë.

Numrat personalë*) nuk duhet të shkruhen absolutisht nga firmat private, nëse ato nuk kërkohen nga shtesat ligjore, psh. ligji i tatimit.

Shpërndarja e të dhënave nga regjistrat privatë Firmat private nuk duhet t’iu japin firmave të tjera me qëllim biznesi të dhënat e regjistruara për përdoruesit e tyre. Dy firma të ndryshme nuk duhet të përdorin të dhënat e të njëjtit regjistër.

Ekzistojnë rregulla të veçanta për firmat kreditore, bankat, dhe firmat e adresave:

• Firmat kreditore dhe bankat: Munden tëregjistrojnë dhe japin informacion, që është inevojshëm për të gjykuar kredibilitetit e njëpersoni, por ato nuk duhet të regjistrojnëapo japin të dhëna të tjera që kanë të bëjnëme jetën private të një personi.

• Firmat e adresave: Munden vetëm tëregjistrojnë emrin, adresën, profesionin dhepunësimin e një personi – të dhënat e tjeraprivate nuk duhet të regjistrohen. Nëse nukdëshiron që të jesh në regjistrin e një firme,mund t’i kërkosh firmës që të fshijë ngaregjistri i saj, dhe firma në fjalë është edetyruar sipas ligjeve ta bëjë këtë.

Regjistrat e autoriteteve publike Janë zakonisht organet shtetërore, komunat dhe bashkitë, të cilat kanë regjistra me të dhënat e qytetarëve. Për çdo regjistër, duhet të ketë një sqarim të veçantë mbi përdorimin e tij, pasi nuk duhet që të abuzohet me të dhënat personale.

Në regjistrat informatikë mund të regjistrohen të dhëna, që kanë domethënie të qartë për autoritetin në fjalë. Ekziston për më tepër një kufizim për të mos regjistruar marrëdhëniet politike, të cilat nuk janë shpallur publikisht.

*) Disa shtete në Evropë i pajisin qytetarët e tyre me një numër personal, i cili është një lloj matrikulli për identifikimin e personit.

- 14 -

Page 15: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Dhënia e informacionit për privatët Autoritetet publike nuk duhet të japin informacion nga regjistrat e tyre për personat privatë apo firmat private, nëse vetë personi nuk ka shprehur dëshirën e tij për këtë gjë, ose në rastin kur ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Informacioni i dhënë mund të keqpërdoret.

Shoqëria e informacionit Ne jetojmë sot në një shoqëri informacioni, ku takohemi çdo ditë me forma të ndryshme të informimit. Në një kohë shumë të shkurtër, ka ndodhur një ndryshim galopant. Para rreth 20 vjetësh, nuk ndodhej pothuajse asnjë kompjuter personal (PC) në botë.

Por tani kompjuteri gjendet kudo. Gjithnjë e më tepër rritet numri i njerëzve që punojnë me teknikën e re, dhe ata janë bërë tashmë të varur ndaj saj. Njerëzit punojnë me informacione në një shoqëri informacioni si kjo e sotmja.

Studiuesi amerikan Daniel Belli ka zbuluar konceptin “shoqëri informacioni”. Ai e ka ndarë tregun e punës në 4 sektorë profesionalë: informacion, shërbim, industri dhe bujqësi. Belli ka studiuar se sa njerëz punojnë në SHBA në fusha të ndryshme profesionale, në kohë të ndryshme. Diagramat e mëposhtëm tregojnë rezultatin, që ai ka marrë nga studimi i tij:

Viti 1900 (në SHBA) Viti 2000 (në SHBA)

Tiparet e shoqërisë së informacionit janë ato që tregojnë se shumica e njerëzve punojnë me informacione dhe se automatizmi ka mbërritur mjat larg. Ky lloj zhvillimi nuk kishe patur mundësi të arrihej kurrë, pa zhvillimin e sektorëve të informacionit dhe të telefonisë.

Degët e informacionit dhe telefonisë konsiderohen sot si degët më të mëdha në botë. BE-ja ka vlerësuar në fundin e viteve ‘80-të, se të ardhurat nga fusha e informacionit për vitin

1990 do i përgjigjeshin rreth një deri në dy përqind të të ardhurave të prodhimit bruto nacional të vendeve të BE-së, dhe se të ardhurat vjetore gjatë viteve ‘90-të do të rriteshin në shtatë përqind. Çudi, por ky zhvillim në të ardhurat nga fusha e informacionit, kapërcehet vetëm nga të ardhurat prej drogës!

Kompjuteri dhe mjedisi i punës Kur flitet për mjedisin në lidhje me kompjuterin, merren parasysh shumë aspekte: mjedisi i njerëzve, mjedisi i pajisjeve teknike (hardware), etj. Këtu do jepen disa sugjerime, se si kompjuteri dhe pajisjet e tij duhet të trajtohen:

• Pastro herë pas here tastaturën, miun,ekranin dhe mbështetësen e miut.

• Duhet të kesh kujdes kur bashkonkompjuterin me pajisjet e tij. Shumica ekokave lidhëse të pajisjeve kanë fije shumëtë holla, që mund të thehen me lehtësi.

• Duhet patur kujdes që të mos ekspozoshnjësitë e kujtesës (si hardiskun, disketat apoCD-të) në nxehtësi, në dritën e diellit, nëfusha magnetike, lagështirë, dëmtime,pluhur apo elektriciet statik.

Elektriciteti Elektriciteti statik mund ta shkatërrojë elektronikën, të fshijë të dhënat në disketa, etj. Për të minimizuar rrezikun e elektricitetit statik, mund të përdoren disa shtroja anti-statike. Nëse gjithashtu kompjuteri apo pajisjet e tij futen në rrymë me “nul”, atëherë rreziku i rrymës statike zvogëlohet. Njëkohësisht edhe përdoruesi është i mbrojtur, në rast se ndodh që kompjuteri papritmas shkarkon elektricitetin (difekt).

Informacion Shërbime Industri Bujqësi

Bujqësi Industri Shërbime Informacion

Thuhet zakonisht se rreth 70% e të gjitha difekteve në pajisjet elektrike vijnë për shkak të ndërprerjes së rrymës. Kjo do të thotë se nëse kompjuterit i ndodh që të ndërpritet rryma, ai humbet të dhënat e kujtesës së punës (RAM-it).

Nga rryma alternative mundet gjithashtu që të ndodhin ‘peaks’ (shmangie të fuqishme tensioni), që e shkatërrojnë elektronikën e një kompjuteri. Për këtë arsye përdoren të ashtuquajturit gjeneratorë rryme (UPS) në ato vende, ku kompjuteri duhet të funksionojë gjatë

- 15 -

Page 16: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

gjithë kohës. Ky është një lloj filteri, që largon variacionet e tensionit dhe shton rrymën rezervë, nëse rryma ndërpritet për një kohë të shkurtër.

Sigurimi ndaj vjedhjes Kompjuterët, printerat, hardisqet etj. janë të kërkueshëm nga hajdutët, pasi ata mund të merren dhe të përdoren kudo. Për më tepër, teknologjia shkon në drejtim të prodhimit të pajisjeve sa më të vogla, të cilat mund të transportohen me lehtësi.

Në lokale publike dhe në shumë firma, kompjuterët kyçen në të shumtën e rasteve, dhe atyre u ngjitet emri i pronarit apo një kod i veçantë. Disa shoqëri sigurimesh në SHBA nuk i sigurojnë pajisjet e shtrenjta, nëse ato nuk janë të ngjitura mirë me tavolinën, etj.

Parandalimi i fatkeqësive Çfarë duhet bërë për të shmangur dëmtimet? Dhe çfarë mund të bëhet kur dëmtimi ka ndodhur?

• Mbyll të gjitha programet dhe eventualishtlidhjen me rrjetin ashtu siç duhet, para se tëfikësh (ndalësh) kompjuterin.

• Fshij zakonisht filet e papërdorshme nëhardisk, që të kesh vend të lirë në të.

• Gjej programe për ri-organizimin dhekontrollin e hardiskut (Disk Defragmenterdhe ScanDisk (ose Error-checking) nëWindows XP). Dhe bëje rutinë, që këtë punëta kryesh zakonisht.

• Gjej ndonjë ekspert dhe pyete për metodatrutinë, që ai përdor për mirëmbajtjen.

• Ka ndodhur dëmtim? Ju duhet të keni bërënjë backup? (Nëse jeni me fat, hardisku juajka shpëtuar dhe dokumentet shpëtojnë. Nëseje pa fat, atëherë ri-etablo filet nga backup).

Kopjimi i sigurisë Rutina më e rëndësishme është që të bësh kopje sigurie – të ashtuquajturën backup – me faza të ndërmjetme kohore dhe sipas rregullave të caktuara. Kjo do të thotë se ju bëni ruajtjen e punës suaj dhe fileve të rëndësishme në një disk tjetër. Është e rëndësishme që të kesh rutina të menduara mirë për kopjen e sigursë. Është mirë të kesh të paktën një kopje rezervë të fileve tuaja dhe të programeve, të cilat përdorni.

Disketat apo disqet me backup duhet të ruhen në një vend krejt tjetër dhe jo afër kompjuterit. Përndryshe ju rrezikoni që kopja e sigurisë të ju humbasë bashkë me kompjuterin, nëse kompjuteri juaj vidhet, apo digjet nga rënie zjarri në shtëpi.

Nëse lexon në gazetë, se ndonjë firme i kanë humbur të dhënat në kompjuter për arsye të vjedhjes apo të zjarrit, kjo ka ndodhur pikërisht për arsye se, firma nuk i ka kushtuar vëmendje kopjimit të sigurisë. Nëse një kompjuter vidhet, ai mund të zëvendësohet nga firma e sigurimit. Nëse të dhënat në kompjuter janë ruajtur me kriptim, atëherë vjedhësi mund të përdorë vetëm makinat.

Në vendin e punës, me një rrjet lokal, praktikohet një sistem i përgjegjshëm, i cili kryen edhe kopjen e sigurisë (backup).

I dëmshëm për shëndetin Nëse punon shumë me kompjuter, atëherë të takon të rrish shpesh pa lëvizur për kohë të gjatë. Kjo jep një mbingarkesë të njëanëshme në trup. Muskujt kanë nevojë të lëvizin, në mënyrë që të kesh shëndet të mirë.

• Kujdesu që të lëvizësh herë pas here. Dukelëvizur printerin, skanerin etj. nga një vendnë tjetrin, ju detyroheni të lëvizni. Kjo ështëmjaft e shëndetshme për trupin.

• Nëse ke një punë të qetë me kompjuter,atëherë është mirë të bësh nga pakgjimnastikë disa herë në ditë.

- 16 -

Page 17: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

• Kujdesu për të shlodhur parakrahët, nësepunon shumë me miun dhe tastaturën. Kjoduhet bërë për të shmanguar tëashtuquajturin ‘dëmtim nga miu’.

• Mos qëndro shumë afër ekranit!• Vendose kompjuterin në një vend ku

shmangen reflekset dhe drita mbi ekran.• Llogarit sasinë e përdorimit të rrymës nga

kompjuteri juaj, kështu që nuk i mbingarkonkabllot lidhëse, prizat dhe spinat, duke vënëdisa kompjutera e pajisje njëherësh.Mbingarkesa mund të japë nxehje e sirrjedhojë edhe zjarr!

Siguria e të dhënave Kur i pyetën njerëzit për problemet më të mëdha me teknikën e re, ata përmendin problemet e sigurisë. Çfarë është siguria në vetvete? Do të thotë se në fund të fundit teknika duhet të funksionojë siç duhet, dhe se ajo është e mbrojtur nga vjedhja, fatkeqësitë, sabotazhi, etj. Por siguri do të thotë gjithashtu, siguri për të dhënat, që janë ruajtur në sistem, siç quhet ndryshe edhe siguria e të dhënave.

Në një spital, punonjësit e ndryshëm mund të shohin në ekran të dhënat relevante për një pacient të caktuar, si hisorinë e sëmundjes, grupin e gjakut, alergjitë, etj. Është tepër e vlefshme të kesh të dhënat e duhura në raste operacioni akut.

Por si shmangen të tjerët për të parë këto të dhëna kaq të ndjeshme?

Fjalëkalimi dhe kriptimi Metodat që përdoren më shumë janë fjalëkalimet e llojeve të ndryshme. Ka raste kur kjo gjë kryhet me anë të një karte magnetike, e cila futet në një të çarë të veçantë pranë ekranit. Ekzistojnë metoda të ndryshme për të ‘parë’ rrjetin dhe për të marrë të dhëna në ekran. Për të ruajtur të dhënat në një rrjet, ato duhet të kriptohen. Ju mund edhe të kriptoni të dhënat tuaja, të cilat i ruani në hardisk. Kështu që ato të mos mund lexohen nga të tjerët.

Fjalëkalimi duhet të jetë edhe i thjeshtë që të kujtohet, edhe i komplikuar, që të mos u shkojë të tjerëve në mendje. Prandaj, shmanguni më mirë nga këto lloj fjalëkalimesh:

• më të shkurtëra se 5-6 shenja.• me emrin tuaj (apo kombinim të tij).• emrat e familjarëve apo datat e lindjes.• numrin e telefonit apo targën e makinës.

Është më mirë, që fjalëkalimi të ketë rreth 5-6 shenja (një kombinim të shkronjave dhe numrave), të cilat nuk japin ndonjë kuptim logjik. Problemi është se një fjalëkalim ruhet me vështirësi në kujtesë, me rezultatin që njeriu të detyrohet të ngjesë një copë letër në qoshe të ekranit. Por kjo nuk rekomandohet!

Hackerat dhe crackerat*)

Shumë kompjuterë sot mund të arrihen nga jashtë, përmes lidhjes me internetin, apo formave të ndryshme të rrjeteve. Kjo mundësi shfrytëzohet edhe nga hackerat për të hyrë në sisteme të ndryshme të kompjuterëve. Grupi gjerman i hackerave ‘Chaos’ supozon se ka hyrë në mbi 100 sisteme të mëdha kompjuterësh në të gjithë botën, ndërmjet tjerash edhe në sistemin e NASA-s, Organizatës Amerikane të Fluturimeve Kozmike.

Është e ndaluar të hysh pa leje në një sistem kompjuteri. Por nëse është e lehtë për “amatorë” privatë, që të hyjnë në kompjuterin e tjetrit, atëherë është më e lehtë për një spiun profesional për të marrë sekretet e një firme nga kompjuteri.

Një variant tjetër i hackerave janë edhe crackerat, të cilët kur hyjnë në një kompjuter, fillojnë dhe e sabotojnë e të prishin sistemin.

Sistemet dhe kontrolli i hyrjes Si mbrojtje kundrejt hyjes pa leje, shumë sisteme kompjuteri kanë një formë ose një tjetër të kontrollit të hyrjes. Kjo përbëhet nga një fjalëkalim apo kartë magnetike, që kontrollon se personi që don të hyjë është një persoin që njihet nga kompjuteri. Për më tepër, ekzistojnë edhe të ashtuquajturat log, të cilat regjistrojnë se kush ka hyrë në sistem dhe se cilat të dhëna ka provuar të përdorë. Log-et regjistrojnë edhe përpjekjet për të hyrë nga jashtë.

Sulmet nga viruset

*) Hacker ose cracker, - person që thyen kodin e sigurisë të një sistemi kompjuteri dhe merr të dhëna pa leje nga një kompjuter, ose e dëmton atë.

- 17 -

Page 18: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Një ditë, kompjuteri juaj fillon të punojë ngadalë e më ngadalë. Mund të ndodhë që ka ndonjë gabim në elektronikë, por kjo mund të shkaktohet edhe nga veprimi i ndonjë virusi krimb.

Parimisht, ju mund ta identifikoni një virus, pasi ai ndryshon programe, të cilat nuk duhet të ndryshojnë. Nëse përjetoni ndonjërin nga efektet e mëposhtme, mund të jetë shkak që kompjuteri juaj të jetë i infektuar nga virus:

• Merr më shumë kohë se zakonisht, për tëfilluar një program.

• Ka mundësi të shfrytëzohet më pak RAM senormalisht.

• Ndodh që filet të zhduken krejt papritur.• Filet e programit ndryshojnë madhësinë.

Në rast se je pa fat, kompjuteri juaj mund të sulmohet nga një virus. Virusi mund të qëndrojë në kompjuter si një “bombë logjike”, e cila fillon e aktivizohet në një datë të caktuar, një ditë të caktuar në muaj, apo diçka e tillë. Nëse virusi është me të vërtetë i keq, ai mund të fshijë të gjithë filet tuaja në kompjuter.

Mundësia e marrjes së një programi të infektuar, bëhet në të gjitha mënyrat siç merr edhe një proram tjetër:

• Përmes një diskete.• Përmes rrjetit lokal.• Përmes Internetit.

Mbrojtja nga viruset Mbrojtja nga viruset bëhet duke përdorur programe anti-virusi. Mund të përdorni programe testuese, të cilët mund të kontrollojnë për viruset e njohur, apo filet e infektuar në kompjuterin tuaj. Mund të përdorni programe pastrimi për të larguar tipet e njohura të viruseve. Dhe mund ta mbroni kompjuterin tuaj me një program anti-virusi, i cili kujdeset që virusi të hetohet dhe të kufizohet në kohë. Shembuj të mirë të programeve avti-virus janë Norton Anti-Virus dhe McAfee’s VirusScan.

Këto lloj programesh anti-virusalë nuk ndihmojnë kundër viruseve të panjohur. Programues të poshtër mundohen gjatë gjthë kohës që të krijojnë viruse të rinj, të cilët mund t’i shmangen programeve anti-virus dhe ndoshta edhe t’i shkatërrojnë ata. Për më tepër, ka patur

edhe programe të cilët janë reklamuar si anti-viruse, por kanë qenë në të vërtetë të infektuar me viruse.

Për të shmangur sulmet nga viruset, rekomandohet:

• të blini programe vetëm nga prodhues tënjohur.

• të merrni programe, të cilët janë tëkontrolluar deri diku, para se t’i futni ato nëkompjuter.

• të kontrollosh me anti-virus të gjitha filet, qëndodhen në kompjuter, që vijnë nga disketa,rrjeti apo interneti.

Duhet të jesh i qartë, se nëse punon në një rrjet pune dhe infekton kompjuterin tuaj, atëherë mund të bëheni përgjegjës për infektimin e gjithë kompjuterëve në rrjet. Ndoshta disa kolegë mendojnë se bëhet fjalë për një program të mirë dhe e marrin një kopje në shtëpi, ku disa të tjerë e marrin dhe e përdorin edhe në vendin e tyre të punës. Kështu virusi shpërndahet me shpejtësi.

Prandaj, nuk është aspak e çuditshme që të ndesheni me sulme virusale në një shkollë dhe në mjedise univeriteti, ku përdoren programe të ndryshme dhe ku shumë njerëz i përdorin kompjuterët. Rrjeti lokal i shkollave përjeton sulme të shpeshta nga viruset.

Komunikimi i të dhënave Kompjuterët mund të ndërlidhen, në mënyrë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin (të dërgojnë të dhëna tek njëri-tjetri). Një numër kompjuterësh, të cilët në një mënyrë apo tjetër janë ndërlidhur me njëri-tjetrin quhen rrjet pune. Si rregull, ndërlidhja vendoset duke shtrirë një kabëll ndërmjet secilit kompjuter. Në të shumtën e rasteve përdoret një kompjuter qendror (një server) për të ruajtur informacionet e përbashkëta. Nëse synohet ndërlidhja në distanca të largëta, atëherë përdoren linjat e telefonit për ta bërë të mundur këtë punë.

Nëse ndalohesh nga policia, ju duhet me siguri të tregoni patentën e makinës. Shumë herë, policia e kontrollon nëse patenta juaj është e rregullt, apo jo. Kjo bëhet duke kontrolluar të dhënat rreth teje në regjistrin e patentave të makinës, e cila është një databazë për gjithë vendin, dhe në stacione të ndryshme policie, të dhënat munden

- 18 -

Page 19: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

të kontrollohen nga një terminal, i cili komunikon me databazën qendrore. Psh. kur porosit një biletë avioni, biletë-shitësi e di menjëherë se a ka bileta të lira apo jo. Në të njëjtën mënyrë, autoritetet publike punojnë me komunikim tek databazat e mëdha qendrore. Kur merrni para në një bankë nga një automat*), ju menjëherë do shihni se sa para keni në llogarinë tuaj, falë mundësisë që banka ka krijuar në ndërlidhje me kompjuterin qendror të bankës.

Rrjeti i punës Ekzistojnë disa lloje të ndryshme rrjeti pune:

LAN (Local Area Network = Rrjet Pune Lokal), përbëhet nga një bashkim kompjuterësh dhe terminalesh brenda një zone të caktuar gjeografike, psh. në të njëjtën shtëpi apo ndoshta në disa shtëpi fqinjësh. Kompjuterët e ndryshëm (klientët) janë lidhur me kabëll me një kompjutër qendror (serverin). Ky lloj rrjeti pune përdoret në shumë ndërmarje. Në rrjetin lokal, kompjuterët lidhen në atë mënyrë, që shumë kompjuterë të kenë mundësi të shfrytëzojnë të njëjtit programe apo dokumente, të cilët gjenden në server. Një rrjet pune të jep mundësinë të ndash edhe një printer dhe mund të dërgosh edhe mesazhe (e-mail) tek secili kompjuter që ndodhet në rrjet. Në secilin kompjuter, duhet të montohet një kartë e veçantë – karta e rrjetit – dhe duhet të instalohet një program rrjeti, që sistemi të punojë. Një kompjuter pa kartë rrjeti mund të quhet edhe kompjuter ‘standalone’, që rri vetëm.

WAN (Wide Area Network = Rrjet Pune i Gjërë) është një rrjet të dhënash me një shtrirje më të madhe gjeografike. Kompjuterët e ndryshëm mund të shtrihen në gjithë qytetin, në gjithë vendin apo shumë vende. Linja telefonike përdoret shpesh për të mundësuar këtë lidhje.

Interneti është një bashkim i madh rrjetesh, ku të gjithë përdorin të njëjtin protokoll për të transportuar të dhëna. Protokolli i përdorur quhet TCP/IP (Transmission Control Protocol/Internet Protocol), dhe ai mund të krahasohet me një gjuhë të përbashkët që kuptohet nga të gjithë kompjuterët. Përmes internetit, njerëzit munden të komunikojnë me njëri-tjetrin, pavarësisht

*) Automatët e bankave në perëndim janë të shpërndarë në rrugë e pika të ndryshme, ku njerëzit mund të marrin para, gjë që pritet të bëhet edhe në Shqipëri në të ardhmen.

lidhjes së rrjetit dhe tipit të kompjuterit. Interneti ka filluar me ARPANET në SHBA, por tani përmban edhe rrjete të tjera si EBONE, NORDUnet dhe SUNET.

Transportimi i fileve Komunikimi ndërmjet kompjuterëve bën të mundur edhe kalimin e fileve nga njëri kompjuter në tjetrin. Me anë të kësaj metode mund të shkëmbehen file të dhënash apo programesh ndërmjet kompjuterëve të ndryshëm dhe mund të dërgohen mesazhe në të gjithë botën. Kjo e fundit quhet postë elektronike.

Drejtimi në distancë Me të njëjtën teknikë mund të drejtosh nga distanca një kompjuter. Për shembull, me anë të kompjuterit të vogël lap-top mundesh të hysh në rrjet me kompjuterin e zyrës dhe të lexosh postën elekronike, apo ndonjë dokument tjetër.

Interneti Zhvillimi i internetit ka ecur mjaft shumë viteve të fundit. Numri i personave që përdorin internetin sot është rritur jashtë mase. Nëse ky zhvillim vazhdon me të njëjtat ritme, mund të ndodh që të kemi bllokime të rrjetit telefonik, nëse masat nuk merren që më parë, që kjo gjë të shmanget. Askush nuk e ka internetin në pronësi dhe askush nuk mund të kontrollojë se çfarë dërgohet në rrjet. Kushdo mund ta përdorë internetin dhe të shpërndajë inormacion.

Çfarë është Interneti? Interneti nënkupton vetë rrjetin dhe burimet në të. Por, ajo që shpesh kuptohet me internet janë disa shërbime, që bëhen të mundura përmes lidhjes me internetin. Këtu do përmendim disa nga këto shërbime.

E-maili (posta elektronike) Me anë të internetit mund të dërgosh dhe marrësh mesazhe elektronike për secilin person që ka një adresë e-maili. Një adresë e tillë duket si më poshtë:

[email protected]

Pjesa e parë e adresës (arben.cokaj) para a-së hundore (@) identifikon personin, dhe pjesa

- 19 -

Page 20: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

tjetër (shkoder) tregon emrin e atij domain-i*), që merr mesazhin. Tre shkronjat e fundit (.net) tregojnë tipin e domain-it në internet.

Duhet natyrisht që të keni programin e duhur për të dërguar dhe marrë e-maile (postë elektronike). Më poshtë jepet pamja e Outlook Express, një program standart i postës elektronike, që vjen me Microsoft Windows.

Përdorimi i internetit rritet thuajse me shpejtësinë e dritës. Sot duhet të jenë më shumë se 50-100 milionë përdorues dhe ky numër do vijë duke u rritur ndjeshëm në të ardhmen. Ka një problem këtu në lidhje me faktin se akoma nuk ka një katalog zyrtar mbi adresat në internet. Kjo do të thotë se, është e vështirë të gjesh psh. adresën e-mail të një personi të caktuar.

Grupe lajmesh Në ndryshim me e-mailin, që shfrytëzohet më shumë nga një person tek një tjetër, kemi grupet e lajmeve (News), një shërbim nga: “një person tek shumë persona”. Ky shërbim mund të krahasohet me një tabelë prezantimi të madhe, ku të gjithë mund të shkruajnë dhe lexojnë mesazhe dhe pikëpamje. Për ta bërë më të lehtë gjetjen e asaj që kërkohet, sistemi është i ndarë në një numër të madh grupesh, ku secili ka temat e tij. Momentalisht mund të ketë mbi 50 000 grupe të tilla lajmesh, në shumë gjuhë të ndryshme, që mbulojnë interesa të ndryshme. Këto grupe kanë tema në kategori të caktuara, si psh. biz (biznes dhe industri), comp(kompjuterë) dhe rec (kohë e lirë dhe hobby), etj.

World Wide Web (www)

*) Domain – pronësi, përdoret si koncept për të treguar pronësinë mbi një emër në internet.

Pjesa më e njohur e internetit quhet World Wide Web (Rrjeti i Gjërë i Botës). Nëse dëgjoni shprehjen ‘surf’ në internet, kjo do të thotë të lundërosh (navigate) në faqe të ndryshme dhe të vizitosh të ashtuquajturat faqe shtëpiake. Ekzistojnë faqe shtëpiake aq sa nuk ta merr mendja për persona dhe organizata private. Universitetet dhe shkollat i përdorin faqet e tyre për të dhënë informacion për studentët dhe studiuesit, ndërsa ndërmarrjet përpiqen të reklamojnë produktet e tyre. Sot është bërë gjithnjë e më e zakonshme blerja e produkteve nga interneti, duke dhënë numrin e kartës së kreditit ose një ‘kod’ të veçantë, që i përgjigjet llogarisë suaj bankare.

Çfarë duhet për të hyrë në Internet? Si fillim duhet të kesh një lidhje fizike për të mundësuar lidhjen me internetin. Shumë ndërmarrje kanë një lidhje permanente me një kapacitet të madh. Kjo gjë ka filluar t’u mundësohet edhe klientëve privatë. Kjo lloj lidhjeje u jep mundësi punonjësve të një firme, dhe atyre që kanë të drejtë, të hyjnë në internet sa herë të duan, kundrejt një pagese të caktuar.

Deri tani ka qenë tepër shtrenjtë hyrja në internet gjatë gjithë ditës për personat privatë dhe firmat e vogla. Por me zhvillimin e teknologjisë, mënyrat e lidhjes me internetin kanë ardhur duke u standartizuar, dhe lidhja 24 orëshe në ditë me internetin del shpeshherë më me leverdi edhe për personat privatë. Një lidhje me internetin merret nga një Internet Provider (dhënës interneti), psh. Alb-Telekomi ose dhënës të tjerë privatë. Lidhja kryhet përmes thirrjes në një numër të caktuar të kompanisë, e cila ju jep internetin.

Për të thirrur përmes lidhjes telefonike, ju duhet të blini një Abonament Interneti tek një dhënës interneti dhe duhet të keni edhe një modem. Modemi bën të mundur transformimin e sinjaleve, që ata të kuptohen nga linja telefonike. Lidhja me modem është shumë më e ngadalshme se lidhjet e reja me ISDN dhe ADSL.

Në një abonament futet si rregull edhe mundësia që ju të bëni një faqe web në internet, në serverin e kompanisë, që ju jep internetin. Në faqet tuaja, mund të shkruani çfarë të dëshironi dhe të gjithë ata që kanë hyrje në internet, mund ta shohin atë. Një adresë interneti duket si më poshtë:

http://www.whitehouse.gov/

- 20 -

Page 21: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Tastatura

Tastatura (keyboard) kNë pamjen e mësipërmquhen pjesët e ndryshmvijim do i sqarojmë atosistemeve të drejtimit ppothuajse të njëjtin komTastatura shqipe është dhe ndonëse duhet të pnuk ka dalë në treg, pasdrejtimit nuk janë përkpo s’i prodhuan shqipta

Në kompjuterët e vegjëmë ndryshe. Tastet janëmungojnë dhe disa kry

Tastet e shkrimit Siç mund të shikoni, tandryshme. Grupi më i mshkrimit. Shkronjat duhme kalimin e kohës do përdorni ato.

Enter Tasti Enter është një tast shumë i rëndësishëm, i cili përdoret shumë. Ai përdoret sa herë që ju dëshironi që kompjuteri të bëjë diçka për ju. Enter quhet edhe tasti i kthimit (Return).

Prapa/Backspace Tekstin mund ta fshini me dy taste: Backspace dhe Delete. Tasti Bshenjat nga e djathta në të majtë, duke u nisunga vendi ku ndodhet kursori.

ackspace fshin r

Fshij/Delete të fshij. Ky tast

it Enter. të

Shift ahet i shtypur tasti Shift, ju

dha.

Caps Lock të thotë kyçje e

Delete do të thopozicionohet në të djathtë të tastAi fshin shenjat nga e majta në të djathtë kursorit.

Kur mbmund të shkruani me shkronja të mëtaste Shift, në të dy anët e tasteve të shkrimit. Ata kanë të njëjtin funksion. Në shumë taste ka2, ose 3 shenja. Shenja që ndodhet lart në tast, shkruhet duke mbajtur tastin Shift të shtypur.

Ka dy

Caps Lock do

Tastet e funksioneve (taste F)

Tastet e shkrimit

Tastet e markimit

a si rregull e, ju munde të tastatu më hollësiërdorin si rpozim të t

krijuar së përmirësohei edhe siste

thyer akomrët, kush d

l lap-top, t më afër, n

ejnë më shu

stet formojadh është

et t’i njihntë mësoni s

Tastet e numrave

Shembull i një faqeje të njohur amerrikane (Shtëpia e Bardhë në SHBA)

rreth 100 taste. të shikoni se si rës, ndërsa në sht. Shumica e regull asteve. ari nga IBM, t, ajo akoma met e a në shqip. E uhet ta bëjë?

astatura duket jë pjesë e tyre më funksione.

në grupe të ai i tasteve të i ndërkohë dhe e si t’i

et ogël në

nja të

Ctrl Ctrl përdoret në kombinim me

rione

Alt Alt përdoret pothuajse si tasti Ctrl

ara.

Alt Gr Alt Gr, ju

tasti.

shkronjave kapitale. Kur shtypCaps Lock, dhe ndezet llampa e vtastaturë, ju do mund të shkruani me shkromëdha.

Tasti taste të tjera për të rritur numrin e funksioneve në taste. Përdorimi vaprogram në tjetrin. Ashtu si me tastet Shift, edhnë rastin e tastit Ctrl kemi normalisht dy taste.

nga një

Tastipër të rritur funksionalitetin e tastaturës, në disa taste të caktu

Kur mbahet i shtypur tasti mund të shkruani ato shenja, që ndodhen në anën e djathtë të një

- 21 -

Page 22: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 1. Njohuri themelore mbi TI-në

Tabelori und të përdoret ndër tjera

rae të

cili ndodhet mbi tastin e të

Tabelori mpër të shtyrë përpara në vende të përcaktuara kursorin, psh. në një progshkrimi, ose për të kërcyer ndërmjet fushavndryshme të një kutie dialogu. Veprimet e këtij tasti kundërshtohen nga tasti Backspace.

Tastet e kursorit

m

Tasti Insert (futni), i Delete, ka funksione të ndryshme në programndryshme. Le të supozojmë se keni shkruar një tekst, dhe dëshironi ose ta mbishkruani atë ose të futni shkronja ndërmjet shenjave ku ndodhet kursori. Shtypja e tastit Insert e vë në funksion mbishkrimin dhe shtypja përsëri e tij, në një program shkrimi, e nxjerr atë nga funksioni.

Tastet e tjera janë të ashtuquajturat tastet e d të

et

tjera numrash

kursorit. Në shumë programe, që ju do munpërdorni, ekzistojnë kursorë, të cilët tregojnë përshembull, se ku do të shkruhet shenja tjetër. Kursori mund të duket në mënyra të ndryshme. Kursori mund të zhvendoset me anë të tasteve me shigjetë. Shigjetat e zhvendosin kursorin me nga një hap të vogël në drejtim të shigjetës. Shigjetat janë për më tepër neutrale, dhe nuk ndikojnë fare mbi dokumentin e shkruar. TastHome, End, Page Up dhe Page Down (Fillim, Fund, Sipër dhe Poshtë) e zhvendosin kursorin në një distancë më të madhe.

Tastet numerike dhe tasteNë rreshtin e sipërm të tasteve të shkrimit ka numra, dhe një numër shenjash të veçanta.

Krejt në të djathtë të tastaturës, ka një kompozim

e

tjetër të tasteve numerike. Nëse punoni shumë me numra, atëherë do jetë më i lehtë për ju përdorimi i këtyre tasteve. Tastet quhen edhe tastet e makinës llogaritëse, dhe aktivizohen osjo me anë të tastit Num Lock.

Në një pjesë të kompjuterëve do mund të shohësh simbole të tjera të tasteve numerike. Nëse dëshiron t’i përdorësh këto simbole, duhet që llampa e vogël mbi tastin Num Lock të jetë e fikur (shuar). Nëse dëshironi të përdorni numrat, duhet që llampa e vogël e Num Lock të jetë e ndezur (llampa e vogël ndezet dhe shuhet duke shtypur mbi tasdtin Num Lock).

Në të djathtë të tasteve numrike gjendet edhe një tast tjetër Enter. Ai ka të njëjtin funksion siç ka edhe tasti tjetër Enter, për të cilin keni lexuar më sipër.

Tastet e funksioneve Në krye të tastaturës ndodhet një radhë e gjatë e tasteve të funksioneve (tastet F). Këto taste kanë funksione të ndryshme në programe të ndryshme, në varësi të programimit që iu është bërë nga programuesit. Në disa programe mund të përcaktosh vetë, se cilin tast F doni të përdorni. Si rregull, tasti F1 aktivizon funksionin e ndihmës në një program të caktuar.

Escape Tasti Esc (lësho) përdoret shpesh për të dalë nga një kuti dialogu apo nga një meny e caktuar.

Metodika tjera nga BMC Nëse dëshironi të lexoni më shumë mbi TI-në, atëherë ne ju ofrojmë:

- Patenta e kompjuterit, moduli 4-7 - Web-dizenjo me FrontPage - Web-dizenjo me HomeSite - FTP me Total Commander - Total Commander si Explorues

Vizitoni për më tepër faqen tonë në: http://www.bmconline.info/

- 22 -

Page 23: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

1. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit Windows XP

Në këtë kapitull do të mësoni se si të përdorni Windows XP. Sapo të keni ndezur kompjuterin dhe të filloni Windows, ju do të shikoni të ashtuquajturën Platformë (Desktop). Nga Platforma mund të fillohen të gjitha programet dhe dokumentet.

Fillo kompjuterin.

Është e lehtë të punohet në Platformë. Ajo përmban objekte të qarta grafike, që quhen ikona. Duke klikuar dy herë rresht mbi një ikonë, ju mund të hapni programet dhe dokumentet. Në figurën e mëposhtme, mund të shikoni 8 ikona mbi Platformë.

Ka mundësi që Platforma të duket më ndryshe në kompjuterin tuaj, në krahasim me figurën më sipër? Kjo varet nga fakti se sa pjesë të Windows janë instaluar dhe sa shkurtprerje programesh keni në Platformë.

Në fund të Platformës mund të shikohet Linja e Procesit me butonin Start. Me ndihmën e butonit Start mund të fillohen të gjitha programet dhe të hapen dokumentet e ndryshme. Ka edhe mënyra të tjera për të filluar një program, të cilat do i shohim më vonë, në këtë metodikë.

Miu në Windows Windows mund të përdoret edhe pa patur mi, por kjo nuk është shumë praktike. Në shumë situata mund të përdoret një kombinim tastesh me miun, ashtu si edhe disa programe vizatimi e kanë të detyrueshëm përdorimin e miut.

Puna me miun Miu përdoret për të shënjuar, për të klikuar, për të tërhequr e lëshuar dhe për klikime të dyfishta (dy herë rresht).

Shënjimi*)Kur miu lëvizet poshtë e lart mbi tavolinë, kursori lëviz në ekran. Në këtë mënyrë ju mund të shënjoni një objekt në ekran. Normalisht nuk ndodh asgjë kur shënjon me majën e treguesit të miut. Por treguesi i miut mund të ndryshojë pamje, dhe ikona të ndryshme shfaqin një dritare taf-paf me një sqarim ndihmues, në rast se i shënjon ato me treguesin e miut. Psh. kur ndryshon me mi madhësinë e një dritareje, mund të shikosh një shigjetë të dyanëshme si tregues.

Ikona mbi të cilat mund të klikosh për të filluar një program

Shënjo butonin Start dhe më pas orën në të djathtë, dhe shiko se çfarë ndodh. (Duhet vetëm të shënjosh, e jo të klikosh).

Shembuj të kursorëve të ndryshëm. Butoni Start Platforma Linja e procesit

Klikimi**)Klikimi bëhet kur shënjon me treguesin e miut dhe shtypën njërin nga butonat e miut. Butonat e miut mund të ndryshojnë vend, nëse dëshiron ta përdorësh miun me dorën e majtë. Këtë do e sqarojmë më vonë. Si fillim, ne parashikojmë se ju e përdorni miun me dorë të djathtë.

Që të filloni një program, mund të klikoni dyfish mbi një ikonë në Platformë.

*) Shënjimi (point) tregon me anë të miut një objekt në ekran. **) Klikim (click) quhet trokitja me treguesin e miut mbi një objekt në ekranin e kompjuterit.

- 23 -

Page 24: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Tërhiq & lësho Metoda “tërhiq & lësho” përdoret për të shënjuar një pjesë teksti, për të vizatuar në një program vizatimi apo për të zhvendosur një dritare. Kjo arrihet duke shënjuar me treguesin e miut, duke e mbajtur të shtypur butonin e majtë, e duke e tërhequr miun në një pozicion të ri.

Klikimi i dyfishtë (dy herë rresht) Klikimi i dyfishtë bëhet duke shënjuar një objekt me treguesin e miut dhe duke shtypur shpejt butonin e majtë dy herë radhazi. Është e mundur të përcaktohet edhe intervali ndërmjet dy klikimeve. Kjo, do të shpjegohet më vonë.

Nëse miu i juaj ka 3 butona, klikimi në butonin e mesit është i barabartë me një klikim dyfish. Kjo mund të shfrytëzohet në rastin kur gishti juaj tregues e ka të vështirë të veprojë brenda intervalit kohor, të përcaktuar për miun.

Butoni Start Në linjën e procesit gjendet butoni Start (fillo), i cili përdoret për shumë gjëra.

Shënjo butonin Start

hënim! etodikë do të shkruhet vetëm ‘kliko’,

dhe kliko me butonin e majtë të miut.

SNë këtë mkur bëhet fjalë për klikim me butonin e majtë tëmiut. Nëse do të duhet të përdoret butoni i djathtë i miut, do ju tregojmë çdo herë.

Do të shfaqet një meny, me disa pika të ndryshme, si më lart. Shigjeta e vogël ( ), në të

lon mbi

ër tek

djathtë të një pike menyje, tregon se kjo pikë ka një nën-meny. Kjo nën-meny hapet automatikisht nëse treguesi i miut kapikën e menysë me shigjetën e vogël në të djathtë. Një pjesë e nën-menyve të dosjes pnën-meny të tjera, e kështu me radhë.

Shënjo disa pika të ndryshme menyje me treguesin e miut dhe shiko nën-menytë, që shfaqen menjëherë. Provo gjithashtu të hapësh ndonjë nga ‘nën-nën-menytë’.

Në rast se sheh një pikë menyje, që përfundon me tre pika (...), kjo do të thotë se klikimi mbi të do të hapë një kuti dialogu, e cila do japë disa mundësi. Ju mund ta shikoni se ‘Turn Off Computer...’ është një pikë e tillë menyje.

Nëse doni të mbyllni menynë Start, duke mos zgjedhur ndonjë komandë, atëherë klikoni ku të doni jashtë menysë, ose shtypni tastin Esc në tastaturë.

Mbyll menynë Start.

Mbyllni Windows Ka mënyra të ndryshme për të mbyllur Windows. Është e rëndësishme që kjo të bëhet si duhet, e jo të fiket kompjuteri, duke ndalur rrymën. Mënyra më e thjeshtë jepet këtu.

Kliko mbi butonin Start dhe pastaj mbi pikën Turn Off Computer...

Mund të zgjedhni ta mbyllni kompjuterin me Turn Off ose ta ri-filloni atë me Restart. Nëse kompjuteri juaj është i lidhur me një rrjet pune, mundeni gjithashtu të shkëputeni nga rrjeti e të hyni në kompjuter përsëri, si një përdorues tjetër.

Shënim! Vini re, që njëri nga butonat është Stand By, i cili e kalon kompjuterin në gjendje pushimi. Kompjuteri ri-fillon, duke shtypur butonin e ndezjes së kompjuterit, dhe kështu mund të ktheheni në gjendjen e mëparshme.

Klikoni mbi butonin e kuq Turn Off.

Pas disa sekondash, kompjuteri do të japë një mesazh se ai po mbyllet, duke paraqitur një logo

- 24 -

Page 25: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

të Windows XP. Prisni sa kompjuteri të mbyllet, para se ta stakoni atë nga rryma.

Fik kompjuterin.

Fillo dhe mbyll programeNë këtë temë, ju do të mësoni se si të filloni një program nën Windows, dhe gjithashtu do të mësoni pak nga pjesët e ndryshme të një dritareje programesh tipike. Fillimi i një programi në Windows, mund të bëhet në mënyra të ndryshme.

1. Duke klikuar mbi butonin Start dhe dukeshënjuar pikën e menysë Programs, nëmënyrë që të hapet nën-menyja. Nëse është enevojshme, ju mund të hapni edhe një nën-meny dhe në fund të klikoni mbi emrin edëshiruar të programit.

2. Duke klikuar dyfish mbi emrin e filit të njëprogrami, kur e shihni atë tek Eksploruesi iWindows.

3. Me ndihmën e Properties (cilësive) nëLinjën e Procesit, ju mund ta përshtatni atë,që programi të dalë direkt mbi butonin Start.

4. Duke krijuar një ikonë – të ashtuquajturënshkurtprerje – mbi Platformë.

Fillo një program Duhet të ndezni si fillim kompjuterin përsëri dhe të prisni derisa Windows të jetë gati për punë.

Ndeze kompjuterin përsëri.

Do të përdorni një program të thjeshtë, që quhet Notepad. Është një program që vjen bashkë me Windows dhe mund ta filloni me lehtësi, duke përdorur butonin Start.

Kliko mbi butonin Start dhe zgjedh pikën Programs. Kliko më pas mbi nën-menynë Accessories (programe shtesë).

Nëse në listën e pikave të nën-menysë del një shigjetë në fund ( ), atëherë duhet të klikoni mbi shigjetë, që e gjithë lista e menysë të shfaqet.

Menyja juaj në ekran duhet të duket si vijon:

Tek nën-menyja shfaqen programet që janë të instaluara në dosjen Accessories. (Ka mundësi, që menytë e kompjuterit tuaj të jenë ndryshe, në varësi të programeve të instaluara.). Për të filluar një program, kliko mbi ikonën e tij.

Ide! Për të zgjedhur një pikë në një nën-meny, duhet të rrëshqitni treguesin e miut horizontalisht drejt shigjetës së vogël( ). Nëse nuk mundeni të ruani linjën, ndodh që të hapet një meny tjetër.

Kliko mbi ikonën Notepad.

Programi hapet në një dritare mbi Platformë. Dritarja e Notepad është një shembull që tregon se si dritaret janë ndërtuar në të shumtën e programeve të Windows. Dritarja ka një linjë titulli me një meny sistemi majtas dhe një buton minimizimi, maksimalizimi e mbylljeje djathtas. Shikoje figurën në vazhdim dhe mbaj mend emrat e pjesëve të ndryshme.

Menyja e sistemit Linja e titullit Butoni i mbylljes

Simboli i Notepad në Linjën e Procesit

Programi Notepad

- 25 -

Page 26: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Në kapitujt e ardhshëm do të mësoni se si përdoren këto meny dhe butona.

Vini re, që simboli i Notepad shfaqet në linjën e procesit. Të gjithë programet aktivë shfaqen në linjën e procesit, në të njëjtën mënyrë.

Mbyll një program Një program mbyllet duke mbyllur dritaren e tij. Kjo mund të bëhet në disa mënyra – këtë herë mund ta bëni, duke klikuar me miun.

Mbyll një dritare Ju mund të veproni në këtë mënyrë për të mbyllur dritaren e Notepad dhe të mbyllni njëkohësisht programin.

Kliko mbi butonin mbyll djathtas, në krye të dritares së Notepad.

Dritarja mbyllet dhe programi përfundon. Vini re se simboli i Notepad zhduket gjithashtu nga linja e procesit.

Bllokimi i programit Ndodh shpesh që një program të bllokohet - pra nuk reagon më. Në një situatë të tillë, nuk duhet që kompjuteri të fiket, duke i hequr rrymën. Provo përsëri ta mbyllësh programin, duke klikuar mbi buonin e mbylljes në linjën e titullit. Nëse kjo gjë nuk ndihmon, atëherë mundesh të provosh kombinimin e tasteve Ctrl+Alt+Delete për të marrë kutinë e dialogut të mbylljes. Shënjo më pas me ndihmën e miut atë program që bën probleme dhe kliko mbi butonin End, që të përfundosh punën me të.

Menytë dhe kutitë e dialogut Përmes linjës së menysë të një programi, ju mund të shfrytëzoni të gjitha funksionet e tij. Është me rëndësi që ju ta mësoni sa më shpejt punën me linjën e menysë.

Ndez kompjuterin tuaj, nëse nuk e keni ndezur akoma.

Duhet të filloni më parë një program që përmban disa meny.

Fillo programin Calculator (makina llogaritëse), të cilin e gjen tek Accessories.

Linja e menysë

Siç e shikoni, makina llogaritëse ktre meny të ndryshme: Edit (edito), View (shfaq) dhe Help (ndihmë).

a

Hapni një meny Mënyra më e lehtë për të hapur një meny është klikimi mbi emrin e saj në linjën e menysë. Nëse gabimisht hapni një meny tjetër për tjetër, atëherë mund të klikoni përsëri në menynë e duhur, në vend të saj – nuk është e nevojshme mbyllja e një menyje për të hapur një tjetër.

Hapni menynë Edit duke klikuar mbi të.

Pika gri e menysë tregon se ajo nuk është aktive në momentin e caktuar. Në këtë momet nuk kemi asgjë të ruajtur në bordin e prerjeve(Clipboard), që të futet brenda (Paste).

Siç e shikoni, kjo meny ka dy alternativa: Copy (kopjo) dhe Paste (fut brenda). Kombinimi i tasteve që paraqiten në të djathtë të tekstit të menysë, quhet shkurtprerje, i cili përdoret për të kryer funksionin, pa qenë nevoja të hapet menyja fare. Funksionet që shikohen në këtë meny mund t’i gjeni në shumë programe, të cilat do mund t’i përdorni në të ardhmen. Ato kanë lidhje me të ashtuquajturin Bordi i Prerjeve (Clipboard) në Windows XP. Me anë të Bordit të Prerjeve, ju mund të shkëmbeni informacione ndërmjet programeve të ndryshme.

Hapni menynë View (shfaq), duke rrëshqitur treguesin e miut në të djathtë.

Në këtë meny, mund të zgjedhni ndërmjet një makine llogaritëse standarte dhe një makine llogaritëse shkencore, me shumë funksione.

- 26 -

Page 27: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Mbyll një meny Nëse doni të mbyllni një meny, atëherë klikoni diku jashtë saj.

Mbyll menynë, duke klikuar diku jashtë saj.

Zgjedh në një meny Për të zgjedhur një temë në një meny të hapur, duhet të klikoni direkt në atë pikë menyje, që doni të zgjedhni. Shiko psh. makinën llogaritëse shkencore.

Kliko së pari mbi menynë View (shfaq). Më pas kliko mbi pikën Scientific (shkencore).

Kthehu tek makina llogaritëse standarte.

Menytë e shkurtprerjeve Me ndihmën e butonit të djathtë të miut, në shumë situata mund të merrni meny të veçanta. Menytë kanë pamje të ndryshme, në varësi nga vendi ku klikohet me butonin e djathtë të miut. Këto lloj menysh përdoren shumë në programe të mëdha, siç janë psh. Word dhe Excel. Në Windows XP shfaqen llojet e dritareve “taf-paf” (popup) kur klikohet mbi Platformë ose mbi Linjën e Procesit.

Shënjo një vend të veçantë në Platformë dhe kliko me butonin edjathtë të miut. Ju duhet të shihni menynë në të djathtë:

Menytë e shkurtprerjeve përdoren plotësisht si të gjtha menytë e tjera. Një pikë e menysë mund të zgjedhet, duke klikuar ose duke shkruar një shkronjë, që është nënvizuar në titullin e menysë. Nëse doni të mbyllni menynë pa zgjedhur asgjë, mund të klikoni diku jashtë saj.

Provo të shikosh nën Properties (cilësitë).

Hap në të njëjtën mënyrë menytë e shkurtprerjeve për Linjën e Procesit dhe Shportën e letrave (Recycle Bin).

Peneli i rrulit Peneli i rrulit funksionon si një lloj ashensori. Ai përdoret për të parë përmbajtjen e një dritareje, kur në të ndodhet më shumë informacion se sa ka vend në dritare. Peneli i rrulit shfaqet vetëm në ato vende kur dritarja nuk është e madhe sa duhet, për ta paraqitur të gjithë informacionin.

Mbi platformë, pa asnjë program hapur, shtyp tastin F1 për të marrë Help and Support Center në Windows (funksionin e ndihmës).

Ide! Në shumicën e programeve mund të marrësh ndihmë, duke shtypur tastin F1.

Ju mund të shikoni një kuti dialogu, e cila përdoret shumë në Windows. Windows XP ka një qendër ndihme dhe mbështetjeje që ndryshon grafikisht nga versionet e tij të mëparshme. Duke klikuar mbi Index në linjën e mjeteve të punës, ju mund të merrni pamjen e mëposhtme.

Kliko mbi butonin Index (indeksi).

Kutia e rrulit

Peneli i rrulit

Siç e shikoni, lista në dritaren majtas ka më tepër tema se ç’mund të shfaqen njëherësh. Për ta shfaqur të gjithë përmbajtjen e listës, përdoret peneli i rrulit.

Kuadrati lart në penelin e rrulit (‘ashensori’) quhet kutia e rrulit. Ai tregon vendin se ku ndodhesh në një listë të gjatë temash apo teksti. Nëse kutia gjendet në mes të penelit të rrulit, kjo do të thotë se ju shikoni mesin e gjithë listës. Gjatësia e kutisë së rrulit tregon gjithashtu se sa e madhe mund të jetë një listë. Një kuti e gjatë tregon se kemi të bëjmë me një listë të shkurtër dhe anasjelltas, nëse kutia e rrulit është e vogël, atëherë lista është normalisht e gjatë.

Me kutinë e rrulit mund të punohet në tre mënyra:

1. Kliko me miun mbi kutinë e rrulit, mbajbutonin e majtë të miut të shtypur dhe tërhiqkutinë në drejtimin e dëshiruar. Kjo metodëështë më e mira, nëse dëshironi ta zhvendosnikutinë në distanca të mëdha.

- 27 -

Page 28: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

2. Lëviz kutinë duke klikuar shumë herëmbi shigjetat lart ose poshtë në peneline rrulit (‘ashensorin’). Sa herë që të klikosh,kutia e rrulit do të zhvendoset me një rresht.

3. Kliko diku mbi penelin e rrulit, poshtë kutisëose lart saj, për ta lëvizur kutinë e rrulit poshtëose lart. Kjo metodë është më e mira për tëzhvendosur kutinë me hapa më të mëdhenj, nënjë penel me përmbajtje të madhe.

Mund të ndeshësh edhe në penele rrulesh horizontale. Në këtë rast, në të njëjtën mënyrë, mund ta lëvizësh kutinë majtas ose djathtas.

Kliko disa herë në shigjetat anësore të një peneli, për të lëvizur me nga një rresht.

Tërhiq kutinë e rrulit pak më poshtë, që të shikosh listën më shpejt.

Kliko disa herë lart mbi penelin e rrulit për të paraqitur pamje ekrani lart.

Mbyll dritaren e ndihmës në Windows, duke klikuar mbi butonin mbyll, në linjën e titullit.

Listat ‘lësho-poshtë’ (drop-down) Në shumë vende në Windows do të ndeshësh të ashtuquajturat lista ‘lësho-poshtë’. Një listë e tillë përdoret për të kursyer vend, pasi ajo nuk hapet para se ju të klikoni mbi shigjetën në të djathtë të listës. Kur ta keni hapur një listë lësho-poshtë, ju mund të lëvizni përmbajtjen në të, duke manovruar me penelin e rrulit.

Fillo programin WordPad, të cilin e gjen tek Programs, Accessories. Krahaso pamjen që ju hapet me figurën e paraqitur më poshtë.

WordPad është një program shkrimi i thjeshtë, i cili ka tre lista lësho-poshtë: një për tipin e shkrimit, një për madhësinë e shkrimit dhe një për tipin rajonal të shkrimit. Zakonisht, këto lista lësho-poshtë dalin në fillim të linjës së mjeteve të formatimit, në krye të dritares së programit.

Shënim! Nëse nuk shikoni asnjë linjë të mjeteve të punës në kompjuterin tuaj, atëherë shko në menynë View dhe zgjedh Toolbar dhe Format Bar.

Hapni listën lësho-poshtë për tipin e shkrimit (font), duke klikuar mbi shigjetën në të djathtë të tipit të shkrimit.

Ju do të shikoni një listë me një numër të madh shkrimesh të ndryshme. Nëse e gjithë lista nuk shfaqet e plotë, atëherë mund të përdorni penelin e rrulit në të djathtë, për të treguar pjesën tjetër të tipeve të shkrimit.

Kliko (nëse është e nevojshme) disa herë, ose mbaj treguesin e miut të shtypur mbi shigjetën poshtë të penelit të rrulit, derisa të keni parë të gjithë listën.

Ju do të mbërrini më shpej në fundin e listës, nëse e tërhiqni kutinë e rrulit poshtë ose lart.

Shko direkt në krye të listës, duke e tërhequr kutinë e rrulit plotësisht lart.

Nëse doni të zgjedhni një tip shkrimi nga lista, mund të klikoni mbi emrin e tipit të shkrimit.

Zgjedh tipin Arial, duke klikuar mbi të.

Hapni listën lësho-poshtë për madhësinë e shkrimit dhe zgjedh Size (madhësinë) 36.

Shkruaj emrin tuaj dhe shih se si duket.

Nëse keni një printer të lidhur me kompjuterin, atëherë mund të provoni të printoni.

Printo tekstin (emrin) tuaj, duke klikuar mbi butonin e printerit në linjën e butonave të punës.

Nëse gjithçka është në rregull, printimi do kryhet me sukses.

Zgjedh File, Exit (dalje) dhe përgjigju me No (jo) pyetjes për të ruajtur dokumentin.

Dritaret Të gjitha dritaret në Windows mund të lëvizen, dhe shumica e tyre mund të ndryshojnë edhe madhësi. Në këtë kapitull do të mësoni se si mund të manovroni me dritaret.

Fillo Notepad. Lista ‘lësho-poshtë’ Kliko këtu për të hapur një

listë tjetër ‘lësho-poshtë’

- 28 -

Page 29: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Ju duhet ta njihni tashmë programin. Ai shfaqet në një dritare, e cila mund të lëvizë, mund të zmadhohet e zvogëlohet në mënyra të ndryshme.

Lëviz dritaren Të gjitha dritaret në Windows mund të zhvendosen duke shënjuar me treguesin e miut linjën e titullit dhe duke mbajtur të shtypur njëkohësisht butonin e majtë të miut, e duke e tërhequr dritaren në një pozicion të ri.

Shënim! Kur doni të lëvizni një dritare, është me rëndësi, që të shënjoni me treguesin e miut direkt në linjën e titullit. Nëse tërhiqni në një nga këndet e dritares, atëherë ju do të ndryshoni madhësinë e saj. Do ta shikoni!

Provo ta lëvizësh dritaren e Notepad rreth e rrotull mbi Platformë, duke tërhequr linjën e titullit me anën e miut.

Lëviz programin Notepad, që ai të vendoset lart në qoshen e djathtë të ekranit.

Ndrysho madhësinë e dritares Madhësia e dritareve të pothuajse të gjitha programeve në Windows, mund të ndryshohet. Disa programe, si psh. makina llogaritëse kanë madhësi fikse. Madhësia e dritares ndryshohet ose me anën e miut, ose me tastaturë.

Madhësia e dritares mund të ndryshohet duke e tërhequr korrnizën e saj me anën e miut, në njërin drejtim, apo tjetrin. Nëse doni të

ndryshoni njëkohësisht gjërësinë dhe lartësinë, atëherë kjo mund të bëhet duke tërhequr në këndet e dritares. Gjatë tërheqjes, dritarja shfaqet shpeshherë si një korrnizë.

Tërhiq linjën e titullit për të lëvizur dritaren

Lëviz treguesin e miut në anën e majtë të programit Notepad.

Nëse kjo kryhet si duhet, kursori do transformohet në një shigjetë të dyanëshme.

Tërhiq korrnizën për të ndryshuar madhësinë e dritares

Kursori i miut ndryshon në një shigjetë të dyanëshme

Bëje dritaren më të gjërë, duke e tërhequr majtas dhe lëshoje butonin e miut, kur të arrihet gjërësia e dëshiruar.

Në të njëjtën mënyrë, bëj dritaren më të lartë, duke e tërhequr poshtë, anën e poshtme të dritares.

Nëse doni të ndryshoni njëkohësisht gjërësinë dhe lartësinë, kjo mund të bëhet duke tërhequr në një kënd të dritares.

Lëviz treguesin e miut tek këndi djathtas-poshtë të dritares.

Kursori do të transformohet në një shigjetë të pjerrtë të dyanëshme.

Bëje dritaren sa një katërkëndësh të vogël:

Minimizo dhe maksimizo dritaren Të gjitha dritaret që mund të ndryshojnë madhësinë kanë dy butona të veçantë: Maksimizo dhe Minimizo, në krye të linjës së titullit djathtas. Nëse klikoni mbi butonin Maksimizo, programi do të mbushë gjithë ekranin.

Maksimizo dritaren e Notepad.

- 29 -

Page 30: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Notepad mbush tani gjithë ekranin dhe butoni Maksimizo ndryshon pamjen në butonin e rihapjes. Ky buton përdoret për ta kthyer dritaren në gjendjen që ishte para maksimizimit.

Rihap dritaren e Notepad në gjendjen e mëparshme.

Nëse klikoni mbi butonin Minimizo, programi reduktohet në një buton në linjën e procesit. Vini re se ky funksion nuk është njëlloj sikur programi të mbyllet. Një program i minimizuar qëndron në ‘pritje’ ose kryen një punë në ‘sfond’. Programi mundet kurdoherë të rihapet në madhësinë normale të dritares.

Minimizo dritaren e Notepad.

Tani rihape atë në gjendjen normale përsëri.

Kliko mbi butonin e Notepad në linjën e procesit për ta rihapur dritaren e tij:

Disa programe njëherësh Në Windows mund të punojnë disa programe njëherësh. Windows të jep mundësi edhe për të kopjuar një tekst apo fotografi nga një program në tjetrin. Ekziston edhe mundësia që dy programe të lidhen bashkë në atë mënyrë, që njëri program aktualizohet automatikisht, kur teksti apo fotografia e burimit ndryshohet në programin tjetër.

Tani do të mësoni se si mund të fillohen dhe punojnë dy programe njëkohësisht. dhe si mund të shkëmbeni nga njëri program tek tjetri.

Kujdesu që Notepad është hapur dhe se dritarja e tij përmbën një kuadrat me dimensione 10x10 cm. Vendose dritaren lart në anën e djathtë të ekranit.

Tani duhet të fillosh edhe një program tjetër.

Fillo Calculator (makinën llogaritëse) dhe kujdesu që të jetë zgjedhur Standard në View.

Tani keni dy programe të hapura njëkohësisht dhe në linjën e procesit shfaqen butonat e të dy programeve. Është e rëndësishme të dini se njëri dhe vetëm njëri nga programet, mund të jetë aktiv. Programi aktiv ka zakonisht një ngjyrë më të theksuar blu, në linjën e titullit.

Për më tepër, programi aktiv shikohet edhe nga linja e procesit, pasi butoni i tij është disi më i ‘futur’ në linjë (merr një ngjyrë më të errët se linja e procesit). Është programi aktiv, ai që reagon, nëse shkruhet diçka me tastaturë.

Bëj një llogaritje çfarëdo, duke përdorur tastet numerike, në të djathtë të tastaturës.

Kur shtyp mbi taste, ndikohet vetëm programi aktiv, ndonëse programi që ndodhet në sfond, vazhdon të jetë në pritje.

Shkëmbimi ndërmjet programeve Shkëmbimi ndërmjet programeve nga njëri tek tjetri, bëhet në mënyra të ndryshme:

1. Nëse e shikoni vetëm pak dritaren eprogramit, të cilin doni ta përdorni, mundenivetëm të klikoni mbi të, për ta aktivizuar.

2. Mund të klikoni gjithashtu në butonin eprogramit, në linjën e procesit.

3. Mbani të shtypur tastin Alt dhe shtypni njëherë tastin Tab (tabelor). Duhet të vazhdoni tambani Alt të shtypur, edhe pasi e keni lëshuartastin Tab. Një dritare shkëmbimi shfaqet nëekran dhe ju mund të vazhdoni të shtypniTab, derisa të shkoni tek programi idëshiruar.

Provo të shkëmbesh për tek Notepad, duke klikuar mbi dritaren e tij.

Provo tani të shkruash diçka me tastaturë, në mënyrë që të shohësh se Notepad është aktiv.

Për të parë nevojën e dy metodave të tjera, duhet të rregulloni të dy programet në një mënyrë të veçantë.

Kujdesu, që Notepad të jetë më i vogël se makina llogaritëse dhe lëvize derisa dritarja e tij të qëndrojë brenda makinës llogaritëse:

- 30 -

Page 31: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Kliko diku mbi makinën llogaritëse.

Kur të aktivizoni makinën llogaritëse, Notepad do të zhduket pas dritares së saj, meqë dritarja aktive del gjithmonë sipër. Nëse doni të ktheheni përsëri tek Notepad, ju nuk mund të shfrytëzoni metodën e klikimit mbi dritaren e tij, pasi dritarja është “fshehur”.

Kliko mbi butonin e Notepad në linjën e procesit.

Provo gjithashtu metodën me kombinim të tasteve Alt+Tab për të shkëmbyer ndërmjet programeve.

Mbyll makinën llogaritëse dhe Notepad pa ruajtur asgjë.

Pajisje për Windows Programet që keni përdorur në këtë kapitull janë pajisje standarte, që vijnë bashkë me Windows. Të gjitha këto pajisje mund të gjenden duke shfrytëzuar butonin Start, Programs, Accessories. Ju mundeni të shkruani letrat tuaja dhe shënime me ndihmën e Notepad dhe WordPad. Nëse doni të gjeni shenja speciale, Windows ka zakonisht edhe një Character Map me shenja të ndryshme, ose për ilustrime, ju mund të përdorni programin Paint (vizatim).

Puna me filet Kur punoni me kompjuter, shkruani letra, bëni llogari apo fotografi, do doni mbi të gjitha që puna juaj të ruhet. Kështu që ju mund ta merrni përsëri më vonë. Puna juaj mund të ruhet ose në disketë, ose në hardisk. Nëse kompjuteri është i lidhur me një rrjet pune (network), ju mund ta ruani punën tuaj në servër. Prandaj, ju duhet të keni njohuri në këto koncepte:

Filet Puna juaj ruhet në të ashtuquajturin fil. Një fil është bashkimi i të dhënave, psh. një letër që ruhet në disketë ose hardisk. Kur të ruani një fil, ju duhet gjithmonë t’i jepni një emër dokumentit, i cili përmban llogarinë tuaj apo një fotografi, etj. Një fil mund të jetë një tekst, një fotografi etj. që ju keni bërë në një program dhe e keni ruajtur me një emër të caktuar. Por një fil mund të jetë gjithashtu edhe një program i madh, i cili përbëhet nga miliona shenja, dhe që është rezultat i punës së shumë njerëzve.

Dosjet Për të mbajtur rregull me filet, mund ta ndani disketën ose hardiskun në njësi më të vogla, të cilat quhen dosje (mund të quhen gjithashtu drejtori, katalogje ose biblioteka). Ju mund t’i krahasoni këto dosje me radhët e librave në një raft librash. Dosjet e ndryshme mund t’i emërosh ashtu si edhe filet dhe në një dosje mund të ruash file teksti, llogarie, etj., që kanë diçka të përbashkët me njëri-tjetrin. Mund të vazhdoni ndarjen e diskut, duke krijuar dosje nën një dosje të caktuar (nëndosje), që i ngjan vendosjes së skedave, në një radhë librash.

Njësitë e kujtesës Shumica e kompjuterëve kanë një drejtues diskete, një hardisk dhe një drejues CD-je (CD-ROM-in ). Kompjuteri mund të pajiset me disa drejtues disketash dhe hardisqe, etj.

Deri vonë, CD-të ishin njësi kujtese, të cilat përdoreshin vetëm për t’u lexuar, pasi përdoruesi nuk mund të ruante gjë në to. Prandaj, drejtuesi i CD-ve ka marrë si fillim emrin CD-ROM (ROM=Read Only Memory – lexo vetëm kujtesën). Por tani teknika e ka bërë të mundur edhe shkrimin mbi CD, sikur të ishin disketa.

Nëse dëshironi të shikoni filet dhe dosjet në Windows, kjo mund të bëhet në dy mënyra:

1. Nga ikona My Computer (kompjuteri im), ecila ndodhet mbi platformë, mund të hapëshnjësitë që ndodhen në kompjuterin tuaj.

2. Eksploruesi (Windows Explorer) që gjendetnën Programs, Accessories, ju jep mundësinëpër të marrë një ide më përfshirëse për tëgjitha njësitë dhe dosjet në kompjuterin tuaj.Duke përdorur Eksploruesin, ju mund tëshikoni strukturën e njësive dhe dosjeve. Nënjë kapitull tjetër, do të mësoni më shumëmbi Eksploruesin.

Kompjuteri im Filloni me hapjen e My Computer dhe shikoni dosjet e ndryshme, që ndodhen në hardisk, së bashku me njësitë e tjera, që ndodhen në kompjuter. Hapja e një dosjeje mund të bëhet në dy mënyra:

Kliko dyfish mbi të.

- 31 -

Page 32: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Kliko mbi të me butonin e djathtë të miut dhe zgjedh Open (hapni) në menynë e shkurtprerjeve që shfaqet aty.

Shënjoje atë dhe shtyp Enter.

Kliko dyfish mbi My Computer.

Shënim! Dritarja ‘My Computer’ mund të jetë ndryshe për ty. Mund të ketë më shumë ose më pak drejtues disketash, hardisqe apo CD-ROM-e dhe njësi rrjeti pune të lidhura me kompjuterin.

Këtu shfaqen simbolet e atyre njësive që gjenden në kompjuter. Për më tepër që shfaqen edhe disa dosje të rëndësishme si My Documents, etj. Ka edhe meny që ju ndihmojnë për të hapur, kopjuar, fshirë dhe transferuar filet. Nga menytë, ju mund të përcaktoni edhe si duhet të shfaqen filet. Mund të provoni disa mundësi, të cilat ndikojnë mbi sjelljen e dosjeve.

Zgjedh shfaqjen e fileve Nëse nuk ka ndryshuar ndonjë gjë, që nga koha kur Windows është instaluar, dosjet do të shfaqen si ikona të mëdha në dritare, të cilat mund t’i ndryshoni në mënyra të ndryshme.

Hapni menynë View (shfaq).

Këtu mund të zgjedhësh pesë mënyra për të shfaqur përmbajtjen në dritare: Thumbnails (miniatura), Tiles (pllaka), Icons (ikona), List (lista) dhe Details (detaje). Çdo mënyrë e thjeshtë shfaqjeje ka favoret dhe disfavoret e veta. Kur përdor Miniatura, dritarja shihet qartë por ikonat zënë shumë vend – kjo është mirë të përdoret në ato dritare që kanë pak ikona. Në një dritare me shumë objekte, është më mirë të përdoren Ikons ose List, për të krijuar vend për sa më shumë prej tyre. Nëse doni të merrni më shumë informacione për dosjet e filet, përveç emrit, atëherë zgjedh View, Details (detaje).

Provo të zgjedhësh të pesë mënyrat e ndryshme të shfaqjes dhe shiko si ndryshon pamja. (Duhet të hapni menynë View).

Në fund, zgjedh mënyrën List (lista).

Linjat e mjeteve të punës Për ta thjeshtëzuar mënyrën e paraqtjes së përmbajtjes në dritare, mundeni të hapni një linjë të mjeteve të punës, ku mund të shfrytëzoni butonat, në vend që të zgjedhni nga menytë.

Zgjedh View, Toolbar, Standard Buttons (nëse kjo linjë e mjeteve (butonave) të punës nuk është e hapur ndërkohë).

Në linjën e mjeteve të punës, në fund djathtas ndodhet një buton, ku mund t’i zgjedhësh komandat, duke klikuar në shigjetën në të djathtë të tij. Normalisht, puna mund të kryhet më shpejt nëpërmjet kësaj mënyre. Prandaj është mirë që të njiheni me format e ndryshme të paraqitjes dhe funksionimin e butonave të paraqitjes.

Shënim! Dritarja duhet të jetë mjaft e gjërë, nëse doni t’i shikoni të gjithë butonat në linjën e mjeteve të punës. Zmadhoje dritaren aq shumë, sa të shikosh të gjithë butonat në dritare.

- 32 -

Page 33: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Shënjo mbi butona të ndryshëm dhe shiko sqarimin që del ‘taf-paf’. Vini re se miu duhet të ‘pushojë’ pak mbi secilin buton, që sqarimi të shfaqet.

Fikso gjërësinë e dritares për të shfaqur miniatura, duke shfrytëzuar për këtë butonin e shfaqjes, në linjën e mjeteve të punës.

Ide! Paraqitja që sapo keni zgjedhur ruhet edhe për herën tjetër, kur ta hapni përsëri të njëjtën dritare. Ju mund të zgjedhni të keni pamje të ndryshme nga njëra dritare në tjetrën, në varësi të numrit të objekteve që ndodhen në dritare.

Hardisku Për të parë përmbajjen e hardiskut, duhet të hapni ikonën My Computer. Së pari ju duhet të kontrolloni disa mundësi:

Hapni menynë View në My Computer dhe kontrolloni që pika Status Bar (linja e statusit) të jetë e shënjuar me një hark. (Mos klikoni mbi Status Bar (linja e statusit), nëse ajo është e shënjuar ndërkohë, pasi mund ta largoni linjën e statusit!).

Në linjën e statusit, e cila shfaqet në fund të dritares, mund të lexoni shumë informacione të dobishme. Del gjithmonë një sqarim mbi konsekuencat e zgjedhjes së shënjuar në meny. Nëse shënjon njësitë e kompjuterit, dosjet apo filet, ju mund të merrni sqarim mbi madhësinë, vendin e lirë, apo gjëra të tjera. Është mirë t’i referohesh linjës së statusit.

Kliko mbi ikonën e hardiskut (njësia C:).

Ju mund të shikoni tani, madhësinë e vendit të lirë dhe kapacitetin total në hardisk (Free Space dhe Total Size).

Kliko dyfish mbi ikonën e hardiskut.

Kujdesu që linja e mjeteve të punës të shfaqet edhe në dritaren e re (nëse kjo nuk ndodh automatikisht).

Duhet të shihet pak a shumë në këtë mënyrë:

Tani ju mund të shikoni të gjitha filet dhe dosjet që gjenden në hardiskun tuaj. Kujtohuni se sasia e dosjeve dhe fileve nuk ka pse të jetë e njëjtë me figurën më sipër. Siç mund ta shikoni, dosjet dhe filet mund të shfaqen me ikona të ndryshme. Ikonat e fileve janë gjithashtu të ndryshme nga njëri fil në tjetrin. Windows ‘njeh’ një numër të ndryshëm tipe filesh dhe i shfaq ato me simbole të veçanta. Programet, dokumentet, llogaritë, filet e instalimit, filet e ndihmës dhe fotografitë, shfaqen të gjitha në mënyra të ndryshme – me ikona të ndryshme.

Kliko mbi butonin e shfaqjes dhe paraqit mënyra të ndryshme të pamjes së fileve.

Ide! Nëse doni që ikonat të ‘paketohen bashkë’ në dritare, që të shikoni sa më shumë të jetë e mundur, atëherë hapni menynë View dhe zgjedh Arrange Icons by, Auto Arrange.

Shkëmbimi ndërmjet dosjeve Kur ju të doni të shkëmbeni (alternoni) ndërmjet drejtorive të ndryshme që keni hapur, mund të klikoni direkt në atë dritare, në të cilën doni të shkoni – natyrisht nën parashikimin se ajo është e dukshme në ekran. Ose duhet të zgjedhësh të klikosh mbi butonin e duhur në linjën e procesit.

Shkëmbe ndërmjet dritareve të ndryshme. Përdori të tre metodat me të cilat je njohur deri tani.

Mbyll dosjet Për të mbyllur një dosje, mund të zgjedhni File, Close në linjën e menysë, por natyrisht që është

- 33 -

Page 34: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

më e shpejtë të klikoni mbi butonin e mbylljes, në linjën e titullit lart-djathtas.

Mbyll dosjen e hardiskut (C:), në mënyrë që vetëm dosja My Computer të jetë hapur.

Shiko disketat Deri tani ju keni mësuar përmbajtjen e hardiskut. Tani do të provoni të ‘hapni’ një disketë, për të parë se çfarë përmban ajo.

Shënim! Për këtë ushtrim, duhet të përdorni një disketë, e cila përmban disa file.

Kujdesu që disketa të ndodhet në drejtuesin e disketës.

Kliko dyfish mbi ikonën e njësisë 3½ Floppy (A:).

Kujdesu që, mënyra e paraqitjes Thumbnails (miniatura) të jetë e zgjedhur në menynë View (shfaq).

Ju e shikoni tani se si duken filet në një disketë. Ndoshta ju mund të shikoni gjithashtu se filet kanë ikona të ndryshme. Kjo varet nga programi, në të cilin janë krijuar filet, që ka disketa.

Mbyll të gjitha dritaret e hapura.

Puna me dosjet dhe filet Në këtë kapitull do të mësoni të krijoni dosje të reja. Do të mësoni gjithashtu të kopjoni, transferoni, fshini dhe të riktheni file.

Struktura Me kalimin e kohës, gjatë punës suaj me kompjuter dhe krijimit të fileve të ndryshme, është e rëndësishme të mësoni se si të strukturoni dosjet në një mënyrë të thjeshtë e të qartë. Përndryshe do të dalin probleme për të gjetur filet, që ju ruani në hardisk.

Në hardisk, dosjet organizohen në një strukturë hierarkike, të cilat mund të krahasohen me degëzimin e një peme, ku kurora shtrihet kokëposhtë. Niveli më i lartë i pemës quhet ‘dosja e rrënjës’, ose ‘rrënja’. Një strukturë tipike mund të duket si vijon:

Rrënja

Niveli i parë në strukturën e dosjeve

Niveli i dytë në strukturën e dosjeve

Në rastin kur duhet të ruani një fil nga një program, do të ishte ide e mirë që të mendoni se ku duhet të futet dokumenti në fjalë. Në kutinë e dialogut Save As (Ruaj Si), ju mund të shikoni drejtoritë e ndryshme. Duke klikuar dyfish në një drejtori, ju kaloni teposhtë në strukturën e drejtorive (larg rrënjës). Dhe kur klikoni mbi butonin “Up One Level” (një nivel më lart), ju ngjiteni me një nivel në drejtim të rrënjës.

Zgjedh një nivel ose njësi Një nivel më lart

Ju rekomandojmë, që të përpiqeni të mbani rregull në drejtoritë tuaja, prandaj krijoni një strukturë të mirë, në të cilën mund të orientohesh me lehtësi. Kështu që puna juaj do të bëhet më e lehtë dhe më e qartë. Mos ruaj asnjëherë file të punës suaj në rrënjë, apo në programe si WINDOWS apo DOS. Do të ishte mjaft e vështirë, që të gjeni dokumentin përsëri.

Në Windows XP, ju mundeni pa problem, që të emëroni apo vendosni drejtori dhe file. Ju mundeni gjithashtu të vendosni drejtori dhe file mbi Platformë, pavarësisht se kjo gjë duhet të bëhet me kujdes. Teknikisht kjo nuk jep probleme, por ju duhet më mirë ta mbani Platformën të pangarkuar dhe të qartë.

- 34 -

Page 35: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Krijimi i dosjeve Tani do të provoni të krijoni një dosje të re, si nëndosje në dosjen e Windows.

Në dosjen Windows, siç e keni parë, ndodhet një numër i madh dosjesh. Tani do të bëni një dosje të re me emrin Ushtrime. Si zakonisht në Windows, kjo mund të bëhet në disa mënyra: Zgjedh File, New, Folder në linjën e menysë, ose kliko me butonin e djathtë të miut në një vend të zbrazët në dritare dhe zgjedh New, Folder në menynë e shkurtprerjes, që shfaqet.

Këtë herë do të mësosh si të përdorësh menynë.

Hapni menynë File dhe zgjedh New (menyja mund të duket ndryshe në kompjuterin tuaj):

Kliko mbi Folder (dosje) në nën-meny.

Një dosje e re do të krijohet në fund të përmbajtjes, dhe ju mund të shkruani menjëherë emrin që doni t’i jepni dosjes. Kursori vendoset automatikisht në fushën e emrit dhe ju sapo të filloni të shkruani, teksti ekzistues (New Folder) do të zhduket e zëvendësohet me emrin e ri.

Shkruaj: Ushtrime Shtyp Enter.

Dosja juaj e sapokrijuar është gati për përdorim.

Hapni dosjen Ushtrime:

Për të vendosur një fil në një drejtori, ju mund të veproni në tre mënyra:

1. Kopjo një fil nga një disketë, CD ose nga njëdosje e hardiskut.

2. Transfero një fil nga një disketë, CD osedosje e hardiskut.

3. Krijo një fil në një program çfarëdo dhe ruajenë dosje.

Mbyll të gjitha dosjet e hapura.

Ruaj një fil në dosjen e re Duhet si fillim të krijoni një fil dhe ta ruani më pas në dosjen ‘Ushtrime’.

Fillo programin WordPad dhe shkruaj: Unë kam krijuar dosjen time në Windows XP.

Zgjedh File, Save As...

Shënim! Është ide e mirë që të ruash rregullisht. Në shumicën e programeve, të cilët do i përdorësh në të ardhmen, ekziston butoni Ruaj, ku mund të klikoni. Bëje këtë veprim çdo çerek ore.

Në këtë kuti dialogu duhet të japësh emrin e filit dhe duhet të kujdesesh që dokumenti të ruhet në dosjen e re. Kursori gjendet ndërkohë në fushën File name (Emri i filit).

Shkruaj (Shënim! Mos shtyp Enter): Teksti im i parë

Para se të klikosh mbi butonin Save (Ruaj) ose të shtypësh Enter, është e rëndësishme, që ju të siguroheni se fili do të ruhet në dosjen e duhur. Për ta aktivizuar drejtorinë, ju mund të përdorni metodat: klikim dyfish, klikim me butonin e djathtë, duke zgjedhur Open në menynë e shkurtprerjes dhe më pas shtyp Enter.

Shënim! Nëse nuk mundeni ta shikoni Platformën në “Save As”, ju mund të hapni menynë lësho-poshtë, duke klikuar mbi shigjetën në të djathtë

- 35 -

Page 36: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

të saj dhe duke zgjedhur më pas Desktop (platformë), në listën që shfaqet.

Kliko dyfish mbi My Computer, pastaj mbi hardiskun (C:), dhe pastaj mbi dosjen Windows e në fund mbi dosjen Ushtrime, për ta hapur atë.

Kur të keni gjetur dosjen e duhur, ku doni të ruani filin, mund të klikoni mbi butonin Save dhe ta ruani atë.

Kliko mbi butonin Save. Mbyll pastaj WordPad përmes linjës së menysë duke përdorur File, Exit.

Kontrollo nëse fili është ruajtur Nëse dëshironi të shihni filin tuaj të ruajtur, se a gjendet me të vërtetë në dosjen Ushtrime, atëherë ju mund ta bëni këtë.

Hapni përsëri My Computer, më pas hardiskun (C:), dosjen Windows dhe në fund dosjen Ushtrime.

Shënim! Nëse shënjoni filin dhe zgjedhni File, Properties,(cilësitë) mund të merrni nje kuti dialogu me informacion rreth dokumentit (data, madhësia, tipi i filit, etj.). Për tipe të ndryshme filesh, edhe Cilësitë janë të ndryshme.

Hapni një dokument

Ju keni konstatuar tashmë se dokumenti juaj gjendet me të vërtetë në dosjen Ushtrime. Tani mund të provoni ta hapni dokumentin direkt, pa hapur programin WordPad më përpara. Ju mund ta hapni një fil në të njëjtat mënyra, siç keni provuar të hapi edhe një dosje: klikim dyfish, klikim me butonin e djathtë të miut dhe zgjedhje në menynë e shkurtprerjes, duke shënjuar dhe shtypur Enter, ose duke zgjedhur File, Open në linjën e menysë.

Hapni dokumentin Teksti im i parë.

Kur të kontrolloni se është i njëjti dokument, mbylleni atë përsëri.

Mbyll të gjitha dosjet dhe përfundo edhe programin WordPad.

Eksploruesi Me Windows XP vjen edhe një program i veçantë, i cili merret me manovrimin e njësive, dosjeve dhe fileve. Ky program quhet Windows Explorer (Eksploruesi). Me anë të Eksploruesit, ju mundeni me lehtësi të shikoni të gjitha njësitë dhe dosjet në kompjuterin tuaj (dhe në rrjetin e punës, nëse keni një rrjet të tillë). Me anë të Eksploruesit, ju mund të shikoni strukturën e hardiskut dhe përmbajtjen e të gjitha dosjeve.

Dritarja e programit eksplorues Nëse Windows XP është instaluar si duhet, atëherë Windows Explorer mund të gjendet nën Programs, Accessories të menysë Start.

Fillo programin Eksplorues.

- 36 -

Page 37: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Ju do keni një favor të madh me përdorimin e Eksploruesit, kur do ju duhet të kopjoni apo transferoni file dhe dosje. Hapni dosjen, e cila përmban filin, që doni të kopjoni dhe pastaj tërhiqeni atë me lehtësi me anën e miut për në dosjen pritëse.

Përmbajtja e një njësie apo dosjeje që shënjoni në të majtë, shfaqet gjithmonë në dritaren e djathtë. Në të njëjtën mënyrë si tek dritarja e My Computer, filet mund të shfaqen në 5 mënyra të ndryshme: Thumbnails (miniatura), Tiles (pllaka), Icons (ikona), List (lista) dhe Details (detaje). Edhe veprimet tjera kryhen po ashtu.

Hapni menynë View dhe shiko nëse pika Status Bar është e shënjuar me një hark. Tek Toolbars, zgjedh ato që dëshiron të shfaqen.

Kliko mbi butonin View (shfaq) dhe shiko se si duken filet. Zgjedh në fund Details(detaje).

Provo gjithashtu edhe disa mënyra të ndryshme për të renditur filet me View (shfaq), Arrange Icons (rendit ikonat).

Mbiemri i filit Mbiemri i filit, ose më saktë tipi i tij, është emri i shkurtër që shfaqet pas emrit të filit. Eksploruesi nuk e tregon zakonisht mbiemrin e filit, por jep një sqarim nën rubrikën Type (tipi) djathtas. Tipi i filit .rtf (Rich Text Format), është një tip fili për programin WordPad, ndërsa tipi .txt (Text) është tip fili për Notepad, kurse Microsoft Word ka psh. tipin standart .doc, e kështu me radhë.

Nëse doni më shumë informacione për një fil, atëherë kliko mbi të me butonin e djathtë të miut dhe zgjedh Properties (cilësitë). Për t’i bërë të dukshëm tipet e njohur (për Windows) të fileve, duhet të përdorësh Folder Options...(mundësitë).

Filet e fshehtë Në Eksplorues mundeni në të njëjtën mënyrë si tek My Computer, që të përcaktoni nëse doni t’i shfaqni të gjitha filet, apo doni t’i fshihni të ashtuquajturat file të sistemit.

Zgjedh Tools, Folder Options...(mundësitë).

Siç e shikoni, këtu ndodhen mundësitë: General (e përgjithshme), View (shfaq), File Types (tipet e fileve) dhe Offline Files (filet JoNëLinjë). Tek skeda View (shfaq), ju keni mundësinë për të zgjedhur shfaqjen e të gjitha fileve, nëse do zgjedhni: Show hidden files and folders (shfaq filet dhe dosjet e fshehta), nën dosjen: Hidden files and folders (filet dhe dosjet e fshehta). Ju keni mundësi gjithashtu për të bërë të dukshëm tipet e fileve të njohur. Shikoni me kujdes skedën View dhe përcaktoni se çfarë tjetër mund të ndryshoni aty, prej mundësive të zakonshme, që janë përcaktuar nga Windows.

Kujdesu që rubrika: Folder Options..., View, Hide extensions for known file types (fshih tipet e fileve të njohur) të mos jetë e shënjuar me hark. Gjithashtu zgjedh rubrikën Display the full path in the title bar (shfaq gjithë rrugën e filit në linjën e titullit). Kliko OK.

Manovrimi me Eksplorues Kur doni të eksploroni nëpër njësitë, dosjet dhe filet, ju mund të përdorni anën e majtë të dritares së Eksploruesit. Ndërsa ana e djathtë e dritares përdoret për të shfaqur rezultatin. Ju mund të lëvizni markimin e miut me anën e vetë miut ose me anë të tasteve shigjetë. Nëse ju shtypni tastin Home, ju shkoni direkt në krye të listës, ndërsa tasti End ju çon në fund të saj. Sapo të shënjoni një dosje në anën e majtjë, përmbajtja e saj do shfaqet në anën e djathtë. Në linjën e statusit (poshtë) mund të shikoni, se sa objekte përmban një dosje dhe sa vend zë ajo në hardisk. Nëse ju keni zgjedhur për të fshehur filet e sistemit, ju mund të shihni në linjën e statusit edhe numrin e fileve të fshehtë të dosjes së shënjuar.

Tipi i fileve

Ndrysho dosje

Një nivel lart

Fshij Mosbëj 5 mundësitë e shfaqjes

Numri i fileve në dosjen aktuale

Vendi i përdorur në dosjen aktuale, si dhe vendi i zbrazët në hardisk

- 37 -

Page 38: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Kliko mbi disa dosje të ndryshme, që të shohësh se si ndryshon përmbajtja në anën e djathtë të dritares. Vëreni edhe informacionet që dalin në linjën e statusit.

Fut një disketë në drejtuesin e disketës dhe shënjo njësinë e saj, për të parë përmbajtjen.

Kliko mbi dosjen e hardiskut (C:) dhe kliko gjithashtu edhe mbi butonin Views (shfaq).

Në linjën e statusit të Eksploruesit mund ë shohësh se sa vend i lirë ndodhet në hardisk. Si rregull kryesor, mund të përmendet fakti, se është mirë të kesh rreth 10% vend të lirë, të të gjithë madhësisë së hardiskut. Nëse doni të shihni madhësinë e hardiskut, mundeni të klikoni me butonin e djathtë ë miut mbi C: dhe të zgjedhni Properties (cilësitë).

Ndoshta e keni vënë re se disa dosje shfaqen me një shenjë plus në të majtë. Dosjet që shfaqen në atë mënyrë, tregojnë se kanë disa nëndosje. Ndërsa dosja pa shenjën plus në të majtë, nuk ka asnjë nëndosje.

Nëse klikoni mbi njërën nga shenjat plus, dosja do hapet dhe ju mund të shikoni nëndosjet e saj. (Mund të zgjedhni të shtypni edhe tastin plus në tastaturë). Dosja që hapet, shfaqet tani me një shenjë minus, mbi të cilën mund të klikoni për të mbyllur shfaqjen e nëndosjeve. Siç e shikoni, (me +,-) bëhet e mundur hapja dhe mbyllja e dosjeve me treguesit e miut, pa influencuar në përmbajtjen e anës së djathtë të dritares.

Në kompjuterin tuaj, dosja Windows ka shumë mundësi të shfaqet me një shenjë plus, që tregon se ka shumë nëndosje në Windows.

Kliko mbi shenjën plus në të majtë të dosjes Windows, që ajo të hapet.

Ju shikoni tani se çfarë nëndosjesh ndodhen në Windows. Diku në fund, ju mund të vini re edhe dosjen e krijuar prej jush, Ushtrime. (Ndosha është e nevojshme që të përdorni penelin e rrulit që të shikoni më poshtë). Ana e djathtë e dritares shfaqën përkundrazi, përmbajtjen e hardiskut C:, të cilin e ke shënjuar më herët. Ju mund të klikoni mbi shenjën plus, apo minus në të majtë të një dosjeje, pa e ndryshuar përmbajtjen në anën e djathtë të dritares së Eksploruesit. Kjo gjë do të jetë mjaft e nevojshme për ju, kur të filloni dhe kopjoni apo transferoni file nga një dosje në tjetrën. Do e shikoni.

Krijimi i dosjeve Nëse doni të krijoni një dosje të re, ju duhet më parë ta shënjoni atë dosje, ku do të krijohet dosja e re. Shiko eventualisht paragrafin My Computer, pak më sipër në këtë kapitull.

Si fillim, ju do të krijoni një dosje nën Windows.

Kujdesu që dosja Windows të shënjohet.

Zgjedh File, New Folder (dosje e re).

Dosja e re vendoset diku në fund të përmbajtjes së Windows, dhe kursori gjendet në fushën e emrit të saj.

Shkruaj: trajnim

Shtyp Enter.

Dosja e re shfaqet edhe në anën e majtë, edhe në anën e djathtë. Në anën e majtë, dosja renditet sipas alfabetit, ndërsa në të djathtë, ajo vazhdon të rrijë në fund të listës. (Ndoshta ju duhet të manovroni me penelin e rrulit për ta parë dosjen në anën e majtë).

Zgjedh View, Arrange Icons by, Name, dhe dosja e krijuar renditet sipas alfabetit.

Përdor penelin e rrulit (në rast nevoje) për të parë dosjen si majtas, ashtu edhe djathtas.

Shënjo dosjen e sapo krijuar për të parë përmbajtjen e saj. (Ajo është natyrisht e zbrazët, pasi ju sapo e keni krijuar).

Shënjimi i fileve Për të kopjuar, transferuar apo fshirë filet, duhet më parë ta shënjoni anën e djathtë të dritares. Për të zgjedhur filet, përdor këto katër metoda:

- 38 -

Page 39: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

1. Mbaj të shtypur tastin Ctrl dhe kliko diku nënjë radhë filesh që doni të zgjedhni. Për aqkohë sa e mbani tastin Ctrl të shtypur, shtohetzgjedhja sa herë që klikoni mbi një fil. Kjometodë, quhet zgjedhja me ‘përzgjedhje’.

2. Nëse doni të zgjedhni shumë file në një radhëtë ndërvarur, ju mund të klikoni mbi filin eparë, të cilin doni ta zgjedhni. Pastaj mbanitastin Shift të shtypur, ndërsa klikon mbi filine fundit në radhë. Kjo metodë quhet zgjedhja‘prej-deri’.

3. Nëse doni të zgjedhni të gjitha filet në njëdosje, atëherë në linjën e menysë zgjedh Edit(edito), Select All (zgjedh të gjitha), ose shtypCtrl+A.

4. Nëse doni të zgjedhni të gjitha filet me disapërjashtime të vogla, shënjo së pari ato file qënuk doni t’i zgjedhni. Pastaj zgjedh Edit(edito), Invert Selecion (zgjedhje epërkundërt).

Pavarësisht se cilën metodë përdorni, linja e statusit ju tregon numrin e objekteve të zgjedhur dhe vendin që ato zënë në hardisk.

Ushtrohu pak, duke provuar të zgjedhësh një ose disa file në mënyra të ndryshme.

Mbyll Exploruesin.

Kopjo filet Nëse doni të kopjoni file në Windows XP, mund të përdorni disa metoda të ndryshme:

• Në menynë Edit (edito) dhe komandat Copy(kopjo) dhe Paste (fut brenda).

• Me ndihmën e miut dhe metodën “tërhiq &lësho”.

• Përmes menysë File, Send To (transfero)(Psh. tek disketa A:).

Të tria këto metoda kanë favoret dhe disfavoret e veta. Si fillim do të provoni dy metodat e para. Kështu që ju mund të zgjedhni vetë pastaj, se cila metodë është më e përshtatshme për ju.

Kopjo dhe fut brenda Ju akoma nuk keni krijuar file të rregullta në hardisk. Prandaj, ju mund të filloni e kopjoni disa file nga Windows për në disketë. Kësaj radhe do të përdorni Eksploruesin për të kopjuar,

por ju mund të kishit përdorur edhe My Computer.

Kujdesu që të kesh një disketë në drejtuesin e disketës.

Fillo programin Explorues.

Shënjo dosjen Windows, pastaj system32 (manovro me penelin e rrulit në dritaren e majtë, që të shikoni dosjet që dëshironi).

Shënjo filin Calc në dritaren e djathtë (manovro me dritaren e djathtë për ta gjetur atë).

Zgjedh Edit (edito), Copy (kopjo).

Në fakt, ju nuk e shikoni se mund të ketë ndodhur ndonjë gjë. Por fili i shënjuar është kopjuar në kujtesën e kompjuterit, nga ku mund të futet brenda në vende të tjera.

Shënjo disketën (A:) në dritaren e majtë (ndoshta do duhet të manovroni me dritaren e majtë për të parë ikonat në krye).

Zgjedh Edit (edito), Paste (fut brenda).

Fili Calc duhet të dalë pas pak në anën e djathtë, ku shfaqet përmbajtja e disketës (A:).

Kopjo me "tërhiq & lësho" Tani do provoni të kopjoni një fil, duke e tërhequr nga një dosje në tjetrën.

Shko nën Windows, Web, Wallpaper dhe shënjo filin Home (nëse nuk mund ta gjeni atë, atëherë gjeni një tjetër me ikonën: ).

Mbaj butonin e miut të shtypur dhe tërhiqe filin në disketë (A:) në të majtë. Lësho miun.

Vini re, se kur e mban miun të shtypur, kursori i miut transformohet gjatë rrugës në një rreth me

- 39 -

Page 40: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

një shenjë plus në të djathtë të kursorit. Shenja plus ju tregon se ju jeni duke kopjuar. Nëse ju përdorni metodën “tërhiq & lësho” nga një njësi kujtese në tjetrën (psh. nga hardisku tek disketa), parashikohet që gjithmonë ju doni të kopjoni. Por nëse tërhiqni një fil nga një dosje e së njëjtës njësi, tek një dosje tjetër, atëherë fili do të transferohet, në vend që të kopjohet. Nëse ju doni, për një arsye apo tjetër, që të kopjoni në të njëjtën njësi, nga një dosje në tjetrën, atëherë mbani të shtypur Ctrl dhe tërhiqni filin. Ose mund të klikoni gjithashtu me butonin e djathtë të miut mbi fil, dhe të zgjedhni Copy (kopjo).

Riemëro filet Komanda Rename (riemëro) përdoret për të ndryshuar emrin e fileve dhe dosjeve. Ju mund ta zgjedhni këtë komandë ose nga menyja File, ose nga menyja e shkurtprerjes, që shfaqet kur klikoni me butonin e djathtë të miut mbi fil.

Shënjo disketën (A:) dhe kliko me butonin e djathtë të miut mbi filim Home.

Zgjedh Rename (riemëro) në atë shkurtprerje të menysë që shfaqet aty.

Kursori vendoset automatikisht në fushën e emrit të filit dhe ju mund të filloni menjëherë të shkruani emrin e ri të filit.

Shkruaj Shtëpi dhe shtyp Enter.

Ju mundeni gjithashtu ta riemëroni një fil pa e përdorur fare komandën Rename. Kjo bëhet duke e shënjuar filin dhe duke klikuar mbi emrin e filit edhe një herë, ku shkruani emrin e ri. Kliko pastaj jashtë fushës së emrit, që të kryhet ndërrimi i emrit.

Shënim! Ki kujdes, që të mos ndërroni emrat e fileve të dokumenteve etj. që nuk i njihni se çfarë janë. Nëse riemëroni një fil programi (me tipin e filit COM, EXE, DLL etj.), programi mund të mos punojë si duhet pas kësaj.

Transfero file Për të transferuar një fil, duhet të përdorni të njëjtat metoda si tek kopjimi. Mund të përdorni metodën “prej & fut” ose “tërhiq & lësho”.

Transfero me anë të linjës së menysë Kur transferoni një fil me ndihmën e linjës së menysë, duhet të kaloni në këto stade:

1. Shëno filin (filet) që doni të transferoni(mund të shënjoni edhe dosje)

2. Zgjedh Edit, Cut (ose Cut me butonin edjathtë të miut). Ose përdor Ctrl+X.

3. Kliko mbi atë dosje ose njësi, ku doni tëtransferoni filin (filet).

4. Zgjedh Edit, Paste (ose kliko me butonin edjathtë të miut diku në dosjen pritëse dhezgjedh Paste). Ose përdor Ctrl+V.

Transfero me anë të miut Nëse doni të transferoni një fil me anë të miut, atëherë duhet të veproni kështu:

1. Rregullo dosjet, që duhet të japin e të marrin,në atë mënyrë, që të dyja të shihen në ekran.

2. Shënjo filin (filet) që doni të transferoni.

3. Shënjo me kursorin e miut në vendin ezgjedhur (me ngjyrë blu), mbaj të shtypurbutonin e miut dhe tërhiq filin (filet, nësekeni më shumë se një) për tek dosja marrësedhe lëshoje në fund butonin e miut.

Shënim! Nëse dosja marrëse gjendet në një njësi tjetër, ju duhet të mbani edhe tastin Shift të shtypur, ndërkohë që tërhiqni. Përndryshe fili (filet) kopjohet, në vend që të transferohet.

Krijo një dosje në disketën (A:) dhe emëroje Transferime (shiko fillimin e paragrafit, nëse ke harruar se si krijohet një dosje).

Transfero filet Shtëpi dhe Calc nga dosjet respektive, në dosjen Transferime në të njëjtën disketë.

Mbyll të gjitha dritaret.

Formatimi i disketave Një disketë duhet të formatohet para se të vihet në përdorim. Shumica e disketave që shiten, janë të formatuara që në fabrikim, para se ju t’i blini ato. Por sidoqoftë, ju duhet të dini se si mund të formatohet një disketë, pasi mund të kesh nevojë për një veprim të tillë, për të fshirë përmbajtjen e një diskete, ose për ta bërë atë disketë të përdorshme për kompjuterin tuaj. Kur një disketë formatohet, kjo do të thotë se çdo gjë që ndodhet në të, është fshirë.

- 40 -

Page 41: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Shënim! Për ta bërë këtë, ju duhet të përdorni një disketë të re – ose një të vjetër, përmbajtja e së cilës nuk ju duhet. Siç e thamë, gjithçka fshihet! Mos e përdor disketën, ku ke ruajtur filet e fundit.

Fut një disketë të zbrazët në drejtuesin e disketës (A:), dhe hapni Exploruesin.

Zgjedh File, 3½ Floppy (A:), Format...

Në kutinë e dialogut që ju shfaqet, ju mund të përcaktoni emrin e etiketës së disketës dhe mënyrën se si duhet të formatohet ajo, Quick Format (formatim i shpejtë) apo formatim normal. Në disketat me shenjën HD (High Density = densitet i lartë), duhet të zgjedhësh kapacitetin 1,44 MB. Më parë ka patur edhe disketa DD (Double Density = densitet i dyfishtë) me 720 KB, por ato nuk përdoren më. Nëse disketa ka qenë e formatuar më parë, atëherë ju mund të zgjedhni formatim të shpejtë.

Shënoni emrin tuaj si Volume label (etiketa e volumit) dhe kliko mbi butonin Start.

Formatimi i disketës merr kohë, prandaj duhet të kesh durim. Ju mund ta ndiqni procesin e formatimit në indikatorin që shfaqet në fund të kutisë së dialogut të formatit.

Kur formatimi të ketë përfunduar, kliko mbi butonin Close (mbyll). (Zakonisht kjo bëhet dy herë, një herë kur lajmërohesh se formatimi ka përfunduar dhe kur doni të mbyllni kutinë e dialogut të formatimit.)

Mbyll të gjitha dritaret.

Fshij filet Do të vijë momenti, që do ju duhet të fshini file nga një disketë apo hardisk.

Në rastin kur do ju duhet të fshini një apo më shumë file nga një disketë apo hardisk, ju mund ta bëni këtë në të njëjtat mënyra si me kopjimin. Shënjoni më parë filin (filet) që doni të fshini dhe pastaj zgjedh në linjën e menysë komandën File, Delete (fshij).

Mundeni gjithashtu të klikoni thjeshtë mbi tastin Delete (fshij) ose të përdorni shkurtprerjen me butonin e djathtë të miut. Çdo herë, një kuti dialogu do ju pyesë nëse vërtetë doni t’i fshini filet, dhe ju mund ta konfirmoni këtë.

Shporta e letrave Nëse përdorni metodat e lartpërmendura për të fshirë një fil nga hardisku, fili vendoset në një dosje të veçantë që quhet Shporta e letrave, shkurt Shporta. Ka dy konsekuenca me rëndësi:

1. Të gjithë filet e fshirë mund të rikthehen,përderisa nuk e ke zbrazur shportën.

2. Ju nuk lironi vend në hardisk, duke hedhurfile në shportë. Jeni i detyruar ta zbraznishportën, për të liruar vend.

Hedhja e fileve në shportë Nëse ju e shikoni shportën e letrave diku mbi platformë, mund të tërhiqni file direkt në të, për t’i fshirë ato. Vini re se ju nuk do pyeteni fare për të vërtetuar fshirjen (por ju përsëri keni mundësi për t’i rikthyer filet e fshira).

Fshij nga disketa Nëse fshini file nga disketa, ato nuk hidhen në shportë. Filet, që fshihen nga një disketë nuk mund të rikthehen me lehtësi. Prandaj ju do merrni gjithmonë një paralajmërim para se të fshini file nga një disketë.

Fshij dosjet Ju mund ta fshini një dosje në të njëjtën mënyrë, sikur të ishte një fil. Mund të fshini si dosjet e zbrazëta, ashtu edhe dosjet me gjithë përmbajtjen e tyre; dmth. me gjithë file dhe nëndosje. Është mirë që ta kontrolloni përmbajtjen e një dosjeje, para se ta fshini atë.

Sigurohuni që të keni disketën e ushtrimeve në kompjuter.

Fshij filin Calc nga dosja Transferime, duke e shënjuar atë dhe duke zgjedhur Delete në shkurtprerjen e butonit të djathtë të miut.

Fshij filin Shtëpi duke e tërhequr atë në shportë.

Mbyll dosjen Transferime, e cila është tani e zbrazët.

Fshij dosjen Transferime.

Rikthimi i fileve të fshirë Nëse gabimisht ju fshini një fil nga hardisku, atëherë mund ta merni atë nga shporta.

Fillo Eksploruesin. Hapni dosjen Ushtrime në hardiskun (C:), nën Windows.

- 41 -

Page 42: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Shënjo filin Teksti im i parë dhe fshije atë. Mbyll Eksploruesin.

Ju mund ta gjeni tani filin në Shportën e letrave. Veproni në këtë mënyrë, për ta rikthyer atë:

Shënjo Shportën, dhe kliko me butonin e djathtë të miut. Kliko Open (hapni) në menynë e shkurtprerjes.

Gjej dhe shënjo filin Teksti im i parë.

Zgjedh File, Restore (rikthe). Ose përdor përsëri butonin e djathtë të miut dhe Restore.

Fili do zhduket menjëherë nga Shporta. Ai është kthyer prapa në atë vend, ku ju e patët fshirë.

Ku ka ikur fili? Nuk besoj se ke harruar ku ka qenë i ruajtur fili më parë? Por kjo edhe mund të ndodhë. Ekziston një funksion kërkimi, të cilin mund ta gjeni edhe në linjën e butonave të mjeteve të punës së Eksploruesit, por edhe nga butoni Start. Funksioni i kërkimit ju ndihmon të kërkoni në një mënyrë sistematike.

Shënjo rënjën në C:.

Zgjedh në Eksplorues Search, All Files and Folders (të gjitha filet dhe dosjet).

Shkruaj emrin e filit “tekst” dhe kliko mbi butonin Search.

Pas pak çastesh shfaqen të gjitha filet dhe dosjet ku fjala “tekst” mund të jetë e futur në emrin e filit. Këtu mund të kërkosh për një emër fili në bazë të kritereve të ndryshme, sipas datës, madhësisë apo kritereve të avancuara.

Mbyll të gjitha dritaret.

Përshtat Windows Një nga favoret e Windows XP është fakti se ju mund të përshtatni me lehtësi platformën e tij, sipas nevojës dhe dëshirës suaj. Në këtë paragraf do të mësoni se si të shtoni dhe largoni ikona mbi platformën e Windows.

Shtoni ikona Ka një numër ikonash të lëvizshme (të quajtura shkurtprerje) mbi platformë, dhe është mjaft e lehtë të shtoni të tjera me ndihmën e Exploruesit apo My Computer. Kjo gjë, si zakonisht, mund të kryhet në disa mënyra, me anën e linjës së menysë apo metodën “tërhiq & lësho”.

Tërhiq në platformë një shkurtprerje Mënyra më e lehtë për të krijuar shkurtprerje bëhet me metodën “tërhiq & lësho”.

Hapni Eksploruesin dhe shkoni tek hardisku (C:), pastaj nën Windows, klikoni mbi dosjen system32. Përcakto mënyrën e shfaqjes List (lista) dhe sigurohu që filet të jenë renditur sipas emrit. Mbyll të gjitha dritaret, përveç Eksploruesit. Nëse është e nevojshme, duhet të rregulloni madhësinë e dritares, në mënyrë që të shihni platformën në të majtë.

Gjeni dhe shënjoni filin calc në dosjen system32 të Windows (nëse nuk mund ta gjeni atë, atëherë zgjedhni filin explorer nën Windows).

Mbani të shtypur butonin e djathtë të miut dhe tërhiqeni filin calc në një vend të lirë mbi platformë. Pastaj lëshojeni miun.

Zgjedh tani pikën Open Shortcut Here (hapni shkurtprerje këtu), siç tregohet në figurë:

Shkurtprerja hapet automatikisht dhe vendoset mbi platformë. Nëse nuk keni zgjedhur Auto Arrange (renditje automatike) për platformën, shkurtprerja vendoset aty, ku ju e lini atë.

Mbyll të gjitha dosjet. Kliko me butonin e djathtë të miut mbi platformë dhe zgjedh Arrange Icons By, Auto Arrange.

Siç mund ta shikoni, shkurtprerja merr emrin “Shortcut to” (shkurtprerje për) e ndjekur poshtë saj me emrin e filit të programit. Nëse doni të

- 42 -

Page 43: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

ndryshoni emrin, që Windows e ka dhënë automatikisht për këtë shkurtprerje, atëherë mund të veproni në këtë mënyrë:

Kliko me butonin e djathtë të miut mbi shkurtprerje dhe zgjedh pikën Rename.

Shkruaj Makina llogaritëse dhe shtyp Enter.

Vini re se ikona ka një shigjetë të vogël, dhe nga kjo, ju mund të kuptoni se ajo është një shkurtprerje.

Testo shkurtprerjen Ju dëshironi me siguri të testoni, nëse shkurtprerja funksionon.

Kliko dyfish mbi Makina llogaritëse.

Nëse shkurtprerja funksionon, makina llogaritëse do të hapet menjëherë.

Mbyll Makinën llogaritëse.

Shkurtprerje për dokumente Nëse keni një dokument, të cilin e përdorni shpesh, do ishte praktike sikur ta vendosnit një shkurtprerje të tij mbi platformë. Këtë mund ta bëni në të njëjtën mënyrë siç keni provuar të bëni një shkurtprerje për një program.

Fillo My Computer, hapni hardiskun (C:) dhe pastaj dosjen Windows, dhe në fund shko tek dosja Ushtrime. Kontrollo që dokumenti Teksti im i parë të ndodhet në dosje.

Kliko me butonin e djathtë të miut mbi emrin e dokumentit dhe zgjedh në meny Create Shortcut (krijo shkurtprerje).

Tërhiq shkurtprerjen e re mbi platformë dhe mbyll të gjitha dosjet.

Siç e shikoni, ikona e re ka marrë emrin: “Shortcut to Teksti im i parë”. Kësaj radhe rekomandohet që të mos ndryshohet emri i shkurtprerjes, në mënyrë që të kuptohet se vetë dokumenti është i ruajtur në një vend tjetër.

Kur të hapni dokumentin me anë të shkurtprerjes, programi WordPad (ose Word) do të fillojnë automatikisht.

Provoje shkurtprerjen duke klikuar dyfish mbi të.

Shikoje dokumentin që hapet dhe mbylle atë përsëri.

Largo shkurtprerjet Një shkurtprerje mund të fshihet në të njëjtën mënyrë siç fshihet edhe një fil: kliko me butonin e djathtë të miut dhe zgjedh komandën Delete (fshij) ose tërhiqe ikonën e saj në Shportë. Kur fshini një shkurtprerje nuk ndodh asgjë me filin e programit, pasi është vetëm shkurtprerja që fshihet. Ju mundeni kur të doni, të krijoni një shkurtprerje të re, ose ta filloni programin/dokumentin në një mënyrë tjetër.

Fshij shkurtprerjen e dokumentit Teksti im i parë, që sapo keni bërë. Fshij gjithashtu edhe shkurtprerjen e makinës llogaritëse.

Tërhiq një fil si shkurtprerje Me metodën “tërhiq & lësho”, mundeni të tërhiqni një fil tek një shkurtprerje printeri për ta printuar. Ju mundeni gjithashtu ta tërhiqni filin tek një shkurtprerje programi, për ta hapur filin me ndihmën e programit në fjalë. Krijo së pari një shkurtprerje të printerit mbi platformë.

Hapni My Computer dhe pastaj Printers:

Shënjoni printerin që doni të përdorni. Mbaj butonin e djathtë të miut të shtypur dhe tërhiqe ikonën mbi platformë. Lësho butonin e miut dhe zgjedh Create Shortcut Here në menynë, që ju shfaqet.

Mbi platformë do të dalë një shkurtprerje e printerit, nga ku mund të printoni.

Hapni dosjen Ushtrime. Tërhiq filin Teksti im i parë tek shkurtprerja e printerit.

Vini re se Windows hap programin, i cili ka krijuar filin (në këtë rast WordPad ose Word) dhe printon dokumentin. Programi mbyllet automatikisht përsëri.

Mbyll të gjitha dritaret.

- 43 -

Page 44: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Ide! Nëse doni të përshtatni shkurtprerjet e menysë

ë

Peneli i kontrollit ontrollit të

e, në

art dhe zgjedh Settings

Start (fillo), kjo mund të bëhet me lehtësi. Duhettë klikoni së pari me butonin e djathtë të miut mbi butonin Start. Zgjedh Open (hapni, me të zeza) në menynë e shkurtprerjes. Në dritaren qdo hapet, ju mund të shikoni ndër tjera Programs(programet). Hapni Programs, dhe aty do të shikoni të gjitha shkurtprerjet e menysë Start për programet e instaluara në kompjuter. Mund të manovroni me filet dhe dosjet në të njëjtën mënyrë si me My Computer, dhe rezultati do ju shfaqet menjëherë në menynë Start.

Ju mund të përdorni Penelin e kWindows për të bërë rregullime të ndryshmmënyrë që Windows t’ju përshtatet më mirë shijeve tuaja. Peneli i kontrollit mund të hapet përmes menysë Start.

Kliko mbi butonin St(rregullimet), Control Panel (peneli i kontrollit).

Peneli i kontrollit përmban një numër ikonash, të

et, që ndërmerrni në Penelin e erisa

leme në fillim, derisa të shohim tani disa

mundësi të rregullimit të miut.

cilat mund të përdoren për të rregulluar cilësi të ndryshme në Windows. Do të shohim këtu disa nga këto mundësi

Shënim! Rregullimkontrollit, bëhen standarte për sistemin, dju të ndërmerrni rregullime të tjera.

Rregullo miun Miu mund të nxjerrë probtë mësoheni me të. Ne do

Kliko dyfish mbi ikonën e miut në Penelin e kontrollit.

Në këtë kuti dialogu me pesë skeda, mundeni gjithashtu të rregulloni se sa shpejt duhet të klikoni, që klikimi të konsiderohet si klikim i

a

do të

oni që tani.

ë htë.

Switch primary and secondary buttons

ske

Buttons.

fun Ap ogut, duke klikuar mbi butonin OK.

dyfishtë. Nëse jeni sollak (përdorni dorën e majtë) mundeni të shkëmbeni edhe funksionet butonet e miut. Duhet të keni parasysh se disa funksione hyjnë në fuqi menjëherë, ndërsa distë tjera nuk vihen në përdorim, derisa të klikoni mbi butonin Apply (apliko), ose të mbyllni kutinë e dialogut, duke klikuar mbi OK.

Shkëmbe butonat e miut Përdoruesit e kompjuterit me dorën e majtë kenë favor, nëse shkëmbejnë funksionet ebutonave të miut. Mund ta prov

Shënim! Parashikohet që miu të jetë rregulluar që nfillim, që përdoruesi të përdorë dorën e djat

Shënjo(Shkëmbe butonat primar e sekondar).

Zgjedhja juaj nuk ka hyrë në fuqi akoma. Mund ta kontrolloni atë, duke klikuar me kursor mbi

dat, duke e lëvizur miun, etj.

Kontrollo, që butoni i majtë i miut funksiononsiç pritet, duke klikuar mbi skedën Pointers (shënjuesit). Shko përsëri tek

Nëse doni që rregullimi i ri për miun të ksionojë, ju duhet ose të klikoni mbi butoninply (apliko), ose të mbyllni kutinë e dial

- 44 -

Page 45: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Kliko mbi butonin Apply (apliko).

Butonat e miut duhet të kenë ndryshuar vend tani, në mënyrë që butoni i djathtë do jetë primar, dhe i majti sekondar.

Provo tani përsëri të zgjedhësh skedat Buttons, aj

logut, jtë të miut.

jathtë

e butonin e djathtë të miut, dhe pastaj

het të bëhet

luar butonat), nën pikën

se

likimi

e

e aq shpejtësi.

w

ikuar

Dgji rën.

nën Date ra).

e), ju m

ën. Skeda e dy aktoni zonën

Pointers, Pointer Options, Wheel (nëse miu juka rrotë) dhe Hardware, lart në kutinë e diaduke klikuar me butonin e ma

Siç e shikon, butoni i majtë i miut nuk funksionon si më parë. Ka mundësi që kjo të ju duket e pazakontë! Për të zgjedhur apo shënjuar diçka, ju duhet tani të përdorni butonin e dtë miut.

Kur të doni të ktheheni tek gjendja normale përsëri, duhet të hiqni shënjimin e vënë tek Switch primary and secondary buttons, duke klikuar mklikoni mbi butonin Apply (apliko).

Shkëmbe vendet e butonave përsëri.

Rregullo klikimin dyfish Ju mund të rregulloni se sa shpejt duklikimi i dytë pas të parit, që të marrim një klikim të dyfishtë. Kjo bëhet duke rregultreguesin në skedën Buttons (Double-click speed (shpejësia e klikimit dyfish). Në varësi të preferencave tuaja, ju mund ta zhvendosni treguesin ose nga Slow (ngadalë) onga Fast (shpejt). Gjej një pozicion që e bën të lehtë për ju klikimin dyfish. Nëse e keni të vëshirë klikimin dyfish, atëherë zhvendose treguesin nga Slow (ngadalë). Por nëse je i kënaqur me miun, lëre ashtu siç është.

Në të djathtë keni një “dosje testi”, ku mundprovoni funksionin e miut. Nëse klikimi dyfish mbi dosjen e testit punon, dosja do të hapet.Klikimi tjetër i dyfishtë, mbyll dosjen.

Kliko mbi skedën Buttons.

Zhvendos treguesin drejt Slow (ngadalë) dhe testoje disa herë, se sa gjatë mund të jetë intervali ndërmjet dy klikimeve, që kdyfish të funksionojë.

Zhvendos treguesin drejt Fast (shpejt) dhe testoje përsëri në dosjen e testit – po e çovderi në fund, mund të jetë e vëshirë për një njeri të klikojë dyfish m

Rregulloje treguesin në një vlerë në mes Slodhe Fast dhe testoje disa herë, derisa klikimi dyfish të jetë i përshtatshëm për ju.

Mbyll kutinë e dialogut të miut, duke klmbi butonin OK.

ata dhe ora Nga Peneli i kontrollit, ju mundeni të rregulloni

thashtu datën dhe o

Kliko dyfish mbi ikoand Time (data dhe o

Kutia e dialogut që shfaqet në ekran ka tre skeda,dhe në të parën (Date & Tim und të rregulloni manualisht datën dhe or

të ju jep mundësinë të përckohore (Time Zone) ku ndodheni ju, ndërsa skeda e tretë është Internet Time, ku aktualizohet ora me një server, me orë të saktë.

Ide! Ju mund ta hapni këtë kuti dialogu edhe duke klikuar dyfish mbi orën e linjës së procesit në fund, në të djathë të saj, ose duke klikuar me

in e djathtë të miut dhe duke zgjedhur

e e

shës së uajin e saktë mund ta merrni në listën

buton‘Adjust Date/Time’ (rregullo datën/orën) në menynë e shkurtprerjes, që ju shfaqet.

Data Ju mund të rregulloni vitin duke shkruar vitinsaktë në fushën e vitit, ose duke gjetur vitin mndihmën e shigjetave në të djathtë të fuvitit. Mlësho-poshtë të muajve (kliko në shigjetën djathtas) dhe pastaj merr muajin e duhur. Data e saktë merret duke klikuar mbi datën e duhur në kalendarin mujor, që ju del në ekran.

- 45 -

Page 46: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Rregulloni kompjuterin tuaj, që të tregojë datën e ditëlindjes suaj.

Ora Ndryshimi i orës bëhet duke shkruar në fushën e

t e e

shi athtë të saj. Nëse oni me miun në fushën e orës, mund të

s

t, që doni të

shi ë ju e

et

K.

Rregullo dhe shto printer

pri

tu të ë bi ikonën Add

Pri këtë mënyrë, ju ndjekni ap pas hapi

orës, ose duke klikuar mbi njërën nga tre vleraorës (orë, minuta, sekonda) dhe duke klikuar m

gjetat lart-poshtë, në të djshënjshikoni se kursori i miut ndryshon në një kursor teksti (si një I e madhe). Kursori ndryshon gjithmonë kështu, sa herë që shënjon një vend ku mund të shkruhet tekst ose numra.

Shënjo me kursorin e miut në fushën e orëdhe shiko se si ndryshon kursoi pamjen.

Kur të doni të ndryshoni orët, minutat dhe sekondat, ju duhet të veproni kështu: Kliko së pari mbi orët, minuatat ose sekondandryshoni. Kliko pastaj disa herë në butonat e

gjetave në të djathtë për të marrë numrin edëshiruar. Vini re se ora ndalet, ndërkohë qrregulloni atë. Për ta filluar orën përsëri, ju duhtë klikoni mbi butonin Apply (apliko), ose të mbyllni kutinë e dialogut, duke klikuar mbi OK.

Rregullo orën në 23:55:00 dhe kliko mbi O

Nëse e keni bërë këtë si duhet, atëherë ora duhet të tregojë datën e lindjes suaj dhe orën që sapo shënuat, rreth 23:55 (ora lëviz gjithë kohën).

Kontrollo në linjën e procesit, që ora të jetë aq sa e keni vendosur. Shënjo me miun mbi orë, dhe shiko datën që tregohet.

Hapni përsëri dritaren e rregullimit të datës dhe orës, dhe rregulloni datën dhe orën e aktuale në kompjuter. Kliko në fund OK.

Së fundi mund të shikoni pak mbi rregullimin enterit në Penelin e kontrollit.

Kliko dyfish mbi ikonën Printers and Faxes.

Në kutinë e dialogut që ju shfaqet, ju mund të shikoni se cilët printera janë lidhur me kompjuterin. Ju mundeni gjithash shtoni njprinter duke klikuar dyfish m

nter (shto priner). Nënjë guidë (Wizard) që ju ndihmon hpër të instaluar një printer të ri.

Shënim! Nëse doni të instaloni një printer nga rrjeti i punës, duhet më parë ta gjeni atë në rrjetin e punës dhe të klikoni më pas mbi ikonën e tij. Pastaj zgjedh në linjën e menysë File, Install.

Nëse shënjoni një printer ekzistues dhe hapni ile, ju mund të përcakoni gjithashtu që

ju ë që

menynë Fprinteri të jetë standart. Kjo do të thotë se të gjitha dokumentet dërgohen në atë printer, kurzgjedhni të printoni me anë të një programi nëWindows. Printerat e tjerë munden gjithashtu tpërdoren, por ato duhet t’i zgjedhësh çdo herë printon.

Mbyll dritaren Printers dhe Penelin e kontrollit.

Sugjerim shtesë: Total Commander Për të manovruar me filet dhe dosjet me një lehtësi më të madhe se sa me Eksploruesin

Total

Co Programi, i cili paraqitet në en me

s.

(Windows Explorer), ju mund të përdorniCommander (pasardhësin e Windows

mmander). figurën e mëposhtme, ka dy dritare dhe krylehtësi thuajse të gjitha funksionet e Window

- 46 -

Page 47: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

Total Commander prodhohet nga Christian Ghisler – një programues zviceran, dhe programi ndodhet për më tepër edhe në versionin shqip, sipas përkthimit të Arben Çokaj.

Programi është relativisht i vogël, mund ta zërë vetëm një disketë, dhe ju mund ta gjeni atë në internet, në adresën: http://www.ghisler.com.

Sa i përket fileve të gjuhës shqipe, ato mund të gjenden në të njëjtën adresë, nën rubrikën Language (gjuha). Për më tepër në gjuhën shqipe, ju mund të lexoni faqen shqip të pro-gramit: http://www.shkoder.net/bm/tcm.htm.

Ushtrimi 2.1 – Makina llogaritëse 1. Fillo programin Calculator (makina

.

ale.

. Mbyll programin.

llogaritëse) duke përdorur butonin Start (fillo)Programi gjendet nën Accessories (programeshtesë).

2. Eksperimento pak me këtë program dhe kryejdisa veprime me të. Tasti Enter i përgjigjetshenjës = në një makinë llogaritëse normPër të rifilluar një llogari nga zero, shtypnitastin Esc ose kliko me miun mbi C.

3

Ide! Ju mund të përdorni tastet numerike në të djathtë të tastaturës, për të kryer veprimet me makinë.

Ushtrimi 2.2 - Ndihma

2.

mbyllur kompjuterin (turncomputer), shënjo temën dhe kliko

1. Zgjedh Help and Support (ndihmë dhembështetje) nga menyja Start (fillo).

Zgjedh funksionin Index (indeksi) në linjën ebutonave. Provo të shohësh përmbajtjen mendihmën e penelit të rrulit (ashensorin).

3. Gjej ndihmoff

ë për të

Display. Lexo informacionin që del në ekran.

4. Mbyll dritaren e Ndihmës.

Ushtrimi 2.3 – Një tekst në WordPad 1. Fillo programin WordPad. Ai gjendet nën

Accessories (programe shtesë).

2. Shkruaj: Unë kam mësuar Windows XP.

Kliko me butonin e djathtë të miut diku mbiatë tekst që po shkruani, në mënyrë që të

3. dalë

4.

l, Bold Italic (me e (madhësi) 18,

duke i shënjuar të gjitha këto fusha.

shkrimit në

...

9. d (nga menyja File)

menyja e shkurtprerjes.

Zgjedh Font... (tipi i shkrimit) në meny.

5. Zgjedh tipin e shkrimit Ariatë zeza dhe kursiv), dhe Siz

6. Kliko mbi OK.

7. Shtyp Enter për të filluar një rresht të ri dheshkruaj: Këtu kam ndryshuar tipin eArial, me të zeza e kursiv, dhe madhësi 18.

8. Printo dokumentin duke zgjedhur File, Print(printo) dhe në fund OK.

Mbyll programin WordPapa e ruajtur atë fare.

Ushtrimi 2.4 – Disa programe njëherësh

1. (të dy gjenden nën menynë

2. tically

3. kruaj:

4. Tani shk vizato diçka.

encil’ (laba t të shtypur

Fillo programin WordPad dhe pastajprogramin PaintAccessories – programe shtesë).

Kliko me butonin e djathtë të miut mbi linjëne procesit dhe zgjedh: The Windows Ver(dritaret vertikalisht).

Shko tek WordPad dhe shDy programe mund të paraqiten së bashku dhe të shihen njëkohësisht.

o tek Paint dhe

5. Mbyll të dy programet pa i ruajtur fare.

Ide! Mund të vizatoni duke zgjedhur mjetin ‘P

ps). Lëviz treguesin e miut mbi fushën e rdhë, duke mbajtur butonin e miu

dhe vizato mbi fushën e bardhë.

Ushtrimi 2.5 – Paraqitja e dosjeve 1. Hapni njëri pas tjetrit My Computer,

hardiskun (C:) dhe Windows.

që të hësh sa më shumë file.

2. Përcakto shfaqjen në Details (detaje) tëdosjes Windows, duke e zgjedhur këtëme butonin Views. Maksimizoje dritarensho

- 47 -

Page 48: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 2. Sistemi i drejtimit Windows XP

3. Rendit filet në mënyra të ndryshme mendihmën e View, Arrange Icons by. Cili ështëfili më i ri? – dhe cili më i vjetri? Kthehu nëfund tek renditja sipas Name (emrit) dhembyll të gjitha dritaret.

s

e lexo etë e mundur të

rë.

6. s... dhe kliko mbi jitha

7.ended) (fshih filet e

harkun e shënjimit. Çfarë.

4. Hapni përsëri My Computer dhe më pahardiskun (C:).

5. Kujdesu që linja e statusit të duket dhinformacionin në të. Duhet të jshohësh se sa file ndodhen në dritare, saobjekte janë të fshehura, dhe vendin e liKliko mbi një fil për të parë info rreth tij.

Zgjedh Tools, Folder Optonskedën View. Rregullo që të shfaqen të gfilet dhe kliko mbi OK. Sa file ndodhen taninë rrënjën e kompjuterit tuaj?

Shkoni tek mundësia: Hide protectedoperating files (Recommmbrojtur të sistemit - rekomandohet) dheprovo ta heqësh ndodh? Zgjedh No dhe mbyll të gjitha dosjet

Ushtrimi 2.6 - Dosjet, filet dhe formatimi 1.

2. t

etë dhe

4. të

. Mbyll programin Notepad.

7.

Vendos një disketë, të cilën sapo e keni formatuar, dhe krijo tre dosje në të. Emëro dosjet Ekonomi, Projekt dhe Private.

Fillo programin Notepad dhe shkruaj një tekstë shkurtër për motin e ditës.

3. Ruaje tekstin në dosjen Private në diskjepi emrin Moti. Mbyll programin Notepad.

Hapni dosjen Private dhe kontrollo, që fili jetë në vendin e duhur. Çfarë ndodh nëseklikoni dyfish mbi filin moti? Provoje!

5

6. Formatoje disketën përsëri. Përdor QuickFormat (formatim i shpejtë).

Mbyll të gjitha dritaret.

Us

2. Rregullo dosjet Windows (nga hardisku) dheFoto (nga disketa), që të shihen të dyja.

e

htrimi 2.7 – Kopjimi 1. Vendos një disketë të formatuar në drejtuesin

e disketës dhe krijo një dosje me emrin Foto.

3. Kopjo disa file BMP Windows, Web,Wallpaper në dosjen Foto. Fotot shfaqen mikonën .

4. Hapni disa file nga disketa dhe shikoni se

5. e jepi emrin todën e dy dritareve a dosja Foto tek dosja

Arkiv.

im të shpejtë të

çfarë përmbajnë ato.

Krijo një dosje të re në (A:) dhArkiv. Përdor përsëri medhe transfero disa file ng

6. Në fund, kryej një formatdisketës (me Quick Format) dhe mbyll tëgjithë dritaret.

Us

r tën e vitit të ri 2004. Në çfarë dite

2. gojë orën e New 6

3. Rregullo përfundimisht datën dhe orën ashtu

htrimi 2.8 – Data dhe ora 1. Fillo Penelin e kontrollit të Windows dhe

kliko dyfish mbi Date and Time. Rregullodatën pë nabie nata e vitit të ri 2004?

Rregullo orën që të treYorkut. Bregdeti i lindjes së SHBA-ve ështëorë pas nesh. Kontrollo, që data dhe ora eNew York-ut shfaqet në linjën e procesit.

siç janë aktualisht, dhe mbyll dritaren.

Ushtrimi 2.9 – Shkurtprerjet . Krijo një shkurtprerje mbi platformë për

ka emrin

2.

3.ekst në të dhe

1programin Notepad (programi Notepad dhe gjendet nën dosjen Windows).

Riemëro shkurtprerjen në Shënime.

Filloje programin Notepad me ndihmën e shkurtprerjes, shkruaj një tmbylle në fund.

Metodika tjera nga BMC Nëse dëshironi të lexoni më shumë mbi TI-në, atëherë ne ju ofrojmë:

- Patenta e kompjuterit, moduli 4-7 - Web-dizenjo me FrontPage

- Web-dizenjo me HomeSite- FTP me Total Commander- Total Commander si Explorues

Vizitoni për më tepër faqen tonë në: http://www.bmconline.info/

- 48 -

Page 49: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 49 -

3. Programi i shkrimitWord XP

Në këtë kapitull, do të mësoni se si të shkruani me ndihmën e programit të shkrimit Microsoft Word XP. Ushtrimi i parë bën fjalë për shkruarjen e një letre dhe printimin e saj.

Fillo Microsoft Word Ekzistojnë disa mënyra për të filluar programin Word. Më e zakonshmja është klikimi i butonit Start dhe pastaj zgjedhja e pikës Programs. Në nën-menynë që hapet, ju mund të zgjedhni disa nga programet që ndodhen në kompjuterin tuaj, ndër të cilët ështe edhe Microsoft Word. Për ta filluar programin duhet vetëm të klikoni një herë mbi emrin e tij në meny.

Ide! Ju mundeni gjithashtu të krijoni një shkurtprerje të programit mbi platformë.

Fillo Microsoft Word.

Word fillon, dhe ju mund të shikoni dritaren e programit me linjën e titullit Microsoft Word. Ju shikoni gjithashtu një dritare të zbrazët dokumenti, e cila sipas linjës së titullit quhet Document1.

Mund të filloni të shkruani menjëherë – teksti juaj del aty ku pulson kursori i shkrimit. Nëse shkruani ndonjë shkronjë gabim, shtyp tastin Backspace (pak më sipër se tasti Enter) për ta

fshirë atë. Nëse ndodh që të fshini më tepër se duhet, mund të klikoni mbi butonin Undo (Mosbëj) për ta anulluar fshirjen (shkurtprerja është Ctrl+Z).

Shkruaj: Përshëndetje!

Për të zhvendosur kursorin me një rresht më poshtë, përdorni tastin Enter.

Shtyp Enter dy herë (hera e parë për të përfunduar rreshtin, dhe hera e dytë për një rresht të zbrazët). Nëse asistenti i programit del dhe ju ofron ndihmë, klikoni mbi No (jo).

Shënim! Shtyp Enter, kur të arrini në fundin e një rreshti të gjatë – Word bën shkëmbimin e rreshtave në mënyrë automatike. Duhet të shtypni Enter, kur të keni mbërritur në fundin e një paragrafi.

Shkruaj: Ka metodika të ndryshme për mësimin e kompjuterit. Unë tani sapo kam filluar të mësoj bazat e programit të shkrimit. Me kalimin e kohës shpresoj të mësoj edhe programe të tjera.

Shtyp Enter dy herë dhe shkruaj: Ju mundeni të më tregoni se si jeni duke e kaluar për vete, me se po merreni?

Shtyp Enter dy herë dhe shkruaj: Gjitha të mirat, {emrin tuaj}

Printimi Dokumenti juaj i parë është tani gati. Për të printuar letrën që sapo shkruat, duhet të shkoni në menynë File. Kliko mbi emrin File, që ajo të hapet.

Kliko mbi File në linjën e menysë.

Tani, ndërsa menyja File është e hapur, duhet të rrëshqitni treguesin e miut përgjatë pikave të menysë për të zgjedhur pikën që dëshironi, në rastin tonë pikën Print...

Kliko mbi Print... (printo).

Vija vertikale që pulson, quhet kursori i shkrimit ose thjeshtë kursori.

Linja e titullit

Page 50: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 50 -

Do të hapet një kuti dialogu, ku do jepen disa mundësi rregullimi për printimin. Ju mund të zgjedhni për shembull, se cilin printer doni të përdorni, sa kopje doni të bëni, dhe cilat faqe duhet të printohen.

Kliko mbi OK për të printuar letrën në një kopje.

Nëse gjithçka është në rregull, printeri juaj duhet tani të fillojë të punojë.

Mbyll një dokument Letra tani ka përfunduar dhe ju duhet të mbyllni dokumentin dhe programin Word.

Kliko në menynë File.

Kliko më pas Close (mbyll).

Microsoft Word do ju pyesë tani, nëse doni t’i ruani ndryshimet në dokument. Word “e di” gjithmonë, nëse një dokument është ruajtur, apo jo. Nëse një dokument nuk është ruajtur, ju do të merrni gjithmonë pyetjen e mëposhtme, në një mënyrë apo tjetër. Nëse ju i përgjigjeni me No (jo) kësaj pyetjeje, dokumenti do të mbyllet dhe nuk do të rikthehet më.

Në të shumtën e rasteve, ju do dëshironi ta ruani punën tuaj, por kësaj here mjaftohuni vetëm me një kopje të letrës suaj.

Kliko mbi No (jo).

Dokumenti do të mbyllet dhe ju mund të filloni një dokument të ri, për të vazhduar me programin e shkrimit. Mundeni gjithashtu të zgjedhni që të hapni një dokument, të cilin e ke shkruar më parë. Nëse tani mendoni se duhet të përfundoni me programin e shkrimit, atëherë mund të zgjedhni që ta mbyllni programin

Hapni menynë File dhe kliko Exit (dalje).

Paraqitja e tekstit Ndërsa shkruani një tekst, mund të ju duhet të përdorni disa lloj formatesh, për të bërë të

dallueshëm pjesë të caktuara të tekstit. Formatet mund të jenë nënvizimi, shkronjat e zeza, kursive apo një kombinim i këtyre mundësive.

Parimisht, ka dy mënyra pune, përsa i përket formatimit të tekstit:

Formati gjatë shkrimit: Shkruani tekstin dhe jepni formatin që dëshironi, ndërkohë që shkruani. Kjo metodë mund të përdoret, kur ju e dini që në fillim se si e doni tekstin të duket. Kjo mënyrë mund të përdoret gjatë rishkrimit, apo kur zbardhni një inçizim nga një diktafon. (Duhet të bëni kujdes që formati i tekstit më përpara, të mos formatojë edhe tekstin që ju shkruani më pas.)

Formati pas shkrimit: Shkruani së pari gjithë tekstin dhe përcaktoni formatin e shkrimit në fund. Kjo metodë është më e mira, kur ju shkruani tekstin tuaj, psh. një deklaratë apo prezantim.

Në këtë paragraf duhet të shkruani, ndërsa përcaktoni formatin e tekstit. Në fund duhet të ruani dhe printoni dokumentin.

Fillo Word.

Ju keni tani një dritare dokumenti të zbrazët në Word. Kjo dritare merr emrin standart Document1, i cili shfaqet në linjën e titullit.

Dritarja e dokumentit mbush në rastin tonë të gjithë dritaren e vetë programit Word. Është mirë që dritarja e vetë programit të jetë e maksimizuar, pasi mund të orientoheni më mirë.

Kur një dritare është e maksimizuar, butoni i maksimizimit zëvendësohet me një buton tjetër që quhet butoni i rikthimit. Ju mund ta shikoni me lehtësi, nëse një dritare është e maksimizuar apo jo: Një dritare me butonin e rikthimit është ndërkohë e maksimizuar. Të gjitha dritaret (pothuajse të gjitha) mund të maksimizohen duke klikuar mbi butonin maksimizo. Për këtë, mund të lexoni më tepër: moduli 2, faqe 29.

Linja e menysë Linjat e butonave standarte dhe formatit

Butoni i maksimizimit

Paneli i rrulitVizorja e dokumentit

Page 51: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 51 -

Kujdesuni që dritarja e programit, e bashkë me të, dokumenti të jenë të maksimizuar.

Formati i tekstit Tani do të shkruani një tekst të shkurtër dhe do të kujdeseni njëkohësisht, që disa pjesë të tekstit të duken më ndryshe. Nëse ju zbuloni ndërkohë se keni shkruar ndonjë gjë gabim, mund ta fshini atë me tastin Backspace. Më vonë do mësoni edhe metoda të tjera, se si të fshini apo rregulloni pjesë të ndryshme të një teksti.

Shkruaj: Kur shkruani me një program shkrimi, nuk duhet të shtypni

Fjala tjetër duhet të shkruhet me të zeza.

Kujdesu që linja e formatit të duket (nëse nuk e shikoni atë, zgjedh View (shfaq), Toolbars (mjetet e punës), Formatting (formatimi)).

Shënjo mbi njërin nga butonat e linjës së butonave të formatit dhe mbaj miun të qetë.

Në moment mund të lexoni një sqarim, se çfarë kuptimi ka butoni.

Kliko mbi butonin Bold (me të zeza).

Kur klikoni mbi buton, ju vini në funksion shkrimin me të zeza, dhe ky formatim vazhdon derisa ta deaktivizoni atë, duke klikuar mbi të njëjtin buton përsëri. Shikoni butonin Bold, i cili rrethohet tani me një katror blu.

Shtyp një vend të zbrazët (zbrazëtirë) një herë dhe shkruaj: Enter

Për të deaktivizuar një format, jepet e njëjta komandë, që është dhënë për ta aktivizuar atë.

Kliko mbi butonin Bold dhe kthehu përsëri tek teksti normal.

Ide! Mundeni gjithashtu të shtypni edhe Ctrl+zbrazëtirë, për të deaktivizuar të gjithë formatet. Kjo metodë është mjaft e mirë, kur ju keni kryer shumë formate në të njëjtën kohë, ose kur nuk mund ta kujtoni nëse keni vendosur një format teksti, apo jo. Shënjo tekstin dhe shtyp

Ctrl+zbrazëtirë, që të jeni i sigurtë se teksti juaj shkruhet me shkrim normal.

Shtyp një zbrazëtirë dhe shkruaj: në fund të fjalisë. Një funksion i veçantë i programit e heton kur një fjalë nuk ka vend të futet në rresht, dhe e gjithë fjala zhvendoset

Kliko mbi butonin Italic (kursiv).

Shtyp një zbrazëtirë dhe shkruaj: automatikisht

Deaktivizo shkrimin kursiv, duke klikuar përsëri mbi butonin Italic.

Shtyp një zrazëtirë dhe shkruaj: për në rreshtin tjetër.

Shtyp Enter dy herë.

Ekrani juaj do duket pak a shumë si më poshtë:

Tituj me shkronja më të mëdha Tani mund të shkruani një titull. Është mirë që titulli të bjerë në sy, kështu që ai duhet të shkruhet me një tip tjetër shkrimi dhe një madhësi tjetër, në krahasim me pjesën tjetër. Në rastin kur doni të rregulloni tipin e shkrimit dhe madhësinë, ju mund të përdorni dy lista lësho-poshtë, që gjenden në linjën Formatting (formatimi). Tipi i shkrimit Times New Roman është shkrim standart në Microsoft Word.

Kliko mbi shigjetën në të djathtë të tipit të shkrimit, dhe lista lësho-poshtë do hapet:

Shënim! Tipet e shkrimit në kompjuterin tuaj mund të jenë të ndryshme nga këto që janë dhënë në figurë.

Me të zeza Kursiv Nënvizim

Tipi i shkrimit Madhësia e shkrimit

Page 52: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 52 -

Kjo varet nga tipet e shkrimit që janë të instaluara në kompjuterin tuaj, dhe se çfarë printeri keni zgjedhur. Nëse lista përmban më shumë tipe shkrimesh, se ç’mund të shfaqen me një herë në dritare, atëherë shfrytëzoni penelin e rrulit për t’i parë ato – krejtësisht njëlloj si në listat e tjera lësho-poshtë në Windows.

Për të zgjedhur një tip shkrimi në listë, duhet vetëm të klikoni mbi të.

Shikoni listën e tipeve të shkrimit në kompjuterin tuaj, duke përdorur shigjetat lart-poshtë të penelit të rrulit.

Zgjedh tipin e shkrimit Arial.

Zgjedh një madhësi tjetër Nëse doni të zgjedhni një madhësi tjetër, ju mund të veproni në këtë mënyrë:

Kliko mbi shigjetën në të djathtë të fushës së madhësisë, që lista të hapet.

Shënim! Ka tipe shkrimesh që kanë vetëm një vlerë në listën e madhësisë së shkrimit, kështu që mos u çuditni shumë, nëse ndeshni në një tip shkrimi të tillë. Ju mundeni fare thjeshtë të zgjedhni një tip tjetër shkrimi, ose të impononi një madhësi manuale, duke e shkruar madhësinë e atij tipi, që nuk ka vlera tjera në listë.

Lëviz më poshtë për të zgjedhur madhësinë 24, duke klikuar mbi numrin e caktuar. Shkruaj: Kalimi nga njëri paragraf në tjetrin

Pjesa tjetër e tekstit mund të shkruhet me një shkrim normal, prandaj tani është mirë të kaloni në shkrimin standart të Microsoft Word.

Hapni listën lësho-poshtë të tipeve të shkrimit dhe zgjedh shkrimin Times New Roman. Rregullo madhësinë e shkrimit 12. Shtyp Enter dhe shkruaj: Për të filluar një paragraf të ri, shtypet si rregull tasti Enter dy herë. Një herë për të përfunduar rreshtin dhe herën tjetër për të krijuar një rresht të zbrazët ndërmjet paragrafëve.

Shtyp Enter dy herë dhe shkruaj emrin dhe adresën tuaj.

Korrigjo një gabim Ndoshta, ju do të vini re, herë pas here, se keni shkruar ndonjë gjë gabim. Ose ndoshta ju doni të riformuloni tekstin në një mënyrë tjetër. Prandaj nuk është e nevojshme të fshini gjithë tekstin që keni shkruar. Ka mënyra të ndryshme për të zhvendosur kursorin e tekstit me qëllim për të korrigjuar tekstin. Këtu do të mësoni njërën prej tyre, ndërsa më vonë do i kthehemi këtij funksion më gjerësisht, për të parë se si zhvendoset kursori në Word.

Zhvendos kursorin e shkrimit Metoda më e lehtë në zona të kufizuara teksti, është manovrimi me tastet shigjetë. Këto taste neutrale e zhvendosin kursorin në drejtime të ndryshme, pa ndikuar fare mbi tekstin.

Shtyp tastin e shigjetës majtas disa herë, për të lëvizur prapa në tekst.

Duhet të fshini fjalën “të zbrazët” në fjalinë e fundit dhe ta zëvendësoni atë me fjalën bosh. Veproni në këtë mënyrë:

Shtyp disa herë shigjetën majtas ose djathtas, derisa kursori i shkrimit të gjendet pas fjalës “të zbrazët” (Në të djathtë të shkronjës t).

Shtyp Backspace disa herë, derisa fjala “të zbrazët” të fshihet plotësisht.

Shkruaj: bosh

Fjala e re bosh, do të qëndrojë në të njëjtin vend ku ishte edhe fjala “të zbrazët”.

Ruaj një dokument Dokumenti ka përfunduar tani dhe ju mund a ruani atë në një disketë.

Shënim! Për shumë nga ushtrimet në këtë modul, duhet të përdorni një disketë të formatuar.

Në menynë File, jepen dy mundësi për të ruajtur një fil. Pika e menysë Save (ruaj) dhe Save As (ruaj si). Save As përdoret kur dëshironi të ruani një dokument në një njësi të re ose me një emër të ri. Në linjën e butonave standart ekziston butoni Save (ruaj), i cili i përgjigjet pikës së menysë File, Save.

Page 53: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 53 -

Fut disketën e ushtrimeve në drejtuesin e disketës (A:).

Kliko mbi butonin Save (ruaj).

Kur ruani një dokument për herë të parë, ju duhet të jepni një emër për filin që ruhet. Duhet gjithashtu të përcaktoni se në cilën njësi kujtese (hardisk apo disketë) dhe në cilën dosje do të ruhet dokumenti.

Dokumentin tuaj duhet ta ruani në një disketë. Kur ruani për herë të parë, ose kur zgjedhni komandën Save As (ruaj si), Word ju ofron të ruani në dosjen My Documents, që është dosje standart për Windows XP. Veproni në këtë mënyrë për të zgjedhur drejtuesin e disketës:

Kliko mbi shigjetën në të djathtë të fushës Save in (ruaj në).

Zgjedh drejtuesin e disketës (A:), duke klikuar në listën që ju shfaqet.

Tani do të shihni përmbajtjen e disketës. Nëse doni të hapni një dosje, kliko si fillim mbi emrin e saj dhe pastaj mbi butonin Open (hapni) ose shtyp Enter. Ju mundeni gjithashtu të klikoni dyfish mbi dosjen që doni të hapni.

Emri i filit Në fushën File name (emri i filit), Word ju sugjeron fjalën (apo fjalinë) e parë të dokumentit, të cilin doni ta ruani. Natyrisht që ju mund ta zëvendësoni atë me një emër sipas dëshirës.

Vendos kursorin në fushën e emrit të filit, duke përdorur Tab, derisa emri të shënjohet.

Shkruaj: Bazat e programit të shkrimit

Kliko mbi butonin Save (ruaj).

Teksti juaj ruhet tani në disketë. Kur dokumenti të jetë ruajtur, emri i tij del në titullin e linjës së programit.

Shfaqja e dokumentit Nga menyja View, ju mund të përcaktoni se si duhet të shfaqet në ekran dokumenti juaj.

Normal View (shfaqje normale) është një cilësi standarte, ku teksti shfaqet me ndryshim rreshtash dhe faqesh korrekte, si dhe me rregullimet e tabelorit e të paragrafit.

Web Layout View (shfaqje si web) shfaq një dokument si web dhe është mjaft mirë, kur doni të lexoni dokumente të gjata në ekran.

Print Layout View (shfaqje printimi) e paraqet dokumentin ashtu siç del në printer. Këtu mund të shikoni edhe kokën dhe fundin e faqes.

Outline View (shfaqje si skicë), Dokumenti kryesor dhe Ekrani i plotë janë të parashikuara për dokumente shumë të mëdha. Kjo pikë nuk do të trajtohet më gjatë këtu.

Nëse keni një kompjuter relativisht të fuqishëm, do të përfitonit shumë me shfaqjen si web. Nëse ekrani ju nxjerr probleme me këtë lloj cilësie, atëherë përdorni shfaqjen normale. Shfaqja printim rekomandohet si më e përshtatshmja.

Ide! Në fund të programit Word, në të majtë, ndodhen katër butona, që iu përgjigjen katër mënyrave të shfaqjes. Këto butona përdoren kur doni të ndryshoni shpejt shfaqjen e një teksti.

Përqindja e zmadhimit Microsoft Word ka mundësi ta paraqesë faqen në ekran, në madhësi të ndryshme, për shumicën mënyrave të shfaqjes. Pra, ju keni mundësi ta zmadhoni apo zvogëloni pamjen e një dokumenti në ekran. Kështu që mund të shihni shumë detaje të një dokumenti.

Pika e menysë Zoom... (objektivi) gjendet në menynë View. Kjo pikë ju jep mundësi, që të zgjedhni ndonjërën nga vlerat e caktuara për madhësinë e tekstit në ekran (nga 10% deri në 500%) ose një vlerë tjetër në mes të kësaj shkalle të objektivit.

Page 54: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 54 -

Shikim paraprak i printimit Me funksionin Print Preview (shikim paraprak i printimit), ju mundeni të shikoni se si do duket një dokument kur të prinohet në letër. Ky funksion gjendet pak a shumë në shumicën e programeve. Është ide e mirë paraprakisht, që gjithmonë të shikoni dokumentin, para se ta printoni atë. Kurseni në këtë mënyrë letra dhe ngjyrën e printerit...

Hapni menynë File dhe zgjedh Print Preview.

Do të shfaqet një pamje e gjithë faqes dhe ju do të shikoni se si teksti është vendosur mbi faqe.

Ide! Mund të zgjedhni Print Preview edhe duke klikuar mbi butonin e saj në linjën stanbdarte.

Mënyra të ndryshme të shfaqjes Kur klikoni mbi faqen në ekran me anë të miut, kursori ndryshon në një lupë zmadhuese të shoqëruar me një shenjë plus. Nëse shënjoni mbi një pjesë të faqes dhe klikoni, ajo pjesë e saj do shfaqet më e zmadhuar. Nëse klikoni edhe një herë, Word do të kthehet prapa dhe do shfaqë përsëri gjithë faqen. Në dokumenta të gjatë, mundeni të shikoni edhe disa faqe njëherësh.

Kliko disa herë mbi faqe dhe shiko se si ndryshon madhësia e saj.

A jeni i kënaqur me pamjen e faqes? Nëse po, klikoni mbi butonin me një printer të vogël në linjën standarte të butonave, dhe printoni. Në të kundërt, kliko mbi butonin Close (mbyll) për t’u kthyer tek pamja normale e faqes në ekran.

Kliko mbi butonin Print (printo).

Kur të klikoni mbi butonin Print (printo), printeri fillon menjëherë. Nëse doni më parë të

zgjedhni disa rregullime për printerin, psh. numër kopjesh, duhet të zgjedhni pikën Print... (Ctrl+P) në linjën e menysë File.

Anulo Print Preview duke shtypur Esc.

Mbyll dokumentin duke zgjedhur Close në menynë File.

Mbyll Word, nëse nuk doni të punoni më gjatë me programin e shkrimit,.

Më tepër rreth formatimit të tekstit Ka disa mënyra të ndryshme për të përcaktuar formatin e një teksti:

• Përdor linjën e formatimit dhe kliko mbi atëformat që doni të përdorni. Së pari, duhet tëkeni kujdes që kjo linjë të shfaqet dukezgjedhur View, Toolbars dhe Formatting.

• Hapni menynë Format dhe zgjedh Font...

• Përdor kombinimet e tasteve që jepen nëtabelën e mëposhtme. Këto lloj kombinimeshquhen tastet e shkurtprerjes, dhe përdorimi ityre është ide e mirë, pasi të lehtëson ngapërdorimi i miut.

Tasti Rezultati

Ctrl+A Shënjo gjithë dokumentin

Ctrl+U Nënvizim

Ctrl+zbrazëtirë Largo të gjitha formatet

Ctrl+Shift+0 (zero) Shkrim i ulur

Ctrl + + (plus) Shkrim i ngritur

Tipe të ndryshme shkrimi Me konceptin ‘tip shkrimi’ kuptohet mënyra se si duken shkronjat dhe shenjat e tjera, pra, si janë vizatuar ato. Nganjëherë mund të përdoret edhe termi anglisht ‘Font’ në vend të ‘tip shkrimi’, por kuptimi është i njëjtë. Tipet e shkrimit kanë emra si psh. Times, Helvetica, Arial, New Century Schoolbook apo Verdana. Shumica e tipeve të shkrimit mund të bëhen me të zeza, kursive apo të zeza-kursive. Madhësia e shkronjave matet shpesh me konceptin ‘pikë’. Ka 72 pika në një inç (polç) anglez. Ky tekst që lexoni tani është shtypur me tipin e shkrimit Times New Roman, dhe 11 pikësh në madhësi.

Page 55: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 55 -

Tipet e shkrimit që janë instaluar në kompjuterin tuaj, mund të kenë veçori tipi të ndryshme. Tipet e shkrimit të zakonshme, që vijnë bashkë me Windows apo programe të tjera, quhet TrueType. Ata paraqiten me një simbol TT në të majtë. Po të punoni në një degë grafike, ju mund t’i njihni tipet e shkrimit me shkurtesën ATM. Ka gjithashtu disa tipe shkrimi të vjetër, “shkrime të makinës së shkrimit”. Tipe të vjetër shkrimi munden edhe të mos shfaqen si duhet në ekran, ose të printohen korrekt në letër.

TrueType, ATM, shkrim printeri apo të tjera.

Ushtrimi 3.1 - Shkruaj me formatim 1. Fillo Word (Nëse Word është hapur, atëherë

zgjedh New... në menynë File).

2. Shkruaj tekstin që shikoni në korrnizën emëposhtme. Shenjën nuk duhet ta shkruash– ajo tregon se ku duhet të shtypësh Enter.Përdor linjën e butonave për të formatuar tekstin. Duhet të përdorni tekst me të zeza, kursiv dhe të nënvizuar, ashtu siç paraqitet në figurë. Ky tekst është shkruar me Arial, 9 pikësh, por ju mund të gjeni një tekst, të cilin e pëlqeni më shumë.

3. Ruaj dokumentin në disketë. Përdor emrinGinseng.

4. Printo tekstin dhe mbyll dokumentin.

Ginseng¶ ¶ Në një libër rreth bimëve mjekësore kineze, mund të lexohet se ginseng forcon zemrën, shpretkën, mushkëritë, veshkat dhe mëlçinë. ¶ ¶ Bima¶ Emri latin i bimës është Panas Ginseng. Kultivimi i ginseng është mjaft i vështirë, pasi ajo duhet të marrë një sasi të caktuar dielli. Kultivohet më së shumti në Kinë. ¶ Me rrënjën e saj të ndarë, ajo i ngjan trupit të një njeriu. ¶ ¶

Veprimi në trupin e njeriut ¶ Besohet që ginseng e rrit aftësinë e trupit të njeriut për të thithur oksigjenin. Besohet gjithashtu se ajo përshpejton procesin e enzimave të trupit. ¶ ¶ Perfeksioni sportiv ¶ Shumë sportista elitë e përdorin ginsengun për të perfeksionuar manovrimet e tyre. ¶ ¶

Ushtrimi 3.2 – Shkrim i ngritur dhe i ulur Në situata të ndryshme kemi përdorimin e shkrimit të ngritur dhe të ulur. (Ctrl+Shift+0 dhe Ctrl++ janë tastet e shkurtprerjes për këto lloj shkrimesh). Shkruaj tekstin e mëposhtëm në një dokument të ri. Kontrollo së pari me Print Preview (shikim paraprak i printimit), se si do të duket dokumenti në printer. Pastaj, printoje dokumentin dhe krahasoje me pamjen në ekran. Ruaje këtë dokument në disketë me emrin Uji.

Uji Uji është një nga burimet natyrore më të rëndësishme për ne. Përbërja e tij është një kompozim i formulës kimike H20. Densiteti i ujit (masa mbushëse) është një kg/dm3. Kur uji kalon në formën e ngurtë, ai quhet akull. Akulli ka densitet më të vogël, pikërisht 0,9 kg/dm3. 98% e gjithë ujit në botë gjendet në oqeane, vetëm një pjesë e vogël, rreth 1,7% është ujë i freskët.

Hapni një dokument Duhet të hapni një dokument, të cilin e keni shkruar vetë më parë në Word dhe e keni ruajtur në disketë. Emri i dokumentit është Bazat e programit të shkrimit.

Kujdesu që disketa juaj të jetë futur në drejtuesin e disketës. Fillo Word.

Zgjedh File, Open (hapni).

Ka mundësi që këtë dokument të mos e shikoni në dritaren e përmbajtjes. Kur fillon Word dhe zgjedh File, Open (hapni) për herë të parë, paraqitet përmbajtja e dosjes standart, My Documents (dokumentet e mia), e cila është standart nën Windows XP. Vepro në këtë mënyrë për të shkuar tek disketa (A:):

Kliko mbi shigjetën në të djathtë të fushës Search in (kërko në).

Shënjo disketën (A:), duke klikuar mbi të në listë.

Page 56: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 56 -

Shfaq dokumentin lart me një rreshtShfaq dokumentin poshtë me një rresht

Shfaq një faqe më lartShfaq një nën-meny me disa funksione

Shfaq një faqe më poshtë

Butonat e shfaqjes me radhë: Ikona të mëdha, Ikona të vogla, Lista, Detaje, Cilësitë, Shikim paraprak, Miniatura dhe Shfaqja Web.

Tani mund të shikoni emrat e dosjeve dhe fileve që gjenden në disketë. Rregulli standart në Word është, që programi mund të shfaqë vetëm filet që janë krijuar me Word. Vini re listën e renditur sipas alfabetit.

Me butonat e shfaqjes, ju mund të përcaktoni se cilat të dhëna doni të shfaqni në kutinë e dialogut. Nëse klikoni mbi butonin Details, përveç emrit, do të shfaqet edhe madhësia e filit dhe data e ruajtjes së tij për herë të fundit. Nëse ju zgjedhni psh. Properties (cilësitë), apo Preview (shikim paraprak), dritarja do ndahet në dy pjesë. Pjesa e djathtë e dritares do tregojë respektivisht cilësitë, ose përmbajtjen e dokumentit.

Provo sipas radhës të gjithë butonat e shfaqjes. Shko në fund tek pika List (lista).

Ide! Në fund të menysë File, mund të shikoni 4 dokumentat e vëna në përdorim më së fundi. Përmes menysë Tools, Options..., dhe skedës General (të përgjithshme) mund ta rregulloni që të shfaqen në meny deri në 9 filet e fundit.

Gjej dhe shënjo filin Bazat e programit të shkrimit.

Kliko mbi butonin Open.

Dokumenti shfaqet tani në dritaren e tij në Word.

Në rast nevoje, maksimizoni dritaren e dokumentit.

Kursori i shkrimit Kur hapni një dokument, kursori i shkrimit gjendet në krye të tekstit. Është mirë që ju të mësoni që në fillim dallimin në mes kursorit të shkrimit dhe treguesit të miut.

Kursori i shkrimit paraqitet gjithmonë si një vijë vertikale që pulson diku në tekst.

Treguesi i miut, i cili lëviz sapo të zhvendosni miun, mund të shfaqet në disa menyra. Nëse shënjoni diku në tekst, treguesi i miut do të ngjasojë me një I të madhe.

Kërce ndërmjet faqeve të tekstit Për të kaluar nga njëra faqe në tjetrën në një dokument, ekzistojnë disa shigjeta të veçanta në të djathtë-poshtë të dritares së programit.

Zhvendos kursorin me anën e miut Për të zhvendosur kursorin e shkrimit me ndihmën e miut, shko diku në tekst me treguesin e miut (që tani do duket si I e madhe) dhe kliko me butonin e majtë në vendin ku doni të vendoset kursori. Nëse doni ta vendosni kursorin në një pjesë, që nuk duket në dritare, atëherë përdor penelin e rrulit për të kaluar në pjesë të tjera të dokumentit. Kur të përdorni këtë teknikë, mos e lëvizni miun gjatë klikimit në penelin e rrulit. Nëse kjo gjë ndodh, atëherë ju do të shënjoni tekst, ndërkohë që lëvizni paralelisht edhe miun. Më vonë do të shpjegohet, se si do mund të shënjohet një pjesë teksti e madhe, apo e vogël.

Zhvendos miun rreth e rrotull, që të shikosh treguesin e miut se si lëviz nëpër dokument. Provo gjithashtu të lëvizësh treguesin e miut jashtë tekstit, në mënyrë që të shohësh se si e ndryshon ai pamjen.

Kliko diku mbi tekst.

Kliko në penelin e rrulit në të djathtë të tekstit, për të parë se si zhvendoset teksti.

Page 57: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 57 -

Zhvendos kursorin me tastaturë Tani do të shikoni se si mund të zhvendoset kursori me ndihmën e tastaturës. Shigjetat e kursorit e lëvizin kursorin një shenjë (djathtas ose majtas) apo një rresht (lart ose poshtë).

Shtyp shigjetën djathtas, majtas, poshtë dhe lart për të zhvendosur kursorin e shkrimit në katër drejtime.

Tasti Home e zhvendos kursorin në fillim të rreshtit dhe tasti End e çon atë në fund të rreshtit.

Zhvendos kursorin në fillim dhe fund të rreshtit me ndihmën e Home dhe End.

Nëse mbani të shtypur tastin Ctrl, ndërsa shtypni tastin End, kusori i shkrimit do të zhvendoset deri në fund të dokumentit, pavarësisht se dokumenti mund të jetë 100 faqe i gjatë. Në të njëjtën mënyrë mund ta zhvendosësh kursorin në krye të dokumentit, duke shtypur Ctrl+Home. Në linjën e statusit, në fund të dokumentit, mundeni ta shikoni gjatë gjithë kohës, se në cilën faqe ndodhet kursori. Informacioni mund të duket si më poshtë:

Kursori gjendet në faqen 9 prej 37 faqesh.

Shtyp disa herë Ctrl+End dhe Ctrl+Home.

Së fundi, duhet të mbyllni dokumentin pa i ruajtur ndryshimet. Kur provoni të mbyllni një dokument, programi Word do të kontrollojë nëse keni bërë ndryshime në tekst, apo jo. Mund të ndodhë, që të pyeteni edhe kësaj here, nëse doni t’i ruani ndryshimet në dokument, para se ta mbyllni atë. Nëse nuk keni bërë asnjë ndryshim në dokument, Word nuk do ju pyesë fare.

Hapni menynë File.

Zgjedh pikën Close (mbyllni) (përgjigju No (jo), nëse pyeteni për të ruajtur ndryshimet).

Korrigjo tekstin Në këtë paragraf, do të shikoni se si ndryshohet, shtohet dhe fshihet teksti nga një dokument, që keni ruajtur më parë. Do të mësoni gjithashtu se si të shtoni apo largoni formatimin (me shkronja të zeza, kursiv, etj.) nga një dokument. Është e zakonshme të bëhen korrigjime dhe shtesa të vogla herë pas here, kur punohet me një program shkrimi.

Hapni dokumentin Ginseng, që mund ta gjeni në disketën e fileve. (Nëse nuk e keni bërë ushtrimin 3.1, atëherë kryeni atë tani).

Për të parë dokumentin më mirë, duhet të ndryshoni shkallën e zmadhimit të tij.

Zgjedh View, Zoom... dhe shënjo pikën Page width (gjërësia e faqes). Kliko më pas mbi OK.

Bëni më parë një printim të dokumentit, kështu që mund ta krahasosh atë me versionin e ri, të cilin do ta bëni tani.

Printo dokumentin.

Teksti përmban disa gabime, të cilat duhet t’i ndreqni tani.

Shfaq të gjithë shenjat Ndodh që shpeshherë ju duhet të ndani një tekst në shumë paragrafe. Ose ndoshta ju duhet të bashkoni një tekst, i cili gabimisht është ndarë. Çdo herë që shtypni Enter, krijohet një paragraf i ri. Por ju mund ta shikoni ndryshimin e rreshtave, vetëm kur ka zona të zbrazëta në letër. Këto ndryshime rreshtash (ndarjet e paragrafeve) mund të bëhen të duksghme në Word. Shenja e paragrafit mund të shihet në dokument dhe vendet e zbrazëta paraqiten si pika të vogla. Veproni në këtë mënyrë:

Hapni menynë Tools (mjetet), Options... (mundësitë) dhe kliko mbi skedën View (pamja) si në figurën e mëposhtme:

Page 58: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 58 -

Këtu mund të përcaktoni se cilat shenja, normalisht të padukshme, duhet të shfaqen. Rekomandojmë që të shënjoni Tab characters (tabelorin ) dhe Paragraph marks (shenjën paragrafit).

Shënjo fushat Tab characters dhe Paragraph marks, dhe kliko mbi OK.

Ide! Me ndihmën e butonit Shfaq/Fsheh në linjën standarte të butonave, mund të shfaqësh dhe të fshehësh me lehtësi të gjitha shenjat. Kjo është e lehtë, psh. kur kërkon ndonjë gabim. Duhet të klikoni mbi buton edhe një herë, për t’i fshehur shenjat që janë shfaqur.

Në këtë rast, ju mund të shikoni paragrafet në ekran. Ndarja e paragrafit pas fjalës Kinë është gabim, dhe ju duhet tani ta hiqni atë.

Zhvendos kursorin, që të qëndrojë në të majtë të shenjës së paragrafit (në të djathtë të pikës pas fjalës Kinë – si në figurë): ¶ Bima¶ Emri latin i bimës është Panas Ginseng. Kultivimi i ginseng është mjaft i vështirë, pasi ajo duhet të marrë një sasi të caktuar dielli. Kultivohet më së shumti në Kinë. ¶ Me rrënjën e saj të ndarë, ajo i ngjan trupit të një njeriu. ¶

Shtyp Delete (fshij).

Duke fshirë shenjën e paragrafit, ju do të fshini ndarjen e tij. Më përpara, fjalia me trupin e njeriut fillonte si një paragraf i ri, por tani ajo është zhvendosur direkt pas pikës. Siç mund ta dini ndërkohë, pas një pike, presjeje, dhe shenje tjetër pikësimi, duhet të filloni gjithmonë me një zbrazëtirë.

Shtyp butonin e gjatë të zbrazëtirës.

Në paragrafin Perfeksioni sportiv duhet të shtoni tani një ndarje të re pas fjalisë së parë. Veproni në këtë mënyrë:

Zhvendosni kursorin në atë mënyrë, që ai të qëndrojë në të majtë të shkronjës S në fjalën Shumë.

Shtyp Enter.

Kur shtypni Enter, shtohet gjithmonë një ndarje paragrafi pikërisht në atë vend, ku ndodhet edhe kursori i shkrimit.

Ide! Nëse gabimisht shtypni Enter, atëherë mund ta kundërshtoni atë me tastin Backspace.

Korrigjo gabimet Duhet për më tej të korrigjoni disa gabime dhe keqkuptime në tekst.

Në paragrafin e dytë, duhet të ndryshoni fjalën “Panas”. Bima quhet në të vërtetë”Panax”. Veproni në këtë mëyrë:

Zhvendos kursorin (me tastet e shigjetave apo me ndihmën e miut), në mënyrë që ai të ndodhet pas shkronjës s në Panas.

Shtyp Backspace një herë për të fshirë s.

Shkruaj: x (x me të vogla).

Mund të bëni edhe të kundërtën, të shkruani më parë shkronjën e duhur, dhe pastaj të fshini shkronjën gabim. Tastet Backspace dhe Delete munden të dyja të përdoren për të fshirë. Backspace fshin shkronjën majtas kursorit, ndërsa Delete fshin shkronjën në të djathtë të kursorit. Nëse e mban të shtypur tastin Ctrl, ndërsa fshini, ju do të fshini pjesën e mbetur të fjalës në të majtë (ose në të djathtë, nëse klikon mbi Delete) të kursorit të shkrimit.

Zëvendëso një fjalë Kur doni të zëvendësoni të gjithë fjalën, është më e lehtë të shënjosh fjalën dhe më pas të shkruash fjalën e duhur. Fjala e shënjuar do të zëvendësohet menjëherë me tekstin e ri që shkruani. Nëse doni të ndryshoni fjalën mjaft në paragrafin e dytë, atëherë veproni kështu:

Kliko dyfish mbi fjalën mjaft (nëse kjo gjë bëhet si duhet, fjala do të shënjohet e gjitha).

Shkruaj: shumë

Shtoni tekst Nëse doni të shtoni tekst në një dokument ekzistues, vendosni kursorin aty ku teksti duhet të shtohet, dhe filloni të shkruani. Programi duhet të jetë në gjendje shkrimi, që kjo gjë të funksionojë.

Shënim! Është e rëndësishme, që programi të jetë gjithmonë në “gjendjen e shkrimit”.

Page 59: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 59 -

Kjo do të thotë se, kur shkruani një tekst të ri, ai do të shtohet në vendin ku ndodhet kursori i shkrimit. Në këtë rast, i gjithë teksti në të djathtë dhe poshtë kursorit do të shtyhet në të djathtë. E kundërta e kësaj gjendje quhet “gjendje e mbishkrimit”. Kjo do të thotë se teksti i ri që shkruhet, zëvendëson tekstin ekzistues. Mund të ndryshoni nga “gjendja e shkrimit” tek “gjendja e mbishkrimit”, duke klikuar dyfish mbi butonin OVR (overwrite) në mes të linjës së statusit të dokumentit (nga gri, ajo aktivizohet në të zezë). Klikimi dyfish edhe një herë e largon mbishkrimin, dhe kështu ktheheni në gjendjen e shkrimit. Gjendja e shkrimit mund të ndryshohet edhe duke shtypur butonin Insert (ose Ins) të tastaturës, i cili ndodhet mbi tastin Delete.

Për të shtuar një fjalë në fjalinë e parë, veproni në këtë mënyrë.

Zhvendos kursorin para fjalës kineze.

Shkruaj: të vjetra

Shtyp eventualisht tastin zbrazëtirë.

Ruaj dhe printo Ju keni korrigjuar disa fjalë në një tekst. Në këtë situatë, ju duhet ta ruani dokumentin nën të njëjtin emër, kështu që ndryshimet e bëra në tekst do të ruhen. Prandaj, duhet të përdorni komandën Save (ruaj), përderisa nuk doni që dokumenti të marrë një emër të ri.

Zgjedh File, Save (ruaj).

Dokumenti do ruhet menjëherë, nën të njëjtin emër. (Ky veprim kryhet shpejt në dokumente të vogla).

Printo dokumentin. Krahasoje atë me printimin që keni bërë më parë.

Mbyll dokumentin.

Shënjo tekstin Më herët keni parë se si mund të shënjoni një fjalë, duke klikuar dyfish mbi të. Në të ardhmen do keni nevojë për shënjimin e tekstit në situata të ndryshme, kur doni të fshini, zhvendosni apo kopjoni e formatoni pjesë të ndryshme teksti. Kur shënjoni një tekst, keni nevojë të përdorni ose tastaturën, ose miun. Në shembujt në vazhdim, ne do të përdorim miun për të shënjuar.

Shënjo një paragraf Hapni përsëri dokumentin Ginseng.

Ide! Në fund të menysë File shfaqen gjithmonë dokumentet e përdorur së fundi.

Kujdesu që, kursori i shkrimit të jetë vendosur në krye të dokumentit – në të majtë të titullit.

Zhvendos miun në atë mënyrë që treguesi i miut të gjendet pas shkronjës së fundit të titullit. Mbaj të shtypur tastin Shift dhe kliko me anë të miut.

Titulli do të shënjohet i gjithi. Kur një tekst është shënjuar, ai mund të formatohet në mënyra të ndryshme. Ne mendojmë se ju dëshironi t’i jepni titullit një tip shkrimi tjetër dhe një madhësi tjetër të shkronjave.

Hapni listën ‘lësho-poshtë’ për tipin e shkrimit, duke klikuar mbi shigjetën në të djathtë të fushës së tipit të shkrimit:

Përdor në rast nevoje penelin e rrulit për të gjetur tipin e shkrimit Arial Black. Kliko mbi këtë tip shkrimi.

Sapo të klikoni mbi tipin e shkrimit në listë, teksti i shënjuar do të ndryshohet menjëherë. Vini re se teksti vazhdon të jetë i shënjuar derisa të klikoni me miun apo të lëvizni tastet shigjetë.

Ndërkohë që teksti është i shënjuar, bëjeni atë me shkronja më të mëdha.

Hapni listën lësho-poshtë të madhësisë së shkronjave, duke klikuar mbi shigjetën në të djathtë të saj.

Page 60: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 60 -

Zgjedh madhësinë 18 për t’i bërë shkronjat e titullit dy herë më të mëdha se pjesa tjetër (9).

Lista ‘lësho-poshtë’ funksionon në të njëjtën mënyrë si lista e tipit të shkrimit. Kjo do të thotë, se sapo të klikoni mbi një vlerë, lista do mbyllet dhe vlera e zgjedhur do të zëvendësojë vlerën ekzistuese të madhësisë së tekstit të shënjuar.

Shtyp tastin e shigjetës poshtë për të hequr shënjimin.

Figura në ekran do të duket si më poshtë:

Ide! Me anë të menysë Format, Font... (tipi i shkrimit) keni mundësi jo vetëm të ndryshoni tipin e shkrimit, pamjen dhe madhësinë, por mund të zgjedhni gjithashtu edhe efekte të tjera për tekstin, psh. ngjyrën e shkronjave, vijëzimin përmes shkronjave, hijezimin e shkronjave, etj. Mund të përcaktoni gjithashtu se çfarë rregullimi standart duhet të përdor Word, kur ju në të ardhmen hapni një dokument të ri.

Klikim dyfish Një fjalë e vetme shënjohet shumë thjeshtë, duke klikuar dyfish mbi fjalën.

Kliko dyfish mbi titullin e paragrafit Bima, që fjala të shënjohet.

Kliko mbi butonin Underline (nënvizim) në linjën e butonave të formatimit, kështu që nënvizimi do hiqet. Kliko mbi butonin Bold, për ta bërë shkrimin me të zeza.

Kliko diku mbi tekst për të larguar shënjimin.

Kjo metodë shënjimi dhe formatimi është e lehtë dhe e shpejtë – veçanërisht kur përdorni linjën e butonave standart për të formatuar.

Shënim! Me këtë metotë, mund të shënjoni një fjalë në çdo herë. Nëse provoni të shënjoni një fjalë tjetër, atëherë do zhduket shënjimi automatikisht nga fjala e mëparshme.

Shënjo një rresht Tani do të shikoni se si shënjohet një rresht.

Shko majtas titullit të paragrafit Veprimi në trupin e njeriut (treguesi i miut shfaqet si shigjetë, që tregon pjerrtas në të djathtë).

¶ Veprimi në trupin e njeriut ¶ Besohet që ginseng e rrit aftësinë e trupit të njeriut... ¶

Kliko mbi anësore, që rreshti të shënjohet.

Zgjedh shkrimin me të zeza dhe hiq nënvizimin.

Ruaj dhe mbyll dokumentin.

Metodat e shënjimit Ekzistojnë metoda të ndryshme për të shënjuar pjesë teksti. Shënjimi mund të kryhet me anë të miut apo tastaturës dhe këtu do jepen disa prej këtyre metodave.

Shënjo me miun Ka disa metoda shënjimi me anën e miut. Nuk ka pse t’i mësoni të gjitha përmendësh. Në fillim mund të përdorni disa metoda të thjeshta, të cilat mendoni se mund të ju duhen, dhe pastaj me kalimin e kohës do mësoni edhe metodat e tjera, sa më shumë që ju njiheni me programin e shkrimit Word.

Manovrimi me miun Shënjon Kliko dyfish mbi fjalën Një fjalë Kliko anësoren e majtë Një rresht Mbaj tastin Ctrl të shtypur dhe kliko në mes të fjalisë

Një fjali

Klikim dyfish në anësoren e majtë

Një fjali

Mbaj tastin Ctrl të shtypur e kliko anësoren e majtë

Gjithë dokumentin

Page 61: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 61 -

Nëse doni të shënjoni disa fjalë në mesin e një fjalie apo paragrafi, mund të përdorni metodat:

• Vendos treguesin e miut aty ku doni të fillonishënjimin, dhe kliko. Mbaj të shtypur Shiftdhe kliko atje ku doni të përfunoni shënjimin.(Nuk ka pse të jetë i njëjti rresht).

• Vendos treguesin e miut atje ku duhet tëfillojë shënjimi, dhe tërhiq miun mbi tekstinqë doni të shënjoni, duke mbajtur butonin edjathtë të miut të shtypur.

Metoda e parë është mjaft e mirë, nëse doni të shënjoni një tekst që gjendet në disa faqe. Ju e vendosni më parë kursorin atje, ku duhet të fillojë shënjimi. Pastaj përdor penelin e rrulit për të shkuar në fund të atij teksti, që doni të shënjoni. Në fund, mbani tastin Shift të shtypur dhe klikoni me anën e miut. Në këtë mënyrë, teksti juaj shënjohet.

Shënjimi me tastaturë Ndërsa keni duart mbi tastaturë, shpeshherë është më e lehtë (dhe më e shpejtë) përdorimi i tastaturës për të shënjuar. Nëse doni të shënjoni shenja të veçanta, përsëri bëhet më lehtë me tastaturë.

Kur shënjoni me tastaturë, mund të përdorni tastin Shift, bashkë me tastet që përdoren për të lëvizur kursorin. Në vijim jepet një listë e tasteve të shkurtprerjeve më të përdorshme:

Tasti: për të shënjuar: Shift+shigjetë e majtë Shenjën paraardhëse Shift+shigjetë e djathtë Shenjën pasardhëse Shift+End Pjesën e fundit të rreshtit Shift+Home Pjesën e fillimit të rreshtit Shift+Ctrl+End Pjesën e fundit të

dokumentit Shift+Ctrl+Home Pjesën e fillimit të

dokumentit Shift+Page Down Përmbajtjen e një

dritareje poshtë Shift+Page Up Përmbajtjen e një

dritareje lart

Nëse doni të shënjoni të gjithë dokumentin, mund të shkoni në fillim të tij dhe të shtypni Shift+Ctrl+End (ose më thjeshtë Ctrl+A për të gjitha rastet). Tekstin e shënjuar mund ta ndikoni në mënyra të ndryshme. Me Delete (fshij) dhe

Backspace fshihet gjithë teksti i shënjuar. Dhe shumë nga funksionet e menysë Edit e Format, mund të përdoren mbi tekstin e shënjuar.

Zhvendos dhe kopjo tekst Kur të keni shkruar dokumentat tuaj, do të keni mundësi të përdorni funksionin e prerjes dhe kopjimit të tekstit nga një vend në tjetrin, në të njëjtin dokument, apo ndërmjet dokumenteve të ndryshme.

Prej dhe ngjit Teknika e prerjes dhe ngjitjes së tekstit është e thjeshtë :

Shënjo tekstin që doni të pritni apo kopjoni.

Kliko mbi butonin Copy (kopjo) ose Cut (prej). Mund të zgjedhni pikat Copy ose Cut edhe nga menyja Edit. Me anë të tastaturës, shtypni kombinimin e tasteve Ctrl+C për të kopjuar e Ctrl+X për të prerë.

Vendos kursorin aty, ku doni të ngjitni tekstin, të cilin e keni kopjuar/prerë. Mund ta zhvendosni kursorin edhe në një dokument tjetër, pikërisht në një program tjetër të Windows.

Kliko mbi butonin Paste (ngjit). Mund të zgjedhni Paste edhe nga menyja Edit. Me tastaturë përdoret Ctrl+V.

Tërhiq & lësho Në shumicën e programeve të Windows, mund të përdorni edhe teknikën e quajtur “tërhiq & lësho”. Kjo teknikë përdoret për të kopjuar apo zhvendosur tekst dhe imazhe. Së pari e shënjoni tekstin që doni të zhvendosni. Pastaj e tërhiqni atë deri në vendin, ku doni ta vendosni.

Nëse mban të shtypur tastin Ctrl gjatë tërheqjes, teksti do të kopjohet. Nëse e tërheq tekstin në një dokument tjetër, atëherë do kemi kopjim në të gjitha rastet. Nëse klikoni me butonin e djathtë të miut në mes të një teksti të shënjuar, do të merrni menynë e shkurtprerjes. Këtu mund të zgjedhni ta kopjoni apo zhvendosni tekstin.

Zhvendos tekst në një dokument Më e zakonshmja është që një tekst të zhvendoset nga një vend në tjetrin, në të njëjtin dokument. Ndoshta jeni i interesuar që psh. të

Page 62: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 62 -

zhvendosni në një vend tjetër një paragraf, apo dy fjali, etj.

Hapni dokumentin Ginseng, të cilin e gjeni në disketën e ushtrimeve. Kujdesu që të përdorni Print Layout View dhe maksimizo dritaren e dokumentit. Zgjedh në linjën e menysë View, Zoom..., Page width.

Dokumenti përbëhet nga një titull dhe katër paragrafe. Tani ju mund të ndryshoni vendin e dy paragrafeve: Bima dhe Veprimi në trupin e njeriut. Veproni në këtë mënyrë:

Shënjo paragrafin Veprimi në trupin e njeriut. Titulli dhe rreshti i zbrazët në fund të paragrafit, duhet të përfshihen në shënjim.

Kliko mbi butonin Cut (prej).

Teksti që keni prerë zhduket nga ekrani. Ai ruhet përkohësisht në një kujtesë pune, që quhet Bordi i Prerjes. Në bordin e prerjes ruhet gjithmonë informacioni që është prerë ose kopjuar për herë të fundit. Nëse pritni një tekst (ose foto), informacioni që është në bordin e prerjes do të zëvendësohet me informacionin e ri. Kur keni prerë një tekst, ju duhet të keni parasysh që të mos pritni apo kopjoni diçka të re, derisa ta keni përdorur atë tekst, që keni në bordin e prerjes. Word jep edhe mundësinë e shumë prerjeve një herësh, që aktivizohet në fillim automatikisht.

Zhvendos kursorin në fillim të paragrafit Bima (duhet të vendoset para shkronjës B).

Kliko mbi butonin Paste (ngjit).

Zhvendos me metodën “tërhiq & lësho” paragrafin Perfeksioni sportiv në mënyrë që të vendoset para paragrafit Bima.

Printoni dokumentin dhe krahasojeni atë me printimin, që keni bërë më parë.

Mbyll dokumentin pa e ruajtur atë.

Kopjo tekst nga një dokument në tjetrin Me ndihmën e Bordit të Prerjes mund të kopjoni ose pritni tekst nga një dokument dhe ta ngjitni atë në një dokument tjetër.

Fillo një dokument të ri.

Shkruaj: Me Bordin e Prerjes së Windows mund të kopjoni një tekst nga një vend në tjetrin, në këtë mënyrë.

Shtyp Enter.

Ruaj dokumentin në disketë me emrin Prerjet.

Tani duhet të kopjoni një paragraf nga dokumenti i mëparshëm dhe ta ngjitni atë në dokumentin Prerjet.

Hapni dokumentin Ginseng.

Dokumenti Prerjet nuk shikohet, por ai është akoma i hapur.

Shënjo paragrafin Bima dhe kliko mbi butonin Copy (kopjo).

Teksti i shënjuar ruhet tani në Bordin e Prerjes të Windows, dhe ju mund ta çoni kursorin në atë vend, ku ju doni të ngjitni paragrafin. Në këtë rast, ju duhet ta ngjitni tekstin në një dokument tjetër. Prandaj kaloni tek dokumenti Prerjet.

Kalo nga një dokument në tjetrin Kur doni të kaloni ndërmjet dokumenteve të ndryshme, mund të veproni në këto mënyra:

• Hapni menynë Window (dritare) dhe zgjedhdokumentin Ginseng poshtë në meny.

• Kliko në një zonë të dukshme të dokumentit,tek i cili doni të kaloni. (Kjo metodëfunksionon vetëm nëse dokumentetmbivendosen, pra nëse ata nuk janë tëmaksimizuar).

• Shtyp Ctrl+F6 për të kaluar në një dritaretjetër dokumenti.

Përdor një nga metodat e mësipërme për të kaluar tek dokumenti Prerjet.

Vendos kursorin pas fjalës mënyrë dhe bëj eventualisht disa rreshta të zbrazët, duke shtypur Enter.

Page 63: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 63 -

Kliko mbi butonin Paste (ngjit).

Shumë dritare njëkohësisht Nëse keni maksimizuar një dritare dokumenti, ju nuk mund të shikoni dokumente të tjerë, që janë hapur – ata mbulohen nga dritarja e maksimizuar. Në menynë Window keni mundësi të rreguloni që, Word t’i shfaqë të gjithë dokumentet njëkohësisht.

Kliko Arrange All në menynë Window.

Tani mund të shikoni të dy dokumentet njëkohësisht. Dokumentin aktiv mund ta dallosh nga linja blu e titullit, që është më e theksuar.

Kliko butonin maksimizo në dritaren aktive, që ajo të mbushë përsëri të gjithë ekranin.

Mbyll të dy dokumentet, pa i ruajtur ato.

Ushtrimi 3.3 – Formati i tekstit Dokumenti Ginseng nuk duket mirë për momentin. Formatimi nuk është përdorur si duhet. Prandaj ju duhet ta përmirësoni atë, në mënyrë qe të jetë më prezantues:

Përmirëso dy titujt e paragrafeve të fundit, në mënyrë që edhe ato të jenë me shkronja të zeza dhe pa nënvizim në paragrafin e fundit.

Fjalët shumë vështirë duhet të bëhen me shkrim kursiv.

Ruaj dokumentin, printoje dhe mbyll programin.

Ushtrimi 3.4 – Prej dhe ngjit 1. Fillo një dokument të ri dhe shkruaj një

udhëzues se si kopjohet teksi nga njëridokument në tjetrin.

2. Hapni dokumentin Uji, të cilin e ke ruajtur nëdisketën e ushtrimeve.

3. Kopjo tekstin nga dokumenti Uji tekdokumenti juaj i ri.

4. Ruaj dokumentin në disketë me emrinUshtrim prerjesh.

Tabelorët Mund të ndodhë, që ju duhet të shkruani tekst dhe numra të vendosur në kollona. Përgjigjia e kësaj sfide është: përdorni tabelorët. Kur të keni përcaktuar tabelorët në dokumentin tuaj, përdorni tastin Tab për ta çuar kursorin nga njëri tabelor tek tjetri. Mund të përdorni gjithashtu edhe të ashtuquajturit shenja mbushës. Kjo do të thotë, se shtrirja për tek tabelori tjetër mbushet me një shenjë të caktuar (nënvizim, pika, etj.)

Shënim! Ka mundësi që ju të preferoni të shtypni tastin zbrazëtirë (tasti i gjatë në fund të tastaturës) për të zhvendosur tekstin, që kollonat të kenë gjërësi të njëjtë. Por mos e bëj këtë! Tabela do të bëhet e vështirë për t’u ndryshuar më pas, dhe mund të humbë pamjen e saj të bukur. Nëse përdorni një shkrim proporcional (psh. Times New Roman) do të jetë thuajse e pamundur që kollonat të jenë plotësisht vertikale. Ky problem vjen nga fakti se shkronjat kanë gjërësi jo të njëjtë në një shkrim proporcional (psh. i-ja është më e vogël se a-ja).

Vendos tabelorët me anën e miut Pas pak, ju do të bëni një listë me emra dhe adresa. Për këtë arsye, duhet të përdorni tabelorët për të vendosur emrin, adresën dhe informacione të tjera në radhë e kollona të paraqitura bukur. Duhet të përdorni miun për të vendosur tabelorët direkt në vizoren e dokumentit në ekran. Mund të zgjedhni gjithashtu Format, Tabs... në linjën e menysë.

Fillo një dokument të ri.

Nëse vizorja e dokumentit nuk duket, mund ta shfaqni atë, duke zgjedhur View, Ruler.

Vizorja ka si fillim disa ndalime standarte të tabelorit. Ato shfaqen në fund të vizores si viza të vogla vertikale gri. Nëse doni të vendosni vetë ndalimet e tabelorit, shënjoni mbi vizore, poshtë numrave dhe kliko. Nuk është e lehtë të vendosen shenjat e tabelorit me saktësi, me anë të kësaj metode. Nëse keni nevojë për të vendosur tabelorët me saktësi, atëherë ju duhet ta bëni këtë me ndihmën e menysë Format, Tabs... Më vonë do të ketë më tepër rreth kësaj.

Page 64: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 64 -

Vendos një shenjë tabelori në 4 cm, duke klikuar me treguesin e miut poshtë numrit 4 në vizoren horintale të dokumentit.

Vini re se të gjithë tabelorët standartë, në të majtë të ndalimit tabelor në 4 cm, janë zhdukur.

Në të njëjtën mënyrë, vendos edhe nga një tabelor në 8,5 cm, 11 cm, 14 cm dhe 15 cm.

Nëse doni të hiqni ndalimin e një tabelori, kapeni atë me anën e miut dhe tërhiqeni poshtë jashtë këndit të poshtëm të vizores.

Hiq tabelorët në 11 cm dhe 15 cm.

Shkruaj duke përdorur tabelorët Tani mund të bëni një listë të thjeshtë adresash, ku përdorni tabelorët.

Shkruaj (me të zeza dhe tabelor ndërmjet): Emri Adresa Qyteti Telefoni

Është e rëndësishme që të mos shtypni Enter pas radhës së parë në tabelë, pasi kështu do bëni një paragraf të ri. Tani duhet të bëni një radhë të re, e jo një paragraf të ri. Kjo arrihet duke shtypur tastet Shift+Enter. Nëse e keni rregulluar Word, që të shfaqë shenjat e veçanta, mund të shikoni tani se ndërrimi i radhëve paraqitet me një shenjë tjetër ( ), e jo me shenjën e mëparshme, që del kur shtypet Enter ( ).

Shtyp Shift+Enter.

Deaktivizo shkrimin me të zeza.

Shkruaj emrin dhe adresën tuaj. Shtyp Tab pas çdo informacioni që shkruani.

Shtyp Shift+Enter pas numrit të telefonit.

A e shikoni që të dhënat e adresës qëndrojnë pikërisht në të njëjtën kollonë?

Plotësoni tabelën me emra dhe adresa të miqve tuaj. Kujtohuni që të shtypni Shift+Enter pas çdo radhe (përjashto radhën e fundit, ku duhet të shtypet Enter).

Ruaj dokumentin në disketë me emrin Adresa.

Kur ta keni plotësuar tabelën, është e rëndësishme që ju të përfundoni shkrimin, duke klikuar me tastin Enter. Në këtë mënyrë, ju do të krijoni një paragraf të ri në dokument. Ju do t’i shtyni kështu rregullimet e tabelorit për në paragrafin tjetër. Por tani mund t’i ndryshoni ato, pa ndikuar fare mbi tabelorët e paragrafit të mëparshëm.

Vendos kursorin tek shenja e fundit e paragrafit në dokument. Hiqi të gjithë tabelorët, duke i tërhequr ata jashtë nga vizorja.

Shenjat e paragrafit Vini re se ju tani keni dy paragrafe me cilësi të ndryshme. Paragrafi i mësipërm përmban tabelorët dhe paragrafi i fundit është i zbrazët për momentin – nuk ka asnjë tabelor. Tabelorët ndjekin natyrisht të gjithë paragrafin. Formati i paragrafit është i vlefshëm së paku për një paragraf – shembuj të tjerë për formatin e paragrafit janë edhe distanca ndërmjet rreshtave dhe orientimi i tekstit.

Zhvendos kursorin në krye të listës së adresave (me ndihmën e shigjetave).

Tabelorët në vizore mund të shikohen përsëri.

Zhvendos tabelorët Ka një arsye të veçantë, që në ushtrimin e mësipërm, ju përdorët Shift+Enter në vend të Enter: Kur përdoret Shift+Enter në një tabelë me tabelorë, të gjithë rreshtat i përkasin të njëjtit paragraf. Ju mundeni kështu me mjaft lehtësi të ndryshoni tabelorët – shënjoni atë tabelor që doni të zhvendosni, mbani të shtypur tastin e miut dhe tërhiqeni tabelorin në një vend të ri.

Kujdesu që kursori të ndodhet në listën e adresave.

Kliko mbi numrin 4 Ndalime standarte tabelori

Page 65: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 65 -

Tërhiq tabelorin nga 4 cm tek 5 cm. Tërhiq gjithashtu tabelorin nga 8,5 cm në 10 cm.

Shënim! Nëse keni shkruar adresa të gjata, ka mundësi që teksti i numrave të telefonit të kalojë në radhën tjetër. Kështu që duhet ta tërhiqni tabelorin në të majtë, e jo në të djathtë.

Më gjerësisht për tabelorët Nëse doni të përdorni tabelorët për ndonjë tekst, duhet pothuajse gjithmonë të përdorni tabelorin e orientimit të majtë – doni ta përdorni tabelorin për numra, përdorni pothuajse gjithmonë tabelorin e djathtë, ose tabelorin decimal.

Vizorja Mund të rregulloni tabelorët me anën e miut direkt mbi vizore, dhe mund të zgjedhni edhe tipin e tabelorit, duke klikuar mbi butonin me simbolet e tabelorit, krejt në të majtë të vizores. Sa herë që klikoni, tabelori do të japë një tip të ri, dhe ne po përmendim këtu katër tipet kryesore të tij: majtas, qendror, djathtas dhe decimal. Pasi të zgjedhni një tip tabelori, klikoni mbi vizore, në vendin e duhur, për ta vënë tabelorin në vendin që dëshironi.

Kutia e dialogut dhe tabelorët Tabelorët mund të vendosen edhe me anë të menysë Format, Tabs... Në kutinë e dialogut Tabs, mund të rregulloni të gjithë tabelorët.

Rregullimi i tabelorëve nga kutia e dialogut bëhet duke shkruar distancën e saktë (në cm) nga anësorja e majtë. Më pas, ju sgjedhni tipin e tabelorit dhe eventualisht edhe shenjën mbushëse. Për çdo tabelor duhet të klikoni mbi butonin Set (vendos) dhe tabelori aktualizohet poshtë në kutinë e dialogut.

Në figurën e mëposhtme, mund të shikoni një tekst orientues të shkruar me anë të tabelorëve, në 2, 5, 9 dhe 11,6 cm. Tabelorët janë respektivisht të orientuar: majtas, qendror, djathtas dhe në fund decimal.

Shenjat mbushëse Mund të zgjedhni ndërmjet katër tipeve të ndryshme të mbushjes. Nëse zgjedhni ndonjërën prej tyre, do të merrni një linjë të mbushur me atë shenjë, deri tek vendosja e tabelorit.

Nëse përdorni tabelor të djathtë dhe një linjë me pika si shenjë mbushëse, atëherë do merrni këtë rezultat, kur të shkruani tekstin 6 Tabelor, dhe të shtypni Tab, e në fund të shkruani numrin 75:

6 Tabelor........................................................75

Përmbajtja e librave shkruhet në të shumtën e rasteve me mbushje pikash në të njëjtën mënyrë. Mund të përdorni mbushje me pika, në rastin kur doni të bëni skema pyetsorësh dhe formularë të ndryshëm.

Ushtrimi 3.5 - Tabelorët Duhet të krijoni një tabelë me ndihmën e tabelorëve për 5 qytetet me numër më të madh popullsie në Evropë:

Vendi Qyteti Numri i popullsisë Rusi Moska 8 800 000 banorë Francë Parisi 8 500 000 banorë Britani e Madhe Londra 7 400 000 banorë Itali Milano 5 300 000 banorë Spanjë Madridi 5 200 000 banorë

Ide! Përdor tabelorët e anës së djathtë dhe vendosi ata psh. në 5, 9 dhe 12 cm.

Kliko këtu për të ndryshuar tipet e tabelorëve, që paraqitën djathtas.

Page 66: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 66 -

Shënim! Kujtohu të shtypësh Shift+Enter për çdo rresht. Nëse doni të keni më shumë distancë ndërmjet rreshtave, shtyp Shift+Enter edhe një herë.

1. Ruaj në disketë dokumentin me emrin Qytetedhe printojeni atë.

2. Ushtrohu pak në zhvendosjen e tabelorëve.

3. Mbyll dokumentin pa i ruajtur ndryshimet.

Ushtrimi 3.6 – Tabelorë me shenja mbushëse

1. Përdor tabelorë me shenja mbushëse dheshkruaj si më poshtë:

2. Ruaj në disketë dokumentin me emrin Provë.

3. Printo dokumentin. Përgjigju pytjeve në letër.

4. Mbyll dokumentin.

Ushtrimi 3.7 – Disa lloje tabelorësh 1. Fillo një dokument të ri dhe vendos një tabelor

qendror në 4 cm, një tjetër në 7 cm dhe njëtabelor decimal në 10,5 cm.

2. Shkruaj listën e çmimeve si më poshtë. Përdortipin e shkrimit Arial dhe bëji titujt pak më tëmëdhenj e me shkronja të zeza.

3. Ruaj në një disketë listën e çmimeve me emrinHardisqe dhe RAM.

4. Printo listën dhe mbyll dokumentin.

Hardisqe Emri U-DMA RPM ÇmimiMaxtor 20 GB 133 5400 75,90 € Maxtor 40 GB 133 7200 109,90 € Maxtor 60 GB 133 7200 103,90 € Maxtor 80 GB 133 7200 115,00 € Maxtor 120 GB 133 7200 149,90 €

Module RAM (DD-RAM)Emri Madhësia Shpejtësia ÇmimiSIMQuality 256 MB PC266 52,90 € SIMQuality 512 MB PC266 85,90 €

SIMQuality 256 MB PC333 55,90 € SIMQuality 512 MB PC333 119,90 €

Anësoret (margins) Ka zona në letër, ku ju nuk shkruani. Këto zona quhen anësore (margins). Shpesh herë mund të jeni i kënaqur me ato anësore që përdoren si standart në Word, por në situata të caktuara, ju nevojitet që t’i ndryshoni anësoret.

Anësoret mund të rregullohen në tre mënyra:

• Tërhiq skajin vertikal gri në anësoren e majtë(shiko foton më poshtë).

• Zgjedh File, Page Setup..., Margins.

• Kliko dyfish direkt mbi vizore.

Kutia e dialogut Page Setup (rregullimi i faqes) ka tre skeda. Në skedën Margins mund të përcaktoni madhësinë e anësoreve të ndryshme (nuk ka nevojë të shkruhet “cm”). Për të kaluar tek fusha tjetër, shtypni tastin Tab. Mund të rregulloni katër anësoret dhe në Layout (pamja) përcaktoni edhe anësoret e kokës dhe këmbës.

Madhësia e letrës Kur klikon mbi skedën Paper (letra), kutia e dialogut merr pamjen që vijon:

Tërhiq për të ndryshuar anësoren.

Page 67: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 67 -

Normalisht, ju nuk keni nevojë të ndërroni madhësinë e letrës (A4 21 cm x 29,7 cm), gjërësinë apo lartësinë e saj. Por, ka shumë mundësi që të ju duhet të printoni ndonjëherë në letër për së gjëri (Landscape). (Shiko Margins)

Ushtrimi 3.8 – Anësoret dhe tabelorët 1. Shkruaj këtë ofertë si një dokument të ri me

tipin e shkrimit Arial në 12 pikësh. Vendosanësoret në: 4 cm koka, 6 cm anësorja e majtëdhe 5 cm anësorja e djathtë.

2. Në pjesën e sipërme të dokumentit duhet tëpërdorni një tabelor të majtë në 6,25 cm –ndërsa në pjesën e poshtme vendosni njëtabelor decimal në 8,5 cm.

3. Ruaj dokumentin nën një emër që dëshironi.Shikoje dokumentin mirë, eventualisht mePrint Preview dhe mbylle atë.

Klubi Vllaznia OFERTË Lagja “Kongresi i Përmetit” Rruga “Musa Luli” AL-Shkodër 20 shtator 2003

Faleminderit për interesimin tuaj. Ne mund të ju ofrojmë mallrat e mëposhtëm:

25 topa futbolli 5000,00 lekë/copë 10 topa basketbolli 3000,00 lekë/copë 5 bilbila gjyqtari 100,00 lekë/copë 3 kronometra dixhitalë 1000,00 lekë/copë

Afati i pagesës: brenda 30 ditëve.

Gjitha të mirat, Shefi i klubit

Astrit Lleshi

Formatimi i paragrafit Në këtë paragraf, ju do të mësoni se si të përcaktoni orientimin e tekstit (majtas, qendror, djathtas), të rregulloni distancën ndërmjet rreshtave dhe distancën automatike ndërmjet paragrafëve. Këto rregullime vijnë me paragrafin aktual (si tek tabelorët), pra teksti ndërmjet dy shenjave të paragrafit (Enter). Prandaj quhen edhe “formatet e paragrafit”.

Hapni nga disketa dokumentin Ginseng. Zgjedh View, Normal.

Kujdesu që të shikoni shenjat e paragrafit (zgjedh në rast nevoje: Tools, Options..., View dhe shënjo Tab characters dhe Paragraph marks).

Kliko mbi shigjetën në të djathtë të Zoom (në linjën e butonave) dhe zgjedh Page Width.

Orientimi i tekstit Në linjën e butonave të formatit, gjenden katër butona që përdoren për të orientuar tekstin. Rregullimi bëhet për paragrafin ku ndodhet kursori, ose për një tekst të shënjuar.

Gjithmonë, njëri nga butonat do të jetë aktiv (i rrethuar me një kuadrat blu), pasi teksti duhet të ketë njërin nga këto katër formate. Kur lëvizni kursorin në dokument, mund të shikoni butonat, për të gjetur se cilin orientim ka paragrafi.

Kujdesu që kursori të jetë tek titulli i parë.

Kliko butonin qendror në linjën e butonave.

Titulli do të centrohet menjëherë ndërmjet dy anësoreve dhe butoni qendror është aktiv.

Provo të centrosh disa tituj të tjerë.

Komandat e orientimit të tekstit gjenden edhe përmes menysë: Format, Paragraph... Mund të përdorni edhe shkurtprerjet e tasteve në vijim:

Qendror Djathtas

Orientim i barabartë

Orientim majtas

Page 68: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 68 -

Tastet RezultatiCtrl+E Tekst në qendër Ctrl+J Anësoret e barabarta Ctrl+0 (zero) Orienton distancën para paragrafit Ctrl+M Shtyn brenda një paragraf Ctrl+Q Largon (heq) formatet e paragrafit Ctrl+L Tekst i orientuar majtas Ctrl+R Tekst i orientuar djathtas Ctrl+2 Distancë dyfishe ndërmjet rreshtave Ctrl+5 Distancë 1½ ndërmjet rreshtave Ctrl+1 Distancë normale ndërmjet rreshtave

Ctrl+Q është një funksion i veçantë, që largon formatin e paragrafit nga një apo më shumë paragrafe. Ndodh në fillim, që përdoruesi i kompjuterit të shtypë tastin Ctrl, në vend të tastit Shift, kur do që të shkruajë me shkronja të mëdha. Por tasti Ctrl, në kombinim me taste të tjera, kryen funksione të ndryshme, dhe në këtë rast Ctrl+Q largon (heq) formatin e paragrafit. Ai heq kështu edhe tabelorët.

Distanca ndërmjet rreshtave Kur të doni të zgjedhni distancën ndërmjet rreshtave, përdorni këtë kombinim tastesh (mos përdorni tastet numerike në të djathtë):

Tastet RezultatiCtrl+1 Distancë normale ndërmjet rreshtave Ctrl+5 Distancë 1½ ndërmjet rreshtave Ctrl+2 Distancë dyfishe ndërmjet rreshtave

Vendos kursorin në paragrafin nën Bima.

Rregullo distancë dyfishe ndërmjet rreshtave – provoni edhe distancën 1½.

Shënim! Në menynë Format, Paragraph..., Spacing (distanca) mund të formatosh “Line spacing” dhe ta vendosësh distancën ndërmjet rreshtave në një vlerë të lirë me psh. 2,25 cm.

Largimi i formateve të paragrafit Tani, pasi keni provuar formate të ndryshme për paragrafet, ka ardhur koha të ktheheni në formatin normal të paragrafit.

Shtyp Ctrl+Q.

Korrnizat dhe hijezimi Ju mundeni që ta potenconi titullin edhe duke bërë një korrnizë rreth tij.

Kujdesu që kursori të jetë tek titulli Ginseng dhe zgjedh në linjën e menysë Format, Borders and Shading... (korrnizat dhe hijezimi).

Këtu mund të zgjedhni tipe të ndryshme vijash. Nëse klikoni mbi ndonjërën nga mundësitë Box (kuti), Shadow (hije) apo 3-D (3-dimensional), mund ta shikoni pamjen e tyre në dritaren e shembullit djathtas. Nëse klikoni në njërën nga vijat e penelit të rrulit Style (stili), mund të përcaktoni se si duhet të duket vija e korrnizës.

Shko poshtë në Style dhe zgjedh vijën e parë dyfishe. Kujdesu që pika Box të jetë e shënjuar gjithashtu. Kliko mbi OK.

Këto korrniza dhe vija mund t’i japin dokumentit tuaj një pamje profesionale. Por duhet të keni kujdes, që të mos bëhet i tepërt përdorimi pa kufi i këtyre “zbukurimeve”.

Përdor Print Preview për të parë se si do duket dokumenti në printer.

Korrnizat dhe formati i paragrafit largohen të dyja, duke shtypur tastet Ctrl+Q.

Shtyp Ctrl+Q. Provo gjithashtu edhe tipe të tjera korrnizash (psh. Shadow dhe një vijë të gjërë 2¼ pt (pikësh)).

Page 69: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 69 -

Linja e butonave të vizatimit Me linjën e butonave të vizatimit, që shfaqet në fund tek linja e statusit, ju mundeni të krijoni kutia, vija, kutia teksti, skica të vizatura, etj. Pastaj mund të ngjyrosni, kombinoni, rrotulloni dhe orientoni një objekt në mënyra të ndryshme.

Aktivizo linjën e vizatimit, duke klikuar mbi butonin Drawing në linjën e butonave.

Tani do povoni të vizatoni me ndihmën e funksionit Freeform.

Kliko mbi AutoShapes (auto-figurë), Lines dhe zgjedh Freeform.

Provoni të vizatoni një objekt, që ua merr mendja, se si mund të duket rrënja e Ginseng. Duhet të klikoni dhe ta tërhiqni miun në mënyrë që të vizatoni konturet.

Kur ta përfundoni vizatimin, (vija e bërë mbyllet aty ku është nisur) mund ta ndryshoni dhe përshtatni atë.

Shënjo vizatimin tuaj të lirë, duke klikuar një herë në mes të objektit.

Rrathët e vegjël që dalin tani, të japin mundësi për ta tërhequr, rrotulluar (rrethi jeshil në krye) dhe ndryshuar madhësinë e vizatimit tuaj.

Tërhiq vizatimin nga rrënja, në një madhësi të caktuar, duke e tërhequr nga rrathët poshtë.

Kliko mbi njërën nga vijat, dhe zhvendose vizatimin në një vend, ku rri më mirë.

Largo linjën e vizatimit, duke klikuar edhe një herë mbi butonin Drawing.

Printo dokumentin dhe mbylle pa e ruajtur.

Ushtrimi 3.9 – Një letër 1. Fillo një dokument të ri.

2. Shkruaj dhe formato dokumentin siçsugjerohet në shembullin e mëposhtëm mepasionantin e fluturimeve, në krye të kollonëstjetër. Letra nuk ka nevojë të jetë aq e ngushtë,sa duket në ilustrimin tonë.

3. Ruaj dokumentin me një emër që dëshironi.

4. Mbyll dokumentin.

Gjadër, me 5 maj 2003 (oriento djathtas)

I dashur Pasionant Fluturimesh, (centro)

Ka patur një interesim të madh për kursin “Fluturo si shqiponjë”, saqë jemi të detyruar të organizojmë disa kurse verore. Kursi zgjat 5 ditë dhe mbahet 4 herë në muaj, gjatë tre muajve të verës, nga një kurs për javë.

Jemi duke përgatitur plan-programin dhe në këtë kontekst, dëshirojmë të na njoftoni se kur përshtatet më mirë për ju, që të ndiqni këtë kurs fluturimi, dhe cilat orë të ditës janë më të përshtatshme. Kur plani të ketë përfunduar nga fundi i muajit maj, atëherë edhe ju do të merrni datat e sakta të kursit.

Ju lutem, plotësoni dhe dërgoni kuponin e përgjigjes brenda 8 ditëve. Kërkesat do të trajtohen sipas datës së marrjes të përgjigjeve.

Gjitha të mirat

A. Bacelli, organizator Aeroporti i Gjadrit për Fluturime Sportive

Bashkangjitur: Zarfi i përgjigjes (djathtas)

Kryeradha Herë pas here, ka mundësi që ju duhet, që paragrafi të bjerë më shumë në sy, duke e zhvendosur tekstin e fjalisë së parë të tij, pak më brenda, në krahasim me pjesën tjetër të tekstit. Ndonjëherë mund të kesh nevojë gjithashtu, që teksti i fjalisë së parë të një paragrafi, të fillojë tek anësorja e majtë, ndërsa pjesa tjetër e tekstit në paragraf fillon pak më brenda (kjo quhet kryeradhë e ndërvarur). Shumica e listave me pika, përdorin një kryeradhë të ndërvarur.

Fillo kryeradhë Do mësoni së pari të bëni një kryeradhë të zakonshme dhe më pas do bëni edhe kryeradhë të ndërvarur. Mënyra më e lehtë për të krijuar një kryeradhë bëhet me ndihmën e një kutie dialogu.

Fillo një dokument të ri dhe shkruaj: Në Word ekzistojnë funksione të ndryshme për të formatuar shenja dhe paragrafe. Të gjithë funksionet në program mund të zjedhen përmes linjës së menysë, dhe shumica e tyre mund të zgjedhet edhe me ndihmën e tasteve të shkurtprerjes, që janë kombinime të caktuara tastesh.

Page 70: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 70 -

Shtyp Enter për të filluar një paragraf të ri.

Hapni menynë Format, Paragraph... dhe zgjedh skedën Indents and Spacing.

Në fushat për kryeradhën Left (majtas) dhe Right (djathtas) mund të jepni vlera në cm. Nga njëra fushë tek tjetra kërceni duke shtypur Tab.

Shkruaj 2 në fushën Left. Shtyp Tab derisa të shkoni tek fusha Before dhe shkruaj 12. Shtyp Enter (është baraz me klikimin e OK).

Shënim! Distanca e kryeradhës shkruhet në cm, ndërsa distanca ndërmjet paragrafëve shkruhet në pikë. 12 pt - i përgjigjet një rreshti të zbrazët ndërmjet rreshtave (nuk ka nevojë të shkruhet pt). Në listën lësho-poshtë Special, mund të përcaktoni kryeradhën për rreshtin e parë, apo kryeradhën e ndërvarur. Në fushën By, shkruani se çfarë madhësie duhet të ketë kryeradha speciale.

Shkruaj: Me funksionin e kryeradhës, mund të bëni, që një apo disa paragrafe të fillojnë më thellë në tekst sesa paragrafet e tjerë. Kur shtyp Enter, krijohet një paragraf i ri, me të njëjtin format.

Shtyp Enter dhe shkruaj: Në këtë rast kam shtypur Enter dhe kam filluar një paragraf të ri. Ky paragraf ka të njëjtin format, në kryeradhë dhe distancë, siç e ka edhe paragrafi më përpara.

Shtyp Enter.

Nëse doni të vazhdoni të shkruani me format normal, kthejeni kryeradhën në 0 në menynë Format, Paragraph..., Indents and Spacing, ose shtypni Ctrl+Q, që të largoni të gjitha formatet.

Shtyp Ctrl+Q dhe shkruaj: Këtu kam ndryshuar përsëri për tek formati normal i tekstit, duke e mbajtur të shtypur tastin Ctrl dhe duke shtypur Q. Kjo shkurtprerje tastature largon të gjitha formatet individuale të paragrafit.

Siç e shikoni, distanca ndërmjet paragrafëve u zhduk menjëherë.

Ri-distanco paragrafin, duke shtypur Ctrl+0 (zero).

Shtyp Enter.

Kur doni të ndryshoni radhë pa krijuar paragraf të ri, duhet të shtypet Shift+Enter (kujtohuni!).

Vendos kryeradhën majtas në 2,3 cm e shkruaj: Ekziston mundësia për të mbajtur të shtypur tastin Ctrl dhe njëkohësisht të shtypet tasti M, që paragrafi të shtyhet tek tabelori i parë.

Shtyp Shift+Enter dhe shkruaj: Nëse unë dua të filloj një rresht të ri, pa filluar një paragraf të ri, duhet të shtypi Shift+Enter. Po të shtypi Enter, atëherë do të marr një rresht ekstra ndërmjet.

Shtyp Enter.

Kur shtypet Enter, fillohet një paragraf i ri, dhe tani e shikoni se ai fillon me një rresht të zbrazët. Dokumenti juaj, duhet të duket kështu:

Printo, ruaj dokumentin nën emrin Shkrime dhe mbylle atë, si përfundim.

Kryeradhë e ndërvarur Nëse doni të krijoni lista çmimesh, receta ushqimesh, apo lista të tjera me pika, duhet të përdorni të ashtuquajturën kryeradhë e ndërvarur. Nëse një paragraf ka kryeradhë të

Page 71: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 71 -

ndërvarur, të gjithë rreshtat, me përjashtim të rreshtit të parë, janë të distancuara nga anësorja.

Fillo një dokument të ri. Vendos anësoren e majtë në 4 cm dhe të djathtin në 3 cm.

Shkruaj (me madhësi shkrimi 16 pikësh): Tipet e shkrimit në Windows

Shtyp Enter.

Vendos distancën 12 pt me paragrafin tjetër.

Shkruaj me madhësi shkronjash 12 pikësh: Windows ka një numër të madh tipesh shkrimi, që janë instaluar në kompjuterin tuaj.

Shtyp Enter për të filluar një paragraf të ri.

Hapni menynë Format, Paragraph... dhe zgjedh skedën Indents and Spacing. Hapni listën lësho-poshtë të Special dhe zgjedh Hanging (ndërvarur).

Kalo kursorin (me anë të miut ose me Tab) tek fusha At: dhe shkruaj 1.

Kliko mbi OK

Tani do shikoni trekëndëshat e vegjël të vizores, që kanë ndryshuar vend për aty, ku ju e caktuat në kutinë e dialogut Indent and Spacing.

Shkruaj: 1.

Shtyp Tab dhe shkruaj: Tipet e shkrimit të ekranit janë ato tipe, që përdoren nga Windows për të paraqitur të dhënat në ekran – psh. tekstin, që shihet në dritaret e programit dhe kutitë e dialogut. Këto tipe shkrimi gjenden në disa madhësi të përcaktuara dhe ato mund të printohen në disa lloje printerash (psh. me matriks).

Shtyp Enter.

Word llogarit se ju doni të vazhdoni numërimin në listë, dhe programi shkruan automatikisht numrin tjetër në radhë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet të përdorni menynë Format, AutoFormat, Options..., dhe zgjedh skedën AutoFormat As You Type. Në këtë kuti dialogu,

duhet të shënjohen me hark rubrikat Automatic bullet list dhe Automatic numbered list.

Shkruaj tani pikat e tjera: 2. Tipet skicuese të shkrimit janë ato tipe, qëmund të zmadhohen apo zvogëlohen sipas dëshirës. Ato përdoren shpesh për të parqaqitur informacionin në ekran, dhe për të vizatuar grafikë në skica të ndryshme. Tipet skicuese të shkrimit mund të printohen edhe në disa printera me matriks.

3. Tipet e shkrimit TrueType janë ato tipe, qëmund të ndryshohen në çfarëdo madhësie. Këto tipe shkrimi duken njëlloj si në ekran, ashtu edhe në letrën e printuar.

Ekrani i kompjuterit tuaj duhet të duket kështu:

Ruaj dokumentin me emrin Tipe shkrimi.

Printo dhe mbyll dokumentin.

Kryeradhë e ndërvarur pas shkrimit Në vend që të bëhet një kryeradhë e ndërvarur, ndërsa shkruani tekstin tuaj, mund ta shkruani tekstin më parë dhe pastaj ta formatoni atë me kryeradhë të ndërvarur. Natyrisht që është në dorën tuaj, se cila metodë ju pëlqen më shumë.

Fillo një dokument të ri me katër paragrafe, ku shkurtimisht përshkruan katër stinët e vitit.

Shënjo gjithë dokumentin.

Kliko mbi butonin Numbering (numëror) ose Bullets (pika) në linjën e butonave.

Shtyp tastin shigjetë, për të larguar shënjimin.

Ruaj dokumentin me emrin Stinët dhe printojeni atë.

Mbyll dokumentin.

Ide! Me butonat Rrit kryeradhë dhe Zvogëlo kryeradhë, mundeni në fund me lehtësi të rregulloni kryeradhën. Rregullimi vlen vetëm për ato rreshta që keni shënjuar.

Kryeradhë e majtë

Kryeradhë e linjës së parë

Page 72: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 72 -

Kryeradhë me pika Nëse në vend të numrave, doni të keni vetëm listë me pika (bullets) në të majtë të paragrafëve, mund të përdorni funksionin Bullets (pika).

Hapni përsëri dokumentin Stinët.

Shënjo gjithë tekstin dhe kliko mbi Bullets (pika) në linjën e butonave.

Largo shënjimin.

Printo dhe krahaso me printimin e mëparshëm. Mbylle dokumentin pa e ruajtur.

Kryeradhë e rreshtit të parë Mund të zgjedhni në mes dy tipeve të veçanta në kutinë e dialogut Paragraph, (Special:)

E ndërvarur (Hanging), që do të thotë se rreshti i parë i çdo paragrafi fillon më majtas se pjesa tjetër e tekstit në paragraf. Kjo përdoret zakonisht në listat numerike dhe me pika.

Rreshti i parë, (First line) ku rreshti i parë i çdo paragrafi fillon më thellë djathtas se sa pjesa tjetër e tekstit në paragraf. Kjo formë e kryeradhës përdoret shumë në gazeta dhe libra. Është më e lehtë për syrin e njeriut, që të gjejë paragrafin në një faqe me shumë tekst, kur përdoret kjo metodë.

Kryeradha e rreshtit të parë llogaritet nga anësorja e majtë e dokumentit. Shikoni ilustrimin më poshtë. Rregullimet në kutinë e dialogut kanë kuptimin se rreshti i parë është zhvendosur 5 cm nga anësorja e majtë.

Ushtrimi 3.10 – Anësoret dhe kryeradha

Fillo një dokument të ri dhe rregullo anësoret në këtë mënyrë: Left (majtas) 5 cm, Right (djathtas) 5,5 cm dhe Top (lart) 3 cm.

Shkruani tekstin që shikoni në kollonën tjetër lart. Jepi titullit një shkrim me shkronja të mëdha dhe formatojeni atë me të zeza e kursiv. Kryeradha e ndërvarur e tekstit duhet të jetë në 4 cm. Ruaj dokumentin me emrin Penelet e rrulit, printo dhe mbylle atë.

Përdorimi i peneleve të rrulit Për të parë tekstin Veproni kështu

Një rresht lart/poshtë Kliko mbi njërën nga shigjetat e rrulit.

Një dritare Kliko në zonën e lirë të penelit të rrulit, në mes kutisë së rrulit dhe ndonjërës nga shigjetat, lart ose poshtë.

Vazhdimësi Shënjo njërën nga shigjetat e penelit të rrulit dhe mbaj tastin e majtë të miut të shtypur mbi të, për të parë informacionin e dëshiruar.

Për çfarëdo pozicioni Tërhiq kutinë e rrulit lart ose poshtë penelit të rrulit. Pozicioni i kutisë së rrulit tregon se në çvend të dokumentit ndodheni. Nëse kutia e rrulit tërhiqet në mes të penelit të rrulit, atëherë teksti që shikoni, ndodhet në mes të dokumentit.

Ushtrimi 3.11 – Një recetë ushqimi Bëj një recetë ushqimi si më poshtë. Ruaje dokumentin me një emër, që dëshironi.

Sallata e festës

Për 4 persona duhet të përdorni këto ushqime:

1 kokë salatë 2 lugë pure domatesh 4 domate 2 dl. krem fresh 1 konservë peshku tun 2 lugë lëng limoni 1 konservë artiskoku kripë, piper 200g. karkaleca deti 1 lugë kopër 12 ullinj (pa thalba) 1 kupë me lakra

Veproni kështu: 1. Vendosi gjethet e sallatës në fund të një kupe

sallatash. Shpërlaj domatet, pastroj ato dheprej në copa të vogla.

2. Lëre peshkun tun të kullojë dhe shkërmoqe atënë copa të vogla. Prej artiskokët në copa tëvogla dhe ullinjtë në rriske të holla. Përziej tëgjithë përbërësit dhe lëre sallatën në kupë.

3. Përziej purenë e domateve me krem fresh,kopër, lëng limoni dhe piper e kripë.

Sallata duhet të shërbehet me salcë dhe bukë.

Page 73: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 73 -

Kërko dhe zëvendëso tekst Word ka një funksion, nga ku ju mund të kërkoni tekstin. Funksionet Find and Replace (kërko dhe zëvendëso) japin disa mundësi – mund të kërkoni pjesë fjalësh, apo fjalë të ndryshme, me ndihmën e kritereve të kërkimit. Mund të kërkoni (e zëvendësoni) edhe formatet.

Kërko Hapni dokumentin Tipe shkrimi.

Me anë të funksionit Find mund të kërkoni një fjalë apo pjesë fjale.

Zgjedh Edit, Find (gjej, kërko) dhe kliko mbi butonin More (më tepër) për të parë pjesën tjetër të kutisë së dialogut.

Kjo kuti dialogu është një dritare në Windows dhe prandaj mund të lëvizet, nëse doni të shikoni më shumë tekst pas saj.

Me tre pikat e para të përzgjedhjes, ju mund të jepni kriteret mbi të cilat duhet të kërkohet në Word: Match case, (shkronjat përputhen) Find whole word only, (gjej vetëm fjalën e plotë) Use wildcards (përdor shenjat e veçanta). Mund të përcaktoni gjithashtu, nëse kërkimi duhet bërë në drejtim të fundit apo fillimit të një dokumenti.

Ide! Po të doni të bëni një kërkim të thjeshtë, nuk ka nevojë të klikoni mbi butonin More.

Kujdesu që të mos shënjohet asnjëri nga tre kriteret kryesore.

Shkruaj në fushën Find what: printera

Kliko mbi butonin Find Next (gjej tjetrën).

Fjala printera gjendet dhe shënjohet. Nëse doni të kërkoni për të njëjtën fjalë më tej, atëherë

klikoni përsëri mbi butonin Find Next. Nëse klikoni mbi këtë buton disa herë, ju do të merrni një mesazh se i gjithë dokumenti është kërkuar.

Kliko mbi butonin Find Next.

Siç e shikoni, një pjesë e fjalës printerash shënjohet gjithashtu.

Kliko edhe një herë mbi butonin Find Next dhe mbyll kutinë e dialogut, duke klikuar mbi butonin Cancel.

Zhvendos kursorin në fillim të dokumentit dhe përsërit të njëjtin kërkim – këtë herë duke shënjuar pikën Find whole words only (Gjej vetëm fjalë të plota). Kliko disa herë mbi Find Next).

Siç e shikoni, Word e gjen fjalën vetëm një herë.

Mbyll kutinë e dialogut Find and Replace.

Zëvendëso Funksioni Replace (zëvendëso) funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë si funksioni Find. Mund të zgjedhni të zëvendësoni fjalët njëra pas tjetrës, ose të gjitha fjalët menjëherë.

Komanda Replace All (zëvendëso të gjitha) mund të jetë e rrezikshme (por njëkohësisht edhe efektive) në përdorim. Nëse e përdor gabim Replace All, mund të jetë e vështirë për ta ndrequr tekstin përsëri. Prandaj, ju duhet ta bëni zakon, që gjithmonë ta ruani dokumentin, para se të filloni veprimin me Replace All. Përdor më mirë metodën e zëvendësimit të fjalëve njëra pas tjetrës dhe shënjo fushën Find whole words only.

Zhvendos kursorin në fillim të dokumentit.

Zgjedh në linjën e menysë Edit, Replace.

Nëse nuk e shikoni pjesën e fundit të kutisë së dialogut, atëherë klikoni More.

Page 74: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 74 -

Vini re se, Word e “kujton” fjalën e fundit që ju keni kërkuar.

Fshij përmbajtjen e fushës Find what dhe hiq shënjimin e Find whole words only.

Shkruaj në fushën Find what: tipe

Shtyp Tab për të kaluar tek fusha tjetër Replace with dhe shkruaj: tipe shkrimi

Kliko mbi Find Next.

Tani mund të zgjedhni ta zëvendësoni fjalën e shënjuar, ose mund të kërkoni më tej për fjalën tjetër, pa e zëvendësuar atë. Nëse klikon mbi butonin Replace All, komanda do të bëjë ndryshimin e të gjitha fjalëve të kërkuara.

Konfirmo zëvendësimin e kësaj fjale, duke klikuar mbi butonin Replace.

Fjala ndryshon dhe programi niset dhe gjen fjalën tjetër, që kërkohet.

Kliko mbi butoni Replace All.

Pjesa tjetër e fjalëve në dokument do të zëvendësohet dhe ju do njoftoheni se sa ndryshime janë bërë gjithësejt.

Kliko mbi OK dhe mbyll kutinë e dialogut. Mbyll dokumentin pa ruajtur ndryshimet.

Koka dhe këmba e faqes Në këtë paragraf do të mësoni të shkruani kryetekste (tek koka) dhe tekste në fund (tek këmba), dhe do të mësoni si t’i korrigjoni ato.

Koka e faqes është pjesa e tekstit apo grafikës, e cila shfaqet më lart se gjithçka në faqet e një dokumenti. Në të njëjtën mënyrë, këmba e faqes është teksti apo grafika që shfaqet në fund të çdo faqeje. Koka dhe këmba e faqes mund të mbajnë stemën e një firme, numrin e faqes, emrin e dokumentit, kapitullin, ose ndoshta shënimin e të drejtave (Copyrights). Tekstet e kokës dhe numri i faqeve në këtë metodikë, janë shembuj të kokës dhe këmbës së faqes.

Vendos kokën dhe këmbën e faqes Duhet së pari të hapni një dokument dhe më pas të vendosni kokën dhe këmbën e faqes.

Hapni dokumentin Ginseng dhe kujdesu që ai të shfaqet në Print Layout (View).

Dokumenti ka për momentin vetëm një faqe. Për ta bërë këtë ushtrim më tërheqës, duhet të shtoni një faqe tjetër, me këputje faqesh (Page Break).

Zgjedh në linjën e menysë View, Zoom... dhe shënjo pikën Page width. Përfundo me OK.

Zhvendos kursorin në fund të dokumentit dhe shtyp Ctrl+Enter për të futur një këputje faqeje.

Shkruaj: Kjo është faqja tjetër e dokumentit që bën fjalë për ginseng.

Zhvendos kursorin prapa në fillim të dokumentit dhe zgjedh në linjën e menysë View, Header and Footer (koka dhe këmba).

Kur zgjedhni funksionin View, Header and Footer, Word kalon automatikisht në Print Layout, nëse nuk e keni zgjedhur këtë me kohë. Koka e faqes shfaqet si një korrnizë me ndërprerje (korrniza nuk printohet) dhe linja e butonave të Kokës dhe këmbës shfaqet.

Futni numrin e faqes

Futni orën

Shfaqni/fshihni tekstin

Futni datën

Rregulloni faqen

Bëni kalimin nga koka tek këmba e faqes

Page 75: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 75 -

Teksti i një dokumenti do të shfaqet normalisht si një hije gri pas linjës së butonave, por ju mund të zgjedhni edhe ta fshihni tekstin, duke klikuar mbi butotin Show/Hide Document Text.

Kliko disa herë mbi butonin Show/Hide Document Text dhe shiko se çfarë ndodh.

Ju mund të shkruani dhe formatoni tekstin e kokës/këmbës në të njëjtën mënyrë si të jetë tekst normal. Kur doni të futni numrin e faqes, datën dhe orën, klikoni mbi butonat respektivë të linjës së butonave të kokës/këmbës.

Ide! Nëse doni të ndryshoni anësoret e kokës/këmbës së faqes, mundeni si gjithmonë ta bëni këtë me metodën ”tërhiq & lësho”. Në anën e majtë, mund të vendosni anësoret vertikale të kokës së faqes (si në figurë) dhe në vizore mund të rregulloni ato horizontale.

Nëse në vend të kësaj, doni të punoni me këmbën e faqes, atëherë klikoni mbi butonin Switch Between Header and Footer.

Kliko disa herë mbi butonin Switch Between Header and Footer.

Tani do të bëni një kokë faqeje me tekstin Bimë ekzotike dhe një këmbë faqeje me numër në qendër.

Kliko mbi butonin Switch Between Header and Footer për të parë kokën.

Zgjedh tekst me orientim djathtas dhe shkruaj: BIMË EKZOTIKE

Shënjo tekstin në kokën e faqes dhe përcakto formatin Arial, madhësia 10. Kalo tek këmba.

Zgjedh qendror dhe kliko mbi butonin Insert Page Number (Fut numrin e faqes).

Shto një vizë lidhëse para dhe pas numrit të faqes dhe kliklo mbi Close (mbyll).

Nëse doni të keni një pamje më të mirë për rezultatin, mund të zgjedhni Print Preview.

Zgjedh File, Print Preview.

Provo që të kalosh nga njëra faqe në tjetrën për të parë se si do duken koka dhe këmba e faqes.

Mbyll Print Preview dhe përdor penelin e rrulit për të kaluar nga njëra faqe në tjetrën. Kujdesu që mënyra e shfaqjes së faqes të jetë në Print layout.

Tani duhet që teksti i kokës dhe këmbës së faqes të shfaqen në dokument. Meqë nuk jeni duke e përdorur funksionin Header and Footer (koka dhe këmba), teksti i kokës dhe këmbës do shfaqen në ngjyrë gri.

Korrigjo kokën dhe këmbën e faqes Kur doni të korrigjoni kokën apo këmbën e një dokumenti, zgjedhni View, Header and Footer në linjën e menysë, ose kliko dyfish direkt mbi tekstin e kokës/këmbës (duhet të zgjedhni shfaqjen Print Layout). Kur ta keni bërë këtë, mund të vazhdoni ndryshimet tek koka/këmba, si në një tekst tjetër normal.

Formato tekstin e kokës me Arial, madhësia 11 zgjedh qendror. Kliko mbi Close (mbyll).

Printo dokumentin dhe mbylle atë pa e ruajtur.

Ide! Nëse klikoni mbi butonin Page Setup (rregullimi i faqes) dhe zgjedhni skedën Layout, mund të përcaktoni nëse doni kokë dhe këmbë të ndryshme në faqe me numra tek ose çift Different odd and even ose Different first page. Mundeni gjithashtu të rregulloni, nëse faqja e parë duhet të ketë kokë të ndryshme, apo jo.

Ushtrimi 3.12 – Këmba e faqes në letër Në këtë ushtrim, duhet të bëni një letër standarte (shabllon) për Klubin Vllaznia të Shkodrës, me adresë dhe numër telefoni e faks.

Fillo një dokument të ri dhe bëj një këmbë të faqes me këtë informacion, që jepet në figurën e mëposhtme. Shkruani të dhënat e duhura. Ruaj dhe printo dokumentin (nëse dëshironi).

Page 76: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 76 -

Kontrolli i drejtshkrimit Word ka një kontroll të avancuar drejtshkrimi, i cili më në fund është bërë i mundur edhe në gjuhën shqipe, por akoma nuk ka hyrë në përdorim të gjërë. Kontrolli i drejtshkrimit gjen gabime të zakonshme drejtshkrimore. Por ai mund të gjejë edhe përsëritje fjalësh dhe përdorimin gabim të shkronjave të mëdha (si psh. gAbim, gaBim). Programi mundet të rregullohet që të kontrollojë drejtshkrimin vazhdimisht, ndërsa ju shkruani. Fjalët, të cilat nuk gjenden në fjalorin e ndërtuar të kontrollit, shënjohen me një vijë të valëzuar të kuqe poshtë tyre. Kur klikoni me butonin e djathtë mbi fjalën e shënjuar me vijë të valëzuar, mund të zgjedhni një prej fjalëve, që fjalori i kontrollit i vë në dispozicion. Mundeni gjithashtu ta shtoni fjalën në fjalorin e përdoruesit.

Në këtë kapitull do të mësoni të përdorni kontrollin e zakonshëm të drejtshkrimit. Para se të filloni, duhet të shikoni që kontrolli automatik i drejtshkrimit të mos jetë aktiv.

Përdorimi i fjalorit Fjalorin mund ta përdorni në dy mënyra të ndryshme. Mund ta shikoni atë për fjalë të veçanta, të shënjoni blloqe teksti, ose mund të kontrolloni të gjithë dokumentin.

Në rastin e kontrollit të një fjale, duhet të shënjoni fjalën dhe më pas të zgjedhni Tools, Spelling and Grammar... Nëse linja e butonave standart është aktive, mundeni të klikoni mbi butonin Spelling and Grammar ose të shtypni tastin F7. Kështu konrolloni tekstin e shënjuar.

Nëse nuk shënjoni ndonjë pjesë teksti, programi do të kontrollojë të gjithë dokumentin.

Fillo një dokument të ri (në anglisht).

Zgjedh në menynë Tools, Language, Set Language...

Në kutinë e dialogut që hapet, zgjedhni English(U.S.) (gjuhën amerikane).

Shkruaj: (me një fjalë gabim!) It is difficcult to spell correctly.

Shënjoje fjalën difficcult

Kliko mbi butonin Spelling and Grammar ose shtyp tastin F7.

Programi shikon tani fjalorin dhe sugjeron fjalën që duhet të zëvendësojë fjalën e shkruar gabimisht. Ka mundësi (në raste të tjera), që të sugjerohen më shumë se një fjalë.

Nëse fjala zëvendësohet tani si duhet, duke klikuar Change, ju do të njoftoheni nga Word se shkrimi juaj është korrekt.

Shënjo fjalën e duhur nga lista e sugjerimeve dhe kliko më pas mbi butonin Change.

Tani do të pyeteni, nëse doni ta kontrolloni pjesën e mbetur të dokumentit.

Përgjigju No (jo) dhe mbyll dokumentin pa e ruajtur fare.

Kontrolli i drejtshkrimit për gjithë dokumentin Është mirë që i gjithë dokumenti të kontrollohet para se të printohet.

Në dokumentin e krijuar pak më përpara në gjuhën angleze, shtoni edhe këtë tekst: Mistakes can come as a result of tasting wrong different words, or because of compliccated words in English, which can be difficulr to remember.

Kur filloni kontrollin e drejtshkrimit, nuk ka rëndësi fare se ku ndodheni në dokument (me kursorin).Por do ishte mirë që të fillohet që nga fillimi i dokumentit, pasi më vonë mund të dalë pyetja, nëse doni ta kontrolloni pjesën e mbetur nga fillimi i dokumentit.

Kliko mbi butonin Spelling and Grammar ose zgjedh pikën e menysë Tools, Spelling and Grammar (drejtshkrimi dhe gramatika).

Programi ndalon (dhe shënjon) tek fjala e parë që nuk “njihet” nga flalori. (Nëse Word nuk gjen ndonjë fjalë gabim, mund të bëni disa gabime me dashje. Pastaj e aktivizoni kontrollin e

Page 77: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 77 -

drejtshkrimit, me metodat e mësipërmë.) Para se të shkoni më tutje mund të kontrolloni edhe disa mundësi të tjera në Word:

Zgjedh në linjën e menysë Tools, Mundësitë dhe kliko mbi skedën Spelling & Grammar.

Në këtë kuti dialogu, ju mund të shikoni disa mundësi, që është mirë t’i dish:

Always suggest corrections, bën që programi të sugjerojë alternativat e mundëshme për një fjalë të panjohur. Edhe po të mos jetë aktiv ky funksion, do të jetë e mundur përsëri për të marrë fjalët alternative të një fjale të shënjuar.

Suggest from main dictionary only. Nëse kjo pikë është zgjedhur, atëherë Word nuk do shikojë pas fjalëve të ruajtura në fjalorin e përdoruesit CUSTOM.DIC.

Ignore words in UPPERCASE, kjo do të thotë që programi i kapërcen fjalët që janë shkruar me shkronja të mëdha, psh. emrat. Nëse ky funksion nuk është shënjuar, atëherë fjalët me shkronja të mëdha do të kontrollohen gjithashtu.

Ignore words with numbers ka kuptimin që fjalët të cilat mbajnë numra, do të kapërcehen nga kontrolli i drejtshkrimit.

Ignore Internet and file addresses do të thotë se këto lloj adresash nuk do të kontrollohen.

Pikat Always suggest corrections dhe Suggest from main dictionary only, duhet të shënjohen. Kliko mbi OK.

Word ndalon tek fjala e parë gabim dhe sugjeron alternativat e mundëshme.

Kontrolli i drejtshkrimit dhe gramatikës Në kutinë e dialogut Spelling & Grammar, ju keni këto mundësi:

Ignore Once (injoro një herë), nëse fjala është shkruar drejt, por njëkohësisht është kaq e rrallë sa nuk gjendet në fjalor.

Ignore All (injoro të gjitha), kapërcen të gjitha fjalët e njëjta në një kontroll.

Change (ndrysho) përdoret kur doni të ndryshoni fjalën me një fjalë tjetër të sugjeruar nga lista e sugjerimeve. Mund të zgjedhni njërin nga sugjerimet, duke klikuar në listë – duhet më parë ta shohësh listën mirë (ky buton në disa situata ndryshohet në fshij).

Change All do të thotë se fjala do të ndryshohet në të gjithë dokumentin. Mendohu mirë para se ta përdoësh këtë buton. Mund të ndodhë, që fjala të përdoret në një situatë të caktuar në dokument, ku faktikisht mund të jetë shkruar drejt.

Add to Dictionary (shto tek fjalori) përdoret për fjalë të shkruara korrekt, por që fjalori i drejtshkrimit nuk i ka, kështu që ju e shtoni fjalën në fjalorin e përdoruesit.

Undo Edit (mosbëj editimin) përdoret për të shfuqizuar korrigjimet e fundit.

Cancel përfundon kontrollin e drejtshkrimit.

Butoni AutoCorrect shton fjalën në një listë të fjalëve që duhet të korrigjohen automatikisht.

Ndjek instruksionet dhe vazhdo kontrollin e drejtshkrimit për gjithë dokumentin.

Ruaj dhe mbyll dokumentin.

Ndarja e fjalëve Në këtë paragraf do mësoni ndarjen e fjalëve në Word. Ka disa ndarje fjalësh dhe viza lidhëse.

Vizat lidhëse Për të ndarë fjalën, përdoren vizat lidhëse. Ekzistojnë tre lloje vizash lidhëse në Word:

Vizë lidhëse normale: shtyp - (vizë lidhëse) në fjalën, që duhet të shkruhet me vizë lidhëse gjithmonë, dhe ndahet në fund të fjalisë.

Page 78: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 78 -

Vizë lidhëse e butë: Nëse shtypni Ctrl+Vizë lidhëse, ju do të krijoni një vizë lidhëse, e cila do shfaqet vetëm në rastet kur fjala vërtetë duhet të ndahet në anësoren e djathtë. Nëse më vonë teksti ndryshon, dhe fjala me vizë lidhëse të butë gjendet në mes të fjalisë, viza lidhëse nuk duket.

Vizë lidhëse e fortë: Kur shtyp Ctrl+Shift+Vizë lidhëse në një fjalë, fjala nuk do të ndahet në fund të rreshtit (psh. numrat negativë, emrat dhe fjalë të tjera, që përmbajnë viza lidhëse, por që nuk duhet të ndahen në dy rreshta).

Të tre tipet e vizave lidhëse do të dalin në printer si viza normale lidhëse. Mundeni gjithashtu të përcaktoni se si të shfaqen në ekran vizat e buta lidhëse, duke përdorur menynë Tools, Options..., View. Nëse shënjoni rubrikën Optional hyphens, vizat do shfaqen në ekran si shenja të veçanta. Përndryshe, vizat e buta lidhëse do të shfaqen vetëm kur ato përdoren, në fund të një rreshti.

Vendos viza lidhëse Në Word, vizat lidhëse vendosen gjatë shkrimit, manualisht ose automatikisht.

Duke shkruar Vizat lidhëse i vendos vetë, duke shtypur një tast ose kombinim tastesh, siç u përshkruan më lart.

Vendosja manuale Programi sugjeron vendosjen e një vize lidhëse dhe ju do keni mundësi për ta konfirmuar vendojen e saj. Të gjitha vizat lidhëse, që vihen në këtë mënyrë, janë viza të buta lidhëse.

Vendosja automatike Word vendos viza të buta lidhëse, sipas përcaktimeve në një fjalor të ndërtuar për këtë punë, pa patur nevojë që të konfirmoni.

Përdor ndarjen e fjalëve Tani do provoni funksionin e ndarjes së fjalëve.

Fillo një dokument të ri dhe vendos anësoren e majtë në 6 cm dhe anësoren lart në 3 cm. Zgjedh tipin e shkrimit Courier New.

Shkruaj tekstin anglisht*) që vijon: If you use the hyphenation in Word, you would be suggested all possibilities from a special dictionary built up on the program with a huge list of different words. The

*) Nuk ka akoma fjalor shqip të ndarjes së fjalëve.

hyphenation in Word is used automatically or manually.

Kontrollo që butoni Shfaq/Fshih ( ) nuk është aktiv në linjën e butonave. Zhvendose kursorin në fillim të dokumentit.

Zgjedh Tools, Language, Hyphenation.

Në këtë kuti dialogu, ju mund të përcaktoni, nëse doni të bëni ndarjen e fjalëve, automatikisht apo manualisht. Nëse zgjedhni Automatically hyphenate document, ndarja e fjalëve do bëhet më shpejt, por ju nuk mund të kontrolloni se ku bëhet vendosja e vizës lidhëse.

Para se të filloni me ndarjen e fjalëve, mundeni të përcaktoni fjalët, që janë shkruar me shkronja të mëdha, të cilat duhet të ndahen. Në rubrikën Hyphenation zone (zona e ndarjes) mund të përcaktoni se sa e gjatë duhet të jetë fjala, para se të ndahet. Normalisht nuk ka asnjë arsye që vlera standarte të ndryshohet. Së fundi, mund të kufizoni numrin e rreshtave pas njëri-tjetrit, të cilët përfundojnë me një vizë lidhëse.

Ndarja automatike e fjalëve Nëse zgjedhni ndarjen automatike të fjalëve, ndarja do të ndodhë për të gjithë dokumentin, pa qenë e mundur për ju që të ndërhyni. Nëse doni të shmangni ndarjen e fjalëve në disa paragrafe të veçanta, mund ta arrini këtë duke zgjedhur Don’t hyphenate në menynë Paragraph..., të cilën e merrni duke hapur Format, Line and Page Breaks (rreshti dhe këputja e faqes).

Vini re, që teksti ndahet ndërsa ju shkruani. Nëse mendoni se kjo ju shqetëson, atëherë ju mund ta hiqni ndarjen automatike, derisa të përfundoni shkrimin e tekstit. Pastaj mund ta aktivizoni atë dhe t’i ndani fjalët e tekstit tuaj.

Shënjo rubrikën Automatically hyphenate document (ndaj fjalët automatikisht).

Kliko mbi OK.

Page 79: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 79 -

Word ka bërë tani disa ndarje fjalësh në tekstin tuaj dhe ju mund ta shikoni se anësorja e djathtë është bërë më e drejtë. Nëse ndërroni anësoret, apo korrigjoni tekstin, ndarja e fjalëve do ndryshohet përsëri automatikisht.

Shënjo fjalën Word në rreshtin e parë dhe fshije atë.

Vini re se ndarja e fjalëve në të gjithë tekstin ka ndryshuar.

Kliko mbi butonin Undo Typing (mosbëj), që fjala Word të kthehet përsëri në vendin e saj. Kujtohu përsëri të largosh shënjimin.

Ndarja manuale e fjalëve Nëse ju për një arsye apo tjetër nuk e pëlqeni ndarjen e fjalëve në mënyrë automatike, mund të zgjedhni që ta bëni atë manualisht. Me anë të ndarjes manuale të fjaleve, ju keni mundësi, ose ta konfirmoni një ndarje fjale, ose të mos e pranoni atë, kur kjo gjë sugjerohet nga Word.

Zhvendos kursorin në krye të dokumentit Spelling dhe zgjedh Tools, Language, Hyphenation dhe kliko mbi Manual...

Tani do të pranoni ndarjen e sugjeruar të fjalës cor-rectly, ashtu siç jepet në figurë. Me anë të miut mund ta lëvizni kursorin për në një vend tjetër deri tek vija vertikale gri, e cila tregon kufirin e shkronjave gjithsejt, që mund të jenë në atë rresht. Pasi të keni vendosur se ku duhet të vendoset viza lidhëse në fjalë, kliko mbi Yes, ose shtyp Enter. Ndarja e fjalës do të bëhet dhe programi shkon tek fjala tjetër, që duhet të ndahet. Teksti në dokument duhet të jetë i ngushtuar, që të provokojë ndarjen e fjalëve.

Kliko mbi Yes.

Vazhdo me ndarjen e fjalëve në tekst. Kliko në fund mbi Cancel (ose OK, nëse ndarja e fjalëve është kryer për të gjithë dokumentin). Mbyll dokumentin pa e ruajtur.

Të gjitha vizat lidhëse, që vendosen në këtë mënyrë janë viza ë buta lidhëse. Nëse ju më vonë e ndryshoni dokumentin, që ndarja e fjalëve të mos nevojitet, këto viza lidhëse nuk do printohen në dokument.

Ushtrimi 3.13 – Anësoret, kontrolli i drejtshkrimit dhe formati

1. Fillo një dokument të ri dhe rregullo këtoanësore: Lart 2,5 cm, Poshtë 2,5 cm, Majtas 6cm dhe Djathtas 5 cm.

2. Shkruaj tekstin që paraqitet në fund të këtijushtrimi. Ndrysho “m2” me “m2”. Kontrollodrejtshkrimin (nëse keni kontrolluesin egjuhës shqipe) dhe ruaje dokumentin meemrin Lajmërim shtëpie.

3. Bëj këto ndryshime: Titulli të jetë Arial,madhësia 18, me të zeza. Pjesa tjetër e tekstittë jetë e shkruar me Times New Roman, 11pikësh.

4. Ruaj dokumentin, printoje atë dhe mbylle nëfund.

Blej shtëpi tek Shkëmbi i Kavajës.

Një shtëpi e këndshme, në një copë toke të madhe në bregdet tek Shkëmbi i Kavajës, është në shitje. Shtëpia është njëkatëshe dhe është ndërtuar më 1972, por është riparuar më 1992. Sipërfaqja e përgjithshme e shtëpisë: 100 m2 – Sipërfaqja e tokës rreth saj: 1.200 m2.

Përbërja: Dhoma e ndenjes me dritare panoramë dhe dalje në një verandë me pamje nga deti. Kuzhina është e madhe, dhe ka vend për një tavolinë buke me 4 persona. Ka korridor dhe banjo me dush e vaskë. 4 dhoma gjumi, prej këtyre dy janë të llogaritura për fëmijë. Ka edhe një shtesë për pajisjet e punës.

Ngrohja: Shtëpia është e izoluar mirë me dritare dyfishe dhe ngrohet nga një kaldajë elektrike, që ndodhet në shtesën e pajisjeve të punës.

Pjesa e tokës është mjaft e madhe dhe e dëshirueshme në një vend të tillë në bregdet. Toka ka vijë të verdhë dhe mundet edhe të ndërtohet në të.

Çmimi: 160.000 € (Euro).

Një shtëpi fantastike, që ia vlen të shihet!

Page 80: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 80 -

Ushtrimi 3.14 – Anësoret, kontrolli i drejt-shkrimit, ndarja e fjalëve

1. Fillo një dokument të ri dhe rregullo anësoret:lart 3 cm, poshtë 2,5 cm, majtas 5 cm dhedjathtas 3 cm.

2. Shkruaj letrën dhe formatoje atë siç sugjerohetmë poshtë (letra nuk bëhet aq e ngushtë saç’është më poshtë). Kryej kontrollin edrejtshkrimit dhe ruaje dokumentin me emrinTTA.

3. Formatimi i tekstit të jetë me Arial, 14 pikësh.Provo gjithashtu të bësh ndarjen e fjalëve dheshiko nëse kjo gjë bën ndonjë ndryshim.

4. Ruaj, printo dhe mbyll dokumentin.

TIRANA TRAVEL AGENCY

Tiranë, 5 shkurt 2003 (orientim djathtas)

I dashur udhëtar, (centruar) Duam të ju falenderojmë për besimin që tregoni në porositjen e një bilete për në Kaliforni nga Agjensia jonë e udhëtimeve. Ne do të bëjmë të pamundurën, që me linjën ajrore direkte Tiranë – Los Anxhelos, ju të merrni një vend në avionin e datës më të afërt. Ne mund të ju ofrojmë edhe sugjerime për vizita në qytete të ndryshme të SHBA, apo pika turistike, si Disney Land, etj.

(Justify – orientim i barabartë)

Mos harroni, se duhet të keni vizën amerikane në pasaportë, para se të blini biletën!

(korrnizë e dyfishtë me hijezim)

Udhëtim të këndshëm,

TIRANA TRAVEL AGENCY

Eriona Hysa Asistente Udhëtimi

Bashkangjitur: (nënvizuar) Zarf përgjigjeje me pullë

Ushtrimi 3.15 – Formatimi dhe tabelorët 1. Fillo një dokument të ri dhe rregullo si vijon:

Madhësinë e shkrimit 12, anësorja lart 1,2cm, anësorja poshtë 13 cm, anësorja majtas2,25 cm, anësorja djathtas 8,75 cm dhe njëtabelor (i majtë) në 6,75 cm.

2. Shkruaj letrën e mëposhtme ashtu siç paraqitetnë figurë, duke filluar me fjalinë e parë dhepërfunduar me “ofroj këto produkte”.

3. Largo tabelorin në 6,75 cm dhe vendos dytabelorë, të cilët do i përdorësh deri në fund tëtekstit. Mund të jetë psh. një tabelor i majtë në1 cm dhe një tabelor decimal në 9 cm. Shkruajmë pas pjesën tjetër të letrës dhe kontrollonidrejtshkrimin.

4. Ruaje letrën me një emër që dëshiron, dheprintoje atë.

Dyqani i Dhuratave “Lola” OFERTË Rruga “Qemal Stafa” 53 Tiranë 5 shkurt 2003

Jona Travel, Rruga “Miqësia” 23 Tiranë Për: Linda Kryeziu

Lidhur me marrëveshjen tonë telefonike, unë kam kënaqësinë të ju ofroj këto produkte:

Nr. Artikulli Çmimi

10 Forma keku Madeira 15x22 cm 550,00 15 Tigana ëmbëlsire, bakri 4.390,00 28 Kupa çaji (pako me 4 copë) 2.690,00 10 Kana çaji, çeliku 20.990,00

Pagesa mund të bëhet brenda 30 ditëve.

Me respekt,

Dyqani i Dhuratave “Lola”

Lola Demneri Pronare

Page 81: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 81 -

Ushtrimi 3.16 – Formati, kryeradha dhe kontrolli i drejtshkrimit

1. Fillo një dokument të ri dhe bëj këtorregullime: Anësorja lart 1 cm, anësorja e majtë 2,7 cm, anësorja e djathtë 2,7 cm. Tipi i shkrimit duhet të jetë Times New Roman me madhësi 10 pikësh.

2. Shkruaj tekstin e mëposhtëm. Të dhënat qëvijojnë mund të ju ndihmojnë: Titulli idokumentit është Arial, 24 dhe me të zeza.Titujt e paragrafeve janë me madhësi 16, dhe

me të zeza. Distanca ndërmjet paragrafeve është 2 cm. (Shko: Format, Paragraph..., Indents and Spacing, Before: 30 pt). Është përdorur kryeradha prej 8 cm e alternuar nga e majta në të djathtë.

3. Kryej ndarjen e fjalëve në dokument.

4. Kryej kontrollin e drejtshkrimit, ruajdokumentin me një emër të caktuar dheprinto.

5. Bëj vetë ndonjë vizatim për kafshët respektivenë secilin paragraf.

Kafshët e pyllit

Lepuri Lepuri njihet për aftësinë e tij për të mashtruar ndjekësit. Ai kërcen në distanca të mëdha, që shpesh kthehen, dhe vazhdon të kërcejë në gjurmët e tij. Mund të ndodhë që ai të kërcejë disa metra në të djathtë, larg gjurmëve të tij. Gjurmët e lepurit në dëborë mund të dallohen, duke parë kërcimet e gjata me këmbët e para, ku putat presin disi jashtë nga njëra-tjetra (gjurmët e vogla) – dhe fill pas tyre vijnë gjurmët e këmbëve të pasme me puta më të mëdha. Ato formojnë gjurmë të mëdha e të thella, nga tendosja që kanë për kërcimin tjetër.

DreriMund të dalloni gjurmët e drerit nga forma me maje e putrës së tij në dëborë. Ngaqë putra që shkel, shkon pothuajse me maje në thellësi, gjurma e drerit shtypet pjerrtas dhe e rrafshët në dalje. Gjurma është rreth 4,5 cm e gjatë dhe 3 cm e gjërë.

BufiMund të shikoni gjurmë të ndryshme të bufit. Nëse bufi përpiqet të kapë një mi në tokë, diku në pyll, ai gërmon poshtë në drejtim të miut. Kur thonjtë të qëndrojnë mirë mbi gjojen e tij, bufi duhet të përdorë forcë relativisht të madhe për të dalë. Prandaj shpeshherë ka shenja nga majat e krahëve të tij në dëborë. Më vonë mund të shihni gjurmët e gjuetisë së tij...

Page 82: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 82 -

Tabelat Në këtë paragraf do të mësoni përdorimin e tabelave në Word.

Tabelat mund të përdoren për shumë ushtrime. Ndoshta doni të bëni përshkrimin e një produkti apo një listë çmimesh – kështu që është më mirë të paraqitni të dhënat në kollona vertikale ngjitur me njëra-tjetrën. Në shumë situata është më e lehtë të manovroni me rregullimet e kollonave në tabelë, sesa të përdorni tabelorët.

Funksioni i tabelave mund të përdoret për të bërë protokolle, skema, lista adresash dhe gjëra të tjera. Tabelat mund t’i përdorni gjithashtu nëse doni të shkruani tekst në disa qeliza, dhe të paraqitni grafikë në disa të tjera.

Qelizat Një tabelë përbëhet nga një numër qelizash të vendosura në radhë dhe kollona. Një qelizë e vetme mund të përmbajë një sasi të pakufizuar teksti. Qeliza zgjerohet automatikisht poshtë, ndërsa shtohet tekst në të.

Tabelë me katër kollona Për të provuar funksionin e tabelës, mund të bëni një listë. Lista duhet të përbëhet nga katër kollona: Emri, Përshkrimi, Vendi dhe Viti.

Fillo një dokument të ri dhe kujdesu që linjat e butonave Standard dhe Format të jenë aktive.

Zgjedh Print Layout View dhe Page Width tek Zoom...

Zgjedh Table, Insert, Table.

Shkruaj 4 columns (kollona).

Nuk ka nevojë të ndryshoni numrin e radhëve, përderisa nuk e di se sa radhë do të përdoren. Shtimi i radhëve në një tabelë është tepër i lehtë. Në kutinë e dialogut mund të përcaktoni edhe gjërësinë e kollonave. Kur ajo ka vlerën Auto, do të thotë se kollonat do ndahen barazi ndërmjet dy anësoreve. Ndryshimi i gjërësisë mund të bëhet me lehtësi më vonë, prandaj lëre gjërësinë e kollonave tek vlera Auto.

Ide! Mund të futni një tabelë me ndihmën e butonit Inser Table në linjën standarte të butonave. Kur të klikoni mbi të, do të shfaqet një rrjetë, ku ju me anën e miut mund të “tërhiqni tabelën jashtë”me numrin e dëshiruar të radhëve dhe kollonave. Nëse kursori gjendet në një tabelë, kur të klikoni mbi butonin Insert Table, ju do të shtoni vetëm një radhë të zbrazët në tabelë.

Kliko mbi OK.

Tani do të shikoni një tabelë në dritaren e dokumentit. Kur punohet me tabela, është mirë që vijat e grilës që shihen.

Kujdesu, që pika Show Gridlines (shfaq vijat e grilës) të jetë zgjedhur tek menyja Table.

Ju keni shkuar direkt në qelizën e parë të tabelës, kështu që mund të filloni të shkruani.

Shkruaj: Sputnik 1

Shtyp Tab për të kaluar në kollonën tjetër.

Shkruaj: Rrotullimi i parë rreth botës.

Shtyp Tab dhe shkruaj: Rusi

Shtyp Tab dhe shkruaj: 1957

Kur shtypni Tab në kollonën e fundit të një radhe, kursori do kërcejë tek kollona e parë e radhës tjetër. Nëse nuk ka radhë tjera në tabelë, atëherë shtohet një radhë e re.

Shtyp Tab dhe shkruaj: Sputnik 2

Plotëso pjesën e mbetur të kollonave me të dhënat, që jepen më poshtë - shtyp Tab për të ndryshuar kollonë:

Page 83: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 83 -

Shkruaj: Sateliti i parë, që transportoi një qenie të gjallë, qenin Laika.

Rusi 1957

Fut radhë tjera në tabelë Tani, ju keni plotësuar dy radhë në tabelë dhe është e nevojshme që të shtoni radhë të tjera, në mënyrë që të vazhdosh me shkrimin. Një radhë shtohet shumë thjeshtë, duke shtypur Tab në qelizën e fundit të tabelës. Nëse doni të futni radhë në mes të tabelës, shënjoni atë radhë që doni të shtyni më poshtë, për të liruar vend për radhët e tjera. Pastaj zgjedh në linjën e menysë Table, Insert rows (futni radhë), ose klikoni mbi butonin Insert Table në linjën e butonave. Së shpejti do mësoni si të shënjoni në një tabelë.

Shtyp Tab.

Shkruaj në tabelë – si më sipër – të dhënat e mëposhtme për këtë satelit:

Explorer 1

Sateliti i parë amerikan. Werner von Braun ishte përgjegjës i projektit.

SHBA

1958

Shënjimi i tabelave Gjërësia e kollonës mund të ndryshohet në mënyra të ndryshme, me ndihmën e menysë Table ose me anë të vizores. Ndryshimet mund të jenë të ndryshme, që varet nga fakti se çfarë ke shënuar në tabelë. Tabelat kanë zona të ndryshme shënjimi, ku miu mund të përdoret për funksione të veçanta. Kur treguesi i miut gjendet në këto zona, pamja e tij do ndërrohet. Në të majtë të çdo qelize, ka një fushë shënjimi, ku treguesi i miut shndërrohet në një shigjetë, e cila drejtohet nga qoshja e majtë (shiko figurën në vijim). Në të njëjtën mënyrë, edhe në linjën e sipërme mbi kollona, ka një zonë, ku mund të klikohet për të shënjuar gjithë kollonën. Treguesi i miut transformohet në një shigjetë, e cila drejtohet për nga poshtë.

Ka mundësi, që të keni vështirësi në fillim në gjetjen e zonave të shënjimit, por do mësoheni me kalimin e kohës.

Shënjo me miun Kur doni të shënjoni:

Veproni kështu:

Një qelizë Kliko në zonën e shënjimit të qelizës në të majtë të saj.

Një radhë Kliko dyfish në zonën e shënjimit në të majtë të radhës.

Një kollonë Kliko mbi linjën në krye të kollonës (treguesi i miut shfaqet si një shigjetë kokëposhtë).

Shumë qeliza Shënjo qelizën e parë në zonë dhe mbaj tastin Shift të shtypur dhe kliko në qelizën e fundit që doni të shënjoni. (Mundeni gjithashtu të tërhiqni miun mbi të gjitha qelizat që doni të shënjoni)

Gjithë tabelën Shënjo qelizën e parë dhe mbaj të shtypur tastin Shift, dhe kliko në qelizën e fundit.

Shënjo me tastaturë Kur doni të shënjoni:

Veproni kështu:

Qelizën tjetër Shtyp Tab Qelizën para Shtyp Shift+Tab Shumë qeliza Mbaj të shtypur tastin Shift

dhe përdor tastet shigjetë. Gjithë tabelën Shtyp Alt+5 në tastaturën

numerike (me Num Lock të deaktivizuar)

Shënjo fjalën Shënjo kollonënShënjo radhën

Page 84: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 84 -

Shënjoni me menynë Table (tabelë) Në menynë Table, ka funksione tjera, që të japin mundësi për të shënjuar një radhë, një kollonë apo të gjithë tabelën.

Ide! Kur shënjoni një radhë ose kollonë, mund të futni radhë sipër radhës së shënjuar, dhe kollona në të majtë të kollonës së shënjuar, duke klikuar mbi butonin Insert Table në linjën e butonave, ose duke përdorur njërën nga pikat e menysë Table.

Dimensionet e qelizës Gjërësia e kollonës mund të ndryshohet në mënyra të ndryshme, për qeliza të veçantra, për kollonën e tërë, apo për gjithë tabelën. Pika e menysë Table, Table Properties, të jep mundësinë për të rregulluar edhe gjërësinë e një kollone, apo lartësinë e një radhe. Mënyra më e thjeshtë për të ndryshuar dimensionet e një kollone apo radhe është manovrimi me anën e miut, “tërhiq dhe lësho” në anën e një kollone.

Me anë të Cilësive të tabelës mund të përcaktoni gjërësinë e një kollone, duke shkruar një vlerë në fushën e gjerësisë së kollonës. Mund të zgjedhni të klikoni në shigjetat në të djathtë të fushës së gjerësisë. Siç e shikoni, mund të përcaktoni me saktësi distancën ndërmjet kollonave. Muind të përdorni edhe butonat Next Column dhe Previous Column për të kaluar nga njëra kollonë në tjetrën, pa e mbyllur kutinë e dialogut.

Provo metodat e ndryshme për të shënjuar një apo disa qeliza, një radhë, një kollonë, apo të gjithë tabelën.

Rregullo gjërësinë në kollonën e parë deri në 2,5 cm.

Vizorja Kollona tjetër duhet të ndryshohet me ndihmën e vizores. Kur kursori ndodhet në tabelë, kufinjtë e kollonës shfaqen automatikisht në vizore.

Nëse ju nuk keni shënjuar ndonjë qelizë, gjërësia e të gjithë kollonës do të rregullohet kur tërhiqni me miun mbi anësoren e një kollone në vizore. Nuk ka rëndësi se ku ndodhet kursori në tabelë. Nëse shënjon një apo disa qeliza, atëherë vetëm ato do të ndryshohen.

Kujdesu që të mos kesh shënjuar asnjë qelizë.

Tërhiq me miun anën e djathtë të kollonës në vizore deri 9 cm.

Ide! Mundeni gjithashtu të tërhiqni direkt në anën e kollonës. Treguesi i miut transformohet tani në formën e një shigjete të dyanëshme. Gjerësia mund të rregullohet në intervalet e zakonshme prej 2,5 mm.

Siç e shikoni, kollona do të ndryshojë menjëherë dhe radhët do të rregullohen. Kollonat në të djathtë do ndikohen gjithashtu, dhe kjo nuk është gjithmonë e dëshiruar.

Zgjedh Edit, Undo Column Width, për të rikthyer gjërësinë e mëparshme të kollonës.

Nëse doni të pengoni ndryshimin e kollonave në të djathtë, duhet të mbani tastin Shift të shtypur, ndërsa tërhiqni në anësoren e kollonës.

Mbani të shtypur tastin Shift dhe tërhiqni në anën e djathtë të kollonës 2 disa centimetra në të djathtë.

Tani ndryshuat gjërësinë e kollonës pa ndikuar mbi kollonat në të djathtë të saj. Ka raste kur është e vështirë të përcaktosh saktë gjërësinë e kollonave. Për këto raste, ju keni ndihmën e një funksioni interesant që quhet AutoFit (AutoPërshtat). Veproni në këtë mënyrë:

Shënjo kollonat 3 dhe 4.

Zgjedh Table, AutoFit, dhe zgjedh Distribute Columns Evenly (Shpërndaj tekstin barabar).

Kollonat do të rregullohen tani, në mënyrë që teksti të përshtatet si duhet në gjerësinë e tyre.

Shënjo të gjithë tabelën Kur keni mbërritur deri këtu, a nuk mendoni se ndoshta duhet pak distancë më e madhe ndërmjet përshkrimeve për satelitët e ndryshëm. Kjo mund të kryhet, duke e formatuar paragrafin me funksionin Spacing, Before. Më parë duhet të shënjoni të gjithë tabelën.

Shënjo të gjithë tabelën (kujdesu që të mos shënjoni më shumë se tabelën).

Tërhiq këtu djathtas

Page 85: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 3. Programi i shkrimit Word XP

- 85 -

Zgjedh Format, Paragraph..., skedën Indents and Spacing dhe rregullo distancën Before: me 6 pikë.

Ruaj dokumentin me emrin Satelitët e parë dhe printojeni atë.

Bashko qelizat Tani do të krijoni vend për një titull, i cili do shtrihet në të gjithë gjerësinë e kollonave të tabelës. Prandaj duhet të shtoni një radhë të re në krye, pastaj të bashkoni të katër qelizat e radhës.

Vendos kursorin në radhën më të sipërme të tabelës dhe futni një radhë të re. Zgjedh (pasi të keni shënjuar radhën e re) Table, Merge Cells (bashko qelizat).

Shkruaj titullin: Udhëtime në hapësirë

Kaloje titullin në qendër dhe bëje atë me tipin e shkrimit Arial, me të zeza, dhe madhësi 24. Ruaj dhe mbyll dokumentin.

Linjat e butonave Linjat e butonave mund të shfaqen dhe largohen me anë të menysë View, Toolbars, dhe duke klikuar mbi linjën respektive. Normalisht, Word paraqet automatikisht në fillim dy linja butonash, Standard (standarte) dhe Format (formati).

Përshtatja e linjave Nëse linjat nuk janë të vendosura në fillim njëra mbi tjetrën, atëherë ju mund ta bëni këtë, duke tërhequr me anën e miut fillimin e një linje. Zakonisht preferohet që linja Standard të jetë sipër, direkt nën linjën e menysë, ndërsa linja Format nën të.

Linjat e butonave kanë një numër të caktuar butonah, të cilët nuk mund të shfaqen të gjitha njëherësh, pasi zënë shumë vend. Por programuesit, të cilët kanë zgjedhur një numër butonash standart, e kanë lënë të hapur mundësinë që përdoruesi t’i përshtasë, veç tjerash, edhe linjat e butonave.

Kliko me butonin e djathtë të miut mbi njërën nga linjat e butonave në krye të dritares së programit Word.

Në menynë e shkurtprerjes që do shfaqet (e cila paraqitet djathtas në figurë), keni mundësi të zgjedhni një nga linjat e butonave, që Word ka

në dispozicion. Ne do fokusohemi në përshtatjen e linjave të butonave.

Kliko mbi pikën Customize... në fund të listës.

Do të merrni një kuti dialogu, e cila ju jep mundësi veç tjerash, edhe të shtoni, apo largoni butona të ndryshëm nga linjat e butonave.

Zgjedh skedën Commands, dhe aty mund të shikoni (majtas) një listë të linjave të butonave, të cilët shfaqen në driaren djathtas.

Në anën e djathtë mund të shënjoni një buton që doni, duke parë sqarimin e tij djathtas, dhe mund ta tërhiqni atë me ndihmën e miut mbi njërën nga linjat e butonave në krye të programit Word. Provojeni!

Metodika tjera nga BMC Nëse dëshironi të lexoni më shumë mbi TI-në, atëherë ne ju ofrojmë:

- Patenta e kompjuterit, moduli 4-7 - Web-dizenjo me FrontPage - Web-dizenjo me HomeSite - FTP me Total Commander - Total Commander si Explorues

Vizitoni për më tepër faqen tonë në: http://www.bmconline.info/

Page 86: për të gjithë - BMC Computer · Teknologjisë Informatike (TI) dhe shkathtësinë tuaj praktike në kompjuter. Kjo mund të përbëjë një favor në drejtim të gjetjes së punës,

© BMC 2003 Patenta e kompjuterit 1-3

- 86 -

PATEN

TA E K

OM

PJUTER

IT për të gjithë m

oduli 1-3

NJOHURI BAZË PËR

PATENTËN E KOMPJUTERIT

PËRGATITUR PËR

VETËSTUDIM DHE

MËSIMDHËNIE

MBULON MODULET 1, 2 DHE 3

NJOHURI TI WINDOWS XP

WORD XP

BLINI GJITHASHTU PATENTA E

KOMPJUTERIT PËR TË GJITHË

MODULI 4-7

për të gjithë

Patenta e Kompjuterit për të gjithë, moduli 1-3, është njëra nga dy metodikat, që mbulojnë të shtatë modulet e përgatitura me specifikacionet e kërkesave të Bashkimit Evropian për Njohuritë Bazë në kompjuter. Për të patur një Patentë kompjuteri, duhet të kesh njohuri teorike për Teknologjinë e Informacionit (TI), si dhe aftësi praktike në një radhë programesh bazë. Me këtë metodikë, ju do merrni njohuritë e duhura për TI-në, do mësoni si punohet me sistemin e drejtimit Windows XP, dhe do merrni njohuri të gjëra për programin e shkrimit Word XP. Metodika është e pajisur me ushtrime dhe instruksione të ndryshme, prandaj mund të përdoret edhe për vetëstudim.

Moduli 1. Njohuri themelore mbi TI-në: Sipërfaqja e ndërveprimit ● Sistemi i drejtimit dhe programet ● Ruajtja e të dhënave ● Multimedia dhe hiperteksti ●Hardware dhe Software ● Kompjuteri dhe zhvillimi teknologjik ● Zyra e re ● Sistemet informatike dhe industria ●Sistemet informatike për mësimdhënie ● Kompjuteri në shtëpi ● Regjistrat informatikë dhe shoqëria e informacionit ● Kompjuteri, mjedisi dhe siguria e të dhënave ● Komunikimi i të dhënave dhe interneti, etj.

Moduli 2. Kompjuteri dhe sistemi i drejtimit Windows XP:

Butonat, menytë dhe kutitë e dialogut ● Dritaret ● Kompjuteri im ● Dosjet dhe filet ● Eksploruesi ● Përshtatja e Windows XP ● Peneli i kontrollit ● Printerat, etj.

Moduli 3. Programi i shkrimit Word XP:

Fillo programin ● Pamja e tekstit ● Hapja dhe ruajtja e dokumentave ● Tipet e shkrimit ● Shënjimi dhe korrigjimi ● Zhvendosja dhe kopjimi ● Tabelorët dhe anësoret ● Kryeradha dhe rregullimet me pika ● Ndarja e fjalëve dhe kontrolli i drejtshkrimit ● Tabelat, etj.

FILLESTARË AVANCUAR EKSPERTË