pËr tË drejtat e komuniteteve joshumicË nË kosovË

11
PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË BROSHURA MITROVICA 2020 AK IV

Upload: others

Post on 11-Nov-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

PËR TË DREJTATE KOMUNITETEVE

JOSHUMICË NË KOSOVË

BROSHURA

MITROVICA 2020

AK IV

Page 2: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Cilat janë të drejtate komuniteteve joshumicë?

Të drejtat e komuniteteve joshumicë garantohen me Kushtetutën e Kosovës dhe nga shumë ligje të tjera. Kjo nënkupton se të gjitha institucionet publike duhet të mbrojnë në mënyrë aktive të drejtat tuaja në të gjitha nivelet e qeverisjes - nga komuna juaj lokale deri te ministritë e nivelit të lartë. Kjo broshurë do t'ju japë një pasqyrë të atyre të drejtave dhe hapaveqë mund t’i ndërmerrni për t'i mbrojtur ato.

Çka është një komunitet joshumicë?Kosova përbëhet nga shumë etni të ndryshme. Megjithëse jo të gjitha janë shumicë, të gjitha kanë të drejtë të ruajnë dhe mbrojnë identitetet e tyre specifike kulturore, gjuhësore dhe historike. Në Kosovë, ato përfshijnë: serbë, boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë, goranë, malazezë dhe kroatë.

Ju, si qytetarë, keni të drejtë të plotë të mbroni të drejtat që ju janë garantuar nga Kushtetuta dhe legjislacioni. Është e rëndësishme që ju të dini se cilat janë ato, dhe cilat mekanizma janë në dispozicionin tuaj në rastet kur ju shkelen të drejtat.

Page 3: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Si anëtar i një komuniteti joshumicë,ju keni të drejtën Kushtetuese të:

Mbroheni nga të gjitha format e diskriminimit;

Ruani kulturën, fenë, traditat dhe përdorni lirisht simbolet që lidhen me komunitetin dhe trashëgiminë tuaj;

Përdorni dhe pranoni lirshëm informacione/shërbime në gjuhën tuaj;

Përdorni lirshëm alfabetin tuaj dhe emrin tuaj në formën e tij origjinale;

Edukoheni në gjuhën tuaj amtare në një institucion të zgjedhur prej jush;

Keni qasje në media në gjuhën tuaj;

Krijoni shoqata dhe grupe që mbështesin identitetin tuaj;

Përfaqësoheni në mënyrë të barabartë në të gjitha organet politike dhe institucionale;

Vendosni dhe mbani lidhje/kontakte me vendet që ndajnë trashëgiminë dhe identitetin tuaj kulturor/gjuhësor.

Ligje tjera që mbrojnë të drejtat tuaja si pjesëtarë i një komuniteti joshumicë janë: Ligji për përdorimin e gjuhëve, Ligjin për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në Kosovë, Ligji kundër diskriminimit, Ligji për arsimin në komunat, Ligji për shërbimin civil, Ligji për zgjedhjet lokale, Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, Ligji për arsimin, Ligji për radiotelevizionin e Kosovës, Ligji për trashëgiminë kulturore, Ligji për themelimin e zonave të veçanta të mbrojtura dhe Ligji për vetëqeverisjen lokale.

Page 4: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Çfarë të drejtash kamnë jetën e përditshme?

Përdorni lirisht gjuhën dhe alfabetin tuaj në jetën publike dhe private;

Qaseni në informacion dhe shërbime në gjuhën tuaj;

Lirisë së shprehjes dhe të drejtë për të marrë dhe për të ndarë informacionin në gjuhën tuaj;

E drejta e individëve të arrestuar për të marrë informacion për arsyet e ndalimit në gjuhën e tyre;

Interpretim falas në gjykatë për pjesëtarët e komunitetit tuaj dhe të drejtë për t'u mbrojtur në gjuhën tuaj.

Ju mund të jeni në dijeni për të drejtat gjuhësore, por a e dini se gjuha serbe dhe shqipe janë gjuhë zyrtare në Kosovë dhe plotësisht të barabarta në të gjitha nivelet institucionale? Kjo do të thotë që ju keni të drejtë të:

Page 5: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Kjo do të thotë që ju keni të drejtë të:

Zgjidhni gjuhën tuaj të mësimit, pavarësisht nga përbërja etnike dhe/ose gjuhësore e komunës në të cilën banoni;

Krijoni, me anëtarët e tjerë të komunitetit tuaj, institucionet tuaja arsimore me financim të mundshëm shtetëror nga qeveria qendrore.

A jeni në dijeni për faktin se trashëgimiakulturore dhe historike e komunitetit tuaj

është ligjërisht e mbrojtur?

Kjo do të thotë që ju keni të drejtë të:

A e dini se mund tëarsimoheni në gjuhën tuaj?

Themeloni organizata që ruajnë kulturën dhe identitetin e komunitetit tuaj;

Themeloni organizata përfaqësuese që mund të kërkojnë përfaqësim në Këshillin konsultativ për komunitete;

Festoni lirisht festat tradicionale/fetare;

Përdorni dhe shfaqni simbolet e komunitetit publikisht;

Krijoni një strategji për mbrojtjen e monumenteve historike/fetare/kulturore në konsultim me grupet dhe përfaqësuesit e komunitetit.

Page 6: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Si përfaqësohen interesat e mia?

Dhjetë (10) vende për komunitetin serbë të Kosovës;Katër (4) vende për komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë;Tre (3) vende për komunitetin boshnjakë;Dy (2) vende për komunitetin turk;Një (1) vend për komunitetin goran.

Kushtetuta garanton që pjesëtarët dhe interesat e komuniteteve joshumicë të përfaqësohen në të gjitha nivelet e jetës publike. Kjo nënkupton që ju keni të drejtë të përfaqësoheni në Kuvendin e Kosovës dhe keni të drejtë të merrni pjesë në organe dhe procese të ndryshme që luftojnë për interesat e komunitetit tuaj.

Kushtetuta garanton njëzet (20) mandate të rezervuara në Kuvendin e Kosovës për përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, që përfshin:

Komuniteteve joshumicë u garantohet gjithashtu përfaqësim në shërbimin civil: Sipas Ligjit të Kosovës, 10% e pozitave në institucionet shtetërore DUHET të rezervohen për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë.

Në fund, Këshill Konsultativ për Komunitete vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe është formuar në përputhje me nenin 60 të Kushtetutës së Kosovës. Këshilli përbëhet nga pjesëtarët e komuniteteve joshumicë të Kosovës (p.sh. serbë, goranë, boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë, malazezë dhe kroatë.). Qëllimi i Këshillit është të mbrojë dhe ruajë të drejtat e komuniteteve joshqiptare të Kosovës.

Page 7: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Si mbrohen të drejtat e mia?

Çfarë mund të bëj nëse konsiderojse të drejtat e mia janë shkelur?

Kujt mund t’i drejtohem?

Nëse mendoni se të drejtat tuaja si pjesëtarë i një komuniteti joshumicë janë shkelur, ose se jeni viktimë e diskriminimit, ka një numër institucionesh ku mund të drejtoheni për ndihmë. Shumë nga këto institucione mund të mbrojnë të drejtat tuaja dhe të iniciojnë ankesa në emrin tuaj. Të gjithë mekanizmat e përshkruar në këtë pjesë janë pa pagesë për të gjithë qytetarët.

038 200 14 448 ili 038 200 14 902

[email protected] ose [email protected]

Zyra e Komisionerit për Gjuhët, Ndërtesa e Qeverisë,Kati VI, Zyra Nr. 605 A, 10 000 Prishtinë

Së pari kjo varet nga natyra e problemit tuaj. Për shembull, nëse jeni diskriminuar për shkak të gjuhës suaj, linja e parë dhe më e rëndësishme e mbrojtjes është Zyra e Komisionerit për Gjuhët. Mund ta kontaktoni përmes telefonit, postës elektronike ose personalisht në:

Page 8: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Gjithashtu, mund të kontaktoni Institucionin e Avokatit të Popullit në çdo rast ku ju besoni se të drejtat tuaja janë shkelur. Ata do të shqyrtojnë dhe hetojnë çështjen tuaj dhe nëse e konsiderojnë të justifikuar, të ndjekin veprime të mëtejshme. Mund të kontaktohen përmes telefonit, postës elektronike ose personalisht në:

Thirrje falas për para shtruesit:

0800 15555

+383 (0) 38 223 782; +383 (0) 38 223 783+383 (0) 38 223 784; +383 (0) 38 223 789

[email protected]

Rr. Migjeni, nr. 21, 10 000 Prishtinë

Page 9: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

Zyra rajonale:PRIZREN

Rr. Remzi Ademi (Ndërtesa e Administratës regjionale të pensioneve, kati i III); Tel: +383 (0) 29 222 138

GJILANRr. Bulevardi i Pavarësisë (ish-ndërtesa e Gjykatës);

Tel: +383 (0)280 320 843

PEJËRr. Mbretëresha Teutë Nr. 59 (Ndërtesa e komunës, kati

i III, nr. 3); Tel: +383 (0) 39 432 931

MITROVICA E JUGUTRr. Remzi Ademi (Ndërtesa e Administratës regjionale

të pensioneve, kati i III); Tel: +383 (0) 28 530 138

MITROVICA E VERIUTRr. Sami Frashëri, Mahalla e Boshnjakve (ndërtesa e OAK); Tel: +383 (0) 45 455 319, +381 (0) 64 956 00 50

FERIZAJNdërtesa e komunës (Kati përdhes),

Tel: +383 (0) 290 326 032

GJAKOVËRr. Ismail Qemaili (ish-ndërtesa e Kadastrit),

Tel: +383 (0)390 327 698

GRAÇANICËRr. Car Llazari;

Tel: +383 (0) 44 322 979, +383 (0) 44 367 719

Page 10: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË
Page 11: PËR TË DREJTAT E KOMUNITETEVE JOSHUMICË NË KOSOVË

E fundit, por jo më pak e rëndësishme.

Ju keni të drejtë tëmbroheni nga diskriminimi !

Diskriminimi mund të nënkuptojë shumë gjëra - por në përgjithësi, ndodh kur një person nuk trajtohet në mënyrë të barabartë ose trajtohet në mënyrë më pak të favorshme sesa një person tjetër për shkak të identitetit të tij kombëtar/etnik, gjuhës dhe/ose fesë. Për shembull, nëse shkoni në një institucion të çfarëdo lloji dhe nuk jeni në gjendje të qaseni në informacione ose shërbime në gjuhën tuaj, ju jeni viktimë e diskriminimit sepse nuk keni marrë trajtim të barabartë. Nëse një gjë e tillë ju ndodh do të thotë që ju jeni në disavantazh në krahasim me qytetarët e tjerë. Në bazë të Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, të gjithë anëtarët e komuniteteve joshumicë janë të mbrojtur nga diskriminimi në bazë të përkatësisë së tyre etnike.

Kjo do të thotë që ju keni të drejtë të mbroheni nga të gjitha format e diskriminimit (të drejtpërdrejtë apo të tërthortë) në bazë të identitetit kombëtar, etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar - në sektorin publik dhe në punësim.