pËr ecurinË administrative tË procedurËs …˜зданија/al/publikacii... · doracak për...

34
DORACAK PËR ECURINË ADMINISTRATIVE PROCEDURËS ADMINISTRATIVE NË FUSHËN E MENAXHIMIT FINANCIAR

Upload: others

Post on 16-Jun-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

DORACAKPËR ECURINË ADMINISTRATIVETË PROCEDURËS ADMINISTRATIVE

NË FUSHËN E MENAXHIMIT FINANCIAR

Page 2: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 1

DORACAKPËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË

PROCEDURËS ADMINISTRATIVE NË FUSHËN EMENAXHIMIT FINANCIAR

Nëntor, 2007

Page 3: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar2

Përgatitën

Urban Ruralen Konsalting Marjan Nikolov

Përktheu dhe lektura Gjakush Kabashi

Dizajni dhe botimi Degama

ISBN978-9989-188-27-5

Proekti"Lufta kundër korrupcionit për qeverisje më të mirë"

Ekipi për përkrahje pranë UNDP Fatmir Musa

Aleksandra Vasilevska

PërjashtimQendrimet e shprehura në këtë doracak janë janë qëndrime të autorëve që nuk paraqesin domosdo edhe qëndrimet të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara apo të Sekretariatit të Kombeve të bashkuara në lidhje me statusin juridik apo emër të cilitdo shtet, territor, qytet apo rajon, ose për autorët e tekstit.

Page 4: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 3

Hyrje ..............................................................................................................4

1. Tatimi mbi pasuri...................................................................................8

2. Tatimi mbi trashëgimi dhe dhurata.................................................11

3. Tatimi mbi qarkullimin e patundshmërive ....................................13

4. Taksat komunale .................................................................................15

5. Taksat administrative .........................................................................17

6. Administrimi tatimor...........................................................................186.1. Diagrami i përgjithshëm për administrimin e tatimeve .............18 6.2. Diagramet e detajuara ...................................................................20

Page 5: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar4

Hyrje

Procesi i decentralizimit, i cili ka filluar në korrik të vitit 2005, ka sjellur shumë risi pozitive në punën e njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL). Njëra prej këtyre risive, ndoshta edhe më e rëndësishmja sipas domethënies dhe esencës, është edhe mundësia dhe obligimi që tatimet dhe taksat lokale të administrohen (përcaktohen dhe arkëtohen) nga ana e vetëqeverisjes lokale, e cila është shfrytëzuese e drejtpërdrejtë e mjeteve. Mundësia që njësitë e vetëqeverisjes lokale të administrojnë në mënyrë të mëvetësishme me tatimet dhe taksat lokale ka krijuar mundësi për përfshirjen e qytetarëve (obliguesve tatimorë) në këtë proces, duke marrur rol të faktorit pozitiv.

Por, transferimi i ingjerencave nuk i nënkupton vetëm të drejtat e caktuara, por edhe obligimin e vetëqeverisjes lokale për realizim cilësor dhe të përpiktë të detyrës. Gjatë implementimit praktik të obligimeve dhe të drejtave të cekura (zbatimit të ligjeve në fushën e tatimeve dhe taksave lokale) ekzistojnë gjendje të ndryshme: pozitive dhe negative, gjegjësisht NJVL që kanë shënuar avancim dhe rezultate të mëdha në procesin e administrimit të tatimeve dhe taksave lokale, por edhe NJVL që ende nuk kanë ndërmarrur aktivitete konkrete për përmirësimin e administrimit të tatimeve dhe taksave lokale.

Në fakt, në qoftë se i analizojmë rregullativat ligjore dhe nënligjore për tatimet dhe taksat lokale dhe Ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, do të shohim që me nocionin burime

Page 6: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 5

vetanake të të hyrave, Ligji i nënkupton tatimet lokale, taksat lokale, kompensimet lokale, të hyrat nga prona e komunës, vetëkontributin, gjobat, donacionet dhe të hyrat tjera të caktuara me ligj, gjegjësisht:

Tatimet lokale të caktuara me ligj janë: tatimi mbi pasuri, tatimi në trashëgimi dhe dhurata të caktuar me ligj, tatimi mbi qarkullimin e patundshmërive, tatimet tjera lokale të caktuara me ligj.

Taksat lokale të caktuara me ligj janë: taksat komunale, taksat administrative, taksat tjera lokale të caktuara me ligj.

Kompensimet lokale të caktuara me ligj janë: kompensimi për rregullimin e tokës ndërtimore, kompensimet për punët komunale, kompensimet për planet hapësinore dhe urbanistike, kompensimet tjera lokale të caktuara me ligj.

NJVL-ve i jepet mundësia që në mënyrë të mëvetësishme ta caktojnë nivelin e tatimeve lokale (të caktuar në kornizën ligjore), së bashku me lartësinë e kompensimeve dhe taksave. Në këtë mënyrë arrihet një nivel i konsiderueshëm i pavarësisë nga pushteti qendror, si dhe mëvetësia financiare në punën dhe menaxhimin me të hyrat vetanake.

Nga ana tjetër, mëvetësia gjatë caktimit të lartësisë të të hyrave vetanake kërkon menaxhim cilësor për arkëtim më efikas të tatimeve dhe taksave lokale, që ndikon në sigurimin dhe realizimin më efikas të shërbimeve që financohen nga të hyrat vetanake.

Kjo tregon që ekzistojnë disa gjendje të identifikuara të cilat rezultojnë me mosrespektimin e procedurave gjatë administrimit të tatimeve dhe taksave lokale dhe kapacitetin joadekuat të resurseve njerëzore për administrimin e tatimeve dhe taksave lokale. Me qëllim të përmirësimit të gjendjes, gjegjësisht mënjanimit të gjendjeve të konstatuara, ofrohet ky Doracak për strukturën menaxhuese dhe të punësuarit në administratën tatimore komunale, duke synuar që:

Page 7: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar6

"Përmes përgatitjes së rregullativës ligjore dhe nënligjore, caktimit të procedurave adekuate të punës gjatë administrimit me tatimet dhe taksat lokale, ta nxisë implementimin e rregullativës ligjore aktuale dhe të rritet kapaciteti i të punësuarve në administratën tatimore komunale".

Kapaciteti adekuat tatimor i komunave, veprimi i drejtë gjatë administrimit të tatimeve dhe taksave lokale, niveli i lartë i arkëtimit të tatimeve dhe taksave lokale janë veçori të vetëqeverisjes lokale që ka kapacitet adekuat për menaxhimin me të drejtat dhe obligimet, të cilat mundësohen nga ligjet gjegjëse. Përgatitja e këtij Doracaku do të jetë një vlerë e shtuar në këtë proces.

Ky Doracak i jep informatat e nevojshme për mënyrën e punës dhe veprimit të administratës komunale në procesin e administrimit me tatime dhe taksa lokale, para se gjithash në fushën e:

tatimit mbi pasuri, tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata, tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive, taksës lokale, taksës administrative.

Mënyra e punës së administratës tatimore lokale, që shpjegohet në këtë Doracak, është e rregulluar në mënyrë të detajuar përmes ligjeve të cekura në vijim:

Ligji për procedurën e përgjithshme administrative, Ligji për tatimin mbi pasuri, Ligji për taksat lokale, Ligji për taksat administrative.

Për prezantim më të lehtë, së pari shpjegohet procedura në mënyrë përshkruese, kurse pastaj jepet edhe ilustrimi grafik me diagramin e rrjedhës të të dhënave. Në këtë tabelë jepet domethënia e simboleve që shfrytëzohen në diagramet për rrjedhën e të dhënave.

Page 8: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 7

Tabela 1. Legjenda e simboleve (për fotografitë 5-13)

Rrjedha e të dhënave dhe informatave

Informata kthyese

Dokumenti

Baza e të dhënave (regjistri)

Procedura(përpunimi i të dhënave dhe/ose vendi ku merren vendimet)

Kushti për fillimin e procedurës

Ky doracak është përgatitur në bashkëpunim të përbashkët ndërmjet Bashkësisë të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Page 9: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 8

1. Tatimi mbi pasuri

Me Ligjin për tatim mbi pasuri rregullohen këto lloje të tatimit mbi pasuri:

– Tatimi mbi pasuri, – Tatimi mbi trashëgimi dhe dhurata, – Tatimi mbi qarkullimin e patundshmërive dhe të

drejtave.

Tatimi mbi pasuri paguhet për pronësinë e pronës së patundshme, tokës jobujqësore, ndërtesave banesore ose banesave, hapësirave afariste, ndërtesave administrative, ndërtesave ose banesave për pushim dhe rekreacion, garazheve dhe objekteve tjera ndërtimore.

Obligues tatimor i tatimit mbi pasuri është person fizik ose

juridik, që është pronar i pasurisë. Në raste të caktuara, obligues tatimor mund të jetë edhe uzufruktari i pasurisë. Në qoftë se pasuria është në pronësi të më tepër personave, secili prej tyre është obligues tatimor i pasurisë, në masë proporcionale me pjesën e pronësisë.

Sipas Ligjit për tatim mbi pasuri, obliguesit tatimorë të tatimit mbi pasuri janë të obliguar që administratës tatimore në komunë t'ia parashtrojnë paraqitjen tatimore më së voni deri më 31 janar të vitit për të cilin bëhet caktimi i tatimit në pronë. Obliguesi i tatimit mbi pasuri i cili ka parashtruar paraprakisht paraqitje tatimore, nuk ka nevojë të parashtrojë paraqitje të re për pronën e njëjtë, në qoftë se nuk ka ndryshime të të dhënave që paraprakisht janë shënuar në Regjistrin komunal të pronës së paluajtshme, të cilat ndikojnë në lartësinë e tatimit mbi pasuri. Në rastet kur obliguesi tatimor e fiton ose fillon me shfrytëzimin e pronës gjatë vitit, është i obliguar për parashtrim të paraqitjes tek administrata tatimore komunale në afat prej 15 ditëve nga dita e fitimit/shfrytëzimit të të drejtës së pronësisë mbi pronën e paluajtshme.

Page 10: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 9

Komuna e sjell vendimin e parë për obliguesin tatimor të tatimit mbi pasuri në bazë të paraqitjes, kurse vendimet tjera sipas detyrës zyrtare. Përmbajtja e paraqitjes caktohet nga Ministri i financave. Kryetari i komunës, më së voni deri më 31 mars të secilit vit, sipas detyrës zyrtare e sjell vendimin me të cilin caktohet tatimi mbi pasuri. Administrata tatimore komunale i bën përgatitjet e vendimeve sipas të dhënave me të cilat disponon Regjistri i pronës së paluajtshme. Pas sjelljes së vendimit, bëhet dorëzimi tek obliguesit tatimorë (përmes postës, personalisht ose në ndonjë mënyrë të caktuar në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative). Kundër vendimit të sjellur nga Kryetari i komunës për caktimin e tatimit, mund të parashtrohet ankesë në afat prej 15 ditëve nga data e pranimit, përmes Kryetarit të komunës deri tek Ministri i financave.

Baza e tatimit mbi pasuri është vlera tregtare e pronës së

paluajtshme (patundshmëri) e cila është objekt i tatimimit. Vlera tregtare e pronës së paluajtshme caktohet sipas metodologjisë për caktimin e vlerës tregtare të pronës së paluajtshme.

Obliguesi tatimor i dorëzon parashtresat në komunë deri më

31 janar të vitit për të cilin caktohet tatimi mbi pasuri. Në arkivin e komunës pranohet parashtresa dhe vërtetohet pranimi i parashtresës. Obliguesi tatimor mund t'i dërgojë parashtresat edhe përmes postës. Në arkiv mbahet Regjistri i parashtresave dhe hapen lëndët të cilat i dorëzohen Seksionit tatimor.

Page 11: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar10

Në qoftë se obliguesi tatimor e fiton pronën ose fillon me shfrytëzim gjatë vitit ose obligimi tatimor krijohet në ndonjë bazë tjetër, ai është i obliguar ta paraqesë obligimin tatimor në afat prej 15 ditëve nga dita e krijimit të gjendjes. Tatimi mbi pasuri paguhet në bazë tremujore dhe arrin për arkëtim në mesin e secilit tremujor ose në afat prej 15 ditëve nga dorëzimi i vendimit.

lëshon Komuna(arkivi)

Fleta e posedimit/

pronës

Akti me të cilin dëshmohet

pronësia/ vendimi/ aktgjykimi

Paraqitja

Vendimipër tatim

mbi pasuri

Akti me të cilin dëshmohet uzufrukti

Enti shtetëror për punët e gjeodezisë

Seksioni për tatime

(në komunë)

Caktohet nga Ministri i financave

Enti shtetëror për

punët e gjeodezisë

Enti shtetëror për

punët e gjeodezisëdhe gjyqi kompetent

Dokumentacioni i kërkuar

Cili organ e

Deri te kush parashtrohet

Foto 1. Dokumentet e nevojshme për sjelljen e vendimit për tatim mbi pasuri

Page 12: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 11

2. Tatimi mbi trashëgimi dhe dhurata

Tatimi mbi trashëgimi dhe dhurata paguhet për pronën e paluajtshme dhe të drejtën uzufrukte dhe të shfrytëzimit të pronës së paluajtshme, e cila trashëgohet nga trashëguesit ose pranohet si dhuratë nga pranuesit, gjegjësisht pranohet në bazë të Kontratës për dhuratë ose trashëgohet në bazë të Ligjit për trashëgimi.

Tatimi mbi trashëgimi dhe dhurata paguhet për të hollat e gatshme, kërkesat në të holla, letrat me vlerë dhe pronën e luajtshme, në qoftë se vlera tregtare e trashëgimisë ose dhuratës është më e lartë se shuma e rrogës mesatare njëvjeçare për vitin paraprak, sipas të dhënave të Entit shtetëror statistikor.

Obligues tatimor i tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata është person fizik dhe juridik - rezident në Republikën e Maqedonisë i cili trashëgon pasuri, si dhe personi fizik dhe juridik i cili pranon pasuri si dhuratë, në vend dhe jashtë.

Obligues tatimor i tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata është edhe personi i huaj fizik dhe juridik - jorezident për pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme të cilën e trashëgon, gjegjësisht pranon si dhuratë në territorin e Republikës.

Sipas Ligjit për tatim mbi pasuri, obliguesi tatimor e parashtron paraqitjen tatimore tek administrata tatimore lokale në afat prej 15 ditëve nga dita e krijimit të obligimit tatimor. Gjyqi është i obliguar t'ia parashtrojë komunës vendimin për trashëgimi në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së tij. Komuna është e obliguar që në afat prej 30 ditëve nga pranimi i paraqitjes tatimore ta caktojë tatimin mbi trashëgimi dhe dhurata dhe obliguesit tatimor t'ia parashtrojë vendimin për tatimin e caktuar, të cilin e sjell Kryetari i komunës. Pas sjelljes dhe dorëzimit të vendimit, obliguesi tatimor është i obliguar që në afat prej 15 ditëve ta paguajë tatimin. Pa dëshmi për tatimin e paguar dhe aktgjykim gjyqësor, noteri ose gjyqi kompetent nuk mund të bëjë vërtetim të kontratës për bartjen (transferimin) e pronësisë mbi patundshmëri. Në qoftë se obliguesi tatimor nuk parashtron paraqitje dhe gjyqi nuk ia dorëzon komunës vendimin për trashëgimi, ftohet obliguesi tatimor ta parashtrojë paraqitjen tatimore dhe i jepet vërejtja për pasojat e mosveprimit. Në qoftë se paraqitja tatimore nuk parashtrohet edhe në këtë afat, parashtrohet paraqitje për kundërvajtje.

Page 13: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar12

Baza e tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata është vlera tregtare e pasurisë së trashëguar, gjegjësisht të pranuar si dhuratë, në momentin e krijimit të obligimit tatimor, të zvogëluar për borxhet dhe shpenzimet me të cilat ngarkohet pasuria që është objekt i tatimimit. Vlera tregtare e pasurisë së trashëguar, gjegjësisht të pranuar si

lëshoKomuna(arkivi)

Akti me të cilin dëshmohet

trashëgimia/ vendimi/

aktgjykimi

Paraqitja

Vendimipër tatim

mbitrashëgimi

dhedhurata

Notari i autorizuar ose gjyqi

kompetent

Seksioni për tatime

(në komunë)

Caktohet nga Ministri i financave

Notari i autorizuarose gjyqi

kompetent

Dokumentacioni ikërkuar

Cili organ e lëshon

Deri te kush

parashtrohet

Foto 2. Dokumentet e nevojshme për sjelljen e vendimit për tatim mbi trashëgimi dhe dhurata

Akti me të cilin dëshmohet

uzufrukti dhe shfrytëzimi

Page 14: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 13

dhuratë caktohet sipas metodologjisë për caktimin e vlerës tregtare të pronës së paluajtshme, që caktohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrit për financa.

Sipas Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, në qoftë se komuna nuk ka mundësi ta lëshojë vendimin në afatin ligjor prej 30 ditëve nga dita e pranimit të paraqitjes tatimore, është e obliguar që brenda 8 ditëve ta informojë obliguesin tatimor për arsyet për të cilat nuk është sjellur vendimi, ta caktojë afatin e ri dhe ta udhëzojë obliguesin tatimor për fillim të procedurës për shkak të heshtjes së administratës.

3. Tatimi mbi qarkullimin e patundshmërive

Sipas Ligjit për tatimet mbi pasuri, për qarkullimin e realizuar me patundshmëri paguhet tatimi për qarkullimin e patundshmërive. Me qarkullimin e patundshmërive dhe të drejtave në këtë ligj nënkuptohet bartja me kompensim e të drejtës së pronësisë mbi patundshmëritë dhe të drejtat, këmbimi i një patundshmërie me ndonjë patundshmëri tjetër dhe mënyrat tjera me të cilat fitohet patundshmëria me kompensim, e realizuar mes personave fizikë dhe juridikë. Në këtë kuptim, me qarkullim të patundshmërive dhe të drejtave nënkuptohet edhe bartja e letrave me vlerë, në bazë të kompensimit.

Obliguesi i tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive dhe të drejtave është personi juridik dhe fizik - shitësi i patundshmërisë, gjegjësisht të të drejtës. Me përjashtim, obligues tatimor i tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive dhe të drejtave mund të jetë edhe personi juridik dhe fizik - blerës i patundshmërisë, gjegjësisht i të drejtës, në qoftë se në kontratën për shitblerjen e patundshmërisë, gjegjësisht të drejtës, ceket që tatimi paguhet nga blerësi.

Gjatë këmbimit të patundshmërive, obligues tatimor është pjesëmarrësi i këmbimit i cili këmben patundshmëri me vlerë më të lartë. Në qoftë se bartet pjesa ideale e pronësisë së patundshmërisë, obligues është secili pronar për pjesën respektive.

Në qoftë se e drejta e pronësisë mbi patundshmëri bartet në bazë të marrëveshjes për kujdes jetësor, obligues tatimor është pranuesi i patundshmërisë, gjegjësisht trashëguesit e tij.

Page 15: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar14

Gjatë shitjes së patundshmërive në procedurën falimentuese dhe përmbaruese, si dhe gjatë realizimit të kontratës për hipotekë, obligues tatimor mund të jetë edhe blerësi i patundshmërisë.

Obliguesi tatimor e parashtron paraqitjen tatimore në afat prej 15 ditëve nga krijimi i obligimit tatimor. Komuna është e obliguar që në afat prej 30 ditëve nga pranimi i paraqitjes tatimore ta caktojë tatimin në qarkullimin e patundshmërive dhe obliguesit tatimor t'ia parashtrojë vendimin për tatimin e caktuar, të cilin e sjell Kryetari i komunës. Pas sjelljes dhe dorëzimit të vendimit, obliguesi tatimor është i obliguar që në afat prej 15 ditëve ta paguajë tatimin e caktuar. Pa dëshmi për tatimin e paguar ose aktgjykim gjyqësor, noteri ose gjyqi kompetent nuk mund të bëjë vërtetim të kontratës për bartjen (transferimin) e pronësisë mbi patundshmëri.

e lëshon Komuna(arkivi)

Fleta e posedimit/

pronës

Akti me të cilin dëshmohet bartja e

të drejtës së pronësisë me kompensim

Paraqitja

Vendimi për tatim mbi

qarkullimin e patundshmërive

Akti me të cilin dëshmohet procedura për këmbim të patundshmërisë

Notari i autorizuar ose gjyqi kompetent

Seksioni për tatime (në komunë)

Caktohet nga Ministri i financave

Enti shtetëror për

punët e gjeodezisë

Notari i autorizuar ose

gjyqi kompetent

Dokumentacioni i kërkuar

Cili organ e lëshon

Deri te kush parashtrohet

Foto 3. Dokumentet e nevojslhme për sjelljen e vendimit për tatim mbi qarkullimin e patundshmërive

Page 16: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 15

Baza e tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive është vlera tregtare e patundshmërisë në momentin e krijimit të obligimit tatimor. Vlera tregtare e patundshmërisë caktohet sipas metodologjisë për caktimin e vlerës tregtare të pronës së paluajtshme, që caktohet nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrit për financa.

Sipas Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, në qoftë se komuna nuk ka mundësi ta lëshojë vendimin në afatin ligjor prej 30 ditëve nga pranimi i paraqitjes tatimore, është e obliguar që brenda 8 ditëve pas skadimit të afatit ligjor për vendimmarrje, ta informojë obliguesin tatimor për arsyet për të cilat nuk është sjellur vendimi, ta caktojë afatin e ri për marrjen e vendimit, gjegjësisht ta udhëzojë obliguesin tatimor për fillim të procedurës për shkak të heshtjes së administratës.

4. Taksat komunale

Me Ligjin për taksat komunale rregullohen taksat komunale që paguhen për shfrytëzimin e të drejtave të caktuara, sendeve dhe shërbimeve me interes publik të karakterit lokal nga ana e personave juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari dhe prej qytetarëve.

Administrata komunale ushtron mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për taksa komunale. Dispozitat ndëshkuese të këtij Ligji janë të përshtatura me dispozitat e Ligjit për kundërvajtje. Nga Ligji për tatim mbi pasuri zbatohen dispozitat për caktimin dhe arkëtimin e taksave komunale, mbikëqyrjen inspektuese, prolongimin e zbatimit, procedurën ankesore, arkëtimin e dhunshëm, kthimin e taksës së paguar gabimisht ose në shumë më të lartë dhe parashkrimin.

Ligji për taksa komunale1 i cakton kornizat ku jepet kufiri i shumave të taksave komunale. Lartësia e secilës taksë komunale caktohet me vendim të miratuar nga Këshilli i komunës.

1 Ligji për taksa komunale i parasheh këto të drejta, sende dhe shërbime të interesit publik me karakter lokal: firma-mbishkrimi i hapësirës afariste, shfrytëzimi i sipërfaqes së kampeve, shfrytëzimi i sipërfaqes para lokaleve afariste, vendosja e reklamave dhe shpalljeve, shfrytëzimi i muzikës në lokale publike, vendosja e vitrinave për reklamimin e mallrave, shfrytëzimin e shesheve dhe hapësirës tjetër, shfrytëzimin e hapësirës për parkim, shfrytëzimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor. Lista e tarifës me kornizat për shumat e vlerave të taksës komunale është pjesë përbërëse e Ligjit për taksa komunale.

Page 17: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar16

Obligimi për pagesën e taksës komunale krijohet në momentin e shfrytëzimit të të drejtës, sendit ose shërbimit për të cilin parashihet pagesa e taksës për shfrytëzim. Taksa komunale caktohet nga Këshilli i komunës.

Kryetari i komunës e sjell vendimin për lartësinë e taksës komunale. Obliguesit e taksës komunale janë të obliguar ta paguajnë taksën në afat prej 30 ditëve nga dita e dorëzimit të vendimit.

Në qoftë se gjatë vitit paraqiten ndryshime që e shkaktojnë rritjen e taksës, obliguesi duhet ta paraqesë brenda 15 ditëve obligimin e ri ose ndryshimin e obligimit, përmes dorëzimit të paraqitjes. Në këtë rast, Kryetari i komunës e sjell vendimin për lartësinë e taksës komunale. Obliguesit janë të obliguar që brenda 15 ditëve ta paguajnë taksën sipas vendimit të dorëzuar.

e lëshon Komuna

Akti me të cilin dëshmohet regjistrimi i

realizuar i subjektit juridik

Paraqitja

Vendimipër taksën komunale

Organi kompetent që e ka lëshuar vendimin e

caktuar

Seksioni për tatime

(në komunë)

Forma e pacaktuar dhe e pastandardizuar

Regjistri kompetent

qendror/tregtar

Dokumentacionii kërkuar

Cili organ e lëshon

Deri te kush parashtrohet

Foto 4. Dokumentet e nevojshme për sjelljen e vendimit për taksë komunale

Akti me të cilin dëshmohet që është filluar me

shfrytëzimin e të drejtës, gjegjësisht shërbimit

Page 18: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 17

Në qoftë se obliguesi nuk e parashtron kërkesën në kohën e duhur, përveç taksës së rregullt, do të ngarkohet edhe me taksën e shtuar në vlerë prej 30% nga taksa e rregullt.

Në rast të pranimit të lejes për shfrytëzimin e muzikës, për shembull, obliguesi tatimor brenda 5 ditëve është i obliguar ta paraqesë krijimin e obligimit tatimor. Në bazë të paraqitjes caktohet obligimi tatimor dhe Kryetari sjell vendim. Në qoftë se taksa paguhet për periudhë më të shkurtër se një muaj, obliguesi e paguan menjëherë, në të kundërtën taksa paguhet paraprakisht në këste të barabarta mujore, më së voni deri më datën e 5-të të muajit rrjedhës.

Të hyrat e taksave komunale mbesin në buxhetin e komunës ku janë realizuar ato. Mënyra për shfrytëzimin e mjeteve të taksës komunale për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor rregullohet me akt komunal.

E drejta për caktimin dhe arkëtimin e taksave komunale parashkruhet (vjetërohet) 2 vite nga përfundimi i vitit kur është dashur të caktohet dhe arkëtohet taksa. E drejta për kthimin e taksës që është paguar në shumë më të lartë se shuma e nevojshme (tepricë) parashkruhet pas kalimit të 2 viteve nga përfundimi i vitit kur është paguar taksa.

5. Taksat administrative

Për shkresat dhe veprimet e punës administrative, për lëndët tjera dhe veprimet në komunë paguhet taksa administrative sipas Ligjit për taksa administrative. Taksat paguhen sipas tarifës së taksave, që është pjesë përbërëse e Ligjit. Obligues i taksave është personi-parashtrues i kërkesës për procedurë ose që kërkon veprime të parapara me tarifën e taksave. Në qoftë se për taksën e njëjtë ekzistojnë dy ose më tepër obligues taksorë, obligimi i tyre është solidar.

Në qoftë se tarifa taksore nuk është e përcaktuar në ndonjë mënyrë tjetër, obligimi taksor krijohet për:

1. parashtresat – në momentin e dorëzimit; 2. parashtresat e dhëna për procesverbal – në momentin e

hartimit të procesverbalit;

Page 19: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar18

3. vendimet, lejet dhe dokumentet tjera – në momentin e parashtrimit të kërkesës për lëshimin e tyre;

4. veprimin administrativ – në momentin e parashtrimit të kërkesës për ndërmarrjen e veprimit.

Taksa arkëtohet në momentin kur krijohet obligimi taksor. Në qoftë se tarifa taksore parasheh që taksa të paguhet sipas vlerës së lëndës, si bazë e llogaritjes së taksës merret kjo vlerë. Në qoftë se organi vlerëson që vlera e parashtresës nuk i përgjigjet vlerës së vërtetë, mund të merret vendim për parashtresën e taksuar në mënyrë të pamjaftueshme. Kundër këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në afat prej 8 ditëve nga sjellja e vendimit. Ankesa nuk e prolongon realizimin e vendimit.

Në qoftë se parashtresa e pataksuar ose e taksuar në mënyrë të pamjaftueshme arrin përmes postës, organi kompetent për vendimmarrje sipas kërkesës do ta thërret obliguesin tatimor me vërejtje që në afat prej 10 ditëve nga dita e pranimit të vërejtjes ta paguajë taksën e rregullt dhe taksën për vërejtje.

Vendimi ose akti tjetër nuk mund t'i dorëzohet palës në qoftë se paraprakisht nuk është paguar taksa pas vërejtjes. Dokumentet dhe veprimet që merren si pjesë e detyrës zyrtare nuk taksohen.

E drejta e arkëtimit të taksave administrative parashkruhet në afat prej 2 viteve nga përfundimi i vitit kur është dashur të arkëtohet taksa. E drejta për kthimin e taksës që është paguar në shumë më të lartë se shuma e nevojshme (teprica) parashkruhet pas kalimit të 2 viteve nga dita kur është paguar taksa.

6. Administrimi i tatimeve

6.1. Diagrami i përgjithshëm për administrimin e tatimeve

Caktimi dhe arkëtimi i tatimit mbi pasuri bëhet nga administrata tatimore komunale në territorin e komunës ku gjendet pasuria, në bazë të paraqitjes tatimore për caktimin e tatimit mbi pasuri. Caktimi i tatimit bëhet në bazë të paraqitjes tatimore, regjistrave afaristë të obliguesve dhe të dhënave tjera me të cilat disponon administrata komunale.

Page 20: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 19

Regjistri i patundshmërive mbahet nga komuna dhe ky regjistër shfrytëzohet për qëllimet e tatimimit. Çdo vit, deri më 31 dhjetor komuna i parashtron të dhënat e Regjistrit në Regjistrin qendror të Maqedonisë dhe Drejtorisë së përgjithshme të Drejtorisë për të hyra publike (DHP). Për shembull, ky regjistër është baza e të dhënave LTAS (Local Tax Administration System ose Sistemi për administrimin e taksave lokale), që është fleksibil dhe punon në parim modular, gjegjësisht modulet përgatiten dhe integrohen me modelin ekzistues. Për shembull, moduli për regjistrim automatik pas marrjes së ekstraktit nga Thesari i Maqedonisë. Ky është një shembull i procedurës së realizuar në mënyrë elektronike. Komuna duhet rregullisht ta përshtatë gjendjen e regjistrit të patundshmërive me gjendjen e regjistrit të Entit shtetëror për punët e gjeodezisë. Ministri i financave e cakton formën, përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së Regjistrit të patundshmërive dhe Regjistrit të pronës së luajtshme.

Në këtë fotografi jepet pasqyra e përgjithshme për administrimin tatimor.

Obliguesitatimor Arkivi Seksioni për

tatime

LTAS

Komisioni

Foto 5. Diagrami i përgjithshëm i administrimit

Page 21: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar20

6.2. Diagramet e detajuara

Në vijim jepen diagramet e detajuara, ku ilustrohen detajet e diagramit të përgjithshëm të administrimit.

Parashtrimi i paraqitjes tatimore

Në diagramin në vijim prezantohet parashtrimi i paraqitjes tatimore nga obliguesi tatimor në komunë. Parashtrimi mund të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose përmes postës. Pas dorëzimit të paraqitjes tatimore në arkiv, obliguesi tatimor merr numër të arkivit si vërtetim për pranimin e parashtresës. Paraqitja tatimore regjistrohet në regjistrin e arkivit dhe hapet lënda.

Procedura është e njëjtë edhe për parashtrimin e kërkesave, paraqitjeve dhe parashtresave tjera (për shembull, kërkesa për kthimin e taksës që është paguar në shumë më të lartë se shuma e nevojshme ose shumë të gabueshme).

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative, parashtresa nuk mund të hedhet poshtë vetëm për shkak se është e paplotë ose e paqartë. Ajo regjistrohet dhe ndërmerren veprime për tejkalimin e mangësive - personi zyrtar i jep afat parashtruesit-obliguesit tatimor për mënjanimin e mangësive (gjegjësisht afat zyrtar, varësisht nga lloji i veprimit ose i mangësisë, në pajtim me Ligjin për procedurën e përgjithshme administrative). Kjo mund t'i thuhet parashtruesit gojarisht, në qoftë se gjendet në vendin e parashtrimit, ose përmes telefonit. Në qoftë se mangësitë mënjanohen në afatin e dhënë, do të konsiderohet që parashtresa është parashtruar në mënyrën e rregullt. Në qoftë se nuk mënjanohen mangësitë, do të konsiderohet që parashtresa nuk është parashtruar dhe për këtë komuna do të sjellë përfundim të posaçëm ndaj të cilit mund të parashtrohet ankesë e posaçme.

Page 22: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 21

Me administrimin e lëndës nënkuptohet caktimi dhe arkëtimi i tatimit mbi pasuri, që bëhet nga administrata tatimore komunale. Në diagramin në vijim prezantohet procedura e administrimit të lëndës së marrur nga arkivi. Qëllimi përfundimtar është që vendimi t'i dorëzohet obliguesit tatimor, me qëllim që ai të veprojë sipas vendimit (ta paguajë tatimin e caktuar ose të parashtrojë ankesë ndaj vendimit). Për administrimin e lëndës, nëpunësi i shfrytëzon informatat nga Regjistri i patundshmërive, aktet ligjore dhe nënligjore, si dhe informatat nga Komisioni prej të cilit e merr procesverbalin. Nëpunësi e bën edhe azhurimin e bazës të të dhënave.

Për caktimin e vlerës tregtare të pasurisë që është lëndë e tatimimit, Këshilli komunal përmes vendimit e formon Komisionin, i cili kryen aktivitete për vlerësimin e vlerës së pronës së paluajtshme, në funksion të azhurimit të bazës të të dhënave ose Regjistrit. Komisioni e përgatitë procesverbalin dhe ia kthen nëpunësit lëndën dhe procesverbalin. Vlera tregtare caktohet përmes metodologjisë për caktimin e vlerës tregtare të pronës së paluajtshme, që caktohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me propozim të Ministrit të financave. Kontrolli dhe revizioni i caktimit të vlerës tregtare të Komisionit bëhet nga Ministria e financave.

ArkiviObliguesitatimor

Dorëzohet paraqitja tatimore

Konfirmohet pranimi

Foto 6. Dorëzimi i fletëparaqitjes tatimore

Page 23: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar22

Nëpunësi i Seksionit tatimor e bën azhurimin e bazës LTAS për shënimin e obliguesit të ri tatimor. Përmes bazës LTAS, nëpunësi i harton vendimet për obliguesit tatimorë të rinj dhe të vjetër, të cilat pastaj i dorëzohen obliguesve. Obliguesit tatimor e paguajnë tatimin mbi pasuri në bazë tremujore, që arrin për arkëtim në mesin e secilit tremujor ose në afat prej 15 ditëve nga dorëzimi i vendimit. Pasi që të bëhet pagesa nga obliguesi tatimor, ajo regjistrohet në Thesarin e RM-së. Komuna e merr ekstraktin nga Thesari i RM-së, të dhënat e të cilit shfrytëzohen për azhurimin/shënimin në bazën LTAS.

Seksioni përtatim LTAS

Thesari i RM

Ekstrakti nga Thesari i RM

Vendimet e gjeneruara

Dorëzimi i vendimitObliguesitatimor

Pagesa e tatimit PP 50

Shënimi/regjistrimi

Lënda i dorëzohet nëpunësit

Vendimi i dorëzohet arkivit

ArkiviSeksioni për

tatime Komisioni

Lënda i dorëzohet komisionit

Aktet ligjore dhe nënligjore

Lënda dhe procesverbali tek nëpunësi

Foto 7. Administrimi i lëndës

Foto 8. Shënimi dhe azhurimi i kartelës financiare të obliguesit tatimor

Page 24: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 23

Pas azhurimit të bazës të të dhënave LTAS, fillohet me shtypjen e vendimeve dhe dorëzimin e tyre tek obliguesit tatimorë.

Vendimet dorëzohen përmes postës ose shpalljes publike, sipas kësaj radhitje në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative. Komuna është e obliguar të bëjë dy përpjekje për dorëzimin e rregullt të vendimit, përmes dorëzimit të drejtpërdrejtë në afat prej 15 ditëve. Në qoftë se kjo përpjekje nuk ka sukses, ndërmerret dorëzimi përmes postës. Në qoftë se as posta nuk mund ta realizojë dërgimin e rekomanduar në dy përpjekje, vendimi i shkruar dërgohet me dërgesë të zakonshme postare. Në qoftë se pas 30 ditëve nga dërgimi i vendimit përmes dërgesës së zakonshme postare obliguesi tatimor nuk e ndërmerr veprimin e duhur, dorëzimi bëhet përmes shpalljes publike në shtypin ditor i cili shpërndahet në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë, gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme. Në shpenzim të tij do të bëhet edhe publikimi në gazetën zyrtare të komunës, me çka do të konsiderohet që dorëzimi është i rregullt.

Sa i përket tatimit mbi qarkullimin e patundshmërive dhe tatimit mbi trashëgimi dhe dhurata, në qoftë se komuna nuk ka mundësi ta lëshojë vendimin në afatin ligjor prej 30 ditëve nga pranimi i paraqitjes tatimore, sipas dispozitave të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative, Komuna është e obliguar që brenda 8 ditëve pas skadimit të afatit ligjor për vendimmarrje ta informojë obliguesin tatimor për arsyet për të cilat nuk është sjellur vendimi, ta caktojë afatin e ri për marrjen e vendimit, gjegjësisht ta udhëzojë obliguesin tatimor për fillim të procedurës për shkak të heshtjes së administratës.

Page 25: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar24

Komuna është kompetente për mbikëqyrjen dhe zbatimit të rregullativave për tatimin mbi pasuri nga ana e obliguesve tatimorë. Për këtë qëllim formohet inspektorati komunal i cili e kontrollon gjendjen dhe vlerën e pasurisë që tatimohet. Për veprimet e ndërmarrura në procedurën e mbikëqyrjes së inspektoratit, inspektori përgatitë procesverbal. Obliguesi tatimor ka të drejtë të parashtrojë kundërshtim në afat prej 8 ditëve nga dita e pranimit të procesverbalit. Në qoftë se në kundërshtim ceken fakte të reja dhe propozohen dëshmi të reja, për këtë duhet të përgatitet procesverbal i ri. Në qoftë se inspektorati konstaton që obliguesi tatimor nuk e ka paguar tatimin ose e ka paguar në mënyrë të parregullt, inspektorati sjell vendim për pagesën e tatimit të papaguar. Kundër këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e

Vendimi është dorëzuar ose jo

Obliguesitatimor

Po Jo

Thesari i RM

Pagesa e tatimit PP 50

Seksioni përtatime

Fletëdorëzimi

Ekstrakti nga Thesari i RM

Foto 9. Dorëzimi i vendimeve

Page 26: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 25

pranimit të vendimit. Ankesa parashtrohet deri tek Ministri i financave dhe nuk e prolongon zbatimin e vendimit.

Arkëtimi i dhunshëm

Obliguesi tatimor e paguan tatimin mbi pasuri në bazë tremujore, kërkesa për arkëtim arrin në mes të secilit tremujor ose në afat prej 15 ditëve nga dorëzimi i vendimit. Në qoftë se obliguesi tatimor nuk e paguan tatimin në afatin ligjor, dërgohet vërejtja për borxhin tatimor, gjegjësisht shumën e papaguar tatimore. Obliguesi tatimor është i obliguar ta paguajë borxhin tatimor, kamatat dhe gjobën brenda 8 ditëve nga dita e dorëzimit të vërejtjes. Në qoftë se obliguesi tatimor nuk e paguan borxhin tatimor, kamatat (interesat)dhe gjobën brenda 8 ditëve nga dita e dorëzimit të vërejtjes, komuna do ta bëjë arkëtimin përmes vendimit për arkëtim të dhunshëm.

Para se të ndërmerret arkëtimi i dhunshëm, komuna i dorëzon vërejtje me shkrim obliguesit tatimor për pagesën e borxhit tatimor, kamatave dhe gjobës brenda 8 ditëve nga dita e dorëzimit të vërejtjes.

Në qoftë se obliguesi tatimor nuk e paguan borxhin tatimor, kamatat dhe gjobën brenda 8 ditëve nga dita e dorëzimit të vërejtjes, komuna e realizon arkëtimin e dhunshëm në bazë të vendimit të marrur nga Kryetari i komunës. Arkëtimi i dhunshëm realizohet nga personi i autorizuar zyrtar - përmbaruesi tatimor, i cili është nëpunës i administratës komunale. Kjo bëhet përmes regjistrimit me vlerësim dhe shitjes së pronës së debitorit përmes ankandit publik.

Obliguesi tatimor mund të parashtrojë ankesë në afat prej 8 ditëve nga dita e dorëzimit të vendimit për arkëtim të dhunshëm. Ankesa parashtrohet deri tek Ministri i financave dhe nuk e prolongon zbatimin e vendimit.

Arkëtimi i dhunshëm ndërpritet në momentin kur obliguesi tatimor e shlyen borxhin tatimor, kamatat dhe gjobën. Për këtë përgatitet shkresa nga përmbaruesi tatimor.

Në rast se ekziston dyshim për pengimin e përmbaruesit tatimor gjatë realizimit të arkëtimit të dhunshëm, ai mund të kërkojë ndihmë dhe prani në organit kompetent për rendin publik.

Page 27: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar26

Regjistrimi i pasurisë bëhet në praninë e obliguesit tatimor, në qoftë se ai nuk është i pranishëm bëhet në praninë e dy dëshmitarëve. Gjatë regjistrimit, përmbaruesi tatimor e bën vlerësimin, për të cilin mund të thirret edhe ndonjë person tjetër vlerësues.

Pas regjistrimit dhe vlerësimit të përfunduar, përmbaruesi tatimor harton procesverbal, kurse një ekzemplar i mbetet obliguesit tatimor.

Për gjërat me vlerë të cilat merren nga tatimpaguesi lëshohet vërtetim, kurse gjërat e vlefshme ruhen në kasafortë bankare.

Në procedurën e arkëtimit të dhunshëm, sipas Ligjit për tatim mbi pasuri, për arkëtimin e borxhit tatimor, kamatave dhe gjobës, Kryetari i komunës mund të sjellë edhe vendim për ndalimin e shfrytëzimit të mjeteve të obliguesit tatimor nga llogaritë e tij, të ardhurat personale nga marrëdhënia e tij e punës dhe kërkesave të parashtruara ndaj personave të tretë. Bartësit të qarkullimit pagesor, debitorit të obliguesit tatimor, gjegjësisht paguesit të të hyrave personale mund t'i urdhërohet që mjetet t'i paguajnë në dobi të borxhit tatimor.

Kundër vendimit për ndalimin e shfrytëzimit të mjeteve të obliguesit tatimor nga llogaritë e tij, të ardhurat personale nga marrëdhënia e tij e punës dhe kërkesave të parashtruara ndaj personave të tretë, obliguesi tatimor mund të parashtrojë ankesë tek Ministri i financave, në afat prej 8 ditëve nga dorëzimi i vendimit.

Ankesa e obliguesit tatimor nuk e prolongon ekzekutimin e vendimit, por ankesa e debitorit të obliguesit tatimor e prolongon arkëtimin sipas vendimit.

Për shitjen publike në procedurën e arkëtimit të dhunshëm hartohet procesverbali, i cili nënshkruhet nga përmbaruesi tatimor dhe blerësi.

Page 28: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 27

Në qoftë se obliguesi tatimor parashtron ankesë ndaj vendimit,

ajo duhet të parashtrohet deri te Ministri i financave, sipas dispozitave të Ligjit për tatim mbi pasuri. Por, praktika tregon që është e dobishme ankesa të parashtrohet në komunën e cila mund t'i pranojë konstatimet e ankesës së obliguesit tatimor, në kuadër të ingerencave komunale. Afati për parashtrimin e ankesës është 8 ditë nga dita e pranimit të vendimit.

Seksioni për tatime dhe Komisioni komunal e sjellin vendimin

për pranim të ankesës (ku jepet edhe vendim i ri), në bazë të kritereve të caktuara me metodologjinë për caktimin e vlerës tregtare të pronës së paluajtshme ose lëndën për të cilën është parashtruar ankesa e dërgojnë në Komisionin e shkallës së dytë në Ministrinë e financave, përmes Kryetarit të komunës i cili e ka sjellur vendimin. Ankesa nuk e prolongon ekzekutimin e vendimit. Në qoftë se konstatohet që ankesa është e arsyeshme, merret vendim i ri me të cilin zëvendësohet vendimi për të cilin është parashtruar ankesa. Kundër këtij vendimi obliguesi tatimor ka të drejtë të parashtrojë ankesë.

Tatimi është paguar ose jo

Obliguesi tatimor

Po Jo

Thesari i RM

Pagesa e tatimit PP 50

Seksioni për tatime

Ekstrakti nga Thesari i RM

Jo

Obliguesit tatimor i dorëzohet vërejtja me shkrim, për pagesë në afat prej 8 ditëve. Në qoftë se nuk realizohet pagesa në afat prej 8 ditëve, sjellet vendimi për arkëtim të dhunshëm.

.

Foto 10. Arkëtimi i dhunshëm

Page 29: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar28

Për ankesën ndaj vendimit të sjellur nga Kryetari i komunës vendos Ministri i financave.

Mbikëqyrja inspektuese e caktimit dhe arkëtimit të tatimeve mbi pasuri kryhet nga inspektori i autorizuar tatimor në komunë. Ai e kontrollon gjendjen dhe vlerën e pasurisë që është objekt i tatimimit, në bazë të kritereve të caktuara në metodologjinë për caktimin e vlerës tregtare të pronës së paluajtshme. Pas veprimeve të ndërmarra, inspektorati përgatitë procesverbal. Obliguesi tatimor ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj procesverbalit në afat prej 8 ditëve nga dita e pranimit të procesverbalit. Në qoftë se parashtrohen fakte të reja, hartohet procesverbal i ri.

Në qoftë se gjatë mbikëqyrjes inspektuese konstatohet që është paguar më pak tatim, merret vendim për këtë. Ndaj këtij vendimi mund të parashtrohet ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të vendimit. Ankesa nuk e prolongon ekzekutimin e vendimit.

Ankohet për shumën

e tatimit të caktuar

Obliguesi tatimor

Jo Po

Thesari i RM

Pagesa e tatimit PP 50

ArkiviAnkesa/kundërshtimi

Ekstrakti nga Thesari i RM

Seksioni përtatime dhekomisioniLënda

Pranohetankesa

Po

Vendimi i ri

Komisioni i shkallëssë dytë

Jo

Foto 11. Procedura ankesore

Page 30: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 29

Kthimi mjeteve të paguara si tepricë ose mjeteve të paguara gabimisht

Obliguesi tatimor ka të drejtë të kërkojë kthim të mjeteve që janë paguar gabimisht ose në shumë më të lartë se shuma e nevojshme (tepricë). Kërkesa i parashtrohet administratës tatimore komunale. Në qoftë se vendoset të kthehen mjetet tepricë ose të paguara gabimisht, Kryetari i komunës merr vendim për kthimin e mjeteve tatimore të paguara tepricë ose gabimisht. Pagesa bëhet përmes formularit 73 dhe kjo regjistrohet në ekstraktin e Thesarit të Republikës së Maqedonisë dhe azhurohet në bazën LTAS. Në qoftë se obliguesi tatimor nuk parashtron kërkesë, mjetet e paguara si tepricë ose që janë paguar gabimisht llogariten gjatë pagesës së ardhshme të tatimit. Në qoftë se kërkesa është e pathemelësuar ose e pambështetur me dëshmi, do të merret vendim për refuzimin e kërkesës si të pathemelësuar.

Obliguesi tatimor

Seksioni përtatime dhe komisioni

Kërkesa

Kërkesa është pranuar

Po

Formulari73 i Thesarit

Thesari i RM

Jo

Arkivi

Lënda

Ekstrakti nga Thesari i RM

Foto 12. Kthimi i mjeteve të paguara tepricë ose gabimisht

Page 31: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar30

Obliguesi tatimor ka të drejtë të kërkojë prolongim të realizimit të obligimeve dhe/ose pagesë të prolonguar të obligimeve. Për këtë qëllim, obliguesi tatimor parashtron kërkesë në komunë, për të cilën Kryetari i komunës mund të aprovojë prolongim të realizimit të vendimit për borxhin tatimor dhe/ose obligimin tatimor. Në qoftë se përgjigjja është pozitive, merret vendimi për prolongimin e realizimit dhe kërkohet nga obliguesi tatimor të deponojë garanci bankare në shumën e borxhit tatimor dhe/ose obligimit tatimor ose depozitë në të holla të gatshme, në lartësi të gjysmës së shumës së borxhit tatimor dhe/ose obligimit tatimor, që bëhet në llogari të posaçme deponuese të komunës. Gjatë vendimmarrjes, Kryetari i komunës udhëhiqet nga historia e rregullsisë së obliguesit tatimor.

Në qoftë se obliguesi tatimor nuk e kryen pagesën në afatin e aprovuar për pagesë të prolonguar ose nuk i paguan dy këste të njëpasnjëshme (në rastet kur aprovohet pagesa në këste), komuna e arkëton borxhin tatimor dhe/ose obligimin tatimor nga depozita në të holla të gatshme dhe/ose garancia bankare.

Depozita në të holla të gatshme dhe/ose garancia bankare i kthehet obliguesit tatimor pasi që ta shlyejë borxhin tatimor dhe/ose obligimin tatimor. Në qoftë se për borxhin tatimor dhe/ose obligimin tatimor obliguesi tatimor parashtron instrument për sigurimin e pagesës, ai mund ta tërheqë depozitën në të holla të gatshme duke parashtruar kërkesë me shkrim.

Prolongimi i arkëtimit nuk lejohet në rastet e arkëtimit të dhunshëm. Obliguesi tatimor nuk ka të drejtë të ankesës ndaj vendimit për refuzimin e kërkesës për prolongimin e realizimit të obligimeve dhe/ose pagesës së prolonguar të obligimeve.

Page 32: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar 31

E drejta për caktimin dhe arkëtimin e tatimit parashkruhet 5 vite pas përfundimit të vitit kur është dashur të bëhet caktimi dhe arkëtimi. Periudha e njëjtë e parashkrimit vlen edhe për kthimin e mjeteve të paguara si tepricë ose të paguara gabimisht. Pas secilës ndërprerje të parashkrimit fillon periudha e re e parashkrimit. Në çdo rast, e drejta e caktimit dhe arkëtimit të tatimit parashkruhet pas 10 viteve nga përfundimi i vitit kur është dashur të bëhet caktimi dhe arkëtimi.

Me propozim të Kryetarit të komunës, Këshilli komunal ka mundësi që deri në fund të vitit të bëjë shlyerje të përhershme të obligimeve tatimore të cilat janë në evidencë, në qoftë se ka skaduar afati i parashkrimit ose në qoftë se lartësia e shpenzimeve për arkëtim të obligimit tatimor e ka tejkaluar dukshëm lartësinë e obligimit të papaguar.

Kryetari i komunës formon Komision për regjistrimin e kërkesave dhe obligimeve (detyrimeve), kurse Komisioni harton raport për regjistrimin e realizuar, i cili i propozohet Këshillit komunal.

Obliguesi tatimor

Seksioni përtatime dhe komsioni

Kërkesa

Kërkesa ështëpranuar

Po Depoziti në të holla të gatshme/garancia

Obliguesi tatimor

Jo

Arkivi

Lënda

Foto 13. Prolongimi i realizimit të obligimeve dhe pagesa e kërkesës për pagesë të prolonguar të obligimeve

Page 33: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar32

Këshilli i komunës merr vendim për shlyerjen e kërkesave dhe obligimeve të parashkruara, në pajtim me raportin e parashtruar. 4.

Foto 14. Shlyerje e përhershme e detyrimeve tatimore

Këshilli komunal

Komisioni për regjistrimin e kërkesave dheobligimeve

Kryetari i Komunës Vendim për shlyerje të

kërkesave dhe obligimeve të parashkruara

Raport për regjistrimin e realizuar

Page 34: PËR ECURINË ADMINISTRATIVE TË PROCEDURËS …˜зданија/AL/Publikacii... · Doracak për ecurinë administrative të procedurës administative në fushën e menaxhimit financiar

CIP-Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје352.073.6.077.3(497.7) (035)

NIKOLOV, Marjan Doracak për ecurinë administrative të procedurës në fushën e menaxhimit financiar / (përgatitën Marjan Nikolov; përktheu dhe lektura Gjakush Kabashi).- Shkup: programi për Zhivllim i Kombeve të Bashkuara - UNDP,2008.- 35 стр.; 24 смВо рамките на проектот: Lufta kundër korrupcionit për qeverisje më të mirë

ISBN 978-9989-188-25-1

а) Општински даноци и такси - Административни процедури - Македонија - ПрирачнициCOBISS.MK - ID 71873546