posta dhe telekomunikacioni i kosovës sh. a. · nga ptk (vala & tik) në mënyrë që të...

35

Upload: truongthu

Post on 27-Mar-2019

234 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës SH. A.

Përmbledhje e Planit të Biznesit 2015 – 2019Aprovuar nga Bordi i Drejtorëve të PTK-së 29 tetor 2014

Përmbajtja

• Informata për lexuesin

• Informata për kompaninë

• Procesi i planifikimit dhe metodologjia

• Shkëputje nga tregu dhe strategjia e marketingut

• Pikësynimet

• Analizë e pasqyrës së të ardhurave

• Investimet kapitale

• Analiza e rreziqeve

Informata për lexuesin

Plani i biznesit i përmbledhur përfshin një orientim të përgjithshëm të PTK Sh.A. dhe në veçanti të dy njësive të biznesit, VALA dhe TIK. Procesi i përgatitjes së planit të biznesit nga ana e PTK Sh.A, proces ky edhe i rregulluar me ligjin për ndërmarrjet publike, është aprovuar nga Bordi i Drejtorëve më 29 tetor 2014.

Në planin e biznesit për periudhën 2015-2019 është paraqitur një risi e cila ka të bëjë me ofrimin e produkteve konvergjente ne nivel të PTK-së duke kombinuar ofertën për shërbime të telefonisë mobile, internet, IPTV dhetelefoni fikse.

Përmbledhja e planit të biznesit për vitin 2014 – 2019 e paraqitur në këtë dokument është bërë në përputhje me nenin 30.2 të ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, i cili lejon kompaninë publike që në kushte të konkurrencës së lartë, të shpalos vetëm informatat e përgjithshme të orientimeve në planin e biznesit.

Informata për kompaninë (1/2)

Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. është një kompani e cila në organizimin e saj të brendshëm përbëhet nga dy njësi operative.

Këtë dy njësi ofrojnë shërbime të telefonisë mobile dhe fikse, internet, televizion si dhe shërbime të menaxhuara të teknologjisë informative për konsumatorë biznesi.

Rrjetet e PTK-së mbështetin ofrimin e shërbimeve të cilat i mundësojnë konsumatorit të PTK-së qasje të shpejtë dhe të lehtë në informata, komunikim, argëtim dhe mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm.

Ne, si shtyllë kryesore e telekomunikacionit në Kosovë, jemi të orientuar që nga një kompani e orientuar në ofrimin e shërbimeve të zërit, të jemi një kompani e cila ofron mundësinë e shkëmbimit të dhënave me një shpejtësi super të lartë, duke mundësuar kështu që konsumatorët të kenë mundësinë e shfrytëzimit të teknologjive më të reja.

• 924k konsumatorë• 893k Prepaid• 31k Postpaid

Konsumatorët

• 99.4% mbulueshmëri në bazë të popullsisë• 90.2% mbulueshmëri territori• 511 stacione bazë ( 499 Macro dhe 12

Micro)• 1,5 Mil kapacitete të instaluara për

prepaid dhe postpaid. • GSM/GPRS/EDGE dhe 3G/LTE në

implementim

Teknologjia dhe mbulueshmëria

Informata për kompaninë (2/2)

• 1,073 (përfshirë alokimet nga NJMB) Numri i stafit

KPI kyç në %

Vala

• 73.1k konsumatorë• Zë, Internet, kombinim me TV, VPN, ISDN, Centrex

• Rrjeti qendror (1000 km me optikë; 289 NGN nyje të qasjesdhe 15 EWSD PSTN access)• Platformat (NGN, EWSD & IPTV)• Interkoneksioni përmes (2 lidhje përmes Shqipërisë, 2 lidhje

përmes Maqedonisë dhe 1 lidhje përmes Serbisë

• 1,273 punonjës (përfshirë alokimet nga NJMB)

Telekomi

Suksesi në realizim të thirrjes 98.45%

Thirrjet e humbura 0.52%

MOC Realizimi teknik 99.80%

Thirrjet e realizuara me

përgjigje 96.96%

GPRS - Aktivizimi me sukses 99.60%

Disponueshmëria e shërbimit të internetit

- (TiKon)

99.95 % (më pak

se 5 orë rënie në

vit)

Kualiteti i shërbimit fiks > 99.98%

Kualiteti i IPTV > 99.99%

Metodologjia – Përmbajtja e Planit të BiznesitPërmbajtja për shpjegim

Përmbajtja

• Përmbledhje e segmenteve të të ardhurave kryesore

• Kërkesat kryesore për të mundësuar veprimin e marketingut

• OPEX

• CAPEX

• Përmbledhje e Pasqyrave Financiare

Fokusi kryesor

Fokusimi në veprimet kryesore që duhet të merren nga PTK (Vala & TiK) në mënyrë që të arrijnë

supozimet e Planit të Biznesit

Fokusimi në ofrimin e informacionit mbi parapaguesit, ARPU dhe të ardhurave duke filluar nga shifrat aktuale

nga vitet 2011- 12, 2013 dhe projeksionet për 2014 - 2019

Prezantimi i kërkesave kryesore nga marketingu, shitja, teknologjia (rrjeti dhe TI) dhe financat

Prezantimi i përmbledhjes CAPEX dhe shpjegimin e projekteve kryesore dhe justifikimin në lidhje me

kërkesat e tregut/zhvillimet

• Situata e tregut

• Veprimet kyçe qe duhen të ndërmerren

Shpjegimi i situatës së tregut dhe trendet

Prezantimi i përmbledhjes OPEX dhe shpjegimet e supozimeve kryesore

Prezantimi i pasqyrave financiare (Fitimi & Humbja për NjB dhe në nivel të PTK-së)

Plani strategjik i marketingut

“nga një kompani e orientuar në të hyrat nga zëri, në një operator për ofrim të shërbimeve për transferim të shpejtë të të dhënave, që synon pjesën më të madhe të

tregut, kryesisht duke u fokusuar në segmentet me vlerë të lartë”

Tregu i telekomunikimeve

Telefonia Mobile:Operatorë të licencuar: 2MVNO: 2Penetrimi telefonisë mobile për përdorues sipas TM2 2014 të ARKEP ka arritur 88%.Tregu dominohet nga përdoruesit prepaid.

1

2

Interneti:Operatorë me dalje ndërkombëtare: 5Operatorë të licencuar: 51Penetrimi i internetit/shtëpi: 57.1%Penetrimi i internetit/banorë: mbi 9%Teknologjia: Kabllo, ADSL, Wireless

3

IPTV:Ofrues të IPTV: 3 (PTK e cila ka platformë të IPTV, ndërsa Kujtesa dhe Artmotion ofrojnë Internet TV)Televizion Kabllor: 2 (Ipko dhe Kujtesa)

4

Telefonia fikse:Operatorë të licencuar: 3Penetrimi telefonisë fikse për përdorues sipas TM2 2014 të ARKEP ka rënë në pakmbi 4%.Teknologjia është TDM dhe VOIP

2

Në vijim është prezantuar tregu i telekomunikimeve në të cilin PTK është duke operuar duke përfshirë operatorët e licencuar në secilin segment të operimit

Vala

Që nga fillimi i operimit të telefonisë mobile Vala, më 27 shkurt 2000, operatori i vetëm publik i telefonisë mobile vazhdon të mbetet i orientuar në plotësimin e kërkesave të konsumatorëve dhe përmbushjen e objektivave të paracaktuara edhe pas 14 viteve të operimit të pandërprerë.

Deri sot, rrjeti i Vala është zhvilluar dhe zgjeruar në 6 (gjashtë) faza të zhvillimit. Përpilimi i këtij plani të biznesit, e sjell VALA para një orientimi strategjik drejt vazhdimit të zgjerimit të infrastrukturës së saj telekomunikuese.

VALA është e orientuar drejt kalimit në teknologjinë 3G/ LTE, me qëllim të zgjerimit të ofertës së saj dhe plotësimit të kërkesave të konsumatorëve. Vala i kupton këto kërkesa të cilat vazhdojnë të evoluojnë dita ditës duke marrë parasysh nevojat, dinamikën dhe përshtatjen me sjelljen e konsumatorit, i cili pret nga ofruesi i shërbimit ti lehtësojë dhe mundësojë përfitimet e teknologjisë së komunikimit.

Perceptimi për VALA si kompani kosovare udhëheqëse ne vend, që ofron produkte dhe shërbime kualitative ne industrinë e telefonisë mobile ne vend, janë disa nga avantazhet te cilat e diferencojnë VALA nga konkurrenca. Operatori publik i telefonisë mobile është duke vazhduar me fuqizimin e imazhit të vet, duke krijuar risi dhe duke sjellë ndryshime pozitive në produktet dhe shërbimet, që u ofrohen konsumatorëve tanë në veçanti dhe qytetarëve në përgjithësi.

Përmes planit strategjik të marketingut, Vala synon të transformohet “nga një kompani e orientuar në të hyrat nga zëri, në një operator të dhënash shumë cilësore, që synon pjesën më të madhe të tregut, kryesisht duke u fokusuar në segmentet me vlerë të lartë”.

MOBILE - PENETRIMI I TREGUT TË PËRDORUESVE MOBIL NË KOSOVË

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

Mobile penetration 75% 71% 74% 70% 84% 81% 88% 85% 85% 88% 96% 96% 95% 93% 98% 91% 87% 88%

0%10%20%30%40%50%60%70%80%90%

100%

Penetrimi i tregut mobil në Kosovë

0%

50%

100%

150%

200%

HR IS MK ME RS TR AL BA XK EU-27

Penetrimi i tregut mobil në regjion

Mobile pen. rate 2011 (%) Mobile pen. rate 2012 (%)

Burimi: Cullen International - February 2014

Në krahasim me shtetet tjera në regjion, Kosova ende ka mundësi për të realizuar abonime të reja

Burimi: ARKEP Kosova, Shtator 2014

MOBILE – NDARJA E TREGUT TË PËRDORUESVE MOBIL NË KOSOVË

Në 4 vite operatori Z Mobile përvetësoi 11 % të tregut, po aq sa operatori Vala ka humbur në këtëperiudhë të njëjtë. Në gjashtëmujorin e parë të 2014, vërehet rritje e IPKO të përdoruesve në nivel

të rënies së PTK.

Burimi: ARKEP Kosova, Shtator 2014 Burimi: Cullen International - February 2014

0.00%

20.00%

40.00%

60.00%

80.00%

100.00%

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

Evoluimi i ndarjes së tregut mobil në Kosovë në % të përdoruesve

VALA IPKO D3 Mobile Z Mobile

85

2k

Val

a5

72

k Ip

ko1

74

K Z

mo

b

70.86% 70.70% 68.55% 67.14%64.30% 64.97% 64.50% 64.00% 62.40%

58.60%55.10% 54.50% 54.70% 53.30%

24.83% 23.80% 24.64% 25.28% 25.28% 24.90% 26.10% 26.10% 27.00%30.00%

33.50% 33.70% 34.20% 35.80%

3.69% 4.68% 6.02% 6.98%9.60% 9.26% 8.50% 9.00% 9.50% 10.10% 10.20% 10.50% 11.10% 10.89%

0.62% 0.82% 0.78% 0.60% 0.82% 0.87% 0.80% 0.90% 1% 1.20% 1.30% 1.40% 0.00% 0.00%

0.00%

20.00%

40.00%

60.00%

80.00%

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2011 2012 2013 2014

Evoluimi i tregut të telefonisë mobile në Kosovë% sipas përdoruesve

VALA

IPKO

Z Mobile

D3 Mobile

67.96% 69.50% 69.87% 69.03% 67.78% 66.95% 67.55% 66.80%62.71%

61.60%

31.46% 29.05% 28.37% 27.25% 27.27% 28.20% 27.33% 27.38%31.25% 31.97%

0.50% 1.30% 1.66% 3.65% 4.88% 4.82% 5.09% 5.79% 6.03% 6.41%

0.08% 0.15% 0.10% 0.07% 0.07% 0.03% 0.03% 0.03% 0.02% 0.02%0.00%

10.00%

20.00%

30.00%

40.00%

50.00%

60.00%

70.00%

80.00%

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

Evoluimi i tregut të telefonisë mobile në Kosovë% sipas të hyrave

VALA

IPKO

Z Mobile

D3

Bu

rim

i: A

RK

EP K

oso

va, S

hta

tor

20

14

Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të dytë (TM2-2014) kaarritur në 1,582,042 që shënon një rënje prej -5.19% (ose 87506 përdorues) krahasuar me vitine kaluar TM2-2013.

Ndarja e tregut te telefonisë mobile e paraqitur ne raportin e ARKEP TM2-2014 paraqet këtorezultate sipas parapaguesve (në kllapa paraqitet diferencë me tremujorin praprak në %):

Ndarja e tregut te telefonisë mobile e paraqitur ne raportin e ARKEP TM2-2014 paraqet këtorezultate sipas te hyrave:

Tregu i telefonisë mobile ka ende një trend negativ

Burimi: ARKEP-2014

Vala 53.3% (-1.4%) IPKO 35.8% (+1.6%)

Z-Mobile 10.89% (-0.22%)

Vala 61.6% (-1.1%) IPKO 32.0% (+0.72%) Z-Mobile 6.4% (+0.38%)

Vala - Situata aktuale e tregut

PËRMBLEDHJE E INTERNETIT – QASJA MOBILE DHE FIKSE

• Përderisa baza e përdoruesve të internetit fiks është rritur me 1% nga TM1 2014 në krahasim me TM4 2013, baza e përdoruesve në TM2 në dallim prej TM1 është rritur për 7% .

• Në anën tjetër, rritja e përdoruesve në internet mobil 3G, TM1 2014 në dallim me TM4 2013 është 41%, përderisa rritja vazhdon edhe në TM2 në krahasim me TM1 2014 për 18%.

• Bazuar në të dhëna të përafërta, rreth 30% e bazës së konsumatorëve të konkurrencës janë qasur në internet 3G.

• Interesant për tu përmendur është se në Shqipëri janë dashur 3 vite që të arrihet tek shkalla prej 30% të përdoruesve mobil të internetit 3G. Ndërsa në Maqedoni, pas lancimit të 3G në vitin 2012, në TM1 2014 janë afërsisht 27% të bazës së përdoruesve të kyçur në rrjetin mobil të internetit 3G.

167,952 169,099 180,355

104,769

148,019

174,902

26,307 26,831

-

50,000

100,000

150,000

200,000

T4 T1 T2

2013 2014

Qasja në internet e përdoruesve

Interneti Fiks Mobil 3G Mobil GPRS/EDGE

Përdoruesit Mobil 3G

2013 2014

T4 T1 T2

104,769 148,019 174,902

41% 18%

Veprimet kryesore që duhen të

ndërmirren• Vala synon të stimulojë konsumatorët e vet me parapagim që të lidhin kontrata

postpaid, duke ju ofruar atyre pako me shërbime të ndryshme dhe me çmime atraktive, veçanërisht duke përfshirë dhënien e pajisjeve komunikuese me anë të subvencioneve.

• Vala synon të ruajë bazën ekzistuese të konsumatorëve me parapagim, por edhe të shtojë numrin e konsumatorëve të rinj, duke pasuruar ofertat me shërbime të ndryshme (kryesisht data trafik), duke ruajtur ARPU-në dhe duke shpërblyer konsumatorët besnikë.

• Të stabilizohet rënia e të hyrave nga inkomingu duke iu siguruar konsumatorëve shpërblime dhe mundësi për ri-mbushje elektronike nga jashtë Kosovës (int’l top-ups)

• Fokusimi në përvetësimin e gjeneratës së re të konsumatorëve (VALA IN)

• Të përmirësohet kënaqësia e konsumatorëve përmes portofolit të produktit, zgjerimit të kanaleve të shitjes dhe kujdesin ndaj konsumatorëve (më shume pika fizike, rritje të kapacitetit dhe cilësisë së qendrës së thirrjeve)

• Shfrytëzim i përdorimit aktual të zërit dhe SMS për të ndikuar në rritjen e përdorimit të dhënave

Vala – përmbledhje (1/2)

• Si rezultat i analizës së tregut dhe veprimeve kryesore të cilat duhet të ndërmerren, parashihet që trendi negativ i të hyrave të filloj të stabilizohet në vitin 2015

• Trendi i të hyrave përcjellet më pas me një rritje graduale mes 3-5% në vitet 2016 dhe 2017, kjo për shkak të implementimit të projekteve kapitale

• Pjesëmarrjen më të madhe në këto investime e përbën investimi në teknologjinë e gjeneratës 3G/LTE

• Përmes kalimit në këtë teknologji, synohet ofrimi i shërbimeve të reja të cilat do ti mundësojnë konsumatorit integrimin e të gjitha pajisjeve të cilat e rrethojnë dhe komunikimin ndërmjet tyre.

Vala – përmbledhje (2/2)

• Sa i përket performancës financiare, margjina bruto nga 73.2% me parashikim ka një rënie të lehtë në 69.9% në vitin 2015 kjo për shkak të fillimit të projektit për subvencionim të telefonave mobile për klientët kryesor të VALA.

• Sa i përket EBITDA në vitin 2015 si % e të hyrave sillet mesatarisht tek vlera prej 43.1%.

• Për fund, ky plan 5 vjeçar i Vala-së mund të konsiderohet si një plan optimist, me risk të identifikuar në realizim të të hyrave dhe targetëve të vendosur financiar.

• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit, konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa më të shpejtë.

TiK

TiK zhvillon veprimtarinë në dy fusha në industrinë e Telekomunikacionit e që janë; Bartës (ang. Carrier) qëposedon, operon dhe mirëmban infrastrukturën telekomunikuese në nivel vendi dhe ndërlidhjeve fizikendërkombëtare me vendet fqinjë, dhe në fushën e ofrimit të shërbimeve (ang. Service Provider)telekomunikuse fikse për konsumatorë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Telekomi qëndron mirë siCarrier. Kjo, para së gjithash falë investimeve të mëhershme por dhe atyre që janë në implementim e sipër eqë kryesisht kanë të bëjnë me shtrirjen e mëtejmë të autostradave të komunikimit bazuar në fibra optik, nëshumë lagje dhe vendbanime, anë e mbanë Kosovës dhe ndërlidhjeve të reja me vendet fqinje. TiK do tëvazhdojë të fuqizohet edhe me tej në këtë fushë duke qenë i pa konkurrencë në nivel vendi.

Në fushëveprimin e ofruesit të shërbimeve (Service Provider), Telekomi është sfiduar me zhvillimet në këtë tregdhe risitë teknologjike të cilat kanë ndikim në gjithë industrinë e telekomunikacionit. Me këtë plan, qëllimiështë të pozicionohet si kompani udhëheqëse në tregun e Kosovës për oferta të kombinuara telekomunikuese“triple” (zë, internet dhe media) dhe konvergjente me Vala me vlerë në terma të ngritjes së kualitetit,inovacioneve, besueshmërisë, kënaqësisë dhe përfaqësimit të vlerave Kosovare.

TiK-u do të vazhdojë aktivitetet për promovim të brendit dhe imazhit të ri të bazuar në strategjinë e biznesit dhe objektivat afatgjate. Që TiK-u të perceptohet si kompani serioze, e besueshme dhe kualitative, ashtu edhe si shihet nga popullsia e gjerë.

Strategjia e promovimit fokusohet në ofertat (produktet dhe shërbimet) e TiK-ut dhe kombinimet me VALA-n. Këto do të pasurohen me aktivitete adekuate të komunikimit të integruar te Marketingut, që reflekton pozicionimin e TiK-ut si brend nacional, familjar dhe individual, sinonim i fleksibilitetit, sigurisë, inovacionit dhe orientimit kah konsumatori, në pajtim me misionin e TiK-ut.

Gjendja e tanishme e tregut të TiK

• Madhësia e tregut:– 410k shtëpi rezidenciale. Deri në vitin 2019 pritet të bëhen 440k

– 100k biznese si konsumatorë potencial (rritja e pritur në 110k me 2019)

• Ndarja e tregut të TiK sipas konsumatorëve:– 95% të zërit

– 20% të internetit (IPKO 49%, Kujtesa 22%, tjerët 9%)

– Përqindje e neglizhueshme në tregun e TV (vetëm 6.3k, me tendence me arritjes së 10k deri ne fund te vitit. IPKO & Kujtesa are kanë pjesën më të madhe të tregut. Pjese te konsiderueshme kane edhe ISP lokale)

• Trendet e tregut dhe situata e TiK në ditët e sotme:– Shërbimi i zërit në përgjithësi po bien. Baza e numrit të konsumatorëve të TiK

dhe e të hyrave janë duke rënë në mënyrë të vazhdueshme.

– Ka potencial në rritje për internet, por ne po ballafaqohemi me kufizime në kapacitete transmetuese ne segmentet e fundit te rrjetave.

– Kufizimet ne rrjeta lokale vlejnë edhe për TV, plus menaxhimi i çështjeve te kontentit në raport me konkurrencën

TELEFONIA FIKSE

TiK mbetet operatori kryesor duke e ruajtur pozitën kryesore në tregun e telefonisë fikse, me ulje 2% qënga 2010. Në vitin 2012 operatorët kryesor në Turqi, Maqedoni dhe B&H patën ulje >2% në tregun e tel.

fikse.

Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosove (~5%) është shumë e ultë në krahasim me shtetet e

tjera në regjion, posaçërisht me ato te BE-së ku penetrimi është nga 10% deri në 40%.

0%

1%

2%

3%

4%

5%

6%

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

Penetrimi -telefonia fikse

97.19% 97.36% 97.12% 97.10%91.03%

96.51% 97.06% 95.12% 94.76% 94.93% 94.91% 95.72% 96.18% 95.97% 93.91% 95.14% 95.57% 96.21%

2.81% 2.64% 2.88% 2.90%8.97%

3.49% 2.94% 4.88% 5.24% 5.07% 5.09% 4.28% 3.82% 4.03% 6.09% 4.86% 4.43% 3.79%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

TIK revenue Share in % IPKO revenue Shares in %

Bu

rim

i: A

RK

EP K

oso

va, S

hta

tor

20

14

Konsumatorë fiks

TM2 2014

PTK - TiK 73,400

IPKO 3,058

76,458

VOLUMI I PËRDORUESVE TË INTERNETIT DHE PENETRIMI

Penetrimi i internetit dhe përdorimi në Kosovë është i krahasueshëm me shtetet e zhvilluara.

Bu

rim

i: A

RK

EP K

oso

vë, Q

ersh

or2

01

4

Agjencioni i Statistikave të Kosovës 2011 Urban Rural Total

Shtëpi 127886 168649 296535

Shtëpi me qasje në Internet 89311 80007 169318

Penetrimi i internetit bazuar në shtëpi 69.84% 47.44% 57.10%

103,040

10

4,3

65

105,061 1

26

,41

5

133,425

13

5,4

25

136,867

14

5,3

48

141,519

14

2,9

70

142,573

15

1,6

95

147,533

15

0,9

08

157,270

16

7,9

53

169,099

18

0,3

55

-

20,000

40,000

60,000

80,000

100,000

120,000

140,000

160,000

180,000

200,000

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

Përdoruesit e internetit në Kosovë

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2T3T4T1T2

2010 2011 2012 2013 2014

Penetrimi përshtëpi

Penetrimi për100 banorë

Konsumatorë Internet

TM2 2014

PTK - TiK 33,726

IPKO 85,308

KUJTESA 42,564

TJERA 18,937

180,355

TiK është duke e humbur tregun i cili është në rritje, derisa IPKO është duke e ruajtur pjesën e tij të tregut.IPKO ende është kryesori në tregun e Internetit (~50% të tregut).

Operatorët alternativ sikurse Kujtesa, Artmotion dhe të tjerët janë duke e rritur tregun e tyre.

Burimi: ARKEP Kosova, Shtator 2014

T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2 T3 T4 T1 T2

2010 2011 2012 2013 2014

TIK 32% 33% 34% 28% 28% 28% 27% 25% 26% 26% 26% 25% 25% 24% 24% 21% 20% 19%

IPKO 49% 48% 45% 51% 50% 51% 51% 51% 52% 51% 51% 48% 50% 50% 50% 50% 49% 47%

KUJTESA 18% 18% 20% 19% 18% 18% 18% 19% 17% 17% 17% 19% 17% 18% 18% 21% 21% 24%

Tjerë 1% 1% 1% 1% 4% 3% 4% 4% 4% 6% 6% 8% 8% 8% 8% 9% 9% 11%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Tregu i internetit sipas % së përdoruesve

NDARJA E TREGUT TË INTERNETIT SIPAS PËRDORUESVE

TiK është duke e humbur tregun i cili është në rritje, derisa IPKO është duke e ruajtur pjesën e tij të tregut.IPKO ende është kryesori në tregun e Internetit sipas të ardhurave me (~40% të tregut).

Operatorët alternativ sikurse Kujtesa, Artmotion dhe të tjerët janë duke e rritur tregun e tyre.

Burimi: ARKEP Kosova, Shtator 2014

NDARJA E TREGUT TË INTERNETIT SIPAS TË ARDHURAVE

T4 2012 T1 2013 T2 2013 T3 2013 T4 2013 T1 2014 T2 2014

ART MOTION 3% 2% 3% 3%

TJERA 6% 7% 7% 10% 7% 6% 12%

KUJTESA 30% 27% 29% 28% 28% 22% 27%

IPKO 41% 45% 42% 42% 44% 51% 40%

PTK 20% 19% 19% 18% 18% 21% 21%

0%

20%

40%

60%

80%

100%

Tregu i Internetit sipas % së të ardhurave

Veprimet kryesore që priten nga TiK• Bazuar në investimet infrastrukturore, shfrytëzimin e pozitës dominante

në tregun e zërit (minimizimin e efekteve të problemeve afatshkurta me TV), dhe përqendrimin në ofrimin e internetit me shpejtësi të madhe për të ofruar oferta konkurruese trio (dhe të shfrytëzohet pozita e Vala për promovimin e ofertave kuatro)

• Për të realizuar këto duhet të bëhet:– Implementimi i strategjisë per zgjerim te rrjetave përmes ndërtimit dhe blerjes

– Përmirësimi i rrjetave fundore ekzistuese, përmes shkurtimit dhe zëvendësimit të tyre me kabllo optike

– Furnizimi me pajisje fundore nga ato të teknologjive të fundit

– Optimizimin e resurseve dhe kapaciteteve të rrjetës fikse dhe mobile (3G/LTE)

– Lancimin e sistemit konvergjent te faturimit dhe te CRM

– Përmirësimi i të gjitha pikave të kontaktit me konsumatorë (direkt dhe online)

– Ngritja e kënaqësisë dhe lojalitetit të konsumatorëve – Ngritja e numrit të konsumatorëve me kontrata afatgjate.

– Arritja e krijimit të përparësisë konkurruese në bazë të satisfaksionit të konsumatorëve (customer experience) duke shkurtuar kohën e reagimit në kërkesa të konsumatorëve, duke përmirësuar kualitetin e shërbimit, në të gjitha pikat kyçe me konsumatorin.

TiK – përmbledhje (1/2)

• Si rezultat i analizës së tregut dhe veprimeve kryesore të cilat duhet të ndërmirren, parashihet që trendi negativ i të hyrave të stabilizohet në vitin 2015 të përcjellur më pas me një rritje graduale mes 24-31% në vitet 2016 dhe 2017, kjo për shkak të implementimit të projekteve kapitale, ku ndër më të rëndësishme është implementimi i projektit për zhvillimin e kapaciteteve të internetit dhe FTTx.

• Investimet përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës në rritjen e numrit të konsumatorëve.

• Me anë të investimeve synohet optimalizimi dhe segmentimi i rrjetave ekzistuese të bakrit, ndërtimin e rrjetave të reja optike, për të plotësuar kështu parakushtet për shfrytëzim efikas të teknologjive brez-gjëra në funksion të plotësimit të kërkesave vazhdimisht në rritje të konsumatorëve për shërbimet multimediale (zë, internet dhe video).

TiK – përmbledhje (2/2)

• Sa i përket performancës financiare, norma e marxhines bruto nga 94.1% (gjatë vitit 2014) në vitin 2015 do të bie në 90.8%.

• Sa i përket EBITDA si % e të hyrave tregon një rritje signifikante rreth 12.1% në vitin 2015, si dhe rritje progresive nga viti në vit, kryesisht si rezultat i rritjes së të hyrave dhe mbajtjes stabile të shpenzimeve operative.

• Për fund, ky plan 5 vjeçar i Telekomit mund të konsiderohet si një plan optimist, me risk të identifikuar në realizim të të hyrave dhe targetëve të vendosur financiar.

• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit, konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa më të shpejtë.

Pikësynimet e PTK-së

• Orientimi kryesor i PTK-së është që të transformohet nga një kompani e njohur për realizim të të hyrave nga shërbimet e zërit në një kompani e cila do të jetë ofruesi më i mirë i shërbimeve për shkëmbim të të dhënave, duke u fokusuar kështu në segmentet me vlerë më të madhe në treg.

• Sa i përket VALA, fokusi kryesor do të jetë në orientimin e strategjisë drejt ofrimit të shërbimeve me shkëmbim të të dhënave me shpejtësi të lartë përmes teknologjisë 3G/LTE.

• Në anën tjetër, Telekomi po ashtu ka në strategji fokusin në ofrimin e shërbimeve brezgjera përmes VDSL e cila teknologji i mundëson ofrimin e shpejtësisë së internetit deri në 20 Mbp/s si dhe

• Investim në rrjetat me fije optike të cilat gradualisht do të mundësojnë ofrimin e shërbimeve brezgjera me shpejtësi shumë të lartë.

Projektet kryesore të PTK-së (1/2)

• Projektet kryesore të PTK në periudhën 2015 - 2019:

1. Vazhdimi i përmbylljes së fazës së parë në infrastrukturën e rrjetit 3G/LTE për të ofruar shërbime mobile brezgjëra te internetit për konsumatorët e Vala’s si dhe për të plotësuar shërbimet ekzistuese të TiK. Ky projekt përfshin ndërtimin e infrastrukturës se rrjetit 3G/LTE.

2. Investime në platformën për komunikim të pasur (RCS)

3. Sisteme për përkrahje të biznesit (BSS) – Faza e II-të, përfundimi i implementimit të sistemeve dhe platformave për përkrahje dhe përmirësim te proceseve ekzistuese te biznesit duke i mundësuar PTK-së që të konvergjojë klientët e saj të TiK dhe Vala në një platformë

4. Sistemi elektronik i pagesave për të mundësuar pagesat, mbushjet e llogarive përmes sistemit on-line.

5. Implementimi i projektit të kodit ndërkombëtar telefonik në të cilin parashihet investimi në zgjerim të kapaciteteve për të akomoduar kërkesat e kodit të ri telefonik

Projektet kryesore të PTK-së (2/2)

5. Zgjerimi i rrjetit të qasjes i cili do të mundësojë përfitimin e linjave te reja për ofrimin e shërbimeve konkurrente. Qëllimi është që të investohet në teknologjinë e rrjetit të plotë optik (fibër deri ne shtëpi) si dhe shfrytëzim të rrjetit ekzistues të bakrit përmes implementimit të teknologjisë VDSL2

6. Zgjerimi i rrjetit qendror duke mundësuar rritjen e kapaciteteve dhe funksioneve të platformës për shërbimet: TV, Data, Voice

7. Finalizimi i projektit të lidhjes së 350 BTS-ve me fije optike. Deri në fund të vitit 2014 synimi të përmbyllen 240 BTS, ndërsa në vitin 2015 edhe 100 tjerë.

8. Finalizime të investimeve në zgjerimin e teknologjisë WIFI offload.Implementimi i projektit ka filluar në vitin 2014 për të përfunduar në vitin 2015.

9. Investime në Cloud computing për të ofruar shërbime dhe infrastrukturë të teknologjisë informative në mënyrë më efikase duke përdorur resurset në mënyrë shumë më racionale dhe duke iu përshtatur lehtësisht rritjes së biznesit me kosto minimale

PTK analizë e pasqyrës së të ardhurave

• Të hyrat e projektuara dhe margjina bruto (MB) parashihet të kthejnë trendin rënës të paraqitur gjatë vitit 2014, me stabilizim të të hyrave gjatë vitit 2015 dhe një rritje të lehtë gjatë viteve 2016-17 @ 9-10% kjo për arsye të implementimit të investimeve kapitale si 3G/4G dhe FTTx. Po ashtu, paraqitet një rënie e lehtë e % së MB për shkak të implementimit të projektit për subvencionim me telefona mobil.

• EBITDA në 2015 pritet të arrij shumën prej 36.8 Mil Euro. Marxhina EBITDA si % e të hyrave për vitin 2015 është në 29.2%.

• Projeksionet e shpenzimeve të stafit paraqiten stabile

Objektivat kyçe financiare deri në vitin 2019

• Investime kapitale: deri në 176.9 Milion Euro

• EBITDA: mbi 68.7 Milion Euro deri në fund të vitit 2019

• Fitimi Neto: mbi 40.2 Milion Euro deri në fund të vitit 2019

Përmbledhje e investimeve kapitale në PTK

• 61 projekte– 32 në Vala

– 16 në TiK dhe

– 13 njësi mbështetëse

• Investimet kryesisht orientohen në:– Për periudhën 2015-19 planifikohet avancim i mëtejshëm të rrjetit LTE, investime në

platformën e-commerce, platformën për komunikim të pasur (RCS), avancime të BTS në rrjetin 3G/LTE.

– Investimet përqendrohen në zhvillimin e infrastrukturës qe mundëson rritjen e numrit të konsumatorëve përmes: utilizimit të rrjetave ekzistuese, ndërtimit të rrjetave të reja optike, zëvendësimit të rrjetave të bakrit me ato optike

Përmbledhje e investimeve kapitale në PTK• Investimet janë shpërndarë sipas kategorive në vijim:

1. 3G/ LTE – projekte të ndërlidhura direkt me programin 3G/LTE

2. Zgjerime të rrjetit – projekte të cilat kanë të bëjnë me zgjerime të rrjetit qendror dhe të qasjes në Telekom

3. CPE – furnizime me pajisje fundore të cilat dërgohen tek konsumatori

4. BTS dhe punë ndërtimore – projektet direkt të ndërlidhura me punë ndërtimore rreth avancimit të infrastrukturës dhe ndërtimit të infrastrukturës rreth stacioneve bazë

5. Përmirësim të cilësisë së shërbimit – projekte të cilat koncentrohen në avancim dhe përmirësim të platformave

6. Energjetikë & gjeneratorë - projekte të cilat kanë të bëjnë me instalime të sistemeve automatike të alarmimit kundër zjarrit, gjeneratorë, UPS

7. Mirëmbajtje – projekte të ndërlidhura me përmirësime të platformave ekzistuese, zëvendësim të pajisjeve, e tjera

8. Automjete – projektet direkt të ndërlidhura me avancim të flotës së automjeteve të PTK-së

9. Rregullator – projektet të ndërlidhura me kodin nacional dhe

10. Infrastruktura e IT-së – projekte të ndërlidhura me përmirësim dhe zhvillim të infrastrukturës së brendshme të IT-së të PTK-së

Rreziqet (1/2)

• Plani zhvillimor i PTK-së mund të konsiderohet si një plan optimist, mirëpo pa një plan të tillë vështirë se mund të projektohej e ardhmja e PTK-së.

• Në këtë rast duhet pasur parasysh ambientin aktual të operimit, konkurrencën jashtëzakonisht aktive dhe nevojën për investime për të qenë në gjendje për të përcjellur zhvillimet teknologjike dhe për të plotësuar nevojat në rritje të konsumatorëve për transfer të të dhënave sa më të shpejtë.

• Po ashtu, ne nuk jemi të kënaqur me trendin në të ardhurat e shërbimeve në përgjithësi, e në veçanti ato të telefonisë mobile.

• Ne jemi duke ndjerë efektet e presioneve të çmimeve dhe shërbimeve online të zërit dhe tekst mesazheve falas.

Rreziqet (2/2)

• Barrë më e madhe për PTK-në si ndërmarrje publike, është obligimi ligjor për të përcjellur ligjin e prokurimit publik, procedurat e të cilit shpeshherë pamundësojnë reagimin e shpejtë të PTK-së në tregun ekzistues konkurrent dhe me ndryshime dinamike.